Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Arsimi
armand

Postuar mė 7-3-2008 nė 18:18 Edit Post Reply With Quote
Arsimi

Fëmijët e varfër adoptohen në distancë për tu arsimuar

Iniciativa/Të integrohesh në shkollë, pa patur rëndësi ngjyra e lëkurës

Kreshnik Kuçaj

Mbi 100 fëmijë rom janë integruar në një shkollë shtetërore, falë iniciativës së një grupi misionar të quajtur “Marianistë”. Këtu nuk bëhet fjalë për çështje besimi por për një situatë sociale që po shkon drejt përmirësimit. Ky grup ka arritur të sigurojë një mbështetje të madhe financiare nga persona vullnetarë në Itali dhe ka ndërmjetësuar në dhënien e një shumë financiare mujore për çdo fëmijë rom që ndjek shkollën. Sapo mësuam për këtë iniciativë, u nisëm drejt shtëpisë së tyre në një periferi të qytetit të Lezhës, për të mësuar edhe më shumë rreth kësaj iniciativë që, duket se është e vetmja e këtij lloji në vend. Sapo futemi në shtëpinë e “marianistëve”, na bie në sy studioja e punës e përgjegjësit të kësaj iniciative, Luciano Levri i cili nuk gjendet në shtëpi . Një studio që në një cep kishte një kompjuter, një bibliotekë të vogël dhe pastaj një tavolinë të madhe të mbushur plot me letra projektesh që ai i kishte realizuar ose priste ti realizonte. Ndërsa na fton të ulemi në tavolinë, misionari spanjoll Hesus Madinabeitia, që edhe pse i ka kaluar 70 vite të jetës ka pranuar të vijë misionar në Shqipëri, ngrihet dhe na përgatit një çaj të mrekullueshëm. “Projekti ka dy vite që ka nisur. Rreth 100 fëmijë rom janë në klasat e para dhe të dyta falë kësaj iniciative. Nuk bëhet fjalë për të hapur një shkollë rome sepse kështu do të kishte dallime racore, por bëhet fjalë që të integrohen në shkollë, pa patur rëndësi ngjyra e lëkurës” tregon misionari duke kërkuar falje që nuk ka arritur të mësojë të flasë mirë gjuhën shqipe. Ndërkohë, përgjegjësi i “Marianistëve”, Davide Gozio tregon për ne se janë mundësuar bursa studimi për këta fëmijë romë duke bërë edhe atë që mund të quhet “adoptim në distancë”. “Janë persona ose familje vullnetare të cilat japin nga 3000 lekë të reja në muaj për shkollimin e këtyre fëmijëve. Ndërkohë, fëmijët rom mbajnë kontakte nëpërmjet letrave dhe fotografive me “financuesit” e shkollës së tyre” tregon Davide, ndërsa shton se ekziston frika se mos shumica e familjeve i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë vetëm për përfitimin financiar. Dhe duhet pranuar që është një shumë e madhe parash që shpenzohet çdo muaj për shkollimin e një fëmije rom, megjithatë shton Davide, gjithçka bëhet për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Shkolla
Në fillim,vijon të tregojë misionari nga Spanja, gjithçka ishte e vështirë. Duheshin bindur prindërit dhe kështu në bashkëpunim me një shoqatë rome vendase u arrit në bindjen e prindërve të fëmijëve që ata të shkonin në shkollë. Pas këtij hapi, tregon Hezusi, u blenë librat dhe mjetet e tjera shkollore. Ishte e vështirë fillimisht pasi fëmijët rom vendoseshin në fund të klasës dhe shiheshin me përbuzje por me kalimin e kohës gjithçka u normalizua. U plotësuan kushtet që fëmijët që nuk kanë ambiente familjare për të mësuar të vijnë dhe të mësojnë pasdite në ambientet e qendrës sonë rinore dhe të kontrollohen nga një mësuese e shkollës dhe nga një asistente sociale. Ndërkohë, duket se deri më tani gjithçka po shkon në rregull dhe normalisht.
Qendra
“Marianistët” kanë prezencën e tyre të përhershme prej 5 vitesh në qytetin e Lezhës, pasi nuk kanë një qendër të tyren në asnjë qytet tjetër edhe pse janë të shtrirë në të gjithë botën me misionet e tyre. Ndërkohë, “marianistët” disponojnë një shtëpi botuese të quajtur me emrin e themeluesit të tyre francez “Chaminade”dhe një qendër rinore në të cilën jepen kurse gjuhësh të huaja si anglisht, spanjisht dhe italisht. Jepen gjithashtu kurse muzike, kurse këto që janë falas për të gjithë ata që kanë dëshirë. Ndërkohë për gratë rome ofrohen kurse për qepje dhe prerje. Kjo qendër organizon edhe turne te ndryshme kombëtare futbolli, basketbolli,volejbolli me fëmijët e varfër si dhe maratona si ajo e “Nënë Terezës” pak vite më parë në të cilën morën pjesë e gjithë Shqipëria.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0623639 sekonda, 24 pyetje