Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Si nuk e pyti kush?
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 10:17 Edit Post Reply With Quote
Si nuk e pyti kush?

Kutia e Pandorës
» Vendosur: 09/02/2009 - 08:46
• Agron Alibali

Vizita e sotme në Tiranë e MINISTRJA E JASHTME E Kryetares së radhës së OSBE-së dhe Ministreshës së Jashtme të Greqisë, Zonjës Dora Bakojani-Micotaqis, përbën. një rast të mirë për të rivlerësuar rolin e pranisë së OSBE-së në Tiranë, si dhe marrëdhëniet Shqipëri-OSBE.
Mirëpo, fakti që zonja Bakojani-Micotaqis shoqërohet në këtë vizitë nga zëvendësi i saj, Th. Kasimi, i cili mbahet si përçuesi i linjës nacional-shoviniste në raportet me Shqipërinë, tregon se diplomacia greke vjen në Tiranë me një mesazh të dyfishtë – njërin në kuadër të OSBE-së dhe tjetrin të lidhur me objektivat afatgjata greke në Shqipëri.
Roli i rëndësishëm i Greqisë në Ballkan, i theksuar sidomos gjatë kryesimit të suksesshëm të BE-së në kohën e kryeministrit Simitis. Eshtë zbehur mjaft kohët e fundit. Greqia nuk mund të mburret më si vend i vetëm ballkanik, i cili është edhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, pasi sot një status të tillë e kanë edhe Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria.
Nga ana tjetër marrëdhëniet ende të vështira të Greqisë me Turqinë, Maqedoninë si dhe mosnjohja e Kosovës, ia kanë ulur edhe më shumë kredibilitetin Athinës, si lojtar serioz në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Edhe me Shqipërinë marrëdhëniet nuk janë të çliruara nga problemet. Reagimi absurd i Presidentit Papulias ndaj një tubimi mikpritës e miqësor në Sarandë para disa vjetësh të shtetasve grekë me prejardhje çamë, mosardhja ende për vizitë në Shqipëri e Kryeministrit Karamanlis, ndërhyrja greke në problemet e komuniteteve fetare në Shqipëri, trysnia për nderimin e ushtrisë pushtuese greke gjatë konfliktit Italo-Grek në Shqipërinë e Jugut janë vetëm disa prej shfaqjeve të tensioneve dypalëshe.
Problem tjetër i rëndësishëm ende i pazgjidhur janë pronat, që mjaft shtetas shqiptarë (jo-çamë) kanë trashëguar në Greqinë Veriore, dhe që janë penguar t’i gëzojnë ato nga Ligji famëkeq i Gjendjes së Luftës, nga Ligji i fundit i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe nga mungesa e vullnetit të mirë të administratës greke.
Ndër përparësitë e Kryesisë greke të OSBE-së është edhe Vendimi Ministerial Nr. 7/08 për Fuqizimin e Shtetit Juridik në Rajonin e OSBE-së i 5 dhjetorit 2008. Pika 1 e këtij Vendimi u bën thirrje të gjitha shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së që të “përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe të zbatojnë angazhimet e tyre në kuadrin e OSBE-së që lidhen me shtetin juridik…”. Një aspekt i rëndësishëm i tij janë të drejtat e njeriut, ku e drejta e gëzimit të pronës përbën një të drejtë themelore. [Shiko Nenin 17 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut]. Eshtë e papranueshme që shteti i cili këtë vit kryeson OSBE-në shkel parimet e vetë kësaj organizate duke cenuar ende të drejtat e qindra shtetasve shqiptarë për të gëzuar pronat e tyre të trashëguara në Greqi.
Problem tjetër shumë i mprehtë mbetet gjendja e pakicave etnike në Greqi – dhe më konkretisht e pakicës turke, maqedonase dhe shqiptare, çka është ngritur edhe në rrafshin e OSBE-së disa vite më parë prej delegacionit amerikan. Madje qysh prej vitit 1994 organizata Grupi i të Drejtave të Minoriteteve i pat sugjeruar qeverisë greke që të kryejë regjistrimin e pakicave etnike brenda Greqisë, ku kriter dallimi të përdoret gjuha e folur në shtëpi. Një Greqi që njeh dhe afirmon të drejtat e pakicave të veta etnike do të ishte jo vetëm më demokratike dhe tolerante në rrafshin e brendshëm, por edhe shembull pozitiv për rajonin dhe mbarë BE-në.
Në këtë drejtim mbetet krejt anakronik dhe i pajustifikueshëm qëndrimi i Athinës ndaj shtetasve grekë me prejardhje nga Çamëria që u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre në provincën e Thesprotisë dhe u vendosën si refugjatë në Shqipëri e gjetkë. Komuniteti çam, si një komunitet punëtor, me kulturë e tradita të pasura, përbën për Greqinë një pasuri dhe kurrsesi kërcënim. Kur sot vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në krye një president afrikano-amerikan pavarësisht nga historia e gjatë e skllavërisë, ndarjes raciale dhe racizmit, është afërmendsh se Greqia nuk ka pse të druhet që t’i njohë minoriteti çam të drejtën e kthimit në shtëpitë e veta në Çamëri, ndërsa çamëve ortodoksë të mbetur në Greqi të drejtat e tyre si pakicë etnike. Përkundrazi, një qëndrim i tillë realist i Greqisë do të mbështetej edhe në dokumentet e OSBE-së sidomos në ato që kanë të bëjnë me Dimensionin Njerëzor dhe pakicat. Takimi i zonjës Bakojani-Micotaqis me përfaqësues të komunitetit çam në Shqipëri si gjest i vullnetit të mirë për zgjidhjen e kësaj plage të hidhur të historisë greke do të dëshmonte emancipimin e vërtetë të shoqërisë greke dhe evropianizimin e saj.
Së fundi, është fakt se në të kaluarën diplomacia greke e ka përdorur praninë e fryrë të OSBE-së në Tiranë për të avancuar synimet nacional-shoviniste në Shqipëri. Nuk mund të mos përmendim këtu projektet për fabrikimin e një zone zgjedhore etnikisht të pastër greke, salamandrat zgjedhore në krahinën e Bregut, deklarimet e përfaqësuesve të OSBE-së për kinse ekzistencën e një pakice greke në Korçë, etj. I mërzitur nga pasionet kombëtariste të zonjës Micotakis-Bakojani, Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitri Rupel, refuzoi t’ia japë asaj fjalën në një takim të BE-së të qershorit 2008, ku po diskutohej qëndrimi i përbashkët ndaj Maqedonisë. Duke aluduar tek kutia mitologjike e Pandorës, Z. Rupelj, që kryesonte takimin, citohet të ketë thënë se kishte ardhur momenti “për t’ia mbyllur kutinë vetë Dorës”…
Ekziston shqetësimi hipotetik se Greqia, si kryetare e radhës e OSBE-së, do të përdorë zgjedhjet e qershorit 2009 në Shqipëri, si një pretekst tjetër për të vënë veton apo për të vonuar objektivat integruese të Shqipërisë, njëlloj sikurse veproi ndaj zgjedhjeve në Maqedoni gjatë vitit të kaluar.
Do të dëshironim t’i uronim një vizitë të suksesshme Kryetares së radhës së OSBE-së në Tiranë. Para sfidave të sotme globale OSBE-ja mbetet një organizatë e rëndësishme që duhet mbështetur e reformuar dhe Greqia mund të luajë një rol ndërtues në këtë mes. Mirëpo nëse Ministresha Dora Bakojani-Micotaqis e përdor vizitën e sotme në Shqipëri për të avancuar më tej synimet afatgjata nacional-shoviniste greke në Shqipëri, kjo do t’i bënte një dëm të madh jo vetëm marrëdhënieve dypalëshe dhe imazhit të OSBE-së por vërtetë do të hapte kutinë e Pandorës në këtë rajon të rëndësishëm të kontinentit evropian.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
Nga Dora Bakojanis*

Për herë të fundit e kam vizituar Tiranën më pak se një vit më parë, në mars 2008, vetëm dy javë përpara se Shqipëria të merrte ftesën për në NATO. Po kthehem me kënaqësi në Shqipëri, një vend optimist, i vendosur dhe i përkushtuar drejt procesit të integrimit europian. Këtë herë vij edhe si përfaqësuese e OSBE-së, një organizatë e përkushtuar në rrugën Euroatlantike të Shqipërisë.

Zgjodha Ballkanin Perëndimor si destinacionin tim të parë si Kryetare e OSBE-së, pikërisht sepse OSBE-ja është në një pozitë unike për ta ndihmuar rajonin në rrugën e tij drejt progresit. Organizata përfshin një koncept ambicioz të sigurisë mes shteteve, të bazuar në një themel vlerash të përbashkëta, angazhime të përbashkëta dhe në dinjitetin themelor të individit. Në këtë kuadër, përfaqësitë e OSBE-së në rajon janë të rëndësishme për nxitjen e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të stabilitetit rajonal.

Klima pozitive e konsensusit politik për reformat më kryesore në Shqipëri, e ka forcuar stabilitetin politik. Është e domosdoshme që kjo tendencë të ruhet dhe të vazhdohet me zbatimin e reformave kyçe nëpërmjet krijimit të konsensusit. Shqipëria ka bërë një progres të prekshëm gjatë këtyre 18 viteve, por përpara shtrohen ende shumë sfida: Reformat në gjyqësor dhe procesi zgjedhor duhet të përmbushin standardet e OSBE-së. Shqipërisë i duhet të gjejë guximin dhe vendosmërinë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur efektivisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe për të forcuar më tej pavarësinë e institucioneve dhe shtetin e së drejtës.

Në këto përpjekje, Shqipëria ka mbështetjen e palëkundur dhe aktive të prezencës së OSBE-së në vend; një prezencë, e cila po bën një punë kyçe në një sërë fushash të rëndësishme. Rrugëtimi drejt familjes Euroatlantike kërkon progres në reformën ligjore dhe gjyqësore, në reformën e pronave, reformën zgjedhore. Progres në reformën rajonale administrative, rritjen e kapaciteteve parlamentare, në luftën kundër trafikimit dhe korrupsionit. Progres në zhvillimin e medias, nxitjen e qeverisjes së mirë, zhvillimin e shoqërisë civile dhe asistencën policore.

Kështu që, përkrahja e Greqisë për Shqipërinë është tashmë e dyfishtë dhe dy herë më e madhe. Kryesimi ynë i OSBE-së për vitin 2009, do të sjellë përfitime si për Ballkanin Perëndimor në tërësi, ashtu edhe për Shqipërinë në veçanti.

Pikërisht në këtë vazhdë, Kryesia greke e OSBE-së vendosi që ta caktojë Shqipërinë si vendin pritës të pjesës së dytë përgatitore të Forumit të 17 Ekonomik dhe Mjedisor, duke shprehur bindjen e saj se kjo mundësi është ideale për Shqipërinë, që ajo të vërtetojë gatishmërinë dhe angazhimin e saj për marrjen përsipër të kësaj detyre. Për Greqinë do të ishte një sukses i madh, nëse deri në fund të këtij viti - deri në fund të kryesisë greke - rajoni ynë të ishte një rajon evropian më i begatë dhe më i qëndrueshëm.

Megjithatë, përtej kësaj, Shqipëria mund të gjejë, si përherë, mbështetjen e vendosur e të vazhdueshme politike dhe ekonomike të Greqisë.

Greqia është një nga investitorët kryesorë të huaj në vend, me një kontribut domethënës në zhvillimin ekonomik. Por, zhvillimi i Shqipërisë shtrihet kryesisht brenda kuadrit Euroatlantik. Parlamenti grek do të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërkohë që ka ratifikuar së fundmi Marrëveshjen e saj të Stabilizim Asociimit me BE-në. Mbi të gjitha, qeveritë dhe popujt e Greqisë dhe Shqipërisë kanë një partneritet të rrallë; një partneritet i rrënjosur në histori dhe në lidhjet që sot janë po aq reale sa pakica etnike greke, dinamike në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë gjithmonë e më të begatë në Greqi. Pikërisht përmes këtij partneriteti, ne - Greqia dhe Shqipëria - mund të ngrihemi së bashku në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

* Kryetare e Radhës e OSBE-së, ministre e Jashtme e Greqisë. Letra është dërguar në Shekulli nga zyra e OSBE-së në Tiranë





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 10:21 Edit Post Reply With Quote
http://www.shekulli.com.al/2009/02/mesazhet-e-fshehta-te-ministres-bakojanis.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 10:26 Edit Post Reply With Quote
Si nuk e pyeti kush thjeshte:

A ka pakice shqiptare ne greqi?

KAQ

Ne rast se pergjigja do te ishte po,

na i jepni te drejtat qe i kemi dhene ne pakices greke ne Shqypni.

Ne rast se pergjigja do te ishte jo,

mbylle gojen e ik se nuk kemi nevoje per mend e tua.


Ne ne marredheniet me greqine duhet ti argumentojme Europes qe ka nje pakice shqiptare atje qe nuk njihet.

KAQ

Po beme kete greqia nuk ka cfare te argumentojme me ne lidhje me RSH.


Nesje,

e kam thene me kohe.

Me PAVARESINE e KOSOVES greqia eshte nje hic.

RROFTE SHTETET e BASHKUME te AMERIKES!

Cdo zog shqiptari eshte i detyrume me shku deri ushtar vullnetar per USA.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2351770 sekonda, 28 pyetje