Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Legalizimet e zonave informale
armand

Postuar mė 7-3-2008 nė 18:08 Edit Post Reply With Quote
Legalizimet e zonave informale

Kreu i ALUIZNI-t deklaron se ligji i ri i thjeshton procedurat[

b]Shaban Memia:”Këtë vit legalizim për 200 mijë pasuri”

Kreshnik Kuçaj

Situata e legalizimeve në vend duket se do të ndryshojë pas miratimit të disa ndryshimeve të ligjit aktual. Sipas kreut të Agjensisë së Legalizimeve, Shaban Memia ndryshimet e ligjit do të thjeshtojnë procedurat dhe do të ketë një proces më të shpejtë për formalizimin e zonave informale. Pas miratimit të ndryshimeve do të paralelizohen dhënia e titujve të pronësisë me dëmshpërblimin e ish-pronarëve. Sipas tij, këtë vit do të legalizohen rreth 200 mijë pasuri në të gjithë rrethet e vendit.

Si po shkon aktualisht proçesi i legalizimeve?

Proçesi i legalizimeve tani është në një fazë konkretizimi. Siç dihet janë identifikuar në terren, janë përgatitur i gjithë dokumentacioni ligjor dhe kanë kaluar në institucionet e specializuara me ligj për ti miratuar 200 mijë pasuri deri tani. Janë praktikisht rreth 142 zona informale të miratuara dhe rreth 150 blloqe banimesh dhe ndërtime individuale, pallate dhe shtesa. Shumatorja e tyre janë 200 mijë pasuri të prekura me dorë, që janë miratuar dhe kanë kaluar në fazën përfundimtare të përgatitjes së pronësisë individuale, për ti pajisur me titullin e pronësisë dhe me procedurat e regjistrimit. Pra brenda këtij viti 200 mijë pasuri do të bëhen pjesë e tregut. Në bazë të studimeve të përpunuara rezulton se ka një sipërfaqe ndërtimore rreth 30 milionë metër katrorë dhe sikur ta llogarisim koston e ndërtimit me minimalisht 200 euro, atëhere del se janë rreth 6 miliardë kapital i vdekur që nuk gjeneron sot as për ekonominë e vendit dhe as për investimet publike dhe private. Pra, kjo do të bëhet pjesë e tregut. Sot, kjo pasuri nuk shitet, nuk blihet dhe nuk përdoret as si kolateral nëpër banka. Pas proçesit të legalizimit, ky kapital mund të shitet, blihet dhe të përdoret si garanci bankare.


Cilat janë zonat të cilat do të përfitojnë më shumë këtë vit nga procesi i legalizimit?

Në proçesin e legalizimeve nuk ka një zonë preferenciale dhe një zonë jopreferenciale. Në këto 200 mijë pasuri dhe territore të miratuara që janë diku tek 20 mijë hektarë, janë gjithë pjesët masive periferike të qyteteve dhe brenda vijave të verdha me informalitet. Pra po të marrim Tiranën, e cila sot është trefishuar në popullsi dhe në ndërtime në raport me vijën e verdhë klasike që ka qenë, 2/3 janë jashtë saj dhe gjithë këtë zonë e kemi përshkuar me këmbë dhe e kemi miratuar. Por në të gjithë Republikën po punohet në mënyrë frontale, nga ana e njësive të qeverisjeve lokale.

Ka nisur procesi i miratimit të disa ndryshimeve në ligj. Cila janë arsyet e këtyre ndryshimeve dhe kur mund të miratohet ligji me ndryshimet e reja?

Ne jemi në fazën e miratimit të ndryshimeve në ligji. Ligji aktual ka konsistuar i suksesshëm, por parashikon një punë voluminoze shumë të madhe dhe një numër shumë të madh hapash procedurial. Pra, po përpiqet që të eliminohen hapat parazitarë të cilat nuk sjellin pasoja as pozitive dhe as negative në proçes. Ne kemi përgatitur amendimet përkatëse, dhe këto amendime kanë kaluar në qeveri, nëpër komisionet përkatëse dhe ka mbetur vetëm pjesa formale e seancës. Pra kemi një thjeshtësim të procedurave pasi të miratohen ndryshimet në ligj. Kalohet në një skemë më të thjeshtë. Ndryshimet e ligjit, sinkronizojnë proçesin e kalimit të pronësisë dhe kompensimi i pronarëve të ligjshëm. Pra kompensimi i ish-pronarëve bëhet në mënyrë të njëkohshme. Po kështu politikat urbanizuese dhe zhvilluese të territorit, janë përcaktuar në mënyrë korrekte që të ecin në mënyrë korrekte me procesin e formalizimit.
Ligji do të kalojë ditën e hënë në seancë plenare pasi ka kaluar nëpër komisionet parlamentare dhe ka kryer të gjitha procedurat.


Ndryshimet e ligjit, a prekin vërtetë kompetencat e qeverisjes lokale?

Së pari, këtu nuk bëhet fjalë për problem kompetencash, sepse kompetencat të cilat janë të parashikuara në ligjin e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal, nuk preken asnjë. Këtu kemi të bëjmë me disa detyrime që ka patur pushteti lokal në këtë proçes. Eksperienca tregoi se nuk ka kapacitete njerëzore, teknike për ti përballuar, dhe të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjeve lokale më të mëdha, janë të gjithë dakort që të bëhen këto përmirësime në ligj. Zyra urbanistike e një bashkie, e ka të pamundur në aspektin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike që të azhornojë dhe të përpunojë 70 mijë pasuri që janë rreth 10 mijë hektarë.
Së dyti, implementimi i teknologjisë moderne po realizohet, por prapë kërkon kapacitete të shumta njerëzore. Pra elementet themelore janë se ka një volum të madh pune, mungojnë resurset njerëzore dhe problemi i teknologjisë. Mund të them se nuk ka patur asnjë kundërshti nga ana e krerëve të qeverisjeve vendore të rretheve për këto ndryshime që po i bëhen ligjit. Agjensia e Legalizimeve ka krijuar në çdo rreth zyrat e tij në të cilat ka ekspertët e saj. Këto zyra punojnë gjithnjë në mënyrë të organizuar dhe është më e lehtë që të evidentohen të gjitha zonat informale dhe të plotësohen dokumentacionet e nevojshme. Me këtë ligj, hiqet edhe vendimmarrja kolektive dhe eliminohen papastërtitë e proçesit.


Cili është objekti themelor në të cilin bazohet procesi?

Objekti i procesit janë vetëdeklarimet e qytetarëve. Ka një numër të caktuar objektesh që mund të jenë të ligjshme, të paligjshme, të deklaruara etj. Të gjitha këto deklarime kalojnë nëpër një proces studimi dhe jo të gjitha marrin leje. Një pjesë e tyre duhet të prishet.Të gjitha përpjekjet për të bërë shtesa janë të identifikueshme dhe nëse verifikohet një shtesë e paligjshme, plotësohet dokumentacioni dhe i dërgohet institucionit përkatës për ta prishur. Çdo centimetër është nën monitorim të rreptë.
Duhet të theksojmë se ne ligjërojmë vetëm ato pasuri të cilat plotësojnë kushtet ligjore. Ndërsa për pjesën tjetër që nuk plotëson kushtet ligjore, plotësohet dokumentacioni dhe më pas lirohet territori nga informaliteti.

Ndërkohë, shumë qytetarë i kanë bërë vetëdeklarimet e ndërtimeve pa leje por Bashkia e Tiranës po i prish disa nga këto ndërtime. A mund të themi se disa qytetarë janë të zhgënjyer nga procesi i legalizimit?

Ndaj atyre që kanë deklaruar pasurinë e tyre me procedurë, dhe në bazë të ligjit, pasuria e tyre përfiton legalizim, nuk mund të merren vendime arbitrare dhe prona e tij të prishet. Bashkia ka vepruar disa herë në mënyrë arbitrare, dhe për këtë unë kam reaguar publikisht. Për këtë çështje, unë i kam kërkuar disa herë Bashkisë që kur të bëhet fjalë për këto territore, të kalohet në procedurë. Ato që janë për tu prishur, të prishen por ama duhet ndjekur procedura. Ndërsa për rastet kur qytetari e ka të ligjshme pronën e cila i prishet, nëse zbatohet procedura, atëhere bëhet edhe dëmshpërblimi i tij me vendim gjykate. Aktualisht të gjitha dosjet i ka pushteti lokal, dhe për të gjitha ato kategori që bien ndesh me ligjin duhet të ishte shprehur dhe të kishte marrë vendim.
Legalizimi në zonat turistike është i bllokuar aktualisht. Çfarë do të bëhet për këto zona?

Zonat turistike janë të bllokuara. Meqe baza hartografike dhe kufinjtë e këtyre territoreve nuk janë të përcaktuara, nuk kanë një dokumentacion zyrtar. Ne do i kërkojmë qeverisë që për tre muaj të përcaktojë zonat me përparësi zhvillimi, kufinjtë e tyre hartografikë dhe strategjinë e zhvillimit të këtyre zonave. Dhe ndarjes nga informaliteti.mendojmë se kemi bërë një ndërhyrje e cila jep një zgjidhje të qëndrueshme dhe e bën pjesë të tregut.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0690961 sekonda, 24 pyetje