Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Dekomunistifikimi dhe Europa
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:48 Edit Post Reply With Quote
Dekomunistifikimi dhe Europa

Dënimi europian i krimeve komuniste, edhe ne Shqiperi.

KE: Grup hetimor kundër Komunistëve Shqiptar


Më 25 janar rreth orës 19.00 Asambleja parlamentare e KE-se votoi me shumicë Rezolutën nr.1481(2006) “Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve komuniste”. Delegacioni shqiptar votoi pro saj. Kjo rezolutë ka si iniciator eurodeputetin suedez të djathtë, 56-vjeçarin Goran Lindbald. Nisma është marrë që në vitin 2003 nga eurodeputeti Rene van der Linden, eurodeputet, aktualisht President i Asamblesë Parlamentare të KE-se. Më 14 dhjetor 2005 kjo nismë u miratua me shumicë absolute nga Komisioni i Çështjeve Politike të Asamblesë. Nuk është hera e parë që Këshilli i Europës

harton instrumenta juridikë për regjimet ish-komuniste. Më 27 qershor 1996, Asambleja e KE-se votoi Rezolutën 1096(2006) “Mbi masat për çmontimin e trashëgimisë së ish-regjimeve komuniste”, e përbërë nga 16 pika. Ky dokument i rëndësishëm për dekomunistizimin synonte “strukturimin e mendjes dhe zemrës demokratike, kundër konformizmit dhe bindjes qorre”. Paralajmëronte edhe për rreziqet e demokracive të reja emergjente si “tranzicioni rrezikon të jetë një oligarki në vend të demokracisë, korrupsion dhe krim i organizuar”. Në një pikë tjetër bënte thirrje për respektimin e drejtësisë, për të mos u hakmarrë, por për të dënuar autorët e krimeve komuniste”. Për modelimin e institucioneve dhe ekonomisë një pikë e veçantë parashikonte “demilitarizim, decentralizim, deburokratizim dhe heqjen e monopoleve”. Në pikën 8 parashikonte “jo vetëm gjykimin e autorëve të krimeve komuniste, por edhe rehabilitimin dhe dëmshpërblimin moral të viktimave të tyre”.

“Rikthimi “in integrum”(plotësisht) i pronës pronarit të origjinës, përfshirë edhe pronat e enteve fetare”, sanksiononte pika 10. Mesa duket, sipas Asamblesë kjo rezolutë nuk është zbatuar sa dhe si duhet në vendet ish-komuniste, prandaj u bë e nevojshme hartimi, diskutimi dhe më pas votimi i kësaj rezolute të dytë, më 25 janar të këtij viti. Rezoluta aktuale që përfshin edhe paraardhësen e saj të vitit 1996, parashikon dënimin ndërkombëtar të krimeve komuniste, ashtu siç u bë me ato naziste në Gjyqin e Nurembergut. Ngritjen e Komiteteve të Pavarura në çdo vend anëtar për shqyrtimin politik dhe juridik të të gjithë informacionit dhe arkivave të regjimit komunist si dhe dënimin e autorëve të këtyre krimeve.

Caktimin e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit dhe detyrimin e pushtetit lokal për të ngritur përmendore për këto viktima. Në fakt Rezoluta, e vetme, si instrument juridik shpreh vetëm opinionin politik të Asamblesë Parlamentare të KE-se. Ajo duhet shoqëruar edhe me Rekomandimin përkatës që i destinohet Komitetit të Ministrave, organ ekzekutiv i Këshillit të Europës. Vetëm në këtë mënyrë ajo merr forcë dhe i shtyn vendet anëtarë të KE që të ndërmarrin të gjitha aktet e parashikuara në rezolutë, përfshirë edhe hetimet gjyqësore të krimeve të komunizmit. Por siç është bërë e ditur, projekt-rekomandimi nuk mori shumicën e kërkuar. Ai u rikthye për ripunim “pasi lë shteg për shumë interpretime dhe është tepër detyrues, përveç njerëzve dënon edhe filozofinë dhe idealin komunist”, sipas shumicës që votoi “kundër”. Megjithatë nismëtari i këtyre instrumentave, Lindbald, e quan votimin e rezolutës si “hap të parë, si pikënisje të mirë” dhe ka shpresa se pas disa redekatimeve edhe projektrekomandimi do të votohet në seancën e ardhshmë të Asamblesë Parlamentare të KE. (Kjo Asamble mblidhet katër herë në vit: në fund të janarit, prillit dhe qershorit si dhe në fillim të tetorit). Siç është bërë e ditur tashmë kjo nismë ligjore ka hasur në kundërshtime të ashpra të të majtëve në përgjithësi dhe të partive komuniste në veçanti që kanë drejtuar mocione e peticione si dhe kanë zhvilluar manifestime proteste edhe para selisë së KE-sw në Strasburg.

Në një deklaratë zyrtare të Partisë Komuniste Franceze shprehet se kjo parti “i ka dënuar krimet e komunizmit para se këtë ta bënte Këshilli i Europës...Stalinizmi nuk është komunizëm, por varianti pervers i tij...Këto tekste të KE-sw janë variant revizionist i nazizmit...PKF është e gatshme t’i vërë në dispozicion gjithkujt arkivat e saj...”. Reagimin më të ashpër e ka bërë Partia Komuniste Ruse dhe gazetat ruse, pasi krimet e komunizmit rus dënohen në një pikë të veçantë dhe në mënyrë specifike. Në një manifestim proteste të zhvilluar në Moskë nga komunistët rusë, manifestuesit mbanin pankarta në rusisht “Lindbald-Hitleri brat”(Lindbaldi-vëllai i Hitlerit). Duket se deri sa të vijë koha e votimit të projektrekomandimit, çka do t’i japë fuqi Rezolutës për secilin nga 46 vendet anëtarë të KE-sw, e gjithë periudha do të karakterizohet nga një debat i ashpër politik e ideologjik.

MONITOR





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
Origjinalet:

http://de.wikipedia.org/wiki/Europaratsresolution_1481_%282006%29_zur_Notwendigkeit_der_internationalen_Verurteilung_von_Verbrechen_totalit%C3%A4rer_k ommunistischer_Regime





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
ie Resolution zur Notwendigkeit der internationalen Verurteilung von Verbrechen totalitärer kommunistischer Regime (engl. Resolution 1481 (2006) Need for international condemnation of crimes of totalitarian communist regimes) wurde am 25. Januar 2006 in Straßburg von der parlamentarischen Versammlung des Europarats (PACE) verabschiedet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
http://www.coe.int/t/d/Com/Dossiers/PV-Sitzungen/2006-01/Entschl1481_kommunist.asp





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:51 Edit Post Reply With Quote
http://assembly.coe.int/main.asp?Link=/documents/adoptedtext/ta06/eres1481.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:51 Edit Post Reply With Quote
http://assembly.coe.int//main.asp?link=http://assembly.coe.int/Documents/AdoptedText/ta96/ERES1096.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 10:28 Edit Post Reply With Quote
A nuk do te ishte mire qe ti kerkonim Europes nje gjygj analog me gjygjin e Nürnbergut?

http://nuremberg.law.harvard.edu/php/docs_swi.php?DI=1&text=overview





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2008 nė 21:53 Edit Post Reply With Quote
Rehabilitierung
Antragsfristen für die Rehabilitierungsgesetze

Für von politischer Verfolgung in der DDR Betroffene wurde die Antragsfrist für die drei Rehabilitierungsgesetze mit dem "Dritten Gesetz zur Verbesserung rehabilitierungsrechtlicher Vorschriften" vom 21. August 2007 verlängert. Mit dem im Strafrechtlichen Rehabilitierungsgesetz eingefügten § 17a wurde zudem die Gewährung einer so genannten Opferrente geregelt.

Das Gesetz wurde im Bundesgesetzblatt Jahrgang 2007 Teil 1 Nr. 43, Seite 2118 f. am 28. August 2007 veröffentlicht.


Ferner sind unter den folgenden Links die drei Rehabilitierungsgesetze zu finden:

1. StrRehaG - Strafrechtliches Rehabilitierungsgesetz (Antragsfrist verlängert bis zum 31. Dezember 2011)
2. VwRehaG - Verwaltungsrechtliches Rehabilitierungsgesetz (Antragsfrist verlängert bis zum 31. Dezember 2011)
3. BerRehaG - Berufliches Rehabilitierungsgesetz (Antragsfrist verlängert bis zum 31. Dezember 2011).


Weitere Fristen für Anträge auf Leistungen ergeben sich aus den oben genannten Gesetzen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2008 nė 22:06 Edit Post Reply With Quote
http://www.stasiopfer.com/mfsbig.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4619269 sekonda, 33 pyetje