Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Dėmshpėrblim apo shpėrblim i dėmshėm
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2002 nė 15:09 Edit Post Reply With Quote
Dėmshpėrblim apo shpėrblim i dėmshėm

Dëmshpërblim apo shpërblim i dëmshëm

&#8209; në vazhdim të persekutimit të të persekutuarve &#8209;

Marr shkas nga një intervistë e botuar në numrin e fundit a të parafundit të gazetës "Intervista", të cilën ma dhanë me shqetësimin, se një specialist i ligjeve jepte mendimin e vet se si e qysh (nuk) do të mund të shpërbleheshin ish të përndjekurit politikë, kur dhe Kuvendi i Shqipërisë është shprehur se nuk ka para për të paguar.

Duke i kuptuar vështirësitë dhe koklavitjen që ka dhe i japin kësaj çështjeje, varfërinë e skajshme të vendit, varfërinë morale në përgjithësi, mua më çudit mungesa e dëshirës në shumë instanca për të gjetur zgjidhjen, zyrtarët e drejtësisë që argumentojnë me aq padrejtësi, si në kohën e diktaturës, ku ligj ishte urdhëri apo dëshirat e marra të drejtuesve, cinizmi mëndjecekët si i hetueve të dikurshëm dhe, mbi të gjitha, më tmerron zelli i zi për të arsyetuar dhe mbrojtur deri në përligjje të shëmtuar dhunën e dikurshme shtetërore, aq sa të bën të mendosh se ajo vazhdon e konvertuar me njerëzit e saj të konvertuar ose që s'pranojnë të ndryshojnë...

Nejse, e rëndësishme dhe si hap i parë duhet të ishte miratimi i një Ligji real, natyrisht i bazuar në ligjet aktuale shqiptare dhe sipas Konventave ndërkombëtare mbi dëmshpërblimin (dhe jo shpërblimin) e të persekutuarve politikë. Sepse, duke treguar se shoqëria shqiptare, nëpërmjet organeve dhe instancave të saj kompetente, ka ose gjen fuqi të jetë e drejtë, pra të verë drejtësi së pari, pastaj dhe zbatimin korrekt të drejtësisë, që është po aq i rëndësishëm dhe, kur është i pamundur zbatimi i menjëhershëm i tij, ta caktojë afate, t'i zbatojë ato, sepse kështu do të vazhdojë punën e filluar për të barazpeshuar konflikte dhe padrejtësi të mëdha, drama e krime, do të qetësojë ndërgjegjen kolektive para një mëkati epokal (nëse ka mbetur ndërgjegje kolektive), sepse pa një themel të tillë, ku ligji të marrë parasysh dhembjen dhe drejtësinë e duhur, nuk do të ketë aq qetësim të vërtetë e as prosperitet real, jo vetëm moral, por mashtrime të njëpasnjëshme dhe inkriminim të mëtejshëm.

Ish të burgosurit politikë shqiptarë, me moshën mesatare më të re në të gjithë Evropën Lindore (kupto: ish perandorinë komuniste), kur një pjesë e mirë e tyre janë në kulmin e moshës, por të papunë, të pashtëpi, me pamundësira shkollimi, sepse ka ende të rinj që u rritën baltrave të internimeve, pra ky grupim i madh e i rëndësishëm, kollona e qëndresës ndaj së keqes historike, rebeluesit e drejtë, atdhetarët e pasionuar, prekursorët e demokracisë, me një qartësi mahnitëse edhe tani, me një durim shembullor, me aftësi në teorinë e njohjes së ligjeve, të brendshëm dhe ndërkombëtarë, thjeshtësisht kuptueshëm, (latinët thoshin se ligjet duhen të jenë të pakuptueshme që të mos zbatohen) kërkojnë me të drejtë atë që u është mohuar dhe u takon, dëmshpërblimin. Gjë që do t'i bëntë më shumë mirë palës që do e jepte se sa asaj që do ta merrte. Dhe jo vetëm që kanë përfunduar drafte dhe i kanë paraqitur në të gjitha instancat, por dhe kanë treguar mënyrat dhe mundësitë e realizimit të tyre, ndërkohë kanë gjetur dhe mbështetje nga personalitete dhe grupe shoqërore si dhe nga politikanë të ndryshëm.

Deri tani ky shtet ka bërë më shumë rolin e shurdhit, symbyllësit, po dhe ka mashtruar, janë bërë shpërblime false, apokrife, ka kundërshtime të hapura, zemërime të padrejta dhe përdorim të një dhunë të re, të kamufluar, etj, etj.

Natyrisht nuk guxohet të mohohet përkrahja e madhe që i bëri shtresës së të persekutuarve qeveria demokratike, investimi i saj i dukshëm, shkollimi dhe punësim në të gjitha institucionet, tendenca për t'u krijuar mundësira që të merreshin drejtpërsëdrejti me biznes, me politikë e diplomaci, por "viti i mbrapshtë '97" ndërpreu dhunshëm rrjedhën demokratike të ecjes së vendit, ku shumë gjëra u prapsën dhe u zhvleftësuan dhe u bënë më të pavlevshme se letrat me vlerë që u mbetën ndër duar të burgosurve si një tallje.

Kurse sot cinizmi ndaj të persekutuarve duket se ka pësuar rritje, aq sa po konsiderohej (sipas ca thënieve) që ishte disi jo dinjitoze, madje e turpshme, të thuhej se kishe qenë në burg politik, ndërsa ata që futën njerëzit burgjeve, që dënuan e bënë tortura qelive, kopetë e denoncuesve, hetuesve, gjykatësve, ata që morën pjesë, qoftë dhe tërthorazi, nëpër skuadra pushkatimesh, nderohen pandershmërisht, pasurohen, rishpërblehen, ngrihen në përgjegjësi, etj, etj.

Së fundi në "Intervista" lexova se "në teorinë e dënimit dhe të fajit", (o Zot, ka dhe teori të tilla!), "nuk ka fajësi kolektive dhe as pafajësi kolektive", ndërkaq është e pamundur të mos besosh dhe të mos mendosh se nuk ka grupe e klane që kanë bërë faje e ende bëjnë, ka qeveri kriminale, biles guxoj të them, se ka dhe popull që gabon, ndonjëherë dhe më shumë se individi. Vetëm në teorinë markiste&#8209;leniniste populli nuk gabon.

Sipas të intervistuarit jo "të gjithë të përndjekurit janë të pafajshëm", "për pafajësinë e tyre vendos gjykata", e cila "do të duhej t'i referohej ligjit penal të së kaluarës". "Nëse personi që ankohet, nuk e ka kryer atë vepër penale, do të merrte pafajësinë dhe së bashku me të do të paguheshin dhe dëmet që i janë shkaktuar". (!?!). Me të vërtetë e habitëshme, për të mos thënë gjë tjetër! Dhe kjo gjë thuhet e botohet më 2002, në shtator, në datë 9&#8209;15. Pra, sipas të intervistuarit, njohës i ligjeve, ish të burgosurit politikë kanë shkelur ligjet e diktaturës dhe e merituan ndëshkimin e atëhershëm, dakort deri këtu, por si është e mundur që ai nuk shqetësohet aspak që diktatura shkeli ligjet themelore humane, shtypi dhe masakroi njerëz dhe mendja e tij s'është në gjendje të pjellë një ligj që të dënojë diktaturën për masakrën që kreu, por e justifikon atë dhe ka kurajon ta mbrojë, madje të vazhdojë të dënojë kur vazhdon dhe thotë se "Kuvendi i kohës kur e qeveriste Shqipërinë Sali Berisha u ka dhënë ish të përndjekurve politikë pafajësi kolektive politike. Kjo vjen kundër principeve të teorisë së krimit...", etj, etj. Po pse nuk duhej dënuar politikisht diktatura, monizmi gjakatar, burgu i madh&#8209;Shqipëri dhe burgjet e vegjël brenda saj? Pse nuk u kërkon specialistëve të ligjeve dhe vetes Ligjin për dënimin e diktaturës, gjë që është vepër kolektive? Të kërkosh gjykime tani të tilla që t'i referohen "ligjit penal të së kaluarës", do të thotë që pushteti i drejtësisë të jetë po ai i Enver Hoxhës, kur nuk kishte as Ministri Drejtësie e nuk pranohej Karta e të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë do të doja t'i kujtoja kujdo që vazhdon të mendojë diabolikisht kështu se me të burgosurit politikë diktatura ka shkelur dhe një nga ligjet themelore të sistemit të saj, të socializmit tmerrësisht real: shpërblimin sipas punës. Socializmi i parë u vodhi punën të burgosurve duke mos ja u paguar atë as sot e kësaj dite.

Dhe nëse sipas një logjike paralele do t'i referoheshim Mbrojtjes të së Drejtës së autorit, çdo i burgosur politik në miniera ka qenë i detyruar të mbushte çdo ditë me lopatë 4&#8209;5 vagona me mineral, pra ai është autor dhe pronar i një pune kolosale, e rrëmbyer, e përdorur për begatinë e Bllokut të udhëheqjes komuniste dhe të gjithë faunës të shërbëtorëve të saj. Sot lipset që kjo punë e papaguar t'i kthehet pronarit.

I intervistuari arsyeton se "ku do gjenden miliardat e lekëve, veçse nga taksat tona?" A thua të jetë ky i gjithë halli? Edhe polici në burg u çirrej të burgosurve se "sa të qajë nëna ime, le të qajë e jotja!". Kur një i burgosur ju përgjegj: "të bëjmë të mos qajë as nëna jote dhe as e imja", e dënuan duke e çuar drejt në birucë... Deri kur do të vazhdojë të ecë shteti me llogjikën varfanjake sa të një polici burgu? Ndërkaq në draftin e të burgosurve politikë tregohen dhe rrugët e zgjidhjes. Ndërkohë vendi ende ka vepra dhe troje, që, sa t'u jepen dhe shiten të huajve me tendera nga më të dyshimtët e më të përfolurit, mund t'u lihen shqiptarëve, t'u kthehen atyre që i meritojnë. Të marrin ata që dhanë...

Socializmi i dytë, siç i duket, i sheh të burgosurit si trashëgimi armiqësore e socializmit të parë. Dhe nëse veteranët e luftës komuniste, të cilët luftuan për një sistem tashmë të gabuar dhe të rënë në shkallë botërore, nderohen, u rriten pensionet, u jepen falas ilaçe, udhëtimet, etj, etj, veteranët e demokracisë dhe të pluralizmit, pra kundërshtarët e diktaturës, ish të burgosurit politikë, denigrohen, braktisen dhe vazhdon t'u mbahet e vjedhur puna. Ndërkohë u vidhen idetë, idealet, e ardhmja e ëndërruar nga ata më shumë se të gjithë, aleatët perëndimore, Evropa demokratike dhe Amerika dhe ky sistem që po kërkojmë të ndërtohet, po privatizohet çdo ditë e më shumë nga xhelatët e tyre dhe bijtë.

Visar Zhiti





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 09:14 Edit Post Reply With Quote
Njė dukuri tronditėse

Një dukuri tronditëse

Përse po abstraktohen veteranët e rezistencës?

Nga Ismail Beloshi
Ish- i dënuar dhe i përndjekur politik

Tashmë askush nuk mund të mohojë se përveç emrit të spikatur "veteran
i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar" ekziston në
fakt edhe emri i nderuar ( ndonëse i padekretuar)"Veteran i Rezistencës
Antikomuniste të Popullit Shqiptar" që e mbartin në ndërgjegjen e tyre tërë
ata që me guxim dolën në njërën apo tjetrën mënyrë përballë regjimit çnjerëzor
komunist dhe e kundërshtuan atë.
Gjithashtu,sikundër që u është bërë jehonë e vazhdueshme bëmave të
luftës antifashiste nacionalçlirimtare për dekada e dekada me radhë, po ashtu
aktualisht masmediat po u kushtojnë herë pas here kohën e tyre edhe bëmave
në periudhën e regjimit gjakatar komunist dhe sakrificat e heroizmin që është
treguar kundër tiranisë komuniste nga veteranët e sotëm të rezistencës. Shteti
demokratik nuk u ka kursyer atyre komplimente e lëvdata qoftë edhe me
superlative.
Por megjithatë shteti demokratik për të dyja këto kategori, ndonëse
shfaq konsiderata të njëllojta pa bërë dallime, në fakt përdor standarde të
ndryshme.
Dihet se prej kohësh ekziston "Organizata e Veteranëve" për ish-
luftëtarët e ushtrisë nacionalçlirimtare dhe për ta janë krijuar ( rregulluar)
me ligje status i veçantë që u japin mjaft të drejta dhe privilegje në
marrëdhëniet me shtetin dhe shoqërinë madje këtu duke mos bërë dallim as për
ata që edhe kanë marrë pjesë në vëllavrasje ose kanë lyer duart me gjak. Ata
marrin paga të vazhdueshme njëlloj me veteranët e tjerë si dhe kontribute të
vecanta për kohën e luftës. Po kështu duhet vënë në dukje se një pjesë e
konsiderueshme e këtyre veteranëve gjatë kohës së monizmit kanë qenë në detyra
dhe funksione të ndryshme të privilegjuara dhe me lidhjet e tyre kanë siguruar
jo vetëm të ardhmen e tyre por edhe të fëmijëve. Shumë pak janë ata që prej
tyre kanë marrë pjesë në kundërshtimin e drejtpërdrejtë të regjimit dhe prej
tij janë përndjekur ligjërisht.
Krejt ndryshe ndodh me "veteranët" e rezistencës antikomuniste. Ndonëse
për ta siç thamë më lart "flitet" boll, ata ende nuk kanë marrë ndonjë
"status" përveç atij të ish- të dënuarit e të përndjekurit politik. Statusin
moral "veteranë të rezistencës antikomuniste" ata e gëzojnë nga atdhetarët e
ndershëm, qytetarët e devotshëm dhe ndërgjegja e tyre.
Të gjithë e dijnë se me ç'mund dhe përpjekje mbas vitesh, ata mundën të
shkëpusin disa grimca nga ajo punë e tyre prej skllavi që u vu në themelet
e "veprave" të "socializmit". Për këtë ata u desh të pësojnë po ato pasoja që
hoqën dikur nga komunistët. Shumë prej tyre që e kanë kaluar pothuajse tërë
jetën nëpër burgje, nuk u ka rënë të marrin as 2 deri 3 për qind të shumës së
caktuar me para në dorë sepse të tjerët i kanë marrë "letra me vlerë" dhe ato
dihet sa vlejnë. Ata janë të lodhur dhe të drobitur dhe pa asnjë sadisfaksion
për tmerret që hoqën. Shumica e tyre vazhdojnë të jenë të pastrehë, të sëmurë,
pa familje dhe me mjete fare të pamjaftueshme për jetesë. Dihet se çdo gjë e
tyre u shkatërrua sistematikisht me qëllim të shpërbërjes së tyre.
Duket qartas që tonet e keqardhjes dhe të përdellimit të pushtetarëve
ndaj "ish të dënuarve e të përndjekurve" në këtë vështrim nuk tingëllojnë
veçse si tallje të trasha dhe banale dhe "sensibilizimi" mediatik ngurrues e
dështak, si mashtrim e mospërfillje e mëtejshme e tyre.

* * *
Askush nuk mund të thotë se "ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë" nuk
mund të krahasohen për nga kontributi i dhënë me ish luftëtarët
partizanë.Përkundrazi, asnjë luftë sado e madhe nuk mund të krahasohet me vetë
simbolin e së keqes njerëzore që mbartëte mbi vete ai sistem dhe me ato që
pësuan të përndjekurit dhe familjet e tyre nga komunizmi. Dhe jo dy, tri,
katër apo pesë vjet por edhe dekada me radhë. Këtë e dëshmojnë mjaft prej ish-
luftëtarëve partizanë të cilët më vonë, për shkak të ndërgjegjes së tyre
provuan edhe burgjet komuniste, këtë e dëshmojnë dokumentet e gjalla të
hetimeve, kampet dhe burgjet, kënetat dhe moçalishtet dhe vetë torturuesit e
tyre kokoroshë që sot mbajnë me fodullëk "statusin" e veteranit dhe gëzojnë
privilegjet e tij.
Pseudoargumentet që nxjerrin pushtetarët, në asnjë mënyrë nuk janë
objektive, por tregojnë mospredispozicionin për zgjidhjen e problemit të tyre
jetësor që do të sillte zyrtarisht njohjen e veprimtarisë antidiktaturë të
këtyre martirëve të gjorë, si dhe fitoren e logjikës demokratike kundër
mediokritetit ish -diktatorial komunist.
Shteti tashmë duhet t'u thotë Stop ! zvarritjeve, mashtrimeve dhe
mospërfilljeve të veta ndaj kësaj shtrese të devotshme shoqërore.
-Ish të dënuarit i kanë tërë të drejtat për të patur një status po me
ato të drejta dhe privilegje që e kanë edhe veteranët e luftës A.F.N.Cl. të
popullit shqiptar ( natyrisht me specifikat përkatëse). Këtë gjë askush të mos
përpiqet ta margjinalizojë e ta mohojë.
-Atyre duhet t'u rregullohet me ligje kthimi i plotë i shpërblimit për
kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet apo kampet e vuajtjes së këtij dënimi.
-Atyre duhet t'u rregullohet me ligje shpërblimi i plotë i punës së
kryer me detyrim nga diktatura komuniste.
Nuk është detyrë e ish- të dënuarve e të përndjekurve politikë që të
paraqesin fatura e të bëjnë pazare me shtetin e shteti të lozë lojën e
kungulleshkave në kurriz të tyre, sepse ata janë vetë objekt i ligjit. Eshte
vetë shteti që e ka këtë detyrë. Ai disponon dokumentacionin dhe organizmat
për këtë qëllim.
Shteti duhet të hetojë mbi keqpërdorimet dhe abuzimet që janë bërë mbi
fondet, materialet, banesat, shpërblimet e pamerituara dhe pa as më të voglin
ngurim, të marrë masat e duhura.
Nuk do mend se këto janë neglizhenca dhe abuzime edhe të vetë shtetit
dhe masa e të vuajturve nuk duhet të dëmtohet nga këto.

* * *

Kur ka të bëjë me ish- të dënuar e të përndjekur, shteti gjithmonë duhet
ta dijë se ka të bëjë me një shtresë shoqërore që qoftë intuitivisht, qoftë
filozofikisht e politikisht, ka jetuar shumë kohë më përpara, moralisht e
shpirtërisht, pluralizmin. Që në kohën e diktaturës kjo shtresë ishte
kultivuesja e parë e këtyre ideve dhe prandaj u martirizua prej saj.
Prandaj, elementët e kësaj shtrese nuk kanë si ta shikojnë e trajtojnë
shtetin me syrin ideologjik por me syrin institucional. Ka rëndësi që po
kështu edhe shteti t'i vështrojë këta njerëz e jo si deri tani, si njerkë.
Ne na vjen shumë keq për këtë, sepse në burgje e kampe në vuajtje e në
mjerim të plotë, qoftë të majtë e qoftë të djathtë kemi jetuar si vëllezër të
një gjaku dhe cdo hall e vështirësi i kemi kaluar së bashku.

* * *

Pra kush mund ta mohojë kontributin që kanë dhënë ish- të dënuarit e të
përndjekurit politikë? Kush mund tua mohojë atyre një status të denjë që t'u
sigurojë një jetë me dinjitet për kohën që u ka mbetur?
Shteti demokratik duhet ta shohë dhe ta pranojë këtë të vërtetë pa
paragjykime dhe prapamendime dhe të mos provokojë në këtë shtresë orvajtje dhe
përpjekje të reja për të fituar këtë të drejtë legjitime që u takon këtyre
martirëve, veteranëve të rezistencës!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 20-9-2002 nė 12:55 Edit Post Reply With Quote
Vlerat e Rregullat te Zbatohen te Njejta

Per vlera te njejta duhen ndare rregulla te njejta ... - Domenik dë Vilpen, minister i jashtem i Frances.

"www.balkanweb.com"
Faqja 4 - POLITIKE Shtator 20, 2002
Moisiu sulmohet nga Shoqata e ish të burgosurve politikë: Harrove vuajtjet tona dhe na provokove
Të përndjekurit: President gabove: "Përse mbajte në Skrapar shallin e kuq të komunistëve"
--------------------------------------------------------------------------------
ag.ha

Jemi të indinjuar me qëndrimin Tuaj të kohëve të fundit. U çuditëm kur Ju, në përvjetorin e çlirimit të Skraparit morët pjesë dhe kishit vënë në qafë shallin e e kuq, simbolin e komunizimit". Kështu i janë drejtuar të përndjekurit politikë, Moisiut.

Ish-të përndjekurit politikë antikomunistë, nëpërmjet një letre të hapur drejtuar presidentit Moisiu, i kërkuan dje atij të jetë më i matur në veprimet e tij dhe të japë një kontribut më të madh në zhvillimet demokratike të vendit. "Me keqardhje kostatojmë se, me gjithë kohën e shkurtër në krye të shtetit, nuk po shikojmë në qëndrimin dhe veprimin Tuaj asgjë që të ndryshojë në problemet që po kalon shoqëria shqiptare në këto vite të pluralizimit e në veçanti shtresa e ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist", theksojnë ish-të përndjekurit.

Ata i kanë kërkuar Moisiut që të ndërhyjë pranë Parlamentit e qeverisë që projektligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve të gjejë zbatim sa më parë. Po ashtu ata kanë kërkuar prej kreut të shtetit, që të jetë më energjiik ndaj politikës që po ndiqet nga qeveria socialiste ndaj kësaj shtrese. "Që prej vitit 1997 e deri më sot janë pushuar nga puna pothuajse pjesa më e madhe e ish-të prëndjekurve politikë që punonin në sektorë të ndryshëm të shtetit dhe ato nuk janë bërë për arsye paaftësie, por thjesht si hakmarrje politike".

Në këtë drejtim ata i drejtohen Moisiut që të mos lejojë ardhjen e njërëzve apo të simbolimeve të regjimit komunist. "Në qoftë se Ju do të lejoni në mediat e shkruara apo elektronike që të vazhdohet duke paraqitur sukseset e regjimit komunist, në tekstet e shkollore të historisë u jepen nxënësve njohuri për diktatorin Enver Hoxha apo filmat e diktaturës, ku për shtresën tonë hidhet baltë". Sipas, tyre me rikthimin e simboleve të diktaturës nuk mund të të ulen tensionet politike në vend, përkundrazi, shkohet drejt përkeqësimit. Ndërsa nga njëra anë shoqata e ish-të përndjekurve i drejtohet presidentit Moisiu që të ndërmarrë veprime konkrete për të vënë në vend të drejtat e kësaj shtrese të shoqërisë, nga ana tjetër shprehet një qëndrim kritik dhe i ashpër edhe ndaj tij. "Ne jemi të indinjuar edhe me qëndrimin Tuaj të kohëve të fundit. Ne nuk jemi kundër luftës ndaj pushtuesve, sepse këtë luftë e filloi shtresa jonë dhe jo komunistët, të cilët u kujtuan të marrin pjesë me çetat e tyre, kur sovjetikët i hapën luftë Gjermanisë".

Ish-të përndjekurit shprehen të habitur me praninë e Moisiut në Skrapar me simbolet e diktaturës në qafë. "U çuditëm kur Ju, në përvjetorin e çlirimit të Skraparit, morët pjesë dhe kishit vënë në qafë shallin e kuq, simbolin e komunizmit. Dhe ky veprim Juaji u dha zemër nostalgjikëve të komunizmit, që të bënin të njëjtën gjë në përvjetorin e Konferencës së Pezës, bile duke shkuar edhe më tej, pasi aty u shfaqën edhe portrete të diktatorit Enver Hoxha". Ish-të përndjekurit i drejtohen edhe një herë Moisiut, që të mos lejojë askënd të punojë e të veprojë kundër kësaj shtrese të vuajtur.


[Edited on 20-9-2002 by burimuji]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 1-10-2002 nė 13:38 Edit Post Reply With Quote
ALBANIA, campi del regime

Caro Mieli, sono uno dei sopravvissuti di quel campo di lavori forzati di Spac in Albania, che lo storico Vidal menziona nel suo saggio pubblicato da El Mundo e riportato da lei nella sua rubrica.
Vorrei precisare che Spac non è stato il peggiore dei campi del regime comunista albanese. Vlocisht e Tepelena erano dei sinonimi del terrore, degni di competere con i peggiori lager nazisti e gulag sovietici. Ecco le cifre esatte raccapriccianti dei risultati della «lotta di classe» in Albania, un Paese che nel 1945 raggiungeva appena un milione di abitanti, cifre confermate dallo stesso attuale governo albanese: 91.400 anni complessivi di carcere politico, 50.000 anni di esilio politico, 6.330 persone fucilate e morte come malati psichici in conseguenza della persecuzione, 17.720 detenuti politici e morti in carcere. Non spetta a me fare i paragoni, ma di tutto questo orrore nessuno ha mai chiesto perdono.

Eugjen Merlika , b.merlika@libero.it

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2002 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Duke ju falènderuar pèr pèrshèndetjen tuaj po ju informoj se shifrat e paraqitura nè letrèn time Z. Mieli janè marrè nga gazeta Bota Shqiptare N.66 e periudhès 18-31 korrik 2002.
Nè faqen gjashtè botohet njè artikull me titullin" S'ka para pèr tè kompensuar tè pèrndjekurit" nè tè cilin jepen shifrat e cituara dhe nga burime qeveritare e tè Shoqatès sè tè pèrndjekurve politikè. Pèr mè shumè saktèsi mund t'i drejtoheni kryeredaktorit tè gazetès z. Roland Sejko





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-11-2002 nė 15:22 Edit Post Reply With Quote
Qeveria nuk ka leke per te perndjekurit
Qeveria eshte ende larg miratimit te fondit per te perndjekurit politike. Nuk dihet madje nese ky projektligj do te vendoset gjate diteve, apo javeve te ardhshme ne axhenden e saj. Burimet prane Keshillit te Ministrave, nuk japin asnje konfirmim lidhur me faktin nese ceshtja e te perndjekurve politike do te jete ndonjehere ne listen e diskutimeve te qeverise. Sipas tyre, deri tani nuk eshte dhene asnje sinjalizim ne lidhje me diskutimin e mundshem per dhenien e nje fondi te caktuar kontigjentit te te perndjekurve politike. Keta te fundit, prej kohesh kane ngritur pretendimin prane instancave te ekzekutivit se Keshilli i Ministrave duhet te miratoje vendimin ne lidhje me demshperblimin e tyre. Grupi i te perndjekurve politike pretendon se i takon qe t'i kthehet nje shume prej 25 miliarde lekesh. Nje fakt te tille e ka parashtruar ne nje kerkese se vecante drejtuar kryetarit te Kuvendit, Pjeter Arbnori, i cili eshte nenkryetar i komisionit parlamentar te te drejtave te njeriut. Ai ka miratuar pardje nje projektligj te modifikuar "Per statusin e ish-te denuarve dhe te perndjekurve politike nga sistemi komunist". Projektligji i posacem per te perndjekurit politike parashikon nje shume demshperblimi ne vleren prej 51 miliarde leke. Por te perndjekurit politike, "te ndergjegjshem" pohojne se nuk duhet te jete nje shifer kaq e larte, por kerkojne vetem 25 miliarde leke. Nje gje te tille duket se e bejne me teper per te mos trembur qeverine me shifren marramendese, se ne te kundert ajo as qe ua miraton projektligjin. Sipas tyre, fatura e qeverise prej 51 miliarde lekesh eshte fryre me qellimin qe projektligji te mos pranohet.

Kjo e fundit ka gjasa te ndodhe te pakten gjate ketyre muajve kur qeveria gjendet ne veshtiresi financiare. Fakt per kete eshte hartimi i reduktuar qe ajo po i ben buxhetit te shtetit per vitin e ardhshem. Sipas te dhenave, ajo do te ndremarre brenda tij nje shkurtim te shpenzimeve buxhetore, sidomos atyre operative. Mosprivatizimi i kompanise Albtelekom dhe Bankes se Kursimeve ka lene nje boshllek ne financat shteterore. Ne keto kushte, qeveria nuk ka sesi te mendoje te ktheje edhe shifren e konsiderueshme qe kerkojne te perndjekurit politike. Kjo edhe pse ata e kerkojne me keste dhe gjate disa viteve.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2002 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
"Grevë urie, nëse nuk plotësohen kërkesat"

Asnjë zgjidhje për kërkesat e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të regjimit komunist. Megjithë protestën e paralajmëruar të komisionit organizator të protestës masive të bashkëvuajtësve, ekzekutivi dhe legjislativi shqiptar nuk kanë lëvizur asnjë hap drejt konsiderimit të kërkesës së ish-të burgosurve politikë për kompensimin financiar për vitet e burgut. Në këto kushte, mijëra ish-të burgosur politikë dhe pjestarë të familjeve të tyre protestuan sërish dje para Kryeministrisë, selisë së Kuvendit dhe para Presidencës për zvarritjen që po i bëhet kërkesës së tyre të ligjshme për dëmshpërblimin financiar, për punën e papaguar gjatë viteve të burgut. Komisioni organizator i protestës përsëriti sërish dje paralajmërimin serioz se, nëse nuk do të ketë zgjidhje të kërkesës së tyre para miratimit të projektbuxhetit të vitit 2003, ish-të përndjekurit politikë në Tiranë dhe në të gjitha rrethet e vendit do të ngujohen në një grevë të përgjithshme urie pa afat.

Kësisoj protesta do të njohë dimensione të reja, duke u shtrirë nga qendra në bazë. Një paralajmërim të tillë përfaqësuesit e shtresës më të vuajtur të shoqërisë së sotme shqiptare e kanë bërë dje jo vetëm para Kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit, por edhe para Presidencës. Drejtuesit e protestës theksuan mirënjohjen për konsiderimin e kërkesave të tyre nga Presidenti i Republikës, duke shpresuar në ndërhyrjen e zotit Moisiu për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të pranueshme.

Tre ditë më parë ata iu drejtuan me anë të një peticioni Presidentit Moisiu, kryeministrit Nano dhe kryeparlamentarit Pëllumbi nëpërmjet të cilit kërkojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta e legjitime. Në peticion vihet theksi tek protesta energjike e ish-të përndjekurve të diktaturës komuniste, për zvarritjen që po i bëhet kërkesës së tyre të ligjshme, për dëmshpërblimin e punës së papaguar gjatë dënimit të bërë nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës, dënim i cili është hedhur poshtë sipas Ligjit Nr. 7514, datë 30.09.1991.

Përfaqësues të kësaj shtrese protestojnë edhe për dhunën sistematike që ushtrohet ndaj tyre. I. Xh, që nuk do të identifikohet pse ka ndërruar fenë, duke u kthyer në kristiane, provoi dhunë shtazarake nga banditë me maska. Historia me sa duket po përsëritet, pasi për të njëjtat motive janë dhunuar edhe dhjetra vajza të tjera të persekutuara pambarimisht nga regjimi komunist. Sipas kreut të ish-të përndjekurve të Tiranës, Fatmir Hoxha, njëra prej tyre pranoi të identifikohet, sepse ajo nuk ndodhet më në Shqipëri quhet Enkelejda Likaj.

Tmerri i saj filloi nga fundi i Gushtit 2001 e vazhdoi deri ditën që u detyrua të largohej nga Shqipëria. Atë e kanë rrahur, kërcënuar dhe tentuar për ta përdhunuar e vrarë. Shoqatat e ish-të përndjekurve protestojnë se ndonëse ata kanë kërkuar ndihmë nga shteti, ai nuk i ka ndihmuar. Për këto arsye, por veçanërisht për të kërkuar dëmshpërblimin për punën e papaguar gjatë viteve të burgut të kohës së diktaturës, protesta do të vazhdojë deri sa kërkësat të marrin përgjigje pozitive.



Vetëm dy javë konsultime për buxhetin e ri

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë vetëm dy javë kohë për të shqyrtuar projektbuxhetin e vitit 2003. Edhe pse zyrtarisht qeveria e ka dorëzuar projektin në Kuvend që në fillim të javës, administrata e parlamentit ende nuk e ka shumëfishuar atë dhe ta shpërndajë në zyrat e komisioneve si dhe për deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Që nga dita e hënë, Kuvendi ka pezulluar punimet e veta, kështu që administrata ka planifikuar që këtë proces ta nisë nga fillimi i javës së ardhshme. Byroja parlamentare e 2 dhjetorit do të planifikojë edhe kalendarin e shqyrtimit të projektbuxhetit nëpër komisione parlamentare, duke synuar që ai të kalojë në seancë plenare brenda 20 dhjetorit, duke qenë e detyruar t’iu lërë komisioneve parlamentare vetëm 2-3 seanca të posaçme për të zhvilluar konsultimet e posaçme lidhur me përmirësimin e dokumentit të qeverisë. Ekzekutivi i Fatos Nanos ka kërkuar ndërprerjen e debateve brenda Grupit Parlamentar lidhur me buxhetin, ndërkohë që në një raportim të tij në Kuvend ka mbyllur rrugën për çdo dialog me opozitën lidhur me përmirësimin e disa prej politikave buxhetore, duke sjellë natyrshëm edhe sabotimin e fundit të Kuvendit për zvogëlimin e kohës së debatit në komisionet parlamentare. Socialistët lanë më shumë kohë për debat vitin e kaluar, kur partia në qeveri ishte në kulmin e krizës së saj, megjithatë frika se kriza mund të riciklohet në këtë fundviti, ka sjellë mobilizimin e të gjitha strukturave qeveritare e parlamentare për të kaluar projektbuxhetin pa debat e thjesht si një dokument qeveritar. Projekti i Nanos synon nxjerrjen e një sërë taksave të reja dhe të rritjes së bazës së tatueshme si dhe ndërprerjen e investimeve për një sërë sektorësh strategjikë siç është energjitika, por ai ka marrë paraprakisht kritikat e një sërë ish-ministrave socialistë si dhe të të gjitha grupeve parlamentare të opozitës

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-12-2002 nė 13:40 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Demshperblim per ish te perndjekurit
PD kerkoi dje ne Parlament zgjidhjen e problemit e te ish-perndjekurve politike. Lideri i opozites Sali Berisha, u shpreh dje ne seancen plenare te pasdites, se Parlamenti duhet te marre ne shqyrtim projektligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike, pare kjo si nje "pendese e shoqerise" ndaj martirizimit te tyre ne emer te idealeve. Sipas deputeteve te opozites, ky mund te konsiderohet edhe momenti me i pershtatshem per te kaluar kete projektligj, kur Parlamenti ka ne duar projektbuxhetin e vitit te ardhshem. Projektligji per demshperblimin financiar eshte pergatitur nga deputeti Pjeter Arbnori, ne bashkepunim me shoqatat e ish te perndjekurve dhe kerkohet shlyerja e viteve te burgut pa faj, duke e lene te hapur afatin kohor te zbatimit te tij. Por qeveria nuk e ka pranuar ate, pasi ka nje fature teper te larte financiare per buxhetin modest te shtetit shqiptar. Kryetari i grupit te deputeteve socialiste, Gramoz Ruci, deklaroi se kjo ceshtje nuk duhet te shfrytezohet per kredo politike, pasi qeveria nuk eshte ne gjendje te paguaje faturen astronomike me te cilen shoqerohet kjo inisiative.




--------------------------------------------------------------------------------
03/12/2002
korrieri

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2002 nė 22:50 Edit Post Reply With Quote
Te perndjekurit politike, ne greve urie
Grupi i te perndjekurve politike, se shpejti do te hyje ne nje greve urie. Paralajmerimi i saj eshte bere nga kryetari i ketij grupi Kurt Kola gjate nje takimi qe zhvilloi dje me median. Sipas Koles, te perndjekurit politike do ta marrin nje iniciative te tille vetem nese pas nje jave qeveria do t'i refuzoje perseri. Behet e ditur se te perndjekurit politike kane parashikuar nje

proteste te pergjithshme para dyerve te Parlamentit shqiptar ne daten 19 dhjetor. Ky fakt korrespondon me vajtjen e te gjithe deputeteve ne parlament per te miratuar projektbuxhetin 2003. Pikerisht, te perndjekurit politike kane zgjedhur nje moment te tille per te prishur qetesine e parlamentareve duke iu kujtuar atyre se buxheti qe do te jene duke miratuar nuk ka menduar fare per ta dhe per vuajtjet e tyre. "Ne do te protestojme para parlamentit dhe qeverise duke u drejtuar atyre thirrjen e fundit per zgjidhjen e problemit", tha drejtuesi i te perndjekurve. Me pas ai shtoi se kane vendosur per te hyre ne nje greve urie te pergjithshme. Tashme firmat per te hyre brenda saj i kane vene rreth 100 te perndjekur politike. Karakteristike e tyre eshte se shumica jane persona te moshe te thyer, te cilet marrja e nje nisme te tille do t'i rrenonte nga ana shendetesore. Por duket se te perndjekurit tashme nuk kane per te vepruar ndryshe. Edhe gjate dites se djeshme ata kane qene shume te ashper gjate protestes qe kane zhvilluar para parlamentit shqiptar. "Ne nuk jemi vetem, kemi deri tani 54 deputete nga pas te cilet mbrojne kerkesen tone te drejte per demshperblimet e vuajtjeve te burgut qe na takojne me te vertete", thoshte grupi i te perndjekurve politike. Ata kerkojne nga qeveria shqiptare nje shume te demshperblimeve totale prej 25 miliarde lekesh. Por kjo nuk eshte shenuar ne asnje nga zerat e projektbuxhett te vitit te ardhshem. Nje fakt i tille duket se i ka nxehur te perndjekurit politike, te cilet kane pothuaj nje muaj rresht qe protestojne prane institucioneve qeveritare. Por deri me sot asnjeri prej tyre nuk ka tentuar te marre takim me ta. Madje numri nje i qeverise shqiptare, kryeministri Nano prej kohesh e refuzon nje takim me deputetin, Pjeter Arbnori, megjithese ky i fundit i ka shprehur shume here kerkesene tij per nje takim te mundshem qe te zgjidhe kete problem kaq te madh te kesaj shtrese te shoqerise shqiptare.

E.Nasi

Kurt kola akoma???!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2002 nė 23:41 Edit Post Reply With Quote
Topalli: Qeveria injoron ish-të përndjekurit

"Ndërkohë që pranohet se ka patur abuzime dhe arbitraritet të dukshëm në kurriz të buxhetit të taksapaguesve shiptarë në lidhje me shpërdorimin e statusit të dëshmorit, të partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, është krejt e pafalshme që në ligjin kryesor të vitit të mos flitet fare për ish-të përndjekurit politikë"

Partia Demokratike dënon qëndrimin indiferent dhe të papërgjegjshëm të mazhorancës socialiste ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, në një takim që pati dje me drejtues të departamenteve të forcës kryesore opozitare në vend, i konsideroi si shqetësim kryesor për të djathtën shqiptare problemet e ish-të përndjekurve politikë dhe të ish-pronarëve. Drejtuesja e lartë demokrate dhe e legjislativit shqiptar reagon me tone të ashpra kritike për faktin se në projektbuxhetin e vitit 2003, që po shqyrtohet në strukturat përkatëse të Kuvendit, shpërfillen kërkesat legjitime të këtyre dy kategorive shoqërore.

"Ndërkohë që pranohet se ka patur abuzime dhe arbitraritet të dukshëm në kurriz të buxhetit të taksapaguesve shiptarë në lidhje me shpërdorimin e statusit të dëshmorit, të partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, është krejt e pafalshme që në ligjin kryesor të vitit të mos flitet fare për ish-të përndjekurit politikë", tha zonja Topalli. Të njëjtin qëndrim mban nënkryetarja demokrate e Kuvendit edhe ndaj demagogjisë qeveritare lidhur me mospërmbushjen e detyrimit kushtetues për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Për faktin se është ngritur një komision i posaçëm parlamentar për pronat dhe që tashmë kërkohet rizgjatja e mandatit. Topalli konkludon se, "deri tani nuk ka asnjë hap konkret që të justifikojë vullnetin politik të ngritjes së këtij komisioni, me qëllim aktualizimin e një objektivi të caktuar me të cilin është lidhur paqja sociale dhe obligimi kushtetues, ndërkohë që kthimi dhe kompensimi i pronave ish-pronarëve vazhdon të mbetet si parakusht i ndërkombëtarëve për integrimin euroatlantik të vendit tonë". Në këtë aspekt, nënkryetarja demokrate e Kuvendit argumenton edhe shtyrjet e afateve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, edhe pse porta e saj mbetet e hapur. Për zonjën Topalli, arsyet e mosintegrimit të Shqipërisë në NATO janë tashmë të rreshtuara dhe përfshijnë problemet e mosfunksionimit të drejtësisë dhe të moskonkretizimit të luftës ndaj korrupsionit. Nënkryetarja e PD-së foli në këtë takim edhe për probleme që kanë të bëjnë me sigurinë e kufijve dhe në mënyrë të veçantë, sipas saj, mbetet prioritare lufta kundër krimit të organizuar. Duke konkluduar se të gjitha këto mbeten vetëm në kuadër të fjalëve, pasi asgjë nuk është bërë në drejtim të konkretizimit, zonja Topalli thekson se, "ndërkohë që shpresohet të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE në shkurt, ekziston në fakt një frymë jo shumë pozitive për ne, pasi ka nga ata që mendojnë që këtë integrim ta bëjnë në kuadër të integrimit rajonal". Sipas zonjës Topalli, kjo do të thotë që integrimin tonë në institucionet e sipërmendura ta kushtëzojnë me integrimin e Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, çka dëshmon se hapat në drejtim të integrimit nuk shkojnë para, por mbrapa. Për nënkryetaren demokrate të Kuvendit, kemi të bëjmë me pengesa që vijnë edhe si rezultat i mosaftësisë tonë për të krijuar një lobing të fuqishëm, ashtu siç e kanë edhe fqinjët tanë në Veri dhe Jug.

Pasi bëri një rezyme të gjendjes aktuale në vend dhe të rolit të strukturave të PD-së, zonja Topalli theksoi se, "paketa fiskale, e cila diskutohej dje në Kuvend, nuk e pengon dot rritjen e evazionit fiskal, që ka një rritje të madhe krahasuar me një vit më parë". Kjo në një kohë që në Shipëri mungojnë tërësisht amortizatorët shoqërorë socialë. Zonja Topalli theksoi gjithashtu se edhe në fushën e bujqësisë, që mban peshën kryesore të prodhimit, në kuadër të GDP-së, ka një nivel shumë të ulët në krahasim me fushat e tjera. Nënkryetarja e Kuvendit konkludon për një rritje në fushën e ndërtimeve dhe shërbimeve në kuadër të rritjes së përgjithshme të ekonomisë, por gjithësesi edhe në këta sektorë ka mjaft probleme.

H. RAMA



PD, mbështetje ish-të përndjekurve politikë

Partia Demokratike konsideron të drejta kërkesat e ish-të përndjekurve politikë për dëmshpërblimin e viteve të burgut dhe për punën e papaguar në burgjet e diktaturës. Gjatë një takimi që pati dje në mesditë me një përfaqësi të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se në mënyrë kategorike kërkesat e tyre janë plotësisht të bazuara dhe të drejta. Duke konfirmuar mbështetjen maksimale të opozitës, lideri demokrat tha se njohja e borxhit është detyrimi më minimal i çdo qeverie. Shefi i departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Ibrahim Morina, i pranishëm me përfaqësinë e protestuesve, që kryesohej nga zoti Tomor Aliko, tha se ishte vlerësuar angazhimi maksimal i liderit të opozitës dhe veçanërisht premtimi i tij për të kërkuar hapjen e një zëri të veçantë në buxhetin e shtetit, që të parashikojë shlyerjen e detyrimit financiar për vitet e burgut dhe punën e papaguar të ish-të burgosurve politikë në një kohë sa më të shkurtër. Zoti Morina tha se, "pavarësisht nga koha e shlyerjes së borxhit, PD është absolutisht dakort që ta njohë dhe shlyejë atë në një kohë sa më të shpejtë, nesër kur të jetë në pushtet". Ndërsa uronin PD për 12-vjetorin e themelimit të saj, qindra ish-të përndjekur politikë, që ishin mbledhur para selisë së saj gjatë një tubimi festiv, dëshmuan se përkrahnin opsionet e zgjidhjes që dha lideri i opozitës.

Po dje ata kanë vijuar protestat para Kuvendit për të kërkuar dëmshpërblim për vitet e burgut. Ndërsa në parlament debatohej rreth paketës fiskale, përfaqësues të shtresës më të vuajtur të shoqërisë shqiptare protestonin për të kërkuar një të drejtë të ligjshme, të mohuar padrejtësisht nga mazhoranca socialiste.

H. R

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2003 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Ish-të përndjekurit politikë paralajmërojnë grevë urie

Ish-të përndjekurit politikë rifilluan dje protestat para institucioneve kryesore të shtetit shqiptar me qëllimin e vetëm, që të drejtat e tyre të nëpërkëmbura sipas kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare në këto 12 vite, të gjejnë zbatim.

Sërish, qindra ish-të përndjekur dhe të burgosur të ish-diktaturës komuniste i bënë apel Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryeministrit Nano dhe gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare, që të zbatohet Karta e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, të nënshkruar që prej 12 vjetësh nga shteti shqiptar. Në protestën e djeshme masive para Kryeministrisë dhe Presidencës, Komisioni i Integrimit të kësaj shtrese përsëriti kërkesën që të fillojë menjëherë shpërblimi i ish-të burgosurve politikë për punën e papaguar, në bazë të nenit 57 të Kodit të Procedurës Penale dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Krerët e këtij komisioni, kërkuan gjithashtu dje që të merret një vendim nga Këshilli i Ministrave që letrat me vlerë, që një pjesë e kësaj shtrese disponon, të përdoren në privatizimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë së vendit, ku pjesën më të madhe të tyre e kanë ngritur këta njerëz me punën e papaguar gjatë viteve të burgjeve të kohës së diktaturës hoxhiste. Pretestuesit edhe dje i kanë bërë thirrje, në mënyrë të veçantë Presidentit të Republikës, Moisiu, që të ushtrojë kompetencat e tij ligjore dhe të urdhërojë ekzekutivin shqiptar që të fillojë shumë shpejt integrimin e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare me të drejta të plota e të barabarta si të gjithë pjestarët e tjerë të saj.

Por edhe dje protesta e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist është shoqëruar me indiferentizmin e qeverisë. Ndërkohë, protestuesit si kundërpërgjigje ndaj këtij qëndrimi kanë deklaruar vazhdimin e protestave të tyre të ligjshme, duke paralajmëruar edhe nisjen e një greve urie nëse ekzekutivi dhe legjislativi do të vazhdojnë të shpërfillin me indiferencë kërkesat e tyre të ligjshme. Ish-të përndjekurit politikë, këtë herë duken se janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tyre për aprovimin nga parlamenti shqiptar të ligjit të dëmshpërblimit të tyre. Në pritje të miratimit të këtij ligji, për të cilin janë shprehur pro deri tani 53 ligjvënes shqiptarë janë dhe 17 mijë ish-të burgosur politikë në burgjet famëkeqe të diktaturës si dhe familjet e gjashtë mijë të pushkatuarve me edhe pa gjyq, të asaj kohe. Grupet parlamentare të partive të opozitës, dhe veçanërisht deputetët e PD-së kanë deklaruar mbështetjen e plotë për kërkesat e drejta të kësaj shtrese, duke kërkuar në të njëjtën kohë bashkimin e gjithë shoqatave të ish-të përndjekurve politikë.

H.R

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2003 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
Peticion

Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Shkëlqesisë së tij, z.Havier Solana Strasburg

Shkëlqesi

Komisioni për Integrimin e Ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me rastin e ardhjes suaj për vizitë në vendin tonë, të urojmë mirëseardhjen si përfaqësues i lartë politik i BE dhe si mbrojtës i të drejtave dhe lirive njerëzore. Me këtë rast, ju bëjmë me dije problemet shqetësuese që ka shtresa jonë.

Shkëlqesi!

Të burgosurit dhe të përndjekurit politikë përbëjnë 30% të popullsisë. Kjo pjesë e popullit ka provuar dhe përballuar diktaturën më të egër dhe më kriminale komuniste në gjithë Europën Juglindore. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri janë ekzekutuar 5.577 burra dhe 450 gra për arsye politike. Janë dënuar politikisht 26.768 burra dhe 7.367 gra kanë vdekur në burgjet politike 1.065 veta. Kanë humbur aftësitë mendore 408 persona. Kanë vdekur në internime 7.022 veta. Çdo 3 ditë një person ekzekutohej me ose pa gjyq për motive politike. Çdo dy javë një i burgosur politik vdiste në burg. Çdo dy ditë internoheshin tre persona për motive politike. Çdo dy muaj një i burgosur politik pësonte gjymtime për shkak të keqtrajtimeve në hetuesi dhe në burg. Nga viti 1945-1990 të burgosurit dhe të përndjekurit politikë me punë të detyruar dhe të papaguar kanë ndërtuar qindra vepra, të cilat po jua bashkangjisin këtij peticioni të detajuar ndërtimin, vitin dhe vendin ku i kanë ndërtuar.

Jua bëjmë me dije këto shifra pasi ia kemi bërë prezent Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit dhe nga këto organe ka vetëm heshtje, 12 vjet pluralizëm ne demostruam tolerancën, paqen, mirëkuptimin, por heshtja totale na detyroi t'ju drejtohemi juve që ne jemi të paintegruar në vendin tonë ku luftuam për këtë demokraci dhe gjatë këtij pluralizmi kemi luftuar për integrim në familjen e madhe europiane. Ne që kemi ndërtuar mijëra apartamente sot jemi pa strehim, fëmijët tanë që u arsimuan në këtë pluralizëm nuk punësohen, por janë të detyruar të largohen nga atdheu. Administrata shtetërore është mbushur me pinjollë të diktaturës komuniste dhe është përfshirë në kontrabandë, korrupsion etj.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe disa dhjetra organizata që paguhen nga Europa për integrim janë kthyer në organizata fitimprurëse për drejtuesit e tyre jo për integrimin tonë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria Shqiptare disa herë edhe me tubime paqësore demokratike, të drejtat tona të ligjshme në bazë të Kartës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë si nenin 57 të Kodit të Procedurës Penale për dëmshpërblimin e punës së papaguar. Gjithashtu, u bënë gati 2 muaj që i kërkojmë qeverisë të fillojë negocimet për integrimin e kësaj pjese fisnike të kombit, por përgjigja e qeverisë është vetëm heshtje.

Ju vumë në dijeni që ju I Nderuar dhe I Respektuar Solana të ndikoni me autoritetin dhe detyrën Tuaj të lartë pranë kësaj qeverie për integrimin tonë.

Kemi shpresa se ju, që shumë vendeve të Europës iu dhatë paqen dhe integrimin, do ta jepni ndihmën tuaj edhe për ne

Me konsideratë të lartë

Kryetari i Komisionit për Integrimin të Ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë

Adem Allci

i burgosuri politik 28 vjeçar

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2003 nė 11:01 Edit Post Reply With Quote
"Shqiperia burg", harta e fundit e burgjeve shqiptare
TIRANE, 18 Tetor/ATSH-Eva Londo/ Shqiperia komuniste ka ndertuar 100
burgje dhe kampe, ku kane vuajtuar denimin 34155 njerez per shkaqe
politike prej te cileve 5487 jane ekzekutuar. Fondacioni "Musine
Kokalari" beri te njohur kete fundjave harten e plote te burgjeve dhe
kampeve te Shqiperise te quajtur "Shqiperia burg". Me ide te kyetarit
te fondacionit Agim Musta, harta u realizua nga studiuesi Ylli
Kolonja, i cili per kete qellim shfrytezoi librat topografike qe pas
vitit 1945. Sipas kesaj harte veç shifrave te pergjithshme mesohet se
995 njerez te tjere kane vdekur, nderkohe qe 1253 te huaj kane vuajtur
denimin ne Shqiperi, si burra ashtu edhe gra. Kjo eshte harta e dyte e
ketij lloji ne Shqiperi, e cila ruhet ne mjediset e Muzeut Historik
Kombetar. Sipas Ylli Kolonjes "harta e prezantuar eshte me e plote,
duke patur parasysh se ne te paren jane paraqitur vetem 30 burgje dhe
kampe".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2003 nė 10:20 Edit Post Reply With Quote
Persekutorët ekzistues
Siç thotë inteligjenca popullore, armiku nuk të bëhet mik, por edhe nëse bëhet, kurrë mos mendo se është i sinqertë. Unë nuk besoj se gjithçka duhet të përdoret për qëllimin që ndiqet. Me kërkesat tona paqësore nuk bëjmë gjë tjetër veçse duam të marrim shpërblimin që na takon me ligj, sipas Kushtetutës të miratuar prej jush. Siç po e shihni ju, e mbarë populli i ndershëm shqiptar, ka më tepër se një vit që ne po kërkojmë në mënyrë ligjore të drejtat tona, kurse ju po luani rolin e qorrit dhe të shurdhit në lidhje me kërkesat tona. Ne të përndjekurve, o pushtetarë socialistë na trajtuat më keq se skllevërit, pa punë, pa pronë, pa ujë, pa drita, me pensione minimale. Duhet të keni të qartë se shumë prej nesh që protestojnë sot për të drejtat legjitime rrjedhin prej atyre famijeve patriotike, pa ekzistencën e të cilave nuk do të ishte as kombi shqiptar. Ne nuk rrokëm armët që ishin me bollëk në kohën e revolucionit të vonë bolshevik. Ne nuk zgjodhëm as grevën e urisë deri në vetëflijim, që pastaj të na dekoronit me anë të presidentit konsensual. E keqja për ju o pushtetarë është se ne ruajmë në shpirt patriotizmin dhe heroizmin e martirëve tanë. Shumica e baballarve tanë luftuan dhe sakrifikuan jetën në moshë të re. Deri kur o pushtetarë të dashur mendoni se do të mashtroni Europën e veten tuaj për t’u pranuar në gjirin e saj. Disfata juaj është e pashmangshme me qëndrimin që mbani për të persekutuarit dhe për pronat. Ne nuk do të jemi bileta juaj për të hyrë në Europë.
Ish -i persekutuar Ndue Prek Lushi

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2003 nė 17:13 Edit Post Reply With Quote
Ish të përndjekurit:"Do të kërkojmë dorëheqjen e qeverisë për shkeljen e të drejtave dhe lirive tona"

Qeveria shqiptare në vend që të fillojë negocimet me komisionin për integrim ka filluar të bëjë lojën e kulisave me hajdutët e ish të përndjekurve politikë si Kurt Kola,Simon Miraka,Tomorr Aliko të cilët janë bahshkëpunëtorë të qeverisë, dhe ka dhjetë vjet që penetrojnë duke folur në emër të përndjekurve politikë, ku dhe si kryetar shoqatash u ka mbaruar mandati nga 2 vjet

M.Velillari

Dje, Komisioni i Integrimit të ish të burgosurve politikë të Shqipërisë ka deklaruar në një konferencë për shtyp, se mbas protestave të vazhdueshme 2 mujore dhe mbas takimit me presidentin e Republikës, ku u dhanë porosi të qarta për të filluar integrimin e kësaj, shtrese ky komision për integrim i ka dërguar kryeministrit Fatos Nano platformën e tyre që në fillim të muajit shkurt. Por nga qeveria shqiptare si përgjigje ata kanë mërrë një heshtje totale mos të themi dhe një përçmim ndaj kësaj shtrese fisnike të kombit. Qeveria shqiptare, në vend që të fillojë negocimet me komisionin për integrim ka filluar të bëjë lojën e kulisave me hajdutët e ish të përndjekurve politikë si Kurt Kola, Simon Miraka, Tomorr Aliko të cilët janë bashkëpunëtorë të qeverisë dhe ka dhjetë vjet që penetrojnë duke folur në emër të përndjekurve politikë, ku dhe si kryetar shoqatash u ka mbaruar mandati nga 2 vjet. Të përndjekurit nga e gjithë Shqipëria nën drejtimin e komisionit për integrim kanë bërë të ditur për mediat, se qeveritarët aktualë nuk mund të lozin me integrimin e tyre. Ata kanë kërkuar që deri më datë 28 shkurt 2003 qeveria shqiptare të zhvillojë një takim me komisionin për integrim, për të filluar kështu integrimin e kësaj shtrese në bazë të statusit të ish të përndejkurve politikë dhe kushtetutën e Shqipërisë. Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe zbatimin e nenit 57 të procedureës penale, që përcakton dëmshpërblimin e dënimeve politike. Ish të përndjekurit kanë ftuar të gjithë përfaqësuesit e mediave elktronike dhe asaj të shkruar, që të mos bien pre e politikës qeveritare dhe të paraqesin se dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë është me shuma kolosale dhe e përballueshme nga shteti, sepse kjo nuk është gjë tjetër veç politikë e qeverisë është thjesht një fasadë dhe s'ka asnjë të vërtetë brenda. Lidhur me problemin e strehimit të punësimit dhe të arsimit të zbatohet nga qeveria statusi i ish të përndjekurve politikë. Të ashtuquajtur Kryetar shoqate Kurt Kola, Tomorr Aliko dhe bashkëpunëtor të tyre Simon Miraka, nuk mund të lozin me të përndjekurit politikë, duke qenë bashkëpunëtor të qeverisë dhe ndalin integrimin e tyre. Nëse qeveria shqiptare nuk fillon integrimin e kësaj shtrese në bazë të kushtetutës dhe të akteve ligjore që ka për të përndjekurit, ata do të fillojnë protestat e tyre të fuqishme demokratike dhe do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të shtresës së tyre fisnike të kombit shqiptar.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 26-2-2003 nė 14:54 Edit Post Reply With Quote
Në janar të vitit 2002, Shoqata e ish të Burgosurve Politike të Shqipërisë ka paraqitur në Parlamentm një Projekt - ligj mbi dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.

Komisioni i Ligjeve i Kuvendit, mbasi e gjeti të rregullt dhe në përputhje të potë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit si dhe me konventat europiane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, ia përcolli Këshillit të Ministrave për të dhënë mendimin e vet, përsa i përket faturës financiare.

Mbas shumë zvarritjesh burokratike, më 18 korrik 2002 ky Projekt ligj mundi të kalojë në seancën parlamentare. Mbas debateve, për shkak se qeveria e konsideronte të madhe e të papërballueshme faturën financiare të kërkuar u vendos që të rishikohej të bisedohej midis Qeverisë dhe përfaqësisë së ish të burgosurve politikë, e cila përbëhet nga z. Tanush Kaso, SImon Rushaj dhe Avni Agolli, të autorizuar nga shoqata iniciuese e Projekt- ligjit në fjalë dhe të miratuar nga shoqatat e tjera të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë.

Ndërkaq, ne përgatitën një variant më të reduktuar eme kosto më të ulët të Projekt - ligjit të cilin ia besuam deputetëve Pjetër Arbnori e Pal Dajc, të cilët-megjithë përpjekjet e tyre nuk arritën të kontaktojnë me kryeministrin Nano, për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Meqenëse kjo punë u la në heshtje nga ana e Qeverisë, ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë u detyruan të protestojnë nëpër rrugë dhe sheshe, përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë. Njëkohësisht u vunë në dijeni disa nga auto europiane për bllokimin e këtij procesi dhe për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Neni 82 i së cilës i lejon K{shillit të Ministrave vetëm 30 ditë për të dhënë mendimin e vet; ndërsa ajo e kaloi vitin.

Meqenëse as kryetari i Kuvendit nuk e bëri detyrën e tij për ta kaluar në seancë plenare pas kalimit të atij afati, sic përcakton Kushtetuta, ne iu drjtuam kreut të shtetit z.Alfred Moisiu, i cili më 27 janar 2003- thirri në Presidencë përfaqësuesit e Qeverisë, të Kuvendit dhe të shoqatave të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Mbasi dëgjoi palët, presidenti i kërkoi ministrit të shtetit z. Blendi Klosi që :

-Deri në dt.10 shkurt 2003, Qeveria ta ketë kryer punën e vet me Projektligjin.

-Deri në dt.28 shkurt 2003, projekt ligji duhet të jetë në parlament. Ndërkaq, afati i parë është shkelur dhe sic duket nuk do të realizohet as i dyti. Përfaqësuesit e Shoqatës së ish të Burgosurve Politike të autorizuar për ndjekjen e ecurisë së këtij projekt ligjit, të cilët u thirrën nga Presidenti, nuk janë thirrur fare nga Qeveria. Këshilli i Ministrave nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar se cfarë është bërë deri tani. Nga burime jozyrtae mësohet se përfaqësuesit e Qeverisë në vend që të studjojnë modalitetet, afatet dhe mënyrat e realizimit gjë që është detyrë e ekzekutivit po tentojnë të marrin përsipër detyrat e legjislativit, duke u orvatur të ndryshojnë nene të caktuara dhe duke iu përpjekur të cungojnë edhe Nenin 27 të Kodit Penal, i cili përcakton masën e dëmshpërblimit në lekë, për çdo ditë paraburgim dhe burg pa faj.

Vlen të theksohet se në takimin me Presidenti, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, pranë Parlamentit, deklaruan se Projekt- ligji ëshët i drejtë dhe i zbatueshëm. Gjetja e mundësive dhe përcaktimi i afateve dhe modaliteteve janë detyrë e Qeverisë.

Pra, ky qëndrim neglizhent dhe i kundraligjshëm i Qeverisë, po shkakton pakënaqësinë dhe indinjatën e ligjshme të të gjithë ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, të cilët në kushtet kur nuk funksionojnë normalisht institucionet janë gati të dalin përsëri nëpër rrugë e sheshe dhe përpara institucioneve përkatëse, për ta përshkallëzuar protestën deri në limite të paparashikuara. Ne nuk jemi për destabilizim; prandaj edhe zgjodhëm rrugën institucionale e ligjore. Por ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi, për çfarë mund të ndodhë kurshkelen në mënyrë të paskrupulltë ligjet dhe Kushtetuta e vendit si dhe konventat europiane mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Prandaj i sugjerojmë Qeverisë që të bëjë punën e vet me seriozitetin e duhur, duke respektuar Kushtetutën dhe institucionin e Presidentit.

Gjithashtu, kërkojmë nga Presidenti si kreu i shtetit, që ta rivendosë menjëherë autoritetin e vet, në zbatim të ligjeve dhe normave demokratike.

Kryesia e Shoqatës së ish të burgosurve politike të Shqipërisë

gazeta55

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-3-2003 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
NE KERKIM TE VITEVE TE BURGUT

Aida Harka

Tirane - Arkivat e Ministrise se Rendit zbardhin historine e nje te persekutuari politik. Me nderhyrjen e institucionit te Avokatit te Popullit, eshte zbuluar edhe dokumenti ku vertetohej se Koco Lango, nga fshati Zminec i Sarandes, ishte denuar nga regjimi komunist nen akuzen "e krimit te tradhtise ndaj atdheut". Por, nje dokument i tille nuk ekzistonte per te as ne Gjykaten e Larte, as ne Ministrine e Drejtesise e as ne Drejtorine e Pergjithhme te burgjeve. Madje, emri i Koco Langos, i denuar me 15 vjet heqje lirie, nuk figuronte as ne listat e te persekutuarve qe kishte perpiluar Shoqata e te Persekutuarve Politike. Deshmia e penalitetit qe mund te merrej per te nga Ministria e Drejtesise, ishte se Koco Lango, ishte i denuar ordiner. Pergjigjja e mundimit 10-vjecar te familjareve te tij ka qene vetem institucioni i Avokatit te Popullit, i cili ka mundur te heqe pluhurin nga arkivat e dikasterit te rendit dhe t'u riktheje familjareve te gjitha te drejtat qe i takojne nje te persekutuari politik. Veprimi i fundit qe familjaret te marrin demshperblimin dhe kthimin e pronave te konfiskuara, eshte dergimi ne Ministrine e Drejtesise te regjistrohet si i denuar politik.

Historia e nje te persekutuari

Ishte viti 1958. Koco Lango, ne ate kohe 49 vjec, se bashku me tre bashkefshataret e tij vendosin te arratiset jashte atdheut. Por, kjo tentative rezultoi e kote per ta, pasi rane ne prangat e rojeve kufitare. Menjehere pas arrestimit, ne Gjykaten Ushtarake te Rrethit te Gjirokastres, u zhvillua procesi gjyqesor ne ngarkim te Koco Langos, Zisi Muxheqit, Sotir Koraqit dhe Jorgo Langos. Te kater keta persona akuzohen per "krimin e tradhtise ndaj atdheut" dhe denohen nga kjo gjykate me 15 vjet heqje lirie. Vendimi i kesaj gjykate mban daten 5 mars 1959 dhe, pervec dhenies se denimit kater te arrestuarve, iu hiqet e drejta elektorale per tre vjet dhe behet edhe konfiskimi i pasurise se luajtshme dhe te paluajtshme. Nje semundje e pasherueshme ia pret ne mes vuajtjen e denimit Langos dhe ai arrin te vuaje vetem 7 vjet heqje lirie. Sipas dokumentit te nxjerre nga arkivat e Ministrise se Rendit, thuhej se ai eshte liruar me kusht me 23 qershor te vitit 1966 nga Reparti 323 ne baze te nje vendimi te dhene nga gjykata e Qarkut Tirane. Ne po te njejtin vit, ai largohet nga vendi i vuajtjes se denimit dhe gjen vdekjen nje vit me pas. Ndersa familja e tij vazhdonte te persekutohej dhe t'i mbaheshin te konfiskuara te gjitha pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme.

Statusi i te persekutuarit

Pas permbysjes se sistemit komunist, familjaret e Koco Langos u vune ne kerkim per te marre te gjitha te drejtat qe i takonte familjes se nje te persekutuari. Ne te gjitha institucionet perkatese, pergjigjja kishte qene se Koco Lango nuk figuronte ne listen e personave te perndjekur politike. Nepermjet nje leter-ankese qe mberrin ne muajin tetor te vitit te kaluar ne zyrat e Institucionit te Avokatit te Popullit, nis edhe zgjidhja e problemit disavjecar te kesaj familjeje. Ka qene dhendri i te ndjerit, i cili ishte munduar te levizte edhe gurin e fundit ne kerkim te se drejtes. Ne letren drejtuar Avokatit te Popullit, ai shpjegon edhe per kalvarin e gjate te mundimshem qe kishte pershkruar gjate ketij 10-vjecari. "Kemi gjithe keto vite qe trokasim neper zyra deri ne Gjykaten e Larte, por asnje pergjigje pozitive nuk kemi marre. Jemi lodhur ne kerkim te se drejtes, por ajo nuk do te na buzeqeshe", shkruan ne ankesen e tij, Nikolla Koraqi. "Bashke me vjehrrin tim, ishin denuar edhe bashkefshatare te tjere, te cilet benin pjese ne te njejtin grup. Nese keta dhe familjet e tyre u demshperblyen per vitet e burgut, ne nuk moren asnje qindarke. Arsyeja, sipas organizates se te denuarve politike, qendron tek fakti se Koco Lango nuk figuron si i denuar politik, por si i denuar ordiner," sqarohet me tej ne leter.

Rrug`zgjidhja

E vleresuar seriozisht nga institucioni i Avokatit te Popullit, punonjesit e saj u vune menjehere ne kerkim te zbardhjes se te vertetes se Koco Langos. Dilema nese ishte apo jo i denuar politik, duhet te gjente nje zgjidhje nga institucionet perkatese. Interesimi i tyre nisi ne Ministrine e Drejtesise dhe me pas ne Shoqaten e te Perndjekurve Politike, ku ky person rezultonte si i denuar ordiner, a thua se kishte kryer ndonje vjedhje dhe jo vepren penale me te rende per kohen. Ndersa guri i fundit ishin arkivat e Ministrise e Rendit. Menjehere inspektoret e Avokatit te Popullit i dergojne nje kerkese me shkrim dikasterit te rendit, prej nga vjen edhe pergjigjja surprize, se Koco Longo ishte i denuar politik, nen akuzen e "krimit te tradhtise ndaj atdheut". Per te qene me te sakte lidhur me kete vertetim, punonjesit i kerkojne familjareve te Langos te gjitha gjeneralitetet e tij, te shoqeruar me nje certifikate vdekjeje dhe nje vertetim, nese ka ndonje person tjeter ne ate zone me te njejtin emer. Nga dokumentet e paraqitura prej tyre u verifikuan te gjitha te dhenat e sjella nga familjaret. Keshtu, pas dokumentimit te ceshtjes, per familjen Lango u hap edhe drita jeshile per zgjidhjen e problemit. E gjithe dosja e perpiluar nga Avokati i Popullit, tashme do te percillet per ne Ministrine e Drejtesise, ku Koco Lango do te regjistrohet si i denuar politik. Ne kete menyre zgjidhet edhe dilema per te, duke i bere figures se tij nje rehabilitim moral dhe material.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2003 nė 07:32 Edit Post Reply With Quote
TE JEMI TE BARABARTE NE SHANSET E LIRISE

Jane demshperblyer ne perputhje me kriteret e Kodit Penal, Neni 57, Ramiz Alia, Hekuran Isai, Simon Stefani, Rrapi Mino etj., Fatos Nano, Gjashte krere te P.D.-se etj. Ndersa, ende nuk ndodh kjo me qindra e mijera viktima te terrorit te regjimit te Hoxhes.

Shoqatat e ish te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike nga rregjimi komunist, e bejne kerkesen mbeshtetur ne "Karten Universale te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut" te KE, te vitit 1990, ne "Konventen Kunder Tortures dhe Denimeve e Trajtimeve te tjera mizore, Cnjerezore ose Degraduese" e OKB-se, qe Shqiperia aderoi ne vitin 1994, neni 14 i se ciles garanton viktimat e tortures se gezojne te drejten e nje demshperblimi te pershtatshem, ne perputhje me legjislacionin e vendit. Po ashtu, kerkesat behen ne pajtim me Nenin 44 te Kushtetutes se R.Sh. qe thote: "Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe te zhdemtohet ne perputhje me ligjin ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti, veprimi ose mosveprimi, te paligjshem te organeve shteterore".

Neni 57 i Kodit Penal, percakton masen e demshperblimit, ne monedhe, per nje dite, te vuajtjes se denimit.

Ndersa shperblimi per punen e detyruar te papagauar, gjate vuajtjes se denimit, si zgjidhje juridike bazohet ne pagen mesatare te sistemit te minierave nga viti 1945-1990, me indeksin perkates. Mbeshtetur ne sa me siper, parashtrojme Projekt-Ligjin "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr.7748, date 29/07/1993 Per Statusin e ish te Denuarve dhe te Persekutuarve Politike nga Sistemi Komunist, ndryshuar me Ligjin Nr.7771, date 07/12/1993". Ne perputhje me bazen juridike qe sapo cituam, ne riformuluam tre nene te kapitullit "E drejta per kompensimin pasuror ne vlere te Ligjit nr.7748, date 29/07/1993, "Per statusin ............".

Keto ndryshime mundesojne realizimin e atyre te drejtave qe ne unanimitet, si nga Parlamenti i zgjedhur me 31 mars 1991, po ashtu dhe nga Parlamenti i zgjedhur me 22 Mars 1992, jane pranuar si nje e drejte e pakontenstueshme.

Ne debatet parlamentare, te zhvilluara ne seancat plenare gjate shqyrtimeve te Ligjit nr.7314, date 30/09/1991, ndryshuar me Ligjin Nr.7760, date 14/01/1993, ndryshuar me Ligjin Nr.7719, date 08/06/1993, ndryshuar me Ligjin Nr.7772, date 07/12/1993 "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike" dhe Ligjit nr.7748, date 29/07/1993, ndryshuar me Ligjin Nr.7771, date 07/12/1993, "Per Statusin e Ish te Perndjekurve Politike nga Sistemi Komunist", te gjithe deputetet qe moren fjalen, nga gjithe spektri politik qe perfaqesonin, vleresuan me superlativa kontributin e dhene nga ish te denuarit politike ne mbrojtjen e vlerave demokratike te vendit tone si dhe perpjekjet e tyre per ndergjegjesimin e popullit per pasojat qe do te rridhnin nga instalimi i diktatures komuniste. Per keto motive, kjo shtrese mbajti mbi supet e saj goditje fizike, morale dhe materiale, qe jane nga me cnjerezoret qe ka njohur njerezimi. Vleresimet qe at-here iu bene vuajtjeve tona, na i lehtesuan dhimbjet ende te pasheruara.

Ne ato debate, u quajt i pakompensueshem kalvari i vuajtjeve tona, te pasqyruara nepermjet ligjit qe ata miratuan ne ate kohe.

Ligji qe ne diskutojme, me shkallen e njohjes sone, u konsiderua se lehtesonte barren ekonomike dhe me plotesimet e tij nepermjet "Statusit" zgjidhte detyrimet e shtetit ndaj nesh.

Por ky ligj, u interpretua nga Qeveria, dhe ne vend te kompensimit pasuror ne vlere, ajo dha "Letrat me Vlere".

Me ato Letra, sipas versioneve zyrtare, ish te burgosurit politike do te privatizonin ndermarrjet shteterore.

Nje zgjidhje e tille, ndonese u interesonte disa individeve ish te burgosur politike, te aferm me Qeverine, u quajt e papranueshme nga pjesa derrmuese e ish te burgosurve politike.

Kerkesa e tyre per demshperblim individual ne vlere sipas gjithe ligjeve u be aq kembengulese sa qe u arrit greva e urise e veres 1994.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2003 nė 07:33 Edit Post Reply With Quote
PSE U KUNDERSHTUAN NGA ISH TE BURGOSURIT, "LETRAT ME VLERE"

Duke pasur parasysh faktin, se shumica e ish te burgosurve politike jane mbi 65 vjec, dhe gjendja e tyre ekonomike eshte e mjerueshme, kane kerkuar, ashtu si dhe kerkojme, qe keto demshperblime t'i gezojne vete, duke u trajtuar me kompensimin pasuror ne vlere. Me pas, konstatuam se pak muaj mbas dhenies se Letrave me Vlere, forma e privatizimit ndryshoi. Ndersa ne fillim privatizimi u be me komision ku te burgosurit kishin perparesi, pak muaj me pas, mbasi privatizuan objekte te ndryshme perkrahesit e "Letrave me Vlere", privatizimi nisi te behej me ankand. Te burgosurit, praktikisht ne menyre individuale, nuk mund te blinin objekte.

Dy vjet pas emetimit te "Letrave me Vlere" pasuria qe privatizohej u indeksua 5-6 here me shume. Jo vetem kaq, por ne kete kohe, hyne ne perdorim ne ankand edhe "Bonot e Privatizimit".

Si pasoje e ketyre vendimeve te Qeverise, Letrat me Vlere, pesuan zhvleresim te plote.

Po te kihen parasysh konfiskimet qe shteti komunist u ka bere ish te burgosurve politike, shuma e demshperblimit qe kerkohet prej nesh, duket mosperfillese. Dihet se shteti komunist, me parate e konfiskuara, te cilat sipas deklarimeve zyrtare, perbeheshin prej me se 300 Kv-Ar, beri investimet e veprave te ndryshme qe nga rindertimet, dhe deri vepra madhore si H/Centralet.

Jo vetem kaq, por me punen e detyruar skllaveruese, pa shperblim, ish te burgosurit politike, kane ndertuar shume vepra bonifikuese, social kulturore, industriale dhe shfrytezim minierash apo ndertim aeroportesh si: Tharja e kenetes se Maliqit, rrjeti vadites Thumane, Zadrime, Terbuf, kanalet Vjose-Levan-Fier dhe Peqin-Kavaje; Blloqe te tera ndertimi social kulturore ne Tirane; Fabrikat e Cimentos Kruje dhe Elbasan, Kombinati i Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Rubik e Reps, Superfosfati ne Lac, Soda Kaustike dhe Kriporja ne Vlore, shfrytezimi i minierave te Bulqizes, Spacit e Qaf Barit; Aeroportet e Rinasit dhe Ures Vajgurore dhe shume e shume vepra te tjera jane bere me djersen tone.

Ne keto vepra nuk eshte derdhur vetem mundi dhe djersa, por me trajtimet cnjerezore, aty eshte derdhur edhe gjaku yne.

Ne, Shoqata e ish te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, persa parashtruam me siper e quajme te ligjshme dhe te moralshme kerkesen tone. Kjo kerkese b-_ me urgjence, duke marre parasysh faktin qe cdo dite ndahen nga ne, bashkevuajtes qe marrin me vehte dhimbjen e varferise se tyre.

Barra e demshperblimit tone, per vuajtjen e denimit dhe punes se detyruar te papaguar, sikurse e shpjeguam edhe me lart, nuk rendon mbi taksapaguesit shqiptare.

Keto fonde mbulohen me nje pjese te vogel te veprave qe do te privatizohen dhe qe jane ndertuar me konfiskimet dhe mundin tone.

Politikes shqiptare i takon te pranoje pergjegjesine e varferise sone e duhet te demonstroje vullnet per mbeshtetjen e miratimin e garantimin e detyrimeve ligjore financiare ndaj nesh, pasi ne rastin tone kemi te bejme me nje shkelje te rende te te drejtave e lirive themelore te njeriut, dimensioni i te cilave pasqyrohet ne konventat nderkombetare dhe legjislacionin e vendit, qe e cituam qe ne krye.

Pas dy vjetesh, kemi garantuar mbeshtetjen e Presidentit te Republikes z.Alfred Moisiu, mbeshtetjen e fuqishme te Opozites, ndersa socialistet ende deshmojne mungese te vullnetit politik. Per ne eshte e qarte, se cilido duhet te demshperblehet ne perputhje me Kushtetuten dhe Ligjin pasi ne kemi fituar pafajesine, te cilen na e dha Parlamenti.

Me Promemorje, ne kemi percjelle thelbin e shqetesimit tone njerezor: Qe te jemi te barabarte ne Shanset e Lirise.

Xhafer Agaraj

Nuredin Skrapari

Skender Haluci

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 09:57 Edit Post Reply With Quote
Ish të përndjekurit marrin selinë e Kurt Kolës



700 ish të përndjekur kërcënojnë me grevë urie



Data 20 maj është ultimatumi i fundit që ish të përndekurit politikë i kanë lënë qeverisë për të plotësuar kërkesën e tyre për dëmshpërblim të viteve të punës në burg. Edhe pse rreth 100 ish të dënuar dhe ish të përndjekur politikë i kanë dhënë dje fund grevës 24 orëshe të urisë, ata kanë paralajmëruar se nëse ekzekutivi dhe Kuvendi nuk miratojnë ligjin për dëmshpërblimin e tyre deri më datë 20 maj, ata do të rifillojnë grevën e urisë si dhe protestat në të gjithë vendin. Por dje, ish të dënuarit e diktaturës kanë hyrë në selinë qendrore të tyre, duke e marrë atë "nën kontroll". Kjo seli prej 3 vitesh zotërohej nga Kurt Kola, kryetar i një shoqate tjetër ish të përndjekurish politikë të regjimit komunist. Kështu, ish të përndjekurit politikë që janë grupuar në Tiranë në një shoqatë të dytë, kanë marrë dje nën kontroll selinë e tyre. Personat e mësipërm janë një pjesë e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë që janë të ndarë nga shoqata me të njëjtin emër që drejtohet nga Kurt Kola. Por në konflikt e sipër me kreun e shoqatës "simotër" dhe duke u mbështetur nga kryetari i Bashkimit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të burgosurve, Adem Allci, dhe nënkryetarit Argent Grabova, ish të burgosurit politikë thyen zyrën e drejtorisë dhe shpallën marrjen e saj nën kontroll. Nënkryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë, Argent Grabova, tha se veç kërkesës për të marrë nën kontroll zyrat e selisë pranë Rrugës Punëtorët e Rilindjes në Tiranë, ata duan dhe dëmshpërblim finanicar për vitet e burgut. Kështu, ata i kanë rikujtuar kreut të qeverisë Fatos Nano, dëmshpërblimin e marrë për vitet e burgut që ai ka bërë dhe në këtë kuadër ata kërkojnë që i njëjti vendim të zbatohet edhe për ta. "Ne duam të kalojë sa më parë projektligji i qeverisë për dhënien e parave të viteve të burgut që kemi vuajtur politikisht", theksoi z.Grabova. Ai shtoi se "përderisa kreu i qeverisë Nano i mori paratë e tij të burgut 4 vjeçar prej 6.8 milionë lekësh, pse mos i marrim dhe ne?" Marrja e godinës së ish të përndjekurve u bë në bashkëpunim me forcat e policisë së Tiranës, ku drejtori i përgjithshëm i policisë, Bajram Ibro, si dhe punonjës të tjerë të policisë, ndihmuan ish të përndjekurit të hapinin derën e institucionit të tyre dhe më pas të merrnin zyrën e drejtorit të kësaj godine. Menjeherë pasi kanë hyrë në seli ata kanë dhënë një konferencë për mediat, ku kanë kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të paraqitura. Në këtë kuadër, ata u shprehën se afati i fundit për qeverinë në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre është data 20 maj. “Data 20 maj është afati i fundit për plotësimin e kërkesave tona. Nëse qeveria nuk e merr parasysh dhe nuk i plotëson ato deri në këtë datë, atëherë ne do të futemi ne grevë uirie”, vijuan më tej ata. Ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë kanë më shumë se 12 vjet që kërkojnë të kenë të drejtat e tyre që sanksionohen në nenin 47 të Kushtetutës. Por asnjë nga qeveritë e spektrit politik shqiptar nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të rehabilitimit financiar të tyre. Marrja e godinës ishte një nga synimet njerëzve të kësaj shoqate dhe kjo u realizua pas disa ditësh protesta. Në një prononcim më mediat, Ministri i Shtetit, Blendi Klosi, deklaroi dje se qeveria po bënte përpjekje për të hartuar një projektligj që do të dëmshpërblente ish të burgosurit, por ai kundërshtoi protestat dhe variantin e projektligjit të propozuar nga opozita që, sipas tij, kishte një faturë të papërballueshme.



tema

Kush mund te na jape me shume informacione te sakta?

Si eshte varianti i sakte i projektligjit te propozuar nga ish- te denuarit?

Cfare qendrimi mbajne shoqatat e ish- te denuarve?

Mua me duket veprim i pa organizuar mire.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
rremuje

Sapo lexova:

"Kodi Penal parashikon dëmshpërblimet për të përndjekurit

Neni 57 i Kodit Penal detyron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë ish të përndjekurit politikë të periudhës hoxhiste. Neni i mësipërm shprehet se “çdo të burgosuri i jepet në lekë shuma 3400 lekë minus, 330 lekë të dhëna në formën e letrave me vlerë, pra 3070 lekë për një ditë burg pa faj". Në këtë mënyrë, ligji mbështet plotësisht kërkesën e ish të përndjekurve. Gjatë 12 vjetëve, shoqatat e ndryshme të ish të përndjekurve janë përpjekur për të fituar të drejtat e tyre, por nga ’97 e këtej shtresa e ish të burgosurve është harruar krejtësisht madje dhe diskriminuar hapur. Në mbështetje të zgjidhjes së dëmshpërblimit të tyre, janë renditur si presidenti i vendit, Moisiu, ashtu edhe kryetarët e partive opozitare."

tema

Hajde orientoju:

neni 47 i kushtetutes

apo i kodit penal?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2003 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Drejtu ar:Këshillit Ministrave të Republikës së Shqipërisë

OSBE

Trupit Diplomatik të akredituar në RSH, Tiranë

Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik të Shqipërisë nga diktatura komuniste, protestojnë energjikisht pranë qeverisë shqiptare për marrjen nëpër këmbë të të drejtave tona legjitime. Ne kërkojmë shpërblimin tonë për vitet e kaluara në burgjet e diktaturës dhe për 100 veprat madhore që kemi ndërtuar me gjakun dhe djersën tonë nën kamxhikun e policëve.

Kryeministri Fatos Nano dhe ish drejtues të lartë të nomenklaturës komuniste i kanë marrë me kohë dëmshpërblimet për vitet e burgimit që kanë bërë, kurse ne vazhdojmë të diskriminohemi dhe të jetojmë në mjerim edhe pas 12 vjetëve të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Kjo padrejtësi flagrante që i bëhet shtresës sonë nga Qeveria Nano, na ka detyruar të hidhemi në revolta kombëtare dhe do ti përshkallëzojmë ato deri në sakrifica sublime.

Kërkojmë ndërhyrjen tuaj pranë qeverisë shqiptare për ti dhënë fund menjëherë padrejtësive që bëhen në kurriz të shtresës sonë. Mjaft më me mashtrime dhe me premtime boshe! Të zbatohet ligji që dëmshpërblen ish të dënuarit që kanë fituar pafajësinë

Shoqata mbarëkombëtare për integrimin e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptare



Miratuar më 15 prill 2003

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2003 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
Ç'gjuhë kupton qeveria

Fatos Nano vazhdon të mashtrojë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë

Nga Enver Memisha

Përfaqësues i shoqatës kombëtare të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politike antikomunist, në bisedimet me qeverinë për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik



-Instituti Integrimit të të përndjekurve politik me në krye Hysen Mushketan dhe Simon Kol Bib Mirakën vegla e Qeverisë

Përpjekje, dështime dhe sabotime

Më 1994 një pjesë e të burgosurve politik me në krye Kurt Kolën shokun e armëve të sh. Fatos Nano kërkoi dëmshpërblimin e viteve të burgut nën diktaturë. Kurt Kola në atë kohë kishte edhe inspirimin e Simon Mirakës.

Ata u futën edhe në grevë urie për një të drejtë të ligjshme. Por u kuptua shumë shpejt se qëllimi Kurt Kolës dhe i Simon Mirakës nuk ishte dëmshpërblimi që propagandonin por rrëzimi i qeverisë demokratike sipas urdhërave që këta kishin marrë prej programeve të tyre, Kurt Kola nga I.S. që më 1950 dhe Simon Miraka nga ... shefi që e vuri normist në Çermë.

Në atë kohë pati edhe dyshime por viti 1997 e provoi këtë; kur Kurt Kola së bashku me Fatos Nanos e Skënder Gjinushin arritën të realizojnë detyrën e vënë nga padronët e tyre më 1994, ata e rrëzuan qeverinë demokratike dhe e mbytën Shqipërinë në gjak dhe lot. Ndërsa Simon Miraka gëzonte shpërblime në para më 1998 kur terroristët komunistë vranë legjendën e lirisë së shqiptarëve Azem Hajdarin dhe në vitin 2002 atij ju dha një shpërblim tjetër posti drejtorit të Institutit me qëllim që ai ta mbushte atë institut me bij dhe nipër të fashistëve me bashkëpunëtorë tësigurimit të shtetit dhe të dëbonte prej andej bijtë e denjë të Shqipërisë.

Çiraku e realizoi detyrën e padronit me zell të madh brenda 6 muaj ai dëboi nga Instituti pa drejtësisht dhe në mënyrë të kundra ligjshme:

-Agron Hadrin, kryetar i Këshillit Kombëtar të të përndjekurve politik, i burgosur politik.

-Zydi Moravën, poeti i dhimbjes së burgjeve komuniste.

-Dolorez Rrapollari me nënë të burgosur politike.

-Mireta Velaj e persekutuan egër prej regjimit të diktatorit komunist.

-Nazmi Bitri me baba të pushkatuar

-Autorin e këtij shkrimi me një persekucion të egër nga nëna dhe nga baba.

Kjo pra është fytyra e vërtetë e Simon Kol Bib Mirakës. Arkivi i gazetës ruan disa shkrime origjinale të shkruara nga Simon Miraka kundër Kurt Kolës që do i botojmë me faksimile në të ardhmen...

Kjo sa për kujtesë. Sot është e rëndësishme të dihet se kur gjithë të burgosurit dhe të përndjekurit politik janë ngritur në këmbë duam të dimë se përse nuk flet Kurt Kola e Simon Miraka? Kush ua ka prerë gjuhën e ndershmërisë?

Përse nuk organizohen deri në grevë urie si më 1994? Kjo tregon se torta e Xhoana Nanos në vend sa t'i ëmbëlsonte i ka helmuar këta shpirtëra të shitur dhe ata tani dirixhohen nga shefat e tyre Eva Bllaci dhe Shane Muda.

-Kronologjia dhe kërkesat e sotme të të përndjekurve politi

Në shkurt të vitit 2002 të detyruar nga protestat e shpeshta të të persekuturave si dhe nga presioni i opozitës në Paralament u zhvillua një seancë debati për kalimin e projektligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

Ky projektligj ishte hartuar nga deputetët e opozitës në iniciativën e deputetit Pjetër Arbnorit i dënuar politik.

Kalimi projektligjit u kundërshtuar nga Qevera e Pandeli Majkos. Qe nga ajo kohë pas m shumë se një viti , Qeveria vazhdon të zvarritë në pafundësi këtë problem kaq të madh kombëtar.

Te ndodhur para kësaj gjendje të përndjekurit politik për më shumë se katër muaj u hodhën në protesta të fuqishme dhe dhanë edhe variante të tjera për dëmshpërblimin e tyre por përsëri Qeveria e bëri veshin të shurdhër.

Në fund të muajit janar 2003 presidenti i Republikës z.Alfred Moisiu në një takim që pati me përfaqësues të të persekutuarve politik dhe të Qeverisë i rekomandoi Qeverisë që brenda muajit shkurt 2003, projektligji të kalojë për diskutim dhe miratim në parlament. Por edhe kësaj radhe Qeveria heshti por cudia është se tani edhe Presidenti jonë i nderuar heshti duke pranuar dështimin e tij para Qeverisë.

Shkaku i vërteti i heshtjes së Qeverise i zvarritjes pa fund të këtij problemi të drejtë dhe të ligjshëm është vetëm një: urrejtja që bijtë e baballarëve kanë për "armiqtë" e popullit.

Kaq e vërtetë është kjo sa që mjafton të kujtojmë se të përndjekurit janë treguar shumë tolerantë duke pranuar pagim me këste me ndarjen e të burgosurve sipas moshave, gjendjes shëndetësore dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar shpërblim të menjëhershëm.

Me qeveritë socialiste të përndjekurt politik mbetëm atje ku i kishin cuar baballarët e qeveritarëve tanë, në Çermë të Lushnjes, nëpër bunkerë pa shtëpi, pa punë pa shkollë, pra përsëri të persekutuar por më keq se nën diktaturën e Enver Hoxhës, sepse tani kemi një persekucion me maskën e hipokrizisë në fytyrën e qeveritarëve tanë.

Qeveria e ka harruar këtë shtresë e cila meriton të nderohet meriton të respektohet, meriton të dëmshpërblehet, për vuajtjet dhe mjerimet e padrejta të hoqi nën tiraninë e Enver Hoxhës e Qemal Klosit të Hysni Kapos e Thanas Nanos, shkurt të baballarëve të qeveritarëve të sotëm.

Qeveria ka harruar se pa integrimin e të përndjekurve politike nuk ka integrim të Shqipërisë në Evropë.

Qeveria nuk mund ti mashtrojë të përndjekurit politik me Institutin e Integrimit që ka ngritur.Ai institut është thjesht një demagogji dhe hipokrizi e Qeverisë një levë e ingranazh i partisë socialiste. Në krye të atij Instituti Fatos Nano ka vënë nipër të fashistëve ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe mostra të tjera të pa moralshëm. Atje punojnë 50 parazitë të cilët i zhvatin dhe vjedhin të përndjekurit politik pa bërë absolutisht asnjë punë në favor të tyre por janë thjesht vegla të Qeverisë për të realizuar demagogjinë dhe hipokrizinë e saj dhe për këtë ata paguhen.

Shoqata Kombëtare e ish të Përndjekurve politik antikomunist, iniciatore e projekt ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik nga regjimi diktatorial komunist lidhur me bashkëpunimin me Qeverinë dhe funksionimin e komisionit në nivel ekspertësh që në fillim ka mbajtur dhe mban këtë qëndrim:

1.Projekt ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik i paraqitur sipas variantit tonë të kalojë për shqyrtim në parlament brenda datës 20 prill 2003 për arsye se janë shkelur të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese si dhe premtimet e Qeverisë përpara Presidentit të Republikës.

2. Përsa i përket mënyrës së funksionimit të komisionit të gjitha detyrat që shtrohen dhe kërkohen atje për evidentimin e saktë të të përndjekurve politikë dhe përfitimet që ata kanë pasur deri në përpilimin e kësaj shkrese janë thjesht detyra funksionale të aparatit adinistrativ të shtetit dhe si e tillë shoqata nuk mund të kontribuojë për këtë problem.

3. Ju kujtojmë se institucioni vetëm shtetëror që ka për detyrë funksionale dhe përgjegjësi ligjore për të gjitha problemet e të përndjekurve politik është :Instituti Integrimti të të Përndjekurve Politik, me një aparat prej 50 nëpunësish.

4.Shoqata është e gatshme për bisedime në cdo kohë me cdo segment të Qeverisë në atë moment që Qeveria do të ketë paraqitur alternativën e saj përballë kërkesave tona.

5.Pjesmarrja e Shoqatës në diskutimin për evidentimin e të përndjekurve politik na duket e kotë, pasi ky është një problem i zgjidhur në kohë.

Kjo është shkresa që shoqata i ka drejtuar Qeverisë. Por Qeveria jonë po mban një heshtje varri e cka tregon se vetë ajo po shkon drejt varrit.

Leksioni i Bathores ose c'gjuhë kupton qeveria

Kjo është shkurtimisht kronologjia e mashtrimeve të Qeverisë ndaj të përndjekurve politikë dhe e bishtit të Qeverisë që quhet Instituti i të Përndjekure Politike disa tipa që kanë shitur shpirtin dhe trupin tek bijtë e baballarëve.

Kjo është gjithashtu edhe gjuha e fisnikërisë që kanë përdorur të përndjekurit politik me Qeverinë.

Bathorja u tregoi shqiptarëve që kjo qeveri nuk e kupton gjuhën e demokracisë dhe të fisnikërisë, tjetër gjuhë kupton ajo, atë të dhunës dhe terrorit. Ata vijnë prej dhunës, lindën prej mashtrimeve morën pushtetin më 1997 me terror dhe po e mbajnë atë me dhunë me mashtrime dhe hipokrizi. Shërbëtorët e tyre Kurt Kola dhe Shane Muda, Simon Miraka dhe Eva Bllaci, Hysen Mushketa dhe Seit Prishta janë më të rrezikshëm se padronët e tyre.

Bathorja tregoi se c'gjuhë kupton Qeveria. Mbetet të dimë se kur do e kuptojnë të përndjekurit politik, gjuhën që duhet të flasin e përdorin me Qeverinë!

Enver Memisha

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-5-2003 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
Kurt Kola luan në kohën shtesë

Ata janë shprehur se do t'i kërkojnë qeverisë dëmshpërblimin prej 3400 lekësh në ditë për punën e papaguar dhe nuk do të tolerojnë në këtë pikë

Për habinë e të gjithëve, dje Kurt Kola është bërë më në fund i gjallë dhe ka zhvilluar një takim me Adem Allçin, ku kanë biseduar rreth së ardhmes të shtresës së ish-të përndjekurve, të cilët përbëjnë 33 përqind të popullsisë

Që prej muajit tetor, ish-të përndjekurit politikë protestojnë për një të drejtë, e cila u është mohuar nga qeveria socialiste. Kjo ka të bëjë pikërisht me dëmshpërblimin e viteve të burgut dhe të punës. Kjo shtresë e cila përbën rreth 33 përqind të popullsisë, ka që prej pesë muajsh që kërkon një të drejtë, të cilën zoti Nano nuk mundi t'ia mohonte vetes për katër vitet e burgut të bëra pa të drejtë. Sot rreth 100 vepra të mëdha, që nga aeroporti "Nënë Tereza" e deri tek pallatet e ndërtuara në kohën e diktaturës në Shqipëri, mbajnë firmën e ish-të përndjekurve politikë. Atyre u është mohuar kjo e drejtë, me të vetmen arsye se shifra që ata i kanë paraqitur qeverisë është shumë e lartë, ndërkohë që vlera e veprave të ndërtuara është dyfishi i shifrës së paraqitur. Përveç mbështetjes së qeverisë, atyre u ka munguar mbështetja e njërit prej drejtuesve të tyre, ajo e Kurt Kolës. Gjatë pesë muajve të protestave të tyre, ky i fundit jo vetëm që nuk i ka mbështetur, por edhe nuk ka reaguar lidhur me kërkesat e tyre. Kola dhe një grup ish-të përndjekurish politikë kanë qenë të parët që në vitin 1994 kanë kërkuar dëmshpërblimin e viteve të burgut. Ai nuk ka qenë i pranishëm në ditët kur ish-të përndjekurit nga e gjithë Shqipëria kanë kërkuar edhe një herë atë, për të cilën kanë dhënë edhe jetën e tyre. Megjithatë, ai mundi të luajë në pikërisht në kohën shtesë të tij dhe dje ka dalë hapur para mediave në mbështetje të shoqatës së ish-të përndjekurve, të drejtuar nga Adem Allçi. Për habinë e të gjithëve, dje Kurt Kola është bërë më në fund i gjallë dhe ka zhvilluar një takim me Adem Allçin ku kanë biseduar rreth të ardhmes së kësaj shtrese. Pas një incidenti të zhvilluar ditën e enjte në selinë e ish-të përndjekurve politikë ku këta të fundit kanë thyer derën e kryesisë së ish të përndjekurve dhe pas një konfrontimi me policinë, protestuesit kanë deklaruar se kryetari i tyre i ri sipas një vendimi për gjykatë është Adem Allçi. Për këtë arsye të dy krerët kanë dalë dje me një deklaratë për shtyp. Kola nga ana e vet ka thënë se, ai ishte një mashtrim i ministrit të Shtetit Klosi, me një faturë që do ta çojë në parlament dhe atje padyshim që do të aprovohet, sepse do të votohet nga shumica e të majtëve, ku dita e burgut është vendosur 50 lekë të reja. Ndërkohë që tarifa e dorëzuar nga ish-të përndjekurit është rreth 1 milion e 500 mijë dollarë dhe kanë deklaruar se nuk do të lëvizin nga shifra e tyre pa iu dhënë 3400 lekë, ashtu si kanë dëmshpërblyer genocivistët me këtë ligj. Kështu, të dy krerët e shoqatës së ish-të përndjekurve kanë deklaruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në një grevë urie. Ata janë shprehur njëzëri se do t'i kërkojnë qeverisë dëmshpërblimin prej 3400 lekësh në ditë për punën e papaguar, nuk do të tolerojnë në këtë pikë dhe përshkallëzimi i protestave do të jetë i padiskutueshëm.

55

Mua me shkaterrojne nervat artikuj te tille aspak profesionale:

Sa te ish- te burgosur politike ka pasur ne RSH?

Cfare parashikon ligji per demshperblimin e nje burgimi pa faj?

Sa te ish- te burgosur kane jane rehabilituar?

Pastaj me nje shumezimt e thjeshte del shuma e pergjithshme.

Kaq e veshtire eshte qe te behet kjo gje e te shkruhet diku qarte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

I ftoj qe te gjitha shoqatat e ish- te burgosurve qe te bashkepunojne qe sot mbas 13 vjeteve te kemi nje qartesi te statistikore.

As qe diskutohet qe jam per shperblimin 100% per cdo dite burgu.

Une do te kerkoja demshpeblim te vecante dhe per cdo te vrare pa gjygj!

Per cdo te vrare ne kufi!

Per cdo te vdekur ne tortura!

Por gjeja e pare qe duhet te bejne shoqatat duhet te jete nje studim i sakte shkencor permbi krimet komuniste ne Atdhe.

Une per vete jam i gatshem te ndihmoj sa mundem.

Kush ka interes qe te punoje per nje projekt te tille le te me shkruaje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-5-2003 nė 16:50 Edit Post Reply With Quote
Pse nuk ia dëshiroj një burg si i yni Frrok Çupit?

Si reagon në ndërgjegjen tënde dëmshpërblimi që shteti gjerman po u jep çifutëve, një kombi tjetër, për ato çka u bëri Hitleri? Si reagon në ndërgjegjen tënde dëmshpërblimi që shteti austriak po u jep sot shqiptarëve, që ishin në kampet naziste në Austri?

Kurt KOLA



Askush në Shqipëri, bile as persekutorët më të egër të regjimit të kaluar nuk kanë guxuar të mohojnë kërkesat e të dënuarve politikë për punën e tyre të papaguar në burgjet dhe kampet komuniste. Këtë mision i kanë ngrakuar për çudi Frrok Çupit.

Ironia me të cilin ti derdh vrerin kundër të burgosurve, nuk më lejon të mjaftohem vetëm me krahasimin e mësipërm. Jo! Kurrësesi s'më ka shkuar në mendje se një njeri i shkolluar që nuk ka qenë në nomenklaturën e lartë komuniste dhe organet kobzeza të sigurimit, të ketë një urrejtje të tillë për të burgosurit politikë antikomunistë.

Ja që papritur na qenke ti, zoti Frrok Çupi. Po të ishe nga ndonjë krahinë që nuk është persekutuar edhe aq nga diktatura komuniste, hajde, de! Por ti je nga Mirdita, krahina më e gjakosur nga regjimi komunist. Vetëm për Bardhok Bibën, në Gusht të '48-ës, të cilin e vrau E. Hoxha me anë të sigurimit për të terrorizuar Mirditën, brenda një dite operacioni militar kreu këto krime: 4 persona të varur, 10 të pushkatuar hedhur në një gropë të përbashkët e mbuluar me dhe, disa ende të pa vdekur! 150 vetë të dënuar me burg deri në të përjetshëm, 500 vetë i sollën në kampin e internimit në Tepelenë, ku gati gjysma vdiqën urie e nuk u kthyen më as eshtrat e tyre!

Ti, Frrok Çupi, tallesh me masakrimin e tyre! 6017 nacionalistë, më e shumta intelektualë me universitete perëndimore, të cilët ngritën dhe administruan shtetin e parë shqiptar, i vrau në kohë paqeje, jo në luftë, me gjyq e pa gjyq banda kriminale komuniste! Ti, Frrok Çupi, tallesh me gjakun e tyre! Mbi 10 mijë të burgosur politikë nuk kanë mbjellë ullinj siç tallesh ti, por për 45 vjet diktaturë, me përjashtim të hidrocentraleve, nuk ka degë tjetër ekonomie ku nuk kanë derdhur djersën, e shumë prej tyre edhe gjakun, duke mbetur galerive të minierave dhe kanaleve të kënetave anekënd Shqipërisë. Dhe ti, Frrok Çupi, tallesh me robëtimin e tyre!

Dhjetra mijë të internuar, foshnje të porsalindura e deri pleqtë 100-vjeçarë, u rropatën nëpër kampet e internimit, nga të cilët fare pak arritën të shohin të afërmit e tyre!

Dhe ti, Frrok Çupi, tallesh me mjerimin e tyre! Zoti Frrok, ti si "demokrat" gjithë dimensional, si nuk të ra ndërmend të kërkoje dërgimin në Gjykatën e Hagës bandën kriminale të Byrosë Politike për të gjitha këto masakra që bënë mbi popullin e vet? Zoti Frrok, si nuk të vrau ndërgjegjia (nëse ke) të protestoje, kur gjykata terroriste komuniste u dha pafajësinë, pastaj dëmshpërblimin byroistëve kriminelë?

E di ti, zoti Frrok, se një Parlament i përzier socialisto-demokratë ka sanksionuar pafajësinë ligjore për të gjithë të dënuarit politikë të diktaturës? Është më se e vërtetë që nacionalistët u vranë, u burgosen, u internuan, u shpronësuan për idealet demokratike jo për para, por çfarë t'iu bëjmë Konventave Ndërkombëtare mbi torturën dhe dhunimin e të Drejtave të Njeriut?

Themelet demokratike mbi të cilat po shet mend ti sot, nuk u vendosën nga tri ditë apo tre muaj protesta të tuat, por janë realizimi i idealeve tona, për të cilat u bënë sakrificat sublime të lartpërmendura. Referuar këtij realiteti principal, ti dhe të gjithë ata që mendojnë njësoj me ty, duhet të ecni me kokë ulur në shenjë nderimi për idealet e tyre. E për ta bërë këtë, duhet të zhvishemi nga filozofia amorale lenino-staliniste dhe të vishemi me filozofinë kristiano-idealiste.

Si reagon në ndërgjegjen tënde dëmshpërblimi që shteti gjerman po u jep çifutëve, një kombi tjetër, për ato çka u bëri Hitleri? Si reagon në ndërgjegjen tënde dëmshpërblimi që shteti austriak po u jep sot shqiptarëve, që ishin në kampet naziste në Austri?

Së fundi, nuk ta dëshiroj kurrë një burg si i yni, se jam i sigurtë, se ti, Frrok Çupi, mund të kishe shpëtuar jetën, por karakterin jo.

Sa i përket dëmshpërblimit tonë, që edhe ti bëhesh palë e mashtrimit publik me 1.5 miliardë, duke e dyfishuar shumën, mos e vra mendjen për gjithë popullin se druaj mos lajthitesh fare… Për të fituar të drejtat tona, ne do të përdorim të gjitha format demokratike të protestës. Do të vdesim në grevë urie ose do të rrëzojmë këtë qeveri hajdute.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7081950 sekonda, 49 pyetje