Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: PDI PDU me se fundi nje bashkim!
Anton Ashta

Postuar mė 29-8-2009 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
PDI PDU me se fundi nje bashkim!

PDI, si nje SH.A e madhe

E Marte, 25 Gusht 2009

Amos Dojaka*

Tanime Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte bere nje parti parlamentare. Dikush nga ne do te marre pjese kater vjetet e ardhshem ne parlament dhe do te mbroje atje ceshtjen tone kombetare. Sot Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte nje parti e rendesishme e panorames politike; kete e tregon interesimi i shoqerise shqiptare, i politikes dhe i mediave qe ndjekin me vemendje zhvillimet ne partine tone.

Kush i ka meritat ne kete sukses? Si duhet administruar ai, qe te mos humbim kete moment historik dhe ta realizojme aspiraten e prinderve tane, e gjysherve tane, amanetet e tyre? Jemi ne nje udhekryq! Do te biem ne gabimet e partive te vogla qe mbeten te tilla, apo u zhduken, duke ndjekur verberisht interesat e kryetareve? Do t'ia leme fatin e kesaj ceshtje ne dore nje individi, apo te gjithe komunitetit cam dhe miqve te tij si ne nje shoqeri aksionere? Nese ne do te funksionojme si nje shoqeri aksionere e te gjithe komunitetit, te gjithe atyre qe e kane te shenjte ceshtjen tone, sepse ceshtja came del pertej kufijve te nje krahine, atehere ne do te rritemi. Dhe do te realizojme objektivat tona kombetare. Ne nuk jemi me shoqate miqsh, e kusherinjsh, por nje parti parlamentare.

Pas nje heshtje dy vjecare, me shqetesimin e se ardhshmes, pas mbledhjes se deshtuar te kryesise se partise, vendosa qe te perfshihem ne debatin qe ka lindur brenda PDI-se. Partia jone eshte e te gjitheve, jo e nje administratori te veteemeruar ne nje kongres me nje kandidat te vetem qe dhe Enver Hoxha do ta kishte zili. Nuk kisha folur deri tani per te mos shtuar percarjen brenda PDI-se, si ne parti te tjera shqiptare apo ballkanike. Por ne nje moment kyc si ky, kur kryetari do te privatizoje kete fitore historike, nuk mund te heshtja. Dhe ja si i mendoj une arsyet e suksesit tone (jo te kryetarit), dhe si duhet ta cojme ate me lart!

Analiza e suksesit tone dhe deshtimit te kryetarit

Suksesi qe kemi arritur i detyrohet te gjithe atyre shqiptareve qe na votuan, came dhe jo came ne te gjithe Shqiperine. I detyrohet te gjithe atyre qe u mobilizuan ne te gjithe territorin: qe sakrifikuan kohe, energji, para, ne sherbim te fitores se perbashket. Ketu merita kryesore i takon padyshim dy deputeteve tane, Dashamir Tahirit, dhe Nimet Musait, dy djemve te shquar te Camerise qe se bashku moren me shume vota se kurre me pare ne qarqet ku garuan. Ata moren ne dy qarqe mbi 10 mije vota nga 14 mije qe mori PDI-ja ne gjithe republiken. E quaj deputet Nimetin, pavaresisht se fale lobimit te dobet te kryetarit tone u humben 5000 vota te marra ne qarkun e Fierit. Dashamiri, nje biznesmen i suksesshem, i respektuar ne komunitetin vlonjat, mori jo thjesht vota camesh, por dhe bashkeqytetaresh qe e vleresojne per integritetin e tij.

Ky sukses i detyrohet ndergjegjesimit te gjithe komunitetit nepermjet aktiviteteve te shumta nderkombetare, mbajtjes se hapur te ceshtjes sone ne media me ndihmen e miqve te shumte, came dhe jo came, miqve te PDI-se dhe jashte PDI-se qe e kuptojne se pa zgjidhjen e ceshtjes came nuk ka zgjidhje perfundimtare te ceshtjes shqiptare. I detyrohet pse jo dhe mikut tone Shpetim Idrizi, qe megjithese brenda nje partie tjeter e ka perfaqesuar kete ceshtje me kuraje dhe force ne parlament dhe jashte tij.

Kjo arritje e madhe nuk eshte merite e nje kryetari anadollak dhe obskurantist qe sot pretendon te marre meritat dhe te perfshihet ne pazare personale. Nen udheheqjen e tij PDI-ja, nga 16 500 vota ne zgjedhjet e 2005, u ul ne 15 mije ne zgjedhjet e 2007, dhe 14 mije ne zgjedhjet e 2009. Ne Tirane ku banojne mbi nje milion banore dhe ku lista kryesohej nga emri i Tahir Muhedinit, PDI-ja mori vetem 1200 vota! Me pak se ne Patosin shume here me te vogel se Tirana ku PDI mori 1400 vota! Ne te gjithe qarqet, me perjashtim te Fierit dhe Vlores, PDI u tkurr ne vota, megjithese duhet te ndodhte e kunderta. PDI mund te merrte me shume nese do mbrohej vota e Fierit; nese do kishim nje paraqitje serioze te kryetarit tone ne media; nese votat tona, investimi yne nuk do shkonte majtas sic ishte rasti i fundit i votimit ne Keshillin Bashkiak te Tiranes te kryetarit te veteemeruar te partise.

Me 1200 vota te marra ne qytetin e Tiranes, kryetari kerkon me sharlatanizmin e tij te beje presion ndaj qeverise se re per te rrembyer karrige nga kjo mazhorance. Aq me keq kerkon te hedhe balte dhe mbi ata njerez qe me kurajen e tyre civile kane ngritur zerin ne parlament si vellai yne Shpetim Idrizi. Sipas informacioneve qe kam, midis Idrizit dhe Muhedinit mund te kete patur nje bisede shoqerore per angazhimin parlamentar te Idrizit ne mbrojtjen e ceshtjes came, por nuk ka as marreveshje gojore, as me shkrim. Dhe eshte e turpshme qe bisedat konfidenciale te dalin ne media. Kujt i sherben kjo bolori?

Kryetari i veteemeruar nuk ka merite ne suksesin e Dashamirit dhe Nimetit qe eshte suksesi yne. Kush nuk ka sukses, nuk ka force. Ai mund te perfaqesoje vetem veten e tij dhe jo ne. Forca eshte e atyre qe kane merite ne sukses; forca na takon ne gjithe komunitetit, dhe jo njerezve shterpe qe mundohen te kapen pas nje kocke imagjinare.

Per keto arsye i bej thirrje kryesise se partise te dale nga kjo amulli karrigesh te hamendesuara prej kryetarit dhe te gjeje forca brenda vetes per te kuptuar gjithcka ka ndodhur. Anetaret e kryesise duhet te shkojne ku eshte suksesi. Atje eshte dhe forca. Atje eshte mandati per te negociuar me PD per perfaqesimin tone dinjitoz ne qeverisje dhe per permbushjen e objektivave tona kombetare.

Nuk dua te vazhdoj te hap kutine e Pandores, per nje arsye te vetme: dua qe cdo debat te kaloje ne qetesi dhe ne maturi, virtyte te rralla te ketij komuniteti.

Beteja jone tani spostohet ne parlament ku s'na linin te hynim. Prandaj une mbeshtes fuqimisht Dashamir Tahirin dhe Shpetim Idrizin, mbrojtesit e ceshtjes came ne parlamentin e ardhshem. PDI-ja do te jete pjese e qeverisjes se djathte qe do ta kete ne axhenden e vet zgjidhjen e ceshtjes came si kurre me pare. Per fat te mire, Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe nuk mund te trajtohet njelloj si ka ndodhur deri tani.

*Ish-sekretar i Pergjithshem i PDI

Kete parti nuk e njoh.
Une parimisht jam kunder cdo partie mbi baze etnike apo fetare, por duke pare suksesin e grekerve kaq vite eshte shume mire qe PDI u fuqizua.
Sigurisht qe vetem ky kod zgjedhor ja dha mundesine te kishte kete force, por une shpresoj shume qe te kete rol pozitiv.

Ama shpresoj se te them te drejten asnje nga drejtuesit e saj nuk njihet apo te kete shkruar ndonje artikull.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-11-2010 nė 19:08 Edit Post Reply With Quote
Po PDU?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-11-2010 nė 19:10 Edit Post Reply With Quote
http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/9250





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-11-2010 nė 19:17 Edit Post Reply With Quote
http://www.pdi-al.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2011 nė 12:01 Edit Post Reply With Quote
Çamët në një parti të vetme, bashkohen PDI dhe PDU
Shekulli Online | 17/02/2011 |

Bashkohen zyrtarisht PDU dhe PDI. Në një ceremoni zyrtare është shpallur sot bashkimi i dy partive në një të vetme, PDIU. Jo pa qëllim për krijimin e kësaj partie u zgjodh një ditë simbolike si kjo e sotmja, dita e pavarësisë së Kosovës.


Ceremonia filloi me një falenderim për pjesëmarrësit dhe në veçanti për Sabri Godon, historianin Pëllumb Xhufi dhe aktoren Margarita Xhepa, si dhe Fatmir Limaj, ardhur enkas për këtë eveniment, më pas u kalua në deklaratën e bashkimit, ku u theksa vullneti i dy partive, tanimë një e vetme, dhe bindja se veprohet në interesin e komunitetit çam.


Partia e re do të quhet PDIU dhe do të përfaqësohet në Parlament nga Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Ndërkohë, Tahir Muhedini do të jetë president deri dhe Shpëtim Idrizi kryetar.


Krijimin e partisë së re e përshëndeti edhe Sabri Godo, i cili e vlerësoi këtë parti si formacioni që përfaqëson 300 mijë çamë që jetojnë në Shqipëri. Ai theksoi se dy janë detyrat e kësaj partie: "T'i bëni ballë përballjes me grekët për çështjen çame dhe të kërkohet përkrahja ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje".

Godo shtoi se "Kjo parti do të ketë një barrë të madhe përpara dhe duhet të bëjë aleanca me ato parti që jo artificialisht, por realisht përkrahin çështjen çame".

Bashkohet PDU dhe PDI duke krijuar një parti të re që do të përfaqësojë interesat e popullsisë çame, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.


Në një deklaratë të përbashkët të asambleve të dy partive, është përcaktuar se Tahir Muhedini do të jetë president nderi i kësaj partie, ndërsa Shpëtim Indrizi do të jetë kryetari i partisë.

“Me besimin se bashkimi i kontributeve do të sjellë një subjekt të ri dhe më të fortë, dy patitë vendosën të shkrihen dhe të japin jetë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ajo do të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri”, është shprehur Muhedini.

“Ky bashkim është bërë në një ditë të shënuar, atë të pavarësisë së Kosovës. Gëzuar pavarësinë e Kosovës, rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria!”, deklaroi Muhedini.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2011 nė 12:02 Edit Post Reply With Quote
Ne fakt te gjithe ne duhet te behemi anetare te kesaj partie dhe kjo parti duhet te kete gjithmone postin e ministrit te mbrojtjes ne SHQYPNI!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2060339 sekonda, 30 pyetje