Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 2 korrik 1990, miti dhe vrasja e 17-vjeēarit qė theu ambasadėn
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2010 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
2 korrik 1990, miti dhe vrasja e 17-vjeēarit qė theu ambasadėn

Nga Vladimir Karaj


Historia e Artin Bashës, 17-vjeçarit që rrëzoi komunizmin sipas mënyrës së tij dhe u kthye në hero “të harruar” të Shqipërisë

Artin Basha, i veshur me xhup meshini të zi, u kacavirr murit të Ambasadës të Republikës Federale Gjermane në Tiranë. Ishte buzëmbrëmja e 2 korrikut 1990, ora rreth 18:00, por ende s’kishte rënë mjaftueshëm muzgu që i riu të mos shihej. Një polic, H. R. thonë gazeta të kohës, mori shenjë dhe e qëlloi pas shpine. Artini ra i plagosur rëndë. Plumbi e kishte marrë në mëlçi dhe stomak. Pesha e trupit të tij e tërhoqi nga Perëndimi dhe ai ra në territorin gjerman. Kjo skenë është imagjinare. Një përshkrim i vrasjes së 17-vjeçarit që theu ambasadën, në eksodin e parë të madh të shqiptarëve që i iknin diktaturës, sipas dëshmisë të së ëmës Qerencës. Shtëpia e saj është një muze i vogël, dhjetëra foto të djemve, të të shoqit dhe nipërve. Të gjithë larg. Djali i vogël, Artini, u vra gjatë thyerjes së ambasadave në 1990, i shoqi vdiq vite më vonë me dhimbjen e humbjes së të birit që e sëmuri më shumë, djali i madh me dy fëmijët e tij jeton në Kanada bashkë me fëmijët, shumë larg dhe i thotë të ëmës se “nuk mund të kthehet në vendin ku i vranë vëllanë”.

Plagosja

Prej vitesh tani Artini buzëqesh me fytyrë fëmije, nga një foto në kornizë të artë në murin e shtëpisë së vogël në një lagje të “Kombinatit”. Ai nuk u plak asnjëherë. “Je shumë i vogël ti Artino”, i thanë, sipas Qerencës, atë ditë kombinatsit që me një kamion shpërthyen murin e ambasadës, por ai nuk e besonte këtë. E ndërsa kamioni dhe një luzmë njerëzish ishin dyndur në ambasadë dhe ajo çarje ishte mbyllur nga policia, ai kërkoi një rrugë tjetër dhe u kacavirr murit. Pas të shtënës, ai ra tëposhtë në anën tjetër. Atje ku ai donte të ishte. Një luzmë sampistësh u sulën t’i rrëmbenin trupin ende plot jetë. “Shqiptarët që ishin brenda ambasadës dhe punonjës të sigurisë të saj u përleshën me sampistët dhe i rrahën”, - rrëfen nënë Qerenca historinë që i kanë treguar të tjerët. Artinin e morën në kujdestari brenda ambasadës. Ai tashmë duhej të ishte i sigurt. Punonjësit e ambasadës i dhanë ndihmën e parë, por plaga ishte e rëndë. Ai mund të vdiste. “Ambasadori gjerman atëherë e mori në makinën e tij dhe e dërgoi vetë në spital”, - tregon nëna. Ajo vetë ishte gjatë gjithë kësaj kohe, duke u “grindur” me një makinë të vjetër qepjeje në Kombinatin e Tekstileve ku punonte prej vitesh.

Një natë më parë

“Nuk e dija që kishte bërë plan të ikte”, - thotë ajo. Artini një natë më parë kishte fjetur te xhaxhai. Kishte shkuar të shihte ndeshjen. Luhej kampionati botëror. “Ne kishim televizor dhe ai erdhi te ne”, - thotë djali i xhaxhait, Turi, por as ai nuk kishte mësuar gjë rreth planeve të 17-vjeçarit. Më 1 korrik 1990 në darkë luhej çerekfinalja e botërorit. Gjermania Perëndimore ndeshej me Çekinë. “Atëherë ne me gjermonin ishim”, - thotë Turi, për vete dhe Artinin. I riu atë natë ka parë ndeshjen në televizion bardh e zi. Gjermania e tij fitoi 1 me 0, por ai ndeshjet e tjera donte t’i shihte si njeri i lirë, ndoshta në një televizor me ngjyra. Kishte dëgjuar për këto. E ëma kujton se ditë më parë, ai e kishte përqafuar fort dhe i kishte thënë se do të vinin ditë më të mira, do të jetonin më mirë. “Edhe pse 17 vjeç, - kujton ajo, - ai sillej si një njeri që e dinte se çfarë do të ndodhte”. “Një ditë erdhi në shtëpi me shokë, se kishte ditëlindjen. Ne mbanim një fotografi të Enver Hoxhës në bufe, ai e mori dhe e përmbysi. I thashë: “Mos o mam, ça ke me atë ti?” dhe mu përgjigj që: “Ai nuk duhej”. Por ne ashtu ishim atë kohë”, - thotë e ëma.

Në spital

Polici që qëlloi, quhet, sipas një artikulli të një gazetë të 1996-ës, H. R. Gazeta thotë se ai po gjykohej për vrasjen e 17-vjeçarit, por askush nuk mund të thotë nëse ai u dënua ndonjëherë. Sidoqoftë ai ishte thjesht një zbatues urdhrash. E ndërkohë i gjithë regjimi ishte në këmbë të mohonte krimin dhe ta mbulonte atë. Ata që thyen ambasadat u quajtën vandalë, rrugeçër, llumi i llumit. Në fakt nuk ishin ashtu. Zyraja, nusja e dajos së Artinit, thotë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe tregon se njëherë kur e ëma i kishte dhënë paratë që të blinte peshk për drekë, ai kishte blerë një libër që i duhej asaj. “Do më falësh, - i tha nënës, - libri është më i rëndësishëm, peshq do blejmë një herë tjetër”. Por kjo nuk kishte shumë rëndësi për diktaturën. Kur Artini mbërriti i plagosur, mjekët e morën në përkujdesje vetëm falë këmbënguljes së ambasadës. E ëma Qerenca e arriti në spital pak orë më vonë, pasi dikush ia kishte thënë se i biri ishte plagosur, në dritaren e Kombinatit të Tekstileve ku ajo punonte. Në spital shkoi me një frymë, por me Artinin nuk ndenji aq shumë sa do të donte. “Ishte në reanimacion dhe nuk të lejonin. Kur hyra më tha: Hë mami se do bëhem më mirë”, - kujton e ëma. Ajo mban mend se nuk ishte i zverdhur. Nuk ishte aq keq sa të dukej sikur po largohej. Por pas tre ditësh, ndërsa gjermanët e ambasadës donin ta merrnin dhe ta dërgonin në Gjermani për ta kuruar më tej dhe shqiptarët e diktaturës refuzonin ta lejonin, ai dha shpirt. Nëna thotë se nuk e beson që të ketë qenë një vdekje natyrore. Dyshon se djalin ja helmuan, pasi plumbi i policisë nuk kishte mjaftuar.

Artini...

Kështu ai vdiq. Zyrtarët komunistë e mbajtën të fshehtë dhe tentojnë edhe sot të mohojnë se ai vdiq. “Ishte aksidentale”, - tha një herë Ramiz Alia, më vonë akuzoi gjermanët se e kishin mbajtur 4 ditë në ambasadë dhe në fund në një debat me Kryeministrin Berisha në një emision televiziv, sërish e mohoi të vdekurin. Ditën e varrimit, regjimi që ishte në frymën e fundit, u mobilizua t’i ndalonte njerëzit të shkonin në varrim, por askush nuk ndaloi. Artini ishte tashmë një mit. Shumë ishin ata që donin ta fshihnin. Sekretarë partie bënin thirrje në “Zërin e Popullit” të asaj kohe se “asnjë nëne nuk i mungonte djali në shtëpi”. “Doja të shkoja dhe t’i thosha: Që mua nuk m’u kthye djali”, - rrëfen Qerenca, por zyrtari komunist nuk e ka pritur. Prej asaj kohe, Artin Basha është kthyer në një legjendë. Pak njerëz kanë dëgjuar për të. Shkrimet e shkurtra në rripa gazetash, edhe pse e përmendin nuk ja thonë emrin, ndërsa të tjerë as që e dinë se Artin Basha si shumë të tjerë iu ngjit murit të ambasadës dhe la gjak në të. Ai nuk e pa deri në fund botërorin. Atë vit fitoi Gjermania e Artinit.

... liberalizimi i vizave

Artini nuk ishte i pari. Nuk qe as i fundit shqiptar që në tentativë për t’i shpëtuar regjimit dhe skamjes mbeti diku i vdekur. Në korrik të 1990, por edhe më herët e më vonë, mjaft djem nënash nuk u kthyen kurrë. U mbytën, u vranë a u shqyen nga ujqërit maleve. Një histori emigrimi me qindra viktima që na ndjekin deri 2 vjet më parë, kur një barkë u fundos në Butrint bashkë me ata që mbante në bord. 20 vjet më vonë ka një shpresë se kjo histori do mund të mbyllet. Qindra ditë pasi Artini u vra, ndërsa tentonte të hynte në një ambasadë të huaj për t’i ikur Shqipërisë, shqiptarët do kenë rastin të kalojnë pa viza kufirin, në më të shumtën aty nga tetori i këtij viti, edhe pse 2 korriku do ishte një datë e bukur për këtë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2010 nė 07:58 Edit Post Reply With Quote
Si e ka emrin vrasesi?

Cfare ben sot?

Kur do te hetohen vrasjet ne kufi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0880790 sekonda, 26 pyetje