Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: PAVARESIA
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 14:52 Edit Post Reply With Quote
PAVARESIA

Neser do te jete DITA me e MADHE e Jetes sime dhe e gjithe shqyptareve.


Ndjenjat i kam te papershkrueshme.


Sieg Heil!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2008 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
Erdhi.


Kujtoj deshmoret,

lot kam ne sy

AMA

CESHTJEN THEMELORE

e zgjidhem dhe une jam gjalle, une e jetoj kete moment.


Miq, Armiq,


kurre nuk jam ndjere me mire se SOT.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2008 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
“A do ta fitojmë luftën me vetveten”

Hen, 18 Shkurt 2008

Arbën Xhaferri


Kënga e famshme e U2 – “Sunday Bloody Sunday” fillon me një varg që nuk i beson të besueshmes - “I can’t believe the news today”. A po i beson ju lajmit se Kosova, më në fund, po e shpall pavarësinë?

Nga pyetja juaj, konstatoj se gjenerata juaj tashmë ka filluar të mendojë me kategori evropiane. Kjo është inkurajuese.

Unë besoj se drejtësia gjithmonë ngadhënjen, por lipset të plotësohet një kusht: të ekzistojë një subjekt, një kërkues që të zbatohet e drejta, apo një ankues që e denoncon padrejtësinë. Kjo ditë e pabesueshme vjen pikërisht për shkak se shqiptarët kishin të drejtë morale, politike që ndërtojnë shtetin e vet. Këtë të drejtë ata jo vetëm që e kanë shpallur vazhdimisht por edhe janë flijuar për te. Pra me rastin e Kosovës ekzistonte subjekti që nuk hiqte dorë nga kërkesa për respektim të së drejtës për liri. Por, jo vetëm kaq. Shqiptarët këtë kërkesë e ndërtuan mbi standardet qytetëruese dhe ishin tërësisht të homogjenizuar, pa marrë parasysh përkatësitë e ndryshme politike, fetare, krahinore apo sociale.

Me rastin e Kosovës, që tashmë është shndërruar në rast unik në historinë e njerëzimit, janë përputhur shumë faktorë pozitivë që ndikuan që të fitohet e drejta për krijim të shtetit. Unë prej fillimit kam besuar në këtë epilog.

Sikur kauza shqiptare, e formuluar si çështje e statusit të Kosovës të mos ishte drejtë, absolutisht e drejtë dhe e ardhur, asnjë politikë, asnjë lobi, asnjë konspiracion s’ do të mund ta vinte në fokus të vëmendjes së opinionit botëror. Pikërisht ky fakt ka ndikuar që kjo çështje të zhvillohet në drejtim të duhur dhe t’i mposhtë të gjitha opstrukcionet, kundërshtimet sistematike, të organizuara mirë nga faktorë me potenciale të mëdha ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe financiare, siç është ai rus dhe aleatët e tjerë që frikësohen se kambanat e lirisë që bien në Kosovë, mos vallë paralajmërojnë lirinë edhe popujve të tjerë që sot e kësaj dite janë të detyruar ta durojnë zgjedhën koloniale

Por, kjo jona nuk do të jetë Bloody Sunday, por Happy Sunday. Megjithatë, a ju ka humbur ndonjëherë besimi se Kosova një ditë do të mund të bëhej shtet?

Vetëm një herë, gjatë eksodit dëshpërues të vitit 1999, kur bombardimet nuk jepnin atë efekt të pritur. I ballafaquar me shumë probleme që krijoheshin vetvetiu nga vala e refugjatëve, kur shihja se në Bllacë dhe Stenkovc u ngujua gjithçka që për mua kishte vlerë, pata çastin e dobësisë dhe fillova të dyshoja se e gjithë kjo situatë, bombardimet e zgjatura, eksodi i padurueshëm, dhuna e egër, në mos ishin shenja të realizimit të planit serb për shpërnguljen e 900 000 shqiptarëve, ashtu pat paralajmëruar Shesheli, duke theksuar se ata janë emigrantë të dikurshëm që në vitin 1941 paskan ardhur në Kosovë nga Shqipëria. Por shumë shpejt u këndella dhe e riktheva besimin duke e bindur veten se NATO-ja, as në teori nuk mund të dilte humbëse në raport me ushtrinë jugosllave.

Kosova ka qenë subjekt i kolonizimit serb, pastrimit etnik dhe mohimit të të drejtave elementare të njeriut gjatë tërë shekullit të kaluar. Por, e tërë rezistenca, që prej vitit 1968, 1981 e më pas, rezistenca me strukturat paralele të arsimit dhe politikës, në esencë, rrallëkush ka besuar se një ditë do të dërgonte në shtetin e pavarur kosovar...

Mendoj se rezistenca e shqiptarëve kundër sunduesit të huaj ka qenë e vazhdueshme. Sa i përket kontekstit historik jugosllav pakënaqësia dhe detyrimisht kundërvënia është shfaqur që në ditët e para të krijimit të Jugosllavisë së Versajës. Ka një lidhje të pashkëputur ndërmjet Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit, si simbol i rezistencës masive politike, demonstratave të vitit 1968-1981, pastaj Tahir Mehës e deri te Jasharajt dhe të tjerët që u flijuan për këtë ide të madhe. Kosova gjithmonë ka prodhuar heronj në krahun shqiptar dhe kriminelë në anën e serbëve. Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohet si djep i serbizmit por gjithsesi, ka qenë arena e ballafaqimit të mirës me të ligën, të së drejtës me të padrejtën. Shqiptarët me rezistencën e tyre arritën që ta vënë në sprovë cilësinë morale dhe qytetëruese të Jugosllavisë, përkatësisht të regjimit. Nga kjo sfidë shqiptarët asnjëherë nuk hoqën dorë, kështu që u dorëzua okupuesi që nuk arriti të gjejë mënyrën se si të dalë në krye me kontestimin shqiptar të shtetit që u ngrit për sllavët e jugut.

Kur, në të vërtetë, u bë realist opsioni i pavarësisë?

Opsioni i pavarësisë u bë realist kur u përmbushën dy kushte përfundimtare:

- Komprometimi definitiv i politikës së Millosheviçit, të serbëve në përgjithësi dhe;

- Kur shqiptarët filluan të organizojnë kryengritjen kundër një regjimi mizor.

Meritën për komprometimin e politikës serbe e kanë shqiptarët të cilët prej fillimi, prej vitit 1945 dhe sidomos 1981 e këndej i kontestonin premisat mbi të cilat u ngrit ky shtet artificial - Jugosllavia. Ky kontestim u ndërtua me një ndjesi, me një gradacion që merrte parasysh zhvillimet në planin global dhe në fund të këtij procesi serbët dolën si agresor që i shkelte normat ndërkombëtare, ndërkaq shqiptarët u perceptuan si viktima të represionit sistematik të shtetit që ushtronte dhunë të panevojshme kundër qytetarëve të vetë.

Në këto konflikte shpeshherë rëndësi parësore, për fitore apo humbje, ka përcaktimi i fajësisë. Politika shqiptare, me siguri për shkak se mbështetej në realitet, në mënyrë të pabesueshme, arriti që në opinionin publik dhe në institucionet globale të vendosjes ta imponojë këndshikimin e vet, perceptimin se në këtë kontest ndëretnik ata janë palë e drejtë. Në këtë pikë serbët filluan të humbin besueshmërinë e argumenteve për të drejtën e tyre mbi Kosovën. Pas kësaj e gjithë politika e tyre lëngonte nga fenomeni i refleksit të Pavllovit: Sa më shumë që i përdornin argumentet romantike – historike, si dhe kërcënimet, aq më shumë humbnin betejën në opinionin botëror. Në këtë fazë u bë realist opsioni i pavarësisë së Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999, është thënë shpesh se pavarësia ishte aty, por iku nga duart... A ishte kjo për fajin tonë, apo komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i përgatitur?

Po të varej nga ne vendimmarrja për çështje të ndryshme, në mesin e tyre edhe ajo e Mitrovicës Veriore, atëherë do të ishim dëshmitarë të zgjidhjeve krejtësisht të ndryshme për çështjen shqiptare. Duhet me realizëm të analizohen kapacitetet tona teknologjike, ushtarake, financiare, intelektuale, diplomatike etj dhe pastaj të kërkohet fajtori. Të drejtat politike dhe kombëtare nuk mund të realizohen vetëm përmes të të menduarit logjik, të parashtrimit koherent të kërkesave, por duhet krijuar ose poseduar mekanizma që e detyrojnë kundërshtarin që të përfillë të drejtën dhe zgjidhjet e logjikshme. Këto mekanizma shqiptarët sot e kësaj dite nuk i kanë, për shkak se sunduesi me kohë kishte marrë masa preventive. S’duhet harruar se shqiptarët, prej vitit 1981, sidomos pas vitit 1989 ishin tërësisht të margjinalizuar dhe ditën e lirisë pritën të paorganizuar në aspektin institucional. Në atë kohë u hap çështja e legjitimitetit të qeverisë së përkohshme. Shqiptarët filluan ta kontestojnë njëri tjetrin dhe Kosova mbet pa zot shtëpie. Në vend që të ndërtohen relacione institucionale me faktorin ndërkombëtar, në vend që të flitej në emër të shtetit, shqiptarët filluan të flasin në emër të grupimeve të ndryshme të interesit. Në këtë kohë, mbase na iku nga dora shansi që disa çështje të zgjidheshin përfundimisht. Në vend të kësaj “fituam” ndarjen e Mitrovicës. Ky status i qytetit të ndarë nuk është pasojë e vullnetit të keq të shqiptarëve, por është imponuar nga të tjerët në ditët e konfuzionit të madh. Mendoj se pas pavarësisë së Kosovës vetvetiu do të zgjidhet edhe ky problem ngaqë shtetet do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës në kuadër të kufijve ekzistues. Serbia nuk do të ketë më argumente ta kontrollojë këtë pjesë të territorit të Kosovës, meqë ajo e humbi të drejtën mbi Kosovën në tërësi. Nëse ajo do të tentojë të kontrollojë një pjesë të territorit të Kosovës, atëherë do të përballej me vështirësi në procesin e integrimit të saj në strukturat evropiane dhe atlantike. Koketimi me Rusinë shumë shpejt do të zvetënohet dhe Serbia nuk do të ketë alternativa tjera pos integrimit në strukturat Euro-Atlantike.

Kur Kuvendi i Kosovës të nxjerrë Deklaratën e Pavarësisë, ky nuk do të jetë vetëm kulmimi i një procesi të gjatë të aspiratave për shtet, por edhe konfirmimi i një shoqërie që ka mësuar shumë ta drejtojë vetën dhe mbi të gjitha, që e do menaxhimin e dinjitetit të vet, apo jo?

Dita e shpalljes së pavarësisë do të hapë një dimension të ri historik. Deri në këtë ditë shqiptarët ishin të ballafaquar në armikun e jashtëm dhe pas kësaj dite, ata do të ballafaqohen me fenomenin e armikut të brendshëm, ose thënë më troç, me vetveten. Mbase ishte më e lehtë lufta me armikun e jashtëm, sesa ajo me vetveten. Armikun e brendshëm duhet ta kërkojmë te abuzimet e pushtetmbajtësve, te korrupsioni, te nepotizmi, te paragjykimet, te përtacia, te injoranca etj. Nëse institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës nuk do të ofrojnë qetësi, funksionim të ligjit, përkatësisht barazinë e qytetarëve para ligjit, nëse në Kosovën e lirë qytetarët e saj nuk do të jetojnë më mirë se më parë, atëherë, nga vetë qytetarët e saj do të kontestohet logjika e ekzistencës së shtetit. Shpallja e pavarësisë, pa dyshim është një akt sublim kombëtar, por Deklaratën e pavarësisë duhet shikuar, jo si çelës magjik që do t’i zgjidhë të gjitha telashet e qytetarëve, por si lejekalim( pass-word) në dimensionin e ri që do të kërkojë njerëz me botëkuptime të reja, me moral të ri, me përkushtim, me kapacitete shtetformësie. Deklarata e Pavarësisë nuk do të jetë një akt që do shënojë kthesë vetëm në raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe botën në përgjithësi, por ajo do të ketë implikime edhe në raportet e brendshme shqiptare. Së këndejmi vazhdues të veprës së sublime të atyre që u flijuan për Kosovën do të jenë doganierët që nuk marrin mito, gjykatësit që japin dënime të drejta, prokurorët që i ndjekin abuzuesit, policët që e ruajnë paqen dhe rendin. Nëse Kosova do të shndërrohet në shtet të së drejtës, nëse shoqëria kosovare do të jetë e hapur, atëherë mund të konstatohet se pavarësimi i saj ishte një akt i drejtë historik dhe moral. Dinjiteti i popullit shqiptar do të ruhet ashtu si edhe sakrificat e ndryshme do ta bëhen kuptimplota, vetëm nëse Kosova do të jetë shtet i së drejtës, shtet ligjor, ku liria do të përkufizohet si njohje e ligjeve.

Shoqëria kosovare mësoi për protektoratin e Kombeve të Bashkuara, i cili, ndër të tjera, ishte administratë shumë e dobët. Thelbi i këtij misioni ishte më shumë politik. Edukimi i kosovarëve se shteti që do ta drejtojnë, do të jetë shumetnik. Kosovarët morën leksionet dhe pranuan ta quajnë Kosovën shtet multi-etnik. A kanë bërë mirë?

E keqja për Kosovën nuk vjen nga konceptet multi-etnike ngaqë në këtë shtet nuk mund të bëhet fjalë për masën kritike të një minoriteti që nuk tregon lojalitet ndaj shtetit të ri. Siç dihet mëse 90% e popullatës tregojnë lojalitet absolut ndaj shtetit, ndërkaq elementi jo luajal, serbët kanë një përqindje të pa përfillshme. Nga ana tjetër shqiptarët për nga mendësia, konstitucioni mental, dallojnë nga fqinjët e tyre: janë shumë më tolerant, më inkluziv dhe nuk e përjashtojnë tjetrin nga mjedisi i tyre. Besoj se ky mentalitet vazhdimisht do të prodhojë efekte pozitive në trajtimin e minoriteteve. Siç shihet, që tani turqit e Kosovës që nuk janë më shumë se 2%, kanë të drejtën që lirshëm të përdorin gjuhën e tyre në Parlament. Këtë të drejtë në Maqedoni, bie fjala e ka vetëm populli që përfaqësohet me mëse 20% në strukturën e popullatës së shtetit.

Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga multi-etnizmi, por nga mos realizimi, moszbatimi i standardeve të domosdoshme për shoqëritë e hapura dhe demokratike. Nëse Kosova do të jetë një shtet i së drejtës, ku realisht funksionojnë ligjet, ajo shumë shpejt do të shndërrohet në model të suksesit.

Përgjatë kësaj periudhe të administrimit ndërkombëtar, shqiptarët duhej mësuar të qeverisnin, ndërsa serbët duhej përgatitur të jetonin në një shtet ku shumicë janë shqiptarët. A është arritur kjo në masën e duhur?

Shqiptarët kanë ditur të qeverisin njësoj si popujt e tjerë të Jugosllavisë. Kam përshtypjen se instruktorët, të caktuar nga OKB-ja për t’i “mësuar” shqiptarët, dinin më pak lidhur me qeverisjen sesa nxënësit e tyre. Ata sikur patën harruar se Kosova gjendet në Evropë, se shqiptarët janë popull evropian dhe se Kosova ka qenë entitet konstituiv i qeverisur nga kosovarët. Mosha e re e popullatës së Kosovës është garanci e plotë se administratorët e rinj evropian nuk do të heqin shumë, për ta mësuar gjeneratën e re se si duhet ndërtuar një shtet modern dhe funksional sipas standardeve evropiane. E vetmja vështirësi për Kosovën është adaptimi i serbëve në realitetin e ri. Nëse ata do të adaptohen, do të jenë më të mbrojtur se sa në shtetin e tyre.

Marrë në tërësi, në krahasim me popujt e tjerë në Ballkan, falë moshës së re, shqiptarët janë populli më pro perëndimor dhe nuk shohë asnjë vështirësi rreth adaptimit të tyre në kushtet e reja demokratike.

Pavarësia e Kosovës: Flet Arbën Xhaferri

"Humbëm mundësinë për bashkimin e Shqipërisë"

Edhe shqiptarët për një çast patën mundësi të këtilla, por jo vetëm që u frikësuan të shfrytëzojnë këtë oportunitet, por refuzuan madje të mendojnë për këtë çështje

Viojon nga dita e djeshme intervista e Arbën Xhëferri. Arbën Xhaferri në një intervitë për gazetën "Shekulli" paraqet opsionet e tij për të ardhmen e Kosovës. Sipas Xheferrit shqiptarët për një çast patën mundësi pwr tu bashkuar si njw komb i twrw, por jo vetëm që u frikësuan të shfrytëzojnë këtë oportunitet, por refuzuan madje të mendojnë për këtë çështje. "Por, mbetëm i bindur se procesi historik shkon në këtë drejtim bëhet pjesë e familjes Europiane", - deklaron Xhaferri pwr "Shekullin". Sipas politikanit të njohur Xhaferri, shqiptarwt humbën një moment të rëndësishëm dhe unik në rastin e pavarësimit të Kosovës. Në këtë moment të papërsëritshëm për të gjithë kombin shqiptar, Xhafërri ka deklaruar se "shqiptarët për një çast patën mundësi të këtilla për një komb unik, por jo vetëm që u frikësuan të shfrytëzojnë këtë oportunitet, por refuzuan madje të mendojnë për këtë çështje. Analisti dhe politikani i njohur Xhaferri sqaron në këtë intervistë edhe të ardhmen e afërt dhe të largët e Kosovës, shtetit më të ri shqiptar në Europë.

Ka disa brenga se Kosova ka një mungesë të resurseve intelektuale dhe të një elite që do të ishte model më i mirë. Ku duhet orientohet fokusi ynë pas shpalljes?

Ndihmën që e dërgon Evropa është investim që s'ka çmim. Me këtë rast po realizohet një konstatim i një mikut tim belg, deputet në Parlamentin evropian. Ai i patë vizituar të gjitha vendet në tranzicion, prej Ballkanit deri në Kaukaz. U interesova për vlerësimin e tij për pozitën e shqiptarëve në krahasim me popujt e tjerë të përfshirë në këtë proces të tranzicionit. Ai më tha se shqiptarët janë në pozitë më të keqe, por kanë një përparësi. Në dallim prej popujve të tjerë që kërkojnë investime, para, por hiqen si të ditur, duke refuzuar çfarëdo ndihme intelektuale, ju shqiptarët kërkoni dhe pranoni edhe njërën edhe tjetrën. Kjo është përparësia juaj. Unë po kështu mendoj se ndihma intelektuale evropiane është një investim që nuk ka çmim. Duhet pozitivisht të pranojmë asistencën e tyre dhe të mos krijojmë konfrontime të kota. Pas shpalljes së pavarësisë duhet ta luftojmë krimbin e dyshimit dhe të gjitha teoritë e konspiracionit t'i lëmë anash.

Kosova nuk ka mungesë të resurseve intelektuale sa i përket qeverisje sipas standardeve të mëparshme. Gjithsesi ka mungesë përvoje dhe njohurie për qeverisje moderne, sipas parimeve demokratike, të lirisë dhe të respektimit të ligjeve. Kjo mangësi e përbashkët për të gjitha shtetet dhe për të gjithë popujt në tranzicion do të eliminohet falë asistencës evropiane. Këtë e shoh si begati e jo si rrezik. S' duhet harruar fakti se kjo është hera e dytë që Evropa na ofron ndihmë për ndërtim të shtetit modern. Herën e parë, me princ Vidin, nuk e kuptuam si duhet këtë mesazh, tani ndoshta do të jemi më realistë.

Kosovarët përjetuan një proces të gjatë të bisedimeve, në të cilin janë trajtuar me ftohtësi argumentet e palëve. Si rrjedhojë, po krijohet një shtet i paparë në teoritë e derisotme politike - atributet e të cilit dalin nga Pako e Martti Ahtisaarit, që kufizon të drejtat e shumicës dhe lartëson ato të pakicave. Çfarë ju duket juve ky shtet?

Në teorinë e komunikologjisë trajtohen deri në imtësi modalitetet se si të arrihet marrëveshja ndërmjet palëve të konfrontuara. Kjo arrihet përmes koncepteve, zgjidhjeve dualiste, semantikës ekuivoke të fjalëve të përdorura, përmes interpunkcionit etj. Serbët kërkonin mbrojtjen e trashëgimisë së tyre shpirtërore, z.Ahtisaari ua dha këtë. Shqiptarët kërkonin që të qeverisin me Kosovën, e fituan atë. Sërbët kërkonin që të mos mbivotohen dhe z. Ahtisaari ua dha këtë në nivel lokal, në trajtën e decentralizimit. Kjo formë e decentralizimit e parandalon kërkesën për federalizim të Kosovës. Por, për mua me rëndësi parësore është fakti se Kosova del nga sundimi serb dhe pavarësohet. Nëse Maqedonia, ku afër 40% e popullatës është jo maqedonase, qeveriset në mënyrë funksionale, atëherë Kosova me 95% të qytetarëve që tregojnë lojalitet ndaj shtetit nuk ka kurrfarë rreziku që të mos gjejë mënyra sa më funksionale të vetëqeverisjes. Të gjitha dualizmat, zgjidhjet ekuivoke, të gjitha variantet që pengojnë funksionimin normal të shtetit do tëeliminohen vetvetiu, madje nga vetë evropianët që vijnë si instruktorë për të ndihmuar ngritjen e shtetit modern të Kosovës.

Pas nëntë vjetësh të përfundimit të një lufte të tmerrshme, muhabetet kanë ndryshuar edhe në kafene. Njerëzit tash flasin për respektim të pakicave, për nevojën e festave të qeta. Pak shqiptarë, madje, kanë sharë po ashtu ish-liderin e UÇK'së, Kryeministrin aktual Hashim Thaçi, i cili këto ditë i dërgoi dhuratë një traktor një familje serbe në Kosovë. A është ky vetëdijesim yni, a është ky inxhinieringu i bashkësisë ndërkombëtare?

Siç thashë pjesa dërmuese e popullit shqiptar është e moshës së re. Shoqëria kosovare nuk është e mplakur ashtu si ajo serbe, prandaj kosovarët shumë shpejt do ta ndryshojnë mendësinë e tyre sipas kërkesave të kohës. Krahas moshës së re edhe tradita e tolerimit të huajit do të jenë faktorë vendimtarë në transformimet e gjithëmbarshme që do të ndodhin në të ardhmen. Ndonëse duket naive, por mendoj se Kosova do të jetë rrëfimi më i suksesshëm i Evropës, SH.B.A. – ve e NATO – s, si dhe modeli më i arrirë i një shoqërie dhe shteti që është transformuar sipas standardeve të shoqërive të hapura.

Kur është njeriu i ri mundësitë janë shumë më të mëdha në krahasim me një plak i cili sheh çdo gjë zi. Prandaj shqiptarët me optimizëm e shohin të ardhmen, ndërkaq serbët dhe rusët, parashikojnë katrahura apokaliptike për planetin nëse do të pavarësohet Kosova.

Traktorin që dhuroi kryeministri Thaçi është një kod i ri që paralajmëron fitoren mbi ksenofobinë, urrejtjen dhe inatet ballkanike.

Pavarësisht si dhe kur janë ndërtuar monumentet kulturore serbe në Kosovë, ato ekzistojnë dhe disa janë shumë të rëndësishme për kulturën e tyre. Ka edhe shumë serbë që e shohin të ardhmen e tyre këtu. Çfarë të ardhme kanë serbët dhe ajo trashëgimi kulturore në Kosovë?

Unë nuk arrijë të shpjegoj përse serbët kanë monumente të vlefshme vetëm në hapësira ku ata janë pakicë e papërfillshme. Në zemrën e Serbisë, në Shumadi, në Beograd, në Frushka Gorë, në Vojvodinë nuk kanë fare monumente të kësaj rëndësie. Kishat dhe manastiret e Kosovës, por edhe ato të Maqedonisë, të ndërtuara sipas stilit bizantin nuk kanë asgjë të përbashkët me kishat që serbët i kanë ndërtuar në zonat e habitusit të tyre real. Nga ana tjetër ata kanë kisha edhe në Maqedoni, por mbi këto baza nuk kanë pretendime territoriale. Prandaj, lidhur me këtë çështje duhet pranuar faktin e pa kontestueshëm historik se shumë monumente të lashta dhe të vlefshme, sot janë pjesë e shteteve që nuk i kanë ndërtuar ato. Bie fjala në Turqi ka amfiteatro, akuadukte, kështjella dhe objekte tjera të ndërtuara nga romakët dhe ato nuk mund të shërbejnë si pretekst që italianët të kenë kërkesa territoriale ndaj Turqisë, Greqisë, Sirisë, Irakut, Kroacisë apo Shqipërisë. Ose sot vendi më i shenjtë i krishterëve, vendi ku ka lindur Jezu Krishti, Betlehemi gjendet në Palestinë. A do të duhet vallë që të organizohet një fushatë e re kryqëzatash për ta rikthyer kontrollin krishterë mbi këtë qytet. ? Nga e gjithë kjo që thashë mendoj se objektet me rëndësi kulturore, fetare apo arkitekturore duhet të ruhen nga shteti, pa marrë parasysh se kush qeveris me të. Amfiteatrot romake në Turqi ruhen po aq mirë sa ato që sot gjenden në Itali. Nuk kam kurrfarë dileme se trashëgimia antike, mesjetare, apo ajo otomane që sot gjendet në territorin e Kosovës do të ruhen po aq mirë sa në vendet tjera të Evropës.

Një shkrim i Neë York Times i vitit 1912 fliste për pastrimin e madh etnik të shqiptarëve në Kosovë. Si është e mundur që Kosova i mbijetoi pastrimit etnik?

Sipas pohimeve historike armiqësia reale në mes të shqiptarëve dhe serbëve zë fill sidomos pas shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga rrethina e Nishit, Vrajes, Prokupjes, Leskovcit etj, të cilët u strehuan në Kosovë, apo në viset tjera shqiptare. Kjo kategori e shoqërisë shqiptare që në atë kohë efituan nofkën "muhaxhir", në mjediset e reja ku gjetën strehim sollën urrejtjen ndaj serbëve. Pra, në kohën kur shqiptarët, ashtu si edhe ballkanasit e tjerë çliroheshin nga zgjedha otomane, niveli i organizimit të brendshëm, kapaciteti ushtarak, ekonomik, social etj, i popujve të Ballkanit ishte përafërsisht i njëjtë, por fituan ata që kishin sponsorin e fuqishëm dhe ata që vepronin në kuadër të tendencës së re historike. Serbët patën përkrahjen e shteteve të fuqishme siç ishte Rusia, Franca dhe Anglia, ndërkaq shqiptarët nuk mund të prisnin ndihmë nga Turqia e cila ishte e rrezikuar po aq sa edhe Shqipëria. Në këtë kontekst shqiptarët humbën statusin shtetëror, apo privilegjet që i gëzonin në kuadër të Perandorisë Osmane dhe ishin të shtrënguar që të gjejnë mënyra të ndryshme të mbijetesës. Kjo periudhë e dobësoi tej mase kapacitetet shqiptare, veçmas shpërnguljet në Turqi si dhe ndarja e tokave të banuara me shqiptarë nga shteti amë. Ata që mbetën jashtë Shqipërisë londineze qenë të detyruar që të mbijetojnë ashtu si dinë ata vetë. Këtë e arritën jo vetëm falë vitalitetit karakteristik, solidaritetit të brendshëm, aftësisë për mbijetesë në kushte anemike, por edhe falë faktit se serbët nuk kishin kapacitete aq të mëdha sa për t'i eliminuar njëherë e përgjithmonë shqiptarët. Kompromiset që i bënin ata herë pas here ishin pasojë e mungesës së kapaciteteve të tyre dhe jo vullnetit të mirë. Dështimi i tyre në Kosovë flet për dobësinë politike, ekonomike dhe psikologjike të serbëve kundruall elementi shqiptar. Kosova ishte kafshatë që ata nuk arritën ta kapërdinin dot.

Përse të gjitha regjimet e ish Jugosllave ndiqnin këtë politikë ndaj shqiptarëve. Ka disa ide që thonë se nëse do t'u jepeshin popujve të drejtat edukative dhe ekonomike, Jugosllavia do të mund të mbetej sot diçka sikur modeli i Mbretërisë së Bashkuar…

Shoqëritë janë organizma të gjalla që duhet të respektojnë rregullat e mbijetesës, prandaj ato që i përshtaten kushteve të reja mbijetojnë, ndërkaq të tjerët që nuk arrijnë të përshtaten zhduken njëherë e përgjithmonë. Gjatë procesit historik kjo u ka ndodhur shteteve dhe popujve të fuqishëm. Bie fjala SHBA – ja është një shoqëri ekzemplare e vetë korrigjimit dhe adaptimit. Siç dihet të gjithë ata veprimtarë politik që në fillim perceptoheshin si armiqtë e shtetit, sot konsiderohen si heronj, si figura më të ndritura të historisë amerikane. Martin Lutern Kingu, Roza Parksi apo Muhamed Aliu që refuzoi shërbimin ushtarak dhe ndërroi besimin, sot janë figura të ndritura të historisë së SHBA - ve, të pranuara nga të gjithë amerikanët.

Një aftësi të këtillë të vet korrigjimit apo të adaptimit ndaj kërkesave moderne nuk treguan serbët për shkak, niveli qytetërues i tyre nuk lejonte një mundësi për vetëkontroll.

Pikërisht për shkak të paaftësisë për të gjetur modelin që do t'i zgjidhte antagonizmat etnike, Jugosllavia u shpërbë. Tani është e qartë se mendësia që krijoj antagonizma shoqërore, që e molisën strukturën shtetërore, nuk mund të zgjidhë problemin me po ato mjete dhe mënyra me të cilat u krijua ai. Koshtunica, Tadiçi dhe të tjerët e ndjekin itinerarin politik të Millosheviçit që shkaktoi shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pandehin se po me atë mënyrë mund të zgjidhin çështjen e Kosovës. Ky është shkaku kryesor që në Serbi nuk arrihet që të instalohet mekanizmi i korrigjimit të gabimeve strategjike që e konfrontojnë popullin e tyre jo vetëm me strukturat e NATO –s, por edhe me tendencat historike.

Tri Jugosllavitë, ajo e Nikola Pasic, e Titos dhe e Slobodan Milosevic, vdiqën. Do të vdes përfundimisht edhe të dielën në Kosovë. Por, kjo nuk ka mundur të jetë ndryshe, apo jo?

Politika hegjemoniste serbe, ambiciet e tyre jo reale ishin faktorë që i nxitën frustracionet kolektive të serbëve, atë urrejtje të neveritshme që ata shfaqin kundër popujve që objektivisht e kundërshtuan pretendimet e tyre jo reale që t'i anektojnë territoret ku jetonin popujt e tjerë. Problemi serb, apo më saktë thënë e politikës së tyre është megalomania, fenomeni i kafshatës që ata s'mund të kapërdijnë. Prej kryengritjes së parë të tyre kundër sundimit osman, pra prej viti 1804, ata e dhjetëfishuan kapacitetin e shtetit të tyre. Sot serbët, për shkak të natalitetit të ulët, murtajës së bardhëtashmë s'kanë mundësi dhe kapacitet për ta përmirësuar funksionimin e shtetit të tyre, sidomos në jug të Serbisë dhe le më të përpiqen ta kontrollojnë dhe ta vënë nën sundimin e tyre Kosovën me 2 milion banorë. Problemi i Kosovës është pasojë e ambicieve jo reale të serbëve, prandaj në fund të këtij procesi historik, nocioni Kosovë që kishte konotacione sublime për serbët u shndërrua në makth dhe në mallkim. Në vend që të zgjohen dhe të lirohen nga makthi, ata parapëlqejnë që të jenë në gjumë. Cinikët thonë se po të mos ishte Millosheviçi dhe platforma e tij për shndërrimin e Jugosllavisë në Serbi, Jugosllavia do të mbetej edhe një kohë të gjatë. Unë pajtohem me ta. Serbët ishin faktori kryesor që e shkatërroi Jugosllavinë dhe ne duhet të jemi falënderues për këtë rol që e luajtën.

Natyrisht, me parimet e fillimtar të Grupit të Kontaktit, por edhe me Pakon e Ahtisaarit, mbytet edhe ideja – që është aq e dashur për ju – ajo e krijimit të shteteve një etnike, e bashkimit kombëtar. Ju vjen keq për këtë?

Në fillim duhet merret parasysh përdorimi konfuz i nocionit "shtet multietnik", "shoqëri multietnike" dhe në përgjithësi me domethënien e fjalës multietnike. Unë mendoj se kur një shoqëri ka karakteristike të theksuara multietnike duhet ndërruar konceptin e shtetit dhe të ndërtohen mekanizma që garantojnë interesat etnike. Nëse nuk përputhet koncepti i shtetit me karakterin multietnik të shoqërisë atëherë shfaqet kriza që shpesh herë janë fatale për shtetet e këtilla. Ruajtja e balansit, barazisë etnike është punë shumë e vështirë, shumë e kushtueshme dhe mbi të gjitha shumë dëshpëruese dhe lodhëse.

Po ashtu ka dallime të mëdha ndërmjet shteteve që konsiderohen si multietnike. Shtetet që kanë përqindje të ulët të pakicave nuk kanë telashe me qeverisjen, ndërkaq shtetet që kanë përqindje të madhe të popullatës me identitet të ndryshëm dhe të formësuar etnik, kanë dhe do të kenë telashe në funksionim të shtetit. Shembull tipik i rastit të parë është Kosova ku përqindja e popullatës me prejardhje tjetër etnike është e ulët, ndërkaq shembulli i rastit të dytë është Maqedonia.

Pa marrë parasysh fazën e zhvillimit të shteteve, të formacioneve shoqërore, megjithatë mbetet si fakt historik se sajesat multietnike shtetërore janë fragjile, të kushtueshme dhe shpesh herë jo funksionale. Historia është e mbushur me shembuj të këtillë. Pa dyshim, shtetet etnike janë më funksionale, më stabile dhe më pak të kushtueshme. Në Evropë do të hyjnë vetëm shtetet që paraprakisht i kanë zgjidhur kontestet ndëretnike. Kriteret që kërkohen nga evropianët kanë të bëjnë me funksionalitetin e shteteve. Në Evropë nuk do të hyjnë ato shtete që nuk arrijnë t'i korrigjojnë gabimet e brendshme politike, veçmas në raport me të drejtat e bashkësive etnike dhe prandaj ky proces i verifikimit zgjat shumë dhe kushtëzohet me kërkesa të reja.

A nuk lehtëson këtë dhimbje tuajën fakti se të gjithë, megjithatë, do të bashkohen në BE?

Shpesh herë në skenën historike shfaqen personazhe dhe ndërtohen relacione që krijojnë mundësi për zgjidhje radikale të kontesteve që janë grumbulluar, mbase me shekuj. Popujt serioz i shfrytëzojnë në mënyrë të vendosur këto oportunitete, ashtu si gjermanët e shfrytëzuan Perestrojkën ruse të Gorbaçovit dhe arritën të krijojnë shtetin unik dhe ta bashkojnë popullin e tyre. Edhe shqiptarët për një çast patën mundësi të këtilla, por jo vetëm që u frikësuan të shfrytëzojnë këtë oportunitet, por refuzuan madje të mendojnë për këtë çështje. Por, mbetem i bindur se procesi historik shkon në këtë drejtim.



Pa dyshim, shtetet etnike janë më funksionale, më stabile dhe më pak të kushtueshme. Në Evropë do të hyjnë vetëm shtetet që paraprakisht i kanë zgjidhur kontestet ndëretnike. Kriteret që kërkohen nga evropianët kanë të bëjnë me funksionalitetin e shteteve. Në Evropë nuk do të hyjnë ato shtete që nuk arrijnë t'i korrigjojnë gabimet e brendshme politike, veçmas në raport me të drejtat e bashkësive etnike dhe prandaj ky proces i verifikimit zgjat shumë dhe kushtëzohet me kërkesa të reja.

Kosova nuk ka mungesë të resurseve intelektuale sa i përket qeverisje sipas standardeve të mëparshme. Gjithsesi ka mungesë përvoje dhe njohurie për qeverisje moderne, sipas parimeve demokratike, të lirisë dhe të respektimit të ligjeve. Kjo mangësi e përbashkët për të gjitha shtetet dhe për të gjithë popujt në tranzicion do të eliminohet falë asistencës evropiane. Këtë e shoh si begati e jo si rrezik. S' duhet harruar fakti se kjo është hera e dytë që Evropa na ofron ndihmë për ndërtim të shtetit modern. Herën e parë, me princ Vidin, nuk e kuptuam si duhet këtë mesazh, tani ndoshta do të jemi më realistë.



Por, për mua me rëndësi parësore është fakti se Kosova del nga sundimi serb dhe pavarësohet. Nëse Maqedonia, ku afër 40% e popullatës është jo maqedonase, qeveriset në mënyrë funksionale, atëherë Kosova me 95% të qytetarëve që tregojnë lojalitet ndaj shtetit nuk ka kurrfarë rreziku që të mos gjejë mënyra sa më funksionale të vetëqeverisjes. Të gjitha dualizmat, zgjidhjet ekuivoke, të gjitha variantet që pengojnë funksionimin normal të shtetit do tëeliminohen vetvetiu, madje nga vetë evropianët që vijnë si instruktorë për të ndihmuar ngritjen e shtetit modern të Kosovës.



Cinikët thonë se po të mos ishte Millosheviçi dhe platforma e tij për shndërrimin e Jugosllavisë në Serbi, Jugosllavia do të mbetej edhe një kohë të gjatë. Unë pajtohem me ta. Serbët ishin faktori kryesor që e shkatërroi Jugosllavinë dhe ne duhet të jemi falënderues për këtë rol që e luajtën.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2008 nė 11:18 Edit Post Reply With Quote
Gjermania njeh pavaresine:

http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,536494,00.html


DANKE





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2011 nė 12:05 Edit Post Reply With Quote
Jemi ne veshtiresi te me madha, por JEMI.

Perkulem para deshmoreve dhe zotni BUSH!


RROFTE USA!

RROFTE SHQYPNIA!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1528819 sekonda, 29 pyetje