Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Selita e Mirditės
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 11:56 Edit Post Reply With Quote
Selita e Mirditės

Selita e Mirditës, vendi prej floriri që po shuhet plotësisht
PRENG S. GJIKOLA
27/10/2008 Kush ka rrugëtuar nga Tirana për në Lurë në km e sajë të 113-të në krah të djathtë të rrugës i ka zënë syri një vendbanim tash më të braktisur që shtrihet në brigjet e një lumi me ujë të kaltër dhe mjaft piktoresk. Ky vendbanim urban e ka emrin qyteti Kurbnesh, i cili shtrihet në brigjet e lumit Urakë, afërsisht në qendër të Selitës. Me emërtimin qytet është pagëzuar që në vitin 1966 nga Kuvendi i Shqipërisë së asaj kohe për të plotësuar nevojat për strehim për punonjësit e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineralit të bakrit, sepse në atë kohë Kurbneshi për afro tridhjetë vjet ka qenë vendburimi kryesorë i mineralit të bakrit, ky i fundit i pasur me një përqindje të konsiderueshme të floririt. Qyteti Kurbnesh që tashmë ka vetëm emrin të tillë është qendra e komunës Selitë. Kjo bashkësi lokale shtrihet në skajin më lindorë të Mirditës në një sipërfaqe prej 63 km2 dhe në përbërje të sajë ka tetë fshatra dhe natyrisht qendra e sajë është qyteti Kurbnesh me 50 banorët e tij. Në vitin 1966 kur Kurbneshi është pagëzuar me emrin qytet kishte një popullsi pak më të madhe se vetë qendra e Mirditës, qyteti Rrëshen. Deri në fund të viteve ’80, Selita numëronte mbi 8000 banorë, ku nga këta rreth 3000 banonin në qytetin Kurbnesh. Selita si komunë sot zyrtarisht numëron rreth 2000 banorë, por realisht ky numër është shumë më i vogël.

GJEOGRAFIA

Selita shtrihet në skajin më lindorë të trevave të Mirditës, kjo kufizohet në lindje dhe jug-lindje nga trevat e Dibrës dhe të Matit kurse pjesa tjetër nga bashkësitë lokale Mirditore, konkretisht, në veri nga komuna Orosh, në veri-perëndim nga Bashkia Rrëshen dhe në perëndim nga komuna Kthellë. Selita shtrihet në një teren kodrinorë-malorë ku varijon nga 500 m e deri në 2020 m mbi nivelin e detit. Territori i Selitës përshkohet mes përmes nga lumi Urakë që ushqehet nga burimet e ftohta të Grykës së Selitës dhe pasi përshkon 37 km të rrugës së tij derdhet në liqenin e Ulzës, ky lumë është mjaft piktoresk nga ana vizuale dhe i pasur me peshkun e rrallë të troftës me pika te kuqe të ujërave të ftohta, ky lum gjatë rrjedhës së tij ka formuar shumë pellgje të thella (hurdha), që shërbejnë mjaft mirë për plazhe të vegjël malorë. Përveç se nga lumi Urakë, territori i Selitës përshkohet nga shumë përrenj të vegjël dhe të mëdhenj. Territori i Selitës përshkohet nga afro 20 km rrugë auto kombëtarë, segment i aksit auto kombëtarë Tiranë-Lurë, si dhe nga afro 36 km rrugë rurale që lidhin fshatrat me aksin kombëtarë dhe me qendrën e komunës, pra me qytetin Kurbnesh. Qyteti Kurbnesh është ndërtuar në një fushë ku zgjerohet lugina e lumit Urakë, Kurbneshi është i rrethuar nga tre male që i vinë rrotull si kurorë dhe vetëm në anën perëndimore ka disa kodra të zbutura me lartësi të vogël që i japin një vizualitet mjaft piktoresk. Selita shtrihet në një sipërfaqe prej 63 m2 dhe në hartën administrative ka tetë fshatra dhe qytetin Kurbnesh. Në territorin e Selitës pikërisht në shpatet perëndimore të malit të Kunorës buzë rrugës auto rurale Qaf-Mërkurth-Kunorë-Valmorë buron edhe uji i famshëm kurativ i Kroit të Bardhë, që vizitohet nga shuë pushues në muajt e nxehtë të verës për të kaluar pushimet e tyre, por më shumë për t’u kuruar nga shumë sëmundje, që nga veshkat, mëlçia, aparati tretës dhe shumë sëmundje të tjera. Efektet kurative të ujit të Kroit të Bardhë, përveç se janë vërtetuar në praktikë nga vetë pushuesit e shumtë që e kanë shijuar këtë ujë, por edhe nga analizat laboratorike që janë kryer si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Selita është mjaft e pasur me minerale të ndryshme, por më të shumtit janë, bakri dhe kromi, si dhe është mjaft e pasur me pyje nga më të larmishmit, që nga pisha e zezë, arneni i zi dhe i bardhë, bredhi, blini Frashëri i bardhë dhe i zi, dushku si dhe mjaft shkurre dhe bimë medicionale, malet janë të pasura me kullota alpine. Përveç këtyre resurseve në territorin e Selitës ka mjaft shpella dhe puse shumë të thellë natyrore që gjatë gjithë muajve të vitit përfshi edhe muajt më të nxehtë të vitit janë të pasura me borë dhe akull. Por nga gjithë kjo mori shpellash dhe pusesh natyrore më e përmendura është shpella e Mërkurthit që ndodhet në fshatin me të njëjtin emër buze aksit auto rural Qaf-Mërkurth-Kunorë-Valmorë, kjo shpellë mjaft gjigante ka në përbërje të sajë mjaft stalatide dhe stalatnide që i japin një vizualitet mjaft mahnitës. Përveç këtyre vlerave turistike kjo shpellë ka edhe rëndësi mjaft të vyer historike, për këtë do të flasim më poshtë. Përveç kësaj shpelle gjigante nuk mund të lëmë pa përmendur edhe shpellën e Shytrejës që ndodhet në grykën e Selitës në krah të majtë të aksit auto kombëtarë Tiranë-Lurë. Kjo shpellë është një pus natyrorë i thellë rreth 70 m dhe në fundin e tij ky pus natyrorë zgjerohet shumë, nga ku rrjedh një lum i vogël, ku përveç stalatnideve dhe stalatideve, ky lum i vogël që rrjedh në formë harku, nga ku shfaqet dhe zhduket si me magji, këtij pusi natyrorë i jep një bukuri të veçantë.

HISTORIA

Selita është banuar që në kohë të hershme, që në periudhën e vonshme të gurit të latuar (paleolitit të vonshëm), kjo e vërtetuar nga zbulimet arkeologjike të eksploruara në shpellën e Mërkurthit në fshatin me të njëjtin emër. Në këtë shpellë janë zbuluar vegla pune prej guri të latuar, enë prej balte si dhe vizatime të ndryshme në muret e kësaj shpelle gjigante me labirinte të panumërta. Nëpër vende të ndryshme të Selitës janë gjetur edhe mbeturina të mbetjeve të punishteve të përpunimit të bakrit, në periudhën e bakrit dhe të bronzit. Territori i Selitës si e gjithë Mirdita ka qenë pjesë e territorit të fisit të njohur Ilir të Pirustëve, të cilët kanë qenë mjeshtër të nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit të bakrit, kjo e vërtetuar edhe nga mbetjet arkeologjike që gjenden në këtë zonë. Që nga ajo kohë Selita është populluar vazhdimisht pavarësisht nga rrethanat në të cilat ka kaluar nëpër shekuj. Selita që në fillim të shekullit të XIX së bashku me Kthellën dhe Rrazën u shkëputën nga juridiksioni i sanxhakut të Ohrit dhe ju bashkëngjitën unionit të nëntë bajrakëve që përbënin Mirditën e deri atëhershme, duke formuar kështu unionin e dymbëdhjetë bajrakëve që përbëjnë Mirditën etnike. Këto bashkësi lokale shtrihen në një territor të konsiderueshëm dhe kanë të përbashkët dialektin e gjuhës së folur, si dhe traditat, zakonet, veshjet si të burrave ashtu dhe të grave, etno-folkun dhe më kryesorja, në tërë këtë hapësirë të kombit shqiptarë është ruajtur i pa prekur besimi fetarë që i përket besimit katolik Roman, që ka mbi 2000 vjet jetë. Nga dokumentet e shkruar që flasin për jetën dhe veprimtaritë në Selitë, që janë gjetur deri tani më i hershmi daton në vitin 1643. në këtë dokument Mark Skura shkruan: “Në qendër të Selitës në vendin e quajtur Qaf-Kishë ndodhet kisha e Selitës me emrin Kisha e Shën Aleksandërit (Lleshit) dhe përveç shërbesave fetare kjo shërben edhe si vend tubimesh me karakter kulturor dhe atdhetar”. Shkolla e parë shqipe në Selitë është hapur në vitin 1923 me nismën private të famullitarit të Kishës së Selitës Dom Vlash Muça. Gjatë gjithë historisë së sajë Selita ka marrë pjesë në të gjitha tubimet dhe lëvizjet me karakter mbarëkombëtarë, por po përmend veç një, luftën që është zhvilluar natën e 30 duke gdhirë 31 korriku i vitit 1943 nga ku u bë e mundur largimi i forcave ushtarake fashiste italiane, e përmenda këtë luftë sepse historia e njëanshme e ka adaptuar si luftë të organizuar nga ana e forcave komuniste, por e vërteta qëndron ndryshe: Nga dokumentet e pakta që kemi mundur të sigurojmë (sepse një pjesë është asgjësuar nga diktatura për të fshirë nga memoria e kombit çdo gjë kombëtare dhe për t’ia veshur vetëm periudhës që sunduan vetë me dorë të hekurt dhe dhunë verbale) dhe nga dëshmitë e pjesëmarrësve në këtë luftë çlirimtare që ende jetojnë, kjo luftë është organizuar dhe drejtuar nga selitasit të kryesuar nga i mirënjohuri Ndrec Shkurt Lufi nga fshati Lufaj i Selitës, përveç selitasve në këtë luftë u tubuan edhe Kthella dhe Trevat e Matit. Pas luftës së dytë botërore si në të gjithë Shqipërinë edhe në Selitë u instalua në mënyrë të dhunshme regjimi diktatorial komunist, ku la prapa mbi 25 veta të pushkatuar, të zhdukur ose të varur në litarë për motive të pastra politike dhe me dhjetëra të dënuar politikë përfshi edhe dy famullitarë, këta përbënin elitën e Selitës. Përveç këtyre dënimeve politike, galeritë e Kurbneshit lan prapa përveç varfërisë së tejskajshme edhe mbi 450 minatorë të vdekur nga mosha 50 vjeç e poshtë nga sëmundja vdekjeprurëse e silikozës dhe nga aksidentet në punë.

Aktualitet

Gjatë udhëtimit për në Kurbnesh, sapo të dalësh në vendin e quajtur Laku i Krysë përballesh me një tabelë që është e shkruar dy gjuhësh, shqip dhe anglisht, ku të uron mirëseardhjen në territorin e komunës Selitë dhe të fton që të shijosh bukuritë dhe shijen kurative të Kroit të Bardhë, që buron në shpatet perëndimore të malit të Kunorës buzë rrugës auto rurale Qaf-Mërkurth-Kunorë-Valmorë. Pas 3 ose 4 km mbërrin në qafën e Pëllumbëthit, nga kjo qafë të shpalosen para syve tre malet që rrethojnë qytetin Kurbnesh si kurorë, këto male janë: Valmori, Mulli dhe Didhja, këta dy të fund ndahen nga gryka e Selitës, që është krijuar nga rrjedha e lumit Urakë që ka ujë të ftohtë dhe të pastër, nga ku është i pasur me peshkun troftë me pika të kuqe të ujërave të ftohta. Pasi zbret nga qafa e Pëllumbëthit nëpër dredhat e rrugës auto që të çon në Kurbnesh në një kthesë të madhe që është pagëzuar me emrin “Kthesa e minierës”, për vetë faktin e thjeshtë se disa dhjetëra metra larg rrugës në krah të majtë të saj dikur ndodhej ajo që dikur ka qenë quajtur “Krenaria e socializmit”, miniera e bakrit Kurbnesh, nga ku kanë dalë me dhjetëra e mijëra tonelata mineral bakri që ka qenë mjaft i pasur me përmbajtje floriri, që nga viti 1955 e deri në vitin 1991, vit kur miniera e ndaloi prodhimin e mineralit dhe në vitin 1995 miniera e Kurbneshit së bashku me filialet e saja pushuan së ekzistuari zyrtarisht. Nga dëshmia e një metalurgu që ka punuar në Rrubik, në vendin ku që nga viti 1968 e deri në fund të viteve ‘80 përveç bakrit të pastër ka pikuar i pastër floriri, ai na jep disa statistika të besueshme, ku nga kjo uzinë mesatarisht në çdo muaj prodhohej 128 kg flori. Nga miniera tani s’ka mbetur asgjë tjetër përveç disa rrënojave, por si dëshmi për këtë është një memorial i vogël që gjendet anës rrugës auto në këtë kthesë të famshme, që është ngritur në përkujtim të mbi 450 minatorëve të vdekur në këtë minierë nga sëmundja vdekjeprurëse e silikozës, ku pa frikë mund ta quajmë “murtaja e Kurbneshit” dhe nga aksidentet në punë, nga mosha 50 vjeç e poshtë. Ky memorial është ngritur nga komuna Selitë, në pllakën përkujtimore është shkruar një epitaf që mban autorësinë e Viktor Gjikolës:

“Mineral nxorët një jetë,

Florini ishit, ju, vetë”.

Pasi lëmë pas këtë memorial me dëshmi rrëqethëse, duke dredhuar rrugën në zbritje drejt Kurbneshit, para syve të shfaqet një rrënojë gjigante që dikur ka qenë quajtur fabrika e pasurimit të bakrit Kurbnesh. Kjo fabrikë mjaft gjigante është përuruar në vitin 1961, që u ndërtua me ndihmën dhe specialistët e ardhur nga R.D.Gjermane. Në këtë fabrikë, përveç mineralit të dalë nga miniera e Kurbneshit, ka pasuruar edhe minerale të ardhura që nga Rehova e Korçës, Rexhepajt e Kukësit e deri Palajt e Shkodrës. Pasi lëmë pas këto rrënoja të krenarisë socialiste, na shfaqet me gjithë pamjen e trishtuar qyteti Kurbnesh që shtrihet në prehër të mali të Valmorit, në hije të Gurit të Gjonit, ky është një vendbanim tashmë i braktisur. Pasi ndalon në ballin e urës që lidh rrugën Tiranë- Lurë me qytetin Kurbnesh (dy brigjet e Urakës) mund të takosh shumë pak njerëz, këta i gjen në njërin nga dy lokalet që kanë mbetur në këtë qytet, njëri në njërën anë të lumit dhe tjetri në anën tjetër, ku përveç si lokale shërbimi shërbejnë edhe për tregtimin e artikujve të konsumit të përditshëm. Nga biseda me ndonjë ish minator që ka mbetur gjallë dëgjon mjaft dëshmi rrëqethëse dhe mallëngjyese:

“Në territorin e Selitës kanë ardhur mjaft ekspedita gjeologjike për kërkimin e mineraleve, por më të besueshmet nga regjimi i kohës pas luftës së dytë botërore u quajtën ato të kryera nga sovjetikët, ku u zbuluan rezerva mjaft të mëdha të mineralit të bakrit ku në përbërje të tij kishte në përqindje të konsiderueshme të floririt, ku ky i fundit shkoi për të blerë armë dhe municione kontrabandë, të cilat edhe sot e kësaj dite janë një varr për shqiptarët, kjo e vërtetuar me ngjarjen e fundit tragjike në Gërdec, si dhe për të paguar agjentët e sigurimit të shtetit për të kapur ose zhdukur kundërshtarët e regjimit totalitarë, ose për të paguar shkrime nëpër gazeta ose radio e televizione të vendeve të ndryshme, për të pasqyruar një realitet sa më të “gëzuar” në Shqipëri. Në galeritë e minierës së bakrit Kurbnesh kanë mbetur të vdekur më shumë se 450 minatorë nga mosha 50 vjeç e poshtë, një pjesë nga aksidentet në punë, por pjesa më e madhe nga sëmundja vdekjeprurëse, “murtaja e Kurbneshit”, që mund të quhet pa frikë, silikoza”.

Pavarësisht gjithë kësaj sakrifice, pas ndryshimeve të mëdha politike, një pjesë e selitasve si të gjithë shqiptarët e tjerë morën rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë, ndërsa një pjesë tjetër u zhvendos drejt qendrave të mëdha urbane për të pasur mundësi më të mëdha punësimi, arsimimi dhe shërbim më të specializuar shëndetësorë. Në bisedë e sipër një ish minator që tashmë është i rraskapitur dhe mezi mbahet në këmbë, duke rrufitur një filxhan kafe na thotë:

“Me falimentimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve, selitasit falimentuan edhe vetë, jo se kemi pas kalue një jetë ma t’mirë në kohën e diktaturës, por të paktën e dinim se e kemi një vend pune pavarësisht se miniera u bë një varr për ne. Unë kam punue nën tokë rreth 20 vjet, sapo i kam mbushur të 50-tat, por mezi po mbahem në këmbë. Jetoi me gjithë familje që jam vetë i gjashtë, fëmijët i kam akoma në moshë shkollore, rroj vetëm me 8000 lek në muaj që i marr si invalid i pjesshëm, që pjesën më të madhe e harxhoi për ilaçe për vete dhe me n/d ekonomike që e marr në komunë edhe kjo vjen njëherë në dy ose tre muaj dhe kjo vjen e përgjysmuar. Selita edhe në kohën e diktaturës ka qenë më e persekutuar se zonat e tjera, për këtë po jap një shembull tepër të besueshëm. Pavarësisht se në minierën e Kurbneshit nxirrej xeherori i bakrit i përzier me flori dhe këtu bëhej puna më e madhe dhe më e vështirë nuk u shpall as një minator i minierës së bakrit Kurbnesh hero i punës, me përjashtim njërit që në momentin kur u vra nga një aksident në punë vetë i dytë, ishte caktue delegat për në kongresin e 6-të të partisë, kurse në uzinën e Rrubikut janë shpallur plot 12 heronj të punës socialiste përfshi këtu edhe një grua që më vonë e drejtoi Mirditën për 15 vjet me radhë, pavarësisht se kishte mbaruar veç shtatëvjeçaren. Dekoratat jepeshin në Rrubik sepse atje pikonte i pastër dhe i verdhë florini kurse në Kurbnesh nxirrej vetëm dhe’ sipas tyre. Selitasit e njohin dhe e duan ekonominë e tregut, selitasit e përkrahin lëvizjen e lirë por për një jetë më të mirë dhe jo vetëm për të mbijetuar. Sikur Selita të jetë epiqendra e varfërisë dhe e padrejtësive administrative, që në shkurt të këtij viti edhe e vetmja zyrë e komunës që na vinte sadopak në ndihmë, zyra e gjendjes civile, u largua dhe u vendos në komunën e Përlatit që ndodhet mbi 20 km larg. Nja se nja ishte më e udhës që kjo zyrë të ishte vendosur në Rrëshen, sepse në Rrëshen e Lezhë na duhen certifikatat, kjo lëvizje u vjen në ndihmë për t’rrit sa do pak të ardhunat e veta, veç atyre pak furgonave që kanë mbetur”.

Në një bisedë tjetër dikush shfaq edhe shenja optimizmi:

“Selita është një trevë mjaft e pasur me resurse natyrore, ku përveç mineraleve dhe pyjeve, gjëja më kryesore është se ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit malorë, sepse ka një brez malorë mjaft të pasur me resurse turistike, duke filluar që nga lumi Urakë, malet mjaft piktoreske, ka shumë shpella që përveç bukurisë së rrallë, kanë edhe efekte të fuqishme kurimi. Kemi burimin kurativ të Kroit të Bardhë, që edhe pse në kushte mjaft të këqija nga mungesa e investimeve për shkak të infrastrukturës shumë të amortizuar rrugore, këtu i kalojnë pushimet në muajt e nxehtë të verës shumë familje nga e gjithë Shqipëria dhe ndoshta më gjerë, një herë ka ardhur edhe një familje italiane ku ka mbetur mjaft e habitur me efektet kurative të këtij burimi, si dhe nga bukuritë e rralla natyrore, por ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa totale e interesit të shtetit për infrastrukturën rrugore, sepse të tjerat rregullohen vetë, por më kryesorja për të ardhmen optimiste të kësaj zone është edhe afërsia që ka Selita me Lurën, ku kjo e fundit dihet për kapacitetet e saja turistike”.

Nga mungesa e vendeve të punës selitasit u detyruan që ta braktisin Selitën në masë. Të parët që e braktisën selitën natyrisht janë banorët e qytetit Kurbnesh, por me kalimin e kohës braktisja në masë u bë edhe nga banorët e fshatrave, ku tashmë nuk bëhet fjalë për jetesë por veç për mbijetesë. Kjo ka ardhur nga mungesa e vëmendjes së shtetit për këtë pjesë të territorit shqiptarë ku dita-ditës po shkon drejt “pavarësisë” së plotë nga Tirana zyrtare. Selita ka një qytet, por veç në letër, se në teren është shndërruar në një gërmadhë ku mund të shërbejë mjaft mirë si shesh xhirimi për regjisorët që në planet e tyre kanë skenarë nga lufta e dytë botërore, ose nga “çmenduria” Ballkanike, nga lufta në hapësirat që dikur quheshin Jugosllavi përfshi këtu edhe Kosovën. Selita ka një komunë por edhe kjo e pa fuqishme për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve të sajë, pavarësisht se politikisht është në të njëjtën linjë me pushtetin qendrorë. Nga opinionet që kemi mundur të mbledhim nga selitasit e shpërngulur që jetojnë brenda vendit, rezulton se mbi 40% e të larguarve drejt qendrave të mëdha urbane sot veç mbijetojnë duke punuar me dit në ndërtim ose ngarkim-shkarkim dhe me familjet e tyre jetojnë në banesa të marra me qera në kushte mjaft të vështira mbijetese. Nga biseda që bëmë me administratorin e nd/ekonomike pranë komunës Selitë z. Kastriot Caka, prononcohet disi pesimist:

“Sot në territorin e Selitës përveç punëtorëve të administratës vendore të K.E.SH-it, të shëndetit publik si dhe të arsimit, që këta numërohen me gishtat e dorës, kanë mbetur familjet e ish-minatorëve të sëmurë, të personave me aftësi të kufizuar si dhe pleq e plaka të vetmuar, gati 50% e familjeve të Selitës trajtohen me nd/ekonomike, nga ana e D.R.SH.S.SH” është bërë përpjekje për të rritur sadopak masën e n/d ekonomike, por fondet mbulojnë veç 65-70% të nevojave bazuar në kërkesat që kemi të depozituara në zyrën e n/d ekonomike. Ndërsa nga biseda që mundëm të bëjmë me sekretarin e këshillit të komunës z. Gjon Arapi, ai shprehet:

“Kjo zonë tashmë ka mbaruar, këtu mund të jetohet veç me blegtori, por edhe kjo është gati e pamundur për mungesën totale të infrastrukturës për këtë fushë, nga ku mungon gjëja më kryesore që është tregu”.



Duke u larguar nga Selita, nga panorama vizive dhe bisedat nga ata pak njerëz që kanë mbetur dhe që të dhurojnë mikpritje dhe të ftojnë që ti vizitosh më shpesh që të dëgjohet sadopak zëri i tyre. Gjatë rrugës së kthimit, s’të mbetet gjë tjetër veç të nënshkruash diciturën e panoramës së Selitës aktuale, që të mbetet në kujtesë. Dicitura e panoramës së Selitës aktuale është kjo: “Selita një parajsë e krijuar nga Zoti, por e kthyer në ferr nga njeriu”.

metropol


jo vetem Selita, por i gjithe rrethi i Mirdites po shuhet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
http://www.mirditaonline.net/hartaadministrative.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 12:01 Edit Post Reply With Quote
Në regjistrimet e popullsisë të vitit 1918 Mirdita paraqitet me 30000 banorë, ndërsa në vitin 1938, me 11960 banorë, në vitin 1955 me 19075 banorë, më 1960 me 22600 banorë, më 1970 me 35300 banorë, më 1980 me 42486 banorë, më 1990 me 53684 banorë, më 1993 me 55172 banorë. Pas këtij viti popullsia është pakësuar në numër sipas një kurbe zbritëse. Në vitin 1997 krahasuar me 1993 rënia është 2.18% në vit. Në vitin 2000 Mirdita ka 48122 banorë.

Popullsia e Mirditës, sipas të dhënave më të fundit, që i përkasin rregjistrimit të popullsise të vitit 2001 37055 banorë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 12:08 Edit Post Reply With Quote
Zona 015



Rezultatet e zgjedhjeve p?r kandidat?t e drejtp?rdrejt



Zgjedh?s n? list? 20,653
Pjesmarrje n? votim 60.24 %
Vota t? vlefshme 12,172
Vota t? pavlefshme 120


Nr Kandidati Iniciali Vota P?rqindja
1 GJOVALIN MARK PRENGA PD 4,645 38.16 %
2 MARK PRENG NIKOLLI PSSH 4,469 36.72 %
3 GJOVALIN GJIN BUSHI LSI 2,403 19.74 %
4 GJOVALIN PRENG VALCA PBDNJ 260 2.14 %
5 MARK NDUE NDOJI LZHK 121 0.99 %
6 NDUE GJON DODAJ PKSH 66 0.54 %
7 GJET NDUE NDOJ AD 63 0.52 %
8 TANUSH PRENG MARKU PSD 57 0.47 %
9 AGUSTIN LLESH PEPKOLAJ PDSSH 24 0.20 %
10 FRAN ZEF BRUKA PSKSH 22 0.18 %
11 PRENG CUB LLESHI PPSH 21 0.17 %
12 PASHK PRENGE KOLA PAA 18 0.15 %
13 TANUSH NDUE KABALI PLMDSH 3 0.02 %
Total: 12,172 100.00 %


pra 20,653 votues





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 12:16 Edit Post Reply With Quote
Ne 2001 pati 25 565 zgjedhes sipas kqz





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1751409 sekonda, 29 pyetje