Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kreshnik Kuēaj
armand

Postuar mė 27-4-2008 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
Kreshnik Kuēaj

Intervistë ekskluzive me ish-ministrin e Mbrojtjes

Mediu:”Shpresoj që ata që e bënë kërkesën të mos e kenë patur mendjen tek politika"

Kreshnik Kuçaj

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme theu dje heshtjen dhe kërkoi heqjen e imunitetit dhe ndjekjen penale të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, ky i fundit i tha Korrierit se edhe dje ishte takuar me kryeministrin Berisha dhe se ky i fundit nuk qëndron në zanafillë të kërkesës së prokurorisë për ta ndjekur penalisht. Zoti Mediu tha gjithashtu se ndjehej i zhgënjyer që Ina Rama nuk kishte marrë parasysh një letër me të cilën ai vetë këtu e njëzetë ditë më herët ishte shprehur i gatshëm për t’i ndihmuar hetimet. Ish-ministri i Mbrojtjes, megjithatë tha se do t’i shqyrtonte me qetësi pretendimet e ngritura nga Prokuroria. I pyetur nëse ekziston ndonjë lidhje mes kërkesës së paradites së djeshme për përfshirjen e republikanëve në qeveri dhe vendimit të kryeprokurores, ai lëshoi disa shigjeta të tërthorta, por të hidhura, kur u shpreh se: “nuk dua të bëj asnjë aludim për çështje të tilla, por shpresoj që ata që kanë bërë kërkesën ta kenë patur mendjen tek drejtësia jo tek politika”. Ndërkohë, sipas burimeve, pas deklaratës së kryeprokurores Ina Rama, ish ministri Mediu është takuar me kryeministrin Berisha. I pyetur për këtë çështje Mediu e pranon se është takuar me kryeministrin ditën e djeshme, por mohon që të ketë biseduar për vendimin e kryeprokurores Ina Rama për heqjen e imunitetit të tij.

Si e shihni vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit tuaj?

Unë natyrisht do të shikoj dhe do të gjykoj rreth pretendimeve që janë ngritur. Prononcimet e mia i kam bërë publike tashmë përsa i përket hetimit. I kam dërguar një letër tashmë prokurores së përgjithshme, mendoja që duhej ta konsideronte...

Morët përgjigje?
Më falni, pra ia dërgova që t’i shërbente hetimit 20 e ca ditë më parë, ku i shpreh gatishmërinë që pavarësisht imunitetit isha i gatshëm që të deklaroja qëndrimin tim rreth ngjarjes në çdo kohë.

Mendoni se ka ndonjë lidhje mes vendimit të kryeprokurores dhe kërkesës suaj për rikthim në qeveri?

Nuk dua të bëj asnjë lloj aludimi për çështje të tilla. Normalisht, shpresoj që ata që kanë bërë kërkesën ta kenë patur mendjen tek drejtësia jo tek politika.

Thuhet se jeni takuar me kryeministrin Berisha pas publikimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit, është e vërtetë?

Me kryeministrin u takova për çështje politike sepse jam parti në koalicion. E kam takuar kryeministrin edhe dje, edhe sot gjatë gjithë kohës, dhe nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Prokuroria e Përgjithshme ju akuzon se procesi i demontimit ka ardhur si pasojë e urdhërit tuaj. Keni dhënë ju urdhër për procesin e demontimit?

Ministri është në punë për të dhënë urdhëra, ai nuk është në punë për të dredhur zinxhirin. Të gjithë ministrat japin urdhëra. Çështja është që përpilimi i këtyre urdhërave, bëhet me stafe civile dhe ushtarake. Ne rregulloren e ministrisë thuhet që përgjegjësit për përpilimin e urdhërit, për marrjen e urdhërit, janë ata që bëjnë urdhërin. Sepse ministri, pra unë, duhet të isha ushtar, kapterr, oficer, kolonel, gjeneral, jurist, kovaç, ku e di unë. I bie që unë të kisha të gjitha profesionet e botës. Pra, duhet kuptuar që ministri nuk i bën urdhërat por i jep ato. Ministri jep urdhëra mbi dokumente të cilat përgatiten nga specialistët përkatës.

Një ndër akuzat e tjera ishte edhe ajo e anashkalimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Qëndron kjo akuzë sipas jush?

Nëse nuk gjejnë firma të Shtabit të Përgjithshëm, atëhere është anashkaluar. Po ti gjejnë ato, domethënë që nuk është anashkaluar.

"Korrieri"
25/04/2008

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0604749 sekonda, 24 pyetje