Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Industria hi-tech, jo shans i humbur
Anton Ashta

Postuar mė 14-5-2009 nė 07:29 Edit Post Reply With Quote
Industria hi-tech, jo shans i humbur

Industria hi-tech, jo shans i humbur

E Merkure, 13 Maj 2009

Perparim Gjeka*

Vetem pak kohe me pare ky shkrim do te kishte qene ne rastin me te mire nje utopi, por ne kushtet aktuale te Shqiperise, te flasesh per mundesine e zhvillimit te industrise high-tech (teknologjia e larte, e avancuar) ne vendin tone tashme do te thote domosdoshmeri. Nuk eshte rastesi qe vizita e kryeministrit Berisha ne Kine muajin e kaluar, perkoi me artikulimin e pare politik mbi mundesine e zhvillimit te organizuar te industrise hi-tech ne Shqiperi. Ideja e Kryeministrit per ndertimin e nje parku industrial zone e lire ekonomike per kompanite hi-tech vjen ne nje kohe kur jane krijuar disa kushte te nevojshme.

Nuk mund te imagjinohet nje industri hi-tech, (qe perfshin kryesisht industrine e kompjuterave - hard dhe soft ware, telekomunikacioneve - mobile dhe fikse, produkteve elektronike te perdorimit personal dhe industrialt) te formohet e zhvillohet me "forcat tona" prandaj duhet pjesemarrja e nje numri te domosdoshem (cluster) kompanish te huaja me eksperience rreth te cilave te mblidhen, formohen, zhvillohen e bashkeveprojne kompani te tjera te vendit e te huaja, te medha e te vogla per prodhime dhe sherbime mbeshtetese. Mund te duket si slogan qe anetaresimi i vendit ne Nato dhe aplikimi per kandidat ne Bashkimin Evropian rrit investimet e huaja direkte (FDI), por sidomos ne rastin e industrise hi-tech, siguria e investimeve eshte kusht i nevojshem, sepse duhen siguruar nje numer i madh kompanish ne nje kohe relativisht te shkurter dhe nje fryme besimi per investime afatgjata. Nato garanton sigurine fizike te investimit ne vend, kurse kandidimi ne BE parashikon kahun e zhvillimit ekonomik afatgjate. Nderkohe NATO ndihmon kandidimin ne BE ne imazh per arsye se te dy faktet japin siguri se ky kurs euro-atlantik do te jete i pakthyeshem. Hungaria dhe Ukraina filluan te eksperimentonin ne te njejten kohe Zonat Ekonomike Speciale dhe Parqet Industriale ne gjysmen e dyte te viteve '90-te. Pas 10 vjetesh, rezultatet ishin plotesisht te ndryshme. Hungaria nje histori suksesi, kurse Ukraina u detyrua t'i mbyllte fare ato ne vitin 2005.

Nderkohe teorise nihiliste se ne Shqiperi nuk jane zhvilluar industrite tradicionale dhe s'ka mundesi te zhvillohet nje industri e teknologjise se larte, mund t'i vihen perballe plot shembuj te vendeve te tjera edhe te vogla te cilat perftojne nje pjese te rendesishme te GDP-se pikerisht nga serioziteti mbi te cilen kane zhvilluar industrine hi-tech, si Irlanda, Taivani, Izraeli etj. Nje paralele e ketij kapercimi eshte fakti se Shqiperia nga nje vend me numrin me te ulet te telefonise fikse per fryme, eshte bere nje perdorues ne mase i teknologjise se sherbimit celular. Teknologjia e larte eshte industri relativisht e re per te gjithe dhe bash per kete arsye eshte me e lehte per te konkuruar.

Kushti tjeter me i rendesishem qe kjo qeveri ka krijuar eshte se ka hedhur bazat per punonjesit, perdoruesit, specialistet dhe shkencetaret e ardhshem qe do te punojne me shume deshire ne kete industri. Nga qindra mije perdoruesit e sotem te kompjuterave dhe internetit ne cdo shkolle te vendit do te dale nje gjenerate prej mijera te apasionuarish qe perbejne bazen me te mire per fuqine punetore te kualifikuar dhe me kosto relativisht me te ulet se vendet e tjera qe kerkon kjo industri.

Nga ana tjeter,metropoli Tirane-Durres servir grumbullimin e nevojshem te burimeve njerezore, ekonomike, financiare dhe shkencore gjithashtu te nevojshme per furnizimin e industrise hi-tech jo vetem me burime njerezore, ku universitetet shteterore dhe private do te luajne nje rol paresor, por edhe me projektet e nevojshme ekonomike qe kerkojne angazhimin e kesaj industrie. Zhvillimi i shpejte ekonomik i vendit e ka te nevojshme sherbimin e industrise hi-tech per qellimet e veta, jo vetem per eksport. Lugina Tirane-Durres, ne boshtin e rruges Durres-Prishtine ka te gjitha mundesite te behet nje "Silicon Valley shqiptare". Megjithese Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Japonia, dhe Kina gjenerojne rreth 60per qind te volumit te pergjithshem te eksporteve te produkteve hi-tech ne bote, perseri kjo shifer do te thote se 40per qind e volumit eshte e hapur te prodhohet prej vendeve te tjera.

Plani per te formuar cluster-in e pare hi-tech ne nje zone speciale ekonomike ne Shqiperi me kompani kineze eshte nje plan inteligjent dhe jo vetem sepse Kina ka arritur te kete qytetin Shenxhen, realitetin me impresionues ne bote per zhvillimin e industrise hi-tech ku nje Park prej 0.6 per qind te siperfaqes, jep 18per qind te volumit te pergjithshem industrial dhe ku mbi 50per qind e kompanive prodhojne produkte me patente shpikjesh si prone te veten intelektuale te licencuar. Ne fakt, ka disa fakte te tjera qe e bejne me interesante gjithe kete histori. Ne radhe te pare kompanite kineze kane reputacion dhe eksperience tashme te mirenjohur ne kete fushe, jo vetem ngaqe Kina eshte qe prej vitit 2006 eksportuesja hi-tech me e madhe ne bote e keto produkte perbejne rreth nje te treten e volumit total te eksporteve te atij vendi, por edhe cilesia eshte rritur mjaft vitet e fundit. E dyta, kompanite kineze me emer edhe ne Evrope si HuaWei dhe ZTE kane tashme nje pervoje te suksesshme ne Shqiperi dhe ky fakt perben nje stimul pozitiv jo vetem per keto kompani te medha qe te qendrojne dhe investojne ne vendin tone, por edhe per shume te tjera, partnere apo furnizuese te tyre ne Kine. E treta, kompanite kineze mund te jene me te lehtat per te pranuar investimin ne Shqiperi per arsye te largesise se Kines dhe afersise se Shqiperise me tregun evropian dhe ballkanik, si dhe per shkak te tradites se bashkepunimit ne vitet 60-70 -te qe akoma mbahet mend per mire ne Kine. E katerta per qellime ekonomike dhe strategjike, qeveria kineze stimulon financiarisht kompanite e saj per projekte afatgjata edhe ne kuadrin e difersifikimit te portofolit te investimeve kineze ne bote aq me teper ne kete kohe krize globale. Kjo do te ishte nje lehtesi e madhe edhe per qeverine shqiptare. E pesta, duke pare investimin serioz te qeverise sone, te kompanive kineze dhe formimin e cluster-it hi-tech ne vendin tone, kompani te tjera nga vende te ndryshme per shkak konkurence dhe duke pare te gjitha kushtet te plotesuara, do te kerkonin te investonin ne kete zone speciale hi-tech. Kompanite evropiane do te ishin me te interesuarat duke llogaritur kryesisht dy faktore plus: krahu me i lire i punes ne krahasim me vendet e tjera lindore dhe levizja e lire ne BE e qytetareve tane dhe punonjesve te tyre per trajnime etj. e cila pritet te ndodhe se shpejti.

Per te plotesuar projektin qeveria jone mjafton te percaktoje vendin diku ne zonen Tirane-Durres si fillim, te ngreje infrastrukturen e nevojshme fizike dhe teknike dhe te beje te ditura gjithe gamen e lehtesirave fiskale dhe doganore. Ne shembullin e vete Kines, keto lehtesira do te ishin: a) perjashtim nga taksat lokale b) perjashtim nga tatim fitimi per dy vitet e para dhe 50per qind te tij ne 3-5 vitet e tjera. c) tarifa doganore zero per pajisje qe perdoren ne kerkime shkencore (R&D), pjese kembimi dhe lende te para qe nuk prodhohen ne vend. d) Nese nje kompani riinveston te ardhurat per investime shtese ne vend, i rimbursohet tatimi mbi fitimin qe i eshte mbajtur ne vitin paraardhes. e) lehtesira te tjera deri ne rimbursim te TVSH-se per kompanite joint-venture me aksioner shqiptar 50per qind, me qellim per te transferuar teknologjine dhe mbajtur nje pjese te kapitalit ne Shqiperi.

Zhvillimi i industrise hi-tech ne vendin tone do te kete benefice te shumta dhe te gjithanshme. Do te hape mijera vende te reja pune dhe aq me teper ne nje grupmoshe te re, e cila e ka me te veshtire te punesohet ne fusha te tjera. Me aplikimin e disa iniciativave per sponsorizim nga ana e qeverise, te kompanive dhe projekteve konkuruese te diplomanteve shqiptare ne universitetet e mira te botes, te cilet deshirojne te kthehen ne atdhe, do te kontribuoje me siguri ne brain-gain per vendin tone. Gjithashtu, zhvillimi i fushave te ndryshme te industrise hi-tech do te konkretizonte perpjekjen e reformave arsimore si laboratoret kompjuterike e internetin ne cdo shkolle, per te pare arsimimin ne veprim. Industria hi-tech eshte nje industri produktive dhe bashke me disa industri te tjera te projektuara si energjitika, industria e turizmit, dhe agrobiznesi do te perbenin kater shtyllat ku do te mbahej fort ekonomia e vendit dhe do te balanconte lekundjet dhe deficitet e saj per te ecur perpara. Gjithashtu, industria e teknologjise se larte eshte gjithashtu edhe e paster ambjentalisht. Duke pasur parasysh gjithe faktoret pozitive te mesiperm e duke projektuar te ardhmen afatgjate te ekonomise globale ku edhe industrite tradicionale do te jene te detyruara te perdorin pajisje te prodhuara nga industria hi-tech per te rritur produktivitetin e tyre, pritet pra qe kjo industri te jete industria e domosdoshme e se ardhmes. Por eshte me rendesi te jashtezakonshme fillimi i shpejte i planeve serioze me qellim qe te mos kemi nje shans tjeter te humbur per ekonomine e Shqiperise, ashtu si e pesuam me industrine energjitike, kur investimet duhej te kishin filluar dekada me pare. Nga ky kendveshtrim duket se jemi me fat qe eshte Partia Demokratike, fituesja e pritshme e zgjedhjeve te 28 qershorit, ajo qe e ka ne programin e saj zhvillimin e industrise hi-tech.

* Autori eshte diplomuar ne Elektronike te Aplikuar nga Universiteti i Shangait dhe mban titullin, Master ne Administrim Biznes

kj


E ka pare ndonjehere autori fakultetin e informatikes ne Shqypni?

Nejse,

ja vlen ta provojme.

1. Duhet te nxisim absolutisht perhapjen e internetit

2. Duhet te fuqizojme absolutisht lenden e informatikes ne te gjitha shkollat

3. Duhet te fuqizojme absolutisht degen e informatikes ne universitete

Per zonat industriale jam plotesisht dakort, kuptohet.

4. Duhet te studiojme shume mire pervojen INDIANE





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1174819 sekonda, 25 pyetje