Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Hajpja e dosjeve
lgjoka

Postuar mė 31-8-2002 nė 12:54 Edit Post Reply With Quote
Hajpja e dosjeve

Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA


NEW YORK NY : Shërbimi federal i Sigurimit të Rusisë, që njihet si FSB,
lajmërojë se ka hapur pjesë të tijë, të arshivave sekrete të dokumentave të;
deportimeve, interrnimeve, burgosjeve dhe ekzekutimve të kundërshtarve
politik, desidentve dhe inteligjencës, Ruse. Dokumentacioni do të rishikohet
prej edhe kur ka filluar për herë të parë në Rusi eleminimi i kundërshtarve
politik. Faza e parë e këtij materiali i është përqëndruar, ndaj asaj që
ndodhi para 80 vjetëve dhe vazhdojë deri në vitet e rënjes së diktaturës
komuniste që udhëhiqej nga Sovjeti Suprem, raportuan agjencit e ndryshme të
lajmeve. Kështu që sipas vendimeve të Politburos në Bashkimin Sovjetik,
udhëhequr nën partinë Komuniste vendosi deportimet, interrnimet, burgosjet
dhe pushkatimet të kundërshtarve politik, desidentve dhe inteligjences Ruse,
si dhe deportoi grupe të mëdha intelektualësh në Perendim.

Vetëm në natën ndërmjet 16 dhe 17 Gusht 1922, thekson raporti,
agjentët sekret të policisë Ruse nxorrën qindra shkrimetarë, shkencetarë,
gazetarë, politkanë,intelektual dhe aktiviste politike dhe njerëz që
drejtonin fushata për të drejtat e njeriut në një varkë, me të cilën shkuan
nga Leningradi në Europën Perendimore. Listat e të deportuareve sipas këtij
raporti tregonë se atë natë ishin marrë grupe intelektualësh nga 3 qytete të
mëdha Soviete-- Moska, Leningradi, dhe Kiev- dhe përfshinë disa emra
intelektualësh që sot i njeh dhe bota si; Yekaterina Kuskova, Sergei
Melgunov, Dmitry Selivanov, Nikolai Berdyayev, Ivan Illyin, Lev Karsavin dhe
të tjerë.



Deportimi i inteligjencës nga Bashkimi Sovietit Suprem në 1922
nuk ishte një aksion i një nate nga Politburo dhe GPU (para ardhesi i KGB) ,
por një aksion 80 vjeçarë i Politburo, i ekzekutuar nga GPU e cila shërbeu si
një vegël për të luftuar ata të gjithë ata të cilët mendonin ndryshe partia
komuniste, " i tha sot drejtori i FSB Vladimir Shults axhensive të lajmeve,
i pyetur rreth hapjes së këtyre arshivave. Bazuar në fjalët e Shults,
serviset sekrete në atë kohë po vepronin në lidhje me legjislaturën
komuniste, e njohur si kodi penal i Bashkimit Soviet." " Sot ne themi, tha
ai, se deportimi ishte jo human, i drejtuar kundër të drejtave njerëzore dhe
humane" Megjithate, shtoi ai, deportimi masiv i 1922 gjithashtu solli
benefite per disa nga njerëzit e deportuar, por dëmtojë rëndë të
ashtuquajturin trurin e një vendi siç njihen intelektualët në çdo vend të
rruzullit".


" Shumë nga të deportuarët kanë pasur vështirësi të jetojnë
jashtë vendit, por ata ruajtën nderin dhe dignitetin e tyre me lirinë e
fjalës dhe të menduarit e të vepruarit, ndryshe nga pjesa intelektuale që
jetonte e vepronte siaps direktivave të Sovitetit Suprem--pra ato që bënë ata
ishin gjërat të cilat ishin të rëndësishme për inteligjencën Ruse, dhe sot
kur hapen arshivat dikush duhet të përgjigjet për këtë humbje të madhe që i
ka kushtuar rëndë Rusis për 80 vjet", tha Kontor, duke kujtuar rreth 3 milion
rusë që ishin deportuar nga komunizimi. Ajo që bëri komunizmi me këtë shtersë
ishte ndjekja e luleve të kulturës Ruse, përfaqesuesit më të fortë ishin
detyruar të largoheshin", tha ai. Në pikepamjen e Kantorit, hapja e
arshivave të FSB në inteligjnecë ishte motivuar nga deshira e shërbimit
sekret " për të pastruar veten dhe të tregonte se ka shumë ndryshim ndërmjet
sherbimit sekret Sovietik dhe FSB të ditëve të sotme. " Diktatori Sovietik
Josef Stalin dhe sherbimet e tij sekrete derguan miliona Sovietik në kampe
pune gjatë 1930 duke internuar, burgosur dhe pushkatuar me moiljona njërëz të
pafajshëm.

Janë këto dhe shumë arsye që shtyjnë sot, armatën e madhe të
presekuturave, interrnurave, burgosurve e demokratave patriot që duhet çuar
dinjiteti tyre i pordhosur nga social-komunistët shqiptarë, në vend. Se me
këto veprime dhe sjellje të tyre me këtë shtres të shoqëris shqiptare,
social-komunistët-neo-komunistët, Meta, Nano, Meidani, po provokojnë edhe më
rëndë shqiptarët të cilët sot bredhin rrugëve të botës edhe megjithse janë
intelektual dhe truri i vendit. Çdo veprim dhe sjellje e qeverisë Nano, duke
mos i vlersuar dhe thirrur e kërkuar ndjesë ndaj kësaj shtrese është duke
prekur e rihapur plagët e pa mbyllura të familjeve të 5.577 burrave e 450
grave të ekzekutuara gjatë diktaturës, të 988 të vdekurve në burgje, të
7.022 të vdekurve në internime, të 48.217 burrave dhe 10.792 grave të
internuara, të 36.768 të të dënuarve politikë, të gjitha këto nga krimineli
Hoxha e trashgimtarët e tyre Nano, Meta e Mejdani. Ardhja e Fatos Nanos dhe
loja që bënë ai në krye të qeverisë është "lojë" e re e komunistëve, është
një tragjedi kombëtare dhe një rrezik për çështjen kombëtare.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
burimuji

Postuar mė 15-5-2004 nė 02:19 Edit Post Reply With Quote
Spiunet, Persekutoret,

"http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=40543&PHPSESSID=cd179bcbf9c85c7a48da84cacccfc880"

Përgjigje zotit Bedri Blloshmi, vëllait të poetit të pushkatuar, Vilson Blloshmi
Për lehtësimin e ndërgjegjes shqiptare - Ismail KADARE

Zoti Blloshmi,

Letra e hapur që më keni dërguar nëpërmjet gazetave “Albania” dhe “Sot” është një ndër më të rëndësishmet që janë shkruar e botuar vitet e fundit në Shqipëri. Bashkë me dramën që ka goditur familjen e fisin tuaj, dramë që pati si akt të fundit pushkatimin e dy poetëve martirë, vëllait tuaj Vilson Blloshmi dhe kushëririt tuaj Genc Leka, letra e juaj ngre disa nga çështjet themelore të moralitetit jo vetëm të kulturës e letërsisë shqiptare, po të krejt epokës.

Vite më parë, nëpërmjet historianit Uran Butka, jam njohur me dosjen e dhimbshme të dy poetëve martirë, Blloshmi dhe Leka. Që nga ajo kohë, siç mund të jeni në dijeni, shumë herë, e në mënyrë të përsëritur, në libra, shkrime e intervista , përpara publikut shqiptar e ndërkombëtar, kam folur për këtë tragjedi.E bashkë me të kam ngritur çështjen e arkivave sekrete, duke kërkuar hapjen e tyre pa asnjë kusht.Për fat të keq, zëri im e disa miqve të mi, ka mbetur pothuajse i vetmuar, sidomos kur ka qenë fjala për letërsinë dhe artin. Një miratim i disa shkrimtarëve dhe artistëve, ka qenë i pamjaftueshëm për të ndryshuar gjendjen. Asnjë aksion nuk është mdërmarrë për këtë, asnjë organizëm shtetëror ose shoqëror, asnjë komitet, OJQ ose nismë tjetër civile nuk ka mbështetur me vepra këtë kërkesë.Dhe jo vetëm kaq. Sa herë që është ngritur kjo çështje, një kor shurdhues është ngritur aty për aty për të penguar zbulimin e së vërtetës. Thënë shkurt,, një mur solidariteti me xhelatët kundër viktimave, me fajtorët kundër të pafajshmëve. Strategjia e kësaj sjelljeje cinike është e qartë: të mbulohet me çdo kusht e vërteta e krimit komunist në kulturë. Të zëvendësohet ajo e vërtetë me mashtrime e trillime rozë, me dëshmi të rreme, dhe ç’është më e keqja, me mllef dhe terror psiqik kundër viktimave. Dhe kështu ka ndodhur ajo që thoni ju, që fajtorët, emrat e të cilëve janë ende të fshehur nëpër dosjet sekrete, të pushtojnë dalngadalë shtypin dhe ekranet tona. Dhe kështu ndodh që të ashtuquajturat kujtime nexhmijehoxhiste të bëhen zotëruese në një pjesë të mediave tona.Ky është një nga turpet më të mëdha të kohës sonë.

Mbulimi i së vërtetës ka edhe ajo teknikat e saj, të njohura qyshkur.Përveç falsifikimeve klasike të bëra nga vetë xhelatët ose servilët e tyre të sotëm, ka të tjera mënyra më të tërthorta, pra edhe më tinzare, pë shfytyrimin e historisë.

Zëvendësimi i së vërtetës me një surrogat (erzats) të saj, është një nga më të shpeshtat. Krijohen ngjarje, heroizma e disidenca të paqëna, të cilat mënjanojnë vetvetiu dramat e vërteta. Kur dikush për shembëll, përpiqet të na mbushë mendjen se, i paska dërguar një letër Enver Hoxhës, ku i shkruan fare haptas se ti Enver Hoxha, bashkë me shokët e tu jeni vrasës dhe së shpejti do t’i hani kokat njëri- tjetrit, kur dikush pra na e servir këtë përrallë, në vështrim të parë, ajo mund të duket si një nga ato mburjet e rëndomta ballkanase me të cilat është mbushur jeta jonë.Por në një vështrim më të thellë del se kjo mburrje nuk është aq e padëmshme sa ç’duket. Përkundrazi, është thellësisht çoroditëse, sepse sipas kësaj përralle, Enver Hoxha nuk del aspak një diktator, por një liberal i madh. Sepse gjer më sot nuk ka ndodhur kurrë që një diktator, e sidomos një diktator komunist, të marrë një letër të tillë, dhe të jetë aq mëshirëmadh ndaj shkruesit, sa pas një ndëshkimi të përkohshëm, t’i japë përsëri të drejtën e botimit! Ne të gjithë e dimë, e më shumë se ne jeni ju që e dini se sa e pavërtetë është kjo. Nuk është puna këtu për pranimin ose jo të një mburrjeje. Këtu është fjala për një përmbysje të krejt historisë së diktaturës komuniste në Shqipëri. Nëqoftëse pranohet se ka qenë e mundur t’i thoshje diktatorit vrasës,dhe pas kësaj merrje prapë të drejtën për të botuar libra, kjo do të thotë të pranosh se në këtë vend nuk ka patur diktaturë. Sipas kësaj logjike, pushkatimi i Genc Lekës dhe i vëllait tuaj Vilson Blloshmit, për ca vjersha njerëzore ku përshkruhet rënia e gjetheve dhe zjarri në vatër, tingëllon krejtësisht i pabesueshëm. Me kalimin e viteve, nëqoftëse në Shqipëri do të vazhdonte sundimi i trillimeve nexhmijehoxhiste, ky pushkatim mizor do të quhej përrallë, ngaqë surrogati, ai që tiranin e nxjerr aq të mëshirshëm, do ta kishte zëvendësuar ndërkaq të vërtetën. Një tjetër mënyrë e falsifikimit të historisë është banalizimi, përgjithësimi i së keqes. Në emër të mitit të bashkëfajësisë gjithçka futet në një thes. Ashtu si në ferrin pagan që është krejt i ndryshëm nga ai dantesk, në jetën tonë krijohet një mjegullinë brenda së cilës nuk dallohet vlera nga antivlera, kallëzuesi nga viktima, spiuni nga i spiunuari.

Mëkatarëve tanë u vjen shumë për shtat ky lloj ferri pagan. Për të ardhur te letërsia shqipe e gjysmës së dytë të shekullit ajo do të gjykohet ndryshe. Ajo do të gjykohet në bazë të dy parimeve themelore. E para, parimi i vlerave. E dyta, ai i moralitetit. Lidhur me vlerat, dihet se vetëm një pjesë e saj do t’i qëndrojë kohës. Lidhur me moralitetin, përveç asaj pjese të letërsisë që e ka njollosur veten duke nxitur urrejtjen klasore , shtypjen, hymnizimin e Ministrisë së Brendshme, e të tjera si këto, e vërteta kryesore mbetet e ndryrë në arkivat e fshehta. Aty ndahen dy armatat: fajtorja nga e pafajshmja, viktimat nga spiunët. Kjo është ndarja themelore, e pazëvendësueshme nga asnjë surrogat. E pamëshirshme në vërtetësinë e saj, e painterpretueshme sipas ëndjes. Është ajo që ju me të drejtë, në letrën tuaj, kërkoni të zbulohet.

Ky zbulim nuk është i gëzueshëm. Por në kushtet e historisë së sotme shqiptare, në kushtet e mjegullës çorientuese, ai është i nevojshëm. Një operacion kirurgjikal, për të ndaluar infektimin e pjesës së shëndoshë të ndërgjegjes shqiptare.Kjo ndërhyrje nuk do të jetë e lehtë. Do të ngrihet prapë muri mbrojtës i solidaritetit të së keqes. Do të bëjë zhurmë kori i saj. Kur drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë shpall se do të botojë një libër me dokumente të fshehta, që lidhen me përgjimin, në vend që ky lajm të zgjojë kurreshti, nxit nervozizëm. Gjithfarë dokrash thuhen me këtë rast. ǒna duhet të hapim telashe të tilla? Kujt i hyjnë në punë ato? Brezi i ri i sotëm as që do t’ia dijë për kësi historish, etj. etj.

Vërtet besojnë këta avokatë të të keqes se brezi i ri shqiptar mund të ketë kujtesën e një foke? Brezi i ri, ai që e di ç’ka ndodhur në kohën e Hitlerit, të Xhingis hanit, apo të Neronit, nuk mund të jetë shpërfillës ndaj dramës së popullit të vet. Eshtë krejtësisht normale që ai të dijë ç’ka ndodhur këtu, madje ç’ka ndodhur gjithkund. Ende sot, pas 2000 vjetësh, nuk reshtin përpjekjet për të gjetur denoncimin e fshehtë që çoi në internim poetin romak Ovidin. Mirëpo tek ne zotëron tjetër logjikë. Më lejoni t’ua përsëris se dy shkrimtarë deputetë, njeri i majtë e tjetri i djathtë, u ngritën të parët kundër projektit të shefit të arkivave. Kjo tregonte, veç të tjerash, që për disa politikanë të majtë ose të djathtë , ka një pikë të errët ku ata takohen.

Zoti Blloshmi,

Siç mund ta shihni nga kjo letër, unë prej vitesh kam qenë dhe vazhdoj të jem në një mendje me ju. E kuptoj gjithë dhimbjen tuaj, gjithë dëshpërimin dhe revoltën tuaj.
Në perandorinë komuniste, që nga Kuba në Mongoli, e nga Arktiku në Shqipëri,janë bërë krime monstruoze të cilat kanë rënduar gjithë ndërgjegjen e shekullit XX. E megjithatë besoj se në krejt historinë e njerëzimit, që nga koha e Neronit e këndej, është vështirë të gjendet një shembull tjetër, që dy poetë të jenë pushkatuar për disa vjersha të pafajshme për gjethet dhe për vjeshtën.

Pushkatimi i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, ka shënuar një rekord të ri në hierarqinë e zezë të së keqes në këtë planet. Këtë rekord të turpit e ka arritur, për fat të keq, Shqipëria komuniste.

Përfitoj nga kjo përgjigje për t’iu drejtuar publikisht Presidentit të Republikës, që të ndërhyjë me tagrin e tij të lartë, për të vendosur ngritjen e një përmendoreje të dy poetëve martirë, ata që u rrëzuan nga arma, për shkakun e vetëm se shkruan poezi të njerëzishme në një kohë çnjerëzore. Lidhur me kërkesën tuaj për zbulimin e dokumentacionit të fshehtë, ashtu si dhe më parë vazhdoj ta mbështes pa asnjë rezervë. Me këtë rast i drejtohem prapë Presidentit për t’i kërkuar përpilimin e një legjislacioni për transparencën lidhur me arkivat e pahapura, atje ku është ndryrë një peshë e errët, pa zbulimin e së cilës, ndërgjegja e këtij vendi nuk mund të jetë e qetë.

Shënim i redaksisë: Në maj të këtij viti, nëpërmjet dy të përditshmeve, zoti Bedri Blloshmi, vëllai dhe kushuriri i poetëve të pushkatuar Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, i ka dërguar dy letra të hapura shkrimtarit Ismail Kadare. Në këto letra të titulluara “Përse nuk hapen dosjet e shkrimtarëve” dhe “Prijini pastrimit të botës së letrave”, autori i tyre kërkon ndihmesën e shkrimtarit për hapjen e dokumentacionit të fshehtë, ku është dëshmuar ndjekja sistematike, përgjimi dhe spiunimi i shkrimtarëve shqiptarë gjatë diktaturës komuniste. Po botojmë përgjigjen e shkrimtarit Ismail Kadare


14/05/2004
KATEGORIA: Analiza

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2004 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
Nuk e dija kete rast.

Nuk e kuptoj pse nuk botohet sakte kush ishin hetuesit, kush ishte prokurori e kush ishte gjykatesi qe i pati denuar.

Ne rast se nuk mundemi ti cojme perpara drejtesise te pakten te dime kush jane kriminelat e te mund ti peshtyjme ne fytyre!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2004 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
Z. Kadare,

ka plotesisht te drejte:

"Asnjë aksion nuk është mdërmarrë për këtë, asnjë organizëm shtetëror ose shoqëror, asnjë komitet, OJQ ose nismë tjetër civile nuk ka mbështetur me vepra këtë kërkesë.Dhe jo vetëm kaq. Sa herë që është ngritur kjo çështje, një kor shurdhues është ngritur aty për aty për të penguar zbulimin e së vërtetës. Thënë shkurt,, një mur solidariteti me xhelatët kundër viktimave, me fajtorët kundër të pafajshmëve. Strategjia e kësaj sjelljeje cinike është e qartë: të mbulohet me çdo kusht e vërteta e krimit komunist në kulturë. Të zëvendësohet ajo e vërtetë me mashtrime e trillime rozë, me dëshmi të rreme, dhe ç’është më e keqja, me mllef dhe terror psiqik kundër viktimave. Dhe kështu ka ndodhur ajo që thoni ju, që fajtorët, emrat e të cilëve janë ende të fshehur nëpër dosjet sekrete, të pushtojnë dalngadalë shtypin dhe ekranet tona. Dhe kështu ndodh që të ashtuquajturat kujtime nexhmijehoxhiste të bëhen zotëruese në një pjesë të mediave tona.Ky është një nga turpet më të mëdha të kohës sonë. "

Ne fakt jane te pakten dy vete qe e kane kerkuar kete e kane kerkuar me shume, ate te une e quaj DEKOMUNISTIFIKIMI i RSH:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2313

Por cuditerisht askush nuk i bashkohet kesaj ideje, ketij programi, projekti!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2004 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Shumė pak shqiptarė kanė refuzuar bashkėpunimin me Sigurimin

Shumë pak shqiptarë kanë refuzuar bashkëpunimin me Sigurimin

Përse nuk duhet të hapen dosjet dhe çfarë pasojash do të kenë ato për Shqipërinë? Kush janë të rekrutuarit dhe sa është numri i tyre. Cila është baza mbi të cilën rekrutoheshin agjentët dhe cilët janë të privilegjuarit dhe të privuarit e kësaj "ushtrie spiunësh". Hollësi nga rekrutimi dhe pasojat e tij në shoqërinë shqiptare

Gjeneral Astrit Mehja

Që me lindjen e shtetit, është organizuar edhe shërbimi i fshehtë, i quajtur rrjet spiunazhi, agjenturor, informativ, inteligjent e gjithfarë emërtimesh sipas çdo vendi e shteti përkatës. Ndërsa tek ne është quajtur përgjithësisht rrjeti agjenturor, bashkëpuntorë, dhe së fundmi, informatorë të kategorive të ndryshme.

"Rrjet agjenturor" kanë organizuar brenda sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme organet e Sigurimit të Shtetit (përfshi dhe ato të Sigurimit të ushtrisë) si dhe organet e policisë, kryesisht ato të policisë kriminale (që para vitit 1992 quheshin seksione apo degë të ndjekjes së krimeve.

Jo se them ndonjë gjë të re, por, sa për kujtesë duhet përmendur se ky rrjet shtrihej në të gjitha institucionet qendrore e vendore deri në vitin 1984, përjashtuar organet e Partisë Punës në qendër dhe në bazë, Presidiumi, Qeveria dhe në ministrrinë e Punëve të Brendshme (përjashtuar repartet e kufirit, gardës dhe të policisë në rang ushtari, nënoficeri e polici).

Në vitin 1984, pas goditjes se grupeve "armiqësore" të M. Shehut, K. Hazbiut, F. Shehut etj., në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte ëmëruar Hekuran Isai, nën drejtimin e të cilit u ripunua platforma e punës operative, që mesa mbaj mend, u miratua nga ish Byroja politike pak para vdekjes së E. Hoxhës. Ndryshimet ishin thelbësore, kryesisht duke ndaluar kategorikisht ndërtimin e punës agjenturore operative, tashmë jo vetëm në organet e Partisë Punës, por në të gjitha dikasteret dhe institucionet qendrore, përfshi dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe në organet e pushtetit vendor, deri në këshillat popullore dhe fshatrave, shkollat etj., (përjashtmar ministrinë e Mbrojtjes).

Kuptohet që veprimtaria e mëparshme e organeve të Sigurimit të Shtetit u konsiderua jo vetëm e gabuar, sektare, koçixoxizëm, rankoviçizëm e deri dhe armiqësore. Në shumë pak raste mbi bazën e ankesave dhe me iniciativën e H. Isait iu fal dënimi personave të arrestuar për agjitacion e propagandë, çka në raport me numrin shumë të madh të të dënuarve, ishte i papërfillshëm, pa efekte edhe propagandistike.

Por, deri në këtë periudhë, për hir të së vërtetës duhet thënë se ishin rekrutuar dhjetëra mijëra informatorë, një shifër galopante që, për arsye të sekretit nuk mund ta deklaroj.

Kush ishin ata që rekrutoheshin

Por natyrshëm lind pyetja, në cilat shtresa e institucione e organizoi me gjerësisht këtë rrjet? Në radhë të parë në radhët e elementëve armiq e keqbërës (ish monarkistë, ballistë, ish zyrtarë të regjimeve të mëparshme, tregtarët, kulakët, elementi antiparti që lindi nga disidenca e viteve të pasçlirimit, të burgosurve e internuarve, në radhët e forcave të armatosura (përjashtuar në mënyrë kategorike oficerët e sistemit të ministrisë Punëve të Brendshme).

Tërheqja në bashkëpunim apo rekrutimi bëhej përgjithësisht mbi baza "vullnetare" patriotike dhe me material shtrëngues (duke i vërtetuar dhe falur veprën penale të kryer). Për personat që për momentin e bisedimeve pranonin, i merrej një deklaratë me shkrimin e tij, duke i caktuar dhe pseudonimin e parrullë e kundërparrullë, i hapej dosje e kartela të ndryshme. Një burokraci e madhe, e mundimshme për të dy palët, edhe për zyrtarët, edhe për personin që i propozohej të bashkëpunonte. Ishte një moment shumë delikat saqë shpesh herë të krijoheshin dhe komplikacione të ndryshme, sepse personi nuk kishte ardhur vetë të bashkëpunonte, por ishte thirrur nëpërmjet disa kombinacioneve të fshehta dhe shumë të vështira.

Edhe unë kam bërë jo shumë, rreth 100 rekrutime në radhët e elementëve keqberës, por edhe të personave 'patriotë' siç thuhej rëndom për ata persona që nuk ishin nga radhët e kontigjenteve armiq e keqbërës. Fillimisht, shumica dërrmuese, jo vetëm mua, por pothuajse të gjithë agjenturistëve u ka ndodhur të mos pranohet bashkëpunimi, sepse u mungonte një dëshirë e tillë duke e konsideruar një veprim që i cenonte karakterin e dinjitetin personal e familjar. Mirëpo në kushtet e një regjimi të rreptë diktatotrial rreth 70 përqind e tyre pranonin, dhe nga këta një minimum aktivizoheshin dhe jepnin informacione rregullisht, ndërsa pjesa tjetër ose vinte në takim dhe s'jepte asgjë, ose jepte informacione të pavlera dhe dita-ditës shkëputeshin duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet, deri sa përjashtoheshin nga rrjeti formalisht me dokumente se de fakto ata ishin vetëpërjashtuar, pavarësisht se kishin pranuar të nënshkruanin deklaratën, të mermin pseudonimin etj..

Shumë pak shqiptarë kanë refuzuar bashkëpunimin

Personat që refuzonin në mënyrë kategorike qysh në fillim të bisedave, realisht janë një numër i vogël, rreth 3000, për të cilët hapej kartela: "Personi që ka refuzuar të bashkëpunojë me organet e Sigurimit dhe të Policisë", - kartelë e cila ruhej dhe ndiqte personin sipas vendbanimit, deri sa vdiste. Kjo kartelë plotësohej që kuadro të tjerë agjenturistë, të mos merrnin mundimin për t'i propozuar herë tjetër. Persona që mburren duke thënë se unë në atë kohë kam qenë trim dhe s'kam pranuar të bashkëpunoj dhe është jashtë këtij fondi kartelash, nuk thotë të vërtetën, për të mos thënë që gënjen. Inaktiviteti i agjenturës ose mungesa e dëshirës së popullit për të bashkëpunuar me shërbimet e fshehta të asaj kohe, u bë i dukshëm në vitet '70, por ajo arriti kulmin në mesin e viteve '80 dhe këtë problem, si asnjëherë tjetër, e mori në dorë vetë Komiteti Qendror i Partisë Punës, ku krahas studimit dhe një analize të hollësishme, u përcaktuan detyra, sipas tyre, të rëndësishme, që do të çonin në efektivitetin e informatorëve. Për të qenë korrekt në ministri për ketë pati reagime nga kuadro të veçantë, duke e konsideruar si diçka të jashtëzakonshme dhe jo në përputhje të paktën me praktikën e deriatëhershme. Prapëseprapë veprimtaria, asokohe e quajtur armiqësore dhe ajo keqbërëse, po shtohej dhe informacioni po minimizohej. Kjo mungesë u zëvendësua me veprime të tjera të ashpra, jo ligjore që nga një drejtor në atë kohë, pavarësisht shumë gabimeve, i quajti masa drakoniane duke u deklaruar hapur se ishte kundër tyre dhe se i zbatonte jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij.

Si filloi të degradonte agjentura?

Në fundin e viteve '90 ndodhën ato ndryshime që tashmë i mbajmë mend të gjithë e situatat e krijuara, sidomos vendosja e pluralizmit politik, jo vetëm e gjeti të papërgatitur ministrinë e Brendshme, por e çorientoi jashtë mase. Kuptohet që, agjentura jo vetëm u tërhoq edhe më shumë, por shumica dërrmuese kërkonin që t'i asgjësohej dosja e materiale të tjera që komprometonin figurën e tyre dhe pak a shumë kjo u realizua. Me akte normative të ministrit u asgjësuan me dhjetëra mijëra dosje të informatorëve në ministri dhe në degët e Brendshme. Dhe deri këtu gjysma e të keqes, sepse ndoshta nga hutimi, apo edhe shkarkimi i shumë zyrtarëve të meparshëm, ngelën pa u djegur regjistrat dhe një nga llojet e kartelave ku ishin të evidencuar të gjithë personat që kishin pranuar të bashkëpunojnë, ku ndodhej krahas gjeneraliteteve, edhe pseudonimi e ndonjë hollësi tjetër profesionale. Për fat të keq, në këto lista janë edhe ata mijëra të quajtur informatorë apo agjentë dhe që s'kanë dhënë qoftë dhe një informacion e janë seleksionuar si inaktivë.

Ndryshimet që ndodhën pas 2 korrikut 1990 e në vazhdim dhe sidomos pas rrëzimit të sistemit komunist dhe vendosjes së pluralizmit, shkaktoi pështjellim të madh në rrjetin agjenturor, pati nga ata që vranë veten apo u vranë nga persona të dënuar, qindra e mijëra shkuan në shtete të ndryshme familjarisht, deri në Zelandën e largët dhe s'kanë për t'u kthyer ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë shumë ngelën se s'iu dha mundësia të largoheshin dhe një pjesë u përfshinë në proceset demokratike për përmbysjen e sistemit. Një diçka e tillë ishte llogjike, pasi për hir të ideve, bindjeve politike apo origjinës, ata, pavarësisht bashkëpunimit "vullnetar", ishin persekutuar, internuar, dëbuar e dënuar vetë ose pjesëtarë të familjes dhe farefisit e, padyshim e kishin ëndërruar e dëshiruar me kohë përmbysjen e diktaturës. Rrjedhimisht, ata si gjithë të tjerët u integruan në administratë, por dhe në sfera të larta të politikës, disa prej të cilëve u bënë deputetë, deri edhe ministra apo shefa të institucioneve të larta qendrore.

Komisionet për pastërtinë e figurës

Edhe pas marrjes se pushtetit nga Partia Demokratike, është bërë zhurmë e madhe për hapjen e dosjeve të informatorëve dhe sidomos për pastrimin e politikës dhe administratës prej tyre, për çka në vitin 1996 u bë një ligj për verifikimin e pastërtisë së figurës së një grup personave të caktuar, duke u krijuar një komision me z.Hajri Mezini ne krye. Por puna e këtij komisioini ishte e cekët, sipërfaqësore se s'kishte s'i bëhej ndryshe, pasi hapja e dosjeve për të gjithë politikën e administratën, për mendimin tim do të hapte probleme të mëdha.

Edhe tani pas 14 vjetësh demokracie, ridel në skenë problemi i hapjes së dosjeve, tashmë nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, i mbështetur nga një tjetër shkrimtar dhe politikan Dritëro Agolli. Sipas shtypit del se edhe presidenti zoti Moisiu na qenka dakord për t'i hapur dosjet, sepse sipas shkrimtarëve tanë të shquar, të urtë dhe të mençur ata ish spiunë (siç thote i shquari Kadare) na e paskan pasur përgjegjësinë për burgosjen, ndjekjen apo persekutimin e shkrimtarëve dhe asnjëherë s'kam parë të flitet për dëshmitarët që kanë dalë hapur në gjyq kundër tyre, apo dhe për shkrimtarët apo artistët kamikaze të regjimit që me akt-ekspertimet e tyre artistike pohonin, vlerësonin apo argumentonin se veprimtaria e X shkrimtari, skenaristi, regjizori, piktori, skulptori, muzikanti etj., na qenkëshin jo në përputhje me vijën e politikën e partisë, të realizmit socialist, me pikëpamje borgjezo revizioniste, pra një krijimtari e bërë me dashje për të minuar dhe dobësuar pushtetin popullor (agjitacion e propagandë).

Ose ku qëndron ndryshimi i ish informatorëve në art nga qëndrimi denigrues disa herësh i plenumit të ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për dhjetëra shkrimtarë e artistë të shquar të vendit. Mbaj mend qëndrimin e turpshëm të këtij plenumi për novelën e shkrimtarit realist Koço Kosta në vitet '70 etj..

Pse jam kundër hapjes së dosjeve?

Unë personalisht pata fatin e keq të njihem me emrat e informatorëve edhe në radhët e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe duke pasur parasysh që regjimi i Hoxhës ishte regjimi më i egër, më brutali dhe më kriminali në Europë, ndihem i obliguar që të jap doemos mendimin tim për këtë problem kaq delikat duke u deklaruar kategorikisht kundër hapjes së dosjeve dhe publikimit të emrave të ish informatorëve.

Them se të nderuarit Kadare, apo edhe Agollit e ndonjë tjetri, mund t'ia kenë sugjeruar këtë për t'i futur në qorrsokak e për të cenuar sadopak dinjitetin e madhështinë e tyre si shkrimtarë dhe burra të mençur të kombit.

Gabim. Gabim i madh dhe me pasoja të pallogaritshme do të ishte ndërmarrja e një veprimi të tillë, jo vetëm për ish informatorët, por do t'i vihej një njollë e zezë historisë së letërsisë dhe artit shqiptar. Jo zoti Kadare, sepse prej tyre kemi shkrimtarë që na kanë dhënë romane, novela, poezi, drama të mrekullueshme, kemi piktorë e skulptorë të shquar, aktorë, skenaristë regjisorë brilantë që vazhdojnë të na mahnisin me artin e tyre, Une kam parë që me "ish"-ët është shoqëruar dhe i ka jo vetëm kolegë, por edhe miq vetë Kadareja, Agolli e të gjithë ne... Sepse ata pavarësisht "një gabimi të së kaluarës diktatoriale", janë njerëz e shqiptarë të mirë dhe me kontribute të mëdha që populli ua vlerëson dhe i admiron. Prandaj të mos kënaqemi me atë që unë do ta quaja një rast fatkeq të gjithsecilit prej tyre.

E, nëse propozimi i Kadarese mund të merrej në konsideratë, një ligj i tillë do të bëhej jo vetëm për shkrimtarët, por për të hapur dosjet e të gjitha shtresave. Dhëntë zoti të mos ndodhë, pasi për vetë specifikën që ka Shqipëria, kjo do të ishte një '97 e dytë dhe do ta kthente dhe 20 vjet prapa shoqërinë shqiptare, aq hallemadhe për momentin dhe që po përballet mbi të gjitha me një varfëri të tejskajshme.

Disa dosje apo regjistra aty janë, brezat e ardhshëm do t'i studiojnë, do të shkruajnë histori apo ndoshta edhe romane e skenare filmash me to.

Unë shpresoj ta takoj personalisht Kadarenë, të bisedoj dhe besoj se do ta bind që dosjet për nja 50 vjet a më shumë duhet të rrinë të konsevuara.



Shënim

Autori Astrit Mehja ka qenë ish zv.ministër i Rendit dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

temA


Nje shkrim tjeter shume i cuditshem.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2004 nė 07:44 Edit Post Reply With Quote
"Pse jam kundër hapjes së dosjeve?

Unë personalisht pata fatin e keq të njihem me emrat e informatorëve edhe në radhët e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe duke pasur parasysh që regjimi i Hoxhës ishte regjimi më i egër, më brutali dhe më kriminali në Europë, ndihem i obliguar që të jap doemos mendimin tim për këtë problem kaq delikat duke u deklaruar kategorikisht kundër hapjes së dosjeve dhe publikimit të emrave të ish informatorëve.

Them se të nderuarit Kadare, apo edhe Agollit e ndonjë tjetri, mund t'ia kenë sugjeruar këtë për t'i futur në qorrsokak e për të cenuar sadopak dinjitetin e madhështinë e tyre si shkrimtarë dhe burra të mençur të kombit.

Gabim. Gabim i madh dhe me pasoja të pallogaritshme do të ishte ndërmarrja e një veprimi të tillë, jo vetëm për ish informatorët, por do t'i vihej një njollë e zezë historisë së letërsisë dhe artit shqiptar. Jo zoti Kadare, sepse prej tyre kemi shkrimtarë që na kanë dhënë romane, novela, poezi, drama të mrekullueshme, kemi piktorë e skulptorë të shquar, aktorë, skenaristë regjisorë brilantë që vazhdojnë të na mahnisin me artin e tyre, Une kam parë që me "ish"-ët është shoqëruar dhe i ka jo vetëm kolegë, por edhe miq vetë Kadareja, Agolli e të gjithë ne... Sepse ata pavarësisht "një gabimi të së kaluarës diktatoriale", janë njerëz e shqiptarë të mirë dhe me kontribute të mëdha që populli ua vlerëson dhe i admiron. Prandaj të mos kënaqemi me atë që unë do ta quaja një rast fatkeq të gjithsecilit prej tyre. "

Une tmerrohem nga keto rradhe.

Pse zotni gjeneral ti leme spiunet e kriminelet te qete qe kur te vije puna te perserisin krimet?

Nuk jane te gjitha krimet e kryera nga enver hoxha, jo, spiunimet e deshmite fallco jane KRIM o gjeneral e ti po mbron kriminelet!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 19-5-2004 nė 14:18 Edit Post Reply With Quote
Hapja e dosjeve duhet te ishte bere qysh ne vitin 1992,te pakten te perlyerit te mos kishin te drejten morale per te perseritur fajet e tyre.Astrit Mehja,eshte njeri prej atyre qe vuan sindromin e te qenurit vegel e sigurimit famekeq,kesisoj ky lloj individi kerkon vetmbrojtje.Dosjet duhet te hapen dhe te behen publike,sepse vetem keshtu do te mund te kemi nje politike te paster dhe te moralshme.Besoj se ka ardhur koha e mendsive te reja per te krijuar nje pershpejtim te proceseve qe presim.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nji shkodran

Postuar mė 19-5-2004 nė 16:41 Edit Post Reply With Quote
Po citoj:
"...Në radhë të parë në radhët e elementëve armiq e keqbërës (ish monarkistë, ballistë, ish zyrtarë të regjimeve të mëparshme, tregtarët, kulakët, elementi antiparti që lindi nga disidenca e viteve të pasçlirimit, të burgosurve e internuarve, në radhët e forcave të armatosura..."

C'ndytesi!
"KEQBERES" (e perserit disa here) cilesohen keto njerez edhe sot prej artikullshkruesit.
Keqberes ishe ti o "gjeneral" me shoket e tu!

Prap perdoret gogoli i hakmarrjes: "...u vranë nga persona të dënuar..."
kur dihet mire qi hakmarrja s'ka ekzistue.

Nuk u dashka me u hape dosjet se ndodhkan trazina. Po pse elementat me dosje nuk terhiqen, por dojne me komandue? Mire qi s'kerkojne falje, por se pakut as rrine menjane, por dojne edhe me kene ne krye?! Athere kjo asht poshtersi e si e atille e meriton demaskimin. Rruga e vetme me ece para. Gjithcka tjeter asht regres.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 19-5-2004 nė 23:54 Edit Post Reply With Quote
Eshte domosdoshmerisht e nevojshme te pershpejtohet procesi i publikimit te dosjeve sekrete.Te mos luhet me to sic eshte bere deri tani,por te behet nje hapje teresore e tyre,qe nga politikanet e deri ne qelizat me te vogla te administrates.Mendoj se kjo gje do te krijoje tjeter mentalitet ne shoqerine shqiptare,larg inkriminimeve apo tragjikomedive meskine te dosjexhijve te pandreqshem.Askush nuk mund te trembet nga e verteta,fajtoret pavarsisht nga rrethanat duhet te vuajne per ate qe kane kryer.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 22-5-2004 nė 07:42 Edit Post Reply With Quote
Shkrimtarėt Bardhyl Londo dhe Visar Zhiti flasin nė lidhje me hapjen e dosjeve tė shkrimitarėv

Shkrimtarët Bardhyl Londo dhe Visar Zhiti flasin në lidhje me hapjen e dosjeve të shkrimitarëve dhe intelektualëve

Dihen shkrimtarët e implikuar me Sigurimin e shtetit

"Hapja e dosjeve, sa do të shkaktonte dhimbje në planin individual dhe kolektiv, po kaq do të shkaktonte lehtësim", thotë Zhiti

"Do të jetë gjë e mirë hapja e dosjeve, sepse pas kësaj transparence do të dalin përgjegjësit e vërtetë të lidhjeve me sigurimin e shtetit, censurimin e botimeve etj", thotë Londo

Alida Beqiri

Kohët e fundit, po flitet gjithmonë e më shpesh për hapjen e dosjeve të shkrimitarëve dhe intelektualëve. Disa ndjejnë nevojën për të bërë transparencën për të gjithë veprimtarinë e shkrimtarëve gjatë regjimit komunist, nga lidhja me sigurimin e shtetit, deri tek censurimi i botimeve. Shkrimtari Ismail Kadare ka propozuar hapjen e dosjeve dhe e ka cilësuar këtë një lehtësim të ndërgjegjes. Më këtë fakt, janë ndeshur edhe popuj të tjerë edhe tani në kohët moderne. I pyetur mbi opinionin që ka në lidhje me hapjen e dosjeve, shkrimtari dhe politikani Bardhyl Londo përgjigjet: "Do të jetë më mirë të hapen dosjet, sepse për çdo gjë, transparenca është më e mirë se heshtja. Do të jetë gjë e mirë sepse pas kësaj transparence do të dalin përgjegjësit e vërtetë të lidhjeve me sigurimin e shtetit, censurimin e botimeve etj. Deri tani akuzat kanë rënë mbi një grup të tërë shkrimtarësh, ndërsa nëse hapen dosjet do të zbulohen ata që kanë abuzuar vertët. Dhe pak a shumë dihen ata që janë të përlyer".

Edhe shkrimtari Visar Zhiti pohon se ka patur shumë intelektualë që i kanë shërbyer me vullnet regjimit, intelektualë që kanë përdorur ideologjinë për të larë hesapet me rivalët e tyre në art. "Natyrisht, që do të ketë patur edhe idealistë, madje sot njihen sociologë modernë, të cilët sqarojnë se prapa zilive të njerëzve, sidomos atyre të artit e shkencës, qëndron ideologjia. Psh. në kohën e nazizimit thuhet që kolegët përdornin një ideologji naziste për të goditur Frojdin. Pra, edhe këtu tek ne ideologjia është përdorur për të larë hesapet mes njëri-tjetrit", thotë Zhiti.

Shkrimtarët mendojnë se hapja e dosjeve duhej të ishte bërë më parë, megjithatë, edhe tani nuk është vonë. "Duhet një rregull për hapjen e tyre dhe besoj se mënyra më e mirë të lihet në vullnetin e njerëzve. Pra, kush dëshiron që t'i hapet dosja nëse e ndjen veten se është njeri publik, do të ishte një nga normat më të bukura dhe më origjinale që ekziston. Nëse nuk do të kemi kurajën e nuk kërkojmë hapjen e dosjes, atëherë zbulohet se në njëfarë mënyre personi do ndjehej keq dhe do të kishte arsye", thotë Zhiti.

Një formë tjetër që propozojnë shkrimtarët është ajo e hartimit të një ligji, që të veprojë edhe mbi ata që kanë përdorur dhunë për të "rekrutuar" sa më shumë individë brenda klaneve të tyre. "Kur them të bëjmë kujdes, nuk e kam fjalën që të mos i dënojmë ata janë bërë spiunë (e thënë në mënyrë të ashpër), por është mëse e domosdoshme që të dalë edhe emri i atij që e ka kthyer personin në fjalë në një spiun. Këtu gjërat trajtohen së prapthi, u kërkohet llogari atyre që u thyen dhe abolutisht nuk kërkohen shpjegime për ata që kanë përdorur dhunë, kanë mashtruar e kanë kryer mizorira për të arritur qëllimin e tyre", vazhdon Zhiti.

Përsa i përket reagimit të intelektualëve nëse mësonin se kolegu i tyre ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, shkrimtarët mendojnë se sa do të shkaktonte dhimbje në planin individual dhe kolektiv, po kaq do të shkaktonte lehtësim, ashtu siç e ndjen trupin e tij një njeri pas heqjes së tumorit.

Intelektualët mendojnë se as politikanët nuk duhet t'u shpëtojnë hapjes së dosjeve, së pari krerët e partive, më pas drejtuesit e institucioneve politike dhe institucioneve ekzekutive. Sipas tyre, iniciativën për këtë duhet ta marrë opozita.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2004 nė 22:11 Edit Post Reply With Quote
Bezhani: Hapja e dosjeve shkakton kaos

“Nuk do të lejojmë të na drejtojnë të inkriminuarit”


Agim Baçi

Debati për dosjet është pa arsye dhe i padobishëm, sepse do të krijonte një kaos. Ish-kreu i Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nafiz Bezhani, vazhdon të jetë i prerë në mendimin e tij, se hapja e dosjeve do të ishte një fenomen i papërballueshëm për shoqërinë shqiptare.

Por ai sugjeron gjetjen e rrugëve me më pak efekte sociale për të nxjerrë jashtë vendimarrjes së rëndësishme të gjithë ata persona që kanë bërë krime, duke qenë pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë të lojës që ka kryer ish-Sigurimi i Shtetit. “Nuk ka moral të na drejtojnë ata që kanë kryer krime”, thotë Bezhani.

Si një mbështetës i drejtëpërdrejtë i iniciativës së dy deputetëve, Nard Ndoka e Alfred Cako, të cilët kanë përgatitur amendamente shtesë për ligjin aktual mbi të cilin funksionon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, Bezhani kërkon nga politika që t´i hapë rrugë sa më parë verfikimit të pastërtisë morale të deputetëve dhe drejtuesve të lartë shtetërorë, për t´i dhënë kështu mundësinë ngritjes së institucioneve të besueshme. “Në të gjithë botën, ata që zgjidhen apo emërohen në poste të rëndësishme kanë një biografi të plotë. Eshtë koha që edhe ne të dimë për të zgjedhurit apo zyrtarët e lartë se ç´figurë kanë, cila është e kaluara e tyre, si kanë arritur ta vënë pasurinë e, për më tepër, se sa të aftë janë ata për t´i shërbyer këtij kombi”, thotë Bezhani.

Ndërkohë, i bindur se ende për një kohë të gjatë hapja e dosjeve do të mbetet tabu për shoqërinë shqiptare, Nafiz Bezhani shpreh pesimizmin për gadishmërinë e politikës për të nxjerrë jashtë vendimarrjes “të pistët”.

Eshtë rihapur çështja e dosjeve. Si një njohës i mirë i këtij problemi, për shkak se keni drejtuar një komision të posaçëm për kontrollin e figurave, si po e shikon ju këtë çështje?
Këtë zhurmë po e ndjek si të gjithë, por të them të drejtën më duket krejt e pakohë. Unë jam shprehur dhe e them se është krejt e padobishme. Dosjet edhe për shumë kohë duhet të mos trazohen. Nuk është në interesin tonë. Unë mendoj se ata që kërkojnë hapjen e dosjeve më shumë i shërbejnë trazimit se sa qetësimit të situatës, i shërben një kaosi të ri. Kjo është një mënyrë që është përdorur për ata që nuk kanë qenë të interesuar për një gjykim në qetësi…

Pse jeni kaq prerë në kundërshtimin tuaj?
Sepse jam i sigurtë që do të kishte pasoja të rënda sociale. Ne nuk jemi të përgatitur ende për t´u ndeshur me të vërtetën e asaj që ka ndodhur. Madje, edhe në vende të tjera ish-komuniste, por që në krahasim me ne kanë qenë shumë më demokratike, dosjet nuk janë hapur pikërisht nga kjo frikë.

Mendoni se si do të reagonin njerëz të ndryshëm, nëse do të dinin se ç´ka shkruar i afërmi i tyre për ta?
Por, dy deputetë tashmë e kanë bërë gati propozimin për amendime në Ligjin për Verifikimin e Pasurisë, ku kërkohet përjashtimi i ish-sigurimsave nga parlamenti dhe zyrat kryesore të shtetit…

Shqetësimi i tyre e ka një bazë, sepse shteti nuk mund të drejtohet nga ata që kanë bërë krime. Këtu nuk është problemi vetëm për Kuvendin, por edhe për shumë zyrtarë që marrin vendime të rëndësishme për qytetarët. Unë jam mbështetës i kësaj iniciative. Por, unë mendoj se do të ishte e tepërt që të krijohej një komision i posaçëm, pasi një i tillë ka qenë dhe nuk është marrë shumë në konsideratë. Unë u kam rekomanduar dy deputetëve që të propozojnë amendamente shtesë në Ligjin për Verifikimin e Pasurisë, ku të saktësohet nëse një kandidat apo zyrtar ka qenë apo jo me ish-Sigurimin, si e ka vënë pasurinë, a ka patur ndonjë dënim penal. Pra, duhet një kontroll në tërësi i figurës.

Pse, komisioni që keni drejtuar ju nuk e ka patur këtë të drejtë?
Unë kam informuar institucionet për figurat që janë emëruar në postet që përfshin ligji për t´u verifikuar. Por në disa raste, edhe pse kam lajmëruar se dikush ka qenë bashkëpunëtor apo anëtar i ish-Sigurimit, sërish ai është emëruar në këtë post. Duke parë se komisioni që unë drejtoja nuk merrej gjithnjë parasysh, atëherë unë mendova se ky komision nuk ishte më i vlefshëm.

A keni kërkuar ju më shumë fuqi ligjore për zyrën që drejtonit?
Në vitin 1997, kur unë u zgjodha në Kuvendi për të drejtuar Zyrën e Verfikimit të Figurave, propozova menjëherë ndryshimin e ligjit. Unë kërkova që të verifikoheshin edhe deputetët, ndërkohë që kandidatët të këshilloheshin fillimisht për t´u tërhequr. E nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë ne duhej ta botonim materialin në dy gazeta, e më pas të vendoste elektorati. Por propozimi im u hodh poshtë në atë kohë nga Komisioni i Ligjeve. Pra, deputetët, në mënyrë të padrejtë, kërkuan të mbrojnë vetveten. Ndaj, në konslutimin me Cakon e Ndokën unë kam kërkuar që në amandament të propozohet që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive të ketë kompetenca për vendimmarrje, ndërkohë që hetimi të kryhet qoftë për pastërtinë e figurës, qoftë për vërtetësinë e pasurisë nga grupe ekspertësh. Gjithashtu, duhet parashikuar edhe rehabilitimi për dhjetë vjet për të gjithë ata që kanë pasur një dënim penal nga gjykatat shqiptare apo të huaja.

Po pse kjo dëshirë për të pasur në Parlament apo institucione të inkriminuar?
Unë mendoj se ka pasur interesa personale për t´i patur nën presion disa zyrtarë apo deputetë. Drejtuesit e partive e dinë se cilët janë e përsëri i kanë mbajtur në poste apo i kanë kandiduar për në Kuvend. Kjo përbën edhe pjesën më të pamoralshme të gjithë këtij debati, pasi nën akuzë mund të jenë njerëz që kanë dosje, por për të cilët nuk ka asnjë provë se kanë bashkëpunuar.

Po presion ndaj ndonjë shtrese të veçantë a ka pasur?
Po! Dhe më tipike kjo trysni ka qenë mbi shtresën e ish-të persekutuarve. Eshtë e vërtetë që në mesin e ish-të dënuarve politikë ka pasur bashkëpunëtorë. Por, më parë se të hapen dosjet duhet të deklarohet se cilët prej tyre e kanë kryer këtë akt nga dhuna e përdorur, nga presionet e ndryshme. Pasi dihet se ish- Sigurimi ka përdorur metoda tepër të rafinuara e të dhunshme për të krijuar bashkëpunëtorë, sidomos në mesin e ish-të deklasuarve, siç konsideroheshin atëherë.

Pra, ju mendoni se duhen ndarë llojet e dosjeve?
Unë njoh disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë, por sot i shërbejnë me përkushtim vendit, janë njerëz që kanë bërë punë konkrete në shërbim të vendit. Ndërkohë, ka të tjerë që janë keqpërdorur në emër të dosjeve. Rasti i Ndre Legisit, aktualisht deputet, është një nga shembujt e keqpërdorimit të dosjeve. Ndaj, unë kërkoj t´i japim kohë shoqërisë për të qenë e përgatitur.

Po në vende të tjera, që kanë patur të njëjtat probleme si ne, si është proceduar me dosjet?
Unë kam qenë në shumicën e vendeve që kanë provuar diktaturën. P.sh., në Hungari ish-kryeministri Gjylehorn ka qenë ish-sigurims. Kur politika i kërkoi të largohej ai tha “jam i votuar”, ndaj dhe vazhdoi të mbante postin e kreut të qeverisë. Ndërkohë, në Rumani, ku Sigurimi i Çausheskut ka kryer krime të tmerrshme, ende nuk është hartuar ndonjë ligj i posaçëm për dosjet. Kështu edhe në Bullgari apo Maqeddoni, nuk ka ndodhur procedura e hapjes së dosjeve. Madje, edhe në ish- Gjermaninë Lindore ka pasur vetëm disa dënime për ata të cilët janë përfshirë në vrasjen e qytetarëve që janë përpjekur të kapërcejnë Murin e Berlinit, por të tjerët janë ende “në heshtje”.

Unë kam ndarë së bashku me krerët e parlamenteve të shumë prej këtyre vendeve se shoqëria ka nevojë të falë më shumë se sa të dënojë. Por nëse ndodh tani zbardhja e asaj që ka ndodhur në diktaturë, askush nuk garanton se do të kemi falje.

Pra ju mendoni se kërkesa e Ismail Kadaresë për hapjen e dosjeve të shkrimtarëve nuk është me vend?
Ismail Kadareja duhet të jetë i përmbajtur aq sa është edhe i madh. Aq më tepër, ai duhet të jetë tek të heshturit, sepse në diktaturë ka qenë shkrimtari më i mbrojtur nga Enver Hoxha. Atij i janë vënë në dispozicion Arkiva e Partisë, Arkiva e Shtetit, e të gjitha këto me urdhër të posaçëm të familjes Hoxha. Ndaj, mendoj se Kadareja nuk është objektiv në kërkesën e tij për hapjen e dosjeve.

Meqenëse e konsideroni të parakoshshme dhe trazuese hapjen e dosjeve, ju vetë mendoni se keni bërë ndonjë mëkat kur keni shkruar për “mëkatarët”?
Unë kam qenë shumë i kujdeshëm në librat që kam botuar. Unë kam në librat e mi njerëz që i kanë shërbyer dikur ish-Sigurimit, por që tani i shërbejnë kombit. Unë kam shmangur me kujdes çdo situatë që do të mund të keqkuptohej a keqpërdorej. Ata që kanë dashur ta kuptojnë mesazhin, e kanë pasur këtë të qartë në librat e mi.



Amandamentet që propozon Bezhani

Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është kontrolli i pastërtisë së personit zyrtar, të emëruar apo të zgjedhur në funksione drejtuese të rëndësisë së veçantë, me qëllim të forcimit të organeve drejtuese të shtetit demokratik, nëpërmjet verifikimit të pastërtisë së figurës së tij për:

1. Gjendjen e tij pasurore dhe legjitimitetin e burimeve të saj
2. Pastërtine penale të tij, për të përcaktuar llojin e dënimit dhe afatet e parashikuara për riedukumin e tij
3. Vërtetimin e shtetësisë shqiptare për 10 vitet e fundit
4. Gjendjen shëndetësore të vërtetuar me kartelën përkatëse
5. Masa disiplinore nga shërbimi civil
6. Figurën morale, të shprehur në zbatimin me korrektësi të normave të pranuara nga shoqëria, siç janë ndershmëria, serioziteti, dinjiteti, personaliteti, karakteri, etj.
7. Ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit?

Neni 3
1. Mbartin detyrimin për deklarim në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit të Figurës së Personit Zyrtar:
2. Subjektet që përcaktohen nga titullarët e ministrive dhe të insttitucioneve qendrore sipas paragrafit 18 të këtij ligji, i nënshtrohen kontrollit të inspektoriatit të ulët, ku detyrimisht përfshihen:

Neni 4
1. Për kontrollin e pastërtisë pasurore, subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji, detyrohen të deklarojnë në Inspektoriatin e Lartë dhe në inspektoriatet e ulta, brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen e pasurive të tyre deri më 31 dhjetor të viti pasardhës si dhe burimet e krijimit të tyre dhe të detyrimeve financiare si më poshtë:
2. Së bashku me deklarimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të paraqiten edhe dokumentacioni i parashikuar në pikën 2 të nenit 4. Për personat zyrtar të riemruar, ky dokumentacion duhet t‘i paraqitet insektoriatit përkatës 15 ditë para afatit të fillimit të punës.

Neni 5
3. Kur refuzimi bëhet nga persona të porsa emëruar, Inspektori i Përgjithshëm kërkon anulimin ose pezullimin e kontratës së punësimit. Vendimi i Inspektorit të Përgjithshëm mund të apelohet vetëm në organet gjyqësore

Neni 6
...të gjitha subjektet e përcaktuara në nein 3, që mbartin detyrimin për deklarim në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, detyrohen të deklarojnë të gjitha pasuritë e alumuluara, detyrimet financiare dhe burimet e tyre. Gjitashtu duhet të dorëzojnë dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, pika 2.

Neni 8
E drejta për kontrollin e pasurisë dhe legjitimitetin e burimeve të saj, do të vazhdojë të kryhet mbi bazën e dispozitave të këtij ligji edhe për një periudhë pas dy vjetësh pas largimit nga funksioni. Ndërsa, Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët, zv/ministrat, sekretarët e përgjithshëm, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të të gjitha niveleve të gjyqësorit, prokurorët, drejtorët e përgjithshëm të institucioneve qendrore, do ta kenë detyrim për një periudhë prej 4 vjetësh pas largimit nga funksioni.



Kadare, propozimi që pështjelloi “kutinë e Pandorës”

Hija e dosjeve u rishfaq menjëherë sapo shkrimtari Ismail Kadare iu drejtua nëpërmjet një letre Presidentit Moisiu për të kontribuar në hapjen e “letrave” për shkrimtarët spiunë. Iniciativa e tij ishte reagim i kërkesës që familjarët e dy poetëve të pushkatuar, Vilson Blloshmi e Genc Leka, i kërkonin për të zbardhur të vërtetën. Gjithashtu, shkrimtari i shquar shqiptar i kërkonte ndihmë Presidentit që t´i hapte rrugën ngritjes së përmendoreve për dy poetët, që janë të fundit anëtarë të letrave të dënuar me vendim ekstrem jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë ish vendet diktatoriale. Kërkesa e Kadaresë u përqafua nga Moisiu, por menjëherë gjithçka u kthye në furtunë. Deklarata e Moisiut për të ndërmarrë një iniciativë ligjore për këtë çështje u kundërshtua nga disa ish- anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, por edhe nga njerëz larg letërsisë, të cilët aktualisht u shfaqën protestues ndaj kësaj iniciative. Gjithsesi, ky debat, që është në kulmin e vet tashmë ka përfshirë një pjesë të mirë të medias dhe analistëve. Një pjesë e debatuesve shprehet se hapja e dosjeve në këto momente jo vetëm që nuk do t´i shërbente situatës, por edhe do të keqpërdorej për të krijuar një dilemë edhe më të madhe në shoqërinë e trazuar shqiptare. Ndërkohë, edhe pse nuk është bërë asnjë hap zyrtar për hapjen e dosjeve, nëpër mediat e përditshme kanë nisur të dalin emrat e parë, që gjithsesi më shumë i kanë hedhur akuza reciproke njëri-tjetrit se sa kanë sqaruar atë që ka ndodhur me shkrimtarët gjatë vite të ekzistencës së Lidhjes.



Kryemëkatarët
Lidhja, aty ku sipunët ishin profesionistë

“Unë e pranoj, se në materialet që kam shfletuar kam hasur shumë shkrimtarë apo edhe gazetarë si bashkëpunëtorë të sigurimit. Por hapja e një sektori të veçantë nuk ka kuptim”. Kështu shprehet Nafiz Bezhani lidhur me atë që ka ndodhur me “farkëtuesit e fjalës” gjatë diktaturës. Sipas Bezhanit, kërkuesit e hapjes së dosjeve për këtë sektor nuk janë objektivë dhe se me këtë kërkesë mund t´i sjellin një trazim të ri situatës shqiptare, për shkak se edhe arsyet nuk janë të mjaftueshme. “Lidhja e Shkrimtarëve ka patur ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit më profesionistë”, tha Bezhani, duke kërkuar nga debatuesit e këtij procesi më shumë durim dhe më shumë gjakftohtësi. “Unë mendoj se nuk është saktësuar ende qëllimi. Pa u pjekur qëllimi unë mendoj se mungojnë argumentet që kjo çështje të nisë”, thotë Bezhani, por pa përcaktuar kohën kur kjo procedurë është mirë të nisë.

I vëmendshëm ndaj gjithë debatit të deritanishëm, Bezhani parapëlqen të perifrazojë shkrimtarin dhe analistin Fatos Lubonjën, i cili në një analizë të botuar në një të përditshme, e shikonte këtë proces si “përpjekje për të kërkuar gjurmët kur ujku është përballë”. Sipas tij, si shkrimtar, por edhe si ish- i dënuar politik, Fatos Lubonja ka bërë një nga shpjegimet që i jep të drejtë logjikës së tij se, për një hap të tillë mungojnë arsyet e vërteta dhe qëllimëmira. “Shkrimtari dhe ish-i dënuari politik Lubonja mendoj se ka bërë në mënyrë të qartë pasthënien e këtij romani tragjiko-komik. Ai thekson se hapja e dosjeve do të ishte trazim dhe unë e mbështes këtë mendim kaq të pjekur”, thotë Bezhani, duke mos harruar të përsërisë se, pas këtyre kërkesave, mund të fshihet edhe një dëshirë për ta riparë të trazuar shoqërinë shqiptare, ashtu siç ka ndodhur në shumë momente delikate të këtij kombi.



“Larg përgjegjësive zyrtarët që kanë lënë shtetësinë”

Ish-kreu i Komisionit të Verifikimit të Pastërisë së Figurave ka shprehur shqetësimin e tij për praninë në administratën e lartë shqiptare apo edhe në Kuvend të shumë njerëzve që nuk kanë më në pasaportë shtetësinë shqiptare. “Në kontrollin aktual të figurave të larta shtetërore ka disa shkelje, por unë mendoj se është tepër e dhimbshme që vazhdohet të caktohen në poste të larta njerëz që nuk kanë shtetësinë shqiptare, për shkak të marrjes gjatë këtyre viteve të një shtetësie të huaj”, tha dje për “Panorama” Nafiz Bezhani. Sipas tij, nuk ka precedentë të vendeve të tjera që të zgjidhen deputetë apo të emërohen zyrtarë individë që nuk e kanë më shtetësinë e vendit të cilit i shërbejnë. “Përgjegjësinë për fatet e vendit e mbajnë shtetasit e tij, ndaj është i pamoralshëm emërimi në disa poste i personave që e kanë lënë këtë shtetësi”, tha Bezhani. Ai përmed rastin e disa zyrtarëve të lartë, zëvendësministra, që nuk kanë as shtetësinë e as familjen në Shqipëri, por që zyrtarisht kanë në dorë për të formosur dokumente të rëndësishme për jetën e shqiptarëve. “Unë nuk e kuptoj se çfarë përgjegjësie maksimale mund t´i kërkosh këtyre personave”, tha Bezhani, duke propozuar që edhe për këtë shtresë të ketë ndryshim në ligjin që kontrollon figurat e larta zyrtare.

© 2003 Gazeta Panorama

Akoma nuk e kam lexuar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-3-2005 nė 13:47 Edit Post Reply With Quote
Kadare: Mbyllja e arkivave të fshehta, ndotje e rëndë morale


Shekulli

TIRANE - Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur dje se moshapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit përbën një ndotje të rëndë morale për shoqërinë shqiptare. Kadare ka polemizuar edhe me akademikun Rexhep Qosja për shkrimin e tij "Koha e falsifikimeve".

Pyetje: Kohë më parë keni ngritur problemin se prania e gjerë në shtyp e ish-nomenklaturës komuniste tregon prirje për rikthimin e saj. I përmbaheni ende këtij mendimi?
Pergjigje: Po, i përmbahem. Eshtë e njohur thënia "historinë e shkruajnë fitimtarët". Duke u perpjekur te uzurpojne faqet e shtypit shqiptar, sundimtare komuniste te djeshem, ish-kuadro te larta te partise, ish-ministra, ish-anetare te Komitetit Qendror, ish-hetues, ixh-xhelate, ish-gra xhelatesh, etj., etj, perpiqen të japin idene se po kthehen ne pushtet. Ose vertet kujtojne se, nderkaq, jane kthyer. Dhe, si te tille, si fitimtare, po shperndajne medalje ose mallkime. Ashtu si dikur. Ky eshte nje turp per Shqiperine e sotme demokratike. Por, para se te jete turp, eshte shqetesim. Stalinistet shqiptare jane inkurajuar. Ky inkurajim e ka shkakun ne mosdenimin e krimeve te tyre.
Kur nje diktature rrezohet, rrezimi i vertete i saj eshte kur i denohen krimet. Mosdenimi eshte nje marreveshje e heshtur me te. Mosdenimi, perveç te keqijave te tjera, i jep tiranise se rrezuar shpresen e ringjalljes.
Denimi i krimeve te nje epoke nuk behet aspak per te shtuar shqetesimet, qe edhe ashtu jane te shumta ne kete vend. Ajo behet per te kunderten: per t'iu dhene fund spekulimeve, çoroditjes, mashtrimit, mjegulles se
qellimshme, qe po e trondit dhe do vazhdoje ta trondise perhere e me teper boten shqiptare. Ky proces eshte i dhimbshem, por i shendetshem, ashtu si nje kirurgji e domosdoshme. Nismetare ose perkrahese e ketij procesi duhej te ishte, ne radhe te pare, e djathta shqiptare.
Sa me gjakftohtesisht te behet ky denim, aq me i vertete do te jete. Pa pasione e revansh, pa nerva e britma, por me maturi dhe, kryesorja, me synimin e madh që t'i sherbeje jetes sone dhe jo çthurjes sone.

Pyetje: Në Shqipëri vlon kohët e fundit diskutimi për hapjen ose jo të arkivave të fshehta, përfshi dosjet e shkrimtarëve e të politikanëve. Ju keni qenë gjithmonë "pro" kësaj. Diçka më shumë, ju lutem.

Pergjigje: Diskutimi per hapjen ose jo te dosjeve e te arkivave te fshehta nxori ne shesh nje problem dramatik. Nje pjese e ndjeshme e shkrimtareve, publicisteve, politikaneve, deputeteve ishin kundër hapjes. Nuk do shume filozofi per te kuptuar se sa ndotje te rende morale tregon ky fakt.
E keqja s'eshte vetem kjo. Jo vetem qe ky zhgan u shpreh kundër asaj qe eshte thelbi i nje demokracie, transparences, por, me agresivitet u sul kunder atyre qe e kerkuan kete transparence. Shkurt, zhgani i stalinistave po perpiqet te krijoje nje terror te vertete psiqik, ashtu si dikur.
U krijua keshtu gjendja me paradoksale ne nje vend demokratik: Njerezit qe kerkojne hapjen e arkivave sulmohen.
Per te kryer kete sulm te turpshem, stalinistet shqiptare te sotem perdorin gjithfare sherbetoresh: gazetare ose politikane te korruptuar, letrare ish-spiune ose bij spiunesh, amatore te internetit, etj. Kjo dhune
verbale kerkon te paralizoje çdo perpjekje per zbulimin e tmerreve ende te pazbuluara te regjimit qe shkoi.
E keqja me e madhe e kesaj dhune eshte se ajo e shkurajon çdo prirje per shendoshje morale, aq te nevojshme sot per kombin shqiptar. Terthorazi kjo dhune shpall nenshtrimin perpara genjeshtres dhe heshtjen plot turp perpara saj. Ajo eshte fatale, sidomos per brezat e rinj.

Pyetje: Pavarësisht se keni qenë i kursyer për të dhënë mendim për librin e drejtorit të Arkivave, Shaban Sinani, "Një dosje për Kadarenë", ju jeni personazh i këtij libri dhe diçka keni për të thënë.

Pergjigje: Eshte thene disa here se kjo dosje e botuar eshte "vetem purgatori". Mendoj se ajo eshte me pak se purgator. Ajo eshte e matur dhe ende nuk ka nxjerre menxyrat e medha.
E, megjithate, ashtu siç eshte, ajo ka me shume se nje vit qe po trazon jeten morale shqiptare. Nuk eshte vetem nje pune shkrimtaresh kjo dosje. Eshte thene edhe me pare se historia e nje Lidhje Shkrimtaresh e nje vendi komunist eshte nje minihistori e diktatures. Ne kete dosje do te gjeni zyrat dhe institucionet me te rendesishme te regjimit, emrat e nje pjese te Byrose Politike, te Komitetit Qendror, duke perfshire edhe gruan e diktatorit. Pa folur pastaj per emra shkrimtaresh te njohur. Pa folur per emrat apo inicialet e denonciatoreve. Pa folur per informacionin e sakte qe jep se si punonin veglat e atij mekanizmi te frikshem, qe kontrollonte letersine dhe artet. Ky liber nuk eshte ndonje favor që me behet mua personalisht, siç duan te thone disa. Ai nuk mbyll asnje rruge. Perkundrazi, ai hap rrugen per te gjithe. Eshte tjeter pune ne qofte se disa e duan kete hapje e disa jo.

Pyetje: Keni shfaqur pakënaqësinë tuaj për djegien ose zhdukjen e arkivave të Lidhjes.

Pergjigje: Kjo zhdukje eshte me se e habitshme. Une nuk di tjeter institucion ne Shqiperi qe t'i jene djegur arkivat. Edhe ne kohet e erreta te otomanizmit arkivat nuk digjeshin. Tre kryetaret e Lidhjes pas 1973 nuk japin asnje shpjegim se si ka ndodhur kjo.
Historia e letersise shqipe nuk mund te krijohet me mllefe apo thashetheme. Arkivat e Lidhjes ishin nje deshmi e dores se pare. Ne to do te gjendej nje pjese e drames qe kane hequr shkrimtaret dhe artistet shqiptare. Denimet e tyre, kercenimet, ndalimet, denoncimet. Qe nga romani "Tuneli" i Dhimiter Xhuvanit, te novelat e Koço Kostes apo shfaqjet teatrale te Minush Jeros e te Mihal Luarasit, apo pikturat e Maks Velos e te Edi Hiles, apo rrebeshi i Festivalit 11, etj., etj.
Ata qe zhduken ose dogjen keto arkiva do te donin natyrisht te digjnin çdo dokument tjeter. Ne fund te fundit, tani qe ulerijne kunder hapjes se dokumenteve qe, fatmiresisht, kane shpetuar, ata identifikohen vete me zjarrvenesit.

Pyetje: Në këtë polemikë është futur tani së fundi dhe akademiku nga Kosova, Rexhep Qosja. Ç'mendoni për shkrimin e tij?

Pergjigje: Eshte e vertete se ne polemike eshte futur edhe akademiku qe permendni ju. Pershtypja ime eshte se me shume se per te ndihmuar te verteten, ai, me sa duket, ka dashur t'u vije ne ndihme ca miqve me te cilet ka lidhje te ngushta, pikerisht atyre qe hapja e arkivave i ka vene ne pozita aspak te lakmueshme.
Ne nje artikull te gjate e te turbullt per shkrimtaret qe retushojne veprat dhe falsifikojne biografite, mendoj se kerkon te heqe vemendjen nga thelbi i çeshtjes: te hapen ose jo arkivat. Se fundi, me aq sa kuptohet nga
teksti, eshte kunder hapjes.
Lidhur me retushet, edhe pa qene akademik dihet qe veprat e shkrimtareve jane te botuara dhe mjafton nje krahasim i tekstit nga nje botim te tjetri, per te gjetur ndryshimet per mire ose per keq. Keshtu qe ky problem, ne menyren si shtrohet, eshte i paqene. Persa u perket biografive te shkrimtareve, çeshtja eshte edhe me e thjeshte. Siç eshte thene ne nje shkrim te S.Bejkos botuar tek ju, biografia e pare e çdo shkrimtari eshte vepra e tij. Biografija tjeter, e mirefillta, perbehet nga dy pjese: ajo qe e dime te gjithe, dhe tjetra, qe mund te mos e dime. Kjo biografi e paditur, ne boten e lire demokratike perbehet nga intimitetet e shkrimtarit. Ne boten diktatoriale intimiteteve u shtohet nje element baze: ka qene apo jo shkrimtari bashkepunetor i policise se fshehte. Ka denoncuar ose jo shoket e vet edhe pa qene i tille. Pikerisht ajo per te cilen ka plasur sherri ne Shqiperi.
Akademiku, qe me urtesine e tij ka hyre per te sqaruar kinse punet, pasi leshon bé e rrufe kunder falsifikimit te biografive, praktikisht del kunder hapjes se arkivave.
Do te isha shume kureshtar te dija se çfare menyre tjeter propozon akademiku per te dalluar nje biografi te sakte nga nje biografi e rreme.

Pyetje: Zoti Rexhep Qosja flet edhe për mundësinë e falsifikimit të vetë dokumenteve arkivale. Si edhe për veprat, për kujtimet dhe ditaret qe shkruhen tani dhe u vihet nje date e vjeter.

Pergjigje: Po e nis me kete te fundit. Problemi qe ngrihet eshte i vertete. Ka njerez qe e kane bere, madje vazhdojne ta bejne kete gje. Por ky eshte problemi, (me sakte turpi) i tyre. Me mjetet moderne te sotme te verifikimit, jo nje doreshkrimi te tere nuk i nderrohet dot data, por as disa rreshtave. Lidhur me falsifikimin e dokumenteve arkivale (konkretisht per drejtorin Shaban Sinani, qe akuzohet terthorazi), asnje nga keto dokumente deri me sot nuk eshte kundershtuar. Perkundrazi, nje nga personazhet e rendesishem te kesaj dosjeje, zoti Anastas Kondo, me nje kurajo qytetare qe eshte per t'u çmuar, deklaroi ne shtyp te verteten per ato dokumente qe kane lidhje me te. Te tjeret do te benin mire te ndiqnin shembullin e tij.
Prandaj, mendoj, se shqetesimi i akademikut edhe per kete çeshtje te fundit eshte i ngutur.

Pyetje: Çfarë përfundimi mund të pritet nga një aksion i tillë purifikimi, nëse do ta quanim kështu?

Pergjigje: Ky sulm kunder moralitetit ne Shqiperi, ky kthim kokeposhte i gjerave, thene ne menyren me te thjeshte: kjo marrje ne mbrojtje e se keqes dhe goditja e njerezve, qe e kane pesuar prej saj eshte nje shenje
deshperuese. Kjo lidhet me korrupsionin total. Korrupsioni ka disa faza zhvillimi. Ne krye lulezon, pastaj behet zoterues, pastaj merr trajtat e normes morale, se fundi, dhe kjo eshte kulmi i zezones, hymnizohet.
Ne qofte se Shqiperia nuk do ta veje ne gjunje korrupsionin, ajo do te vihet ne gjunje prej tij. Korrupsioni dhe bjerrja morale kur behen sunduese, jane me te keqija se pushtimi ushtarak. Ky i fundit, zakonisht, eshte i pzerkohshem, kurse çizmja e korrupsionit eshte e gjate, teper e gjate. Shqiperia eshte seriozisht e rrezikuar sot. Çeshtja e arkivave te fshehta, per njerezit e kultures dhe te politikes eshte vetem nje pjese e kesaj te
keqeje te madhe. Por ajo ben pjese ne thelbin e dukurise. Ajo eshte nje test kuptimplote.





13/03/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 11:58 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
Ismail Kadare *

1

Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së komunizmit, një mjegull e helmuar vazhdon të rrijë pezull mbi ish-perandorinë e përmbysur. Ajo nuk gjen qetësi dhe, me sa duket, s’ka për të gjetur, pa kryer një operacion të dhimbshëm, por të domosdoshëm: spastrimin moral të saj. Thënë ndryshe njohjen dhe dënimin e krimit.
Pikërisht për pengimin e kësaj njohjeje e sidomos e këtij dënimi është ngritur sot në këmbë një armatë e tërë. Me trysni, me kërcënim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me të gjitha mënyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur në shërbim po përpiqet të mbulojë të vërtetën.
Në fillim të viteve ’90 u duk se bashkë me përmbysjen e tiranisë do të shuhej edhe urrejtja që ajo prodhonte ditë e natë, burimi i parë energjitik i saj. Në një klimë besimi e mirësie u duk e natyrshme mëdyshja: të hapeshin bodrumet e errëta të së kaluarës, apo më mirë të mbylleshin?
Mëdyshja ishte e përligjur. Shumë njerëz menduan kështu me sinqeritet. Dhe jo vetëm njerëz, por edhe shumë institucione, madje disa qeveri demokratike, si ajo e Republikës Federale Gjermane, e para që u gjend përpara këtij problemi. Dihet se në atë kohë Boni i propozoi Gjermanisë Lindore shkatërrimin e arkivave të fshehta, që lidheshin me spiunimin.
Më pas, shumë shpejt u pa se iluzioni ishte i bukur, por megjithatë mbetej iluzion. Bota e përmbysur kishte qenë aq e egër dhe e pabesë saqë asnjë qokë e saj nuk i përshtatej lirisë. Ajo botë s’kishte njohur kurrë as falje e as mëshirë, ndaj si e tillë s’i meritonte ato.
Ngërçi u ndie shumë shpejt. Diçka themelore nuk ecte në demokraci. Diçka pengohej gjithkund. Prishej, shpërbëhej, fironte. Atëherë u kuptua se ç’gabim fatal ishe harrimi i asaj që s’duhej harruar. U krijua kështu paradoksi më i madh: e para që më së shumti fitoi nga demokracia ishte diktatura e rrëzuar. E inkurajuar kështu nga mosdënimi i krimeve, ajo përherë e më tepër nisi të përkëdhelë shpresën e kthimit në pushtet. Kishte pasuri brenda dhe jashtë vendit, kishte ende një pjesë të kulturës e të medias me vete, kishte sidomos dy armata të fshehta: atë të spiunëve, dhe tjetrën, atë për të cilën ende flitet pak, por që është, ndoshta, më e rëndësishmja, armatën e njerëzve që, pa qenë në listat spiunore, kanë qenë të përlyer më shumë se vetë spiunët.
Në klimën e demokracisë të gjitha këto forca, duke u fërkuar nëpër gjysmëterr, duke nuhatur njëra-tjetrën, u afruan e u forcuan. Ato shtinë në dorë një pjesë të jetës publike, të diplomacisë, të shërbimeve të fshehta e sidomos të ekonomisë. Ato arritën të infektonin opozitën e djathtë, një pjesë të së cilës e kishin patur në dorë qysh në krijimin e saj. Një marrëveshje e heshtur u krijua midis të dy krahëve të politikës për të mos prekur ish-agjentët e fshehtë ngaqë secila palë kishte pjesën e vet në këtë thesar të zi.
Mishmashi moral që u krijua nga kjo gjendje ishte humbja e plotë e qokave (referencave) morale. Gjithçka po kthehej kokëposhtë, njerëzit si në një ëndërr të keqe po mësoheshin me të keqen. Gjendje më të favorshme as që mund të ëndërronin xhelatët e djeshëm.
Pjellë e drejtpërdrejtë e këtij mishmashi ishte një korrupsion i paparë ndonjëherë në fytyrë të dheut. Historia jepte shumë pak ose aspak raste të ngjashme. Të shumtë ishin ata që mbeteshin gojëhapur nga kjo, por të paktë qenë të tjerët, ata që duhej të gjenin shkaqet dhe udhën e daljes.


2

Ndonëse me njëfarë vonese, vendet e ish-Lindjes, njëri pas tjetrit shpejtuan të qortojnë gabimin. Gjermania ishte e para që e kuptoi se me këtë gropë të zezë nën këmbë nuk mund të ngrihej asnjë e ardhme. Dosjet e Stasit (policisë së fshehtë) nisën të hapen qysh në vitin 1990. U shkaktuan natyrisht shumë drama, por procesi, në një bilanc të fundit u gjykua pozitiv. Në botën e letrave, midis dramave të tjera ishte ajo e shkrimtares së shquar Krista Ëolf. Debati për fatin e saj qëlloi i frytshëm. E pranoi vetë që kishte qenë për ca kohë bashkëpunëtore, por nuk kishte dëmtuar kurrkënd. Shpjegimet e saj për rrethanat e rekrutimit dhe sidomos deklarata se s’kishte dëmtuar njeri u vërtetuan, gjë që e rehabilitoi moralisht përpara opinionit publik. Rasti i saj i bujshëm ishte një mësim emancipimi për shoqërinë gjermane, ende të pamësuar me çështje të tilla.
Secili vend ish-komunist sillte befasimet e veta në këtë kronikë. Ndërsa në Hungari u bë problem mungesa e dosjeve, në Poloni dolën dosje të tepërta. Sipas një tradite famëkeqe të KGB-së sovjetike u fabrikuan dosje për poshtërimin e personaliteteve, sidomos të atyre që kishin luajtur rol në përmbysjen e komunizmit. Viktima e kësaj hakmarrjeje meskine ishte vetë udhëheqësi i “Solidarnosit”, Lech Valesa, i cili pati durimin që, me anë të një procesi gjyqësor ta hidhte poshtë shpifjen monstruoze. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur më parë me shkrimtarin Solzhenicin, për të cilin KGB-ja hapte fjalë sikur e kishte njeriun e vet, gjë që askush nuk e mori seriozisht.
Me vendet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, padronia e vërtetë, KGB-ja, kishte marrë me vete dosjet. Ky rast do të përsëritej në Kosovë, pas çlirimit të saj më 1999, kur UDB-ja serbe, ishte zotëruesja e vetme e tyre. (Nisur nga kjo tingëllojnë të pasinqerta e si për të shpëlarë gojën propozimet e atyre njerëzve kinse të dijshëm në Prishtinë, që flasin për komisione që u dashkan të jenë të pranishëm, në çastin e hapjes së dosjeve, për të parë mos ka ndonjë paudhësi etj., etj.! Për ç’komisione të shqiptarëve të Kosovës mund të flitet kur gjithë arkivat e zeza ndodhen me qindra kilometra larg, në Beograd apo në pyjet e Shumadisë?!)
Por le të kthehemi te tabloja e zymtë e botës komuniste. Në Poloni, pas ligjit të 1997-ës, pati zbulime, debate e skandale të pafundme. Në Çekosllovaki botimi i listës “Ëildstein”, sipas emrit të gazetarit që e bëri publike, e vuri vendin në ethe. Një listë tjetër, “Lista e vërtetë” e një hungarezi iu rikthye kriminelëve të vërtetë, zyrtarëve të lartë komunistë, që dukej sikur kishin mbetur jashtë stuhisë. Një tjetër publicist, rumuni Rude Portokalla, me gjithë emrin e këndshëm e vitaminoz, tronditi Rumaninë me një letër të hidhur drejtuar presidentit, ku i kërkonte që vendi të shpëlante baltën, duke zbuluar të vërtetën.
E fundit në proces ishte Bullgaria, ku gjithçka zvarritej e vazhdon të zvarritet ende sot. Megjithatë, në kësi rastesh të vonesës ka gjithmonë një ngushëllim për gjithkënd. Dhe ky është vendi ynë i dashur, i pari në prapësi, i fundit në punë të mbara.
Por, përpara se të vijmë te rasti ynë, duhet thënë se ethet e procesit ende vazhdojnë sot në gjithë trevat e ish-perandorisë së gjerë. Rasti i fundit, kur pa u tharë ende lotët për vdekjen e Papës së madh, Vojtilës, në vendlindjen e tij, “Komisioni i kujtesës” shpalli se ndihmësi dhe konfidenti i tij polonez, ishte spiun i ish-regjimit komunist, tregon se sa i ditës është ky problem.
Janë sqaruar ndërkaq disa gjëra themelore. I pari mësim që u nxor nga kjo përvojë tragjike, ka të bëjë me gëzimin e parakohshëm të ish-sunduesve komunistë, të cilët kujtuan se mund të bënim sehir këtë krusmë skëterre, pa u hyrë gjembi në këmbë. Dalëngadalë kjo botë u bë e ndërgjegjshme se janë ata, e në radhë të parë ata që e sollën, e mbollën dhe e shpërndanë gjithkund këtë murtajë. Ndaj janë të parët ata, gjithmonë të parët ata, që do të përgjigjen e do të dënohen për të.


3

Tronditja që vinte prej arkivave e dosjeve të fshehta ka qenë e natyrshme edhe në Shqipëri. Ishte një nga pyetjet e para për të gjithë. Për disa pyetja kishte brenda ankth, dihet përse, për të tjerët, ata që donin hakmarrje kishte padurim. Për një palë të tretë, që s’ishin të përzier në këtë punë, zotëronte kureshtja. Ishte kjo palë që duhej të ishte në të vërtetë gjykuesja e paanshme e çështjes.
Nuk mund të thuhet se populli shqiptar, përgjithësisht pasionant, me traditë hakmarrjeje dhe i shquar për mëri të zgjatura, u tregua i papjekur në këtë provë që i vuri përpara jeta. Zotëroi përmbajtja më shumë se nguti, arsyeja mbi pasionin, së fundi, dhe kjo ishte tepër e rëndësishme, ashtu si në vendet e tjera u shtrua pyetja: i shërben apo nuk i shërben kombit hapja e këtij telashi? Mos vallë ishte më mirë të merreshim me të ardhmen se të shkuarën?
E gjitha kjo ishte logjike, e mençur dhe njerëzore. Mirëpo katërmbëdhjet vjet më pas, në vitin 2005, Parlamenti Shqiptar mori vendimin e turpshëm kundër hapjes së dosjeve për deputetët. Asnjë parlament i vendeve të tjera nuk i ka bërë këtë, ndaj turpi mund të quhet historik. E, si të mos mjaftonte kjo, deklarata cinike e nënkryetares së Kuvendit se, përjashtimi nga kandidimi ideputetëve spiunë ishte një shkelje e të drejtave të njeriut (!), i vinte kapakun gjithçkaje.
Ky epilog i mbrapshtë tregoi se polemikat, mëdyshjet, dyshimet e sinqerta nëse duhej a s’duhej transparenca, nuk kishin shërbyer për asgjë.
Në këtë kah, do të ishte e detyrueshme rishikimi i kësaj kronike të gjatë dhe jo fort të pastër, për të parë ku është gabuar. Në këtë rishikim po duket se dufet primitive të politikës shqiptare nuk i lanë vend shqyrtimit serioz të asgjëje, përkundrazi kanë çoroditur gjithçka, e në radhë të parë moralitetin e politikës.
I kujtonim duke qeshur muajt e parë të demokracisë kur gra zyrtarësh të lartë nxirrnin nga çanta fletë dosjesh sekrete, për t’u kakarisur me shoqet në kafene. Na dukeshin groteske, gati-gati subjekte për teatrin komik, pa na shkuar mendja se përpara se të ishin të tilla, ato ishin tragjike. Pas këtij abuzimi të parë, erdhën të tjerat. Loja me emrat, pseudonimet e ish-spiunëve, dalja e tyre në gazeta, së fundi, shantazhet, që me siguri njëri krah i politikës i bënte tjetrit. Politika shqiptare njohu befas një shije të re, të panjohur, të rrezikshme: përdorimin e dosjeve të ish-spiunëve, për dobi të vet. Shantazhi ka qenë mekanizmi kryesor me të cilin ka funksionuar çdo mafie e çdo zhgan banditësh. Kjo vegël e diktaturës tregonte se klasa politike shqiptare sado të shpallej liberale, zemrën e kishte në diktaturë.
Kështu shpjegohet që çështja e hapjes ose jo të arkivave të fshehta, nga një trazim i sinqertë, u kthye në një biznes të turpshëm politik. Me anë të kurthit të dosjeve, secila palë mbante në zap jo vetëm njerëzit e vet, por edhe një pjesë të palës tjetër. Kështu shpjegohen çuditë e pashpjegueshme, enigmat, thënë shkurt, qyfyret e politikës shqiptare. Kështu shpjegohet paradoksi i madh që ka zyrtarë të së djathtës, që janë po aq të zellshëm për të mbuluar krimet e komunizmit, njëlloj si të ishin të majtë. Kështu shpjegohet që diskutimi për arkivat dhe dosjet hyri në një zonë të mjegullt, në një muzg të qëllimshëm: gjersa u arrit te epilogu i turpshëm i Kuvendit Shqiptar.


4

A krijon probleme hapja e bodrumeve të errëta (arkiva, dosje etj.) në Shqipëri? Natyrisht që krijon.
Ky është një problem i rëndë, serioz, me shumë peshë e përgjegjësi. Ndaj askujt nuk i lejohet që pozitën e tij “superiore” (thënë ndryshe “pa dosje”) ta përdorë në mënyrë abuzive, për të terrorizuar si prokuror “inferiorët” (thënë ndryshe “me dosje”).
Në të gjitha problemet, sado dramatike qofshin, qasja njerëzore është ajo që më shumë se çdo tjetër, shmang gabimet e rënda. Mund të ketë qasje njerëzore për çështjen e errët të ish-spiunëve? Natyrisht që ka. S’duhet harruar kurrë se kjo ushtri e trishtuar e ka dramën e saj të brendshme. Sado që e ka humbur të drejtën e fjalës, sado që çdo përpjekje për t’u shpjeguar mund të kthehet kundër saj, kjo s’do të thotë se bota duhet të jetë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj ferrit të brendshëm të saj. Është rekrutuar kjo ushtri me mënyrat më çnjerëzore që mund të përfytyrohen. Është kapur shumica e saj në gracka nga më makabret.
Qasja njerëzore është ajo kur, sa më shumë të ndjeshëm ne të jemi ndaj kësaj katastrofe të ndërgjegjes, aq më të pandjeshëm na lejohet të jemi ndaj atyre që e kryen këtë punë me zell, e aq më të ashpër ndaj atyre që e kryen të njëjtën punë pa i detyruar kush. Sa për ata që e krijuan këtë mjerim dantesk, ata që përbënin kupolën e nomenklaturës së kuqe, ata s’ka pse të presin mirëkuptim.
Një orientim i tillë njerëzor mund ta çojë çështjen e zvarritur të dosjeve në Shqipëri drejt një zgjidhjeje të arsyeshme.
Për shkak të veçantive të vendit tonë (një traditë shekullore hakmarrjeje, pezmatimet e mërive të gjata, përftimi i veçantë i fisit, familjes e nderit, raportet atë-bir si raporte detyrimi e shkarkimi), këto e të tjera si këto, na çojnë natyrshëm drejt kërkimit të një zgjidhjeje që mund të ishte e veçantë.
Nisur nga kjo, e nisur gjithashtu nga orientimi njerëzor që u përmend më lart, mendoj se do të ishte, ndoshta, e arsyeshme që, për shumicën e popullsisë shqiptare, për njerëzit e thjeshtë e të rëndomtë, për ata që s’kanë patur e s’mund të kenë asnjë rol në jetën politike, morale e administrative të shtetit e të shoqërisë, dosjet mund të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Së paku për aq kohë sa do të mund të vendosë në një formë referendare populli shqiptar.
E kundërta duhet të ndodhë me ish-nomenklaturën dhe me gjithë ata që, për ironi të fatit, u quajtën “elitë” e vendit dhe që luajtën një rol të ndjeshëm në jetën e tij. Sa më i lartë ka qenë posti, aq më i madh bëhet faji, për të arritur gjer te maja e kupolës. Në Shqipëri duhet të shkulet njëherë e përgjithmonë ideja e gabuar se, ishin si ishin udhëheqësit, punët e pista i bënin vetëm spiunët profesionistë. E vërteta është fare ndryshe. Mbi të ashtuquajturit udhëheqës, jo vetëm rëndon krimi madhor, ai i krijimit të kësaj murtaje, por edhe në një rrafsh të rrokshëm, kjo e ashtuquajtur “elitë” i ka bërë gjithmonë punët e pista të spiunimit. Qysh më 1941, në lindjen e partisë, krerët e saj, u mësuan të denonconin njëri-tjetrin te Stalini, te Titoja, te jugosllavët, te rusët. Ndaj më pas spiunimi u bë diçka familjare për ta, gjersa u kthye në një sistem zotërues.
Për fat të keq, në polemikën e hapur këto dy vitet e fundit është përzier, rastësisht ose jo, çështja e dosjeve me atë të arkivave të fshehta. Ndërsa për të parën kanë qenë disi të kuptueshme lëkundjet, hapja e arkivave është jashtë çdo diskutimi. Mëdyshja për këto nuk mund të cilësohet veç barbare. Për fat të keq, ka ndodhur pikërisht ajo: barbaria.


5

Botimi i paketës së parë të dokumenteve për përgjimin e shkrimtarëve dhe të artistëve, përpiluar nga drejtori i përgjithshëm i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, dr. Shaban Sinanit, krijoi bashkë me nervozizmin një solidaritet të sëmurë kundër librit dhe autorit. Do të ishte e kuptueshme nëse do të kërkohej zgjerimi i hulumtimit me autorë të tjerë. Për fat të keq, nuk u kërkua kjo, ose më saktë u kërkua kjo sa për të larë gojën. Kurse thelbi i kërkesës ishte tjetër gjë: mbyllja e këtij procesi.
Në të vërtetë duhej të ndodhte e kundërta. Me gjithë vonesën e saj në këtë problem kaq dramatik, Shqipëria pati shansin të hapë procesin, me një dosje të nivelit tepër të lartë. Nuk është fjala për dosje të rëndomta spiunësh e as për denoncime të vogla të lagjes, por për makinën kryesore të përgjimit e të terrorit kundër letërsisë dhe arteve. Është fjala për zyra të Komitetit Qendror, për anëtarë të tij, për anëtarë të Byrosë Politike, për kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për gruan e diktatorit, për vetë diktatorin, në zyrën e të cilit përfundonin denoncimet kryesore.
Me sa duket, pikërisht kjo kapje për brirësh e problemit, ky vizion nga lart, që nuk i lë mundësi nomenklaturës të fshihet pas spiunëve të thjeshtë, ka qenë një nga arsyet e reagimit të keq. Në këtë libër nomenklatura e lartë, qoftë politike, qoftë kulturore del lakuriq. Zyrtarët e lartë nuk mund të përdorin më legjendën aq shumë të përhapur se ushtruan terror ngaqë ishin të keqinformuar. Nga ana e tyre, drejtuesit e institucioneve kryesore të terrorit intelektual, nuk mund të justifikohen se ishin të detyruar nga lart të bënin ato që kanë bërë. Të dy palët janë të përlyera gjer në grykë, të pleksura në një aleancë monstruoze, rrallëherë të ndeshur në histori.
Këtë vizion të qartë të tablosë nuk mund ta japë veçse bota e dokumentacionit. Ndaj reagimi i ashpër kundër librit është njëherësh reagim kundër dokumentacionit në përgjithësi. Gati-gati u ndien haptas thirrjet histerike: nuk duam dokumente!
Natyrisht që një botë e ngritur mbi mashtrim dhe mjegull mbuluese më fort se çdo gjëje i trembet dokumentacionit. Oraliteti ballkanik, aq shumë joshës në rrafshin e artit epik të poezisë, është armiku i parë i së vërtetës në rrafshin e jetës shoqërore moderne. Libri i drejtorit të arkivave vuri ballë për ballë oralitetin dhe dokumentet. Në këtë ndeshje oralitetit (thënë ndryshe mjegullës mashtruese) nuk i mbetet veç humbja. Ky është edhe shkaku i panikut.


6

Njëqind e tridhjetë vjet më parë, në romanin e tij “Djajtë”, Dostojevski profetizoi makinën e ardhshme të terrorit komunist. Në këtë roman tregohet se si katër revolucionarë rusë mbytin të pestin, shokun e tyre, për t’u lidhur kështu me anë të të fshehtës së krimit. Sipas Dostojevskit, kështu do të punonin këtej e tutje “qelizat e revolucionit”, ato që do të mbytnin botën me gjak. Ne ballkanasit e kuptojmë mirë se ç’është kjo lidhje nëpërmjet njollave të gjakut. Gjatë luftës civile në Shqipëri ajo u përdor gjerësisht e po ashtu pas fitores së komunistëve.
Lidhjen, solidaritetin nëpërmjet denoncimit nuk e ndan veçse një hap nga marrëdhënia që u përmend më lart. Kori i bashkuar kundër hapjes së arkivave të fshehta, ato që janë kusht i domosdoshëm për çdo demokraci e çdo qytetërim, tregon qartë se sa larg qytetërimit ndodhet ende sot një pjesë e shoqërisë shqiptare. Çdo shoqëri e pajisur me njëfarë ngrehe morale, kur gjendet përpara një prove ku vihen ballë për ballë moraliteti me të kundërtën e vet, në mënyrë të vetvetishme rreshtohet në anën e moralitetit. Për një pjesë të popullsisë shqiptare, për fat të keq, ndodh e kundërta. Kjo pjesë, me shpërfillje bën sehir të keqen. Nga dokumentet ajo merr vesh se dikush ka kallëzuar, ka marrë më qafë, ka dashur të hedhë në humnerë dikënd, e megjithatë vazhdon të vështrojë me sytë e saj të pajetë (sytë e saj prej peshku, siç përfytyrohet shpërfillja në filmat e Felinit), pa dashur të vihet në mbrojtje të askujt.
Por kjo është gjysma e së keqes. E keqja më e madhe është kur kori i solidaritetit, ai që, jo vetëm është shpërfillës ndaj viktimës, haptas bëhet kundër saj, duke marrë në mbrojtje shtypësit. Merret me mend se nga ç’njerëz përbëhet ky kor. Së pari, janë bashkëpunëtorët në krim, ata që, sipas profecisë së Dostojevskit i lidh e fshehta e denoncimit. Me ta bashkohen një tufë zyrtarësh të mesëm e të lartë, ata që dje ishin buka dhe kripa e diktaturës, e që ende sot i gjen aty-këtu në jetën e sotme politike, deputetë të majtë e të djathtë, kryetarë partish, anëtarë të qeverisë, diplomatë, shefa, mbishefa e nënshefa pa fund.
Në gjithë këtë tablo, pjesa më shqetësuese është shpërfillja e publikut. Ky zvetënim postdiktatorial është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e bjerrjes morale të epokës që vdiq.
Kronika e zvetënimit të jetës letrare artistike në Shqipëri ka nisur qysh më 1945, në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Në atë kohë, Lidhja ishte fare ndryshe nga ç’u katandis më pas. Më 1945, në kryesinë e Lidhjes ishin zgjedhur Dhimitër Pasko, Sejfulla Maleshova, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Ymer Dishnica e të tjerë zotërinj të kulturës shqiptare.
Në këtë kulturë ishin ende zotërinj të tjerë si Vinçens Prenushi, Vedat Kokona, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Frano Alkaj, Henrik Lacaj, Fejzi Dika e të tjerë. Një frymë intelektuale, një atmosferë gjysmë e lirë vinte nga epoka e përmbysur.
Regjimi komunist e ndjeu menjëherë se ky ekip shkrimtarësh, këta mohikanë të fundit, ishin të huaj për të. Ata ishin dëshmitarë bezdisës për krimet e tij. Në vend të vështrimit të tyre depërtues ai do të parapëlqente vështrimin e ngrirë të peshkut felinian. Dhe kështu nisi luftën kundër “borgjezëve”, duke hedhur në sulm shkrimtarët e dalë nga lufta, më saktë, nga njëra barrikadë e luftës, ajo komuniste.
Pëshpërima që u hap në Tiranë, më 1946, se anëtari i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Lasgush Poradeci, ka thirrur në duel ministrin e Kulturës së qeverisë komuniste, ngaqë ky e kishte fyer publikisht, ishte edhe bëma, ose më saktë, skandali a mondaniteti i fundit me shije evropiane në Shqipëri.


7

Një shoqëri me ndërgjegje të gjymtuar, siç është sot një pjesë e shoqërisë shqiptare, gjëja e parë që bën kur dikush i vë përpara pasqyrën për të parë vetveten, është refuzimi i pamjes. Një reagim i dytë, edhe më i keq, është përpjekja për ta thyer pasqyrën.
E mësuar këto 15 vjet të tranzicionit me mjegullën e mashtrimit dhe me dokrrat e kafeneve, këto balsame aq shumë të parapëlqyera për të, kjo shoqëri e ndien veten kaq keq dhe të pambrojtur përpara saktësisë së pamëshirshme të dokumenteve. Ajo bën çmos për të penguar daljen e tyre dhe ajo do të bëjë çnuk e çmos për të kufizuar veprimin e tyre shelbues. Ajo do të donte shumë që në vend të tyre, në vend të së vërtetës së arkivave, të vazhdonte në Shqipëri surrogati i së vërtetës.
Ky surrogat është një mjet i vjetër, i përdorur shumë herë në periudha pastiranike. Thelbi i tij, mbulimi i krimeve, shfaqet e kryhet me forma nga më të larmishmet. Mbulimi i drejtpërdrejtë, zhdukja, djegia e dokumenteve, është pa dyshim mënyra më e ngutshme, e kryer shpesh në rrethana paniku. Një tjetër formë është transferimi i krimit. Kjo është një mënyrë dredharake që përzien qëllimisht krimin e mirëfilltë me sofizmat për të, ose kriminelët e mirëfilltë me kinse burimet teorike të tij. Kështu, në rastin e holokaustit, vënia e emrit të Hitlerit, midis emrash filozofësh e shkrimtarësh të njohur, që, për fat të keq, janë përzier në mëkatin kundër hebrenjve, ngjan gati-gati si një përpjekje lehtësimi për kryekriminelin nazist. Të natyrës së përafërt janë raportet e krahasimit të intelektualëve shqiptarë me Enver Hoxhën. Zërat e avokatëve të këtij të fundit, se tirani s’paska bërë ndonjë krim më tepër se një pjesë e intelektualëve është gjithashtu përpjekje e mjerë për të shfajësuar diktatorin.
Një ndër alibitë me tingëllim kinse filozofik, siç janë shpesh ato që ndërtohen me ndihmën e konceptit “kohë”, është shfajësimi “ashtu ishte koha”. Është e tepërt të zgjatemi këtu, për të kuptuar se në historinë e njerëzimit ka patur disa akte që nuk kanë patur kurrë kohën e tyre. Bota ka ndërruar epoka, rende e sisteme të menduari, por disa vepra, ndër të cilat kallëzimi i pabesë, nuk janë pranuar nga asnjë kohë. Denoncimin që 2000 vite më parë e degdisi në internim poetin e Romës, Ovidin, shteti romak e mbajti në shekuj të fshehtë, sepse ai kallëzim ka qenë atëherë, njëlloj si sot, i turpshëm.
Që surrogati, thënë ndryshe mashtrimi, të ngadhënjejë, atij i duhet pushtimi i hapësirës mediatike. Vërshimi në shtyp nën pasaportën e kujtimeve, i një vale nostalgjie për kohën e përmbysur dhe për personazhet e saj, ka shqetësuar me të drejtë pjesën më të shëndoshë të opinionit shqiptar. S’do të kishte ndonjë të keqe, përkundrazi, nëse këto dëshmi të njerëzve të ish-nomenklaturës, qofshin ata të kupolës komuniste, qofshin rojet, hetuesit, madje torturuesit, do të tregonin të vërtetën. Mirëpo, me përjashtime të rralla, rrëfimet e tyre s’kanë lidhje me të. Tabloja rozë që del prej tyre është fyerje e rëndë për vuajtjet e këtij populli.
Në kushte të tilla, maksima e njohur “historinë e shkruajnë fitimtarët”, mund të ketë një fat të çuditshëm në Shqipëri. Ajo mund të përmbyset duke u bërë “historinë e shkruajnë të mundurit”, ose edhe më keq, të mundurit të ndihen vërtet fitimtarë, çka do të ishte turpi më i madh për këtë vend.
Trimërimi i së keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dëshmon pikërisht shpresën e saj për t’u kthyer. Kori i solidaritetit alla dostojevskian, i inkurajuar nga vështrimi shpërfillës i peshkut të Felinit, shfaqet në të gjitha rrafshet. Është kjo frymë e keqe që nxit qëndrimin mohues ndaj popullit shqiptar. Ai konsiderohet mëkatar për përmbysjen e komunizmit, ndaj në mënyrë të tërthortë ndaj tij mund të bjerë hakmarrja. Vetëm kështu mund të shpjegohet mungesa e skrupujve në drejtimin e punëve të tij, ngritja e imoralitetit në rangun e një doktrine, korrupsioni i paparë, talljet e pareshtura me varfërinë e vendit, së fundi sëmundjet kronike të politikës shqiptare: mosnjohja e zgjedhjeve, e bojkotimi i parlamentit, dy nga turpet e neveritshme të jetës sonë.
Sipas kësaj mbrapshtie, sa herë që vendi ia refuzon votën dhe besimin një krahu politik, ai quhet prej këtij krahu, vend mëkatar.
Lufta për shëndoshjen morale të Shqipërisë së sotme nuk është çështje përkryerjeje apo luksi kulturor. Ajo është kthyer në kusht të ekzistencës sonë të mëtejshme.
E treguar me gisht nga komuniteti ndërkombëtar për korrupsionin e saj, Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë.
Mbrojtja e mjedisit, luftëtarët mjedisorë shqiptarë, duhet të përkrahen sot si një ushtri e shenjtë. Por një tjetër ushtri, edhe më e shenjtë, pritet të shfaqet përkrah tyre, ajo e rimëkëmbjes shpirtërore.
Nuk është koha as për vaj e as për berihaj. Në jetën e popujve janë të njohura gjendjet e krizave morale, ato që mund të quhen “orë e vetëvrasjes”. Për një paradoks të madh, ato, më së shumti ndodhin në liri, atëherë kur rreziqet e tjera shmangen.
Procesi i rigjetjes së drejtpeshimit shpirtëror, është i lidhur natyrshëm me kurajën për shqyrtimin e ndërgjegjes, sidomos kur ajo është e dëmtuar. Një gjë e tillë është vështirë të përfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku është strukur e keqja.
Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës. Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj. Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandorisë komuniste.
Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale.
Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë.
Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë.



*Gusht, 2005
(Botohet me shkurtime. Teksti i plotë do të vihet në qarkullim më pas
nga shtëpia botuese “Onufri”)
15/09/2005





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 12:07 Edit Post Reply With Quote
As qe diskutohet qe jam per publikimin e dosjeve te sigurimit te plota, ja ku e keni pervojen gjermane:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2835





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 15-9-2005 nė 15:01 Edit Post Reply With Quote
Personalisht jam kunder hapjes se dosjeve, por jo per motivin e zotit
Bezhani qe deklaron: se hapja e dosjeve do të ishte një fenomen i papërballueshëm për shoqërinë shqiptare.
As per motive personale.
Aq me shume per motive meshire apo falje kristiane.

Dosjet nuk duhen hapur sepse eshte i vetmi bastion qe ne te djathteve na ka ngelur si fija e kashtes e nje te permbyturi ne mes te detit.
Ne kujtojme se duke luftuar per hapjen e dosjeve dhe qe nje dite do tia arrijme qellimit do vendosm drejtesine e do te shpetojme Shqiperine nga kthetrat e vdekjes qe i jane mbeshtjelle kaq forte.

Po te hapen dosjet nuk do te jete shoqeria shqiptare qe do te vuaje nga cfare do dali nga ato vrima, por do jemi ne te djathtet qe do vuajme nga depresioni kronik. Kur te realizojme dhe do te kemi proven konkrete qe nuk do ti behet merak asnjeriut se kush ka qene spiun i sigurimit apo vegel apo qe ka denoncuar dike tjeter. Sigurisht qe do kete shume zhurme surpriza etj, por ne thelb do te zhgenjehemi sepse sot besojme se shoqerine shqiptare do ta ndergjegjsojme me dosjet. Kur e verteta eshte se dhe ato figura te rregjimit qe dosjet i kane te shpalosura (Hekuran Isai ka torturuar me doren e vet deri te Kadri Hazbiu, Aranit Cela besoj se nuk do koment) nuk i ka hyre ferre ne kembe dhe nuk di te jene denuar moralisht nga me shme se ne te djathtet idealiste, personalisht nuk kane me poste , por Leskaj ajo e deklarimit te pasurive me Aranitin dite nate ishte dhe ja doli qe dhe ajo ka dosje me ke do te zevendesohet me nipin qe nuk ka dosje.
Pra nese neser do te mesojme se Besnik Besniku ka tradhtuar vellain apo dike tjeter pervec se te interesuarve nuk do ti behet vone njeriu.
Nga pikepamja shoqerore Shqiptareve lekura i eshte bere sholle, nuk do te sjelle asnje tronditje shoqerore. Nuk do ti japi nje vrull forcave te pastra vetem sa do te na coje ne depresion ne te djathteve qe besonim se me hapjen e dosjeve do ti jepinim nje goditje komunisteve ish-ave dhe do te ndergjegjesonim pjesen e popullit qe eshte e pa informuar. Gabim.

DEKOMUNISTIFIKIMI me ligj kur nuk u krye me 1992 dhe nuk u hapen dosjet sot eshte e kote se ja iken Ruci qe e dime kush ishte dhe ngelet Brace qe me shume se pioner i Enverit per efekt moshe nuk u be dot cfare ndryshon? Komunistet sot kane arritur maksimumin e forces. Qe nuk e kishin humbur ndonje here 1997 e verteton!


Ne rrugicen time pa pasur asnje dosje ne dore e di shume mire kush ka qene i sigurimit edhe pse kryente nje pune te rendomte dhe sot po ashtu.Dhe pa e ditur aspak ne menyre te drejteperdrejte. Por me 1992 femijeve te dikujt i doli shkolla per jashte para te tjereve!I kam takuar ne Itali. Bile dhe arriten qe me ca bursa e kursime te 6000 leke rroge i mbajten jashte. Dikush tjeter hapi nje "biznes" dhe i eci mire bravo i qofte. Firmat shkuan te gjitha me qera po tek ky dikushi. Ky dikushi gjeti pune te shoqata Soros apo te te huajt e tjere me 300 dollare ne muaj me 1992. Sot do hapim dosjen e dikushit dhe do na dali spiun! Cfare do bejme do ti heqim pensionin , te birin do tja pushojme nga puna si ekspert ne bashki ai eshte diplomuar jashte dhe me nota te mira! Do ta kete te veshtire te shikoje ne sy komshijte!!!!!!!Rrezik do na dali se e kane torturuar per te spiunuar e do na kerkoje dhe demshperblim.

DEKOMUNISTIFIKIMI eshte nje lufte qe nuk mund te behet me me ligje.
Duhet luftuar me arme te tjera. Me armet e tyre.

K.A.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
Mbi krimet e Komunizmit- Fatos Lubonja
Nga Fatos Lubonja (marre nga revista "Perpjekja", e enjte, shkurt 15, 2007)

Pushteti politik, kulturor e ekonomik është ndarë dhe alternuar midis ish komunistëve dhe ish spiunëve të komunizmit


Dy ish krerët e shërbimit sekret kanë replikuar me njëri tjetrin madje duke lëshuar akuza të rënda. Si e gjykoni ju këtë dalje të tyre që ngjan me një poker spiunësh?

Për mua qe e pabesueshme kur dëgjova dy ish drejtuesit e SHIK, njëri demokrat dhe tjetri socialist, të na bënin një pasqyrë aq të ndryshme të gjendjes. Klosi tha se ka pasur gjithsejt 5000 dosje (ndërkohë që sipas tij numri i bashkëpunëtorëve ka qenë 20-25000) dhe kanë mbetur 300 kurse Gazidede tha se ka pasur rreth 120000 bashkëpunëtorë dhe se ka lënë në institucion rreth 30 – 40 mijë dosje të pashkatërruara, pasi të tjerat i ka djegur Ruçi. Problemi është se kush do të na e ndajë të vërtetën? Në rastin konkret: kush do të na e ndajë të vërtetën e krimit të shkatërrimit të dosjeve? Kam përshtypjen se do të mbetet i pazbuluar dhe i pandëshkuar pasi ne nuk kemi ndarës në mes të dy palëve që përfaqëson Klosi dhe Gazidede, nuk kemi mbi të gjitha drejtësi, por edhe shtyp e media që të mos jetë nën sundimin/manipulimin e këtyre dy palëve. A është e drejtë kur e quani këtë një “poker”? Karakteristikë e kësaj loje është bllofi, loja me të panjohurën dhe kartat e fshehura. Por do të shtoja se pokeri ka edhe një elegancë kurse në këtë pokerin tonë ka edhe shumë paturpësi edhe një mosrespekt të rregullave të kësaj loje.
Një pyetje lind: pse u deshën 16 vjet që të thuhej shqeto një e vërtetë kaq e thjeshtë: se në kohën e ministrit të fundit të brendshëm të Partisë së Punës Gramoz Ruci janë asgjësuar nëntëdhjetë përqind e dosjeve të Sigurimit të Shtetit? Janë asgjësuar pra dosjet e të ndjekurve/përpunuarve për agjitacion e propagandë dhe arratisje si dhe dosjet e agjentëve që kanë punuar për këto ndjekje/përpunime. Besoj kjo mbulon edhe rekrutuesit, të famshmit operativë, që sot kërkush nuk i përmend.
Çuditërisht askush nuk po shqetësohet për këtë akt që nuk ka ndodhur në asnjë vend të Lindjes. Asnjë shqetësim nuk sheh të shprehet për këtë shkatërrim të paprecedent të dokumentacionit nga arkivat e një shteti. Shkatërrime të tilla mund të ketë pasur në kohët që s’mbahen mend, në periudhat e dyndjeve barbare ndoshta, por që nga Mesjeta e këtej zor se do të gjesh akte të tilla në Evropë. Ndërkaq gazetat vazhdojnë të mbushen me emrat apo pseudonimet e tre katër ministrave që na paskan qenë agjentë të sigurimit. Kuptohet qartë se i tërë shqetësimi i politikës sonë është si të bjerë qeveria (për disa) dhe si të mbahet (për disa të tjerë), kurse përtej kësaj duket sikur nuk ka interes tjetër. Ndërkaq përmasa e krimit të kryer, është shumë e madhe. Shifra e bashkëpunëtërëve me pseudonim le të imagjinosh shkallën e paimagjinueshme të survejimit. Por ne duket se nuk do të mund të lexojmë romanet që ata kanë shkruar. Sot nuk mund t’ia provojmë shumëkujt të keqen që ka bërë, por as nuk mund t’i gjejmë justifikimin pse mund të jetë shtrënguar ta bëjë këtë të keqe.
Ky krim ka përmasa që e tejkalojnë interesin e brezit që është gjallë. Ka edhe arsye të mira për të mos i hapur dosjet sot, përtej arësyeve që lidhen me papjekurinë e klasës politike apo synimin e tyre për të manipuluar nëpërmjet dosjeve. Adam Michniku nuk ka dashur as ta shohë dosjen e tij duke mos dashur të prishë atë ekuilibër shpirtëror që kishte me njerëzit e vet të njohur. Por krimi i shkatërrimit të dosjeve nuk falet. Ai është edhe një krim ndaj brezave që do të vijnë, ndaj atyre që do të duan të kuptojnë se si ka qenë ajo kohë, të njohin se nga kanë dalë. Është një krim ndaj kujtesës historike që është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa ajo e individit apo e një brezi.
Kuptohet se arësyet pse Sigurimi ka vendosur asgjësimin e tyre lidhen me trembjen e rënies që po ndodhte. Kemi të bëjmë me zhdukje të gjurmëve të krimit. Por bëhet më dramatik fakti se pse Partia Demokratike nuk e denoncoi me forcë këtë krim? Sot më tepër se kurrë merr forcë akuza e ngritur prej kohësh se një numër i madh i deputetëve të PD në atë kohë kanë qenë ish bashkëpunëtorë të Sigurimit. Kjo ve në dyshim vërtetësinë e asaj lëvizjeje apo të liderëve të saj, qëllimet e mira po ashtu. Dy shefat e SHIKut që pamë në skenë sipas meje vetëm sa hapën disa letra të kësaj loje pokeri të pandershëm që ka luajtur e po luan politika në kurriz të një publiku që, ashtu si dje, nuk e prek dot të vërtetën, por edhe kur e prek mbetet i pafuqishëm për të vepruar.


Në miratimin e rezolutës që dënon krimet e komunizmit opozita nuk mori pjesë. A është kjo shenjë që tregon pamundësinë e ndarjes së tyre nga komunizmi?

Përgjigjen ndaj kësaj pyetje më vjen ta trajtoj si vazhdim të asaj që thashë më sipër. Po të ndjekësh me vëmendje akuzat që i bëjnë të dy palët njëra tjetrës na del se tek ne gjatë këtij tranzicioni pushteti politik, kulturor e financiar është ndarë dhe alternuar midis ish komunistëve dhe ish spiunëve të komunizmit. E, sipas meje, ka mjaft të vërtetë në këtë gjë. A mund të ishte ndryshe? Nuk e di, por s’jam aspak i lumtur që është kështu. Të dy palëve kjo përkatësi në komunizëm u ka krijuar një raport shumë ambig me të kaluarën, një raport që i pengon të kenë një ballafaqim të hapur e të drejtpërdrejtë me krimet e komunizmit, përkundrazi sejcila ka një zonë të errët të cilën nuk e nxjerr dot në dritë e që e pengon të zbresë deri në themelet e së keqes. Kjo situatë bën që më një anë krimet e komunizmit të trajtohen retorikisht si një e keqe e madhe kurse, pastaj, kur vjen puna për tu marrë me faktet e tij tragjike del se nuk ka fajtorë veç Enver Hoxhës. Madje mund të dalë edhe se regjimi ka qenë aq njerëzor saqë Sigurimi internonte spiunët e vet dhe merrte në mbrojtje kundërshtarët e regjimit që këta të punonin të qetë kundër tij - siç na e interpretoi shumica e gazetarëve tanë të nderuar historinë e internimit të familjes Rrapi pas ankesës së Kadaresë. Të dy palët politike pra, thellë thellë, kanë një raport dashuri urrejtje që i bën të mos ndahen dot nga njëri tjetri pasi i bashkon barku i së kaluarës që i ka pjellë. E nëse ka ndonjë gjë që i tremben si shejtani thimjamit kjo është e vërteta e asaj kohe që i mban sa afër edhe larg njëri tjetrit. Ndërkohë që kanë një dashuri që i lidh kanë edhe urrejtjen që i ndan e cila sot shfaqet kryesisht në luftën për pushtet politik midis tyre. Edhe krimet e komunizmit u trajtuan në këtë kontekst. Bëhet një lojë sikur pala që vjen do të bëjë namin kur të vijë në pushtet përsa i përket dënimit të krimeve për të cilat akuzohet pala tjetër, por pastaj rezulton se politika më e mirë është deklarimi se të gjithë kemi qenë “bashkvuajtës dhe bashkfajtorë”. Kështu ndodhi më 1992, kështu ndodhi në 1997, kështu duket se po ndodh edhe me dënimin e korrupsionit. Origjina është atje thellë në regjimin e vjetër. Për mua gjëja më e vërtetë që ka thënë Sali Berisha është pikërisht kjo thënie në prag të zgjedhjeve të 92-shit. Ajo ishte një thënie që i vuri kapakun krimeve të komunizmit duke i lënë ata brenda nesh.
Përfundimisht mendimi im është se kjo elitë nuk mund të dënojë sinqerisht krimet e komunizmit sepse ka një lidhje me komunizmin si lidhja me barkun nga ka nxjerë kokën. Le t’ju jap një shembull shumë kuptimplotë si u soll kjo elitë me burgun e Burrelit. Pati një mendim në fillim që ky të bëhej muzeum i krimeve të komunizmit. Dhe normalisht ai duhet të ishte bërë jo në mënyrën mjerane siç i kanë bërë tre dhoma të tij, por i tëri, sepse aty për 45 vjet u mbajtën mbyllur të burgosurit politikë më të rëndësishëm të vendit. Sejcili mund të kishte aty qoshkun e vet të fotografive dhe të historisë së tij. Ai duhet të ishte bërë një vend pelegrinazhi për të rinjtë. Dhe do të ishte bërë sikur në pushtet të kishin ardhur antikomunistë të vërtetë. Por çfarë ndodhi? Shumë shpejt atë e kthyen në burg për ordinerët siç është edhe sot a thua se Shqipëria ishte mangut për hekur e beton për të ngritur një burg tjetër. Në fakt Shqipëria ishte mangut për të njohur e kuptuar e nderuar fatet e njerëzve që u dergjën në atë vend qysh pas Luftës së II. Por kjo nuk u interesonte trashëgimtarëve të komunizmit. Ripërdorimi i burgut të Burrelit për të mbajtur të burgosurit ordinerë ishte një profanim i tij sipas meje, ishte një akt që në një farë mënyre simbolikisht tregoi vazhdimësinë e pushtetit të komunistëve. Shumica e ish të burgosurve politikë që njoh nuk identifikohen dot me këtë elitë dhe as me Shqipërinë që ka ndërtuar ajo.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.1855569 sekonda, 41 pyetje