Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Instituti i studimeve tė krimeve tė komunizmit
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2009 nė 17:24 Edit Post Reply With Quote
Instituti i studimeve tė krimeve tė komunizmit

Qeveria ngre institutin e studimeve të krimeve të komunizmit
VALENTINA MADANI




Komisioni do të përbëhet nga 7 anëtarë

Në komision dhe një anëtar i ish-të përndjekurve





Krimet e komunizmit do të zbardhen nga 7 anëtarë të institutit që do ngrihet për krimet e kryera në kohën e diktaturës. Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit krijimin e institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të sistemit komunist në Shqipëri, anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga Parlamenti. Por ata do të jetë vetëm 7 anëtarë, mes të cilëve tre përfaqësues të pozitës, tre nga opozita, ndërkohë që të shtatin mazhoranca pritet t’ia ofrojë shoqatës së të përndjekurve politik një vend për në këtë komision. Ky vendim u mor të mërkurën, por Këshilli i Ministrave nuk e bëri publik pasi pritet të diskutohen dhe disa nene të tij para se të shkojë në Kuvend. Në projektligjin e ri parashikohet dhe mënyra e funksionimit. Ai studion dhe vlerëson objektivisht periudhën e regjimit komunist. Identifikon aktet ligjore e nënligjore, sekrete dhe jo sekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe funksionimit të të gjithë aparatit represiv të sistemit komunist; studion dhe vlerëson objektivisht ndërtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinë antidemokratike dhe kriminale të strukturave shtetërore të regjimit komunist, veçanërisht të organeve dhe strukturave të sigurisë së shtetit; instituti analizon shkaqet dhe rrugët e vendosjes së regjimit komunist, dokumente që vërtetojnë përfshirjen e personave shqiptarë, por edhe të huaj, që mbështetën ardhjen e këtij regjimi dhe të atyre që bënë rezistencë kundër tij, në rrafshin historik.

Grumbullon të dhëna, dokumente dhe dëshmi që i shërbejnë ndriçimit të veprimtarisë së organeve e strukturave të sigurisë së shtetit, të formave të persekutimit dhe formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të gjitha veprimtarive që kanë çuar në dhunimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist; evidenton personat që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar direkt ose indirekt në veprime represive në jetën sociale dhe kulturore, përfshirë këtu luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t’u informuar, censurën e artit, kulturës, shkencës, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, kartave të ushqimit, urisë së krijuar dhe pasojave të saj. Autoriteti i tij ka për detyrë të të informojë publikun mbi krimet e rrjedhojat e tjera të luftës së klasave, të sistemojë dhe botojë kujtime e memorie të të dënuarve politikë në burgje dhe kampet e përqendrimit, të përpunojë në formë elektronike të gjithë dokumentacionin dhe krimet e regjimit komunist; të publikojë e të përhapë materiale të shkruara në letër e rrugë elektronike, si dhe organizon ekspozita, seminare, konferenca e diskutime mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri; bashkëpunon me institucionet kërkimore, kulturore, arsimore dhe institucione të tjera me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përvojës lidhur me objektin e punës së Institutit;

Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të arsimit për përfshirjen në planet dhe programet mësimore të shkollave të të gjitha niveleve për informacion të mjaftueshëm mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e këtij sistemi në Shqipëri.


standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2009 nė 17:32 Edit Post Reply With Quote
http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=10096





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
Shoqatat e ish-të përndjekurve bëjnë apel për domosdoshmërinë e miratimit të ligjit të dosjeve

Miraka: Nga 6000 të pushkatuar vetëm 500 prej tyre kanë varre

Përfaqësuesit e të gjithë shoqatave të ish-të përndjekurve politikë kanë vizituar vendin ku u gjetën eshtrat e të pushkatuarve. Ish-të përndjekurit kërkuan që gjetja e trupave të tjerë të bëhet në mënyrë të organizuar në bazë të dokumenteve që gjenden në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, ky vend dëshmon qartazi arsyen se përse ligji për lustracionin tashmë duhej të ishte pjesë e shoqërisë. Dalja në dritë e eshtrave u bë falë iniciativës private të një qytetari nga Tirana, që po kërkonte prej kohësh eshtrat e babait të tij. Zona e malit të Dajtit njihet prej kohësh si një zonë ku janë ekzekutuar edhe shumë njerëz të tjerë në kohën e regjimit komunist. Ndërkohë po këtu, rreth 6 vjet më parë janë zbuluar edhe 7 skelete të tjerë që i përkisnin kohës së sistemit diktatorial. Ndërkohë, propozimi për të shpallur 29 nëntorin si ditën e kujteses për viktimat e komunizmit është mbështetur nga kryetarët e shoqatave të ish-të përndjekurve politikë, që kanë menduar të jenë iniciues të kësaj ideje. "Shpallja e 29 nëntorit si ditë përkujtimore do të ishte një lehtësim për të gjithë ne. Ne kërkojmë caktimin e një dite të tillë për të nderuar këto viktima", u shpreh Kurt Kola, kryetar i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë. Kryetarët e shoqatave theksuan se duhet të bëhet një punë më e mirë në gjetjen e atyre të vrarëve nga diktatura që janë varrosur në varreza masive. Ish-të përndjekurit theksojnë se janë 6 mijë njerëz të pushkatuar, por vetëm pak njerëz kanë patur fatin të rivarrosen në varrezat e qytetit pas gjetjes nëpër këneta. Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka deklaroi se janë 6000 të pushkatuar, ku vetëm 500 prej tyre u dihen varret. Ai theksoi se qeveria duhet bëjë përpjekje që familjarët e të pushkatuarëve të gjejnë varret e të afërmve të tyre. Ai vlerësoi vendimin e Kryeministrit Berisha për ngritjen e një Task-Force për gjetjen e trupave të të ekzekutuarve. "Nëse do të vihet një çmim për krimet që janë bërë në regjimin komunist, Shqipëria merr çmimin e parë në bazë të popullsisë", tha Miraka, duke shtuar se çdo i pushkatuar është njeri dhe nuk mund t'i mohohet varri. Ndërkohë në lidhje me rrëzimin nga Gjykata Kushtetutese e ligjit të lustracionit, Miraka theksoi se është e pamoralshme që shkaktarët e dënimeve të japin sërish gjykime, duke shtuar se kjo gjykatë ka konflikt të hapur interesi.





Një grup specialistësh nga Kriminalistika dhe Mjekësia Ligjore po punon intensivisht për të zbardhur shumë enigma të varrit masiv

Mjekësia Ligjore punë intensive për të zbardhur identitetin e eshtrave

Megjithëse pa u përcaktuar numri i saktë i eshtrave të gjetura në malin e Dajtit, Mjekësia Ligjore ka nisur punën për përcaktimin e identitetit dhe kohës e mënyrës së ekzekutimit. Një grup specialistësh nga Kriminalistika dhe Mjekësia Ligjore po punon intensivisht për të zbardhur shumë enigma të varrit masiv, i zbuluar në malin e Dajtit. "Është një procedurë që duhet respektuar hap pas hapi, duke filluar nga këqyrja, administrimi, inventarizimi, ekspertimi ligjor i mbetjeve kockore të gjetura në malin e Dajtit", shprehet drejtori i Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj. Ai theksoi se do të vijohet me matjet antropometrike të të gjitha kockave, për të përcaktuar seksin dhe moshën. Ymaj bëri të ditur se grupi hetimor me ekspertë të kriminalistikës, oficerë të Policisë Gjyqësore, mjeko-ligjore, nga dita e djeshme kanë filluar punën për administrimin, këqyrjen, ekzaminimin e mbetjeve kockore të gjetura në varrin masiv, rreth 8 kilometra larg Tiranës. Drejtori i Mjekësisë Ligjore nuk dha një shifër të saktë të numrit të trupave që i përkasin këto mbetje kockore. Ai theksoi se puna është në fazën e inventarizimit të mbetjeve kockore, për të bërë më pas bashkimin e tyre, në vijim do të punohet për të zbuluar se kujt i përkasin dhe rrjedhimisht, do të kemi një numër të saktë të trupave. Ndërsa flitet se eshtrat u përkasin personave që janë ekzekutuar në periudha të ndryshme, duke filluar nga vitet 1970-1975, drejtori Ymaj shpjegoi se nuk mund të kemi një përfundim të saktë për kohën kur janë ekzekutuar këto trupa, pa përfundimin e këtyre etapave, pasi paraprakisht duhen bërë dhe ekzaminimet kimike, ndryshimet që pësojnë këto kocka gjatë erozionit, mbetjes për shumë kohë. Ymaj shprehet se ka disa tregues që përcaktojnë kohën e ekzekutimit apo të varrosjes së trupave. Për drejtorin e Mjekësisë Ligjore, procedura e ekzaminimit për këtë rast do të zgjasë edhe për faktin se kemi të bëjmë me më shumë se një trup. "Ne do të ndalemi në detaje për çdo trup për të arritur në një konkluzion të saktë", shtoi Ymaj, duke kërkuar në këtë proces dhe bashkëpunimin me ekspertë të Prokurorisë. Si ekspert mjeko-ligjor, Ymaj e quan një ekspertim të vështirë rastin në fjalë, por nënvizoi se institucioni që drejton disponon të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer këtë ekzaminim. "Në fazën e fundit të këtij procesi, që është përcaktimi i identitetit për çdo trup, do të kërkohet ekzaminimi përmes ADN-së, çka do të japë një përcaktim të plotë dhe të saktë për çdonjërin prej trupave. Në këtë hap kërkohet një bashkëpunim i gjerë, deri me të afërmit e viktimave të mundshme", përfundoi drejtori i Mjekësisë Ligjore. Pak ditë më parë u gjetën eshtrat e disa personave të vrarë me një plumb mbas koke, të cilët mendohen se janë pushkatuar nga regjimi komunist. Lajmi u konfirmua më pas dhe nga Policia e Shtetit. Policia bëri të ditur se gjatë këqyrjes së vendit të gjetjes së këtyre eshtrave, përveç mbetjeve kockore u gjet dhe një kafkë njeriu, e cila ndodhet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pjesëtarë të familjeve të viktimave të ish-regjimit komunist, që kanë bërë kërkime për gjetjen e të afërmve të tyre të pushkatuar, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit. Policia tha se nga deklarimet paraprake bëhet fjalë për skeletet e 19 personave të ekzekutuar në periudha të ndryshme në kohën e regjimit komunist.

E.KUÇI





Ish-të përndjekurit: Përmendore e qëndresës antikomuniste në vendin e monumentit të diktatorit

Zbulimi, kohët e fundit i varrit masiv në rrethinat e Tiranës, të të pushkatuarve për motive politike nga regjimi komunist, është një arsye më shumë për zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Europës, për dënimin e krimeve makabër të diktaturës. Është një argument më shumë për hapjen e dosjeve dhe largimin sa më parë të elementëve të inkriminuar nga organet e drejtësisë, nga administrata shtetërore, nga ushtria, nga policia dhe nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Ai varr i përbashkët i dhjetra shqiptarëve që mendonin ndryshe dhe që u dënuan me vdekje, sepse guxuan t'i kundërviheshin atij regjimi barbar, nuk është as i pari dhe as i fundit. Këto varre na kujtojnë ato të zbuluara në Kosovë. Ndryshimi i vetëm është se ndërsa atje, autorët ishin serbët e Millosheviçit, këtu tek ne ishin "vëllezërit" shqiptarë, të indoktrinuar me ideologjinë e luftës së klasave. Dhe ndërkohë që po ata vrasës, janë ende midis nesh, të pazbuluar e të pandëshkuar, do të ishte e pafalshme për shoqërinë shqiptare, që të vazhdojë të heshtë. Është e turpshme që kjo të ndodhë vetëm në Shqipëri, e cila i vuajti më shumë se çdo shtet tjetër ish-socialist, tmerret e diktaturës komuniste. Prandaj, ne, trashëgimtarët e të pushkatuarve me gjyq e pa gjyq, për motive politike, si dhe ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga regjimi komunist, bashkohemi dhe mbështesim çdo nismë, që ndërmerret për dënimin real të krimeve të komunizmit, për rivendosjen e drejtësisë si dhe për nderimin e rivlerësimin e dëshmorëve të demokracisë, të cilët ranë për një Shqipëri të lirë e demokratike, të bashkuar e të përparuar dhe me prirje euroatlantike. Ne përshëndesim Kryeministrin Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike, të cilët shprehën keqardhjen e tyre të thellë dhe nderuan kujtimin e martirëve të demokracisë.

Do të ishte në nderin e Kuvendit të Shqipërisë, që ta çojë deri në fund nismën e vet ligjore, në zbatim të Rezolutës së Këshillit të Europës, për dënimin e krimeve të komunizmit, për hapjen e dosjeve dhe për lustracionin. Ne kërkojmë:

-Të ngrihet dhe të fillojë sa më parë nga puna Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, apo Instituti i Kujtesës.

-Të gjenden dhe të rivarrosen me nderimet e merituara, eshtrat e martirëve të demokracisë.

-Të dënohen moralisht dhe ligjërisht, të gjithë autorët e krimeve komuniste, të kryera nga viti 1941 deri më 1992, duke filluar nga urdhëruesit Enver Hoxha, Ramiz Alia e të tjerë, e deri tek zbatuesit, vrasësit dhe persekutorët e çdo rangu.

-Të kryhet sa më parë dëmshpërblimi dhe rimëkëmbja morale e materiale, e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.

-Përsërisim edhe një herë kërkesën tonë, që në vendin ku ngrihej monumenti i diktatorit Enver Hoxha, të ngrihet një përmendore e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve, ashtu si edhe në kryeqytetet e tjera të vendeve ish-komuniste.

Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë.

Kryetari: GJOÇ GJOÇI

Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë.

Kryetari: TANUSH KASO

Shoqata e Dëbim-Internimeve Politike të Shqipërisë.

Kryetari: ABDURRAHMAN ÇEKIÇI





Ish-të përndjekurit Shkodër: Mënyra të reja për ligjin e dosjeve

Zbulimi i varrezës masive pranë Malit të Dajtit pikërisht në kohën kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për lustracionin, ka ngjallur reagimin e ashpër të ish-të përndjekurve politikë në gjithë vendin. Dega e kësaj shoqate në Shkodër, kërkon gjejtjen e formave të tjera për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve si dhe zbulimin e të gjitha varreve ku ndodhen eshtrat e të dënuarve padrejtësisht nga regjimi. "Rrëzimi i ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese nuk është i drejtë, për më shumë, ata mund të largoheshin me nder, pasi mandatet e tyre janë pranë skadimit", u shpreh Zenel Drangu, kryetar i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë. Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë në qytetin e Elbasanit. Sipas tyre, ligji i lustracionit synon vetëm largimin nga politika dhe administrata e lartë e atyre që kanë qenë pjesë e këtyre vendimeve makabër. Por varreza e zbuluar pranë malit të Dajtit nuk është e vetmja. Vetëm pak kohë më parë, në qarkun e Elbasanit është zbuluar një tjetër varr masiv në Kodrat e Krastës, vend i njohur për eliminimin e kundërshtarëve të regjimit komunist.





Instituti i Kujtesës do të grumbullojë të dhënat makabre

Ish-të përndjekurit politikë kanë përshëndetur projektin e krijimit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Sistemit Komunist. Drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka tha se ngritja e këtij instituti do të shërbejë si një bazë e grumbullimit të të dhënave për regjimin komunist. Pro ngritjes së institutit ka qenë dhe Kurt Kola, kryetar i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë, i cili e quajti nismën e qeverisë të domosdoshme për ngritjen e një kujtese kombëtare. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Sistemit Komunist do të ketë të drejtën e studimit dhe vlerësimit objektivisht, ndërtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinë antidemokratike dhe kriminale të strukturave shtetërore të regjimit komunist, veçanërisht të organeve dhe strukturave të sigurisë së shtetit. Ky institut do të analizojë shkaqet dhe rrugët e vendosjes së regjimit komunist, dokumente që vërtetojnë përfshirjen e personave shqiptarë, por edhe të huaj, që mbështetën ardhjen e këtij regjimi dhe të atyre që bënë rezistencë kundër tij, në rrafshin historik. Instituti do të grumbullojë të dhëna, dokumente dhe dëshmi që i shërbejnë ndriçimit të veprimtarisë së organeve e strukturave të sigurisë së shtetit, të formave të persekutimit dhe të formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të gjitha veprimtarive që kanë çuar në dhunimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist. Ndër të tjera, instituti do të evidentojë personat që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar direkt ose indirekt në veprime represive në jetën sociale dhe kulturore, përfshirë këtu luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t'u informuar, censurën e artit, kulturës, shkencës, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, kartave të ushqimit, urisë së krijuar dhe pasojave të saj. Instituti do të ketë si qëllim të informojë publikun mbi krimet e rrjedhojat e tjera të luftës së klasave, të sistemojë dhe botojë kujtime e memorie të të dënuarve politikë në burgje dhe kampet e përqendrimit, të përpunojë në formë elektronike të gjithë dokumentacionin dhe krimet e regjimit komunist.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2010 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Presidiumi i Kuvendit Popullor Dosja Nr.118 Viti 1977 Tiranë më 10.12.1977

Shokut Enver Hoxha Tepër Sekret

Sekretar i Parë i Komitetit Qendror PPSH Lënda: Mbi dënimet me vdekje nga viti 1952 deri në nëntëmujorin e vitit 1977. Sipas një porosie që më kini dhënë gjatë vitit vazhdues të studionim “sa dënime me vdekje janë dhënë që nga viti 1950 e deri në vitin 1977 e pse” bëmë studimin të cilin po ju a dërgojmë. Për këtë studim u këshilluam edhe me Gjykatën e Lartë. Studimi është bërë nga viti 1952 e këndej, sepse për 1950 e 1951 Gjykata e Lartë nuk ka evidenca të plota të shumës së dënimeve, për të cilat ligja parashikon dënimin deri me vdekje. Nënkryetari i Presidiumit Spiro Koleka *** Tepër Sekret Dënimet me vdekje nga organet e drejtësisë janë dhënë për krime kundër shtetit, për vrasje dhe për vjedhje të pasurisë socialiste (e një për shpërdorim të pozitës zyrtare). Gjatë periudhës 25 vjet e nëntë muaj janë dhënë dënime për 6.937 krime, për të cilat ligja parashikon dënimin deri me vdekje, të ndara kështu: 3.347 krime kundër shtetit, 1.424 vrasje me dashje dhe 2.166 përvetësime të pasurisë socialiste. Në Presidiumin e Kuvendit Popullor kanë ardhur nga Gjykata e Lartë 747 dënime me vdekje, të ndara në këtë mënyrë: 283 ose 37,8 për qind për krime kundër shtetit, 320 ose 42,87 për qind për vrasje dhe 142 ose 19,07 për qind për vjedhje. U është falur jeta 255 vetëve ose 34,1 për qind të të dënuarve janë zbatuar 492 vendime. Po t’i marrim të dënuarit sipas llojit të krimit del: u është falur jeta 24.38 për qind të të dënuarve për krime kundër shtetit, 37.5 për qind të të dënuarve për vrasje dhe 45.77 për qind të të dënuarve për vjedhje. Nga ata që u është falur jeta 27.05 për qind janë për krime kundër shtetit, 47.06 për qind për vrasje dhe 25.49 për qind për vjedhje. Në numrin gjithsej të të dënuarve bëjnë pjesë vetëm 10 gra ose 1,33 për qind. Prej tyre dy për krime kundër shtetit dhe 8 për vrasje, të kryena për shkaqe të dobëta. Katër prej tyre iu fal jeta. Janë dënuar me varje gjithsej 8 veta ose 1.08 për qind, nga të cilët 2 për krime kundër shtetit, 2 për vrasje dhe 4 për përvetësim të pasurisë socialiste. Nga këta 3 janë varur, 5 janë pushkatuar. Për krime kundër shtetit: Shihet se nga viti 1952 deri në vitin 1964, me përjashtim të viteve 1956, 1957, 1958 e 1960, në asnjë vit tjetër numri i të dënuarve me vdekje nuk ka zbritur nën 10 veta, goditja e drejtësisë proletare ka qenë e fortë, në veçanti gjatë viteve 1952- 1955. Nga viti 1965 gjer në vitin 1974 numri i të numri i të dënuarve me vdekje është nën 10 veta, nga 1 në vitet 1971 e 1972, nga 2 në vitet 1965 e 1974, 4 në vitin 1967, nga 6 në vitet 1966 e 1969, e nga 8 në vitet 1968 e 1973. Në këto 10 vjet (1964- 1974) dënimet me vdekje për këtë lloj krimi kanë qenë më të pakët. Ndërsa në vitet 1975-1977 ka një farë ngritje, si pasojë e punës armiqësore të puçistëve në ushtri, e grupit të sabotatorëve në ekonomi dhe i atij në fushën e kulturës dhe të arteve, që u goditën nga Plenumet e IV, V, VI, E VII të Komitetit Qendror të Partisë. Vetëm në vitin 1970 nuk ka të dënuar me vdekje për këtë lloj krimi. Për vrasjet: Vihet re se dënimet me vdekje nuk kanë qenë nën 10 për çdo vit, që nga viti 1952 deri në vitin 1968, me përjashtim të vitit 1961, kur kanë qenë 9 dhe të viti 1964, kur kanë qenë 7. Nga viti 1969 deri në fund të nëntë mujorit 1977 ato shkojnë nga 2 deri në 7 në vit. Nuk ka asnjë vit në këtë periudhë që të mos ketë pasur të dënuar me vdekje për vrasje po të gjykoç, pa marrë parasysh ata të dënuar me 10,15,20 e 25 vjet burg, gjendja paraqitet shqetësonjëse. Prandaj organet e Partisë e të pushtetit, organet e drejtësisë dhe organizatat e masave, ashtu si deri tani, duhet të bëjnë një punë shumë më të gjerë edukuese me punonjësit për parandalimin e këtij krimi. Për vjedhjet e pronës socialiste: Dënimet me vdekje vetëm në vitet 1952-1955 janë mbi 10 në vit (nga 16 deri në 31). Nga viti 1956 gjer në vitin 1977 ato kanë zbritur nga 8 në 1. Në këta të 25 vjet e nëntë muaj ka vetëm 7 vjet, në të cilët nuk është dënuar me vdekje asnjë për këtë lloj krimi (vitet 1959, 1963, 1970, 1971, 1972, 1973 dhe 1976). Pra 90 dënime me vdekje për vjedhje janë dhënë në vitet 1952-1955 që llogaritet 63,38 për qind të krejt dënimeve me vdekje të dhëna për këtë lloj krimi nga vitet 1952 deri në vitin 1977. Pakësimi i tyre në këta të 22 vjetët e fundit ndodh jo se dëmet e shkaktuara nga krimet që janë zbuluar gjatë kësaj kohe kanë qenë më të pakta, por se vetë gjykatat janë kufizuar në zbatimin e këtij dënimi. Nga të dhënat që paraqiten në pasqyrë del se në vitet 1952, 1957, 1960, 1962, 1965,1967,1969,1972 të marrun së bashku rreth 43 për qind e të dënuarve me vdekje për krime kundra shtetit iu është falur jeta nga Presidiumi. Po kështu, për vitet 1952,1954, 1956,1957, 1958, 1960, 1961, 1963, 1965, 1969, 1970 rreth 50 për qind të dënuarave me vdekje, për krimin e vrasjes dhe të vjedhjes së pasurisë socialiste, ju është falur jeta nga Presidiumi. Nga pasqyra del e qartë se politika e Partisë sonë për ta parë dënimin me vdekje si një fenomen të jashtëzakonshëm është zbatuar nga gjykatat tona: p.sh, kundrejt gjithsej 3.347 raste krimesh kundra shtetit në këta të 25 vjet e nëntë muaj, për të cilët ligja parashikon dënimin deri me vdekje, janë dhënë vetëm 8.5 për qind, për krimin e vrasjes 25.3 për qind dhe për atë të vjedhjes 6.6 për qind. Megjithëkëtë në punën e gjykatave dhe të kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ka pasur tek-tuk ndonjë teprim në vendosjen e dënimeve me vdekje, çka tregon se nuk janë çmuar gjithnjë politikisht dhe me kujdes rrethanat dhe shkaqet e kryerjes së krimeve si dhe përbërja politiko-shoqërore e ndonjë të gjykuarit, për të cilat ka tërhequr vëmendjen edhe Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në politikën e dënimeve me vdekje, në përgjithësi organet e drejtësisë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm e më të matur. Punonjësit tonë, krimet kundra shtetit dhe autorët e tyre i urrejnë, i luftojnë dhe i dënojnë pa asnjë rezervë, pse rrezikshmëria e këtyre krimeve është më e qartë për ta. Por krime e tjera, si vrasje, rrahje, fyerje, vjedhje, dëmtime të pronës socialiste nuk i kuptojnë kudo e kurdoherë sa e si duhet, si shprehje e veprimtarisë së armiqve për të thyer unitetin e popullit tonë e për të degjeneruar e kompromentuar punonjësit dhe për të dëmtuar pronën e shenjtë socialiste. Në kërkesat për falje të paraqitura në organet e pushtetit e nga këto në Presidiumin e Kuvendit Popullor, jo për falje të dënuarish me vdekje, por për falje të dënimeve me heqje të lirisë ose me zhdëmtim të pronës socialiste, vërehet një liberalizim jo i vogël nga organizatat e masave dhe nga ndonjëherë edhe nga organet e pushtetit që bëjnë propozime për falje. Letra e Komitetit Qendror të Partisë, drejtuar Komiteteve të Partisë në rrethe e në ushtri, që të analizohesh në Plenume gjatë muajit tetor, gjendja mbi kriminalitetin dhe të merren masa të veçanta nga Partia e levat e saja për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen në këtë fushë, do të ndihmojë shumë që të kuptohet drejt e të zhvillohet më me forcë, lufta e klasave, duke forcuar sa më shumë e organizuar sa më mirë sqarimin dhe edukimin ideologjik të punonjësve për parandalimin e krimeve e të shkeljeve të ligjeve e si rrjedhim të rrisin vigjilencën e të kufizojnë sa më shumë veprimtarinë armiqësore.

cdo denim me vdekje duhet te studiohet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2010 nė 06:40 Edit Post Reply With Quote
http://www.crimesofcommunism.eu/home.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2010 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
Miratuar ne janar e akoma vetem ne leter!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2010 nė 06:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.lithuanian-american.org/crimeeval/index.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2010 nė 06:46 Edit Post Reply With Quote
http://www.artukraine.com/commcrimes/index.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2010 nė 06:47 Edit Post Reply With Quote
http://www.ustrcr.cz/en/the-institute





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2010 nė 06:43 Edit Post Reply With Quote
HIC

a e kuptoni pse





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2010 nė 06:47 Edit Post Reply With Quote
Instituti për Krimet e Komunizmit, Ligjet, OK me kandidaturat
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Suela Topi 21/07/2010 11:29:00
image

Komisioni i Ligjeve vlerëson propozimet e bëra

Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dje kandidaturat e propozuara për anëtarë të bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit do të hedhë dritë mbi krimet dhe viktimat e periudhës së diktaturës komuniste. Ligjvënësit kanë marrë në shqyrtim propozimet e bëra nga shoqëria, Instituti i të Përndjekurve Politikë, por edhe Akademia e Shkencave dhe Konferenca e Rektorëve. Deputetja Arenca Trashani, relatore e shqyrtimit të kandidaturave për anëtarë të këtij instituti, tha se anëtarët e bordit duhet të jenë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë kontribut si dhe krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij. Ajo vlerësoi propozimet e bëra, po ashtu edhe anëtarët e tjerë të komisionit, duke i cilësuar ato si kandidatura që plotësojnë kriteret ligjore.

Bordi

Relatorja Arenca Trashani ka vlerësuar ngritjen e një instituti për krimet e komunizmit. “Pas 20 viteve demokraci ngrihet një institut i tillë, i cili do të mundohet të hedhë dritë mbi krimet dhe pasojat e komunizmit 50-vjeçar në Shqipëri. Ngritja e këtij instituti është detyrim moral, në radhë të parë, dhe më pas kërkesë e organizmave ndërkombëtarë”, - tha ajo. Trashani shpjegoi se instituti është publik, i pavarur dhe ka si qëllim grumbullimin, administrimin e ruajtjen në arkivin e institutit dhe publikimin e dokumenteve e të materialeve, që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri. “Ne në këtë komision do të bëjmë verifikimin e përputhshmërisë ligjore të kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave është e vështirë, pasi janë të vlefshme për t’u zgjedhur në këtë bord. Secila kandidaturë, përveç përvojës profesionale, ka edhe një eksperiencë jetësore personale që është një vlerë e shtuar që i vjen këtij bordi. Ata kanë përjetuar mbi kurrizin e tyre edhe vuajtjet dhe krimet e komunizmit”, - tha ajo. E pyetur nga ligjvënësja socialiste Vasilika Hysi mbi përzgjedhjen e kandidaturave, Trashani theksoi: “Unë personalisht kam marrë konfirmimin nga të gjitha institutet apo shoqatat e të përndjekurve që kanë bërë propozimet se janë marrë dhe janë shtjelluar me imtësi të gjitha në lidhje me kërkesën tuaj”. Pas diskutimit të emrave, komisioni shprehu mendimin se kandidatët plotësojnë kërkesat e ligjit dhe nga institucionet përkatëse është marrë i gjithë informacioni i duhur për kandidatët. Është theksuar gjithashtu se këta kandidatë do të votohen me votim të fshehtë. “Votimi i fshehtë për kandidatët, sipas renditjes dhe rekomandimeve nga shoqatat propozuese”, - tha kreu i ligjeve, Ilir Rusmali.

Bordi i institutit do të përbëhet nga shtatë anëtarë që do të zgjidhen nga Kuvendi. Anëtarët do të propozohen 3 nga Instituti i të Përndjekurve Politikë, një nga shoqëria civile, një nga Akademia e Shkencave dhe dy nga Konferenca e Rektorëve.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi aktin normativ nr. 3, date 8.7.2010 i Këshillit te Ministrave "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 22.11.2006 “Për prokurimin publik", i ndryshuar". Ky akt normativ synon qartësimi në mënyrë përfundimtare të kompetencave funksionale të operatorëve administrativë në fushën e prokurimit publik. Konkretisht, ky akt normativ synon të vendosë në vijë të qartë demarkacioni midis dy institucioneve kryesore që veprojnë tashmë në këtë fushë në lidhje me funksionin e hetimit dhe monitorimit të procedurave prokuruese individuale dhe zgjidhjes së ankesave të operatorëve ekonomikë. Sot komisioni zhvillon seancë dëgjimore me institucionet lidhur me buxhetin dhe më pas do të zhvillojë edhe diskutimin nen për nen të tij.

Kandidatët

* Shoqata Antikomuniste “2 Prilli”
* Sabri Bushati, Inxhinier
* Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë
* Nebil Çika, gazetar
* Arben Ndoci, jurist
* Mallëngjim Skënderaj, jurist
* Sokol Miraka, 1991-2002, sekretar shteti për fenë katolike

Akademia e Shkencave

* Kolec Topalli, Akademik
* Beqir Meta, Akademik
* Emin Riza, Akademik i Asociiuar

Instituti i Integrimit të Përndjekurve politikë

Propozimet për kandidat të parë

* Uran Butka, publicist
* Luan Buzhiqi, jurist
* Nikolin Vata, avokat

Propozimet për kandidat të dytë

* Pjetër Pepa, mjek
* Arben Ndoci, jurist
* Vilhelme Vranari, shkrimtare

Propozimet për kandidat të tretë

* Gjergj Marku, akademik politik
* Çelo Hoxha, gazetar
* Gëzim Peshkëpia, publicist

Konferenca e Rektorëve

* Valentina Duka, Universiteti i Tiranës
* Nevila Xhindi, Universiteti Evropian i Tiranës
* Romeo Gurakuqi, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
* Alfred Lako, Universiteti Politeknik i Tiranës
* Bektash Mema, Universiteti i Gjirokastrës
* Eni Çobani, Universiteti “Wisdom University”





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2010 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
Deri tek bordi kane shkuar, po nuk po e gjej se kush jane.

Ama kaq





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2010 nė 07:11 Edit Post Reply With Quote
Zgjidhen shtatë anëtarët e Bordit të Institutit
Publikuar më 23/07/2010

23/07/2010 Votimi nga Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me votim të fshehtë shtatë emrat për anëtarë të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga 23 kandidatë gjithsej që i ishin prezantuar atij. Kandidatët e zgjedhur nga kuvendi i Shqipërisë janë Uran Butka, Pjetër Pepa, Gëzim Peshkëpia, Kolec Topalli, Romeo Gurakuqi, Alfred Lako dhe Nebil Çika. Sipas ligjit anëtarët do të zhvillojnë një punë kërkimore të të pavarur që ka si qëllim grumbullimin, administrimin e ruajtjen, në arkivin e institutit dhe publikimin e dokumenteve e të materialeve, që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri. Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë përfaqësohet nga 3 anëtarë; shoqëria civile dhe Akademia e Shkencave nga një anëtar dhe Konferenca e Rektorëve nga dy anëtar. Sipas kërkesave të ligjit, anëtarët e bordit janë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë dhënë kontribut, që krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij. Gjithashtu anëtarët plotësojnë të gjitha kushtet, që parashikojnë aktet ligjore dhe nënligjore për nëpunësit e lartë të shërbimit civil, si dhe kushtet e përcaktuara në nenin 18 të këtij ligji. Ata zgjidhen për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje një herë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-11-2010 nė 13:13 Edit Post Reply With Quote
Hic,

po turp nuk ka kush?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2011 nė 11:44 Edit Post Reply With Quote
HIC

po turp nuk ka kush!?

Bilanci i viktimave të diktaturës



Të pushkatuar: 5487, gra 450

Të burgosur politikë: 34135 burra dhe 8367 gra

Të Internuar: 59009, gra 10792

Të vdekur në burgje: 995, gra 7

Gjithsej: 32 burgje dhe 27 kampe përqendrimi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2011 nė 11:45 Edit Post Reply With Quote
A ka kush guximin te filloje te pakten te mbledhim emrat e te gjithe te pushkatuarve?

A me ndihmon kush?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-2-2011 nė 15:32 Edit Post Reply With Quote
ëshilli i Ministrave miratoi sot një tjetër vendim për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist.



Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për 408 ish të dënuar politikë të regjimit komunist, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe që kanë vuajtur dënimin e kryer me burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar). Shuma e masave financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1 355 457 123 lekë.



Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha tha se qeveria vazhdon disbursimet financiare të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, në përputhje me programin e premtuar.



Po sot, qeveria miratoi edhe vendimin për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.



23/02/2011


Tek vendimet e publikuara ama nuk gjendet?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:29 Edit Post Reply With Quote
“Nëse dëshmia është kosto politike dhe dekomunistizimi prek ndokënd, atëherë Zoti qoftë me ta”. Kjo është deklarata e fundit e Agron Tufës



Nëse masakra e 26 shkurtit 1951 që kujtohet sot nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, do të shërbejë për hapjen e një etapë të re për zbardhjen e krimeve komuniste në Shqipëri, pa dyshim kjo histori unike e pushkatimit të 22 intelektualëve do të jetë ngjarje edhe e këtyre 20 vjetëve. Për herë të parë do të mund të flitet për të vërteta, që vetëm sa janë belbëzuar, edhe pse dëshmi e shumë materiale arkivore nga diktatura janë bërë të njohura prej mediave. Por çfarë ka munguar në gjithë këto vite, është prania e një institucioni ligjor, që të marrë përsipër autoritetin zyrtar, shtetëror për mbledhjen e dëshmive dhe njohjen e tyre dhe këto të mos u nënshtrohen as interesave politike, dhe as interesave të individëve të implikuar me diktaturën.

Evokohet sot masakra që bëri diktatura komuniste me 22 intelektualët e ’51-shit, që njihet si historia e bombës në Ambasadën Sovjetike, prej së cilës njihen këto fakte: emrat e skenarit dhe vendimit për pushkatimin e tyre, emra realë dhe personazhe të patrazuara në jetën e tyre edhe pas rënies së komunizmit; në ‘94 është gjetur varri masiv, ku është identifikuar vetëm një viktimë, ndërsa ekziston një libër 300-faqësh i Uran Butkës, vetëm për këtë ngjarje; gjithçka në këtë masakër u hartua sipas listave të zeza të Byrosë Politike të KQ të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

“Ajo është nata e “Shën Bartolomeut” komunist, për të cilën nuk është folur ndonjëherë me sistematikën dhe dinjitetin që meriton të kujtohet”, - thotë shkrimtari Agron Tufa, i zgjedhur prej korrikut të kaluar, me miratim nga Parlamenti, kryetar i Institutit të Studimeve për Krimet Komuniste. Është veprimtaria e parë e institutit dhe për Tufën kjo shënon një nga momentet më domethënëse, për shkak se sjell një ndër përvojat më naziste të gjenocidit mbi intelektualët, mbi bindjet dhe mendimin e lirë, duke i pushkatuar ata pa gjyq e pa varr.

Në intervistën ekskluzive për “Standard”, Tufa na shpjegon për herë të parë se cili do të jetë misioni i institutit, raporti i tij me arkivat sekrete, dosjet dhe dëshmitë që do të mblidhen për njerëz që kanë edhe poste administrative, të implikuar me diktaturën.

Vendosja e një shkrimtari në krye të një institucioni të tillë, kur përvojat nga ish-vendet komuniste nuk mungojnë, edhe pse përjashtohet disidenca, për Tufën është e mjaftueshme ndërgjegjja dhe ndjeshmëria intelektuale për t’i shkuar të vërtetës mbi krimet e diktaturës. Nëse për arkivat deri tani ekziston skepticizmi i fshehjes së informacionit dhe teoritë e zhdukjes së dosjeve, Tufa siguron se instituti do ta kryejë misionin e tij “me ekspertizë të lartë e të pazhdukshme”, ku gjithashtu, me mbledhjen e dëshmive faktike, të ndikojë në domosdoshmërinë e “zhbllokimit të ligjit mbi dosjet ose Iustracionin”.

Nëse këto dëshmi do të kenë kosto politike dhe dekomunistizmi prek ndokënd, “atëherëë Zoti qoftë me ta”, - është deklarata e fundit që lëshon Tufa për një nga proceset më të vështira shqiptare, të panisura ende që do të mund të cilësohej si “a”-ja e demokracisë sonë.



Historia e masakrës së 26 shkurtit 1951 është tashmë e njohur, por familjarët nuk dinë varret ku u groposën masivisht 22 intelektualët e pushkatuar dhe ekzekutuesit kanë vetëm emrat, asgjë më tepër. Është fjala për dënimin e krimit përtej tregimit të historisë. Sot përkujtohet kjo ngjarje, pse instituti që ju drejtoni, e sjell në vëmendje?

Historia e masakrës së 26 shkurtit 1951 ishte projektuar si shkas për spastrimin e intelektualëve më të shquar properëndimorë, me bindje antikomuniste. Ata u pushkatuan pa gjyq, pa fakte, pa dëshmitarë, me një procedurë të reduktuar 5-ditore, thjesht për t'i treguar Stalinit zellin dhe besnikërinë e ndjekjes së kursit dhe parimeve të tij. Të gjithë u pushkatuan jo larg Tiranës, në një vend buzë lumit Erzen. Në vitin 1994 u gjet varri, por me përjashtim të të vetmes grua të pushkatuar (shkencëtarja Sabiha Kasimati), të tjerët nuk ishte e mundur të identifikoheshin. Kështu, familjarët ranë në ujdi "të mos i ndanin", sepse "kishin kaluar një jetë të tërë bashkë". Varrin e tyre të përbashkët e shpërngulën në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku për çdo vit, trashëgimtarët e tyre, bijtë, nipërit e mbesat i përkujtojnë me kurora lulesh.

Nga ana tjetër janë të ditur dhe të konfirmuar sipas dokumenteve të gjithë ata që morën pjesë në skenarin e vendimit për pushkatimin e tyre. Emrat janë realë dhe personazhe të patrazuara në jetën e tyre të qetë e idilike pas rënies së komunizmit. Gjithçka në këtë masakër u hartua sipas listave të zeza të Byrosë Politike të KQ të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, që drejtoj unë, e ka nisur aktivitetin e tij shkencor e përkujtimor, pikërisht me këtë masakër terroriste, e cila për nga përmasat e saj është e pashoqe në praktikën e dhunës komuniste në krejt Lindjen. Ajo është nata e “Shën Bartolomeut” komunist, për të cilën nuk është folur ndonjëherë me sistematikën dhe dinjitetin që meriton të kujtohet. Megjithatë, ekziston një monografi dokumentare 300-faqëshe e historianit Uran Butka, unikale në llojin e vet, me titullin "Një bombë në ambasadën sovjetike". Instituti ynë e nis punën e tij me këtë aktivitet përkujtimor dhe akademik, për të sjellë një ndër përvojat më naziste të gjenocidit mbi intelektualët, mbi bindjet dhe mendimin e lirë, duke i pushkatuar ata pa gjyq e pa varr.



Instituti i Studimit të Krimeve Komuniste është krijuar vjet, me miratim nga Parlamenti. Asnjëherë nuk keni treguar në media çfarë do të ketë në fokus jeta e tij?

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri është krijuar në analogji me rrjetin e instituteve homologe në gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, me një statut dhe ligj të hartuar nga organizmat e BE. Shqipëria është e fundit që e krijoi. Jemi ende në "ekzil", pasi këto ditë po shqyrtohen me vullnet të mirë zgjidhjet përfundimtare të buxhetit, zyrave dhe strukturës, ndonëse nga zgjedhja e bordit në Parlament ka kaluar pothuajse një vit. Veprimtaria shkencore, studimore e përkujtimore e institutit është e parashikuar në statut. Ajo është një veprimtari e pavarur, por hyn në kategorinë e instituteve shtetërore me varësi nga Parlamenti.

Puna jonë qendrore janë studimet e kualifikuara me ekspertizë të lartë dokumentare e monografike mbi veprimtarinë e jashtëligjshme terroriste të ushtruar mbi qytetarin shqiptar në kohën e diktaturës komuniste, mbi pasojat që kanë lënë tek qytetarët shqiptarë shkeljet e lirive dhe të drejtave të tyre, mbi cenimin e interesit kombëtar dhe krijimin e një psikoze terrori. Përveç studimeve mbi segmente të caktuara të ushtrimit të pushtetit komunist në periudha të ndryshme, do të shqyrtohen, zbulohen dhe evidentohen ngjarje të panjohura deri më tash, duke iu referuar të gjitha arkivave të mundshme qendrore e lokale, të cilat kanë qenë sekrete e të hermetizuara. Natyra e studimeve dhe dëshmive ka karakter historik, njohës e edukativ. Do të zbardhen mistere të natyrës historike, letrare e shkencore. Ndërkohë, do të sistemohen e përpunohen dëshmitë, objektet, instrumente të kujtesës individuale e kolektive si ditarët, epistolarët, memuaristika - një zhanër ky mjaft i përhapur, por mjerisht i papërfillur, i keqbotuar, që nuk ka krijuar deri më sot tërësi e rezonancë. Ndër të tjera, projektet tona përfshijnë edhe një fushë të ndjeshme të muzealizimit të objekteve, kërkimit e grumbullimit të dëshmive, simboleve përkujtimore nëpër burgje, kamp-burgje e vende të tmerrshme internimi. E gjithë kjo veprimtari kalon nëpër disa nivele dhe plane të bashkërenduara që përbën edhe filozofinë e qasjes sonë ndaj instrumenteve të kujtesës së viktimave në diktaturë. Instituti do të ketë lidhje e bashkëpunime ndërinstitucionale: ai do të këqyrë e do të propozojë edhe manipulimin e teksteve shkollore e universitare mbi fakte të njëanshme apo mashtrime, sikundërse do të propozojë të përfshihen në edukimin e brezave rrëfime të zgjedhura nga memuaristika e intelektualëve e shkrimtarëve që kaluan përvojën e burgjeve komuniste.



Debati më i madh i bërë është midis njohjes së krimeve, dënimit të tij dhe i konsideruar si më i rrezikshmi në kushtet shqiptare “Ndëshkimi”. Realisht, çfarë do ta çojë për vijë ndarjen e hesapit me diktaturën?

Instituti ynë do të ndihmojë fort në grumbullimin dhe evidentimin e përmasave të terrorit e shtypjes së lirive, aspekte të gjenocidit politik të diktaturës, praktika e masa represive ndaj njerëzve të pafajshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse krijon një bazë të dhënash me ekspertizë dokumentare, mbi të cilën mund dhe duhet të krijohet një panoramë sadopak objektive mbi krimin. Ne jemi Institut Studimesh dhe grumbullimesh të dëshmisë. Arkivi ynë do të jetë i hapur për studime publike. Ndëshkimi është një aspekt juridiko-ligjor që e vendosin palët politike në Parlament. Nëse puna jonë arrin të dëshmojë, e aq më tepër të bëhet premisë sensibilizuese për t'u ndëshkuar krimi, ky do të ishte realizimi i misionit tonë. Krimet duhet të dënohen, pa hyrë në shumëllojshmërinë e mënyrave të dënimit apo distancimit.



Është një raport i diskutueshëm për hapjen e dosjeve kur ligji në dispozicion të procesit mungon. A do të ketë fuqi vepruese ose ligjore instituti përballë kësaj situate?

Mendoj se në masën e ndeshjes së krimeve flagrante, ka të drejtë të ngrejë akuzë në nivel kombëtar e ndërkombëtar pranë instancave të drejtësisë. Instituti gjithsesi nuk është gjykatë apo tribunal, pasi detyra e tij është të ndikojë nëpërmjet studimeve dhe dëshmive.

Shpresojmë se puna jonë të ngjitet deri në atë pikë të grumbullimit të dëshmive faktike, që të ndikojë në domosdoshmërinë e zhbllokimit të ligjit mbi dosjet, ose Iustracionin.



Si është marrëdhënia e institutit me institucionet që mbajnë në arkiva dosjet dhe historinë e diktaturës, a do të ketë fuqi (ligjore) bashkëpunuese mes jush, kur deri tani rezultojnë dështime për zbardhjen e krimeve? E në rastet e pakta janë individë që ia dalin të gërmojnë personalisht.

Të gjitha arkivat sekrete janë të detyruara, siç thuhet në ligjin që rregullon veprimtarinë e institutit, "të bashkëpunojnë me ne, duke ndihmuar pa hezitim në ofrimin e dokumenteve pa vonesë dhe pa pagesë". Kjo është në natyrën e Instituteve homologe që veprojnë në të gjitha vendet ish-komuniste. Nëse nuk do të pranojnë të bashkëpunojnë, të refuzojnë depërtimin në arkiva, atëherë kemi të drejtë t'i paditim ndërkombëtarisht dhe merren gjykatat ndërkombëtare me këto refuzime. Thjesht, nuk ka shans, pavarësisht vullnetit hipotetik të përgjegjësve të këtyre arkivave.



Mund të jemi skeptikë pse ju, shkrimtar, intelektual, me angazhime letrare, jashtë politikës, jeni në krye të këtij instituti, ndonëse kemi rastin e njohur të poetit rumun Mirçea Dinesku, ndonëse ai ishte një aktivist politik, i burgosur nga Çaushesku, dhe pati sukses në krye të një institucioni të ngjashëm?

Përkundër! Mendoj se më i interesuar se një shkrimtar për të ditur se çfarë ka ndodhur me popullin e tij, zor se mund të gjesh tjetër. Përveç fakteve dokumentare, historike, personalisht më intereson edhe vështrimi antropologjik, njerëzor, pasi gjithë dhuna projektohet mbi horizontin e fateve individuale e kolektive. Mua më intereson se çfarë u bë me njeriun, qëkurse erdhën dhe e morën në mes të punës, në familje, mes shokësh, i vunë hekurat dhe e pushkatuan, e burgosën apo e internuan. Ky është fati i dhimbshëm i popullit tonë, i cili nuk duhet të mbetet i errët. Sot një shumicë e madhe të pushkatuarish nuk dihet ku i kanë varret. Përveç Mirçea Dineskut, një poet e disident, një institut të tillë e ka drejtuar edhe poetja e njohur Ana Blandiana. Po kështu, në Rusi, që në vitin 1989, për së pari, institutin homolog e ka drejtuar shkencëtari i njohur, shpikës i bombës bërthamore dhe disidenti i madh Andrei Saharov. Pak rëndësi ka për mua si shkrimtar. Tek e fundit nuk ka lidhje me letërsinë, por me angazhimin qytetar dhe dëshirën për të kontribuar sadopak në zbardhjen, qoftë të një segmenti të së vërtetës, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive. Jam tip që nuk kam njohur dështime dhe e kam pasur këtë ndjeshmëri shumë më parë se të krijohej ky institut. Jam përpjekur ta bëj këtë detyrë në masën e shqetësimit tim, si njeri, si qytetar. Shpresoj shumë në një mundësi të tillë, që na e jep të organizuar e në punë kolektive Instituti.



Për pasojë të pyetjes së mësipërme, që ishte krejtësisht personale, ose shkurt për pasjen e guximit të duhur intelektual në këtë betejë, që akoma përballet me mentalitetin e fortë komunist, ju keni menduar si do të ecë instituti në drejtimin tuaj?

Violeta, ka aq shumë gjëra për të bërë, aq shumë projekte, aq shumë sfera të paprekura, sa nuk di nga t'ia fillosh më parë. Jam i lumtur për një gjë: gjithë brenga e këtyre viteve për mosveprimin në zbardhjen dhe dënimin e krimeve të komunizmit tash e ka një shans, një mundësi, një mbështetje. Jam i sigurt për një punë të ndërgjegjshme, për një mision, të cilin do të mundohem ta kryejë me ekspertizë të lartë e të pazhdukshme.



Dhe pyetja e fundit, ka të bëjë me finalen, ligjin dhe për rrjedhojë nevojën e dekomunistizimit të institucioneve publike. Ka prej jush ndonjë nismë konkrete për këtë qëndrim me kosto politike?

Koston politike le ta marrin ata që kanë kryer krimet. Ne thjesht do dëshmojmë e studiojmë. Nëse dëshmia është kosto politike dhe dekomunistizimi prek ndokënd, atëherë Zoti qoftë me ta! Projektet janë të shumta: mezi presim të fillojmë. Është ndoshta gjëja më me kuptim, që kam dashur e dëshiroj të bëj. Thjesht na duhet e vërteta, për t'u çliruar, sepse e vërteta çliron, sa individin, aq edhe bashkësinë.





Sot në muze, masakra e 26 shkurtit ‘51

Historia e bombës në Ambasadën Sovjetike është: hidhet një bombë dhe thyhen dy-tre xhama; pushkatohen 22 intelektualë. Kjo është masakra e njohur e 26 shkurtit 1951, mbi intelektualët dhe qytetarët e pafajshëm të pushkatuar nga regjimi komunist. Në rastin e 60-vjetorit të kthimit në sensibilitet dhe memorie publike për krimet komuniste Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri dhe Instituti i Integrimit të ish-Përndjekurve Politikë organizojnë konferencë shkencore-përkujtimore, ditën e shtunë në sallën e Muzeut Historik. Programi i konferencës është: Referon Uran Butka me “Masakra me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, krim tipik i sistemit komunist”, Agron Tufa me kumtesën “Importimi i modelit të terrorit sovjetik mbi intelektualët shqiptarë”, Kolec Topalli “Vrasja e intelektualëve, synimi kryesor i masakrës së 26 shkurtit 1951”, Amik Kasoruho “Filozofia dhe praktika kriminale në regjimet totalitare”, Gëzim Peshkëpia “Persekutimi i familjeve” (Kujtime) dhe përshëndesin Simon Miraka, Gjosho Vasia dhe Hysen Shehu.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Agron Tufa, i zgjedhur prej korrikut të kaluar, me miratim nga Parlamenti, kryetar i Institutit të Studimeve për Krimet Komuniste.

Ore si nuk marrim vesh gje?!


Nejse,

me shpejtesine e drites, po po ecet!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:38 Edit Post Reply With Quote
AGRON TUFA was born in Suhadoll in the Dibra region of eastern Albania in 1967. He studied literature at the University of Tirana. He continued his studies in Moscow in the 1990s where he graduated in translation theory, with particular concentration on the work of Joseph Brodsky. Since his return to Albania, he has been involved in the literary magazine E për-7-shme (Suitable) and edited the much-admired periodical Aleph. He is now editor of the literary supplement FjalA (The Word) and teaches literature at the University of Tirana. Tufa has published poetry and prose of note. He is the author of the verse collections Aty te portat Skée, 1996 (There at the Scaean Gates); and Rrethinat e Atlantidës, 2002 (The Surrounding of Atlantis); the novels Dueli, 2002 (The Duel); and Fabula rasa, 2004 (Fabula Rasa). He has also translated many Russian authors, among whom Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov, and Vladimir Sorokin.

Ne moske, hajde pervoje hajde!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:45 Edit Post Reply With Quote
AGRON TUFA

Agron Tufa wurde am 1. April 1967 im nordalbanischen Dibra geboren. Er studierte Philologie an der Universität Tirana und dann vergleichende Literaturwissenschaft am Gorki-Institut in Moskau, wo er 1999 mit einer Arbeit über Josif Brodski sein Diplom ablegte. Danach promovierte er ebenfalls in Moskau am Institut für Europäische Kulturen mit einer Arbeit zur Philosophie des liteararischen Übersetzens, „Die Mystik des Originals“. Sei seiner Rückkehr nach Albanien im Jahr 2001 hat er an der Universität Tirana einen Lehrstuhl für ausländische Literatur des 20. Jahrhunderts inne.

Agron Tufa lebt in Tirana.


U dorezova!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime, romane, tregime dhe miniatura. Krijimtaria e tij është botuar në revista e periodikë letrarë europianë. Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2011 nė 10:55 Edit Post Reply With Quote
Ca te them?

Rrofte moska dhe shkolla gorki. Nje qe ka mbaruar shkollen gorki do te zbuloje dhe do te dokumentoje krimet e komunizmit ne Shqypni.

Se kush e beson kete nuk e di, une JO.

Koha do ta tregoje a jam gabim!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6276639 sekonda, 47 pyetje