Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Biologu Shuaip Kraja prezanton dy patentat botėrore tė kurės kundėr kancerit
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2008 nė 12:04 Edit Post Reply With Quote
Biologu Shuaip Kraja prezanton dy patentat botėrore tė kurės kundėr kancerit

Printoje
Saturday, 12 April 2008
Shkodër- Biologu i njohur shkodran, dikur i burgosur nga regjimi komunist, ka fituar dy patenta botërore në luftën kundër kancerit. Në sallën kryesore të rektoratit në Universitetin e Shkodrës, biologu tashmë i njohur në perëndim, ka mbajtur një prezantim njohës në prani të rektorit Artan Haxhi, disa ish- rektorëve, dekanëve dhe profesorëve të interesuar. Kraja ka qenë dhe është i njohur për kërkimet në kurimin në fushën e disa llojeve të kancerit. Ai u ka shpjeguar dhe raportuar me fakte dhe dëshmi personaliteteve akademikë, se dy patentat e kurimit të kancerit i janë njohur dhe miratuar nga “Komiteti Evropian i Shkencës”e së fundmi dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë. “Këtu kemi të bëjmë me dy patenta internacionale, por që me kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të bëhen edhe kombëtare”,- ka shpjeguar Kraja, sipas të cilit këto dy patenta do të njihen si patenta shqiptare. Bëhet fjalë për një heterovaksinë, e cila është antikancer human, që ka veprimtarinë profilaktike, kurative dhe që jep një poliantigen që bën diagnozën paraklinike të shfaqjes së diagnozës. Kraja ka shpjeguar me diapozitiva veprimtarinë e tij studimore shkencore të njohur në botë, e cila tashmë është dhe mundësi e shkencës shqiptare.
Studimet e Krajës
Biologu Kraja, gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar, ka qenë i njohur dhe ka bërë bujë për studimet e tij dhe deklaratat e njohjes së kurimit të një lloj kanceri. Ai ka shkaktuar shumë sensacion dhe ka pasur shumë polemika si biolog. Në fakt këto polemika, mos-besim dhe luftë e hapur që i janë bërë Krajës, e kanë çuar në disa vite burg dhe largim nga puna në “Institutin e Misrit dhe Orizit”, ku ai punonte pikërisht si biolog. Debate të mëdha ka pasur kur Kraja ka ngritur teorinë eksperimentale të marrjes së ADN-së nga mushkëritë dhe pankreasi i viçit për ta injektuar atë në farën e misrit dhe për të ndikuar në prodhimin e tij. Me këtë misër të transformuar gjenetikisht, janë mbjellur 300 ha dhe prodhimi doli mbi 100 kv për ha, i cili thyente të gjitha rekordet e kohës. Asnjëherë ky eksperiment nuk iu miratua nga këshillat shkencorë të kohës dhe pretendimi ka qenë se “shkencërisht nuk mund të arrihej një kombinim i tillë”. Por, as atëherë Kraja nuk u tërhoq. Në vitin 1994, ai u largua në Gjermani dhe u bashkua me qarqe të rëndësishme shkencore, duke iu rifutur punës për trajtimin e kurimin e sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit. Tashmë kanë kaluar 14 vite dhe ai është kthyer në Shkodër fitimtar, jo vetëm për idetë e tij përparimtare dhe vërtetësisht shkencore për kohën, por dhe në pararojën e kërkimeve në fushën e luftës kundër kancerit. Janë shumë pak lloje kanceri të shërueshme në këtë kohë dhe Kraja ka dy patenta të njohura në këtë drejtim nga organizmat rilevantë të mjekësisë dhe kërkimeve shkencore në drejtim të kancerit. Kraja tashmë është shkencërisht i besueshëm dhe i pranueshëm, por vetëm këtë vit, qeveria shqiptare u kujtua që të bëjë pronë të saj dhe shpikjet e një prej biologëve me të debatueshëm shkodranë dhe të kritikueshëm për “lajthitjet” e tij sipas regjimit komunist. Kraja ka arritur të demonstrojë edhe kurën, por gjithashtu rastet në kurimin e kancerit. Kraja, përfundimisht ka qenë i gëzuar që dhe vendi i tij më në fund është interesuar praktikisht dhe shpirtërisht për këtë biolog të talentuar, që ndërkombëtarët e besuan menjëherë, kurse në vendin tij kishte bërë disa vite burg, sepse jo vetëm nuk e besonin në teoritë e tij, por dhe në praktikat shumë të përparuara me përdorimin e ANN-së. Në Shkodrën e atyre viteve, për biologun Kraja tregonin se ka “gjetur” ilaçin e kancerit, por që nuk e lënë ta prodhojë. Tanimë ai referon në rektoratin e Shkodrës dhe askush nuk i thotë se është i “çmendur”, armik, apo njeri i prekur politikisht.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0634382 sekonda, 25 pyetje