Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sigurimet shendetesore
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2009 nė 10:54 Edit Post Reply With Quote
Sigurimet shendetesore

Kartat me numer sigurimi shendetesor

E Hene, 12 Janar 2009

Kartat e identitetit pervec te dhenave te personave do te permbajne dhe te dhenat shendetesore te per personat e siguruar. Keto te dhena do te gjenden permes numrit te sigurimeve i cili do te jete i shenuar mbi kartat e identitetit. Nderkohe nga ana tjeter do te jete Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe Ministria e Shendetesise qe do te krijojne karten e pacientit e cila do te permbaje te gjitha te dhenat per personat e siguruar nga ana shendetesore. "Duke filluar qe nga 12 janari, bashke me kartat e identitetit do te jete edhe numri i sigurimeve shendetesore. Ne kuader te reformes qe sapo ka filluar do te nise hedhja e te dhenave mjekesore, permes numrit te sigurimeve" eshte shprehur zv/ministri i shendetesise, Arben Ivanaj. Sipas tij ky projekt ka filluar dhe ne fund te vitit pritet te perfundoje hedhja e te dhenave te pacienteve ne regjister, kurse numri i sigurimeve shendetesore do ti bashkengjitet kartes se identitetit menjehere. Por pas perfundimit te hedhjes te te dhenave do te behet e mundur edhe funksionimi i numrit te sigurimeve shendetesore nepermjet kartes se identitetit. Sipas zv/ministrit te shendetesise kjo reforme ka nisur prej tre vjetesh, nderkohe qe konkretizimi i plote i saj do te behet ne fund te 2009 kur te perfundoje edhe hedhja e te dhenave per pacientet.

Perfitimet

Reforma e ndermarre per futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore perfshin edhe krijimin e kartes se pacienteve. Kjo e fundit do te permbaje te gjitha te dhenat per pacientet duke filluar qe nga semundshmeria ashtu edhe mjekimi qe eshte ndjekur per ta. Ne baze te ketyre te dhenave dhe kartes se identitetit pacienteve te cilet jane te siguruar nuk do te kene nevojen per marrjen e kartelave mjekesore, por kjo e fundit do te gjendet ne karten e pacientit. Nderkohe qe numri i sigurimeve shendetesore qe do te ndodhet ne karten e identitetit do te shkurtoje nje sere procedurash qe u jane nevojitur deri me tashme shtetasve shqiptare, qofte per te kryer edhe nje aplikim per marrje vize ne ambasade.

Reforma

Reforma e nisur nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor per futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore eshte perkrahur nga specialiste dhe mjeke me emer. Keshtu mjeku Isuf Kalo ka theksuar se kryerja e kesaj reforme eshte shume e rendesishme per mjekesine shqiptare. "Reforma qe do te kryhet do te ekzaminoje sistemin, do te dihet se cfare do te behet ne spitale, se ku shkojne parate. Situata e krijuar gjate ketyre viteve ne spitale ka qene per shkak te keqmenaxhimit, por me futjen e reformes dhe buxhetin pavarur spitalet do te dalin nga situata e krijuar" eshte shprehur Isuf kalo, Drejtori i Qendres se Akreditimit. Sipas tij, ajo qe eshte e nevojshme sot per spitalet eshte edhe rishikimi i administrates pasi ajo eshte e fryre. Nderkohe, reforma e nisur parashikon edhe perdorimin e te ardhurave dytesore nga spitalet per nevojat vetjake dhe jo per kalim ne buxhetin e shtetit.

Sonila Isaku

kj


Shqypnia eshte nje vend krej i prapambetur dhe tani qe po jetoj perseri ne perendim krejtesisht, ama duke punuar dhe ne Shqypni po me deshperon krejtesisht.

Te ashtuquajtura libreza te sigurimeve shendetesore shoqerore te punes, njeriu i blen ne rruge dhe plotesohen me dore.

Tek drejtoria arsimore e Tiranes nuk gjeja asnje dokument qe te vertetonte sakte kohen e punes sime atje.

Se ku e kane pare qe tek karta e identitetit duhet te jete dhe numri i sigurimit shendetesor nuk e di.
Ama nuk arrij ta kuptoj se cfare lidhje kane keto te dyja.
Tek kartat e identitetit ka kuptim te jete nje numer kombetar identifikimi po jo nje numer sigurimi shendetesor.




Une nuk dua te sigurohem shendetesisht ne Shqypni, ca do te thote ai numer pastaj!?


Sinqerisht me duket se dhe ne 2009 vetem komuniste jane ne pushtet, qe kane mentalitet dhunues!


Shendetesia dhe sigurimi i sherbimeve shendetesore patjeter duhet te reformohet krejtesisht.

Modeli duhet te jete ai me i miri europian.
Se kush eshte nuk e di.
Ndoshta me i miri do te jete nje model i perzier shteteror e privat.
Ama nga pervoja e ime ne Shqypni nuk kam takuar akoma asnje zyrtar shqiptar qe te mendoje seriozisht per zgjidhje serioze dhe optimale te problemeve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2009 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
http://www.isksh.com.al/

http://www.isksh.com.al/?fq=info&metod=shfaqkat&katID=1


Cfare absurtideti.


Per here te pare tani po lexoj fjalen :

PeR LIBREZeN E SHeNDETIT

E para shife sesi e kane shkruar ne faqen e tyre zyrtare.
E kane shkruar si shushunjat qe majmen me parate e mija dhe te te gjithe shqiptareve.

E dyta, as i punesuar ne shtet, as tani ne privat askush nuk me permendi librezen shendetesore, por vec librezen e sigurimeve shoqerore.


RSH nuk eshte shtet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0893950 sekonda, 26 pyetje