Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Libri i Zi i Komunizmit
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
Libri i Zi i Komunizmit

Libri i zi i komunizmit: krime, terror, shtypje
nga Astrit Lulushi, SHBA


Idete kane pasoja..si vrasje, tirani dhe shtypje.
Kur kerkojne per shembuj te barbarizmave te sponsorizuara nga
shteti, intelektualet me shpejtesi tregojne inkuzicionin spanjoll
ose imitimin e tij protestant, gjuetine e shtrigave. Si eshte e
mundur, thone ata, qe njeri te persekutoje tjetrin per bindjet e
tij. Ironikisht, te njejtet intelektuale, shpesh jane po ata qe
sherbyen si perkrahes e nxites per persekutimet politike dhe vrasjet
ne mase ne nje shkalle te papare ndonjehere ne historine njerezore.

Inkuzicioni spanjoll morri jeten e rreth 2 mije njerezve gjate
periudhes se tij 25 vjecare nga viti 1480 deri me 1505. Megjithate
veshtire te gjendet nje periudhe qofte edhe 25 diteshe ne Rusine nen
Stalinin, ne Kinen nen Mao ce dunin, apo ne Kamboxhian nen Pol
Potin, ku numri i vrasjeve te ishte me i vogel.

Krimet e komunizmit nuk jane perfillur. Pare nga nje kend veshtrim i
bute e i favorshem ndokush mund te mendoje se intelektualet thjesht
jane verbuar nga paragjykimet e kohes dhe nuk jane ne gjendje
ngrihen mbi realitetin e t'i shohin vrasjet qu u kryen nen hunden e
tyre. Pare nga nje kendveshtrim cinik, te tjeret mund ta shohin kete
mosperfillje si nje vet-humbje kujtese me qellim per te perjashtuar
veten nga roli si perkrahes i ketij gjenocidi klasor

Duke patur parasysh kete heshtje te shurdher mes intelektualeve qe
kane brohoritur vrasjet e rreth 100 milione njerezve nga komunizmi
ne shekullin e 20-te, bashkeautori i librit te zi te komunizmit,
Stefani Courtis shtron pyetjen se perse eshte dashur te pritej deri
ne fund te shekullit 20 per te folur rreth kety re krimeve. Pergjigja
duket se eshte se per me shume se 80 vjet, akademiket kane genjyer
veten duke mos pranuar te besojne se shoket e tyre te idealeve mund
te ishin ne gjendje te kryenin krime te tilla diabolike.

Shume prej autoreve te librit te zi perpiqen ta vendosin komunizmin
ne konktekstik kulturor, duke diskutuar mbi kryengritjen fshatare ne
Rusi, ose skllaverine ne Kamboxhia. Por per asrye se komunizmi ishte
nje ideiologji kunder tradites qe qellimisht shkaterroi menyren e
vjeter te jeteses, dallimet kulturore midis partive komuniste ne
vende te ndryshe nuk ishin aq te theskuara sa c'ishte ngjashmeria e
tyre e jashtezakoneshme. Per shembull mania per klasifikimin dhe
zhdukjen e elementeve te ndryshem te shoqerise ne Kamboxhia duket se
ishte karakteristike per te gjitha regjimet komuniste. Ne Rusi ata
quheshin "te deklasuar" , ne Shqiperi, "armiq te e popullit" ne Kine
te "zinj kundert te kuqeve", e te tjere.

Ne te gjitha kryeqytetet komuniste, e njejta gjuhe perdorej per te
poshteruar keta njerez si "farera te keqia, krimba, ndyresira"- dhe
i njejti fat i priste ata dhe familjet e tyre ne burgje, kampe
internime e para skuadrave te pushkatimit. Cdo vrases ne mase mesoi
nga paradhesi i tij. Secili kishte kliken e vet te intelektualeve
perkrahes; Secili kishte ithtaret e tij mes policeve, ushtareve dhe
bashkeatdhetareve.

Libri i zi i komunizmit permbledh arkivat e hapura te vendeve ish
komuniste, per te zbuluar arritjet e komunizmit; terrorin, torturat,
urine, internimet dhe masakrat. Me hollesite e pershkruara, ky liber
duket se perben perpjekjen e pare serioze per te regjistruar dhe
analizuar krimet e komunizmit gjate nje periuedhe prej me se 80
vjetesh.

Libri, i publikuar fillimisht ne France, frengjisht dhe tashme ne
anglisht, eshte cilesuar si nje akuze penale ndaj komunizmit qe
argumenton me fakte se komunizmi ishte nje stistem kriminal.Aty
jepen hollesi reth mizorive te shkaktuara nga regjimet komuniste;
perfshi 25 milione te vdekur ne Bashkimin Sovjetik, 65 milione ne
Kine, 1. 7 milione ne Kamboxhia. Libri nuk eshte i kendshem, por i
nevojshem. Miti i gabuar se themeluesit e ketij sistemi kishin
qellime te mira, bie poshte perfundimisht. Faktete e mbledhura jane
te pakundershtueshme dhe askush qe do ta lexoje kete liber nuk do te
jete ne gjendje te thote me se nuk e dinte ose nuk ishte i sigurte
rreth natyres kriminale te komunizmit, ndersa ata qe kane filluar
t'i harrojne keto mizori do te detyrohen t'i kujtojne perseri.

Libri prej rreth 800 faqesh, ndah et ne 5 pjese ku perfshihen 27
kapituj. Kapitulli i 20, perbere prej 60 faqesh flet per komunizmin
ne Evropen Qendrore e Juglindore. Fakti qe komunizmi shqiptar
pershkruhet kalimthi ne jo me shume se nje faqe, tregon se autoret
per nje arsye apo nje tjeter nuk kane patur ne duar fakte, referenca
apo burime te mjaftueshme arkivore te periudhes komuniste ne
Shqiperi. Per shembull,autoret thone se Shqiperia gjate periudhes
komuniste kishte 19 kampe e burgje politike, ndersa sipas
deshmitareve numri i tyre ishte dy e ndoshta 3 fish me i lart. Por
historia e diktatures eshte komplekse dhe historia e komunizmit jo
me pak e tille.

Por dilema e vertete morale qe paraqet libri nuk eshte thjesht ne se
komunizmi ishte me i keq se nazizmi, apo Stalini me vrases se
Hitleri, por ne se historia e shekullit te 20 ka mundur te jape
gjykimin e saj perfundimtar e objektiv rreth ceshtjes ne se te
gjitha keto vrasje e barabarizma u shkaktuan nga natyra e keqe e
ketyre njerezve dhe qe ideologjite utopike "te clirimit" qe e
mohojne kete fakt perfundojne duke shkaktuar vrasje ne mase nje
shkalle te pashembullt."

Libri behet edhe me denoncues po te kihet parasysh fakti se ai eshte
shkruar nga 6 studiues, cdo njeri prej te cileve ish komunist ose
ish vizitor i rregullt i vendeve kur ato vuanin nga regjimi komunist.


Bibliografia:

1. "The Black Book of COMMUNISM; Crimes, Terror, Repression" by
Courtois, Werth, Panne, Paczkowski, Bartosek, Margolin, Harvard
University Press 2004

2. "Fundi i Udhes se Gjate" nga Tomorr Aliko, Tirane 2001

3. "Ideas have Consecuences".. by Daniel J. Flynn, Accuracy in
Academia

4. "Dead Souls" by Anne Applebaum, Weekly Standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0983350 sekonda, 25 pyetje