Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kompania 4000
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2011 nė 15:32 Edit Post Reply With Quote
Kompania 4000

Pushkatimi i hasjaneve qe kishin bashkepunuar me desantet qe zbarkuan nga Kompania 4000
Tërhequr më 05 Dhjetor 2011

05-12-2010 / Nga Sejdi Peka

Vlen per tu theksuar fakti se pothuaj te gjitha grupet qe erdhen ne Shqiperi te pergatitura nga operacioni anglo-amerikan ne Kompanine 4000 nga Mynihu i Gjermanise Perendimore me qellim rrezimin e regjimit komunist u kapen dhe u asgjesuan nga ish-sigurimi i shtetit si rezultat edhe i tradhtise se Kim Filbit. Vetem grupi qe zbarkoi ne Zahrisht te Rrethit te Hasit ne nentor te vitit 1950 megjithe perpjekjet e medha te regjimit nuk mundi te kapej. Ai veproi per nje kohe relativisht te gjate ne kushtet e nje lufte te pabarabarte me qindra forca te ndjekjes dhe te batalioneve te Sigurimit. Ishte populli i Hasit qe i strehoi i mbajti me buke dhe bashkepunoi me ta ne perpjekje per te mposhtur diktaturen komuniste ne nje kohe te hershme 40 vjet para se monumenti i diktatorit Enver Hoxha te terhiqej zvarre rrugeve te Tiranes dhe te vinte demokracia e shumepritur. Diktatori Hoxha kurre nuk mund tua falte hasjaneve rezistencen antikomuniste. Kjo edhe eshte arsyeja qe Hasi eshte njera nga krahinat me te persekutuara nga regjimi komunist ne Shqiperi per afro nje gjysme shekulli te diktatures. Rezistenca antikomuniste e popullit te Hasit kunder ketij regjimi barbar nuk ka pushuar pothuajse asnjehere qe nga Nentori i vitit 1944 kur Brigada e 5 Partizane e komanduar nga kriminelet Shefqet Peci dhe Ethem Gjinushi shkelen si pushtues barbare me uren e zjarrit ne dore token e Hasit.
Grupet e ashtuquajtura armiqesore nuk kane reshtur te zbuloheshinnga arma sy shqiponje si quhej ish sigurimi i shtetit komunist. Njera nga keto grupe ishte edhe ai i Rexhep Demirit. Me 20 Qershor te vitit 1963 ne Kukes do te hapej gjyqi kunder hasjaneve te quajtur nje rrjet spiunesh dhe tradhtaresh ne sherbim te spiunazhit amerikan. Gjyqi ushtarak me Kryetar Kolonel Llazi Bolena dhe Prokuror Major Sami Kapllani ne mes te dhjetera kuadrovete partise e pushtetit ne sallen e shtepise se kultures dhe te qindra njerezve qe ishin grumbulluar te degjonin nepermjet altoparlanteve me nje pompozitet te papare do te vazhdonte per tre dite me radhe. Ne bankon e te akuzuarve ishin Rexhep Demiri Fasli Thaqi Rasim Brahimi Kadri Dina Din Xheladini Uk Dina etj. Gazeta Zeri i Popullit e dt. 23 Qershor 1963 do te shkruante ne kryetitullin e saj ne formen e nje reportazhi nga salla e gjyqit -Qe nga ajo kohe dhe derisa u kap nga forcat e sigurimit ky grup ka mbajtur lidhje me te derguarit e spiunazhit amerikan Miftar Maloku Halil Nerguti Ramadan Velia dhe Rexh Berisha te cilet kane qene te hedhur me ane te ajrit per te organizuar nje kryengritje te armatosur. Se bashku kane hartuar plane dhe kane ndare detyrat per te punuar si agjente te zbulimit amerikan per rrezimin e pushtetit popullor. Ne takimet qe kane patur me diversantet ne vitin 1950 Miftar Malokui derguari i zbulimit amerikanu kishte thene atyre se ndashrrini gati se se shpejti Shqiperine do ta clirojme nga regjimi i sotem komunist. Qellimi i ketyre veprimeve armiqesore ashtu sic deponuan edhe kriminelet qe ndodhen ne banken e te akuzuarve ishte pergatitja e terrenit per zbarkimgjetja e bazave ku do te fshiheshin armet qe do te silleshin nga jashte dhe puna per te bere per vete njerez qe do tu sherbenin atyre Po aty Z.Popullit 23 Qeshor 1963. Ishin arrestuar plot nje vit me pare dhe pas nje hetuesie te gjate ne birucat e Deges P.te Brendshme te Kukesit dhe te hetuesise ne Tirane ata ishin kthyer ne njerez qe nuk njiheshin nga torturat me te tmerrshme qe mendja e njeriut mundet te imagjinoje. Kryetari i Deges Idriz Seiti dhe bashkepunetoret e tij kishin derdhur mbi trupin e ketyre martireve te demokracise te gjithe mllefin e tyre me shpirt krimineli si te inkuizicionit mesjetarme torturat me te perbindshme. Tortura me e preferuar e tyre ishte prerja e mishit me thike dhe mbushja e plageve me kripe.Pas tre dite te bujshme te ketij gjyqi ku gjemonin pa prere altoparlantet ne qytetin e Kukesit u denuan me vdekje Rexhep DemiriFasli Thaqi dhe Rasim Brahimi nderkohe te tjeret do te merrnin denime te renda me burg. Vlen per tu theksuar qendrimi trimeror dhe i pa perkulur i Rexhep Demirit i cili gjate seancave te gjyqit ka replikuar me trupin gjykues. Llazi Bolena e kercenon Rexhepin duke i thene se nga ky gjyq qyqja do kendoje mbi varrin tend. Me ate shprehjen e malesoreve te veriut ndashmos te qofsha fale-i pergjigjet Rexhep Demiri-sot do te kendoje mbi varrin tim se shpejti do te kendoje mbi varrin tend. Kjo thenie qarkulloi per nje kohe goje ne goje ne popullin e krahinave te veriut dhe tregonte nga ana tjeter bindjen se se shpejti regjimi komunist do te permbysej. Femije pleq burra gra dhe te rinj te gjithe ata qe kishin lidhje farefisnore me grupin armiqesor u internuan. Nje terror i papare shpertheu nga sigurimi i shtetit dhe Komiteti i Partise kunder popullit te Hasit per ta frikesuar dhe nenshtruar. Duke shfletuar materiale arkivore dhe tregimeve te deshmitareve qe ne vjeshten e vitit 1944 kur Brigada e 5 Partizane shkeli token e Hasit ne vitet e para pas vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperihasjanet kishin perkrahur strehuar dhe mbajtur me buke e veshmbathje te gjithe kundershtaret e regjimit qe po perpiqeshin te organizonin rezistencen antikomuniste. Ne Has ne ate kohe vepronte ceta nacionaliste antikomuniste e Uk Sadik Gjergjevikut i biri i Sadik Ram Gjergjevikut udheheqesi i Kryengritjes se Rrafshit te Dukagjinit kunder pushtimit serb ne perberje te se ciles ishin luftetaret antikomunist hasjane si Miftar Maloku Iljaz Peka Taf Previzi Sef Sadiku Ahmet Haliti kapiten Hajdar Planeja Hamit Perolli etj. Ishin burra te pushkes dhe te mendjes bij te Kosoves si Prof.Imer Berisha Ndue Perlleshi Dem Ali Pazhari Ejup Binaku Sulejman Gjakova Destan Berisha Daman Lila e dhjetera te tjere qe vepronin ne Has. Ne raportin qe Divizioni i Mbrojtjes se Popullit i dergonte Ministrise se Brendshme ne vitin 1946me nje pasqyre te detajuar informonte se krimineli i luftes Iljaz Peka po strehohej ne Has se bashku me shume te tjere dhe perbejne nje rrezik per pushtetin Arkivi i M.Brendshme viti 1946dosja 97-74. Ne librin e Lazer Radit Njeriu i rruges se gjate ne kujtimet e tij njeri nga luftetaret e kesaj cete Taf Previzi shkruan Nuk mundet tja harrojme Hasit gjithcka beri per ne ne ato dite te veshtira. E kam per detyre ti falenderoj me gjithe shpirt gjithe ato familje te gjithe ata njerez qe nuk kursyen asgje per te na ndihmuar. Bora e madhe e atij viti beri qe te mbylleshin shume prej rrugeve. Batalionet e sigurimit na silleshin ne te dy krahetpor nuk munden kurre te arrinin deri tek ne jo vetem nga veshtiresite e terrenit por edhe per faktin se ne i kontrollonim te gjitha pikat kyce te atyre zonave. Na ndodhteqe shpesh te rrinim jo shume larg tyre duke e kontrolluar njeri tjetrin pa sulmuar. Gjendeshim si ne mes te Skilles dhe Karibdes ne njeren ane ishin ushtrite Jugosllave ne krahun tjeter ishin batalionet i Sigurimit shqiptar Shih Njeriu i rruges se gjate Lazer Radifq.56. Ceta e Uk Sadikut veproi ne Has nga viti 1944 deri me 26 Gusht 1946 koha kur 56 burra te kesaj cete se bashku me ate te Muharrem Bajraktarit do te bashkoheshin ne nje udhetim per jete a per vdekje ne drejtim te Greqise. Itinerari i largimit u planifikua qe te behej nepermjet Maqedonise me qellim qe te shmangej lufta dhe vllavrasja me repartet e ndjekjes qe ne ate kohe ishin te mobilizuar djem te rinj nga te gjitha anet e Shqiperise. Nga 56 burra te mendjes dhe te pushkes qe u ndeshen ne nje lufte per jete a per vdekje me formacionet e motorizuara te ushtrise jugosllave per gjate kalimit per ne Greqi vetem 25 munden te mberrinin te gjalle dhe keta pothuajse te gjithe ishin te plagosur. Dhe ne perpjekje per te strehuar dhe ndihmuar nacionalistet antikomuniste ishin te angazhuar edhe keta martir te demokracise qe po denoheshin dhe ndeshkoheshin kaq ashper nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Miftar Maloku dhe Iljaz Peka shume shpejt pas sherimit te plagvene spitalin e Romes do te sterviteshin ne kompanine 4000 ne Mynih te Gjermanise Perendimore ne kuadrin e Aleances se Atlantikut te Veriut qe ne ate kohe ishte formuar.
Sot nga grupi i Rexhep Demirit qe u denuan ne Kukes ne vitin 1963 kane mbijetuar vetem Kadri Dina dhe Fasli Thaqi te cilet kane vuajtur nga 29 dhe 25 vjet burg politik ne burgun sketerre te Burrelit dhe Spacit. Nje miku im me banim ne Belgjike dhe funksionar ne Ministrine e jashtme te Belgjikes po me dergonte me anen e nje e-maili nje ndodhi te dhimbshme lidhur me jeten e ketyre martireve te lirise.-Kur Uk Dina u lirua nga burgupo shkonte ne fshatin e tij ne Domaj te Hasit.Tek kroj i fshatit po mbushte uje nje vajze e re 20 vjecare.-E kujt je moj cike -e pyeti Uka.-Jam e bija e Uk Din Thacit-ju pergjigj vajza e re.Babe e vajze nuk po e njifnin njeri tjetrin. Vajzen e kishte lene Uka te sapolindur e tash ishte e rriturpa e pare kurre te atin e saj. Fasliun dhe Kadrine mundet ti takosh shume here perpara Ministrise se Drejtesise kur vijne qe nga Hasi per te kerkuar mundesine e demshperblimit te viteve te burgut. Por ironia e fatit eshte ajo se Kuvendi i Shqiperise ka perjashtuar nga demshperblimi te gjithe ata ish te burgosur qe gjykatat ne ate kohe kane vendosur nenin e terrorit per denimin e tyre. Kete nen me qellim per ti ndeshkuar me rende edhe ne syte e opinionit u kane vendosur edhe Kadri Dines e Fasli Thaqit dhe tani ligji i perjashton absolutisht me te padrejte nga e drejta e demshperblimit. Ne kete kontekst duhet ti bejme apel Parlamentit te Shqiperise per ndryshimin e ketij neni qe perjashton nga e drejta e demshperblimit pjese me antikomuniste te ish burgosurve dhe te pushkatuarve politik nga diktatura. Lind pyetja a nuk ishin desantet qe parashutuan ne Shqiperi ne vitin 1950ne operacionin ushtarak nga kompania 4000 ushtaret e NATO-s ne perpjekje per rrezimin e regjimit komunist te E.Hoxhes A nuk kontribuan keta martire me te gjithe perkushtimin e tyre per ti mbrojtur ushtaret e NATO-s qe vinin nga Gjermania Perendimore ne perpjekje per rrezimin e regjimit komunist Nese perpjekjet e tyre do te realizoheshindemokracia ne Shqiperi do te vinte 40 vjet para se busti i diktatorit te shembej ne sheshin kryesor te Tiranes. Nuk ka gje me absurde qe keta martire te lirise te konsiderohen si terroriste sot edhe nga Parlamenti Shqiptar.
...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2011 nė 15:33 Edit Post Reply With Quote
Dëshmia e diversantit Adem Gjurraj: Ju tregoj dështimin e bandave për të rrëzuar Enver Hoxhën ...
E vërteta e operacionit të posaçëm, organizuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëria e Lirë”, në vitet 1949-1953, kundër qeverisë komuniste të Tiranës vazhdon të zbardhet me fakte të dhëna nga të dy palët. Qëllimi i këtij operacioni ishte përmbysja e shtetit të Enver Hoxhës dhe destabilizimi i situatës së atëhershme politike në të gjitha vendet e Lindjes. Lordi konservator, Nikolas Bethel, i cili ka shfletuar në arkiva dokumenta të asaj kohe, thotë se “Shqiptarët kishin pranuar të viheshin nën kujdesin britanik për të përmbysur qeverinë komuniste shqiptare, që ata urrenin. Ata nuk e konsideronin veten kukulla, por patriotë, që luftonin për të çliruar vendin e tyre. Filbi ishte caktuar bashkëkomandant i këtij operacioni. Shqiptarët (që ishin angazhuar në emigrim), nuk e dinin që misioni i tyre ishte tradhtuar. Kim Filbi kishte përgjegjsi për këtë gjë. Ai ishte agjent që bënte rol të dyfishtë, duke i shërbyer për shumë vite, më shumë Stalinit sesa vendit të tij”. Një i mbijetuar nga operacionet anglo-amerikane kundër Shqipërisë, Adem Gjurraj, nga Reç-Dardhë, në rrethin e Dibrës, tregon se si u organizuan këto operacione. Në kujtimet e tij (si pjesëtar aktiv i këtyre bandave), ai rrëfen se për këtë mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, u shpenzuan miliona dollarë dhe stërlina. Ky mision ka qenë një ndër sekretet e mëdha në jetën e tij. Gjurraj mendon se agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit të anglo-amerikanëve, CIA-s dhe Intiligjent Servisit, por goditjen kryesore, ai mendon se e morën nga Kim Filbi, një informator i dyanshëm. Ja në vijim kujtimet e Adem Gjurraj, që, edhe pse i plagosur, arriti të kalojë kufirin dhe të dalë në Jugosllavi, ku vuajti për një kohë të gjatë dënimin UDB-së.


Si u organizua operacioni nga anglo-amerikanët

“Shumë prej monarkistëve dhe ballistëve, si dhe krerët e tyre në këtë kohë, ndodheshin jashtë Shqipërisë. Me mijëra shqiptarë ndodheshin në kampin e refugjatëve në Itali. Mbreti Zog ndodhej në Egjipt, Mithat Frashëri në Turqi, Abaz Kupi dhe Abaz Ermenji në Itali. Britanikët dhe amerikanët po mundoheshin të organizonin krerët e shqiptarëve në mërgim në një organizëm të vetëm politik. Kjo ishte edhe një dëshirë e vetë shqiptarëve. Në fillimet e operacionit, Greqia ishte e vetmja bazë e vendosjes përpara nisjes së luftëtarëve guerilë për në Shqipëri. Madje, shqiptarët u bindën që të formonin edhe Komitetin Ekzekutiv, një president të tij dhe një qeveri që do të qëndronte në “hije” dhe do të priste çlirimin e shqiptarëve nga komunizmi. Po kështu, në këtë kohë u krijua “Junta”, një organ sekret, që do të kontrollonte operacionin. Në krye të këtij organi do të vendosej Abaz Kupi. Zëvendësa të tij do të ishin, Abaz Ermenji e Seit Kryeziu dhe sekretar, Gaqo Goga. Kompromisi mes shqiptarëve, ku dakordoi edhe Mbreti Zog, u arrit më 7 korrik të vitit 1949. Nga ky moment, e deri në muajin shtator të po atij viti, emigrantët politikë shqiptarë do të stërviteshin në disa kampe. Po kështu u vendos që dy grupe me shqiptarë të zgjedhur nga radhët e Ballit Kombëtar, në muajin tetor do të vinin në Shqipëri nëpërmjet detit. Grupet kishin për komandantë, Bido Kukën dhe Hysni Lepenicën. Grupi i parë do të nisej drejt Kurveleshit dhe i dyti drejt Vlorës. Ndërkohë, Filbi i kishte njoftuar eprorët e tij në Moskë dhe kështu forcat e ushtrisë shqiptare, ku ministër ishte Beqir Balluku, ishin vënë në gatishmëri dhe prisnin zbarkimin e grupeve. Forcat bregdetare ishin vënë në alarm dhe gatishmëri të plotë luftarake. Gjendja e të zbarkuarve misionarë ishte tragjike, pasi edhe ndërlidhja me komandën e tyre në Greqi ishte ndërprerë. Ndërkohë, edhe grupe të tjerë emigrantësh politikë po përgatiteshin të hidheshin në Shqipëri. Grupet e Sefer Muços dhe Bardhyl Gërveshit, kishin marrë porosi që me të zbarkuar të niseshin njëri në drejtim të Korçës dhe tjetri në atë të Gjirokastrës. Dy zbarkimet e bëra ishin pa rezultat, e megjithatë drejtuesit e operacionit vazhdonin programin e tyre, duke dërguar sa më shumë grupe në vitin 1950, me pretekstin e analizës së gabimeve, nxjerrë nga zbarkimet e mëparshme”.

Kompania 4000 dhe plani për rrëzimin e Hoxhës

“Mora pjesë në operacionin “Kompania 4000” vetëm me një qëllim, për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi. Ky mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz dhe kushtoi miliona dollarë dhe stërlina, ka qenë një ndër sekretet e ruajtura në jetën time, ndonëse agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit tonë, CIA-s dhe Intiligjent Servisit. Goditjen kryesore e morëm nga Kim Filbi, informator i dyanshëm, një ndër agjentët e dyanshëm, një ndër agjentët më të bujshëm të Lindjes në Perëndim, që më vonë Moska e gradoi kolonel të shërbimit sekret të saj. Amerikanët, ndërsa zbarkimet e britanikëve kishin dështuar, u dukën më serioz në organizimin e operacionit. Amerika, si fuqi e pasfidueshme, ishte bindur se duhej zhvilluar lufta e ftohtë dhe kështu nisi nga veprimtaria konkrete për organizimin e operacionit. Majkëll Burker u nis nga Amerika për në Romë, ku do të merrej me stërvitjen e emigrantëve politikë shqiptarë”. Këtu, për herë të parë, del në pah edhe roli i Adem Gjurrës, nga Dibra. Amerikanët krijuan një batalion me emigrantë shqiptarë. Në këtë mënyrë u krijua së pari “Kompania 4000”, në të cilën do të bënin pjesë 250 emigrantë politikë, që do të udhë-hiqeshin nga një shtab, që do të instruktohej nga amerikanët. Përbërja e kompanisë ishin ballistë, monarkistë dhe të pavarur. Adem Gjurraj ndodhej në këtë kohë në Itali, i larguar nga Shqipëria, thjesht si i pakënaqur nga regjimi komunist. Këtë e kishte informuar për idenë e operacionit antikomunist, anti Enver, Gaqo Goga, sekretar i “Juntës”. Goga i kërkoi Ademit pjesëmarrjen e tij në këtë mision, duke i përmendur edhe faktin që ky kishte qenë një luftëtar i zoti në luftën kundër nazifashizmit. Gjurraj futi në “Kompaninë 4000” edhe 25 miq të tij. Anëtarët e “juntës” shkonin kamp më kamp të refugjatëve për të rekrutuar njerëz. Në këtë kohë, Çaush Ali Basho dhe Xhemal Laçi u caktuan oficerët shqiptarë me gradat më të larta. Në fillim të muajit qershor të vitit 1950, njerëz të zgjedhur për misionin antikomunist u mblodhën në Mynih, për të kryer kursin e stërvitjes. Përpara fillimit të kursit, ata u ndanë në tri toga, ku në të parën, që u përkiste monarkistëve, do të drejtonin Xhemal Laçi dhe Adem Gjurraj. Stërvitja filloi më 13 qershor të vitit 1950, në Daçau, disa kilometra larg Karlsfeldit. Programi stërvitor përmbante njohuri mbi perfeksionimin e njohjen dhe përdorimin e armëve, përgatitje fizike dhe njohuri për dhënien e ndihmës së shpejtë. Ndërkohë që këta përgatiteshin, shokët e tyre të stërvitur prej britanikëve, gjatë dy zbarkimeve, kishin dalë si mos më keq dhe ata që kishin mundur të shpëtonin gjallë kishin marrë rrugën për në Greqi.

Si u përdorën pilotët polakë për zbarkimet e grupeve diversioniste

Amerikanët, në ndryshim nga anglezët, menduan se duhet të hiqej dorë nga zbarkimet e grupeve diversioniste me det. Ata donin të vinin në veprim zbarkimet me aviacion. Problem në këtë kohë mbetej fakti se ç´tip avioni do të përdorej. Avioni linte gjurmë në tymrat që lëshonte dhe me numrat e motorit shërbenin për ta identifikuar prodhimin e tij, apo vendin nga ishte blerë mjeti fluturues. Po ashtu, pilotët e kapur mund të jepnin shumë informacion, pasi policia sekrete e Stalinit kishte ekspertë për të nxjerrë informacion nga pilotët e kapur rob. Në momentin që një avion amerikan do të fluturonte në territorin shqiptar do të ishin të rrezikuar si avioni ashtu edhe drejtuesi i tij, pra piloti. Kështu do të rrezikohej edhe kredibiliteti i qeverisë amerikane, si vëzhguese e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kështu, nisur nga të gjitha këto, amerikanët menduan të gjejnë një zgjidhje shumë të favorshme. Ata menduan të përdorin disa pilotë polakë, të cilët kishin mbetur si emigrantë politikë jashtë atdheut, që nga koha e kur Polonia ra nën kontrollin komunist. Kështu u vendos që pilotët të jetonin në Athinë dhe herë pas here do të fluturonin në territorin shqiptar, me avionë pa shenja dalluese, për të hedhur njerëz e materiale për rezistencën. Nëse do të rrëzoheshin, apo do të detyroheshin të uleshin në tokën shqiptare, policisë komuniste do t´u mbetej në dorë një avion i paidentifikuar dhe një ekuipazh polak, lidhjet e të cilëve me Perëndimin nuk mund të provoheshin kurrë në mënyrë përfundimtare, edhe sikur pilotët të torturoheshin e të tregonin çdo gjë. Gjurraj tregon se, aty nga fundi i vitit ´50-të “po na jepeshin detyra serioze, u mësuam të ecnim në makina ushtarake, mënyrën për të kaluar lumenjtë, si të ngjiteshim me litar, si të përdornim radiomarrësen dhe dhënëse, parullat dhe hartat. Në vendin ku stërviteshim nuk kishim mundësi të mësonim se si të hidheshim me parashutë. Drejtuesit e stërvitjes na thoshin se nuk kishte kushte për ta bërë një gjë të tillë atje. Mungesa e stërvitjes në këtë drejtim ka qenë me mjaft pasoja për disa nga shokët tanë në momentin e rënies nga avioni”.

Aksionet e grupit të Adem Gjurrës

“Aty nga nëntori i vitit 1950, me avion fluturuam për në Athinë. Ishte mesditë. Na dërguan fillimisht në një vilë të madhe, ku gjendeshin disa nga drejtuesit e grupeve politike në emigracion. Shumë prej anëtarëve të misionit filluan të dyshojnë, pasi ata kërkonin që të vinte me ta edhe ndonjë nga këta në Shqipëri. Xhemal Laçi e kundërshtoi një gjë të tillë, po kështu edhe Qazim Hoxha, Llesh Nikolla dhe Ali Rama në momentin e fundit refuzuan të hidheshin nga avioni. Kanë desantuar së bashku me mua në grupin e parë Selim Daci, Xhetan Daci dhe Iliaz Toptani. Hedhja u bë më 12 nëntor dhe më pas kanë desantuar edhe Myftar Planeja, Halil Nerguti, Ramadan Cena dhe Rexhep Berisha. Më shumë i indinjuar jam për faktin se pse e refuzoi kërkesën për të shkuar në front Xhemal Laçi, komandanti im”, kështu shkruan në kujtimet e tij Adem Gjurraj. Pas refuzimit të Laçit, Ademi do të kujdesej për drejtimin e veprimtarisë edhe të grupeve të tjerë, përmes ndërlidhjes me radio, koordinimit të veprimeve dhe informimin e krerëve të “Juntës”.

Zonat e veprimit të grupeve

Amerikanët dhe krerët e emigracionit mendonin se në zonat, ku do të vepronin për të shtrirë aktivitetin e tyre këto dy grupe, përkatësisht në Martanesh dhe krahinën e Lumës, të kishte akoma forca antikomuniste. Në shënimet e Adem Gjurrës thuhet: “U nisëm nga Greqia me avion, duke fluturuar aty rreth mesnatës drejt pjesës veriore të Greqisë. U habitëm kur sapo iu ofruam kufirit të tokës shqiptare, piloti e uli avionin në lartësi të ulët, rreth 300 metra. Pilotët e Lindjes të paguar prej amerikanëve, e përdornin gjithmonë këtë metodë, kur fluturonin mbi vendet e bllokut të Lindjes për kryerjen e ndonjë misioni. Ata fluturuan aq ulët sa çuditeshe, pothuaj në lartësinë e çative 2-3 katëshe. Këtë veprim e bënin për të penguar diktimin e tyre prej radarëve të vendeve ku do të desantonin. Nuk shikoheshin askund drita qytetesh apo vende me dendësi popullimi. Piloti na thoshte se si tregues, tani mund të përdorte vetëm majat e maleve dhe po fluturonim drejt lumenjve e luginave të ndryshme. Anash kishte edhe një pilot rezervë. Kur erdhëm drejt Martaneshit, vendit ku do të hidhesha unë me grupin tim, pilotit do t´i duhej për ta ngritur avionin deri në lartësinë 700-800 metra se, për ndryshe, nuk mund ta realizonim hedhjen me parashutë. Kisha një parandjenjë të hidhur se misioni ynë ishte i tradhtuar, ndaj kërkova që të mos binim në vendin e planifikuar, por diku tjetër larg. Kështu bëri piloti. U hodhëm nga aeroplani, në afërsi të Bulqizës, unë, Daliu, dy vëllezërit Daci dhe Iliaz Toptani. Pas kësaj, avioni vazhdoi fluturimin me shokët e grupit tjetër drejt zonës së Lurës dhe Hasit. Ata ranë në Degë të Hasit, duke humbur çdo komunikim me ne dhe eprorët tanë jashtë vendit. Më vonë, ata kaluan në Prizren te disa miq dhe të afërm të tyre, por edhe atje u zbuluan nga jugosllavët dhe u kthyen përsëri në Shqipëri, nga marsi i vitit 1951, ku dhe ranë në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe u detyruan të shkonin përsëri në Jugosllavi. Kështu ishte e vështirë bashkimi i pjesëtarëve të grupit. Iliaz Toptani humbi orientimin dhe ra në përpjekje me sigurimin e për pasojë u kap i plagosur në shtëpinë e Imer Hoxhës, në rrethin e Matit. Katër shokët e grupit më pas u bashkuan me njëri-tjetrin. Këta kishin me vete vetëm armatimin personal, pasi pakot me ushqime u hodhën nga avioni larg vendit të zbarkimit të tyre”.

Përplasja me forcat e mbrojtjes

Forcat e ndjekjes ishin në dijeni të plotë të këtyre misioneve. Ata dinin me saktësi vendin e zbarkimit të Adem Gjurrës dhe të grupit të tij, madje edhe emrat e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi. “Ditën tjetër, thotë Ademi, dëgjuam se forcat e ndjekjes ishin vënë në kërkimin tonë. U zbuluam dhe pas disa orësh e ndjemë veten të rrethuar, pasi dikush na bënte thirrje të dorëzoheshim. Vendosëm të sulmonim. Ramë dakord që kushdo që do të shpëtonte duhet të vinte patjetër në vendin e takimit, një kodër aty pranë. Dhashë komandën dhe ata vepruan. Dy vëllezërit Daci majtas dhe unë e Daliu djathtas. Xhetan Daci ra i vdekur. Ndërsa Selimi, vëllai i tij, u kap i gjallë. Unë u plagosa. Pas kapjes së Selimit më bëjnë përsëri thirrje të dorëzohesha. Por nuk pranova ta bëja një gjë të tillë. Me dy plagë në trup vazhdova të luftoja dhe arrita të shpëtoj bashkë me Daliun. Pas kësaj mora rrugën drejt vendlindjes sime, Reçit. Në shtëpi e dija se kishte mysafirë të sigurimit, ndaj ndenja në një shpellë aty afër për ditë me radhë”.

Mesazhi i koduar: "Mos dërgoni me pako se ato humbasin rrugës"

“Duke mos pasur asnjë shpresë tjetër, të dy morëm rrugën drejt kufirit jugosllav. Ndenjëm përreth një javë në shtëpinë e një fshatari, që më pas na shoqëroi matanë kufirit. Më pas, do të na burgosnin në Jugosllavi. Për disa muaj na torturuan dhe menjëherë pasi na liruan iu dërguam këtë mesazh të koduar eprorëve tanë: Mos dërgoni më pako në adresa të vërteta, sepse ato humbasin të gjitha gjatë rrugës. Duhet të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana shqiptare, por ama Filbi mund t´u këtë dhënë rusëve detaje. Emrat, datat dhe vendet e operacionit. Unë nuk pajtohem me mënyrën se si u zhvillua ky operacion, por, sikur të më jepnin edhe një shans tjetër, do të kisha bërë të njëjtën gjë si më parë, sepse nuk mund të toleroj mbetjen e Shqipërisë nën regjimin komunist”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0793629 sekonda, 26 pyetje