Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Hidrocentralet
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2008 nė 07:52 Edit Post Reply With Quote
Hidrocentralet

A mundet kush qe te mbledhe informacion permbi hidrocentralet e RSH?

Nga sa lexoj kemi nje potencial te madh energjitik ujor, por askund nuk gjej nje permbledhje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-8-2008 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
Kukës, 12 milionë euro investim për ndërtimin e HEC-it PDF Printoje E-mail
Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Monday, 04 August 2008
Një investim prej 12 milionë eurosh është hedhur për ndërtimin e hidrocentralit në vendin e quajtur ura e Lapajve, në rrethin e Kukësit. Kjo konsiderohet nga specialistët fillimi i punës për ndryshimin e gjendjes në furnizimin me energji elektrike të zonës. Gjatësia e veprës është 2700 metra, ka një prerje tërthore prej 4 metër katrore dhe lartësia arrin në 270 metra. Ndërkohë, në funksion të këtij hidrocentrali po ndërtohen 3 basene, prej të cilave njëri në urën e Lapajve, një tjetër poshtë tij në fshatin Ujmisht dhe tjetri në fshatin Fshat.Kapaciteti i këtij hidrocentrali parashikohet të jetë 12 mega, ndërsa energjia e prodhuar prej tij do të jetë e lidhur me sistemin kombëtar të shpërndarjes së energjisë. Punimet për ndërtimin e hidrocentralit parashikohen të përfundojnë brenda 2 vjetëve dhe në shfrytëzimin e tij pritet të punësohen një numër i konsiderueshëm banorësh. Pasuritë ujore në rrethin e Kukësit mundësojnë ndërtimin e një numri të madh të hidrocentraleve të vegjël, që shihet si një mundësi e mirë për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve. Aktualisht në qarkun e Kukësit janë 10 hidrocentrale lokale, prej të cilave 7 në rrethin e Tropojës, 2 në rrethin e Kukësit dhe një në rrethin e Hasit, që janë ndërtuar në fillim të viteve '70.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2008 nė 21:29 Edit Post Reply With Quote
S’ka burime te reja energjie

Shqiperia nuk do te kete asnje burim te ri te prodhimit te energjise te pakten deri dimrin e vitit te ardhshem. Burime zyrtare nga Ministria e Energjitikes thone se edhe pse jane dhene nje numer i konsiderueshem veprash me koncesion, asnjera prej tyre nuk pritet te hyje ne pune, te pakten deri ne fundin e vitit 2009.

Sipas te dhenave zyrtare, qeveria ka miratuar deri tani 27 kontrata koncesionare per ndertimin e hidrocentraleve qe i korrespondojne nje fuqie totale mbi 125 megavat.

Keto vepra pritet te prodhojne mbi 602 milione kilovat/ore energji elektrike, sasi kjo e barabarte me me pak se 10 perqind te konsumit vjetor te vendit. Te gjitha keto vepra jane kryesisht hidrocentrale lokale te miratuara kete vit dhe nuk pritet te hyjne ne prodhim perpara vitit 2010.

Qeveria thote se ka nje sere kontratash te tjera, me te medha ne proces negocimi. Sipas Ministrise se Ekonomise, eshte duke u negociuar kontrata per ndertimin me koncesion te kaskades se HEC-eve ne lumin Devoll, me nje kapacitet prej 350 megavat.

Po keshtu eshte ne perfundim te negociatave edhe kontrata per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes, me fuqi te instaluar 50 mega. Te dyja keto vepra pritet te prodhojne rreth 1.5 miliarde kilovat/ore energji ne vit, cka do te rriste prodhimin vendas me 25 perqind.

Por kjo nuk pritet te ndodhe, te pakten perpara vitit 2011. Ndaj ne kete faze, kur po afron edhe stina e dimrit, pyetja qe shtrohet eshte, a do te kemi energji pa nderprerje kete vit.

Ndonese situata hidrike eshte me e mire se vitin e kaluar, ekspertet thone se serish furnizimi me energji mbetet i pasigurt dhe i varur nga kushtet klimaterike, por edhe aftesia e vendit per te importuar sasira te medha energjie nga jashte.

top channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2008 nė 21:33 Edit Post Reply With Quote
Dështojnë koncesionet, qeveria ndryshon sërish ligjin
Po ashtu, ndryshe nga ligji i mëparshëm, nuk do të jetë më as Ministria e Energjetikës, institucioni që do të monitorojë projektet koncesionare, por institucionet financiare, që janë garante të kredisë që kanë marrë firmat private për ndërtimin e objektit.

Julian Llupo
Marte, 23 Shtator 2008 10:37:00

Opozita kërkon ndryshimin e draftit, qeveria: Nuk marrim më në shqyrtim projektet koncesionare deri në 20 milionë euro

Po ashtu, ndryshe nga ligji i mëparshëm, nuk do të jetë më as Ministria e Energjetikës, institucioni që do të monitorojë projektet koncesionare, por institucionet financiare, që janë garante të kredisë që kanë marrë firmat private për ndërtimin e objektit. Edhe projektet shtesë që mund të realizojë një koncesionar nuk kanë pse të kalojnë sërish në qeveri.

“Për ta bërë më të lehtë e transparente këtë procedurë, në shërbim të biznesit dhe rritjes së investimeve private, është parashikuar që në pikën 4, të nenit 21, të ligjit në fuqi, të bëhet një ndryshim, duke parashikuar që projektet me vlerë investimi mbi 20 milionë euro të miratohet në të dyja fazat, ndërsa ato nën 20 milionë euro të fillojnë të zbatohen me nënshkrimin e kontratës nga autoriteti kontraktues, i cili miratohet nga qeveria”, thuhet në relacionin që shoqëron ligjin.

Me anë të një ndërhyrjeje të bërë në ligjin e koncesioneve, qeveria ka ndryshuar në pjesë të rëndësishme të kushteve për koncesionarin. Një nga ndryshimet që qeveria ka realizuar është vendosja e të drejtës së Bankës qe financon projektin për të ndërhyrë bashkë me qeverinë në investimin e koncesionarit, nëse vlerësohet se investimi nuk po ecën sipas Planit të Biznesit. Me kushtet e reja është financuesi i projektit monitoruesi kryesor për koncesionin. Në ndryshimin e ri të ligjit përcaktohet se koncesionet me vlerë nën 20 milionë dollarë nuk do të kalojnë më për miratim në qeveri, duke u krijuar kështu bizneseve më pak kohë.

Po ashtu, ndryshe nga ligji i mëparshëm, nuk do të jetë më as Ministria e Energjetikës, institucioni që do të monitorojë projektet koncesionare, por institucionet financiare, që janë garante të kredisë që kanë marrë firmat private për ndërtimin e objektit. Edhe projektet shtesë që mund të realizojë një koncesionar nuk kanë pse të kalojnë sërish në qeveri. Në këtë kuptim, është propozuar që, në zbatim të nenit 4, të ligjit në fuqi, të shtohet një pikë, ku të përcaktohen si raste përjashtuese, që këto projekte shtesë të mund të miratohen drejtpërdrejtë me akte të Këshillit të Ministrave. Në ligjin aktual “Për koncesionet”, projektet e paraqitura të shqyrtohen dy herë nga qeveria, një herë kur miratohet dhënia e koncesionit dhe përcaktohet autoriteti kontraktues, dhe herën e dytë kur miratohet marrëveshja e koncesionit.

Ky rregull zbatohet për të gjitha projektet, pavarësisht nga vlera e investimit. Praktika ka treguar se, edhe për projekte me vlera jo të mëdha, ndiqet e njëjta procedurë, duke sjellë një angazhim të panevojshëm të qeverisë, për miratimin e tyre. Nga ana tjetër, ky rregull ka vënë në të njëjtën nivel procedurash edhe subjektet që kanë projekte të vogla. “Për ta bërë më të lehtë e transparente këtë procedurë, në shërbim të biznesit dhe rritjes së investimeve private, është parashikuar që në pikën 4, të nenit 21, të ligjit në fuqi, të bëhet një ndryshim, duke parashikuar që projektet me vlerë investimi mbi 20 milionë euro të miratohen në të dyja fazat, ndërsa ato nën 20 milionë euro të fillojnë të zbatohen me nënshkrimin e kontratës nga autoriteti kontraktues, i cili miratohet nga qeveria”,- thuhet në relacionin që shoqëron ligjin.

Nga ana e opozitës, këto ndërhyrje në ligj janë vlerësuar se ulin ndjeshëm cilësinë e tij dhe rrisin më tej mundësitë për korrupsion. Por pavarësisht dështimit thuajse të plotë që kanë patur koncesionet në vend, qeveria vazhdon që të japë pasuri kombëtare për kompani të huaja që nuk kanë sjellë asgjë të re për klimën ekonomike në vend. Edhe dje Berisha i kushtoi vëmendje sektorit energjetik, duke u ndalur kryesisht tek ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël lokal. Sipas tij, është lehtësimi i procedurave faktori bazë që ka bërë që në vendin tonë të jenë aktualisht disa prej kompanive më me zë në sektorin e ndërtimit të HEC-ve. Vlora, Shkodra, Durrësi dhe Tirana do të jenë 4 nga 6 prej qyteteve më të mëdha në vend, ku do të ndërtohen parqe industriale me qëllim grumbullimin e bizneseve vendëse dhe të huaja duke iu ofruar kushte optimale mbi ecurinë e mëtejshme.

Lajmin e bëri të ditur dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-s, kryeministri Berisha i cili tha se, Shqipërisë i është vënë “syri” nga shumë kompani të huaja lidhur me investimet. Por fjalimeve të Kryeministrit nuk i korrespondon situata energjitike në vend, ku janë dhënë edhe koncesionet kryesore. Burime zyrtare nga Ministria e Energjetikës thonë se edhe pse janë dhënë një numër i konsiderueshëm veprash me koncesion, asnjëra prej tyre nuk pritet të hyjë në punë, të paktën deri në fundin e vitit 2009, ku vepra e parë pritet të jetë TEC i Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria ka miratuar deri tani 27 kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve që i korrespondon një fuqi totale mbi 125 Megavat. Këto vepra pritet të prodhojnë mbi 602 milionë kilovat/orë energji elektrike, sasi kjo e barabartë me më pak se 10 për qind të konsumit vjetor të vendit. Të gjitha këto vepra, janë kryesisht hidrocentrale lokale të miratuar këtë vit dhe nuk pritet të hyjnë në prodhim përpara vitit 2010. Qeveria thotë se ka një sërë kontratash të tjera, më të mëdha në proces negocimi.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, është duke u negociuar kontrata për ndërtimin me koncesion të kaskadës së HEC-ve në lumin Devoll, me një kapacitet prej 350 megavat. Po kështu është në përfundim të negociatave edhe kontrata për dertimin e hidrocentralit të Ashtës, me fuqi të instaluar 50 mega. Të dyja këto vepra pritet të prodhojnë rreth 1.5 miliardë kilovat/orë energji në vit, çka do të rriste prodhimin vendas me 25 për qind. Por kjo nuk pritet të ndodhë, të paktën përpara vitit 2011.


Kryeministri Berisha u njoh dje me partnerin e ri të Kinglor Srl, në koncesionin për ndërtimin e Skavicës

Skavica, zhduket Edisoni, hyn Ratia Energie

Kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit më të rëndësishëm në Shqipëri, atë të Skavicës, duket se do të pësojë ndryshme të tjera. Dje, zyra e Kryeministrit deklaroi se z.Sali Berisha është prezantuar me anëtarin më të ri të konsorciumit, kompaninë “Ratia Energie”. Më herët, në koncesionin e Skavicës, që u nënshkrua për herë të parë në vitin 2004, bënin pjesë disa kompani të rëndësishme italiane, përfshirë gjigantin “Edison”. Konsorciumi do të hyjë në garë për të fituar të drejtën e ndërtimit me koncesion të këtij koncesioni, pasi ka marrë bonusin fillestar për hartimin e projektit.

“Ratia Energie” bleu në gusht 62% të konsorciumit TGK për Skavicën. Shifra e transaksionit nuk është bërë e ditur.

Hidrocentrali i Skavicës mund të prodhojë mbi 1 miliardë kilovat/orë energji elektrike në vit. Ai pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro dhe do të ketë një kosto shumë të ulët të prodhimit të energjisë. Por ndërtimi i këtij hidrocentrali duket një punë shumë komplekse që do të zgjasë shumë vite.

Shqipëria ka nënshkruar shumë kontrata koncesionare për ndërtim hidrocentralesh, por deri më sot, asnjë hidrocentral privat, pavarësisht nga përmasat, nuk është ndërtuar.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2008 nė 21:34 Edit Post Reply With Quote
Hidrocentralet e vegjël, gjenden vetëm në letra
Qeveria shqiptare pati premtuar që në mes të vitit 2009, së bashku me Termocentralin e Vlorës të hynin në punë edhe rreth 100 megawat termocentrale të vegjël.

Gjergj Erebara
Marte, 23 Shtator 2008 10:29:00
Ekspertë nga ky sektor bëjnë të ditur se vetëm në 4 nga 27 hidrocentralet e dhëna me koncesion, ka filluar realisht puna

Qeveria shqiptare pati premtuar që në mes të vitit 2009, së bashku me Termocentralin e Vlorës të hynin në punë edhe rreth 100 megawat termocentrale të vegjël. Por duket se diçka e tillë nuk ka shanse të ndodhë. Burime nga tregu i hidrocentraleve të vegjël, bëjnë të ditur se nga 27 kontrata koncesionare të nënshkruara, vetëm në katër prej tyre punohet realisht për të ndërtuar impiantet, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur vetëm në letra. Mosfillimi i punës për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, vlerësohet si dështim i madh i të gjithë strategjisë së qeverisë në fushën e koncesioneve.

gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka miratuar 27 kontrata koncesionare për hidrocentrale me fuqi të instaluar prej 125 megawat dhe me prodhim të projektuar vjetor prej 602 milionë kilovat/orësh në vit. Shifra prej 602 milionë kilovat/orësh nënkupton një rritje me 15% të prodhimit të elektricitetit në vend si dhe mbulimi i gati një të tretës të deficitit vjetor të vendit prej rreth 2 miliardë kilovat/orësh.

Mesi i vitit 2009, qe afati i premtuar nga qeveria për zgjidhjen afatgjatë të krizës energjetike në Shqipëri. Vlerësohej se hyrja në punë e Termocentralit të Vlorës, prodhimi me hidrocentralet e vegjël si dhe Linja e Interkonjeksionit Elbasan-Podgoricë, do të lehtësonte krizën deri sa të shmangte kufizimet e shpeshta në furnizim. Por Termocentrali i Vlorës nuk po del kaq shpresëdhënës, për shkak se është programuar të punojë me cikël të kombinuar naftë dhe gaz, por që Shqipëria nuk ka gaz.

Ëndrra miliona euro

Kompanitë private që kanë fituar kontratat koncesionare, patëm marrë përsipër të investojnë 16 miliardë lekë (131 milionë euro). Prodhimi i tyre do të ketë teorikisht vlerë tregtare prej 45 milionë eurosh me çmimin aktual të përcaktuar nga ERE. Në fakt, ekspertët e fushës shpjegojnë se ka diçka që nuk shkon me kontratat koncesionare të nënshkruara. Dyshohet se kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve të dhëna me koncesion është dizenjuar shumë herë më i lartë sesa kapaciteti real i vijës furnizuese të ujit. Ekspertët vërejnë se ka gjithashtu vlerësime të fryra në prodhimin e projektuar të energjisë.

Por ndërsa flitet për miliona euro të investuara, në realitet, tregu privat i energjisë elektrike ka nën kontroll vetëm hidrocentralet e vegjël që kanë qenë ekzistues, pra që u ndërtuan para viteve '90 dhe që u morën me koncesion ose blenë gjatë viteve 2002-2004. Gjatë vitit të kaluar, prodhimi privat i energjisë elektrike arriti sipas të dhënave të INSTAT në 55 mijë mëë/h, që i kushtoi arkës së KESH rreth 3 milionë euro. Megjithatë, energjia e prodhuar privatisht në Shqipëri zë ende më pak se 1% të totalit të energjisë së qarkulluar. Modeli i tregut të energjisë elektrike, ka përcaktuar detyrimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për të blerë energjinë e prodhuar nga hidrocentralet private.

Investitorët vlerësojnë se legjislacioni aktual e bën investimin në elektroenergjetikë një biznes shumë të rrezikshëm nga ndërhyrja e politikës. Çmimi i shitjes së energjisë së prodhuar privatisht te KESH përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ndërsa procedurat burokratike kanë bërë që disa biznese të kësaj natyre të mbyllen gjatë viteve të shkuara.

shek

pse ndodh keshtu





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2008 nė 11:56 Edit Post Reply With Quote
V E N D I M


PËR



MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “TITAN”, SHPK, DHE “OSMANI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “BISHNICA 1” DHE “BISHNICA 2”.



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I :



1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe Transferim), ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të shoqërive “Titan”, shpk, dhe “Osmani”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Bishnica 1” dhe “Bishnica 2”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.



2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.





K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA





* * *


V E N D I M


PËR


MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ATLAS”, SHA, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “HOLTA KABASH” DHE
“HOLTA POROÇAN”



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I :



1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Atlas”, sha, për ndërtimin e hidrocentraleve “Holta Kabash” dhe “Holta Poroçan”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.



2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.





K R Y E M I N I S T R I





SALI BERISHA





* * *


V E N D I M



PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ÖSTERREICHISCHE ELEKTRIZITÄTSËIRTSCHAFTS -AKTIENGESELLSCHAFT”, PËR NDËRTIMIN, PRONËSINË, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT
TË NJË HIDROCENTRALI TË RI NË ASHTË,
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË





Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I :


1. Miratimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Österreichische Elektrizitätsëirtschafts - Aktiengesellschaft”, për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.



2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2008 nė 16:53 Edit Post Reply With Quote
HEC-i i Skavicës do të nisë nga puna vitin e ardhshëm dhe do të përfundojë pas 7 vjetësh

METE do japë me koncesion HEC-in e Skavicës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës hap procedurat parakualifikuese për dhënien me koncesion "Bot" të hidrocentralit Skavicë mbi lumin Drin i Zi, në rrethin e Dibrës. Projekti kërkohet të realizohet në lumin Drin i Zi në rrethin e Dibrës dhe afati i fundit për dorëzimin e kërkesave, do të jetë data 17 dhjetor 2008. Gjithashtu, METE ka hapur procedurën konkuruese për dhënien me koncesion të minierës së kromit në Kalimash, minierës së kromit në Vlahna, fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash dhe fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave, mësohet se është data 11 shkurt 2009, ndërsa hapja e tyre do të bëhet në të njëjtën ditë. Kompania italiane "TGK" që do të ndërtojë dhe marrë me koncension hidrocentralin në Skavicë të Kukësit, do të shpronësojnë një sipërfaqe prej 60 kilometër katrorë, me një vlerë prej 45 milion euro. Hidrocentrali i Skavicës do të nisë nga puna vitin e ardhshëm dhe do të përfundojë pas 7 vjetësh. HEC-i në fjalë do të ndërtohet mbi lumin Drin dhe parashikohet të jetë një nga hidrocentralet më të mëdhenj në vend, me një kapacitet prodhues prej 1.4 miliard kilovat orë energji në vit. Me ndërtimin e kësaj vepre, që ofron burime të rinovueshme energjie, Shqipëria parashikon të plotësojë nevojat e saj dhe të tregut të huaj.

HEC-i i Skavicës do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin energjitik të vendit, sepse ai do të prodhojë direkt 1.2 miliard kilovatorë dhe indirekt, pra duke furnizuar gjithë kaskadën e Drinit sepse do të shërbejë si ujëmbledhës, 250-300 milion kilovatorë energji elektrike. Që në kohën kur u projektua shfrytëzimi i kaskadës së Drinit për energji elektrike në vitet '70, hidrocentrali i Fierzës u parashikua të kishte një fuqi të instaluar prej 500 megavat. Në fakt, pas ndërtimit të Skavicës do të krijohet njëkohësisht një rezervuar gjigant që do të rregullojë sistemin e shfrytëzimit të Fierzës, duke rritur koeficentin e shfrytëzimit të kapacitetit ekzistues të këtij hidrocentrali.

Projekti

HEC-i i Skavicës është një projekt që përputhet me strategjinë kombëtare të energjisë dhe prioritetin e qeverisë shqiptare për rritjen e burimeve gjeneruese të energjisë dhe energjisë së rinovueshme, për plotësimin e nevojave të vendit me energji dhe rritjen e eksportit të energjisë në vendet fqinje, duke përfituar nga mundësitë që të jep energjia e pastër. Sipas projektit të paraqitur nga kompania italiane, për herë të parë në Shqipëri parashikohet një zgjidhje moderne, me ndërtim nëntokësor të tij, që, veç efekteve pozitive në drejtim të impaktit mjedisor, ndihmon edhe në arritje teknike dhe ekonomike më të favorshme. Projekti për ndërtimin e këtij hidrocentrali është fryt i një studimi 1-vjeçar dhe parashikon një vepër komplekse, që mbështetet në ndërtimin e një dige të parametrave të larta inxhinierike, duke krijuar një liqen me sipërfaqe prej 60 kilometra katrorë, gjithashtu në të njëjtën kohë bën të mundur sigurimin e një rezerve të madhe hidrike mbi 2.7-2.8 miliard ³ ujë.

Investimi

Sipas projektit të "TGK"-së, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës do të shpenzohen afër 600 milion euro, ku 30 përqind e kësaj shume do të mbulohet nga vetë fondet e kompanisë italiane "Tassara" dhe aleatët e saj të "TGK"-së dhe pjesa tjetër prej 70 përqind do të sigurohen nga kreditë. HEC-i i Skavicës do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin energjitik të vendit, sepse ai do të prodhoje direkt 1,2 miliard kilovatorë dhe indirekt, pra duke furnizuar gjithë kaskadën e Drinit, sepse do të sherbejë si ujëmbledhës, 250-300 milion kilovatorë energji elektrike.

Bilanci, edhe 39 HEC-e të vegjël do të ndërtohen

Deri më tani numërohen 39 HEC-e të vegjël, të cilët do të ndërtohen dhe do të jenë gati për të prodhuar energji elektrike deri në fund të 2009-ës, me një investim total prej 195 milion euro; me një fuqi mesatare të instaluar në 211 MW dhe energji të prodhuar 962 GWH/vit. Ndërkohë, 21 HEC-e të vegjël që do të jenë gati për të prodhuar 560 GWH/vit energji në 2010 me një fuqi totale 111 MW dhe vlerë investimi 103 milion euro. Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka filluar edhe dy projekte koncesionare në lumenjtë më të mëdhenj të vendit, siç është hidrocentrali i Skavicës në Drin, si dhe e gjithë kaskada e Devollit. Të gjitha këto, sipas burimeve nga METE, janë respektivisht në fazë tenderimi dhe vlerësimi të ofertës, duke sjellë një fuqi totale të instaluar prej mbi 700 MW dhe investim total prej afro 1.6 miliard euro.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2009 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
HEC-et mbi Devoll, debat për kontratën koncesionare
TEUTA SHAMKU


Kontrata koncesionare për ndërtimin e tre HEC-eve mbi lumin Devoll është bërë objekt debati mes deputetëve në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Kanë qenë deputetet e opozitës që kanë dalë kundër kontratës koncensionare me kompanitë austriake EVN dhe kompania norvegjeze “Statkraft AS”, për hidrocentralet në lumin Devoll. Kontrata në fjalë kaloi dje për miratim në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, por deputetët e majtë janë deklaruar se në këtë kontratë ka shkelje ligjore. Deputetët e majtë kanë ngritur pretendimin se shkeljet qëndron tek afati i koncesionit dhënë firmës në fjalë, që është përcaktuar 38 vjet, ndërkohë që ligji parashikon afatin maksimal për 35 vite. Akuzat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë pretenduar se procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me ligjin. Opozita ka akuzuar se shkelje ka pasur edhe gjatë zhvillimit të tenderit, ku sipas saj, kanë marrë pjesë 12 kompani. Edhe kjo akuzë është hedhur poshtë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë shpjeguar se 12 kompanitë kanë blerë dokumentacionin, por vetëm dy prej tyre kanë marrë pjesë në tender, ku fituese u zgjodhën kompanitë në fjalë. Komisioni miratoi dje kontratën koncesionare, për ndërtimin e tre HEC-ve mbi lumin Devoll, një investim ky që pritet të shkojë në 1 miliard euro. Kompania austriake EVN dhe kompania norvegjeze “Statkraft AS” do të ndërtojnë tre hidrocentrale në lumin Devoll me një investim prej 1 miliard eurosh.

Ky projekt do të mundësojë ndërtimin e tre hidrocentraleve, hidrocentralin Lozhanë-Grabovë me fuqi 173 MW, hidrocentralin “Skënderbegas” Drizë, me fuqi 188 MW dhe hidrocentralin e Banjës me fuqi 28 MW. EVN-ja është e renditur si një nga kompanitë ndërkombëtare austriake energjetike dhe ekologjike që ofron shërbime si energji elektrike, gaz, ngrohje, ujë dhe përpunimin e mbeturinave dhe shërbime të ngjashme për 3 milionë konsumatorë në 18 vende të botës. Gjatë viteve të fundit, grupi i EVN-se ka arritur të pozicionohet në industrinë energjetike në Bullgari dhe Maqedoni, duke furnizuar 2.3 milionë konsumatorë. Në shërbimet ekologjike, “EVN Group” operon me sukses në furnizimin me ujë, trajtimin e mbetjeve dhe përpunimin e mbeturinave. Gjatë vitit financiar 2007/’08 EVN-ja ka një total prej 9.342 punonjësish dhe të ardhurat vjetore 2.397.0 milionë euro. “Statkraf” është prodhuesi më i madh në Evropë për energjinë e rinovueshme. Grupi zhvillon dhe gjeneron energji ujore, energji nga era, energji gazi, ngrohje rajonale dhe është një faktor kryesor në shkëmbimin e energjisë në Evropë. Gjithashtu “Statkraft” prodhon energji diellore, energji marine, energji ozmotike dhe alternativa të tjera të energjisë inovative. Në vitin 2007 “Statkraft” ka pasur 2.2 bilionë euro të ardhura bruto. Grupi ka afërsisht 3.000 të punësuar në më shumë se 20 vende.


18/02/2009

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2009 nė 10:26 Edit Post Reply With Quote
Hidrocentrali i Orgjostit në rrethin e Kukësit prodhon aktualisht 400 kw energji elektrike në 24 orë

Kukës, HEC-et e vegjël po shfrytëzohen me efikasitet

Hidrocentrali i Orgjostit në rrethin e Kukësit prodhon aktualisht 400 kw energji elektrike në 24 orë. Por rinovimi i aparaturave dhe pajisjeve të këtij hidrocentrali do të mundësojë dyfishimin e prodhimit të energjisë elektrike. Drejtori rajonal i KESH-it, Ajdin Elezi, tha për ATSH-në se, "shfrytëzimi efikas i hidrocentraleve të vegjël përbën një rezervë mjaft fitimprurëse si për biznesin privat, ashtu edhe për konsumatorin, aq më tepër në zonën verilindore, ku dhënia me koncension e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, apo i rikonstruksionit të atyre ekzistues është mjaft fitimprurëse për të dy palët".

Hidrocentrali i Orgjostit në rrethin e Kukësit prej 4 vjetësh i është dhënë me koncension firmës italiane "Esenxheka", e cila po punon për rinovimin e pajisjeve e të turbinave. "Pritet që deri në fund të muajit qershor të këtij viti firma të rinovojë të gjitha pajisjet e vjetra, gjë që do të mundësojë dyfishimin e prodhimit të energjisë elektrike", thotë Elezi. Sipas tij, është bërë i mundur rikonstruksioni i kanalit e i digës, ndërsa ka nisur puna edhe për rikonstruksionin e turbinave e pajisjeve të tjera të hidrocentralit që kanë nisur të vijnë". Hidrocentrali i Orgjostit, i ndërtuar në vitet '70, mundëson furnizimin me energji elektrike të fshatrave të komunave të Shishtavecit e Orgjostit dhe është i lidhur me sistemin kombëtar energjitik. Ndërkohë në Qarkun e Kukësit, me pasuri të mëdha ujore, kanë shfaqur interes për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël disa kompani të huaja në këtë qark, ku pjesëmarrës janë edhe biznesmenë vendas. Deri tani janë 5 kompani që kanë paraqitur projektet e tyre, ndërsa presin zgjidhjen e problemit të pronësisë mbi tokën. Në Qarkun e Kukësit, KESH-i ka në inventarin e tij 10 hidrocentrale të vegjël, prej të cilave 7 në rrethin e Tropojës, një në rrethin e Hasit dhe dy në rrethin e Kukësit, të ndërtuara në vitet '70. Aktualisht vetëm 3 prej tyre janë në punë, ndërsa pritet që të tjerat t'u jepen me koncension kompanive private si një mundësi efikase për rivënien e tyre në punë dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2009 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Vënia në aktivitet të plotë, prodhimi energjetik në vend do të rritet

Ministria e Ekonomisë publikon procedurat e dhënies me konçesion për 71 HEC-e lokale

Interesi gjithmonë në rritje për investimet në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, nga kompani dhe biznese të huaja dhe vendase, ka bërë që qeveria ta shikojë me prioritet këtë sektor. Për këtë qëllim, qeveria dhe Ministria e Ekonomisë ka planifikuar që të japë me konçesion plot 71 HEC-e të vegjël lokale, të cilat në pjesën më të madhe do të nisin procedurat e konçesionit këtë muaj. Lidhur me këtë procedurë tenderuese, Ministria e Ekonomisë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjorë për dhënien e këtyre HEC-ve me konçesion. Kontrata për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me shoqëri të interesuara. Me dhënien me konçesion të këtyre hidrocentraleve dhe vënien e tyre në funksion të plotë mendohet të marrë fund edhe problemi i energjetikës në vend. Ndërtimi i këtyre veprave pritet të përmirësojë me 20 përqind rritjen e nivelin të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëjnë të ditur se është bërë publikimi tashmë i 71 hidrocentraleve lokalë, të cilët do jepen me konçesion në vendin tonë, si dhe vendet ku do të ndërtohen ato. Shtrirja gjeografike e këtyre hidrocentraleve zë gjithë hapësirën e vendit. Ndërtimi dhe vënia në aktivitet të plotë e këtyre hidrocentraleve do të rrisë ndjeshëm prodhimin energjetik të vendit tonë. Vendimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është miratuar në një prej mbledhjeve më të fundit të Këshillit të Ministrave. Kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Ekonomisë dhe shoqërisë së ndërtuesve është në formën "BOT". Deri tani janë përcaktuar kontratat me një pjesë të kompanive që kanë shprehur interes për marrjen me konçesion të këtyre HEC-eve vendorë, në një kohë që pjesa më e madhe e tenderëve konçesionalë do të zhvillohet gjatë muajit maj 2009 e në vazhdim.

Procedurat për marrjen me konçesion

Shoqëritë vendase apo të huaja duhet të aplikojnë për marrjen me konçesion të hidrocentralit. Gjatë aplikimit shoqëritë duhet të plotësojnë kërkesën sipas formularit tipi 1 "Për hidrocentralet". Ndërkohë, formulari përmban dokumentet teknike, si dhe ato juridike. Dokumentet teknike janë projekti, studimi hidrologjik, studimi gjeologjik, plan biznesi, raporti mbi ndikimin e mjedisit, gjithashtu duhet edhe liçenca e specialistëve që kanë realizuar projektin. Ndërkohë, në bazë të ligjit për dhënien me konçesion, realizuesve të parë të projekteve u takon 10 përqindëshi. Sipas të njëjtave burime, blerja e energjisë nga këto HEC-e do të jetë me çmimin e tregut. Ndërsa kostoja e shpronësimit të vendosjes së digave do të paguhet nga ana e qeverisë. Ekspertët e ndërtimit të hidrocentraleve thonë se vendi ynë, nëse do të shfrytëzonte plotësisht burimet ujore, ato do të arrinin në mbi 15 miliard kilovat në orë, ndërkohë që aktualisht shfrytëzojmë 1 të 3 e burimeve ujore për energji.

Dokumentet teknike

1. Projekti, i cili duhet të përmbajë:

a. Studim fizibiliteti mbi zgjidhjen teknike për një shfrytëzim optimal të potencialit ujor.

b. Preventivin e detajuar dhe kostot

c. Grafikun e zbatimit të projektit

ç. Përzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve që do të përdoren

d. Studimi mbi mënyrën e lidhjes me sistemin

e. Materiali grafik

2. Studimi hidrologjik

3. Studimi gjeologjik

4. Plan biznesi

5. Raport mbi ndikimin në mjedis

6. Të ketë marrë informacion nga Këshilli i Basenit Ujor të Zonës ku do të zbatohet konçesioni, për prioritetin dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

7. Liçencat përkatëse të specialistëve që kanë kryer studimet dhe oponencën.

Dokumentet juridike

1. Autorizim në formë prokure për përfaqësuesin zyrtar që do të ndjekë procedurën deri në nënshkrimin e kontratës konçesionare.

2. Vendim gjykate për regjistrim të shoqërisë si person juridik.

KESH: Këtë muaj nis projekti për ruajtjen e digave mbi Drin dhe Mat

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të prezantojë në muajin maj studimin mbi projektin për sigurinë e digave në hidrocentralet kryesore të vendit mbi lumenjtë Drin dhe Mat, me vlerë 28 milion euro. "Zbatimi i këtij projekti, që pritet të fillojë në 6-mujorin e dytë të këtij viti, do të përfundojë brenda 2 viteve", bëjën të ditur ekspertë të KESH. Sipas tyre, projekti që do të garantojë siguri maksimale, do të përfshijë edhe monitorimin e hidrocentralit të Ulzës dhe Shkopetit. Nga ana tjetër, ata shprehen se "studimi i fizibilitetit për sigurinë e digave në kaskadat e Drinit dhe Matit është mjaft i rëndësishëm". Siguria e digave mbetet një problem shqetësues për KESH-in, pasi që nga koha e ndërtimit të HEC-eve mbi Drin, investimet për këtë qëllim, kanë qenë minimale. Këto diga kanë një rëndësi mjaft të madhe për KESH-in, pasi aty prodhohet pjesa më e madhe e energjisë. Vetëm HEC-i i Fierzës, hidrocentrali më i madh në vend, ka një kapacitet energjetik prej 500 mijë kw/orë dhe një kapacitet ujëmbajtës prej 3,2 miliard m3 ujë.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2009 nė 07:50 Edit Post Reply With Quote
Për 23 HEC-e vendore, tenderat në qershor për dhënie me koncesion
TEUTA SHAMKU


Në zbatim të politikës ekonomike të qeverisë shqiptare për fuqizimin e sektorit energjetik të vendit, kanë ardhur në rritje kërkesat për ndërtimin e hidrocentraleve vendore me koncesion. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), së shpejti pritet organizimi i tenderave për dhënien me koncesion të dhjetëra hidrocentraleve lokalë, që do të bëjnë të mundur shtimin e prodhimit të energjisë elektrike. Mes këtyre HEC-eve, që janë miratuar për t'u ndërtuar me koncesion, përfshihen pesë hidrocentralet e reja si "Suha 1”, “Rrapun 3”, “Llanga 1”, “Sotirë 1”, “Sotirë 2", për të cilët janë bërë të gjitha aplikimet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila është dhe autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës "BOT" (Ndërtim, operim dhe transferim).

Po ashtu, të njëjtat burime vënë në dukje se mes tenderave koncesionarë që pritet të zhvillohen së shpejti janë edhe ato për HEC-in në përroin e Shtikës (Këlcyrë), në lumin Shushicë (Vlorë), në përroin Trebisht (Bulqizë), në rezervuarin e Thanës (Lushnje) etj.

Sipas METE-s, numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe të huaja për ndërtimin e HEC-eve vendore arrin në mbi 50 të tilla, me shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë miratuar edhe nga qeveria. Investimi total në to arrin në mbi 200 milionë euro, fuqia e instaluar në 216 MW, ndërsa kapaciteti prodhues vjetor i energjisë në 700 GWh/vit. Ndërtimi i HEC-eve është një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë, në mënyrë që Shqipëria një herë e përgjithmonë të eliminojë mungesën e energjisë dhe të kthehet brenda një kohe të shkurtër në një eksportues neto të energjisë elektrike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2009 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Kryeministri prezantoi para 180 bizneseve kineze e shqiptare potencialet e fuqishme që ofron Shqipëria

Berisha: Kemi tregun e punës me koston më të favorshme në Evropë

Kryeministri Berisha i bëri dje ftesë kompanive të mëdha kineze dhe botërore të investojnë në Shqipëri në të gjitha potencialet e fuqishme që ajo ofron. Duke folur në Forumin e Biznesit kinezo-shqiptar, Kryeministri Berisha prezantoi përpara 70 kompanive kineze dhe 110 bizneseve shqiptare, potencialet e fuqishme që ofron vendi për investime dhe fushat me interes të përbashkët. Ai vlerësoi se Shqipëria ka tregun e punës më të favorshëm në Europë përsa i përket industrisë dhe manifakturës. Duke u ndalur tek fusha e energjetikës, Berisha theksoi projektet për ndërtimin e 440 hidrocentraleve, disa prej të cilëve pritet të jenë ndër më të mëdhenjtë në Europë. "Shqipëria i ofron potenciale të mëdha biznesit kinez dhe atij botëror në shumë fusha, në atë të turizmit, energjisë, ka tregun e punës më të leverdisshëm në Europë në fushën e industrisë dhe manifakturës. Në Shqipëri janë për t'u ndërtuar rreth 440 hidrocentrale të përmasave të ndryshme, ndër të cilat edhe më të mëdhenjtë në Europë. Qeveria ka firmosur 120 kontrata me investitorë shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të ishin shumë të kënaqur dhe të gatshëm të bashkëpunonin me investitorët kinezë. Por janë me qindra e qindra të tjerë, të cilët presin iniciativën tuaj të lirë për t'u ndërtuar", tha Kryeministri. Ai ka vlerësuar se Shqipëria është e hapur ndaj formave të tjera të energjisë si energjisë së erës, energjisë solare, forma që Kina po përvetëson me shpejtësi, përfshi këtu edhe energjinë nukleare.

Dejiang: Volumi tregtar u rrit me 13 % pavarësisht krizës

Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm tregtar i Kinës në rajonin e Europës Juglindore. Kështu u shpreh dje zëvendëskryeministri i Kinës, Zhang Dejiang, duke nënvizuar se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë njohur zhvillim të gjithanshëm. "Edhe me influencën e krizës financiare globale nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, volumi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe Shqipërisë prapë ka arritur një rritje 13.3 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila tregon vitalitet të paparë", theksoi zëvendëskryeministri Zhang Dejiang gjatë punimeve të forumit për biznesin shqiptaro-kinez. Dejiang ka vlerësuar se të dy vendet kanë zhvilluar bashkëpunimin në fushat me interes dypalësh, si në fushën e telekomunikacionit, ndërtimit, minierave, infrastrukturës dhe teknologjisë së lartë. "Bashkëpunimi midis bizneseve tona po bëhet gjithnjë e më i madh. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar po ecën përpara drejt një niveli më të lartë, me dimensione dhe përmasa më të mëdha. Dy vendet duhet të bëjnë përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin pragmatik dhe zgjerimin e mëtejshëm të përmasave të tregtisë dhe fushave të bashkëpunimit", vlerësoi Dejiang.

60-vjetori i marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, bilance pozitiv

Kryeministri Berisha përshëndeti dje 60-vjetorin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se ky është një moment historik i bashkëpunimit midis dy vendeve. Me rastin e këtij 60-vjetori, kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen më të thellë qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Ëen Jiabao, kombit kinez për mbështetjen e madhe, të jashtëzakonshme që në këto 60 vite i kanë dhënë kombit shqiptar. "60-vjetori është një moment solemn i një bilanci të madh. Populli kinez, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, në ditët më të vështira për shqiptarët ka ndarë kafshatën me kombin shqiptar. Zoti Zhilla theksoi se në Durrës vinin vaporët me grurë, në një kohë kur kombi i madh kishte me dhjetëra, në mos qindra milionë qytetarë të tij që vuanin nga uria. Kina i dha një ndihmë shumë të madhe Shqipërisë, me dhjetëra e qindra uzina e fabrika, në të cilat u punësuan me dhjetëra, mijëra qytetarë shqiptarë", u shpreh Kryeministri. Ai vuri në dukje se diplomacia shqiptare bëri përpjekjet më serioze që Republika Popullore e Kinës të zinte vendin e vet në forumet e mëdha ndërkombëtare, Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por, theksoi më tej kryeministri, në historinë e marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës ka një kapitull të ri dhe ky kapitull është nënshkruar nga Partia Komuniste e Kinës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, forcat politike që sollën ndryshime epokale në vendet respektive. Berisha e cilësoi vizitën e zv.kryeministrit kinez dhe përfaqësuesve të botës së biznesit të Kinës, si dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për prosperitetin dhe zhvillimin e dy vendeve, për fushat e reja të bashkëpunimit miqësor. "Këtu jemi në një forum biznesi, por unë nuk mund të mos theksoja këto momente shumë të rëndësishme në marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe të gjithanshme që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Këto marrëdhënie përbëjnë një bazë solide dhe shumë të fuqishme për veprimtarinë dhe investimet tuaja në Shqipëri", tha Kryeministri. Ai theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të thjeshtuar barrën fiskale mbi investitorët. Kreu i qeverisë informoi të pranishmit për përpjekjet e mëdha të ekzekutivit për të krijuar klimën më të favorshme për biznesin shqiptar, biznesin ndërkombëtar dhe atë kinez. Kështu, kryeministri ka vënë në dukje masat për reduktimin dhe zhdukjen e burokracive, regjistrimin e shpejtë të bizneseve, heqjen e lejeve dhe licencave, si dhe për nivelin e ulët të taksave. "Qeveria ime u përqendrua në disa drejtime themelore për klimën e biznesit. Së pari, reduktimin dhe zhdukjen e burokracive që vështirësojnë dhe pengojnë investimet në vend. Sot, biznesi në Shqipëri regjistrohet brenda gjysmë ore, me një euro; dy të tretat e licencave dhe lejeve janë hequr; është krijuar 'one stop shop' për lejet dhe licencat; është vendosur parimi 'heshtja është miratim'. Niveli i taksave në Shqipëri është më i ulët se në Republikën Popullore të Kinës, është më i ulëti në Europë; taksat mbi të ardhurat personale dhe ajo e korporatave është 10 përqind; taksa për kontributin e sigurimeve shoqërore është 15 përqind; nuk ka taksë për eksportet, as dhe importin e mallrave për eksport", u shpreh Kryeministri.

Potencialet në turizëm, këtë vit Shqipëria me 3 milionë turistë

Turizmi në Shqipëri po merr hov të madh, nga 300 mijë turistë në vitin 2004, këtë vit kishim 3 milionë turistë. Kryeministri Berisha theksoi se kompani turistike kineze janë të ftuara të organizojnë dhe të nisin drejt Shqipërisë turistë, të cilët do të gjejnë këtu një trashëgimi kulturore ndër më të pasurat dhe mikpritje tradicionale. Përveç kësaj, Kryeministri ka garantuar se edhe çmimet në Shqipëri janë 57 përqind më të ulëta se kudo tjetër në Europë. Kreu i qeverisë theksoi se kompanitë e mëdha kineze janë të ftuara të investojnë në fushën e turizmit në Shqipëri. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria po përpiqet të transformojë me shpejtësi infrastrukturën e saj, portet, aeroportet dhe rrugët. Në këtë drejtim, ai ftoi sërish kompanitë kineze të marrin pjesë në këto ndërtime të mëdha. "Ujërat e Shqipërisë së Jugut janë më të thellat në rajon dhe më të përshtatshmet për portet e mëdha, njëri prej të cilëve do të ndërtohet në Vlorë. Për investitorët kinezë, në një shikim të parë, Shqipëria është një vend dhe treg i vogël. Por nuk duhet të harrojmë se është vendosur në zemër të tregut më të madh të botës dhe disponon të gjitha marrëveshjet ligjore për eksport në mbarë Europën dhe më gjerë. Ne po krijojmë zonat industriale, në të cilat janë të zgjidhura të gjitha problemet infrastrukturore, ligjore dhe investitori i huaj është i ftuar të investojë, të ndërtojë fabrikën, uzinën apo çfarëdo veprimtarie tjetër në këto zona", theksoi kreu i qeverisë. Më tej, ai garantoi se qeveria është e gatshme t'i ofrojë biznesit kinez një zonë nga më të përshtatshmet në vend, me të gjitha lehtësirat e mundshme. Mckenzie, tha Kryeministri, kompania prestigjioze, bëri një studim për luginën Tiranë-Durrës dhe konkludoi se përsa i përket kushteve, ajo paraqet një Shenzhen të Europës.

Qeveria mirëpret investime në fushën e minierave

Shqipëria është një vend shumë i pasur në minerale dhe miniera dhe ofron potenciale të mëdha për investime në këtë fushë. Kështu u shpreh dje kryeministri Berisha duke nënvizuar se ka një traditë të konsoliduar të marrëdhënieve tregtare në këtë fushë midis dy vendeve. Kështu, ai vlerësoi se Shqipëria është një ndër 3-4 vendet më të pasura në botë me krom, është e pasur në nikel, bakër, ferronikel dhe mineral hekuri. "Kompanitë kineze janë të mirëpritura të investojnë në këto fusha. Unë iu siguroj se në shembullin më të mirë të kompanive të mëdha kineze që operojnë në Shqipëri Haëae, ZTE etj., ju do të gjeni këtu një vend shumë mikpritës dhe të favorshëm dhe do të keni një histori të vërtetë suksesi në projektet tuaja, do të gjeni kushte shumë të favorshme dhe një mik të vërtetë prapa përpjekjeve tuaja dhe ky mik është qeveria ime", tha Berisha.

RD

440?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2009 nė 09:40 Edit Post Reply With Quote
Gjashte kompani te huaja pritet te hedhin ofertat perfundimtare ne tenderin per dhenien me koncesion te projektit te hidrocentralit te Skavices ne lumin Drin, muajin e ardhshem.

Tenderi ishte hapur qe ne vitin 2008 dhe fituesi pritej te shpallej ne janar te ketij viti, por u shty per shkak te krizes financiare nderkombetare. Gjashte kompanite e interesuara jane TGK Skavica srl, nje kompani italiane qe ka pergatitur edhe projektin, “Korea Electric Power Corporation”, STATKRAFT nga Norvegjia, konsorciumi VERBUND KELAG GRUP nga Austria dhe “R.W.E” AG nga Gjermania.

Hidrocentrali i ri mund te kushtoje rreth 600 milione euro, por vleresohet se mund te prodhoje rreth 1.3-1.8 miliarde kilovatore energji ne vit, e cila ka vlere tregtare prej rreth 65-80 milione eurosh, sipas cmimeve aktuale te energjise se importuar ne Shqiperi.

Nese realizohet, ky hidrocentral pritet te rrise prodhimin e energjise elektrike ne Shqiperi me 10-15 per qind nga niveli aktual. Te gjithe pjesemarresit ne tender jane kompani te rendesishme te tregut europian te energjise. Punimet per ndertimin pritet te zgjasin shume vite, per shkak te terrenit te veshtire dhe mungeses se rrugeve.
Skavica u projektua ne vitet ’80 si pjese e skemes se shfrytezimit te kaskades se Drinit. Projekti fillestar parashikonte ndertimin e nje baseni ujembledhes, qe do te sherbente edhe per te rritur prodhimin e energjise ne hidrocentralet e meposhtme, pra Fierze, Koman dhe ne Vaun e Dejes. Ne vitin 2004, qeveria shqiptare e kohes nenshkroi nje marreveshje koncesionare me nje grup kompanish italiane.

TGK e riperpunoi skemen e shfrytezimit te Drinit dhe e hoqi digen duke e zevendesuar ne hidrocentral qe do te shfrytezoje renien e lire te ujit permes tubacioneve. Ne vitin 2007, qeveria e pranoi skemen e re te shfrytezimit dhe hapi tender per dhenien e koncesionit, duke i caktuar paraprakisht kompanise italiane 10 per qind te pikeve te vleresimit te ofertave.

Nese skema e TGK nuk ndryshohet, hidrocentrali i ri do te vendoset ne lartesine 441 deri ne 285 metra mbi nivelin e detit, do te kete fuqi te pergjithshme te instaluar prej 500 megavat dhe nuk do te sherbeje si basen grumbullues uji per rritjen e prodhimit ne hidrocentralin e Fierzes. Hidrocentrali do te shfrytezohet privatisht per 35 vitet e ardhshme dhe vetem pas kesaj do t’i transferohet ne pronesi qeverise shqiptare.
Qeveria shqiptare ka nenshkruar edhe dy koncesione te tjera per hidrocentrale te medha dhe rreth 50 kontrata te tjera per hidrocentrale te vegjel e te mesem. Ekspertet thone se Skavica eshte me i rendesishmi nga te gjitha kontratat e nenshkruara deri tani per shkak te sasise se energjise qe pritet te prodhohet, si dhe per shkak te rentabilitetit shume te larte qe pritet te kete.

Koncesionet e hidrocentraleve te vogla dhe te mesme pritet te prodhojne se bashku rreth 700 milione kWh nese realizohen te gjitha, ndersa sistemi i hidrocentraleve te Devollit mund te prodhojne 1 miliard te tjera, por keto hidrocentrale nuk pritet te perfundojne para vitit 2018. Pavaresisht ketyre koncesioneve te shumta, KESH-i pritet te mbetet prodhuesi me i madh i energjise elektrike ne Shqiperi, por te ardhurat e korporates publike ka gjasa te jene edhe me te vogla se sa ato te kompanive koncesionare.

top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-12-2009 nė 11:41 Edit Post Reply With Quote
Hidrocentralet do të jepen me koncesion nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Në rrjedhën e lumit Shushicë do të ndërtohen HEC-e locale

Në rrjedhën e lumit Shushicë në rrethin e Vlorës pritet që të ndërtohen hidrocentrale lokale. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka hapur tenderin për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve. Burime nga METE bëjnë të ditur se projekti do të realizohet në rrjedhën e lumit Shushicë në rrethin e Vlorës. Ky vendim është marrë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shushicë dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë" dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve". Ofertuesit duhet të paraqesin vetëm një ofertë, ku angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Sipas METE-s, asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 3 mars 2010, ndërkohë që hapja e tyre do të bëhet në të njëjten ditë në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Numri i hidrocentraleve lokale në vende që jepen me koncesion ka qenë në rritje. Kohët e fundit është vendosur dhënia me koncesion e hidrocentraleve "Helmes 1" dhe "Helmes 2", "Funares 2", "Topçias" etj. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të këtyre hidrocentraleve është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Mes tenderave koncesionare që pritet të zhvillohen së shpejti janë edhe ato për hidrocentralet lokale në përroin e Shtikës (Këlcyrë), Ostrenin e Vogël (Bulqizë), në Zallin e Lunikut (Librazhd) etj. Sipas METE-s, investimi total në hidrocentralet lokale arrin në mbi 200 milionë euro dhe fuqia e instaluar në 216 MË.

RD

Si ore etj?

Si nuk pashe nje lajm serioz ne kete vendin tone!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2010 nė 11:23 Edit Post Reply With Quote
http://www.pressetext.de/news/100201020/wasserwirbeltechnologie-ein-100-iger-erfolg/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Jepet me koncesion ndërtimi i HEC-it Treska 3 dhe Çerkezë 1 dhe 2

Qeveria miratoi dje vendimin për dhënien me koncesion të hidrocentralit Treska 3, Çerkezë 1 dhe 2. Qeveria vendosi që autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Treska 3", është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Gjithashtu, u vendos miratimi i bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë "Zecoronda", shpk. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit "Treska 3", të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali. Edhe në rastin e dhënies me koncesion për ndërtimin e HEC-it Çerkezë 1 dhe 2, autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve "Çerkezë 1" dhe "Çerkezë 2", është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Qeveria vendosi miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë "ZALL HERR ENERGJI", shpk. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve "Çerkezë 1" dhe "Çerkezë 2", të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2010 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
Qeveria kerkon konsulent per HEC-et mbi Vjose
01/03/2010 08:20

Qeveria kerkon konsulent per HEC-et mbi Vjose
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte duke kerkuar aktualisht nje konsulent nderkombetar per te pergatitur terrenin per dhenien me koncesion te disa hidrocentraleve mbi kaskaden e lumit Vjose.

Lajmi behet i ditur nga zyrtare te ministrise. Konsulenti do te punoje per 14 muaj per te ndihmuar qeverine ne organizimin e nje tenderi dhe zgjedhjen e nje partneri strategjik per te kryer investimet e nevojshme.

Studimi paraprak per ndertimin e hidrocentraleve ne Vjose eshte kryer ne kohen e komunizmit, por nuk u vu kurre ne zbatim, per shkak te kolapsit ekonomik te gjysmes se dyte te viteve ’80.

Ne vitin 2008, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shpenzoi rreth 1 milion euro dhe punesoi nje kompani franceze per te kryer matjet paraprake mbi kete lum. Ne fund, korporata njoftoi se sipas studimit Vjosa eshte ne gjendje te plotesoje 30 per qind te kerkeses aktuale per energji elektrike ne Shqiperi.

Qeveria duket se nuk deshiron te deshtoje ne projektin e Vjoses, sic deshtoi me projektin e Skavices dhe per kete arsye, nuk ka pranuar deri tani “propozim per koncesion te pakerkuar”. Projekti per hidrocentralin e Skavices u dha fillimisht me koncesion ne vitin 2004 te nje kompani e vogel italiane, qe premtoi 580 milione euro investim, por nuk beri ndonje pune.

Qeveria e ripranoi projektin e italianeve si “propozim i pakerkuar” dhe e hodhi ne nje tender qe u mbajt i hapur per me shume se nje vit dhe vetem ne janar te ketij viti u pranua se kishte deshtuar. Qeveria thote se shkaku i deshtimit te tenderit ishte kriza ekonomike boterore, por eksperte te fushes thone se shkaku i vertete i deshtimit ishte formula e perzgjedhur nga qeveria per kete tender.

Koncesionet e dhena ne energjetike jane ne shumicen derrmuese projekte te hartuara ne kohen e komunizmit dhe qe prezantohen ne qeveri si projekte te ndonje kompanie private. Projektet hidhen ne tender pas kesaj, por propozuesi i pare ka nje bonus ne tender si shperblim per ideimin e projektit.

Kjo lloj skeme e vendosur ne vitin 2007 me ligjin e ri “Per koncesionet” ka bere qe tenderet te organizohen thjesht per procedure, sepse fituesit jane te parapercaktuar. Dhe ne rastin e Skavices tenderi deshtoi, per shkak se kompanite e tjera te interesuara nuk e pane te arsyeshme te merrnin pjese ne nje tender me fitues te paracaktuar. Kjo pritet te mos ndodhe ne rastin e Vjoses, per shkak se per kete tender nuk ka “propozim te pakerkuar”.

top


Ajo cfare kuptohet fare lehte eshte e frigshme!

RSH nuk e ka idene se mundesive te ndertimeve te hidrocentraleve ne te!?

Lumenjte e RSH nuk jane te pafundem dhe numri i hidrocentraleve nuk mund te jete i pafundem.

Pa nje studim te pergjithshem nuk mund te kete zhvillim te sakte e te qendrueshem, por do te kete kete zhvillimin e "cuditshem" jepen x koncesione e ndertohen 2% te tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-3-2010 nė 15:13 Edit Post Reply With Quote
HEC-i i ri i Ashtes,austriaket nisin punimet
03/03/2010 15:55

HEC-i i ri i Ashtes,austriaket nisin punimet
Pas me shume se dy dekadash, nga ndertimi i hidrocentralit te fundit, Shqiperia i rikthehet serish ndertimit te nje vepre te madhe hidro-energjetike. Kompania austriake Verbund ka nisur zyrtarisht punimet ne terren per ndertimin e hidrocentralit me fuqi 50 megavat.

“Ne kemi perfunduar tashme te gjithe procesin ligjor te marrjes se lejeve. Kemi marre te gjitha lejet e nevojshme qe nga ato ambientale deri tek lejet e ndertimit dhe tashme kemi filluar punen per ndertimin e hidrocentralit duke qene plotesisht ne linje me afatet e paracaktuara te projektit”, u shpreh Christian Kern, anetari i bordit te menaxhimit te Verbund.

Kushtet e veshtira te lumit imponojne perdorimin e teknologjise me bashkekohore, qe sipas drejtuesve te Verbund mundeson shfrytezimin me eficensen me te larte te prurjeve.

“Eshte nje hidrocentral i veshtire per t'u ndertuar, per shkak te kushteve te lumit. Por ne kemi gjetur zgjidhjen dhe do te perdorim teknologjine me te avancuar sot ne bote, qe quhet teknologjia Matrix, e cila mundeson shfrytezimin me eficensen me te madhe te prurjeve edhe kur ato jane te pakta. Ne kete menyre ashta eshte nje projekt inovativ sepse eshte projektuar te jete hidrocentrali me i madh ne bote qe perdor kete lloj teknologjie. Ky ishte dhe parakushti per suksesin e kesaj vepre, pasi hidrocentrali i Ashtes nuk mund te ndertohej me teknologjine e zakonshme qe perdoret sot”, theksoi Kern.

Ashta rezulton te jete nder koncesionet me te sukseshme energjetike ne Shqiperi, ne morine e koncesioneve te dhena nga qeveria, pjesa derrmuese e te cilave prej kohesh mbeten vetem projekte ne leter.

“Hidrocentrali do te prodhoje mesatarisht rreth 242 milione kilovat ore energji ne vit edhe do te furnizoje me shume se 100 mije familje shqiptare. Do te jete e gjitha nje energji e paster, pa efektin me te vogel ndotes ne ambient dhe ky investim i sjell Shqiperise me shume se 300 vende te reja pune gjate periudhes se ndertimit. Ne total projekti shkon 200 milione euro, nga nje pjese e mire do te shkoje per kompanite shqiptare qe punojne si nenkrontraktore me ne. Pra impaktet jane te shumefishta sepse eshte nje investim me te vertete i madh”, u shpreh Kern.

Verbund, nje nga kompanite me te medha ne prodhimin e energjise hidrike ne Europe, qe vitin e kaluar realizoi nje xhiro prej 3.5 miliarde euro.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5758579 sekonda, 42 pyetje