Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Lobet Shqiptare ne Amerike?
robet

Postuar mė 15-1-2004 nė 22:25 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga kastriot
Tom Lantosh ka protestuar me 1996 ndaj vendimit te qeverise shqiptare per te mos lejuar hyrjen ne Shqiperi te N.Gage i cili me perpara ishte shpallur nga Shqiperia person "non grata" si pergjegjes direkt per masakren e Peshkepise me 1994.
Me 18 qershor 1996 ne takimin e Kongresit amerikan me perfaqsues te OSZE Tom Lantosh u shpreh deklaroi se nuk mund te pranohet qe "shtete qe perfitojne nga ndihma dhe perkrahja amerikane te mos lejojne qytetare te nderuar amerikane te hyjne ne vendet e tyre". Po ne kete debat ishte i ftuar edhe "qytetari i nderuar" amerikan N. Gage i cili ne fjalen e tij jo akuzoi qeverine shqiptare per shtypjen e 400.000(???) minoritareve greke.
Per fat te keq edhe çuni i Josofit qe ishte si perfaqsues i "se majtes" (shqiptare) mbeshteti fjalen e N.Gage me fakte te fresketa qe ai kishte sjelle me vehte.

Te na rrojne pra kto Lobet (anti)shqiptare, qe kaq shume po mundohen per ne:P


Te njejten gje kam lexuar edhe une tek nje liber i A. Krasniqit.
Nuk e di por me duket HALLVE E FTOHTE ky Lantos perderisa ka bashkepunuar me Gage.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-1-2004 nė 08:25 Edit Post Reply With Quote
I nderuar zotni,

ne kete adrese hapa nje teme te vecante permbi z. Tom Lantos:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2481

Eshte krejt pa asnje vlere te perserisim propoganden e poshter antiamerikane.

Ju thoni ka bashkepunu me gage ( pa asnje fakt, se nje proteste nuk do te thote se eshte bashkepunetor) kurse une them eshte NDER i Kombit dhe faktet i keni ne temen e caktuar.

Eshte absolutisht e pamundur qe njeri qe kerkon ne kongresin amerikan te njihet Pavaresia e Kosoves pa kushte te jete bashkepunetor i gage.

Kjo eshte e verteta elementare!

Qe berisha dhe katunaret e tjere, bene gabim qe ndalune gage, dmth nuk degjune Tom Lantos, Berisha e pranoi vete duke e takuar gage.

Qe Berisha dhe katunaret e tjere bene jo gabim, por faj ,qe me metodat e sigurimit i kane bere presion nje kongresmeni amerikan, kjo eshte aq e qarte dhe e turpshme per Berishen se ata katunaret e tjere nuk e njohin turpin.

Ndoshta Berisha nuk ka gisht ne ate incident, por ama ai duhet patjeter te dije se cfare bejne katunaret qe mban afer dhe ti ndeshkoje kur bejne keshi poshtersirash.

Tani, i nderuar zotni,

mjaft me perseritje.

Ne rast se keni per te thene dicka te re, permbi temen mire, ne rast se jo eshte me mire te heshtim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 28-1-2004 nė 15:28 Edit Post Reply With Quote
WASHINGTON, May 21 - In letters to the Departament of State and members of Congress, Rep. Tom Lantos (D-Cal.) criticized the Albanian government for what he called the deprivation of some fundamental rights of ethnic Greeks in the southern part of the country. "After visiting several towns and villages in Northern Epiros (southern Albania), where large numbers of ethnic Greeks live, it was obvious to me that they have legitimate grievances against the government," Lantos wrote. This is Lantos' second trip to Albania since 1991. The California Democrat, who was an early voice of support for Albanians in the former Yugoslavia, accused President Sali Berisha's government of closing several Greek schools, which Lantos charges, "does not speak well for the government's policies." Lantos, was accompanied by members of the Panepirotic Foundation on this last trip and was furious about Tirana's refusal to grant an entry visa to the group's president, Nicholas Gage, a writer and harsh Albanian critic. Since Gage i s a U.S. citizen, Lantos called the denial "contrary to internationally reckognized human rights." Lantos was particularly upset when a police security force stopped the vehicle he was riding in and threatened to impound the car and arrest the driver. "I found this incident to be extremely disturbing," Lantos wrote while calling on the Clinton Administration to pressure Berisha to ensure accurate tabulations of votes in this month's elections and to allow the International Federation for Electoral Systems to oversee compliance practices.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 7-12-2004 nė 16:38 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaro-amerikanėt dhe gara pėr President

Gary Q. Kokalari

Kujt i dhanë mbështetjen e tyre shqiptaro-amerikanët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004? Në pamje të parë përgjigja e natyrshme do të ishte John Kerry. Por, për t’i kthyer përgjigje të plotë kësaj pyetjeje, duhet bërë një analizë më e thellë dhe i duhet kthyer përgjigje një pyetjeje tjetër: Kush janë shqiptaro-amerikanët? Për të analizuar mbështetjen e dhënë për Bush dhe Kerri, diaspora shqiptare në Amerikë duhet ndarë në dy kategori – “shqiptarët e vjetër” dhe “shqiptarët e rinj.”
“Shqiptarët e vjetër” janë ata që emigruan në Amerikë para vitit 1960, dhe vinin gati të gjithë nga Shqipëria, kryesisht nga Gjirokastra, Korça dhe krahinat përreth tyre. Këta shqiptarë janë integruar plotësisht në shoqërinë amerikane dhe shumë anëtarë të këtyre familjeve që kanë moshë për të votuar, janë shqiptaro-amerikanë prej dy, tre, madje edhe katër brezash. Ata janë distancuar nga Shqipëria dhe janë më të rrënjosur në Amerikë, kështu, çështjet shqiptare kanë më pak rëndësi në jetën e tyre, dhe çështjet në të cilat ata përqëndrohen zakonisht janë të lidhura me jetën e tyre në Amerikë. Kur kam biseduar me shumë nga këta “shqiptarë të vjetër” dukej se mbështetja e tyre për kandidat presidencial ishte në linjë me popullatën e përgjithshme amerikane, ku disa mbështesnin Bushin dhe disa Kerrin. Nëse kishte një kandidat që gëzonte mbështetje më të madhe mes “shqiptareve të vjetër” ky ishte Bushi, por jo me ndonjë diferencë të madhe. Çështjet që ndikonin në vendimet e tyre ishin të njëjtat që ndikonin shumicën e amerikanëve – Iraku, lufta globale kundër terrorit, ekonomia dhe çështje të tjera të së njëjtës natyrë.
“Shqiptarët e rinj” janë ata që kanë filluar të emigrojnë në Amerikë në vitet ‘60, ku valë të mëdha filluan të vinin në vitet ‘70, dhe ky grup përfshinte kryesisht kosovarë. Gjithashtu vale emigrimesh pati nga Maqedonia dhe Mali i Zi në vitet ‘70 dhe ‘80, të cilat u pasuan nga vala e madhe e emigrimeve të shqiptarëve nga Shqipëria duke filluar nga vitet ‘90 dhe që vazhdon sot e kësaj dite. Me pak përjashtime, këta shqiptarë mbështetën fuqishëm Xhon Kerrin, ku disa vlerësime thonë që mbështetja ishte mbi 80%, për shumë arsye. E para, historikisht emigrantët kanë patur tendencë për të mbështetur demokratët sepse kërkojnë sigurinë e perceptuar, që lidhet me idenë se demokratët besojnë se qeveria është një vegël për të ndihmuar njerëzit në gjendje jo të mirë ekonomike. Por, veçanërisht për shqiptarët e rinj, rrënjët e mbështetjes për Kerrin shkojnë tek Bill Klinton.
Si Shef i Komandës së Ushtrisë gjatë luftës në Kosovë, ishte Klinton ai që urdhëroi forcat e armatosura amerikane të lironin kosovarët nga dominimi serb dhe t’i kthenin ata në tokën e tyre. Në 1998, përpara ndërhyrjes ushtarake amerikane në Kosovë, shumë shqiptaro-amerikanë, duke përfshirë këtu edhe mua, takoheshin me Ricard Hollbruk, kryesisht për të bërë lobim për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Ambasadori Hollbruk është një anëtar me influencë në Partinë Demokrate, veçanërisht për sa i përket punëve të jashtme, dhe shumë njerëz mendojnë se ai do të ishte emëruar Sekretar Shteti nëse Kerry do të kishte fituar zgjedhjet. Zakonisht nëpër mbledhjet tona ishte i pranishëm edhe David Filips, anëtar i një familjeje të pasur çifute, e njohur në rrethet e Partisë Demokrate, i cili njihet si një njeri që ndjek Hollbruk në çdo hap. Hollbruk dhe Filips e kishin vëzhguar pasionin që kishin “shqiptarët e rinj” për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës, dhe kishin kuptuar shumë mirë potencialin që gjendej aty për të ngritur fonde për Partinë Demokrate. Kështu, kur Kerri kandidoi për president, nuk ishte surprizë fakti që partia e tij u rikthye për të kërkuar mbeshtetjen e shqiptarëve. Dhe shumë prej shqiptaro-amerikanëve ishin pre e lehtë për zotërinjtë Hollbruk dhe Filips. Më të rëndësishmit mes tyre ishin të lidhur me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (National Albanian American Council) si Harry Bajraktari, Ekrem Bardha, Richard Lukaj dhe Martin Vulaj të cilët, për mendimin tim, janë bërë sahanlëpirës të Hollbruk dhe disa demokratësh te tjerë.
Në mediat shqiptare u raportua se këta zotërinj të nderuar dhe shqiptarë të tjerë organizuan një aktivitet për ngritje fondesh për Kerrin në New York pranverën e kaluar, ku u mblodhën mbi $500,000. Burimet e mia thonë që këto ishin thjesht një premtim për më tepër, dhe se nuk iu afruan shumës $500,000. Ndoshta ndonjë nga këta zotërinj mund të na e qartësojë këtë çështje dhe të japë llogari të përpiktë kështu që shqiptarët të dinë saktësisht sa para i çuan dëm bashkë me Kerrin. Këta njerëz dhe të tjerë shqiptarë të rinj me padurim iu bashkuan Kerrit dhe e pagëzuan atë pinjoll të trashëgimisë që Klinton la në Ballkan. Por fatkeqësisht e kanë kujtesën e shkurtër sepse kanë harruar disa aspekte shumë të rëndësishme të aventurave të Klintonit në Ballkan. Për shembull, harruan që për shumicën e periudhën gjatë së cilës ishte president, Klinton e la mënjanë Kosovën, dhe Hollbrukut i voliti që t’i linte kosovarët jashtë negociatave që rrodhën nga Marrëveshja e Dejtonit. Nën hundën e Klintonit kasapi i Ballkanit masakroi me qindra mijëra njerëz në ish -Jugosllavi, dhe kosovarët u detyruan të jetonin nën zgjedhën serbe. Kjo ndodhi sepse Klintonit i interesonte më tepër të mbante një dritare të hapur për tensionet etnike në Kosovë sepse mbajtja e një status quo-je në rajon ishte shumë herë më e rëndësishme se sa përmirësimi i kushteve të jetesës për kosovarët. Dhe vetëm pasi Miloshevici e kishte vënë në lëvizje makinerinë e spastrimit etnik dhe të genocidit, dhe pasi mbarë bota e kishte parë me sy emigrimin e detyruar të më tepër se një milion njerëzve nga shtëpitë e tyre, vetëm atëherë Klinton e shtyu mënjanë Monika Levinskin për të filluar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Ashtu siç është bërë e ditur tani, Klinton nuk i mori parasysh rekomandimet e këshilltarëve të tij ushtarakë për te kufizuar bombardimet nga 8,000 metra lartësi sepse kishte shumë frikë nga bumerangu politik i dergimit të trupave ushtarake tokësore. Nuk ka asnjë dyshim se për shkak të vonesave dhe kundërshtimit për dërgim te trupave tokësore, vuajtjet e kosovarëve u zgjatën dhe u intensifikuan në mënyrë të panevojshme.
Gjithashtu, këtyre zotërinjve iu doli nga mendja që administrata e Klintonit ndenji duarkryqur ndërsa Shqipëria po shkonte drejt një katastrofe shumë të parashikueshme, për shkak të firmave piramidale. Pavarësisht se alarmet për këtë krizë të mundshme vinin qe nga viti 1995, Klinton nuk bëri asgjë për ta parandaluar, ndërkohë që nuk ka fije dyshimi që mund të ishin bërë shumë gjëra. Nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin ndërmarrë veprime të shpejta, kaosi dhe shkatërrimi që shkundën Shqipërinë deri në themele mund të ishin parandaluar, por administrata e Klintonit ndërhyri vetëm kur ishte tepër vonë. Ndoshta Xhorxh Tenet, “greko”-amerikani i emëruar nga Klinton si drejtor i CIA-s mund të shpjegojë se përse ndodhi kjo. Këta zotërinj kanë harruar edhe se kishin mbështetur fushatën e gabuar në më shumë se një rast, siç bënë kur mbështetën Al Gore në vitin 2000. Në atë kohë shqiptarët mbështetën një kandidat dhe humbën, dhe më pas e gjetën veten të ftohur me Xhorxh Bushin. Kam shkruar për këtë episod dhe për të tjera, ku shqiptarët rreshtohen pas kandidatit humbës, pra kjo nuk është një gjë që ndodh per herë të parë. Po të përdorja fjalët e Yogi Berras, ish -lojtari i madh i bejzbollit i New York Yankees, duket sikur këta shqiptarët përjetuan një déjà vu të vazhdueshme. Nuk kishte asgjë të keqe që shqiptaro-amerikanët mbështetën Kerrin; në fakt, është e drejtë e patjetërsueshme e çdo amerikani që të mbështesë kandidatin që dëshiron. Problemi qëndron tek fakti që “shqiptarët e rinj” si grup, me shtytjen e Hollbruk dhe Filips, si edhe të Gjeneralit Klark dhe të Kongresmenit Eliot Engel, organizuan mbështetjen e “shqiptarëve të rinj” gati plotësisht për kandidatin Kerri. Në të shkuarën unë i kisha paralajmëruar këto fraksione që kjo strategji e mbështetjes të vetëm një kandidati ishte e nxituar, gjithashtu i kisha kujtuar që këtë gjë e kishin bërë disa herë më parë, dhe rezultatet kishin qene shkatërrimtare. Kjo strategji i përngjante një situate ku shkon tek ruleta në kazino dhe vendos një shumë të majme parash vetëm në një numër; për fat të keq “shqiptarët e rinj” po vinin bast në lidhje me çështje të rëndësishme shqiptare, veçanërisht për fatin e Kosovës.
Shqiptaro-amerikanët duhen admiruar për qëllimet e tyre, por u treguan naivë në qoftë se menduan se nëse Kerri do t’i kishte fituar zgjedhjet, ai do të ishte marrë menjëherë me çështjen e Kosovës. Nuk ka asnjë pikë dyshimi që Kosova do të ishte vënë në fund të listës së prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së Kerrit. Pastaj, për më tepër do t’i duhej të merrej me një detaj të vogël që lidhet me Kongresin, për të cilin të gjithë, ndoshta me përjashtimin e “shqiptarëve të rinj”, besonin se do të mbetej nën kontrollin e republikanëve.
Por aspekti më i papërgjegjshëm i këtij kumari të llogaritur keq nga barinjtë që keqdrejtojnë tufën e “shqiptarëve të rinj” drejt mbështetjes për Kerrin, ishte se po vinin bast kundër Bushit, presidenti në detyrë në një kohë kur vendi është në luftë – një njeri që pavarësisht nga ngushtimi i distancave me kundërshtarin nga fundi i fushatës, ishte kandidati i favorizuar për të fituar. Për të qenë sa më transparent, do të zbuloj që kam votuar për Xhorxh Bush, dhe gjithashtu ndihmova në ngritjen e fondeve për “Swift Boat Vets”, një grup veteranësh nga lufta e Vietnamit që kishin shërbyer me Xhon Kerrin, dhe që ndikuan shumë në humbjen e tij duke zbuluar rolin e tij të dyshimtë në Vietnam. Ketë ia bëra të ditur shumë shqiptaro-amerikanëve, dhe si përgjigje mora kritika për pozicionin tim nga disa prej tyre, sepse me sa duket, ata mendonin se votat e shqiptaro-amerikanëve duhet të bazoheshin vetëm në politikat që kandidatët do të ndiqnin për Ballkanin. Teë them të drejtën, mua nuk më pëlqeu mënyra se si Xhorxh Bush i trajtoi çështjet ballkanike. Në shumicën e rasteve, Kosova u la mënjanë dhe mënyra se si u mor me Shqipërinë, përveç një rasti të vetëm, u drejtua nga një qasje pragmatike që lidhej me politikën e jashtme që bazohej pjesërisht në mbështetjen që do t’i jepte qeveria Nano për luftën në Irak. Por unë nuk e bazova vendimin tim për të mbështetur Bushin tek çështjet shqiptare. Për mua kishte çështje shumë më të rëndësishme që duheshin konsideruar; isha thellësisht i shqetësuar për luftën në Irak dhe për luftën më gjithëpërfshirëse kundër terrorit, dhe nuk kisha asnjë dyshim që Xhorxh Bush ishte njeriu i duhur për të drejtuar këtë detyrë. Gjithashtu, besoja fort se politikat e Bushit për taksat ishin më konstruktivet për ekonominë amerikane, dhe kisha frikë se Kerri do ta shpërbënte sistemin e taksave. Për më tepër, po të mos kishin qenë politikat fiskale dhe monetare të administratës së Bushit, me siguri ekonomia e dobët e trashëguar nga Klinton, e kombinuar me demet që pasuan 11 shtatorin 2001 do ta kishin gjunjëzuar ekonominë amerikane. Ka një thënie: kur Amerika teshtin, pjesa tjetër e botës merr të ftohtë. Në skemën e përgjithshme, duke e parë nga një këndvështrim pragmatist, doktrina e Bushit që përpiqet të vendosë një platformë për demokraci në Lindjen e Mesme, e kombinuar me programet ekonomike të administratës së tij, kane shumë më tepër ndikim në përmirësimin e jetëve tona në këtë planet sesa politikat që do të ndiqte Bush apo Kerri për Ballkanin.
Çuditërisht disa nga aspektet më të rëndësishme të platformës republikane – vlerat e familjes, mbrojtja e fuqishme, dhe iniciativa vetjake – janë parime që në mënyrë tradicionale përqafohen nga shqiptaro-amerikanët. Unë u vura në kontakt me disa anëtarë të rëndësishëm të Partisë Republikane për çështjen e mbështetjes së komunitetit shqiptaro-amerikan për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Bushit. Ish -sekretari i shtetit, James Baker, më sugjeroi të kontaktoja me Ed Gilespie, kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan (Republican National Committee). E dija se për të liruar “kapjen” që Kerri i kishte bërë “shqiptarëve të rinj”, fushata e Bushit duhej të përfshinte edhe disa çështje shqiptare. Gjithashtu e dija se mbështetja e shqiptarëve për Bushin mund të kishte qenë vendimtare me disa mijëra vota ne Michigan, një shtet-fushë betejë shumë e rëndësishme për zgjedhjet, ku ka përqëndrim të madh shqiptarësh. Ia dhashë këtë informacion Ed Gilespie-t, por, me gjithë përgjigjen e përzemërt, pati pak interes për të mbeshtetur çështje të rëndësishme shqiptare, në këmbim të mbeshtetjes nga votat e komunitetit shqiptaro-amerikan. Sa për apatinë e dukshme që Bush ka shfaqur për çështjet shqiptare, unë mendoj se ai ka njëfarë të drejte. Me gjendjen që pasoi 11 shtatorin 2001 ai kishte prioritete shumë më të rëndësishme. Pastaj, le të përballemi me faktet: çfarë kanë bërë shqiptaro-amerikanët si grup për Bushin? Në vitin 1999, kur George Bush zhvillonte fushatë që republikanët ta zgjidhnin si kandidatin e tyre ai mbeshteti luftën në Kosovë, që ishte një vendim jo i pranuar në partinë e tij; a e falenderoi ndonjë shqiptar për mbështetjen e tij? Pse duhej të ishte përqendruar në shqetësimet tona kur shqiptaro-amerikanët e kishin shpërfillur?
Çifuto-amerikanët e kanë përsosur modelin klasik të lobimit për kauzën e tyre të Izraelit, dhe nuk ishte aspak surprizë që nuk pati mosmarrëveshje mes Bush dhe Kerri rreth kësaj çështjeje. Kjo ndodh sepse lobi zionist e ka ngritur zerin lart dhe qartë edhe brenda Partisë Republikane edhe brenda Partisë Demokrate. Kjo është arritur nëpërmjet kombinimit të punës intensive në lobim, pjesëmarrjes së çifutëve në zgjedhjet e raundit të parë, si dhe dhënia e kontributeve shumë të mëdha edhe demokratëve edhe republikanëve. Dhe megjithëse 75% e çifuto-amerikanëve votuan për Kerrin, Bush do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Izraelin. Në epokën e re post Arafat, pavarësisht nga presionet ndërkombetare që mund të ushtrohen për të arritur një marrëveshje mes izraelitëve dhe palestinezëve, Bush nuk do të mbështesë kurrë një marrëveshje që kompromenton sigurinë e Izraelit, dhe është krejtësisht e sigurt se Kerri do të kishte të njëjtin qëndrim rreth kësaj çështjeje. Eshtë e kuptueshme që shqiptarët e rinj mbështetën kandidatin e Partisë Demokrate. Në fund të fundit, megjithëse gjatë kohës që shërbeu si President, Klinton nuk e trajtoi siç duhej Ballkanin, i duhet dhënë merita që i shkoi në ndihmë kosovareve. Kerri në fakt e njihte problemin e Kosovës dhe tregoi vullnetin për t’u marrë me çështjen në fjalë. Fatkeqësisht, për shkak të strategjisë së gabuar që përqendrohej gati plotësisht në mbështetjen për fushatën e Kerrit, që ishte sfiduesi, një grusht shqiptaro-amerikanësh, të cilët pjesërisht u ndikuan nga axhendat personale, duhet të mbajnë përgjegjësinë për harxhimin kot te një mundësie që zëri shqiptar të dëgjohej nga të dy kandidatët për president. Shpresoj që “shqiptarët e rinj” të mësojnë nga gabimet e tyre, sepse pavarësisht se strategjia e tyre politike mund të mos kishte qenë e saktë, puna e tyre për të mobilizuar shqiptaro-amerikanët me synimit madhor per të përmirësuar jetesën e vëllezërve të tyre, ishte një ndërmarrje e fisnike. Sa për “shqiptarët e vjetër”, mbështetja e tyre për kandidatin për President, e bazuar në çështjet e mëdha të fushatës që ndikojnë në jetët e tyre në Amerikë, është logjike sepse në fund të fundit, ata janë amerikanë. Por në ndryshim nga kushërinjtë e tyre, “shqiptarët e rinj”, ata janë shfaqur relativisht apatikë në lidhje me kauzat shqiptare. “Shqiptarët e vjetër” flasin me shumë pasion për rrënjët e tyre, por shumë pak prej tyre janë përfshirë realisht në punën për ta çuar përpara demokracinë në Shqiperi. Ndoshta ka mësime që “shqiptarët e vjetër” dhe “shqiptarët e rinj” mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

SHEKULLI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1499579 sekonda, 28 pyetje