Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Dėmshpėrblim apo shpėrblim i dėmshėm
Anton Ashta

Postuar mė 26-5-2003 nė 16:59 Edit Post Reply With Quote
"Si po na mashtron Qeveria ne ish-të dënuarit politik"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

U bënë disa kohë që shoqatat e ish të dënuravë dhe persekutuarëve politikë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kanë dalë në mitingje proteste në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe para selisë së kryeministrisë, për të kërkuar nga qeveria aktuale e drejtuar nga Fatos Nano, miratimin e ligjit për dëmshpërblimin e tyre dhe dërgimin sa më parë të atij projektligji për t'u votuar në Parlament nga ana e deputetëve ku një pjesë e madhe e tyre duke përfshirë dhe disa socialistë, kanë firmosur një petecion në mbështetje të asaj shtrese. Lidhur me hartimin e këtij projektligji, çfarë kërkesash përmban ai dhe zvarritjet e qeverive socialiste, na njeh në intervistën e mëposhtëme zoti Tanush Kaso, Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, shoqatë e cila është formuar në shkurtin e vitit 1997 dhe së bashku me dy shoqatat e tjera të kryesuara nga zoti Kurt Kola dhe Afrim Haçi, mbrojnë interesat e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare që për afro gjysëm shekulli me rradhë vuajtën dhe u masakruan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Zoti Tanush, a është e njohur shoqata që drejtoni ju me projektligjin për dëmshpërblimin e ish të dënuarëve dhe persekutuarëve politikë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili i është drejtuar qeverisë aktuale të drejtuar nga zoti Nano dhe njëkohësisht edhe Parlamentit?
"Ai projektligj që është depozituar në parlamentin shqiptar më datën 15 janar të vitit 2002, është hartuar nga një grup pune i shoqatës që kryesohet nga unë, në të cilin bënin pjesë: Uran Kalakula (tashmë i vdekur) Telat Mehmeti (i vdekur) Avni Agolli, Xhaferr Agaraj, Nuredin Skrapari, Shefqet Gjana dhe unë (Tanush Kaso). Për hartimin e këtij projektligji ne punuam një kohë të gjatë dhe së fundi u konsultuam dhe me avokatin e mirënjohur Agim Tartari që u tregua shumë i gatshëmn për të na ndihmuar. Pasi i dhamë dorën e fundit atij projektligji, ne e dërguam pranë komisjonit të ligjeve të Parlamentit shqiptar, duke ia dorëzuar zyrtarisht në dorë zotit Spartak Braho, me cilësinë e kryetarit të atij komisjoni. Dorzimi i atij projektligji u bë në praninë e deputetit Nard Ndoka, i cili na e mori përsipër mbrojtjen e tij nga grupi parlamentar i partisë që ai përfaqësonte në komisjonin e ligjeve".

Po dy shoqatat e tjera të kryesuara nga zotërinjtë Kurt Kola dhe Afrim Haçi, a kanë paraqitur projektligjet e tyre për dëmshpërblimin e të dënuarëve dhe persekutuarëve politikë?
"Dy shoqatat e tjera, nuk kanë hartuar dhe nuk kanë paraqitur projektëligje të tjera, por ato kanë miratuar dhe mbështetur projektëligjin e hartuar nga grupi i punës i shoqatës sonë dhe zotërinjtë Kurt Kola e Afrim Haçi e kanë firmosur dhe vulosur atë projektëligj tonin, i cilin siç thashë më datën 15 janar 2002, ia dorëzuam zotit Spartak Braho. Këtë projektëligj, ato dy shoqata së bashku me ne, vazhdojnë ta mbështesin aktualisht".

Çfarë u bë më pas me projekligjin që dërguat pranë atij komisjoni?
"Mbasi komisjoni i ligjeve e shqyrtoi dhe e gjeti të rregullt atë projektligj të dërguar nga ana jonë, ia përcolli atë qeverisë, e cila në bazë të nenit 82 të Kushtetutës, nuk duhej ta mbante më shumë se 30 ditë nga dita e dorëzimit të tij, kohë e cila presupozihet e mjaftueshme që qeveria të japi mendimet e saj në lidhje me zbatimin e tij. Po kështu sipas pikës 3 të këtij neni ku thuhet: "Në qoftë se Këshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës së zakonëshme. Kjo gjë nuk u bë, d.m.th. as qeveria nuk na ktheu asnjë përgjigjie brenda afateve të sanksionuara me ligj dhe as Kryesia e Kuvendit nuk e futi në programin e punës për ta shqyrtuar në Parlament. Pas kësaj më 18 korrik 2002, Qeveria Majko që zëvëndësoi atë të zotit Nano, e dërgoi projektligjin për shqyrtim në Parlament, duke e njohur si të drejtë, por të pamundur nga ana e realizimit të faturës financiare. Ky projektligj, u debatua në Parlament, por nuk u votua dhe u shty për në vjeshtën e vitit të kaluar, pasi të ktheheshin deputet nga pushimet verore".

A u mor në shqyrtim projektligji pas pushimeve të deputetëve?
"Në atë kohë në krye të qeverisë erdhi përsëri zoti Nano dhe ne vazhduam kërkesat tona për një takim të mundshëm me përfaqësuesit e qeverisë së tij, në mënyrë që t'i jepnim një rrugëzgjidhje këtij problemi, por të gjitha kërkesat tona të dërguara me shkrim, mbetën po asnjë përgjigjie, qoftë dhe negative".

Çfarë hapash ndërmorët më pas?
"Në këto kushte ne iu drejtuam kreut të shtetit, zotit Alfred Moisiu që të zhbllokonte situatën dhe për të zbatuar nenin 82 të Kushtetutës. Pas kësaj, Presidenti Moisiu, inicoi një tryezë bisedimesh e cila u zhvillua më 27 janar 2003, ku krahas përfaqësuesit të qeverisë, Ministrit, Blendi Klosi, dhe atyre të Parlamentit, z. Spartak Braho e Ylli Bufi, përkatësisht kryetar të komisioneve të ligjeve dhe ekonomisë, morëm pjesë edhe ne, së bashku me zotërinjtë Kurt Kola e Tomorr Aliko. Në atë takim ishte dhe zoti Pjetër Arbnori, me cilësinë e sekretarit të Komisjonit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe zoti Simon Miraka, Kryetar i Komitetit për Integrimin i ish të Dënuarëve dhe Persekutuarëve Politikë. Në atë takim, zoti Klosi, në emër të qeverisë që përfaqësonte, pranoi që ishin shkelur afatet dhe kushtetuta. Ndërsa Presidenti Moisiu pasi i dëgjoi të gjitha palët, sugjeroi që brenda datës 10 shkurt 2003, qeveria t'i jepte fund punës së saj dhe brenda datës 28 shkurt, ta kalonte projekligjin në Parlament. Këto afate u bënë të njohura nga e gjithë medja që e ndoqi atë takim".

A i realizoi qeveria sugjerimin e Presidentit të Republikës?
"Jo qeveria përsëri nuk i realizoi afatet e sugjeruara nga kreu i shtetit dhe pas kësaj ne të tre shoqatat e të dënuarëve dhe të persekutuarëve politikë, u detyruam që të dilnim në protestat paqësore për të kërkuar të drejtat tona të sanksonuara me ligje ndërkombtare, nga konventa të ndryshme të cilat janë firmosur edhe nga qeveria shqiptare".

Konkretisht ky synojnë kërkesat tuaj që i keni sanksionuar edhe në projektligjin që i keni drejtuar qeverisë e parlamentit për shqyrtim?
"Në thelb të atyre kërkesave që ne i kemi parashtruar edhe në atë projektligj që kemi hartuar ne si shoqatë, synojmë: 1. Dëmshpërblimin për pafajësinë që na ka dhënë Parlamenti shqiptar i vitit 1991 me ligjin 7514, të firmosur nga kreu i shtetit të atëhershëm Ramiz Alia, i cili na dha atë me letra me vlerë, në masnë 10 % të asaj që jepet sot në lek, për çdo person që fiton pafajësinë në bazë të nenit 57 të Kodit Penal. 2. Dëmshpërblimin për punën e papaguar në veprat që kemi ndërtuar pothuaj në të gjithë Shqipërinë. 3. Rishikimin dhe rivlerësimin e dëmshpërblimit për të gjithë ata persona që kanë humbur jetën apo aftësitë mendore. 4. Letrat me vlerë që na kanë mbetur, të futen me përparësi në privatizimet e objekteve të zakonëshme dhe atyre strategjike. Këto janë në thelb kërkesat tona që ne i kemi paraqitur në projektligjin dërguar qeverisë dhe parlamentit. Sa për sqarim desha të shtoj se pasi qeverisë iu duk e pamundur realizimi i tyre, ne paraqitëm variantin e dytë të projektligjit, në të cilin e hoqëm pikën numr tre, variant i cili mbetet në fuqi nga ana jonë".

A mendoni se janë të realizueshme kërkesat tuaja?
"Po, ato kërkesa janë tërsisht të realizueshme dhe për këtë mjafton që qeveria të ketë vetëm vullnetin e mirë, sepse zgjidhje ka plot".

A keni nxjerrë ju një faturë financiare që nevoitet për realizimin e këtyre kërkesave?
"Nuk është ndonjë vështirësi e madhe për nxjerrjen e kësaj fature dhe ne e kemi nxjerrë. Por atë gjë duhet ta bëjë qeveria dhe ne ia kemi lënë asaj për ta nxjerrë, sepse ajo i ka të gjitha mjetet e duhura dhe institucionet për ta bërë këtë gjë".

Në rast të mosplotësimit të saj, çfarë hapash do të ndërrmerni?
"Ne do të vazhdojmë kërkesat tonë të drejta dhe për këtë do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat ligjore me metoda demokratike pa u tërhequr për asnjë çast, deri në realizimin e tyre. Për këtë jemi të vendosur deri në fund, sepse ne nuk kemi më se çfarë të humbasim".

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 07:04 Edit Post Reply With Quote
Gati nënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë në bazë të amendamentit ‘Arbnori”

Përfaqësuesit e ish të përndjekurve, me ndërmjetësimin e Avokatit të Popullit arritën të detyrojnë kryeministrin Nano të tërhiqet përballë këmbënguljes së tyre për të marrë dëmshpërblimin që njeh ligji për vitet e kaluara në burg. Protestat e tyre të vazhdueshme kanë detyruar qeverinë shqiptare të hyjë në negociata për të realizuar një marrëveshje përfundimtare. Pikat bazë për nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin janë të mbështetura tek projekt ligji i paraqitur në Kuvend nga deputeti demokrat Arbnori, “Për statusin e ish të përndejkurve politikë”, nënshkruar nga 53 deputetë. Kështu kërkohet që për çdo ditë burg ish të përndjekurit të shpërblehen sipas nenit 57 të Kodit Penal në fuqi. Për të bërë të besueshëm këtë, është kërkuar një afat i caktuar kohor për paraqitjen e projekt ligjit përkatës dhe në varësi të faturës ekonomike të përcaktohet shtritja në kohë e tij në mënyrë proporcionale nga katër deri në tetë vjet. Grupet e ish të përndjekurve politkë kanë rënë dakort që për të pushkatuarit, llogaritja të bëhet si për të burgosurit, më konkretisht duke përcaktuar 5 mijë lekë për ditë burgu, dukje përllogaritur si të tillë masën e dënimit prej tetë vjetësh. Për të mënjanuar praktikat abuzive të vërejtura gjatë viteve të fundit, u vendos që dëmshpërblimi do të merret pas një procesi verifikimi, afati i të cilit do të caktohet në ligjin përkatës. Një nga pikat e tjera për të cilat u ra dakort është edhe ajo e përfshirjes së letrave me vlerë në procesin e privatizimit të objekteve që do të privatizohen.


--------------------------------------------------------------------------------

Avokati i Popullit kundër Luan Ramës

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbështetur deputetin e PBK-së Uran Metko në padinë e tij ndaj Ministrisë së Rendit. Dobjani me një vendim të djeshëm e ka cilësuar si të drejtë ekspertizën mjeko ligjore të depozituar në zyrën e tij nga deputeti Metko ku verifikohet dhuna e ushtruar nga forcat policore të drejtuara nga Rama mbi trupin e deputetit. Fjala është për goditje tepër të dhunshme, në pjesën e krahut të majtë të deputetit, por edhe pjesë të tjera të trupit me shenja të dukshme mbi të nga goditje e shkopinjve të gomës. Avokati i Popullit ka dhënë mbështetjen e tij për padi në prokurori nga deputeti Metko duke shprehur njëherazi edhe keqardhjen për rastin në fjalë si dhunim i hapur i ligjit kushtetues dhe legjislativit shqiptar. Ministri Rama është justifikuar mbi dhunën e ushtruar ndaj deputetëve Rroqi e Metko se ata nuk janë njohur nga efektivat e policisë por, këta të fundit, të gjendur nën paraqitjen e dokumentave dhe imuniteteve nga deputetët, kanë hedhur fajin mbi shefat e tyre të cilët nga ana e tyre kanë qenë të urdhëruar për të vepruar me çdo mjet qoftë edhe ndaj deputetëve për të shpërndarë protestat paqësore të ish të përndjekurve politikë.


tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
Jo likuidim për 8 vjet, pasi kjo do të thotë kompromis me qeverinë

Parlamenti shqiptar duhet të marrë përsipër që, brenda datës 25 qershor 2003 të kalojë për shqyrtim dhe aprovim projektligjin e propozuar nga shoqatat e të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë, i cili është firmosur nga 53 deputetë, me ndryshimet e bëra nga shoqatat dhe që ndodhet tashmë në byronë parlamentare

Klodiana GURI

Dje është realizuar takimi me Avokatin e Popullit, ku shoqatat institucionale të ish-të përndjekurive politikë i kanë paraqitur platformën e tyre Këshillit të Ministrave.

"Duke qenë se Kuvendi i Shqipërisë ka njohur pafajësinë e të burgosurve politikë dhe të të internuarve nga diktatura komuniste dhe mbi këtë grup njerëzish është ushtruar një dhunë e rëndë fizike degraduese dhe çnjerëzore, dhe gjatë vuajtjes së dënimit të tyre në vitet e kaluara në burg, dy kryesitë e shoqatave më të mëdha me përfaqësuesit kryesorë prashtrojnë këto kërkesa:

1. Shteti shqiptar, nëpërmjet Këshillit të Ministrave duhet të njohë borxhin që i ka shtresës së të përndjekurve politikë nga regjimi komunist dhe duhet të marrë përsipër dëmshpërblimin për dënimet e padrejta dhe dëmet e shkaktuara, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Ky dëmshpërblim do të jetë ashtu si dhe është bërë e ditur dhe më parë, me një shifër prej 3.400 lekësh (të vjetra) në ditë, për të gjithë ata të cilët përfitojnë nga ligji i pafajësisë, si dhe 5 mijë lekë në ditë për tetë vjet për të pushkatuarit politikë.

2. Parlamenti shqiptar duhet të marrë përsipër, që brenda datës 25 qershor 2003 të kalojë për shqyrtim dhe aprovim projektligjin e propozuar nga shoqatat e të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë, i cili është firmosur nga 53 deputetë, me ndryshimet e bëra nga shoqatat dhe që ndodhet tashmë në byronë parlamentare.

3. Qeveria shqiptare duhet që të marrë përsipër zbatimin e ligjit 7514 të datës 30.09.1991 për "pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin" e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, së bashku me ndryshimet e bëra më vonë në këtë ligj.

4. Të përndjekurit politikë janë dakord të bisedojnë me qeverinë për modalitetet në zbatim të ligjit për dëmshpërblimin, vetëm pas miratimit në parlament.

5. Si garanci për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes, do të njihet vetëm ligji kushtetues i Republikës së Shqipërisë.

6. Vetëm pas zbatimit të ligjit për dëmshpërblimin e kërkuar nga kjo shtresë, shoqatat do të ndërpresin protestat.



Më datë 15 janar 2002, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë, në bashkëpunim me avokatin Agim Tartari, i cili ka dhënë një kontribut tepër të madh, është hartuar duke ju dhënë një formë të plotë, ky projektligj. Personat që kanë marrë pjesë në hartimin e tij, janë:

1. Tanush Kaso

2. Uran Kalakula

3. Telat Mehmeti

4. Nuredin Skrapari

5. Xhafer Agaraj

6. Avni Agolli

7. Shefqet Gjana



1. Rishikimi i dëmshpërblimit për të vrarët dhe për të gjithë ata persona, të cilët kanë patur dëmtime të rënda fizike deri në një humbje të aftësive mendore (kjo kërkesë bazohet në nenin 14 të konventës europiane për dhunën dhe dëmtimet çnjerëzore dhe torturat)

2. Dëmshpërblimi i pafajësisë, i bazuar në ligjin 7514 të datës 30 shtator 1991.

3. Të ketë dëmshpërblime për punën e papaguar.

4. Të merren në konsideratë pjesa tjetër e letrave me vlerë (janë dhënë 17 miliardë të reja, nga të cilat janë përdorur vetëm 8 miliardë)

Në bazë të këtij projektligji të hartuar nga këta persona, shteti duhej të përcaktonte dhe faturën përkatëse financiare. Në fund të kësaj proçedure, duhej që kjo të konkludonte me një miratim brenda 30 ditësh nga ana e parlamentit shqiptar. Por kjo nuk ndodhi si shkak e ndërrimit të tre qeverive, asaj "Meta", "Majko" dhe së fundmi, qeveria "Nano". Një pengesë e tillë përbën një shkelje të nenit 82 të Kushtetutës.

Në 18 shtator të 2002, qeveria "Majko" e paraqiti në parlament këtë projektligj. Por një veprim i tillë ishte bërë sa për sy e faqe. Pretendimi vazhdonte të ishte i njëjtë, për një faturë financiare të lartë dhe të papërballueshme nga buxheti i shtetit. Në bazë të takimit që është bërë më datë 28 janar 2003 me përfaqësuesit e kësaj shtrese, përfaqësuesit e parlamentit, dhe me presidentin Moisiu, u vendos me fjalë dhe jo me letra konkrete, që në këtë rast kishte ndodhur një shkelje e Kushtetutës dhe brenda datës 28 shkurt 2003, duhej të dërgohej ky projektligj për miratim në parlamentin shqiptar. Fjalët e presidentit i mori era dhe nuk ia vuri veshin askush. Edhe sot e kësaj dite vazhdohet të mbeten të hapura problemet, të cilat shqetësojnë të gjithë ata persona që kanë vuajtur në kurriz të tyre dhunën e egër të diktaturës. Protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të pranohet asnjë lloj marrëveshjeje tjetër jashtë këtyre kërkesave me qeverinë. Ndërkohë që ekziston një zvarritje nga ana e qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi, i cili duhet të marrë fund brenda një periudhe 4-vjeçare, do të vazhdohet me protesta dhe do të arrihet dhe në një grevë urie. Nuk do të pranohet që kjo faturë financiare të likuidohet për një periudhë 8-vjeçare, pasi kjo do të thotë një kompromis me qeverinë. Për këtë të fundit po vazhdojnë regjistrimet e ish-të përndjekurve në çdo prefekturë. Do të përjashtohen vetëm ata persona, të cilët nuk kanë mundësi shëndetësore për të përballuar një grevë të tillë.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-6-2003 nė 22:57 Edit Post Reply With Quote
Pas dyzet vjetësh përsëri në qeli...

Nga Agim Musta

Ish- të burgosurit dhe të përndjekurit politikë nga diktatura komuniste kishin disa muaj që protestonin në Tiranë për të fituar të drejtat e tyre të mohuara. Gjatë 12 vjetëve pluralizëm ata u shpërblyen me letra me "vlerë" për vuajtjet e panumërta që kishin hequr në burgjet dhe në kampet me punë të detyruar. Kur ata mësuan se kryeministri Fatos Nano dhe 22 udhëheqës të lartë të nomenklaturës komuniste për çdo ditë burgu ishin shpërblyer me 3400 lekë u iku tepeleku i kokës dhe u bënë si të çakërdisur nga mendtë. "Pse ore, na e punuan kështu?! Ku burgu i tyre dhe ku burgu ynë?! Ku shkuan 100 veprat madhore që kemi ndërtuar anekënd Shqipërisë? Ku shkoi gjaku i derdhur si lumë i mijëra fajtorëve pa faj të pushkatuar dhe të vdekur në galerat e Bulqizës Spacit dhe Qafë Barit? Turp, bre dhe faqe e zezë! Të rrimë akoma si lipsarë pa bukë pa strehë dhe pa asnjë lek në xhep për të blerë qefinët e vdekjes! Shumë drejt e tha i ndjeri Teodor Keko në parlament ku recitoi vargjet : Ja na erdhi pluralizmi/ Me premtime të mëdha? Zogjtë këndojnë ciu-ciu-ciu/ Mbetën mbretër po ata.

Këto biseda bëheshin kudo në Shqipëri midis të persekutuarve politikë në dejet e të cilëve rridhte gjak dhe jo ujë i ndotur Çdo javë para parlamentit dhe selisë së Kryeministrisë disa qindra të persekutuar të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë protestonin me pankarta në duar duke kërkuar të drejtat e tyre të mohuara. Ata janë të vendosur që më mirë të vdesin duke protestuar se sa në shtratin e lëngatës. Në çdo protestë parullat ishin po ato:"Duam djersën dhe gjakun tonë, Na jepni dëmshpërblimin e burgu, që na takon sipas ligjit, Mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime!" Protestuesit shpërndaheshin të qetë pas çdo mitingu duke mos u dëmtuar as edhe një qime floku. Edhe fjalën e dhënë nga presidenti i Republikës se cështja e dëmshpërblimit do të zgjidhej brenda datës 28 shkurt 2003 nuk u muar në konsideratë. Qeveria vazhdonte cic-micet me "bisedime" me "konsultime" për ta shtyrë cështjen në kalendat greke. Këto manovrime meskine i kishin acaruar të përndjekurit dhe spiralja e protestave rritej çdo javë. Britmat dhe thirrmat e protestuesve para selisë së qeverisë u kishte cuksur qeveritarëve dhe u kishte prishur qetësinë në kabinetet e tyre luksoze. Nuk mund të durohej më zallamahia që s'dihej se ku mund të përfundonte. Iu dha urdhër Ministrisë së Rendit të përdorte kërbaçin ndaj pishtarëve të lirisë. Do të goditeshin pa mëshirë pa dallim moshe e seksi. Kjo ndodhi më 15 maj të vitit 2103 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kur Shqipëria negocionte për t'u pranuar në Europën e Bashkuar demokratike! Mbi 200 policë kishin rrethuar selinë e Kryeministrisë në dy kordone të gjatë duke qëndruar sup më sup me njëri tjetrin si fishekë gjerdani. Ishin të gjithë të moshës mbi 40 vjeç të mbajtur mirë si desh të racës. Shumica e tyre kishin shërbyer në policinë enveriste dhe në Sigurimin e Shtetit. Në gjokset e tyre ziente urrejtja klasore. Kishin kohë që s'kishin rrahur "armiq të popullit" dhe u hanin duart për të qëlluar". Sapo eprori u dha sinjalin për sulm, policët u vërsulën si të tërbuar. Ata goditnin me të gjithë fuqinë e krahut ish- të burgosurit, gratë e sëmura por edhe deputetët e Parlamentit - Shpëtim Rroqin, Eqrem Spahinë dhe Uran Metkon. Deputetit Metko, si përfaqësues i Ballit Kombëtar i grisën edhe këmishën në shtat dhe e hipën në furgonin e policisë duke e qëlluar me shqelma dhe grushta. Po kështu edhe autorin e këtij shkrim dy policë si dy dema spanjollë, e kapën nga krahët dhe pasi e ngritën peshë e hodhën në furgon si një deng pa markë të shoqëruar me shqelma në prapanicë. Furgonët e policisë shkonin e vinin me shpejtësi skëterre me sirenat e alarmit sikur në blevardin "Dëshmorët e Kombit: të kishte ndodhur ndonjë hata e padëgjuar ndonjëherë. Në furgonin ku ndodhesha unë ishte edhe znj. Kucuku nga Durrësi si dhe një ish- i burgosur politik, afër të tetëdhjetave që gulçonte nga dhimbjet e shqelmave. Më erdhi keq që nuk i mësova dot emrin. Një nga nënoficerët e policisë që na shoqëronte me një urrejtje patologjike na u drejtua me këto fjalë:"Nuk e keni fajin ju! Fajin e ka Enver Hoxha që ju la të gjallë dhe s'ua preu kokat!" Më tepër se kaq, çfarë mund të thoshte ai mjeran injorant, që për 5 lekë që i paguajnë është i gatshëm të shndërrohet në xhelat. Sigurisht atë shprehje si mercenar do ta kishte dëgjuar nga shefat e tij në instruksionet e mëngjeseve. Në rajonin e policisë nr.1 gjetëm edhe heroin e burgjeve, Adem Allcin që ka vuajtur 29 vjet në burgjet e diktaturës. Pas dyzet e ca vjetëve në moshën 73- vjecare më mbyllën në qeli së bashku me tre bashkëvuajtës të tjerë. Qelitë ishin po ato të diktaturës nga forma dhe nga përmbajtja, të errëta, të pista dhe të zinte frymën era e mykut dhe e urinës. Sa kujtime drithëruese na u ngjallën në ato orë që qëndruam në qeli! Secilit prej nesh iu kujtuan qelitë e hetuesive, të lara me gjak, qelitë e burgut të Burrelit ku në cdo centimetër katror ka përgjuar vdekja, qelitë e Spaçit dhe të Qafë Barit ku kanë nxjerrë grahmën e fundit kushedi sa të rinj të pafajshëm ! Askujt nga ne nuk i kishte shkuar ndër mend se pas 12 vjetëve të shembjes së komunizmit do të provonim përsëri qelitë e mallkuara të diktaturës. Më pas na shoqëruan një nga një në zyrat e inspektorëve të policisë për të mbajtur procesverbalet e rastit. Iu ankova inspektorit për dhunën e përdorur nga policët dhe kërkova të shkruhej në procesverbal. Ai mu përgjigj qetësisht se një gjë të tillë nuk mund ta shkruante. Pas disa ditësh, vetë ministri i Rendit, Luan Rama, deklaroi në Parlament me një qetësi olimpike se "Ndaj ish- të përndjekurve politikë nuk është përdorur dhunë por forcë". Lojëra fjalësh për përdorimin e kërbaçit. Një shoku im poet që më ngushëlloi pas disa ditësh për atë që kisha pësuar më 15 maj më kujtoi 3 qershorin e vitit 1989 kur isha motra e madhe. Kina e Tien Siao Pinit, shtypi në sheshin e Tien An Menit me zinxhirët e tankeve, disa qindra studentë që protestonin për liri e demokraci. Kur u ndamë poeti më porositi:"Mos harroni Enver Hoxhën:"

Ngjarjet e 15 majit të vitit 2003 ishin një mesazh i qartë jo vetëm për të persekutuarit e diktaturës komuniste që u sakrifikuan për 50 vjet për liri dhe demokraci por për të gjithë popullin shqiptar.

Kush ka sy le të shikojë! Kush ka veshë le të dëgjojë! Diktatura po troket në dyert e Shqipërisë

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2003 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Kushtetuesja i kthen Nanos kërkesën për ish-të përndjekurit


--------------------------------------------------------------------------------

e.m

Gjykata Kushtetuese vendosi dje të mos pranojë për shqyrtim kërkesën e kryeministrit Nano për interpretimin e nenit 44 të Kushtetutës. Kolegji i gjykatësve vendosi ta refuzojë këtë kërkesë me arsyetimin se ky nen i Kushtetutës është i qartë dhe nuk ka nevojë për interpretime të mëtejshme. Neni 44 i ligjit themeltar të shtetit shprehet se "kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore". Kërkesa e Nanos pranë kësaj gjykate erdhi pas pretendimeve të përsëritura të ish-të përndjekurve politikë për dëmshpërblim nga qeveria, për vitet që ata janë dënuar në kohën e diktaturës.

Debati
Ish-të përndjekurit politikë kanë kërkuar gjatë javëve të fundit në protesta të vazhdueshme, dëmshpërblim financiar nga qeveria. Kryeministri Nano vendosi që t'i dërgojë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e nenit 44 ku flitet për zhdëmtime në rast të një veprimi të paligjshëm të organeve shtetërore. Nano deklaroi se, në bazë të vendimit të kësaj gjykate, qeveria do të vendoste nëse duheshin dëmshpërblyer financiarisht ish-të përndjekurit politikë. Gjykatësit vendosën dje të mos e pranojnë për shqyrtim kërkesën, duke e argumentuar këtë me faktin se neni i ligjit themeltar është i qartë dhe atij nuk mund t'i bëhen të tjera interpretime. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të lërë në dorë të qeverisë nëse ish-të përndjekurit duhet ose jo të shpërblehen.

Vendimi
Opozita ka paraqitur në Kuvend një projektligj i cili parashikon dëmshpërblim financiar dhe lehtësi të tjera për ish-të dënuarit politikë në kohën e diktaturës. Deputetët Dashamir Shehi dhe Uran Metko kanë hartuar një draft i cili kërkon nga qeveria të japë 30 dollarë në ditë për çdo ditë burgu që kanë vuajtur ish-të dënuarit. Projektligji nuk është marrë parasysh nga maxhoranca; ministri i Shtetit, Blendi Klosi, ka deklaruar se fatura për këtë dëmshpërblim është tepër e lartë dhe nuk mund të përballohet nga Këshilli i Ministrave. Nga ana tjetër, kreu demokrat, Berisha, i ka quajtur të dënuarit "të burgosurit e ndërgjegjes" dhe i ka kërkuar qeverisë të akordojë një fond për dëmshpërblimin e tyre.
Ish-të dënuarit politikë kanë disa javë që vazhdojnë protestat e tyre para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në fillim të këtij muaji pati përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve; në të u përfshinë edhe dy kryetarë të partive të koalicionit të opozitës. Sipas pretendimeve të PBK-së, deputeti i kësaj partie, Uran Metko, u qëllua nga policia në këto protesta.


Prishet "paqja", bllokohet rruga, ndërhyn policia

Ish-të përndjekurit nisin protestat
Turma synon të hyjë në Kryeministri

Ish-të përndjekurit politikë u hodhën dje sërish në protesta para selisë së Kryeministrisë në përsëritje të kërkesës së tyre për dëmshpërblim nga qeveria. Dhjetëra ish-të përndjekur u përpoqën t'i afrohen Kryeministrisë, por ata u shmangën nga forcat e policisë. Pas kësaj, mitingu vazhdoi pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit. Protestuesit hodhën parulla: "Poshtë qeveria" dhe mbanin pankarta në duar. "Kush prek ish-të përndjekurit në territorin e Shqipërisë, do të përballet me Amerikën", shkruhej në njërën prej pankartave. Drejtori i Policisë së Tiranës, Pjeriu Ndreu, drejtoi dje forcat e rendit që i ndaluan protestuesit t'i afroheshin Kryeministrisë. Për rreth 45 minuta ish-të përndjekurit politikë e bllokuan bulevardin duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ata përsëritën kërkesën e tyre për dëmshpërblim financiar nga qeveria për ditët e kaluara në burgjet e diktaturës. Ish-të përndjekurit paralajmëruan se protestat e tyre do të vazhdojnë derisa Këshilli i Ministrave të marrë një vendim për dëmshpërblimin e tyre. Opozita ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Sipas drafit të paraqitur nga deputetët Shehi dhe Metko, secilit nga 3 mijë ish-të burgosurit politikë do t'i takojë 30 dollarë amerikanë dëmshpërblim në ditë. Byroja parlamentare ka refuzuar ta marrë në shqyrtim draftin e ligjit të paraqitur nga opozita.

gsh


Hajde merre vesh realitetin shqiptar:

3000 thote gsh!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 22-7-2003 nė 10:36 Edit Post Reply With Quote
Byroja parlamentare debaton për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve

Qeveria po gënjen të përndjekurit

Frida Malaj

Deputetët e opozitës në byronë parlamentare, akuzojnë qeverinë se po mashtron ish të burgosurit politikë, dhe se deri tani nuk kanë realizuar asgjë në lidhje me premtimet e bëra muaj me parë. Gjatë mbledhjes së djeshme të byrosë parlamentare deputetët e opoziës u kanë kërkuar deputetëve socialistë që të marrin seriozisht kërkesat e ish të përndjekurve politikë dhe të mos i gënjejnë ashtu sikurse janë duke bërë deri tani. "Kanë kaluar muaj që nga dita kur ju u premtuat se do të realizonit kërkesat e ish të përndjekurve dhe ende s'keni bërë asgjë, përveç se i gënjeni dhe mashtroni," - tha deputeti i PD, Bamir Topi. Sipas tij qeveria po luan me ish-të përndjekurit duke dëshmuar se nuk ka vullnetin minimal për t'i dhënë një zgjidhje problemit në fjalë. Kreu i deputetëve të opozitës ka deklaruar se tashmë qeveria duhet të heqë dorë nga lojërat e fjalëve dhe të ofrojë zgjidhje konkrete. Mendimin e shprehur nga zoti Topi e kanë mbështetur dhe deputetë të tjerë të opozitës. Sipas tyre qeveria ashtu sikurse dëmshpërbleu Nanon për burgun e kryer, ndonëse ai nuk ishte një burg politik, duhet të dëmshpërblejë edhe ish-të përndjekurit. Ndërkohë kërkesës së deputetit Topi dhe deputetëve të tjerë të opozitës, ministri i shtetit Blendi Klosi, i angazhuar me çështjen e ish-të përndjekurve, i është përgjigjur se opozita është ajo që nuk po punon, dhe nuk po realizon detyrat e saj. "Në jemi duke punuar për t'i përmbushur të gjitha detyrat dhe premtimet e bëra"-është shprehur Klosi. Ai ka thënë se qeveria është e angazhuar në gjetjen e një zgjidhjeje dhe po punon edhe me shoqatat e ish-të përndjekurve, ndonëse deri më sot ai nuk ka mundur të ofrojë ndonjë kompromis. Ndërkohë ai ka akuzuar opozitën se ky nuk është interes ndaj ish të përndjekurve por se janë të ndikuar nga fushata elektorale dhe se çdo gjë e bëjnë në funksion të saj. Ministri Klosi nuk ka pëlqyer të kthejë përgjigje rreth pyetjes së bërë nga deputetët e opozitës, duke harruar këtu premtimin e vetë kreut të qeverisë për një marrëveshje me negociator Avokatin e Popullit, Emir Dobjani. Për këtë nuk ka pranuar të diskutojë dhe kreu i kuvendit, i cili e ka shmangur duke thënë se nuk është në rend të ditës.

Ish të përndjekurit politikë kanë muaj të tërë që presin për një përgjigje lidhur me dëmshpërblimet e tyre. Ish-të përndjekurit politikë kanë kryer një sërë protestash në Tiranë në lidhje me dëmshpërblimin që qeveria duhej t'i bëjë kësaj klase. Në këto protesta ato kanë pasur mbështetjen e opozitës, e cila i ka kërkuar qeverisë të mos tallet, por të marrë masat dhe të hartojë planet për të dëmshpërblyer ish-të përndjekurit. Nga ana e saj qeveria është justifikuar me faktin se kostoja e dëmshpërblimit është tejet e lartë dhe nuk mund t'i përgjigjet një kërkese të tillë, e cila sipas qeveritarëve është e barazvlefshme me një buxhet shteti.



Copyright © Media Enter 2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-8-2003 nė 07:41 Edit Post Reply With Quote
TË PËRNDJEKURIT
Ministria verifikon listën
e të përndjekurve politikë

TIRANË- Ministria e Drejtësisë fillon verifikimet në lidhje me të burgosurit politikë. Disa ditë më parë shoqata e të burgosurve politikë i ka dërguar ministrisë listën e plotë të tyre si dhe kohën që kanë kaluar në burg. Detyra e ministrisë është që të verifikojë dënimet e atyre që pretendojnë se janë të burgosur politikë dhe të llogarisë ditët e burgut. Duke qenë se burgu që kanë bërë ish- të burgosurit politikë është konsideruar si i padrejtë ata kanë të drejtën që të marrin dëmshpërblim për çdo ditë burgu. Sipas burimeve të Ministrisë së Drejtësisë, në duart e ekspertëve ndodhen dokumentet për rreth 23 mijë të burgosur politikë. Për të gjithë ata po bëhen verifikimet përkatëse. Nga verifikimet ka rezultuar se një numër jo i vogël prej tyre nuk janë me të vërtetë të burgosur politikë. Ata janë burgosur për vepra të ndryshme penale dhe pas viteve ’90 kanë mundur që të bëjnë dokumentet dhe të përfitojnë statusin e të burgosurit politik. Me këtë status tashmë ata kërkojnë që të dëmshpërblehen për burgun që kanë kryer. “Të gjithë këta persona do të humbasin statusin e të burgosurit politik dhe të gjitha përfitimet që kanë prej tij. Ata nuk do të marrin asnjë ditë dëmshpërblim”,- thanë dje burimet e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tyre, verifikimet do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Afati ligjor, brenda të cilit duhet të dorëzohet diokumentacioni i secilit prej të burgosurve politikë është 25 gushti. Kjo listë do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave, e cila ka për detyrë që të bëjë llogaritjen e saktë të dëshpërblimit si dhe akordimin e fondit për të. Puna e erkspertëve të Ministrisë së Drejtësisë përfundon me verifikimin e dënimit si dhe llogaritjen e ditëve të burgut të padrejtë.
E.Janina




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-4-2004 nė 15:55 Edit Post Reply With Quote
SHTYHET SHQYRTIMI I P/LIGJIT PER DEMSHPERBLIMIN E ISH-TE PERNDJEKURVE
Ashtu sic ishte paralajmeruar socialistet me shumice votash vendosen sot te shtyjne shqyrtimin e projektligjt per demshperblimin e ish te persekutuarve politike. Pas nje seance te gjate diskutimesh me 52 vota pro dhe 44 kunder u la qe projektligji te analizohet pasi te merret mendimi i Komisionit te Venecias. Gjatë punimeve të sotme pati debate të ashpra mes perfaqesuesve te politikes se majte dhe te djathte. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ylli Bufi, kërkuan që projektligji në fjalë të mos shqyrtohej sot, pasi sipas tyre, ai ka nevojë për konsulencën e Komisionit të Venecias, por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke thene se "ajo bie ndesh me rregulloren e Kuvendit, ku parashikohet që një projektligj të mos qëndrojë më shumë se 6 javë në shqyrtimin e komisioneve parlamentare. Berisha gjithashtu replikoi edhe ministrin e Financave Arben Malaj, i cili deklaroi se detyrimet financiare për ish-të përndjekurit janë zbatuar pas ardhjes së socialistëve në pushtet. “Juve nuk keni kompensuar të persekutuarit, por personat qe kane persekutuar - deklaroi Berisha. Ndërsa kuvendi zhvillonte punimet, jashtë sallës, ish-të përndjekurit zhvilluan një protestë, e cila shumë shpejt u shndërrua në një konfrontim me forcat e policisë.

top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:15 Edit Post Reply With Quote
Pse duhet njohur borxhi ndaj ish-të përndjekurve


Nga Sali BERISHA*


Ish-të përndjekurit politikë kaluan shekuj e vite rinie të shuar për vlerat më të çmuara të individit e të kombit, për lirinë e tij, për besimin fetar. Por nga ana tjetër, përveç aspektit të tmerrshëm moral, ky problem ka edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm. I hidhni sytë në Tiranë, por jo vetëm në Tiranë, edhe në qytete të tjera të mëdha, do të gjeni me qindra e me mijëra apartamente të ndërtuara nga këta qytetarë, tek vuanin për lirinë e njeriut dhe që merrnin një racion minimal, duke shkrirë shpirtin dhe kockat e tyre në ndërtim. I hidhni sytë në galeritë dhe minierat e këtij vendi dhe do të gjeni mijëra e mijëra ton mineral të lëvizur prej tyre, i cili u shndërrua jo në apartamente për shoqërinë e konformuar, por në shkollimin tonë, u shndërrua në çdo gjë tjetër, por jo për ata. Pra, shoqëria e pakonformuar jetonte në kampe përqëndrimi, në galeri dhe biruca. I hidhni sytë pak në fushat e Shqipërisë. Me qindra mijëra hektarë tokë u krijuan në të katër anët e vendit nga kjo shtresë, duke u kalbur vetë dhe sot, mijëra apartamentet që u ndërtuan në qytetet tona, të gjitha disponohen nga familjet e shoqërisë së konformuar, kurse vetë ata mbushën bodrumet në të cilat gjendet ende myku i kalbësuar dhe ku nuk banonte asnjë qytetar shqiptar. Ku shkuan me mijëra e qindra hektarë tokë që ata krijuan me mundin dhe djersën e tyre? Që të gjitha gëzohen sot nga fermerë, por për hir të së vërtetës i përkisnin shoqërisë së konformuar dhe jo asaj të shtypur, jo asaj të persekutuar. Duke e parë edhe në këtë kontekst, nuk mund të pranojmë që këto pasuri kombëtare që u krijuan, të gëzohen nga ky komb pa njohur borxhin që ka ndaj atyre motrave dhe vëllezërve, që u përdorën si argatët më të keqpaguarit në historinë e kontinentit. Prandaj nuk është e vërtetë që e kemi ndjekur politikisht problemin. Ka dy vjet që ligji ndodhet në Parlament, por e vërteta është se këtu ka një njeri me shpirt më të lig se ligësia, ka një bir më shpirtzi dhe shpirtkazëm se i ati, ka një bastard, një kriminel, që urdhëroi bllokimin e ligjit, pasi hyri në Parlament.

Gjithashtu është edhe një fatkeqësi e madhe që ju i merrni përsipër këto, sepse ne nuk e futëm me dhunë në rendin e ditës projektligjin dhe nuk u vendos as me dhunë e as me demonstrata, dhe me asgjë tjetër. U vendos në Byronë Parlamentare dhe u vendos me votim unanim në seancë. Por tani doli se kryetari i Parlamentit, pa marrë asnjë lloj vendimi këtu, pasi ishte vendosur në rendin e ditës, i dërgoi një letër Komisionit të Venecias. Nuk ka gjë më të padenjë për një kryetar Parlamenti se, pasi e voton unanimisht me të gjithë deputetët e tij, merr dhe bën një letër, pa u konsultuar me ne. Mendoj se letra e kryetarit të Parlamentit është e paqenë, sepse kjo letër është shkruar, pasi është marrë vendimi këtu.

Çfarë t'i kërkojmë Komisionit të Venecias ne? Që të zbatojë ligjet tona?

A ka gjë më të papranueshme se t'i drejtohemi ne Komisionit të Venecias nëse duhet ta zbatojmë apo jo Kodin Penal? Kjo kërkesë është cinike. Nuk mund të ecet kështu, sepse po të ecim në këtë mënyrë, kjo shoqëri ndahet pastaj keq dhe ky komb nuk do të gjejë paqe. Se të flasësh siç foli ministri Malaj, se nga '97 e këtej kemi zbatuar detyrimet ligjore ndaj ish-të burgosurve politikë, ky është mashtrimi më i paskrupullt. Është e vërtetë se i keni dhënë kryepersekutorit të tyre, ashtu siç është e vërtetë se nuk ka një të persekutuar që nga '97 e këtej që të ketë marrë qoftë edhe dëmshpërblimin më të vogël.

Ne vumë një kusht, t'iu japim 20% shkollë atyre që vuajtën pa konkurs, e hoqët atë. Ju kujtoj se me mijëra apartamente duhet t'u jepeshin atyre, sepse ne i morëm apartamentet me nga 300 deri 500 dollarë, kurse ata morën bodrumet nga kampet e përqëndrimit e telat me gjemba që ju ua keni vendosur edhe sot. Unë gjykoj se ky është një problem shumë fondamental. Është e vërtetë që ka një faturë financiare, por vetë ata kanë pranuar shlyerjen e saj në 8 vite dhe do të ishte cinizëm ekstrem nga ana jonë të mos ua jepnim, të mos votonim dhe t'i hapnim rrugën bllokimit që është bërë nga '97, të shlyerjes së atij borxhi të jashtëzakonshëm, pa shlyerjen e të cilit kjo shoqëri s'do të bëhet kurrë shoqëri e drejtë.

*Fjala në seancën e djeshme plenare të Kuvendit


Reagime të deputetëve të opozitës në seancën e djeshme plenare të Kuvendit


Bode: Qëndrim klasor i mazhorancës socialiste


Projektligji për kompensimin financiar të ish-të burgosurve politikë është depozituar në Kuvend 26 muaj më parë. Qysh atëherë janë bërë tre buxhete shteti. Këtu në Parlament është kërkuar që të parashikohet fondi për dëmshpërblimin dhe kompensimin e kësaj shtrese, por është refuzuar nga kjo mazhorancë. Kështu që debati i sotëm është kot. Po ashtu po përdoret një marifet i ri për të larguar detyrimin për të dëmshpërblyer shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

Marifeti më i fundit është edhe qesharak: "Do të konsultohemi me Komisionin e Venecias!".

Jo vetëm që ka patur një kohë të mjaftueshme dy vjet për t'u konsultuar me çfarëdo lloj komisioni që do të dëshironte qeveria, por është një Komision, i cili merret me standartet ligjore dhe nuk merret me aspekte të veçanta të caktuara.

Është e qartë se për shtresën e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, kjo mazhorancë ka një qëndrim klasor, duke mos pranuar që të merret me trajtimin e tyre.

Ka disa raporte nga komisionerët e Bashkimit Europian që kanë identifikuar pikërisht këto dy shtresa evidente të shoqërisë shqiptare, si shtresat që kërkojnë një vëmendje dhe një trajtim ligjor të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Por kjo mazhorancë dhe qeveria e saj nuk ka pranuar, sepse i ka konsideruar ata si kundërshtarët e saj politikë dhe nuk i konsideron shtresa nga të cilat mund të zgjerohet oazi i votave të saj të manipuluara.

Nuk është e vërtetë se buxheti i shtetit nuk ka marrë në mbrojtje dhe nuk ka trajtuar si shpërblim politik apo si preferencë politike grupe të tjera shoqërore.

Është 5.8 miliardë lekë të reja fatura që sot paguan buxheti i shtetit, ekstra, për grupe të caktuara shoqërore dhe këtu në Parlament, që nga koha e ardhjes së këtij projektligji, të paktën janë kaluar tre ligje, të cilët kanë favorizuar, kanë privilegjuar grupe të caktuara interesash apo shoqërore në raport me shumicën e njerëzve.

Në të vërtetë, ajo çka kërkohet nga të dy këto shtresa, nuk është që të privilegjohen dhe të favorizohen në raport me grupet e tjera shoqërore, por që t'iu njiihet, të kompensohen e dëmshpërblehen për punën e papaguar në burgjet e diktaturës, siç është vepruar dhe në vendet e tjera.

Tetë vjet mandat, tetë vjet pushtet, asnjë centim nuk keni dhënë për këto dy shtresa. Ndërsa në kohën e qeverisjes demokratike janë 15 mijë apartamente të ndërtuara, 80% e të cilave i ka marrë kjo shtresë. Janë mijëra e mijëra individë të shkolluar jashtë konkurrencës normale.

Kanë qenë me dhjetra mijëra ish-të burgosur dhe të persekutuar politikë, pjesë e administratës publike dhe që sot, për fat të keq, janë nxjerrë jashtë kësaj administrate vetëm e vetëm pse janë konsideruar me një mentalitet klasor nga ana e kësaj shumice.

Për ne është e qartë. Qëndrimi i mazhorancës socialiste është klasor. Reflektimi i saj ndaj kësaj shtrese është po ashtu në nivele të paqena.


Mediu: Parlamenti, nën diktatin e kryeministrit


Projektligji për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë, i propozuar nga një grup deputetësh, është shprehje e respektimit të Kushtetutës dhe Kodit Penal, dhe për më tepër e respektimit të vuajtjeve të atyre njerëzve që u përballen me diktaturën komuniste. Mendoj se qëndrimi që po mban Parlamenti është një qëndrim tërësisht politik, që nuk ka asgjë të përbashkët me këshilla që mund të vijnë nga Komisioni i Venecias. Në këtë rast kemi të bëjmë me një lëvizje të qëllimshme, për të mos u dhënë ish-të përndjekurve politikë atë çka ata meritojnë në bazë të tëe gjitha të drejtave të tyre. Dua të theksoj se pozicionet e krerëve të mazhorancës socialiste janë krejtësisht pozicione të turpshme. Është debatuar disa herë në mbledhjen e Byrosë së Parlamentit. Arritëm që ta fusim për ridiskutim në komisione dhe nxirret nga procedurat parlamentare me një letër që paska çuar kryetari i Kuvendit. Nuk e di se me çfarë të drejte shprehet se paska biseduar me zotin Zhvimer, që mund të asistohet përsa i përket zhvillimit të zgjedhjeve dhe çështjes së ish-të përndjekurve politikë. Kjo nuk është aspak serioze. E përsëris se është me qëllime të qarta politike, duke i konsideruar këta njerëz si jo pjesë e mbështetjes politike të PS. Por mendoj se në këtë rast duhet t'i shikojmë si njerëz që kanë vuajtur dhe njerëz që kanë të drejtë në bazë të Kushtetutës.

Kuvendi nuk duhet të bëjë asgjë më tepër dhe më pak sesa të respektoje Kodin Penal dhe Kushtetutën, mbi të cilën është bazuar dhe projekligji i paraqitur. Nuk është paraqitur asnjë lloj vërejtje konkrete në Komisionin e Ligjeve, përveç faktit se qeveria shqiptare duhet të na paraqesë faturën financiare. Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, nëse qeveria nuk e paraqet për 30 ditë, Kuvendi, në zbatim të Kushtetutës, shkon në miratim të projektligjit ose mosmiratim të tij dhe nuk mund të shtyhet pafundësisht. Nuk kuptoj se ç'kuvend është ky që komandohet nga ekzekutivi në çdo rast, nëse i do apo jo qejfi kryeministrit të paguajë faturat. Miratimi i projektligjit lidhet me detyrimin që vjen nga procedura dhe Kushtetuta.


Përgatiti:

Halil RAMA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:34 Edit Post Reply With Quote
DEPUTETE TE RRETHUAR NGA POLICE DHE AUTOMATIKE

Dje eshte zhvilluar nje nga seancat me te turpshme te parlamentit te kohes qe qeveris mazhoranca socialiste. Diskutohej per rendin e dites, ku mazhoranca kerkonte te nxirrte projektligjin per demshperblimin e ish-te persekutuarve dhe ish-te burgosurve politike te viteve te diktatures komuniste. Nderkohe deputetet e opozites dhe nje pjese nga mazhoranca insistonin se perderisa byroja parlamentare e ka vene ne rendin e dites diskutimin, nuk mundet te nxirrej jashte procedurave parlamentare. Drejtuesja e seances se djeshme, zonja Makbule Ceco, e detyruar nga telefonatat e vazhdueshme te kryeministrit Nano, i cili qe nga Sarajeva, ku ndodhej ate moment, drejtonte gjithe skenarin e djeshem, e futi ne nje udhe pa udhe krejt zhvilimin e djeshem te seances parlamentare. Insistonte qe duhej te prisnim pergjigjen e nje letre qe kryetari i parlamentit, zoti Pellumbi, i kishte derguar komisionit te Venecias. Dergimi i asaj letre ishte bere me nje djallezi shembullore, pasi fuste idene se duhej te konsultoheshim me kete komision per te bere, gjoja, nje ligj te mire. Por, se pari, komisioni i Venecias nuk ka asnje lidhje me kete projektligj. Se dyti, komisioni i Venecias mblidhet vetem dy here ne vit. Se treti, letra e derguar nga kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, ishte bere jashte konsultimeve me byrone parlamentare apo me kryetaret e grupeve te medha parlamentare. Pra, nderkohe qe ne rendin dyjavor te miratuar nga byroja parlamentare ishte pikerisht dje diskutimi ne seance plenare i projektligjit ne fjale, sapo filloi seanca, drejtuesja e seances, hapur e pa asnje etike parlamentare, beri e c'nuk beri per te mos e futur ne seance debati e votimi. Kjo ishte gjendja ne sallen e Kuvendit, kurse jashte, pothuaj 30 metra larg dyerve ku deputetet ziheshin per kete projektligj, Garda e Republikes dhe Ministria e Rendit Publik kishin rrethuar me tela me gjemba oborrin e Kuvendit. Turma e protestuesve te shoqatave te ish-te persekutuarve dhe ish-te burgosurve politike, qe ishte ne hyrjen kryesore te Kuvendit, u rrethua nga dhjetera police e gardiste te armatosur. Venia e telave me gjemba shkoi nga nje deri ne tre radhe para protestuesve, te cilet kerkonin qe deputetet te diskutonin sipas rendit te dites e te mos e anashkalonin ate, sipas urdhrit te kryeministrit Nano. Forca te shumta me gardiste e sampiste u futen ne oborrin e parlamentit, qe te gjithe me automatike te drejtuar nga turma e protestuesve. Kodaket dhe grushtat e forcave te policise godisnin protestuesit, te cilet ishin te gjakosur, ndersa sirenat e policise canin turmen me njerez te arrestuar, te cilet perfunduan ne qelite e komisariateve te Tiranes. Tensioni ishte rritur jashte salles se parlamentit, por edhe brenda ne Kuvend, ku deputetet po replikonin eger me njeri-tjetrin. Nga casti ne cast situata po dilte jashte ontrollit. Dhjetera police te tjere erdhen me ngut dhe parlamenti u kthye ne nje komisariat te madh policor, ku tek dera kryesore e salles se tij, ne korridore e kudo jashte shikoje vetem police e gardiste te armatosur me automatike. Disa deputete kerkuan qe te vinte urgjent ministri i Rendit Publik, Igli Toska, per te raportuar se perse ishte rrethuar parlamenti si ne nje shtetrrethim, si dhe te lironte protestuesit e futur ne qelite e policise. Porse drejtuesja e seances, Makbule Ceco, nuk e pranoi nje seance te tille urgjente me ministrin Toska.

Turpi vazhdoi me pas me votimin nese duhej te diskutohej apo te nxirrej nga rendi i dites. Me te gjitha menyrat u mundua qe te vonohej procedura derisa te vinin ministrat per te votuar, pasi PS-ja nuk e kishte numrin e duhur te votave. Megjithate, ne fund, votimi nuk rezultoi i bazuar ne rregulloren e Kuvendit, sepse duhej te nxirrej nga rendi i dites dhe nuk arriten te merrnin 71 vota, porse vetem 56, gje qe shkaktoi irritim dhe debate. Sipas rregullores, duhet qe 71 deputete te votojne per te nxjerre nje projektligj nga rendi i dites dhe jo shumice e thjeshte. Megjithate zonja Makbule Ceco e mbylli me urgjence seancen. Jashte salles policia ishte nen shtetrrethim.

Re.Po.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-4-2004 nė 09:52 Edit Post Reply With Quote
Ditën e hënë, në ora 18.00, të gjithë ish-të dënuarit politikë para Parlamentit shqiptar


Drejtues të shoqatave të të përndjekurve politikë denoncojnë dhunën policore të qeverisë


Kurt Kola: Ose dëmshpërblim, ose do të rrëzojmë qeverinë


Protestat paqësore të ish-të dënuarve politikë të diktaturës do të vazhdojnë deri në dëmshpërblimin e tyre ose në rrëzimin e qeverisë "Nano". Kështu kanë deklaruar tre drejtuesit kryesorë të shoqatave kombëtare të ish-të dënuarve të ndërgjegjes.

Njëri prej këtyre drejtuesve, Kurt Kola, tha dje gjatë një konference shtypi se "ne kërkojmë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë për vitet e burgut, konform pafajësisë që Parlamenti na kanë dhënë sipas legjislacionit në fuqi që nga '91". Kola ka dënuar masakrat që ndodhën me ish-të përndjekurit paqësorë në oborr të Parlamentit.

"Denoncojmë dhunën policore të atyre që po ecin me besnikëri në gjurmët e diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, të cilët mendojnë se duke na gjakosur ne në protestë paqësore, do të trembemi, por kjo është e pamundur", deklaroi kryetari i Shoqatës Kombëtare të ish-të dënuarve politikë.

"Ne nuk iu trembëm pushkatimeve dhe burgjeve të tyre të tmerrshme, dhe ta kenë të qartë se nuk do të rreshtim ose do të miratojnë ligjin e dëmshpërblimit, ose do të bëjmë që me protesta paqësore të pandërprera të japë dorëheqjen kjo qeveri", tha Kola. Duke replikuar me organin e PS, "ZP", Kola u shpreh se, "kjo gazetë për ne mbetet zëri i krimit, që e ka nxjerrë diktatura e proletariatit. Dihet se ky organ ka qenë mbajtësi i diktaturës së vjetër dhe tani vazhdon të mbrojë diktaturën e re. Pra, kjo gazetë bën llogari se çfarë kemi marrë ne. Kjo llogari është për punën e papaguar. Ne kërkojmë ditët e burgut siç i mori kryeministri Nano, pra të na dëmshpërblejë burgun, punën e kemi lënë. Kemi patur boll vuajtjet e burgut dhe vuajtjet në punën skllavëruese që nga minierat dhe gjithfarë objektesh të tjera që ka ndërtuar shteti atëherë, dhe tani nuk do të durojmë skllavërinë e re", u shpreh Kola.


Adem Allçi: Ose integrimin, ose do të rrëzojmë qeverinë më të korruptuar në planet


Adem Allçi, kryetar i Shoqatës për Integrimin e ish-të Dënuarve Politikë, tha dje gjatë një konference shtypi se, "duam t'i bëjmë të ditur qeverisë më të korruptur në botë si dhe shefit të saj, Nano, se jemi të vendosur të mbrojmë të drejtën tonë me çdo çmim". Ai tha më tej se, "ish-të burgosurit e të gjithë Shqipërisë jemi të betuar dhe kërkojmë integrimin dhe dëmshpërblimin tonë të harruar për vite me radhë". Allçi deklaroi për gazetarët se, "dua t'iu kujtoj atyre zotërinjve që na kujtojnë ne Komisionin e Venecias dhe të tjera, se kurrë nuk e pyetën këtë komision kur na dhunuan dhe na burgosën, na torturuan e vranë me breza të tërë". Në vazhdim, ish-i dënuari i ndërgjegjes komentoi qëndrimin tolerant të kësaj shtrese shoqërore. Siç u shpreh ai, "ne jo vetëm që nuk u hakmorëm karshi persekutorëve tanë, të cilët pas fitores së demokracisë rrinin si minjtë e strukur në ËC, por ne kërkuam dhe kërkojmë me dinjitet integrimin tonë, që mendojmë se është i padiskutueshëm. Dëmshpërblimi që kemi kërkuar, është një shenjë tjetër tolerance që ne tregojmë, pasi ky është një dëmshpërblim nën një mesatare të pranuar", pohoi Allçi. Ai shprehu keqardhjen e tij për faktin se, "një gazetë paçavure si "Zëri i Popullit", me paturpësinë më të madhe, del e thotë gënjeshtra para qytetarëve. Iu bëj thirrje të gjithë ish- të dënuarve politikë se ditën e hënë, në orën 18:00, mblidhet Parlamenti shqiptar dhe ata duhet të jenë aty kur të diskutohet projektligji në Kuvend". Allçi, në thirrjen e tij, iu drejtua edhe parlamentarëve socialistë, të cilët kanë rënë dakord me dëmshpërblimin e tyre, "të mos thyhen para presioneve dhe të japin kontributin e tyre përkrah kolegëve të deputetëve të së djathtës, që më së fundi të ketë drejtësi dhe paqe sociale në këtë vend".


Afrim Haçi: "Ne nuk do të ndalemi para asnjë dhune"


Shoqatat mbarëkombëtare të ish-të përndjekurve politikë janë në një unitet të jashtëzakonshëm për sa i përket problemit të dëmshpërblimit të tyre. Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së ish-të Persekutuarve Demokratë, Afrim Haçi, gjatë një konference shtypi të dhënë në selinë e ish-të dënuarve politikë në Tiranë. Ai deklaroi në vazhdim se, "ne nuk i trembemi dhunës dhe ata le të përdorin dhunë sa të duan, ne jemi të vendosur që problemin e dëmshpërblimit tonë ta ndjekim deri në realizimin e vet". Siç u shpreh ai, "ne nuk do të ndalemi para asnjë dhune. Ashtu siç nuk jemi trembur para diktaturës më të egër komuniste të kontinentit tonë, të aplikuar nga Enver Hoxha, nuk do të trembemi as përpara policëve të Nanos, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse ca mercenarë që marrin nga një rrogë dhe nuk dinë se kujt i shërbejnë", komentoi Haçi. Në vazhdim ai tha se, "kam dëgjuar në një media të shkruar që është thënë se ka folur Kurt Kola, është bërë thirrje se do të marrim armët. Nuk e ka thënë këtë, por ka thënë këtë tjetrën: Një shtet është vendosur që të zbatojë ligjet që ai i ka aprovuar. Një shtet që nuk i zbaton ligjet, nuk zbaton të Drejtat e Njeriut, ky shtet do të ballafaqohet patjetër me dhunën e popullit dhe jo vetëm të ish-të përndjekurve, por me dhunën e popullit, dhe vetë lëvizja "Nano, ik!" reflekton më së miri këtë", deklaroi Haçi, duke replikuar me disa media afër qeverisë dhe gazetës së Partisë Socialiste.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-4-2004 nė 09:55 Edit Post Reply With Quote
"ZJARRI" I ISH-TE PERNDJEKURVE DO TE "DJEGE" QEVERITARET

Interviste me sekretarin per Marredheniet me Publikun ne PD, z.Spartak Ngjela

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Z. Ngjela, a mendoni se do te mund te zgjidhet problemi i demshperblimit te ish-te perndjekurve politike, te cilet sa vijne dhe pershkallezojne protestat e tyre?

- E vetmja zgjidhje eshte qe te pranohet fatura qe ata paraqesin. Problemi eshte i thjeshte ne pranim, por natyrisht ka disa komplikime ne aplikim. Dua te them qe lidershipi aktual qeverises duhet ta kuptoje qe demi qe u eshte shkaktuar atyre duhet te pranohet. Mbasi te pranohet, fillon diskutimi i fatures dhe pas kesaj, fillon etapa e trete qe jane modalitetet e shperblimit. Me sa duket socialistet nuk duan ta pranojne kete fakt. Ata kane nje sistem te menduari klasor. Kjo eshte arsyeja qe ata kurre nuk ndertuan dot nje treg ne Shqiperi, kjo eshte arsyeja qe ata shkaterruan biznesin ne Shqiperi, kjo eshte nje nga arsyet qe jemi edhe ne kete krize. Ata nuk arrijne ta kuptojne dot nje shtet borgjez, ata nuk dine ta ndjejne "jo me ta kuptojne) nje treg normal. Prandaj kane ndertuar nje oligopol ketu, prandaj edhe ne ecurine ekonomike kane sjelle nje fryme klienteliste, e cila na shkaterron ekonomikisht ne nje krah dhe nga ana tjeter, u jep mundesine konkurenteve tane ne treg te cilet paguajne, te na mbajne ne kete gjendje. Prandaj nuk mund te pritet asgje morale nga nje regjim amoral. Shperblimi i demit te te persekutuarve eshte nje moment moral, sic eshte edhe nje fakt historik. Por socialistet, dmth "punistet" e rinj, nuk kane patur ndonjehere moral dhe nuk e kane perfillur ndonjehere historine. Ish-te perndjekurit kane shume te drejte qe jane ngritur ne revolte. Ata po perballen me kundershtarin e tyre te vjeter. Te perndjekurit, "ish-te burgosur politike) dhe regjimi aktual e kane filluar luften me njeri-tjetrin qe ne janar te vitit 1945. Fatkeqesisht kjo lufte vazhdon ende sepse kundershtaret e tyre erdhen serish ne pushtet me arme. Pushtetaret e sotem nuk duan ta kuptojne kete sepse mendojne se me nje fare pragmatizmi te politikes se jashtme, me shitje te interesave kombetare, me shkaterrimin e tregut shqiptar, mund te garantojne ecurine e tyre ne qeverisje por nuk e kane aq te lehte sa c'u duket.

- Sipas mazhorances qeverisese fatura e demshperblimit te ish-te perndjekurve eshte e larte dhe e paperballueshme nga buxheti i shtetit. Cili eshte mendimi juaj?

- Ata e fryjne me tendence faturen, ne menyre qe te krijojne armiqesi midis shoqerise dhe ish-te perndjekurve. Pra eshte diabolizmi i tyre klasor qe e ben kete gje. Fatura eshte dicka shume normale. Madje nuk behet fjale vetem per faturen e tyre, por edhe per faturen e pronareve te vjeter, te dyja keto te lidhura me njera-tjetren, pasi 80 per qind e t-_rsekutuarve jane edhe ish-pronare. "Punistet" e rinj e kane urryer parane per te tjeret, por asnjehere per vete. Ata shkaterruan Shqiperine per 50 vjet dhe e izoluan vetem per disa privilegje qe donin per veten e tyre. Te njejten gje bejne edhe keta "birbo" qe kane ardhur ne pushtet; shkaterruan tregun, shkaterruan ekonomine shqiptare, shkaterruan demokracine ne Shqiperi "sepse manipuluan rregullisht votat), prishen sistemin e votes se lire ne Shqiperi dhe te gjitha keto per disa te ardhura qe i perfitojne nga vjedhjet apo abuzimet qe bejne me pushtetin. Pra, brenda ketij nocioni, brenda kesaj gjendjeje, eshte e kuptueshme qe nuk mund te presesh gje prej tyre dhe urrejtja qe kane ndaj parase i detyron te mos e respektojne kete shtrese, e cila moralisht eshte ne te dy krahet e medaljes; pra, del dhe si ish-pronare dhe si e ish-e persekutuar, dhe demi eshte dyfish. Por nese ky detyrim i shtetit nuk paguhet, shoqeria shqiptare nuk do te ece dot perpara, sepse borxhet qe ka nje shtet frenojne zhvillimin ekonomik te tij. Skema jone financiare e prezumon kete ceshtje, madje shlyerjen e ketyre faturave ne e shikojme si progres ekonomik. Ne e kemi brenda skemes tone shperblimin e demit qe thame, qofte per ish-te perndjekurit, ish-pronaret apo edhe per te tjere sic mund te jene te permbyturit nga liqeni. Kjo sepse bashke me larjen e borxhit, ne fillojme nje menyre te re te rregullimit te tregut ne Shqiperi. Tregu i zgjidh te gjitha, mjafton ta njohesh, ta respektosh dhe ta duash.

- Protestat e ish-te perndjekurve vazhdimisht jane shoqeruar nga perplasje te ashpra me forcat e policise. Madje jo rralle ndaj protestuesve eshte ushtruar edhe dhune...

- Kjo tregon qe konflikti mes tyre eshte shume i madh. Por te mos harrojme qe te perndjekurit kane edhe opoziten me vete, pra ceshtja eshte shume e komplikuar. Kjo eshte nje shkrepse e vogel qe mund te ndeze nje zjarr te madh. Ata kane manipuluar voten, kane abuzuar me pushtetin, kane ushtruar evazion fiskal, kane krijuar pasuri te paligjshme per veten, jane te korruptuar dhe te gjitha keto dihen nga njerezit. Kjo eshte lenda djegese dhe nese i ve nje shkrepse, ajo ndizet. Ceshtja e te perndjekurve mund te shkaktoje nje zjarr qe do te djege pushtetaret dhe jo shoqerine shqiptare. Koha ka mbaruar per ta. Ata jo vetem nuk abuzojne dot me me pushtetin, por jane ne rrezik dhe perplasja me ish-te perndjekurit nuk eshte nje arre qe thyhet lehte. Mendoj se ceshtja do te agravoje shume nese ata nuk ulen ne tryeze dhe te krijojne modalitetet e shperblimit te tyre sipas ligjit.

- Nje tjeter proteste e ish-te perndjekurve parashikohet te zhvillohet sot perpara Kuvendit te Shqiperise. Nderkohe qe ata kane kerkuar edhe mbeshtetjen e qytetareve te tjere. Si i parashikoni zhvillimet e dites se sotme?

- Mendoj se do te jete nje proteste me e ashper se e disa diteve me pare, sic mund te jete edhe me e bute nese paraprakisht gjate oreve te paradites qeveria shqiptare ben terheqjen e saj. Qeveria ka krijuar nje rast te paprecedent, do ta coje ceshtjen ne komisionin e Venecias. Turp! C'ju duhet te perndjekurve Venecia? Te perndjekurit i ka persektuar shteti diktatorial shqiptar e jo Venecia. Llogaritet demi, shikohet mundesia e shperblimit dhe paguhet. Nuk ke se ke pyet nese duhet t'i paguash apo jo demet qe i ke shkaktuar shoqerise tende. E rendesishme eshte nese e prann qe ke shkatuar dem ose jo. Ne momentin qe e pranon qe ke shkaktuar dem, duhet ta shperblesh ate. Pra eshte ekuacion shume i thjeshte. Te dyja mund te ndodhin sot; edhe mund te acarohet me teper situata, por edhe mund te zbutet, duke cuar ne zgjidhjen e ceshtjes se tyre.

- A gjeni te perbashketa midis protestes se ish-te perndjekurve dhe levizjes opozitare "Nano ik"?

- Natyrisht cdo perplasje qe shkaktohet aktualisht ka lidhje me levizjen "Nano ik". Problemi eshte i qarte: Ka nje krize ne qeverisje, ka korrupsion, ka momente kriminale ne drejtimin ekonomik te shtetit qe krijojne edhe mundesine e nje perplasjeje kaq te madhe mes te perndjekurve dhe lidershipit socialist qeverises. Po te mos ishin keto, perplasja do te ishte me e bute. Nuk mund te them se ka qene nje nga perberesit e levizjes "Nano ik", sic nuk mund te them qe nuk eshte edhe kjo pjese e levizjes "Nano ik". Cdo levizje qe e merr nismen e vet nga tendenca kunder qeverise, natyrisht qe perfshihet ne levizjen "Nano ik", pasi levizja "Nano ik" kerkon te zgjidhe krizen. "Nano ik" nuk eshte nje shprehje qe kerkon ikjen e Nanos dhe vendosjen e nje tjetri. Levizja "Nano ik" eshte filozofia e cila do te na nxjerre nga kriza. Dhe per kete duhet te ike qeveria socialiste, ne menyre qe te behen zgjedhje te lira, sepse pikerisht mungesa e tyre ka cuar ne kete krize. Pra eshte e nevojshme qe socialistet te largohen nga qeverisja, te krijohet nje qeveri e perbashket qe te na coje ne zgjedhje te lira dhe keshtu t'i jepet zgjidhje gjithckaje. Persa u perket te perndjekurve, qe tani duhet gjetur konsensusi per shperblimin e tyre, sepse ulen tensionet dhe krijohen mundesite per daljen nga situata.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-4-2004 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
“Shitja” e dinjitetit për një grusht para

Edmond Arizaj

Unë nuk e di nëse vërtet ata qindra protestues janë ish të përndjekur politikë “autentikë”. Nuk e di nëse kanë qenë ata që kanë mbajtur mbi kurrizet e tyre kërbaçin e rëndë të diktaturës së proletariatit, apo kushërinjtë e tyre. Nuk e di nëse vërtet ata qindra njerëz kanë qenë zëngritësit “e egër” kundër sistemit. Nuk e di nëse kanë qenë këta “të vërtetët” që rrezikonin bjerrjen e shtetit komunist shqiptar, i cili, i trembur, i degdisi në katakombet e ngritura posaçërisht. Nuk e di nëse vërtet të gjithë kanë vuajtur “seriozisht” në burgjet e llahtarshme, kur tashmë duken kaq të ngjallur e kaq të fuqishëm. Sepse besoj se të vërtetët, kundërshtarët e vërtetë të regjimit, tashmë nuk jetojnë më. Si nuk jetojnë më fretërit katolikë, megjithëse askund nuk pashë ndonjë të ngjashëm (pra me rrason e zezë) të protestonte. Sepse ata folën ose heshtën, u burgosën ose u vranë pikërisht për demokracinë, dhe të këmbesh kujtimin e shpirtit të tyre me ca miliona lekë nuk më duket shumë e ndershme...

...Megjithatë, qindra janë të gatshëm t’i hidhen shtetit në fyt. Në emër të kujt? Mundimet e tyre vlekan vetëm kaq, një grusht me lekë, apo me euro!?. Rrahjet, dhunimet, poshtërimet që kanë hequr, vlekan vetëm sa një ligj?! Nuk dua të tregohem cinik duke thënë se “ëndërra e tyre u bë realitet në ’90”. Po ashtu, nuk dua të përmend vitet e para ’97-ës, kur dihet se si u trajtuan kur kërkonin përsëri dëmshpërblimin e tyre. Çështja nuk është nëse socialistët do të bien dakord për ligjin dhe për shpërndarjen e lekëve me lista (imagjino si mund të ndihet x ish i përndjekur “autentik” kur të dëgjojë në TV apo në kafe se para sportelit filan fistekut, dhjetë vjet burg ia barazuan me kaq milionë lekë). Çështja nuk është se demokratët përfitojnë, sado pak, duke i manovruar këta qindra njerëz. Çështja qëndron në vetë dinjitetin e atyre qindra njerëzve, që janë të gatshëm të hidhen mbi telat me gjemba, që janë të gatshëm të “pushtojnë” një institucion e ku di unë se çfarë tjetër, në emër të së drejtës së tyre. E zëmë se ata kalojnë në protestën ekstreme, grevën e urisë. E zëmë se pas kësaj miratohet ajo çfarë kërkojnë. E zëmë se mijërat e qytetarëve të tjerë shqiptarë, shumë prej të cilëve as nuk e dinë apo nuk e kanë jetuar periudhën e dënimeve (për shkak të moshës), do të jenë dakord që taksat e tyre të shkojnë për këtë kategori njerëzish. E zemë se askush nuk do të përmendë se ata janë dënuar në një sistem të caktuar, që e kishte të ndaluar me Kushtetutë të flisje apo të veproje kundër sistemit. E zëmë se të gjithë, ashtu si Nano që mori dëmshpërblimin (ndoshta duhet të reflektojnë mbi krahasimin që i bëjnë burgut të tyre dhe burgut të Nanos), kanë qenë nëpër parti politike kundërshtare me PPSH-në. Pra, i marrim të mirëqena këto. Atëherë, pasi të marrin shpërblimin, këta qindra njerëz do të nisin të thurin lavde për “bijtë e ish-persekutorëve të tyre”. Do të lumturohen duke bekuar shpirtin e atyre që janë në qiell, duke u tërhequr në jetën monotone për të prishur apo investuar shpërblimin e marrë “me mund e sakrifica”.

Nuk do të mblidhen më me njëri-tjetrin në shoqata e organizata të ndryshme (a thua se kanë qenë të ndarë me kategori vuajtësit e atëhershëm). Këta qindra njerëz që sot janë gati të përleshen, që janë të lumtur të pozojnë para kamerave, janë kaq të gatshëm që të trajtohen si pjesë e veçantë, apo e veçuar e shoqërisë së sotme shqiptare. Janë të gatshëm, që vetëm për një (dëm)shpërblim të shihen si një lyth, pavarësisht se shumë bëjnë sikur u dhimbsen. (Askush që nuk i ka provuar në kurrizin e tij torturat, nuk mund të bëhet më martir). A janë përpjekur ndonjëherë këta qindra njerëz të integrohen në shoqërinë shqiptare? Apo janë mbajtur fort pas një cope letre që i cilëson ata ish të përndjekur dhe që u mundëson përfitimin. A janë munduar këta të japin ndonjë kontribut për Shqipërinë demokratike, për atë Shqipëri për të cilën sakrifikuan vite në burg, apo kontributi i tyre hapet dhe mbyllet në pjesëmarrjen në shoqata të ndryshme ish të përndjekurish? A e kanë vrarë mendjen ata qindra njerëz, se pse disa bashkëvuajtësve të tyre, të njohur tashmë në fusha të ndryshme, pak apo aspak nuk u përmendet e kaluara. Jo se është harruar. Por sepse ata kanë ditur t’i japin një kuptim të ri jetës. Nuk janë kapur me thonj pas të shkuarës, duke dashur të përfitojnë nga vuajtjet e të tjerëve, të të afërmve, apo edhe të atyre vetë.

Solidariteti i një pjese të shoqërisë shqiptare nuk duhet t’i bëjë të kalojnë në ekstrem këta njerëz, duke e shitur dinjitetin kaq lirë, duke u shndërruar në mashë për duart e tjetërkujt.

© 2003 Gazeta Panorama


Ky artikull eshte per mua nje shembull klasik i shprehjes se mendimit te njeriut te ri, pra te perversit qe doli nga komunizmi enverian.

Ne te djathtet duhet ta lexojme 10 here dhe te mendohemi mire, shume mire se me cfare njeriu kemi te bejme ne RSH e sotme.

Nje shkrim te tille makaber as enveri vete nuk do te kishte mundur ta shkruante.


Per nje gje autori ka te drejte:

Ish te perndjekurit kerkojne vertet jashtezakonisht pak nga shoqeria,

ata duhet te kerkojne hapur DREJTESI!

dmth hetimin e denimit e te gjithe krimineleve komuniste ( http://www.edsh.org/krimet/artikuj/barbariandajgrave.htm) (http://www.edsh.org/krimet/artikuj/torturatneqelite.htm)

Qe do te ishte pjese e Dekomunistifikimit te shoqerise shqiptare. ( http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2313)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 30-4-2004 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
Ndal doren xhelat

30Prill 104
Ndal’ dorën xhelat!


Edison Ypi

Mos e përgjak të burgosurin politik xhelat! Ndale dorën! Cili je ti që guxon të përgjakësh të përgjakurin, të përvuajturin, të sëmurin, të moshuarin, të dhembshurin, të butin, të urtin, të mençurin, trimin, heroin, atë që vetëm t’i falesh e ta nderosh meriton. Janë nderuar e nderohen e nuk harrohen kurrë individë sakrifikues në të gjithë botën edhe kur nuk i përkasin të njëjtit komb. Hajde në vete shqiptar që po gjakos shqiptarin. Çfarë po kërkon sot i shumëvuajturi pa shtëpi, pa katandi, pa të ardhme, dergjur në burgje dhe internime gjithë jetën?...

...Na u habitke ti hajdut, politikan a deputet që s’lë qindarkë të bjerë në tokë pa e vjedhur, po t’u dukërka e tepërt, e pahijshme, se i burgosuri po kërkoka minimumin e minimumit; paratë e gjakut të tij dhe të varrit a varreve të të afërmëve të tij! Cilët shqiptarë refuzojnë sot të sakrifikojnë për martirët e diktaturës? Shumë pak. Ata që brohorisnin nëpër manifestime, ata që flisnin pa pushim nëpër mbledhje kolektivi me entuziazëm të pafre për diktatorin dhe partinë?! Ishin shumë, por është e vështirë të besohet që pas gjithë këtyre viteve të mos e kenë kuptuar që e kanë pasur gabim. Po ata që spiunonin shokun, sepse dëgjonte fshehtas muzikë të huaj?! Edhe këta, e pamundur të mos e kenë marrë vesh sa e rrezikshme ishte ajo muzikë. E fshatari vigjilent i fshatit kufitar?! Me ç’i kanë parë sytë e dëgjuar veshët, gjithato vite, vështirë të mos jetë bërë pak i mëshirshëm, edhe pse ende ka plot halle. Po shkrimtari a poeti vigjilent që zbuloi “gabime ideore” në vargjet a prozën e kolegut dhe e denoncoi?! Jo, nuk ka shqiptarë kaq të poshtër, “nuk ka shtazë, sado të egër, të mos jetë pak e mëshirshme”, ka thënë Shekspiri. Miku që e morën zvarrë të dëshmonte për mikun, i cili e kishte bërë baltë duke shfryrë gjithandej nga padurimi?! Kurrë, ai veçse zemërthyer është. Zbuluesi i “grupit armiqësor”? Zor të besohet, “zbuluesit” e atëhershëm të “armiqve” sot janë bërë zbulues të mëdhenj të parasë. Kacidhet që kërkojnë viktimat e tyre, para milionave që zbulojnë për ditë, hiçgjë u duken. Hordhia e shpifësve të pafytyrë të së djathtës, turli komunistësh me prejardhje të errët, të cilët vite të tëra derdhën tonelata bojë për të hedhur baltë pikërisht mbi ata, me votën e të cilëve erdhën në pushtet, dhe sot janë atje ku janë?! U pa, e kuptuan që ishte kot dhe bosh ajo punë e ndyrë. E pamundur të mos kenë zënë mend! Ata të cilëve fytyrat e përvuajtura të ish të burgosurve të sotëm nuk ua mbushin mëndjen, u duken kot, dhe sidomos pak?! Së pari, çfarë prisnin të shihnin këta mendjeshkurtër; tridhjetëvjeçarë me kostum e kravatë, flokët nakatosur me xhelatinë?! Zor të mos kenë as këta aq mend e aq imagjinatë sa të mos kuptojnë se ata janë vetëm maja e rastësishme e ajsbergut të mijëra të tjerëve nën të. Jo vetëm ata, por shqiptarët në përgjithësi ashtu janë; “Porsi prushi i zjarrit, nënë gji’ mbuluar”. Të rinjtë e sotëm?! Kurrë! Disa prej tyre, të lebetitur nga ç’po dëgjojnë të ketë ndodhur në atë kohë të mynxyrshme, i kam dëgjuar me veshët e mi të thonë se do të jepnin tri vite nga jeta e tyre për të jetuar një ditë sureale të atëhershme. Për të mos e zgjatur, sepse lista e të fajshmve të djeshëm që heshtin si mumje sot, dhe e të pafajshmve në hall, mbetur si peshku në zall, është e pafundme, del vetvetiu pyetja: cilët e kundërshtojnë, cilëve u prishet rehati sot për çka kërkojnë ata që shkrinë rinitë e tyre, jetët e tyre, në vëndin me diktaturën më të pashpirt, më të egër, më të fëlliqur të planetit? Aspak e vështirë për t’u ditur! Një grusht politikanësh gjysmë injorantë gjysmë burokratë që po na rrinë ende mbi krye, mbeturina të një zgjidhjeje apo zgjedhjeje të keqe fillestare që kompromentoi jo thjesht dhe vetëm çështjen e të burgosurve të diktaturës gjakatare, por krejt postdiktaturën, krejt postkomunizmin. Kaq. Të tjerat janë llafe. Këta burokratë shpirtthatë tani po na thonë se çështja qenka proceduriale, dhe fatura e madhe. Jo shpirtkatranër jo, çështjen doni ju ta bëni të tillë, ajo nuk është absolutisht proceduriale, por vetëm e vetëm morale. Dhe, dihet, fatura, sado e madhe, kurrën e kurrës nuk mund të përcaktohet “e madhe” për një çështje morale. Ja pra dallimi i madh e i dhimbshëm; ata, viktimat tuaja, me të cilët ju po talleni sot, pikërisht për një çështje morale, nuk pyetën për procedura, as të thjeshta as të ndërlikuara. Nuk pyetën as për fatura, as të vogla e as të mëdha, as mendja s’u vajti. Ata, veç vuajtjeve të pafundme, nuk morën kurgjë. Jeni ju dhe vetëm ju që merrnit dhe merrni. Ata vetëm dhanë, dhanë ato çka nuk i mban dot asnjë faturë - Jetët. Zor se burokratët e sotëm ta kenë harruar dashurinë e tyre të parë; Karl Marksin. Le t’ua ilustrojmë përmes tij të tyrin krim zotërinjve të sotëm, shokëve të vjetër. Teoria e Marksit ishte argumentim, shpjegim, parashtrim, procedurë e përsosur. Po, po, e përsosur, si duheshin ndrequr një nga një të gjitha punët e njerëzisë. Veçse krejt e pavlefëshme. Pse nuk funksionoi, pse u shemb si prej kartoni, pse dështoi me turp, pasi varrosi miliona viktima katedralja madhështore, e bërë me punë titanike dhjetravjeçare ?! Sepse i mungonte ajo diçkaja e vockël, ajo flakëza që nuk fiket kurrë, ajo çka u mungon të sprasmëve kriptomarksistë, burokratëve tanë, “ay që djeg në kraharuar, pa njojtur të shuar” - Shpirti. Nuk procedurohet Shpirti o të mjerë, nuk racionalizohet vuajtja, nuk shpërblehet dhimbja, nuk kthehet koha, nuk kthehet rinia, nuk ngjallet vdekja! Mos u lodhni dhe mos u vononi kot! Vërtitini kartrat nga t’ju dojë qefi, dërgojini në Venecian e gondolave, në Romën e Koloseumit, në Londrën e mjegullës, në New-Yorkun e grataçielave, në Tokion e hieroglifeve dhe tërmeteve, në Vatikanin e lutjeve po deshët. Edhe sikur t’u thonë të mos u jepni hiçgjë ish të burgosurve në hall, edhe sikur t’u thonë t’ua falni tërë Shqipërinë, çfarëdo përgjigje që do japin, nëse do japin, gabim do ta kenë. Nuk ka zyrë në botë, as departament, as institut, as qeveri, as ministri, askurgjë, sado të ditur, të thellë, seriozë, të sofistikuar qofshin, ta dijë ç’është bërë këtu e të japë këshilla për më tej. Mos shko larg, por shih sot të dërguarit e tyre këtu! Tiranë - Restorantet e Golemit - Kalaja e Krujës. Ndonjë i rrallë deri në Shkodër. Ndonjë edhe më i rrallë deri në Pogradec për të soditur liqenin dhe për të ngrënë ndonjë drekë me koran. Pas tyre vuuuu OJQ-irsat bythëlëpirësat. Se edhe ne pak zagarë harrimtarë trutharë që as mëndja u vete për të përndjekur jet’shkatërruar, nuk kemi pak jo. Diçka veçanërisht dhe jashtëzakonisht e dhimbshme, e turpshme, kriminale, që mendja nuk e rrok, fjala nuk e thotë, dheu nuk e mban, është, le ta themi se s’bëhet kiameti, heshtja e komuniteteve fetare. Ndoshta nuk e kanë gabim ata që thonë se edhe ato na i ka gllabëruar politika. Turp! Disa nuk e dinë, disa nuk e kuptojnë, disa bëjnë sikur nuk e dinë, disa bëjnë sikur nuk e kuptojnë, por le ta dinë mirë të gjithë këtu dhe krejt bota: shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të gjejnë kurrë qetësi pa konsideruar seriozisht, pa u sjellë njerëzisht, dhe pa kthyer deri në qindarkën e fundit faturën e atyre që vuajtën vetë për të mos e lënë të vdesë Lirinë e të tjerëve; të burgosurit e ndërgjegjes. Ky është Pengu i Madh, sfida e madhe që ka përpara shqiptaria! Prandaj, hajde në vete xhelat, mos e gjakos të burgosurin e burgut të cilin, gjithsesi, edhe ti vetë e vuajte. Po të duket se nuk po zbaton ligjin, a nuk po i bindesh urdhrit, ul kokën shih dorën si po të mpihet, po të ngrin. Dhe ti burokrat, merre dy minuta kokën mes grushtave. Problemi është shqiptar! Lëri marifetet, dënglat, komisionet, gondolat, mjegullat, grataçielat. Përndryshe, hiç mos u çudit, Ferri të pret!

panorama






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 30-4-2004 nė 12:26 Edit Post Reply With Quote
Venecia te fliste per Nanon edhe Aline

30Prill 104

Fatura financiare me ish-të dënuarit politikë. Flet ish-drejtuesja e parë e Komisionit

“Venecia të fliste për Alinë e Nanon”

Kruja: Ja pse PD nuk e realizoi dëmshpërblimin


Elisabeta Ilnica

“Ne nuk mund të bënim asgjë atëherë, por këta sot nuk duan”. Hajrie Kruja, ish-deputete e PD-së, që u zgjodh për herë të parë në krye të Komisionit për Verifikimin e Situatës së ish-të përndjekurve, është kthyer pas dhjetë vjetësh të krijimit të këtij komisioni për të shpjeguar se çfarë ndodhi atë-herë, e se ç’mund të bëhet tani me këtë shtresë.

Ajo shprehet kundër konsultimeve me Komisionin e Venecias dhe thotë se fatura është rritur për të ngjallur pakënaqësi. “Qeveria i ka të gjitha mundësitë për të verfifikuar se çfarë duhet, ndaj dhe nuk ka pse të bëjë lojë shifrash”, thotë Kruja, duke kujtuar faktin se, për kompensimin e Alisë, Çelës, Hoxhës, apo edhe Nanos, nuk u bënë konsultime me këtë komision.

Jemi 13 vite më vonë pas miratimit të ligjit të parë për ish-të përndjekurit politikë. Sot, pas kaq legjislaturash, si e vlerësoni situatën e krijuar për dëmshpërblimin e kësaj shtrese?
Çdo e drejtë e marrë nëpër këmbë lyp një borxh për t’u paguar. Kësaj shtrese prej afro gjysmë shekulli u është mohuar çdo e drejtë. Janë dëbuar, internuar, burgosur, pushkatuar me gjyq e pa gjyq, janë varrosur të gjallë, mbi to është ushtruar dhunë çnjerëzore e pa parë në histori. Dhe sot, rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, sjellja e dhunshme e Policisë së Shtetit duke përgjakur, hequr zvarrë, duke i gjuajtur me grushta te furgonët e policisë, tregon se këto janë bijtë e baballarëve që masakruan këtë shtresë për 50 vjet. Mosmiratimi i ligjit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe burgosurve politikë nga sistemi komunist, ligj i cili mbi 2 vjet qëndronte në sirtaret e parlamentit, tregon se mazhoranca parlamentare nën diktatin e pushtetit nuk është e predispozuar, i mungon vullneti politik për integrimin e kësaj shtrese në shoqëri me normalitetin e saj.

Mazhoranca thotë se ka vullnet, por pret përgjigjen e Komisionit të Venecias. PD-ja u konsultua në 1991-shin me këtë Komision?
Parlamenti duhet ta votojë ose ta kundërshtojë këtë ligj. Pse u duhet konsulencë me Komisionin e Venecias për ish-të përndjekurit dhe pse nuk u kërkua po kjo konsulencë kur u shpërblye Aranit Çela, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha apo Fatos Nano? Komisionet parlamentare nuk i paraqitën shqetësimet se me cilat ligje binin ndesh nenet e ligjit në fjalë, por u kujtuan 24 orë para votimit. Kjo qartëson edhe punën e vullnetit të munguar. Ish-të përndjekurit, që në vitin 1991, kanë fituar pafajësinë. Në vitin 1993 ka fituar statusin dhe ky parlament duhet të votojë ligjin, që përfundimisht t’u njohë ligjërisht dëmshpërblimin. Pastaj le të diskutohet fatura financiare.

Fatura financiare do të thotë shumë lekë nga arka e shtetit. Mendoni se është e përballueshme?
Të përndjekurit me tolerancën e tyre e shtrinë edhe ndër vite kompensimin. Fatura, e cila do t’u takojë disa qeverive, nuk po e kërkojnë për sot, për një javë, muaj apo për një vit, por për tetë. Qëllimisht nga qeveria janë paraqitur disa fatura të fryra që të ngjallin pakënaqësi e xhelozi te shtresat e tjera. Ata i kanë tërë mekanizmat për të verifikuar numrin e të përndjekurve, rrugët për kompensim, por e shtyjnë vazhdimisht, sepse u mungon vullneti politik. Duhet të jenë transparentë dhe jo ndryshe të flasin e ndryshe të veprojnë, siç kanë bërë me ligjin për pronat, për çamët, apo për të përndjekurit politikë.

Pse nuk e ndërmori në barrë të tillë mbi supe PD-ja, por ia kërkoni tashmë qeverisë së majtë?
Duhet të pranojmë se si doli Shqipëria nga diktatura e egër, e paparë komuniste dhe cili ishte buxheti i shtetit. E mbajmë mend mirë të gjithë, kur në parlament doli një pushtetar dhe vuri alarmin se edhe 6 ditë bukë kishte. Në të tillë situatë ne e kemi marrë drejtimin e Shqipërisë. Megjithatë, në kohën e qeverisjes së PD-së, dihej me statistika të sakta se sa të përndjekur ishin, sa ishte fatura financiare dhe detaje të tjera. Dolën një sërë aktesh ligjore e nënligjore, që administrojnë kompensimin material e moral të tyre, siç janë: ligji 7514 në 1991-shin, ligji 7719 në 1992-shin, ligji 7660 dhe ai më kryesori 7748 në vitin 1993, që përkon me statusin e të përndjekurve dhe dënuarve politikë, dhe tre ligje të tjera në vitin 1994. U krijua komiteti i ish-të përndjekurve si një organizëm qeveritar, në formën e një dikasteri për integrimin e mirëfilltë të kësaj shtrese në shoqëri. Në parlament u krijua edhe një komision i përkohshëm për verifikimin e zbatueshmërisë së ligjeve për këtë shtresë. Sot që jemi në një stad tjetër zhvillimi, dua të pyes, ç’ka bërë kjo qeveri prej 7 vjetësh për dëmshpërblimin? E pakta e të paktave, edhe po t’i jepet dëmshpërblimi që do ta marrin, se u takon ligjërisht, u jemi sërish borxhli se nuk u sjellim dot rininë apo familjen e plotë.

Kur u krijua ky komision i përkohshëm për verifikimin dhe vlerësimin e ligjeve për ish-të përndjekurit?
Në vitin 1994. Përbëhej nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, pjesëtarë të grupeve të përhershme të ekonomi-financës, përfaqësues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ministria e Financës, nga komiteti i ish-të përndjekurve politikë. Ai funksionoi mbi tre muaj dhe më pas dolëm me një raport të përbashkët të punës së bërë.

Çfarë realizuat në tre muaj?
Kontrolluam të gjitha dikasteret qendrore, pra ministritë, por edhe në disa rrethe kryesore të vendit, për të verifikuar zbatueshmërinë e ligjeve për ish-të përndjekurit politikë. Më pas arritëm në një konkluzion, të cilin e paraqitën të gjithë së bashku si komision në parlament. Duhet theksuar fakti që ky raport u mirëprit nga gjithë shtresat e të përndjekurve.



Çfarë verifikoi Komisioni i të përndjekurve

* Kompensimin në vlerë për ish-të përndjekurit
* Pasuritë e konfiskuara, (pezullohet me urdhër të Ministrisë së Financave në shtator 1993)
* Për pensionet, pati rritje pensioni ose pension direkt për ata që kaluan shumë vite në burg dhe kësisoj nuk kishin vite pune në shtet, por në burg
* Në arsim, me anë të shumë bursave të studimit dhe dhënia e të drejtës së studimit pa konkurs
* Në privatizim, duke i dhënë përparësi pronarit të truallit, pasi pjesa më e madhe e të përndjekurve politikë, kanë qenë dhe pronarë të fuqishëm
* Në strehim, nëpërmjet apartamenteve falas apo me një kosto shumë të ulët



Demokratët: Kompensim për 8 vjet
PD: Ne e realizojmë faturën e të përndjekurve

Partia Demokratike ka marrë përsipër që të shlyejë “borxhet” ndaj ish-të përndjekurve politikë në afatin kohor prej tetë vjetësh. Pasi janë larguar nga Kuvendi e i janë bashkangjitur të përndjekurve që protestonin, deputetët e opozitës kanë marrë përsipër zbatimin e afatit, nëse do të jenë në pushtet. “Ne bëjmë një koment real të situatës. Është një skemë financiare totalisht e menduar dhe ne kemi vullnetin politik për ta realizuar atë në 8 vjet, ashtu siç e kemi propozuar”, tha dje nënkryetari demokrat, Bamir Topi. Sipas tij, gjithçka e bazuar në variantin opozitar, është mëse e studiuar, por mazhoranca nuk ka të njëjtin vullnet politik që kemi ne si opozitë. Në amendamentin e propozuar Partia Demokratike, parashikohet që dëmshpërblimi të jetë i shtrirë në një afat kohor prej tetë vjetësh. “Shpërblimi të jetë i ndarë me përqindje të barabarta për çdo vit, duke e krahasur këtë përqindje dhe me rritjen e buxhetit çdo vit”, propozohet në këtë amendament. Ndërsa në projektligjin ekzistues periudha e realizmit të këtij procesi është përcaktuar trevjeçare.
© 2003 Gazeta Panorama






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
"Rrethimi" i Kuvendit dhe Komisioni i Venedikut

Eugjen Merlika

Një pamje e pazakontë ra në sy në këto ditë pranvere në qendrën e kryeqytetit shqiptar. Kuvendi i përfaqësuesve të popullit u gjend i rrethuar. Në "mbrojtje" të tij, rrethimi i parë përbëhej nga djem të rij, të veshur me uniforma blu që shmangin "rrezikun" që vjen na rrethimi i dytë. Te ky i fundit shihen njerëz të të gjitha moshave, gra e burra, më të shumtit me thinja në kokë.

Ka një simbiozë të çuditshme mes të parëve e të dytëve. Fije të padukshme, prej kohësh, i mbajnë të lidhur njëri me tjetrin. Zanafilla e tyre na çon larg, në projekt-idenë e Leninit për të ndërtuar një botë ku "pa mëshirë do t'i vrasim me mijëra armiqtë tanë. Qofshin dhe dhjetra mijëra, do të mbyten në gjakun e tyre. Le të rrjedhin lumej gjaku borgjez, shumë gjak, sa më shumë." Ishte një porosi që "bijtë e Stalinit" e vunë në jetë më së miri edhe në Shqipëri.

Ja sepse uniformat blu dhe kryet e thinjura të atij deti njerëzish kishin "bashkëjetuar" për gati gjysëm shekulli. Uniformat blu ishin ruajtësit e rendit, ndërsa kokat e thinjura, që dikur nuk ishin të tilla por u bënë në pamundësi për t'u skuqur nga brenda, ishin viktimat e atij rendi. Për ta ishin ndërtuar kampet e burgjet me tela me gjemba, rreth të cilëve e në brendësi të tyre vigjëlonin në çdo çast, me hekura në duar, uniformat blu ose jeshile. Ishin ata që drejt për së drejti ushtronin dhunën mbi mijërat e shqiptarëve të dënuar me burgje e internime. Marredhëniet mes tyre, në përgjithësi, ishin ato të zakonshmet, të përjetshmet mes viktimave të dënimeve e zbatuesve të tyre. Mijëra episode të atyre viteve do të mbushnin një bibliotekë, po të shkruheshin. Ishin nga më të larmishmet. Megjithëse të gjitha duhej t'i përshkonte si fill çeliku urrejtja, frika e përbuzja, herë herë kishte në to edhe mirëkuptim, respekt, mëshirë, më të shumtat në heshtje. Shumë prej këtyre episodeve ndoshta i sjellin nëpër mend ata burra e gra, me flokë të thinjura, që në këto ditë rrethojnë Kuvendin e gjejnë para tyre rrjeshtat e policëve, madje dhe telat me gjemba...

Kohët ndryshuan, por litari i atyre të shkuarave na mbeti nëpër këmbë. Plagët e hapura mbi trupin e gjymtuar të shoqërisë nga gjysëm shekulli komunist, nuk po gjejnë melhem që t'i shërojë. Janë aq të majisura saqë dhe Evropa parapëlqen t'u qëndrojë larg e t'i lerë mënjanë si vështirësisht të shërueshme. Një nga ato plagë, sigurisht më e thella, është pasoja e terrorit komunist, jetët e prera apo të gjymtuara të mijëra shqiptarëve të dënuar nga diktatura vetëm sepse nuk pranonin të bëheshin veglat e saj. Sot, mbas kaq vitesh që diktatura, zyrtarisht, nuk është më dhe thuhet se është zëvendësuar nga një sistem që vetëquhet demokratik, në aktet themelore të të cilit është pranuar dëmshpërblimi për dënimet politike, jemi të pranishëm në skena të turpshme si ato që zhvillohen para Kuvendit.

Shumica ish komuniste në pushtet nuk pranon të verë në rendin e ditës e të miratojë projekt-ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Drejtuesit e saj kryesorë që, në traditën e lashtë të kodit gjenetik të tyre, kanë si element kryesor gënjeshtrën, gjejnë të gjitha mënyrat për të penguar sendërtimin e ligjit. Këta shokë që, për vete apo për miqtë e tyre, hierarkë të lartë të regjimit, të dënuar me pak vite për "shpërdorime" financiare në fillim të viteve 90, nuk lanë gur pa luajtur për të marrë dhjetra mijëra dollarë si dëmshpërblim. Sot ata ngujohen mbas argumentash të paqena për të mohuar të drejtat e ligjshme të atyre qytetarëve të Vendit të tyre që kanë ende në trup e në shpirt vulat e plagëve dhjetra vjeçare të burgjeve e kampeve të komunizmit.

Ka vite që ky problem shoshitet në të gjitha selitë përkatëse, që nga Kryeministria tek Kuvendi, tek programet e partive e organizmat shtetërore si Instituti i të Përndjekurve, Shoqatat e tyre e komisionet e Ministrive të Brendshme, të Financave e të Drejtësisë. Ka vite që ish të përndjekurit presin "mëshirën" e administratorëve të sotëm të Shqipërisë për të patur diçka nga mundi dhe gjaku i tyre, të shfrytëzuara barbarisht nga regjimi i etërve të tyre. Ka vite që demagogjia, mashtrimi e propaganda po lozin kukamshehtazi me pritjen, durimin, shpresën e tolerancën e sprovuar të atyre njerëzve që po i afrohen fundit të kësaj jete, pa parë asgjë të bukur për t'u mbajtur mënd në të. Ka vite që ata përballohen me poshtërsinë e veshur me pushtet që, kur është fjala për ta, nxjerr si mburojë "paratë e taksapaguesve shqiptarë" e kur është puna për veten e tyre "efikasitetin e Shtetit ligjor".

Duhet të kenë një shollë në vend të lëkurës ministri Malaj kur thotë se duan të çojnë në kolaps ekonominë e Vendit apo deputeti Brokaj kur, me një "keqardhje" të shtirë pohon se ato para nuk dalin nga Kryeministri apo Ministri i Financave, por nga populli. Në stil të përsosur komunist, si dishepuj të denjë të Leninit, Stalinit e Enverit, këta zotërinj e të tjerë si këta, tashmë të veshur me petkun e qeveritarëve demokratë, që mbushin gojën me Evropë e ShBA, me "institucione demokratike" e "Shtet ligjor", gënjejnë ditën për diell. Në emër të popullit etërit e tyre kryen gjithë krimet e epokës së tyre kobzezë duke vrarë, burgosur e internuar tre breza njerëzish që këndvështrimi i tyre kriminal i quante "armiq", të cilët fabrika e tyre ogurzezë i "prodhonte" pa pushim. Sot, në emër të popullit e interesave të tij, po këtyre "armiqve" e familjeve të tyre u mohohet e drejta e dëmshpërblimit.

Këta zotërinj nuk kanë as guximin as ndershmërinë të thonë të vërtetën, të pohojnë se paratë që kërkojnë të përndjekurit nuk janë ato të taksave që paguajnë shqiptarët, por janë pasuria e patundshme e Shtetit, për ngritjen e së cilës ata, ish të dënuar politikë, kanë punuar për kohë të shkurtra e të gjata të jetës së tyre pa shpërblim. Nga privatizimi i drejtë i kësaj pasurie do të kishin dalë më shumë se një herë paratë e këtyre fatkeqëve. Por si "drejtues", të ardhur në pushtet nëpërmjet tragjedisë së shkatërrimit të Shtetit e të qëndruar në të në sajë të tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve të shprehur përmes votës, këta "shokë" pasurinë e trashëguar të Vendit e ndanë mes klaneve të tyre kriminale, simbas porosisë së ish Kreut të tyre, Ramiz Alisë. Ata u pasuruan e u bënë ultrakapitalistë, në sajë të asaj pasurie e të përfitimeve nga trafiqet e paligjshme kurse tani shprehin "shqetësimin"për pasojat që do të kishte dëmshpërblimi i ish të përndjekurve mbi financat e popullit. Në ndihmë të kësaj demagogjie kriminale thërrasin edhe institucionet ndërkombëtare si FMN, të cilat janë të çinteresuara për problemin e lajnë duart si Ponc Pilati, duke ia lënë me të drejtë përgjegjësinë e veprimit Qeverisë shqiptare.

Askush prej të përndjekurve politikë nuk don kolapsin e Shtetit shqiptar. Dashurinë për Vendin e tyre e kanë paguar me jetën e tyre, duke i qëndruar besnikë idealeve të demokracisë apo traditave shqiptare në një gjysëm qindvjete, në të cilin diktatura e "shokëve" përdhosi gjithshka dhe vetë emrin e Shqipërisë. Gatishmërinë për të gjetur mënyrat më të arsyeshme për të marrë dëmshpërblimet e kanë shfaqur në të gjitha bisedimet që përfaqësuesit e tyre, prej vitesh, në mënyrë tepër fisnike, vazhdojnë të zhvillojnë me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, duke pranuar copëzimin e tij në një gjatësi 8-10 vitesh e duke pranuar dhe uljen e ndjeshme të kuotës për ditë dënimi. Si shpërblim për këtë qëndrim kanë marrë premtime boshe dhe shtyrjen e vendimeve në kalendat greke, madje, nëpërmjet argumentash tepër të holla, prirjen për t'i kundërvënë kësaj pjese të popullsisë pjesën tjetër që paguan taksat.

Meritojnë një përkrahje të fuqishme ish të përndjekurit nga opinioni publik, por të pakta janë ata mjete të shtypit apo informacionit që e bëjnë këtë gjë sinqerisht e seriozisht. Kreu i Shtetit e Gjykata Kushtetuese duhet ta thonë me forcë fjalën e tyre në mbrojtje të dinjitetit të Shtetit, mbasi dëmshpërblimi i ish të përndjekurve është edhe një tregues i tij, sepse një Shtet që ngulmon në grabitjen qytetarëve të tij nuk mund të ketë të drejtë qytetarie në Bashkësinë e demokracive.

E nderon opozitën dhe ndonjë deputet socialist si Braçe qëndrimi i mbajtur në diskutimin në Kuvend në mbështetje të projekt-rezolutës së dëmshpërblimeve. Besoj se ai qëndrim është i sinqertë e nuk i shërben vetëm lojës politike, por mban parasysh faktin se nuk bëhet fjalë për një lëmoshë apo për ndihmë. Ai qëndrim e quan dëmshpërblimin një borxh të Shtetit e të shoqërisë ndaj atyre qytetarëve që kanë dhënë ndihmesën e tyre, qoftë dhe forcërisht, për të krijuar të mira materiale e për të cilën arbitrarisht nuk janë shpërblyer. Këto të mira i kanë shërbyer ekonomisë së Vendit gjatë gjithë atyre viteve e si të tilla janë njohur në parim e meritojnë shpërblimin material në fakt. Për të pohuar këtë të vërtetë e për të marrë masa për zgjidhjen e saj më duket i tepërt e i panevojshëm opinioni i kërkuar Komisionit të Venedikut, që është një organ shumë i rëndësishëm këshillimor për përshtatjen e ligjeve shqiptare atyre të Evropës, por nuk mund të kthehet në një gjykatës vendimarrës për çështjet e brëndshme të shoqërisë shqiptare. Kjo kërkesë atij Komisioni është një mjet bajat për të mbuluar mungesën e vullnetit politik të Qeverisë e të Shumicës së Kuvendit për të përballuar e zgjidhur problemin. Kjo mungesë ka rrënjët e saj në mendësinë e vjetër të urrejtjes klasore që ende mbajnë në gjak Nanot, Ruçët, Malajt, Brokajt, e të tjerë ish kuadro të regjimit komunist, të cilët e bënë të heshtë zv. Kryeministrin Dokle që pati deklaruar se paratë e privatizimit të Bankës Tregtare do t'i kalonin fondit të dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve politikë.

Në këtë gjendje ish të përndjekurit e Shoqatat e tyre kanë të drejtën detyrë të çojnë deri në fund luftën e tyre paqësore për të arritur objektivin e dëmshpërblimit, pa e mpleksur këtë luftë me kërkesa politike që mendoj se nuk sjellin dobi për çështjen në fjalë e rrezikojnë të shmangin arritjen e qëllimit, duke i dhënë armë kundërshtarëve të tij. Në këtë rrugë duhet të jenë të vendosur të mos zmbrapsen para asnjë trysnie, ngado që të vijë e sido që të motivohet. Urojmë që edhe Opozita e të gjithë njerëzit e ndershëm të politikës shqiptare, nëse ka të tillë, të jenë përkrah tyre deri në sendërtimin e plotë të kërkesave të tyre të ligjshme.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-6-2004 nė 07:42 Edit Post Reply With Quote
Venecia: Të përndjekurve u takon dëmshpërblimi

Sipas të dhënave për numrin e ish-të përndjekurve, shuma e përgjithshme e dëmshpërblimi nuk i kalon të 320-340 milionë euro

Alida Beqiri



Kuvendi shqiptar nuk do të ketë më justifikim pë të shtyrë çështjen e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, pasi Komisioni i Venecias ka kthyer pranë këtij institucioni përgjigjen pozitive për kushtetueshmërinë e dëmshpërblimit të tyre.

Në këtë mënyrë kalohet faza e parë e problemit, duke i lënë vendin diskutimeve të ashpra që pritet të zhvillohen në lidhje me vlerën financiare të dëmshpërblimit për ata që kanë humbur jetën nga dënimet me vdekje të diktaturës dhe për ata që kanë vuajtur internimet e përndjekjet e regjimit. Sipas Komisionit të Venecias shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë ish të përndjekurit por shuma që do t'u caktohet është lënë krejtësisht në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. "Zbatimi i ligjit varet edhe nga aftësia ekonomike e vendit", thuhet në raport.

Nëse me të dhënat që disponon shteti shqiptar për numrin e ish-të përndjekurve, bëhet një llogari, shuma e përgjithshme e dëmshpërblimi të ish të përndjekurve nuk i kalon të 320-340 milionë euro. Sipas Komisionit të Venecias nëse shuma e caktuar do të jetë e madhe apo e vogël duhet të zbriten apo shtohen shumat e dhëna në të kaluarën në llogaritjen përfundimtare financiare. "Zbatimi i ligjit varet edhe nga aftësia ekonomike e vendit. Kështu amendamenti është më tepër një çështje financiare sesa ligjore ose kushtetuese. Nga pikëpamja kushtetuese ndalimi i diskriminimit duhet të respektohet kur vendoset për modalitete të kompensimit për grupe të ndryshme (në përputhje me nenin 18 të kushtetuttës shqiptare) trajtimi i ndryshëm i atyre personave që kanë humbur jetën ka një justifikim të arsyeshëm dhe objektiv, po ashtu edhe diferencimi mes grupmoshave", thuhet në raport.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i shoqatës së ish të përndjekurve politikë z.Kurt Kola ka theksuar se qeveria dhe ekzekutivi kanë fryrë qëllimisht shifrat e të dëmtuarve nga diktatura për të thënë se kostoja është e papërballueshme.

Sipas praktikës së përdorur në Hungari për një person të vdekur nga diktatura është paguar një shifër e barabartë me rreth 4000 euro.

Sipas vlerësimeve të ndryshme për Shqipërinë kjo shumë ndoshta pritet të jetë edhe më e ulët për shkak të gjendjes financiare të shtetit shqiptar.

Praktika hungareze për dëmshpërblimin

Anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Peter Paczolay ka prezantuar komente për amendamentet në lidhje me ligjin e republikës së Shqipërisë për statusin e ish të përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist. "Është zgjedhur Hungaria, pasi eksperienca e saj është e ngjashme me Shqipërinë. Qeveria shqiptare mund të huazojë dhe të përzgjedhë zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të të përndjekurve", thuhet në raport.

Ata që kanë humbur jetën, 4000 euro

Më 12 maj 1992, parlamenti hungarez miratoi ligjin për kompensimin e personave të cilëve u është hequr jeta dhe liria në mënyrë të kundraligjshme për arsye politike. Sipas ligjit kompensimi u dha për masa të caktuara që kishin sjellë vdekjen ose heqjen e lirisë për një periudhë mbi 30 vjet. Për humbjen e jetës një kompensim prej 1 milionë fiorintash, afërsisht 4000 euro) iu pagua atyre që humbën jetën si pasojë e një dënimi me vdekje miratuar në mënyrë të kundraligjshme nga një gjykatë hungareze. Ligji gjithashtu specifikonte kushtet e kompensimit për humbjen e lirisë.

Kundërshtohet "ligji diskriminues"

Disa kërkues e sfiduan ligjin, sidomos sepse ata pretendonin se ligji specifikonte në mënyrë arbitrare dhe diskriminuese ata të cilët kishin të drejtë të merrnin kompensim. Problemet që dolën nga ky rast ndryshonin nga të gjitha rastet e mëparshme të kompensimit paraqitur më parë në gjykatë, sepse nuk bëhej fjalë për kompensim të humbjes së pasurisë, por për kompensim të dëmit ndaj personit. Gjykata kushtetuese kishte shqyrtuar më parë çështje të ndryshme kompensimi për padrejtësitë e së kaluarës në gjashtë raste. Çështja u ndërlikua më tej, sepse shkeljet në fjalë kishin ndodhur në regjime politike të ndryshme. Në një përgjithësim shumë të gjerë, një regjim i mëparshëm i kryente këto shkelje për shkak të racizmit dhe nacionalizmit, ndërsa regjimi tjetër ndiqte kryesisht motive ideologjike dhe politike. Një vështirësi tjetër qëndron tek çështja si mund të matet me para heqja e jetës dhe lirisë.

Ankesa: Përjashtohen nga kompensimi të vrarët pa gjyq

Kushtetuesja në vendimin e vet shpalli se ky lloj kompensimi nuk mbështetet në një detyrim ligjor që buron nga koha përpara tranzicionit; qeveria kompenson sipas barazisë, kështu që askush nuk ka të drejtë subjektive ndaj kompensimit. Prandaj, Kushtetuesja mbrojti kushtetueshmërisë e parimeve të përgjithsme të procesit të kompensimit, duke përfshirë faktin se legjislativi miraton ligje kompensimi në mënyrë periodike. Shqetësimi kryesor i kërkuesve ishte se ligji e kufizonte mundësinë e kompensimit për ata të drejtat e të cilëve ishin shkelur në mënyrë arbitrare në lidhje me një procedurë penale formale. Një dispozitë e tillë i përjashtonte nga kompensimi ata që ishin vrarë nga autoritetet hungareze pa ndonjë procedurë gjyqësore formale, vrarë ose qëlluar në kampet e punës së detyruar. Për ta korrigjuar këtë mungesë gjykata e detyroi legjislativin që të miratonte një ligj tjetër kompensimi përpara fundit të muajit shtator 1995.

Gjykata kushtetuese i shpalli jokushtetuese dhe i shfuqizoi disa dispozita të veçanta të ligjit. Ligji fillimisht e konsideronte internimin thjesht si një formë të heqjes së lirisë. Prandaj, dispozitat në bazë të të cilave internimi në Gjermani dhe Bashkimin Sovjetik konsiderohej si thjesht heqje lirie, u shpallën jokushtetuese.

Kushtetuesja, rrit numrin e të kompensuarve, pakësohet vlera

Në vijim të vendimit të gjykatës kushtetuese, legjislativi e përfundoi tekstin e projektligjit që ndryshonte ligjin për kompensim dhe përpara votimit përfundimtar, komisioni i përhershëm i të drejtave të njeriut, ia paraqiti Gjykatës kushtetuese për rishikim paraprak. Si rezultat i këtij ndryshimi, legjislacioni duhet ta zgjeronte numrin e personave që kanë të drejtë të marrin kompensim. Nuk do të ishte jokushtetuese që të bëhej një rishpërndarje e buxhetit të përgjithshëm që është caktuar për këtë kompesnim, duke pakësuar kështu shumën e kompensimit fillestar për çdo person.

Po për arsye buxhetore, legjislativi e pakësoi ndjeshëm shumën e kompensimit nga një milion në 30 000 florinta hungareze afërsisht 120 euro.

Legjislativi përcakton shumën e parave

Nuk është jokushtetuese nëse legjislativi përcakton shumën e parave që do të përdoren për kompensim në përputhje me gjendjen financiare të vendit si dhe me përgjegjësi dhe detyra të tjera finanaciare. Sidoqoftë kushtetuta kërkon që nuk duhet të ketë dallime pa arsye thelbësore kur kompensimi jepet për të njëjta dëme. Shuma e kompensimit që paguan shteti duhet të jetë përpjestueshmëri me dëmin që ka shkaktuar terrori shtetëror.

Meqenëse shuma që u është dhënë të vrarëve e viktimave të terrorit shtetëror ishte më e ulët se kompensimi i paguar për burgim, gjykata shfuqizoi dispozitën e kundërshtuar të aktit për buxhetin e vitit 1999. Më tej urdhëroi legjislativin të rishikonte dispozitën dhe të zbatonte një shumë të re me prapavendim, duke përfshirë ata të cilëve u ishin paguar tashmë 30000 fiorinta hungareze.

Gjykata erdhi në përfundmin se meqenëse gjykimi më i rëndësishëm kushtetues në zbatimin e kompensimit personal ishte trajtimi i barabartë bashkë me respektimin e dinjitetit të barabartë të personave, një dispozitë që u ndante 30 000 fiorinta hungareze të afërmve të viktimave të terrorit shtetëror ishte jokushtetues, sepse shuma ishte më e vogël se kompensimi i paguar për burgim të padrejtë.

Shuma e kompensimit për humbjen e jetës nuk është përcaktuar ende. Amendamenti përkatës i ligjit është ende në diskutim.

Të dhënat zyrtare për Shqipërinë

Të pushkatuar me gjyq dhe pa gjyq; 6 017 gjithsej

Të burgosur politikë; 16 000 gjithsej

Të internuar që nga viti 1954 7 000 gjithsej

Të sëmurë psikikë 208 gjithsej

Të vdekur në burg 1 300 gjithsej


temA

Prape nuk permendet burimi i te dhenave?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2004 nė 22:31 Edit Post Reply With Quote
Fatura financiare e dëmshpërblimit, sipas projektligjit të paraqitur në Parlament


Të burgosur që kanë marrë pafajësinë, datë 30.09.1919, 17050 (bazuar në regjistrimet e kompjuterit të I.I.P.P.)

Të ekzekutuar për motive politike 5.400

Të vdekur ndër burgje 900

Gjithsej që kanë marrë pafajësinë 6.300 persona

Pra, 17050 - 6300 - 10750 të burgosur që trajtohen sipas nenit 57 të Kodit Penal. 8 (tetë) miliardë letra me vlerë nuk mund t'i shtohen faturës, mbasi kanë kaluar dhe aprovuar nga Parlamenti dhe ndodhen në Thesarin e Bankës Kombëtare.

Të interesuarit kanë përfituar nga Ligji i Pafajësisë dhe janë konsideruar si të burgosur (gjë që faktohet nga marrja e letrave me vlerë prej tyre, llogaritur në shumën e përgjithshme).

Modalitetet

Të sëmurëve të moshës 65 vjeç e lart t'u jepen lekë njëherësh, 30% të shumës që u takon për të marrë, nën 65 vjeç 20% të shumës përkatëse.

Për të ekzekutuarit dhe të vdekurit ndër burgje, të jepen njëherësh 1.000.000 lekë në dorë.

Pjesa e mbetur për të gjithë, të garantohet me libreza kursimi, me të drejtë tërheqjeje të shkallëzuar mujore, brenda 3 vjetëve nga dita e miratimit të ligjit.

Ish-të dënuarve që kanë abuzuar, duke marrë apartamente që nuk u takonin sipas ligjit t'u zbritet vlera e tyre nga dëmshpërblimi përkatës, që do të verifikohet dhe për këtë ngarkohet Instituti i të Përndjekurve Politikë dhe Enti Kombëtar i Banesave.

Me fillimin e zbatimit të ligjit brenda tre vjetëve paratë që shpenzohen për Institutin e të Përndjekurve Politikë, si dhe 1%-shi të kalojë për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë sipas përkatësisë.

Pasi u konstatuam me përfaqësuesit e disa shoqatave

Një grup deputetësh

Pjetër Arbnori


Disa nga shifrat e genocidit komunist


Pranë I.I.P.P. të bazuar në të dhënat kompjuterike rezultojnë:

1.Grupi A (të pushkatuar) 6.027 persona

2.Grupi Al (të sëmurë psikik) 286 persona

3.Grupi B (të burgosur) 16.585 persona

4.Grupi Bl (të vdekur në burg) 1.065 persona

5.Gjithsej grupi (A + Al) 6.313 persona

6.Gjithsej grupi (B + Bl) 17.650 persona

Gjithsej 91.400 vite burgu








Projektamendamenti "Arbnori"




Neni 1

Paragrafi i dytë i nenit 8, riformulohet si vijon:

Bazuar në Nenin 14 të Konventës Europiane "kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese" për ata persona që nga dhuna e shtetit totalitar, për motive politike, kanë humbur jetën ose janë të sëmurë psikik, t'u jepet trashëgimtarëve të tyre të ligjshëm, një shpërblim i menjëhershëm në të holla në shumën 1 milion lekë.


Neni 2

Neni 9 riformulohet si vijon:

Kompesimi pasuror i ish-të dënuarve që kanë marrë pafajësinë, sipas Ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 dhe që gëzojnë statusin, sipas Ligjit Nr. 7748, datë 29.07.1993, i jepet në lekë çdo ish-të dënuari politik në masën që përcakton Nenin 57 i Kodit Penal në fuqi, duke zbritur nga kjo shumë pjesën e dhënë në formën e letrave me vlerë (pra 3.400 - 330 = 3070 lekë për çdo ditë burg pa faj).


Neni 3

Neni 11 të riformulohet si vijon:

Tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtyre shtesave e ndryshimeve, të fillojë zbatimi i tyre. Dëmshpërblimi të përfundojë brenda tre vjetëve, nga data e miratimit të ligjit.


Neni 4

Pas nenit 11 të shtohet sa vijon:

"Letra me vlerë" të mbetura, të ish-të dënuarve politikë, të kthehen në lekë, me vlerë të barbartë, brenda 3 vjetëve nga data e miratimit të ligjit.


Neni 5

Për zbatimin e këtij Ligji, ngarkohet Ministria e Financave, Banka e Kursimeve dhe Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit, me atë të Drejtësisë si dhe me Shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë.


Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë pas botimin në Fletoren Zyrtare.

RD

NJe artikull me tarallak, kisha kohe pa lexuar?!

A ka njeri qe i shpjegon shifrat?

"Të vdekur ndër burgje 900"

"4.Grupi Bl (të vdekur në burg) 1.065 persona
"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2004 nė 22:33 Edit Post Reply With Quote
Bode: Dëmshpërblimi, detyrim ligjor dhe moral


Vlerësime të Komisionit të Venecias


" Procesi i kompensimit duhet të përfundojë brenda tre vjetësh, nga dita e miratimit të amendamenteve.

" Propozimi për të paguar kompensim me para në dorë dhe për ta përfunduar procesin e kompensimit brenda tre vjetësh, është një ide e justifikuar.

" Propozimi do të përputhej me Deklaratën e Parimeve Bazë të Drejtësisë për viktimat e Krimit dhe Shpërdorimin e Pushtetit (Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 40/34 të 29 nëntorit 1985)".

" Në deklaratë thuhet se viktimat kanë të drejtën e zhdëmtimit të menjëhershëm për dëmin që kanë pësuar dhe se shtetet duhet të përpiqen të japin kompensim financiar.


Qeveria Nano, edhe për ish-të përndjekurit politik po ndjek të njëjtën strategji si me pronarët legjitimë. Për të hedhur poshtë projektamendamentin Arbnori të mbështetur zyrtarisht edhe nga 53 deputetë të të gjitha partive, qeveria po përgatit një draft të vetin në kundërshtim me interesat e ish-të persekutuarve politikë. Është pikërisht kjo një nga kontradiktat me të thella mes përfaqësuesve të kësaj shtrese dhe ekzekutivit, i cili pretendon se fatura financiare e projektligjit për dëmshpërblimin e viteve të burgut është e papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Në këto kushte opozita është deklaruar në mbështetje totale të ish-të përndjekurve politikë, duke vlerësuar karakterin objektiv të ekspertizës të Komisionit të Venecias.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, duke komentuar përgjigjen që vjen nga Venecia deklaroi dje për mediat se: "Sigurisht që Komisioni mi Venecias do të përgjigjej në parim për problemin dhe do të konfirmonte atë që është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë". Nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financës, konkludon që në këtë kuadër përgjigja e Komisionit të Venecias është ajo që pritej ende pa u nisur kërkesa nga kryetari i Kuvendit. Për Boden, ekspertiza që sjell Komisioni i Venecias është një miratim, një aprovim, një e drejtë që i njihet Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për te realizuar kompensimin dhe shpërblimin e kësaj shtrese shoqërore, e cila ka të drejtë në pretendimin e saj ligjor dhe moral.

Komisioni i Venecias, në përgjigje të kërkesës së bërë nga Kuvendi i Shqipërisë shprehet se, "propozimi për të paguar kompensim me para në dorë dhe për ta përfunduar procesin e kompensimit brenda tre vjetësh është një ide e justifikuar… Propozimi do të përputhej me Deklaratën e Parimeve Bazë të Drejtësisë për viktimat e Krimit dhe Shpërdorimin e Pushtetit (Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 40/34 të 29 nëntorit 1985)". Në këtë deklaratë thuhet se viktimat kanë të drejtën e zhdëmtimit të menjëhershëm për dëmin që kanë pësuar dhe se shtetet duhet të përpiqen të japin kompensim financiar. Bazuar në Konventat dhe deklaratat ndërkombëtare, opozita shqiptare është e vendosur të mbështesë pa rezerva ish-të burgosurit politikë në kërkesën legjitime për dëmshpërblimin e viteve të burgut.

H.R


Mediu: Kompensimi i ish-të burgosurve politikë, detyrim kushtetues


- Ç'përbën për kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, përgjigja që vjen nga Komisioni i Venecias për kompensimin financiar të ish-të persekutuarve politikë të regjimit komunist?


Përgjigja që vjen nga Venecia është e qartë. Është detyrim i qeverisë shqiptare që brenda të gjitha mundësive dhe kushteve të buxhetit, në respektim të Kushtetutës dhe të Kodit Penal të kompensojë ish-të persekutuarit politikë. Mendoj që kjo është zgjidhje e detyrueshme për qeverinë shqiptare, duke marrë fund kështu një lojë e gjatë që është bërë me ish-të burgosurit politikë për shkak të konsiderimit të tyre si një kontigjent kundër Partisë Socialiste.

Unë mendoj që ka ardhur koha që Parlamenti shqiptar, në një marrëveshje të plotë me ish-të burgosurit politikë, sepse do të jetë një dëmshpërblim i zgjatur në kohë, duhet ta miratojë këtë projektligj.


- Cili është mendimi juaj për faturën financiare të këtij ligji?


Ky ligj duhet të ketë një faturë financiare të përballueshme brenda respektimit të të drejtës të ish-të burgosurve politikë.

Natyrisht që buxheti i shtetit përcaktohet nga Parlamenti dhe buxheti i shtetit i ka të gjithë parametrat dhe mundësitë për të konsideruar kërkesën e të përndjekurve politikë. Por nëqoftëse flasim për një të drejtë kushtetuese dhe një të drejtë të përcaktuar në ligj, buxheti i shtetit është i detyruar t'i përgjigjet të drejtës kushtetuese apo të drejtës të parashikuar në ligj. Megjithatë unë do të thoja që në përgjithësi ka një ngopje me përgjigje të dyfishta të disa institucioneve, që nga njëra anë u japin të drejtë, në anën tjetër nxjerrin justifikime për papërballueshmërinë e faturës financiare.


- Sipas jush, kush është zgjidhja më e pranueshme?


Logjika është e thjeshtë dhe e saktë: Shqipëria ka ndërmend të respektojë Kushtetutën dhe Ligjin apo do të jetë një shtet ku qeveria vepron sipas asaj që ajo se është më e mira, në përputhje me interesat e veta.

Nëqoftëse respektojmë Kushtetutën dje Ligjin, ish-të përndjekurit politikë duhet që të kompensohen financiarisht. Nga ana tjetër më duhet të theksoj që nuk ka asnjë vend tjetër në botë, ose të paktën në Europën Juglindore që të mund të krahasohet me Shqipërinë, jo vetëm për shkak të izolimit, por edhe për shkak të një represioni masiv që është kryer mbi shoqërinë shqiptare, mbi të përndjekurit politik, mbi familjet e tyre, duke mos konsideruar kështu edhe një element shumë të rëndësishëm që duhet ta ketë parasysh qeveria dhe gjithë shoqëria shqiptare, që kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shumë veprave ekonomike të asaj kohe që kanë qenë pjesë e përfitimit të gjithë shoqërisë shqiptare.




Dashamir Shehi: Venecia, në favor të dëmshpërblimit


- Si e vlerësoni ekspertizën që ka sjellë Komisioni i Venecias rreth projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë?


Komisioni i Venecias nuk ka marrë ndonjë vendim të veçantë për këtë çështje. Ajo që i ka ardhur Kuvendit është një opinion i përgjithshëm, një analizë që i bëhet legjislacionit tonë në raport me legjislacionin europian dhe konventat e ndryshme. Kështu që kush do ta shohë pjesën e keqe, e sheh atë si do, kush do të shohë pjesën e mirë, interpretimi është i lirë. Unë gjykojë që Venecia jep një opinion mbi ligjshmërinë në Shqipëri. Tashmë është detyrë e këtij Parlamenti që të japë interpretimin e duhur në përshtatje me situatën ku ndodhet Shqipëria.


- Megjithatë, përfaqësues të mazhorancës pretendojnë për shifra shumë më të ulëta të faturës financiare, duke marrë si shembull vende të ndryshme të Lindjes?


Çdo vend ka gjetur një zgjidhje sipas rrethanave të veta, mundësive të veta dhe vuajtjes së vet. Këto duhen marrë të gjitha në konsideratë. Unë gjykoj që Shqipëria, pa dyshim për vuajtjen që ka pas, për rrethanat që ka pas duhet të shihet në shifra të tjera. Padyshim që këtu ne do të ndajmë aq mundësi sa kemi. Por sigurisht që mundësia varet nga vullneti politik i këtij Parlamenti.


- A mendoni se Parlamenti do ta kalojë Ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë" më 24 qershor sikurse është planifikuar nga Byroja Parlamentare?


Unë shpresoj se do të kalojë. Edhe njerëzve u bëhet e qartë që ato mundësi financiare që janë dhe unë besoj, se po të gjendet një formulë kompromisi më afatgjatë se trevjeçar, sigurisht të përndjekurit do të kompensohen në mënyrë dinjitoze.


- A ekzistojnë burimet financiare për realizimin e këtij kompensimi?


Po të zgjatet periudha e kompensimit, e pagesës, jo në tre vjet, por në shumë vite më tepër, sigurisht që kjo shtresë mund të jetë e kënaqur.

Përgatiti:

H.RAMA


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2004 nė 22:34 Edit Post Reply With Quote
Përfaqësues të koalicionit qeveritar vazhdojnë ta quajnë të pamundur kompensimin e të përndjekurve

Të përndjekurit, PS shpërfill dhe Venecian

Përgjigjja e Komisionit të Venecias përsa i përket çështjes e dëshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, ka sjellë reagime të ndryshme të politikanëve të të dy krahëve. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh dje se ligji është i qartë dhe se tashmë është në dorë të qeverisë shqiptare që brenda mundësive të respektojë kushtetutën dhe kodin penal për të bërë të mundur dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Sipas tij pas përgjigjes së ardhur nga Komisioni i Venecias, dëmshpërblimi i tyre është dhe zgjidhja e detyruar për këto të fundit. "Ligji është i qartë, është detyrimi i qeverisë shqiptare që brenda të gjitha mundësive dhe kushteve të buxhetit të respektojë kushtetutën dhe kodin penal duke kompensuar ish-të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Mendoj që kjo është zgjidhja e detyruar për qeverinë shqiptare duke marrë fund një lojë e gjatë që është bërë me ish-të përndjekurit politikë", theksoi Mediu. Sipas tij ligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë duhet të ketë një faturë financiare të përballueshme. "Ligji duhet të miratohet dhe të ketë një faturë financiare të përballueshme, por brenda respektimit të të drejtës së ish-të përndjekurve politikë. Kjo faturë financiare duhet të miratohet në bazë të buxhetit të shtetit dhe jo shoqatatave si ka ndodhur deri më tani, kur vitet e fundit është përcaktuar prej vet shoqatave", shtoi Mediu.

Ndërkohë që Ministri i Financave Arben Malaj është shprehur se në praktikën ndërkombëtare ka patur dëmshpërblime në vlefta të ndryshme. Duke theksuar shembullin e Hungarisë, e cila sipas tij ka qenë deri në 120 euro, Malaj shtoi se trajtimi duhet të jetë i barabartë. Sipas tij sa i përket kësaj çështjeje, duhet të ketë një zgjidhje të drejtë dhe të përballueshme financiarisht nga buxheti i shtetit. "Trajtimi për këtë çështje duhet të jetë i barabartë dhe ka dhe diferenca si ato të Hungarisë ku ka qenë deri në 120 euro. Ndaj dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje të drejtë dhe të përballueshme nga ana e buxhetit të shtetit", theksoi Malaj. Ndërsa për Kryetarin e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi në përgjigjen e ardhur nga Komisioni i Venecias theksohen dhe disa praktika, të cilat dëmshpërblimin e kanë konsideruar më shumë si dëmshpërblim moral se sa financiar. Sipas tij në rastin konkret pretendimi i ish të përndjekurve për kompensimin e vuajtjeve të tyre, është më shumë financiar, madje shumë i lartë. "Gjykatat kushtetuese të Hungarisë dhe Lituanisë janë shprehur që kompesimi nuk është një detyrim që duhet ta bëjë patjetër legjislativi apo ekzekutivi, por është një detyrim më shumë moral dhe politik. Kurse me amendamentin aktual p.sh., Arbnori kërkon 300 mijë euro që nuk mund t'i jepen. Pasi në këtë mënyrë i bie që për kompensimin e tyre të punojnë nja dhjetë breza", theksoi Gjinushi. Ndërkohë që kjo çështje pritet të hapë një debat tejet të ashpër gjatë diskutimit që do t'i bëhet në parlament. Ndërkohë ish-të përndjekurit politikë kanë kërkuar që të dëmshpërblehen me 3400 lekë për ditët e burgut që kanë bërë gjatë regjimit komunist.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2004 nė 07:05 Edit Post Reply With Quote
Burgu i ri që propozon Arben Malaj


Astrit PATOZI


Ka disa vjet që ne paguajmë rreth 50 milion dollarë në vit, si pensione apo shpërblime shtesë për kategori të caktuara shoqërore, të cilat Partia Socialiste i konsideron pothuajse të gjithë kontigjente të saj elektorale. E gjithë kjo shumë kolosale është fond ekstra i buxhetit të shtetit.

Në shtatë vjetët e fundit, shuma që përfitojnë veteranët dhe familjet e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare është rritur në mënyrë marramendëse, ndërkohë që për shkak të moshës së tyre të thyer, duhet të ndodhte e kundërta. Rreth 15 milion dollarë në vit i përfitojnë veteranët e vjetër dhe "të rinj", ndërkohë që është pranuar botërisht se shifrat e 28 mijë dëshmorëve dhe 70 mijë partizanëve kanë qenë gënjeshtra të trasha të regjimit të Enver Hoxhës.

Këto janë para të taksapaguesve shqiptarë, shumicës së të cilëve u dhemb më shumë mungesa e shpresës për të ardhmen pas këtij tranzicioni të vështirë të vendit, sesa plagët e dikurshme të heronjve apo viktimave, shumica e të cilëve kanë mbyllur sytë në shtretër të butë apo po ngrysin ditët e tyre të fundit, pasi nuk i kanë lënë gjë mangut kësaj jete. E megjithatë, ndonëse kjo është një shifër e tmerrshme për buxhetin modest të një shteti të vogël dhe njëkohësisht të dobët, opozita nuk është se e ka ngritur ndonjëherë zërin fort, që ky abuzim i pastër me paratë e shtetit, për qëllime të mirëfillta politike, të reduktohej disi, pasi për të ndalur as që bëhej fjalë. Në qëndrimin e saj, Partia Demokratike ka pasur parasysh respektin e të gjitha vlerave, kontributeve të individëve dhe grupeve të caktuara sociale gjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së saj, ajo ka bërë kujdes që të mos krijoheshin diferenca në trajtimin e veteranëve të Luftës dhe ish-të përndjekurve politikë. Dhe ka bërë mirë.

Por dje, ne pamë ministrin e Financave, Arben Malaj, i cili gati sa nuk përlotej nga dhimbja për "dëmin" që mund t'i shkaktonin buxhetit të shtetit paratë e mijëra vite burg që kanë bërë ish-të përndjekurit politikë. Ai na dha dy shifra, njëra më qesharake se tjetra, 2 milion dhe 7 milion dollarë në vit, dhe për këtë përdridhej nga marrazi, sikur t'i kishte para të lëna trashëgim nga gjyshi i vet, që duhet t'ua ndante lypsarëve, pa dëshirën e vet. Skema e qeverisë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, si asistencë mujore, shumë më e ulët edhe se pensioni minimal, është sa poshtëruese, aq edhe irrituese. Ajo tregon për natyrën e theksuar klasore të kësaj administrate, që më shumë sesa respektin për luftën apo punën e dikurshme të disa veteranëve, e ka hallin tek shpërblimi material për votën pro Partisë Socialiste, që japin disa plantacione elektorale të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo më shumë se sa një turp, është një padrejtësi e tmerrshme.

Kjo shoqëri, që po përpiqet me të gjitha forcat të harrojë 50 vjetëshin më të zi të historisë së vet, u ka më shumë borxh viktimave të panumërta të diktaturës, të cilët u dënuan nga armiqtë e lirisë, sesa shumicës së persekutorëve të tyre, që janë rregulluar të futen në listat e kontigjenteve që trajtohen me pensione shtesë. Por që të mos mbeteshim pengje të së kaluarës, të paktën duhet të gjenim një minimum balance, për të mos lejuar kontraste të tilla, që të bëjnë të ulërish.

Arben Malaj, ndonëse ka lindur pas gjysmës së dytë të shekullit 20, madje dhe pas prishjes së Enverit me Bashkimin Sovjetik, na tregoi se për të dhe për qeverinë e partisë së tij, të burgosurit e ndërgjegjes kanë mbetur njësoj "armiq", si në kohën që Hoxha i dënonte me nenin 55.

Opozita duhet të mbështesë fort kërkesat e drejta të ish-të përndjekurve politikë, jo se disa prej tyre mund të votojnë për të në zgjedhje, por për shkak se ata njerëz të shumëvuajtur janë viktima recidive, në një kohë kur burgu i Spaçit nuk ekziston më dhe kur qeveria e Tiranës pretendon se Shqipëria është vend demokratik që ka lënë pas diktaturën.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2004 nė 07:29 Edit Post Reply With Quote
QEVERIA: NUK KA FONDE PER DEMSHPERBLIMIN E ISH-TE PERNDJEKURVE (2)

Demshperblimi i ish te perndjekurve politike nuk eshte vetem nje ceshtje financiare. Duket se nje pengese e madhe per zgjidhjen e problemit qe ka shkaktuar edhe konfliktin politik me te madh aktualisht, eshte edhe percaktimi i numrit te te persekutuarve nga regjimi komunist. Keshtu Ministria e Drejtesise ka nxjerre nga regjistrat rreth 10 mije, ndersa shoqatat e te perndjekurve pretendojne se jane 23 mije. “Mbetet nje kontradikte shume e madhe dhe prej kesaj rrjedhin shume veshtirese ne perllogaritjen e sakte te fatures financiare per demshperblimin e te perndjekurve”, thote ministri i Financave Arben Malaj. Eshte parashikuar nga kjo ministri qe per te burgosurit qe ndodhen ne listen e Ministrise se Drejtesise te jepet nje shperblim mujor i cili varion sipas viteve te burgut. Shperblimi nis prej 1 mije leke te reja ne muaj deri ne 5 mije, per familjaret e te pushkatuarve. Harku kohor i shperblimit do te shtrihet ne nje periudhe 10 deri ne 15 vjet. Nga ana tjeter shoqatat e ish-te perndjekurve e quajti turp propozimin e qeverise, duke bere thirrje te rregullohen shifrat pasi ato jane persekutuese. Ata thone se shperblimet jane qesharake perballe vuajtjeve dhe punes se papaguar qe kane bere ata per vite me rradhe. Komisioni i ligjeve, i cili degjoi palet ra dakord ne parim qe demshperblimi te realizohet por nuk u mor me sqarimin e numrit te perfituesve nga ky proces. Megjithate ndryshimi i i madhe i shifrave rrezikon qe pjesa me e madhe e atyre qe pretendojne se perfitojne per vitet qe kane kaluar ne burg, te mos marrin asgje.


top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2004 nė 07:30 Edit Post Reply With Quote
Julian Llupo - 23/06/2004

Ish-të përndjekurit, ja shpërblimi për vitet e burgut

Ministri i Financave Arben Malaj ka paraqitur dje në komisionin e ligjeve skemën e shpërblimit për ish – të përndjekurit politikë


Rreth 70 për qind e ish-të përndjekurve politikë do të përfitojnë një pagesë mujore prej 1500 lekë në muaj, shifër kjo e llogaritur në bazë të viteve të burgut që kanë vuajtur gjatë sistemit komunist.
Shpërblimi për të gjithë këtë shtresë të dënuar padrejtësisht të shoqërisë shqiptare varion nga 1000 deri në 5000 lekë në muaj. Shuma me të cilën do të trajtohen këta persona varet nga kohëzgjatja e burgut që ata kanë bërë. Shuma minimale prej 1000 lekësh të reja në muaj do të jetë shpërblimi që do të marrin ish – të përndjekurit që kanë bërë një deri në pesë vjet burg. Kjo shumë rritet me pesë mijë lekë për çdo pesëvjeçar shtesë që kanë kaluar në burg ish – të përndjekurit. Shuma prej 5000 lekësh në muaj është vendosur për familjet e të pushkatuarve për shkaqe politike, shumë kjo e barabartë me atë që është përdorur për shpërblimin e familjeve të dëshmorëve.


Shpërblimi i të përndjekurve në bazë të mundësive financiare të buxhetit të shtetit
Pas konsulencës së dhënë nga ana e Komisionit të Venecias, qeveria shqiptare ka shprehur edhe parimin kryesor që do të ndiqet gjatë procesit të dëmshpërblimit të ish – të përndjekurve. Kështu, dëmshpërblimi për ish – të përndjekurit do të jetë i reduktuar në një masë të tillë që të garantojë ecurinë e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në vend. Në bazë të këtij parimi ministri i Financave Arben Malaj ka paraqitur dje në komisionin e ligjeve skemën e shpërblimit për ish – të përndjekurit politikë. Kjo skemë parashikon një shpërblim për ish – të përndjekurit që shkon në rreth 200 milionë lekë në vit. Malaj e ka vlerësuar si të pamundur për buxhetin e shtetit që të arrihet të përballohet një shumë më e madhe se kjo shumë që Ministria e Financave ka paraqitur për miratim në Parlament. Ministri ka deklaruar dje para komisionit të ligjeve se në hartimin e skemës së financimit të ish – të përndjekurve është marrë parasysh edhe eksperienca e vendeve të tjera që kanë pasur eksperienca të ngjashme.


Numri i ish – të përndjekurve politikë në dy versione të ndryshme
Shoqatat e ish – të përndjekurve politikë dhe Ministria e Drejtësisë japin shifra të ndryshme për sa i përket numrit të ish – të përndjekurve gjatë sistemit komunist. Sipas të dhënave të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, numri i të përndjekurve gjatë sistemit komunist është rreth 23 963 vetë, ndërsa sipas Ministrisë së Drejtësisë numri total i të përndjekurve politikë është 9 807 vetë. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së ish – të Përdjekurve, ulja e numrit të përndjekurve me 14 156 persona bëhet në mënyrë të qëllimshme nga ana e qeverisë për të ulur në këtë mënyrë sa më shumë që të jetë e mundur kompensimin financiar për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare. Në bazë të numrit të të përndjekurve që ka paraqitur Ministria e Drejtësisë buxheti i shtetit pritet që të përballet me një kosto shtesë prej 204 milionë lekësh, ndërsa në bazë të numrit të ish-të përndjekurve që ka paraqitur shoqata për integrim buxheti i shtetit duhet që të përballojë një kosto shtesë prej 686 088 000 lekësh për çdo vit.



Kompensimet që janë dhënë për ish – të përndjekurit politikë gjatë perudhës 1993 – 1997


1. Kompensim financiar për ditët e burgut ……………………………… 2. 225 milionë lekë
2. Letra me vlerë privatizimi……………………………………………… 17.500 milionë lekë
3. Të drejta studimi……………………………………………………………..995 copë
4. Blerje/ndërtim banesash……………………………………………………1776 banesa

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2004 nė 09:14 Edit Post Reply With Quote
Qeveria, vetëm 2 lekë për ditë burgu


Qeveria socialiste në vitin 2004 kërkon t’u japë si dëmshpërblim ish-të dënuarve politikë vetëm 2 lekë për ditë burgu.


- Për periudhën 1993-’97, rreth 20% e buxhetit të shtetit ishte destinuar pikërisht për asistimin e shtresës së ish-të dënuarve politikë.


- Fatos Nano, me tre vjet burg, është shpërblyer 90 herë më shumë se sa dëmshpërblehet një i burgosur politik në regjimin komunist.


Bode: «Kryeministrit i mjaftuan vetëm tre vjet burg për të blerë tre kate pallatesh, për t’u akomoduar në qendër të Tiranës, kurse një njeri që ka vuajtur 30 vjet në burg të Spaçit, sipas skemës së qeverisë, nuk mund të blejë vetëm një dhomë 3x3 në qendër të Tiranës».


- Qeveria, 200 aviatorëve u jep shtesë pensioni një shpërblim me kosto vjetore prej 220 milion lekë, e cila ishte jashtë skemës së buxhetit, ndërsa shtresës më të gjerë shoqërore siç janë ish-të dënuarit politikë, u jep 204 milionë lekë!




Partia Demokratike ka kundërshtuar skemën financiare për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist të paraqitur dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë nga ministri i Financave, Arben Malaj, duke e vlerësuar atë si një skemë qesharake dhe diskriminuese.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, tha dje për mediat se me paraqitjen e kësaj skeme dëmshpërblimi, qeveria tregon se i mungon tërësisht vullneti politik për të ndërmarrë një akt, i cili do t’i jepte fund një padrejtësie historike.

Për deputetin demokrat, «vetë fakti që diskutimi i këtij ligji në Komisionin e Ekonomisë kërkoi plot 2 vjet e gjysëm për t’u futur në rendin e ditës, është dëshmi e vullnetit politik që ka shumica për të konsideruar trajtimin e një shtrese të caktuar shoqërore, e cila për rreth 30 vjet të regjimit komunist u bë pjesa më përfaqësuese dhe emblematike e rezistencës ndaj diktaturës, si dhe e luftës për të Drejtat themelore të Njeriut».

Duke komentuar skemën e paraqitur nga ministri socialist Arben Malaj, ish-ministri demokrat Bode tha se, "ajo që prezantohet nga ana e ministrit është një zhgënjim i madh, sado që për ne nuk përbën ndonjë habi për faktin se i njohim se kush është në qeveri». Siç komentoi Bode, «ne e prisnim një qëndrim të tillë ndaj një shtrese, e cila nuk ka qenë pajtuar kurrë me sistemin komunist». Bode akuzoi shumicën socialiste në Parlament për qëndrim klasor ideologjik ndaj kundërshtarëve të tyre politikë. Me sa duket, u shpreh Bode, "për vetë dimensionet që pati shumica e sotme, në vijmësi të sistemit të kaluar, mbetet i natyrshëm një qëndrim i tillë aspak pajtues, aspak realist në raport me një shtresë, e cila luftoi deri në fund për idealet e Perëndimit, ekonomisë së tregut dhe demokracisë, kundër një sistemi diktatorial, i cili e përçudnoi deri në ekstrem kombin gjatë 50 vjetëve të shkuara më shumë se në çdo etapë të historisë së tij mijëravjeçare.

Sipas Bodes, «ajo që dallon së pari në atë që deklarohet si skemë, është kapërcimi nga ideja dhe kërkesa për dëmshpërblimin e njerëzve që janë dënuar dhe persekutuar, që janë detyruar të punojnë në miniera dhe kërkesës legjitime të tyre për t’u shpërblyer për punën e papaguar, jo për trajtimin dhe përçudnimin çnjerëzor që u është bërë nga regjimi komunist». Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Bode, u shpreh në vijim se «ministri kërkon ta kalojë çështjen me një skemë të asistimit".

Megjithatë asistimi i kësaj shtrese, sipas Bodes, do të duhej të kishte të tjera përmasa dhe të tjera aspekte, të cilat u vërejtën në fazën e parë të tranzicionit në Shqipëri, por që u ndërprenë përfundimisht pas vitit 1997. «Në mënyrë më të dukshme, unë dua të rimarr idenë se, nëse ka një predispozicion pozitiv në raport me këtë shtresë shoqërore, mundësitë financiare të vendit ekzistojnë», deklaroi Bode. Për këtë, Bode solli si shembull periudhen ‘93-’97, ku sipas shifrave që sjell qeveria e sotme del se janë 16 miliard lekë të reja që u janë akorduar ish-të dënuarve, duke përjashtuar letrat e privatizimit, duke marrë vetëm banesat dhe kompensimin financiar për ditët e burgut si dhe bursën, me një vlerë prej 16 miliard lekësh të reja. Kjo do të thotë, sipas Bodes, se për nivelin mesatar të buxhetit të periudhës 1993-’97, rreth 20% e buxhetit është destinuar pikërisht për asistimin e kësaj shtrese. «Nëse kjo skemë do të ecte njësoj, në të njëjtën periudhë në vitet 1997-2000, sot do të ishin akorduar për këtë shtresë 80 miliard lekë të reja. Çfarë do të bënte të panevojshëm diskutimin e këtij ligji, sepse e gjithë fatura që u përmend shkon diku në 25 miliard sipas llogaritjes së qeverisë aktuale». Kjo sipas nënkryetarit të Komisionit të Ekonomisë «është një skemë tërësisht e realizueshme nga ana financiare».




Persekutori Aranit Çela u dëmshpërblye 100 herë më shumë


Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ridvan Bode, akuzoi qeverinë socialiste se po i trajton me standarte të ndryshme shtresa të ndryshme shoqërore në Shqipëri dhe pikërisht ish-të dënuarit politikë dhe persekutorët e tyre.

Sipas Bodes, «vetë diskriminimi që i bëhet kësaj shtrese, dëshmon edhe një herë se kjo shtresë për qeverinë shqiptare aktuale nuk është një shtresë në nevojë që duhet ndihmuar, por është akoma një shtresë që meriton një ndëshkim të mëtejshëm». Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, "vetë propozimi i shifrave qesharake për t’i asistuar e dëshmon këtë, që dëmshpërblimet janë në raportin 1 me 90 në krahasim më atë që kanë marrë ish-persekutorët e tyre".

Për shembull tha Bode, «Fatos Nano, me tre vjet burg, është shpërblyer 90 herë më shumë se sa dëmshpërblehet një i burgosur politik në regjimin komunist. I mjaftuan vetëm tre vjet burg Fatosit për të blerë tre kate pallatesh për t’u akomoduar në qendër të Tiranës, sipas deklarimit që ka bërë vetë ai, kurse një njeri që ka vuajtur 30 vjet në burg sipas skemës suaj, nuk mund të blejë vetëm një dhomë 3x3 në qendër të Tiranës».

Bode u shpreh në vazhdim se, «persekutori i tyre, Aranit Çela, është dëmshpërblyer me 100 herë më shumë për një ditë burg, se sa ata që i persekutoi, që i mbajti 30 vjet në burg në kushte çnjerëzore».

«Pra, këtu del, vijoi Bode, se ka mungesë të vullnetit dhe nuk ka trajtim të barabartë të njerëzve para ligjit, prandaj do të thosha se PS, duke paraqitur këtë ligj, vetëm sa ka larë duart, duke shënuar një ndëshkim të ri për këtë shtresë». Bode, duke iu drejtuar socialistëve, u tha atyre se, «është e drejta juaj që të mos pranoni kategorisht t’i dëmshpërbleni, por është qesharake që në të njëjtin vit mbahen qëndrime të ndryshme për shtresa në nevojë».

Për shembull, tha më tej Bode, «kohë më parë kemi miratuar vetëm një shtesë pensioni për aviatorët që janë diku 200 apo 300 vetë, një shpërblim me kosto vjetore që shkon në 220 milion lekë, e cila ishte jashtë skemës së buxhetit, ndërsa shtresës më të gjerë shoqërore ju doni t’i jepni 204 milionë lekë, ndërsa 300 aviatorëve 220 milion lekë po në këtë buxhet. Kjo është qesharake, diskriminuese dhe jo serioze».

PD dhe opozita e kanë kundërshtuar skemën e qeverisë, e cila i ngjan një sistemi asistence që shkon nga 1000-5000 lekë në muaj, deri në fund të jetës së tyre.

Siç është bërë e njohur nga ministri i Financave, Malaj "kuota mujore e shpërblimit përfitohet gjatë gjithë periudhës, duke grupuar të përndjekurit politikë 1-5 vjet, 5-10 vjet, 10-15 vjet, 15-20 dhe 20-30 vjet dhe të pushkatuar që, sipas tij, janë grup i veçantë. Tarifa mujore, e cila fillon për 1-5 vjet një mijë lekë në muaj, 5-10 vjet 1500 lekë në muaj dhe vazhdon tek të pushkatuarit që janë barazuar me statusin e familjes së dëshmorit", u shpreh ministri Malaj në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas tij, "kjo skemë mund të funksionojë nga 10-15 vjet minimalisht, çka do të thotë se ajo që do të paguhet nga buxheti i shtetit, shkon deri 20 milion dollarë".

Në fund, nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Bode, u tha deputetëve socialistë se «ju keni votat e nevojshme dhe mund të bëni si të doni, por ky qëndrim që po mbani është i turpshëm dhe plot urrejtje ideologjike».

M.Buçpapaj

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2004 nė 09:16 Edit Post Reply With Quote
Beja: Qeveria "Nano" financon luftën e klasave në Shqipëri


Shifrat që parashikon skema e ministrit Malaj, janë vërtet qesharake. Mjafton të krahasojmë shifrat e vlerës që ka marrë Fatos Nano për çdo ditë burgu dhe vlera që përfiton sipas kësaj skeme të qeverisë një ish-i burgosur politik për një vit dhe jo për një ditë, për të konkluduar se çfarë krahasimi qesharak bëhet


Nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ligjeve dënon qëndrimin absurd që mban mazhoranca socialiste dhe qeveria e saj lidhur me projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë. Nisur nga skema qesharake që prezantoi dy ditët e fundit ministri i Financave, Arben Malaj, në komisionet parlamentare të Ligjeve, Ekonomisë e Financave, Beja argumenton se "me politikën që po ndjek qeveria, vazhdon të financojë luftën e klasave në Shqipëri, sepse njërës palë i jep ndihmë financiare, palës tjetër nuk i jep". Deputeti demokrat Beja konkludon se shifrat që sjell ministri i Financave, janë dëshmi e qartë se përse qeveria deri tani nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk ka ardhur me një faturë të qartë financiare.

"Shifrat që parashikon skema e ministrit Malaj, janë vërtet qesharake. Mjafton të krahasojmë shifrat e vlerës që ka marrë Fatos Nano për çdo ditë burgu dhe vlera që përfiton sipas kësaj skeme të qeverisë një ish-i burgosur politik për një vit dhe jo për një ditë, për të konkluduar se çfarë krahasimi qesharak bëhet", thekson Beja. Sekretari demokrat për Burimet Njerëzore e konsideron të qëllimtë edhe ardhjen e ministrit të Financave në komisionet e përhershme të Kuvendit, me të dhëna të bazuara mbi informacionet e marra nga Ministria e Drejtësisë, të cilat janë tërësisht të ndryshme nga ato të shoqatave dhe nga ligji që është miratuar nga Parlamenti, për përcaktimin e personave me status sipas kategorive të ndryshme, gjë që e redukton shumë numrin e personave që përfitojnë sipas projektligjit.

Këtu, sipas zotit Beja, luhet përsëri me shifrat, sepse Ministria e Drejtësisë në njoftimin në shkresën e saj zyrtare flet për të dënuar mbi bazën e vendimeve penale të gjykatave, ndërsa dihet që në kohën e Enver Hoxhës ka patur shumë të pushkatuar pa vendime gjykate. Kuptohet që për këta të pushkatuar ose të tjerë që kanë qenë të burgosur në mënyra abuzive, ka lista me të burgosur nëpër burgjet, ka të vrarë, të cilëve edhe sot nuk u gjenden eshtrat dhe gjendja për të cilën flasin qeveritarët ka një dallim të madh midis realitetit dhe shifrave që përdor ministri Malaj.

"Është normale që qeveria të konsultojë me palën e interesuar sa herë që del një ligj. Në gjithë vendet demokratike sa herë që del një ligj, dëgjohen paraprakisht palët e interesuara para se të miratohet ligji", thekson Beja. Ndoshta edhe për këtë arsye, opozita ka kërkuar që të shtyhej diskutimi, pasi deputetët ishin të papërgatitur, sepse vetëm para dy ditësh erdhën shifrat nga ministritë përkatëse.

"Ne i morëm ato letra, reaguam aty, por në çdo rast qeveria ka refuzuar që të ulet në tryezë dhe të bashkëbisedojë me shoqatat, pra me palën e interesuar, për të ballafaquar variantet e secilës palë dhe të gjendet se ku qëndron e vërteta, dhe ku duhet bërë lëvizja", thekson Beja. Sipas tij, qeveria ka refuzuar ta bëjë këtë, edhe pse shoqatat kanë ndryshuar shifrat, kanë ndryshuar qëndrimin, kanë reduktuar numrin e parave të kërkuara, duke bërë ndryshime të dukshme në variantin që deputetët kanë sjellë në Parlament. Gjithsesi, nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ligjeve konkludon se sjellja me aq vonesë e skemës nga qeveria, bëhet që të sabotohet miratimi në Parlament më 24 qershor, sikurse ishte planifikuar në kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit.

"Ne kemi deklaruar që shifrat janë qesharake dhe se nuk ka krahasim midis asaj që ka marrë Fatos Nano për një ditë burgu dhe asaj që jep qeveria "Nano" për një vit për një ish-të burgosur politik të diktaturës. Në këtë mënyrë, qeveria nuk pasqyron një qëndrim të ekuilibruar, të matur, në përputhje me të drejtën që ka ky kontigjent i popullsisë, por dhe në përputhje me mundësitë që ka shteti shqiptar", konkludon Beja. Nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ligjeve thekson se është e domosdoshme që qeveria shqiptare të respektojë Kushtetutën dhe Kodin Penal të Shqipërisë, që përcaktojnë pafajësinë e një personi, i cili ndëshkohet në mënyrë të kundraligjshme dhe merr dëmshpërblimin për dëmin që ka pësuar.

H.RAMA


Ish-të burgosurit politikë, sot, në protestë para Parlamentit


Shoqata Kombëtare për Integrimin e Ish-të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë të regjimit komunist ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të fuqishme sot paradite në sheshin para selisë së Kuvendit. Në aktivin e zgjeruar të Degës së Tiranës të kësaj shoqate, kryetari Adem Allçi u bëri thirrje bashkëvuajtësve nga të gjitha rrethet e vendit që të mblidhen sot paradite në një protestë paqësore para Parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë së mashtrimit.

"Ne nuk do të ndalemi para asnjë presioni dhe do të kundërshtojmë me të gjitha format e mjetet demokratike skemën qesharake që paraqet ministri i Financave, Arben Malaj, për dëmshpërblimin e vuajtjeve tona gjatë viteve të burgjeve të diktaturës", deklaroi Adem Allçi. Kreu i Shoqatës Kombëtare për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë theksoi se, nëse nuk aplikohet e njëjta skemë dëmshpërblimi siç aplikoi Fatos Nano për të shpërblyer veten për burgun e tij, atëherë do të jenë ata që do ta largojnë këtë qeveri banditësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Edhe kryetari i Degës së Tiranës të kësaj shoqate, Tanush Kaso, u shpreh për domosdoshmërinë e një qëndrese të fuqishme të bashkëvuajtësve, për ta detyruar këtë qeveri të korruptuar e të papërgjegjshme që të përmbushë detyrimin ligjor dhe kushtetues për dëmshpërblimin e viteve të burgut.

Protesta e sotme para Parlamentit pritet të shënojë një etapë të re të radikalizimit të qëndrimeve të ish-të persekutuarve politikë. Ata shpresonin që më në fund, pasi erdhi dhe ekspertiza e Komisionit të Venecias, mazhoranca do të reflektonte dhe të legjitimonte kompensimin vleror të punës së papaguar në burgjet e diktaturës, por mbetën të zhgënjyer, ndaj dhe kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos i ndalur protestat, deri në realizimin e dëmshpërblimit.

H.R

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7562559 sekonda, 49 pyetje