Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Greva e urise
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2008 nė 11:17 Edit Post Reply With Quote
Greva e urise

Greva e urise

Nga: Edvin Shvarc

20 shkurti i vitit 1991 ka hyrë në historinë shqiptare si dita kur u shkatërrua përfundimisht miti i rremë i diktatorit Enver Hoxha, si dita kur shumica e shqiptarëve të denjë morën frymë lirisht duke u çliruar nga një makth gjysëmshekullor dhe kur një pakicë përjetoi''përbaltjen'' dhe ''poshtërimin'' e ''babait të tyre shpirtëror'', rreth së cilit kishin ngritur ekzistencën dhe shijimin e privilegjeve të tyre të pamerituara. 20 shkurti ishte ora e së vërtetës, pika e ndarjes së dy epokave, çasti kur pjesa dërrmuese e mbarë popullit shqiptar festonte rrëzimin e monumenteve të diktatorit nga piedestalet ku e kishin ngritur pa të drejtë dhe kur njëkohësisht, klasa sunduese kërcëllinte dhëmbët nga inati tërësisht e shurdhuar nga këmbanat që binin fuqishëm duke paralajmëruar fundin e sundimit të tyre gjakatar. Që nga ajo ditë nuk do të kishte më në Shqipëri diktaturë proletariati, nuk do të kishte më luftë klasash dhe vëllavrasje në emër të idealeve komuniste dhe shqipja dykrenare do të valëvitej e lirë pa yllin pesëcepësh mbi kokë. Por më e rëndësishmja ishte se shqiptarët do të shkonin në zgjedhjet e para demokratike pas 46 vjetësh tërësisht të çliruar nga hija e rëndë e E. Hoxhës dhe do të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre, pa kaluar mespërmes traumës së një lufte të mundshme civile për meritat apo krimet e regjimit hoxhist. Këto arritje të rëndësishme erdhën si pasoja të drejtpërdrejta të Grevës së Urisë së zhvilluar nga studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës nga 18 deri më 20 shkurt 1991. Si edhe pse u bë Greva e Urisë e shkurtit 1991? Cilat qenë synimet e saj dhe nga kush u organizua? Kush do të përfitonte dhe kush do të humbiste nga kjo Grevë? A ishin me të vërtetë studentët ''heronjt vetëflijues'' të demokracisë së brishtë shqiptare siç u quajtën nga populli i Tiranës, apo ishin ''bukëshkalët dhe vandalët'' që bashkë me ''forcat e errëta'' ishin ''gati të profanonin edhe varret e të parëve'', që cënonin stabilitetin e forcave politike dhe rrezikonin ta shpinin vendin në kaos? Këto janë disa pika të rëndësishme mbi të cilat ky shkrim do të mundohet të hedhë pakëz dritë, pa pretenduar të monopolizojë të vërtetën, pasi vetëm pjesëmarrësit kryesorë në ato ngjarje sëbashku me historianët, e kanë atë të drejtë ekskluzive. Menjëherë pas ardhjes së pluralizmit politik dhe demokracisë së dronjtur shqiptare në sajë të fillimit të Lëvizjes Studentore në dhjetor 1990, u formuan partitë e para opozitare të cilat në gjirin e tyre përfshinë edhe shumë studentë entuziastë. Me krijimin e degëve partiake në rrethe si dhe me zgjedhjen e kryesive, u vu re një mënjanim i qëllimshëm i disa studentëve të cilët kishin luajtur një rol jo të vogël gjatë protestave të dhjetorit. Ky mënjanim u justifikua me papjekurinë rinore të disave, me mungesën e përvojës politike të disa të tjerëve si dhe me pretekstin se studentët me sjelljen e pluralizmit e kishin përfunduar rolin e tyre historik. Kështu që studentët iu rikthyen detyrës së tyre kryesore - iu futën përsëri shkollës dhe dhanë provimet e sezonit të janarit duke konstatuar me habi se universiteti vazhdonte të ishte akoma i politizuar tej mase, se dispencat përmbanin kapituj të tërë me frymën marksiste-leniniste aq sa edhe libri i ''Hyrjes në Gjuhësi'' fillonte me një citat të Stalinit! Puna arriti deri aty saqë ata pedagogë dhe dekanë të cilët i kishin kërcënuar studentët me përjashtim nga shkolla gjatë protestave të dhjetorit, tani po i merrnin përsëri në provime apo vazhdonin t'u jepnin leksione mbi rolin vendimtar të Partisë së Punës në historinë e Shqipërisë dhe mbi figurën ''polihidrike'' të shokut Enver, portretet dhe bustet e të cilit vazhdonin të qëndronin hijerëndë në auditorët e akullt! Të dëshpëruar dhe të prekur në sedër, deri diku edhe të përdoruar nga të tjerët, studentët mendonin se duhej bërë gjithçka për depolitizimin e universitetit dhe se kishin akoma aftësi për të kontribuar në të mirën e Shqipërisë. Me iniciativën e një grupi studentësh midis të cilëve ishin Arben Lika dhe Shinasi Rama, u krijua Shoqata Studentore ''Fan S. Noli''. Kjo Shoqatë me një program të përcaktuar qartë synonte organizimin e të gjithë studentëve të shkollave të larta në një trup të vetëm, depolitizimin e universitetit, rritjen e nivelit edukativ, administrimin e mjediseve studentore, bashkëpunimin me studentët kosovarë dhe shkëmbimin e eksperiencës dhe të dijeve edhe me universitete të huaja për të mundësuar krijimin e një shtrese të re kuadrosh intelektualë të cilët në një të ardhme të afërt do të kontribonin jo vetëm në përparimin e begatinë e atdheut, por edhe në konsolidimin e demokracisë. Shoqata ''Fan S. Noli'' bëri disa takime dhe mbledhje në Fakultetin Filologjik, Institutin e Lartë të Arteve, Inxhinieritë Elektrike-Mekanike si dhe hyri në kontakte me Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe shkollat e larta në Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër. Qëllimet e saj ishin fisnike dhe largpamëse, mirëpo pavarësia qoftë ideologjike, qoftë edukative apo qoftë edhe politike e studentëve nuk i interesonte të gjithë atyre që synonin t'i mbanin studentët nën fre dhe t'i përdornin me vonë si vegla politike, ose thjesht edhe si një potencial të mundshëm votues. Pikërisht për ta parandaluar këtë pavarësi si dhe shtrirjen e forcimin e Shoqatës ''Fan S. Noli'', me një shpejtësi dhe lehtësi të habitshme për kohën, u krijua dhe futi dokumentet për legalizim në Ministrinë e Drejtësisë, Shoqata Studentore Shqiptare, programi i së cilës çuditërisht përmbante jo pak pika ''të huazuara'' nga programi i ''Fan S. Nolit'' dhe drejtuesit e saj ishin të vetëshpallur. Në këtë kohë Instituti i Kamzës kishte filluar protesta me karakter kryesisht ekonomik. Në përkrahje të tyre, studentët e Universitetit të Tiranës u mblodhën në Qytetin Studenti duke bojkotuar leksionet dhe dërguan në Kamëz edhe një delegacion. Mitingjet dhe grumbullimet në sheshin para mencave sa erdhën dhe u shpeshtuan duke dhënë përshtypjen e ripërtëritjes së Lëvizjes Studentore. Përfaqësuesit dhe udhëheqësit kryesorë të Shoqatës Studentore mbanin fjalime të përditshme ku shprehnin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Midis tyre shquheshin Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Arben Sula, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Arjan Manahasa, Ilir Dizdari, Nesti Kiri dhe shumë të tjerë që provonin oratorinë e tyre. Nga Kamza erdhi dhe foli një ditë edhe Bislim Ahmetaj, njëri prej udhëheqësve studentorë të atjeshëm. Thelbi i fjalimeve të tyre ishin talljet me diktatorin Hoxha, me jetën dhe veprat e tij duke arritur deri aty sa të ironizoheshin edhe poezitë e kujtimet e ndonjë ish-bashkëluftëtari të udhëheqësit komunist. Të gjitha këto fjalime shoqëroheshin nganjëherë edhe me këngët e Xhon Lenonit dhe të Bitëllsave ku kërkohej t'i jepej ''një shans paqes'' dhe imagjinohej një botë e lirë dhe e çliruar nga çdo lloj tiranie, një botë ideale ku njerëzit do të jetonin të lumtur e në harmoni të plotë. Mirëpo dalngadalë këto mitingje po humbnin shpirtin e tyre të protestës dhe pjesëmarrja e studentëve po pakësohej. Vetëm ata më të vendosurit, një pjesë e të cilëve e quanin njëri-tjetrin me shaka ''veteranë të Lëvizjes'', pasi ishin aty në shesh që nga 8-9 dhjetori, vinin përditë duke pritur që protesta të kristalizohej dhe përpjekjet e sakrificat e tyre të arrinin njëfarë rezultati. Në një nga mitingjet e janarit, pesë studentë ku midis tyre ishin I. Panajoti, E. Lohja dhe vëllezërit R. dhe E. Kubati u arrestuan dhe u mbajtën për disa orë në Rajonin 2 të policisë vetëm sepse kishin bërtitur ''Enver-Hitler!''. Më 22 janar 1991, Presidenti R. Alia nxorri dekretin famëkeq numër 7459 ''Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve'', dekret i cili kishte si qëllim vetëm ruajtjen e figurës së udhëheqësit komunist Enver Hoxha, pasi askush nuk kishte ndërmend të rrëzonte bustet e De Radës, vëllezërve Frashëri apo të zbriste Skëndërbeun nga kali! Pikërisht për këto arësye, drejtuesit e protestave dhe oratorët e improvizuar merrnin leje përditë në polici dhe ishin të detyruar të paraqisnin që më përpara listën e folësve. Për habi të shumë studentëve, emri i Shinasi Ramës, njërit prej udhëheqësve më të flaktë e më të besuar të dhjetorit si dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës ''Fan S. Noli'', nuk figuronte kurrë në listat e folësve në mitingjet e Shoqatës Studentore. Në javën e parë të shkurtit, mitingjet kishin filluar të degjeneronin në litani të pafundme për të metat e E. Hoxhës, të Byrosë Politike dhe regjimit komunist dhe jo rrallë herë ishin shndërruar në gallatë apo ishin mbyllur me kërcime në grup nën tingujt e muzikës rok. Edhe pse idetë për heqjen e emrit ''Enver Hoxha'' nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe shfuqizimi i dekretit për ruajtjen e monumenteve apo depolitizimi i shkollës ishin hedhur ndërkohë, dukej sikur protestave nuk po ia vinte kërkush veshin. Nga qeveria nuk vinte asnjë përgjigje pozitive, përkundrazi Alia ishte shprehur që në fillim se nuk u takonte studentëve të vendosnin për emrin e universitetit të tyre, sepse ai ishte i gjithë popullit dhe se më vonë çështja mund të zgjidhej me një referendum. Në horizont ishte shfaqur mundësia e një greve të urie, e përmendur nga Gonxheja, si e vetmja alternativë paqësore nëse kërkesat studentore nuk pranoheshin. Mirëpo si mund të hiqej emri i Hoxhës dhe të depolitizohej shkolla, si mund të shkohej drejt Grevës së Urisë duke u tallur ditë e natë me figurën e diktatorit e duke kërcyer nën tingujt e muzikës së Bitëllsave! Studentëve të thjeshtë si dhe shumicës së ''veteranëve'' iu sos durimi dhe një ditë në javën e dytë të shkurtit kërkuan me insistim që të lejohej të fliste Shinasi Rama. Ai e mori fjalën dhe me argumente bindëse e me një ton të zjarrtë parashtroi disa ide të tij ku theksoi se rruga për në demokraci do të ishte e gjatë dhe e mundimshme, se demokracia kërkonte shumë punë e djersë e sakrifica dhe se kërkesat dhe idealet studentore duhej të plotësoheshin edhe sikur mbi trupat e studentëve të kalonin tanket dhe ai shesh të lahej me gjak. Fjalimi i tij pati një efekt elektrizues dhe i pasuar nga fjalimet e disa të tjerëve, i veshi protestat me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur. Përfaqësues të të gjitha organizatave dhe partive politike erdhën dhe shprehën qëndrimin e tyre ndaj kërkesave studentore. I. Lleshi i Partisë së Punës u fishkëllye gjatë gjithë kohës dhe nuk u lejua të mbaronte fjalën. Po të njëjtin fat pati edhe S. Gjinushi, Ministri i Arësimit. Rr. Zgurri, përfaqësuesi i Rinisë së Punës së Shqipërisë edhe pse personalisht bashkohej me kërkesat studentore, në mënyrë zyrtare nuk mund t'i mbështeste ato. Një qëndrim të çuditshëm mbajti edhe Azem Hajdari, i cili së bashku me G. Pashkon, foli në emër të Partisë Demokratike dhe i falenderoi studentët që i kishin dhënë mundësinë të bridhte me makina! Ai pajtohej me kërkesat, mirëpo duke qenë kryetar i një partie opozitare e cila kishte firmosur paktin e stabilitetit për shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri në zgjedhjet e ardhshme, ai nuk mund t'i bashkangjitej publikisht atyre kërkesave më se të drejta. Akoma më kurioz ishte shkëmbimi i akuzave midis tij dhe Sh. Ramës. Nën dëborën që binte flokë-flokë dhe në prani të nja 20-30 studentëve, Hajdari tha se ai që përmendte gjakun ishte provokator, ndërsa Rama iu përgjigj se ai që e quante atë provokator, ishte vetë i tillë dhe spiun. Studentët e pranishëm nuk e pritën mirë si akuzën e Hajdarit, ashtu edhe grindjen publike të dy shokëve të dhjetorit që jo vetëm kishin kaluar bashkë nëpër shumë rreziqe, por që edhe konsideroheshin si udhëheqësat më të rëndësishëm e më me influencë të Lëvizjes Studentore së bashku me Tefalin Malshytin dhe Arben Likën. Mirëpo pozitat e këtyre dy studentëve trima kishin pësuar një ndryshim rrënjësor: Hajdari fliste nga pozitat e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe si politikan, ndërsa Rama i cili kishte më se një muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga PD-ja, kishte mbetur një student i thjeshtë dhe besnik ndaj idealeve dhe interesave të shokëve të tij dhe mesa dukej që nga ditët e vrullshme të dhjetorit kishte rrjedhur shumë ujë… Në ditët që pasuan, vendosmëria dhe kristalizimi i kërkesave erdhën duke u rritur. Në një nga mitingjet e paligjshëm të shkurtit, Arben Lika i cili sapo ishte operuar nga apendisiti, mbajti një fjalim shumë radikal ku arriti deri aty sa që premtoi se diktatorit edhe kockat do t'ia zhvarrosnin e do t'ia pushkatonin! I parë me qetësi ai fjalim do të tingëllonte si një thirrje revanshiste dhe çnjerëzore, por në kontekstin e atyre ditëve nuk bënte gjë tjetër veçse nxirrte në pah urrejtjen ndaj së kaluarës vëllavrasëse dhe vendosmërinë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Duke mos patur asnjë rrugë tjetër paqësore, studentët me një Komision Drejtues të përbërë nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkëpia, vendosën të bëjnë grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Greva e Urisë që filloi më 18 shkurt u bë për të hequr emrin e E. Hoxhës nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Kjo grevë u bë për të çmitizuar figurën e një diktatori i cili jo vetëm e kishte çuar vendin në humnerë, por vazhdonte të sundonte akoma nëpërmjet trashëngimtarëve të tij ideologjikë Greva u bë për të depolitizuar arësimin e lartë si edhe për të anullimin e dekretit famëkeq të mbrojtjes së monumenteve. Gjithashtu studentët kërkonin edhe lirimin e të burgosurve të fundit politikë që mbaheshin akoma në burgjet e tmerrshme të Burrelit, Spaçit dhe Qafë-Barit. Synimi kryesor i pjesës më të kthjellët të studentëve grevistë ishte shmangia e luftës civile - një konflikt i paevitueshëm për kohën nëse vazhdohej akoma të ruhej status quo-ja e imponuar nga drejtuesit e shtetit dhe partitë opozitare. Llogjika e thjeshtë të çonte në përfundimin se populli shqiptar nuk do të mund të shkonte dot në zgjedhjet e para demokratike i çliruar nga ankthi i së kaluarës nëse debatit mbi figurën e E. Hoxhës nuk i jepej një zgjidhje një orë e më parë. Ky debat do të vazhdonte të vlonte derisa të plaste ndoshta edhe në një konflikt të armatosur vëllavrasës siç e treguan krijimi i Shoqatës së Vullnetarëve të Enverit dhe vringëllimi i armëve, retorika e H. Milloshit, ngjarjet në bulevard më 21 shkurt 1991 apo përleshjet në Shkollën e Bashkuar disa ditë pas rënies së monumentit të diktatorit. Propozimi i Alisë mbi mbajtjen e një referendumi nuk premtonte asgjë të mirë. Referendumi mund të ishte një pyetje e vetme: ''A ka qenë udhëheqës i madh i kombit Enver Hoxha?'' Apo '' A e meriton Universiteti Shtetëror emrin e Enve Hoxhës?'' Një përgjigje ''Po!'' ose ''Jo!'' nuk do të zgjidhte asgjë dhe i gjithë monstruoziteti komunist do të kalohej me një: ''Po edhe gabime janë bërë!'' Këto ishin në të vërtetë arësyet pse u bë Greva e Urisë. Kujt i interesonte dhe kujt nuk i shkonte për shtat kjo Grevë? Cilat ishin forcat e brendshme që e shtynë përpara kryerjen e këtij misioni historik dhe cilët ishin ata që punuan natë e ditë kundër zhvillimit dhe suksesit të ndërmarrjes studentore? Për arësyet e lartpërmendura, studentët në përgjithësi ishin të mendimit se me këtë Grevë po i bënin një shërbim të madh jo vetëm mbarë popullit shqiptar, por edhe po vazhdonin përmbushjen e misionit të tyre historik. Nga çmitizimi i figurës së E. Hoxhës përfitonin të gjithë ata shqiptarë të vërtetë të cilëve u ishte shkatërruar jeta, ëndrra, puna dhe mundi, djersa dhe gjaku nga regjimi komunist dhe lufta e klasave. Përkundrazi, një pakicë njerëzish që kishin lyer duart me gjak dhe e kishin bazuar ekzistencën dhe ngjitjen e tyre në pushtet rreth diktaturës së proletariatit, kërkonin që për të ruajtuar privilegjet dhe pozitat e tyre shoqërore, historisë të mos i bëhej asnjë revizionim. Në rradhët e studentëve kishte bij e bija sekretarësh partie dhe komunistësh, kishte edhe nga ata që ishin rritur në oborrin apo prehërin e Enver Hoxhës. Aty kishte gjithashtu edhe fëmijë intelektualësh të thjeshtë, fshatarësh, punëtorësh apo nga familje të prekura nga lufta e klasave. Nga grupi i parë, shumica qëndroi e mënjanuar duke ardhur ndonjëherë për peligrinazh dhe e shtyrë nga kureshtja deri lart në Qytetin Studenti, për t'u mos u përzier fare me Grevën dhe kërkesat e saj, duke hyrë më vonë në politikë nëpërmjet FRESSh-it nën petkun dhe legjitimitetin e ish-studentëve të Lëvizjes. Ndërsa grupimi i dytë mori pjesë në mos në Grevë, të paktën në përkrahjen e saj, edhe pse pati nga ata studentë që ishin bashkëpunëtorë të fshehtë të Sigurimit, apo që raportonin çdo darkë te eprorët e tyre a në seli partish prej nga merrnin edhe udhëzimet për sabotimin e Grevës. Pra ishin bijtë dhe bijat e pjesës dërrmuese të popullit që në njëfarë mënyre bënë të mundur zhvillimin e kësaj Greve. Nga ana tjetër as PPSh-ja, as PD-ja, as partitë e tjera më të vogla opozitare, as Organizata e Rinisë, as Ministria e Arësimit, as dekanatet dhe as rektorati nuk ishin pro kërkesave të studentëve dhe deri në minutën e fundit u përpoqën me të gjitha mjetet për parandalimin e saj duke e quajtur të paligjshme. Nga majat më të larta të pushtetit erdhën veç kundërshtime kryeneçe dhe argumenta boshe rreth kërkesave studentore. Për të shmangur përplasjen u hodh versioni i ndarjes së Universitetit në disa pjesë dhe emri do të binte vetvetiu. Funksionarët e lartë komunistë ishin të bindur që në çdo çast ata do të mund t'i shtypnin studentët me zinxhirët e tankeve, siç kishte ndodhur në Tienanmen. Nga PD-ja, e cila kishte mjaft anëtarë në rradhët studentore venin e vinin emisarë të cilët përpiqeshin të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve me pretendimin se duhej ruajtur paqja sociale dhe duhej shkuar në zgjedhje me qetësi duke ia lënë vetëm kutive të votimit në dorë gjykimin mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Një grup udhëheqësish PD-istë që kishin ardhur për ekspeditë në Qytetin Studenti, duke biseduar në mes tyre shprehën mendimin se meqë Greva ishte e paligjshme, ata s'kishin çfarë t'u bënin më studentëve dhe le t'i parandalonte e t'i rrihte policia! Si të majtët ashtu dhe të djathtët nuk mendonin se punët do të arrinin deri në grevë urie pasi ishin tepër të sigurtë se do të mund t'i kontrollonin studentët deri në fund me anë të veglave të tyre. Mirëpo i kishin bërë hesapet pa hanxhinë, siç e vërtetoi edhe një mbledhje urgjente midis Ramiz Alisë dhe disa përfaqësueseve të opozitës. Alia, i dëshpëruar nga rrjedha e ngjarjeve u kërkoi me insistim opozitarëve që t'i nxirrnin studentët nga Greva, ndërsa ata të pafuqishëm iu përgjigjën se nuk i kontrollonin dot studentët! Në Grevë u futën 723 djem e vajza së bashku me disa pedagogë të gatshëm për t'u vetëflijuar në emër të idealeve të tyre. Lista e plotë e këtyre 723 vetëve nuk është bërë kurrë publike edhe pse iu dorëzua në dorë dy prej anëtarëve të Komisionit Drejtues, B. Gonxhes dhe R. Peshkëpisë dhe Ardi Stefës, një student vlonjat që merrej me listat dhe peticionet. Më vonë persona të paautorizuar lëshuan vërtetime për pjesëmarrje në Grevë duke bërë që numri të fryhej në mbi një mijë. Edhe ky fakt i shtohet manipulimeve që iu bënë më vonë së vërtetës rreth Lëvizjes Studentore Shqiptare. Studentët filluan të hyjnë në Kinoteatrin e Qytetit Studenti duke puthur flamurin kuq e zi para afatit të caktuar, në një kohë kur disa anëtarë të Komisionit ishin akoma duke bërë traktativat e fundit dhe ekzistonte mundësia e kompromentimit të tyre. Në hyrje të godinës, lart në salla dhe në tarracë ishin varur flamuj kombëtarë pa yllin komunist, shenja e parë se studentët ishin ndarë me kohë nga simbolet e komunizmit.Kur u mbyll dera, atmosfera ishte e qetë dhe optimiste, ndërsa jashtë forcat policore kishin formuar një kordon që ndante grevistët nga të afërmit, nga populli i Tiranës dhe përkrahësit e tyre të zjarrtë. Gjatë natës, kur studentët u rehatuan në një fare mënyre mbi karrige, dërrasa apo batanije, në Qytetin Studenti kishte rënë një heshtje varri. Tek tuk shihej ndonjë dritë në dhomat e godinave ku konviktorët e paktë që kishin mbetur, prisnin në ankth agimin e së nesërmes, ndërsa rruginat patrulloheshin nga policë dhe ushtarë. Afër mesnatës ministrat I. Ahmeti dhe S. Gjinushi erdhën në Grevë për të zhvilluar një takim me A. Likën, B. Gonxhen, I Dizdarin, Sh. Ramën, A. Manahasën, N. Lugjën, R. Peshkëpinë dhe A. Stefën me qëllim që të parashtronin edhe njëherë versionin e ndarjes së Universitetit në pjesë. Ata morën përgjigje negative dhe u larguan fytyrëngrysur të ndjekur pas nga talljet dhe fyerjet e atyre që s'kishin gjumë akoma. Dita e dytë e Grevës gdhiu me një mori telegramesh përkrahëse ku midis të tjeravë ishte edhe një telegram solidariteti i Unionit Studentor të Prishtinës që u lexua nga B. Gonxhe i pasuar nga Edmond Bushati. Në mjediset e Kinoteatrit hynin e dilnin pak vetë që sillnin e çonin lajme si B. Fevziu dhe B. Blushi, korrispondentë të ''Rilindjes Demokratike'' dhe Tefalin Malshyti, nënkryetar i atëhershëm i PD-së dhe njëri prej udhëheqësve studentorë të Lëvizjes. Dera qëndronte e mbyllur me kyç dhe çelësin e mbante një njeri i besuar, studenti shkodran E. Bushati. Kjo gjë bëhej që të mos futeshin spiunë dhe provokatorë, edhe pse shumë dashamirës dhe studentë të vonuar kërkonin me çdo kusht të ndanin fatin me grevistët. Madje studenti vlonjat Alban Xhiku që bënte sikur kishte çelësin, nuk ia hapte derën dhe s'e linte të futej brenda as vetë Sali Berishën, sepse mund t'i hynte turma nga pas. Dikur erdhën përfaqësuesit e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut B. Mustafaj, R. Lani, E. Ballauri dhe K. Çashku të cilët bënë disa fotografi dhe u interesuan për gjendjen e grevistëve. Në orët e para të pasdites erdhi A. Hajdari i cili dha lajmin e shumëpritur se emri ishte hequr. U bë një zallamahi e madhe sepse gëzimi ishte i papërmbajtur, por në mes të rrëmujës dhe haresë së përgjithshme dikush ruajti gjakftohtësinë dhe udhëzoi që askush të mos dilte nga Greva pa u konfirmuar zyrtarisht lajmi. Dhjetëra djem i vunë shpatullat derës kryesore duke mos lejuar disa studentë të ekzaltuar të dilnin jashtë e të festonin me popullin. Ishte një moment tepër delikat dhe gjithçka rrezikohej të dështonte. Shumë shpejt u bë e ditur se lajmi nuk ishte zyrtar duke dalë më vonë i rremë dhe patjetër duhet të ketë qenë një keqkuptim. Hajdari e kishte patur fjalën për propozimin e ndarjes së Universitetit në pjesë, propozim të cilin disa anëtarë të Komisionit kishin pranuiar ta hidhnin në votë para studentëve. Greva për pak sa nuk u prish dhe rrezikoi të dilte jashtë kontrollit, mirëpo në katin e dytë u bë një debat i ashpër ku disa studentë arritën deri aty sa të akuzonin disa anëtarë të Komisionit për tradhëti dhe kompromis. Situata shpëtoi në sajë të fjalimit të A. Likës i cili theksoi vendosmërinë e grevistëve për t'u ngujuar deri në rënien e emrit dhe plotësimit të plotë të kërkesave, si dhe në sajë të ndërhyrjes së disa studentëve e pedagogogëve. U vendos që Komisioni të zgjerohej duke përfshirë studentë të besuar e të sprovuar si Fred Gemi, Sh. Rama dhe disa pedagogë. Azem Hajdari i vënë në pozitë të vështirë, shprehu dëshirën të bënte edhe ai grevë urie, mirëpo pasi ndenji dhjetë minuta, u çua dhe iku. Pas dëgjimit të lajmeve në radio ku flitej se emri i Hoxhës nuk i përkiste vetëm studentëve, ku nënvizohej ''mbështetja dhe besimi i patundur'' i popullit tek PPSh-ja dhe lartësoheshin arritjet e realizimet e planeve në disa kooperativa të humbura bujqësore, studentët u revoltuan dhe të mërzitur u bënë gati për të kaluar edhe një natë tjetër barkzbrazur e mendjengritur… E nesërmja, 20 shkurti 1991 solli zhvillime të njëpasnjëshme e të rrufeshme sa që pjesëmarrësve iu deshën kohë për të kuptuar se ç'kishte ndodhur dhe rëndësinë e pasojat e asaj që ndodhi. Në mëngjes ishte paralajmëruar një greve e përgjithshme e Sindikatave të Pavarura që mund të paralizonte tërë vendin. Mijëra banorë të Tiranës ishin ngjitur tek Qyteti Studenti duke demostruar mbështetjen e tyre. Nga rrethet erdhën në këmbë kavajasit, me të gjitha mjetet e transportit mbërritën shkodranë, korçarë, fierakë, durrësakë e kështu me rradhë. Në godinën e Grevës mbizotëronte optimizmi edhe pse nervat ishin të tendosura, sidomos kur një djalosh student u dërgua me urgjencë në spital me një autoambulancë dhe u mor vendimi që për të ruajtur shëndetin dhe jetën e grevistëve, të fillonin të dilnin një nga një më të dobëtit, vajzat të parat e pastaj kush nuk e ndiente veten mirë. Një grup doktorësh dhe infermieresh filloi t'u bënte serume glukoze studentëve që ishin zbehur në fytyrë dhe atyre që po u binte të fikët. E megjithatë pjesa dërrmuese e grevistë ishte e mendimit që nga Greva nuk dilej gjallë pa rënë emri. Kjo vendosmëri e tyre përforcohej nga fakti që nga jashtë buçisnin thirrjet ''Studentët janë heronj!'',''Me studentët jemi ne!'',''Të hiqet emri!'' - që të gjitha të shoqëruara me himnin e flamurit dhe këngë patriotike. Me një qendër zëri të improvizuar një përfaqësues i Sindikatave tha se studentët janë heronj që për të dytën herë po i tregojnë popullit shqiptar se si bëhet demokracia. Në emër të PD-së së Tiranës, inxhinieri Kreshnik Ndreu vuri në dukje faktin se Partia Demokratike nuk mund të distancohet dot nga studentët, sepse ajo lindi në Qytetin Studenti. Pas tij e mori fjalën aktorja Raimonda Bulku e cila i ftoi nënat dhe motrat të demostronin përpara godinës së Presidencës. Turma u var poshtë në rrugën e Elbasanit duke u futur në krah të godinës së Radio-Televizionit ku ndeshi me qëndresën e forcave të ndërhyjes së shpejtë. Pas autobotit që e spërkati me bojë të kuqe, pas krismave në ajër dhe lëshimit të qenëve të kufirit, turma e irrituar dhe e prirë nga të rinj guximtarë me flamurin kuq e zi pa yll, të cilin s'pushonte së valëvituri inxhinieri elektrik Artur Zadrima, iu drejtua qendrës së Tiranës. Në sheshin Skëndërbej, pikërisht në zemrën e Shqipërisë, pas disa tentativash dhe përleshjesh me policinë, monumentit të diktatorit iu lidh një kavo prej çeliku dhe e rrëzuan. Rreth orës 2.08 demostruesit dhe mbarë ata shqiptarë që ndanin të njëjtat ndjenja e mendime, brohoritën të çliruar njëherë e përgjithmonë nga të qenurit skllevër dhe mbi fytyrat e njerëzve endej një buzëqeshje e shfrenuar lumturie. Më e rëndësishmja ishte që liria kishte ardhur pa u derdhur as edhe një pikë gjak shqiptari! Ndërkohë studentët e morën lajmin e mirë, por vendosën të dilnin vetëm atëherë kur të lexohej nga organet e informimit një komunikatë zyrtare. Trungu i monumentit të Hoxhës, pasi u tërhoq zvarrë rrugëve të kryeqytetit, u soll para godinës së Grevës dhe aty u zbraz mllefi shumëvjeçar që nganjëherë ca njerëz të shtypur e të poshtëruar e mbledhin si qelb brenda vetes duke i shtyrë disa të bënin edhe gjeste jo fort të hijshme për një komb të civilizuar që kish arritur të përmbyste sistemin komunist pa djegur, pa shkatërruar e pa gjak. Gjatë pasdites, kur kaloi frika e një reagimi të dhunshëm nga aparatet e diktaturës, godina e Grevës u shndërrua një një han pa porta, edhe pse dera kryesore qëndronte akoma e kyçur. Nga një dritare e thyer në katin e parë hynë studentë që sollën cigare, gazeta, sheqer, madje edhe çokollata, hynë politikanët e rinj të cilët me shall të lidhur në kokë për të imituar studentët grevistë, putheshin e përqafoheshin me servilët e tyre duke bërtitur se e kishin hequr qelbësirën. Në fakt, monumetin e hodhi populli i Tiranës, e hodhën ata të rinj që u përleshën me policinë e që më vonë u arrestuan e u torturuan, ata që dolën në gjyq më 10 prill 1991 për miting të paligjshëm dhe hedhje monumentesh, ata që gjykatësi A. Rakipi i liroi nga salla me 45 ditë burg në vend të 3 muajve deri në 3 vjet që kërkoi prokurori G. Gjokutaj, ata që morën rrugët e kurbetit për t'i shpëtuar hakmarrjes së besnikëve enveristë…As vetë studentët grevistë, të cilët dolën me kokat ulur e të thjeshtë pas lajmeve të orës 20.00 në mes thirrjeve, përqafimeve dhe puthjeve, nuk shkuan aq larg sa të pretendonin për të marrë meritat e të tjerëve.Thirrja e popullit ''Studentët janë heronj!'' ishte vlerësimi më i lartë për ata që u etiketuan ''bij plangprishës''. Haraçi që u pagua qe tepër i lartë: gjendja e jashtëzakonshme, mbyllja e Universitetit, eksodi i marsit 1991, vrasjet, lënia në harresë, mërgimi, përbaltja dhe manipulimi rreth Lëvizjes së tyre, shkatërruan shumë ëndrra dhe i ndryshuan rrjedhën e jetës qindra syresh, por dhurata që i bënë popullit të tyre, ia vlente gjithë ato sakrifica. Kanë kaluar shumë vjet që atëhere e mjaft vetë kanë marrë medalje, kanë bërë karrierë a janë ngjitur nëpër poste mbi legjitimitetin e marrë padrejtësisht gjatë Grevës apo hedhjes së monumetit, por heronjtë e vërtetë, edhe pse kanë qëndruar të heshtur, vazhdojnë t'i kenë të gjalla e para syve kujtimet e paharruara të atyre ditëve dhe mesazhin historik që Greva e Urisë u bë për të shkatërruar mitin e pamerituar të diktatorit, jo për të ngritur mite të tjerë e thurur legjenda, përkundrazi Greva u bë për t'i varrosur njëherë e përgjithmonë mitet e rremë.

(Autori i shkrimit ka qenë student i grevës së urisë, tani jeton në New York.Shkrimi u botua ne gazetën Illyria, 21 shkurt 2003)


Dhe une kam qene pjesmarres i greves se urise dhe per mua eshte shume domethenes fakti qe lista e vertete u zhduk.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2008 nė 11:23 Edit Post Reply With Quote
Ftoj me gjithe zemer te gjithe pjesmarresit qe te shkruajne kujtimet e tyre.

Le te perpiqemi ta bejme sot listen e sakte.


A kemi organizuar nje takim kete vit?

Neser do te jem perseri ne Tirane, di kush gje?


Eshte shume interesante dhe domethenese, mungesa e nje tradite kujtimi.

Ne thelb ajo greve ishte e organizuar dhe e kontrolluar nga sigurimi, por nder ata mbi X vajza e djem (numrin e sakte e di vetem sigurimi) shumica ishin idealiste dhe ne fakt ajka e ajkes se brezit universitar.
Kuptohet ata qe nuk ishin ne rrjetin e sigurimit.

Dhe une me miqte e mi, pak me vone u ndergjegjesuam per te verteten e greves.

Patjeter nje dite do te shkruaj te gjitha ato qe di dhe qe me kujtohen.

Ne thelb ajo qe ndodhi me vone verteton kontrollin e sigurimit mbi ate greve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2008 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
"Në orët e para të pasdites erdhi A. Hajdari i cili dha lajmin e shumëpritur se emri ishte hequr. U bë një zallamahi e madhe sepse gëzimi ishte i papërmbajtur, por në mes të rrëmujës dhe haresë së përgjithshme dikush ruajti gjakftohtësinë dhe udhëzoi që askush të mos dilte nga Greva pa u konfirmuar zyrtarisht lajmi."

Me kujtohet miku im Ereniku qe vazhduam te qete lojen me letra duke u cuditur me naivitetin e shokeve.

Me shume se nje e ruajti gjakftohtesine.

Nuk ishim te gjithe te sigurimit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2008 nė 11:51 Edit Post Reply With Quote
Po kerkoj cfare ka ne internet:

Grupimi "Dhjetor 90", me rastin e 9-vjetorit te ngujimit te
urise 18-20 Shkurt 91, zhvillon nje greve urie 24-oreshe


24 ore greve urie per 9-vjetorin e sfides studentore


Me rastin e 9-vjetorit te ngujimit te 700 studenteve ne greve
urie, (18-20Shkurt 1991), greve kjo e cila rrezoi simbolet e
diktatures 46-vjeçare dhe i çeli rrugen zhvillimit te
pluralizmit politik ne vend, grupimi "Dhjetor 90", ka vendosur
te perkujtoje kete ngjarje madhore te historise se demokracise
shqiptare, me nje ngujim simbolik 24-oresh, qe do te filloje
me dt. 19.ora 14.00. dhe do te mbyllet me dt. 20. ora 12.00,
ne te njejtat ambjente ku 9 vite me pare u zhvillua greva e
pare legale e urise. Kete perkujtimore grupimi "Dhjetor 90",
ne te cilin e gjejne veten, besnike te idealave te Levizjes
Studentore te Dhjetorit 90 si dhe te Shkurtit 91,
bashkeudhetaret te idealeve per te cilat dha jeten princi
legjende i asaj Levizjes, Azem Hajdari. Eshte vendosur kjo
menyre perkujtimi, pasi eshte konstatuar nga ana e antareve te
grupimit se, mitet, simbolet dhe bustet e diktatorit Hoxha, te
shuara dhe te rrezuara 9 vite me pare, jane transformuar dhe
kamufluar nr forma te tjera relativisht legale.
Mitet dhe simbolet e se keqes sot jane: Deputetet e
mazhorances socialiste te emeruar nga komitete qe dogjen
vendin ne Mars-Qershor 97, njelloj si emerohej Kuvendi
popullor nga Enver Hoxha dhe Byroja e tij politike. Vrasja e
Azem Hajdarit, vendim i drejtuesve aktuale te mazhorances dhe
i ekzekutuar nga skuadrat e pushkatimit(komitetet), s'ishte
gje tjeter veç kthim i Shqiperise ne vitet 46, kur u u
pushkatuan dhe u burgosen grupi i deputeteve nacionaliste
shqiptare. Moszbardhja e kesaj vrasje si dhe dhjetra gjyqe te
montuara politike, kunder opozites, dhe liderve te saj nga nje
prokurori politike e komanduar nga Nano, Gjinushi, Mejdani dhe
nga deputetet e emeruar nga komitetet, kane instaluar krimin e
organizuar nga shteti njelloj si ne diktaturen e baballareve
te tyre. Krimi ekonomik, kontrabanda dhe korrupsioni, te
organizuar nga qeveritaret qe nderrohen muaj pas muaji, po i
çon shqiptaret ne greminen e verferise te krimit ordiner, te
vesit, njelloj si ne vitet 80-90, vite keto kur 90% e
familjeve shqiptare perjetuan urine e duartrokitur.
Shnderrimi i vendit ne Kolumbi, persa i perket trafikut te
droges, ne Ugande per korrupsionin e qeveritareve, ne Tailande
per prostitucion te vajzave shqiptare, ne Algjeri per krim
kunder personit, ne Kube per koseguence, ne parime marksiste-
staliniste te baballareve te tyre, jane arsyet qe shtyne
grupimin "Dhjetor 90", ta perkojtoje monumnetin me te çmuar te
ati brezi studentesh, shuarjen dhe rrezimin e miteve dhe
simboleve te diktatures me kete ngujim simbolik 24-oresh.
Grupimi "Dhjetor 90", fton qytetaret e Tiranes, qe jane te nje
mendje me ne, t'i mbeshtesin ata ne kete perkujtimore siç i
mbeshteten 9-vite me pare ne fitoren mbi mitet dhe simbolet e
diktatures. Ne te njejten kohe ata i bejne thirrje te gjithe
shtypit, dhe mediave t'i ndjekin ata dhe ta pasqyrojne me
korrektese kete aktivitet qe ata e çmojne si mjaft te
rendesishem.


Bukurie Hysenukaj


Azem Hajdari

Komunizmi është një sëmundje e përsëritur tek shqiptarët, por
tani ky komunizëm është stimuluar dhe ndërtuar me elementë
mafiozë, shovinistë e trafikantë.
(prill 98)
Preç Zogaj
1- Ç'është për ju 20 shkurti?

Shënon momentin e ngjarjeve historike të periudhës dhjetor 1990
dhe shkurt 1991, 20 shkurti është një ngjarje madhështore që
krahasohet me vetë ardhjen e pluralizmit, dita e fitores së
pluralizmit në shqipëri, këto janë dy ngjarje më të mëdha. Në
qoftëse me rastin e shpalljes së pluralizmit në shqipëri u thy
sistemi një partiak 50 vjeçar me 20 shkurt u rrëzua simboli i
diktaturës komuniste dhe unë kujtoj atë ditë mbrëmjen kur Tirana
u ngrys me një frymëmarrje tjetër dukej se kishte hequr nga fati
i vet atë përbindëshin që kishte ndaluar ujin. Kjo ngjarje që
kishte si pikënisje lëvizjen studentore në fakt ishte një ngjarje
komtare, sepse rrëzimi i i bustit të Enverit në Tiranë u pasua
me akte të ngjashme në të gjithë shqipërinë. Dhe me 21 shkurt
Shqipëria u gdhi pa simbolet e diktatorit komunist.

2- 20 shkurt '91, 20 shkurt 2000 a shihni ndonjë ndryshim apo të
përbashkët mes tyre?

- Janë dy data të njëjta por ndryshimet janë të dukshme, sepse
koha ecën dhe 20 shkurti i vitit 2000 është një 20 shkurt tjetër
Shqipëria me gjithë problemet që ka kaluar dhe që vazhdon të
kalojë nuk është Shqipëria e '91 demokracia ka dhënë disa
rezultate, por demokracia është një proçes i vazhdueshëm nuk mund
të ketë fitore demokracia në momentin që ti mendon se demokracia
fiton ai është iluzioni më i madh, demokracia është proçes.

Pandeli Majko

Majko quan si diçka të bukur ardhjen e Albright me 20 shkurt
ditën kur janë shembur simbolet komuniste.

Kastriot Islami

Beson në shkrimin e vërtetë të fjalëve që ai thotë,por ka frikë
nga titujt e gazetës "55" dhe nuk jep prononcim për 20 shkurtin.

Nesti Kiri ish-student i dhjetorit pjesëmarrës në grevën e urisë

1- Çështë për ju 20 shkurti?

Eshtë një nga ditët më të paharruara të jetës sime, atëherë isha
një student i dhjetorit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë. Ishin
mijëra njerëz që rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe që
e sollën zvarrë para studentëve grevistë, kjo ishte një diçka e
mrekullueshme dhe për momentin na dukej e paarritshme. Gjithë
populli e shihnte si obligim dhe detyrë të shembjes së kësaj
diktature ne e ndjenim veten më të fortë, sepse kishim
mbështetjen e gjithë popullit. Ajo pikënisje ishte e studentëve
dhe padyshim e grevës së urisë.

2- 20 shkurt '91. 20 shkurt 2000, ndryshimet dhe të përbashkëtat
mes e tyre

- Ndoshta shoh të përbashkët vetëm datën, por mendoj se ka ardhur
koha që t'i rrëzojmë ato simbole edhe njëherë, ndoshta është
detyra jonë e studentëve të dhjetorit që të rimarrim edhe njëherë
këtë kurajo për të shembur komunizmin. Mendoj se historia
përsëritet dhe kjo tek ne ka ndoshur për keq, sepse po kujtojmë
shembjen e simboleve komuniste në në regjim komunist.

Bislim Ahmetaj ish-student i dhjetorit dhe pjesëtar në grevën e
urisë

1- Çështë për ju 20 shkurti?

20 shkurit pas legalizimit të pluralizmit politik në Shqipëri
lëvizjes dhjetorit është momenti më i çmuar i atj brezi
studentësh, të cilit i përkas edhe vetë. 20 shkurti filloi me 4
shkurt në universitetin buqësor dhe u mbyll me grevën e urisë së
mbi 700 studentëve, ku u përfaqësua nga gjithë universitetet e
shqipërisë. Rënja e busteve të diktatorit i hapi rrugën
zhvillimit të demokracisë në vend se pluralizëm politik me bustet
e Enver Hoxhës në Shqipëri nuk do të kishte kjo ishte manovra e
Ramiz Alisë, që pluralizmin ta hapte në orë fiks siç e pati
mendua ai me organizmat e tij jo me rininë e jo me frontin.
Qëndrimi i PD-së për grevën e urisë ishte i dyshimtë, sepse në
krye të PD-së ishte Gramos Pashko, Arbeb Imami, që sot janë me
partitë në pushtet deshën ta denegrojnë grevën e urisë së
studentëve por vendosmëria e studentëve dhe mbështetja që u dha
lideri i dhjetori Azem Hajdari bëri që ne ta fitojmë atë grevë
që është greva e parë legale në shqipëri.

2- 20 shkurt 91, 20 shkurt 200 ndryshimet dhe të përbashkëtat e
tyre?

-Mite të reja po ngrihen si korrupsioni dhe kontrabanda rikthimi
i gjithë nemoklaturës së kuqe në gjithë strukturat e shtetit dhe
këtë po e bëjnë më keq se Ramiz Alia. Shqipëria sot është në një
prag urie si në vitet '80, '90. Zhvillimet e fundit të Berishës
janë mesazhi i shembjes së miteve që po ngrihen. Ne do ta
përkujtojmë me një grevë simbolike 24 orëshe dhe më pas do të
djegim simbolikisht një korrikaturë të Enverit.

Pjetër Arbnori

- Çështë për ju 20 shkurti?

Simbolika është një gjë e rëndësishme për popujt. Ngitja e
shtatore së Enver Hohxës në mes të Tiranës përfaqëson shtypjen
gjysëm shekullore të këtij populli. RRëzimi i bustit nga
demostruesit ishte një shpërthimi i vetvetijshëm por që kishte
brenda ndërgjegjen e kaluar të shtypur dhe ishte një shpërthim
për ata njerëz që kishin provuar aq shumë poshtërime mbi vete,
ishte fillimi i një periudhe të vështirë demokratike por që nuk
do të lejonte kthimin prapa.
2- 20 shkurt 91, 20 shkurt 2000 ndryshimet dhe të përbashkëtat
mes tyre?
-Rrëzimi i simboleve nuk është i mjaftueshëm për të rrëguar një
rregjim . Bëmë një punë të mirë me 20 shkurt duke rrëzuar
simbolet e diktatorit por kjo nuk mjafton duhet të vlerësojmë
disa gjëra që duken të vogla dhe që luajnë rrol në demokraci. Nuk
themë se është kthyer diktatura por shenjat janë dhe ajo mund të
kthehet në forma të reja nga element të ri. Demokracia ka nisur
të marrë veten dhe simbolet jo vetëm që duhen hequr por duhen
shkulur me gjithë rrënjë. Ne 20 shkurtin e kemi festuar 3 muaj
më parp se të hiqej busti i Enver Hoxhës se e kemi rrëzuar me 13
dhjetor të 90 në Shkodër. Por fenomeni kryeqytet u bën hije
qyteteve të vogla. Por punët duhen bërë shpejt dhe me rrënjë
ashtu siç i bëri Shkodra sepse komunizmi është një sëmundje e
keqe është si një kolerë.


Ramë Oruçi ish- student i dhjetorit pjesëmarrës në grevën e urisë

1- Çështë për ju 20 shkurti?

20 shkurti është një ditë simbol sepse atëherë studentët u
ngritën për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës.

2- 20 shkurt '91, 20 shkurt 2000 dryshimet dhe të përbashkëtat
mes tyre?

- 20 shkurti i '91 ishte me liderin e dhjetorit të pavdekshmin
Azem hajdari ndërsa sot 20 shkurtin e 2000 3 festojmë pa atë. Ka
një ngjashmëri sepse dhe atëherë ishin komunistët në pushtet e
njëjta dhë është edhe sot. Duket sikur janë ringjallur përsëri
simbolet komuniste ashtu si në parlament, lëvizja e 8 dhjetorit
nga komunistët që për mua janë pseudodhjetoris. Ne duhet të
ngrihemi për t'i dhënë një grysht të hekurt këtij sistemi. Kam
besim tek studentët që sot janë edhe më shumë intelektualë se do
të ngrihen edhe njëherë për t'i dhënë një goditje dërrmuese
klasës në pushtet.

Jozefina Topalli

1-Çështë për ju 20 shkurti?

-Eshtë momenti që besoj se është fiksuar në memorjen e gjithë
shqiptarve dhe një faqe e rëndësishme e historis shqiptare kur
bëhet fjalë për rrëzimin e disa uneve që i kishin sjellë
shqipëris momentet e saj më të zeza. Eshtë momenti kur Shqipëria
ishte e çliruar qoftë edhe nga një bust, që sinifikon të keqen,
mega-vdekjen, që simbolizon vetëm kthimin prapa në kohë.

2- 20 shkur'91, 20 shkur 2000, ndryshimet dhe të përbashkëtat mes
tyre?

- Pluralizmi i këture 10 vjetëve dhe arritjet në tregun e lirë
janë element të rëndësishëm. Por mendoj që sikur të mos kishte
ndodhur ndërprerja tragjike e '97 nga ata që nuk dinë të
ndyshojnë asgjë në mënyrën e sjelljes politike. Shqipëria do të
ishte shumë afër bashkimit Europian ashtu siç ishte në 1996.

Bardhyl Matraxhiu pedagog në fakultetin gjuhë-letërsi në Tiranë


1-Ku e keni përjetuar ju 20 shkurtin?

-Kam qenë pedagog në institutin e Elbasanit sot universiteti
Aleksandër Xhuvani. Studentët e Elbasanit janë përfshirë pak me
vonesë por rreth 15 studentë kanë qenë pjestarë të grevës së
urisë në Tiranë. Kjo ka qenë një ngjarje e madhe për
intelektualët shqiptar=ë.

2- Cilat mendoni se kanë qenë marrdhënjet mes Enverit dhe
intelektualëve shqiptar?

- Regjimi i Hoxhës është një regjim që edhe në distancë kohore
ka qenë më i gjati në raport me inteligjencën shqiptare, fazat
kryesore kanë qenë dy.
a)asgjesimi i inteligjencës së vjetër që e quanin borgjezi dhe
nënshtrimi i atyre që nuk iu nënshtruan.
b)krijimi i një inteligjence të "re" që ti shërbejë komunistëve.
Enveri ka arritur ta nënshtrojë inteligjencën shqiptare duke e
krahasuar me komunistët kaldaistë.

3- Si e shpjegoni faktin që disa intelektualë që kanë qenë në
krye të dhjetoristëve sot janë në krah të majtë dhe shumë nga ata
kanë edhe poste në qeveri?

-Lëvizja e shkurtit qe një lëvizje e udhëhequr nga PD-ja, lëvizi
një front i madh anti komunist u shembën simbolet e atij regjimi
etje. Merrnin pjesë shumë njerëz për shumë arsye disa për ideale
disa për të fituar më vonë ndonjë post apo diçka tjetër. Arsyet
e largimit janë të shumta. Eshtë diçka tjetër pakënaqësitë ndaj
PD-së dhe largimi nga ajo dhe tjetër largimi në krah të majtë.
Ka indivitë si Edi Rama dhe klani i tij që kanë qenë bij
bllokmenësh dhe thelbi i tyre ishte që përse "pleqtë" nuk po ua
lënë vendin të rinjve për të qeverisur. Por nuk duhet harruar se
këta janë të lindur dhe rritur në bllokun e udhëheqjes komuniste.

4- Si po e përjetoni sot 20 shkurtin?

- Nuk mund të themi se janë ditë të lumtura për shumë
intelektualë, nuk ka një rikthim të Enverit në formë klasike si
e simboleve apo e partisë së punës. Por një rikthim ë enverizmit
në kuptimin ideologjik si në vrasjet politike. Kur nuk ia mbyll
dot tjetrit gojën me gojë atëherë e eliminon fizikisht. Eshtë
enverizëm pluralist që lejon pluralizmin por ushtron një trysni
mbi opozitën . Ata e quajnë tradhëtare opozitën kur dihet se nuk
ka pluralizëm pa opozitë. Nuk duhet haruar se ka një rikthim të
ideve enveriste.


pa burim





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2008 nė 12:14 Edit Post Reply With Quote
Jemi krenarë për atë monument të çmuar lirie që i dhuruam Shqipërisë

Bislim Ahmetaj

Pas Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90, lëvizje që iu dha shqiptarëve pluralizmin politik, të parën parti opozitare pas gati një gjysmë shekulli diktaturë, sakrifica sublime, ngujimi i mbi 700 studentëve dhe pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë në urinë e parë legale, pa pikë mëdyshje ka qenë e do të mbetet një margaritar krenarie në gjerdanin jo dhe aq të qëndisur të historisë tonë kombëtare.

E kam cilësuar "urinë e parë legale", pasi nëpër burgjet e diktaturës komuniste ishin mbajtur dhjetra greva urie, për një racion bukë më shumë, për një orë më shumë ajrosje, për më shumë të drejta, për më shumë liri (liri pas hekurash!), për mosshkeljen edhe të atyre ligjeve dhe rregulloreve të miratuara nga vetë xhelatët. Greva që ishin shtypur me thyerje kockash, tortura të tmerrshme dhe zgjatje dënimesh.

Ne brezi i studentëve të ’90-ës, veçanërisht ne që patëm guximin, kurajon qytetare dhe vetëdijësinë për veprimet tona, dhe u bëmë pjesë e grevës së urisë, ndjehemi krenarë për atë monument të çmuar lirie që i dhuruam Shqipërisë dhe brezave.

Ne ishim të bindur se pluralizmi politik nën hijen e busteve të diktatorit do të ishte një maskaradë alla komuniste.

Ne ishim të bindur se liritë e fituara në Dhjetor të ’90-ës ishin të cunguara, kur në shkollat tona Historia e PPSH, Materializmi Dialektik dhe krejt filozofia hoxhiste vazhdonin të ishin të pacënuara, qoftë edhe formalisht.

Kur morëm vendimin ekstrem për t’u ngujuar në uri, ishim të bindur edhe për pasojat që mund të kishim, më e fundit ndër pasojat ishte lodhja apo anemia që mund të na vinte nga mungesa e ushqimit.

Vendimi ynë për uri kishte terrorizuar gardën e vjetër të marksistëve shqiptarë, sigurimin e shtetit, njerëzit e inkriminuar të sistemit që po jepte shpirt. Ata kishin menduar se mbaruan punë me ne në dhjetor. Tani i kishim cënuar në palcë, po tentonim t’iu shembnim idhujt, mitet, simbolet mbi të cilat kishin ndërtuar diktaturën.

Kush prej nesh nuk e mban mend thashethemnajën e orëve të natës: tani do të sjellin qentë e policisë, tani do të vijnë "Ifa"-t që për destinacion kishin Malin me Gropa. Legjenda e Malit me Gropa tingëllon e gjallë edhe sot në veshët dhe memorien tonë. Kanë qenë momente ku përzihej heroizmi dhe frika në mënyrën më tragjikomike. Ndjeheshim edhe heronj dhe të tillë ishim, pasi në mbështetjen tonë kishte dalë e gjithë Tirana. Por edhe viktima se mund të shkonim si i thonë shprehjes "si qeni në rrush". Partia që kishim themeluar vetëm më pak se dy muaj më parë, kishte marrë një vendim kryesie me shumicë të thjeshtë për të mos e mbështetur grevën tonë. Preteksti, ndikimi negativ që mund të kishte greva në rezultatin e zgjedhjeve të 31 marsit. Azem Hajdari ishte i pari që e shkeli atë vendim absurd të diktuar nga segmentet që Ramiz Alia kishte instaluar në PD. Më pas, Dr.Berisha që kishte edhe të bijën të ngujuar në grevë më pas të gjithë …..e gjithë Tirana, e gjithë Shqipëria…

Greva jonë na bën të ndihemi krenarë për faktin se në të morën pjesë studentë nga të gjitha qendrat studentore të vendit: nga Universiteti i Tiranës, Bujqësori, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra e Korça. Ajo, klikën e vjetër, ishte një grevë kombëtare.

Ne ndihemi krenarë edhe për një motiv tjetër, se greva e urisë së 20 shkurtit ‘91 është e papërsëritshme në historinë e këtyre 17 viteve, sepse: realizoi dhe i tejkaloi kërkesat dhe qëllimet për të cilat kishte nisur. Kërkesa bazë, heqja e emrit të diktatorit Universitetit të Tiranës, u tejrealizua. Jo emër, por bustet e diktatorit u hoqën nga të gjitha sheshet e Shqipërisë. Hija e tyre e frikshme iu lëshoi vendin rrezeve të lirisë dhe demokracisë.

Greva pati mbështetjen më të madhe qytetare dhe intelektuale, ndër të gjitha të tjerat që u bënë më pas.

Shqiptarët u janë mirënjohës studentëve dhe pedagogëve që çmitizuan vendin më të indoktrinuar në Lindjen komuniste nga mitet dhe simbolet e diktaturës hoxhiste.

Është pak të themi që të njëjtën mirënjohje nuk na e ka rezervuar klasa politike që ka drejtuar vendin në këto 17 vite të pluripartitizmit në vend.

Shumica e brezit tonë, këtë mirënjohje, mbështetje dhe përkrahje nuk e ka kërkuar dhe as e kërkon nga opozita e sotme, trashëgimtare me hipotekë e Partisë së Punës, por nga mazhoranca e sotme, sidomos nga Partia Demokratike, të cilën më së paku e kemi themeluar në ’90-ën dhe e kemi mbështetur në shumicë këto 17 vite.

rd


Une per vete nuk kerkoj mirenjohje, por kerkoj:

LISTEN e SAKTE


FOTOT dhe FILMIMET e saj

dhe nje shoqate qe ta mbaje gjalle kujtimin e saj.






I lutem te gjitheve te shkruajne kujtimet e tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2008 nė 06:50 Edit Post Reply With Quote
Shkurt ’91, greva që shembi themelin real të diktaturës

Vendosur: 21/02/2008 - 11:21
• Nga Afrim Krasniqi*

“Lëvizja studentore e shkurtit 1991, ka një fillim pothuajse të njëjtë me atë të dhjetorit ‘90. Të njëjtat kërkesa, të njëjtat peticione, i njëjti pretekst dhe të njëjtit protagonistë. Ndryshimi i vetëm ishte vendi i nisjes së protestës. Në dhjetor gjithçka kishte filluar dhe vazhduar në qytetin “Studenti”. Në shkurt gjithçka filloi në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës (sot UBT) në Tiranë”.
“Më 7 shkurt protesta studentore (tashmë studentët e I.L. Bujqësor ishin solidarizuar me ata të UT. E. Hoxha të Tiranës.) mori një drejtim të ri. Në mitingun e orës 10:00 drejtuesit dhe oratorët-studentë përfundimisht paraqitën një peticion në formën ultimative. Kërkesat e tij u pritën me duartrokitje nga mitingu, çfarë do të thoshte se miratimi i tij nga studentët ishte tashmë një fakt i kryer. Kërkesat e para të tij ishin ato të njohurat, për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe shprehjes së solidaritetit me studentët e ILB-së. Më tej peticioni kërkonte dhënien fund të përndjekjeve të studentëve nga policia si edhe heqjen e të dhënave biografike politike nga dosjet e studentëve etj. Në të vërtetë peticioni fillonte në pikën tre të tij. Aty fillonin kërkesat e pastra politike. Fillimisht kërkohej realizimi praktik i çideologjizimit të shkollës dhe universitetit, heqja nga programi mësimor i lëndëve politike si edhe shkarkimi i drejtorit të RTV-së V. Kules dhe i ministrit të Jashtëm R. Malile. Në pikën e vet kulminante, peticioni kërkonte shfuqizimin e dekretit presidencial për mbrojtjen e figurave dhe heqjen e emrit të E. Hoxhës nga Universiteti”.
“Kërkesa për dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Malile konsiderohej emergjente për mjedisin studentor... Më 28 janar 1991, ministri i Jashtëm i Alisë, R.Malile realizoi një vizitë zyrtare në Kinë. Komunikata zyrtare e kësaj vizite njoftoi dhe konfirmoi, se edhe homologu kinez Li Peng, do të vizitonte së shpejti Tiranën. Vizita e tij në Tiranë bëhej në përgjigje të ftesës zyrtare të R. Alisë, ftesë dhe vizitë që do të ishte njëherësh e para në të gjithë botën për Kinën pas masakrës në sheshin “Tian Men”. Të gjithë shtetet evropiane shprehën pakënaqësi ndaj këtij veprimi të nxituar të Tiranës zyrtare. Brenda vendit, pjesa më intelektuale e shoqërisë reagoi ashpër. Më 31 janar 1991, opozita demokratike ftoi qytetarët dhe përkrahësit e saj në një marshim proteste përpara ambasadës së Kinës në Tiranë”.
“Shpallja e peticionit studentor i dha mundësinë opinionit të gjerë të njihej me forcën reale të fakteve dhe mentaliteteve. Ky revolucion mentaliteti dhe përballje politike natyrisht që pritej të kishte një qëndresë të ashpër. Kjo qëndresë nuk vonoi të vijë. Reagimi i strukturave shtetërore ishte i menjëhershëm. Ramiz Alia jo vetëm refuzoi të presë delegacione studentësh, por udhëtoi deri në Vlorë në një takim entuziast me fanatikët e Sigurimit dhe PPSH-së për të deklaruar se nuk do të kishte tolerim ndaj studentëve”.
“Me urdhër të Xhelil Gjonit, të gjitha Komitetet e Partisë nëpër rrethe filluan të dërgojnë telegrame “popullore” kundër studentëve. Nga 14-22 shkurt i gjithë shtypi proqeveritar botoi me dhjetëra telegrame të tilla solidariteti me PPSH-në dhe Ramiz Alinë. Roli i “letrave nga populli” u ideua dhe u përdor nga Alia për të arritur ose propozuar ato gjëra që ai nuk mund t’i propozonte individualisht. Më origjinalja ka mbetur letra e Komitetit të Partisë së Gramshit e cila i drejtohej studentëve me kërcënime dhe fyerje të ashpra publike. Letra arrinte pikën më të lartë të mosmirënjohjes aty, ku thuhej se: “Ju studentë nuk e dini çfarë është puna dhe jetoni me mundin dhe djersën tonë”.
“Mitingu i 12 shkurtit ishte menduar si më i madhi dhe vendimtari për përcaktimin e rrjedhës së demonstratës. Nga shumica e komisionit të grevës ky miting ishte parashikuar si mitingu i mbylljes. Kjo ishte arsyeja që në këtë miting ishin ftuar të gjitha forcat politike, komunitetet fetare si edhe shoqatat e krijuara deri atëherë. Fjala e kreut republikan S. Godo kaloi pa u vënë re nga rreth 30 mijë të pranishëm në miting. Ai foli për rëndësinë e dialogut, rikthimit në auditore dhe gjetjen e një kohe të përshtatshme për të kryer referendumin për emrin e diktatorit. Pas tij folën përfaqësues nga sindikatat dhe komunitetet fetare. Të dy këto grupime ishin në unison të plotë me studentët, ndaj dhe fjala e tyre u prit me ovacione të mëdha”.
“Diku nga mesi i mitingut e mori fjalën ministri i Arsimit S. Gjinushi. Gjinushi ishte një nga shtetarët më të rinj të R. Alisë. Ai së bashku me I. Ahmetin gëzonin njëfarë autoriteti në rrethet e vogla intelektuale liberale të PPSH-së. Edhe për studentët Gjinushi shihej si “ministri ndryshe”. Dalja e tij e parë përpara studentëve, fillimisht e tregoi këtë simpati. Njëri nga studentët i kërkoi publikisht Gjinushit të largohej nga kabineti Çarçanit. Ministri u përgjigj se “në çdo klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij. Pavarësisht nga kjo, klasa është klasë dhe nuk duhet braktisur, megjithëse unë jam një nga të mirët e saj”.
“Shtrirja e gjerë e solidaritetit rinor dhe bashkimi i studentëve me nxënësit dhe qytetarët e shumtë demokratë të Tiranës dhe qyteteve pranë saj, i dha një madhështi të jashtëzakonshme mitingut të 14 shkurtit. Ishte dita kur tërë mjetet zyrtare të informimit përsëritnin në unison fjalimin e R. Alia në Vlorë. Kreu komunist i regjimit kishte zgjedhur Vlorën për të sulmuar dhe kërcënuar studentët dhe tërë opozitën shqiptare. Duke folur gjerë e gjatë në këtë vizitë për “arritjet” historike të PPSH-së, Ramiz Alia kërcënoi ashpër studentët dhe kërkesën e tyre për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti. Me stilin e tij demagogjik Alia deklaroi se: “të gjitha arritjet pozitive të dekadave të fundit, janë historia e popullit, janë biografia e tij. Ato vetëm me mirësjellje mund të trajtohen. Me ndjenjat e popullit s’ka kush të drejtë të luajë”. Kjo nuk ishte deklaratë e zakonshme, po të kihet parasysh se në shkurt 1991, togfjalëshi “ndjenjat e popullit” nënkuptonte tërë makinën shtypëse të regjimit të Alisë, përfshi policinë, sigurimin, komunistët dhe vetë PPSH-në”.
“Dukuria e praktikimit prioritar të humorit, barsoletave politike, këngëve dhe poezive, rrezikoi zhvendosjen e vëmendjes së studentëve nga realiteti i ashpër që po afrohej. Duket se kjo gjë u ndje nga njëri nga aktivistët më të guximshëm dhe të vendosur, poeti dhe përkthyesi student Shenasi Rama... Rama disi i tërhequr që nga koha e largimit nga PD-ja 20 ditë më parë, doli në podium në një moment kur të gjithë ishin të prirur për të qeshur me humorin e bollshëm”.
“Natyrisht që ai nuk kishte talent t’i bëjë njerëzit për të qeshur. Por, ai kishte një oratori dhe logjikë të qartë, nëpërmjet të cilës ai ia arriti që pas dhjetë minutave ta sinkronizojë mitingun në rrjedhë të pastër politike. Ai u tha studentëve se hyrja në grevë urie nuk është lodër apo aventurë, por betim i përbashkët për të mposhtur diktaturën. Ai tha se nga greva mund të dalim edhe fitues edhe të vdekur. Ai përmendi shembullin e sheshit kinez të “Tian Men” dhe e cilësoi R. Alinë si kriminel dhe armik të demokracisë...”
“Të dielën më 17 shkurt, Tirana u gdhi nën një shi të lehtë pranvere. Atë ditë ishte afati i fundit për skadimin e ultimatumit studentor... Në një mbledhje të rrufeshme, në një grup të gjerë studentësh, u lexua dhe u miratua komisioni i grevës së urisë i përbërë nga studentët Blendi Gonxhe, Arben Lika, Arian Manahasa, Ridvan Peshkëpia, Ilir Disdari, Ndue Lugja, Tefalin Malshyti dhe Mesila Doda”.
“Vendosmërisë së studentëve për të shkuar drejt vetëflijimit, R. Alia iu përgjigj me vendosmërinë për të mos toleruar asnjë kërkesë politike të studentëve. Më 17 shkurt, ministri i Arsimit S. Gjinushi njoftoi vendimin e tij për mbylljen e Universitetit dhe shkollave deri më 25 shkurt. Pak orë pas shpalljes së këtij vendimi, policia, drejtoria dhe punonjësit e godinave urdhëruan lirimin e godinave të vajzave brenda 10 orëve... Televizioni shtetëror komunikoi vendimin e ministrit të Arsimit dhe u bëri thirrje prindërve të studentëve konviktorë të merrnin masa të menjëhershme për kujdesin e “shëndetit dhe jetës së fëmijëve studentë”, me motivin se gjoja ata kërcënoheshin nga grupe të errëta ekstremistësh dhe keqbërësish në Tiranë. Reagimi i banorëve demokratë të Tiranës ndaj këtyre masave brutale të qeverisë ishte i menjëhershëm. Sindikata e porsa themeluar e punëtorëve premtoi se do të hartojë listat e të gjithë familjarëve kryeqytetas që pranonin të strehonin për disa ditë studentët e dëbuar nga qyteti i tyre...”
“Ditët më pas u duk se betoni zyrtar po çahej. Të dërguarit e Alisë nëpërmjet televizionit shtetëror hodhën idenë se emri i Hoxhës i përkiste të gjithë popullit shqiptar dhe si i tillë duhej bërë një referendum kombëtar. Më 15 shkurt autoritetet propozuan variantin tjetër, atë të një referendumi vetëm me studentët, pedagogët, punonjësit dhe të gjitha këto kategori në breza që nga themelimi i universitetit. Edhe kjo shikohej e realizueshme vetëm pas zgjedhjeve të 31 marsit”.
“Kryetari S. Berisha pasi analizoi zhvillimet më të fundit, konkludoi në propozimin për të mbrojtur studentët në nismën e tyre të guximshme. Ai tha se “është e drejta e tyre heqja ose jo e emrit të Hoxhës nga Universiteti” dhe propozoi që PD-ja të shprehej dakord për zhvillimin e një referendumi studentor”.
“Televizioni shqiptar dhe gazetat e majta që ende financoheshin nga buxheti i shtetit, vazhdonin çdo ditë betejën e telegrameve. Ushtarakë, veteranë të luftës, kolektiva punonjësish, fshatarë dhe efektiva policie, pionierë dhe kolektiva nxënësish nga të gjitha rrethet e vendit, citoheshin në RTV si autorë telegramesh kundër studentëve “mosmirënjohës dhe vandalë” dhe në mbrojtje të figurës së Hoxhës. Kërcënimet ishin të shumëllojshme. Ca kërkonin që studentët të përjashtoheshin nga Universiteti, ca të mbyllej përkohësisht ai, ca të arrestoheshin organizatorët e protestave dhe të tjerë të përdorej ushtria dhe sigurimi për të zbuluar bashkëpunimin e studentëve me CIA-an amerikane”.
“Mbrëmja e 17 shkurtit e gjeti qytezën studentore në një heshtje të frikshme. Tek-tuk dallohej ndonjë lëvizje automjeti apo kalimtarë që nxitonin për në strehën e tyre. Nuk kishte as muzikë dhe as aktivitete argëtuese. Gjatë ditëve të fundit një pjesë e konsiderueshme e studentëve ishin rikthyer pranë familjeve të tyre... Familjarë të studentëve që ende nuk kishin braktisur protestën, lajmëronin për sëmundje dhe vdekje të të afërmve të tyre. Natyrisht, që askush nuk kishte vdekur dhe asnjë nuk ishte sëmurë, por kjo ishte e vetmja mundësi që prindërit të kishin pranë fëmijën e tyre student...”
“18 shkurti ishte një ditë krejt ndryshe nga ditët e tjera. Ishte zhdukur dëbora dhe nuk kishte më reshje shiu. Që në orët e para të mëngjesit studentët dhe vizitorët e shumtë mbushën rrugicat studentore... Rreth orës 09:00 pranë sheshit “Demokracia” grumbulli i njerëzve po vinte duke u shtuar. Pas 30 minutave ishte e pamundur të lëvizje nëpër shesh, nga dendësia e madhe e pjesëmarrësve në miting. Natyrisht që këtë ditë, fjalimet ishin shumë më të pakta dhe humori i përditshëm ishte zhdukur nga skenari. Të qeshurat e zakonshme të qytetarëve kryeqytetas i kishin lënë vendin syve të lotuar të dhjetëra nënave tiranase. Nuk ishte e rëndësishme në ato kishin apo jo aty djalin dhe vajzën e tyre. Miqësia, solidariteti dhe afrimiteti mes studentëve dhe qytetarëve kryeqytetas i kishte kaluar të gjithë kufijtë e një dashurie dhe respekti qytetar. Marrëdhëniet e tyre paraditen e 18 shkurtit flisnin për shumë më tepër”.
“Pavarësisht nga përgatitjet e studentëve për të hyrë në grevë urie, komisioni i grevës kishte lënë afatin e fundit për qeverinë. Afati ishte deri në orën 11:30”.
“Në orën 11:45 minuta komisioni i grevës kërkoi të bënte komunikatën e fundit përpara studentëve. Pati disa ndërhyrje dhe kërkesa për të pritur edhe pak, por ndërkohë të gjitha afatet kishin mbaruar. Fiks në orën 12:00 të datës 18 shkurt 1991, komisioni i grevës studentore shpalli përfundimin e afatit për bisedime dhe fillimin e grevës së urisë. Oratorë teknike të komisionit lajmëruan detaje të hollësishme për hyrjen në grevë, sallën ku do të zhvillohej dhe kushtet për t’u bërë anëtar i saj”. “Gjysmë ore pas mesditës, pranë Kinoklubit “Studenti” ishin mbledhur mijëra qytetarë, pedagogë dhe studentë. Dikush lajmëroi vendimin e komisionit që në grevë të pranoheshin vetëm studentët dhe pedagogët. Gjithashtu, për t’u lejuar hyrja në grevë u kërkua paraqitja e detyrueshme e librezës së studentit. Në portën e vogël hyrëse ishte vendosur flamuri kombëtar. Përpara saj radha e studentëve që shtyheshin për të hyrë brenda ishte jashtëzakonisht e madhe. Megjithëse deri para pak momentesh në fletët e komisionit të grevës kishin firmosur vetëm 280-300 studentë, përpara kinoklubit ishin dyfishi i tyre. Të parët hynë ata që kishin firmosur më parë, më pas të tjerët që dëshironin të hynin. Secili student mbante librezën në dorë dhe përpara se të kalonte pragun e hyrjes puthte flamurin kombëtar. Ky akt ishte kuptimplotë dhe i papërsëritshëm”.
(vijon nesër)
(*)Marrë nga libri “Fundi i Siberisë Shqiptare” 1998, me autor Afrim Krasniqin

Lista

Ish-studentët në grevën e urisë

Fakulteti
Histori - Filologji (66)

Afrim Krasniqi
Agron Loci
Alban Xhiku
Alfred Golloshi
Ali Koçuku
Altin Dervishi
Andi Baba
Andi Dervishi
Anila Pulleja
Arben Ahmetaj
Arben Llogoni
Arben Totolaku
Ardi Stefa
Ardian Lami
Ardian Vruzhi
Ardian Nikaj
Arleta Xeka
Armand Mero
Artan Pervaza
Artur Katuçi
Besnik Kadesha
Dritan Çuni
Dritan Islami
Dritan Llanaj
Dritan Tole
Edit Harxhi
Eduart Bardhi
Edvin Shvarc
Erion Kabo
Eugenta Bezhani
Fatmir Daci
Fatos Vladi
Frederik Seiti
Genc Burimi
Gent Bega
Gentian Moçka
Gentiana Bitri
Gramoz Hoxha
Gjon Bardhi
Hysni Çami
Ilir Muka
Kont Oriolli (pedagog)
Kreshnik Çollaku
Leonard Osmani
Lulzim Sinani
Lura Baçi
Lush Nika
Mark Marku
Neritan Hoxha
Omer Dashi
Osman Sadiku
Redin Hafizi
Robert Koçiu
Roselita Shehu
Rudian Zekthi
Selim Kryeziu
Silva Shabani (pedagog) Skender Minxhozi
Sokol Luci
Sokol Muça
Stefan Stefa
Shinasi Rama
Shkelqim Jani
Tajar Dubali
Ylli Huka
Xheni Tanini (koresp)
(vijon nesër)

neser do te lexoni

Rrethimi me forca të armatosura i sallës ku u ngujuan studentët dhe incidenti me të vetëquajturin, përfaqësues i komunitetit të shqiptarëve në Kroaci

Cilët ishin të dërguarit e Ramiz Alisë, që tentuan të bindnin studentët të linin grevën dhe versionet që propozonin për përmbushjen e kërkesave të tyre

Lajmi anonim se Plenumi i KQ të PPSH, kishte miratuar kërkesën e studentëve, festa e parakohshme, përgënjeshtrimi dhe ringujimi në grevë

ǒpërmbante telegrami i rremë i studentëve të Prishtinës dhe ai i vërteti i mbërritur më pas



Greva e urisë, si kapërcyen studentët manovrat e Ramizit

Vendosur: 22/02/2008 - 12:15
• Në orën 13:15 minuta komisioni vendosi mbylljen e portës kryesore dhe shpalljen zyrtare të fillimit të grevës së urisë.

Afrim Krasniqi*

U desh edhe gjysmë ore që studentët e shpërndarë nëpër salla të rigrupoheshin sipas fakulteteve. Komisioni u përpoq të bëjë regjistrimin e plotë të pjesëmarrësve dhe grupimi sipas fakulteteve ishte gjëja e parë e nevojshme për t’u bërë.Deri në orën 17:00 kur komisioni kishte në dispozicion të plotë listën përfundimtare të pjesëmarrësve në grevën e urisë, në ambientin rreth kinoklubit ndodhi një zhvillim i ri. Forca të shumta policie, të armatosura dhe të shoqëruara nga ushtarakë të panumërt, në distancë 200 metra rrethuan me kordon të gjithë godinën ku mbahej greva. Brenda kordonit të tyre, qëndruan rreth 10-15 pensionistë, të cilët hidhnin parulla kundër studentëve dhe në mbrojtje të diktatorit. Kjo paradë force e ushtarakëve të Alisë kishte si qëllim krijimin e distancës mes grevistëve dhe qytetarëve, që vazhdonin mitingun në solidaritet me ta.
Ardhja e forcave të policisë krijoi një hutim mes studentëve. Ishin të shumtë ata që e menduan këtë si veprim paralajmërues për nxjerrjen e tyre me forcë nga greva. Ata më dyshuesit parashikuan se kjo mund të ndodhte po atë mbrëmje sapo të errësohej dhe qytetarët të largoheshin. Megjithë këtë veprim provokativ të policisë, të justifikuar nga Alia me “domosdoshmërinë e sigurimit të jetës së studentëve nga provokacionet e forcave të errëta”, askush nga pjesëmarrësit në grevë nuk dyshonte në këmbënguljen e tij për të vazhduar grevën deri në fund.
Orët e para të sakrificës
Orët e para të pasdites së 18 shkurtit, studentët grevistë i shfrytëzuan për t’u sistemuar nëpër salla. Disa studentë të jashtëm sollën batanije nga godinat e tyre, të tjerë filluan leximin e librave. Dikush kishte gjetur një dërrasë për ta përdorur si mbështetëse. Dikush, ende qëndronte ulur në disa stola të ngjitur kinemaje. Kishte edhe nga ata që filluan të thithin cigaret e para të duhanit, ndërsa vajzat sistemuan njëra me tjetrën sendet personale. Por, më shumë se gjysma e studentëve duke shfrytëzuar perdet e sallave të kinoklubit, bënë shirita të cilët pasi mbusheshin me thirrje për paqe, parulla kundër Hoxhës, Alisë e PPSH-së, lidheshin në kokë. Studentë të arteve montuan një kasetofon të fuqishëm që furnizonte me muzikë moderne të gjithë ambientet e grevës. Muzika dhe surprizat e studentëve-artistë u bënë realisht miqtë më të mirë dhe të përhershëm gjatë gjithë zhvillimit të grevës.
Pavarësisht se nuk kishin kaluar as dy orë nga fillimi i grevës, ndërmjetësit-mysafirë nuk vonuan të vinin. I pari hyri një burrë i pashëm dhe i veshur me një kostum që i shkëlqente në trup. Vinte nga Kroacia dhe një natë më parë ishte dukur në një kronikë televizive, ndërsa shtrëngonte duart me R. Alinë. Ai u prezantua si T.B., dhe tha se ishte njëri prej drejtuesve kryesorë të shqiptarëve në Kroaci. Ai foli rrjedhshëm dhe me një gjuhë të vështirë filozofike. Njëherë u shpreh se, i përkrahte studentët, pastaj foli mbi rëndësinë e unitetit, pastaj për marrëdhëniet individ-ndërgjegje-vullnet e kushedi se çfarë tjetër. Fjala e tij ishte e lodhshme për t’u mbajtur mend e tëra. Ajo që mbaj mend ishin djersët që i mbuluan fytyrën dhe fakti, se studentët të zemëruar me të, kërkuan që ai të largohej nga salla. Mysafiri i parë u largua, ndërsa komisioni i grevës lajmëroi vendimin që asnjë i “huaj” të mos lejohej të hyjë brenda ndërtesës pa miratimin paraprak të tij.
Radha e ndërmjetësve të dërguar nga Alia, vijoi me ardhjen pasdite të ministrave S. Gjinushi e I. Ahmeti. Pavarësisht se ministri i Ndërtimit nuk kishte asnjë lidhje me studentët dhe kërkesat e tyre, dukej qartë se ai dhe Gjinushi ishin ndër të vetmit të besuar të Alisë në komunikim me studentët. Alia në kujtimet e tij thotë se, “hymë në dialog me studentët dhe për këtë u angazhua sidomos ministri i Arsimit S. Gjinushi dhe sekretari i Parë i BRPSH-së, L. Bashkurti”. Takimi i parë mes tyre dhe komisionit të grevës u zhvillua në njërën nga dhomat e vogla, ku ishte vendosur komisioni. Ata sollën variantin më të ri të Alisë, propozimin për të mbyllur grevën me kushtin që emri i Hoxhës të vendosej nga organet kompetente në fillimin e vitit të ri shkollor. Alia ishte këmbëngulës në idenë e tij për “zhvillimin e njëfarë referendumi me studentë dhe ish-studentë të universitetit”. Thënë ndryshe, kjo ishte rruga më optimale që Alia zgjodhi për të arritur mosndryshimin e emrit të universitetit dhe shndërrimin e debatit nga çështje e brendshme e studentëve, në çështje të të gjithë shoqërisë. Ideja e referendumit me studentë dhe ish-studentë, teknikisht dhe logjikisht ishte zgjidhja më e mirë për regjimin për të cilin shmangia e grevës dhe fitorja në kohë dukej se ishin jetike.
Alia dhe të deleguarit e tij mbronin variantin se, askush përveç Kuvendit Popullor nuk kishte të drejtë ligjore të vendoste për emërtimin e universitetit. Kjo ofertë e përsëritur vazhdimisht nga të dërguarit e Alisë u cilësua njëzëri si e papranueshme nga studentët. Bisedimet e para me të dërguarit e Alisë u mbyllën me frikën e këtyre të fundit se, nëse studentët nuk do të pranonin kompromise politike, atëherë ata mund të përfundonin shumë keq. Për cilindo analist dhe vëzhgues të atyre ditëve të konfliktit të madh, kjo frikë ishte e dukshme. Por, mrekullisht studentët e kishin kapërcyer harkun e ylberit.
Në orën 15:30 fillonin emisionet tradicionale të lajmeve në radio. Në raste të tilla muzika pushonte dhe studentët në heshtje prisnin të rejat më të fundit të reagimit zyrtar. Emisioni radiofonik i asaj pasditeje filloi me rëndësinë që i duhej kushtuar përkujdesjes së pemëtarisë në Dibër dhe u mbyll me hollësi të konfliktit më të njohur të botës, atij irakian. Asnjë fjalë për grevën e studentëve. Krejt e kundërta ndodhi në edicionet televizive të mbrëmjes. Ndryshe nga mesdita, në këto edicione, greva e studentëve ishte epiqendra e lajmeve. U lexua deklarata e qeverisë, peticione të kolektivave të disa reparteve ushtarake, një letër anonime në emër të studentëve të Prishtinës etj. Ato të gjitha në unanimitet dhe me gjuhë ushtarake dënonin aktin vetësakrifikues të studentëve grevistë dhe kërkonin mbrojtjen me çdo çmim të “pastërtisë së komandantit tonë të lavdishëm Enver Hoxha”. Gjatë leximit të paçavureve të tilla, atmosfera e grevës binte ndjeshëm. Më pas studentët e ILA-s riaktivizonin muzikë dhe një kasetë magnetofoni me imitime të të gjithë kreut të PP-së dhe familjes së diktatorit. Kjo kasetë e realizuar me një mjeshtri artistike dhe me pjesë mjaft pikante nga jeta dhe aktiviteti i Byrosë Politike dhe diktatorit u transmetua thuajse çdo gjysmë ore gjatë gjithë grevës. Ishte me të vërtetë surpriza më e madhe e grevës së urisë.
Orët e natës së parë të grevës kaluan me të njëjtën monotoni. Muzikë, lexim, kërcim, humor, lojëra, cigare, urrejtje, thirrje, vendosmëri dhe mall. Ishte një natë e gjatë dhe e lodhshme. Deri pas mesit të natës askush nuk kishte mbyllur sytë për të fjetur. Aty rreth orëve të para të ditës së re, erdhën për të vizituar grevistët edhe liderët kryesorë të Partisë Demokratike. Ardhja e tyre u prit me ovacione të mëdha...
Ky sulm dhe fushatë akuzash propagandistike kundër PD-së e kishte detyruar këtë të fundit të zgjidhte pozicionin e vet përfundimtar. Ose do të deklaronte distancim nga studentët për të fituar betejën propagandistike, ose do të deklarohej përfundimisht në mbështetje të plotë të studentëve. Kjo e dyta vërtet e rrezikonte shumë politikisht PD-në, ndoshta deri paralajmërim të sigurt të humbjes në zgjedhjet e marsit. Por, PD-ja të vetmen pasuri kishte mbështetjen studentore. Ajo kurrsesi dhe në asnjë rrethanë nuk duhej ta humbiste këtë pasuri. Kjo ishte ndoshta arsyeja kryesore që e detyroi PD-në, që jashtë dëshirës së saj maksimale, të sakrifikonte momentin politik për t’u bashkuar publikisht me studentët. Padyshim, ky vendim i imponuar nga arsyet e mësipërme ka qenë vendimtar dhe historik për të dhe për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Koha e vërtetoi këtë përfundim.
Momente tensioni
Diku pas orës 02:00 të mëngjesit, një pjesë e studentëve preferuan të provojnë gjumin. Ishte e pamundur që në atë ambient të ngushtë të kishte hapësirë për gjumin e të gjithë studentëve, ndaj romantikët dhe muzikantët vazhduan të shkruajnë ditarë dhe të dëgjojnë muzikë. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, kishte filluar dita e re për grevistët. Muzikë e lartë dhe të qeshura të shumta krijuan atmosferën për një ditë më optimiste. I vetmi ndryshim ishte zëri më i vrazhdë i grevistëve, pasojë normale e një dite të lodhshme që u la pas. Zgjimin e mëngjesit komisioni i grevës e shfrytëzoi për të komunikuar nisjen e dy telegrameve. Njërin për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Peres de Kuelar dhe tjetrin për studentët e Universitetit të Prishtinës. Njëkohësisht me këtë, sipas traditës së një dite më parë vijoi leximet e të gjithë telegrameve të solidaritetit. Atë mëngjes komisioni lexoi edhe një telegram të veçantë drejtuar studentëve grevistë nga emigrantët shqiptarë të New-Jorkut në SHBA. Leximi i tij shkaktoi një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Thirrjet “Shqipëri mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë” u bënë refren i brohoritjeve pa fund të grevistëve.
I gjithë shtypi zyrtar i 19 shkurtit botoi deklaratën e Këshillit të Ministrave. Kjo deklaratë që e cilësoi të papranueshme kërkesën e studentëve për heqjen e emrit të diktatorit, i bëri thirrjen e fundit studentëve për t’u tërhequr dhe propozonte thirrjen e një referendumi nga Kuvendi Popullor dhe jo qeveria. Por, surpriza më e madhe e mëngjesit të 19 shkurtit ishte botimi në gazetën e PPSH-së i një letre të hapur drejtuar R. Alisë nga anonimë të “Bashkimi i Veprimtarëve Vullnetarë ‘Enver Hoxha’”. Ky ishte një organizëm i ri ekstremistësh dhe sigurimsash të regjimit të Alisë, i themeluar në Berat në prani të sekretarit të Dytë të KQ të PPSH-së, Xhelil Gjonit dhe ministrit të Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, më 12 shkurt 1991. Fakti që kjo letër kërcënuese botohej më 19 shkurt, ndërsa poshtë saj mbante mbishkrimin e datës 12 shkurt, tregon se botimi i saj u përdor nga regjimi si karta e fundit e presionit mbi studentët.
Studentët ishin vënë në dijeni të një takimi të realizuar mes përfaqësuesve të PD-së dhe R. Alisë, ku ata i kishin kërkuar krushkut të diktatorit të pranonte të dekretonte kërkesën e studentëve. Demokratët e kishin paralajmëruar atë se në rast të kundërt, përgjegjësia do të ishte e tij. Menjëherë pas këtij takimi, në një nga ambientet e KQ-së kishte filluar një mbledhje rrufe e Plenumit të PPSH-së. Studentët prisnin dhe besonin se pjesëmarrësit në këtë mbledhje do të kishin arritur të kuptonin se krimet e tyre në shërbim të diktaturës ishin të papërfillshme me krimin që ata po realizonin me jetët e qindra studentëve grevistë. Këtë parandjenjë utopike e ushqeu dhe thuajse e faktoi një lajm anonim i ardhur tek studentët rreth orës 13:30. Lajmi ishte se plenumi e kishte miratuar kërkesën e studentëve.
Liderët e PD-së dhe të komisionit të grevës shpejtuan ta shpërndanin lajmin, pavarësisht se asnjë prej tyre nuk ishte i bindur në vërtetësinë e tij. Megjithatë, komunikimi i këtij lajmi fals e shndërroi të gjithë atmosferën e grevës. Një entuziazëm i paparë shpërtheu brenda dhe jashtë ndërtesës së urisë. Lot gëzimi dhe përqafime mes grevistëve dhe politikanëve. Të gjithë grevistët u përgatitën për ta mbyllur atë, ndërsa përjashta mijëra qytetarë prisnin daljen e studentëve për ta festuar së bashku fitoren. Për të ndodhur kjo duhej dy orë pritjeje derisa të fillonte edicioni i lajmeve në radion shtetërore. Ora shënoi 15:30 dhe spikeri radiofonik filloi të fliste. Lajm i parë, deklarata e Plenumit të KQ të PPSH-së (21). Auditorit i ngriu gëzimi në buzë. Festa e nisur dy orë më parë u shndërrua në zi. Deklarata nuk konfirmoi realizimin e kërkesës së tyre, përkundrazi ajo kërcënoi dhe paralajmëroi një fund shumë dramatik të grevës duke theksuar se, “demokracia (e PPSH-së) ka limitet e saj”. Ajo konfirmoi se PPSH-ja dhe R. Alia nuk do ta lëshojnë “nderin” e mësuesit të tyre të vdekur. Alia përfundimisht i kishte hequr të drejtën vetes për të fituar respektin e brezave të ardhshëm. Ai u shfaq si diktator, sepse ishte i tillë, u shfaq si një konservator komunist, sepse ishte i tillë, u shfaq si pasardhës besnik i diktatorit Hoxha, sepse ishte i tillë.
Mesnata e dytë e grevës së urisë solli përsëri pranë studentëve të dërguarit e zakonshëm të R.Alisë, Gjinushin, Ahmetin dhe Bashkurtin. Për më shumë se tre orë ata biseduan me komisionin e grevës rreth një propozimi të ri për dhënien fund të grevës. Propozimi i ri i Alisë ishte që “Universiteti të ndahej në tri pjesë, njëra nga të cilat, Universiteti i Shkencave Humanitare do të mbante emrin “Enver Hoxha”. Debati ishte i ashpër dhe hera-herës paralajmëroi pasoja të paimagjinueshme. Të dërguarit e Alisë, personalisht, linin të kuptonin se mendonin ndryshe nga padroni, por në porositë e padronit ishin shumë provokues.
Pas debateve të gjata me komisionin, ky i fundit u mblodh për të përcaktuar një qëndrim unanim. Ishte hera e parë që komisioni humbi unanimitetin. Shumica kërkoi plotësimin e ofertës së paraqitur nga të dërguarit e Alisë për ndarjen e universitetit. Vetëm njëri prej tyre votoi ndryshe. Në fund, komisioni vendosi të kërkojë votëbesimin e propozimit të tij në sallën e madhe të grevistëve. Përpara grevistëve komisioni nuk komunikoi hollësi rreth bisedimeve dhe kontradiktave brenda tij, por vetëm konkluzionin e shumicës së anëtarëve të tij.
Oferta e paraqitur duket se tronditi keqas shpirtrat e trazuar të studentëve. Reagimi i tyre ishte unanim dhe i menjëhershëm. Ata vendosmërisht kërkuan që i vetmi vendim që mbyll grevën e tyre është shpallja e dekretit për heqjen e emrit të diktatorit nga universiteti. Çdo zgjidhje tjetër u cilësua prej tyre si e papranueshme dhe si tradhti e komisionit të grevës. Epitetin e fundit e përdorën në një ndërhyrje vendimtare pedagogët Stringa e Dervishi, si edhe studenti grevist Sh. Rama. Komisionit të grevës nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të hartonte deklaratën që hidhte poshtë edhe ofertën e fundit të Ramiz Alisë.
Si për të rikthyer atmosferën dhe entuziazmin komisioni lexoi përpara grevistëve një telegram urgjent të ardhur nga studentët e Universitetit të Prishtinës. Ata shprehnin solidaritet maksimal me grevën e urisë dhe denonconin telegramin e lexuar një natë më parë në RTV, si sajesë false e strukturave diplomatike të PPSH-së. Ky ishte një lajm dhe arsye bindëse për t’iu rikthyer festës dhe gëzimit. I pari student që mendoi kështu, vendosi një kasetë me muzikë të zgjedhur dhe brenda pak sekondash si në një inat fëmijësh, studentët u hutuan në atmosferën e re, duke harruar gjithë mërzinë e mëparshme.
Lajmet e mbrëmjes rikthyen entuziazmin dhe besimin e plotë të grevistëve në fitore. Pas minutave të tëra plot sulme dhe kërcënime ndaj grevistëve, spikeri i lajmeve televizive lajmëroi se në Tiranë ishte mbledhur Aktivi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Spikeri shtoi se, kjo mbledhje ka vendosur që më 20 shkurt të zhvillojë një grevë të përgjithshme kombëtare në përkrahje të studentëve dhe kërkesave të tyre. Kaq tha spikeri dhe kaq dëgjuan studentët. Por, për të gjithë grevistët ishte e qartë, se pas këtij lajmi nëntë radhësh në të vërtetë fshihej çelësi i fitores së ëndërruar të 20 shkurtit 1991...
(vijon nesër)
(*) Marrë nga libri: “Fundi i Siberisë Shqiptare” 1998, me autor Afrim Krasniqin


Si u abuzua me listën e studentëve grevistë

Afrim Krasniqi

Historia e listës së studentëve që morën pjesë në grevën e urisë më 18-20 shkurt 1991 është e gjatë dhe ende e pambaruar. Në ditën e parë të grevës, të gjitha fakultetet bënë një regjistrim të studentëve pjesëmarrës. Numri i përgjithshëm i studentëve që u komunikua nga komisioni i grevës ishte rreth 700. Brenda kësaj shifre përfshiheshin edhe pedagogët dhe një numër i papërfillshëm gjimnazistësh dhe studentësh që sapo ishin diplomuar. Në këtë listë bie në sy edhe fakti se një numër pjesëmarrësish (sidomos pedagogët) janë regjistruar nga më shumë se një fakultet, pasi ata jepnin leksione në dy-tre fakultete.
Lista e grevës së urisë nuk u dorëzua kurrë në arkivin e PD-së, siç kërkohej nga rregullorja e grevës, por u mbajt nga persona të veçantë të komisionit të grevës. Një muaj pas mbarimit të grevës së urisë filloi eksodi i madh i rinisë shqiptare drejt vendeve perëndimore. Dokumenti i parë që i kërkohej çdo ish-studenti që mori rrugën e emigrimit ishte dëshmia nga PD-ja dhe pjesëmarrja në grevën e urisë kundër diktatorit Hoxha. Dhënia e një numri të pafund vërtetimesh, (shumica i’u dhanë personave që nuk kishin asnjë lidhje me grevën e studentëve), dhe dyshimet e shumta të PD-së për trafik e falsifikim vërtetimesh, i detyroi mbajtësit e listës ta zhdukin përgjithmonë atë.
Tentativat personale për ta rihartuar listën e zhdukur të grevës së urisë vazhduan për shumë vjet. Në vitin 1993 gazeta “Tribuna Demokratike” i ftoi të gjithë ish-protagonistët e grevës, familjarët dhe të njohurit e tyre të dëshmojnë emra të pjesëmarrësve në grevë. Kjo nismë solli një duzinë letrash, nga të gjitha rrethet ku silleshin prova për pjesëmarrje në grevë (fotografi, shkrime gazetash, dëshmi të shokëve të kursit, dëshmi të pedagogëve grevistë etj).
Në mënyrë të veçantë thirrjes së gazetës iu përgjigjën përkthyesi i njohur Robert Shvarc, i cili solli në origjinal listën e fakultetit Histori-Filologji dhe Gjuhët e Huaja, listë që gjatë grevës ishte hartuar nga djali i tij, ish-studenti i letërsisë, Ervin Shvarc. Të njëjtin veprim human ndërmorën edhe familja Bollano (djali i të cilës kishte hartuar dhe zotëronte origjinalin e listës së fakultetit të Gjeologji-Miniera), ish-studenti M. Gjana (i cili ruante listën e studentëve të Ndërtimit dhe Arkitekturës), ish-studenti A. Ahmetaj (i cili ruante listën e studentëve të Mjekësisë), redaksia e gazetës “Fllad” e UB-së, që ruante të botuar nga “Studenti i Bujqësisë” origjinalin e listës së ILB-së, etj.
Në këtë mënyrë u arrit të plotësohet lista origjinale e studentëve ish-grevistë nga disa fakultete dhe institute të vendit. Përfundimisht, lista e mëposhtme është përfundimtare (e ruajtur ose e rihartuar në bazë të origjinalit), për fakultetin Histori-Filologji, fakultetin Gjeologji-Miniera, fakultetin e Mjekësisë, fakultetin e Ndërtimit dhe Arkitekturës, fakultetin e Ekonomisë, fakultetin e Shkencave Politike, Institutin e Lartë Bujqësor dhe Institutin e Lartë të Arteve. Gjithashtu është e plotë lista e pedagogëve pjesëmarrës sipas fakulteteve ku bënin pjesë. Megjithë përpjekjet e panumërta personale nuk kam arritur të hartoj listën përfundimtare për fakultetin e Shkencave të Natyrës, fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Institutin e Kulturës Fizike, si edhe për përfaqësuesit e instituteve të tjera nga Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Korça dhe për personat e tjerë jo studentë që kanë marrë pjesë në grevë... Pavarësisht nga mungesa e listës së plotë, debati dhe alibitë rreth saj, unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se botimi i kësaj liste jopërfundimtare të më shumë se 530 ish-studentëve pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 1991, është shumë më i dobishëm sesa lënia e gjithçkaje në mëshirën e harresës dhe subjektivizmit politik. Unë i kërkoj ndjesë të gjithë atyre ish-kolegëve që morën pjesë në grevën e urisë së shkurtit 1991, por që unë, kolegët e tjerë të tyre, shtypi, arkivat e MPB-së, arkivat televiziv dhe të fotoreporterëve nuk arritëm t’i identifikojmë asnjëherë me emra.


lista e grevisteve

(vijon nga numri i kaluar)
Instituti i Lartë
i Arteve (25)
Andi Hila
Andeta Spahivogli
Arben Spahiu (pedagog)
Ardian Paci
Artan Lika
Blendi Gonxhe
Blendi Karanxha
Donika Gervalla
Dritan Stermani
Ergys Sako
Ervin Çuli
Edvin Blloshmi
Fredi Xhemo
Helidon Gjergji
Genc Belba
Ilir Gumbardhi
Ilir Taushani
Merita Selimi
Nikolin Gjoklaj
Robert Budina
Rudi Erebara
Sadik Spahia (pedagog)
Sirgen Veseli
Sokol Sinani
Ylli Banja

Fakulteti i Shkencave
Politike (12)
Agron Loci
Albana Zhegu
Arben Ristani
Ardian Nuni
Bashkim Dedja
Çlirim Gjata
Edi Spaho
Elidon Shkembi
Fatmir Hoxha
Kreshnik Spahiu
Oltion Gogu
Silvana Shabani (ped)
Vilsa Dado

Instituti i
Kulturës Fizike (6)
Alban Shehri
Dritan Shakohoxha
Kastriot Sulçe
Klodian Deliallisi
Robert Çitozi
Rezart Xhari

Fakulteti i
Inxhinierisë
së Ndërtimit (69)
Adrian Karapici
Adriatik Omeri
Agim Reçi
Agron Rragami
Agustin Deda
Ajet Ramçe
Alban Pici
Alban Xhaferi
Alfred Aliçi
Amardo Shpofi
Andi Xhelepi
Arben Lasku
Arber Jasimi
Ardian Rrapi
Ardian Kollozi
Arjan Manahasa
Arjanit Daka
Artan Mata
Artur Sokoli
Astrit Faruku
Bahir Hoda
Bardhyl Karagjozi
Bujar Tafili
Diana Sanxhaktari
Dionis Bello
Dritan Berberi
Dritan Peshtani
Dritan Voshtina
Edi Gaba
Eduart Ibrahimi
Eduart Faruku
Elona Mero
Emil Prodani (pedagog)
Enio Jaçe
Esmeralda Pasmaçiu
Fatmir Murri
Gazmend Oketa
Genc Katragjini
Gjergj Kozllorovi
Hajri Spahiu
Hysni Gjoçi
Ilir Berzani
Ilir Kodheli
Ilir Zilja
Ilir Proko
Jovan Çomo
Katerina Ikonomi
Kosta Bidoçi
Kujtim Allaraj
Leonard Peleqi
Lekë Tusha
Lorenc Zani
Luan Deraj
Luljeta Danaj
Lutfi Nano
Myftar Gjana
Mirand Deliallisi
Noris Koçi
Pandush Sterjanai
Parid Margariti
Qemal Koçi
Ridvan Peshkepia
Roland Shehu
Rezarta Sima
Skerdi Strazimiri
Soner Tallushi
Sokol Duka
Shpend Miftari
Vesel Koçia
Vladimir Kordha
Xhemal Çeço


neser do te lexoni

Si nisi protesta popullore kur autoambulancat nisën të dërgonin në spital studentët e parë grevistë që kishin nevojë për ndihmë mjekësore

Përse ministri Hekuran Isai nuk zbatoi urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. Cili ishte qëndrimi i Ramiz Alisë e pakënaqësia e Nexhmije Hoxhës

Si u përjetua mes studentëve grevistë lajmi për rrëzimin e shtatores dhe përse protestuesit nuk shkuan të prishin varrin e Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2008 nė 06:59 Edit Post Reply With Quote
Per fat te keq nuk e kam te gjithe artikullin dhe as librin nuk e kam.

Kush e njef Afrim Krasniqin ?

A ka ndokush nje adrese te tij?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2009 nė 20:14 Edit Post Reply With Quote
Neser eshte pervjetori i 18 i greves se urise.

Ka ndonje organizim?

Uroj te isha ne Shqypni dhe me se fundi te shof fofot e te takoj shoket.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2009 nė 12:13 Edit Post Reply With Quote
Fakulteti i Shkencave të Natyrës (96)
Abdi Mullaraj
Adelina Hysenbegasi
Aferdita Doraci
Agim Delia
Agim Ibro
Agim Sula
Agron Isufi
Agron Sula
Akli Fundo
Albert Kushti
Aldo Çobo
Aleko Xhollo
Alfred Kosta (pedagog)
Alketa Hysenbegasi
Altin Veisiu
Anila Mjeda
Anila Resuli
Arben Doçi
Arben Fani
Arben Haxhia
Ardian Berisha
Ardian Minxolli
Ardian Zazo
Argit Buda
Argita Berisha
Arian Stajka
Aristotel Suxho
Arjan Ruka
Arjan Xhelaj
Artan Bujari
Artan Dinarku
Artan Hajrullai
Artan Isai
Artur Bushprendi
Artur Mehmeti
Bashkim Qosja
Behar Xhori
Besnik Alushi
Dritan Gjoni
Dritan Koleci
Dritan Muça
Durim Bani
Durim Lika
Durim Toçilla
Edlira Çoçoli
Edmond Banushi
Eduart Biti
Eduart Filipi
Eduart Goci
Enton Stermasi
Erenik Vokshi
Erlet Shehi
Erma Toto
Ermonela Karaj
Etland Bicprendi
Evis Karaj
Fatbardh Brami
Fatbardha Belshaku
Ferdi Hoxha
Flora Perleka
Florian Dhorso
Frederika Kiço
Helidon Bendo
Helidon Dollani
Holger Kodra
Ilir Azizi
Ilir Cane
Ilir Mullai
Ilir Skendo
Ines Heba
Islam Hajrullahi Jamarber Malltezi
Janaq Neçovski
Jeton Osmani
Gazment Gripshi
Genc Pergjoni
Genti Dilaveri
Gentiana Mara
Gezim Perzhilla
Gjelosh Prendi
Gjergji Pojani
Lulzim Gjekmarkaj
Marin Kokona
Marsela Ahmetaj
Mentor Dauti
Merita Nurja
Mirel Sharrxhi
Mirela Tabaku
Neritan Sejamiri
Niko Kaçiroti
Ormand Nikolli
Oronc Çiftja
Parid Hoxha
Petrit Beqja
Petrika Plasa
Pirro Karamelo
Riza Daci
Samuela Anastas
Sander Laçaj
Skender Progri
Teuta Myftiu
Valbona Noshi
Vera Perlekaj
Viktor Kondili
Vlash Deda
Taulant Deliu ( ped).

ILB Kamez (10)
Avdyl Matoshi
Bislim Ahmetaj
Engjell Agaçi
Fetie Laçi
Izet Duro
Qamil Bardhi
Fatmira Dushku
Shpetim Baliaj
Armand Çiraku
Avdi Buxhumi


E bukur kjo liste.

Nuk jam.

Po qenkan tre shoket e mi!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2011 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Neser eshte pervjetori i 20 i greves se urise, cfare do bejme?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3204820 sekonda, 34 pyetje