Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shkodėr, muzeu i krimeve tė komunizmit drejt finalizimit
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2009 nė 18:28 Edit Post Reply With Quote
Shkodėr, muzeu i krimeve tė komunizmit drejt finalizimit

Shkodër, muzeu i krimeve të komunizmit drejt finalizimit
ANILA DUSHI | 22/05/2009 |
SHKODER- Ndërtimi në Shkodër i muzeut të krimeve të komunizmit , duket se së shpejti do të bëhet i mundur. Shteti shqiptar ka akorduar 57 milionë lekë të reja për ndërtimin e tij dhe ka përfunduar faza e parë e projektit, ndërsa pritet të bëhet tenderi përkatës. Këtë e ka pohuar drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë Shkodër, Aida Shllaku e cila ka shtuar se së shpejti do të bëhet tenderi për fazën e parë të këtij objekti, simbol për të vrarët e e të torturuarit nëpër burgjet komuniste.

Muzeu do të përfshijë rikonstruksionin e mjediseve të ish-Degës së punëve të brendshme në Shkodër si dhe burgut i cili ndodhet në oborrin e këtij objekti. Projekti synon ruajtjen e autenticitetit të godinës ekzistuese dhe ruajtja e shkrimeve të të burgosurve politikë, që koha akoma nuk i ka zhdukur.

Ideja për ndërtimin e një muzeu të tillë në qytetin e Shkodrës, rajon ky që mban peshën më të madhe të persekutimit komunist , ka rreth 5 vite që është hedhur dhe kanë qenë të persekutuarit politikë të Shkodrës që e kanë kërkuar këtë. Por projekti në fjalë, ishte lënë në harresë nga minstria e Kulturës, ndërsa ka tre vjet që Bashkia Shkodër ka paraqitur projektin për rikonstruksionin përkatës dhe kthimin e ish-Burgut komunist dhe hetuesisë në Shkodër në një muzeum simbol të persekutimit komunist të shqiptarëve. Ambjentet e ish burgut komunist janë të amortizuara dhe ndodhen ngjitur me ndërtesën e ish degës së brendshme në Shkodër e cila tashmë i është kthyer pronarëve të mëparhëm Kolegjit Serafik të Provincës Françeskane Shqiptare. Ambjentet e ish burgut dhe selisë së sigurimit, që ndodhen në të majtë të ndërtesës janë ruajtur të paprekura nga pronarët, Kisha Françeskane, dhe i janë vënë në dispozicion bashkisë Shkodër duke shfaqur mirtimin për kthimin e këtyre ambjenteve në identitet dhe në një objekt muzeal.

Në projekt është parashikuar që kati i parë të restaurohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme siç ka qenë dhe të lihet ashtu, ndërsa kati i dytë të shërbejë si muzeum me objekte të atyre që vdiqën e vuajtën në tortura. Shkodra në vitin 1946 kishte 13 burgje , dhe më pas të gjithë futeshin tek burgu ish degës së brendshme. Shkodra si qark ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë .Ky muze do të tregojë vujatjet, tortuarat dhe ekzekutimet me e pa gjyq të qindra shkodranëve të cilët në përpjekje për të kundërshtuar regjimin komunist e ideologjinë e tij , ranë viktima të terrorit dhe dhunës komuniste.

shek


Burgu i Spacit duhet te behet muze, mendoj une





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0988111 sekonda, 25 pyetje