Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Letėr ambasadorit britanik
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2009 nė 09:55 Edit Post Reply With Quote
Letėr ambasadorit britanik

Të paktën te heshtnin
Nezi Kazani Alizoti | 19/02/2009 |

Letër ambasadorit britanik

Unë jam Nezi Kazani, (Alizoti), lindur në Tiranë, në vitin 1942. Jam mbesa e Fejzi Alizotit, dënuar me pushkatim në moshën 75 -vjeçare, në vitin 1945. Jam e bija e Riza Alizotit, dënuar me varje në moshën 36 vjeç, në vitin 1947, ndërsa ishte inxhinier nafte në Kuçovë. Jam e bija e Vera Alizotit (Ypi), vdekur në internim në Patk-Milot-Kryevidh të Kavajës, në vitin 1970, vetëm 46 vjeç, nga një sëmundje e rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë (sepse një funksionare e Ministrisë së Shëndetësisë në atë kohë, kur e pa në spitalin Onkologjik, tha: "Nuk është çerdhe e alizotëve këtu". Jam e motra e Fejzi Alizotit, lindur më 1946-ën, kaluar gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit, Qaf-Barit e të tjerë.


Jam nëna e Plarent Kazanit, lindur më 1968-ën, të cilit që në moshën 14-vjeçare iu ndalua e drejta të hynte në Liceun Artistik, sepse për Xhelil Gjonin (babai i Ilir Gjonit, deputet dhe ministër i Brendshëm pas 1997-ës), ai u shpreh: "Gjyshi është gjysh". Ky gjysh, nënën e tij e kishte lënë jetime që pesë vjeç dhe po në vitin 1988 nuk iu dha e drejta për të vazhduar shkollën e lartë për violinë.
Zoti ambasador! Ju kërkoj ndjesë për kohën që do të shpenzoni për të lexuar këtë biografi të shkurtër timen, e cila përfaqëson mijëra familje shqiptare. Por unë nuk mund të mos e bëj këtë, kur kuptoj se Ju mbroni disa persona, që do t'ju hiqet e drejta për të qenë deputetë, prokurorë, gjyqtarë e të tjerë, pra nëpunës të lartë të shtetit. A keni pyetur Ju, zoti Ambasador, se çfarë është bërë me studentët shqiptarë, të cilët kanë studiuar në vendin tuaj? Njëri prej tyre është edhe babai im, dënuar me varje prej këtyre që Ju mendoni se po u shkelen të drejtat e tyre.
A e dini Ju se edhe një shtetase britanike, Jacqueline Riza Crudgington (Alizoti), lindur më 1932-shin nga martesa e babait tim me një zonjë angleze, e ka kërkuar të atin gjithë jetën e saj dhe nuk i është dhënë e drejta për të ditur të vërtetën prej këtyre që Ju mbroni. Ata, edhe në vitin 1990 nuk i thanë të vërtetën për babanë e saj. Dhe ja letra:
24 janar 1990 / E dashur Z. Crudgington,
Ju faleminderit për letrën tuaj të 19 janarit. Ia kalova informacionin e letrës suaj qeverisë shqiptare në Tiranë, duke i kërkuar të përpiqen për të gjetur z. Alizoti, megjithëse nuk ka të dhëna që ai të jetë kthyer në Shqipëri. Në të vërtetë, përderisa gjyshi juaj ishte deputet në regjimin e paraluftës, kuptohet mirë se familja ishte politikisht armiqësore me regjimin socialist të pasluftës.
Megjithatë, unë do t'ju shkruaj sa më parë që të marr vesh diçka, ju duhet ta kuptoni se do të më duhet kohë. A keni bërë njoftim në shtypin britanik për t'u lidhur me babanë tuaj?

Zonja e sipërpërmendur, në vitin 2002 ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, me brengën se ka qenë fëmijë e braktisur nga babai dhe të afërmit e tij. Hetoni zoti ambasador dhe gjeni cilët kanë qenë në qeverinë shqiptare në janar të 1990-ës, që kanë gënjyer bashkëkombësit tuaj me këtë përgjigje dhe jam e sigurt që aty do të jenë edhe nga ata, të cilëve Ju mendoni se po u shkelen të drejtat.
Ju, zoti ambasador, në vendin tuaj i nderoni të vdekurit, keni dhe një ditë kujtimi për ta, shkoni dhe vendosni lule në varret e tyre, por ne nuk e kemi këtë të drejtë, sepse ata që mbroni Ju, as sot nuk tregojnë se ku i kanë hedhur kockat e tyre.
Ju, zoti ambasador, e dini shumë mirë se atyre nuk u hiqet e drejta të jetojnë ku të duan, qoftë edhe në vendin tuaj, të shkollojnë bijtë e tyre ku të duan, qoftë edhe në vendin tuaj, as u hiqet e drejta të punojnë privat dhe të fitojnë sa të duan, qoftë edhe në vendin tuaj, por e vetmja e drejtë që u hiqet është të mos na lëndojnë Ne, duke u përballur me ta nëpër zyrat e shtetit, neve që na është hequr e drejta për të jetuar të lirë, për të thënë cilët jemi, të kujt jemi, për t'u punësuar, për t'u shkolluar, etj., etj.
Ne, zoti ambasador, i kemi falur dhe këtë e treguam më 1990-ën, se askush nuk u hakmor me ta, por menduam se ata do t'i vriste pak ndërgjegjja, jo të kërkonin falje, por të paktën të heshtnin.
Zoti i madh pastë mëshirë për ata, për Ju dhe për të gjithë që i mbrojnë për hir të shpirtrave të atyre, që janë hedhur poshtë e lart Shqipërisë pa një varr, për ata që me djersën e tyre kanë njomur thellë tokën në minierat, moçalet, betonet e pallateve dhe për lotët në heshtje të nënave, motrave, grave dhe fëmijëve.

shek


kjo leter duhet te perkthehet ne anglisht e ti niset Mbretereshes se Anglise.
ambasadorit nuk ja vlet ti drejtohesh se nuk besoj se ka karakter me shume se nje mace rrugesh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2009 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem perkthejeni ne anglisht!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1167939 sekonda, 26 pyetje