Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tirana/Kryeqyteti i tregut te zi
armand

Postuar mė 7-3-2008 nė 18:04 Edit Post Reply With Quote
Tirana/Kryeqyteti i tregut te zi

Tirana, kryeqyteti i tregut të zi


Kreshnik Kuçaj

Kryeqyteti ynë tashmë ka marrë një pamje që mund të krahasohet me vendet e tjera perëndimore, edhe pse periferitë të kujtojnë se gjendesh akoma në territorin shqiptar. Një gjë që të bie në sy shumë është zhvillimi informal i disa lloje biznesesh. Disa nga këto lloj biznesesh janë ai i aparateve telefonikë, sendeve të çmuara, bonove të privatizimit, orëve dhe sendevë të tjera të vjedhura etj. Këto “biznese” zhvillohet kryesisht në sheshin “Skëndërbej”, përreth Bankës së Shqipërisë dhe në zonën e quajtur “tregu çam” ose të themi më mirë përreth qendrës së Tiranës. Tashmë këto zona duken se janë bërë më pak të zhurmshme pas vendimit për moslejimin e shkëmbimit të valutës i cili i ka bërë kambistët të punojnë më “zë më të ulët”. Ka ndodhur disa herë që këto zona janë spastruar prej tregtarëve të paligjshëm të cilët prej vitesh tregtonin celularë të rinj ose të përdorur, mallra floriri të cilave nuk u dihej prejardhja, shkëmbenin valutë etj. Megjithatë, kjo zbrazje ka zgjatur vetëm për pak kohë, dhe gjithçka kthehej në gjendjen e mëparshme. Disa muaj më parë, janë ndërmarrë disa aksione për spastrimin e këtyre tregtarëve dhe pas verifikimeve ata janë paralajmëruar dhe gjobitur me 5 mijë lekë të vjetra. Dhe sigurisht që nuk ka ndikuar që tregtarët të tërhiqen nga ky biznes,ku ai 5 mijë lekësh është pak a shumë 1/10 e asaj që ata fitojnë në një ditë. Ndërkohë, vetë tregtarët tregojnë se ky lloj biznesi bëhet për të mbajtur familjen edhe për vetë faktin se është me të vërtetë fitimprurës. Nëse largohemi nga ky lloj tregu informal, sigurisht që syri do të na kapë fenomene të tjera të mënyrave të reja të fitimit të parasë…
Vëzhgimi
Nisemi në udhëtim nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ku ca fëmijë të mitur na ofrojnë të blejmë paketat e tyre të cigareve në të cilat shkruhet “Shitet vetëm për të rritur”. Pranë gjendet kazinoja aq e debatueshme për pozicionin gjeografik dhe social, ndërsa pak më larg një grua rome me njërën dorë mban foshnjen dhe me tjetrën lan xhamin e pluhurosur të makinave si justifikim për lekët që i “falin”. Sigurisht që syri i atyre që futen në kazinonë aty pranë duket se nuk e kap këtë peisazh fitimprurës, me përjashtim kur trafiku aq problematik këto kohë i detyron të ndalen në kryqëzimin në fjalë. Ndërsa këto pamje të shoqërojnë ndërsa kalon nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sapo arrijmë në qendër të Tiranës takojmë një të mitur. “Fal qin lek, të rujt Zoti dashnoren” thotë lypësi që tashmë duket se jeta në rrugë e ka mësuar edhe të njohë personat në pamje dhe ti prekë ata aty ku u “dhemb” më shumë.I falim disa monedha dhe largohemi duke qeshur edhe pse pamja e lypësit të bën për të vënë duart në kokë. Sapo ikim ne, dëgjohet shprehja për bamirësin tjetër;”fal qin lek t’nimoft Zoti”. Jo të gjithë preken në zemër nga lutjet e tij. E megjithatë, ai sërish është aty, në të njëjtin vend, duke fshehur njërën këmbë që të duket sadopak si i gjymtuar që njerëzit të kenë më shumë dhembshuri monetare për të.
Pak ditë më vonë na rastis që të kalojmë sërish në zonën afër Xhamisë së Et’hem Beut, e cila duket se është edhe zona e preferuar e lypësve, sytë të zënë lypësa të ndryshëm që tregojnë këmbët apo duart e tyre të gjymtuara që tek disa njerëz ngjallin dhembshuri e tek disa të tjera edhe neveri. Megjithatë, shumëkush prej jush i ka vënë re dhe ka ndjerë njërën nga ndjenjat e mësipërme. Ndërsa largohemi pasi kemi bërë një fotografi tek një fotograf që dikur kishte qenë me pozitë në ushtri, një djalë rreth të gjashtëmbëdhjetave na afrohet dhe na thërret si vjedhurazi. Kthejmë kokën, ndërsa një djali na afrohet për të bërë pazar me ne. “Doni ndonjë unazë floriri? E ka vjedhur një shoku im. E keni lirë” thotë djali ndërsa nxjerr nga xhepi i xhupit xhins një unazë të verdhë, me dy delfinë. Sigurisht që një mall i tillë blihet kollaj në treg me 50 lekë. Djali fillon ti bëjë “reklamë” materialit që do të shesë, dhe për ta intriguar blerësin, ai mashtron duke përdorur fjalën vjedhje. Ai e di shumë mirë, se nëse ndodh ndonjë aksion policie dhe arrestohet, nuk mund të mbahet në burg për një mall të tillë. “40 mijë lekë të vjetra” përgjigjet djali kur ne e pyesim për çmimin. Edhe pse e dijmë çmimin e vërtetë të unazës ne provojmë aftësitë e tij prej “matrapazi”. Sigurisht që është shumë i paaftë për tregti. Arriti të na bëjë ulje çmimi deri në 5 mijë lekë të vjetra! Largohemi nga qendra e Metropolit tonë të dashur, duke lënë Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave mes zhurmave të thirrjeve të tregtarëve dhe shumë e shumë bizneseve të tjera të paligjshme që kanë mbushur vendin...

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0678880 sekonda, 24 pyetje