Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vale kur dhe si do ta bashkojme Shqiperinė?
Endri

Postuar mė 18-7-2002 nė 22:04 Edit Post Reply With Quote
Shqiperia e Madhe : Opinion

Sic e dini shume prej shqipetareve kane qef qe nje dite prej dite te realizohet Shqiperia e madhe ku te bashkohen gjithe trojet shqipetare?

Si Mendoni kjo gje eshte per mire apo per keq per ne?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 19-7-2002 nė 03:02 Edit Post Reply With Quote
Kjo eshte dhe nje lufte termash

Endri e kuptoj shqetesimin tuaj dhe do te thosha se nje gje te tille e enderrojne te gjithe shqiptaret. Ata që nuk e duan nje gje te tille procesin e bashkimit te shqiptareve e quajnë krijimin e Shqiperise se madhe. Nders ne e quajme nje proces normal te nje populli te ndare por perdorim dhe termin Shqiperia etnike qe nenkuptone teresine e te gjitha trojet ku banon kombi shqiptar. Pra nje lufte termash qe ne fund te fundit te çon ne nje perfundim. A do te ishte mire? Askush nuk ka bere nje studim ose sondazh siç bejne ketu ne Perendim por nje gje eshte i sigurt se nje shtet eshte me i forte sa me i madh te jete sepse mjafton te permendim faktin e nje tregu me te madh etj etj. por mbi te gjitha zgjidhen shume probleme kombetare si gjuha, arti, kultura, simbolet e tjera sepse unifikohen. Pra te miren e dine te gjithe por pyetja shtrohet se a duan te tjeret dhe ata qe vendosin nese shqiptaret do te bashkohen ne nje shtet? Dhe çfare bejme ne për bashkimin kombetar?
AN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-7-2002 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
Shqiperia e Madhe

eshet termi qe ia vune territoreve te bashkuara gjate Luftes se dyte Boterore, italianet, toka qe ne ate kohe pas pushtimit fashisto-nazist te Ballkanit u vune nen puhstimin italian. Kurse Gjermania Hitleriane mbajti nen pushtim-administrim vetem Mitrovicen, ku e nje rendesie te vecante per te ishte Trepça.

Pra termi Shqiperi e Madhe eshte i gabuar, ai nuk ehste term i dale nga shqiptaret, po te veçojme ketu Paskal Milon, qe e ka permendur njehere. Shumica e studiuesve, por dhe vete shqiptareve flasin per termin Shqiperi Etnike, çka nenkupton dhe perfshi, tere tokat etnike te banuara qysh prej lashtesise nga shqiptaret (iliret antike /arbrit mesjeteare). keto toka perfshijne Shqiperine 28000km², Kosoven, territoret shqiptare ne mal te Zi, ato ne Maqedoni dhe Çamerine.
Thene ndryshe terriotret shqiptare prej Dardanise derine Preveze (Arta-sot).
Kjo ehste ajo qe shqiptaret kerkojne dhe eshte endrra me e madhe e tyre. Te qenit tok te gjithe ne nje shtet shqiptar.

Por nqs nuk arrijme dot (realiteti na kushtezon ne kete pike) te bashkohen te gjithe keto toka, minimumi qe ne duhet te kerkojme dhe aspirata jone me e larte duhet te jete Kosove-Shqiperi = NJE shtet





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-7-2002 nė 12:12 Edit Post Reply With Quote
Tema kryesore eshte:

Si vjen Bashkimi?

As qe shtrohet per diskutim a duhet te vije apo dicka tjeter.

Bashkimi eshte nje domosdoshmeri per mbijetesen tone.

Cfare bete sot per Bashkimin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Endri

Postuar mė 19-7-2002 nė 16:40 Edit Post Reply With Quote
Por ky bashkim sjell lufte ne ballkan anton jo gjithmon bashkimi ka nje fund te mire por me sigurisht qe ben fuqine...
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 19-7-2002 nė 21:01 Edit Post Reply With Quote
Opinion mbi "Shqiperia e Madhe"

E para, simbas meje, asht:

Nuk mund te kete "Shqiperi te Madhe" kur Shqiptari asht i vogel ose nuk asht zot ne truell te vet - kur ai te arrije te vendosi vete per fatin e vet - pas kesaj mund te flitet per "Shqiperia e Madhe".

Para Gjergj Kastriotit, ne trojet Arbnore kishte princa Shqiptare, sejcili ne hesap te vet - edhe nen Gjergj Kastriotin nuk pat unifikim qendrimi kundrejt Sulltanit. I jati e Gjergjit, Gjoni, disa here e ndrroi fene, per me ruejte poziten; ne epopene e Gjergjit, pat zona, si Mirdita, te cilat mbajten asnjanesi, diku me Venedikun, e te tjera mjaft si keto, ... deri ne ditet tona.

"Shqiperia e Madhe" do te realizohet kur te bahet e nevojshme deri e domosdoshme politikisht, ekonomikisht e shpirtnisht.

Sot kemi ne Kosove nje qeverisje nen protektorat, fati i se cilit nuk i dihet ende si do te shkoje ne drejtim te mevehtesise - atje president asht nji gandhist "i moderuem", kurse kryeminister nji ish luftetar lirie; ne Shqipni, qeveritaret e tashem, sidomos mbas '97, qeverisja i ngjan ma shume nji amalgame klanesh mafioze, e ma e "cuditshmja, i asht ba nji opozite tuj i dale ne krah here njanit krah, here tjetrit - zgjedhja konsensuale e presidentit i ka shperfytyru ma tej te drejten e votes qytetare, dhe institucionet e shtetit "demokratik"; edhe ne IRJM, shqiptaret jane ma me shume te drejta, por federalizimi i IRJM-se duhet te jete zgjidhja perfundimtare.

Ende asht fillestar dhe i pamjaftueshem mardheniet nder vedi i Shqiptareve ne pikpamje ekonomik-politike, kjo edhe per shkak te mentaliteteve te ndryshme komuniste te trashigueme, ashtu dhe infrastruktures primitive, vecanerisht ne Shqipni.

Cfare duhet ba? Jam i te njejtit mendim me shumicen ne forum qe shtron nevojen e detyren e bashkimit te diaspores, pa marre parasysh krahinat deri ideologjite - ne rast se doni qe te shijne lamen te huejte, ahere le te vijoje disapora e percame prej Sigurimit Shqiptar, e agjenturave sllavo-greke e ma tej, ashtu edhe pasardhsave te tyne organizativ e shpirtnor.

Bashkimi asht zgjidhja - ajo fillon ne diaspore e troje Shqiptare - ne qytete deri shtete, me nji qellim, e me nji deshire, ashtu sic e kemi ne Hymnin e Flamurit - ta lidhim besen per shpetim - ashtu si ideatoret e nismes sosalbania, per me iu kundervu rrezikut qe i kanoset Shqiptarit prej tradhtarve e sllavo-grekeve.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2002 nė 06:38 Edit Post Reply With Quote
NACIONALIZMI PERZGJEDHES KONFLIKTUAL SHQIPTAR - VARRI I ASPIRATES KOMBETARE TE SHQIPTAREVE

Komenti im permbi artikullin e Shkupit:

Mendimet e mija

Te nderuar,

me siper kam futur nje artikull nga Skender Shkupi

dhe komentin tim qe ne fakt eshte pergjigjja ime permbi temen.



[Edituar më 20-7-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2002 nė 06:59 Edit Post Reply With Quote
Pra per mendimin tim strategjija e nacionalisteve shqiptare duhet te jete:

1. Brenda dy deri ne 5 vjetesh te sigurohet pavaresia e Kosoves

2. Brenda 10 vjetesh te arrihet bashkimi RSH- Kosove.

Kur te jete arritur ky Bashkim dhe shteti i ardhshem shqiptar te kete 10 milione banore e te kete ushtri normale atehere mendojme per dicka tjeter.

Per te arritur keto qellime Ne si Komb nuk kemi nevoje te derdhim me asnje pike gjaku.

Por gjendja sot eshte me se e mjerueshme.

RSH eshte koloni greke dhe Kosova po shkon drejt shtetit mafioz.

Pra pa luftuar socialistet dmth greket dhe mafien ne RSH dhe Thacin e kriminelet ne Kosove BASHKIM nuk ka.


Gjate kesaj kohe ne duhet qe ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi te ndihmojme shqiptaret atje qe respektivisht te kene te shumten nga dy parti shqiptare e jo 100 dhe

te ndihmojme shkollat shqip.



Universiteti i Tetoves duhet te behet universiteti me i mire ne Ballkan.

Ne Mal te Zi duhet qe te gjithe shqiptaret te shkojne ne shkolla shqip dhe universitett ti mbarojne ose ne Prishtine ose ne Shkoder.


Ne rast se arrijme keto kjo mjafton per 10 vjetet e ardhshme.
(Ne mjaftojme te mesojme nga Rilindasit)

Per Camerine e Arvanitasit.

Duhet te forcohet shoqata Cameria patjeter.
Mos presim nga shteti shqiptar sot , ne asnje menyre.
Kush i thote vetes nacionalist duhet te behet anetar i shoqates Cameria.
Mendoni nje shoqate me 500 000 anetare cfare force ka.

Permbi Arvanitasit.

Duhen ndihmuar kulturisht.
Tek pika perkatese kam sjelle nje leter te ne arvanitasi te drejtuar arberesheve te italise per ndihme.
Duhen shfrytezuar te gjitha mundesite per te mbajtur gjalle kulturen arvanitese.

Duhet patjeter te botohet Kolia ne shqip dhe ne aglisht ,por i plote ama.
Ai duhet te futet ne programet e shkollave shqip ne te gjithe trevat.

Per Diasporen:

Asnje iluzion se diaspora do te bashkohet ndonjehere.
Sigurimi eshte shume me i zoti se te gjithe nacionalistet se bashku.

Duhet te bashkohen TE DJATHTET , nacionalistet.

NUK DUHET LEJUAR NE ASNJE MENYRE QE TE QUAJE VETEN NACIONALIST AI QE PERCAN SIC E TREGON QARTE SHEMBULLI I BALETES.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2002 nė 07:05 Edit Post Reply With Quote
Pra kush i thote vetes nacionalist e i djathte dallohet:

Bashkohet me te djathtet e tjere apo jo!


Eshte qesharake,e demshme,fyerese dhe poshteruese qe nacionalistet nuk jane te



BASHKUAR VETE

E KERKOJNE BASHKIM KOMBETAR





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
lgjoka

Postuar mė 23-9-2002 nė 05:08 Edit Post Reply With Quote
Valle! Kur dhe si do ta bashkojme Shqiperinė?

Kur do te vije ajo dite qe ta shikojme Shqiperine ne harten e botes keshtu siç eshte në kete foto dhe siç ishte në kohen e te madhit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

lgjoka ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Besnik

Postuar mė 23-9-2002 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Pjese nga "Esse per komunizmin"


"Zona operative Vlore-Gjirokaster eshte zemra e vertete e komunizmit Shqiptar.
Mjafton te permendim, se vetem nga nje fshat, Tragjasi, kane dale dhjete
gjenerale.
Ne Korce, qe ish qyteti me borgjezi dhe proletare, u thuren enderrat e para
komuniste, por Hoxha pushkatoi Zoi Fundon dhe Anastas Lulon, se bashku me K.Xoxen me vone.
Po ashtu zhduku edhe grupet Shkodrane.
Keshtu qe komunizmi Shqiptar mban ere gune Laberie. Nje sistem gjysem opinge.
Kjo nuk ish rastesi. Kjo tregoi deshiren e tyre te madhe per te komanduar.
Ata ne shekuj me kerrabe i u prinin dhive maje shkembinjve, dhe enderonin qe
kopete te ishin njeres. Kete e realizuan ne diktature. Instinktet e formuara
ne shekuj nuk nderrohen dot kollaj.
Pastaj njerezit japin shume me teper prodhim se sa dhite.
Komunizmi Lab ish direkt, shume natyral, ekologjik.
Ai vinte drejt per drejt nga komuna primitive pa kaluar ne asnje periudhe
tjeter historike.
Komunizmi primitiv, per Labin, ish baraz me komunizmin shkencor."

Sa e vertete eshte dhe mos valle kjo gje po ndoll edhe sot ?
A eshe vetem Baleta qe shkruan per labo-kumunizmin apo ka edhe te tjere ?
A i sherbejne bashkimit kombetare apo thellimit te ndarjes kombetare konstatime te tilla ?
Mos duhet te heshtim per hir te bashkimit kombetar ?!!!!
A i sherben bashkimit kombetar fshehja e se vertetes sado e hidhur qe te jete ?


Besnik

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Ajet Nuro

Postuar mė 23-9-2002 nė 21:16 Edit Post Reply With Quote
Une jam lab a mos duhet te jem komunist?

Sigurisht e verteta do pare ne sy. Ja se si. Dhe te tjere e kane studiuar fenomenin e perhapjes se komunizmit ne Jug me shume se ne Veri. Kjo fal lidhjeve qe Jugu kishte me boten e jashteme nga dhe ku erdhi teoria qe kishte te gjitha semundjet brenda, komunizmi. Por nese Baleta mendon per teorine labo-komuniste duhet pare dhe origjina e matjano-munslimanizmit shqiptar. Nese Baleta bombardon shqiptaret me teorine e miresive qe Shpiperise i kane ardhur nga pushtimi turk dhe nga feja muslimane, une nuk do ta identifikoja kete fenomen si fenomen matjan apo verior....Pikerisht asnjera as tjetra teori nuk do ti sherbente Bashkimit. Shqiperia ka nevoje qe te bashkoj energjite kombetare qe nga jugu gjer ne kufirin me serbine. Jo per interesa afat shkurtra por per te krijuar nje komb me dinjitet nga bashkepunimi i brendeshem i te cilit te gjithe fitojne.
Une jam nga Jugu dhe te jesh nga Jugu do te thote edhe ta kesh pare komunizmin me faqen e tij me te keqe. Sot nese komunizmi eshte ende me i fuqishem ne Jug (AI ESHTE ENDE KOMUNIZEM ) kjo fale edhe shperblimit te mire qe regjimi jep per sherbim te larte shteteror. Keshut te gjithe sa moren pjese ne revolucionin e 97 nuk kane me nevoje te punojne. Me nje kalim nga dogana, me nje qarkullim ne policine tatimore, me nje qarkullim tek policia e qarkullimit, komunistet e Jugut kane me se mburren. Te pakten ne mos lapidare siç u dha ish komandanti, nje pension te perjetshem e kane vetem nga lufta qe i bene rendit kushtetues. Por ....nuk eshte i gjithe Jugu se...Por klani. Dhe kur flasim per klanet vetem pa ta mund te kete bashkim. Nese e ardhmja shihet me ta, harrojeni jo vetem bashkimin por edhe ekzistencen e kombit tone....
Ajet

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 9-10-2002 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
Opinion i nje ish te burgosuri politik nga Ohri

Bashkimi Kombëtar, rrugëdalje e vetme





Tani më janë provuar të gjitha rrugët, mënyrat, format, mundësitë, ku tolerant kanë qenë vetëm shqiptarët, si dhe humbës më të mëdhenjë, poashtu kemi qenë vetëm ne shqiptarët. Krejt kjo për hirë të stabilitetit të rajonit, ne vazhdimisht çdo herë kemi gëlltitur lëshimet, mashtrimet, kemi besuar lehtë, jemi mashtruar apo kemi besuar naivisht, gjë e cila na ka kushtuar dhe po na kushton edhe më tejë shumë shtrejnt; sepse, jemi treguar ndaj të pamerituarit çdo herë të sinqert e të besuar, me të pasinqertët dhe të pabesët, armiqtë që na rrethojnë, e ne kemi tentuar të jetojmë bashkë si qinxh i butë në mes ujqërish të tërbuar antishqiptar. Dihet se historikisht ne na kanë ndarë në gjashtë shtete: Shqipëri, Kosovë, Çameri, IRJM-aqedonisë, Serbi dhe Mal të Zi, që është rast unikat në botë, çdo herë të rrethuar me vetëvetën! Kurr s'na ka pyetur kushi - të huajt, por ndodh e kundërta çdo herë ne i kemi pyetur dhe madje jemi arsyetuar si alibi se nuk na lënë fuqit e mëdha, të cilët vëndosin për fatet e popujve të vegjël. Por a është kështu dhe a jemi të vegjël? Lart poshtë faktori njeri jemi aty ku: 7-8 milion janë grekët, 7-8 milion serbë, 7-8 milion bullgarë, të mos flasim për kroatë, boshnjakë, sllovenë, malazezë e t'ashuquajtur sllavomaqedonas që janë shum pak, ku 7-8 e më shumë milion janë shqiptarë;pra, në rajon jemi popull shumicë. Si faktor njeri në sasi jemi më shumë se të tjerët, por kurrë s'jemi pyetur se a pranojmë dhe a duhet të jemi edhe më tej të ndarë?! Për këtë kanë vëndosur të huajtë e madje populli ka jetuar çdo herë nën presion e shtypje kolonialiste nëpër fazat historike më të egra, trishtuese-çfarosëse. Dihet mirëfilli me çamët në Greqi, masat që u morën ndaj tyre, ndalimi i përdorimit të gjuhës edhe në familje, prona, shtetësia etj. për të vazhduar pastaj e njejta gjë në ish-RSFJ-ugosllavisë - gjegjësisht Serbia në Kosovë me shumicën absolute dominuese etnike shqiptare, për tu përsëritur më pas në tri komunat e Kosovës Lindore: Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, deri te IRJM-aqedonisë me rreth një milion shqiptarë e viset tjera ku jetojnë, punojnë e veprojnë shqiptarët si në Mal të Zi etj. etj.

Është provuar bashkëjetesa me forcë e format më brutale, nga më të ndryshmet, nga më të egrat, deri në zhdukje fizike, burgosje, maltretime, plagosje, vrasje, likuidime e format tjera si: difrencimi, suspendimi, arrestimi, izolimi, largimet nga vendi i punës deri te largimet dhe shkapërderdhjet si nomadë nëpër botë ...!!! Të gjithë edhe fëmijët e djepit nëse i pyet e dinë se zgjidhja më e mirë është BASHKIMI KOMBËTAR. Por shtohet pyetja a kemi punuar për këte aq sa duhet?! Sa herë kemi thënë se kemi fituar në terren me politikë dhe së fundi me luftë dhe jemi mashtruar, vonë e kemi parë dhe kuptuar se kemi hupur. Po të shikohet me kujdes nëpër histori, si shumë herë batica-zbatica, bjeru-ngrihu, me zarrë!

- Me gjithë përpjekjet mbinjerëzore që u munduan e që bënë çamët - ata mbetën me gisht në gojë! Kështu si janë dhe ku janë sot! Pa të drejtat më elementare njerëzore! ...

- Po shqiptarët në Kosovë, sa janë vrarë gjatë luftërave, gjatë periudhës së viteve të sistemeve totalitare, sa janë vrarë në emër të "vëllazërim - bashkimit", sa janë zhdukur e vrarë në emër të përcaktimit ideologjik e diferencimit se janë: nacionalistë, separatistë, iredentistë... sa të tjerë janë vrarë sepse e kanë dashur Kosovën shqiptare t'ia aneksojnë Shqiperisë amë që i ka takuar, sa janë vrarë, arratisur, arrestuar, burgosur me kohëzgjate dekada të tëra, sa janë vrarë e kanë vdekur nëpër burgje, e mbetën me sy hapur që s'u realizua kjo e vërtetë e hidhët, por nën pretekstim se janë kundër "vëllazrim - bashkimit" të rrejshëm artificial likuidoheshin individë dhe familje të tëra më kombëtare që kurrë s'u pajtuan me robërinë sllave, sa u vranë dhe u zhdukën vetëm në luftën e fundit?! Dhe çka fituam?! Një çerek LIRIE, për të mos thënë një hiç liri, pa status definitiv, me Kosovë të ndarë e të enklavizuar, me plotë rreziqe që të mbetet Kosova nën Serbosllavi etj...!

- Poashtu edhe shqiptarët në Kosovën Lindore, në: Preshevë, Medvegjë e Bujanovcë... sikur shqiptarët e Kosovës, e çka fituan me luftën e fundit?! Hiç gjë, pos se sa përqind (%) të hymë nëpër punë e policinë vendore (7-8-10 %) bie fjala. Problemi ka mbetur pezull i pazgjidhur - marrëveshja askund!

- Po e njejta gjë edhe me IRJM-aqedonisë! Me daljën në skenë të pluralizmit partiak fituam të drejtën të bëjmë parti politike formale sa të duam, dhe t'i zgjidhim liderët në to që asokohe thirreshin në fitore dhe se problemet do të zgjidhen me vota (gjishta) në Parlament, se jemi shumicë thuheshte asokohe, kur u lejua "pluralizmi" që u përzi me termin "demokraci", që nga demokracia e vërtetë është ende shumë largë nga popujt dhe shtetet e Ballkanit. Shkurt, "fitoi" pluralizimi partiako-demokratik, fitoi fillimisht Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD), e cila mundësoi krijimin dhe pranimin e shtetit fantom Maqedonas pa ua realizuar të drejtat shqiptarëve, pa e kushtëzuar në atë kohë PPD me Nevzat Halilin në krye, dhe ate që e krijoi e pranoi vet "kinse" donë ta shkatrron tani, pastaj fitoi PDSH-ja e Arrbër Xhaferrit, e tash BDI-ja e Ali Ahmetit, pra fituan partitë e veçanta politike shqiptare, por jo edhe populli shqiptar. Çka fitoi populli shqiptar?! Asgjë! Kjo që fitoi shqiptari ndaj shqiptarit nuk duhet të na gëzon, aq më tepër kur herë njëra që fiton bën koalicion me pozitën e herë tjetër tjetra me opozitën. Robëria po na përsëritet ashtu sikurse edhe historia. Siç shihet, ne mashtrohemi dhe vetëkënaqemi me pak, ne vazhdimisht themi fituam, por realisht jemi nën ato të drejtë të pakta që i kishim me Kushtetutën e vitit 1974 si shtetformues, sovran, gjuhë, flamur, etj... që i kishim teoritikisht në letër, por që nuk zbatoheshin kurrë në praktikë. Prandaj, sikur fitoi PPD-ja, PDSH-ja, e deri te e fundit BDI-ja, ne kemi ndërruar koalicionin dhe humbjet kolektive kombëtare i kemi shëndrruar në fitore individuale-kolektive, ku humbjet nga duken fitore!!!

Nga të gjitha alternativat e mundshme që i kanë bërë eksperimente me popullin tonë të shumëvuajtur, nga të gjitha këto përpjekje të kota që tani më kanë dështuar që të gjitha deri në një, ka mbetur e vetmja rrugë e vetme ajo më e natyrshmja, më e ndershmja, më e realta dhe më e domosdoshmja si imperativ i kohës, bashkimi i një populli me kulturë, traditë, gjuhë, histori, teritor kompakt në një shtet të vetëm shqiptar - BASHKIMI KOMBËTAR.

Pa marrë parasysh se këtë tani më e dinë jo vetëm fëmijët e djepit, por edhe zogjtë e malit, liderët tanë partiakë, kryetarët e ndryshëm, deputetët, intelektualët, si kur e harrojnë këtë fakt të pamohueshëm, se zgjidhja e vetme dhe më e drejtë është zgjidhja natyrore e një populli, është BASHKIMI KOMBËTAR. Çdo tentativë tjetër është e dënuar para kohe apo herëdo-kurdo herët a vonë është e destinuar të dështojë, ngase janë zgjidhje të përkohëshme artificiale. Për këtë tani më jo që e dimë dhe jemi të bindur ne vetë, por aty këtu ndëgjohen zëra edhe nga të huajtë që dikur na e kanë bërë këtë padrejtë si më 1912/1913 ...tën!!!

Krejt e dimë përpos funksionerëve shqiptarë si në shtetin amë Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë shqiptare, Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanocë, Medvegjë) ... edhe atyre pak që kanë mbetur në Mal të Zi e Çamëri... E pakuptueshme por e vërtetë pse funksionarët shqiptarë të Shqipërisë që nga presidentët e shtetit, Qeveria, deputetët e funksionarët tjerë e deri te ata në Kosovë!...

Pra kemi dy qeveri, në dy shtete, kemi qjys qeveri-çerek në Maqedoni, dy Parlamente e qjysmë, deputetët e tyre dhe deputetët shqiptar në Parlamentin e huajë në IRJM, e dy tri në atë të Malit Zi, e të zgjedhur tjerë, ministra e zv.ministra, por kur zgjidhen nuk e di pse ngurojnë dhe kanë frigë, ruajnë interesat e veta, pozitat, funkcionet, karriket apo çka dreqin është në pyetje. Pse frigohën e ngurojnë ta thojnë haptas, se angazhohen dhe e duan BASHKIMIN KOMBËTAR!! Duhet ditur një gjë, një proverb popullor thotë se: "Fëmija që nuk qan nuk i jep e ëma qumësht - të pinë! Atëherë kush duhet të qajë e të kërkon qumësht - liri e Bashkim, të zgjedhurit e popullit apo populli! Nga kush pritni zotëri ta bënë këtë kërkesë, nëse jo ju, të jeni të sigurtë se sunduesi dhe okupuesi sllav s'do ta bëjë dhe s'do ta lejojë kurrë as ai serbo-maqedon-greko-malazes, as kushi pos ju dhe ne populli vetë! Për këte duhet punë, guxim e mençuri, ashtu siç u bë me gjermanët dhe të gjithë poputë tjerë që ishin të ndarë me dhunë nga trungu amë. Shqipëria amë është Trupi-koka, Kosova-zemra, shqiptarët në IRJM, Mali Zi, Serbi, Çamëri, gjumtyrët këmbët dhe duartë e SHTETIT TË BASHKUAR SHQIPTAR, ku pa të cilin çdo gjymtyrë do të mbetet e çalë dhe me të meta fizike. Bashkimi Kombëtar është rruga e pashmangëshme e proçeseve që do të jetë domosdoshmëri e kokës. S'ka rrugë tjetër pos Bashkimit.

Më kot mëtohët e tentohët tua lejmë fajin të tjerëve me gabimet tona. Pse nuk mësojmë nga gabimet dhe pësimet e kaluara? Pse nuk bëhemi nga një herë së pari bashkë vetë?! Pa u bashkuar së pari të gjithë ne është vështirë që shpresat i kemi varur te të huajtë, të cilët çdo herë na porosisin se e krejta mvaret nga vetë shqiptarët. Funksionenët e lartë, që nga shteti amë Shqipëri e deri në Mal të Zi, sikur kanë frikë, sikur ngurojnë, sikur nuk duan vetë. Hajde një herë të ulemi, të mirremi vesht siç është më së miri për ardhmërinë e kombit, ashtu edhe të veprojmë si një trup i vetëm, në të mirën e të gjithë neve. Shqiptarët autoktonë në trojet dhe hapsirat e veta ku jetojnë, veprojnë e punojnë, s'kanë dhe s'u ka mbetur rrugë tjetër, pos BASHKIMI KOMBËTAR.

HALIT NAXHAKU NGA OHRI,
ISH I BURGOSUR POLITIK .






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 31-1-2003 nė 11:55 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi

Të nderuar miq,

Do të doja të ndërlidhem me disa thënie jo vetëm në këtë Kuvend, por kudo në shoqërinë tonë.
Me atë se Bashkimi Kombëtar i Trojeve Etnike Shqiptare në një shtet sovran dhe të pavarur, të njohur ndërkombëtarisht, do të shkaktojnë luftëra të reja në Ballkan.Gabim.

Pra disa kohësh, kam dëgjuar apo lexuar, nuk më kujtohet saktësisht, se Ballkan në turqishte d.m.th. Male Inatesh, e të gjithë e dimë se Turqit ishin 500 vite me radhë, dhe disa emra kanë mbetur ende nga ata.
Dua të them se Ballkani shquhet për armiqësi fqinjësore mes popujve brenda tij.
Ndoshta dola pak nga tema.
Bashkimi Kombëtar nuk do të shkaktojë luftëra, luftërat shkaktohen ngase Shqiptarët janë të ndarë dhe kërkojnë Bashkim.
I nderuari z. Jakup Krasniqi, më 1998, kur ishte zëdjhënës i UÇ të Kosovës, ka deklaruar,e kam lexuar në Kohën Ditore, se do të Bashkohen të gjitha Trojet Shqiptare.
Vini re pak, ndonëse jo publikisht gjërat edhe ashtu kanë rrjedhur dhe po vazhdojnë të rrjedhin.
Pasi që i çlirua Kosova, filloi lufta në Kosovë Lindore ku luftonte UÇ e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pas marrëveshjes për pushim të luftës, filloi në Iliridë nga UÇ Kombëtare, e cila përfundoi me Marrëveshjen e famshme të Ohrit, ku u premtohen Shqiptarëve të drejta të barabarta me sllavët në IRJ të Maqedonisë.
Tani Çamëria ka filluar të përmendet tepër e më tepër në Institucionet ndërkombëtare, e më e rëndësishmja në Senatin amerikan, nga Hillary Clinton, miken e Shqiptarëve.
Shqiptarët e Malësisë kanë filluar të ngrejnë zërin më shumë në parlamentin e Malit të Zi, me përfaqësim të të palodhshmit e atdhetarit, z. i nderuar Ferhat Dinosha.

Do të thotë, fjalët e Jakup Krasniqit do të bëhen realitet në një të ardhme, shpresoj dhe besoj, jo aq të largët.
Dhe atë, të përkrahur ndërkombëtarisht e më së shumti nga SH.B.A.-të.

E pastaj, luftë në Ballkan nuk do të "guxojë" të ketë. Kampi amerikan BONDSTEEL nuk ndërtohet pa ndonjë qëllim, aty kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë miliarda dollarë investime nga SH.B.A.-të.
"JO PA QËLLIM"

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 31-1-2003 nė 17:19 Edit Post Reply With Quote
Jam dakort me keto qe thot Antoni,veq dua te shtoj edhe diqka tek ;
------------------------------------------------------
Ne Mal te Zi duhet qe te gjithe shqiptaret te shkojne ne shkolla shqip dhe universitett ti mbarojne ose ne Prishtine ose ne Shkoder.
------------------------------------------------------
Po si te ja bejne ne mal te zi ku nuk i pranojn keto Diploma te Prishtines e Shqiperis.
Pastaj si te ndikohet me intenzivisht ne ndaljen e asimilimit ku edhe sod po vazhdon,e frigona qe per kto dhjet vjet ,sipas trendit te tanishem do pergjysmohen atje shqiptaret.
Pra duhet diqka te ndermiret shpejt.

Per te tjerat jam me ju.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 17:52 Edit Post Reply With Quote
I dashtun Leke,

ajo deklarata e atij Krasniqit ne ate kohe na ka prishe aq shume pune sa nuk di me te tregu, por nuk ka shume rendesi, rendesi ka qe sot ky Krasniqi eshte minister apo?

Cfare ben ky sot per bashkimin?

Nje gje duhet ta kemi te qarte si drita e diellit:

Tokat ne mal te zi dhe camerine nuk marrim dot me lufte kurre.

Per te bere BASHKIMIN duhet ta fillojme nga gjerat elementare.

Rendesi themelore kane per mendimin tim shkollat, universitetet.

Rendesi ka qe te behen projekte konkrete qe na afrojne shpirterisht me njeri tjetrin.

Ka rendesi themelore te studiohet sakte e shkencerisht:

Pse jane asimiluar e po asimilohen shqiptaret ne Mal te Zi?

Pse jane asimiluar plotesisht shqiptaret ne Turqi?

Mbi te gjitha duhet te arrijme PAVARESINE e KOSOVES





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 1-2-2003 nė 12:34 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi ynė

I nderuari z. Anton,

të përgjigjem së pari.
Po, z. Jakup Krasniqi është Ministër në Ministrinë e Shërbimeve Publike.
Dhe ç'është më e keqja ai nuk duket se po i kontribon Bashkimit tonë fare.
Para disa ditësh ai shkoi aq larg saqë edhe kërkoi dorëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës nga posti i kryetarit, ngase nuk e ka përfillur ftesën e kryeministrit Rexhepi për takim.
Madje kishte përkrahjen edhe të Partisë së tij.
Marri e përtej marrisë.

Së dyti,

edhe unë pajtohem plotësisht që së pari të fillohet me shkollat, universitetet, etj.
Patjetër se duhet filluar nga ato.
Kam edhe një lajm.
Ministria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar dje se së shpejti do hapen zyrta rajonale të kësaj Ministrie në Komunat më të mëdha.
Besoj se edhe kjo do ndihmojë shumë për të lidhur kontakte të drejtpërdrejta.

Së treti,

kisha dashur të ju pyes për një gjë, mendimi juaj.

A do të ishte më mirë që të fillojmë pak më ndryshe Bashkimin?
Jo të bëjmë problem se nuk jemi të Bashkuar dhe nuk mund të bëjmë asgjë derisa të plasë ndonjë luftë e re e përgjithshme.
Por, të shikojmë gjërat më mirë.
Të mos na pengojnë kufijtë. T'i kalojmë kufijtë pa bërë probleme dhe të kemi ndërlidhje sa më të mëdha.
Patjetër duke filluar nga shkollat dhe universitetet, por jo të ndalemi me kaq.
Përveq shkollave, pa humbur kohë duhet të fillohet edhe me ndërlidhje ekonomike dhe turizëm. Ka filluar të lëvizin gjërat në këtë drejtim, por shumë pak dhe shumë ngadalë.
Poashtu edhe në rrugë të tjera bashkëpunimi.

Kisha dashur në fund të theksoj edhe një gjë, ngase këtë konkludim besoj e keni nxjerrur edhe ju.
Punët rreth Bashkimit deshëm e s'deshëm janë paksa të ndara.
Malësia e Madhe, Kosova Lindore dhe një pjesë e Iliridës kanë "kokat" të kthyera nga Kosova dhe presin veprimet e Kosovës në të mirë të tyre, poshatu nga ana tjetër, pjesa tjetër e Iliridës dhe Çamëria presin veprimet e Tiranës zyrtare.

A nuk mendoni se këashtu do duhej edhe t'i ndanim punët?

Mos shkoni në ekstreme. Patjetër se Kosova do të duhej të angazhohej për Çamërinë sikurse Tirana zyrtare për Kosovën Lindore.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4925909 sekonda, 45 pyetje