Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Zgjedhje 2009
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2009 nė 07:49 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhje 2009

Për herë të parë grupimi i 4 koalicioneve; PD-PS-LSI dhe “Poli i Lirisë”
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 45 partitë konkurrente, për zgjedhjet parlamentare. Këto parti, kanë përfunduar regjistrimin e tyre, brenda afatit të lënë nga KQZ-ja. Për herë të parë në këtë prag zgjedhor, janë deklaruar 4 koalicione politike dhe për herë të parë nuk ka të pavarur. Mes 45 subjekteve kemi tashmë të grupuar, PD-në, PS-së, ndërkohë që është deklaruar edhe Koalicioni i LSI-së, dhe “Polit të Lirisë”. Në koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”, që drejtohet nga LSI-ja, bëjnë pjesë edhe pesë parti të tjera, që janë PSV’91, Partia e Gjelbër e Shqipërisë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re, që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe atij egjiptian.
Ky koalicion shumë shpejt do të regjistrohet pranë KQZ-së, sipas procedurave ligjore. Ndërsa koalicioni “Poli i Lirisë”, përbëhet nga Partia Demokristiane e Ndokës dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë e Dashamir Shehit si dhe Partia Bashkimi Demokrat. Në këtë koalicion, së bashku me ish- kryeministrin Aleksandër Meksi janë bashkuar edhe shoqatat më të rëndësishme të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë, duke i dhënë këtij koalicioni një identitet të qartë politik të djathtë. Për t’u regjistruar në një prej këtyre koalicioneve, KQZ-ja u ka lënë afat subjekteve deri më 13 maj.
Ndërkohë që në datën 18 të po këtij muaji, duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputet. Në bazë të Kodit Zgjedhor, subjektet politike duhet të regjistrohen 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, më parë si subjekt politik më vete dhe pastaj duke përcaktuar edhe si koalicion zgjedhor të cilit do t’i përkasin. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në nenin 65 të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë, në nenin 68 thuhet shprehimisht se “listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10.000 zgjedhës”.
Lehtësirat dhe risitë e zgjedhjeve parlamentare 2009
Ditën e zgjedhjeve nuk ka ndryshime esenciale, por përkundrazi për votuesit ka tepër thjeshtëzime. Votuesit në zgjedhjet parlamentare do t’i jepet vetëm një fletë votimi, në të cilën ai ka të drejtë të shënojë tek subjekti politik që preferon, pra nuk do të ketë emër kandidati, por do të jetë vetëm partia që ai preferon, brenda një koalicioni apo jashtë tij, kjo nuk ka rëndësi. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli një tjetër lehtësi për votuesin është krijimi i regjistrit elektronik të shtetasve dhe mënyrat e publikimit të listave zgjedhore, si dhe informimi për mjetet e identifikimit që janë vetëm dy: letërnjoftimet dhe pasaporta për udhëtime jashtë shtetit.
Një tjetër risi që ka sjellë Kodi Zgjedhor është implementimi i kamerave në VNV, të cilat do të vendosen 66 VNV-të. Gjithashtu është parashikuar vendosja e një kamere për çdo tavolinë numërimi, ndërsa mendohet të ketë mesatarisht 6-7 tavolina numërimi në çdo VNV, ku çdo kamera e secilës tavolinë numërimi të votave, do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë dhe me një monitor, ku vëzhguesit në distancë të pranueshme fizike nga GNV kanë mundësi të kontrollojnë deri në detaje se çfarë ndodh me çdo fletë votimi. Përveç kësaj, gjithë ky material filmik regjistrohet dhe është i disponueshëm në çdo moment nga KQZ- ja. Ai mund t'u jepet dhe subjekteve politike që duan të verifikojnë saktësitë apo pasaktësitë e mundshme.
Një tjetër risi e këtyre zgjedhjeve është edhe instalimi kamerës që mundëson filmimin me 360 gradë të ambientit, ku zhvillohet numërimi i votave, këto pamje do të vijnë online në KQZ dhe do të krijojnë paralelisht mundësinë për transmetimin, si të dhënave, por dhe për të pasur gjithçka nën kontroll. Në lidhje me nxjerrjen e rezultatit të votimit të zgjedhjeve, zëdhënësi Olli shpreson që ai të jetë më i shpejtë se në proceset paraardhëse për një mori faktorësh.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-5-2009 nė 06:59 Edit Post Reply With Quote
Kryetari i Partise se Bashkimit te te Drejtave te Njeriut shpalli zyrtarisht hyrjen ne koalicionin e opozites se majte "Bashkimi per Ndryshim".

Vendimi u mor ne mbledhjen e kryesise se kesaj partie.

"Negociatat me kryeministrin Berisha, deshtuan. Me Partine Demokratike nuk gjetem nje terren te perbashket. Ne jemi per integrimin e vendit dhe vendimi yne erdhi me nje korrektesi te madhe", mesohet te kete deklaruar Dule.

Pak ore me pare kreu i PBDNj-se zhvilloi nje takim koke me koke me drejtuesin e PS-se, Edi Rama.

top

OK

me mire keshtu ndoshta.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-5-2009 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
Poli i Lirisë”, koalicioni me 6 parti depoziton kërkesën në KQZ
» Vendosur: 13/05/2009 - 07:58
•

“Poli i Lirisë” është koalicioni i parë politik që depoziton zyrtarisht kërkesën për të konkurruar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Dje pasdite pranë zyrës së protokollit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është depozituar kërkesa e koalicionit të djathtë politik “Poli i Lirisë”, ku lideri i tij është ish-kryeministri Aleksandër Meksi. Marrëveshja mësohet se është depozituar në KQZ pikërisht 24 orë përpara skadimit të afatit ligjore për paraqitjen e koalicioneve politike. Në këtë koalicion bëjnë pjesë edhe Partia e Bashkimit Demokratik dhe Partia Konservatore, Partia e Reformave Demokratike dhe Partia e Rruga e Lirisë. Ky është koalicioni i parë gjashtë partiak që depozitohet pranë KQZ-së. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, bën të ditur për “Panorama” se të gjithë krerët e partive politike kanë hedhur firmën për krijimin e këtij koalicioni, duke plotësuar dhe një nga kërkesat paracaktuara nga ana e KQZ-së. Sot është dita e fundit e regjistrimit të koalicioneve politike pranë KQZ-së. Zyrtarisht pritet që në këto votime të ketë katër koalicione politike.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-5-2009 nė 10:29 Edit Post Reply With Quote
Kryetari socialist, Edi Rama, u shpreh i bindur se koalicioni i majte do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit.

"Berishes i ka hyre paniku per keto votime. Ne u bashkuam per integrimin e te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te nje grupi te vogel", u shpreh Rama.

Koalicioni "Bashkimi per Ndryshim" zhvilloi sot nje takim ne ambientet e hotel "Tirana". Te pranishem ishin kreu i PS, Edi Rama, kreu i PSD Skender Gjinushi, kreu i G99-es Erion Veliaj,sekretari politik i PDS-se, Artur Duckallari, si dhe Vangjel Dule i PBDNj-se, pjesetari me i ri i koalicionit.

top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2009 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
PD regjistron koalicionin “Aleanca për ndryshim”
BLERINA GJOKA




Koalicionet politike regjistrohen në KQZ

Starton zyrtarisht gara për 28 qershorin



Partitë politike bëjnë hapin zyrtar për t’u futur në fushatën elektorale të 28 qershorit. Dy partitë kryesore kanë shfrytëzuar kohën limit në dispozicion për të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin që ato drejtojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që surpriza vjen nga kampi i djathtë me emrin e koalicionit që nuk ishte bërë publik. “Aleanca për ndryshim” kanë vendosur ta quajnë të djathtën koalicionin e tyre, ku bëjnë pjesë 11 parti, duke shënuar dhe koalicionin më të gjerë në këto zgjedhje, ndërkohë që garojnë dhe tre koalicione të tjera, “Poli i lirisë” po nga e djathta dhe dy të majtë, “Bashkimi i ri për ndryshim” i PS-së dhe ai i LSI-së “Aleanca socialiste për integrim”. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, konfirmoi për gazetën “standard” se koalicioni i PD-së u regjistrua dje në orët e vona të darkës, ndërkohë që afati zyrtar për këtë proces skadonte vetëm sot. Koalicioni i kryesuar nga PD ka thithur rreth vetes shumë parti të djathta, jo vetëm ato tradicionalet. E vetmja parti që vendosi të mos vazhdonte më bashkëpunimin është PBDNJ, e njohur ndryshe dhe si partia e minoritetit grek, e cila dje pasdite firmosi në aleancën e drejtuar nga PS. “Aleanca për ndryshim” që kryesohet nga PD ruan formatin e sloganeve elektorale të përdoruara në zgjedhjet e kaluara, ku fjala ndryshim ishte një pikë referimi. Ndërkohë demokratët pas katër vitesh në pushtet besojnë se ndryshimi që ata kanë nisur vazhdon dhe i ftojnë qytetarët që të votojnë këtë ndryshim. Por opozita nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe ka përdorur fjalën ndryshim në emrin e koalicionit të saj. Rreth 26 parti kanë fituar të drejtën për të hyrë në zgjedhje, 20 të tjera duket se do ta kenë të pamundur, për shkak të kërkesave të Kodit Zgjedhor. Ndërkaq, data 19 maj do të jetë afati i fundit që partitë duhet të dorëzojnë kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas dorëzimit, KQZ-ja do të bëjë një verifikim të tyre dhe vetëm në datën 13 qershor emrat e deputetëve do të publikohen zyrtarisht në media.




14/05/2009





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2009 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
Partia Demokratike doli forca e parë politike në sondazhin e zhvilluar nga qendra Gani Bobi

Sondazhi: Zgjedhjet i fiton Berisha, PD thellon distancën me të majtën

Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të qershorit me 46.6% të votave sipas një sondazhi të publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime humanistike, Gani Bobi. Sipas të dhënave të sondazhit paraprak, mbi 46.6% e të anketuarve mbështesin Partinë Demokratike kundrejt 42.1 përqind që mbështesin Partinë Socialiste. Konkluzionet e anketës flasin për një tendencë në rritje të mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend. Prirja e sondazhit është një dëshmi e mbështetjes së kursit të reformave që qeveria e kryeministrit Berisha ka ndërmarrë dhe ka realizuar. Kjo rritje e mbështetjes ndaj Partisë Demokratike është e logjikshme, duke patur parasysh evenimentin historik që vendi përjetoi gjatë muajit prill siç ishte anëtarësimi me të drejta të plota në NATO. Gjithashtu, vendosmëria e qeverisë për të thelluar më tej reformat e nisura në fushën ekonomike dhe atë sociale, si dhe investimet gjigande në infrastrukturë, të cilat po realizohen në të katër anët e vendit, kanë patur një rol vendimtar në konkluzionet e anketës. Gjithashtu, sondazhi ka konfirmuar se një sërë problemesh që në vitin 2005 renditeshin si shumë problematike, aktualisht janë të papërfillshme në jetën e përditshme të qytetarëve. Në këtë kuadër, energjia apo krimi i organizuar që në sondazhet e vitit 2005 renditeshin në krye të listës, tashmë renditet në fund të saj. Të dhënat e sondazhit konfirmojnë gjithashtu optimizmin që shfaqin shqiptarët veçanërisht përsa i përket rritjes së mirëqenies në të ardhmen. Bazuar mbi grup-moshat rezulton se Partia Demokratike gëzon mbështetje të gjerë mes grupmoshave të reja nga 19 deri në 50 vjeç. Të anketuarit rendisin si suksesin më të madh të qeverisë infrastrukturën, të ndjekur nga ata qw mendojnë se suksesi më i madh i kësaj qeverie është anëtarësimi i vendit në NATO. Gjithashtu, në listën e sukseseve të qeverisë renditen energjetika, integrimi në BE, kartat e identitetit, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e pagave. Ndërsa, përsa u përket problemeve që shqetësojnë më tepër të anketuarit janë ekonomia, punësimi, të ndjekura nga standardi jetësor dhe probleme të tjera, që lidhen me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe integrimin në BE. Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi" është e njohur po aq në vitin 2005. Në përballjen elektorale të tre korrikut, sondazhi do të shpallte që në krye të herës fituesin. Një sondazh që do të nxiste kundërshtinë politike dhe skepticizmin e publikut edhe për një arsye të fortë, për herë të parë në vend do të publikoheshin exit polle për të treguar se nga do të anonte shigjeta e peshores që maste rezultatin e zgjedhjeve. Besueshmëria e sondazhit të publikuar nga "Gani Bobi" u konfirmua menjëherë me shpalljen e rezultatit zyrtar nga KQZ. Marzhi i gabimit llogaritej vetëm 2 përqind. Eksperienca përsëritet në përballjen lokale të 2007. Shqipëria është vetëm një nga vendet ku "Gani Bobi", në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane "Penn Shon Berland" zhvillojnë sondazhe. Kosova dhe Bosnja janë gjithashtu disa prej vendeve, ku sondazhet e publikuara nga kjo qendër njohën publikun dhe partitë, me fituesit, ende pa u shpallur rezultatet zyrtare. "Gani Bobi" do të publikojë çdo fillim muaji sondazhe për të mbërritur në zonën e nxehtë vetëm pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2009 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
Ca nuk shkruan rd:

"Drejtori Maliqi, tha se te pyeturit, 46.6% u shprehen se PD do te jete forca politike qe do te fitoje zgjedhor. Ndersa 42.1% u pergjigjen se do te jete Partia Socialiste e pasuar me 6.2% nga Levizja Socialiste per Integrim dhe 2.9% Levizja G99."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2009 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
"Absurd koalicioni i PBDNJ me PS, ne kishim force te kandidonim dhe vetem"

E Premte, 15 Maj 2009

Prefekti i Qarkut te Gjirokastres dhe njekohesisht kryetari i deges se PBDNJ-se dhe OMONIA-s per Gjirokastren, Spiro Ksera ka pohuar dje se ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, nuk do te kandidoje per deputet nen siglen e PBDNJ-shit dhe OMONIA-s per Qarkun e Gjirokastres. Deklarata e Kseres vjen si kunderpergjigje e levizjes me te fundit te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, e cila i eshte bashkangjitur koalicionit "Bashkim per Ndryshim" dhe Partise Socialiste. Nderkohe perpara disa ditesh, Spiro Ksera ishte votuar nga Keshilli i Pergjithshem i OMONIA-s si kandidat per deputet ne Qarkun e Gjirokastres. Deklarata e Kseres, eshte bere pas nje mbledhje urgjente te degeve te OMONIA-s ne Gjirokaster, kryetareve te komunave te minoritetit, te zgjedhurve ne pushtetin vendor, ne kete zone etj. "Nga marreveshja qe diktohet nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, une do te marr vendimin tim qe te mos jem kandidat nga PBDNJ ne zgjedhjet parlamentare te qershorit", ka pohuar mes te tjerash Ksera. "Une, -ka vijuar Ksera- respektoj vendimin e kryesise se OMONIA-s i cili ishte nje vendim qe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te kandidonte e vetme ne zgjedhjet e qershorit". "Forca elektorale e kesaj partie eshte ne dy qarqet ku jeton minoriteti etnik grek ne Qarkun e Vlores dhe Gjirokastres, meqe fuqia reale eshte aty, ishte absurde qe PBDNJ te firmoste koalicionin me te majten kur ne kishim forcat tona per te kandiduar te vetem dhe te perfaqesoheshim", eshte shprehur Ksera. Ne lidhje me kandidimin e tij nen siglen e partive te djathta ne Qarkun e Gjirokastres dhe kryesisht si pjese e listes se Partise Demokratike, Ksera eshte shprehur se "28 qershori eshte larg, ne kemi dy -tre dite akoma per kandidaturat. Nuk do te thote qe, une ngaqe hezitova te jem kandidat i PBDNJ-shit mos jem kandidat i ndonje force tjeter politike. Jemi ende ne negociata, kete element do te ma rekomandojne strukturat partiake dhe mbeshtetesit e mi, ka pohuar Ksera duke vijuar se, "ju e dini dhe e shikoni qe Spiro Ksera ka qene ne zhvillimet politike i pranueshem ne gjithe Qarkun e Gjirokastres, e pate edhe perfaqesimin sot mes miqve dhe gjithe te zgjedhurve lokale ne minoritet, qe ishin ne mbeshtetjen time, une do te shoh mundesine qe te jem i perfaqesuar ne parlamentin e ardhshem". B. Kore

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-5-2009 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Aleanca e Ndryshimit
1. Partia Demokratike
2. Partia Republikane,
3. Partia e Agrare Ambientaliste
4. Partia Aleanca Demokratike
5. Partia Aleanca për Demokraci & Solidaritet,
6. Partia Bashkimi Liberal Demokrat,
7. Partia për Drejtësi & Integrim,
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
9. Partia Lëvizja e Legalitetit,
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat,
11. Partia Balli Kombëtar,
12. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian,
13. Partia Demokracia e Re Europiane,
14. Partia Forca Albania,
15. Partia e të drejtave të Mohuara - e Re,
16. Partia Rruga e Vërtet Shqiptare
17. Partia Ora e Shqipërisë

Bashkimi për Ndryshim
1. Partia Socialiste e Shqipërisë,
2. Partia Social Demokrate,
3. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,
4. Partia Demokracia Sociale
5. Partia G99



Poli i Lirisë
1. Partia Demokristiane,
2. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,
3. Partia Bashkimi Demokrat,
4. Partia Konservatore,
5. Partia Rruga e Lirisë
6. Partia e Reformave Demokratike


Aleanca Socialiste Për Integrim
1. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim,
2. Partia Lëvizja për të drejtat dhe Liritë e Njeriut
3. Partia Socialiste e Vërtet 91
4. Partia e Gjelbër
5. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-5-2009 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Teoria e lojërave në politikë
ARTAN FUGA


Artan FUGA







Teoria e lojërave në politikë







PBDNJ, përfaqësuesja politike e minorancës greke në Shqipëri ka ndërruar “pllakën” në prag të zgjedhjeve, duke kaluar nga aleanca 4-vjeçare me PD-në në atë me PS-në. Përtej asaj që deklarohet zyrtarisht, cilat mendoni se mund të jenë shkaqet e vërteta? Në pozitat e reja ndërkombëtare dhe gjeopolitike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon si e shikoni perspektivën e rolit elektoral dhe politik te minorancës greke?



E lexova këtë lajm dhe nuk u ndjeva i befasuar prej tij. Dukej një ngjarje politike që edhe pritej në njëfarë mënyre. Për ta vlerësuar, sikurse më kërkoni, ka dy versione të mundshme: I pari, një vlerësim prej amatori, ku mund të thuhen të gjitha opinionet apo deliret e mundshme, pasionet militantiste, që prodhon mendja njerëzore. Versioni i dytë kërkon që vlerësimi të bëhet mundësisht mbi një bazë që mbështetet në një skemë të përpunuar nga metodologjia e shkencave politike në veçanti dhe nga shkencat shoqërore në përgjithësi. Duke iu përmbajtur këtij të dytit, dëshiroj të them se për ta bërë këtë analizë, do të mbështetem te teoria e lojërave, një nga teoritë më moderne, me baza matematikore dhe më të përdorura kur gjykohen fenomene politike, ekonomike apo të llojeve të tjera.

Çfarë është kjo teori e lojërave? Në fakt, ka disa të tilla. Mua gjithnjë më kanë parapëlqyer ato të përpunuara nga Hayek, Popper dhe mbi të gjitha, nga një mendimtar francez, shumë në zë në shekullin e njëzetë, Raymond Boudon, përpunues i “individualizmit metodologjik”.

Sipas teorive të lojërave, dy janë parimet kryesore për të bërë analizën e sjelljeve politike dhe në këtë rast, meqë ma kërkoni, të lëvizjes së fundit politike të PBDNJ-së.

Parimi i parë lidhet me atë se çdo njeri apo aktor kolektiv politik priret t’i bëjë mirë llogaritë e veta. Por, i ndodhur në një bashkëveprim me lojtarë të tjerë, nuk luan ashtu sikurse do të dëshironte, pra nuk ndjek dot realizimin e qëllimit të vet final, por e formulon qëndrimin e tij, në funksion të mundësive, të lojës së të tjerëve dhe këtë e paraqet si zgjedhjen racionale më të mirë të mundshme. Pra, bën një përllogaritje se si i del më mirë. PBDNJ-ja sigurisht do të dëshironte të dilte vetëm në zgjedhje dhe të fitonte shumicën e votave të shqiptarëve. Ky do të ishte qëllimi i dëshiruar virtualisht, por jo zgjedhja racionale sa kohë në skenën politike ka edhe parti politike të tjera që nuk e lejojnë këtë. Aq më shumë që Kodi i ri Elektoral penalizon ato parti të vogla që nuk futen në koalicione. Teoria e lojërave ndan pra dëshirën nga përllogaritja racionale e forcave. Dëshira: mundësisht të marrë të gjitha vota e shqiptarëve; zgjedhja racionale e bërë sipas hesapeve të veta: bashkimi me koalicionin e majtë.

Interesante është se një drejtues i kësaj force politike e ka shprehur hapur këtë gjë, duke thënë se po bashkohen me koalicionin e majtë për “arsye matematike”, pra, për të mbledhur, sipas tij, sa më shumë vota.

Së dyti, sipas teorisë së lojërave, çdo aktor politik, ndonëse i bën vetë përllogaritjet e tij, nuk është në gjendje të dijë se çfarë rezultati do të arrijë nga pikëpamja elektorale në të vërtetë. E ardhmja është e paparashikuar, na thotë teoria e lojërave, sepse me vetë veprimin tonë ne ndryshojmë pak ose shumë të dhënat e kontekstit ku kemi bërë llogaritë paraprake.

Si ta them më shkoqur për ta kuptuar edhe ata që nuk kuptojnë as veten e tyre kur shkruajnë e as kur flasin? Për shembull, dikush dëshiron t’i kalojë pushimet sa më mirë në një ishull, në një plazh të pabanuar dhe të papopulluar nga turistë të tjerë. Shkon atje ku hartat turistike thonë se ku gjendet ky ishull. Mirëpo, sikurse ai, po për të njëjtën arsye, në këtë ishull shkojnë edhe mijëra të tjerë. I pari sheh se pikërisht sepse veproi në mënyrë racionale, por pa marrë parasysh veprimin apo bashkëveprimin me të tjerët, çka nuk mund ta parashikonte, u ndodh në një plazh të mbipopulluar. Arrin ndonjëherë të kundërtën e asaj që dëshiron.

Drejtuesi kryesor i partisë në fjalë e ka shprehur shumë qartë gjithashtu se nëse fiton e majta, PBDNJ-ja do të jetë në qeverisje, nëse fiton e djathta do të jetë në opozitë. Pra, në njëfarë mënyre i ka “hedhur zaret”, atje ku ka menduar se do t’i ndrisë fati më shumë, sipas përllogaritjeve të veta, por pa qenë i sigurt se cila do të jetë e ardhmja. Sinqeriteti i tij, së paku, në deklarimet e fundit, është për t’u përshëndetur. Thotë gjëra që nuk thuhen zakonisht nga politikanët profesionistë.

Ky është thelbi i teorisë së lojërave. Bëhen përllogaritjet racionale më të sakta të mundshme, por pa ditur asnjëherë se si do të dalin ato.

Tani të vijmë më konkretisht, hap pas hapi. Çfarë kërkon teoria e lojërave?

Së pari: Përllogaritjen e atyre që quhen kosto të daljes nga një koniunkturë e caktuar politike dhe e shpenzimeve për të hyrë në një dinamikë tjetër politike.

Me thënë të drejtën, kostot e daljes nga koalicioni i djathtë nuk duken se kanë qenë shumë për PBDNJ-në. Zoti Berisha, më duket mua, u ka dhënë shumë lehtë aleatëve të tij gjithçka që ata kanë kërkuar dhe ka kërkuar shumë pak prej tyre si kundërpeshë.

As shpenzimet e bëra për të hyrë në koalicionin e majtë nuk duken të mëdha.

Me sa kam lexuar nëpërmjet shtypit, sepse me thënë të drejtën jetën politike e ndjek shumë rrallë, Partia për të Drejtat e Njeriut përgjatë katër viteve mori shumë nga të qenit në qeverisje, politikisht flas, dhe nuk është se u implikua në mbilodhje për të mbrojtur a përkrahur nga pikëpamja propagandistike qeverisjen aktuale. Kishte nga ato gjëra që i mori, sepse janë detyrime të politikës. Në radhë të parë mbrojtja e të drejtave të njeriut për sa u përket minoritarëve grekë në territorin shqiptar. Të drejta individuale, por edhe kolektive, që nga pranimi i dyshtetësisë prej shtetit shqiptar, nga të drejtat për mësimin në gjuhë amtare, për të marrë pensione nga shteti fqinj etj. Në fakt, të drejtat e pakicave janë shumë të rëndësishme në një vend demokratik si Shqipëria dhe, mendoj, se ato duhet të vijnë duke u zgjeruar. Meqë ra fjala, unë jam që në zonat ku banon minoriteti grek, të ketë, përse jo, tabela në shqip, anglisht edhe greqisht. Është edhe zonë turistike, edhe kalimi. Por, mori edhe gjëra të diskutueshme që i interesojnë minoritetit dhe Greqisë sikurse janë varrezat e ushtarëve grekë, e kështu me radhë.

Këtë ndryshim kjo parti politike ndofta e kishte të pamundur për ta bërë përpara vizitës së Kryeministrit grek, Karamanlis, para disa ditësh në Tiranë. Me këtë rast, sikurse dihet, u nënshkrua edhe marrëveshja për kufirin detar mes dy vendeve. Po ta bënte këtë veprim përpara, mund të kishte kosto, por pas tij, nuk ka më kosto, hëpërhë, së paku. Ato ditë pashë liderë të PBDNJ-së, që gati sa nuk përqafoheshin nëpër studio televizive me politikanë të djathtë, të niveleve të dyta bile.

Edhe në planin politik, dalja nga koalicioni i djathtë, nuk i dukej me kosto. Në Kuvend, me sa di, deputetët e kësaj partie kanë votuar me shumicën parlamentare, por në planin propagandistik, gjithmonë më janë dukur sikur nuk kishin ndonjë afinitet me të. Dukej se një hije dyshimi qarkullonte. Aq më shumë se liderë të rëndësishëm të kësaj partie pothuajse kanë deklaruar se janë të majtë, kanë qenë në poste në qeverisjen e majtë të dikurshme. Pra, nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë parti të djathtë.

Nuk dua të thellohem shumë në një analizë që zakonisht e bëj në mjedise më të mbyllura, por statistikisht fare të pakundërshtueshme, sipas së cilës ka një lloj përputhjeje midis përkatësive politike dhe atyre fetare në Shqipëri. Në Shqipëri - thashë? Edhe në shumë vende të tjera, por le ta lëmë për një herë tjetër këtë analizë. Tek e djathta ka më shumë individë me origjina fetare myslimane sesa të krishtera ortodokse, kurse te e majta prania e këtyre të fundit është më e shpeshtë sesa djathtas. Nuk është se mbroj kulturalizmin politik. Nuk e besoj qorrthi këtë teori. Kjo që thashë, është një konstatim që vjen nga rrethana historike, të cilat nuk mund t’i analizoj këtu.

Edhe kostot e hyrjes te koalicioni i majtë nuk ishin shumë për PBDNJ-në. Ky koalicion e pranoi pa bërë asnjë analizë nëse duhej ose jo pranuar sa kohë që kishte qeverisur katër vjet me Partinë Demokratike dhe me parti të tjera – aleate të saj. Përse mezi priteshin? Por, mendoj sepse Partia Socialiste nuk arriti ende ta realizonte një bashkim me parti të ndryshme pavarësisht akseve të tyre politike, pra të krijonte një bashkim përtej së majtës dhe të djathtës. Në këto kushte paraelektorale as të majtën nuk e mbështolli dot në një unitet të vetëm. Prandaj, ardhja e partisë për të drejtat e njeriut pritej me krahë hapur në këtë kuadër, një sukses në fakt, pra me të shpresonte t’i jepte një farë kuptimi propagandistik, sado tepër të papërcaktuar, lidhjes së pretenduar përtej së majtës dhe së djathtës. Pastaj, shpreson se do të marrë ndonjë deputet më shumë. Dhe më në fund, vota emigrantësh apo mbështetje nga Greqia në rast qeverisjeje.

Pak kosto për të dalë nga një grup dhe pak shpenzime për t’u futur në një grup tjetër. Ja kjo është arsyeja e parë, që teoritë e lojërave do ta kishin nxjerrë në pah shkencërisht.

Le të mos harrojmë se këtë e lejon edhe Kodi i sotëm Elektoral, me të cilin as kam qenë ndonjëherë dakord dhe nuk jam as sot, sikurse nuk do të jem as nesër e as pasnesër derisa të ndryshohet. Na e paraqitën si një kod që do të synonte që deputetëve që nuk marrin vota në elektorat do t’u pritej rruga për në Kuvend, sikur partitë e vogla nuk do të merrnin më vota falas, sikur nuk do të kishim më aq shumë parti të vogla në Kuvend. Na tani! Veç koalicioneve serioze ka edhe koalicione me parti që në fakt nuk janë veçse një grusht individësh që mbështeten nga disa dhjetëra fansa, të cilët marrin nga kartat e anëtarësimit nëpër këto parti karrige të mjera nëpunësish të mesëm në administratën lokale apo qendrore. Më shumë janë koalicione me individë të veçantë sesa me parti. Çfarë të themi për ato parti që pas njëzet vitesh tranzicioni ende nuk marrin më shumë sesa 1% të votave? Ka njerëz të nderuar në lagjen time që vetëm te ballkoni të dalin dhe të thërrasin, gjejnë më shumë simpatizantë sesa kaq. Nga shtypi lexoj se për në Kuvend mëtojnë nja njëzet a tridhjetë parti politike!!! Ky është reduktimi i numrit të partive, që na u premtua? Shihet se reforma e Kodit Elektoral nuk dha asnjë gjë pozitive. Ishte një dështim i plotë. Tani njëri koalicion apo tjetri do të jenë qeverisës ose jo në funksion të grupeve politike apo individëve që nuk kanë legjitimitet të vërtetë politik. Nëse koalicioni i majtë fiton, le ta fitojë pa pasur nevojë për kontributin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, sepse po qe se fiton për shkak të kësaj partie, parë deklaratat e sotme të saj, del se do të qeverisim për shkak të matematikës dhe jo të politikës.

Ky Kod Elektoral e ngre përfundimisht në piedestal atë që është quajtur në Shqipëri “fenomen i Dushkut”.

Dushk dhe gogla.

Jo “google”, gogla.

Së dyti: Në teorinë e lojërave ka rëndësi edhe ajo që quhet “variancë e statuseve”. Me një fjalë, çdo aktor i bën vetë përllogaritjet e veta, në mënyrë shumë racionale, sipas tij, por puna është se ai shpesh nuk e di se kush është. Nuk e di se kush është dhe nuk di se çfarë të kërkojë. Një herë i duket vetja i majtë, një herë tjetër i djathtë. Po sipas deklaratave të udhëheqjes së Partisë për të Drejtat e Njeriut, del se kjo parti ka pasur koalicione edhe me të majtët edhe me të djathtët. Dhe kështu është në fakt. Konstatim shumë realist. Pra, në drejtimin e kësaj partie ka individë, shpesh me zotësi politike dhe administrative shumë të mira (sikurse kam dëgjuar), të cilët herë kanë qenë në shërbim të qeverive të majta dhe herë tjetër në shërbim të qeverive të djathta. Por, të njëjtët individë nuk mund të pretendojnë të kenë poste edhe në qeveritë e majta dhe në ato të djathta. Pra, që këtej, teoria e lojërave na mëson se brenda kësaj partie duhet të supozohet se ka edhe një rivalitet për të pasur pushtet administrativ midis individëve drejtues. Kuptohet, po të jetë në qeverisje e djathta, vetëm disa individë të PBDNJ-së do të kenë poste ministrore apo të tjera; po të jetë në fuqi një qeverisje e majtë, individë të tjerë do ta kenë këtë privilegj. Për mua një luftë e tillë bërrylash duket se ekziston brenda asaj partie, një rivalitet bile edhe midis saj dhe OMONIA-s. Kjo duket edhe nga ato pjesë të procesverbaleve që u botuan në media ku lexoheshin edhe fraza si ato të mbledhjeve të plenumeve.

Dil jashtë nga dera!

Shko thuaji atij...!

Nuk besoj se janë të vërteta.

Kjo luftë bërrylash është parë edhe gjatë kësaj legjislature kur ne si qytetarë asnjëherë nuk e kuptuam se përse u hoq një ministër Pune dhe u vendos një tjetër si pasojë e rivaliteteve të brendshme midis individëve drejtues të asaj partie, disa të specializuar në bashkëpunimin me të djathtën dhe disa me të majtën. Ndruaj se ky rivalitet do të vazhdojë për gjithë këtë kohë. Do të njohë zhvillime të tjera skena politike e vendit. Jam i bindur se po fitoi e djathta, krahu i mundur sot brenda PBDNJ-së do të marrë revansh, kurse po fitoi e majta, vendimi i tanishëm do të mbetet në fuqi përderisa të tjera dinamika brenda asaj udhëheqjeje të mos ndodhin. Këtë do ta tregojë koha...

Së treti: Në teorinë e lojërave flitet për një pozicion që merret në raport me lojtarët e tjerë mbi bazën e përllogaritjeve, të cilat asnjëherë nuk janë të sigurta, por që përfaqësojnë gjithmonë atë nivel dijesh të kufizuara që ka çdo lojtar i veçantë.

Këtu mund të shtrohet pyetja se përse marrëdhëniet midis Partisë Socialiste dhe PBDNJ-së janë tani sipas formulës CC (kooperim – kooperim). Është një nga katër matricat e mundshme të këtyre marrëdhënieve. E thamë interesin e Partisë Socialiste, e cila pa bërë shumë komente, e pranoi bashkëpunimin. Kurse PBDNJ-ja, sipas meje ka disa arsye. Së pari, e di që edhe nëse koalicioni i djathtë fiton zgjedhjet, në çdo rast ai do të ketë nevojë për ta pasur mirë me minoritetin grek dhe me Greqinë. Pra, qoftë edhe pas një kohe do të jetë gati që ta shtrijë dorën drejt individëve brenda PBDNJ-së që edhe deri sot i kanë shërbyer administratës së qeverisur nga të djathtët. Së dyti, sepse në koalicionin e djathtë ka më shumë parti dhe më pak ministri sesa te versioni qeverisës i Partisë Socialiste. Pra, ka më shumë shanse për të kapur vende ministrore në një qeverisje socialiste sesa të djathtë. Këtu, ndalem për të thënë se nuk e kuptova tamam se përse në fushatën elektorale të Partisë Demokratike u tha se do të qeveriset me më pak ministri! Ka nëpunës që tremben nga kjo. Nejse. Së treti, PBDNJ, në bazë të teorisë së lojërave, gjykon se edhe para Partisë Socialiste del e larë. Vërtet kemi qenë në aleancë me Partinë Demokratike për katër vite në qeverisje, por ja, në fund u shkëputëm dhe kjo pati influenca në elektorat... Duket se bashkëpunimi shlyhet me ndarjen në çastin e fundit simbolik.

Me një fjalë, unë jam dakord me atë që deklaroi njëri nga drejtuesit e PBDNJ-së, se arsyet e koalicionit të saj me Partinë Socialiste janë matematike. Pra, vijnë si zbatim, ndofta i pandërgjegjshëm, i teorisë së lojërave.

Nuk është arsye e vërtetë ajo historia që nxjerr në pah shtypi sikur gjoja ndarja nga Partia Demokratike u bë për shkak të aleancës së saj me partinë që përfaqëson çamët. Ku ka principe kaq ideologjike në politikën e sotme? Po aq mund të ishte thënë: Do të jemi edhe në qeverisjen e djathtë, pikërisht për të ekuilibruar atje influencën e çamëve. Po nuk besoj se është thënë kjo arsye. Do të ishte mbi baza armiqësie etnike. Pastaj PBDNJ-ja nuk është aspak thjesht parti e minoritetit grek. Nuk e kam ditur dhe nuk e di kështu. Ajo kandidon edhe në Bulqizë, me sa di unë. Ajo është parti që ka në program qëllimin për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Si e tillë, që mbron minoritetet, të drejtat e pakicave, ka vend të mbrojë jo vetëm të drejtat e romëve, por edhe ato të çamëve...

Mos çamët, si me origjinë fetare myslimane, shkuan politikisht djathtas dhe PBDNJ me anëtarë me identitet fetar të krishterë – ortodoks shkoi majtas? A është identiteti kulturor i gjithsecilës palë faktor që përbën vija force tërheqëse politike drejt njërit apo tjetrit pol? Mbetet për t’u parë.

Së katërti: Sipas teorisë së lojërave, asnjëherë nuk ka siguri në përllogaritjet racionale që kryen njeriu apo grupi kolektiv shoqëror. Së pari, sepse askush nuk di reagimin e lojtarëve të tjerë ndaj lojës së vet. Së dyti, sepse askush nuk mund të përllogarisë me saktësi, pasojat që vijnë nga veprimi i vet. Janë ato që quhen pasoja të pakontrolluara. Këto do të kemi rast për t’i analizuar se sa do të jenë dhe cilat do të jenë. Mund të mos ketë, por edhe mund të ketë që e kthejnë mbrapsht përllogaritjen e bërë. Do të jetë OMONIA në të njëjtën vijë politike me PBDNJ-në? Do të kandidojnë si të pavarur apo si të inkuadruar në koalicionin e djathtë individë që brenda PBDNJ-së janë dukshëm në krahë të së djathtës, po aq sa të tjerë individë drejtues janë dukshëm pro të majtës? Do të dijë koalicioni i djathtë të paraqesë në zonat minoritare individë të besueshëm, ndofta të prejardhur nga ky minoritet? Do të ndjekë elektorati i minoritetit grek vendimin e partisë apo do të ndjekë influencën e individëve që kanë zgjedhje politike të pavarura? Këtë do ta shohim. Fusha e pasojave të pakontrollueshme është e hapur.

Me thënë të drejtën, kur lexova në shtyp se ministri aktual i Punës, i prejardhur nga PBDNJ-ja, do t’i jepte dorëheqjen Kryeministrit Berisha, në kokë më lindi një kureshtje. Mos vallë Kryeministri do t’i thotë atij: “Partia juaj doli nga koalicioni, por ju mund të qëndroni ende ministër në qeverinë që unë drejtoj. Jo si përfaqësues i asaj partie, por me titull personal. Mund të qëndroni!” Ose të thërriste në qeverinë e tij ndonjë pjesëtar tjetër të rëndësishëm të minoritetit, përsëri me titull përfaqësimi personal. E di se do të tingëllonte ndofta provokuese, por kjo është teoria e lojërave në politikë. Gjithkush ul kostot e veprimeve të veta politike dhe rrit kostot e veprimeve që të tjerët ndërmarrin.



Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, nuk e ftoi Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në përurimin e tij për shkak të reagimit të politikës serbe. Si ju duket ky veprim i kryetarit të shtetit maqedonas që e ka njohur shtetin e Kosovës? Po reagimi i politikës së Shqipërisë ndaj këtij incidenti, nëse bëjmë krahasim me qëndrimet dhe mjetet politike e diplomatike që përdorin fqinjët e tjerë të Shkupit për zgjidhjen e problemeve të ngjashme, a është i mjaftueshëm?



I kam thënë lexuesit tonë dhe i qëndroj po atij mendimi. Politika ballkanike, por jo vetëm ajo, e Shqipërisë ka qenë shumë e drejtë dhe e suksesshme. Është fare naiv ai që kërkon ta hedhë poshtë duke marrë si shembull ndonjë trafikant droge që penetron apo tundohet nga imuniteti që kombi i ka besuar. Mos t’i ngatërrojmë gjërat.

Përderisa shteti maqedonas e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, nuk ka më asnjë arsye të mos ftojë Presidentin e saj të nderuar në ceremonitë zyrtare që organizon sa kohë fton atje edhe presidentë të tjerë nga Ballkani. Por, nuk besoj se kjo ka ardhur nga presioni serb. Ka arsye të tjera më të forta. Por, nuk kam dëshirë të flas për to tani.

Politika e jashtme shqiptare është shumë gjakftohtë. Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, shkoi atje dhe bëri shumë mirë që nuk vuri kushte. Nuk kishte si ta kushtëzonte vajtjen e tij me praninë e Presidentit Sejdiu. Nuk ishte në shtëpinë e tij, as në një takim shumëpalësh, as një forum të përbashkët panballkanik, as në një konferencë ku do të merreshin vendime. Po të kishin qenë këto aktivitete, sigurisht që qëndrimi do të duhej të kishte qenë tjetër fare. Mospjesëmarrje ose pjesëmarrje me kushte. Por, nuk ishte ky rasti. U tregua maturi dhe dëshirë për bashkëpunim, lartësi diplomatike që e ka vetëm ai që ka të drejtën me vete, ai që ndihet i fuqishëm, që ngrihet mbi vogëlsirat, pra shqiptarët.

Ai bëri burrërisht detyrën e tij. Në sytë e të zotëve të shtëpisë, jo me gazetarët në veçanti, tregoi hapur, me edukatë, me diplomaci, me sinqeritet se mosprania e Presidentit të Kosovës atje, e kishte plagosur, por ai aty shprehte një ndjesi kolektive. Është e rrallë që ky qëndrim kaq i fortë të bëhet qysh në përurimet e një funksioni shtetformues te fqinjët. Afishoi të ardhmen e qëndrimeve shqiptare në raste të tjera. Raste të tjera do të vijnë.

Por, nëse kryetarit të shtetit i takon të sillet në atë mënyrë, kjo nuk do të thotë që në partneritetin në nivele të tjera, shqiptarët të jenë po kaq tolerantë. Nuk ka arsye. Unë për vete e kam ndarë mendjen prej më shumë se dhjetë vitesh dhe u qëndroj bindjeve të mia pa lëvizur asnjë qime. Nëse institucioni ku unë punoj, njësi departamentale të Universitetit të Tiranës, ftohen në aktivitete ndërballkanike dhe shoh se atje nuk janë ftuar homologët tanë shqiptarë nga Tetova, Prishtina etj., kthehem rrugës, sepse është e sigurt se ose më zë gripi rrugës, ose kam diarre të paparashikuara, ose sepse më zë makina, ose sepse më dhemb koka... apo sikurse thoshte Qenan K. kur nuk donte të vinte në datëlindjen e dikujt: “Më fal, por sapo po nisesha për të ardhur te ti, mik i dashur, pashë se më kishin ardhur drutë...” Me një fjalë, shtirem si i sëmurë për të mos vajtur, nëse nuk them hapur arsyen e vërtetë.








16/05/2009





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-5-2009 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
Partitë që kanë depozituar listat e kandidatëve në KQZ

1 Aleanca Kombëtare
2 Partia e Gjelbër
3 Demokracia Sociale
4 Lidhja Demokristiane
5 Bashkimi Liberal
6 PPSH Riorganizuar
7 Partia Lëvizja Legalitetit
8 P. Aleanca Maqedonaseve për Integrim Europian
9 Partia e Ballit Kombëtar
10 Partia Agrare Ambientaliste
11 Partia Demokristiane
12 LSI
13 PMDE
14 Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë
15 Partia Toleranca e Re
16 Partia Rruga e Lirisë
17 Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
18 Partia Forca Albania
19 Partia Socialiste Vërtetë 91
20 Partia Bashkimi Demokrat
21 Partia Konservatore
22 Partia e te Drejtave te Mohuara e Re
23 Partia e Ballit Kombëtar Demokrat
24 Partia e Reformave Demokratike
25 G99
26 LZHK
27 Partia Aleanca Demokratike
28 Partia për Drejtësi dhe Integrim
29 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
30 Partia Aleanca për demokraci dhe Solidaritet
31 Partia Demokracia e Re Europiane
32 Partia Ora e Shqipërisë
33 Partia Republikane Shqiptare
34 Partia Ligj dhe Drejtësi
35 Partia Demokratike Shqiptare


Bo sa jane?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2009 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
Kane mbetur vetem 38 dite nga dita e votimeve dhe ne gare jane vene kater koalicione te medha, ai i Partise Demokratike, i socialisteve, LSI-se dhe Poli i Lirise.

Si tregues te faktit qe kjo perballje do te shkoje deri ne kthesen e fundit, kater koalicionet kane afruar ne strehen e tyre edhe parti te panjohura ose pothuajse fantazme.

Partia Demokratike qendron ne pole position persa i perket afrimit ne skuderine e saj te selive te panjohura.

Ne koalicionin me te do te jene ekipe politike si PFA, partia Forca Albania, ndoshta e pagezuar me kete emer per hir te adhurimit ndaj Silvio Berlusconi, ish-lider i Forza Italia.

Partia Ora e Kosoves njihej per shkak edhe te drejtimit nga Veton Surroi, por askush nuk e dinte qe ekziston edhe ketu nje binjake, Ora e Shqiperise.

Pasi kane shkrire reformatoret e Pollos ne gjirin e tyre, demokratet kane afruar ne zevendesim Partine e te Drejtave te Mohuara e Re, nderkohe qe e vjetra nuk dihet se ku eshte.

Nje tjeter force e cuditshme qe do te garoje nen cadren e mazhorances aktuale eshte edhe AMIE, Alenca e Maqedonasve per Integrim Europian.

Bashke me to jane edhe Partia Demokracia e re Europiane dhe Partia Rruga e Vertete Shqiptare. Te dyja te panjohura.

Poli i Lirise dhe koalicioni i LSI gjithashtu nuk kane lene pa afruar edhe ato forca te cuditshme. Partia Rruga e Lirise dhe Partia e Reformave Demokratike jane dy skuderi te ankoruara ne gjirin e polit.

Ndersa LSI ka afruar partine e komunitetit rom dhe egjyptian Toleranca e Re, se bashku me partine e emigranteve. Por ne listen e te rregjistruarave ne Komisionin Qendror Zgjedhor ka edhe parti te tjera te cilat do te hyjne te pakten ne nisje te barabarta ne kete perballje.

Ne fakt, nga te voglat te vetmet qe kane me shume vota por askush nuk merr koston t’i afroje jane parti te majta. Partia e Punes se Shqiperise qe ne 2005 ka mbledhur ne rang vendi 9.292 vota, 0.68 per qind, dhe Partia Komuniste e Hysni Milloshit 8937 vota , 0.65 per qind.

Keto dy forca vec e vec kane mbledhur ne fakt me shume vota se per shembull Partia Balli Kombetar Demokrat apo se partia e Ligoraq Karamelos LDLNJ.


top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2009 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Sondazhi i IPR Marketing: Palët janë barazim pesë ditë para zgjedhjeve
Nga Tema

Një sondazh i kompanisë italiane, IPR Marketing, për llogari të televizionit Ora News, më pak se një javë përpara zgjedhjeve arrin në përfundimin se palët kanë vetëm një pikë diferencë përpara zgjedhjeve.

Të pyetur si do të votonin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 44.4% e shqiptarëve thonë se vota e tyre do të shkonte për koalicionin “Bashkimi për Integrim”, të udhëhequr nga Partia Socialiste, 47.9% thonë se do të votonin për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”, të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” e udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim merr 6% të votave, ndërsa koalicioni “Poli i Lirisë” merr 1.5%.

Nga të katër koalicionet, vetëm ai i drejtuar nga LSI ka pësuar një ulje prej 1.5% nga sondazhi i fundit i datës 16 qershor, ndërsa koalicionet e PS dhe PD kanë pësuar një rritje prej gati një% nga sondazhi i fundit. Poli i Lirisë ka mbetur në të njëjtat kuota.

Megjithatë, një pyetje shumë e rëndësishme që u bëhet të anketuarve është ajo se pavarësisht bindjeve tuaja partiake, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Diferenca është e thellë mes atyre që mendojnë se do fitojë PS dhe atyre që mendojnë se do fitojë PD. Kështu, 46% mendojnë se do fitojë PD e vetëm 29% thonë se do fitojë PS. Në fillim të anketimeve që ka bërë kompania IPR, PS kishte një numër shumë më të madh njerëzish që besonin se ajo do ishte fituese.

Kështu, në muajin prill 40% mendonin se do fitojë PS dhe vetëm 33% mendonin se do fitojë PD. Pas tre muajsh situata është krejt e ndryshme, pasi PD ka patur rritje shumë të ndjeshme.

***

37% e shqiptarëve mendojnë se tani në Shqipëri jetohet më mirë, ndërsa 30% thonë se jetohet më keq, e 32% thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq.

Nga këta janë 65% demokratë që mendojnë se jetohet më mirë e 54% socialistë që thonë se jetohet më keq. Ndërsa përqindja e atyre që thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq janë pothuajse njësoj. 29% e socialistëve dhe 26% e demokratëve thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq.

Të pyetur nëse në krahasim me katër vite më parë, jeta e tyre është përmirësuar apo jo, 43% thonë se jeta e tyre është përmirësuar, 35% thonë se është përkeqësuar e 21% deklarojnë se situata është e njëjtë.

Edhe në këtë drejtim, sërish janë demokratët që janë në shumicë të atyre që deklarojnë se jetohet më mirë. 79% e demokratëve ndjehen se janë më mirë se katër vite më parë, ndërsa 61% e socialistëve thonë se janë më keq. Ndërsa ata që janë të mendimit se gjërat nuk kanë ndryshuar, janë 24% demokratë dhe 16% janë demokratë.


Votat për Tiranën


Edhe për kryeqytetin duket se situata ka ndryshuar ndjeshëm nga një sondazh i mëparshëm i IPR që nxirrte fituese Partinë Socialiste dhe koalicionin e saj. Tani ky sondazh i muajit qershor nxjerr përpara koalicionin e drejtuar nga PD.

Koalicioni i PS merr në Tiranë 43.8% të votave, ndërsa koalicioni i PD merr 48.8% të votave. E përkthyer në mandate, PD merr 16 deputetë, kurse PS mund të marrë 14 deri në 15 deputetë.

LSI me 4% në Tiranë mund të marrë një deputet ose dhe asnjë të tillë.

tema


Jane zgjedhjet me te barabarta te mundshme, por PD e kualicioni i saj do te fitoje!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2009 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Sondazhi, PD fituese me 72 deputete
Rozeta Rapushi
E Merkure, 24 Qershor 2009

Partia Demokratike do te arrije te fitoje shumicen parlamentare ne Kuvendin e ardhshem. Keshtu rezulton nga sondazhi i kryer ne rang kombetar nga fondacioni "Gani Bobi", i prezantuar ne emisionin "Opinion", ne televizionin "Klan". Sondazhi i kryer vetem dy jave para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, nxjerr fituese per nje mandat te dyte Partine Demokratike, qe sipas te dhenave te prezantuara nga drejtori i fondacionit, Shkelzen Maliqi, do te marre 72 vende ne Kuvendin e ri. Nje numer ky qe i siguron selise blu, mazhorance dominuese ne Parlament. Ndersa sipas te anketuarve, Partia Socialiste do te arrije te marre ne Kuvendin e ri, 62 deputete nga te gjitha qarqet e vendit. E treta eshte Levizja Socialiste per Integrim, ku sipas te anketuarve, do te marre 5 vende ne Kuvend dhe G99 vetem nje deputet. Me kaq formatohet perberja e Kuvendit te ri, sipas rezultateve te sondazhit "Gani Bobi". Rezultate qe shkrijne totalisht, te gjitha partite e vogla politike ekzistuese si te majta ashtu edhe te djathta. Te dhenat e sondazhit, tregojne se partite si PR, PAA, PBDNJ, PSD, PDS, PDK, etj, qe kane qene ne Kuvend, nuk do te perfaqesohen me. Ashtu sic e percakton edhe sistemi elektoral, fituese dalin dy forcat e medha politike. Nga te dhenat e sondazhit, edhe nese ekziston mundesia e nje bashkimi mes PS dhe LSI, serish eshte e pamundur qe e majta te mbizoteroje mbi te djathten. Kjo pasi, me nje perllogaritje te thjeshte PS, G99 dhe LSI arrijne te bejne vetem 68 vota, perkundrejt 72 qe ka Partia Demokratike. Te pyetur per disponimin perpara zgjedhjeve, 41.1% te te anketuarve, u pergjigjen se do te votojne per PD, 33.2% per PS dhe 3.1% per LSI. Me pas vijne partite e tjera politike, si G99 2.3%, PSD 0.5%, PBDNJ 0.5% e me radhe. Ne kete sondazh, te anketuarit u pyeten dhe nese jane te gatshem te marrin pjese ne votime si dhe a i kane mjetet e identitetit per te ushtruar te drejten e votes. 74.6% e tyre u shprehen se votojne ne cdo zgjedhje dhe sigurisht ne 28 qershor. Ndersa 9 % thane se zakonisht marrin pjese ne votime, 4.6% u shprehen se zakonisht nuk votojne dhe 2.2% deklaruan mos pjesemarrjen e tyre ne votime. Te penguar ishin vetem 1.1% te zgjedhesve, te cilet u shprehen se nuk kane dokument identiteti. Ndersa 0.3% nuk iu pergjigjen kesaj pyetjeje. Ndersa per sa i perket fushates elektorale, 57.5% u pergjigjen se fushata e partive politike nuk ndikon aspak ne percaktimin e votes, 29.4% se fushata ndikon pak dhe vetem 9.4% se ndikon shume. Ne sondazhin e realizuar nga "Gani Bobi", te anketuarit u pyeten edhe mbi sistemin politik ne vend, ku 9.3% te te pyeturve e quajten nje demokraci te avancuar. 45% e cilesuan demokraci ne zhvillim, 21% demokraci te brishte dhe vetem 20.3% e vleresuan se sistemi politik ne Shqiperi, nuk mund te quhet demokraci.



Rezultati i sondazhit permes shifrave



Mbeshtetja e elektoratit, dy jave para zgjedhjeve

41.1% PD

33.2% PS

3.1% LSI

2.3% G99

0.5% PSD

0.5% PBDNJ

0.4% PR

0.3% PDI

0.2% PAA

0.2% Poli i Lirise

0.2% PDK

0.1% PBDL

0.1% BK

0.1% LZHK

4.1% Asnje

9.7% Te pavendosur

1.5% Nuk e di

2.3% Pa pergjigje



Parashikimi i 140 mandateve

per Kuvendin e Shqiperise

Shkoder

7 PD

4 PS

Lezhe

4 PD

3 PS

Kukes

3 PD

1 PS

Diber

4 PD

2 PS

Durres

8 PD

5 PS

Berat

2 PD

4 PS

2 LSI

Gjirokaster

1 PD

4 PS

Korce

7 PD

5 PS

Vlore

5 PD

7 PS

Tirane

16 PD

13 PS

2 LSI

1 G99

Fier

7 PD

8 PS

1 LSI

Elbasan

8 PD

6 PS



Totali

72 PD

62 PS

5 LSI

1 G99



A ndikojne fushatat e partive ne

percaktimin e votes tuaj me 28 qershor?

57.5% Jo fare

29.4% Po pak

9.4% Po shume

3.7% Nuk e di



Cfare eshte sistemi politik ne Shqiperi?

9.3% Demokraci e avancuar

45% Demokraci ne zhvillim

21% Demokraci e brishte

20.3% S'mund te quhet demokraci

4.4% Nuk e di



Dalja ne zgjedhje

74.6% Votoj cdo here

9% Zakonisht votoj

4.6% Zakonisht nuk votoj

2.2% Nuk votoj fare

8.1% Nuk e kisha te drejten

1.1% I penguar

0.3% Pa pergjigje




kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2009 nė 21:21 Edit Post Reply With Quote
Prifti: Ofroj mandatin tim per Berishen
01/07/2009 22:45

Prifti: Ofroj mandatin tim per Berishen
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, ofron mandatin e tij per Sali Berishen, nese ky i fundit do te kete vetem 70 vota.

"Mandati im do te jete kunder Edi Rames. Nese Berishes i duhet edhe nje tjeter mandat, une ofroj mandatin tim", u shpreh Prifti, ne nje prononcim per televizionin Klan, pak minuta me pare.

Nderkohe ne nje prononcim per Top Channel, Lefter Koka, fitues i nje mandati deputeti nen siglen e LSI-se, thekson se ky akt eshte pasoje e hartimit te nje kodi vetem me deshiren e Berishes dhe Rames.

"Kryesia jone do te vendose per te ardhmen pasi te kemi marre mandatin e te gjitheve", u shpreh Koka, duke folur per qendrimin e LSI ne parlamentin e ardhshem.

U kry!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
Z.Xhaferi, Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 28 qershor. Ndërsa procesi është në vazhdim në fazën e numërimit të votave, cili është vlerësimi juaj për këtë proces, duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara?
Zgjedhjet në Shqipëri treguan edhe njëherë se shqiptarët janë të mahnitur me demokracinë, ashtu si me çdo vlerë që vjen nga bota Perëndimore. Nga aspekti i formës çdo gjë ishte në rregull, madje një çikë e tepruar. Duke tentuar që në mënyrë sa më të lehtë të eliminohet kundërshtari, u përdor kryesisht ligjërimi etiketues duke harruar parimet e mirësjelljes, madje edhe ato etike.
U thanë shumë fjalë që në situata normale do të ishte absurde të thuheshin, gjithashtu u harruan të prezantoheshin argumentet e qëndrueshme për prioritetet e qeverisë së ardhshme në ndërtimin e shtetit ligjor. Natyrisht që u prekën këto tema, por në mënyrë të sipërfaqshme që më shumë dëshmonin të kundërtën: mungesën e projektit të konkretizuar. E gjithë kjo kamuflohej me një eufori të paketuar në mënyrë estetizuese. Këtë mënyrë sjelljeje e shoh normale në kuadër të një kodi mesdhetar, që ndikon të dukemi më mirë se sa më parë. E thënë metaforikisht, vishemi me firmato, blejmë makina qindra milionëshe, ndërtojmë shtëpi shum-ëkatëshe, tentojmë të jemi mbi normalitetin. Kështu pak a shumë ndodh edhe me demokracinë. Të gjitha ato mitingje të shoqëruara me debate të zjarrta që ishin në funksion të manifestimit të këtij kodi dhe shumë pak të zbërthimit të vizionit. Por edhe këtë e shoh brenda normales, si diçka të domosdoshme në procesin e pjekurisë demokratike. Por, tashmë nuk duhet harruar se në botën e mirëfilltë demokratike ka filluar procesi i reduktimit të demokracisë për shkak se formalizon një sjellje që ndikon negativisht në zhvillimin e proceseve në shoqëri. Përfaqësuesit e popullit, gjithnjë e më tepër kanë kujdes, jo ndaj të vërtetës, reformave zhvillimore, por ndaj asaj se çfarë pret populli prej tyre. Kjo ndikon negativisht, prandaj komisarët e UE-së, emërohen dhe nuk zgjidhen, apo siç ndodh në SHBA ku disa poste, si bie fjala, drejtori i Thesarit emërohet në çdo shtatë vite për t’i ikur ritmeve të zgjedhjeve demokratike. Me këtë dëshiroj të them se demokracia i ka kufijtë e saj që duhet të zbulohen në mënyrë racionale. S’do mend se këto zgjedhje ishin më të avancuara sesa ato të kaluarat, por sipas reagimit të faktorit ndërkombëtar ende të paarritura sipas standardeve evropiane. Për mua, këto zgjedhje dëshmuan edhe njëherë se shoqëria shqiptare i ka tejkaluar të gjitha paragjykimet lidhur me frangmentarizimet e mundshme mbi baza fetare, rajonale, etj. Vota u nda me një baraspeshë do të thoja hyjnore.
Vëzhguesit e huaj konstatuan progres në këto zgjedhje, por ata theksuan se standardet e kërkuara nuk u arritën. Cili është gjykimi juaj për këtë metër që na matin ne shqiptarëve ndërkombëtarët dhe si do të ndikojë ky vlerësim në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në përmirësimin apo keqësimin e imazhit të shqiptarëve në rajon?
Shpesh herë edhe vetë mllefosem me lehtësinë e akuzave që bëjnë faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë ndaj dukurive shoqërore, përkatësisht respektimit të standardeve bashkëkohore në mjediset shqiptare. Sidoqoftë, jam i bindur se zgjedhjet në Shqipëri ishin më të mira dhe të avancuara se sa ato që janë mbajtur në Maqedoni, mirëpo faktori ndërkombëtar është më dorëlëshuar ndaj Maqedonisë se sa Shqipërisë. Pse? Një pyetje e vockël, por që ka peshë. Jam i prirur të mendoj se faktori ndërkombëtar e vlerëson Shqipërinë në të gjitha planet si shoqëri e shëndoshë dhe me perspektivë në të gjitha planet, ndërkaq në Maqedoninë fragjile që mund të destabilizohet prej një vlerësimi të vogël ndërkombëtar. Këto kritika mbi të gjitha i vlerësoj si këshilla dashamirëse.
Rezultatet paraprake japin idenë e një ekulibri, pra nuk kemi një fitues dhe një humbës të qartë megjithë avantazhin e lehtë të koalicionit të Berishës. Si e shikoni ju krijimin e një maxhorance të qëndrueshme pas këtyre zgjedhjeve?
Deri më tani në këto zgjedhje vërehet një tendencë që të merremi me detaje, pra, analiza të imëta që nuk kanë shumë domethënie. Derisa po jap këto përgjigje ora shënon, 16:40 minuta, në kanalet e ndryshme televizive analistët vlerësojnë votat që rendit njëra pas tjetrës dhe synojnë të japin një prognozë të saktë, ulje- ngritjesh në kuptimin e koalicioneve. Analizohen variante të ndryshme për koalicione pas zgjedhore, por harrohet diçka esenciale: cilido krah politik të fitojë një apo dy deputetë më shumë, qeverisja do të jetë e brishtë dhe jo produktive që do të pengonte zhvillimin normal të Shqipërisë. Personalisht e kam dëshiruar këtë rezultat me një bindje religjioze se kjo baraspeshë do t’i detyrojë dy partitë e mëdha për të shtruar në tavolinë diskutimin e mundshëm të një qeverisje të përbashkët. Sado të duket paradoksale, apo eksperimentuese, vazhdoj t’i qëndroj idesë se shumëçka është e mundur përfshirë edhe një koalicion mes të djathtës dhe të majtës. Kemi shembuj kokëfortë që e bëjnë të mundur këtë variant. Bie fjala, në Gjermani, pothuajse në një situatë të ngjashme më tonën, e djathta dhe e majta gjetën forca në emër të interesit shtetëror që të formojnë një koalicion të përbashkët që funksion si më mirë, natyrisht kryekëput në interesa të shteti gjerman. Sot Shqipërisë i nevojitet qetësia, siguria, mirëqenia dhe mobilizimi i të gjitha forcave për zgjidhjen e problemeve shoqërore, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe sidomos politike. Në këto kushte, mendoj se na nevojiten katër vite qetësi, normalitet, sjellje racionale për të ndërtuar një standard real vlerash. Jo vetëm kaq. Kjo qetësi i nevojitet edhe kombit në tërësinë e tij. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha në paraqitjen e fundit para gazetarëve kërkoi që t’i lejohen disa çaste kënaqësia për faktin se arriti të realizojë zgjedhje normale që avancojnë proceset e demokratizimit të Shqipërisë. Ndoshta mund të duket naive, gjithsesi unë do t’i sugjeroja që ka merituar edhe katër vite më shumë: para tij dhe z. Edi Rama janë hapur portat e historisë.
Zgjidhjet historike duhen kërkuar në variante që duken të pamundura, siç është koalicioni qeveritar PD-PS. Ndërkaq zgjidhjet e tjera janë të brishta dhe konfliktuale që gjithnjë dhe me tepër do ta molisin shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj.

panorama

Te krahasosh Gjermanine me RSH me duket nje marri themelore dhe me cudit sesi Xhaferri qe e quaj intelektualin me te madh shqiptar qe jeton e thote.


rama kur nuk pranon te mbaroje votimi si mund te pranoje koalicionin e madh?

Ama Berisha e te gjithe te djathtet duhet ti heqin cdo mundesi te manipuloje masat per protesta.

Lexova ne RD:

Bastardët e Ramës në Fier godasin deputeten e PD dhe aktoren e mirënjohur Raimonda Bulku

Partia Demokratike dënoi dje me ashpërsi shfaqjet e turpshme të banditëve të Edi Ramës ndaj kandidates së PD-së, aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku në një nga KZAZ-të e Qarkut të Fierit. Grupet banditeske të Ramës të frymëzuar nga histeria që e ka burimin në selinë rozë, kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera yllin e kinemasë, Raimonda Bulku, e cila po hynte në KZAZ-në 20 të qytetit të Fierit. Kandidatja e Partisë Demokratike, Bulku është goditur dhe është ofenduar me fjalë nga më të rëndat nga militantët e PS-së, të cilët kanë rrethuar Vendin e Numërimit të Votave, në një përpjekje histerike për të penguar transportimin e materialeve zgjedhore drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo ngjarje e rëndë e dhunimit të ikonës së kinematografisë shqiptare përbën një dëshmi më tepër për standardet e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili duket se tashmë e ka përçuar frymën e dhunës dhe histerisë edhe tek mbështetësit e tij. Madje vetë Rama është nisur gjatë orëve të vona të mbrëmbjes së djeshme në drejtim të Fierit në një përpjekje për të tensionuar edhe më tej situatën në KZAZ-në ku komisionerët dhe militantët e PS-së bllokuan procesin normal të numërimit dhe transportimit të materialeve drejt institucionit qendror të administrimit të zgjedhjeve. Kandidatët e Partisë Demokratike duke reaguar ndaj këtyre akteve vandale të manifestuara nga grupet e banditëve që Rama ka mbledhur për të bllokuar ecurinë normale të procesit, i komentuan veprime të tilla në kuadrin e politikës së dhunës, histerisë dhe mungesës së tolerancës që ka manifestuar vazhdimisht kryetari i PS-së.


A ka filmime PD per kete?

Duhet patjeter ti arrestoje keta njerez. Askush nuk do dali ti mbroje.

komunistet jane specialiste te grushtit te shtetit kete e dime mire.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
KQZ duhet te numeroje live ne televizor votat e Lezhes dhe Shkodres!


E mbyllet kapitulli perfundimisht.

Me pas Berisha te beje koalicion te gjere dhe me LSI dhe me PBDNJ.

Shume i qendrueshem eshte ky koalicion.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 08:37 Edit Post Reply With Quote
Zonja Bregu, ju i qëndroni asaj që keni deklaruar dhe që u konfirmua edhe nga kryeministri Berisha për shpalljen e fitores. Zonja Bregu, zgjerimi i Koalicionit shkon tek LSI, PS, PBDNJ?

Ajo se çka nuk pritet mirë nga Partia Socialiste në fakt ka të bëjë me frikën dhe presionin e brendshëm që kanë. Unë e kuptoj ankthin e humbjes që ka mbërthyer gjithë selinë rozë. Sigurisht, që ne jemi të interesuar dhe do të bëjmë ç'është e mundur për të vëzhguar deri në numërimin e votës së fundit. Kjo qeveri është përgjegjëse më shumë se për të konfirmuar mandatin e këtij koalicioni, për të ruajtur standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, e cila është fitorja më e madhe. As një qeveri tjetër nuk ka arritur të konsolidojë standarde zgjedhore në të gjithë procesin si këtë radhë. Përsa i përket asaj, se çfarë unë kam deklaruar më parë, e përsëris edhe njëherë, ne presim vendimin e KQZ-së. Kam ftuar në deklaratën time të mëparshme KQZ-në që të bëjë publik rezultatin sapo ai të përfundojë. Nga ana tjetër rideklaroj dhe rikonfirmoj se, koalicioni qeverisës që do të qeverisë Shqipërinë është koalicioni i djathtë.

PS vazhdon të mbajë të bllokuar numërimin e disa qendra votimi

Partia Demokratike sipas të gjitha parashikimeve ka arritur të marrë mandatin e tetë në Qarkun e Shkodrës. Kur kanë mbetur disa kuti për t`u numëruar, Partisë Demokratike i duhet një numër i vogël votash për të kapur mandatin e tetë në qarkun më të madh në veriun e vendit. Do të mjaftonte një numërim i kutive të mbetura për t`i dhënë Partisë Demokratike mandatin e tetë. Zona e Bushatit është karakterizuar nga incidente të shumta të shkaktuar nga miku i Ramës, Ilir Beqja, dhe kandidati i inkriminuar Tom Doshi. I trembur nga avantazhi i dukshëm i Partisë Demokratike, në orët e fundit të numërimit të votave, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nisi tentativat e tij për të bllokuar këtë proces. Komisionerët e Partisë Socialiste vijuan bllokimin e procesit të numërimit të votave gjatë gjithë ditës së djeshme, veçanërisht në ato zona ku Partia Demokratike kryesonte ndjeshëm rezultatin. Komisionerët socialistë kanë braktisur procesin e numërimit në KZAZ-në e Bushatit, duke nxjerrë pretendime absurde për këto veprime antiligjore. Për këto shkelje ligjore, Partia Demokratike e Qarkut Shkodër ka bërë një kallzim penal. Pezullimi i herë pas hershëm ka si synim mosleximin e vullnetit të qytetarëve të Bushatit, sepse verdikti i tyre konsolidon fitoren e thellë të Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Veprimet antiligjore të komisionerëve të PS-së kanë çuar në vonesa të konsiderueshme të procesit të numërimit, ndonëse fituesi i këtyre zgjedhjeve u bë më i qartë gjatë pasdites së djeshme, ku Partia Demokratike siguroi shumicën qeverisëse. Ndërkohë, selia e PS-së e vetëdijshme për humbjen e sigurtë paralajmëroi kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe të procesit në tërësi, me synim që të cënojë sadopak standardet që qytetarët dhe qeveria realizuan në këtë proces vendimtar për të ardhmen e vendit. Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë deklaroi në raportin paraprak të zgjedhjeve se shumë nga pretendimet e PS-së para dhe gjatë ditës së votimit, pas verifikimeve rezultuan se ishin të pabaza.

PD, drejt mandatit të pestë në Qarkun e Lezhës

Qarku i Lezhës pritet t'i japë koalicionit "Aleanca e Ndyshimit" mandatin e pestë në Parlamentin e ri. Kur kanë mbetur dhe 6 kuti votimi, Partia Demokratike dhe aleatët e saj duhet të thellojnë me 300 vota të tjera diferencën për të marrë mandatin e pestë. Kjo është tërësisht e mundur, pasi kutitë që nuk u pranuan të numëroheshin nga frika e rezultatit, u përkasin zonave të njohura si bastione të djathta. Dje kanë mbërritur pranë KQZ-së 6 kuti të zonës 49 të Qarkut të Lezhës, përkatësisht kutitë e Komunës Fushë-Kuqe. Ndonëse institucioni i administrimit të zgjedhjeve nuk i ka shqyrtuar ende kutitë, kreu i KQZ-së ka pranuar se kutitë do të numërohen. Gjatë një lidhjeje direkte me një nga televizionet kombëtare, Ristani tha se kutitë e Komunës Fushë-Kuqe duhet të prodhojnë rezultat. Arsyeja, sipas Ristanit, mbështetet tërësisht në ligj, sepse çdo kuti që është e pavlefshme ka pullë të kuqe. Në rastin e 6 komunave, kutitë janë rreshtuar për t'u numëruar dhe më pas disa komisionerë nuk kanë pranuar t'i numërojnë. Ai ritheksoi që kutitë e Qarkut Lezhë duhet të prodhojnë rezultat, pasi aty mund të ketë fletë votimi të pavlefshme dhe jo kuti të pavlefshme. "Ligji është i qartë në këtë pikë në rast se e konstaton kutinë me parregullsi, atëherë duhet t'i vendosës pullën e kuqe dhe ajo kuti nuk numërohet, në të kundërt ajo duhet të prodhojë rezultat qoftë dhe zero vota për çdo subjekt", tha Ristani. Në Qarkun e Lezhës, për zgjedhjet e 28 qershorit u ngritën dhe funksionuan 244 qendra votimi për afro 144 mijë zgjedhës të regjistruar në lista për katër rrethet e këtij qarku. Burime zyrtare të KZAZ-ve për Qarkun e Lezhës bënë të ditur se, në votime kanë marrë pjesë rreth 51% e zgjedhësve, një tregues ky që konsiderohet i kënaqshëm. Pjesëmarrja në zgjedhje për rrethin e Lezhës arriti në rreth 50% të numrit të zgjedhësve dhe po kaq edhe në rrethin e Kurbinit, ndërsa në rrethin e Mirditës kanë marrë pjesë në votime mbi 55% e zgjedhësve.

Elis KUÇI

RD

Tani Bregu flet pak kot.

Ne do te jete bindese dhe te na binde te gjitheve duhet te thote qarte:

Sa flete votimi kane mbetur pa numeruar ne Qarkun e Shkodres?

Sa vota i duhen PD per te marre mandatin e tete?

Kaq

Po keshtu ne Lezhe.

Qe ka dhene disa shifra, por nuk ka dhene sesa flete votimi jane ne keto 6 kutite e panumeruara!


Pra duhet te flase me shifra.

Pastaj ti kerkoje KQZ qe keto vota te numerohen live ne televizor shteteror e i mbyllet mundesia komunisteve per grusht shteti qe jane specialista per ta bere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
SHKODËR- Mbyllja e numërimit të votave në Bushat të Shkodrës nuk ka sjellë asnjë ndryshim në mandate. Pas numërimit të gjithë kutive, aq shumë të debatuara, rezultati ka mbetur po ai sa i takon deputetëve të ardhshëm, 7 me 4 në favor të PD-së.
Sipas burimeve nga Qendra e Numërimit 41 në Bushat, me vota rezulton fituese dhe në avantazh Partia Demokratike, me 6500 vota më tepër. Por, me gjithë këtë rezultati nuk i ka mundësuar PD-së mandatin e tetë në qarkun e Shkodrës. Numërimi u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që rezultatet zyrtare pritet të jepen më vonë, pasi të kalkulohen edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 16:00 Edit Post Reply With Quote
PD, Berisha: Rama të respektojë ligjin dhe të presë me durim verdiktin e sovranit.
02/07/2009

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Sali Berisha në një prononcim për gazetarët e atashuar në selinë e PD-së , i cilësoi akte të shëmtuara ngjarjet e mbrëmshme në Fier dhe i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të respektojë ligjin dhe të presë me durim verdiktin e sovranit.

PD Berisha“Përkundrejt një trendi, një drejtimi thëllësisht të qytetëruar, paqësor të procesit zgjedhor, 24 orët e fundit fallangat e krimit të Partisë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama bënë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces.

Dje në orët e para të mëngjesit pas mesnate Andis Harasani deputeti i PS-së, me sjelljen e një banditi ordiner sulmoi me karrige njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave të lokalit, ku numëroheshin votat për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin.

Dje gjatë ditës Edi Rama përmes emisarëve të tij më komunikoi se ai kishte vendosur të mos njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta. Përgjigjia ime ishte se ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mundet lirisht të protestojnë. Eshtë një sdandart i demokracisë shqiptare, i konsoliduar, por natyrisht rezultat zgjedhjesh me protesta nuk mund të ndryshojë. Me protesta do të mund të zhurmosh apo të mbrohesh nga humbja, apo nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, por nuk mund ta ndryshosh.

Për koencidencë pikërisht emisarë, të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe që kërcënuan se do të organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisi të jenë bisnesmenë në Tiranë dhe në Fier dhe ky është Koço Kokëdhima.

Nuk mund të them se pashë ndokund Koçon në mes të protestuesve në Fier, por ajo që ishte e sigurtë, aty ishte dërguar policia bashkiake e Ramës në Tiranë dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës, të udhëhequr nga Gramoz Ruci.

Ai ishte një akt i ulët, një akt i shëmtuar. Që në fillim, kur në punë e sipër tensioni u rrit unë urdhërova çdo mbështetës, anëtar apo simpatizant të PD-së të largohej nga territori ku numëroheshin votat dhe ky urdhër u zbatua me përpikëmëri siç kanë treguar kamerat. Më pas komisionerët tanë mbaheshin peng në mënyrë të paskrupullt nga deputetë dhe turma e Partisë Socialiste dhe u kërkohej të numëronin nën diktatin e tyre.

Zonja dhe zotërinj ! Në orët e para të mëngjesit të natës së parmbrëmshme komisionerët e Edi Ramës refuzuan në Kurbin të numërojnë 6 kuti. Ne nuk bëmë protesta , por me procedura ligjore KQZ dërgoi mjetet e veta dhe i tërhoqi kutitë e votive në Tiranë. Nuk u bë asnjë tentativë t’u imponohej komisionerëve socialistë qofte dhe gjeja më e vogël. Firmosëm mbi dokumentat se nuk do t’i numëronim në Kurbin. Edhe ne donim që numërimi të bëhej në Kurbin dhe aty ishim pakicë, por kjo nuk u realizua dot për shkak të komisionerëve socialistë . Askush nuk i rrethoi ata , askush nuk u bëri presionin më të vogël , përkundrazi zbatuam një vëndim që edhe pse i drejtë nuk na u duk dhe i sollëm kutitë në Tiranë.

Tani pse kërkohet të numërohen në Fier dhe jo në Tiranë, besoj që ajo që panë shqiptarët flet vet.

Ata kanë frikë nga rezultati i vërtetë, ata donin që në Fier të përcaktonin rezultatin me hu , me dhunë. Arsyea e vetme është se donin të përcaktonin rezultatin me policët e bashkisë së Edi Ramës dhe me menaxherët apo kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës. Akt i shëmtuar, mbajtën peng për orë të tëra komisionerët . U detyrova të dërgoj , për të mos acaruar situatën dy tre zonja , kandidate për deputete për t’u shprehur solidaritetin komisionerëve të mbajtur peng.

Erdha këtu së pari për të kërkuar nga të gjithë qytetarët , mbështetësit, aktivistët e PD-së, një gjakftohtësi qytetare, për t’i bërë të ditur z. Rama se mund të protestojë, mund të organizojë çdo lloj proteste që të dojë, ky është vend i lirë . Por në mënyrë apsolute nuk mund të ndryshojë as edhe me një votë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Nëse zoti Rama donte rezultatin e vertetë të qëndrave të panumëruara në Fier, pse donte të nxirrte atë rezultat me dajak dhe në kërcënime me kushtrime nga Tropoja gjer në Gjirokastër, për t’u mbledhur, që në fakt u mblodhën vetëm policët e bashkisë dhe kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës, i ka si vetja e tij ai. Koçoja nuk ishte vet. Koço i nxiti ata, por vet ishte në Pezë, vet e ndiqte nga Peza se atje shkon. Fle shpesh në Pezë, po në fakt, ka miqësi atje.

Pra i bëj thirrje të ndjek ligjin, të zbatojë ligjin. Askush nuk mundet që në këtë proces transparent të cënojë qoftë edhe një votë të vetme. Pra ai që mendon se mund të nxjerrë rezultate me dajak, ai është Don Kishot, një qesharak.

Përsa i përket rezultatit, janë deklaruar që unë do të pranoj rezultatin që do të nxjerrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve . Nuk kam dhënë vet asnjë rezultat deri tani, por të dhënat flasin qartazi. Kështu që kjo mazhorancë aktuale i ka të gjitha numrat dhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti Prifti që siç e keni dëgjuar publikisht, të cilin po e kërcënojnë, në mënyrat më të turpshme.

Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja dhe kam ndërmend të eci drejt koalicioneve. Pohova se do të zgjeroj koalicionin sepse këto janë rregullat. Ky është rregulli i demokracisë, ne jemi një vend demokratik, do të negociojme koalicionin. Ka vullnet positive për koalicionin dhe ne jemi në frymën e kompromisit që kjo kërkon.

Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicion ! Çfarë do të bëjmë ne? Do të themi se për inat të sovranit do të shkojmë në zgjedhje? Jo absolutisht, do të respektojmë këtë që na dha, dhe t’i themi faleminderit shumë dhe të vazhdojmë më tutje.

E ftoj zotin Rama të ruajë gjakftohtësinë, ishte një akt i shëmtuar, jashtëzakonisht i shëmtuar. U nis apo nuk u nis për në Fier nuk e di sepse mediat qenë kondradiktore, por që të krijonte skena të atilla për vendin, vetëm për të diktuar një rezultat me dajak, gjë e turpshme, shumë e turpshme.”

Pyetje: Z. Berisha kur flisni për koalicion, deri tani PBDNJ, LSI , PS janë konfirmuar si parti parlamentare. Me cilat nga këto forca politike apo individë do të bejë koalicion PD ?

Partia Demokratike synon dhe kërkon koalicion me forca politike. PD u përmbahet rregullave. Natyrisht mirëpret kontributet, por kur flas për koalicion, flas për koalicion me forca politike, natyrisht unë nuk jam për një koalicion të gjerë. Koalicionet e gjëra kërkohen kur nuk ka mundëi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë !

Kërkohet koalicion i gjerë kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndërsa vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël, fare stabël.

Pyetje : Z. Berisha ngjarjet e djeshme risollën në kujtesë bllokimët që kanë ndodhur në proceset e kaluara zgjedhore. A po i prishim standardet edhe këtë herë?

Z. Berisha : Ngjarja e djeshme ishte tepër e shëmtuar. Ai ishtë standardi i Edi Ramës, nuk ishte standardi i kësaj mazhorance dhe i qeverisë. Natyrisht zgjedhjet janë në proces shumë faktorial, por mendoj se ngjarjet e djeshme dhe ngjarja e shëmtuar në Rrogozhinë, kur Andis Harasani përdori imunitetin për të sulmuar si kafshë me karrige të tjerët para kameras i regjistruar, do të shkojë në gjyq.

Nuk mund të sulmojë njeriun e ligjit në orën tre të natës. Një njeri të thjeshtë, të panjohur , një deputet shkon dhe e sulmon në atë mënyrë. Kam besim se drejtësia do të japë verdiktin e vet ndaj tij.

Ka patur raste të largimit të komisionerëve, qoftë socialistë dhe demokratë, absolutisht në shumicën e rasteve kanë qenë nga lodhja, sepse ishte një punë me shumë tension dhe lodhje . Nuk mund t’i fajësoj ishin dy netë pa gjumë. Përgjithësisht ka qenë një proces shumë i mire, me perjashtim të këtyre dy rasteve.

Dhe në Bushat dihet që famozi, përfaqësuesi i Ramës, e ka atë problem të fushatës. Ai është diku afër nga Trushi dhe don që të dalë vet në krye, por nuk e votoi as komuna e vet. As fshati i vet nuk e ka votuar, por s’ka asnjë rendësi për mua, pasi aty procesi po ecën normalisht dhe është mbyllur.

Pyetje: Z. Berisha, procesi i numërimit zgjati jashtë parashikimeve , a do të rishikohet kjo porcedurë në proceset e ardhshme?

Z. Berisha: Po, ajo që ishte e paparashikuar , pra kohëzgjatja e numërimit me kamera do të korrigjohet. Në zgjedhjet e tjera do të përcaktohen qendra më të shumta numërimi, jo 64 sa janë, por mund të përcaktohen 128.

Nuk do të hiqet dorë nga elektronika, është arritje e madhe . Fakti që këto qendra janë online është fantastike. Çdo votë zoti Rama mund të shkojë ta kontrollojë nga KQZ-ja. Mund të çojë të gjithë bashkinë e Tiranës të numërojë votat në KQZ, po të dojë çdo votë. Filmohen votat, por u filmua edhe Harasani, i cili i vërsulej si kafshë një njeriu në orën 3 të natës me karrige për t’i thyer kokën.

Pyetje : Z. Berisha a shpresoni të merrni të tjera mandate në këto zona ende të panumuruara ?

Z. Berisha : Absolutisht nuk kam për t’u shprehur as shpresoj dhe as nuk shpresoj , vetëm do të pranoj atë numërim për të cilin nuk kam asnjë aresye të dyshoj. Po pata dyshim edhe unë mund të dërgoj stafin tim në KQZ dhe të rrijë aty para kamerave dhe të numërojë . S’ka dyshim kjo. Është numërimi më transparent që është bërë në ndonjë vend ndonjeherë . Çfarë rezultati do të dalë do të them po.

PD

E ka kush filmimin e andisit?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 17:37 Edit Post Reply With Quote
KQZ vendos që tre KZAZ-të e Fierit të mos i sjellin kutitë në Tiranë
Shekulli Online | 02/07/2009 | Lajm i fundit |
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në orën 19:00 dhe vendosi që tre KZAZ-të e Fierit, përkatësisht nr.18, nr.19 dhe nr.22 të vazhdojne mbylljen e procesit ne qytetin e tyre dhe te mos i sjellin kutite në KQZ. Ndërsa për KZAZ-në nr.20, ende nuk eshte marre nje vendim se cfare do te behet me tre kutite qe kane mberritur tashme ne KQZ.

Përsa i përket KZAZ nr 37 të Lacit u vendos që kutitë të hapen dhe te numerohen në KQZ nesër në orën 09:00.

shek

Ore ky ristani ka vertet pune me te rendesishme per te bo sesa me nxjerre rezultatin!?

Nesje shek nuk i besohet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2009 nė 17:41 Edit Post Reply With Quote
Nuk e di ne realitet apo ne televizor, por ne internet kqz eshte nje deshtim i pergjithshem!

Faqja eshte me pak se amatore.

Pse nuk ben transparence ne internet!?

Te paafte





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-7-2009 nė 14:19 Edit Post Reply With Quote
TIRANË- Mbyllet edhe numërimi i kutisë së dytë, nga 6 gjithsej të Fushë Kuqes që numërohen në KQZ. Edhe në këtë kuti shumicën e ka marrë PD-ja, me 336 vota, krahasuar me PS-në që ka mbledhur vetëm 143 vota. KQZ-ja po vazhdon me 4 kutitë e tjera, të cilat po mbajnë peng rezultatin total për Lezhën.

Në kutine e parë Partia Demokratike kryesoi me 187 vota. Numërimi që është bërë në një transmetim direkt nga KQZ-ja kanë rezultuar 2 vota të pavlefshme për PD-në, për të cilat Njazi Kosovrasti ka kërkuar të futen në zarfin e kontestimeve.
Partia Socialiste në këtë kuti ka rezultuar me 75 vota; LSI me 18 vota; PR me 9 vota dhe PLL vetëm me një votë.

shek

Ore gjithe diten per te numeru vetem 2 kuti?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-7-2009 nė 14:22 Edit Post Reply With Quote
"Partia Demokratike dhe aleatët e saj duhet të thellojnë me 300 vota të tjera diferencën për të marrë mandatin e pestë."


1. 112 vota para

2. 193 vota para

pra 305

pse nuk reagon kush?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-7-2009 nė 15:44 Edit Post Reply With Quote
KQZ: Përfundoi procesi i numërimit në çdo qark. Do shqyrtojmë Fierin

ora 17:00

TIRANË - Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 12 qarqet e vendit. Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi sot në orën 16:30 se "tashmë nuk po numërohen më në asnjë qytet. Ndërkohë në KQZ kanë mbërritur tre kutitë e KZAZ nr.20 të Fierit që do të numërohen në këtë institucion. Po kështu materialet zgjedhore të KZAZ nr.19 të Patosit (qarku Fier) janë nisur drejt Tiranës".

Përsa i përket KZAZ-ve të Fierit, apo qa mbajnë peng numrin e mandateve, Olli tha se "materialet për KZAZ-në nr.20 kanë mbërritur dje dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë një mbledhje të posaçme për to. Ndërsa kutitë e KZAZ nr.19 janë të numëruara, por ato janë nisur drejt Tiranës bashkë me materialet e tjera zgjedhore vetëm për shqyrtim".

Aktualsht në KQZ janë duke u numëruar kutitë e votimit të KZAZ nr. 39 të zonës së Fushë - Kuqes, ku deri tani janë numëruar tre kuti e para, prej të cilave rezulton se PD ka marrë 650 vota, ndërsa PS 347 vota. Në orët e pasdites do të numërohen edhe tre kutitë e tjera të kësaj KZAZ-je për të mbyllur kështu proçesin për qarkun e Lezhës.

"KQZ-ja ka marrë në administrim të gjitha materialet zgjedhore dhe po hedh në data-base të dhënat e e dokumentuara si dhe po i krahason ato me të dhënat e ardhura në mënyrë elektronike. Salla operative po punon me intensitet dhe shumë shpejt do të dalim me të dhënat përfundimtare mbi rezultatin e zgjedhjeve në vend", tha Olli.

keni lexuar lajm me idiot ju?

"Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 12 qarqet e vendit."

Aktualsht në KQZ janë duke u numëruar kutitë e votimit të KZAZ nr. 39

Ndërkohë në KQZ kanë mbërritur tre kutitë e KZAZ nr.20 të Fierit që do të numërohen në këtë institucion.

Ka mbaruar?
Po vazhdon?

Do te vazhdoje?

Te gjitha keto ngjarje njekohesisht jane te pamundura.

Keta idiote qe shkruajne te neverisin dhe veten qe i perket nje shteti me ta.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.5263801 sekonda, 49 pyetje