Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Operatori i katėrt celular
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2009 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Operatori i katėrt celular

Operatori i katërt celular, PTK brenda javës duhet të paguajë 7.2 milion euro

Brenda kësaj jave, Bashkimi i Ofertuesve përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 7.200.000 (shtatë milion e dyqind mijë) euro pas shpalljes fituese si kompania e katërt celulare në treg. Sipas burimeve zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, Bashkimit të Ofertuesve përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës, sh.a, i është dërguar njoftimi i fituesit për licensën e operatorit të katërt GSM me kusht që brenda 7 ditëve, (nga marrja e njoftimit) të likuidojë, në llogari të buxhetit të shtetit, pagesën në shumën 7.200.000 (shtatë milion e dyqind mijë) euro. Ndërkohë, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, i ka kërkuar AKEP-it, të bëjë transparente për publikun, nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të këtij institucioni, në kohë reale të gjithë komunikimet dhe/apo procedurat eventuale të kryera, në lidhje me përgjegjësi specifike për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave e GSM dhe GSM 1800, Bashkimit të Ofertuesve, përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës, sh.a, sipas procedurës "Tender i hapur ndërkombëtar", e datës 20.2.2009", bënë të ditur burime zyrtare të MPPTT-së. Ndërkohë AKEP, në datë 31 maj i ka dërguar një letër Bashkimit të Ofertuesve, përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës Sh.a, ku e informon se oferta e paraqitur me vlerë prej 7 200 000 (shtatë milion e dyqind mijë) Euro, është përcaktuar si oferta fituese dhe se brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së këtij njoftimi duhet të kryejë pagesën. Në tenderin e zhvilluar në muajin shkurt për shitjen e operatorit të katërt celular morën pjesë vetëm dy kompani, që ishin Univers PG me 5 milion euro dhe PTK e Kosovës me 7.2 milion euro, subjekt i cili mori edhe miratimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Konkurenca mes tre operatorëve të tjerë celularë, AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile, ka çuar në uljen e çmimeve të bisedave dhe tarifave të këtyre operatorëve në përgjithësi.

ATSH





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:10 Edit Post Reply With Quote
Skandali i rradhes ne RSH!

Ku mbeti ky i katerti?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
TIRANE - Shqipëria përgatitet të ketë shërbimin e operatorit të katërt celular, në një treg që llogarit 3.3 milionë banorë. Sipas kontratës me kompaninë fituese, celulari i 4-rt, duhet të kishte nisur operimin në muajin tetor, por shkaqet teknike sollën shtyrjen.
Sipas Ministrit të Shtetit, që mbulon telekomunikacionet, Genc Pollo, operatori i ri do të hyjë në treg brenda pjesës së parë të vitit 2010.
Futja në treg parashikon të sjellë ulje të tarifave për bisedat celulare, të cilat në tre vitet e fundit janë reduktuar me rreth 20 për qind. Sipas Ministrit, 34.4% është rritja ekonomike gjatë tremujorit të fundit në sektorin e telekomunikacionit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Me futjen e një operatori të katërt gjatë, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në këtë treg ekonomik”, tha Pollo.
Në fushën e telekomunikacionit, të tjera shërbime të reja do të jenë teknologjia 3G për navigimin në internet dhe mbartja e të njëjtit numër nga klienti edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare. (Lajmifundit)


Te shofim





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
Ne internet as gjurma me e vogel nuk i gjendet, as faqe interneti nuk kane?!

Per kaq budallenj na bejne keta delet?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
PTK, operatori i katert celular ne Shqiperi
Publikuar më E Merkure, 22 Prill 2009

Komisioni kuvendor per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin miratoi sot ne mbremje projektin per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare ne Shqiperi Poste Telekomunikacionit te Kosoves, ne perberje te se ciles jane Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution dhe ACI Engineering shpk.

Projekti ne fjale synon t'i jape ne perdorim PTK per 15 vjet frekuencen e 4-t ketij konsorciumi, qe do te sjelle nje fryme te re te liberalizimit te tarifave ne sistemin e telefonise se levizshme celulare ne vendin tone si dhe do t'i hape rruge konkurrences se lire ne kete sektor.

Ne relacionin bashkangjitur ketij projekti theksohet se bashkimi i ofertuesve te perfaqesuar nga PTK paraqiti oferten prej 7.2 milion euro. Perfaqesues te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, te pranishem gjate diskutimit te ketij projekti ne komisionin kuvendor, u shprehen se PTK i ploteson te gjitha kriteret dhe konsorciumi i shpallur fitues jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile, duke e argumentuar kete me uljen e cmimit te telefonise se levizshme ne tregun vendas. Projekti ne fjale u miratua nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin pa votat e opozites.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Celularët, nga janari mund të ndërrosh kompaninë, por jo kartën
14/10/2009 Kompanitë do të nisin zbatimin e praktikës së portabilitetit të numrave

Të gjitha kompanitë celulare prej janarit 2010 do të nisin të ofrojnë shërbimin e ndërrimit të kompanisë duke mbajtur të njëjtën kartë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur të gjitha specifikimet teknike dhe rregullat apo limitet tarifore që do të lidhen me këtë shërbim. Sipas drejtuesve të AKEP-it, ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë së portabilitetit të numrave do të jetë një nga zgjidhjet më të domosdoshme dhe më efikase në këtë treg. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të arrijë një nga standardet që vendet perëndimore e kanë arritur shumë kohë më parë, që nënkupton se kartat SIM do të konsiderohen si “pronë publike”, ndërsa kompanitë celulare do të ofrojnë thjesht shërbimin dhe do të konkurrojnë vetëm nëpërmjet tarifave. Zbatimi i parimit të portabilitetit të numrave celularë në vendet ku është praktikuar ka dhënë efekte në rritjen e konkurrencës mes kompanive celulare. Tanimë ky parim konsiderohet si jetik për harmoninë e tregut të telefonisë së lëvizshme. Shërbimi i ndërrimit të kompanisë do të jetë kundrejt një pagese jo shumë të lartë, e cila do të jetë standarde dhe do të shpallet paraprakisht nga kompanitë duke e njoftuar klientin nëse aplikon për ndërrimin e këtij shërbimi. Arbitër i këtij procesi do të jetë AKEP-i, ndërsa kompanitë tashmë do të duhet të investojnë në teknologji shtesë për të siguruar aparaturat e posaçme që e mundësojnë këtë shërbim. Megjithatë, për kompanitë celulare do të ketë dy mundësi për ofrimin e këtij shërbimi, ku sipas rastit kompanitë do të zgjedhin njërën prej tyre medoemos. Në sektorin e telefonisë celulare janë lëshuar katër autorizime individuale që më parë quheshin licenca “AMC, sh.a”, “Vodafone Albania, sh.a”, “Eagle Mobile, sh.a”, “Mobile 4 Al sh.a”. Operatori “Mobile 4 Al” është operatori i katërt celular GSM, të cilit iu akordua autorizimi individual nga AKEP-ja më datë 26.06.2009.

me se fundi ju gjet emri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
VENDIMI i AKEP-it, celularët, në janar nis zbatimin praktika e portabilitetit të numrave


Nëse ke një numër telefoni të kompanisë “06X” dhe dëshiron të pajtohesh te kompania “06Y”, atëherë nuk është më nevoja të ndërrosh kartën SIM, por të gjitha kompanitë celulare, që prej janarit 2010 do të nisin të ofrojnë këtë shërbim (ndërrimin e kompanisë duke mbajtur të njëjtën kartë), së bashku me udhëzimet e detajuara mbi mënyrën se si do të funksionojë. Ka qenë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP-i), institucioni që ka shpallur së fundi të gjitha specifikimet teknike dhe rregullat apo limitet tarifore që do të lidhen me këtë shërbim. Sipas AKEP-it, ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë së portabilitetit të numrave do të jetë një nga zgjidhjet më të domosdoshme dhe më efikase në këtë treg. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të arrijë një nga standardet që vendet perëndimore e kanë arritur shumë kohë më parë, që nënkupton se kartat SIM do të konsiderohen si “pronë publike”, ndërsa kompanitë celulare do të ofrojnë thjesht shërbimin dhe do të konkurrojnë vetëm nëpërmjet tarifave.
Lehtësitë
Zbatimi i parimit të portabilitetit të numrave celularë në vendet ku është praktikuar ka dhënë efekte në rritjen e konkurrencës mes kompanive celulare. Tanimë ky parim konsiderohet si jetik për harmoninë e tregut të telefonisë së lëvizshme. Shërbimi i ndërrimit të kompanisë do të jetë kundrejt një pagese jo shumë të lartë, e cila do të jetë standarde dhe do të shpallet paraprakisht nga kompanitë duke e njoftuar klientin nëse aplikon për ndërrimin e këtij shërbimi. Arbitër i këtij procesi do të jetë AKEP-i, ndërsa kompanitë tashmë do të duhet të investojnë në teknologji shtesë për të siguruar aparaturat e posaçme që e mundësojnë këtë shërbim. Megjithatë, për kompanitë celulare do të ketë dy mundësi për ofrimin e këtij shërbimi, ku sipas rastit kompanitë do të zgjedhin njërën prej tyre me doemos.
Kompanitë
Në sektorin e telefonisë celulare janë lëshuar katër autorizime individuale që më parë quheshin licenca: “AMC, sh.a”, “Vodafone Albania, sh.a”, “Eagle Mobile, sh.a”, “Mobile 4 Al sh.a”. Operatori “Mobile 4 Al” është operatori i katërt celular GSM, të cilit i akordua autorizimi individual nga AKEP-ja më datë 26.06.2009. Operatori “AMC” është licencuar si operator publik kombëtar i telefonisë celulare në vitin 1996 dhe ka funksionuar si kompani shtetërore deri në shtator të vitit 2000, kur u krye privatizimi i 85 për qind të aksioneve, pjesë e cila u ble nga “Cosmote Group”, operatori celular në Greqi, që është vetë pjesë e grupit OTE, operatorit të telefonisë fikse në Greqi. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zotëroi rreth 12.6 për qind të aksioneve të “AMC, sh.a”, deri në vitin 2008, kur u krye dhe shitja e kësaj pjese “Cosmote Group”. Afërsisht 2.4 për qind të aksioneve zotërohen nga aksionerë të vegjël (punonjës të “AMC-së” në kohën e privatizimit). Operatori “Vodafone Albania” është licencuar si operatori i dytë kombëtar i shërbimit celular “GSM” në Shqipëri më 9 qershor 2001. “Vodafone International Holding” zotëron 51 për qind të kapitalit të “Vodafone Albania”, ndërsa “Vodafone Panafon International Holdings” zotëron 49 për qind të aksioneve. Kjo e fundit zotërohet në mënyrë direkte dhe indirekte në 99,4 për qind nga “Vodafone Group”. Më 3 gusht 2001 “Vodafone Albania” filloi ofrimin e shërbimeve të saj GSM në Shqipëri. Operatori “Eagle Mobile” është licencuar si operatori i tretë kombëtar i shërbimit celular “GSM” në Shqipëri më 1 mars 2004. Licenca i është dhënë Albtelekomit si pjesë e paketës së privatizimit të kësaj kompanie, proces që përfundoi në vitin 2007. Operatori “Eagle Mobile” filloi ofrimin e shërbimeve celulare në mars 2008.

Raporti: Shqipëria ka intensitet të lartë të përdoruesve të celularëve

Zhvillimi i telefonisë celulare në vendin tonë po ecën me hapa shumë të shpejtë, paralel me zhvillimet e vrullshme të kësaj teknologjie të përparuar. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të raportit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që merret me monitorimin e këtij tregu në vend, nga ku shihet një rritje shumë e lartë e përdoruesve të telefonisë celulare. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2008 numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në 2 964 473 përdorues, e cila përbën një rritje të ndjeshme me 27.6 për qind apo 642 mijë përdorues më shumë krahasuar me fundvitin 2007. Rritjen e ndjeshme të përdoruesve të kësaj telefonie raporti ia dedikon edhe futjes në treg të operatorit më të ri “Eagle Mobile”, që hyri në treg në mars 2008, duke rritur numrin e përdoruesve me afërsisht 260 mijë përdorues në fund të vitit 2008. Megjithatë, rritje në krahasim me vitin 2007 kanë pasur edhe dy operatorët e tjerë të telefonisë së lëvizshme kompanisë “AMC” dhe “Vodafone”, që respektivisht kanë një rritje në numrin e përdoruesve me 16.8 për qind dhe 16.3 për qind, apo me 200 mijë dhe 183 mijë përdorues. Sipas specialistëve të këtij autoriteti, në momentin kohor të hyrjes në treg të “Eagle Mobile”, tregu celular kishte arritur në afërsisht 2.3 milionë përdorues, apo mbi 70 për qind penetrim.

Procedura, si do të kryhet portabiliteti i numrave.
1. Kërkuesi i bartjes të numrit duhet të ketë një marrëveshje të vlefshme me operatorin prej të cilit kërkon të bartë (operatorin dhënës) për dhënien e shërbimeve të telekomunikacionit telefonik me anë të numrave të parashikuar nga kjo kërkesë.
2. Kërkuesi i bartjes nuk duhet të ketë kërkesa të tjera në progres për bartjen e numrit.
3. Operatori që do të ofrojë shërbimin telefonik mbasi numri është bartur (operatori marrës) duhet të iniciojë procesin për të njoftuar operatorin dhënës. Operatori dhënës është përgjegjës për të ndërmarrë të gjithë hapat për të mbyllur marrëdhënien kontraktuale ndërmjet kërkuesit dhe operatorit dhënës për numrin/numrat për të cilët është kërkuar bartja. Operatori marrës duhet të jetë përgjegjës përballë kërkuesit në lidhje me plotësimin e bartjes.
4. Kontrata me operatorin dhënës duhet të përfundojë në datën kur bartja është kryer me sukses.
5. Kontrata ndërmjet kërkuesit dhe operatorit dhënës duhet të mbarohet nën termat e dhënë në kontratën respektive. Bartja e numrit/numrave nuk duhet të sjellë paragjykim tek obligimet e nënshkruesit dhe të operatorit dhënës të paraqitura në kontratën që mbyllet, të lindura dhe të pambaruara para terminimit. Në rast të shërbimeve telefonike të dhëna ndërmjet kartave parapaguese, kërkuesi nuk duhet të jetë në gjendje të marrë kreditin e disponueshëm në datën e bartjes.
6. Mbas bartjes, kërkuesi duhet të mbajë numrin, kur shërbimi duhet të jepet
nga (emri i operatorit marrës) në bazë të një kontrate për dhënien e shërbimeve telefonike të mbyllur ndërmjet operatorit marrës dhe kërkues.


7 Tetor 2009

albania





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
V E N D O S I :
1. Të pranojë kërkesën e sipërmarrësit “MOBIL 4 AL” Sh.a., për ndryshimin e Autorizimit Individual lidhur me afatin e implementimit të rrjetit GSM.
2. Afati i përcaktuar në pikën 3 të VKD Nr. 745 dhe pikën 3 të Aneksit 1 të Autorizimit Individual të miratuar sipas këtij vendimi, për fillimin e ofrimit të shërbimit të telefonisë së lëvizshme sipas standardit GSM për publikun, nëpërmjet rrjetit të vet, ndryshon dhe bëhet deri më datë 08.07.2010.
Ky vendim hyn në fuqi datën e miratimit të tij.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-8-2010 nė 05:55 Edit Post Reply With Quote
http://www.plus.al/

wow

paskan bere faqen, HIC.

Kaloi muaji e prape nuk kane dale ne treg.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-8-2010 nė 06:00 Edit Post Reply With Quote
Celulari i 4-t kalon pa procedurë!
22 April 2009


Skandali - Projektligji për celularin e katërt kalon në Kuvend pa procedurë. Pa praninë e opozitës, mazhoranca mbledh Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Celulari i katërt zgjeron rrethin e skandalit. Pas skandalit të dhënies pa tender të frekuencës se katërt të telefonisë celulare, mazhoranca bën një tjetër hap të gabuar, atë të futjes për diskutim të projektligjit në Kuvend jashtë të gjitha procedurave të caktuara dhe në kundërshtim me rregulloren. Pa praninë e opozitës, mazhoranca ka vendosur të mbledhë Komisionin kuvendor të Veprimtarisë Prodhuese, për ta kaluar projektin për dhënien ne përdorim të operatorit të katërt të telefonisë celulare, një bashkim ofertuesish të përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës, në përbërje të së cilës janë Union Grup, Infosoft System, Albania Drink Distribution, si dhe ACi Engineering sh.p.k. Jashtë kalendarit të punimeve dhe, në shkelje të hapur të rregullores, shumica në pushtet i ka kapërcyer të gjitha procedurat dhe e ka çuar atë për miratim në komisionin përgjegjës. Rregullorja e Kuvendit parashikon që një projektligj futet një herë në kalendarin e punimeve, më pas miratohet nga Kuvendi dhe pastaj kalon për miratim në komisione. Projekti mbërriti në Kuvend vetëm ditën e premte, më 17 prill, çka do të thotë se ka hyrë në procedura në një kohë rekord.
Skandali bën fjalë për një tender të dështuar, por që qeveria, në vend që të caktonte një datë tjetër tenderi, e anashkaloi atë, duke e formuluar në formën e një projektligji. Projekti në fjalë synon t’ia japë në përdorim për 15 vjet frekuencën e katërt këtij konsorciumi, i cili, për parregullsi në tender, nuk kaloi, por edhe u kundërshtua nga ERT-ja. Në relacionin e bashkangjitur, qeveria madje i kërkon Kuvendit të vlerësojë shkaqet për këtë zgjidhje, duke krahasuar te to vlerën e vënë në dispozicion nga Universal PG prej 5 milionë eurosh dhe atë të bashkimit të ofertuesve, të përfaqësuar nga PTK prej 7,2 milionë eurosh, duke anashkaluar faktin qe Universal PG u skualifikua nga gara për parregullsi në dokumentacion. Madje, qeveria argumenton se konsorciumi i shpallur fitues jep ofertën më të mirë për tarifën e bisedës së telefonisë mobile, duke e justifikuar atë me uljen e çmimit të telefonisë së lëvizshme në tregun vendas.

Ditët e shkuara: Qeveria detyron Kuvendin të shpallë patjetër fitues bashkimin e investitorëve të kryesuar nga PTK. Shmanget tenderi, qeveria urdhëron: “Celulari i 4-t t’u jepet kosovarëve!” Argumentet: “Te ne s’investon njeri. Në ekonomi, vonesat shkaktojnë humbje. Kemi interesa politike e kombëtare”. Bashkimi i investitorëve të kryesuar nga Post-Telekomunikacioni i Kosovës, duhet të jetë me çdo kusht fituesi i licencës për celularin e katërt në vendin tonë. Një urdhër i tillë i ka mbërritur Kuvendit nga ana e Këshillit të Ministrave, firmosur nga ministri Olldashi dhe vetë Kryeministri Berisha. I hartuar si një projektligj, ai shmang procesin e tenderimit të hapur ndërkombëtar, që u caktua si forma për dhënien e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, në të cilat përfshihej edhe licenca e katërt celulare në Shqipëri. Ka qenë vetë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili në muajin shkurt të këtij viti, e shtyu tenderin për fitimin e kësaj frekuence, për shkak të mungesës së ofertave. Por, qeveria duket se e shmangu këtë formë ligjore dhe vendosi ta bëjë me prokurim të drejtpërdrejtë, përmes një ligji të posaçëm dërguar për miratim Kuvendit, me anë të të cilit e detyron këtë institucion që t’ia japë këto frekuenca të preferuarve të saj. Ka qenë ndoshta dështimi i tenderit në fjalë, i cili e ka imponuar qeverinë të marrë një vendim për t’ia dhënë celularin e 4-t bashkimit të investitorëve shqiptarë, të përfaqësuar nga PTK e Kosovës. Por, ajo që nuk kuptohet ende mirë, është fakti se përse kjo kërkohet që të bëhet me procedura të përshpejtuara, pa pritur rezultatin e tenderimit, duke respektuar afatet ligjore të ripërsëritjes së tij. Nga ana tjetër, argumentet që qeveria jep në relacionin e këtij projektligji janë të pajustifikueshme dhe nuk shpjegojnë realisht se përse pikërisht ky bashkim investitorësh duhet të jetë përfituesi i frekuencave në fjalë. Mes rreshtave të tyre, ajo bie në kundërshtim edhe me veten, kur pohon se “Shqipëria është një treg modest dhe nuk mund të pretendojë në kushtet e krizës ekonomike, që të presë një rritje fluksi investitorësh strategjikë”. Kjo deklaratë bie ndesh me pohimet e vazhdueshme të qeverisë se vendi ynë gjatë viteve të drejtimit të saj ka qenë përherë i tërhequr nga investitorët e huaj strategjikë. Kjo gjë është vënë në dukje sidomos muajt e fundit, pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, kur thuhet se kjo ka shtuar edhe më shumë interesin e tyre për të hedhur paratë e tyre në Shqipëri.

Raportimi - Gazeta “Libertas” publikoi e para lajmin mbi një ortakëri serbo-kosovare, e cila po shfaqej si e interesuar për celularin e 4-t shqiptar. Ajo raportoi se milionat e Postë Telekomunikacionit të Kosovës, do të investohen në një konsorcium me “Delta Holding”, në pronësi të miliarderit serb Miroslav Mishkoviç. Duke nënkuptuar se celulari i katërt shqiptar ka mundësi të bjerë në duart e një kompanie, që shfaqet si kosovare, por që mund të fshehë pas saj ortakë të fuqishëm serbë. Duke iu referuar edhe mediave të huaja, mbi këtë çështje, “Libertas” raportoi se ndërmjetës i kësaj sipërmarrjeje sekrete ka qenë Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ai citohet të jetë parë duke dalë nga një takim me biznesmenë shqiptarë. Këto takime të Kryeministrit kosovar janë komentuar si të realizuara në një kohë kur po flitet në qarqe mjaft të rezervuara se milionat e PTK-së (Postë Telekomunikacioneve Kosovare), e cila qëndron pas “Vala”-s, që garon për operatorin e 4-t GSM, mund të futen në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme.

Argumentimi absurd i qeverisë: Urdhërimi ndaj Kuvendit komentohet si një e drejtë ligjore e ekzekutivit. “Këshilli i Ministrave udhëheq politikat e brendshme të vendit”. Ndërhyrja e qeverisë në rezultatin e tenderit për dhënien e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, konsiderohet prej saj si një gjë më se normale, nisur nga argumenti se ajo zotëron kompetencat për të udhëhequr gjithë politikat e brendshme të vendit. “Eshtë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Këshillit të Ministrave, si pushteti që udhëheq politikën e përgjithshme në vend, që të ndërhyjë dhe t’i kërkojë Kuvendit mbështetje për realizimin e një procesi konkret në fushën e telefonisë celulare”, është argumentimi që qeveria jep për këtë kapërcim kompetencash. Sipas saj, pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë prioritet gjatë ushtrimit të përgjegjësive ligjore që konsumatori të përfitojë shërbime me çmime më konkurruese. “Për çështje të interesit publik dhe angazhimeve politike, përfshi interesat kombëtare, gjykohet se oferta e paraqitur nga ky bashkim ofertuesish, është një instrument i përshtatshëm për të siguruar “rrugë të reja komunikimi”, tarifa me kosto të lirë në shërbimin celular vendas dhe atë të Kosovës”, thuhet më tej në relacionin e qeverisë, në të cilin kërkon të argumentojë se përse arrin që të japë urdhrin mbi shpalljen e fituesit që ajo parapëlqen për celularin e katërt në vendin tonë. Ndër të tjera, ajo pohon se “ndërhyrja e Këshillit të Ministrave ndaj Kuvendit për t’ia dhënë frekuencat këtij bashkimi ofertuesish, nuk deformon tregun vendas”.

Bashkimi i investitorëve:

Kompania, Përfaqësuesi
PTK e Kosovës, Shkëlzen Cakaj

“Union Group” shpk, Niko Leka
“Alb.Drink Distr.”, Agim Zeqo
“Euromax”, Saimir Mane
“Aci Engineering”, Petraq Shomo
“Infosoft Systems”, Grigor Joti

Arsyet: Qeveria: Pse zgjedh këtë ofertë?

Në listën e argumenteve të saj përse zgjedh bashkimin e investitorëve kosovarë dhe atyre shqiptarë për t’u dhënë licencën e celularit të katërt në Shqipëri, qeveria përmend para së gjithash atë të çmimit të lartë që ata ofrojnë për blerjen e frekuencave përkatëse. “Oferta e paraqitur nga ky bashkim ofertuesish, kundrejt çmimit që ka vendosur shteti, me 5 milionë euro, është i favorshëm sepse ata japin 7 milionë euro, pra ka një rritje me 45%. Ndërkaq, ajo qëndron më lart edhe se oferta tjetër prej 5 milionë euro që paraqiti konkurruesi”, thuhet në projektligjin e qeverisë. Më pas, shtohet edhe argumenti tjetër se “oferta e këtij bashkimi ofertuesish sa i përket treguesit të “Tarifave të shportës së shërbimeve”, paraqitet me leverdi për konsumatorin me kontratë dhe implementimi i saj siguron ndryshimin e realitetit, sa u përket tarifave të telefonisë celulare”. Më pas, shton se “në kushtet e krizës ekonomike, vendi nuk mund të presë një rritje fluksi investitorësh strategjikë të interesuar për këtë shërbim në një treg modest si vendi ynë, përfshi gjithë masat që mund të marri vendi, qoftë edhe uljen e tarifës nën 5 milionë euro”. Duke shtuar në fund edhe një thënie të çuditshme, të përdorur si argument se “në ekonomi, vonesat shkaktojnë gjithmonë humbje”.

Çmimi i blerjes së frekuencave, 7.2 milionë euro

Qeveria pranon që t’i japë bashkimit të investitorëve, të përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës, dhënien e së drejtës së përdorimit për 15 vjet në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, kundrejt çmimit 7.2 milionë euro. Nga ana e tyre, këta investitorë premtojnë ta bëjnë efecient rrjetin në parametrat e mbulimit të 95% të popullsisë dhe 85% të territorit. Në relacion thuhet se ky projektligj është një nismë e qeverisë drejtuar Kuvendit, e cila synon që brenda afatit të 6-9 muajve nga implementimi i tij (pa humbur kohë në të tjera procedura administrative burokratike), të vijojë të japë një ndihmesë të rëndësishme në liberalizimin e tregut të telefonisë celulare në vend. “Procedurat e tenderit të hapur ndërkombëtar nuk rezultuan të suksesshme dhe prandaj AKEP caktoi një datë të re konkurrimi. Të ndodhur në këtë situatë, kur kanë përfunduar afatet procedurale për ankimim të vendimit të KVO dhe procesi ”de facto” mund të konsiderohet i mbyllur, tashmë autoritetet shtetërore duhet të përcaktojnë skemën e veprimit që duhet të ndjekin. Një nismë e ligjshme veprimi që i intereson publikut është dhënia e kësaj frekuence bashkimit të ofertuesve, të përfaqësuar nga “Postë-Telekomunikacioni i Kosovës” sh.a”, sqaron qeveria pozicionin e saj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3187609 sekonda, 34 pyetje