Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Lobet Shqiptare ne Amerike?
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Lobet Shqiptare ne Amerike?

http://www.aacl.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
http://www.naac.org/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 10:36 Edit Post Reply With Quote
A mundet dikush ti pershkruaje pak keto dy lobe?

Pse ekzistojne dy?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2002 nė 07:59 Edit Post Reply With Quote
Organizata shqiptaro-amerikane KKSHA kërkon bashkëpunim më të ngushtë me
vendlindjen

Isuf Hajrizi (Uashington, 20 shtator, 2002)
Per revisten javore ZERI, Prishtine

Martin Vulaj kohët e fundit e ka braktisur përvojen e tij 11-vjeçare të
avokatit dhe firmën e tij ligjore për të marrë përsipër detyrën e Drejtorit
të Përgjithshëm për Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) më seli në
Uashington.

KKSHA, apo siq njihet edhe me shkurtesën NAAC, është një organizatë
jopartiake, e cila përbehët nga një grup i larmishëm biznismenësh aktivistë
dhe nga profesionistë të rinj me përvojë të demokracisë amerikane të cilët
mburren me atë se nuk kanë paragjykime partiake apo ideologjike.

Në një bisedë me Zërin këtë javë, Vulaj e përshkruan aktivitetin dhe synimet
e kësaj organizate shqiptaro-amerikane e cila krahas suksesit në
parfaqësimin e interesave të shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, në të
njejtën kohë ka përjetuar edhe vështirësi sa në koordinimin e punës së vet
ashtu edhe karshi marrëdhënjeve me vendlindjen.

Vulaj: Eshtë paksa ironike që ne kemi arritur një lidhje insitucionale të
kësaj natyre me qeverinë Amerikane dhe agjencitë e saj të ndryshme, por që
nuk e kemi një lidhje të tillë me institucionet tona në vendlindje. KKSHA ka
bërë shumë punë sidomos gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe ka krijuar
një reputacion të mirë në Uashington.

Jemi takuar me Presidentin Bill Klinton, Zëvendës Presidentin Al Gore,
zyrtarët e lartë të mbrojtjes, me Sektretarin e Shtetit si dhe me zyrtarë të
tjerë të qeverisë amerikane. E gjithë kjo u bë me iniciativën dhe talentin e
anëtarëve të organizatës sonë. Megjithatë, cfarë kërkohet është një kordinim
i veprimeve tona me institucionet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe
Malit të Zi. Nuk duhet që kjo të mbetët në rangun e lidhjeve përsonale por
të kalojë në një komunimim të institucionalizuar, në mënyrë që informacioni
të jetë gjithmonë i saktë, i verifikueshëm, dhe në përputhje me strategjinë
afatgjate. Ne ende vazhdojmë të bashkëpunojmë pothuajse përditë me qeverinë
amerikane, dhe madje kemi mbajtur takime me Sektretarin Pouell për situatën
në Maqedoni. Megjithatë, institucionalizimi i lidhjeve tona me qeveritë e
vendlindjes ka për ta rritur efktivitetin e punës sonë eksponencialisht.

Zëri: A jeni të kënaqur me angazhimin e komunitetit rreth atyre që ndodhin
këtu në Amerikë dhe në Ballkan? Cfarë mendon organizata juaj për politikën e
SHBA-së ndaj Ballkanit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti?

Vulaj: Mbi të gjitha mund të them se jam krenar për arritjet e komunitetit
tonë gjatë dekadës së fundit në lidhje me integrimin dhe kuptimin e
mekanizmave të qeverisë amerikane. Por në të njejtën kohë duhet të kuptojmë
se ka ardhur koha që t’i përmirësojmë metodat tona të veprimit. Jemi duke
humbur një sasi të madhe burimesh, financiare dhe të ndryshme, duke mos
vepruar bashkarisht për të shfrytëzuar influencën dhe burimet tona. Ka
ardhur koha që komuniteti t’i mbajë përgjegjës për veprimet e tyre ata
individë dhe organizata që përpiqen tw shfrytëzojnë një cështje të caktuar
duke sakrifikuar kështu efektin e cështjes për interesa përsonale.

Është e domosdoshme që ta konsolidojmë pozicionin tonë, prej të cilit mund
të ndërtojmë një nivel shumë më të sofistikuar efektshmërie si për këtu
ashtu edhe për në vendlindje.

Ne e mbështesim plotësisht politikën amerikane për Ballkanin dhe besojmë se
e vetmja e ardhme për këtë rajon është demokratizimi, zhvillimi ekonomik dhe
integrimi. Kemi besim të plotë se një Kosovë e pavarur eshtë një faktor
thelbësor për stabilizimin e rajonit. Përsa i përket politikës amerikane dhe
shqiptarëve, nuk e di se cfarë mund të bëjë Amerika me shumë për të
demonstruar përkrahjen e vet. Ne duhet të luajmë rolin tonë për ta ndihmuar
Amerikën në mbështetjen e saj ndaj nesh. Ne e bëjmë këtë jo vetëm duke
zhvilluar një qeveri funksionale e demokratike si dhe një shoqëri tolerante,
por gjithashtu edhe duke mbizotëruar ato ideale që nevojitën për lindjen e
këtyre të mirave. Jam shumë i inkurrajuar që një proces i tillë po
zhvillohet në Kosovë dhe besoj se është pikërisht ky suksesi i vërtetë i
Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Zëri: Si mund ta ndihmojnë shqiptarët çështjen e pavarësisë së Kosovës
karshi qeverisë amerikane?

Vulaj: SHBA-të e udhëhoqën komunitetin ndërkombëtar në luftën e Kosovës.
SHBA-tw e kërkuan krijimin e hershëm të qeverisw nw Kosovw. Ftuan
Kyreministrin -- dhe po e përsëris -- kryeministrin dhe jo një zyrtar të
ndonjë partie, për takime të nivelit të lartë. SHBA-të kanë qenë në ballë të
përpjekjeve në zhvillimin e Kosovës. Mënyra më e mirë që kosovarët të
kontribuojnë për pavarësinë e Kosovës është që cdo mengjes të zgjohen dhe të
punojnë për forcimin e institucioneve të saj, në mënyrë që të jemi më të
përgatitur për bisedimet e statusit përfundimtar, të cilat po shfaqen në
horizont.

Zëri: A e përkrahni rezolutën Gilman-Lantos për pavarësinë e Kosovës dhe a
mendoni se ajo do të gjejë mbështetje në Kongres?

Vulaj: Realizimi i pavarësisë së Kosovës është forca jëtëdhënëse e KKSHA-së.
Ky është misioni dhe qëllimi ynë. Rezoluta që kanë prezantuar kongresistët
Ben Gilman dhe Tom Lantos në Kongres është pjesë e rëndësishme e këtij
procesi. Ne e përkrahim rezolutën dhe do të bëjmë cfarë të jetë e mundur për
të siguruar mbështetje të mëtejshme për këtë rezolutë.

Megjithatë, mënyra se si u prezantua rezoluta ka për ta bërë shumë më të
vëshitrë mbledhjen e forcës dhe energjisë së duhur. Kushdo që merret me
qeverinë amerikane e di fare mirë se në fillim sigurohet një mbështetje e
gjerë dhe pastaj prezantohet legjislacioni. Në këtë rast ne e kemi vënë
qerren para kalit. Më e keqja është se nësë rezoluta hidhet poshtë dhe nuk
ka përkrahje të mjaftueshme, atëherë ne nuk do të kemi mundësi që përsëri ta
paraqesim një rezolutë të tillë para Kongresit për një kohë të gjatë. Ne
duhet t’i masim këto cështje të mëdha me kujdes të madh. Pavarësia nuk
fitohet në mënyrë të pavarur dhe pa bashkëpunim. Marrëdheniet institucionale
do ta kishin shmangur një dinamikë të tillë.

Zëri: Ju keni deklaruar se arrestimet e ish luftëtarëve të UÇK-së nga UNMIKU
kohëve të fundit kanë qenë të motivuara politikisht. Ku e bazoni deklaratën
tuaj?

Vulaj: Nuk është dhe aq se këto cështje janë politike por është më tepër
fakti se ato përmbajnë një element politik në karakterin e tyre. Pozicioni
ynë është më së pari zbatimi i ligjit. Ky është parakusht i themelimit të
një shoqërie demokratike. Por UNMIK-u duhet të jetë shembulll se si
funkcionon një shoqëri e tillë. Ligji duhet të zbatohet pa dallime dhe duhet
të jetë i verbër ndaj individëve ndaj të cilëve ushtrohet ai ligj. Dukej
qartësisht si e padrejtë që UNMIK-u po mënjanonte cështjet e mëdha ligjore
si për shembull, ushtrimi i përgjegjësisë së saj në të gjithë Kosovën,
përfshirë Mitrovicën, dhe në vend të kësaj është përqëndruar në cështje më
të vogla, pavarësisht nga rëndësia. Dhe të gjitha këto bëhën në një kohë kur
elementë të caktuar në Evropë po përpiqen ta errësojnë imazhin e Kosovës dhe
të drejtën e saj për pavarësi.

Zëri: Në Maqedoni posa përfunduan zgjedhjet. Sipas mendimit tuaj, si janë
gjetur shqiptarët në këto zgjedhje?

Vulaj: E urojmw zotin Ali Ahmeti pwr fitimin e krahut shqiptar dhe pwr
qwndrimin e tij dhe partisw sw tij gjatw fushatws elektorale. KKSHA është
inkurrajuar nga pjekuria e shqiptarëve ndaj provikimeve të qëllimëshme.
Rezultati ishte zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore, të cilat
demonstruan vullnetin e mirë të të gjithë qytetarëve maqedonasë,
shqipëtarëve dhe sllavëve njësoj kudo në vend. Sfida e vërtetë do të jetë
krijimi dhe mirëmbajtja e një qeverije funksionuese. Përkundër faktit se
mund të krijohet një qeveri e re, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston
mundësia që e njejta qeveri dhe qeveri të tjera që munfd të vijnë mëpastaj
të dështojnë duke polarizuar dhe duke mbjellur përçarje midis dy
komuniteteve. Tensionet që mund të lindin si rezultat i skenave të tilla do
të ishin një kërcënim i vërtetë, ndryshe nga ngritja artificiale e
tensioneve që pamë gjatë zgjedhjeve.

Zëri: Si e shikon KKSHA qeverinë e re të Nanos në Shqipëri?

Vulaj: Individët shkojnë e vijnë, institutet mbetën. Ajo në të cilën duhet
të përqendrohemi ne nuk është një idivid i caktuar që mban një zyrë, por
është fuqizimi i institucioneve në Shqipëri në mënyrë që vendi të mund të
funksionojë me mirë si shtet dhe të jetë një burim stabiliteti në rajon.
Emërimi i një presidenti me konsensus sjell një oportunitet të mirë si për
pozitën ashtu dhe për opozitën që të punojnë për ta fuqizuar Shqipërinë si
shtet. Reformat që po ndërmerren janë gjithmonë të mirëpritura megjithëse të
vonuara. Skepticizmi do të vazhdojë për një periudhë më të gjatë se c’është
normale, për shkak të historisë së Shqipërisë të viteve të fundit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2002 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
News Advisory
Contact: AACL (914) 762-5530
In Michigan: Marash Nucullaj (586) 530-4078



THE ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE BRINGS
CONGRESSMAN TOM LANTOS TO MICHIGAN




OSSINING, NEW YORK, SEPTEMBER 20, 2002—On Sunday, September 22, the greater Detroit chapter of the Albanian American Civic League, in conjunction with the Albanian community in the State of Michigan, will host a dinner reception and forum with Congressman Tom Lantos in support of the Congressional candidacy of his daughter, Katrina Swett. The event, which will be held at 2:00 p.m. at the St. Paul’s Albanian Catholic Church, 377 West Auburn Road, in Rochester Hills, Michigan, has been coordinated by Marash Nucullaj, owner of the Belleville Grille and Dimitri’s Restaurant, with the help of Michigan co-coordinators Prenk Ivezaj and Enver Jusufi. AACL President Joe DioGuardi and Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes in New York initiated this meeting with Congressman Lantos as part of the Civic League’s continuing effort to keep the Albanian dimension of the Balkan conflict at the forefront of U.S. foreign policy concerns, as other issues such as Iraq and the Middle East increasingly dominate the Washington agenda.



Because so many Albanians in Michigan originate from Montenegro, it is especially important that the meeting with Congressman Lantos is taking place less than a month before the elections there. As the ranking Democrat on the House International Relations Committee, Lantos wants to hear directly from the community about the problems that Albanians face in Montenegro and how the American diaspora in Michigan thinks that they can be resolved, in advance of the elections and in preparation for his trip to Montenegro after the U.S. Congressional elections in November.



Congressman Lantos will also discuss the final status of Kosova, as the cosponsor of H.Res. 467—the strong bill that he recently introduced with Congressman Ben Gilman in the House of Representatives giving the political, legal, and economic reasons why Kosova deserves strong consideration for independence now. In introducing this bill, Lantos and Gilman have made a bold and courageous move at a time when the international community, including the U.S. State Department, has insisted that the resolution of the final status of Kosova is something that should not even be discussed, no less acted on. In addition, he will discuss the prospects for full human and civil rights for Albanians in Macedonia, the Presheve Valley, and Chameria.



-2-



As all Albanians know, Congressman Lantos has played an historical role in the Albanian national cause. An Hungarian Jew who narrowly escaped the Nazi death camps, Lantos was one of the few members of the U.S. Congress who responded in 1986 to then-Congressman Joe DioGuardi’s appeal to expose the plight of Albanians in the Balkans. Lantos facilitated DioGuardi’s first, dangerous mission to Belgrade and Prishtina in November 1989. Six months later, in May 1990, Lantos and DioGuardi focused international attention on the brutal occupation of Serbia by traveling to Prishtina to confront Milosevic. From there, they traveled by car to Tirana to meet with Ramiz Alia in an effort to help bring down the Communist regime in Albania. They were the first U.S. government officials to visit the country in fifty years. These trips put the Albanian issue back on the diplomatic agenda of the West in the twentieth century.



Katrina Swett, the oldest daughter of Annette and Tom Lantos, is running for the House of Representatives in New Hampshire’s 2nd District—a seat that her husband, Dick Swett, held for two terms in the early 1990s, before he was appointed by President Clinton as U.S. Ambassador to Denmark. Katrina is a Congressional candidate in the “Lantos tradition.” She holds a bachelor’s degree from Yale University, a law degree from the University of California, and is completing a Ph.D. in political science and international law. After graduating from law school, she served as Deputy Counsel to Senator Joe Biden on the Senate Judiciary Committee. She managed Tom Lantos’s political campaigns in California and her husband’s campaigns in New Hampshire. This background makes her an exceptional candidate for Congress, and she is given an excellent chance to unseat the incumbent. Katrina, like her father, is a passionate advocate for human rights, and she will be an activist on all the issues affecting Albanians in the Balkans.

(kush mund ta perktheje?)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 5-2-2003 nė 10:55 Edit Post Reply With Quote
Diaspora shqiptare nė SH.B.A. do tė ndihmojė nė mbrojtjen e imazhit tė vendit

TIRANE, Shqipëri -- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta i bëri thirrje diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara që të punojë së bashku me autoritetet shqiptare në mbrojtje të imazhit të vendit në botë. Meta e bëri këtë deklaratë të dielën (2 shkurt)në Tiranë në një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Riçard Lukaj dhe Drejtorin Ekzekutiv Martin Vukaj. Ministri i Jashtëm theksoi nevojën për bashkëpunim me këshillin për krijimin e nxitjeve për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që të investojnë në atdheun e tyre. Lukaj dhe Vukaj falënderuan Metën për organizimin e takimit të tyre me Kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç. Takimi, thanë ata, kishte një ndikim të konsiderueshëm në mbështetjen e interesave të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi.

Në zhvillime të tjera, Kryetari i Asamblesë shqiptare Servet Pëllumbi u nis të dielën për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me anëtarë të Kongresit të SH.B.A.-së dhe zyrtarë nga Departamenti i Shtetit. (ATA - 02/02/03)





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 5-2-2003 nė 18:12 Edit Post Reply With Quote
Nacionalistėt t'ju ikin takimeve me tė kuqt!

Eni,lajmin që na postove këtu mua nuk më pëlqeu sepse Ilir Meta është ish nxënës i Ramiz Alisë dhe si të tillë nuk duhet përfillur.

Ju lutem,duhet të jemi pragmatik dhe duhet ditur çka duam dhe çka kërkojmë.Unë vetë jam në diasporë,por asnjëherë nuk do të kisha dashur as që të shoh Ilir Meten lëre më që të takoj!!!

Porosis lobin shqiptar në SHBA që të dinë me kënd kanë punë,sepse prej të kuqve të gjitha të këqijat ju kanë ardhur shqiptarëve.Mendoni pak,50 vite kishin pushtetin,plus tani!!!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-2-2003 nė 23:09 Edit Post Reply With Quote
Plotesisht dakort jam une.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 10-2-2003 nė 02:53 Edit Post Reply With Quote
Plotësisht pajtohem me Talin dhe Antonin, për relacionet me të kuqtë shqiptar. Jo vetem tragjedia jonë e madhe më se 50 vjeçare, por ajo po vazhdon. Pak kam informata për lobet shqiptare në SHBA, por janë disa, nuk ua di emrin të gjithëve, por çka është e keqe e sindrom shqiptar që nuk duam e nuk dijm të bashkohemi dhe të harmonizohemi. Egoizmin e interesat personale i kemi më të mëdha se
interesin kombëtar. KKSHA (NAAC) kam përshtypjen se nuk i kundërvihet sa duhet lobit grek në SHBA. Në të kaluarën edhe kanë anuar shumë nga të kuqtë e Kosovës.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 10-2-2003 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
Dakord mbi Meten

...

por ai perfaqeson Tiranen zyrtare dhe me te takohen perfaqesuesit e diaspores.

Dicka tani.

Shqiperia i ka hapur portat e saj qe nga 1991 dhe sinqerisht akoma skam pare nje investim per te qene ne Shqiperi te ngritur nga parate e "diaspores amerikane", pervec restorant Piazza - te Ekrem Bardhes qe mendohet se perfaqeson interesat e majta ne diasporen e SHBA-se.

Sa kane bere atdhetaret e diaspores per Shqiperine?
Sa investime psh. ka Antoni Athanas (mqs mu kujtua si emer tani) ne Tirane apo Korçe?

Po te tjeret?

Po shteti shqiptar cfare skemash ka pergatitur per te thithur para nga diaspora?

Presidenti Kennedy nje here ka thene "mos pyesni cfare Amerika ben per Ju, por cfare Ju beni per Ameriken!"

Pra, mendoj se e njejta gje vlen e per shqiptaret kudo ne Bote, "Çfare po bejme ne per vendin tone?"

Le te diskutojme mbi idete tona, mqs jemi te gjithe jashte atdheut tone.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-2-2003 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Tė diskutojmė!

Shumë me vend Eni,të diskutojmë dhe më në fund edhe të punojmë në të mirë të kombit dhe shtetit.

Vërtetë të kuqtë përfaqsojnë Tiranën zyrtare! Si morën pushtetin këta "pushtetarë"?

Shqiptarët e Amerikës dhe kudo që janë duhet të njohtohen me rrejdhat politike në Atdhe.Nacionalistët e vërtetë duhet të punojnë në bashkëpunim me të djathtët e shtetit amë që të bëjnë publicitet maximum se kush,si dhe pse është në krye të shtetit?

Më pëlqeu shumë letra e mistikut ndërmjet tjerash sidomos kjo: Egoizmin e interesat personale i kemi më të mëdha se interesin kombëtar.

Për shtetin simbas mendimit tim nuk mund të bëhet shumë kur që e din dhe je bindur që ate e udhëheqin banda,hajdutë,të cilët nuk kanë asgjë tjetër në kokë përveç se si të vjedhin.A me të vërtetë mendoni se ish komunistët do të bëjnë shtetin?A me të vërtetë mendoni se ish komunistët do të lejojnë që të investohet në shtetin amë pa të vjelur mirë e mirë një herë?Si mund të investohet në një shtet kur që as sigurinë personale fizike se ke të sigurt,sepse nuk dihet asnjëherë kur do të kidnapojnë,nuk dihet kur do të vrrasin?Në Shqipëri nuk ka siguri.Nuk duhet të jetojmë me iluzione,ish komunistët kanë bërë një shtet bandit dhe konsekuencat janë si janë.Më mer malli të përmendet ndokund në media Shqipëria për të mirë.Asnjëherë nuk shoh mirë.Paramendojeni sa njerez kanë ikur,dhe duan të ikin nga vatrat e tyre!Vallë!Pse ata ikin?Ikin për shkak se në atdhe nuk i kanë edhe kushtet minimale për jetesë!Ikin sepse shteti është ai i cili nuk ua mundëson që të jetojnë mirë,përkundrazi shqiptarët janë nën presion permanent nga bandat e kuqe.E si të investohet në një shtet të tillë? Njoh disa sportistë shqiptar të cilët kanë marë shtetësinë greke!Pse a thua?Sepse shteti shqiptar nuk ua dha kushtet,ja pse!Shtetit Shqiptar nuk i intereson që i ikin shtetasit jashtë sepse atyre kjo ju konvenon.Ju konvenon sepse pikërisht ato që dinë dhe munden të bëjnë diçka ikin,kështu që mbeten pa konkurencë.

Kur qeveria shqiptare për herë të parë në historinë e pasluftës mori pushtetin,pra ajo demokratike,ishte autori i këtyre rreshtave që i shkroji letër z.Alexandër Meksi duke i treguar se si funksionon demokracia.Duke i treguar se si duhet shteti të kujdeset për shtetasit e saj.Duke i porpozuar edhe investime.Por sikur ishte ende fillimi dhe dyshimet(në stilin komunist) bënin të veten.Përgjigje asnjëherë nuk kam marë!!!

Prandaj,për sensibilizimin dhe mobilizimin e demokratëve të vërtetë kërkohet që të bëhen takime,bisedime në tryeza të rrumbullakta,dhe me qasje konkrete se si të zhvillohet shteti që shtetasit dhe investorët e huaj të kenë lavërdi nga investimet e tyre.Shikoni,investimin askush nuk e bën nëse nuk ka fitim,prandaj investitorët e huaj dhe vendas duhet të jenë të privilegjuar në tatime.

Të bisedojmë për ketë temë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 18:30 Edit Post Reply With Quote
Pyetja e pare qe lind eshte:

Cilat jane organizatat shqiptare ne Amerike?

Sa anetare kane, cfare programesh.

Me e mira nder to duhet te jete "Vatra" por fatkeqesisht nuk ndihet dhe si duket eshte ne veshtiresi te madhe.

Kush di dicka me shume per te?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 10-2-2003 nė 19:57 Edit Post Reply With Quote
Shumë bukur ka shkruar i nderuari Tali. Plotësisht pajtohem me shkrimin e tij. Pa u vendosur e forcuar të gjithë institucionet e shtetit, nuk mund të priten investimet as nga mërgimtarët, as nga të huajt.
Për fat të keq tonin, ende po lindim djemë e vajza për trojet e huaja!
Çka mund të bëjnë mergimtarët - diaspora? Mendoj se duhet të ndihmohen medjet e vërtetë të pavarura e të djathta, me të gjitha mënyrat, sidomos më së miri me mjete financiare. Me partitë e djathta nuk jam i kënaqur. Edhe liderët e tyre janë ende të droguar nga ideologjia e kuqe. Më shumë deklarohen si të djathtë, se veprojn si të tillë.
Di që nga mërgimtarët e Njujorkut e ndihmojn rregullisht At Nikoll Markun nga Elbasani i cili është i vetmi prift ortodoks që vepron sipasd statutit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, dhe i kundërvihet Janullatosit.
Duhet punë kohë e mund për tu rimëkëmbur, ripërtërirë, për të shëruar pasojat e së kaluarës e sidomos të diktaturës më të egër e kriminale komuniste!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 12-2-2003 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Problemi ne Shqiperi eshte se tani ska me te kuq e blu, por komplet te tere jane kthyer ne nje ngjyre, te gjithe duan te kene fitime kur marrin x apo y post ne qeveri, apo administraten shtetrore, dhe duke qene se nuk e kane ate post per gjithnje, mendja e tyre punon vetem ne nje drejtim: te zhvatim sa te mundim pare!!!

Nga kush duhet te presim ne qe te ndertohen institucionet persembari ne Shqiperi?

Cilet politikane ne Shqiperi duket se mund te fitojne apo rikthejne besimin shumices se shqiptareve per t'i votuar?

Cilet politikane apo parti mund te jete e ardhmja per Shqiperine, qe te dije vertete te nxjerre vendin nga anarkia e kaosi ekonomik qe ndodhet?
Kush di te nxise e te beje per vete investitoret apo shqiptaret e diaspores te cojne para ne Shqiperi per te rimekembur ate vend te gjunjezuar?

Po ndergjegja jone a luan rol ne kete proces?





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 12-8-2003 nė 00:32 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
A mundet dikush ti pershkruaje pak keto dy lobe?

Pse ekzistojne dy?




Egzistojne dy sepse nuk ka asnje!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 8-1-2004 nė 18:06 Edit Post Reply With Quote
[b]Tom Lantosh??????????????[/b]

Tom Lantosh ka protestuar me 1996 ndaj vendimit te qeverise shqiptare per te mos lejuar hyrjen ne Shqiperi te N.Gage i cili me perpara ishte shpallur nga Shqiperia person "non grata" si pergjegjes direkt per masakren e Peshkepise me 1994.
Me 18 qershor 1996 ne takimin e Kongresit amerikan me perfaqsues te OSZE Tom Lantosh u shpreh deklaroi se nuk mund te pranohet qe "shtete qe perfitojne nga ndihma dhe perkrahja amerikane te mos lejojne qytetare te nderuar amerikane te hyjne ne vendet e tyre". Po ne kete debat ishte i ftuar edhe "qytetari i nderuar" amerikan N. Gage i cili ne fjalen e tij jo akuzoi qeverine shqiptare per shtypjen e 400.000(???) minoritareve greke.
Per fat te keq edhe çuni i Josofit qe ishte si perfaqsues i "se majtes" (shqiptare) mbeshteti fjalen e N.Gage me fakte te fresketa qe ai kishte sjelle me vehte.

Te na rrojne pra kto Lobet (anti)shqiptare, qe kaq shume po mundohen per ne:P

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 9-1-2004 nė 03:52 Edit Post Reply With Quote
Perse Anatemizohet Tom Lantosh?

Ketu nuk eshte tema per te dsikutuar per kongresmene amerikane e senatore, por per diasporen shqiptare, te cilat jane gjera krejt te ndryshme.

Eshte e vertete se Tom Lantosh ka ngritur problemin e minoritetit grek ne Shqiperi, te para nen driten veprimtarise lobuese pro-greke te N. Gage dhe te arrestimit te 4 minoritareve ne fillim te viteve '90, e te cilet u liruan me vone nga ata qe i futen brenda. Ata qe e percaktuan N. Gage "persona non grata", jane po ata qe e perqafuan disa vjet me vone, dhe prej ketyre "pajtimeve" kemi per "dhurate" bashkine e Himares!

Por eshte po aq e vertete se Tom Lantosh eshte nje nga sponsorizuesit kryesore te nje sere qendrimesh te Kongresit Amerikan ne favor te Kosoves.

Pavarsisht nga zhvillimet e asaj kohe e qendrimet vetjake te atij kongresisti te shquar, nuk ka asnje baze mosperfillja ndaj tij dhe ndalimi policeski makines me 1996 ne Shqiperi.

Me falni per nderprerjen; mendoj te vijojme me diasporen

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2004 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Dhe kete e ka bere berisha me gazideden?

Po qenkan te trashe fort, me te trashe se kam menduar.

Po a e dini more katunare shqiptare se kush eshte Tom Lantos?

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=715


Ne shqiptaret akoma nuk dime ke kemi miq e ke kemi armiq, nejse

me revoltoi shume fakti qe keta i kane ba presion me metodat e sigurimit nje kongresmeni amerikan.

Pa cfare idiotesh.

Dalngadale po bindem se ne rast se komunistet kane pergjegjesi per 1997 berisha e gazidede kane po aq.

Cfare tarallakesh:

Ekonomine ja mori sigurimi me nje kapter dhe nje shefe kuadri kuksiane dhe nje jevge e kujtonin se do luftonin greqine duke i be presion nje Kongresmeni Amerikan ose duke mos prite zevendesministrin e jashtem amerikan.



Si ore i behet presion nje kongresmeni mik te Shqipnise?

Po me te bisedohet, bindet e jo ti besh presion.

A ka fytyre berisha sot te takohet me Tom Lantos?

Duhet patjeter ti kerkoje falje publike.

Kur ka aq ftyre te takohet me gage, Tom Lantos-it duhet patjeter ti kerkoje falje publikisht!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 9-1-2004 nė 22:57 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga burimuji
....................

Por eshte po aq e vertete se Tom Lantosh eshte nje nga sponsorizuesit kryesore te nje sere qendrimesh te Kongresit Amerikan ne favor te Kosoves.

...

Ne favor te Kosoves apo ne favor te vete USA??????
Megjithate te me falni mua se e dij qe rrevoltoheni pernjehere po tu kritikosh bashkekombasin tuaj Lantosh;)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 10-1-2004 nė 00:10 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta.................................
Po a e dini more katunare shqiptare se kush eshte Tom Lantos?...........................



"Katunaret" dmth Katundaret dhe "Maloket" dmth. Malsoret e dine mjaft mire se kush eshte Lantoshi dhe Gage.
Po ti a e din se kush eshte ai?????????

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 08:08 Edit Post Reply With Quote
Jo katunaret nuk po e dine.

Se ta dinin nuk i bonin presion me metodat e sigurimit te enverit.

Sa per malsoket e malsoret ata jane tjeter gja e ti nuk e ke idene.

Mos u kap tek "katunaret" por tek faktet.

E faktet jane te qarta.

Nejse,

eshte kohe e humbur.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 10-1-2004 nė 16:34 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Jo katunaret nuk po e dine.

Se ta dinin nuk i bonin presion me metodat e sigurimit te enverit.

............


Mos duhej ta puthnin ne te dy faqet dhe ti jepnin edhe ndonje nuse N.Gage per masakren e Peshkepise, qe ti te mos i barazosh me sigurimin e enverit??????????
Apo ke ndonje arsye tjeter kur ben kete krahasim???

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 18:45 Edit Post Reply With Quote
Degjo,

Ne do me punu kunder grekerve hajde jepi burra se une gati jam.

Por sa per gage e puthen po ata katunare qe guxune me i ba presion Tom Lantos.

Une Tom Lantos do ta kisha ftu per dreke dhe do te kisha bisedu gjate e gjane me te dhe mbi te gjitha do ta kisha lane te lire te shkonte ku te donte e ndoshta me pak diplomaci do ta kisha binde me shku me pa si jetojne familjet e ushtareve te vrame ne Peshkepi ( njeri asht prej kushrinjve te nje shokut tim te ngushte)

A e kupton ndryshimin tim dhe katunareve?



Nejse

kohe e humbur.

Nuk luftohen greket duke fy kongresmenet Amerikane, KUSHDO QOFSHIN.

Jo me Tom Lantos qe po te ishte pro -grek nuk do te shkruante kurre ate REZOLUTE per Kosoven.

Ne fakt ai duhet te shpallet Nder i Kombit Shqiptar e jo te guxojne disa katunare ti bejne presion.

A po kupton?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 18:48 Edit Post Reply With Quote
Nejse e kemi fjalen per Lobet Shqiptare:

A di njeri te shpjegoje dicka permbi historikun e tyre?

Pse jane dy ?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2004 nė 23:16 Edit Post Reply With Quote
Degjo
ke gje per te thene per temem thuaj.

Do te marrish pushken model 56 dhe ti kunder Tom Lantos merre.

Por ama jo ne kete kuvend se ky kuvend eshte i shqiptareve dhe jo i tarallakeve nder shqiptare.

Sikur te kishin bere shqiptaret per Kombin sa ka bere Tom Lantos per Kombin nuk te merreshim akoma me nanon.

Kush te lejon ty qe te perdoresh kete kuvend per te bere propoganden me te poshter qe ekziston nder shqiptare kunder SHBA?

Askush

Ky eshte kuvendi i te djathteve shqiptare e te djathtet shqiptare e dine shume mire se kush jane miqt dhe armiqt.

Prej plehrave te tilla ne te djathtet nuk po arrijme te ngrejme koke as ne 2004.

Guxojne katunaret shqiptare me i bo presion nje kongresmeni te SHBA, guxuan katunaret me fallsifiku zgjedhje, guxuan katunaret me injoru zvendesministrin e jashtem amerikan, guxuan katunaret te bejne dhe shume marrina te tjera, tani

Mbaje nanon e gage dhe per nja 50 vjet.


Tom Lantos nuk eshte gage dhe nuk ka lidhje me gage.

Tom Lantos eshte Nderi i Kombit Shqiptar sepse ka shkruar Rezoluten ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves.

Ky eshte fakt e jo ato pellitjet e tua se eshte i lidhur me gage.



Poshtersite e marrinat shkruaji diku tjeter, por jo ketu.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6640730 sekonda, 49 pyetje