Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqiperi e madhe apo etnike
agron rumi

Postuar mė 20-9-2002 nė 19:34 Edit Post Reply With Quote
Shqiperi e madhe apo etnike

Me duket se perdorimi tepruar i termit <Shqiperi e madhe>,nuk ben gje tjeter vecse con uje tek serbo-greket. Trojet shqiptare ne Mal te Zi,Maqedoni,Greqi perfshi ketu Shqiperine dhe Kosoven jane historikisht pjese e banuar nga shqiptare.Keto se bashku perbejne ate qe quhet SHQIPERI ETNIKE.Bej apel qe asnjeri prej nesh te mos beje gafa te tilla.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 25-9-2002 nė 02:42 Edit Post Reply With Quote
Shume drejte!
Ate qe kerkojme eshte bashkimi i te gjitha trojeve te banuara nga shqipetaret dhe kjo nuk do te thote gje tjeter pervecse "shqiperi etnike". Po te vinte puna per Shqiperi te madhe ateher do te flisnim per kufij qe nga Danubi e deri ne Arte, pra trojet ku banonin parardhesit tane iliret

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-9-2002 nė 06:56 Edit Post Reply With Quote
Per mua sot detyra themelore e cdo shqipatri qe i thote vetes nacionalist eshte te jape ndihmesen e tij per te arritur pavaresine e Kosoves.

Qellimi afat mesem i cdo nacionalisti shqiptar eshte Bashkimi i RSH me Kosoven.

Kur te kemi arritur keto qellime e te kemi ndertuar nje shtet normal demokratik shqiptar atehere do te mund ti drejtohemi zgjidhjes se problemeve te shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Greqi e ne Mal te zi e ne Serbi.

Problemi i shqiptareve ne Maqedoni per mendimin tim zgjidhet pa derdhur asnje pike gjak , zgjidhja me e mire sot per sot derisa te arrijme aty dy qellimet e tjera strategjike duhet te jete arritja e barazise kushtetuese ndermjet popullsise shqiptare dhe maqedonase.

Qellimi strategjik mendoj te mos te jete shkaterrimi i Maqedonise e bashkimi i tokava te banuara nga shqiptaret por krijimi i nje konfederate shqiptaro-maqedonase.

Por mbi te gjitha detyra e cdo nacionalisti shqiptar eshte ulja e ndikimit grek ne RSH , bile duhet ta themi hapur se mbas 1997 RSH eshte nje koloni e fshehte greke.

Ky eshte problemi me i madh qe kane nacionalistet sot ne RSH, plus problemet me ata pseudonacionalistet qe e shperdorin nacionalizmin.

I takon partive politike te djathta qe te behen perfaqesuese te nacionalizmit shqiptar, por ato nuk mund ta luajne ate funksion ne rast se jane te percara.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-9-2002 nė 06:59 Edit Post Reply With Quote
Pra ne thelb une mendoj se nuk duhet te flasim fare as per Shqiperi e Madhe as per Shqiperie Etnike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-9-2002 nė 07:00 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/nacionalizmi.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 25-9-2002 nė 13:29 Edit Post Reply With Quote
"...Pra ne thelb une mendoj se nuk duhet te flasim fare as per Shqiperi e Madhe as per Shqiperie Etnike.."




Une mendoj se njeriu mund te flase per Shqiperine e bashkuar ose Shqiperine e ndare.
Mirepo kur te krahasosh "te bashkuaren" me "te ndaren" do te arrish ne termat
"e vogel" dhe " e madhe".
Po te arrij njeriu te sqaroje se termi "e madhe" ose " e vogel" i sherben vetem nje krahasimi atehere nuk do te kishte vend per keqinterpretim.
Ne politiken ballkanike dhe me gjere nuk flitet vetem per nje problem shqiptar por edhe per nje problem serb, kroat etj.
Sa i perket termit "etnike" kjo duhet te duket me problematike sepse parakupton shtet i ndertuar vetem ne baza etnike.Qe shqiptaret jane nje nga popujt me homogjene te botes kjo gje dihet tashme mirepo te kerkosh Shqiperi etnike do te dukej per te tjeret qe ne perjashtojme etnite e tjera. Une mendoj se termi "etnike" eshte me problematik. Megjithse edhe perdorimi i ketij termi mund te argumentohet me se miri. Per te shmangur cdo keqkuptim ose keqinterpretim mendoj se do te ishte me mire te perdoreshi termat "e bashkuar" dhe "e ndare".




Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Shirokas

Postuar mė 26-1-2004 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Ndoshta duhet me fole ma mire me heke qafet PS e Nanon nga Pushteti
demokratizimin e Shqipnise e forcimin e saj ekonomik politik e strategjik.
Nji Shqipni e Forte i intereson te tanve e duhet luftu per nji gja te tille piksepari e kjo s'bahet me PS e NANO ne qeveri..
pse do te jena gjithmone nen hyqmin e Maqedonise Serbise e Greqise miq e shoke te Nanos

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2004 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
As e lun topi.

Nje nga rruget per te rrzu nanon, bile kushti themelor me rrzu nanon asht bashkimi i te djathteve, por kjo asht teme me u diskutu tek pika perkatese.

Pra te gjithe ne te djathtet jena absolutisht dakort qe nano duhet zhduk.

Puna asht se kur vjen puna per me e rrezu, do "te djathte"votojne per qeverine e tij?!

Nejse, se ketu jena tek nje teme kretj tjeter dhe ma mire te mbetena tek ajo.

Dhe kjo teme do diskutu:

Cfare asht Shqipnia e Madhe?

Cfare asht Shqipnia Etnike?

Cfare mendojme na te djathtet per ate qe quhet Ceshtja Kombetare?

Permbi konceptet ka nje shkrim te z. Skender Shkupi:

http://www.edsh.org/bashkimi/nacionalizmiperzgjedhes01.htm

Une mendimet e mija i kam shpreh ne kete teme:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=779

Por jam krejtesisht dakort qe:

Pa rregullu Shqipnine dmth me zhduke komunistat, me zhduke ndikimin grek, me zhduke vetgjygjesine, me zhduke krimin e organizume ( ne kuptimin me pase ma pak se te gjithe vendet ballkanike) , me zhduke panunesine ( ne kuptimin me pase ma pak se vendet e tjera ballkanike)

dhe pa rregullu Kosoven ne kuptimin e mesipermn, mbi te gjitha pa u ba kosova e Pavarun, ASGJA nuk mund te bajme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-1-2005 nė 02:15 Edit Post Reply With Quote
Nė Londėr bie tabu-ja e Shqipėrisė Etnike

(Promovohet në Londër vepra shkencore e studiuesit dhe gazetarit Paulin Kola "Në kërkim të Shqipërisë Etnike")

Shkruan: Petrit KUÇANA

"Shqipëria e Madhe" nuk është gjë tjetër veçse një përkthim i gabuar i Shqipërisë së vërtetë apo Shqipërisë Etnike apo pjesë e ligjëratave deklarimeve, publikimeve të shumta të propagandës anti-shqiptare. Por duket se një pohim i tillë thuhet shumë rrallë dhe në rastin më të mirë nga ndonjë gazetar apo analist pasi në fjalorin e shtetarëve shqiptarë nuk ekziston termi Shqipëri etnike. Ky term shpesh shpesh vazhdon të jetë frikësues jo vetëm për diplomatë por edhe për politikanë shqiptarë që si për koicidencë duket se është trashëguuar që prej historisë. Shqipëria Etnike është trumpetuar dhe vazhhdon të trumpetohet vetëm nga anti-shqiptarët fqinjë kur kërkojnë të ndërprisnin çdo tentativë apo përpjekje shqiptare qoftë edhe për të arritur në një ide të qartë mbi këtë cështje kaq të rëndësishme për shqiptarët. Për rrjedhojë për Shqipërinë Etnike është mjaftuar një përmendje apo një hamendësim pasi faktikisht nuk ka patur ndonjë platformë të qartë mbi një strategji kombëtare për
Shqiërinë Etnike. Nëse gjatë luftës së Kosovës kur në ndonjë kronikë, në ndonjë lajm apo reportazh mbi luftën, flitej për shqiptarët e Kosovës shumë qytetarë perëndimorë mbetën konfuzë dhe ishin shumë të paktë ata që kishin dëgjuar gjëmën shqiptare që vazhdon të kumbojë edhe sot "shtatë milion në pesë shtete".

Fatkeqësisht nga ana e politikanëve shqiptarë apo drejtuesve të ndryshëm të shtetit në periudha të ndryshme kohore jo vetëm që dukej një lloj stepje për t'i mëshuar kësaj të vërtete dhe për të bërë dicka më tepër në këtë drejtim por në historinë shqiptare ka patur edhe qëndrime dhe deklarime krejtësisht anti-kombëtare. Shtatë milionë në pesë shtete mbeti një kumbim i shurdhët që u përmend edhe nga Millosheviçi nga banka e të akuzuarve në Gjykatën e Hagës ku shpreh se Shqipëria e Madhe ka qenë plan vetëm i Hitlerit.

Por ai deklarim nuk ishte as i pari as i fundit pasi dihen propagandat antii-shqiiptare që vazhdojnë të publikohen që në thelb të tyre theksohet "rreziku i Shqipërisë së Madhe". Fatkeqësisht deklarime të tilla nga Beogradi, Shkupi apo Athina kanë patur përgjigje të vakëta ddhee shhpeshherë edhe heshtje nga ana e shtetarëve shqiptarë.

PSE-ja e kësaj shmangje duket se ka qenë një ndër arsyet që çuan diplomatin dhe gazetarin e BBC-së në shqip për rubrikën ndërkombëtare z.Paulin Kola që t'i futet një studimi serioz për të gjithë historinë e Shqipërisë për të parë shkaqet dhe arsyet e shmangjies së kësaj të vërtete.

"Në të gjithë historinë shqiptare nuk ka patur një platformë të qartë për Shqipërinë Etnike" shprehet studiuesi Paulin Kola. Egziston vetëm një platformë e Akademisë së Shkencave shqiptare e vitit 1998 që ai e cilëson mjaft të dobët dhe kurrësesi shkencore me rreth 29 faqe. Është vërtet i trishtueshëm fakti se kjo ka qenë përpjekja e vetme shqiptare e nxjerrë nga një akademi shkencash ndërkohë që dihet fort mirë dëshira dhe vullneti i shqiptarëve për të ndërtuar jetën e tyre në një shtet shqiptar apo kur njihet propaganda shqiptare që është bërë dhe vazhdon të bëhet nga Beogradi apo Athina në të gjithë perëndimin. Nga qëndrimet e të zgjedhurve pra shtetarëve nuk duket ndonjë vullnet i madh shqiptar për bashkim thotë studiuesi Kola.

Nuk janë të pakta rastet historike kur udhëheqësit kanë luajtur rolin e vasalit sesa të udhëheqësit dhe kjo ppërbën fatkeqësi dhe ndofta rrjedhojë e të gjithë asaj drame që përjetojnë sot shqiptarët që vazhdon të jenë të ndarë në pesë shtete.

Është një punë disavjecare e Paulin Kolajt, një studim i mirëfilltë shkencor që ia ka arritur duke shfrytëzuar edhe pozicionin e tij si diplomat dhe si gazetar në një prej mediave më prestigjoze në botë siç është BBC-ja të vërtetojë shkencërisht se Shqipëria Etnike nuk është rrezik për askënd dhe se është e drejtë e shqiptarëve të kenë shtetin e tyre.

Çështja e Shqipërisë Etnike që nga periudhat më të hershme dhe deri tek lufta e fundit në Kosovë dhe Maqedoni është trajtuar me shumë rigorizitet dhe i mbështetur me fakte dhe dokumente shumë të rëndësishme dhe ndofta edhe të panjohura për shqiptarët . Në librin etij të publikuar pak ditë më parë në Londër nuk janë lënë menjanë edhe liderit shqiptarë dhe qëndrimet e tyre që nga kohët e hershme dhe deri tek Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano apo Pandeli Majko.

"Kërkim për Shqipërinë Etnike" botuar në gjuhën angleze është një libër me një vlerë të çmueshme për historinë dhe diplomacinë shqiptare pasi së fundmi thyejnë tabutë mbi Shqipërisë Etnike.

Ai iu shtua radhëve të vogla të librit shqiptar në Londër dhe sidomos librave histroikë që më përbëjnë një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe shqiptarët për njohjen e kësaj çështje, aq më tepër në zhvillimet e reja në Kosovë dhe më gjerë.

Përfundimet e studiuesit Paulin Kola në veprën e tij voluminoze mbi 400 faqe janë të vlefshme jo vetëm për politikanët shqiptarë por edhe për diplomatët që vazhdojnë që të shmangen prej kësaj teme si dhe për Akademitë Shqiptare të Shkencave të Shqipërisë apo të Kosovës.

Kërkim mbi Shqipërinë Etnike nuk përbën thjesht një përgjigje shkencore përkundër të gjithë asaj propagande antishqiptare që ka një peshë jashtëzakonisht të madhe. Ai është një orientim për studiues diplomatë politikanë apo shtetarë kur kihet parasysh fakti se nuk ka ndonjë organizim të qëndrueshëm të faktorit politik shqiptar në Shqipëri apo Kosovë rreth kësaj çështje mjaft të mprehtë që shpesh cilëssohet si egzistenciale për shhqiptarët.

Ndofta përfundimi i kësaj vepre se shqiptarët nuk duken të gatshëm për bashkim kombëtar do të jetë një obligim i mëtejshëm për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë apo Kosovës, për politikanët apo udhëheqësit për të përmbushur misionin e tyre ndaj kombit shqiptar.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-5-2005 nė 01:43 Edit Post Reply With Quote
RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ ETNIKE

Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE NUK ËSHTË MIT AS UTOPI, POR REALITET I PAMOHUESHËM HISTORIKO-POLITIK DHE KOMBËTAR, QË MERITON TË PËRFILLET SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE, SIPAS SË DREJTËS KOMBËTARE SHQIPTARE.

Për t’i evituar mëdyshjet dhe dilemat e politikës së sotme shqiptare dhe, me theks të posaçëm për t’i hudhur poshtë si të pabaza tezat e gabuara dhe të falsfikuara të historiografisë kuazishkencore dhe të politikës pushtuese serbomadhe antishqiptare,

si dhe rezervat dhe prirjen e diplomacisë evro-ndërkombëtare se ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk është mit, as utopi, por realitet i pamohueshëm historiko-politik dhe kombëtar, është e domosdoshme që pikësëpari të pasqyrojmë këtë konkluzion aksiomatik shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: ”Ndër popujt e Evropës, copëtimin territorial më të madh e kanë pësuar shqiptarët. Sot trojet e tyre ndodhen të pjesëtuara midis pesë shteteve të Gadishullit Ballkanik, nga të cilat vetëm gjysma bën pjesë në shtetin e tyre kombëtar. Jashtë kufijve të Shqipërisë, pjesa më e madhe e trojeve etnike shqiptare vuan nën zgjedhën serbe. Midis tyre bën pjesë edhe Krahina e Kosovës, ku shqiptarët përfaqësojnë rreth 90% të popullsisë prej më tepër se dy milionë banorë. Viset e tjera shqiptare ndodhen në shtetet e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë”(Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.3). Edhe pse ky realitet ua verbon sytë shkaktarëve dhe aleatëve të tyre si në kuptimin e politikës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare, ky kursesi nuk mund të cilësohet si nocion abstrakt, as si utopi e as si mit, sepse argumentet e pakundërshtueshme historike, politike, juridike dhe kombëtare provojnë qenësinë shekullore të identitetit të Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ballkanik.

Për më tepër, realitetin e ekzistencës shekullore të Shqipërisë Etnike, edhe sot në fillimshekullin XXI, e kanë të qartë edhe politika, edhe shkenca e vendeve fqnije kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia), si dhe diplomacia e fuqive të mëdha evropiane, mirëpo, për hir të inetresave të tyre kolonialiste dhe neokolonialiste në kurriz të shqiptarëve dhe të territorit të tyre etnik, zhvillojnë teza të tjera të paqëndrueshme, që nuk kanë të bëjnë fare me thelbin e nocionit Shqipëri Etnike, por me nocionin e trilluar abstrakt të ashtuquajtur “Shqipëria e madhe”. Kjo sajesë politko-propagadistike është e zhveshur nga çdo element i realizmit dhe i objektivitetit shkencor të historisë së deritashme të Shqipërisë Etnike. Në fakt, parulla demgagjike “Shqipëria e madhe”, është MIT i “arkitektëve” nacionalshovinistë të Serbisë së madhe, që nga “Naçertania” (1844) e Ilia Garashaninit e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe të Artit të Serbisë (1986), që fshehurazi dhe haptazi ka për qëllim sofistikimin dhe mohimin e konceptit të Shqipërisë Etnike si në kuptimin historik e territorial, ashtu edhe në atë gjeopolitik dhe kombëtar.

Si rrjedhim i manipulimit të politikës, të propagandës dhe të Kishës Ortodokse Serbe me armën e tyre të rrezikshme “Shqipëria e madhe” në disfavor të Shqipërisë Etnike, edhe politika dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha të Evropës, që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913)..., e edhe sot (dekada e parë e shekullit XXI, viti 2005), shërbehen me këtë tezë famëkeqe antishqiptare, që nuk ka të bëjë me realitetin, as me identitetin historiko-politik dhe kombëtar të nocionit Shqipëria Etnike, por me mitin e trilluar të termit Serbia e Madhe. Pikërisht, kjo simetri e tezës serbo-evropiane “Shqipëria e madhe”, edhe sot është një nga pengesat kryesore, që shqiptarët e trojeve të Shqipërisë Etnike, të fillojnë ndonjë dialog të mirëfilltë politik të drejtpërdrejtë me kolonizatorët aktualë serbo-sllavë, sepse ata në forma të ndryshme, dhe duke mos zgjedhur mjete dhe aleatë e aleanca, me këmbëngulje e mbrojnë mitin e tyre “Shqipëria e madhe”, kurse shqiptarët me të drejtë e kundërshtojnë këtë tezë inekzistente, antihistorike, antishkencore, amorale dhe antishqiptare me antitezën shkencore, të ligjshme dhe natyrore Shqipëria Etnike. Prandaj, derisa kuazishkenca, politika, diplomacia dhe praktika e Serbisë së Madhe dhe e aleatëve të saj kolonialistë siç janë Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si dhe mbështetësit e tyre të qarqeve të caktuara të Evropës dhe të Rusisë, të mos heqin dorë nga ndërrimi dhe aplikimi i tezës “Shqipëria e madhe”, që sheshit edhe sot favorizon mbrojtjen me çdo kusht të politikës sunduese kolonialiste dhe imperilaiste të Unionit të SMZ-së, të Maqedonisë dhe të Greqisë mbi territoret e copëtuara dhe të aneksuara të Shqipërisë Etnike, faktori shqiptar do të ballafaqohet edhe më tej me rreziqe të paparashikuara të vandalëve kolonialistë serbomëdhenj, të cilët, duke konsumuar në mënyrë vandaliste-mitologjike tezën e tyre “Shqipëria e madhe”, po orvaten që t’i shmangen ballafaqimit të fakteve dhe argumenteve historike, politike, diplomatike, juridike shkencore, që justifikojnë konceptin real dhe objektiv të shkolonizimit dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

Se çfarë domethënie ka teza antishqiptare “Shqipëria e madhe”, si pjellë direkte dhe indirekte e pushtuesve kolonialistë serbosllavë, këtë e kemi prekur pothuajse në tërë brendinë e këtij libri. Mirëpo, në vija grosso modo, po ritheksojmë se kjo do të thotë : “Zgjerimin dhe gllabërimin e territoreve fqinje serbosllave nga ana e shqiptarëve në favor të Shqipërisë Etnike”(!) Këtë të pavërtetë, e përgënjeshtron mbi çdo bazë historia e derisotme e Shqipërisë Etnike, e cila përfundimisht që nga viti 1913 e deri më sot ndodhet e copëtuar dhe e aneksuar në dysh nga ana shteteve fqinje serbosllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Pra, e vërteta është nën anën shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonizuar nga konglomerati i theksuar sllav. Prandaj, duke mbajtur parasysh mohimin e të drejtës historike dhe të vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në dobi të serbëve, të malazezëve, të maqedonëve dhe të grekëve, është utopi dhe miopi të parashikohet (si në shkallë të politikës së brendshme, ashtu edhe të politikës ndërkombëtare), se shqiptarët e kolonizuar dhe të copëtuar nëpër eksklavat serbosllave, do të pranojnë ndonjë kompromis politik për hir të “mbijetesës” së sundimit të mëtejmë kolonialist serbosllav në dëm të njohjes së drejtës historike të çlirimit antikolonial dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

Pse, dhe deri kur nën izolimin e hekurt kolonial serbosllav?

Pa marrë parasysh agjendet dhe projektet e ndryshme të nomeklaturës së Bashkimit Evropian (BE) dhe të rendit të ri ndërkombëtar me përmbajtje integruese dhe globaliste, që nënkupton njësimin e vlerave ekonomike, politike, demokratike kulturore dhe kombëtare në llogarinë e fuqisë së kapitalit, të tregut të lirë neoliberal, të interesave të përbashkëta të partnerizimit strategjik të Evropës dhe të Perëndimit në tërësi, shkenca, politika, as diplomacia shqiptare nuk duhet të kapitullojnë para kësaj “formule” të evro-globalizimit, por duhet të veprojnë si një mekanizëm unik politiko-kombëtar,diplomatik dhe ushtarak, që të thyejnë bllokadën shekullore të izolimit të hekurt kolonial serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, në vend se “alternativën shpëtimtare” të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, ta kërkojnë në filozofinë e politikës dhe të diplomacisë së izolimit, të dëgjueshmërisë, të diktatit, të trysnisë, të kërcënimit,të ultimatumit të projektuesve të integralizmit dhe të globalizmit në përmasa evro-ndërkombëtare. Sa do le të na akuzojnë në mënyrë të njëanshme dhe pa të drejtë titullarët e kolonializmit dhe të imperializmit serbomadh, se ne po luftojmë për një “Shqipëri të madhe” (tezë kjo, pjellë e mitologjisë dhe e fanatazisë së Serbisë së Madhe, sepse kjo para botës është forma më oportune dhe më e pranueshme politike dhe diplomatike, që e justifikon dhe e mbron konceptin Serbia e Madhe), ne nuk do të duhej të “abstenonim” në asnjë mënyrë nga realizimi i kërkesës së drejtës së vetëvendosjes dhe i së drejtës historike të ribashkimi të Shqipërisë Etnike. Gjithashtu, kërkesën tonë për riaktualizimin dhe për mbrojtjen legjitime të interesit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, askush nuk ka të drejtë morale, ligjore, as politike ta quajë, as ta kualifikojë si kërkesë megalomane të “Shqipërisë së madhe”, sepse kjo është tezë spekuluese serbomadhe, që nuk ka asnjë veçori të përbashkët me nocionin e “Shqipërisë Etnike”. Më thjesht, Shqipëria Etnike, siç e di tërë Evropa dhe tërë bota, është e ndarë në dy pjesë (dhuratë nga Evropa Perëndimore dhe Lindore) nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Domethënë, në kuptimin territorial dhe të popullsisë indigjene shqiptare, Shqipëria Etnike është tëkurrur për 50% si shkak dhe pasojë e ndërhyrjes së politikës gjenocidale dhe kolonialiste të përgjakshme serbosllave, që nga viti famëkeq i 1912-1913-së, statusi i së cilës ka ngelur i pandryshuar edhe në ditët e sotme të reformave integruese transnacionale evroperëndimore ndërkombëtare.

Me gjithë komplekstitetin e statusit kolonial të Shqipërisë Etnike, të copëtuar në katër shtete të ndryshme sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia), si dhe me aversionin historik të Fuqive të Mëdha të Evropës ndaj pavarësisë dhe ribashkimit të saj në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, shkenca dhe politika shqiptare e kanë për detyrë që ta riaktualizojnë dhe, në mënyrë të pashmangshme ta vënë në “rend dite” çështjen e pazgjidhur shqiptare, ashtu siç parashikon edhe Plataforma politike kombëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: “ në mënyrë të shkallëzuar në përputhje me rrethanat e sotme ndërkombëtare dhe me proceset politike që po e udhëheqin Ballkanin drejt integrimit në Bashkësinë Evropiane”.(Platforma, po aty,f.4). Natyrisht se , duhet të merren në konsideratë rrethanat dhe realitet e reja (të krijuara pas vitit 1989, me rastin e përfundimit të luftës së ftohtë ndërmejt dy superfuqive botërore: SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, si rezultat i shmebjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare në sfondin e marrëdhënieve ndërkombëtare), si dhe të Evropës së integruar, por duke e respektuar me konsekuencë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar si një nga faktorët më relevantë të koherencës së politikës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Ndryshe, sërish do të vihen në pikëpyetje interesat vitale kombëtare dhe shtetërore, si dhe mbrojtja e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike. Së këndejmi (për hir të ruajtjes së integrales së ekuilibrit ballkanik dhe të paqes evro-perëndimor), do të sakrifikohej strategjia e reciprocitetit të interesave prioritare dhe paqja pozitive e diplomacisë dhe e politikës së jashtme të Shqipërisë Etnike në relacionet e bashkëpunimit me faktorët dhe me institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare dhe, në vend të tyre sërish do vinte në shprehje teoria dhe praktika negative e stabilitetit të hegjemonizimit serbosllav, që pa dyshim do të stimulonte paqen negative në marrëdhëniet ndërshtetërore të Shqipërisë Etnike dhe të fqnijve të saj kolonialistë në Ballkan.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 9-6-2005 nė 01:33 Edit Post Reply With Quote
Frika ndaj votės sė ēamėve dhe politika gejxhiane nė Shqipėri

Nga Dr.Sulejman ABAZI (NESHAJ)

E kam ndjerë veten të respektuar që isha i ftuar në manifestimin elektoral të PDI-së (Partia për Drejtësi dhe Integrim) të zhvilluar para disa ditëve në qytetin e Vlorës. Paraprakisht dëshiroj të them se jo rastësisht u zgjodh Vlora për të bërë një inaugurim të tillë, duke shpalosur edhe një herë frymën kombëtare të opinionit në qytetin bregdetar, i cili në këtë periudhë po përjeton ethet e fushatës elektorale në ditët e nxehta të të sezonit turistik. Një manifestim korrekt, masiv, shumë entuziast dhe me frymë të thellë kombëtare, rezultat i vlerave moral-psikologjike, sociale e nacionale të përmbajtjes së programit politik dhe elektoral të kësaj partie.
***
Të nesërmen e këtij manifestimi, opinioni i popullsisë shqiptare të Çamërisë, anëtarësia e parties, u befasuam nga vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për përjashtimin e kësaj partie nga gara elektorale për arsye “teknike”. Një subjekt politik që realisht ka marrë përsipër të përfaqësojë masën elektorale të një popullsie shqiptare prej deri 280 mijë njerëzish, nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje, për “pesë firma të njëjta” në listat e saj të përfaqësimit. Çuditërisht edhe ata që e ngritën problemin në favor të saj, në votimin përfundimtar e të nxituar të zotit Celibashi, votuan në favor të përjashtimit të PDI-së nga fushata elektorale.Në aspektin e përgjegjësisë kombëtare të lidershipit politik në Republikën e Shqipërisë, duke ju referuar faktit që Parlamenti Shqiptar me papërgjegjshmëri rrëzoi një vit më parë Rezolutën për Çamërinë me urdhër të Gejxhit, rasti i dytë me përjashtimin e PDI-së nga proçesi zgjedhor është shumë më tepër se sa arsyet teknike të marionetave të politikës në KQZ. Në kontekstin e përgjegjësisë kombëtare që duhet të mbizotërojë në klasën politike shqiptare (gjë e cila fatkeqësisht mungon totalisht), konstatohet se çështja e Çamërisë dhe e popullsisë shqiptare të saj, mbetet një çështje e tradhëtuar deri në mosekzistencë, sipas deklarimeve të ish presidentiti grek Stefanopullos gjatë guidës së tij në Republikën e Shqipërisë. Lëvizja e fundit politike e inteligjencës patriotike të popullsisë shqiptare të Çamërisë, është lakuar dhe akuzuar edhe në planin e brendshëm nga segmente të caktuara në shërbim të politikave antikombëtare, që mbizotërojnë në mjedisin politik shqiptar. Një situatë e tillë na çon në disa përfundime, të cilat mund të bëhen objekt debati në opinionin shqiptar. Së pari, nga kjo ngjarje dëshiroj t’u them publikisht të gjithë atyre që fabrikojnë shpifjet në dëm të çështjes sonë kombëtare, të cilët e kanë akuzuar liderin e kësaj partie se “gjoja bën lojën në favor të PS-së”, që të kuptojnë thjesht, se po të ishte e vërtetë kjo, vetë dominimi i PS-së në KQZ nuk do të lejonte përjashtimin e saj nga zgjedhjet për çështje teknike. Të njëjtën logjikë do të parashtroja edhe për përfaqësuesit e PD-së në KQZ, të cilët e kanë parë daljen në skenë të PDI-së si një rrjedhje të mëtejshme të elektoratit të tyre.
Së dyti, “dy të mëdhenjtë” i kanë bërë tashmë llogaritë. PDI-ja me një anëtarësi dhe elektorat në rritje shkakton rrjedhje nga të dy krahët, sepse popullsia çame tashmë e ka gjetur jastëkun e saj ku të mbështesë kokën dhe t’i dalë për zot interesave të saj. Një pozicionim i tillë, që i jep mundësinë kësaj popullsie të prezantohet ndjeshëm në Parlamentin e ardhshëm shqiptar, nuk mund ta lërë më çështjen e Çamërisë në dëshirën e hileqarëve politikë, por do t’i japë asaj seriozitetin e duhur për ta ndërkombëtarizuar juridikisht problemin drejt rrugës së zgjidhjes, duke i dhënë më shumë frymëmarrje erës së demokracisë së vërtetë në Republikën e Shqipërisë. Pra, të gjithë e kuptojmë, se faktorizimi politik i këtij elektorati në institucionet e shtetit shqiptar në këto zgjedhje, detyrimisht do të përmbysë shumë raporte antikombëtare dhe do t’i japë Parlamentit një opozitë reale në mbrojtje të interesave kombëtare.
Së treti, përjashtimi i PDI-së, si një vendim politik alla-gejxhian, ka edhe argumente të tjera, të cilat u shkaktojnë humbësve të këtyre zgjedhjeve një stres të fuqishëm elektoral, bindës dhe faktorial, të cilën dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare nuk mund ta tolerojnë kollaj. Së fundi, duhet kuptuar se çështja e mbrojtjes së interesave kombëtare nuk mbetet më një çështje dëshirash individësh, por një veprimtari e gjerë, e karakterizuar nga një përgjegjshmëri e lartë kombëtare, për të cilën është e domosdoshme këtë radhë të pastrohen radhët e parlamentarëve shqiptarë, të cilët përveçse për interesat e tyre dhe të klaneve që u shërbejnë nuk kanë menduar për Shqipërinë. Është një konstatim tronditës, për të cilin mendoj të ndalem më gjatë, në ato mesazhe që duhet të mbizotërojnë tek përfaqësuesit patriotë të kombit shqiptar edhe në këtë fushatë të nxehtë elektorale.
Interesat tona kombëtare, për shumë arsye, sot ndihen të braktisura dhe në udhëkryq. Ato ndjejnë nevojën dhe domosdoshmërinë e përcaktimit të prioritetit dhe të rrugëve të zgjidhjes drejt filozofisë së bashkimit kombëtar, e cila është ëndërra e parealizuar e rilindasve tanë dhe dëshmorëve të kombit shqiptar. Faktorët moralë e psikologjikë, të nxitur nga lëvizjet e karakterit kombëtar të dekadës së fundit, janë bërë një pikënisje që shqiptarët t’i drejtohen zërit të arsyes, përballë politikave të mbrapshta që i kanë detyruar të rrudhen në historinë e tyre.
***
Lufta për demokraci dhe bashkim, po përballet me pasiguri të reja dhe konflikte rajonale, duke e mbajtur realisht rajonin ballkanik një vatër zjarri. Çështja e integrimit europian, në kushtet e një copëtimi tragjik, nuk ngjall besim tek kombi shqiptar, por e ka bërë atë dyshues për të ardhmen e tij. Ky mësim i historisë, duhet t’i japë fund një herë e përgjithmonë efekteve shkatërruese të nacionalizmit agresiv, kriminal serbo-sllavo-maqedonas dhe atij grek, të cilët të mbarsur me ndjenjat e ksenofobisë dhe të racizmit me frymë antishqiptare, nuk po heqin dorë nga padrejtësitë e tyre në dëm të kombit shqiptar.
Është koha e ndryshimeve të thella në psikologjinë tonë kombëtare, në filozofinë e mendimit dhe të veprimit. Strategjia Kombëtare e munguar deri më sot, si një institucion demokratik me vlera akademike e kombëtare, si një organizëm gjithpërfshirës i mendimit filozofik shqiptar, duhet të jetë seriozisht e shqetësuar, dhe tepër e angazhuar për rrugët aktive drejt të ardhmes sonë. Vendosmëria e shqiptarëve përballë kërkesave për identitet dhe pavarësi kombëtare, dëshira e tyre për shtetin kombëtar, e mbështetura në të drejtën e mohuar në dekada e shekuj, janë bërë një nxitje e fuqishme për një qëndrimi të hapur e demokratik. Të gjitha ngjarjet historike që kanë shkaktuar tragjedinë shqiptare, janë një mbështetje e fuqishme me përmbajtje shkencore, por gjithësesi sot ato kanë mbetur vetëm në vlerat e tyre historike. Koha kërkon një mekanizëm tjetër në administrimin e energjive dhe potencialeve të kombit shqiptar. Forca e tij duhet të sintetizohet në vlerat që përfaqëson një popull dhe një komb, kur di se si t’i kërkojë të drejtat e veta të mohuara.
Vlerat e tradicionalizmit shqiptar sot po shkelen hapur e në mënyrë të dhunshme. Goditja e tyre synon në shplarjen e trurit të inteligjencës dhe të patriotëve shqiptarë, detyrimi i tyre në mënyrë të njëanëshme pa respektuar vlerat e mendimit të lirë në hapësirat e të drejtës universale të vetevendosjes. Atëhere ne me të drejtë duhet të themi me zë të lartë dhe në gjuhën e nënës sonë: Përse duhet t’u bindemi vendimeve të njëanshme që nuk përfaqësojnë aspak vullnetin tonë?
Shqiptarët sot kërkojnë që t’u rikthehet dinjiteti kombëtar dhe me këtë dinjitet të shkojnë në Europë. Çdo rrugë tjetër do të jetë e gabuar, e parealizueshme dhe do të sjellë vetëm destabilitet. Shqiptarët, kurrë nuk mund të pajtohen me gjendjen në të cilën ndodhen. Një komb në dilemë dhe në udhëkryq, i troshitur dhe dërrmuar prej nacionalizmit ekstrem të kundërshtarëve të tij tradicionalë, duhet t’u drejtohet mendimtarëve dhe filozofëve të “barkut” të tij, t’u japë atyre forcën, kurajon dhe mbështetjen e tij, që ata të mund të largojnë ndikimet vrastare të historisë në shpirtin e trazuar të popullit shqiptar, t’i japin atij forcën dhe kurajon për të kuptuar, se për të qënë i barabartë midis të barabartëve, nuk është e udhës të gabohet më. Periudha e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë është shansi më i mirë për të treguar vullnetin popullor. Është koha që shteti shqiptar të heqë “prangat” nga duart e veta, dhe të përmbysë konceptin strategjik të qëndrimit ndaj interesave dhe çështjes kombëtare.
***
Për arsye që dihen, shqiptarët janë të vonuar në rrjedhën e historisë së tyre. Por shqiptarët duke qenë një komb vital, duhet të zgjojnë Luanin brenda vetes së tyre. Ka ardhur koha, që ata të dinë të vlerësojnë një fitore të madhe, arritjen e fitores së arsyes. Ky është edhe qëllimi që sot ne kërkojmë të jemi të bashkuar në këto zgjedhje, jo rrotull ideologjizmave të “Katovicës”, por rrotull atyre organizimeve politike me frymë kombëtare. Çështja e Çamërisë, është një plagë e hapur në çështjen tonë kombëtare. Ka ardhur koha që popullsia e Çamërisë, të vetëzgjohet dhe të marrë në dorë fatin e saj. Misioni i saj, është një lëvizje e fuqishme, që nesër do t’ia dijë për nder e gjithë Shqipëria. Në këtë lëvizje të fuqishme, është i nevojshëm aksioni politik, që potencialet e kësaj popullsie të mos keqpërdoren për interesa të partive politike, por për të mbrotjur dhe zgjidhur përfundimisht çështjen e Çamërisë.
Koha kërkon unifikimin e veprimtarisë politike dhe krijimin e një koalicioni të fuqishëm atdhetar, me frymë të thellë kombëtare, përballë politikës së genoncidit dhe diskriminimit Tradhëtia dhe nacionalizmi agresiv ndaj interesave kombëtare nuk njohin kufij, por ato nuk duhet të njohin më as faljen e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Populli shqiptar dhe vetë popullsia shqiptare e Çamërisë, do t’u duhet të shikojnë sot e në të ardhmen të gjitha alternativat për t’i dalë vetë zot fatit të tyre. Strategjia jonë Kombëtare nuk duhet të lërë shteg për asnjë detyrim ndaj nacionaliteteve intolerante të fqinjve tanë. Nuk mund të pranohet dogmatizmi në zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe për këtë, roli parësor në zgjidhjen e çështjes së popullsisë shqiptare të Çamërisë i takon Republikës së Shqipërisë.
Nuk shohim të dënohet genoncidi grek mbi masakrën ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Nuk shohim një qëndrim të prerë për heqjen e “ligjit të luftës”. Nuk shohim ngrirjen e ligjit të konsfiksimit të pronave çamë. Nuk shohim që shteti shqiptar të hapë problemin në planin e brendshëm, për të argumentuar në mënyrë shkencore të drejtën e pamohueshme të Çamërisë. Nuk shohim që të ketë vullnet politik, por jemi përballur me tradhëtinë e çështjes çamë në Parlamentin e dyshimtë shqiptar. Politika dhe shteti shqiptar e kanë kompromentuar veten në faktet e pakundërshtueshme të ekzistencës së interesave utilitare të tyre të lidhura me politikën zyrtare greke dhe segmente të caktuara antishqiptare. Kombi shqiptar ka nevojë për zemër, për moral, por mbi të gjitha ka nevojë për arsye të shëndoshë, për inteligjencën dhe patriotët e tij. Ata janë shpresa jonë, ata duhet të mbështesin idenë e shtetit ligjor të së drejtës, demokracisë si proçes nëpërmjet ligjit, sigurisë kombëtare, ekonomisë së zhvilluar dhe t’i japin frymëmarrje të plotë aspiratës shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar. Ata duhet të vrasin frikën, të zgjohen, të organizohen, për të sjellë ndryshime thelbësore, të arrijnë të krijojnë rrugën e drejtë të mendimit progresiv, të veprimit aktiv politik. Ata kudo që janë, duhet të kontribuojnë maksimalisht, që në asnjë kohë të mos e ndiejnë veten të fyer dhe të përbuzur, përball asaj që mund të ndodhë. Një stratagjemë e tillë nuk po u ndodh atyre, por Shqipërisë sonë dhe kombit të saj.
Ka ardhur koha që hapur, përpara gjithë botës, shqiptarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre, për të sotmen e të ardhmen e kombit, qëllimet dhe aspiratat e tyre, duke vënë përballë kufijve të bunkerizuar të mospranimit, qartësinë politike dhe vendosmërinë atdhetare, drejt lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Është e papranueshme sot që politika shqiptare të dominohet nga sajdisja e epsheve të pushtetit dhe të parasë, dhe në terminologjinë e saj politike të mungojë koncepti mbi çështjen kombëtare dhe interesat e saj. Në lojën e pamoralshme të termave shterpë, nuk mund të fshihet realiteti shqiptar në Ballkan. Shqiptarët sot janë një komb i copëtuar, që nuk kanë siguri për jetën, pronën dhe vendin e tyre. Çdo interpretim formal i këtyre koncepteve, për të qenë brenda është hipokrizi politike dhe njëkohësisht një tradhëti kombëtare. Qëndresa ndaj arrogancës politike duhet të ngrihet në vlerat e opinionit më të ndriçuar të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, në një formë të manifestimit të ndërgjegjes së lartë kombëtare, të identitetit kombëtar, përballë mospërfilljes dhe dhunimit të të drejtave tona. Të fuqishmit e kësaj bote nuk duhen lejuar të zvarrisin problemet shqiptare dhe t’i trajtojnë ato sipas interesave të tyre, duke i detyruar shqiptarët vetëm të bëlbëzojnë. Ky qëndrim do të çojë në shterrimin e vlerave kombëtare. Nëse ata që e bëjnë historinë duke luajtur me fatet e kombit, me jetën dhe kulturën e tij, me identitetin dhe dinjitetin e tij kombëtar, dhe për më tepër nuk duan të kuptojnë se çfarë po bëjnë, atëhere shqiptarët dhe inteligjenca patriotike duhet të shpallin misionin dhe të imponojnë vetëdijen kombëtare.
***
Ka ardhur momenti, që shqiptarët të përfshihen në trajtimin e morisë së fakteve rrënqethëse të ngjarjeve në vitet e vështira të historisë, për t’i thënë “ndal” revanshit të nënshtrimit ndaj diktatit të tradhëtisë në çështjet kombëtare. Historia jonë ka qënë dhe do të mbetet në dilemë dhe në udhëkryq, përsa kohë shqiptarët nuk do të përmenden dhe të kuptojnë, se çfarë po bëjnë dhe për kë po bëjnë. Në të gjitha trevat ku “…bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë uj녔 patriotët dhe njerëzit e ndershëm nuk duhet ta lënë të përpëlitet në duart e “Hamza Kastriotëve”, por ta çlirojnë një herë e mirë shpirtin e helmuar nga ankthi i keq i tradhëtisë, duke i qëndruar besnik thënies kushtrimore të filozofit të nderuar shqiptar Ukshin Hotit “…Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis…”
Dhe filozofi i Kosovës dhe i të gjithë Shqipërisë ka të drejtë. Kosova, Presheva, popullsia shqiptare në Luginën e Vardarit, në Maësinë e Madhe dhe gjithë Çamëria dhe kombi shqiptar po zgjohen. Tradhëtia ndaj interesave kombëtare nuk njeh kufij, por ajo nuk duhet të njohë më as faljen e Shqipërisë. Populli shqiptar edhe në këto zgjedhje, duhet të shikojë sot e në të ardhmen të gjitha alternativat për t’i dalë vetë zot fatit të tij.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-6-2005 nė 05:49 Edit Post Reply With Quote
Pse duke fallsifiku 5 firma cohet perpara ceshtja came?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 10-6-2005 nė 04:05 Edit Post Reply With Quote
Berisha dhe shpura e tij e Lejfeneve,ne vazhdimesi fallsifikojne gjithckka dhe serish veshet e syte mbyllen.Tifoze te doktorit dhe ish sekretarit te PP-se,mos shihni vetem arsyetimin e nxire te ishkomunisteve te konvertuar.Realiteti flet vet...
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2005 nė 11:36 Edit Post Reply With Quote
Si flet?

Ketu eshte nje teme shume e rendesishme:

Shqipni e madhe apo etnike


Le te mbetemi tek tema.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 2-9-2005 nė 03:45 Edit Post Reply With Quote
Miti i njė Shqipėrie tė Madhe

Nga: Sam Vaknin,Global Politician


Politikanët e Ballkanit, gati pa përjashtim janë të korruptuar dhe të përbuzur nga zonat e tyre elektorale. Miti i një Shqipërie të madhe duket si abstrakte. Ky mit ruan të bashkuar dhe të nënshtruar maqedonasit fobik, serbët mospërfilës dhe shqiptarët e varfër të prirur drejt krimit, të gjithë grupet për arsye të ndryshme. Duke e përsëritur, besohet se populli shqiptar, kudo ku është e konsideron vendodhjen e tij si pjesë e një Shqipërie të Madhe dhe ndërmerr të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar një rezultat të tillë. Kështu, duke sjellë një shembull, Kosova duhet të jetë pjesë e Shqipërisë së Madhe, kështu që miti i takon vitit 1912, atëherë kur Serbia e pushtoi. Shqiptarët në të dyja anët e kufirit nuk ndajnë të njëjtat ëndërra dhe aspirata me kosovarët. Intelektualët kosovarë shikonin televizionin shqiptar dhe lexonin gazetat shqiptare edhe në kohën staliniste të Enver Hoxhës, diktatorit të Shqipërisë. Nacionalistët shqiptarë nuk ndaluan kurrë së konsideruari Kosovën si pjesë integrale e një toke shqiptare. Por me kalimin e dekadave, hendeku u thellua më tepër, dhe axhenda politike dhe kulturore u dallua më tepër. Kosovarët u bënë më shumë kosovarë dhe më pak se shqiptarë. Kjo ndarje historike 80 vjeçare u ekzagjerua nga gremina ndërmjet regjimit të Enver Hoxhës dhe homologut të tij Tito. Hoxha, i rrënuar, paranoik, ksenofobist, hermetikisht i izoluar dhe i dhunshëm. Tito, relativisht i shkolluar, ekonomikisht i gjallë, i hapur me botën dhe dinamik. Si rezultat, shtëpitë e kosovarëve janë tre herë më të mëdhaja se shtëpitë e shqiptarëve. Kosovarët që kaluan në Shqipëri gjatë regjimit të Hoxhës shpesh herë u burgosën dhe u torturuan nga policia sekrete. Në përgjithësi, shqiptarët ishin më të rezervuar dhe dyshues ndaj gjermanëve (që pushtuan Shqipërinë në vitin 1943 pas ndryshimit të zemrës së italisë). Shqipëria u krijua në vitin 1912 ( kufijtë u përcaktuan në vitin 1913), si përgjigje e kërkesave austro-hungareze. Shqipëria nuk e inkurajoi kurrë Kosovën të shkëputej. Mbreti Zog shtypi aktivitetet e lëvizjeve kosovare. Shqipëria e cila në këtë periudhë përfshihej në krizat ekonomike dhe në identitet, nuk kishte shumë mendje apo zemër për Kosovën. Eshtë ironi e historisë fakti se Epoka e Mesjetës ka qenë epoka më e mirë e parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Qytete të fuqishme, u zmadhuan, u banuan nga njerëz që merreshin me tregti. Shtëpitë shqiptare krijuan postën e përparuar dhe degë të saj në mbarë Mesdheun, nga Venecia në Selanik. Shqiptarët konsideroheshin si epiteti i arsimimit dhe kultivimit të artit. Ata bisedonin vetëm në greqisht dhe latinisht, duke e lënë gjuhën të shuhej. Perandoria bizantine ishte e ndarë në provinca ushtarake. Prona e njërit i përkiste tjetrit dhe komandantëd ushtarakë i dhanë popullsisë tokat e lordëve feudalë. Por Shqipëria nuk ishte kurrë e qetë. Eshtë pushtuar nga Bullgarët, italianët, venecianët dhe serbët në vitin 1347. Shumë shqiptarë emigruan në Greqi dhe në ishujt e detit Egje. Në vitin 1388 Shqipëria u pushtua nga Turqit. Pas vdekjes së Skenderbeut turqit ripushtuan Shqipërinë në vitin 1506. Por lufta heroike e Skënderbeut kishte dy konsekuenca të rëndësishme. Dobësia e turqve drejt zemrës së Europës dhe Perëndimit. Konsekuenca e dytë është se lufta e tij formoi një KOMB shqiptar i cili nuk kishte qenë kurrë më parë kështu.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 14-1-2006 nė 22:32 Edit Post Reply With Quote
RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ

Shkruan: Eugen SHEHU


Përballë këtyre labirinteve politiko-diplomatike të jashtme,shqiptarët vlen të parashohin guximin e mendimit politik,në kahjen që çdo forcë politike shqiptare të ngarnedë me proceset e sotme të ndërlikuara vetëm me imazhin e Shqipërisë Etnike në shpirtë e program.Ky imazh vlen të shpallet ikonë e shenjtë,përparar së cilës ne shqiptarët e çdo lloj besimi fetar apo politik,duhet të përulemi me veneracion e respekt të skajshëm.

Diku në parimet morale të nacionalizmit shqiptar thuhet se ;”Shqiptari i mirë,lind,rritet dhe vdes me shpresën e pashuar të bashkimit të trojeve Etnike”.Bashkëjetesa e çuditshme,gati emblematike e jetës së shqiptarit,me idenë e atdheut etnik,asesi nuk mund të merret e rastësishme.Ajo është simbiozë e moralit të vërtetë kombëtar,me aspiratën për të jetuar i lirë në pronë e votër të vetën, për të qarkulluar i lirë në hapsirën e vet gjeografike,që zoti ia fal një populli, pra, ajo mbetet shpresë e paçmuar,dhe dihet se shpresa vdes e fundit.Përse e them këtë?



Shekull më përpara, kur Bismarku do t’i quante trojet tona thjesht si “koncepte gjeografike”,rrallëkush do të mendonte se në këto troje do të luheshin në mënyrë makabre tragjedi të tilla,të cilat për nga gjaku i derdhur,do të vinin në pozitë të vështirë edhe vetë Shekspirin,këtë tragjedian epokal.Më pas,me copëtimin e mëtejshëm të trojeve tona,në Konferencën e Ambasadorëve në Londrën e vitit 1913,siç dihet,Shqipërisë iu muarën qytetet dhe udhët strategjike,minierat dhe begatitë e pafund,duke përgaditur në këtë mënyrë vdekjen e ngadaltë morale dhe fizike të vetë kombit tonë.Si rrallë kund në historinë e kombeve të këtij kontinenti,është e vështirë të gjendet shembulli i kombit tonë,i cili ndonëse u copëtua në mënyrë të padrejtë e cinike,gjeti forca të përballej edhe me krimin e gjenocidin,kaq të ngjeshur në kohë dhe aq i hapur,krim i cili nuk do të binte më poshtë se kryqëzatat e dikurshme të barbarëve.Kjo përballje e shiqptarëve me gjenocidin,përgjatë kufirit tokësor të tij,ndonëse ka qenë e lemeritshme,ka kumtuar kurdoherë vendosmërinë e vet për mbijetesë,për të mos u dorëzuar kurrë,për të mos u shuar kurrë.Evokimi i kësaj qëndrese madhore,jo vetëm nuk duhet të na lodhë ne shqiptarëve,por përkundrazi ky heroizëm vlen të përcillet në gjeneratë kudo ku jemi,ku jetojmë,në çdo skaj të botës.



Vetëdija e jonë,ndonëse e zgjuar disi më vonë se vetëdija e kombeve të tjerë të Evropës,tek e mbramja,duhet t’u përcjellë gjenerateve një pyetje të çuditshme , Pse trojet arbërore , kjo tokë shqiponjash,është i rrethuar dhe mbuluar prej kalave e kullave?



Kalatë e ndërtuara me aq mund e pasion prej shqiptarëve,mund të kuptohen si sfidë shpërfillëse ndaj orekseve dhe synimeve shovene,të cilat për fat se kanë joshur arbërorin.Ndërkaq këto kala duhen parë edhe si një fenomen real, për të ruajtur pastërtinë e racës dhe etnisë sonë,vlerën e së cilës ne e kemi paguar shtrenjtë me lumenj të gjakut.



Që themelet e fqinjëve toksor të shqiptarëve,Sllavët dhe Helenët,janë hedhur qysh në fillimet e verbërta të grumbulluara e të shëndruara në tumor vdekjeprurës për fqinjësi të mirë me ta.Më së shkurti,për Athinën nxitimthi duhet t’u kujtoja paranojën e tyre të shtrirë në shekullin e kaluar, por në mënyrë të veçantë dramën ngjethëse të qershor-korrikut 1944,kur mijëra banorë të Çamërisë mundën t’i shpëtojnë bajonetave të nadartëve grekë,për t’u vendour përfundimisht në shtetin amë.



Sa për krimet e Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit, ndaj shqiptarëve etnikë në trojet e tyre( por të vendosura sërisht nën protokollin e Londrës së vitit 1913) do të duheshin vollume të tëra që të përshkruheshin.Nuk ka dyshim aspak se spastrimet etnike të sllavëve,si në trojet tona etnike në Mal të Zi, Fyrom apo Kosovë e Kosovën lindore,nuk kanë qenë as të rëndësishme e as aksidentale.Spastrimi etnik edhe pse sinonim i një veprimi të pështirë,mjerisht ka ndikim mjaft efikas.Duke patur si qëllim të tij,njohjen e situatave të pakthyeshme,fqinjët(mjerisht) tanë shovenë mbështesin ende sot shpresat e tyre,në kujtesën e shkurtër të popujve që përfaqsojnë.Dihet se dënimet morale janë masa shtjelluese që kalojnë,ndërsa fakti i kryer mbetet.Ndërsa kujtesa jonë ,kujtesa e popullit të ndarë e copëtuar si ma keq,mizorisht nga po kjo Evropë e sodit e mbërthyer nga krimet morale të prostitucionit e pedofilisë të llojllojshme,ne shqiptarëve duhet të na zgjojë nga rruga e servilizimit nga rruga e nënshtrimit dhe puthadorës.Në duhet të ngremë kujtesën tonë,kujtesa e kombit të terrorizuar në decenie të tëra,mund edhe të heshtë,por heshtja është padyshim vdekja e ngadalshme e kombit tonë.



PSE DUHET TË JEMI ITHTAR TË SHQIPËRISË ETNIKE?



Sepse historia e lindjes dhe zhvillimit të kombeve ka provuar se forca e një shteti nuk qëndrën as në hapsirat e tij gjeografike e territoriale,as në numrin e popullatës,pasurive nëntoksore apo mbitoksore,as nga alenacat e lidhura apo të zgjidhura,as nga dashuritë e harruara apo të ardhme me fuqi të tjera.Kjo histori ka treguar,se forca e një kombi varet tek e mbramja nga pavarësia e vizioneve të tij,nga dashuria për kufijtë e të parëve,nga lidhja shpirtërore mesvedi përpara rreziqeve të jashtëm,nga dashuria për lirinë e tij.Janë ppikërisht këto motivet që mund të shtyjnë kombin në sakrificat sublime,për të krijuar shtetin e tyre të përbashkët,ashtu sikundër zoti na e pat falur shekuj më parë.Parë në këtë rrafsh,ne shqiptarët duhet të promovojmë idetë dhe analizat,në të cilat morali kombëtar,shpresa për një shqipëri homogjene (Etnike) të vendosim fatin e lëvizjeve më të mëdha idelogjike e politike,pra të ngrisim në lëvizje të madhe të intelegjencës shqiptare,dhe jo intelegjencën ta lëmë anash,ta servilosim,ta nënçmojmë ta denigrojmë,duke i hapur rrugë kështu, amoralitetit,korupsionit,krimit dhe amatorizmit mediatik e politik.Vetëm kështu do të jemi më afër një Rilindjeje Kombëtare Shqiptare pikërisht sot kur veç kanë filluar proceset e mëdhaja politike për rivendosjen e ekuilibrave në ballkanin e egërsuar nga shovenizmi ortodoks sllavo-helen.Një rilindje e tillë ( në gjurmë të asaj rilindje të fuqishme të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimet e shekullit të 20-të),do të mund të bashkonte jo vetëm atë shtresë politike e mediatike të shqiptarëve por edhe ate të intelegjencës akademike e cila të të detyrohej së fundi të hartonte një Platformë Kombëtare,e cila sot për sot na mungon,dhe pikërisht mungesa e një Platforme Kombëtare është bërë shkas e devijimit të politikave partiake,të cilat në të shumtën e rasteve ndoshta edhe padashje kalojnë jo vetëm në servilizëm ( me gjuhën moderne tashmë quhen kompromise) por edhe në kolaboracionizëm me pushtet kriminal ( rasti në Fyrom).Dhe pikërisht ky hegjemonizim kombëtar me sa duket,për fat të keq, nuk asht i lehtë.



Sistemet totalitare që dominuan dukshëm popujt e Evropës Lindore,gjatë Luftës së Ftohtë,gërryen në një farë mënyre nacionalizmat,nëpërmjet infiltrimit të demagogjisë së internacionalizmit proletar,ky qëndrim disi nervoz përpara nacionalizmit shqiptar,duket se për fat të keq,i ka molepsur si më keq shqiptarët,për faktin se ndërsa sllavët apo grekët nxitonin drejt një shovenizmi ekstrem, jo vetëm në shtetin amë por edhe më gjërë,goditej dhe vazhdon të goditet tragjikisht mendimi i vyer nacionalist,për Shqipërinë Etnike,duke i çelur shtigje artificialisht ideve të “internacionalizmit proletar”tashmë si term i moderuar diplomatik i shëndruar në “globalizim” apo “integrime”.



Këmbanat që rahin fuqishëm gjoja për “integrime” duke i kushtëzuar politikat shqiptare me do far llojesh lufte kundër “ekstermizmit shqiptar”,apo kushtëzime për “kompromise” me minoritetet serbe në Kosovë,pajtueshmëri me vendimet të njëanshme të sllavomaqedonasve përballë kërkesave të palës shqiptare,sipas marrveshjes së Ohrit, e cila tashmë realisht asht e shfuqizuar dhe e shkelur nga pala sllavomaqedonase,lufta e pakompromis për përçarje të faktorit politik në Kosovën Lindore për mos arritje të unitetit politik,përballë pushtuesit shoven serb,shkrirja e ideve të decentralizimit të territorit në Mal të Zi dhe goditja e vlerave kombëtare atje.Mohimi i pronsisë Çame dhe mosnjohja e saj legjitime,mbajtja peng e e shtetit amë nga nomoklatura e vendosur në pushtet nga minoritarët grek,janë me sa duket role djallëzore që luan diplomacia evropiane me lobet antishqiptare të infiltruara në te,për të mbajtur statu quonë shqiptare,duke i kërcënuar dhe kushtëzuar politikat shqiptare me kushte nga më absurdet të standardeve,ato të cilat që edhe shumë shtete të Evropës së “qytetëruar” nuk i kanë përmbushur vetë.Por analiza të shumta tek e fundit na çojnë në konkluzionin se tentohet si e si të ruhet dominanca sllavo-helene në ballkan.



Për ballë këtyre labirinteve politiko-diplomatike të jashtme,shqiptarët vlen të parashohin guximin e mendimit politik,në kahjen që çdo forcë politike shqiptare të ngarendë me proceset e sotme të ndërlikuara vetëm me imazhin e Shqipërisë Etnike në shpirtë e program.Ky imazh vlen të shpallet ikonë eshenjtë,përpara së cilës në shqiptarët e çdo lloj besimi fetar apo politk,duhet të përulemi me veneracion e repsekt të skajshëm.Duke mos haruar se në ballkan kemi një shpërthim të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të lavrës së urrejtshme të ortodoksizmit Beograd –Athinë.,me qëllim të nënshtrimit,shfrytëzimit dhe tek e mbramja, e zhdukjes në tërësi të jo ortodoksëve dhe në veçanti të shqiptarëve.Një histeri e tillë antishqiptare e cila përshkohet nga logjika e nxehtë e politikës tradicionale e racizmit dhe fashizmit sllavogrek,mund të përshkallëzohet në dimensione drastike, nëse nuk do të ndeshet me digën e vetëdijes sonë nacionale.Ndaj ribashkimi i kufijve etnike shqiptare,jo vetëm që duhet kuptuar si një imponim e domosdoshmëri në epokën që jetojmë,por edhe kusht themelor për të patur frymën,zërin dhe identitetin tonë në këtë hapsirë trazirash të quajtur ballkan.Ideve qëlleimkëqija për të harruar masakrën e Londrës të vitit 1913,unë do tu kundërvihesha,me një mendim të mençur,të skalitur në shkëmbejtë e shekujve që shkuan.Kjo ide disi stoike kumton ; “Është krim të harosh krimin dhe kjo është në fakt një krim tjetër !” Harresa është një mëkat i madh,nëse ejton mbrenda dikujt.Por nëse kjo harresë përpiqet të jetojë efshehur në memorien e një kombi,atëherë mëkati është kolektiv,çka nënkupton edhe dënimin e merituar kolektiv.Mjaft na ka dënuar historia ne shqiptarëve !.



Dyert e Evropës tek e fundit mund të hapen për ne shqiptarët vetëm atëherë kur ne do të dimë të demonstrojmë unitetin tonë ,forcën tonë,kulturën tonë dhe vendosmërinë tonë.Duke mos kërkuar dyer kalimthi nga shtetet antishqiptare që na rrethojnë por të bashkuar si komb,mbrenda kufijve tanë etnik,me dinjitetin dhe bagazhin tonë historik me të cilën jemi krenuar në shekuj.Barierat kapërcehen me energjitë tona si komb,që Evropës ti dëshmojmë se jemi pjesë e historisë së saj mijvjeçare dhe jo si lëmoshë e këtij mileniumi të ri.

Bern-Zvicër

Monitori Shqiptar

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3095200 sekonda, 40 pyetje