Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Dėmshpėrblim apo shpėrblim i dėmshėm
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2004 nė 07:06 Edit Post Reply With Quote
Ligji i të përndjekurve u kalon komisioneve

Ashtu siç pritej parlamenti ka shtyrë sërish dje projektligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Arsyeja e shtyrjes së këtij projektligji e paraqitur dhe nga kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi ka qenë fakti se komisionet parlamentare nuk e kanë përfunduar akoma punën e tyre të diskutimit të projektligjit në fjalë. Gjatë seancës së djeshme, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë, deputeti demokrat Pjetër Arbnori ka kërkuar nga deputetët e pranishëm në sallë që të miratonin ligjin në fjalë pasi, sipas tij, një gjë e tillë është detyrim i kushtetutës dhe më konkretisht i nenit 44 të saj. Sipas Arbnorit në të vërtetë nuk ka pse përdoret një ligj i veçantë, sepse dhe presidenti i fundit i diktaturës komuniste si dhe prokurori komunist kanë marrë shpërblimin e burgut të tyre në bazë të këtij neni dhe me nenin 54 të kodit civil dhe se shpërblimi që ata kanë marrë, ka qenë shumë herë më i madh se sa është parashikuar për të përndjekurit. "Ne nuk kemi kërkuar paratë e askujt por djersën tonë, gjakun tonë që kemi derdhur në miniera dhe në këneta. Dhe me këto para nuk kemi kërkuar që të bëhemi të pasur, sepse ne nuk na kthehet më rinia", theksoi deputeti Arbnori. Ndërsa përsa i përket skemës së përdorur nga ana e qeverisë, Arbnori shtoi se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje që i bëhet kësaj shtrese. Një fakt të tillë Arbnori e argumenton me faktin se për të njëjtën çështje janë përdorur dy sasi shumë të ndryshme dëmshpërblimi. "Përgjigjja dhe skema që jep qeveria është për t'u tallur me këtë shtresë të përvuajturish. Dhe nëse për të njëjtën gjë përdoren dy mënyra dëmshpërblimi siç është rasti i kryeministrit, krahasuar me tonin, atëherë mund të thuhet se kushtetuta është hipokrizi ndërsa kodi penal mashtrim", shtoi Arbnori. Ndërkohë zëvendëskryeministri, Namik Dokle theksoi se qeveria është e përgatitur dhe se për dëmshpërblimin e kësaj shtrese është paraqitur dhe skema në komisionet parlamentare. Sipas tij duke filluar nga viti i ardhshëm kjo shtresë do të ketë një zë në buxhetin e shtetit. Përballë kërkesës së grupeve parlamentare për ta shtyrë për javën e ardhshme Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, është shprehur se pavarësisht faktit se projektligji në fjalë ka dy vjet që pret për të kaluar në seancë, atëherë le të shtyhet për javën e ardhshme. Në këtë mënyrë sipas tij do të vihet në dukje mbajtja e premtimeve nga ana e mazhorancës. Projektligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve pritet të kalojë në seancë javën e ardhshme.

temA

Arbnori ka absolutisht te drejte!

A eshte qendrimi i partive te djathta njesoj?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2004 nė 07:21 Edit Post Reply With Quote
Ish-të përndjekurit i zënë rrugën Moisiut


Tre shoqatat e ish-të dënuarve të diktaturës kanë paralajmëruar dje se nuk do të pranojnë një ligj diskriminues dhe një shpërblim qesharak, siç parashikon të realizojë PS


Tre shoqatat e ish-të dënuarve të diktaturës kanë paralajmëruar dje se nuk do të pranojnë një ligj diskriminues dhe një shpërblim qesharak, siç parashikon të realizojë PS me nga 2 lekë për ditë burgu. Disa qindra protestues kanë protestuar dje para selisë së Kuvendit, ndërkohë që në seancë plenare pritej të diskutohej Ligji "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë". Por protestuesit janë irrituar më shumë edhe nga mbërritja pranë protestës e Presidentit Moisiu. Ata i kanë zënë rrugën Moisiut, ndërsa ky i fundit po futej në zyrat e Komunitetit Muslyman për të shprehur ngushëllime për vdjekjen e Haxhi Hafiz Sabri Koçit. Ata i kanë kërkuar Presidentit të reagojë lidhur me çështjen e dëmshpërblimit të tyre.

Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish-të Dënuarve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë, të cilat ishin edhe organizatore të protestës, në një deklaratë për shtyp shprehen se askush nuk mund të luajë me jetën, gjakun dhe djersën e tyre. Ata deklarojnë se gjatë 46 vjetëve të regjimit komunist kanë kontribuar për rritjen e pasurisë kombëtare të shqiptarëve dhe tani kërkonin dëmshpërblimin e tyre, mbështetur në ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Në deklaratë thuhet se ish-të dënuarit nuk do të ndërprisnin protestat, deri në përmbushjen e dëmshpërblimit të vërtetë.

Sipas ish-të dënuarve, "vetë propozimi i shifrave qesharake për t'i asistuar të dënuarit në raportin 1 me 90, në krahasim më atë që kanë marrë ish-persekutorët e tyre, është i papranueshëm". Për shembull, shprehen ish-të persekutuarit, "Fatos Nano, me tre vjet burg, është shpërblyer 90 herë më shumë se sa dëmshpërblehet një i burgosur politik në regjimin komunist. I mjaftuan vetëm tre vjet burg Fatosit për të blerë tre kate pallatesh për t'u akomoduar në qendër të Tiranës, sipas deklarimit që ka bërë vetë ai, kurse një njeri që ka vuajtur 30 vjet në burg sipas skemës suaj, nuk mund të blejë vetëm një dhomë 3x3 në qendër të Tiranës". Deklarata shprehet në vazhdim se, "persekutori ynë, Aranit Çela, është dëmshpërblyer me 100 herë më shumë për një ditë burg, se sa ata që i persekutoi, që i mbajti 30 vjet në burg në kushte çnjerëzore". "Pra, këtu del, vijoi deklarata, se ka mungesë të vullnetit dhe nuk ka trajtim të barabartë të njerëzve para ligjit, prandaj do të thotë se PS, duke paraqitur këtë ligj, vetëm sa ka larë duart, duke shënuar një ndëshkim të ri për të gjithë ne".

M.B


Shtyhet diskutimi i projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë


Ligji "Për të përndjekurit", 2 vjet në zyrën e Pëllumbit


Arbnori: "Ne nuk kërkojmë dëmshpërblimin për t'u bërë të pasur, sepse asgjë nuk mund të rikthejë rininë tonë dhe shpirtin e kallur vuajtjeve, por kërkojmë respektimin e ligjeve në fuqi, kërkojmë zbatimin e nenit 44 të Kushtetutës, zbatimin e nenit 57 të Kodit Penal"


Projektligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të kohës së diktaturës është shtyrë përsëri për të enjten e ardhshme, me pretekstin se projektligji nuk mund të votohej pa përfunduar më parë diskutimin në komisione. Gjatë zhvillimit të seancës së djeshme, një grup ish-të përndjekurish kanë protestuar para selisë së Parlamentit.

Nënkryetari i Grupit parlamentar i PD-së, Pal Dajçi, akuzoi socialistët se nuk kishin vullnet politik për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Sipas Dajçit, vetë fakti i lënies së projektligjit në fund të rendit të ditës apo si çështje e fundit e seancës plenare, tregon injorimin që ish- komunistët në fuqi po i bëjnë shtresës së ish-të dënuarve politikë. Dajçi bëri thirrje për reagim serioz të deputetëve socialistë gjatë ridiskutimit në komisionet e Ekonomisë dhe të Ligjeve.

Kryetari i Komisionit të të Drejtave të Njeriut, Pjetër Arbnori, ish-i dënuar i ndërgjegjes për rreth 30 vjet, tha se "ne nuk kemi kërkuar paratë e askujt, kemi kërkuar djersën tonë, mundin tonë, gjakun tonë të derdhur në miniera dhe tunele, nëpër kanale dhe diga, nëpër ndërtime veprash si hidrocentrale dhe kantiere".

Arbnori, i cili gjatë dy vjetëve të fundit ka bërë përpjekje të mëdha për arritjen e një konsensusi politik për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të diktaturës, tha në vazhdim se, "ne nuk kërkojmë dëmshpërblimin për t'u bërë të pasur, sepse asgjë nuk mund të rikthejë rininë tonë dhe shpirtin e kallur vuajtjeve, por kërkojmë respektimin e ligjeve në fuqi, kërkojmë zbatimin e nenit 44 të Kushtetutës, zbatimin e nenit 57 të Kodit Penal". Arbnori u shpreh më tej se po flitet nëpër dhëmbë për një shtesë simbolike në pension për ata njerëz që janë të vdekur të pakallur dhe kjo është një tallje e vërtetë.


Të persekutuarit, jashtë shtesës së re të buxhetit të shtetit


Çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë është trajtuar nga deputetët e opozitës edhe gjatë diskutimit të Ligjit "Për shtesat në buxhetin e shtetit për vitin 2004". Ata e kanë kundërshtuar faktin se në fondin prej 13 miliard lekësh të reja, të përfituara nga shitja e Bankës së Kursimeve, nuk është parashikuar asgjë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve apo të ish-pronarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, tha përsëri se skema financiare e paraqitur për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të diktaturës është qesharake dhe gjatë kësaj jave që kemi përpara duhet rikonsideruar nga qeveria. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ridvan Bode, tha se me paraqitjen e kësaj skeme dëmshpërblimi, qeveria tregon se i mungon tërësisht vullneti politik për të ndërmarrë një akt, i cili do t'i jepte fund një padrejtësie historike gjysëmshekullore. Për deputetin demokrat, "vetë fakti që diskutimi i këtij ligji në Komisionin e Ekonomisë kërkoi plot 2 vjet e gjysëm për t'u futur në rendin e ditës, dhe sot lihet si çështje e fundit e seancës plenare, është dëshmi e vullnetit politik që ka shumica për të konsideruar trajtimin e një shtrese të caktuar shoqërore, e cila për rreth 30 vjet të regjimit komunist u bë pjesa më përfaqësuese dhe emblematike e rezistencës ndaj diktaturës, si dhe e luftës për të Drejtat themelore të Njeriut".

Duke komentuar skemën e paraqitur nga ministri socialist Arben Malaj, Bode tha se, "ajo që prezantohet nga ana e ministrit është një zhgënjim i madh". Bode akuzoi shumicën socialiste në Parlament për qëndrim klasor ideologjik ndaj kundërshtarëve të tyre politikë. Me sa duket, u shpreh Bode, "për vetë dimensionet që pati shumica e sotme, në vijimësi të sistemit të kaluar, mbetet i natyrshëm një qëndrim i tillë aspak pajtues, aspak realist në raport me një shtresë, e cila luftoi deri në fund për idealet e Perëndimit, ekonomisë së tregut dhe demokracisë, kundër një sistemi diktatorial, i cili e përçudnoi deri në ekstrem kombin gjatë 50 vjetëve të shkuara më shumë se në çdo etapë të historisë së tij mijëravjeçare. Sipas Bodes, "ajo që dallon së pari në atë që deklarohet si skemë, është kapërcimi nga ideja dhe kërkesa për dëmshpërblimin e njerëzve që janë dënuar dhe persekutuar, që janë detyruar të punojnë në miniera dhe kërkesës legjitime të tyre për t'u shpërblyer për punën e papaguar, jo për trajtimin dhe përçudnimin çnjerëzor që u është bërë nga regjimi komunist". Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Bode, u shpreh në vijim se, "ministri kërkon ta kalojë çështjen me një skemë të asistimit".

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ridvan Bode, akuzoi qeverinë socialiste se po i trajton me standarte të ndryshme shtresa të ndryshme shoqërore në Shqipëri dhe pikërisht ish-të dënuarit politikë dhe persekutorët e tyre. Sipas Bodes, "vetë diskriminimi që i bëhet kësaj shtrese dëshmon edhe një herë se kjo shtresë për qeverinë shqiptare aktuale nuk është një shtresë në nevojë që duhet ndihmuar, por është akoma një shtresë që meriton një ndëshkim të mëtejshëm". Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, "vetë propozimi i shifrave qesharake për t'i asistuar e dëshmon këtë, që dëmshpërblimet janë në raportin 1 me 90 në krahasim më atë që kanë marrë ish-persekutorët e tyre".

Kryetari i Grupit parlamentar i PD, Bamir Topi, tha se "kemi diskutuar gjatë, prej pothuaj 2 vjet e gjysëm dhe po vazhdojmë të diskutojmë edhe aktualisht për këtë problem, por akoma nuk ka marrë zgjidhje. Grupi ynë paralamentar pranon shtyrjen e diskutimit të ligjit për javën që vjen, duke besuar tek fjala e socialistëve. Urojmë që kësaj radhe shumica në Parlament të mbajë fjalën".

M.Buçpapaj


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2004 nė 07:43 Edit Post Reply With Quote
Kola: Pse qeveria na numëron “gabim”

“Janë shmangur të pushkatuarit pa gjyq dhe të internuarit”


Elisabeta Ilnica

Të pushkatuarit pa gjyq dhe të internuarit me urdhër “nga lart”, janë dy shkaqet kryesore që e çojnë numrin e ish të përndjekurve rreth 23 mijë.

Kreu i Shoqatës së të Dënuarëve Politikë, Kurt Kola, ka hedhur dje poshtë deklaratën e ministrit të Ekonomisë, Arben Malaj, se “është abuzuar dhe rritur artificialisht numri i të përndjekurve”. Teksa është prononcuar për gazetën “Panorama”, Kola shprehet se “të gjitha dëshmitë janë mbledhur nga një komision tripalësh, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Rendit, si dhe anëtarë të shoqatës”. Për të vërtetuar këtë, ai shton se një kopje e këtyre dëshmive ka shkuar edhe në Gjykatën e Lartë. Kola propozon që të mbidhen të gjitha palët që kanë marrë pjesë në procesin e identifikimit të të dënuarëve politikë dhe të hapen dosjet nga ku ka dalë numri i tyre. “Një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve politikë janë dënuar me urdhra administrative, pra nuk janë bërë gjyqe. Ndërsa, nuk duhen harruar edhe dyndjet masive të të interuarve në vitet ’45 – ‘54, si pasojë e të cilave njerëzit kanë jetuar të rrethuar me tela me gjemba, me punë të detyruar, ushqim burgu dhe gardianë”, thotë kreu i shoqatës, teksa sqaron arsyen pse numri i kësaj shtrese shkon deri 23 mijë persona.

A ekzistojnë abuzimet?
Kola nuk mohon që ka pasur abuzime me deklarimet e të përndjekurve, por jo që numri i tyre të jetë aq sa deklaron ministri Malaj, pra rreth 9 mijë. Megjithatë, Kola propozon që fillimisht të njihet me ligj fatura financiare, pastaj të nisë procesi i verifikimit të të dënuarëve. “Jemi ne që kërkojmë të mos jepet asnjë lek për asnjë kategori të të përndjekurve, para se të hapen dosjet një për një. Kjo, sepse ka një përzierje të të burgosurve politikë me ata ordinerë”, sqaron Kola. Sipas tij, në draftin e shoqatës është sugjeruar që të burgosurit që kanë më shumër vite si të dënuar ordinerë se sa politikë, të mos u jepet dëmshpërblim. Duke u treguar i hapur për transparencë, Kola thotë se “ne jemi të gatshëm të ofrojmë dokumentacionin që disponojmë e të sjellim edhe dëshmitarë për çdo verifikim. Gjithashtu, kanë mbetur prova edhe në vetë zyrat e pushtetit vendor apo në Ministrinë e Rendit Publik, ku ekzistojnë lista të tëra me emrat e të internuarëve”.

Ligje të ndryshme për të njëjtën çështje
Të përndjekurit nuk do ta pranojnë variantin e qeverisë për dëmshpërblimin. Duke e konsideruar si talljen e radhës nga ana e ekzekutivit shqiptar, Kola thotë se qeveria po shkel ligjet e veta. “Janë përdorur dy ligje të ndryshme për të shpërblyer të përndjekurit, një për Fatos Nanon dhe anëtarët e Byrosë Politike dhe një tjetër me një mijë lekë për ata që u persekutuan realisht nga regjimi komunist. Pra, Kushtetuta dhe Kodi Penal po interpretohen në dy lloj mënyrash, sipas interesave të caktuara”, thotë kreu i Shoqatës së të Dënuarëve Politikë. Ai shprehet i bindur se arsyeja e vërtetë që qeveria nuk i ligjëron financiarisht të përndjekurit politikë, ka të bëjë me frikën që kanë këta pushtetarë për shkak të implikimit në dënimet e regjimit komunist. “Ata që sot janë në qeveri, janë të njëjtët njerëz që dhanë urdhrat për të ekzekutuar, burgosur apo internuar. Ndaj, kjo qeveri ka frikë të na përligjë, sepse kështu do të përligjte njëkohësisht gjenocidin e saj dhe do të dilnin në shesh emrat e persekutorëve”.

Ritvan Bode
Skema që propozoi Malaj është e mundshme, por qeveria dhe mazhoranca nuk kanë vullnetin politik për ta trajtuar këtë shtresë. Kjo skemë financiare përbën një zhgënjim. Kompensimi është bllokuar në vitin 1997, pas skemës së zbatuar nga qeverisja demokratike në periudhën 1993 - 1997, ku rreth 16 miliardë lekë të reja u janë dhënë në dorë duke përjashtuar letrat me vlerë. Pra, rreth 20% e buxhetit të shtetit është përdorur për kompensimin e kësaj shtrese. Nëse edhe socialistët do të kishin zbatuar skemën e PD-së për vitet pas 1997-ës, atëherë do të ishin mbledhur rreth 70 milionë lekë të reja në buxhetin e shtetit.

Arben Malaj
Asnjë nga shtetet e tjera të Evropës Juglindore nuk ka aplikuar ndonjë skemë të punës së papaguar në kompensimin e të përndjekurve. Edhe ne nuk kemi sjellë një skemë që trajton punën e papaguar. Gjithashtu, kompensimi i ish të përndjekurve nuk është ndërprerë pas vitit 1997, ashtu siç thotë Bode. Në Bankën e Kursimeve kanë qenë rreth 127 milionë lekë, të cilat ne i konvertuam në fond banesash. Çdo vit qeveria ka pasur një kuotë të veçantë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.

Erion Braçe
Mbështes skemën që propozon ministri Malaj, por jam i bindur se ajo nuk ofron drejtësi për ish të përndjekurit. Gjatë viteve të demokracisë kanë përfituar nga privatizimi dhe letrat me vlerë njerëz që kanë qenë pranë pushteteve. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, ish-konsulent i ish të përndjekurve politikë, ka përfituar pa fund nga procesi i privatizimit të letrave me vlerë. Ai ka marrë pjesë me këto letra me vlerë në privatizimin e shumë ndërmarrjeve. Ish-kryetari i Kuvendit, z. Arbnori, ka përfituar nga privatizimi nëpërmjet procesit të letrave me vlerë, madje edhe nga rishitja e letrave me vlerë.


Malaj: Kompensimi një herë në muaj
PS: Hetim statusit të të përndjekurve

Deputetët e PS-së duket se e kanë lënë në dorën e një komisioni parlamentar hetimor zgjidhjen për kompensimin e ish- të përndjekurve politikë. Kjo ide është hedhur dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga socialisti Erion Braçe, i cili ka kërkuar që të zbardhen të gjitha abuzimet e bëra nga persona të veshur me pushtet në emër të ish të përndjekurve politikë. Sipas tij, sekretari për marrdhëniet me publikun i PD-së, Spartak Ngjela, ish-kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori, nënkrytarja e Kuvendit dhe e PD-së Jozefina Topalli, dhe kryetari i Institutit të ish të përndjekurve politikë, kanë përfituar nga përdorimi i letrave me vlerë të ish të përndjekurve në kohën e qeverisë demokratike nga 1991 - 1997. Këtë propozim e ka mbështetur edhe socialisti tjetër, Lekë Çukaj, sipas të cilit, Kuvendi duhet të verifikojë të gjitha abuzimet në emrin e ish të përndjekurve politikë. Ndërkohë, ministri i Financave, Arben Malaj, ka sqaruar për herë të dytë se kompensimi do të kryhet vetëm në formën e një pensioni një herë në muaj, dhe jo në formën e parave kesh në dorë, duke pasur parasysh vetëm konvertimin e viteve të burgut dhe jo të punëve të kryera gjatë këtij dënimi. Kjo lloj skeme pritet të zbatohet për një afat 15-vjeçar. Ndërkohë, opozita e ka kritikuar skemën e kompensimit të propozuar nga ministri Malaj. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, tha se, ish të përndjekurit duhet të dëmshpërblehen njësoj si kryeministri Nano. n.t.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2004 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Ish-të burgosurit politikë: Dëmshpërblimi, detyrim kushtetues


Malaj: Sistemi i asistencës financiare është huazuar nga eksperiencat e vendeve të tjera të Lindjes. Ky është i vetmi skenar i përballueshëm financiar për buxhetin e shtetit


Shumica socialiste në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave injoron kërkesat e ligjshme të ish-të burgosurve politikë për dëmshpërblimin e ditëve të burgut në burgjet e diktaturës komuniste. Në mbledhjen e djeshme të këtij Komisioni, ministri i Financave, Malaj, e në veçanti Erion Braçe, kanë insistuar në skemën qesharake të një asistence mujore nga 1000-5000 lekë në muaj. Gjithsesi, çështja e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë mbetet e hapur. Komisioni parlamentar i Ekonomisë, edhe pas ballafaqimit me krerët e tre shoqatave kombëtare të ish-të dënuarve e të persekutuarve politikë nuk ka qenë në gjendje të marrë një vendim rreth projektligjit përkatës, por e ka dërguar atë sërish në Komisionin e Ligjeve për të përcaktuar mënyrën e kompensimit të kësaj shtrese.

Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni janë hedhur për diskutim dy variantet: Kompensimi për ditë burgu sipas Kodit Penal, që kap vlerën e 3400 lekëve për person, i propozuar dhe i mbështetur nga ish-të përndjekurit politikë dhe opozita, ndërkohë që drafti i propozuar nga qeveria konsiston në asistencën mujore që shkon nga 1000-5000 lekë në muaj.

Krerët e tre shoqatave kombëtare: Kurt Kola, Afrim Haçi dhe Adem Allçi, të pranishëm në debatin e djeshëm në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, e kanë konsideruar propozimin e qeverisë për asistencën mujore si absurd dhe të papranueshëm. Që të tre ata kanë këmbëngulur që qeveria të përmbushë detyrimin kushtetues dhe ligjor për dëmshpërblimin për ditë burgu.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të ish-të Dënuarve Politikë, Kurt Kola, argumentoi se kurrsesi nuk mund të pranohet një dëmshpërblim prej 1000 lekë për atë që ka bërë pesë vjet burg politik, ndërkohë që neni 54 i Kushtetutës përcakton se çdo shtetas që ka kryer një dënim të pafajshëm dhe që i është njohur pafajësia, duhet të dëmshpërblehet nga shteti. Në të njëjtën linjë edhe kryetari i Shoqatës Kombëtare për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë të diktaturës, Adem Allçi, ka insistuar që të zbatohet e njëjta skemë që u nda edhe për dëmshpërblimin e kryeministrit Nano dhe të ish-krerëve të tjerë të nomenklaturës komuniste. Ndërsa kreu i Shoqatës Antikomuniste, Afrim Haçi, ka argumentuar para parlamentarëve të Komisonit të Ekonomisë dhe Financave domosdoshmërinë e zbatimit të kërkesave të nenit 57 të Kodit Penal, që përcakton dëmshpërblimin financiar nga shteti për çdo ditë burgu ndaj atyre që kanë marrë pafajësinë. Kërkesat e ligjshme të përfaqësuesve të ish-persekutuarve politikë kanë gjetur mbështetjen e deputetëve të opozitës. Nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ridvan Bode, deklaroi se pretendimi i ish-të përndjekurve është mjaft i drejtë dhe se argumenti i qeverisë është i paqëndrueshëm. Sipas tij, është vërtet absurde llogjika që përdor qeveria, e cila njëherë flet për të varfër dhe se nuk ka as para për të dëmshpërblyer këtë shtresë të shoqërisë, ndërkohë që përsa i përket dëmshpërblimit të ish-nomenklaturës komuniste është dhënë një dëmshpërblim i majmë. Edhe deputeti Dashamir Shehu ka kërkuar që dëmshpërblimi të bëhet konform Kodit Penal, por të ketë një shtrirje më të gjatë në kohë.

Ndërsa hartuesit e variantit qeveritar, duke insistuar tek sistemi i asistencës financiare, kanë përdorur argumentin absurd se kjo skemë është huazuar nga eksperiencat e vendeve të tjera të Lindjes. Madje, ministri i Financave, Malaj, deklaroi në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni se ky është i vetmi skenar i përballueshëm financiar për buxhetin e shtetit, çka do të thotë se qeveria socialiste nuk ka ndërmend të dëmshpërblejë ish-të burgosurit politikë.

H.RAMA


Bode: Opozita, kundër përdorimit të dy standarteve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka denoncuar dje aplikimin e dy standarteve nga qeveria socialiste për dëmshpërblimet në rastin e dënimeve të pabazuara, për të cilat është dhënë pafajësia. Në këtë aspekt, nënkryetari demokrat i këtij Komisioni dënoi përçmimin që qeveria u bën ish-të burgosurve politikë, deri në një shpërblim qesharak.

"Sipas Ministrisë së Financave dhe qeverisë, Shqipëria është me dy standarte. Kemi një Shqipëri të varfër dhe një buxhet të pamjaftueshëm kur është fjala për ish-të përndjekurit politikë, të cilët duhet të përçmohen deri në shpërblim qesharak, një mijë lek në muaj, që asnjë lloj tjetër kategorie shoqërore e trajtuar nuk ka këto parametra dhe një dëmshpërblim të majmë dhe buxhet të fryrë kur është fjala për të dëmshpërblyer njerëzit e nomenklaturës komuniste", deklaroi Bode. Kjo, sipas tij, është absurde dhe e papranueshme, pasi aviatorët janë trajtuar sipas një skeme që parashikon një shumë 30% më të lartë nga fondi që mendohet të trajtohen të gjithë ish-të përndjekurit politikë.

"Aviatorët ishin një forcë prej 130 persona, këtu bëhet fjalë për dhjetra mijëra njerëz të burgosur, të internuar dhe të vdekur nëpër burgje. Dhe megjithatë fatura për ish-të përndjekurit politikë parashikohet në të tillë parametra qesharake", theksoi Bode. Sipas tij, nuk qëndron argumenti i qeverisë se nuk kemi buxhet, se jemi një vend i varfër dhe nuk mund ta përballojmë dot faturën financiare. Kjo edhe për faktin se, "përtej kësaj Shqipërie të varfër na ekzistoka dhe një Shqipëri tjetër, një standart tjetër, një Shqipëri shumë e pasur, kur vjen puna për të shpërblyer ish-nomenklaturën e lartë, atë pjesë të shoqërisë dhe të shtetit që ka persekutuar ish-të burgosurit politikë të diktaturës". Në të njëjtën linjë argumenton Bode edhe për rastin kur është shpërblyer kryeministri aktual.

"Kur është fjala për të dëmshpërblyer Fatos Nanon, mjaftokan këtër vite burg të tij për të marrë katër hyrje të bashkuara në dy kate dhe nuk mjaftojnë 40 vjet burg të këtyre burrave për të marrë një dhomë 4x4. Diferenca e dëmshpërblimeve jane 1 me 100 dhe kjo është e papranueshme", deklaroi Bode.

Nëqoftëse Shqipëria është vërtet e varfër, atëherë Kodi Penal duhet të sanksionojë penalitete të një Shqipërie të varfër. Dhe në këtë rast, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pretendimeve dhe cinizmit absurd të gores së Nanos në Parlament (Erion Braçe), sekretari i Përgjithshëm demokrat i ka kuajtuar atij se Nano është futur në burg si hajdut dhe mori pafajësinë atëherë kur ishte vetë kryeministër, ndërsa ish-të persekutuarit politikë janë futur këtu për politikë dhe për ide, dhe jo si kryeministri i Braçes.

"Nëqoftëse për një ditë burgu të padrejtë për ish-nomenklaturën jepen 1500-2500 lekë të reja, si ka mundësi që për ish-të burgosurit politikë të diktaturës parashikohen 15 lekë! Si ka mundësi që kryeministri të marrë aq sa kishte marrë gjithë burgu i Burrelit për një dhjetëvjeçar dhe pastaj të themi që jemi në kushte të drejta e të barabarta, dhe t'u themi viktimave se jemi të varfër dhe s'kemi aq sa t'u dëmshpërblejmë! Prandaj dhe njëherë ne insistojmë për trajtim të njëllojtë", deklaroi Bode. Duke polemizuar ashpër me zotërinjtë Malaj, Bufi e Braçe, nënkryetari demokrat i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financës theksoi se, "nëse qeveria mendon që dëmshpërblimet, të cilat vijnë prej dënimeve të padrejta, janë parashikuar në shuma të mëdha, le të kërkojmë ndryshimin e Kodit Penal. Kodi Penal nuk ka shtrirje në kohë. Nëqoftëse ju thoni këtyre që Kodi Penal nuk mund t'ua vërtetojë, atëherë këta janë fajtorë edhe sot, që duhen ndjekur, duhen internuar (edhe në demokraci përdoret izolimi). Nëqoftëse pranoni që kanë marrë pafajësinë, sepse kanë qenë të dënuar politikë dhe për ide, atëherë këta kanë të drejta të barabarta me çdo njeri të dënuar në mënyrë të padrejtë. Dy standarte në të njëjtin vend janë të papranueshëm". Sipas Bodes, pikërisht këtu shprehet qëndrimi i ndarjes së njerëzve në grupe dhe në klasa: Disa klasa që meritojnë të përfitojnë dhe të dëmshpërblehen dhe disa klasa që meritojnë të përçmohen, të përbuzen në mënyrë të përjetshme. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së argumentoi se kështu siç po veprojnë socialistët, nuk mund t'i shërbejnë kohezionit shoqëror dhe pajtimit të gjerë kombëtar që kërkohet.

Ndërkohë, përsa i përket saktësimit të numrit, Bode tha se nuk ka pse të akuzohen shoqatat, sepse dokumentat i ka shteti, i kanë ministritë.

H.RAMA


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2004 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Ish-të përndjekurit, PS miraton ligjin, opozita braktis Kuvendin


A.Rama

TIRANE- Maxhoranca dhe opozita, brenda së njëjtës seancë plenare, kanë shfaqur dy qëndrime krejtësisht të kundërta, për dy çështje që kanë qenë nga më të debatuarat për një kohë të gjatë në zhvillimet parlamentare. Ndërsa arritën konsensusin politik dhe votuan për ngritjen e komisionit dypalësh për reformën zgjedhore, PS dhe PD, nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për formën e kompensimit të ish -të përndjekurve politikë. Madje, të gjitha grupet parlamentare të opozitës, braktisën seancën plenare, pas 6 orë punimesh të stërzgjatura, ku ishte debatuar për dy pikat e sipërpërmendura të rendit të ditës. Socialistët, e kanë ndërprerë disa herë seancën se nuk arrinin numrin e nevojshëm të deputetëve, 70+1 të numrit të përgjithshëm. Madje në numrin e 71 votave pro, janë përfshirë edhe votat e disa deputetëve që nuk kanë qenë në sallë në momentin e votimit, fakt që e kanë pohuar Spartak Braho dhe Dritan Prifti. Por me 71 vota pro që kanë rezultuar në tabelën elektronike dhe abstenimin e vetëm të socialistit Zyhdi Pepa, skema e kompensimit të ish -të burgosurve politikë, u miratua me ndryshimet e propozuara nga ministri i Financave Arben Malaj në komisionin e Ekonomisë. Sipas kësaj skeme, të gjithë të burgosurit politikë, që janë mbi moshën 65 vjeç, do të marrin kompensim kesh në dorë, në një shumë që ende nuk është përcaktuar. Ndërsa pagesa minimale prej 1000 lekë asistencë mujore në muaj për ata që kanë kryer më pak se 10 vite burg do të rishihet. Ministri Malaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve mbi formën e kompensimit të ofruar deklaroi se do të kompensoheshin me asistencë suplementare vetëm lista prej 9807 e ish -të burgosurve që ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Ai shtoi se për të hartuar skemën e paraqitur në Parlament ishin mbajtur parasysh skema financiare të ndryshme që qeveria financon për grupe të ndryshme shoqërore. “Nuk jemi konsultuar me shoqatat sepse ata nuk heqin dorë nga kompensimi për ditë burgu. Po të duan t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vlerësim për këtë çështje dhe e lëmë vendimin pezull. Për të dëmshpërblyer ata që kanë fituar pafajësinë me vendim gjykate është vënë në dipozicion një fond prej 250 milionë lekësh, prej të cilave janë ndarë 150 milionë për 180 persona të shpallur të pafajshëm”, -tha Malaj. Ndërkaq kreu i grupit kuvendor të PD-së Bamir Topi, tha se ish -të përndjekurve u qëlloi që të vendoste për dëmshpërblimin e tyre Fatos Nano, kryeministri i fundit komunist, që mban sot të njëjtën detyrë.



02/07/2004

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2004 nė 09:37 Edit Post Reply With Quote
PS ridënon të përndjekurit


Berisha: "Ky ligj do të hyjë në analet e historisë së vendit si një ligj i turpit, si një ligj me të cilin ju synoni të poshtëroni edhe një herë ata që u martirizuan për fjalën e lirë, që u martirizuan për besimin tek Zoti, që u martirizuan për besimin tek kombi, për besimin tek liria"


Deputetët e opozitës kanë hedhur poshtë skemën e qeverisë për dëmshpërblimin me 2 milionë dollarë të mijëra ish-të dënuarve të diktaturës komuniste, duke e vlerësuar atë si një ligj stalinist, i cili iu imponua shumicës në Parlament nga diktati i kryeministrit Fatos Nano.

Në çastin e votimit, deputetët e opozitës, pas thirrjes së kryetarit të PD, Sali Berisha, braktisën sallën e Kuvendit, ndërkohë që pas dështimit tre herë radhazi të kalimit të ligjit, për shkak të mungesës së numrit të deputetëve në sallë, socialistët kanë arritur një votim tepër të dyshimtë të variantit të paraqitur nga ministri i Financave, Malaj.

Kryetari i PD, Berisha, u tha deputetëve socialistë se, "në këtë mënyrë, ju vetëm sa po thelloni polaritetin, po çoni vendin drejt konfliktit social edhe më të gjerë".

Berisha u shpreh se, "çështja që po diskutojmë sot, është një çështje e rëndësishme, para së gjithash politike, por edhe sociale, një çështje e rëndësishme për paqen sociale dhe pajtimin kombëtar".

Kreu demokrat tha se, "kjo shtresë shoqërore përjetoi për rreth 45 vjet diktaturën dhe shtypjen më të egër në Europën e pas Luftës, sepse gjatë kësaj periudhe liria u përdor për të burgosur qindra mijëra shqiptarë, liria u përdor në mënyrën më barbare".

"Barbaria e këtij sistemi, komentoi Berisha, ka qëndruar në hiperkolektivizmin total në njërën anë bashkë me moralin e persekutimit, vrasjes, trajtimit çnjerëzor të bashkëqytetarëve, në anën tjetër kemi kolektivizimin e tyre. Mbi këto dy parime u ndërtua sistemi barbar, nga i cili shoqëria shqiptare nuk është ndarë edhe sot. Po pse nuk është ndarë ende sot shoqëria shqiptare?" - pyeti lideri demokrat. "Sepse ata që përdorën moralin klasor për të vrarë kundërshtarin politik, për të shkatërruar mendjet perëndimore të kombit shqiptar, ata që përdorën moralin klasor për të internuar, për të torturuar shqiptarët vetëm dhe vetëm pse thanë se, "Zoti është i madh", se "Krishti është mbret", se "Muhameti është profet", se "Amerika është dielli i lirisë së njerëzimit", ata sot përdorin lirinë si vagabondë, gangsterë ordinerë për të shtuar kompanitë e tyre çdo ditë në mënyrë të paligjshme, për të importuar helikopterë pa doganë, siç bën kryeministri shqiptar, për t'u zhgrryer në hotelet e Krans Montanës dhe ikur si ordiner pa paguar, ata që përdorin lirinë për të shfrytëzuar të gjitha kanalet për t'u pasuruar në mënyrë të paligjshme, ata nuk ndajnë sot moralin e kampeve të përqëndrimit, por ndajnë moralin e përdorimit të lirisë, për të varfëruar të tjerë", deklaroi Berisha.

Kryetari i PD-së u shpreh në vazhdim se "dje, ata zhytën në kampe qindra mijëra shqiptarë. Sot, me pasurinë e tyre të paligjshme zhysin çdo ditë në varfëri dhe mjerim qindra mijëra shqiptarë. Dje i internonin në kampin e përqëndrimit, sot i detyrojnë të largohen nga vatrat e tyre familjare, është i njëjti moral".


2 milionë $ shpenzojnë vetëm këshilltarët e Nanos


Duke hedhur poshtë projektligjin e qeverisë për dëmshpërblimin e mijëra ish-të dënuarve politikë me 2 milionë dollarë në vit, lideri demokrat tha se, "këta që kundërshtojnë sot dëmshpërblimin apo përcaktojnë me një cinizëm 2 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-të përndjekurit, nuk janë më tepër se sa këshilltarët e Fatos Nanos që shpenzojnë me telefona celularë dhe udhëtime jashtë shtetit".

Siç tha Berisha, "këta nuk kanë marrë pjesë në ndërtimin e kampeve, nuk kanë marrë pjesë në ekzekutimin e njerëzve, këta në tërësi nuk kanë qenë prokurorë as gjyqtarë të tyre, por atëherë çfarë ndodh? Pse mbajnë këtë qëndrim? Kjo ndodh, sepse kryeministri i tyre, të njëjtin moral që përdorte Enver Hoxha kundër shqiptarëve, përdor sot kundër tyre, por me mjete tërësisht të tjera dhe këta i nënshtrohen kryeministrit të tyre, pavarësisht se shumica e tyre kanë shumë pak gjëra të përbashkëta me të, përveç verbërisë".

Lideri demokrat në vazhdim solli shembullin e zezakëve në SHBA. "Ju e keni ndjekur se si në SHBA, grupe të tëra zezakësh padisin administratën qeveritare dhe kërkojnë reperacione të sistemit të skllavërisë. Po ju, ç'mendoni? Se skllevërit e komunizmit do të mundni që t'i poshtëroni me 2 milionë dollarë? Kurrë!".

Duke sjellë kontributin e ish-të dënuarve politikë në krijimin e pasurisë kombëtare të shqiptarëve, Berisha mori disa shembuj. Siç tha ai, "le ta marrim kënetën e Maliqit, kënetën e Tërbufit, kënetën e Thumanës, etj., secila prej tyre është mbi 1 miliardë dollarë vlerë. Nuk po përmend dhjetra vepra të tjera të mëdha që kanë ndërtuar, por vetëm këto këneta të shndërruara në tokë buke, kanë sot dhe në çdo kohë 1 miliardë dollarë vlerë".

Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Berisha u tha atyre se, "ju jeni të detyruar t'i nënshtroheni moralit të atij për të cilin shteti, ligji dhe liria kanë vetëm një funksion, pasurimin e tij dhe të klaneve përreth tij. Nuk kanë asgjë tjetër, sepse unë nuk mund të besoj se ju jeni fanatikë të komunizmit, fanatikë të ideologjisë staliniste, madje një pjesë e juaja ka firmosur atë ligj dhe tani detyrohen me bisht ndër shalë të tërheqin firmën. Pse kjo? Sepse ju, sipas ligjit të vjetër më primitiv, jeni besimtarë dhe keni si fe besimin e sundimtarit tuaj, moralin e besimtarit tuaj".

"Si mund të pretendohet të dëmshpërblehen me 2 milionë dollarë në vit, në një kohë kur në vitet 1992-1997, megjithëse është bërë shumë pak, por u janë dhënë vetëm në apartamente me çmimin e atëhershëm 70 milionë euro, u janë dhënë vetëm letra me vlerë 14 miliardë lekë dhe nuk janë prapë asgjë, por ka qenë një kohë kur rezerva valutore e shtetit ka qenë gjithsej 6 milionë dollarë dhe sot është 800 milionë dollarë", komentoi kryetari i PD-së.

Me këtë veprim, u tha Berisha socialistëve "ju tregoni se ju nuk keni as ligj dhe as moral. Ju keni bërë një Kod Penal të cilin e kemi votuar të gjithë së bashku dhe ai parashikon dëmshpërblimin. Pas ardhjes suaj në pushtet në vitin 1997, qeveria ndërpreu të drejtën e shkollimit të tyre, me një akt urrejtje patologjike, hoqi pranimin e tyre në shkolla pa konkurs".

Në vazhdim, lideri demokrat ka bërë një historik të ecurisë së çështjes së dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë apo historikut, anës juridike të problemit. Ai tha se, "në vitin 1991, ky Parlament nuk vendosi amnistinë, por pafajësinë e tyre dhe pafajësia parlamentare është pafajësi gjyqësore, janë si një pikë uji e ndarë në mes".


Ky ligj do të hyjë në analet e historisë si një ligj i turpit


Kryetari i PD e vlerësoi skemën e qeverisë, si një skemë poshtëruese për ish-të përndjekurit politikë. Mirëpo, u shpreh ai, "në altarin e lirisë së kombit shqiptar, emrat e tyre shndrisin dhe do të shndrisin, si burra dhe gra që u sakrifikuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit. Shoqëria shqiptare do të shkojë drejt atyre vlerave".

Lideri demokrat u tha socialistëve se, "tani ju duhet të zgjidhni, është tepër e vjetër dogma "feja ime është feja e sundimtarit", duhet të shkëputeni nga kjo. Çfarë mendoni ju, se ky ligj do të ketë jetë? Ky ligj do të hyjë në analet e historisë së vendit si një ligj i turpit, si një ligj me të cilin ju synoni që poshtëroni edhe një herë ata që u martirizuan për fjalën e lirë, që u martirizuan për besimin tek Zoti, që u martirizuan për besimin tek kombi, për besimin tek liria".

Për liderin demokrat, "kështu shkohet drejt urrejtjes kombëtare, kështu shkohet drejt polarizimit kombëtar, drejt izolimit të Shqipërisë. Është ky moral, që e bën sundimtarin tuaj që i detyroi 25 kryetarë shtetesh dhe kryeministra të deklarojnë në Stamboll se Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira dhe nuk ka punë me NATO-n pa bërë zgjedhje të lira".

Duke folur për skemën e dëmshpërblimit, Berisha deklaroi se "jam i vetëdijshëm se për dy apo tre vjet nuk mund të shlyhet kjo faturë, por jam i vetëdijshëm se në një vend që vidhen 600 milionë euro në vit në taksa nga 27 VIP-a, tërësisht jam i bindur se, pa cënuar askënd, brenda një afati kohor të shkurtër mund të ndahet shoqëria shqiptare tërësisht nga pasojat e kalvarit më të egër që Europa e pasluftës ka njohur, sepse asnjë komb nuk ka patur një luftë klasore vrastare si kombi shqiptar, megjithatë ju sillni një shifër prej 2 milionë dollarë në vit". Siç deklaroi Berisha, "këto janë gjëra të turpshme me të cilat ju vetëm sa thelloni polaritetin, çoni vendin drejt konfliktit social edhe më të gjerë, dhe unë i ftoj të gjithë deputetët e opozitës të hedhin poshtë këtë ligj stalinist të imponuar nga ai, që për pasurimin e tij nuk njeh asnjë kufi, nga ai që nuk ka interesa kombëtare, por me një cinizëm lëshon mbi shekuj dhe mijëvjeçarë jetë të këputura të shqiptarëve, lëshon me lumenj gjaku dhe djerse të derdhur në kënetat e Shqipërisë, lëshon mbi ata që fituan pavdekësinë vetëm për vlera njerëzore 2 milionë dollarë dhe ato me përçmim ekstrem. Ky është një turp kombëtar dhe nuk kemi pse të rrimë më në këtë seancë parlamentare", bëri thirrje kryetari i PD-së.

rd

Si gjithmone nuk marret vesh asgje, sepse nuk botohen sakte e qarte shifrat.

2 apo 200 milione dollare?

Sa eshte shifra qe kerkojne shoqatat?

Kjo sa per kuriozitet, sepse une mendoj se dhe sikur shifra te jete krejt astronomike duhet te paguhet, te pakten njesoj si ju pagua ramizit?!, nanos?! aranit celes etj kriminela.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2004 nė 09:40 Edit Post Reply With Quote
Dëmshpërblimi dhe “Skema” e Qeverisë

Nga: Eduard Ypi

Ndodhi ajo që pritej. PS hapi fushatën elektorale në kurrizin kockë e lëkurë të një grushti ish të dënuarish politikë. I ndërgjegjshëm që kishte marrë përsipër diçka të keqe, i shpërqëndruar, por i vendosur, i ndriçuar herë herë nga shkëndiat e një gëzimi të lig të zi, ministri i financave, me një gjuhë të thatë si eshkë, shpalli zyrtarisht qëndrimin e PS për ish të dënuarit politikë që presin dëmshpërblimin për vitet e dënimit të kryer. Skema e vrazhdë e prezantuar nga Malajt sigurisht që nuk është një skemë personale, as dhe përfundimi i studimit të një shtabi ekspertësh, pasi po të ishte i tillë do të kishte nuanca dhe argumenta të tjerë, por ishte thjeshtë një konglomerat politik me terma nga e kaluara dhe me mesazhe të qarta elektorale për të ardhmen. Qeveria socialiste nuk mund të ketë pasur asnjë qëllim të mirë kur ka marrë përsipër dhe është futur në interpretimin e disa gjërave të cilat jo vetëm nuk ka të drejtë ti interpretojë, por si i thonë fjalës as që duhet ti zërë me gojë. Në rast se bëjnë sikur nuk e dinë jam i detyruar t`ua kujtoj se disa vite më parë qeveria demokratike postkomuniste u përpoq jo pak për zgjidhjen e këtij problemi. Hartoi ligje dhe ngriti institucione përgjegjëse dhe me kompetencat e duhura për tu marrë me këto punë, por koha në të cilën u ngritën dhe gjëndja e përgjithshme e vëndit nuk premtonte dhe në fakt nuk çoi në një zgjidhje që ti afrohej asaj përfundimtare të këtij problemi. Megjithatë gjatë kësaj kohe u bënë shumë përpjekje ligjore dhe institucionale si dhe u morën seriozisht në konsideratë shumë mënyra dëmshpërblimi, është pikërisht koha kur u miratua ligji për “Statusin e ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politik nga Sistemi Komunist”, ligj, i cili është në fuqi edhe sot. Me anë të këtij ligji u përcaktua qartë se kush quhet ish i përndjekur dhe cilit i takon një dëmshpërblim për kohën e dënimit të padrejtë. Ç`do gjë në këtë linjë nuk ka më diskutim, numuri është ligjor dhe i argumentuar, ajo që mbetet është forma, koha dhe masa e shpërblimit në kushtet e reja të një ekonomie dhe monedhe që ka pësuar ndryshimë thelbësore nga koha e vuajtjes së dënimeve politike të padrejta. Duke patur parasysh se përpara ligjit për “Statusin..” është miratuar me konsensus të plotë ligji për “Pafajsinë...”, nuk mbetet më shteg për ta quajtur të drejtë ose të padrejtë dënimin politik të kohës së diktaturës, si rrjedhim nuk ka vënd as dhe diskutimi nëse ju takon apo nuk ju takon dëmshpërblimi për kohën e dënimit të padrejtë, pavarësisht nga koha kur është kryer ky dënim. Eshtë pranuar krimi.
Përse at`here zoti Malaj, me të cilin kemi qënë edhe kolegë në një kohë të vështirë dhe shpesh e kam vlerësuar, merr mundimin apo guximin dhe kryen një sakrilegj në territorin shënjtë të sakrfikimit njerzor në të cilin ai është plotësisht i huaj?, Pse. Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se autorizimi jo vetëm që është i lartë, por edhe kolegjial, bile duket se ka dhe një komponente mbështetëse ndërkombëtare. Le ti japim pak vënd, ndonëse nuk është më e rëndësishmia, pikës së fundit, d.m.th, mbështetjes ndërkombëtare; nënpunësit e huaj të këtushëm kanë ardhur ca si vonë në vëndin tonë dhe nuk duhet ti shohin nënpunësit ish komunistë apo më keq bijtë e tyre nga cilësia e anglishtes apo nga firma e kostumeve të shtrenjta apo dhe nga politesa e tyre e pështirë , jo , se po qe se ata arrijnë sot të përfitojnë nga djersa e përbotshme që përfaqson pagën e tyre astronomike në raport me të ardhurat për frymë të vëndeve në të cilat punojnë, duhet të kuptojnë se jemi ne ata që sakrifikuam, janë ata që u kalbën burgjeve nga diktatura enveriste që bënë të mundur atyre të shesin shtrenjtë djersën e çmuar. Kaq për këtë pikë, megjithëse e ndjej se nënpunësi i huaj të cilin e kam më shumë parasysh, shumë shpejt do të iki nga ky vënd si njeri i padëshiruar, në mos më keq, do të ikë i detyruar nga protestat e njerzve të cilët ai i përçmon pa i njohur.
Kush tjetër është i interesuar të tallet dhe të krijojë gjëndje të tilla dëshpërimi tek pjesa me të drejtë morale më të madhe të shoqërisë shqiptare, kush dhe pse? Ju! Luftuat, vratë, burgosët, internuat, dhunuat dhe mohuat të drejtat e pjesës më të madhe të popullit, në emër të një dogme dhe të interesit të paranojakut më katil që ka parë dhe ka përshkruar historia e këtij vëndi. Bëtë muze, shpallët heronj, shpallët artistë të Popullit dhe Partisë, krijuat dhe “Lej-Fenër”, bëtë kooperativa, u lidhët me Jugosllavinë, Rusinë dhe vajtët deri në Kinën largët, u betuat për “Marksizëm-Leninizmin” fitimtar, për komunizmin dhe revolucionin e përbotshëm, bëtë be për kokën dhe shpirtin e Enverit, bëtë tufa dhe tufëza, ara dhe arëza, mblodhët lopët, dhitë, dhëntë, pulat dhe zogjtë, slatë gjë pa bërë, por ç`bëtë?!, hiç asgjë, u kthyet tek ne, tek ato që thamë ne tek “Kapitalizmi”, tek armiku i përbashkët i popujve të Botës, Amerika, Europa perëndimore, atje ku deshëm të shkonim ne, dhe na burgosët na vratë, na varfëruat, na morët pronat dhe gjithçka kishim, po tani, prapë?, ta dini kësaj rradhe nuk ju lëmë, është koha jonë, ta dini mirë, ta ngulni në tru.
Ne kemi ligjin tonë, e kemi numuruar vetë veten tonë, lapsi juaj i kuq nuk është për këtë punë, është i vjetër dhe kullon gjak, i ka kaluar koha dhe nuk bind më njeri. Mos u rrekni të gënjeni dhe të mashtroni, mos jepni mesazhe gjakatare bazës tuaj të inkriminuar, ju jeni askushi dhe të tillë do të mbeteni në rast se nuk e kuptoni se kush jeni dhe ç`duhet të bëni. Ju sot mendoni se jeni të fuqishëm dhe të pasur, por pushteti dhe pasurija juaj nuk janë të vërteta, ato bazohen mbi krimin dhe mashtrimin dhe si e tillë mund të shkrihet brënda një nate ashtu si fuqia dhe madhështia përrallore e pallateve të 1000 e një netëve, mendohuni mirë. Ne nuk jemi aq sa thoni ju, ne jemi shumë, ne jemi ndërgjegja e re kësaj kohe, ne jemi “fondamentalë” ndërsa ju jeni “aksidentalë”, ne jemi thelbi, jemi bërthama, ju jeni lëvozhga që ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Duam atë që na takon, as më shumë dhe as më pak, kërkojmë rrjeshtin tonë të prishur me forcën e arsyes së deformuar, duam të rifitojmë dinjitetin, lirinë e vërtetë. Nuk ka Ministri Financash apo Drejtësie të hyjë në mes nesh, nuk ka buxhet apo bankë që të na tregojë të drejtën tonë, nuk ka qeveri të na kundërvërë popullin të cilin e deshëm aq shumë dhe sakrifikuam, nuk ka formulë politike, spiunë mercenarë, llafazanë të të gjitha kallëpeve apo deputetucë të na gabojë, jemi këtu dhe kemi me vete të gjithë ata që mendojnë se sot është më mirë se dje në errësirën tuaj komuniste.

Tiranë më 26 Qershor 2004

Botuar ne Gazeten “Albania” dt.27.06.2004


Nje artikull krejt i sakte,

shpresoj qe ish- te perndjekurit, tani qe kane partine e tyre politike http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2438, do te mund te mire organizohen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-7-2004 nė 16:00 Edit Post Reply With Quote
Spahiu: Pëllumbi u vetëdiskretitua


" Ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë janë kollona e qëndresës ndaj të keqes historike, janë pishtarët dhe pararendësit e demokracisë pluraliste. Ata kanë treguar një durim dhe vetëpërmbajtje shembullore për të fituar të drejtat e tyre të shenjta dhe për të evituar revanshin politik. Ata gjithashtu janë njohës të shkëlqyer të ligjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, të marrëveshjeve të gjithëpranuara e të firmosura nga shteti shqiptar, të kartave dhe konventave ndërkombëtare, e sidomos të Kartave për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Duke qenë të tillë, ata kanë paraqitur drafte të ndryshme, si edhe skema për realizimin e dëmshpërblimit për vuajtjet e tyre dhe për punën e detyruar e të papaguar, duke mos cënuar interesat dhe të drejtat e pjesës tjetër të shoqërisë. Lidhur me pyetjen tuaj më duhet të sqaroj:


-Ç'përbën për kryetarin e PLL miratimi i projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë pa kuorumin e nevojshëm të numrit të deputetëve në seancën plenare të së enjtes?


Nga transmetimi direkt i seancës plenare të së enjtes në televizion, shqiptarët panë skandalin parlamentar të radhës, ku u shkel në mënyrë flagrante rregullorja e Kuvendit. Projektligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, pritej me mjaft interes nga i gjithë opinioni, për vetë faktin se kish mbetur në axhendën e punimeve të Kuvendit që nga 23 janari i vitit 2002. Mbas braktisjes së sallës nga deputetët e opozitës, nga deputetët e grupeve parlamentare aleate me PS, dhe nga deputetët socialistë mbështetës të Metës, në sallë mbetën vetëm deputetët socialistë pro Nano. Sipas rregullores së Kuvendit, votimi i një projektligji kërkon domosdoshmërisht një kuorum prej 71 deputetësh. Pas numërimit, rezultoi se në sallë ishin të pranishëm 68 deputetë. Për këtë arsye, zoti Pëllumbi kërkoi 10 minuta pushim, me shpresën se do të sigurohej kuorumi i domosdoshëm. Por edhe në numërimin e dytë ishin po 68 deputetë, pavarësisht se zoti Pëllumbi deklaroi 70, pra ishin 3 më pak sesa kërkon rregullorja. Kryetari i seancës, Servet Pëllumbi, bazuar në nenin 90 të rregullores, në vend që të pezullonte menjëherë seancën dhe të caktonte ditën e nesërme si ditë në të cilën Kuvendi duhet të mblidhet me të njëjtin rend dite - në mënyrën më të papërgjegjshme shkeli rregulloren, ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera.


-Pra sipas jush, kemi të bëjmë me një qëndrim në vijimësi të mazhorancës socialiste. Më konkretisht pse ndodh kështu?


Parlamenti i parë pluralist, me konsensusin e plotë të 250 deputetëve (dhe ku maxhorancën absolute e kishte ish-Partia e Punës së Shqipërisë), miratoi Ligjin Nr. 7514, datë 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë", ligj i cili sanksiononte pafajësinë e të gjithë ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Në mbështetje të këtij ligji, Parlamenti, në vitet e mëvonshme miratoi edhe katër ligje të tjera. Qeveritë nxorën 14 Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM), si dhe udhëzime të ndryshme për rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë, por këto u zbatuan pjesërisht deri në vitin 1997, pasi maxhoranca socialiste gjatë 7 viteve të pushtetit të saj nuk denjoi t'i zbatonte këto ligje e vendime dhe, për pasojë, kjo shtresë mbeti shtresa më e varfër e shoqërisë shqiptare.

Ish-të burgosurit politikë nuk kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë dëmshpërblimin e viteve për dënimet e padrejta dhe djersën e punës së detyruar e të papaguar gjatë vuajtjes së dënimeve shtazarake në burgjet e diktaturës dhe kampet e përqëndrimit - bazuar në nenin 44 të Kushtetutës në fuqi, në nenin 268 të Kodit të Procedurës Penale, në nenin 57 të Kodit Penal dhe në konventat ndërkombëtare të pranuara e të firmosura nga Shqipëria, si palë dhe të detyrueshme për zbatim.


-Sipas jush pse kundërshtohet nga opozita skema e qeverisë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë?


Skema e qeverisë për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve u kundërshtua nga deputetët e opozitës, për dy arsye: E para, ulja e numrit të të pushkatuarve nga 6.313 në 639 vetë; dhe e të burgosurve nga 17.650 në 9.807 - tenton të zvogëlojë përmasat e krimeve të diktaturës dhe të retushojë imazhin gjakatar të saj.

E dyta, dëmshpërblimi me 1000 lekë në muaj, është një diskriminim i ri për këtë shtresë.

Ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë janë kollona e qëndresës ndaj të keqes historike, janë pishtarët dhe pararendësit e demokracisë pluraliste. Ata kanë treguar një durim dhe vetëpërmbajtje shembullore për të fituar të drejtat e tyre të shenjta dhe për të evituar revanshin politik. Ata gjithashtu janë njohës të shkëlqyer të ligjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, të marrëveshjeve të gjithëpranuara e të firmosura nga shteti shqiptar, të kartave dhe konventave ndërkombëtare, e sidomos të Kartave për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Duke qenë të tillë, ata kanë paraqitur drafte të ndryshme, si edhe skema për realizimin e dëmshpërblimit për vuajtjet e tyre dhe për punën e detyruar e të papaguar, duke mos cënuar interesat dhe të drejtat e pjesës tjetër të shoqërisë.


-Nga qeveria po bëhen të gjitha përpjekjet për të minimizuar numrin e viktimave të genocisit komunist. Si e gjykoni ju këtë fakt?


Duke u nisur nga tendenca e qeverisë për të ulur numrin e viktimave të diktaturës, dëmshpërblimi diskriminues dhe shkelja flagrante e rregullores së Kuvendit, çka e nxjerr të pavlefshëm votimin në emër të PLL dhe Grupit të saj parlamentar, i kërkojmë kreut të shtetit Alfred Moisiu, që, në bazë të nenit 84 dhe 85 të Kushtetutës, të mos e dekretojë Ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë", por ta kthejë atë për rishqyrtim në Parlament.

Gjithashtu i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 44 të Kushtetutës, i cili në mënyrë taksative shprehet: "Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore".

Lidhur me pyetjen tuaj më duhet të sqaroj se, ndërkohë që në Shqipëri, dëmshpërblimi i ish-të burgosurve është detyrim kushtetues, ligjor, politik dhe moral, madje gjithçka që dëmshpërblehet shkon në dobi të shqiptarëve, brenda Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk do t'ia dijë aspak për këto shembuj që tregojnë sesi sillen qeveritë e vërteta demokratike, por mundohet që të ulë artificialisht numrin e të pushkatuarve dhe ish-të burgosurve politikë. Kjo nuk është aspak serioze, pasi institucionet shtetërore të këtij shteti kanë dhënë e japin shifra kontradiktore.

Bisedoi:

Halil RAMA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-7-2004 nė 23:53 Edit Post Reply With Quote
Fatos Nano, varrmihës i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë

- Pa integrimin në shoqëri të të burgosurve politikë, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në Europë

"Pinjollët e regjimit komunist që kanë burgosur, varfëruar e përndjekur miliona njerëz, tani pretendojnë se i kanë duart të pastra!"

Margaret Theçer (RD 12.5.2001)

Nga Enver Lepenica

1. Një histori talljesh dhe mashtrimesh qeveritare

2. Ja pse është i mundur dëmshpërblimi i të burgosurve politikë

3. Vazhdojnë të persekutohen të persekutuarit politikë

4. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, demagogji dhe mjet represioni barbar i qeverisë, ndaj të burgosurve politikë

5. Përse nuk zgjidhet dëmshpërblimi i të burgosurve politikë?!

6. Cila është rruga deri tek kthimi i të drejtave të mohuara?

1. Një histori talljesh dhe mashtrimesh qeveritare

Kërkesat e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë për drejtësi, dhënien e pafajësisë dhe dëmshpërblimin e punës prej skllavi, të kryer në burgje, fillon në mënyrë të organizuar, që në vitin 1991.

Me 20 shtator 1991, 90 të burgosur politikë, të ardhur nga e gjithë Shqipëria, shpallën grevën e urisë në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë. Ndër ta, Viktor Martini, Pano Taçi, Përparim Alimadhim, Enver Mustafaj, Bedri Blloshmi, Ahmet Tufa, Pjetër Logoreci, Shkëlqim Kurti, Shik Stërmasi, Ylli Iliazi, Besim Valteri, Mersin Vlashi, Hysen Haxhia, etj.

Pas 10 ditë grevë, parlamenti miratoi njëzëri një ligj gjysmak, që u mbeti të burgosurve nëpër këmbë dhe i pengon dhe sot e kësaj dite.

Kërkesat, protestat dhe demonstrimet, që nga ajo kohë, qenë të vazhdueshme.

Më 23 qershor 2002, rishfaqet fuqishëm zëri të burgosurve politikë, në një demonstratë të fuqishme. 53 deputetë të PD-së dhe të PS-së, firmosin një projektligj për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë dhe ia paraqesin parlamentit, për miratim.

Prej këtej, fillon sorollatja, demagogjia dhe tallja e të burgosurve politikë, prej Fatos Nanos. Fatos Nano shfaq dhëmbët prej ujku, duke pushuar nga puna gruan e një drejtuesi të protestave, edhe pse ajo ishte një pastruese e thjeshtë! Më vonë, pa asnjë motivacion, ai urdhëroi shërbëtorin e tij besnik, Simon Miraka dhe pushoi nga puna edhe autorin e këtij shkrimi, si dhe shumë të përndjekur politikë të tjerë, u flakën nga administrata shtetërore.

Një përfaqësi e të burgosurve politikë, mori kontakte të vazhdueshme me ministrin Blendi Klosi, i cili i quajti të drejta kërkesat e të burgosurve dhe premtoi se, do t'i zgjidhë mbas disa verifikimeve dhe llogaritjeve. Por edhe ky, në udhën e mashtrimeve të racës Klosi, doli se ishte më mashtrues se etërit.

Pas kësaj, u bë një takim me presidentin e Republikës, i cili i caktoi detyrë parlamentit që, brenda datës 28 shkurt 2003, të kalonte në parlament, ligji për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë. Koha tregoi se, edhe ky njeri apo "burrë", nuk e mbajti fjalën. Ndoshta, tregoi urrejtjen e tij ndaj "armiqve" të popullit, apo, ndoshta, nuk e pyet njeri!

Protestat e të burgosurve politikë, nuk u ndërprenë. Në korrik të vitit 2003, Avokati i Popullit, thirri drejtuesit e shoqatave të të burgosurve politikë dhe u deklaroi atyre se, i thërriste me porosi të Fatos Nanos dhe se merrte përsipër të kryente rolin e mediatorit, për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Më vonë, ai deklaroi në "Zërin e Amerikës", se kishte marrë përsipër të zgjidhte si të drejta, kërkesat e të burgosurve politikë.

Por shumë shpejt, edhe ky u tërhoq nga premtimet e tij.

Me 8 shtator 2003, të burgosurit politikë morën takim me Servet Pëllumbin, kryetarin e parlamentit, i cili u dha fjalën të burgosurve se, brenda muajit shtator, do t'i kërkonte parlamentit, hartimin dhe miratimin e ligjit. Por, edhe ky, si shokët, gënjeu.

Përfaqësitë e të burgosurve politikë, morën takim me sh.Gramoz Ruçin, me sh.Spartak Braho dhe vazhdimisht, me sh.Blendi Klosi.

Të gjithë këta, megjithëse u premtuan të burgosurve se do ta zgjidhnin problemin, i mashtruan.

Kjo pra, ishte shkurt, kronika e mashtrimeve qeveritare ndaj të burgosurve politikë.

E ndodhur para protestave të fuqishme të të burgosurve politikë, qeveria "Nano" ndryshoi formën e mashtrimit. Ajo doli me pretendimin se, nuk është i saktë numri i të dënuarve, se janë regjistruar si të dënuar politikë, të dënuar ordinerë, se nuk ka llogari të sakta për vitet e burgut, etj.

Mirëpo, kujt ia kërkonte këto të dhëna qeveria?

Të gjitha ato janë detyra funksionale të qeverisë dhe, jo të burgosurve politikë dhe se, për të zgjidhur këto probleme, qeveria "Nano" paguan 50 nëpunës, në Institutin e Integrimit.

Kjo është udha e gjatë që ndoqën të burgosurit politikë, për të fituar të drejtat e tyre.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2004 nė 07:29 Edit Post Reply With Quote
Ja pse është i mundur dëmshpërblimi i të burgosurve politikë

Qeveritarë, socialistë, apo terroristë komunistë! Mos harroni! Një pjesë e privilegjeve dhe e shpërblimeve tuaja, dje në diktaturë dhe sot në demokraci, pjesën e luanit që keni marrë sot nga pasuria kombëtare, i keni nga puna prej skllavi e të burgosurve politikë.

Mos harroni! Në thesarin e shtetit që ju po e vidhni paturpësisht, njëri ndër burimet e akumulimit të arit është dhe puna e papaguar e të burgosurve politikë, të burgosur padrejtësisht prej etërve tuaj.

Nëse ekziston dëshira për të zgjidhur një problem, nuk ka forcë që të ndalon për arritjen e atij qëllimi!

Kështu, psh, nëse deputetet tanë do të kishin dëshirë për zgjidhjen e problemit të të përndjekurve politikë, le të linin rrogën e tyre vetëm për një muaj, atëhere do të kishim një burim prej 200 milionë lekësh, por deputetet nuk duan ta zgjidhin këtë problem.

Nëse qeveria e Fatos Nanos dhe Simon Mirakës do të tregohej e sinqertë, do të mbyllnin menjëherë Institutin e Mashtrimit dhe në favor të të përndjekurve politikë, do të kalonin të gjitha fondet e këtij instituti, që deri më sot harxhohen për gënjeshtra e hipokrizi. Për një vit, këto fonde, janë:

1. Fonde nga buxheti 33.390.000 lekë të reja

2. Fonde nga ndërmarrjet 22.446.000 lekë të reja.

3. Fonde page 30.000 000 lekë të reja.

Gjithsej, ky Institut i Mashtrimit harxhon për të mashtruar shqiptarët dhe botën e qytetëruar, afro 86 milionë lekë të reja.

Kështu pra, një burim tjetër nga mund të dëmshpërblehen të burgosurit politikë, ishte shkrirja e Institutit. Kërkesë e bërë vazhdimisht nga të burgosurit politikë.

Edhe deputetit e Kuvendit, e vjedhin popullin dhe të burgosurit politik. Në votimet e vitit 2001, vetëm 4 parti fituan të drejtën, sipas ligjit, të formojnë grupe parlamentare. Në fakt, në Kuvend janë formuar padrejtësisht, 11 grupe parlamentare, dmth, 7 grupet e tjera mbi votat e popullit, partitë e vogla kanë marrë 5 deputetë nga PS dhe 8 deputetë nga PD. Formimi i grupeve artificiale, i kushton popullit 35 milionë lekë të reja, në një vit. Sikur deputetët tanë të nderuar, të punonin me ndershmëri, atëhere do të kurseheshin 35 milionë lekë, të cilat do të shkonin në favor të të burgosurve politikë. ("Panorama" dt.10.1.2004) Në këtë shumë, nuk llogariten paratë e harxhuara për zyrat, sekretarinë, makinat, telefonët, etj.

Le të kujtojmë edhe një fakt jo pa rëndësi për deputetët tanë të nderuar. Ata kanë në përdorim 126 mjete transporti, me një vleftë 287.972.384 lekë. Nga këto, 17 mjete në vleftë 23.950.426 lekë, nuk janë në përdorim. Sikur kjo shumë të kalonte në favor të të burgosurve politike, çfarë do të pësonin deputetët tanë të nderuar?

Një rrugë tjetër nga mund të nxirren fonde për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë, është edhe ajo që deputeti Bashkim Fino, denoncoi në Kuvend. Ai tha "rreth 500 punonjës të administratës publike, paguhen me rrugë të njëjtë si ajo e kryeministrit, ndërsa 25 agjensi parazite shtetërore, ushqehen me rroga nga kontributet e taksapaguesve shqiptarë".

Për të parë këtë anomali që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin si shembull se, pas presidentit të Republikës, rrogën më të lartë e ka komunsti Mustafa Kërçuku, ndërsa komunisti tjetër, Shkëlqim Cani, merr 300 mijë lekë të reja në muaj, Avokati i Popullit që do zgjidhte problemet e të burgosurve, merr 180 mijë lekë të reja, Fehmi Abdiu që vari në litar Havzi Nelën, paguhet për këtë "shërbim" me 180 mijë lekë të reja në muaj, etj etj.

Nëse do të vendosnin raporte të drejta në paga, pra që asnjë nëpunës i shtetit të mos kishte paguar më lart nga kryeministri që e ka 170 mijë lekë të reja në një vit, shteti do të kursente 30 milionë lekë të reja, të cilat mund t'u kalonin të burgosurve politikë.

Zyrat e nëpunësve të administratës shtetërore po mobilohen e po bëhen më luksoze se në vendet e mëdha dhe të pasura. Vetëm për vitin 2004, në dispozicion të kryeministrisë, pra të Fatos Nanos, janë planifikuar për rikonstruksion 10.7 milionë dollarë, ndërsa për zyrën e presidentit, 160 mijë dollarë. Po kështu, shpenzime marramendëse kanë edhe ministritë dhe institucionet e tjera qendrore.

Telefoni mujor i një deputeti që paguan shteti, është sa 35 pensione mujore të një minatori në Selenicë apo të një metalurgu në Burrel.

Kryeministri shqiptar e ka rrogën mujore 170 mijë lekë të reja, baraz me pensionin që merr një minator i Memaliajt, për një vit e gjysëm.

Kështu pra, sikur kryeministri ynë dhe zyrtarët tanë ta kuptonin se janë shqiptarë dhe se i shërbejnë një vendi të varfër si Shqipëria, do t'u vinin fre shpenzimeve marramendëse që do t'i kishte zili edhe një vend i pasur dhe këto shpenzime luksi, do t'u kalonin të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

Një rrugë tjetër e gjetjes së fondeve për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë, është udha e respektimit të ligjit në administratën shtetërore, ose e thënë në gjuhën e shtypit të përditshëm, pakësimi i vjedhjeve dhe shpërdorimeve.

Në raportin që Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti para deputetëve për vitin 2003, rezultoi se janë ushtruar 156 kontrolle dhe është vërtetuar një dëm ekonomik, prej 3 miliardë lekësh.

Sikur qeveria jonë të bënte detyrën për të cilën paguhet nga djersa e popullit, kjo shumë do të zvogëlohej në minimum dhe do të lindte kështu, një burim tjetër, nga i cili mund të shpërbleheshin të burgosurit politikë.

Së fundi, nga udhët që propozojmë për të dëmshpërblyer të përndjekurit politikë, është edhe pjesa që atyre u takon nga shitja e pasurisë kombëtare. Pra, qeveria, nëse do ta zgjidhë këtë problem, planifikon një fond që rrjedh nga shitja e mjeteve themelore.

Këto ishin vetëm disa nga udhët që duhet të shfrytëzojë qeveria, nëse dëshiron për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, të paraqitura para lexuesit, me gjuhën e thjeshtë popullore, duke shmangur teorizimet profesionale.

Profesor dr.Sali Berisha ka deklaruar, se "çdo përpjekje për t'iu shmangur dëmshpërblimit, sipas "Kodit Penal", është një përpjekje për të trajtuar në mënyrë klasore, sërish problemin e të përndjekurve, është një dhunim flagrant që i bëhet shtetit ligjor, bazuar mbi konceptet e shtetit klasor.

Kjo deklaratë e doktor Berishës, e bërë para shqyrtimit të ligjit në parlament, u provua se ishte e drejtë.

Socialistët miratuan një ligj antidemokratik e dëshmuan kështu, urrejtjen e etërve ndaj "armiqve" te popullit.


55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2005 nė 08:01 Edit Post Reply With Quote
Ish-të përndjekurit e vërtetë politikë të distancohen nga spekullantët dhe falsifikatorët. Ja grupet që duhet të dëmshpërblehen


Vetëm 10% e punonjësve të Institutit të Integrimit janë të përndjekur


Shahin Hurshiti*


Individe të ndryshëm me ose pa përndjekje kanë shkruar nëpër gazeta ose kanë dhënë intervista nëpër kanale televizive. Më vjen çudi se si këta njerëz, të cilët nuk kanë as mandatin për të përfaqësuar në mënyrë ligjore këtë shtrese, kërkojnë dëmshpërblim në emër të ish-të përndjekurve politikë. Veprimi i tyre ose është thjeshtë një delir madhështie ose është e qëllimishme. Them kështu, sepse nëse këta individë duan me të vërtetë të ndihmojnë, më mirë të mos marrin fare inisiativa të tilla. Ata më tepër largojnë dhe zbehin reputacionin dhe kërkesat e kësaj shtrese. Kemi fatin që qeveria e re demokratike na premton për dhënien e dëmshpërblimit, por ne duhet të dimë se nuk jemi më me institucionet e 92 megjithëse ato bën sa munden për shtresën tonë. Nuk mundet kurrë të realizohet një gjë e tillë pa vërtetësinë reale të atyre grupeve që përfitojnë nga ky ligj të cilët janë: Grupi A, A1 B, B1 dhe C4 ku përfshihen të gjithë të internuarit në kampet e përqendrimit deri më 31.12.1954. Këtu përjashtojmë disa kampe internimi që ishin të izoluar deri më 1958 të gjithë këtyre u bëhet pagesa si ato të grupitB.

Unë që shkruaj jam pjesë e padiskutueshme familjarisht e kësaj fature, e cila është tepër modeste po të llogarisim genocitin 45 - vjeçar. Pra kërkesa jonë është tepër serioze dhe e ligjshme gjendja e bashkëvuajtësve tanë është tepër e rëndë, i vetmi afeksion për ish-të burgosurit politikë që i kanë ditët e numëruara është të paktën marrja e këtyre lekëve si minimum i minimumit të asaj që meritojnë. Nuk pret koha më të merremi me këta individë, duhet patjetër të respektojmë vehten tonë të kërkojmë detyrimin në bazë të kritereve e procedurave reale e bashkëkohore. Institucioni i deritanishëm nuk ka qenë efikas ai e abandonoi detyrën e tij të shenjtë që kishte për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese, ai i la rrugëve të Tiranës duke thirrur: "Duam parat tona", përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë ku mbrapa tyre ndodhej ky institucion. Çdo gjë mund të ishte ky institut, por i tyre jo, dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë ndaj i kthyen kurrizin atij, nuk e dimë se për çfarë vlente apo çfarë detyre kishte. Një gjë ishte e sigurt: ai s'kishte më të drejtën të ishte mbrojtës i tyre ligjor. Ata u punësuan me urdhër të Partisë Socialiste, e cila pushoi afërsisht 80 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme, të cilët 90% e tyre i përkisnin kësaj shtrese, ndërsa Instituti aktual ka rreth 10% të punonjësve të tij të përndjekur.

Së fundi, dua të sugjeroj se për realizimin e kërkesave tona duhet patjetër të mblidhen të gjithë të përndjekurit e ndershëm me në krye Shoqatën e ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë për të krijuar mundësinë e një grupi pune me njerëz e individë të ndershëm, të cilët janë me shumicë në rradhet tona për të arritur sa nuk është vonë rishikimin edhe njëherë një për një teë statusit të të burgosurve politikë, i cili është rritur në mënyrë tepër artificiale. Kjo është e vetmja mundësi që çon drejt realizimit të marrjes më shpejt se sa parashikohet dëmshpërblimi në të njëjtën kohë dhe vlera për çdo ditë pune do të jetë e justifikueshme. Në të kundërt dhe nëse qeveria demokratike do të japë dëmshpërblimin ajo do të jetë si legjenda e kokoshit që u katandis në një thelë dhe kjo jo për faj të saj, por për fajin tonë nëse ne nuk do të bëjmë këtë përzgjedhje e si pasojë dhe marrja e këtij dëmshpërblimi do të jetë shumë e largët.

Ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të ish-të Përndjekurve Politikë



rd


More zotni,

nuk i heq asnje prejse apo germe asaj qe keni shkruar, por me lejoni qe te bej nje pyetje:

cfare keni bere kur keni qene:

zv/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të ish-të Përndjekurve Politikë ?

Statistikat e sakta duhet ti kishit publikuar me kohe?
Pse nuk jane bere?
Kush e mban pergjegjesine?

Une sinqerisht nuk arrij ti kuptoj te burgosurit politike ne RSH.

Duhet ta kuptojne nje here e mire se:

interesat e tyre do te jene ne gjendje ti mbrojne vete ata

pa vetorganizim nuk do te arrijne te vetmbrohen.

Per mua ka qene dhe eshte nje cudi e pakuptueshme ky instituti i te perndjekurve politike.

KUr dhe sot me 2005 nuk ka arritur qe te beje statistikat e sakta, mua nuk me mbetet vec se te dal ne perfundimin se drejtuesit e tij kane qene e pakta nje zero intelektuale, pervec drejtuesit te pare zotit Eduard Ypi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-3-2008 nė 18:16 Edit Post Reply With Quote
Me se fundi ligji permbi demshperblimin u miratua dhe po zbatohet, por me ka tronditur shume fakti qe nipat e mbesat nuk perftojne.

Konkretisht nje zotni ka vdekur ne tortura ne 1945 dhe i djali i vetem i ka vdekur me 1995, djali i djalit nuk perfiton!?

ABSURDE, krej e papranueshme per mua


Demshperblimi duhet te ishte analog me trashigimine e merr kushdo qe eshte gjalle e kaq.

Sinqerisht jemi te mjeruar ne te djathtet shqyptare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2008 nė 15:41 Edit Post Reply With Quote
Zvarritja e qëllimshme për zbatimin e ligjit, mbi dëmshpërblimin e të burgosurit politik Printoje
Friday, 02 May 2008
Nga Daut GUMENI - Në një nga gazetat e përditshme, që për t’u shitur më mirë po përdorin prej kohësh edhe listat e të burgosurve politikë si të qenë listat e barnave popullore “çudibërëse”, lexova dhe emrat e dy të njohurve të mi.Edhe për ata të dy, Ministria e Drejtësisë kishte po të njëjtën përgjigje si për të gjithë listën prej dy faqe gazete, “Mangësi në dokumentacion”. Nuk e di sesi qëndron puna me të tjerët, por Muço Bazaj nga Gorrishti i Vlorës ka qenë në Burrel me mua dhe e di mirë që, pasi mbaroi dënimin e parë prej 15 vjetësh, e dënuan prapë edhe dhjetë vjet të tjerë. Dhe, ia vlen ta tregoj atë dënim të dytë për Muçon e mirë, ia vlen të tregohet, qoftë për ata që kujtojnë se diktatura komuniste është një gjë e shkuar dhe e harruar qoftë për pushtetarët e sotëm, që aq shumë po përpiqen të zbatojnë direktivat e të parëve të tyre ndaj të burgosurve të diktaturës edhe këtë kohë që bëjmë sikur jetojmë në demokraci… Atë ditë po kalonte nëpër burgun e Burrelit një “inspektim ligjshmërie”, kështu e quanin vizitën e një prokurori të shoqëruar me një shpurë të madhe me “shokë të Degës dhe të Drejtorisë së Burgjeve”. Pasi dëgjoi disa ankesa, prokurori na siguroi se “Drejtësia jonë është drejtësi socialiste dhe nuk i përdor metodat borgjeze të keqtrajtimit të të burgosurve”, se “Ne kemi një parti e një udhëheqës legjendar, që nuk pyet as për superfuqitë imperislisto-revizioniste e jo më për ca armiq leckamanë, të mbyllur në burgun e Burrelit!”… Derisa “inspektuesi i ligjshmërisë socialiste” nuk kishte përmendur emrin e “udhëheqësit legjendar”, Muço fatziu po duronte si të gjithë, por kur prokurori nisi panegjirikët bajate për “udhëheqësin e madh”, i miri Muço nuk duroi dot më. “Pse u ka hedhur trutë e gomarit një palo njeri si Enver Hoxha, more të shkretë?- shpërtheu Muço Bazaj. Edhe Liceun e Korçës mezi e mbaroi me të shtyra e të lëpira…Çfarë ka ai më tepër se unë? Vetëm që unë e kam mbaruar gjimnazin shkëlqyeshëm dhe nuk jam aq i gjatë e i bukur, por as aq i poshtër si ai!…” Kjo qe shumë për ta duruar toga e “drejtësisë socialiste” me prokurorin në ballë. Dhe Muço Bazajn e morën me hekurat gjermane në duar dhe na e sollën pas gjashtë muajsh të ridënuar edhe dhjetë vjet të tjera për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Nuk e di se kur doli Muço Bazaj nga ferri, por nuk ka njeri të gjallë në këtë botë, e jo më kjo Ministri Drejtësie, që të më mbushë mendjen se i burgosuri politik i diktaturës komuniste, me emrin Muço Bazaj, emër që i miri Muço nuk e këmbeu kurrë me pseudonime malukatësh, paska “mangësi në dokumentacion” e nuk e merr dot as dëmshpërblimin, që i jep ligji përkatës i parlamentit të sistemit demokratik. I njohuri im, i dytë në atë listë është z. Mustafa Bylyshi nga Nivica e Kurveleshit. I dënuar 25 vjet për tentativë arratisje, i dha Zoti jetë të bënte një shekull burg, por nuk e marrka dot atë që i jep ligji, sepse edhe ai paska “mangësi në dokumentacion”(!). Ndaj, kur sheh ato lista, të mundojnë vetiu një mori me pyetje, që të hutojnë e të trishtojnë njëherësh me përgjigjet që nënkuptojnë haptas për çdo njeri normal. Si ka mundësi që, edhe pas 18 vjetësh tranzicion drejt një sistemi të ndryshëm nga diktatura komuniste, ish-komunistët tanë kanë përsëri po atë mëri me të burgosurit politikë të asaj diktature? Pasi, Parlamenti miratoi ligjin që njeh detyrimin përkatës ndaj të burgosurve politikë të diktaturës, përse tërë kjo zvarritje në zbatimin e ligjit? Vërtet nuk dinë pushtetarët tanë se mjafton të ngarkojnë me zbatimin e atij ligji institucionet, që kanë të gjitha të dhënat për të burgosurit politikë të diktaturës, pastaj të burgosurit e djeshëm (apo përfaqësuesit e tyre me prokurë) të paraqesin në këto institucione vetëm adresën e banimit dhe një numër telefoni? Përse detyrohen të burgosurit e diktaturës komuniste të bëjnë zbor në pleqëri duke kërkuar të dhënat e tyre nga zyra në zyrë, në të shumtat e të cilave ata janë çregjistruar me urdhër të vetë regjimit që i burgosi, apo vetëm për të dalë pastaj me “mangësi në dokumentacion”? Përse u kërkohet të vërtetojnë se kush i dënoi, sa i dënoi, kur i transferoi nga burgu në burg e përse i transferoi, kush i ridënoi, sa i ridënoi e përse i ridënoi si “armiq të popullit’, kur të gjitha këto informacione i kanë institucionet që kanë për detyrë zbatimin e ligjit e që paguhen për zbatimin e ligjit? Po ata të burgosur të diktaturës komuniste, të cilët kanë marrë me kohë udhët e botës, për të mos i parë prapë pushtetarë persekutorët e tyre të djeshëm, përse u dashka të robtohen përsëri udhëve që të vërtetojnë se kanë bërë burg politik në diktaturë, kur institucionet që kanë për detyrë zbatimin e ligjit i kanë të gjitha ato dokumentacione që duhen, i kanë aty nëpër arkiva ngjitur me zyrat e tyre dhe nuk del asnjë i përndjekur politik i diktaturës me “mangësi në dokumentacion ”? Pastaj, përse duhen “ ndërsyer” të rrahin gjoksin në emër të të burgosurve politikë, të diktaturës komuniste edhe ata që nuk kanë qenë dënuar kurrë apo dhe ca ish-të dënuar ordinerë? Të gjitha pyetjet që të sulmojnë, kur sheh sesi zvarritet zbatimi i një detyrimi ligjor ndaj të burgosurve të diktaturës komuniste, të shtyjnë të mendosh se nuk bëhen nga padija. Të gjitha pyetjet që të trishtojnë, kur sheh sesi po tallen me të burgosurit e diktaturës dhe me ligjet që nxjerrin vetë pushtetarët tanë të tranzicionit, të bëjnë të kujtosh tollovitjen që po u bëhet pronarëve kur bëjnë sikur i “kompensojnë” me pikatore, vetëm që t’u mbushin mendjen se po përpiqen t’i ndihmojnë për të fituar të drejtën e humbur, kur ata të shkretë pronarë nuk kanë nevojë për “kompensime” elektorale por për t’u njohur me ligj pronësinë mbi pronën e tyre të ligjshme. Të gjitha këto pyetje zhgënjyese, të bëjnë dhe të mendosh se këtu ka një synim ca më djallëzor: Të fitohet kohë deri sa të këmbejnë vendet pushteti me opozitën, pastaj pushtetarët e rinj të “amendojnë” ligjin përkatës dhe të burgosurit e të përndjekurit politikë të diktaturës komuniste të rrallohen nga barra e viteve dhe e vuajtjeve, deri sa të kenë mbetur për t’u dëmshpërblyer vetëm të keqpërdorurit e përhershëm të pushteteve, apo ndoca ordinerë të kthyer (me miratim të pushtetit) në “të burgosur politikë” sa për t’i bërë më shumë “xixa televizorit”. Më e mira, do të ishte që institucionet përkatëse të marrin përsipër detyrën e tyre, TË ZBATOJNË LIGJIN. Kaq është e mjaftueshme, nëse vërtet ai ligj mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë të diktaturës nuk është miratuar vetëm për synime elektorale. Po qe kështu, atëherë ai ligj qenka miratuar nga e keqja për t’i hedhur hi syve institucioneve monitoruese ndërkombëtare dhe na mbetet vetëm një rrugë për zbatimin e dhe të atij ligji: RRUGA E GJYKATËS. Të burgosurit politikë të diktaturës komuniste dhe të gjithë të përndjekurit politikë të atij regjimi terrorist, të bëjnë padi në gjykatë ndaj institucioneve që kanë për detyrë zbatimin e ligjit dhe kanë kohë që po ushqejnë gazetat me listat e të burgosurve me “dokumentacion të mangët”, si me ato listat e barërave popullore “çudibërëse”. Po qe se “direktiva e brendshme” për zvarritjen e zbatimit të atij ligji deri sa të këmbehen në pushtet çetat tona politike të të njëjtës parti, do të arrijë të zbatohet në vend të ligjeve dhe në Gjykatat tona, atëherë jemi me fat që kemi Gjykatën e Strasburgut. Sepse, qe trysnia e Institucioneve Ndërkombëtare për dënimin e mizorive të diktaturave komuniste, ajo që i detyroi dhe pushtetarët tanë të miratojnë ligjin mbi dëmshpërblimin e të burgosurve të diktaturës. Ato institucione kanë për të qenë dhe mbështetja e fundit për zbatimin e ligjit në fjalë, që duket se nuk dëshirojnë ta zbatojnë pushtetarët tanë të tranzicionit. Janë po ato institucione të botës së lirë demokratike, që do t’i detyrojnë dikur dhe pushtetarët tanë, jo vetëm të zbatojnë atë ligj, por edhe të dënojnë realisht të gjitha krimet e diktaturës komuniste. Sepse në atë ligj nuk janë përfshirë shumë patriotë e demokratë të vrarë pa gjyq nga terrori i djeshëm shtetëror. Sepse, ende në Shqipëri nuk është zbatuar as Kushtetuta ekzistuese lidhur me pronën dhe me pronarët, nuk ka shkuar ende prona tek i zoti. Prandaj dhe nuk mund të pritet që të shkojë aq shpejt e drejta tek ai që i takon. Kjo duket se është dhe arsyeja kryesore përse po zvarritet kaq kohë dhe zbatimi i ligjit mbi dëmshpërblimin e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste.
sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2009 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Te perndjekur, dhe pa vendim gjykate
Denisa Xhoga
E Hene, 16 Shkurt 2009

Lista me demshperblimin e ish-te perndjekurve politike do te zgjerohet me tej. Personat e denuar dhe internuar pa pasur nje vendim gjykate, sipas nje vendimi te komisionit trepalesh, do te behen pjese e listes. Ne total, jane mbi 5 mije persona qe pritet t'i shtohen kesaj liste. Aktualisht kane dorezuar dokumentacionin rreth 17 500 te persekutuar. Kryetari i Institutit te ish-te Perndjekurve Politike, Simon Miraka, sqaron per gazeten "Koha Jone", se kjo kategori, per t'u bere automatikisht pjese e kesaj skeme duhet te nxjerre vendimin e internimit dhe me pas kerkesen per demshperblim. Nese personat e internuar dhe denuar pa keto vendime nuk jetojne me, atehere do te kene te drejten automatike per ta perfituar niperit dhe mbesat. Miraka sqaron gjithashtu se te gjitha keto jane propozime me te cilat ministri i Drejtesise, Alibeaj eshte njohur. Per kete, jane ne hartim e siper akte te reja nenligjore, qe shume shpejt do te shkojne per miratim ne qeveri.

Te persekutuarit pa trashegimtare

Me kete skeme synohet nje shtim i rrethit familjar te ish-te denuarve politike qe mund te perfitojne demshperblim financiar sipas ligjit "Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist". Pra, e thene ndryshe, ne rrethin familjar perfitues te futen edhe vellezerit, motrat dhe niperit e ish-te denuarit politike. Po ashtu, ne kete kategori perfshihen edhe familjaret e klerit katolik, vellezerit dhe motrat e tyre, prinderit, pasi sic dihet, kleri katolik nuk ka trashegimtare. Ndryshimi kryesor i propozuar ka si qellim zgjerimin e perfituesve te ketij ligji, pasi nje pjese e konsiderueshme e te burgosurve dhe e te perndjekurve politike nuk kane krijuar familjet e tyre. Pra, per nje periudhe te gjate ata kane ndenjur me vellezerit dhe motrat, ndaj nipat e mbesat e tyre, qe jane trajtuar njekohesisht si te persekutuar politike dhe qe kane vuajtur njesoj si ata, te perfitojne nga ligji. Ne ligjin aktual te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise ne fund te vitit 2007 nga trashegimtaret e ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politike, te pushkatuar gjate periudhes se komunizmit, perfitojne pervec gruas dhe femijeve. Ne kuptimin e ketij ligji me familjare nenkuptohen, pavaresisht nga rregullime te tjera ligjore, vetem pasardhesit, bashkeshortja, femijet. "Familjaret ne shkalle me te pare, sipas Kodit Civil, perjashtojne familjaret e tjere", thuhet ne nenin 8 te ligjit.

Afati, deri me 1 korrik 2009

Sipas propozimeve, mendohet se shtyrja per depozitimin e dokumenteve prane Ministrise se Drejtesise per te perfituar demshperblim financiar per kete kategori te behet deri me 1 korrik te 2009. Sic edhe eshte menduar, pjesa tjeter mbetet vetem procedurale, e cila shtyn afatin e aplikimit te dokumentacionit deri ne daten 1 korrik te ketij viti, pra e shtyn me gjashte muaj. Kjo per arsyen e vetme se ka nje numer te madh te persekutuarish qe nuk kane arritur te plotesojne dokumentacionin e tyre. Pra, nuk kane nxjerre daten e hyrjen ne burg, te daljes nga burgu, certifikata perkatese etj.

Masa e demshperblimit

Cdo i denuar politik, per cdo dite vuajtjeje denimi te kryer ne burg, spital psikiatrik, spital te burgut, izolim ne hetuesi, nga data 30.11.1944 deri me 1.10.1991, demshperblehet financiarisht ne masen 2000 leke ne dite. Per personat e internuar parashikohet nje skeme pensioni, e cila do te rregullohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Nga kjo shume zbritet sasia e demshperblimit te perfituar nga ligjet e meparshme. Ky demshperblim u takon edhe familjareve te tij, ne pjese te barabarte takuese, kur i denuari nuk jeton me. E drejta e familjareve per te kerkuar demshperblim eshte e drejte pasurore jovetjake. Ndersa familjaret e viktimave, te pushkatuar apo ekzekutuar, me denim politik te padrejte, per vuajtjen dhe persekucionin perfitojne nje demshperblim financiar te barabarte ne masen e 8 vjeteve kompensim denimi me burgim. E drejta e familjareve per te kerkuar demshperblim eshte e drejte pasurore jovetjake.

Perfituesit, sipas ligjit

Ne baze te ligjit, Ministria e Drejtesise i percjell Ministrise se Financave kopjen e plote te dosjeve individuale te ish-te denuarve politike, qe perfitojne demshperblim. Dikasteri i Financave, sipas buxhetit te vene ne dispozicion, shperndan, ne vlere te plote, demshperblimin per cdo te denuar politik, qe perfiton sipas ketij ligji nepermjet celjes se depozites bankare, ose per llogari te tij ose te familjareve te tij, ne nje banke private. Dokumenti i hapjes se llogarise bankare i bashkelidhet dosjes ne Ministrine e Financave. Ministri i Financave urdheron shperndarjen e demshperblimit, sipas radhes se perparesise se caktuar ne ligj. Cdo i denuar, per cdo dite vuajtjeje apo heqjeje denimi te kryer ne burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim ne hetuesi, nga data 30 nentor 1944 deri me 1 tetor 1991, demshperblehet financiarisht sipas kritereve te ketij ligji.

Si do te behet terheqja e parave

Demshperblimi financiar, i depozituar ne llogarite bankare, terhiqet personalisht nga vete ish-i denuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotesine juridike per te vepruar, apo nga familjari i viktimes se ekzekutuar. Depozitat e celura, ne perputhje me ligjin, jane te kerkueshme 3 vjet nga celja e tyre. Kur brenda 3 vjeteve prane bankes nuk paraqitet asnje i interesuar, apo kur te interesuarit nuk plotesojne kriteret e caktuara te ligjit, llogaria transferohet drejtperdrejt ne Thesarin e Shtetit, sipas nje rakordimi paraprak, te kryer nepermjet bankes se nivelit te dyte dhe Ministrise se Financave.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2009 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Të gjitha ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve


Ministria e Drejtësisë ka mbështetur dje nismën që ka ndërmarrë Kuvendi i Shqipërisë për miratimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist””. Deri në datën 19 dhjetor 2008, pranë Ministrisë së Drejtësisë janë paraqitur 17.579 kërkesa për dëmshpërblim financiar bazuar në këtë ligj, të cilat janë trajtuar dhe po trajtohen nga Ministria e Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë, si autoritet i njohur nga ligji për trajtimin e kërkesave në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” ka përfunduar trajtimin në mënyrë të suksesshme të mbi 1.400 kërkesave, të miratuara edhe nga Këshilli i Ministrave dhe për të cilat do të shpërndahet dëmshpërblimi financiar. Ministria e Drejtësisë mbështet projektligjin e propozuar dhe jep kontributin e saj për përmirësimin e këtij projekti. Ky projekt synon:

1. Zgjerimin e listës së veprave penale politike të përcaktuara në nenin 5 të ligjit aktual. Në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur rreth 50 kërkesa nga ish-të dënuarit për veprat penale që propozohen të shtohen dhe ky ndryshim është pozitiv për këtë kategori.

2. Zgjeron rrethin e përfituesve të dëmshpërblimit financiar të përcaktuar në nenin 8 të ligjit aktual, duke përfshirë motrën, vëllain, nipin apo mbesën e ish-të dënuarit politik. Në Ministrisë së Drejtësisë janë paraqitur rreth 460 kërkesa, nga shtetas me këtë lidhje me ish-të dënuarin (motra, vëllai, nipi apo mbesa) dhe ky ndryshim është pozitiv për ta.

3. Shtyn afatin e paraqitjes së kërkesave deri në datën 1 korrik 2009, afat i cili sipas nenit 19 të ligjit aktual ka përfunduar në datën 19/12/2008. Në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur, pas afatit të përcaktuar në ligj 19/12/2008 rreth 665 kërkesa, me tendencë në rritje. Ky ndryshim i jep të drejtën e përftimit të dëmshpërblimit financiar edhe këtyre aplikuesve.

4. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë sugjeron të shtohet nëpërmjet kësaj nisme, situata e të ekzekutuarve pa gjyq, duke përfshirë dëmshpërblimin financiar edhe për këtë kategori. Për këtë duhet shfrytëzuar përmbajtja e nenit 2 të ligjit nr. 9831, që lejon ndërmarrjen e nismave të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore apo administrative, për të cilat i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese apo krijimit të kushteve favorizuese, për riintegrimin shoqëror të tyre.

5. Së fundmi, Ministria e Drejtësisë sugjeron të saktësohet nëpërmjet kësaj nisme dokumentacioni provues për të internuarit në kampe me rrethim me tela me gjemba. Sugjerohet që dokumentacioni i kërkuar nga ligji aktual “vendim administrativ politik internimi që tregon edhe veprën penale politike”, të thjeshtohet duke u zëvendësuar me “akt administrativ apo dokument zyrtar që provon internimin në kamp me rrethim me tela me gjemba”.


18/02/2009

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-5-2009 nė 07:09 Edit Post Reply With Quote
Përse të Pushkatuarit dhe të Burgosurit Politikë nuk po dëmshpërblehen?
Written by Gazeta SOT
Wednesday, 13 May 2009 18:05
Liço ÇALAJ
Në një shkrim në gazetën “Albania”, që e kishte bërë një ish i persekutuar prej Shkodër Loces, unë si i burgosur politik dua që këtij zotërie t’i heq një vërejtje të rëndë. E para në këtë Shqipëri nuk ka të persekutuar qysh në vitin 1991, duhet që ta dijë mirë çdokush duke filluar nga media e shkruar dhe vizive që mos ta përdorim më fjalën “persekutim”. E para se është fjalë e huaj frëngjisht që do të thotë “Mundim”, dhe e dyta që në Shqipëri ka vetëm dy shtresa të vërteta që janë të prekshme:
Të pushkatuarit politikë që janë 5560 dhe të burgosurit politikë që janë 8500 nga viti 1945-1990. Kush flet ndryshe, është komunist, i paditur dhe kriminel.
Tani do flasim për të pushkatuarit politikë. Ata e dhanë jetën për demokracinë dhe kaq, por pasojat i hoqën trashëgimtarët e tyre nga viti 1945 deri sot. Të flasim pak për Kjarët, në sistemin monist kishte një lloj dënimi që quhesh Internim, tani çfarë kuptojmë me fjalën internim. Pra internimi përdorej për këto kategori njerëzore. E para të gjitha familjet që jetonin nëpër fshatra, buzë kufirit shqiptar, ne rast se u ikte ndonjë person nga familja, menjëherë familja e këtij të arratisuri internohesh 5 vjet në vendet Myzeqare. Pra kjo familje këto 5 vjet sigurisht që do punonte në bujqësi dhe e detyruar të paraqitej dy herë në ditë tek polici për apel. Kur mbaronte 5 vjeçari, polici e lajmëronte këtë familje që duhej të largohej për në fshatin e saj në malësi. Atëherë çfarë ndodhte: kjo familje refuzonte që të kthehej tek fshati i saj për arsye se aty në Myzeqe merrte 250 lekë ditën e punës dhe hante 12 muaj bukë gruri, kurse po të vinte në malësi do merrte 25-30 lekë për ditë pune dhe do hante bukë misri 12 muaj. Tani çfarë ndodhi. Këto familje që internoheshin për 5 vjet dhe kur mbaronte 5 vjeçari bëheshin vendalinj, se ishin punëtorë ferme, mirëpo çfarë na ndodhi: Më 1991 këta morën statusin sikur kishin bërë 30 vjet internim dhe në 1992 Partia Demokratike u dha favore të mëdha. Po jap një shembull klasik, në vitin 1993 Presidenti i kohës nxori një dekret ku thuhej: “Të gjithë të internuarit e Shtyllasit të strehohen me preçedenc”. Kjo ishte skandaloze për arsye se Parlamenti shqiptar i përbërë prej 250 deputetësh vendosi unanimisht që të burgosurit politikë të merrnin: pafajësinë, paret kesh, komoditet (shtëpi falas), ndërsa Presidenti i kohës u jepte shtëpi të internuarve.
Çfarë dua unë të sqaroj me këtë rast, unë dua të them që të persekutuar të vërtetë janë trashëgimtarët e të pushkatuarve politikë, se në fakt këta ishin dhe janë të persekutuar, këta qëndruan 30-40 vjet në internim dhe fëmijët e tyre mbetën të pa ditur. Mirëpo sistemet që kanë qenë nga 1991 deri sot në 2009 kanë vepruar sipas interesave të tyre, duke zgjedhur edhe njerëzit që kanë bërë luftën brenda llojit dhe po vazhdojnë edhe sot.
Në vitin 1992-1993, kryetar i shoqatës të të burgosurve politikë ka qenë Osman Kazazi. Mirëpo këtë e hoqi sistemi i kohës për arsye se kërkonte që të Burgosurve Politik të Shqipërisë t’u jepeshin paret kesh, se kështu kishte vendosur Parlamenti Pluralist me ligjin 7514 dhe njëkohësisht edhe komoditetin (shtëpinë falas) mirëpo kjo nuk i interesonte qeverisë të kohës, kështu që vendosën ta hiqnin atë, dhe sollën një tjetër që e bënte më mirë luftën brenda llojit, kjo u pa se u prek më dorë, ka plot 17 vjet që po merren me fjalë fluturake.
Këtë shkrim po e bëj që mos të përdoret më fjala Persekutim për arsye se të persekutuar ka qenë e gjithë Shqipëria dmth 3 milion banorët e saj, kështu që duhet të dëmshpërblehen të gjithë këta, megjithatë e kanë reduktuar në 26500 të persekutuar, kjo shifër nuk është absolutisht e vërtetë. Edhe një herë Shqipëria ka 8500 të burgosur politik me dosje dhe 5560 të pushkatuar politik që do të dëmshpërblehen trashëgimtarët e tyre dhe pik. Shifra e zmadhuar prej 26500 është bërë me qëllim që të merrte vesh Europa dhe të kontribuonte me ndihma, kjo u bë ashtu siç e bëri Enver Hoxha në vitin 1946 në Paris në Konferencën e Paqes që tha se Shqipëria ka 28000 dëshmorë dhe për këta dëshmorë Enveri mori shumë ndihma ekonomike, ku në fakt Shqipëria ka 2200 dëshmorë, kush nuk beson ti hipi makinës dhe të shkojë nëpër rrethe dhe ti numërojë nëpër varrezat e dëshmorëve, se janë nëpër vendet e tyre. Kurse për të Burgosur Politik është dhënë interpelancë nga Ministri i Drejtësisë i vitit 30 shtator 1991 ku tha përpara 250 deputetëve që Shqipëria nga viti 1945-1990 ka pasur 8500 të Burgosur Politik me dosje. Kush e lëviz këtë shifër është mashtrues dhe kriminel për arsye se kjo rritje ka pasoja katastrofike se deri më sot ka ndikuar negativisht se dëmshpërblimi është i pamundur, dhe kjo fjalë e pamundur e ka prurë deri më sot këtë katrahurë. Unë në shkrimin që bënte Gjeto Vocaj u befasova kur përmendte dy ministrat e Berishës, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Financave, që të dy këta ministra nuk kanë asnjë farcë që të flasin për dëmshpërblimin e të pushkatuarve dhe të burgosurve politik të Shqipërisë për arsye se këtë çështje madhore e ka vetëm një njeri në dorë, ky njeri quhet Sali Berisha që ka një fuqi gjigande për arsye se ky njeri është i vetmi në glob që e hap shishen nga fundi dhe jo nga tapa siç është e natyrshmja.
Unë do ta filloj që nga fillimi. Më 30 shtator 1991 në Parlamentin Plural Shqiptar u vendos që të burgosurit politikë dhe të pushkatuarit politikë dmth (trashëgimtarët e tyre) të marrin tre gjëra:
E para pafajësinë që do të thotë statusin, gjë të cilën nuk e kemi marrë akoma për arsye se grupi i interesit që përfaqësonte këtë shtresë ka bërë luftë brenda llojit.
E dyta do të merrnim paret kesh në dorë ashtu siç u dëmshpërblyen të burgosurit politikë të vendeve të Lindjes, edhe kjo u anashkalua.
E treta ishte komoditeti (shtëpi falas) për të gjithë të burgosurit politikë të Shqipërisë pa dallim si qytetar dhe fshatar mirëpo kjo nuk u realizua për arsye se për fshatarin thanë grupi i interesit që ata kanë lopë dhe nuk u takon shtëpi dhe me këtë u bë një abuzim i pa parë në Shqipëri, se shtëpitë u shitën, kështu që vetëm 2% e të burgosurve morën shtëpi falas.
Të gjitha këto atribute që u vendosën në Parlamentin Shqiptar më 30 shtator 1991 e patën jetën shumë të shkurtër, dmth 5 muaj, kështu që ky sistem nuk pati kohë për zbatimin e saj. Por çfarë ndodhi i dashur lexues: Më 3 prill 1992 bën mbledhjen e parë Parlamenti i Partisë Demokratike, dhe fjala e parë që është thënë në atë kohë ka qenë: “Të kemi kujdes nga Ballistët dhe Regalistët se po morën pushtetin këto dy parti do të na presin kokat”. Me këtë rast u përmbysën ato vendime që ishin marrë në parlamentin e 30 shtatorit 1991 me Ligjin 7514. Në 1992 Partia Demokratike nxori ca ligje të tjera që dëmshpërblimi të bëhesh me letra me vlerë dhe shtëpi të merrnin të parët të internuarit, arsyeja ishte se të Burgosurit Politik 8500 ishin dmth kjo shifër ishte e papërfillshme në lidhje me votimet e ardhshme, kurse të internuarit ishin një shifër shumë e madhe dmth 50000-60000 vota, dhe këtu u përqendrua Partia Demokratike. Atëherë çfarë ndodhi: të Burgosurit Politik u anashkaluan dhe u lanë në harresë të plotë, se edhe grupet e interesit punonin në favor të sistemit dhe bënin Luftën brenda llojit. Në vitin 1993 doli një Kod Penal ku ndër të tjera në Nenin 57 të tij thoshte që: “Të Burgosurit politik do dëmshpërblehen me 3400 lek të reja për ditë burgu dhe 5000 lek të reja për ditë Hetuesie, edhe kjo nuk u zbatua kurrë. Sigurisht çdo sistem 4-8 vjet e ka jetën e tij, pastaj nderohet dhe fillon një zakon i ri, kur e mori pushtetin Partia Socialiste grupi i interesit u kompromentua me të dhe ja ktheu tytën topit ashtu siç thoshte sistemi në fuqi, që paret t’jua japë partia Demokratike, kur erdhi sistemi i PD në fuqi në vitin 2007 në fuqi ku thotë që të gjithë të Burgosurit dhe të Pushkatuarit Politik do të shpërblehen me nga 2000 lek të reja për ditë burgu dhe përsëri kjo pjesë do të pjesëtohet për 8 pjesë, që shumica e të Burgosurve nuk do të arrijnë ti marrin, për arsye se janë të moshuar dhe do të vdesin. Kurse për të pushkatuarit u tha që do të paguhen vetëm për 8 vjet me 2000 lek për ditë, plus këtyre në nenin 6 të këtij ligji thuhet që do të ndahen paret që janë fituar nga ligjet e mëparshme dmth Letrat me vlerë (brima) dhe shtëpitë ose ndonjë dyqan. E para fare janë shkelur normat e Konventave Europiane, e cila thotë në nenin 14 pika 72-73 që dëmshpërblimi duhet të bëhet në mënyrë të kënaqshme, të barabartë dhe me Drejtësi, ndërsa ky nen është shkelur me të dyja këmbët për arsye se kështu kanë dashur grupi i interesit që të bëjnë luftën brenda llojit.
Unë me këtë rast ju drejtohem bashkëvuajtësve të mi që duhet të kuptojnë këtë padrejtësi që i është bërë shtresës tonë, unë në këtë shkrim do të them edhe njëherë të dytë se e kam shkruar para ca kohësh. Të Burgosurit Politik kanë një shkollë tjetër në krahasim me qytetarët dhe politikanët shqiptarë.
Në Shqipërinë e sotme nuk janë bërë disa reforma fondamentale ashtu siç i bënë vendet e Lindjes. Çfarë do thoni ju që nuk është bërë? E para në Shqipëri nuk është bërë distancimi nga sistemi komunist. Të gjitha vendet e Lindjes në vitin 1996 u distancuan nga sistemi komunist, mblodhën parlamentet e tyre dhe e kthyen këtë punë, kjo u vërtetua se të gjitha këto vende hynë në Bashkimin Europian, me gjithë atë Europa u nxitua pak se është bërë pishman tani dhe do ketë shumë kujdes për vendet që kanë mbetur pa hyrë në të. Unë do të flas për Shqipërinë si e shikoj unë si Burgosur Politik, Shqipëria do të paktën edhe 10 vjet që të mbushë kriteret që kërkon Europa. E para është se Shqipëria nuk ka bërë reformën për pronarët, të pushkatuarit dhe të burgosurit politikë, e dyta se Shqipëria ka një papunësi të tmerrshme, e treta është një varfëri që nuk është as edhe në Afrikë dhe e katërta në Shqipëri ka një bujqësi shumë të prapambetur, që akoma edhe sot në vitin 2009 tokën e lërojnë me gomar, që ofendojnë edhe Zotin edhe vetë tokën, se toka e ka për fis ose me kalë ose me qe. Ndërsa Z. Kryeministër i Shqipërisë në kundërshtim me Kancelaren Gjermane që thotë duhet të bëhet një pushim 5 vjeçar pastaj shohim dhe bëjmë. Mirëpo të nderuarit Kryeministër nuk i mbushet mendja se kujton se do të ndodhi si NATO-ja, por kjo nuk do realizohet. Në N.A.T.O që u bë aq zhurmë sa kaloi çdo normë, atë nuk e futi as Kryeministri dhe as Krye parlamentarja, Shqipërinë në NATO e futi strategjia e SHBA qysh më 4 prill 1959 dmth 50 vjet më parë u piketua dhe u tha që Shqipëria në datën 4 prill 2009 do të hyjë në NATO. Tani mori vesh edhe media vizive se na çau veshët duke thënë se Kryeministri i Shqipërisë dhe Krye Parlamentarja shqiptare e futën Shqipërinë në NATO.
Për këtë të rrojë Amerika. Ndërsa për në BE mbas 10 vjetësh kur të plotësojë reformat qe përmenda më sipër. Unë si i burgosur politik nuk jam dakord që të marr 2000 lek për ditë burgu se më duket sikur mohoj veten time, duke thënë që unë nuk kam bërë burg, kjo është shkaku i parë, kurse të tjetra është se më 30 shtator 1991 u vendos që të burgosurit politikë do marrin: pafajësinë, paret kesh, komoditet (shtëpi falas). Mirëpo çfarë ndodhi, kjo nuk u zbatua. Atëherë sipas ligjeve shqiptare neve duhet të marrim kamat vonesën, qysh nga viti 1991-2009, kjo është pika e parë, kurse e dyta është puna e pa paguar qysh nga viti 1947 në tharjen e Kënetës së Maliqit, Bedenit të Kavajës dhe Thumanës, 4 tunelet e hekurudhës Durrës-Elbasan, pastaj vijnë dy fabrikat e çimentos Elbasan - Fushë-Krujë – Gjysma e qytetit të Tiranës bile në këtë Kamp pune janë pushkatuar 4 (katër) të burgosur politik, vazhdojnë Kombinati i Mishit Tiranë, Sanatoriumi Tiranë dhe Stadiumi “Qemal Stafa” Tiranë, Aeroporti që sot quhet “Nënë Tereza”. Vazhdojmë hidhemi në veri Kombinati Petro Kimik në Laç, uzina e floririt në Rubik, shkojmë në Vlorë uzina e sodë-kaustike, Kripore e Nartës, pastaj vijnë në Ballsh uzina e Rafinerisë të thellë të naftës, kjo ishte e fundit si ndërtim se nuk u bënë më. Të mos harrojmë në Ballsh të burgosurit politik kanë bërë edhe 10 pallate 6 katësh për familjarë. Pastaj sistemi komunist të burgosurit politik të Shqipërisë i çoi në minierën e Spaçit për të nxjerrë bakër dhe pirit, deri në vitin 1990. Pra të gjitha këto vepra që bënë të burgosurit politik llogariten mbi 100 trilion euro, kurse qeveria shqiptare nuk na i njeh për hiç asgjë. Pra duhet të paguajë edhe punën që i burgosuri punonte pa pare. Apo do të them si Aleksandër Meksi me kuksianët që kërkonin tokat që i kishte zënë liqeni i Fierzës dhe ky ju tha: shkoni dhe ja kërkoni Enverit se ai e bëri hidrocentralin. Edhe juve qeveritarët e sotëm do të thoni që shkoni ja kërkoni Enverit se ai ju detyroi të punonit?
Pra ne të burgosurit politik të Shqipërisë duam: paret e burgut siç i pagoi Europa Lindore sipas Konventës Europiane, Neni 14 pika 72-73. Duam paret e punës të papaguar. Duam kamat vonesën nga 1991-2009. Në rast se qeveria nuk i përgjigjet kësaj të vërtete, atëherë na jepet e drejta që këtë padrejtësi ta kërkojmë në Strasburg.

*I Burgosur Politik

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7852092 sekonda, 40 pyetje