Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ahmet Zogu
Eni_P

Postuar mė 19-9-2002 nė 12:59 Edit Post Reply With Quote
Ahmet Zogu

AHMET ZOGU, MBRETI DHE KRIJUESI I VERTETE I SHTETIT SHQIPTAR

Nga: Astrit KOLA

Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll, nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit, shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli, Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat, i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes. Ai luftoi heroikisht kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare. Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates . Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret shqiptare te okupuara prej tyre. Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht, Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare. Zogu u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922 sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen ne Jugosllavi te krereve te rebelimit. Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27 dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924, Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926, Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines, te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.


marre nga Gazeta Atdheu

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-9-2002 nė 13:00 Edit Post Reply With Quote
LEKA ZOGU, MBRET I SHQIPTAREVE

Nga: Astrit KOLA

Princi trashegimtar i fronit mbreteror, Leka Zogu, u lind me 5 Prill 1939, dy dite para pushtimit fashist te Shqiperise. Pas largimit te detyruar me 6 prill, Familja Mbreterore, bashke me princin Leka, foshnje dy diteshe, pershkuan itinerarin; Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, France, derisa mberriten ne Britanine e Madhe, ku qendruan 7 vjet. Neper te gjitha keto vende, Mbreti Zog, Familja Mbreterore dhe suita e Oborrit, u priten me nderime te medha, sipas protokollit zyrtar, mbreteror ose jo. Ne janar te vitit 1946, Familja Mbreterore u vendos ne Kajro dhe me vone ne Aleksandri, ku Princ Leka regjistrohet ne kolegjin Viktoria, ne te cilin mesimet zhvilloheshin sipas programeve britanike. Ketu, Princi arsimohet deri ne gusht te vitit 1955, kur Familja Mbreterore niset per ne France, ku Princi regjistrohet dhe ndjek kolegjin Eglon, ne Vilar, mbi Olon. Me 5 Prill 1957, kur Princi Leka mbush plot 18 vjec, Mbreti Zog e shpall ate trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te Familjes Mbreterore dhe te Shqiperise, te ftuar enkas. Pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera kolegjin Eglon, Princi tarshegimtar Leka Zogu, regjistrohet ne Akademine Mbreterore Ushtarake te Sand'hersit ne Angli, te cilen do ta mbaroje me rezultate te shkelqyera pas dy vjetesh, ne qershor te vitit 1960, duke u graduar me graden e togerit... Pas vdekjes se Mbretit Zog me 9 prill 1961, me 15 Prill te vitit 1961, ne prani te dhjetra ish deputeteve te Parlamentit shqiptar ne mergim dhe 70 perfaqesuesve te zgjedhur nga e gjithe diaspora shqiptare, ne Hotelin Bristol te Parisit, Princ Leka betohet si Mbret i Shqiptareve. Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sand'herst te Anglise, jane nga me te bukurat e jetes se Mbretit Leka. Ne kete akademi, nder me te famshmet ne Bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Princ Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i ardhshem Beduin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princ Leka arriti per here te pare ne Sand'herst, Ser Xhulian Emeri, ne ate kohe minister ne qeverine e Madherise se Saj, Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje pritje madheshtore protokollare per nder te Princ Lekes ne aeroport, ku Princi parakaloi ne reviste para rradheve te Gardes Mbreterore britanike, qe qendronte per nder arme , i veshur me granduniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare. Ser Xhulian Emeri, i cili ishte mik i ngushte me Mbretin Zog, organizoi per nder te Princ Lekes nje darke madheshtore, ku moren pjese shume oborrtare, lorde dhe politikane, ne mes te te cileve Princ Leka, qe shkelqente, ishte ne vemendjen e te gjitheve. Pas perfundimit te Akademise, duke ndjekur keshillat e Mbretit Zog, Princ Leka regjistrohet ne Universitetin e Sorbones, ku studion Politologji dhe Ekonomi. Njekohesisht, ne kete universitet Ai ndjek me sukses kurset intensive te gjuheve orientale, si dhe te gjermanishtes dhe italishtes. Ne Ceremonine Mbreterore te Kurorezimit, ne daten 15 Prill 1961, para Komisionit te Kurores Mbreterore, Ai deklaroi: Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne momentin qe po marr ne dore pushtetin mbreteror, betohem para Zotit te Plotfuqishem per te mbrojtur unitetin kombetar, pavaresine e shtetit dhe integritetin tokesor. Do te respektoj Kushtetuten dhe do te veproj ne pajtim me dispozitat e saj dhe ligjet ne fuqi, duke patur gjithmone ne mendje te miren e popullit shqiptar. Zoti me ndihmofte! .
Sapo u shpall sovran, Mbreti Leka filloi aktivitetin politik dhe kontaktet me diasporen shqiptare ne France e Belgjike, te cilat ishin mjaft intensive, sidomos ne kushtet e prishjes se marredhenieve midis Hoxhes dhe Hrushovit. Ne shtator te vitit 1962, Mbreti Leka shkoi ne Spanje, ku kontakton dhe rivendos lidhjet me Princin Huan Karlos dhe Princin Simeon te Bullgarise. Me vone, Mbreti Leka kreu nje turne te shkelqyer ne vendet arabe, ku u prit me ceremoni madheshtore ne Jordani nga Mbreti Hysein dhe ne Arabine Saudite, ku u prit nga Mbreti Fasaid. Si ekspert i shkelqyer i armatimeve te sofistikuara dhe per shkak te njohjeve te reja e lidhjeve te vjetra, Mbreti Leka u be nje nga me te besuarit e Pentagonit, i cili e pajisi me kartabianke per te shkuar ne Vietnam, si vezhgues ushtarak. Ne pranveren e vitit 1969, Mbreti Leka shkoi ne Australi ku u prit ne menyre te shkelqyer nga diaspora shqiptare, si dhe nga autoritetet shteterore dhe nga kryeministri australian, Menzes. Ne kete turne, Ai u njoh me bashkeshorten e ardhshme, Mbretereshen Susane. Pas dasmes, Mbreti, Mbreteresha Susane dhe Nena Mbretereshe Geraldine, zhvilluan nje turne te paharruar ne Kanada dhe SHBA, ku u priten me ceremoni te bujshme nga autoritetet vendase dhe diaspora shqiptare, sidomos ne Toronto te Kanadase, ne Bufalo, Konektikat, Nju Jork, Boston, Detroit, Cikago, Filadelfia, ne Tampa dhe Miami te Floridas, ne Hjuston te Teksasit dhe ne Uashington, ku per nder te familjes Mbreterore Shqiptare u shtruan dy dreka; ne Senat dhe ne Kongres, ne te cilat moren pjese senatore dhe kongresmene te shquar amerikane, shume prej te cileve ishin miq te Mbretit Zog dhe perkrahes te ceshtjes shqiptare. Pas vitit 1979, filluan peripecite e panumerta te Familjes Mbreterore, pas gjuetise se shtrigave te KGB dhe UDB, te cilat u tremben mjaft nga rritja e autoritetit dhe influences politike te Mbretit Leka. Keto dy sherbime u tmerruan nga mundesia e permbysjes se pushtetit te Hoxhes dhe restaurimit te Monarkise Shqiptare, prandaj organizuan kurthe te panumerta kunder Mbretit Leka deri sa influencuan edhe largimin e detyruar te Familjes Mbreterore nga Spanja, ne vitin 1982. Gjate gjithe periudhes, deri ne fund te qendrimit te Tij ne Johannesburg te Afrikes se Jugut, Mbreti Leka thelloi njohurite e Tij ne politologji, diplomaci, shkencat ushtarake, sociologji, ekonomi, marketing, administrim-bisnes, marredhenie nderkombetare, ne politikat e sigurimit dhe sidomos ne gjuhet e huaja. Mbreti Leka flet lirshem afro 15 gjuhe te huaja dhe njeh afro 30 te tilla.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 07:13 Edit Post Reply With Quote
Eni, te lutem mos harro burimin e shkrimeve se ndoshta nje dite do te na duhet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 07:14 Edit Post Reply With Quote
http://www.geocities.com/HotSprings/Resort/4577/ZOGU.html

Faqe interesante!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 5-11-2002 nė 14:00 Edit Post Reply With Quote
Biografia zyrtare e Ahmet Zogut, mbretit te Shqiperise

Ahmet Zogu lindi ne Burgajet me 8 tetor 1895. Mbas vdekjes se babait te tij Xhemal Pasha Zogu ai u be kryeja e shtepise se tij duke u mbeshtetur nga nena e tij, Sadije Toptani qe me pas u be nena mbretereshe. Ne kete kohe 13 vjec Ahmet Zogu behet keshtu shef i krahines se Matit.

Qe i ri dergohet ne liceun Francez te Gallatasarait ne Turqi per te kryer studimet.

Ne vitin 1912 Zogu largohet nga Turqia per tu kthyer ne Shqiperi, mbas lajmeve alarmante qe vinin nga vendi i tij.

Ne moshen 17 vjecare Zogu rrok armet dhe ne krye te 2000 njerezve te besuar shkon e lufton per te mbrojtur Shkodren e rrethuar nga serbet e Malazezet.

Megjithe moshen e re Zogu eshte i ftuar te marre pjese ne ceremonine e shpalljes se Pavaresise ne 28 nentor 1912.

Zogu merr pjese ne luftimet kunder serbeve ne Kruje ku arrin nje fitore me njerezit e tij duke refuzuar ndihmen e Austro-Hungarezeve.

Ne 1917 nje komision imperial i drejtuar nga Princi Windischgraetz dergohet ne Mat dhe i ofron Zogur graden e Kolonelit te ushtrise Imperiale dhe e fton qe te lidhet me forcat austriake. Zogu refuzon duke u shprehur keshtu :
"Austria ka ardhur ne Shqiperi si mike per te smbrapsur ushtrine serbe. Ne te njeten kohe po si mike e jona ajo nuk ka te drejten te nderhyje ne problemet tona te mbrendeshme. Shqiperia eshte nje vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar."

Nen preteksin e vdekjes se Perandorit Jozef nje delegacion i kryesuar nga Zogu niset ne Austri dhe aty Zogu mbahet mbahet ne Austri nen survejim shtepiak dhe megjithe protestat e Zogut ai do te leshohej vetem mbas amnistise se 1918.

Ne kete moment 1919-1920 Zogu kthehet nga ekzili i forcuar dje me pas niset me nje grup njerezish per te marre pjese ne kongresin e Lushnjes.

Zogu deklaron ne kete kongres :
"Ne nuk do t'ju lejome armiqeve tane te futen ne tokat tona si ne nje shtepi pa zot. Pushkeve dhe topave te tyre ne do t'ju kunderveme fortifikatat e trupave tane.

I emeruar nga qeveria Delvina, minsiter i Brendeshem ne moshen 25 vjecare, Zogu arrin ne krye te tripave Shqipetare te thyeje trupat Italiane ne Vlore.

Mbas doreheqjes se kryeministrit Vrioni dhe Pandeli Evangjeli, Emerohet Kryeminister dhe Komnadat i Ushtrise Shqipetare.

Me 2 dhjetor 1922 ai adreson kete mesazh : Jam i bindur se qeveria e re do t'ju pergjigjet deshirave te popullit, njekohesisht deshiren e tij per te krijuar nje shtet Perendimor, plotesisht te civilizuar. Qeveriq kurre nuk do te pengoje te drejtqt e qytetareve dhe lirine e shtypit. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe politika e saj duhet te jete e qarte, transparente dhe e realizueshme. Ne perkrahim shtetet feqinje dhe kerkojme qe keto shtete te respektojne plotesisht e njekohesisht pavaresine dhe suvranitetin e Shtetit tone."

Me 1924 perballe tensionit te krijuar nga opozita e Nolit Zogu strehoet ne Jugosllavi, ne 20 prill.

Me 24 dhjetor Zogu drejto trupat cliruese dhe mberrin ne Tirane ku aklamohet nga populli.

5 janar 1925 Zogu emerohet nga Keshilli regjent i krijuar ne Lusnje, te formoje nje qeveri te re.

21 Janar Zogu paraqet nje projekt kushtetute qe e ben Shqiperine Republike.

31 Janar Zogu shpallet President i Republikes Shqipetare.

1925 mbasi mbledh 540 shefat e Krahines se Shkodres, Dibres dhe Kosoves e ju paraqet programin e tij ata i japin besen se do ta mbeshtesin dhe ti sherbejne dinjesisht.

Me 1 shtator 1928 ndryshime kushtetues e Shpall Shqiperine Manarki dhe Zogun mbret i Shqipetareve.
Kjo behej per ta bere Zogun mbert te shqipetareve ne Kosove dhe Cameri.

27 nentor 1926 dhe 21 nentor 1927 nenshkruhen dy pakte me Italine, keto pakte kane karakter politik, ekonomik dhe ushtarak me nje kohezgjatje 20 vjecare.

2 Maj 1938 Zogu 1 martohet me Zonjushen Konteshen Xheraldine Apollonin, austriake.

5 prill 1939 Zogu therret Asamblene Kombetare per te shpallur gjendej e luftes.

7 prill Zogu largohet nga Shqiperia.

Mbas ketij casti Zogu me familjen kalojne peripeci duke kaluar nga Greqia,Rumani, Poloni, vendet Balte, Suedi, Norvegji per te arritur ne France ne prill 1939 me oborrin e tij te perbere nga 60 vete.


10 maj 1940 me hyrjen e nazisteve ne France peripecite nuk mbarojne per Zogun ai detyrohet te largohet ne Orleans, Royan, Bordeaux, ST Jean de Luz ku niset per ne Angli ku mbreti George 6 i jep azil politik.

I zgjenjuer nga mos perkrahja e perendimoreve ai largohet nga Londra ne Egjipt ne janar 1946 ku pritet nga Mbreti Farouk 1.

7 janar 1947 Zog mbas nje marveshje me Ballistet zgjidhet si President i Juntes Ushtarake dhe duke pasur si zevendes Z.Ermenji dhe Kryeziu. dhe sekrater Gaji Gogo.

Krijon Kompanine 4000 duke pasur qellim stervitjen e patrioteve per te rezuar qeverine komuniste.

1951 ZOg shkon ne USA per te diskutaur dhe bashkepunaura me CIA per rrezzimin e qeverise koministe ne Tirane.

Me urdher te Zogut Kompania 4000 shperndahet mbas disa deshtime dhe vrasjen e ushtareve dhe me vone u morr vesh se nje nga komandantet amerikane KIM PHILBY ishte agjent sovjetik.

Ne 1954 Zog largohet nga Egjipti pas renies se mbretit Farouk dhe ardhjes ne pushtet te Naserit.

Zogu mberin ne Cannes ne France

5 shtator 1957 Zogu shpall Leken Trashgiumtar te Kurores Mbreterore.

9 prill 1961 Ahmet Zogu shuhet ne Spitalin e Sursnes afer Parisit ne oren 16 ne moshen 65 vjecare.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 23-7-2004 nė 01:18 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET E AMERIKES, NGUSHELLIME SUZANES

(Ne emer te grave emigrante te komunitetit shqiptar te Hartfordit, CT, USA, shprehim ngushellimet tona te sinqerta per humbjen e dhimbshme dhe para kohe te Zonjes se nderuar, bashkeshortes se Lekes se Pare, Suzan! Ne grate shqiptare perkulemi me respekt ne shenje nderimi, per kete Zonje fisnike, qe me dashurine per burrin e saj shqiptar, u adaptua ne nje shqiptare, qe te gjitha forcat , energjite e saj intelektuale, i vuri ne sherbim te kombit shqiptar. Ajo eshte idhull i nje gruaje ideale qe me krenarine e te qenurit bashkeshortja e nje fisniku shqiptar, eshte misherimi i krenarise se kombit shqiptar, pavaresisht se kombesia e saj ndryshon nga e shqiptareve. Ajo duke qene besnike e idealeve te burrit te saj, misheroi ne karakterin e saj vlerat kombetare, traditen dhe kulturen e popullit shqiptar dhe vdiq si nje Atdhetare Shqiptare. Pavaresisht se ajo ishte australiane, ajo do te mbetet per ne grate shqiptare, Gruaja Ideale Shqiptare. Sipas tradites, ngushellojme Leken e Pare. T'i rroje djali, vete dhe te gjithe ata qe e rrethojne! Zoti e ndjefte shpirtin e saj! Une personalisht do i drejtohem me keto vargje Zonjes se Nderuar, Zonjes model per grate shqiptare: Je enderr, je shprese/ je det pa mbarim/ je qiell, je jete/ je diell ne agim!

Me shume respekt dhe dhimbje, Raimonda Moisiu, Hartford, CT. USA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2004 nė 18:13 Edit Post Reply With Quote
Ahmet Zogu, apostull i shqiptarizmes

Nga Murat BASHA*

E veshtire, plot vuajtje dhe sakrifica, rruga nga shtet-formimi shqiptar e deri me sot. Por ne kete segment kohor, lartesohet mbi te gjithe figura dhe, ne vecanti, vepra e Mbretit Zog, te cilat ne labirinthet e erreta te interesave dhe politikave antishqiptare, kane shtruar ate fije te arte drite, neper te cilen kane ecur jo vetem legalistet, por te gjithe shqiptaret, qe e duan kete vend te bekuar. Fije e arte qe e ka zanafillen tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tane te medhenj, tek filozofia e Sami Frasherit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashes dhe Fishtes, e deri tek fjalet qe Ismail Qemali i thote Ahmet Zogut te gjunjezuar para flamurit: "Ngrihu biri im. Ketu na sollen idealet dhe mesimet e gjyshit tend Xhelal Pashes, amanetin e te cilit po cojme ne vend sot...".

Ne realitet, ajo fije e arte kulturore, edhe sot eshte bazamenti i konservatorizmit europian modern. Sepse ajo fije e arte bazohet mbi institucionalizmin historik, identitetin historik, kohezionin social dhe vlerat me te mira te kombit, shtetit dhe familjes. Madheshtore shpaloset para nesh figura e Ahmet Zogut, luftetar ne moshe te re, politikan, diplomat i shkelqyer, shpetimtar i Kombit ne momentet me delikate - ajo figure u shfaq si nje domosdoshmeri e kohes.

Te krijosh nje veper arti ne muzike, pikture apo skulpture, natyrshen kenaq shijet dhe sentimentet e njerezve, dhe ata, te emocionuar, te etiketojne si gjeni. Po te krijosh nje shtet nga pothuajse asgjeja, te bashkosh fiset e t'i besh komb? Kombin ta besh shtet, shtetin ta ndertosh mbi ligje bazuar mbi te drejten, te konservosh cdo vlere kombetare dhe njekohesisht te jesh koherent dhe modern, duke modeluar kombin dhe duke e drejtuar horizonteve te ardhmerise se begate? A nuk eshte kjo nje veper qe kalon cdo kufi gjenialiteti, drejt legjendes, hyjnores!? Vizionin e tij konservator modern, Ahmet Zogu e sendertoi duke realizuar vepra monumentale si: rivendosjen institucionale te monarkise; nje regjim teper eficient, qe i pershtatet karakterit te shqiptarit, por njekohesisht duke shpalosur mundesi te medha per zhvillim, cka do te thote afrim i natyrshem tek familja evropiane.

Kushtetuta e 1928-es, eshte nje nga monumentet e shkelqyera qe Ai na ka lene. Ajo dhe Kodi Civil, jane bazuar mbi vizionet e apologjetit me te spikatur te lirise dhe te Drejtes private, Benxhamin Kostan-it. Kushtetuta e 1928-es garanton, kundrejt cdo arbitrariteti, lirine e individit, besimit, prones, opinionit dhe shprehjes, duke i demonstruar botes se shqiptaret kane aftesi shtet-formuese, por edhe se mund te jene nje faktor tejet i rendesishem paqeje ne Ballkan.

Cdo veper e shkelqyer e ngre vete monumentin e saj, prandaj jane monumentale veprat e Mbretit Zog. Sic mesojme nga librat e Historise, dy rrymat e medha politike te shekullit te 19 dhe fillimit te shekullit 20, kane qene individualizmi humanist dhe nacionalizmi romantik. Keto dy rryma, ne format me te percudnuara, tek e mbramja pollen komunizmin dhe fashizmin: i pari si trashegimtar i pabese i internacionalizmit liberal te shekullit XIX-te, ndersa i dyti si apogje dhe njekohesisht si deshtim i patriotizmit mistik qe frymezonte levizjet kombetare te kohes.

"Nje vend ku nuk ka siguri jeta, prona dhe nderi, nuk mund te perparoje me idena bolshevike", - do te thoshte 79 vjet me pare Mbreti Zog. Pergjigje e shkelqyer per ata qe na akuzonin dje, dhe na akuzojne sot si "bashkepunetore dhe flirtues me te Majten".

E njejta gje vlen edhe per fashizmin. Sepse Musolini shkoi tek Partia Fashiste nga Partia Socialiste italiane, me bagazhet e se Majtes.

E veshtire rruga neper te cilen eci Mbreti Zog! Mbi te gjitha, e veshtire per te ruajtur ekuilibrin politik midis dalldise qe ngjallnin ideologjite totalitare, tejet ne mode ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar. Aq me teper qe ato gjeten shtrat per t'u zhvilluar ne vitet 1929-1933, vite te krizes mbareboterore qe nuk arriten te destabilizojne substratin shteteror, familjar e fisnor te shoqerise konservatore shqiptare, sepse ajo bazohej ne traditat dhe vlerat me te mira te Kombit, te trasheguara brez pas brezi, si dhe ne dy nga vlerat me te medha te shqiptareve, te ngritura ne institucione: ne nderin dhe besen, te cilat bashkohen ne nje rezultante - atdhedashurine.

Tradita qendron ne vetedijen e grumbulluar nga e kaluara, dhe sherben si udherrefyese per ardhmerine. Per konservatorin reformator, ose njeriun e tradites dhe njekohesisht bashkekohor, pra modern - idealet dhe identiteti ecin perkrah, por levizja e tyre shkon kah progresi. Si me pare, edhe sot, koincidon qe historia dhe progresi te ndodhen ne udhekryq. Ne keto kushte ato kane nevoje per figuren e konservatorit, i cili me vizionet dhe veprimet e tij, bazuar ne filozofine kombetare, vjen ne kohe per te transformuar ne agim te shkelqyer fundin e nje faze te erret te historise. Vazhdimesia e tradites eshte ne qender te idese se konservatorizmit. Dhe kjo ka qene pjesa thelbesore e filozofise kombetare dhe etatiste te Mbretit Zog. Pra filozofi konservatore per te konservuar vlerat me te mira te kombit, por edhe moderne, sepse tradita e konservatorizmi, pa te verteten, modernen dhe kohezionin - do te ishin vetem nje gabim i vjeteruar, dhe Ahmet Zogu ishte i pagabueshem!

Sot klasa politike aktuale vjen ne skene me bagazhet e se majtes enveriste, duke rrezikuar dhe diskretituar totalisht pseudopluralizmin aktual. Ne keto kushte, braktisja e filozofise kombetare, politike e shoqerore, te plazmuara nga Rilindja dhe rilindasi i fundem, Mbreti Zog, qe i zbatoi ne ngritjen dhe konsolidimin e pervojes qeverisese dhe etatiste, na shtyjne te rikujtojme Bernd Fisherin qe thote: "Zogu duhet te konsiderohet si figura me e rendesishme politike ne historine e Shqiperise moderne. Krejt i vetem, Ai mundi te krijoje kushtet qe mundesuan ekzistencen e Shqiperise si shtet i pavarur. Mbreti Zog ishte nga te paktet politikane shqiptare qe mendonte sipas modeleve perendimore. Nje prej rezultateve me pozitive, pervec stabilitetit politik unikal, ishte krijimi i nje mjedisi ideal per rritjen e ndergjegjes kombetare. Nje kontribut te jashtezakonshem dha edhe politika e Jashtme e Zogut. Kontributi i tij eshte i nje rendesie shume te madhe. Ata qe e zevendesuan ate si sundimtare te Shqiperise, duke trasheguar nje shtet modern, gjeten nje terren te gatshem dhe te mbushur me ndjenje nacionale, per te cilat merita e padiskutueshme i perket Ahmet Zogut".

Kushtet e katastrofes politike, ekonomike e sociale qe perjetojme, natyrshem na diktojne rikthimin ne vitet 80-te, ne grahmat e fundit te sistemit diktatorial komunist mbareboteror, fundin e te cilit e afruan ngjitja e Reganit ne krye te Shtepise se Bardhe dhe e Zonjes se Hekurt, Margaret Thecer ne krye te qeverise se Madherise Saj ne Britanine e Madhe. Kjo dyshe e shkelqyer shenoi triumfin e konservatorizmit politik modern anglo-sakson, qe e nxori komunizmin nga skena, tek varrosi sistemin me gjakatar qe polli shoqeria njerezore, duke hapur horizonte te pafundme per zhvillim dhe duke i rikthyer lirise dimensionin e munguar. E Djathta e Re, e themeluar nga Regani, dhe filozofia konservatore e Thecerit, jane ato qe na lipsen sot, dhe kete e them per ata qe e njohin dhe e besojne pak Mbretin Zog, sepse filozofia zogiste dhe ajo konservatore anglo-saksone, e kulmuar nga binomi Regan-Thecer - jane ne rezonance te plote ne te gjitha planet. Edhe e Djathta e re italiane, eshte ne nje linje filozofike me idete e Mbretit Zog, pasi ne themel te filozofise se saj, eshte kombi dhe qytetari qe i perket atij.

Shqiperia ka nevoje per nje permbysje per t'u kthyer ne zanafillen tone etiko-politiko-kulturore te konservatorizmit modern.

Babai i filozofise se konservatorizmit modern, Edmond Byrke, do te thoshte dy shekuj me pare: "Konservatorizmi eshte vetedija e Kombit". Pra ketu qendron edhe madheshtia e Mbretit Zog, sepse ne qender te mendimit dhe aksionit politik, Ai gjitheheret vendosi filozofine e konservatorizmit modern ne sherbim te Kombit. Gjithmone mbeten profetike porosite e Mbretit Zog, qe thoshte: "Per ta forcu kombin ashtu sic i ka hije dhe per me e ngjit nalt ne kulture, per nje te ardhme te shkelqyeshme, duhet qe popullit t'i japim kulture - kulture europiane. Por nuk duhet harrue krijimi dhe mbajtja e kultures kombetare. Kultura kombetare eshte vecoria e nji kombi. Ajo e ngren nalt ate, tue i dhane randsine e meritueshme. Historia na jep shembulla se, shume kombe te medha jane zhduk nga faqja e dheut, vetem per shkak te humbjes se kultures kombetare. Kam bindjen se kombi, tue qene i vogel, por i lire e vet'urdhnues, ka nji karakter aq te nalte sa ai i kombeve te medhenj. Une u rrita me Kombin tem, po e kaloj jeten me te, dhe e njoh mire karakterin e tij".

Kjo eshte profecia qe trasheguam nga rilindasi i fundit i shqiptareve.



* Fjala e nenkryetarit te PLL-se ne jubileun e 80 vjetorit te Triumfit te Legalitetit


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-1-2005 nė 20:07 Edit Post Reply With Quote
Letra e Zogut pėr Mehdi Frashėrin

Kam fillue pregaditjen e memoarve, natyrisht kam shënime, porrë dot' më pëlqente: një Autoritet qi ka ndodhë në ç'ashtjet mbrenda, të më japë sa shpjegime ma të gjona. Pra' në asht se do të keni mundësi të më jepni së hollësina mbi këto pika që po ju rendoj ma poshtë. Këto në ka posibilitetin t'mi shkrueni gjanësishtë se, dot dishroshe qi nji personalitet qi i ka dhanë Shqipnis shërbime të shkëlqyeshme". Kështu shkruhet në mes të tjerash në një nga letrat e panjohura të Mbretit Zog, që mban datën 20 janar të vitit 1960, kur ai kalonte muajt e fundit të jetës së tij në qytetin Kanë të Francës, e cila i drejtohet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehdi bej Frashërit, që asokohe jetonte si azilant politik në kryeqytetin italian Romë. Siç del edhe nga letrat e Mehdi Frashërit, në atë kohë Mbreti Zog kishte vendosur që të shkruante kujtimet e tij në lidhje me disa nga ngjarjet më kryesore të historisë së Shqipërisë. Por, për të bërë atë punë, Zogut i duheshin dëshmi e të dhëna të ndryshme nga persona që kishin qenë vetë aktorë kryesorë në ato ngjarje, dhe një prej tyre ishte dhe Mehdi Frashëri, i cili, përveçse kishte mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë për disa vjet, kishte përfaqësuar qeverinë shqiptare në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve në vitin 1914. Po çfarë shkruhet më tej në atë letër të Mbretit Zog dhe çfarë i kërkon ai Mehdi beut? Për të gjitha këto bëhet fjalë në një sërë letrash e dokumentesh origjinale që janë pjesë e korrespondencës së plotë në mes tyre, të cilat janë ruajtur me kujdes në arkivin familjar të Mehdi bej Frashërit në Romë. Duke u nisur nga rëndësia që paraqesin ato letra e dokumente (të cilat nuk ndodhen në arkivat e shtetit shqiptar), ku flitet për disa nga ngjarjet më të përfolura të historisë së Shqipërisë, si: Protokolli i Korfuzit në 1914, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve në Shqipërinë e Jugut, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj., një pjesë të tyre ne po i botojmë të plota në këtë shkrim, duke i sjellë në gjuhën e sotme, pa e prekur fare brendinë e tyre.


Korrespondenca e Zogut me Frashërin

Në fillim të letrës së tij për ish-kryeministrin Frashëri, e cila mban datën 20 janar 1960, pasi e pyet për shëndetin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, Mbreti Zog ndërmjet të tjerash i bën të ditur Mehdi beut se ai ka filluar të shkruajë kujtimet e tij sipas shënimeve që ka mbajtur për vite me radhë. Por për të shkruar ato kujtime, Zogu i kërkon Frashërit që ai ta ndihmojë atë duke i sqaruar me hollësi disa nga ngjarjet më kyçe të historisë së Shqipërisë, si: Protokolli i Korfuzit në 1914, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve në Shqipërinë e Jugut, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj. Pasi i përshkruan të gjashtë pikat kryesore për të cilat brenda mundësive kërkon sqarime të hollësishme, Mbreti Zog e mbyll letrën e tij duke i kujtuar ish-kryeministrit Frashëri shërbimet e mëdha që ai i ka bërë Shqipërisë. Ndërsa në përgjigjen e ish-kryeministrit Mehdi Frashëri, e cila mban datën 31 janar 1960, pas fjalëve të zakonshme të kortezisë, ai i shpreh kënaqësinë Mbretit Zog për iniciativën që ai ka marrë për të shkruar kujtimet e tij, duke i thënë se ato janë të domosdoshme dhe do të shërbejnë, veç të tjerash, edhe për të ndrequr ato shtrembërime që i janë bërë historisë së Shqipërisë në 40 vjetët e fundit, duke aluduar hapur për regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pasi i shpreh gatishmërinë e tij Mbretit Zog për ta ndihmuar për të gjitha çështjet që ai ka dijeni, në fund të letrës së tij Mehdi beu i shkruan: "Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme nga Rusija nuk ka se si mos gjej herët a vonë nji konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, që ti lejoj shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që, nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja".

E vërteta e Protokollit të Korfuzit

Një ndër çështjet e para që Mbreti Zog i kërkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri për t'i sqaruar, ishte ajo ku bëhej fjalë për "Veprimet e Komisionit Ndërkombëtar në Korfuz, në 1914", apo, siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, "Protokolli i Korfuzit". Lidhur me këtë pikë, në sqarimin e tij Mehdi Frashëri ka shkruar: "Në Konferencën e Londrës më 1913, me qenë se ishte vendosur që Korça e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipërisë, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur këto dy prefektura, të cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kërkonte që indirekt të gjente një shkak që këto vende fillimisht t'i bënte autonome, dhe më vonë, në një fazë të dytë, t'i aneksonte. Për këtë qëllim, guvernatori grek i Janinës mendonte që derisa ishin trupat greke atje, të shtynte të krishterët ortodoksë të asaj krahine në formën e një xhandarmërie kryengritëse, që kur të tërhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmëria, e cila do të luftonte me xhandarmërinë shqiptare po të shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritëse me shpirt grek kishte nevojë për një qeveri që ta quante veten epiriote. Kështu, një person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhëria e Gjirokastrës, me të kunatin e tij, Karapanon, dhe një oficer grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhulis, formoi një qeveri autonome të Epirit të Veriut (Shqipërisë së Jugut). Në këtë kohë popullsia myslimane e këtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftë xhandarmërisë epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmërisë shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmëria epiriote filloj të digjte katundet myslimane, për të detyruar atë popullsi që të linte vendin dhe aty të mbeteshin vetëm ortodoksët. Për këtë ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashën u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar që përbëhej prej delegatëve të gjashtë fuqive të mëdha, ku bënin pjesë: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Për të bashkëpunuar me këtë komision, nga ana e Shqipërisë ishte caktuar si delegat Mehdi Frashëri. Në këtë kohë, në Shqipërinë e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi një lëvizje në favor të Turqisë, me parullën: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjë, Qeveria e Princ Vidit mbeti në një pozitë shumë të vështirë, pasi fanatikët myslimanë kërkonin në vendin e Princ Vidit një princ nga Turqia. Pas kësaj Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar lajmëroi Zografon se do të vinte në Korfuz dhe do të bisedonte me qeverinë epiriote. Në mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbështeti asnjë nga fuqitë e mëdha, në mënyrë që ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit për të marrë vendime në interes të Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Ndërkombëtar vendosi që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku oficerët e xhandarmërisë së Epirit Autonom do të përbëheshin prej oficerësh grekë, me qenë se ortodoksët shqiptarë të vendit në kohën e Turqisë nuk kishin pasur oficerë. Kisha ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar prej Patriarkanës së Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Siç shihet, të gjitha këto masa parashikonin greqizimin e një pjese të madhe të Shqipërisë së Jugut. Pas kësaj, vendimet e Konferencës së Korfuzit iu paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në Paris për t'u miratuar. Në këtë kohë qeveria epiriote e Zografos kishte bërë një pakt me myslimanët fanatikë të Shqipërisë së Mesme, gjë e cila e detyroi Princ Vidin të largohej nga Shqipëria. Në këtë kohë epiriotët e thyen armëpushimin që ishte lidhur midis fuqisë shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisë epiriote të Zografos, siç edhe parashikohej, e zuri Greqia. Këto ngjarje përkuan me fillimin Luftës së Parë Botërore. Në këtë kohë, Italia, me qenë se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisë, me qëllim që më vonë të hynte në luftë, pushtoi Vlorën dhe me forcat aleate firmosi një traktat të fshehtë, ku thuhej: Vlora me një pjesë të krahinave rreth saj do të ishte drejtpërsëdrejti në administrimin e Italisë dhe Shqipëria e Mesme (myslimane) nën protektoratin e saj. Ndërsa për Shkodrën në Veri dhe Korçën e Gjirokastrën në Jug nuk do të bënte asnjë kundërshtim, në qoftë se Konferenca Shkodrën do t'ia jepte Serbisë dhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë. Mbasi Lufta e Parë Botërore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë kundër Austro-Gjermanëve e në favor të aleatëve, Presidenti Uillson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Në këtë kuadër, traktatin e fshehtë të Italisë me aleatët në Konferencën e Paqes ai e quajti të pavlerë, por me gjithë këtë, në tratativat e konferencës në fjalë ai propozoi që Vlora t'i mbetej Italisë dhe ana në jug të lumit Vjosë t'i jepej Greqisë. Sa për pjesën që mbetej, një zonë midis Vjosës e Liqenit të Maliqit, do të bëhej një referendum dhe përfundimi i tij do të ishte një provë se kujt do t'i mbetej ajo zonë, Shqipërisë apo Greqisë. Me qenë se në këtë zonë shumicën e përbënin myslimanët dhe midis ortodoksëve kishte edhe nacionalistë shqiptarë, shpresa ishte e madhe që ajo të mbetej në Shqipëri. Sa për Shkodrën nuk u bë fjalë, sepse ajo ishte thjesht shqiptare. Në vijim të luftës aleatët panë nevojën që në Selanik të zbarkonin një ushtri për të atakuar forcat austro-gjermane, duke përdorur dhe mbeturinat e ushtrisë serbe që përbëhej prej 150 000 ushtarësh, të cilat në Korfuz aleatët i kishin riorganizuar dhe armatosur më së miri. Aleatët i propozuan dhe Greqisë që ajo të hynte në luftë në favorin e tyre, mirëpo Mbreti Kostandin ishte dhëndri i Kaiserit (Mbretit të Gjermanisë) dhe përveç Venizellozit, një parti e madhe greke nuk dëshironte të hynte në luftë, vetëm në qoftë se i jepnin Stambollin. Kjo ishte një punë që nuk bëhej, pasi ajo përkonte me qëllimet e Rusisë. Në këtë kohë, francezët filluan të dyshojnë se mos Greqia ishte në favor të Austro-Gjermanëve, dhe për të ndaluar kontaktin midis Greqisë dhe Austro-Gjermanëve, me ndërmjetësinë e nacionalistit patriot Themistokli Gërmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate në Selanik, dërgoi edhe një batalion ushtarësh në Korçë. Kjo forcë përzuri ushtrinë greke dhe formoi qeverinë e Korçës, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gërmenjin. Pas kësaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmërie shqiptare. Në këtë kohë fuqitë franceze ishin vendosur deri në katundin Selenicë të Kolonjës. Ndërsa territorin nga Selenica e deri në Sarandë e pushtoi ushtria italiane. Kështu, në Korçë e Gjirokastër nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve u bë e mundur që në Konferencën e Paqes francezët të kundërshtonin rreptësisht për Korçën e Gjirokastrën dhe vendimet e Korfuzit nuk u morën parasysh, pasi vetë Greqia e kishte prishur armëpushimin". Kështu e mbyll Mehdi Frashëri sqarimin e tij për Protokollin e Korfuzit, e cila është dhe një nga pikat ku ai është ndalur më gjatë në përgjigjet që i ka dërguar Mbretit Zog.

Ja e vërteta e Himarës

Dy nga pikat e tjera që Mbreti Zog i kërkonte sqarime Mehdi Frashërit ishin: "Dhenomet (Privilegjet) e Himarës" dhe "Veprimet e Komisionit të Lidhjes Kombeve në Shqipërinë e Jugut", çështje të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të krijojnë probleme. Lidhur me këto, ish-kryeministri Frashëri në përgjigjen e tij për Zogun shkruan: "Privilegjet e Himarës janë po ato të Korçës e Gjirokastrës, me ndryshimin se në atë kohë, një person i quajtur Spiro Milo, nga Himara, kishte vënë një kryq të madh në kraharor dhe kishte shoqëruar Zografon. Spiro Milo kërkoi një flamur të Himarës, gjë që nuk kishte ndonjë rëndësi, prandaj iu pranua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit të Kufijve. Po kështu, në atë kohë, nisur nga fakti se grekët gjithmonë ankoheshin që në Shqipëri shkeleshin të drejtat e pakicave greke, Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte në Shqipëri një komision të posaçëm të përbërë prej: profesorit Siderholm (finlandez), Comte de Pourtales (francez), dhe një oficeri norvegjez. Ky komision lëvizi në të gjithë Shqipërinë, si në Veri ashtu dhe në Jug, dhe në fund konstatoi se pakica greke kishte vetëm në krahinën e Dropullit në Gjirokastër dhe në Vurgun e Delvinës, të cilat nuk përbënin ndonjë rëndësi. Ndërsa për prefekturën e Korçës ata konstatuan se nuk kishte as edhe një grek të vetëm. Si përfundim, komisioni konstatoi se grekërit quanin grekë edhe shqiptarët ortodoksë. Pra, siç shihet, ky komision në raportin e vet tregoi të vërtetën siç ndodhesh". Kështu e përfundon Mehdi Frashëri sqarimin e tij në lidhje me pretendimet e grekëve për pakicat e tyre në Shqipërinë e Jugut.

Frashëri: Telinin e vranë grekët

Një ndër pikat e fundit që Mbreti Zog i kërkon Mehdi Frashërit t'ia sqarojë, është ajo e vrasjes së gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve. Lidhur me këtë ngjarje, në përgjigjen e tij Mehdi Frashëri ka shkruar: "Komisioni i Kontrollit të Kufijve e kishte filluar punën e tij që përpara Luftës së Parë Botërore, por me fillimin e asaj lufte ajo punë u ndërpre dhe u la për më vonë. Pas mbarimit të luftës, u formua përsëri një komision tjetër i përbërë prej: gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails dhe kolonelit francez Ordillion. Ndërsa nga ana qeverisë shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por me qenë se ky dha dorëheqjen, në vendin e tij u emëru Dhimitër Berati. Pas kësaj, gjeneral Telini dhe Dhimitër Berati shkuan në Janinë për të marrë kontakt me autoritetet ushtarake greke, me qëllim që të plotësonin komisionin me delegatin grek. Si delegat grek ishte caktuar kolonel Boçari, i cili ishte një grek ekstremist dhe stërnip i suliotit të famshëm, Marko Boçarit. Me qenë se kolonel Boçari e konsideronte gjeneral Telinin si një mbështetës të Shqipërisë, vendosi që ta vriste atë. Për të vrarë Telinin, ai bashkëpunoi me një kriminel grek të arratisur që quhej Rexhei. Pas kësaj, banda që kryesohej nga Rexhei i zuri pritë dhe e vrau gjeneral Telinin, ndërsa ai po kthehej për në Shqipëri bashkë me përkthyesin e tij ortodoks që kishte me vete. Për të larguar përgjegjësinë politike, qeveria greke këtë vrasje ua ngarkoi shqiptarëve, dhe sipas versionit të tyre, ajo gjë kishte ndodhur për faktin se gjenerali italian kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Por ky version i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër e shpifje e madhe. Pas kësaj qeveria italiane, nga raporti që kishte marrë nga Telini, kishte kuptuar se autoritetet greke në çdo mënyrë ishin shfaqur kundër gjeneralit, prandaj Musolini dërgoi një flotë në Korfuz dhe qeverisë greke i dha këtë ultimatum: "Qeveria greke menjëherë do të shkonte në flotën italiane që ndodhej në Pire dhe do të kërkonte ndjesë për ngjarjen e vrasjes të gjeneral Telinit". Gjithashtu, ajo i kërkoi edhe 50 milion franga si dëmshpërblim për njerëzit e vrarë. Mbas kësaj ngjarjeje, si delegat italian në Komisionin e Kontrollit të Kufijve, në vend të gjeneral Telinit, u emërua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipërisë, Mehdi Frashëri".


GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-1-2006 nė 18:40 Edit Post Reply With Quote
Nostalgjia pėr kohėn e Zogut

Pajtim Melani


Ishte viti 1923, kur Shqipëria do të eksportonte në Amerikë plot 2 milionë franga ari dhe do të importonte që andej vetëm 63 mijë franga ari, pra me një bilanc tregtar pozitiv me SHBA. Në dhjetë vitet në vijim, eksportet shqiptare u gjashtëfishuan dhe në vitin 1931 arritën në 12 milionë franga ari. Ndonëse Shqipëria zotëronte një deficit tregtar që u reduktua, eksportet e asaj kohe ishin domethënëse pasi përfshinin një numër të madh vendesh, duke filluar nga Britania e Madhe, Egjipti, Franca, Greqia, Italia dhe Turqia. Teksa shikon të dhënat nga Raportet statistikore të viteve ’20 (bilanci i tregtisë shtypur në Shtypshkronjën “Nikaj”, të publikuar nga Ministria e atëhershme e Ekonomisë Kombëtare), pyetja është se çfarë na pengon sot të bëjmë, të paktën eksportet e mallrave që i bënim edhe atëherë. Ndërsa ne mendojmë për avantazhe krahasuese teorike, në praktikë nuk ndodh kurrë e njëjta gjë. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë u bënë për të ndihmuar eksportet, por parimi i ndërtimit të marrëveshjeve ishte teorik. Ndërsa mendonim se kemi mundësi të prodhojmë domate të hershme dhe të pastra biologjikisht, harruam se nuk ka asnjë tregtar që të dijë të merret me këtë punë.



Vitet ’30 dhe ....
E vërteta është se që në vitet ’30, Shqipëria eksportonte djathë cilësor të markave të regjistruara në vendet përkatëse. Eksportonim në SHBA djathë të markës italiane “Parmixhan” dhe zviceran “Ementhal”. Prodhuesit e këtyre djathërave nuk ekzistojnë më sot në Shqipëri, por eksperienca e atyre viteve na detyron të këmbëngulim se tradita është e pazëvendësueshme në këtë Botë dhe se eksportet blegtorale duhet të riaktivizohen. Në vitin 1932, eksportet shqiptare u dëmtuan rëndë dhe ranë deri në nivelin e vitit 1923. Rënia në mënyrë të menjëhershme në kohën e depresionit të madh botëror ishte shumë e dhimbshme atëherë, por shkaqet që sollën këtë rënie duhet të kihen parasysh edhe sot. Sipas të dhënave të ndryshme historike, eksportet shqiptare janë viktima të antiglobalizimit të ndërmarrë nga shtetet e fuqishme në mbrojtje të prodhimeve të veta në kushtet e krizës. Eksporti i djathit, por jo vetëm i djathit, për në SHBA, ra në vitin 1932 kur Qeveria Amerikane vendosi tarifa doganore shumë të larta. Eksporti i gjalpit në Greqi dhe Turqi ra kur Bashkimi Sovjetik zbatoi një program shitjesh gjalpi me dumping. Ndonëse kanë kaluar 70 vjet, situata e sotme ka shumë ngjashmëri.



Strategjitë e sotme në letër
Por ç’ndodh realisht me produktet “made in Albania” në tregun shqiptar, rajonal dhe atë global. Strategji në letër dhe letra pa fund të miratuara nga strukturat qeverisëse e ato parlamentare si “Strategjia e nxitjes së eksporteve shqiptare”, por që nuk kanë asnjë fuqi
përpara ashpërsisë së dorës së padukshme të tregut. Banka e Shqipërisë, si institucioni i alertuar kohët e fundit për këtë problem, vëren se Shqipëria po kthehet gradualisht në një vend importues, pra që konsumon produktet e importit. “Prodhuesit ekzistojnë dhe detyra
e qeverisë është t’i identifikojë ato dhe t’i mbrojë interesat e tyre në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë”, - thotë një drejtues i një firme shqiptare prodhimi. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, importi në mënyrë të vazhdueshme, vit pas viti, periudhë pas periudhe, fiton terren ndryshe nga ç’ndodh me eksportet. Importi zë mbi 82 për qind të fluksit të tregtisë së jashtme, gjë që flet për një ekonomi dhe treg të brendshëm të orientuar nga importi. Shqipëria importon më shumë se 1.8 miliard dollarë mallra në vit dhe eksporton pak më shumë se 300 milionë dollarë në vit, kryesisht rieksporte, duke krijuar kështu një deficit tregtar mbi 1 miliardë e gjysmë dollarë.

ABC

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Getoar

Postuar mė 29-11-2006 nė 05:01 Edit Post Reply With Quote
A e ka kush versionin origjinal të Kushtetutës së 1928-ës? Jam duke bërë një studim të ligjeve themelore të shteteve të ndryshme...

Po e patët edhe atë të 1925-ës do të ishte mrekulli!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3563590 sekonda, 34 pyetje