Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Zgjedhje vendore 2011
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2010 nė 15:09 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhje vendore 2011

Si mendoni, kush duhet te jete kandidati i PD per Tiranen?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2011 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur vendet vakante për sekretarë dhe anëtarë të KZAZ-ve, pas mosdorëzimit të propozimeve të PS-së dhe PBDNJ-së për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se duhet të mbushet vakumi i krijuar nga mosparaqitja e propozimeve nga ana e PS-së dhe PBDNJ-së.

Sipas tij, qëndrimi i mbajtur nga partitë e opozitës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në vend.

“Qëndrimi është në mospërputhje me Kushtetutën dhe ligjet në vend. Po dhunohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Nëse partitë nuk e bëjnë këtë, organi që duhet ta bëjë jeni ju”, është shprehur Kosovrasti.

Sot ishte afati i fundit që PS-ja dhe PBDNJ-ja të dorëzonin emrat e komisonerëve të KZAZ-ve.

top

prape jashte ligjit kta komunistet, nuk munden ndryshe





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2011 nė 13:25 Edit Post Reply With Quote
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, në një dalje për mediat paraditen e sotme.

Kreu i PS-së, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se Shqipëria nuk mundet më të udhëhiqet nga një regjim kusarie që vjedh dhe vret për të qëndruar në këmbë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2011 nė 13:27 Edit Post Reply With Quote
Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje deputetëve demokratë, që të nisin punën për përcaktimin e kandidatëve të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

“Duhet të finalizojmë brenda shkurtit përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë që të fillohet nga puna sa më shpejt. Kemi një situatë të shkëlqyer dhe shkojmë në këto zgjedhje me një bilanc të paprecedent, shkojmë me arritje shumë të mëdha”, tha Berisha.

“8 maji do të jetë një verdikt i paapelueshëm. Qytetarët e Tiranës do të shembin shtatoren e zezë të korrupsionit të ngritur në qendrën e këtij qyteti, ndaj dhe duhet të bëjmë një punë intensive në këtë fushatë, ministri Basha i cili po merret me degën e PD-së, bashkë me zotin Bumçi. Kur është shndërruar në një shtatore të zezë të korrupsionit, ne duhet ta zgjidhim këtë në mënyrën më demokratike në datën 8 maj”, theksoi Berisha.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2011 nė 13:34 Edit Post Reply With Quote
Ditën e sotme Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e vendeve vakante në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në përpjekje për të çuar përpara përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit. “Shpallja publike e vendeve vakante në KZAZ, që duhen plotësuar së shpejti, është një hap i rëndësishëm dhe vendimtar në garantimin e transparencës së plotë të procesit zgjedhor ndaj qytetarëve”, tha Ambasadori Wollfarth. “Unë e mirëpres këtë hap dhe dua të vë në dukje se ai u bë i nevojshëm vetëm pasi disa parti refuzuan të marrin pjesë në procedurat demokratike, në bazë të rregullave që i kishin bashkëhartuar dhe miratuar vetë”. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të kishin paraqitur propozimet për komisionerë brenda 24 janarit dhe KZAZ duhet të ishin ngritur brenda datës 7 shkurt 2011. Ambasadori Wollfarth përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE për të mbështetur institucionet shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2011 nė 17:16 Edit Post Reply With Quote
Një socialist i mirë për të humbur Tiranën
E henë, 28 Shkurt 2011 17:50
Shtyp

Nga Andi Bejtja

Teksa beteja për Tiranën po afron dhe zërat për bojkotin e zgjedhjeve të 8 majit nga Partia Socialiste po shuhen gjithmonë e më shumë, dilema, të paktën në publik, nëse lideri i opozitës Edi Rama do të rikandidojë ose jo për një mandat të katërt për Tiranën nuk është shuar ende. Por llogaritë dhe analizat të çojnë në konkluzionin se Edi Rama nuk do të rikandidojë këtë herë për Bashkinë e Tiranës. Së pari, lideri i opozitës ka qenë në mëdyshje jo thjesht për të rikandiduar, por qoftë edhe për të hyrë në zgjedhje, edhe kur sondazhet paraprake e kanë nxjerrë atë edhe 10 pikë para kandidatit opozitar. Rasti më tipik janë zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur edhe pse sondazhet e nxirrnin fitues me diferencë të madhe, edhe pse kishte në krah liderin tjetër të së majtës, Ilir Meta, ishte këmbëngulja e këtij të fundit që e bëri atë të presë shiritin e zgjedhjeve.

Por, tashmë nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje paranoje, për më tepër që paranoja këtë herë justifikohet. Pothuajse të gjitha sondazhet e bëra deri më tani, qoftë ato të ndërkombëtarëve, qoftë ato të partive politike, qoftë dhe ato private, jo vetëm nuk e nxjerrin Edi Ramën në avantazh me kandidatin akoma të pashpallur zyrtarisht të maxhorancës në luftën për Bashkinë e Tiranës, por disa syresh e nxjerrin për herë të parë atë si individ disa pikë më poshtë se Partia Socialiste. Dhe këto janë zgjedhjet e para të Edi Ramës, kur aleati kryesor që i ka dhënë gjithmonë fitoren është kundër tij, pavarësisht konsumimit ose jo për shkak të të ashtuquajturës video Meta-Prifti. Por, nuk janë thjesht këto statistika dhe këto fakte gjysmë të mirëqena që e shtynë liderin e opozitës të mos kandidiojë për bashkinë e kryeqytetit. Këtë herë, podi i lojës është i madh. Zgjedhjet e 8 majit, fatkeqësisht ose fatmirësisht, shihen jo vetëm nga ndërkombëtarët si referendum popullor midis Ramës dhe Berishës, të cilët e kanë shprehur në mënyrë eksplicite këtë fakt, por edhe nga vetë shqiptarët. Nëse Rama hyn personalisht në këtë garë dhe humbet Tiranën, fatura për të nuk është thjesht lokale, por më shumë se kombëtare. Dhe pavarësisht se në statutin e Partisë Socialiste është rishkruar e zeza mbi të bardhë se lideri i partisë nuk largohet nëse humb zgjedhjet lokale, këtë herë arsyetimi për të qëndruar në krye të partisë pas humbjes është i pamotivueshëm, ashtu sikurse edhe arsyeja për ta mbajtur partinë të bashkuar. Pse do t'i hyjë Edi Rama kësaj loje kaq të madhe, shumëdimensionale për nga pasojat dhe mbi të gjitha të rrezikshme për karrierën e tij politike? Pse duhet të luajë Edi Rama me restin në 8 maj të 2011-s, kur ai mund të luajë pak nga pak deri në 2013-n, jo thjesht duke pasur të sigurt dy vjet jetë aktive dhe dinamike politike, por dhe një shpresë të vërtetë në 2013-n për t'u ulur në karrigen e kryeministrit? Si mund të futet Edi Rama në garë personale për Bashkinë e Tiranës, kur ka mbi dhjetë vjet konsumim në këtë post, kur ka mbi 6 vjet që de jure Bashkia e Tiranës ka qenë për kryetar, kur maxhoranca për shkak të këtyre fakteve të pakundërshtueshme e ka shumë më të thjeshtë të ngrejë një artileri sulmi efikase ndaj tij, jo thjesht për shkak të këtij konsumimi, por dhe si njeriu i cili për maxhoranën dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve është njeriu që organizoi dhe konkludoi 21 janarin. Mjaftojnë këto fakte të thëna dhe dhjetëra të tjera të pathëna për të ardhur thjesht dhe shpejt në konkluzionin se Edi Rama këtë herë nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, ky është momenti më i mirë politik i tij për t'u shkëputur nga Bashkia e Tiranës, që i është ngjitur si balta pas këpucës, moment që ai mund ta shndërrojë në energji pozitive për t'i mbajtur të karikuar socialistët në betejën finale të 2013-s, moment që në fakt duhej të ishte bërë realitet me dorëheqjen që ai duhej të kishte dhënë përpara qershorit të 2009-s.
Pra, është fare e qartë që Edi Ramës i duhet një socialist tjetër për Bashkinë e Tiranës. Po si duhet të jetë kandidati tjetër rozë, që skema e Edi Ramës për të ardhur në pushtet në 2013-n të jetë efektive dhe 8 maji i vitit 2011 të kalohet sa më lehtë?
Së pari, kandidati i ri socialist, në betejën e afërt për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë "socialist natyral" dhe jo "socialist OMGJ", nga ata që Rama importoi në parti nga bashkia apo shoqëria civile, pas uljes në karrigen e PS-së në vitin 2005. Në pamje të parë duket sikur zgjedhja e kandidatit "socialist OMGJ", është më e leverdishmja për Ramën personalisht, pasi vazhdon mbrojtja e interesave të tij ekonomike e politike në Bashkinë e Tiranës. Por, kjo zgjedhje mbart në vetvete një rrezik të madh si gjatë fushatës, ashtu edhe pas fushatës. Një tip kandidati u tillë do njësohej lehtësisht me Ramën dhe do të sulmohej gjatë zhvillimit të fushatës me të njëjtën artileri dhe me të njëjtat akuza sikur të ishte vetë Rama, madje nuk do të kishte garanci nëse do të kishte mbështetjen jo vetëm të "socialistëve natyralë" në kupolën e partisë, por edhe të socialistëve në bazë. Dhe në rast humbjeje të këtij tipi kandidati OMGJ, nuk mund të parashikohet qartë dëmi i faturës që do t'i faturohej thjesht dhe vetëm Ramës nga "socialistët natyralë".
Është totalisht logjike që Ramës i duhet një "socialist natyral" për Bashkinë e Tiranës. Dhe socialisti më natyral që mua më vjen ndërmend është Pandeli Majko. Majko ka gjithë pikët e mundshme jo thjesht si socialisti më natyral dhe më i papërlyer, për ta fituar Bashkinë e Tiranës, por dhe si socialisti dhe si politikani me karrierën më të pakonsumuar. Po nëse Majko e fiton Bashkinë e Tiranës, rruga e tij natyrale domosdoshmërisht nuk mbaron këtu. Ndaj të dy palët, si Rama, ashtu edhe Majko, e kanë të vështirë: Rama e ka të vështirë t'ia propozojë, ashtu sikurse dhe Majko e ka të vështirë ta pranojë, pasi është e sigurt se nëse ai do pranojë, Rama bashkë me "socialistët OMGJ" do ta sabotojnë qoftë dhe pa dashje. Megjithatë, me çiftin Rama-Majko nuk mund të vësh bast për asgjë. Një socialist tjetër kandidat serioz për Bashkinë e Tiranës është Ben Blushi, por diskutimet rreth tij po i mbyll sakaq se është fare e qartë, e thonë të gjithë: "nuk e ha atë tek". Socialist tjetër 100 për qind natyral është dhe Erjon Braçe, por është e pamundur të zgjidhet, se atë jo vetëm e pengon Erjon Veliaj, por siç thonë shumë zëra, po erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk u jep asnjë leje ndërtimi miqve të ngushtë të Ramës. Të gjithë këta emra dhe ky arsyetim shërbejnë për të kuptuar njëherë e mirë se Ramës i duhet një socialist i mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës, se po e fitoi…….Nejse, të jeni të sigurt, Rama do ta gjejë një socialist të mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2011 nė 14:03 Edit Post Reply With Quote
Lajmet Kryesore
KQZ regjistron të gjitha partitë e opozitës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot kërkesën e disa partive të opozitës për regjistrimin e tyre si pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të datës 8 Maj. Në mbledhjen e sotme KQZ ka analizuar dokumentacionin e depozituar në institucionin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe është rënë dakord të regjistrohen

të gjitha partitë e grupuara në koalicionin opozitar mes të cilave: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia G99, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia Demokristiane dhe Partia e Gjelbër. Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste ka depozituar në KQZ të gjithë dokumentacionin ligjor përkatës për të garuar në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2011 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
http://www.shekulli.com.al/2011/03/10/kandidatet-ps-pd-per-qarkun-e-elbasanit-dhe-shkodres.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2699912 sekonda, 32 pyetje