Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mafia pathonjeza dhe numri 2
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2009 nė 07:52 Edit Post Reply With Quote
Mafia pathonjeza dhe numri 2

Partia e Soros krijohet te Liqeni, Edi Rama hedh në sulm kamikazin Veliaj
Ditën e djeshme, G99 festoi një vjetorin me një tubim madhështor në Amfiteatrin e liqenit, aty ku një vit më parë u lançua publikisht. Në fakt, G99 deri para disa kohësh nuk ka qenë parti politike dhe nuk ka funksionuar si e tillë në Gjykatën e Tiranës, por ashtu siç funksionojnë gjërat në Shqipëri, kjo parti funksiononte si OJF për të marrë para nga donatorët dhe si parti për t’u përfaqësuar politikisht. Kjo parti, e cila pretendon se ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare, është një tampon higjienik i Edi Ramës për ta përdorur në momentin që do largohet nga PS. Kryesocialisti Rama, duke i pasur të gjithë pionierët e Mjaft dhe G99 kamikazët e tij, ka vendosur që një pjesë të mirë të deputetëve të parlamentit të ardhshëm ta furnizojë me një pjesë të mirë të personave që vijnë nga grupimi 99.
Ndërkohë që, po të vëmë re me vëmendje, krijimi i kësaj partie është produkt i ardhur nga financimet e George Soros në Shqipëri. Soros është sot në Shqipëri njeriu më i fuqishëm dhe i paprekshëm. Njerëzit e Soros janë shpërndarë gjithandej nëpër qelizat e shtetit shqiptar dhe të politikës. Një nga skemat më mafioze të Soros është edhe fondi Besa, i cili ka ushtruar aktivitet kriminal të mirëfilltë, por që nuk mund të hetohet pasi kryeprokurorja e Shqipërisë është pjesë e skemës, e cila fillon nga presidenti Topi për t’u mbyllur me ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Fullani, gruaja e të cilit ka qenë kryetare e bordit të Soros dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Republikës, Topi. G99 vjen si grupim i Soros në Shqipëri. Krijimi i kësaj partie është skemë e mirëfilltë e futjes në politikën shqiptare të përfaqësuesve të Soros, për të krijuar të tjera parajsa fiskale të tipit Besa Fondacion apo Mjaft Fondacion. I riu Veliaj është një kamikaz i vogël në tregun politik shqiptar, një kamikaz të cilit i kanë ardhur nga qielli para të pista nga burime që përmendëm më sipër, para që ia kanë bërë jetën më të lehtë dhe të bukur.
I riu Veliaj sot ecën me makina që kushtojnë mbi 70 mijë euro, vishet me rroba firmato, ushqehet në restorante luksoze dhe shpenzon për vete dhe për grupin e tij qindra mijëra euro nëpër aktivitete të ndryshme, ndërkohë që moshatarët e tij diskutojnë ekzistencën dhe mungesën e perspektivës. A mos vallë i ka dalë ndonjë trashëgimi sheikësh zotit Veliaj? Vetëm aktiviteti i djeshëm i kalonte njëqind milionë lekët, ndërkohë që shikojmë se në gjithë Shqipërinë organizohen dreka dhe darka, fjetje në hotele luksoze. Gazeta “Sot” i ka paraqitur publikut shqiptar nëpërmjet shkrimeve dhe faksimileve, fakte të cilat vërtetojnë se burimi i financimit të kësaj partie është i dyshimtë. Krerët e partisë së Veliajt, Mazniku dhe Fuga zotërojnë aksione qindra milionë lekë në kompani të ndryshme, ndërkohë që vetë Veliaj ka biznese nëpërmjet vëllait të tij. Ky është grupimi i ri politik. Një grupim i pasur, me seli të shtrenjta dhe me njerëz që shpenzojnë qindra milionë lekë. Dje, kamikazi i vogël Veliaj festoi njëvjetorin e partisë së tij, kur në të vërtetë ky grupim ka qenë OJF dhe jo parti. A mashtrojnë këta të rinj? Në fakt në Shqipëri ndodhin çudira. Saliu vrau 26 njerëz në Gërdec, vjedh dhe grabit në mes të ditës shqiptarët dhe si hyn gjemb në këmbë. Kryebashkiaku Rama e ka shndërruar bashkinë e Tiranës si pronë të vetën, ku tenderët e kësaj bashkie i marrin vetëm miqtë e kryebashkiakut, ku paratë e taksapaguesve shndërrohen në reklama për të blerë mediat, apo lejet e ndërtimit jepen për Delijorgjin&Co, ku pronat e qytetit shiten te pronari i Tajvanit si të ishin pronat e Kristaqit. Nuk ka pse të na çudisë një parti si kjo G99, me ca kamikazë të vegjël të udhëhequr nga baballarët e tyre sorosianë dhe që duan të vazhdojnë grabitjen e madhe të shqiptarëve.
G99 është sot një produkt i skemave korruptive, të cilat u pollën nga politikanë të korruptuar dhe u mbështetën nga diplomatë të superkorruptuar. Nuk duhet të harrojmë ndërhyrjen e ambasadorit amerikan, trafikantit të armëve të Gërdecit, apo të ambasadorit gjerman, i cili ka dhënë të gjitha paratë e destinuara për shoqërinë civile nga shteti gjerman në duart e Erion Velisë. Skema G99 vjen sot si mbarsje e shëmtuar e politikës shqiptare me diplomacinë ndërkombëtare, mbarsje që ka pjellë një foshnje të shpifur allafrankenshtrajni të tipit Veliaj&Co. Në fakt mediatizimi që i bëhet kësaj force politike stonon me realitetin shqiptar. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me fenomenin Veliaj. Të shpresojmë që ky fenomen mos të sjellë percepsion negativ në realitetin shqiptar, i cili është shumë i ndryshëm nga ky që përcjell ky grupim monstër. Realiteti i rinisë shqiptare nuk janë paratë nga qielli sorosian që i vijnë Erion Velisë, por përballja e përditshme me realitetin. Realiteti i rinisë shqiptare është lufta e përditshme me jetën dhe lufta me konkurrencën e pandershme të dhuruar nga ndërkombëtarët me një grupim politikanësh të korruptuar, të cilët e kanë stërzgjatur tranzicionin shqiptar. Dje G99 me kamikazin e vogël Veliaj festuan një vjetorin, si parti. Urojmë që mos të rriten më shumë, se kjo monstër që ka lindur do të jetë një tjetër lubi e pangopur në politikën e re shqiptare. Këta të rinj i ka mësuar George Soros me shumë para dhe nuk kanë për ti ngopur taksat e shqiptarëve.

*******************************************************************************************
*******************************************************************************************
G99 kontrollon 5 vula OJF dhe 14 numra bankarë të shoqërisë civile
Sasia e parave që MJAFT ka marrë nga donatorët ndërkombëtarë është e paqartë, sepse mungojnë të dhënat normale që çdo organizatë apo rrjet organizatash që kanë gëlltitur mbi 5.4 milionë Euro duhej t’i kishte publikuar të paktën online apo në raporte të rregullta publike. Dihet tashmë se, që në themelimin e vet, Lëvizja MJAFT e përfaqësuar ligjërisht si një qendër me tre anëtarë por që në fakt është e përbërë nga 5 organizata: Shoqata Kombëtare Shqiptare e Debatit – “ANDA” (Spinoff i Soros 1999), Ballkan Youth Link – Albania “BYL-A”(e famshme për ritualin e përvitshëm të meshkujve që vishen si femra), Qendra MJAFT (Vulën e të cilës dhe llogaritë përkatëse bankare i kontrollon Erion Veliaj), Fondacioni MJAFT (që operon prej 4 vjetësh në mënyrë të paligjshme), si dhe Instituti i famshëm AGENDA (i krijuar si spinoff i Soros, qendër e reklamuar në media nga Veliaj si organizatë e krijuar nga MJAFT). Këto 5 organizata kanë si drejtues të gjitha njëkohësisht të njëjtin grup njerëzish të G99: Erion Velia, Arbian Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Milva Ekonomi dhe Klotilda Ferhati (Bushka). Ky grup njerëzish janë njëkohësisht në të gjitha strukturat duke krijuar një rrjet monstruoz që nëpërmjet emrave të ndryshme thithin të gjitha fondet e shoqërisë civile për çdo lloj fushe duke u bërë si një vrimë e zezë e të gjithë ndihmave që vijnë për shoqërinë civile në Shqipëri.
Duke u kombinuar në borde kryetarësh dhe drejtorësh në organizatat që kanë krijuar nëpërmjet avokates Klotilda Ferhati (Bushka) dhe nën orientimin e përfaqësuesve të Soros në Shqipëri, këto 5 organizata kombinojnë duke luajtur me emrat e njëra tjetrës dhe duke çorientuar çdo auditim pasi përdorin 5 libra financiarë të ndryshëm dhe deri më sot numërohen mbi 14 numra bankar të hapur vetëm në Tiranë. Kjo lojë e logove të ndryshme për të hutuar çdo lloj kontrolli financiar, pasi nuk merret asnjëherë vesh se ku përfundon Qendra MJAFT dhe ku vazhdon Fondacioni MJAFT, ku mbaron Fondacioni MJAFT dhe ku vazhdon ANDA, ku mbaron ANDA dhe ku vazhdon BYL-A, dhe asnjëherë s’merret vesh se ku fillon dhe përfundon Instituti AGENDA. Ajo që dihet me siguri në këtë lojë kukamçefti me paratë e taksapaguesve të huaj, është që gjithmonë në Bankë kontrollon ekipi drejtues sorosian i G99: Erion Veliaj, Milva Ekonomi, Arbian Mazniku, Endri Fuga, dhe Marinela Lika. Këta 5 persona që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë sipas urdhrave të Soros Albania mbi 5.4 milionë euro në llogaritë bankare brenda Shqipërisë, kanë krijuar precedentin më të rrezikshëm dhe pse jo edhe më inteligjent të fshehjes nga sytë e publikut të shumave reale që i kanë ushqyer numrat e tyre bankare. Në fakt shuma e dokumentuar deri më tani është më e madhe por do të jepet më e identifikuar në ditët në vazhdim sepse Instituti i Agenda ka krijuar një farë pavarësie nga Erion Veliaj pasi Milva Ekonomi është ca më e vjetër dhe më profesioniste në realizimin e objektivave të Soros në Shqipëri.
Problemi i lojërave të financimeve të ndarë në 5 gishta të së njëjtës dorë (ashtu siç është edhe logoja e MJAFT), mund të jetë larg vëmendjes së publikut por kjo s’mund të thuhet për të gjithë donatorët. Se si funksionon magjia sorosiane e 5 drejtuesve të G99 mund të jetë e paqartë për publikun sepse nuk ka informacion por kjo s’mund të thuhet për asnjë donator të familjarizuar me realitetin shqiptar pasi siç dihet, çdo donator kur të ofron një shumë të caktuar është i detyruar që të kontrollojë fillimisht dokumentet e regjistrimit juridik në Gjykatë, dhe të shohë se kush është përfaqësues ligjor i organizatës. Në fakt nëse një donator sheh emrin e Endri Fugës edhe tek Qendra MJAFT, edhe te Fondacioni MJAFT, edhe te ANDA, edhe te BYL-A, edhe te AGENDA, atëherë ai e kupton se këtu diçka nuk shkon. Por kur sheh se sa miliona euro të taksapaguesve të huaj gëlltisin këta 5 drejtues të G99 të dorës MJAFT, atëherë indiferenca e donatorit nuk është më indiferencë por implikim. Implikim që kanë lejuar këtë lojë të shëmtuar e cila dukshëm dhe në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar ka sjellë abuzime të rënda me para që iu sollën Shqipërisë për ta ndihmuar në rrugën e demokracisë. Dhe implikimi i ambasadorëve nuk ka qenë pasiv. Janë ata që kanë pranuar të promovojnë këtë lojë rrotullimesh të emrave të organizatave që ç’organizojnë llogarimbajtjen financiare siç është rasti i denoncuar dje në Gazetën Sot kur Ambasadori Gjerman shfaqet në promovimin e lidershipit të ri politik të G99 herë me një ftesë që prodhohet nga G99, herë me një deklaratë për shtyp të Qendrës MJAFT, dhe herë me një baner që shfaqet me logon e Institutit AGENDA! Këto tre imazhe alternohen, një herë njëra dhe njëherë tjetra, si një lojë letrash dhe asnjëherë nuk merret vesh se kush e bën dhe kush e financon aktivitetin! Sepse këto imazhe që zëvendësojnë në të njëjtën ditë aktivitetin ku herë i del për zot aktivitetit njëra organizatë dhe herë tjetra, me logon e qeverisë gjermane në prani të vetë Ambasadorit Gjerman, i shërbejnë organizatave për të justifikuar fondet që marrin. Filmi i financuar nga taksapaguesit gjermanë dhe austriakë i denoncuar dje në Gazetën Sot, që glorifikonte si rilindas të rinj të Shqipërisë sorosianët që drejtojnë Grupimin Elektoral G99, produksioni i të cilit u përgatit bashkërisht me ndihmën e rrogëtarit të projektit Erion Velia, si dhe me ndihmën e Remzi Lanit dhe Elisa Spiropalit, u shfaq duke manipuluar autoriësinë e aktivitetit nga tre organizata gjoja të ndryshme.
Përse ka ndodhur kjo?
Sepse kështu, duke nxjerrë një herë MJAFT, një herë G99 dhe një herë Agendën, askush nuk është në gjendje të kontrollojë burimet e këtij aktiviteti dhe njëkohësisht t’i japë përgjigje se kush e bën në të vërtetë. I vetmi që mund ta dijë në këtë rast është Ambasadori Gjerman në Tiranë i cili ka qenë prezent në sallë dhe ka lavdëruar liderët e rinj sorosianë të G99!
Dhe meqë jemi në rastin e Ambasadorit Gjerman, e njëjta histori ka ndodhur edhe një vit më parë kur Veliaj lëvizte në Bankë disa dhjetëra mijëra euro nga Ambasada Gjermane për të financuar një udhëtim turistik të të rinjve shqiptarë të shkëlqyer me mësime ndërmjet të cilëve figuronin shumë mjaftistë që shpërbleheshin për mungesat që kishin bërë në shkollë prej kohës që harxhonin në zyrat dhe aktivitetet e MJAFT. Kurrë nuk u mor vesh kush i kontrollonte paratë në Bankë: Fondacioni MJAFT, Qendra MJAFT, Lëvizja Europiane (që përfaqësohej nga Veliaj) apo BYL-A e përfaqësuar përsëri nga Veliaj, apo të treja bashkë njëkohësisht.
Kjo praktikë ka ndodhur vazhdimisht me Fondacionin Soros, ku delikatesa diplomatike ia lente vendin vrazhdësisë tipike sorosiane. Këtu Arbian Mazniku dhe Endri Fuga si Kryetarë Bordesh të Soros për Rininë (me emrat e çuditshëm Bordi Rinor dhe Bordi i Iniciativës Rinore të Europës Juglindore) miratonin projektet e tyre duke luajtur pikërisht me disa emra organizatash njëkohësisht. Kjo lojë shumë e suksesshme financiarisht vazhdon prej vitesh dhe sot nuk është vetëm vula dhe numrat bankar të MJAFT që kontrollon kjo dorë nëntëdhjetenëntëshe por janë edhe numrat e llogarive bankare të Fondacionit MJAFT i cili ka lëvizur me qindra mijë euro (deri më tani na rezultojnë të dhënat për 800 mijë euro), të BYL-A dhe ANDA. Drejtuesit e G99 kanë kontroll mbi miliona euro të shoqërisë civile shqiptare në sistemin bankar si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Pesë drejtuesit kryesorë të G99 kanë 5 vula dhe mbi 14 llogari bankare të destinuara për shoqërinë civile në Shqipëri.

sot

Mafia e vertete dhe e gjithpushteteshme eshte vetem nje.

sigurimi i shtetit

Keta e te tjere si keta jane mafia numer 2 qe kane krijuar nje strukture shume te forte dhe do tia shofim te keqen shume gjate.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2009 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
"Dy fytyrat e Erjon Velise"

E Premte, 15 Maj 2009

Kam zgjedhur kete titull pasi nje nder shprehjet me te artikuluara te liderit te Grupimit Politik 99 dhe de facto nenkryetari i Partise Socialiste, Erjon Velise eshte fraza "ky eshte dopio standard". Aq shpesh e perdor saqe te duket sikur e ka moto elektorale. Demagogjia ne politiken shqiptare, ka qene gjithmone hija e shumices se politikaneve shqiptare ne te gjithe historine e shtetit shqiptare dhe keta politikane dhe demagoge, vazhdimisht jane shfaqur fillimisht me tezen qe "ne jemi ndryshe nga ata" apo "me ne do arrini te perjetoni ndryshimin e madh e te shumepritur". Keto fraza patetike dhe shume te vjetra nuk perbejne aspak risi ne skenen tone politike, andaj ve ne dukje si dopio standardin e pare te Erjon Velise, pikerisht menyren se si e kerkon pushtetin. Ai flet vazhdimisht per politike te re dhe ben aleance me Milon, Gjinushin dhe Rucin nderkohe qe pranon dhe mbron fuqishem nje kod elektoral qe bashke-hartoi Kastriot Islami. Ky kuartet me te cilin Veliaj nenshkruajti "beselidhjen" parazgjedhore shpreh qarte mosinteresimin e tij per nje politike te re, por per nje kolltuk te ri, per nje rokade te thjeshte dhe meskine "ik ti te vij une", dhe fatkeqesisht ajo cka eshte edhe me e renda eshte tendenca e kesaj politike qe te ringjalli komunizmin permes bijve dhe bijave te anetareve te larte te Nomenklatures Komuniste.

Dopio standardi tjeter eshte ai qe si mburoje nga kjo lloj akuze, e marrin faktin qe njeriu s`mban pergjegjesi per mekatet e prindit dhe une jam shume dakord ne kete pike, pasi Islami qe une e kam perqafuar, thote qe secili do pergjigjet per ate cka vepruar dhe se mekatet nuk trashegohen. Por ama ne perqindjen me te madhe ndodh qe femija te dali si prindi dhe kjo eshte shkence, eshte gjenetike edhe pse normalisht disa here ndodh e kunderta. Por qe tek G99 dhe PS te mos jene te rinjte si baballaret tyre, i bie qe tek te gjithe te kete rastisur te jene tek kjo % e ulet e mundesise se "mutacionit gjenetik". Erjon Veliaj me shoke, kur ia kujtojne kete fakt ai kundersulmon me ate, se kryeministri i fundit komunist ne Evropen pas-komuniste, na qenka kryeministri Sali Berisha, duke harruar faktin qe ai udhehoqi rrezimin e komunizmit, ai tubonte turma qe edhe Rolling Stones s'ka arritur t'i tuboje dhe ka qene gjithmone promotor i ndryshimeve demokratike, pavaresisht drite-hijeve te tij ne politike, gje normale kjo ngase nuk ka pasur klase politike te djathta deri me '91. Asnje nga funksionaret e larte te PD s`kane pasur teseren e Partise se Punes dhe as s'kane pasur prinder komuniste. Ka qene e djathta ajo qe ka vuajtur dhe perderisa elektorati i djathte voton per Berishen, Erjoni s'ka cka te merret me z.Berisha, por le te analizoje gjendjen ne kampin e tij, ku fytyrat e reja llogariten Edi Rama, djali i Kristaq Rames, Ledi Shamku, Ilir Beqja, dhe Erjoni vet, qe te gjithe femije te byroisteve. Partia Socialiste kurre s'ka dashur(jo se s'ka mundur), qe te ndahet nga e shkuara komuniste, pasi qysh ne '91 nuk u be reformimi i partise, por u be nje fasade si ato qe lyente bashkia e Tiranes, qe pas pak kohe u del boja (maska). Te pretendosh ndryshimin duke bere shok xhaketat e vjetra komuniste te miksuar me te rinjte, ne damaret e te cileve rrjedh gjak komunisti edhe me shume se dopio standard, eshte me plot gojen nje hipokrizi njerezore ne radhe te pare me shume sesa politike, qe deshmon qartazi per krizen morale qe mbreteron ne kampin roze, ku dekomunistizimi eshte thjesht nje "MISSION IMPOSSIBLE".

Dopio standardi i trete eshte transparenca e munguar qe per nga rendesia vlen te jete edhe ne vend te pare. Transparenca qepari, duhet te behet sa i perket fondeve dhe sasise perrallore qe ka ne dispozicion nje grupim politik, me i ri ne moshe se dhe vet Kosova, nje New-Born qe cuditerisht sapo lindi trashegoi shume para!!! A thua paskemi asi anetaresie te flakte, pasanike dhe filantropike qe te mundesoje ne harkun e 6 muajve te ndertoje seli qe jo vetem qe nuk i ka PS dhe PD, por edhe qe Berluskoni e Sarkozy do ia kishin ziline. Nga erdhen keta para, kur e dime qe 50 per qind e anetaresise se G99 nuk kane as te drejte vote (jane minorene) dhe kur e dime fare mire qe te pakten sipas deklaratave te udheheqesve te G99 dhe mjaftisteve te PS, qe nuk punojne per organizata nderkombetare, nuk kane biznese dhe qe nuk thithin para nga OJF-te perendimore. Por fakti qe G99 u regjistrua ne Gjykaten e Tiranes si OJF dhe jo si parti politike eshte pikerisht fakti, qe permes statusit si OJF mund te thithin donacionet e huaja dhe nga mos-regjistrimi si parti politike i shmang nga detyrimi ligjor, qe te publikojne dhe te bejne transparent cdo shpenzim dhe donacion. Por detyrimi mbi te gjitha eshte moral, nese vertet duam ti deshmojme popullit qe jemi per pune te mbara. Por kur kete e ben per llogari te disa organizatave te dyshimta perendimore me afeksione lindore, qe permes causheve ne vende si Shqiperia, arrijne te bejne pastrime parash dhe te mbajne gjalle aktivitetet kriminale dhe mafioze (mafia ekonomike eshte me e rrezikshmja per cdo komb), atehere eshte fare e qarte se pse Veliaj s'ka as interesin dhe deshiren me te vogel te beje kete gje dhe ne, nuk mund ta pranojme kete komplot. Transparenca per MJAFT-in dhe G99 eshte po ashtu nje e panjohur aritmetikore, por kur kemi shume te panjohura ne matematike atehere sistemi behet tmerresisht i veshtire per t'u zgjidhur. Nje miku im nga Vlora me tha qe selia e G99 ne Vlore ngjan me nje Ministri gjermane e jo me nje shtab elektoral, nderkohe qe edhe ne Tirane, shtabet dhe zyrat e partive kryesore jane si mos me keq. Nga vijne keta fonde qe veshin me kostume mijera dollaresh, keta politikane te "rinj" duke u bere karshillek fukarenjve te shkrete te fshatrave te thella te Shqiperise, duke ua qare hallin diten dhe duke i zhvatur naten per te bere fushata qe dhe ne Amerike do ua kishin zili, blere media e gazetare, per udhetime mbreterore, ndertuar pallate dhe duke pastruar para.

Ky eshte dopio standardi i kesaj kaste te rinjsh, misionare te dyshimte dhe qe per para, bejne cmos, sepse bursat universitare dhe pasuniversitare qindra mije dollareshe tani duhet shpaguar atyre qe ua jepnin duke shnderruar Shqiperine ne prone te SOROS, apo te tjere grupe te interesuara qe ti zhvatin shqiptaret dhe te pengojne zhvillimin kombetare, kur dihet qe nje nder mbeshtetesit me te fuqishem te serbeve dhe grekeve eshte pikerisht George Soros. Por Veliaj edhe ketu ben dopio standard. Pervec parave qe merr nga holandezet, nga shoqatat ne mbrojtje te homoseksualeve apo edhe nga SOROS, per te promovuar idete liberale evropiane te barazise sociale, ndryshimin e mentalitetit konservator shqiptare, ky politikan i ri nga ana tjeter po shfrytezon edhe shoqatat dhe qarqet fondamentaliste dhe konservatore te protestanteve amerikane duke u shnderruar ne "profetin" e evangjelizmit ne Shqiperi, shoqata te aferta me republikanet dhe Presidentin Bush, nderkohe qe ne publik permban Obamen dhe demokratet, duke u shtirur si liberal. Ne tre rastet shohim tre kundershti me vete pasi ata nga te cilet Veliaj mbush arken e Partise kane ideologji diametralisht te kunderta.

Edhe kjo deshmon qe ky grupim ka per qellim pushtetin e jo zhvillimin, ka per qellim veten e jo popullin. Pasi s'mund te arsyetohet ndryshe nga tre filozofi te ndryshme politike te marresh donacione. Veliaj me shoke, se ne fakt ai eshte kukulla aty, se ideatoret e kesaj dredhie dihen kush jane( Lani, Misha, Ekonomi, Fuga dhe Mazniku, por qe punojne underground), duke nxjerre ne skene Ramen dhe Veliajn si njerez te pashem, me oratori dhe elokuent. Pushteti kriminal dhe mafioz qe tentojne te instalojne ne Shqiperi eshte i frikshem. Deri me sot nuk ka dhene asnje shenje vullneti per ta bere transparencen, dhe s'do ta beje kurre sepse do dalin ne pah te zezat pafund qe jane bere ne kurriz te shqiptareve, pasi parate qe projektohen per Shqiperine dhe shqiptaret perfundojne vazhdimisht ne kontot bankare te shoqatave simotra te MJAFT-it e per te perfunduar ne duart e Rames dhe Velise. Keto metoda jane te turpshme dhe populli duhet ti denoje me vote. Nuk bej fushate per askend, por vetem per shqiptaret. Pse e perjashtuan nga koalicioni dhe sistemi elektoral LSI dhe z.Meta, qe padyshim eshte kryeministri me i suksesshem socialist dhe njeriu qe i dha me shume fonde se askush tjeter Edi Rames te transformoje Tiranen. Por kjo ndodh ngase kjo klike demagogesh dhe mafiozesh nuk interesohet fare per elektoratin e majte, dhe aq me pak per politikanet progresiste te vertete sic jane Meta, Fino, Harasani, Koci dhe Nano, dhe shume e shume socialiste te tjere te deshperuar nga ky cnatyrim i se majtes duke hequr aksioneret e vertete me spekulantet dhe parashutistet qe me vetem 25 apo 30 vjet mbi supe pretendojne pushtetin. E di qe politika ka nevoje dhe per gjak te ri, por ama Obama eshte 47 vjec, moshe qe eshte me shume se dyfishi i mesatares se G99. Edhe kjo tendence e vazhdueshme e G99 dhe mjaftisteve qe per cdo gje marrin pike referimi politikanet perendimore eshte po ashtu nje tallje me shqiptaret dhe nje fyerje per inteligjencen tone. Te krahasosh Erjon Veline me Tony Blair apo me Obamen, i bie sikur te barazosh parajsen me ferrin. Te pretendosh qe perfaqeson idete e Obames dhe te fshehesh donacionet dhe parate eshte hipokrizi prej roberspieresh, te thuash qe kapitalizmi deshtoi eshte te kthehesh tek ATI i tyre shpirterore, Karl Maksi, dhe te mohosh arritjet e Qeverise Berisha eshte te mohosh NATO-n, BE, dhe mbi te gjitha 5 milione shqiptare jashte shtetit ame qe ne mase mbi 90 per qind mbeshtesin kete Qeveri te suksesshme. Vota merret me shume nese njeh arritjet e qeverive te shkuara, por natyrisht duke premtuar me argumente te fuqishme qe po qese vijme ne ne pushtet do i bejme gjerat edhe me mire. Se politika e mirefillte eshte kjo: Te besh me mire se tjetri, e jo te jesh e keqja me e vogel. Dua t`ju kerkoj ndjese lexuesve qe kam perdorur emra te pervecem. Une e di se sa te pafuqishem jane ata sot, por nese nuk ua veme veshin dhe nuk i denojme me vote kjo lloj mendesie mund te behet kanceri i rinise, dhe kura me e mire eshte padyshim parandalimi. Endrra e kamotshme per Bashkim Kombetar do shuhet nese ne nuk ua tregojme vendin atyre qe thone se serbi eshte po aq vellai yne sa edhe shqiptari. Mund t'jua tregoj me e-mail te gjitheve fjalet qe mi kane shkruar njerez te G99 e PS se me sa mosinteresim e marrin ceshtjen kombetare, duke thene se Shqiperia ka shume halle per tu marre me shqiptaret jashte saj, dhe me e shpifura qe rruget qe lidhin kombin s'mund te behen pa u bere se pari me shume spitale dhe parqe, thuajse ne nuk kemi hise ne ate shtet. Ne jashte jemi me hisedare sesa ata brenda, pasi ne e kemi perjetuar agresionin sllav dhe greke, por kjo nuk vjen rastesisht, sepse tani dalim tek dy fytyresia e radhes. G99 premton voten e emigranteve kur dihet qe po te votonin ata, PD-ja do dilte me shumice 2/3, per disa arsye. Shumica e atyre qe lane Shqiperine ishin njerez nga familjet e persekutuara. Tjeter, kryefamiljaret e emigranteve jane ata te rinj te Dhjetorit '90 qe per asnje arsye s' do votonin Marksistet Trendy, dhe e fundit qe s mund te bindesh nje njeri qe jeton ne Perendim se me politika anti-globaliste do zhvillosh Shqiperine. Ndersa sa i perket shqiptareve te trojeve etnike jashte kufirit shteterore, sikur te kishin te drejte vote dhe nenshtetesi shqiptare, e din mire ata se c rezultat do perjetonin DOPIO STANDARDET, patetika dhe hipokrizia e pseudo-politikaneve te "rinj" ne kampin roze s'kane te sosur.

Fatmiresisht, shqiptaret kane evoluar mjaft dhe kane arritur nje pjekuri politike qe i mundeson te dalloje te miren nga e keqja, te ndershmen nga e pista, te drejten nga hipokrizia dhe padrejtesia, andaj modeli qeverises qe premton politika ylberiste nuk eshte vec se nje mashtrim i madh i radhes, por qe kesaj here shqiptaret nuk jane te papergatitur si ne 45 kur fjalet e bukura dhe demagogjia pushtonin zemrat dhe indoktrinonin mendjet. Ne si komb kemi shume tradita fisnike, dhe nder to eshte respektimi i burrave dhe me te vjeterve. Keta qe promovojne nudizmin po tentojne po ashtu te na zhveshin dhe nga tradita kombetare, duke na shnderruar ne arrogante ndaj te vjeterve me pretekst se mosha te ben truthare dhe te ceket, nderkohe qe mendjet e ndritura boterore, pajtohen njezeri qe pleqeria eshte rinia e trurit.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-5-2009 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Erion Veliaj zhduk bashkë me të vëllanë 300 mijë euro kredi për biznesin rinor
Si u mbyll dhe u zhduk pa lënë gjurmë zyra e Fondacionit MJAFT, ditën kur duhej të raportonte se çfarë po bëhej me paratë e vetëpunësimit të të rinjve ,Nga Avokat Altin Goxhaj*
“Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija që Maarti Ahtisaari themelon të tilla fondacione, po do sigurohem që t'ia them tani që e kemi më shpesh në rajon”. Erion Veliaj (Marrë nga shkrimi i Erion Velias “Mero Baze, më në fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanën e vet” botuar në gazetën “Koha Jonë” në 28 Tetor 2005) Erion Veliajt prej vitesh i është kërkuar të bëjë transparente paratë që ka përfituar nga donatorët ndërkombëtarë të destinuara për shoqërinë civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Arsyetimi i tij karakteristik spërdredhës ka qenë se ai i jep llogari donatorëve të huaj dhe jo shqiptarëve.Prej një viti, kërkesa për transparencë është përsëritur me tone më të forta pas angazhimit të hapur politik të Veliajt me G99 si provë integriteti pasi ai po i kërkon shqiptarëve që të bëhet administrator i taksave të tyre. Si mund t’i besohet dikujt të administrojë taksat e shqiptarëve që refuzon hapur të bëjë transparente sa para ka marrë dhe si i ka harxhuar fondet që burojnë nga taksapaguesit e huaj?
Në fakt arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye të forta: E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milionë euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë.
E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milionë euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). Dhe e fundit, sepse me një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF G99.
Por një nga rastet më të paprecedente në shoqërinë civile shqiptare është pikërisht mënyra se si Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi përfitoi 300 mijë euro që duhej të ofroheshin si kredi të buta për rininë shqiptare i ndau dhe zhduku me të vëllanë e tij Arbër Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Mazniku dhe Fuga. E gjithë kjo grabitje ka ndodhur nëpërmjet vrimës së zezë të Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllën dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe të gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit galopant me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është “zhdukja” pa lënë gjurmë e vet Fondacionit bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, “145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”. Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash (nga të dhënat paraprake rezultojnë 300 mijë euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbështetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Wales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbretërore angleze).
Parimi i konfliktit të interesit si mekanizëm korrupsioni për mbështetjen e Politikanit Erion Veliaj
Në 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anëtar i Bordit të Balkan Youth Children Foundation, një Fondacion ndërkombëtar që u krijua me qëllim mbështetjen e iniciativave rinore në Ballkanin e pasluftës së Kosovës dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi për zgjedhjen e Velisë si përfaqësues i Shqipërisë në krye të këtij Fondacioni, erdhi në 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros në Shqipëri, shqiptaroamerikani Fron Nazi, i cili njihet si një ndër ekspertët kryesorë të Sorosit në Ballkan. Ky është njeriu që zgjodhi celulën e parë të Soros në Tiranë në 1992.
Në vitin 2004, sapo Erion Veliaj bëhet anëtar Bordi, një lumë donacionesh të destinuara për shoqatat rinore në Shqipëri të cilat aplikonin më kot për fonde, shkuan për MJAFTËT e Velisë. Për këtë arsye po atë vit, u regjistrua në Gjykatën e Tiranës Fondacioni MJAFT, një organizatë e cila kërkonte të diversifikonte politikën e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatorë të ndryshëm për MJAFT, pasi shumë donatorë e kuptonin se po thyenin çdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milionë euro në numrin e llogarisë së Lëvizjes MJAFT megjithëse kishte vetëm 1 vit jetë.
Sipas të dhënave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur në vitin 2004 si anëtar i Bordit të Balkan Children and Youth Foundation, në krye të të cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, në konflikt të pastër interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: “Youth Business Albania (YBA)” (“Biznesi Rinor Shqiptar”). Duke shkelur çdo parim të konkurrimit të barabartë për projektpropozime (pasi ishte jashtë çdo lloj kriteri të aplikimeve), i gjithë fondi i BCYF shkretoi të gjithë buxhetin bazë të këtij fondacioni për Shqipërinë.
Problemi bazë i pakënaqësisë ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit që kishte një anëtar Bordi me mbështetjen e strukturës së tij. Sipas CV së Erion Velisë në Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar të Fondacionit MJAFT në San Francisko (e cila sipas të dhënave të ëebsitit të zhdukur të fondacionit MJAFT është më e rekomandueshmja për çdo transfertë donacionesh pasi është “pa taksa”).
Problemi më i madh që kishte projekti i “Biznesi Rinor Shqiptar” ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do tu jepeshin me grante deri në 4000 Euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë.
Paratë e donatorëve më të rëndësishëm në botë, përfshirë Familjen Mbretërore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), të cilat njihen botërisht për mbështetjen që i japin bizneseve dhe vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet fondeve të mikrokreditit, iu dhanë një organizate pas asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa asnjë lloj ekspertize të domosdoshme dhe të detyrueshme që kërkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga të dhënat e dokumentuara se nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për t’iu njohur e drejta e dhënies së mikrokrediteve pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar por Veliaj nuk mund të pranonte që ti ikte nga dora që thelë kaq e majmë që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën.
Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë, iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes MJAFT të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet Arbër Veliaj 18 vjeçar i cili edhe mori që në fillim grantin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshëm financiar dhe i dënueshëm nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nën hundën e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave duke përfshirë në shkeljen e ligjit mbi piramidat e ‘97 edhe zyrtarë të lartë të kohës.
Problemi kryesor që pati granti i parë i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lënë gjurmë një ditë të bukur e të gjithë fondit të mikrokredit rinor prej 300 mijë eurosh, fakt që ka implikuar në këtë lojë të shëmtuar vetë zyrtarët e BCYF. Këta zyrtarë janë vënë në siklet të madh këto ditë se nuk po dinë si të raportojnë dështimin e tyre dhe vrimën financiare me emrin Fondacioni MJAFT që zhduku një ditë të bukur 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi të gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai Erion Veliaj (siç shihet edhe në foton bashkëngjitur).
Qindra mijë euro të kontribuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar dhe të zhdukura nën hijen e rëndë të personalitetit Marti Ahtisaari, janë një nga rastet që tregon se si kanë abuzuar këta pionierë të politikës së re të korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet më parë i kujtoi Mero Bazes që e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin që e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashmë i ngelet Ahtisarit ti përgjigjet pyetjes: a është ai krijues i fondacionit të Sudes në Shqipëri me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarisë bankare në San Francisko të të cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari që nuk ka asnjë dijeni për këtë histori, edhe sepse nuk është ai që e ka krijuar kurrë Fondacionin MJAFT, është pikërisht modeli se si Veliaj shpik çdo lloj historie mbi mbështetje ndërkombëtare për të fshehur vjedhjet e tij mbi paratë e rinisë shqiptare. Mënyra se si Veliaj ka keqpërdorur emrin e Ahtisarit është tipike si përralla e Velisë që gëzonte mbështetjen e Obamës (një përrallë që s’po përmendet më prej javësh pasi i ka dalë boja në mënyrë qesharake).
Ajo që ka rëndësi sot është pikërisht që një nga elementet bazë të gjoja programit të G99 bazohet te punësimi i rinisë nëpërmjet fondeve të mikrokreditit. Pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Veliaj tashmë është se para se të përrallisë mbi punësimin e të rinjve shqiptarë nëpërmjet mikrokredive, më parë duhet të deklarojë ku janë 300 mijë euro të zhdukura të Fondacionit MJAFT, një pjesë të dhuruara nga Familja Mbretërore Angleze, që duhet të qarkullonin si mbështetje kreditimi për biznesin rinor shqiptar?
Përse Fondacioni MJAFT është shpallur i mbyllur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe përse nuk raporton se ku janë 300 mijë eurot e kreditimit rinor?
Përse Fondacioni MJAFT ka fshirë faqen e vet online (duhej të ishte aktiv në faqen www.mjaftfoundation.org) dhe përse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Lëvizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta “SOT” denoncoi zhdukjen e parave të Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave të Fondacionit MJAFT apo do të vazhdohet se qenka fshirë pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me të gjithë dokumentacionin (ndërkohë që pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk ka ardhur kurrë ndonjë denoncim i tillë)? ǒlidhje kanë 300 mijë euro-t e zhdukura pa lënë gjurmë me krijimin e biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda (biznes i paligjshëm dhe pa numër licence) që drejtohet nga vëllai i Erion Velisë i cili ka mbi 80 klientë duke qarkulluar deri tani mbi 500 milionë lekë? Përse Erion Veliaj i ka deklaruar donatorëve se ai s’ka asnjë lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shumë mirë se është ai një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ku dhe numri i llogarisë ndërkombëtare të Fondacionit që ndodhet në San Françisko kontrollohet drejtpërdrejtë nga ai vetë?
Ja pra këto janë pyetjet që Erion Veliaj duhet t' iu përgjigjet në prezantimin e sotëm zyrtar të programit të G99 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashkë me bashkëpunëtorët kryesorë të zhdukjes së 300 mijë eurove të kreditimit të biznesit rinor do të prezantojë përballë disa dhjetëra të rinjve (që vijnë për të parë Alban Skënderajn), platformën e re por njëkohësisht të vjetër të punësimit të të rinjve shqiptarë nëpërmjet kreditimit të biznesit rinor. Por ai duhet të tregojë sot se çfarë bëri me 300 mijë eurot që iu besuan për kreditimin e biznesit rinor në 2004 dhe në vazhdim. A po mos plani i Veliajt është që siç i zhduku bashkë me të vëllanë, Maznikun, Milvën 300 mijë eurot plus përqindjet e vetëpunësimit të të rinjve do të bëjë edhe me dhjetëra miliona eurot e Qeverisë Shqiptare për punësimin e të rinjve nesër në rast se larg qoftë xhepistët e shoqërisë civile do të vijnë në pushtet?

*Lëvizja Qytetare ZGJOHU
(“Zgjohu” është Lëvizja më e re Qytetare në Tiranë dhe drejtohet nga Avokat Altin Goxhaj)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0831501 sekonda, 27 pyetje