Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Arsimi i Larte
armand

Postuar mė 7-3-2008 nė 18:16 Edit Post Reply With Quote
Arsimi i Larte

Tarifa e strehimit do të pësojë rritje edhe këtë vit

Bujar Brovina:” Të përgatitur për 1800 studentë të rinj”

Kreshnik Kuçaj

Sapo kanë nisur përgatitjet për pranimet në universitetet shqiptare. Ata studentë nga rrethet të cilët dëshirojnë të studiojnë në Tiranë, sigurisht që duhet të dijnë se ku do ti kalojnë vitet e shkollës. Një ndër vendet më të rëndësishme të strehimit është edhe Qyteti Studenti, i cili aktualisht mban nëpër konviktet e tij rreth 6500 studentë. Drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina tregon se drejtoria e këtij qyteti është e përgatitur që për vitin akademik 2008-2009 të presë 1800 studentë të rinj te cilët do të akomodohen nëpër godina.”Për studentët që duhet të vijnë për vitin akademik 2008-2009 janë marrë masat që tani. Ne jemi në gjendje të presim deri në 1800 studentë të rinj. Ka një fluks të paparë tek vajzat dhe shoh që në çdo vit numri i tyre sa vjen dhe shtohet, gjë e cila të gjithëve na gëzon. E them këtë sepse ky është një faktor vlerësues i sigurisë që ka këtu. Pra, familjarët e kanë kuptuar se këtu ka siguri dhe këtu siguria është në mënyrë të përsosur” deklaron drejtori i Q.S, Bujar Brovina. Ai thekson se tarifa e regjistrimit nëpër konvikte do të ketë një rritje të vogël edhe këtë vit por kjo nuk do të rëndojë shumë mbi studentin. “Për vitin 2008-2009 akoma do të ketë përmirësime përsa i përket kushteve dhe jetesës në Qytetin Studenti. Mendoj se edhe këtë vit do të ketë njëfarë rritje të tarifës së regjistrimit por nuk do të jetë një rritje e madhe, do të jetë rritje e papërfillshme që të mos dëmtohet studenti. Të mos harrojmë se këtu ka ujë dhe drita 24 orë, çdo kat i konvikteve të vajzave është me dushe. Dushet tashmë janë falas, ndryshe nga më përpara kur ishin me lekë, interneti është falas etj. Pra janë krijuar shumë shërbime pa pagesë, ndërkohë që po punohet gjithnjë e më shumë për përmirësimin e kushteve të jetesës” thotë Brovina. Sipas tij, një ndër problemet kryesore nga i cili vuan Qyteti është ngrohja nëpër dhoma, problem i cili për studentët e rinj por edhe për ata ekzistues do të rregullohet. Ai thotë se për vitin akademik 2008-2009 rrjeti i kaldajave do të jetë i instaluar dhe ky problem do të jetë i zgjidhur. Përsa i përket numrit të studentëve nëpër dhoma, ai ka treguar se po punohet që nëpër dhoma të mos ketë më shumë se nga 3 studentë.
Investimet
Po të vëresh Qytetin Studenti dhe ta krahasosh më disa vite më përpara, ndryshimet janë më të dukshme. Gjithçka ka marrë një pamje më rinore. Puna kryesore e dukshme është lyerja dhe rikonstrukturimi i godinave, rregullimi i sistemit ndriçues, rregullimi i trotuareve dhe pasurimi i kësaj zone me pemë dhe lulishte. “Është bërë një punë kolosale duke u bazuar në ndershmëri. Unë nuk dua të them se çfarë kanë bërë ata që kanë qenë titullarë para meje, por duhet theksuar se nuk është vënë dorë mbi asgjë. Jam munduar që ta bëj këtë vend me kushte sa më të mira. Në këtë punë unë nuk kryej vetëm detyrën e titullarit por luaj edhe pjesën atërore duke qenë se kam shumë vite që jetoj në këtë zonë dhe e njoh shumë mirë.” tregon drejtori, ndërsa zbulon një ndër qëllimet e tij kryesore “ta kthejë këtë qytet në kampus”. Ai thotë se “në të ardhmen dua që këtij qyteti t’ia heq fjalën qytet dhe ta quaj kampus. Dhe për ta bërë kampus, unë po punoj në bazë të disa parametrave ndërkombëtare”. Ndërkohë, ai tregon se një ndër masat e marra nga ana e institucionit ka qenë edhe eleminimi i radhëve të gjatë për të bërë rregjistrimet. Tashmë studentët e rinj do të dorëzojnë tek kujdestari i konviktit vetëm dokumente duke eleminuar paranë nëpër duar. “Çdo student që largohet që pastaj të vijë vitin tjetër, e merr vesh tre muaj përpara se ku do të qëndrojë. Pra kujdestarët përgatisin listën e studentëve që do të qëndrojnë në bujtinë, rreth tre muaj më përpara. Tashmë këtu nuk ka më radha. Çdo student paguan në një numër llogarie të drejtorisë në mënyrë që të shmanget korrupsioni. Pra studenti bën derdhjen e parave në llogari dhe e paraqet faturën tek kujdestari” përfundon Brovina.
Studentët e rinj
Studentët e rinj nga rrethet ,fillimisht duhet të interesohen për tarifën e regjistrimit për strehimin në Qytetin Studenti, shifër e cila nuk është bërë akoma publike nga ky institucion. Drejtoria e Q.S ka një numër llogarie dhe kjo tarifë duhet të paguhet në bankë. Vertetimi i pagesës duhet të bashkohet me një certifikatë lindjeje dhe me vërtetimin e nga shkolla në të cilën ai është shpallur fitues dhe është regjistruar. Ndërkohë dokumenteve të mësipërme duhet tu bashkangjitet edhe një vërtetim mjeko-ligjor. Pasi studenti ti ketë marrë këto dokumente, atëhere ai mund të paraqitet për tu regjistruar për strehim.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0624309 sekonda, 24 pyetje