Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Politika e transportit nė Ballkanin perėndimor
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 16:59 Edit Post Reply With Quote
Politika e transportit nė Ballkanin perėndimor

Politika e transportit në Ballkanin perëndimor

Nga Sadedin ÇELIKU

Roli i transportit dhe infrastrukturës në bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor konsiderohet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik,social dhe mjedisor në Rajonin e Ballkanit.

Zhvillimi i rrjetit qendror të transportit Rajonal të Evropës Juglindore paraqet një mundësi të mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për bashkimin e interesave të tyre dhe ndjekjen e zgjidhjeve ekonomike dhe sociale të dobishme nga të cilat përfiton gjithë Rajoni në tërësi. Në kushtet e zhvillimit ekonomik, implementimi i projekteve të infrastrukturës rajonale ka një ndikim pozitiv mbi ekonomitë Rajonale, kontribuon me hapjen e tregjeve te tyre ndaj iniciativave të reja të biznesit dhe i bën më të efektshme shkëmbimet tregtare midis vendeve të Rajonit.
Zhvillimi i rrjetit të transportit Rajonal në mënyrë të veçantë ndihmon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismat kundër papunësisë së lartë, duke rritur në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik të Rajonit.
Mundësitë më të mira të punës dhe një lëvizshmëri e frymëmarrje në punë gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin social- ekonomik.
Rrjeti i transportit Rajonal gjithashtu ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe kontakteve ndërmjet njerëzve. Meqë transporti ka një ndikim të rëndësishëm në mjedis, është thelbësore që çështjet e mjedisit të merren parasysh në zhvillimin e rrjetit qendror të transportit Rajonal. Ka gjithashtu një dimension të fortë politik. Me zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me të gjithë aktorët e tjerë të Bashkimit Evropian, mund të provojnë gatishmërinë e tyre për të kapërcyer tensionet dhe problemet nga e kaluara e afërt. Për këtë arsye, zhvillimi i transportit kontribuon në integrimin Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka një interes të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor duke qenë se ky rajon gjeografikisht shtrihet në zemër të Evropës. Të gjitha vendet e këtij rajoni janë ose do të bëhen kandidatë të mundshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë qëllim, ata duhet të përmbushin disa kushte dhe kritere për anëtarësim. Bashkëpunimi Rajonal është një nga kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E vërteta është se Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj nuk kanë zbatuar një kriter për futjen në këtë organizatë. Bie fjala diku kanë pasur parasysh kriter politik, diku ekonomik, dhe vende- vende faktorë të tjerë. Kjo ka bërë që vendet e Bashkimit Evropian rast pas rasti të shfaqen ndryshe dhe kundërshtarë në vendimmarrje dhe problem të rëndësishme siç që rasti i referendumeve apo dhe i njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Bashkimi Evropian e konsideron transportin si një fushë politike të qartë dhe të përshtatshme për bashkëpunimin efikas rajonal dhe për këtë arsye beson se politikat e transportit në Ballkanin Perëndimor mund të jenë me ndikim të gjerë dhe të shtyjnë rajonin përpara në përputhje me legjislacionin. Rëndësia e politikës së transportit është shtuar më tej nga fakti së katër nga dhjetë korridore mbarë evropiane kalojnë nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Politika e transportit e Bashkimit Evropian në rajon ka tre qëllime kryesore:
I pari, është të përmirësojë dhe modernizojë rrjetin e transporti në Evropën juglindore për hir të zhvillimit social dhe ekonomik .
I dyti, është përmirësimi i trafikut në rrjet duke zbatuar masa të buta horizontale.
I treti, është për të ndihmuar vendosjen e rajonit në përputhje me legjislacionin e transportit. Për të zhvilluar këto përparësi, Bashkimi Evropian është duke zhvilluar bisedime për krijimin e një komiteti për zhvillimin e transportit të Ballkanit Perëndimor, efektet e së cilës mbeten për tu parë.
Rrjeti qendror është përcaktuar me Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e rrjetit qendror të transporti Rajonal të Evropës Juglindore, si një rrjet multimodal, i cili përfshin rrugë, hekurudha, aeroporte, rrugë të brendshme dhe të lundrueshme në shtatë vende pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Kosova, se bashku me një numër të caktuar të porteve detare dhe lumore.
Rrjeti qendror rrugor e hekurudhor përbëhet nga korridore dhe rrugë. Korridoret janë përcaktuar dhe janë mbarë evropiane si ajo V, VII , VIII, IX ,X , XII , etj. Te cilët ofrojnë lidhje ndërkombëtare me bashkimin evropian. Rrugët, nga të cilët shtatë janë rrjet rrugor dhe gjashtë janë hekurudha, plotësojnë rrjetin qendror me qëllim lidhjen e kryeqyteteve brenda rajonit dhe vendeve fqinje.
Qëllimi është lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe i shërbimeve duke i dhënë kështu mundësi zhvillimeve të ekonomive Rajonale.
Gjatësia totale e rrjetit qendror rrugor është rreth gjashtë mijë kilometra, i përbërë nga tre mijë kilometra dhe tre mijë të tjera rruge. Sipas të dhënave të paraqitura në observatorin e transportit të Evropës juglindore (SEE), 13 % e rrjetit qendror rrugor është klasifikuar si në gjendje të dobët apo shumë të dobët, ndërsa gati 87% e rrugëve janë klasifikuar si në gjendje të mesme dhe të mirë. Sektori i rrugëve është sektori mbizotërues çka gjithashtu do të thotë se i është caktuar sasia më e madhe e fondeve. Ekziston nevoja për të përmirësuar cilësinë e rrugëve në mënyrë që të zvogëlohen vonesat, trafiku dhe ndotja e të përmirësohet siguria në transport.
Megjithë përpjekjet e vendeve përkatëse në miratimin e ligjeve të reja, penalitete më të rrepta, siguria rrugore mbetet një nga problemet më të mëdha, kudo, po në mënyrë të veçantë në vendin tonë ku sezoni turistik vret me qindra njerëz. Sipas të dhënave të sigurisë rrugore, situate në rajonin e Evropës Juglindore është shqetësuese me një rritje dinamike e të vazhdueshme të aksidenteve me pasojë vdekjen, kjo si rezultat i moszbatimit të ligjeve, të investimeve të pakta në rrugë, dhe i mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve .
Në këtë rajon në kushtet e faktorëve ndotje, sigurisë rrugore dhe uljes së rritjes ekonomike, që vjen nga trafiku i rënduar, prioritet të dorës së parë merr transporti hekurudhor. Kjo dukuri vihet re të zbatohet në vendet e zhvilluara ku përparësi i kanë dhënë transportit publik ose asaj që quhet transport alternativ.
Gjatësia totale e rrjetit hekurudhor rajonal është 4615 kilometra duke përfshirë 3083 kilometra korridore dhe 1532 kilometra rrugë. Vetëm 15 % e rrjetit qendror hekurudhor është klasifikuar si në gjendje të mirë, ndërsa 19 % në gjendje të dobët ose shumë keq.
Hekurudha është hallka më e dobët e transportit. Kjo dikton nevojën e domosdoshmërinë e investimeve në këtë sektor në mënyrë që të rriten treguesit tekoniko – ekonomikë dhe të shfrytëzimit te saj në Rajon. Në këtë aspekt lë shumë për të dëshiruar hekurudha shqiptare që deri tani nuk është bërë asnjë investim madje edhe ato që ishin premtuar nga qeveria. Ajo thuajse është e amortizuar komplet dhe nuk i dihet fati që do të ketë. Specialistët dhe zyrtarët e qeverisë thonë se do ta japin me koncesion por unë mendoj se kjo reformë nuk do ta zgjidhë problemin.
Në kushtet e një trafiku tejet të renduar që nuk ka gjasa të përmirësohet del e domosdoshme që të ndërhyhet seriozisht në këtë sektor të lënë pas dore edhe për shkak të interesave të ngushta. Gjatësia e lumit Danub e cila përkon me korridorin VII , brenda Kroacisë dhe Serbisë është 588 kilometra dhe gjatësia e lundrueshme e lumit Sava është 593 kilometra. Rrjeti qendror gjithashtu përfshin shtate porte detare dhe dy portë lumore .
Me përjashtim të 30 kilometrave, Danubi është kryesisht në gjendje të mirë ndërsa në Sava tepër e dobët. Rrugët e brendshme të transportit lumor janë me kosto të lirë por disavantazhi i saj është ngadalësia në transport, pra nuk siguron transport të shpejtë dhe efektiv. Transporti intërmodal është i kufizuar dhe aktualisht përfshin më se shumti transportin tokësor të kontejnerëve drejt dhe nga portet. Megjithatë ka një potencial prej 10 % për transportin intermodal me një parashikim rritje prej 15 % deri në vitin 2015 në rrjetin qendror. Mund të thuhet se në të gjitha vendet e Rajonit Ballkanik janë bërë dhe po bëhen progres për reformimin dhe strukturimin e sektorit të transportit, duke ndjekur strategjitë e tyre kombëtare të transportit dhe duke futur legjislacion dhe rregullore te reja në përputhje me legjislacionin që ka Bashkimi Evropian .
Ata në përgjithësi pranojnë se reformat duhet të jenë në përputhje me interesin Rajonal, që do të thotë se ata nuk duhet të krijojnë pabarazi qe mund të pengojnë zhvillimin dhe menaxhimin efektiv të rrjetit qendror.
Ashtu si në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian disa vende janë më të përparuara se të tjerët. Një politikë e përbashkët e transportit për Ballkanin Perëndimor daton që nga pakti i stabilitetit në vitin 1999 për të vazhduar me firmosjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ( MM ) në vitin 2004 për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në këtë rajon. Edhe pse nismat politike kanë qenë të një pas njëshme përsëri vihet re se Bashkimi Evropian nuk i ka mbështetur sa dhe si duhet financiarisht projektet Rajonale. Ideja që kanë organizatorët, përfaqësues të shtatë vendeve për krijimin e Komitetit të Transportit Rajonal është të krijojë një treg të integruar për infrastrukturë dhe rrugët tokësore, ujore dhe sistemeve detare të transportit dhe të shërbimeve të lidhura ngushtë me tregun përkatës të transportit te brendshëm të Bashkimit Evropian.
Kjo organizatë apo Institucion Rajonal do tu ofronte siguri ligjore operatorëve dhe investitorëve në sektorin e transportit, duke stimuluar dhe përshpejtuar investime të nevojshme dhe zhvillimin ekonomik.
Është e nevojshme të bëjmë me dije së qëllimi i SEETO-s është që të nxisë bashkëpunimin dhe zhvillimin e infrastrukturës kryesore dhe dytësore në rrjetin qendror multimodal të transportit rajonal të Evropës Juglindore dhe të nxisë dhe zmadhojë kapacitetin vendor për zbatimin e programeve të investimit, menaxhimit dhe mbledhjes së të dhënave e analizave mbi rrjetin qendror të transportit rajonal.
Integrimi i infrastrukturës paraqet një sfidë të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa infrastruktura dhe lehtësimi i transportit janë vendimtare për zhvillimin ekonomik, kohezionin dhe integrimin social. Gjatë përpalljes me këto sfida duhet të merret në konsideratë që Rajoni ka disa veçori specifike të cilat janë historike, politike, ekonomike, sociale, gjeografike dhe më gjerë. Për përballimin e kësaj sfide kërkohet harmonizimi i strategjive dhe i politikave të zhvillimit në fushën e transportit kombëtar e Rajonal, koordinimi dhe bashkërendimi i projekteve te përbashkëta bilaterale ose multilaterale, me qellim zhvillimin dhe rritjen e efektivitetit rajonal te transportit. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve te transportit kërkon fonde qe nuk janë të disponueshme nga sektori publik. Kjo është arsyeja qe kjo sfide kërkon bashkëpunim dhe koordinimin me donatore dhe institucione financiare siç janë FMN, Banka Botërore, BERZH, BEI, etj. Te cilat do të mundësojnë realizimin e këtyre ambicieve që sigurisht do të çojnë në zhvillimin dhe integrimin e të gjithë Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 17:03 Edit Post Reply With Quote
Per here te pare bera nje udhetim nga Tirana ne München me makine duke kaluar nga Ballkani perendimor e me sakte nga bregdeti.

Vetem kur e ben kete rruge e kupton sesa larg eshte Ballkani nga Europa.

Un nuk i di sakte projektet e BE po ne shtetet e Ballkanit duhet te bejme patjeter autostrada qe lidhin kryeqytetet perndryshe nuk ka si te kete zhvillim nder ne.

Pra duhet te bejme autostada Tirane-Podgorice- Sarajeve- Zagreb- Lubjane.

Eshte nje enderr po te shofish se cfare eshte bere deri me sot, po eshte enderr e domosdoshme.

Sa me shpejt aq me mire per te gjithe ne.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Mesa di une Shqypnia as qe e ka ne plan nje autostrade Tirane- Han i Hotit.

E pra eshte rruga me e shkurter qe na lidh me Europen.


Rruga e sotme Tirane- Han i Hotit eshte nje surrogato autosdrade.

Ne Shqypni nuk ka asnje njeri qe te beje projekte normale Europiane.

I vetmi projekt normal europian eshte aeroporti Nene Tereza ne Rinas!

Si ka mundesi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 17:40 Edit Post Reply With Quote
Ne plan qenka nje zgjidhje tjeter:

http://de.wikipedia.org/wiki/Adriatisch-ionische_Autobahn





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 17:43 Edit Post Reply With Quote
http://www.ref-see.org/pdf/Radimir%20Cacic.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 17:50 Edit Post Reply With Quote
Nga te gjitha vendet me keq eshte Mali i Zi.

Po per mua nga pikpamja e prespektives me keq se e ka bere Shqypnia, duke ndertuar nje here me dy korsi e me pas me kater me gjith ato ndertime pa leje anash nuk ka.

Ne Shqypni nuk ka asnje autostrade ne kuptimin Europian.

Eshte shume interesante te studiosh idiotsine shqyptare ne ndertimin e rrugeve.

Lere pastaj idotsine e popullates qe shprehet ne kalimin ne kembe te autostrades, mes per mes, qe sigurisht nuk ndodh ne asnje vend te Europes.

enver djalli ka patur sukses ne krijimin e njeriut te ri qe Jeten nuk e ka ne llogari.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2010 nė 18:11 Edit Post Reply With Quote
Duke pare me vemendje kete autostraden adriatiko-joniane une jam i mendimit qe eshte planifikuar gabim dhe me mire do te ishte qe autostade te beheshin lidhjet me kryeqytetet.

Ndersa rruget bregdetare le te ishin rruge me dy kalime te standarteve shume te mira.

Kryeqytetet jane ata me me shume banore dhe me me shume levizje.

Turisti ka gjithmone me shume kohe e do ta shijoje bregdetin.

Cudi sesi nuk i shkon nder mend kujt ne Shqypni qe ajo ka vetem per 4 autostrada.

Tirane- Podgorice
Tirane- Prishtine
Tirane- Shkup
Tirane- Vlore

Ama autostrada europiane e jo shartime te ndyra ala "tufezim".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1494761 sekonda, 31 pyetje