Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vota e emigranteve
Anton Ashta

Postuar mė 3-6-2009 nė 14:28 Edit Post Reply With Quote
Vota e emigranteve

Përballë lirisë dhe diktaturës

Written by Gazeta SOT
Wednesday, 03 June 2009 13:29
(Votat e emigrantëve, një e drejtë kushtetuese në demokraci?...)

Nga Shpëtim ZINXHIRIJA


Nga politikanë të ndryshëm apo analistë shumë herë është folur rreth kësaj çështje, por siç dihet deri më sot asnjë përpjekje serioze nuk është bërë për të drejtën e votës së emigrantëve. Pushteti i sotëm ashtu si edhe i mëparshmi bëjnë sikur harrojnë se “Votimi” është një e drejtë, por edhe një detyrim i çdo qytetari të ndërgjegjësuar kudo ndodhur. Është detyrë e mbarë politikës shqiptare e qeverisë aktuale që t’u japë mundësi emigrantëve të kudo ndodhur për të votuar. Është demokracia që u jep këtë të drejtë, duke shfuqizuar çdo padrejtësi në mohimin e të drejtave politike. Pushteti nuk është shteti...
Shumë është folur në këtë drejtim se duhet apo jo që të votojnë emigrantët. Analistë dhe politikanë të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre duke folur për emigrantët, por në mungesë dhe pa marrë mendimin e tyre. Mohimi i pjesëmarrjes së emigrantëve në të drejtat politike përball koncepteve të disave, bëjnë të mundur që votat e emigrantëve të mos kontribuojnë progresisht për vendin e tyre. Por faktikisht politika shqiptare në mënyra të ndryshme nuk u dha mundësinë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendet ku jetojnë. Diktatura politike shqiptare ua preu bashkëqytetareve tanë edhe në këto votime mundësinë që të shprehin vullnetin politik, të zgjedhin e të dëgjohet zëri i tyre. Emigrantët tanë me kohë duheshin që të gëzonin mundësinë për të marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit, duke votuar sa herë në Shqipëri mbahen zgjedhje apo referendume. TË ZGJIDHEN DHE TË ZGJEDHIN. Pushteti i sotëm duhet të hedhë sytë përqark dhe të marrë eksperiencë nga vendet e përparuara në BE.
Të shpërndarë në 133 vende të botës, rreth 1.250.000 emigrantë shqiptarë për arsye të ndryshme emigruan vullnetarisht në vendet më të zhvilluara të një qytetërimi më të lart se vendi qe lanë. Por frika se numri i madh i emigrantëve dhe pesha vendimtare që do të kishin në rezultatin final në votime, si dhe interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre në pushtet për të manipuluar me këto vota do ishte prezentë.
Si emigrant prej 20 vjetësh besoj se emigrantët në përgjithësi janë të ndërgjegjësuar në këtë drejtim, sa të marrin pak nga koha e tyre dhe ta japin për atdheun. Mendoj se është një mesazh që ata i bëjnë politikës shqiptare dhe në veçanti qeverisë aktuale.
Asnjë parti politike nuk pati kurajon e mirëdashje që në zgjedhjet parlamentare 2009-2013, të përfshijë në listat e kandidatëve të paktën një emigrant. Kjo tregon se vendi ynë në demokracinë e sotme ndodhet përballë lirisë së kufizuar dhe diktaturës politike.
Ndarja dhe veçimi i shtetasve, mohimi i të drejtave politike të emigrantëve se këta të fundit nuk kanë të drejtë të përfaqësohen në parlamentin shqiptar, me justifikimin se janë emigrantë, tregon se politika shqiptare është kufizuar brenda një guaske. Por pushteti nuk është shteti. Shteti jemi të gjithë ne, pushteti është kalimtar. Vazhdimi i kësaj politike tregon qartë se sot emigrantët janë të detyruar që të votojnë për të tjerët, por në asnjë mënyrë për veten e tyre. Por deri kur do të vazhdoj kjo liri e kufizuar përball kësaj diktature e ethshme pushtetare?...
Emigrimi jo gjithmonë është i përhershëm. Askush nuk mund të thotë me siguri se emigrantët e sotëm nuk do të kthehen në atdhe, ashtu si nuk është e sigurtë që politika shqiptare me politikën e sotme do të fitojë besimin e humbur te rinisë shqiptare në emigracion.
Po të hedhim një sy në vendet e tjera si, Itali, Greqi, Danimarkë, Belgjikë, Austri, etj, shikojmë se emigrantëve tanë u është dhënë mundësia që të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare europiane, ndërsa vendi ynë as e ka menduar për një gjë të tillë. Vendet e tjera me vullnetin politik që mundësojnë votën e emigrantëve kanë arritur standarde të larta për sa i përket ndershmërisë së procesit votues, në një kohë ku procesin e menaxhon shërbimi civil dhe zyrtarët e qeverisë.
Jorgo Papandreu, kryetar i partisë më të madhe opozitare PASOK, në Greqi, ishte emigrant për shumë vite duke punuar si pastrues xhamash, bojaxhi etj. Po demokracia vendase nuk e ndaloi që të merrej me politike. Gjithashtu në emigracion ka qenë edhe ish kryeministri Kostas Simitis. Shqipëria duhet të dale nga mentalitetet e një vendi Ballkanik dhe të hedhë shikimin drejt Europës…
Mungesa në realizimin e zgjedhjeve të ndershme, mos pajisja me kartat e identitetit, ndikoi që për votimet e emigrantëve të mos bëhet fjalë, me justifikimin se është e parakohshme të debatohet në kushtet e konjukturës aktuale e jo më e drejta për të votuar. Me pretekstin se nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të ndershme, shumë here është folur nga politika diktatoriale se emigrantët janë të përhershëm në vendet ku jetojnë dhe se nuk kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri, për këtë gjë nuk mund të realizohej ndershmërisht votimi i tyre.
Si maxhoranca ashtu edhe opozita nuk shfaqën konkretisht ndonjë dëshirë të madhe në këtë çështje, përkundrazi u kanë kërkuar me premtime boshe vetëm votën e tyre. Qeveria greke u ka dhënë mundësi emigrantëve të saj që jetojnë në vendet e BE të votojnë në vendet e tyre . Tre parti në këtë vend kanë venë kandidat për zgjedhjet parlamentare tre emigrantë, ku ndërmjet tyre dy shtetas shqiptar dhe një nga Palestina. Konkretisht, Partia e Ekologëve të Gjelbër, surpriza e këtyre zgjedhjeve, ka përfshirë në listat edhe një emigrante nga Shqipëria, z. Eleonora Zoto, që jeton prej shumë vitesh në Selanik.

sot

Ne fakt duhet te fillohet se kush eshte emigrat ligjerisht?

Nuk eshte pyetje aq e thjeshte.

Une mendoj se vota e emigranteve duhet te jete e garantuar.
Duhet filluar me studimin sesi e kane zgjidhur vendet e tjera psh italia

Kush di me shume?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2010 nė 07:02 Edit Post Reply With Quote
A duhet të votojë Diaspora?
Armand Vincani | 25/06/2010 |

Një nga parimet bazë të funksionimit të një sistemi demokratik është padyshim ai i gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.


Për arsye që tashmë dihen e detyrimisht jo si "jashtëqitje" të kombit, hemorragjia më e madhe e vendit në kohët moderne e ka zanafillën në fillimet e viteve të përmbysjes së madhe, por që fatkeqësisht vazhdoi e vazhdon me të njëjtat ritme edhe në këto 20 vite të post-komunizmit.


Pa asnjë dyshim, emigrimi do të thotë edhe "kullim i trurit" dhe vendi ynë ka humbur jo pak nga forca profesionale e kualifikuar. Për sa kohë shteti shqiptar nuk është i interesuar në mbylljen e kësaj plage, vendi do të kthehet shumë shpejt, nëse nuk është kthyer akoma, në vendin me popullsinë më të plakur.


Në një mënyrë apo tjetër liberalizimi i shumëpritur i regjimit të vizave me komunitetin Europian do të thellojë edhe më shumë këtë hendek, pavarësisht demagogjisë së pushtetit që "mundohet" t'i paraprije këtij shqetësimi me disa nisma që objektivisht nuk mund të prodhojnë asnjë rezultat.


Në kushtet kur diaspora shqiptare zgjerohet vazhdimisht, aq sa sot ajo përbën pjesën më të madhe të kombit, është e papranueshme të vazhdohet të lihet jashtë vëmendjes e të mos i krijohen mundësitë e shprehjes për të ardhmen e vendit dhe opsionet e zhvillimit të prezantuara nga partitë politike.


Një nga format më efikase të kësaj shprehje e që i shërben demokratizimit të vazhdueshëm dhe hapjes së shoqërisë sonë është krijimi i kushteve për pjesëmarrje në votime të diasporës.


Në praninë e zhvillimeve të sotme teknologjike që kanë krijuar mundësi të pakufizuara komunikimi në hapësirë dhe kohë reale janë të gjitha oportunitetet për ta shtrirë sistemin e votimit të paktën minimalisht në ato shtete ku ka dhe grupime të ndjeshme numerike të diasporës.


Ndërsa ideja, së fundi e kryeministrit të vendit, për të ndërtuar sistemin elektronik të votimit brenda vendit duket të jetë e parakohshme dhe ishte vetëm një kovë me ujë në "zjarrin" e transparencës së zgjedhjeve të vitit të kaluar ajo është krejtësisht e mundur me grupimet e diasporës për faktin e thjeshtë se infrastruktura e teknologjisë globale të informacionit është e gatshme e do të kërkonte shpenzime të pakta shtesë.


Është e njohur se procesi i emigracionit ndan komponentët e popullsisë, por është detyra e shtetit në vendin mëmë të vendosë komunikimin dhe kontaktet.


Emigrantët shqiptarë sot jo vetëm që ushqejnë drejtpërsëdrejti kapitalin nëpërmjet remitancave të tyre, por ata më shumë se kaq mbartin kapital human, duke i kthyer në resurse të jashtëzakonshme vlere.


Synimi për tu bërë pjese integrale e Europës së bashkuar është ndërkohë edhe sfidë ndaj nocionit klasik të sovranitetit të shtetit dhe vetë konceptit të derisotëm të tij.


Shtrirja e te drejtave politike tek pjesët e popullsisë që jetojnë jashtë kufijve të shtetit i bën në fakt këta kufij më pak të kuptimtë. Shteti shqiptar duhet të jetë i interesuar t'i japë diasporës të drejtat politike, sepse një gjë e tillë është në përputhje me interesat e vendit


Studimet e ndryshme të kryera në fushat e ekonomisë, demografisë, shkencave politike dhe sociologjisë tregojnë më së miri se emigrantët kanë prirjen natyrale për të shfrytëzuar lidhjet e mundshme me vendin e tyre për të transferuar kapital njerëzor, fizik dhe investues.


Rrjetet e shumta të komunikimit të emigrantëve shqiptarë janë jo vetëm të interesuar për një transferim të tillë, por ato shërbejnë ndërkohë edhe si burim i politikës së jashtme, duke lobuar në emër të interesave të Shqipërisë. Sigurisht, shkalla dhe efektiviteti i këtyre dy të fundit varet nga predispozicioni i shtetit për të angazhuar diasporën që fatkeqësisht deri më sot është trajtuar e ndarë sipas përkatësive të menduara politike.


Për nga numri i emigrantëve krahasuar me madhësinë e popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me emigracion mjaft të madh. Janë me qindra mijëra që jetojnë sot në Greqi, Itali, SHBA, Gjermani, Zvicër, Austri, Kanada, Francë, Belgjikë pa llogaritur këtu milionat e shqiptarëve që mbeten në territoret që ju shkëputën vendit për shkak të luftërave apo copëtimit në 1913-ën.


Këta emigrantë nëpërmjet remitancave të tyre sigurojnë të paktën 10-13% të GDP-së së Shqipërisë dhe ky kontribut shërben për të financuar importet, investime në pasuritë e patundshme apo kapitalet fillestare për bizneset e vogla.


Është fakt i pamohueshëm se kontributi i emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre kalon shumë herë më tepër të ardhurat që nxirren nga sektorë të rëndësishëm si tregtia apo turizmi. Për këtë arsye burimet financiare të diasporës konsiderohen nga institucionet financiare të botës si "vija e jetës" për ekonominë tonë të varfër.


Duke pasur këtë rol të ndjeshëm në ekonominë shqiptare, emigrantët duhet të kenë të drejtën absolute të pjesëmarrjes në aktivitetin politik e shoqëror të vendit njëlloj si bashkëkombësit e tyre që jetojnë brenda kufijve fizike. Ata duhet të kenë të drejtën të shprehin preferencat e tyre në zgjedhjet për qeverisjen në të gjitha nivelet.


Eksperienca tregon më së miri se emigrantët shqiptarë në shumicën dërrmuese të tyre vlerësohen në shkallën më optimale të inteligjencës, krijimtarisë dhe përkushtimit ndaj punës. Shqipëria ka nevojë për trurin e tyre në rrugën e gjatë të zhvillimit e prosperitetit.


Shoqëria shqiptare sot është tejet e polarizuar dhe kjo kryesisht për shkak të izolimit të gjatë, "ushqimit" të përditshëm ideologjik, interesave të elitave politike për ta mbajtur elektoratin në gjendje "alarmi" e shumë shkaqeve të tjera që gjithkush i di.


Rezultati më i dukshëm i këtij polarizimi manifestohet qartazi në rezultatet e të gjitha votimeve, ku dy grupimet kryesore politike pothuaj e kanë ndarë në dysh edhe elektoratin.


Ajo çka në mënyrë të dukshme i ka munguar votimeve tona është pikërisht shtresa e votuesve të pavarur. Në vendet me një demokraci të hershme, kjo kategori votuesish shpesh ka përcaktuar se cila forcë apo kandidat do të marrë drejtimin e vendit. Kjo ka çuar edhe në uljen e polarizimit, si dhe në një shpërndarje me uniformë të votave në të gjitha spektrat politikë.


Votuesit e pavarur janë më larg partizanllëkut politik dhe kanë prirjen për tu fokusuar më mirë në thelbin e programeve, ideve e konkurrencës profesionale të ofruar se sa të jenë të ekspozuar ndaj afilacionit partiak. Një rol të tillë pak a shumë të ngjashëm mund të luajë edhe diaspora shqiptare.


Duke qenë larg ndikimeve individuale, pak të interesuar se cila forcë ka pushtetin, por shumë të ndjeshëm ndaj rrugës që po ndjek vendi dhe shkallës së përparimit të demokracisë, ajo mund të jetë mjaft objektive e të shërbejë si katalizator i zhvillimeve pozitive e realizimin e procesit zgjedhor.


Dhënia diasporës e së drejtës së votimit nuk është diçka e re që do të nevojitet të eksperimentohet në Shqipëri.


Janë shumë vende në botë që lejojnë votimin e jashtëm për shtetasit e tyre që jetojnë jashtë. Kështu, shtete të tilla si Belgjika, Çekia, Gjermania, Greqia, India, Japonia, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Anglia, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Argjentina e shumë e shumë shtete të tjera lejojnë votimin e diasporës në zgjedhjet e legjislativit apo ato presidenciale.


T'u mohosh sot emigrantëve të drejtën e votës do të thotë t'u mohosh të drejtën me sublime atyre që e ruajtën e vazhdojnë ta ruajnë vendin nga kolapsi total ekonomik, duke sakrifikuar aq shumë në një botë ku konkurrenca është mjaft e ashpër dhe mbijetesa nuk është e lehtë. Partitë politike shqiptare duhet të kuptojnë se e drejta e votës nuk është privilegj, por është e drejtë që buron nga liritë e të drejtat themelore, si dhe kushtetuta.


Nuk është e tepërt aspak e drejta që diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në parlament. Vetëm kështu do të mundemi të përfaqësohemi kudo që jemi si një komb e më të njëjtat interesa.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0936611 sekonda, 26 pyetje