Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Statusi i Emigranteve dhe Shteti Shqiptar
burimuji

Postuar mė 23-9-2002 nė 12:10 Edit Post Reply With Quote
Statusi i Emigranteve dhe Shteti Shqiptar

"http://www.shekulli.com.al/koment/23shtator2002/emigrantet.shtml"

Emigrantët dhe Instituti i Diasporës
Nga Xhevat MUSTAFA

Kriza mbi dyjavore humane në Kakavijë dhe Kapshticë zbuloi lakuriq edhe Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, me zinxhirin e gjatë të ambasadave dhe të konsullatave, duke mos harruar edhe Institutin e Diasporës. Ky institut ka një hartë gati të përbotshme shtrirjeje dhe veprimi. Por qysh nga krijimi i tij, nga drejtuesit kryesorë të MPJ- së, ky institut është parë dhe trajtuar si mish i huaj. Edhe pas 1997-ës ky institut, edhe kur u shndërrua në Ministri gjatë periudhës së qeverisë "Meta 2", e vuajti këtë përçmim dhe diskriminim. Titullari Niko Kacalidha për muaj të tërë ishte pa një zyrë, aq sa u bë objekt humori edhe nga miku i tij, humoristi Çakuli.! Diskriminimi sistematik i kësaj hallke në MPJ shprehet si në personelin e pakët, ashtu edhe në fondin vjetor. Në këto kushte ky institut nuk ka arritur as të bëhet i njohur si emër dhe jo më i gjallë në të gjithë hartën e diasporës sonë.

Eshtë në të mirë të vetë emigracionit tonë dhe të mbarë vendit dhe të kombit, që ky institut, të bashkëpunojë me bashkësitë shqiptare në diasporë, për të njohur dhe gëzuar sa më mirë dhe më shumë të drejtat dhe liritë që u garantohen nga kushtetutat e vendeve përkatëse, për t'u integruar dhe përfaqësuar sa më denjësisht. Për këtë qëllim mund të angazhohen juristë që gjenden në gjirin e bashkësive të emigrantëve tanë si dhe vendas. Një rol të madh mund të luanin botimi si broshura apo publikimi nëpërmjet rrjetit të internetit i neneve që shprehin të drejtat dhe liritë e komuniteteve të emigracionit të huaj, sidomos nga vendet joanëtare të BE- së(ekstrakomunitare). Kjo është bërë urgjente dhe e domosdoshme edhe për faktin që jo pak emigrantë shqiptarë, edhe pse bëjnë pjesë në shumicën me dokumente të rregullta nga të dy vendet, me qëndrime dhe sjellje korrekte në punë dhe jetesë, edhe pse janë integruar denjësisht, nuk u shpëtojnë rasteve jo të rralla të diskriminimit që shkon deri në paragjykime dhe qëndrime raciste. Shumë shprehës është fakti se për çdo krim që ndodh në Greqi, Itali e tj., nga mediat është bërë traditë apo praktikë që fillimisht dyshimi dhe autorësia adresohen tek elementë keqbërës nga emigracioni shqiptar. Kur hetimet zbulojnë se autori apo autorët ishin vendas apo nga bashkësi të tjera emigrantësh, komunikata e parë e ka bërë efektin e saj, duke e nxirë edhe më shumë imazhin e shqiptarëve, duke i gogolizuar dhe inkriminuar ata padrejtësisht si bashkësi, pa bërë diferencimin nga pakica e inkriminuar.

Por edhe individët nga kontigjenti i të inkriminuarve kanë të drejta që u njihen nga kushtetutat e këtyre vendeve. Se bashkësia e emigrantëve shqiptarë eshtë më e diskriminuara dhe më e pambrojtura edhe në vendet kur është e para në aspektin numerik, e shpreh edhe fakti se në rastet kur emigrantë shqiptarë kanë probleme me policinë dhe drejtësinë janë ndoshta të vetmit që nuk kanë të drejtën dhe mundësinë të përfaqësohen, këshillohen dhe mbrohen nga avokatë mbrojtës bashkëkombas. E pra këtë të drejtë kanë shumë vite që e kanë fituar dhe e gëzojnë bashkësi të emigrantëve nga shumë vende afrikane, aziatike, amerikano- lindore... Kështu emigrantë shqiptarë me probleme penale apo civile me policinë dhe drejtësinë janë bërë një gjah i majmë për pasurim nga avokatë mbrojtës vendas. Disa prej këtyre hyjnë në pazare me funksionarë nga palët akuzuese për t'i zgjatur sa më shumë procedurat e hetimit, paraburgimit dhe të gjykimit.

Para këtyre paragjykimeve apo qëndrimeve, të cilat shpesh marrin ngjyra dhe forma racizmi dhe antishqiptarizmi, përfaqësitë tona diplomatike përgjithësisht kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shurdh- memecin, duke mos reaguar as në Ministritë e Jashtme dhe as në rrjetin mediatik të vendeve ku janë akredituar.

Duke mos i mbajtur sytë dhe varur shpresat krejt nga Tirana apo ambasadat e saj, në disa vende si Zvicra, Gjermania, Belgjika, SHBA etj. punën për njohjen dhe komentimin e legjislacioneve për emigracionin disa organizime emigrantësh shqiptarë, sidomos nga Kosova, IRJM dhe Mali i Zi, e kanë nisur të kryhet me iniciativën dhe forcat e tyre qysh në fund të viteve '80- të. Ndërsa emigrantët dhe refugjatët shqiptarë përgjithësisht edhe kanë qëndruar larg e ftohtë ndaj veprimtarive të bashkëkombësve të tyre nga këto treva, edhe nuk kanë shprehur dëshirë e përpjekje për vetorganizim. Sinjale optimiste kanë ardhur sidomos këto vitet e fundit nga organizime të emigracionit të vjetër dhe të ri në Itali, në mënyrë më të organizuar dhe konsekuente në krahinat e Lombardisë dhe të Lacios. Natyrisht e mira do të ishte integrimi i të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve shqiptarë, i të gjithë Diasporës sonë të vjetër dhe te re në bashkësi unike, jopolitike dhe jopartiake. Tani për tani këtë ambicie të madhe e ka shprehur Lidhja e Shqiptarëve në Botë( LSHB). Duke analizuar pas 7 vjetësh ekzistencën dhe veprimtaritë e saj, është evidentuar se ka bërë shumë më pak se sa ka pasur dëshirë dhe mundësi dhe se ka rënë viktimë e fushatizmit. Kjo edhe për faktin se në kryerjen e këtij misioni mbarëkombëtar ka mbetur më së shumti e vetmuar, pa mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Tiranës dhe Prishtinës qeveritare( pas 1999- ës).

Një objektiv tjetër operativ dhe perspektiv për MPJ dhe Institutin e Diasporës gjykoj se është angazhimi i tyre i organizuar ndaj dukurive të tilla me tendencë masiviteti si asimilimi gjuhësor i fëmijve të lindur dhe rritur në emigracion, përfshirja e kontigjenteve masive të të rinjve shqiptarë në trafiqet vendase dhe ndërkombëtare të drogës, prostitucionit, të automjeteve luksoze të vjedhura, në rrjetin e krimit të organizuar etj. Pas 1990- ës ushtria e emigrantëve tanë është rreth 1 milionëshe. Në të janë me mijëra edhe intelektualët. Vetëm disa dhjetëra prej tyre me diploma në mësuesi kanë mundur të angazhohen në rrjetin e kufizuar të shkollave plotësuese në gjuhën shqipe. Këto shkolla, fatkeqësisht, në vend që të shtoheshin si numër dhe kontigjente nxënësish, po ndiejnë rrezikun e mbylljes së dyerve, sepse po shprehet interesim gjithnjë më i pakët nga prindërit për t'i ndjekur ato fëmijët e tyre. Shumica e intelektualëve në emigracion nuk kanë arritur të integrohen dhe të vazhdojnë punën apo krijimtarinë sipas profesioneve të njohura në diploma apo në dëshmi specializimesh. Ata i gjen të sigurojnë mbijetesën edhe në punë të rëndomta fizike, të cilat nuk denjojnë t'i kryejnë as punëtorët vendas me arsim tetëvjeçar. Ambasadat tona deri tani nuk kanë menduar as edhe t'i identifikojnë si emra dhe si adresa këta intelektualë dhe specialistë dhe jo më t'i përfshijnë në plane dhe veprimtari të tyre. Më të shquarit apo më elitarët kujtohen vetëm për t'i ftuar në pritjen e 28 nëntorit, por përgjithësisht pa u çliruar nga paragjykimi i ngjyrës së tyre politike apo partiake.

E pra ky kontigjent i madh intelektual mund të aktivizohej dhe mund të jepte shumë për veprimtari të larmishme dhe mbresëlënëse në diasporë si kampionate sportesh, konkurse letraro- artistike, festivale muzikore, konkurse bukurie etj.Në këtë drejtim mund t'i referohemi edhe përvojës italiane. Siç dihet shteti italian, nëpërmjet RAI UNO organizon çdo vit Miss Italia në Botë ( Miss Italia nel Mondo).Sipas këtij shembulli nga një grup intelektualësh të fushave të artit dhe të kulturës, të mbështetur financiarisht edhe nga biznesmenë shqiptarë, në Zvicër është organizuar në mënyrë modeste, por me ambicie dhe kërkesa cilësore gjithnjë në rritje, konkursi Mis Shqipëria në Diasporë. Ka vite që në Zvicër, Gjermani etj. bashkësitë e emgracionit shqiptar, përfaqësohen me ekipe në kampionatet e futbollit të ligave të ulta apo organizojnë mes tyre kampionate në këtë sport si dhe për karate, boks, mundje etj.Kriza humane e stërzgjatur në Kakavijë dhe Kapshticë duket se ka shërbyer për ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, për kryeministrin Fatos Nano dhe për presidentin Alfred Moisiu për të analizuar, reformuar dhe ndryshuar thellësisht punën e MPJ- së në përgjithësi dhe të Institutit Kombëtar të Diasporës. Por shqetësimi i shtetarëve tanë më të lartë nuk duhet të kufizohet dhe mbetet vetëm në zbulimin apo evidentimin e të metave, dobësive dhe mangësive, në identifikimin e atyre që kanë përgjegjësi direkte apo indirekte për to si dhe në rikujtimin e disa detyrave dhe objektivave për përmirësimin e gjendjes.

( Ish -drejtori i parë i Institutit Kombëtar të Diasporës, 6 janar 1996- 22 korrik 1997)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-9-2002 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
Une kam qene dhe jam per idene qe RSH dhe Kosova duhet te kene ministri me vete per Diasporen, por realiteti eshte krejt tjeter.

"Natyrisht e mira do të ishte integrimi i të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve shqiptarë, i të gjithë Diasporës sonë të vjetër dhe te re në bashkësi unike, jopolitike dhe jopartiake. Tani për tani këtë ambicie të madhe e ka shprehur Lidhja e Shqiptarëve në Botë( LSHB). Duke analizuar pas 7 vjetësh ekzistencën dhe veprimtaritë e saj, është evidentuar se ka bërë shumë më pak se sa ka pasur dëshirë dhe mundësi dhe se ka rënë viktimë e fushatizmit. Kjo edhe për faktin se në kryerjen e këtij misioni mbarëkombëtar ka mbetur më së shumti e vetmuar, pa mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Tiranës dhe Prishtinës qeveritare( pas 1999- ës)."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 26-9-2002 nė 13:34 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj qe arsyeja kryesore e njefare deshtimi te Lidhjes Shqipetare ne Bote eshte sepse ata ne kete organizate nuk munden qe te ndikimet politike brenda kesaj organizate dhe per arsyen e thjeshte qe problemet kombetare jane mjaft komplekse dhe zgjidhja e tyre nuk mund jashte politikes.

Eshte politika e majte qe e futi Shqiperine ne kampin e lindjes se kuqe, eshte e majta ajo qe e la Kosoven ne Serbi, eshte e majta ajo qe shiti interesat kombetare tek sllavo-ortodokset, eshte e majta ajo qe beri perçarjen e shqipetareve ne klasen e te shtypurve dhe shtypesve, dhe eshte po kjo e majte vazhdon te beje te njejten gje si me pare.

Lidhja Shqipetare ne Bote me idene utopiste te bashkimit te gjithe shqipetareve pa dallim ideologjie, krijoi deget e saj neper vende te ndryshme, me kryesi te perbera me shumice nga komuniste te kuq.
Kur Fatos Nano takohej me MIllosheviçin apo kur bente deklaraten qe "Kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi", nuk behej asnje reagim per hir "te mosperzierjes ne çeshtje politike".
Si mundet qe te bashkohen atdhetaret shqipetare ne nje organizate e tille qe per hir te "mosperzierjes ne politike" nuk reagon fare ndaj qendrimeve antikombetare te politikaneve te papergjegjshem ?

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 28-9-2002 nė 15:11 Edit Post Reply With Quote
EMIGRAZIONE
Il tasso di emigrazione ufficiale in Albania e' del 20 per cento. Si tratta tuttavia di un dato impreciso a causa della fortissima emigrazione clandestina. Secondo il governo gli emigranti sono 700mila, 400mila dei quali legalizzati. Questa la distribuzione dei flussi:
Italia: 200mila (circa 150mila legali)
Grecia: 400mila (circa 250mila in fase di legalizzazione)
Altri paesi (Germania, Belgio, Svizzera, Usa): 100mila





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2002 nė 16:48 Edit Post Reply With Quote
"Emigrantët dhe inferioriteti i shtetit shqiptar"
Mark Çuni
Faenza (Itali)

Shumë prej shqiptarëve që mund t'i kenë ndjekur emisionet "striscia la notizia" të televizionit italian dhe kanë parë në to paraqitjen reale të situatës jashtëzakonisht të vështirë të emigrantëve në Itali si pasojë e ligjit të ri antihuman për emigracionin në këtë vend. Ligji në fjalë ka si motiv mbushjen e të ashtuquajturës vrimë të zezë në financat e vendit dhe në të injorohet aspekti social. Për çdo emigrant i duhet shtetit një kuotë të cilën në të vërtetë në të shumtën e rasteve nuk e kanë paguar punëdhënësit italianë që i kanë shfrytëzuar emigrantët, por vetë këta të fundit. Ky ishte kushti që ata të pajiseshin me leje qëndrimi në këtë vend. Por siç themi ne "dardha e kishte bishtin prapa": Qeveria nuk i ka pajisur ende me këto dokumente duke u dhënë mundësi punëdhënësve italianë që t'i rrjepin mirë duke u kërkuar emigrantëve shuma marramendëse mbi 5000 euro. Pra ata nga pirateria detare kanë shpëtuar, por tani kanë rënë në duar të piraterisë së punëdhënëse italiane. Në këtë mënyrë emigrantët kanë për të mbushur edhe mijëra "gropa" të tjera të PPI (piraterisë punëdhënëse italiane). Ky është realiteti që protagonistët e emisionit të sipërpërmendur i bëjnë present publikut italian mes faktesh, ndërsa ja dhe mendimet e mia: Nuk mund të deklaroj shifra por duhet të jenë dhjetëra mijëra edhe shqiptarë viktima të kështuquajturës pirateri punëdhënëse italiane kështu që problemi duhet të vibrojë edhe në tokën tonë, në shtypin, televizionin e masmedian shqiptare. Pa tjetër organizmat shtetërore e qeveritare duhet të shkundin kompleksin e inferioritetit dhe duhet t'i bëjnë prezent qeverisë italiane problemin. Shtetasit shqiptarë janë të rrezikuar nga kjo pirateri njëlloj si nga ajo e detit të cilën me bashkëpunim reciprok të dy vendeve e mënjanuat. Kërkoni bashkëpunim për të luftuar dhe këtë të keqe. Ambasada shqiptare dhe konsullatat shqiptare duke koordinuar me organizmat e emigrantëve mund të evidentojnë shifrat konkrete dhe problemet më të mprehta.E vetmja zgjidhje e problemit është që qeveria italiane të pajisë menjëherë me leje qëndrimi shtetasit shqiptarë që kanë paraqitur kërkesat sepse janë muaj që ata paguajnë kontributet dhe nuk gëzojnë të drejtat njerëzore, ata kanë nevojë të kenë dokumentet për të plotësuar nevojat e tyre shëndetësore, për të lëvizur, për të komunikuar me familjet, për të kërkuar punë më të përshtatshme, për t'u kualifikuar etj, etj.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
Punesimi ne Itali, 3 mije vende per shqiptaret
Qeveria italine percakton kuotat e punesimit per ekstrakominitaret, ku shqiptaret zinin shumicen e vendeve. Nje mundesi me shume per tu punesuar ligjerisht, por qe kerkon plotesimin e disa kushteve: Thirrjen per pune nga zyrat italiane dhe lejen e kuestures

Rreth 3 mije shqiptare do te mund te punesohen legalisht pertej Adriatikut, ne fqinjin tone perendimor, Italine. Duke evituar rreziqet e udhetimeve te rrezikshme klandestine me gomone dhe detin me dallge. Ky vendim eshte mare vetem pak dite me pare, nga Qeveria Italiane me nenshkrimin e nje dekreti mbi "Programimin tranzitor te flukseve te hyrjes se punonjesve ekstrakomunitare ne Itali, per 2002". Mes nje numri te madh vendesh, qe kane lidhur marreveshje bashkepunimi ne fushen e punesimit, si Tunizia, Maroku, Egjipti, Nigeria, Moldavia, etj, Shqiperia ze nje pozicion te vecante. Duke perfituar edhe numrin me te madh te mundesive per t'u punesuar. Sipas burimeve nga Ambasada italiane ne Tirane, dekreti percakton gjithashtu nje kuote prej 4 mije personash per motive "punesimi sezonal" dhe nje kuote prej 2 mije personash per "vetepunesim", te rezervuara per qytetaret jokomunitare rezidente jashte shtetit. Por gjithsesi, serish nuk do te jete edhe aq e lehte, sepse, kushdo qe do te paraqese kerkesen e tij per vize, per "Punesim", duhet me pare te permbushe disa kritere, aspak te lehta per tu permbushur. Sic eshte ajo e disponimit te nje thirrjeje direkte per pune, te leshuar nga Zyra Provinciale e Punes italiane e territorit perkates, si dhe lejen e kuestures. Nderkohe per te gjithe ata qe pretendojne te "vetepunesohen", duhet te sigurojne te pakten lejen e kuestures. Sipas Ambasades Italiane, vetem ata persona qe permbushin keto kushte, kane te drejte te paraqesin kerkesen per vize. Qe do te thote se nuk do te jene te shumte ata qe do te munden, te perfshihen ne kuoten e te 3 mijeve.

Per te marre vizen

Dikumentacioni

-Nje thirrje direkte per pune nga Italia, me autorizim formal pune te leshuar nga Zyra Provinciale e pnes italiane, kompetente, per territorin perkates

- Leja e kuestures (nulla osta)

Menyrat e paraqitjes se kerkeses

- Duke derguar ose paraqitur dorazi nje leter ne adresen e Ambasades - Zyra Konsullore - Rr. "Lek Dukagjini", N.2

- Duke derguar nje fax menumrin 00355 4 250920

Per cdo informacion mund te kontaktohet ne Zyren Konsullore, ne numrat

00355 4 246708\9\10\11, ose ne faqen e internetit: eee.ambitalia-tirana.com




--------------------------------------------------------------------------------
22/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2002 nė 09:59 Edit Post Reply With Quote
Shtypi, emigrantët dhe qeveritë tona
Më lejoni që t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për artikujt mbi emigrantët në numrat tuaj të fundit. Më bën përshtypje fakti që shumë rrallë në shtypin shqiptar flitet për atë pjesë të popullsisë shqiptare që në kërkim të një jete më të mirë zgjodhi rrugën e emigrimit. Ashtu sikurse e përmendni dhe ju në artikull, kjo pjesë jo vetëm që është e konsiderueshme në numër, mbi një milion, pra rreth 30% e popullsisë së vendit, por çka është më e rëndësishme jep kontributin më të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik të vendit. Çfarë do të ishte Shqipëria dhe ekonomia e saj sot pa kursimet e emigrantëve. Në shumë statistika zyrtare sot përemndet roli tejet i rëndësishëm që zë sektori i ndërtimit në Shqipëri. Por pa paratë që këta 1 milion emigrantë dërgojnë në atdhe, pa dyshim që nuk do të ishte i mundur ky hov i madh në këtë sektor, ashtu sikurse nuk do të ishte e mundur një konsum konstant e i vazhdueshëm në tregun e brendshëm shqiptar në përgjithësi, për arsyen e thjeshtë se vendi ynë vazhdon të ngelet një konsumues i mirë dhe një prodhues shumë i dobët. Në shumë udhëzues dhe enciklopedi të kohës kur lexon për Shqipërinë, "industria e emigracionit" përmendet si një ndër sektorët më aktivë të vendit dhe që mban peshën kryesore në formimin e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit, të famshmit GPD ose PIL. Por sikur të mos mjaftonin përbuzja, përçmimi dhe dhjetërat e vështirësive që i krijohet kësaj mase për shkak të përkatësisë qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i shtojmë dhe diskriminimin ekonomik dhe moral në atdhe. Kur flas për diskriminim moral, e kam fjalën për një sërë artikujsh të shfaqur muajt e fundit në shtypin shqiptar, ku një ish -funksionar i lartë i shtetit e akuzon këtë shtresë si subversive dhe që na kërcënoka integritetin dhe stabilitetin e shtetit shqiptar, ndërsa në një tjetër të përditshme ngrihet pretendimi se një ish-emigrant nuk na paska të drejtën të marrë një post në aparatin shtetëror. Unë do të doja t’u kujtoja këtyre zotërinjve që fatkeqësisht janë pjesëmarrës aktivë në jetën politike të vendit, se midis këtyre një milion emigrantëve nuk ka vetëm njerez me arsimim të kufizuar ose bazë, por ka me dhjetëra dhe qindra intelektualë të mirëfilltë që punojnë si inxhinierë, mjekë, ekonomistë, që kanë studiuar në fakuletet shqiptare, ashtu sikurse edhe në ata të huaj dhe që me zotësinë dhe aftësitë e tyre i kanë bërë vend vetes kudo që jetojnë. Politika shqiptare do të bënte mirë të lëshonte urat e inkuadrimit ndaj kësaj pjese të qytetarëve të saj në zgjidhjen e problemeve të vendit. Diskriminimi moral bëhet akoma më i dhimbshëm kur kupton se ke dhe një diskriminim material nga qeveritë e ndryshme të këtij vendi, të cilat të çdo krahu qofshin i kanë parë emigrantët si një çiflig i pasur për t’u vjelur. Kjo vjelje fillon me tarifat jashtëzakonisht të larta që aplikojnë ambasadat apo përfaqësitë tona diplomatike për praktikat e legalizimit të dokumenteve, vazhdon me tarifat absurde që aplikohen në kufi ndaj refugjatëve që vijnë me makinat e tyre në atdhe dhe përfundon me pagesat e daljes së këtyre mjeteve nga territori shqiptar.
Adrian Teferici
Emigrant, Itali

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2002 nė 16:06 Edit Post Reply With Quote
Emigrantë dhe pasaportat
Me gjithë pamjen e jashtme se politika shqiptare ka ndryshuar si rezulatat i presioneve të gjithanshme, në jetën tonë nuk shfaqet asnjë përmirësim. Populli situata të tilla i klasifikon me shprehjen: “Lum si ne për çka dëgjojmë e mjerë si ne për çka shikojmë”.
Kjo ndodh e do të vazhdojë të ndodhë përderisa jetën e vendit e komandon korrupsioni shtetëror, qeveritar e administrative. E ashtuquajteri pirateri skasiste shqiptare është prezente në pushtet prndaj ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore janë në rradhë të parë në shërbim të këtij korrupsioni. Pra “dardhat” e qeverisë i kanë bishtat prapa. Të marrim rastin e bujshëm të pajisjes me pasaporta të shtetasve shqiptarë e në veçanti të emigrantëve.
Pas gati një vit përpjekjesh shtypi e detyroi më në fund qeverinë të pranojë se ka patur vjedhje të taksapaguesve shqiptarë nga administrata e tij, megjithatë vetëm pas presionit të qeverisë greke për të pajisur shtetasit shqiptarë me pasaporta qeveria jonë është detyruar të trumbetojë se e ka zgjidhur problemin. Në të vërtetë edhe kësaj radhe e ka zgjidhur në favor të korrupsionit.
E para: Emigrantët mund t’i marrin pasaportat në shtet ku punojnë por…. vetëm se duhet të sigurojnë vetë nga një çertifikatë lindjeje me fotografi (të cilën natyrisht nuk mund ta sigurojnë pa ardhur në Shqipëri dhe pa rënë pre e korrupsionit të administratës). Kështu që vendimi është kontradiktor që në aspektin edhe logjik. I lutem qeverisë që të mos tallet, të pakën kaq hapur me ne.
E dyta: Thuhet se pasaportat e skaduara do të konsiderohen të vlefshme deri sa shtetasit të pajisen me pasaporta të reja (atëherë përse duhet të paraqesim çertifikata lindjeje me fotografi, kur vetë pasaporta e vjetër ka vlerën e dokumentit të identifikimit?)
Gjithashtu nuk theksohet në ç’mënyrë këto pasaporta konsiderohen të vlefshme për shtetet ku ne jetojmë. P.sh nëse një emigrant shqiptar paraqitet në një institucion të shtetit ku punon me një pasaportë të tillë të vlefshme për shtetin mëmë do t’ia konsiderojnë të vlefshme apo do t’ia grisin? Mos edhe kjo është një gënjeshtër propagandistike.
E treta: Thelbi i gjithë farsës së pasaportave që në krye e gjer në fund qëndron tek detyrimi që i bën qeverisë mafia shqiptare për t’i krijuar mundësitë maksimale për të fituar nga biznesi i pasaportave për të përfituar sa më shumë nga emigrantët, për të kompesuar humbjet nga biznesi i emigracionit klandestin. Bëni një llogari të thjeshtë dhe shikoni sa duhet të paguajë një emigrant për t’u pajisur me pasaportë dhe kjo sepse është shqiptar dhe ka një qeveri anti shqiptare. Më sillni një fakt të ndonjë qytetari tjetër në këtë botë që duhet të paguajë kaq shumë për t’u quajtur shtetas i vendit të vet.
Ky është realiteti ynë të cilin e vuajmë si ju që jeni aty edhe në emigracion që përpiqemi me punën tonë t’i paraqesim botës vlerat e shqiptarit, në antitezë me anti vlerat që gjer tani ka prezantuar para botës shteti dhe qeveria jonë. Këtu qëndron edhe shkaku që ne nuk na pranojnë si anëtarë të organizmave europiane etj.
Mark Çuni
Faenza (Itali)

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Një ditë shqiptare në Romë

Shenja të veçanta: Shqiptar! Ky qe aktiviteti që mblodhi emigrantët shqiptarë të Italisë


Belina Budini
TIRANË – Një ditë shqiptare në Itali. Jo nga ato “strapacueset”, ditët e punës... 3 mijë emigrantë shqiptarë të Romës kaluan sëbashku një ditë shqiptare në kryeqytetin italian fill pas festave të nëntorit. Një ditë të gjatë, që prej mëngjesit deri në mbrëmje, duke biseduar, duke parë ekspozita shqiptare të pikturës, duke promovuar libra të rinj për emigrantët shqiptarë të Italisë, duke parë filma shqiptarë, duke dëgjuar muzikë shqiptare prej këngëtarësh të ftuar nga Tirana. Personazhet shqiptarë të njohur në Itali ishin të ftuar në këtë aktivitet që quhej: “Segni Particolari: Albanese” ose “Shenja të Veçanta: Shqiptar”.
Dita shqip
Ishte edicioni i parë i atyre që kanë nisur të quhen “Ditët shqip në Romë”. Një gazetë shqiptare në Itali ishte nismëtare e kësaj veprimtarie. Roland Sejko, botues i gazetës “Bota Shqiptare”, që del në Itali për emigrantët shqiptarë, thotë se do të dëshironte që kjo nismë të kishte vazhdimësi, të mos mbetej e vetmja ditë shqip në Romë, por të pasohej nga të tjera ditë të tilla, të përvitshme. Dita shqip në kryeqytetin italian ka nisur me një prezantim të projektit “Imazhi i emigrantëve në Itali mes medias, shoqërisë civile dhe punës”, i Monica Goraccit, përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Mandej dita ka vijuar me prezantimin e një libri të Kosta Barjabas, ndjekur nga një tjetër prezantim libri. Ugo Melchionda i organizatës së migrantëve paraqiti kërkimin e vet të titulluar “Shqiptarët në 10 regjione të Italisë”, botuar nga “Franco Angeli Editore”. Aktiviteti i katërt në programin e kësaj dite shqip të Romës ka qenë ekspozita “Të padukshmit”, që ka për autor fotografin e Tiranës, Roland Tasho. Kjo ekspozitë fotografike është përcjellë pas një udhëtimi të fotografit mes shqiptarëve të Italisë, ato që shtypi italian nuk i njeh. Ky ishte edhe shpjegimi për ekspozitën në fjalë, e cila ka qenë nën përkujdesjen e Institutit Italian të Kulturës dhe të Ministrisë shqiptare të Kulturës. Nuk ka qenë e vetmja ekspozitë në këtë aktivitet, ky udhëtim fotografik mes emigrantësh. Atë e ka pasuar një prezantim tjetër fotografik dhe i pikturës së artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Ilir Zefi. Kështu ka kaluar pjesa e parë e ditës së 30 nëntorit në mjediset e “Auditorium Del Massimo” në lagjen “Massimiliano Massimo” të Romës, lagje kjo e ngritur në kohën e fashizmit. Pjesa e dytë e ditës ka nisur me një hapësirë idesh për shpërhapjen e letërsisë dhe të kinemasë shqiptare në Itali, hapësirë që është pasuar nga projektimi i filmit “Butrinti” të Vladimir Prifit, të cilin të ftuarit shqiptarë por edhe miq italianë e kanë ndjekur për një orë në sallën e kinemasë së “Auditorium del Massimo”. Kjo ditë e ngjeshur ka vijuar mandej me një tjetër veprimtari. Organizatorët tregojnë se nuk mund të mungonte një pikëpjekje e organizatave shqiptare të Italisë. Takimi ka qenë nën kujdesin e gazetës “Bota Shqiptare”. Gjatë gjithë ditës pjesëmarrësit në këtë aktivitet kanë patur mundësinë të sodisnin punët e artistëve shqiptarë të Italisë Artan Shabanit dhe Ilir Zefit, si edhe një stendë me libra në shqip. Por kulmi ka qenë mbrëmja e 30 nëntorit në sallën “Massimo”, ku këngëtarët shqiptarë, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, Mariza Ikonomi dhe Flori kanë dhënë një koncert për rreth 3-4 mijë emigrantë shqiptarë në Romë. Këtë radhë sponsor kanë qenë përveç “Botës Shqiptare” edhe “Western Union” e “Albania Airlines”. Koncerti ka zgjatur rreth dy orë.
Misioni
Qëllimi i kësaj dite megjithatë nuk ka qenë argëtimi, por një lloj përpjekje për të gjetur forma moderne kontakti mes emigrantëve shqiptarë në Itali si edhe midis tyre e Shqipërisë. Një ndër misionet më të rëndësishme ka qenë edhe nisma për ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në Itali. Siç na thonë pjesmëarrësit në këtë aktivitet, nuk kanë munguar format e ndryshme të organizimit të emigrantëve shqiptarë në Itali. Ajo çfarë synohet është edhe çelja e librarive shqiptare, e videokasetave, kompaktdisqeve në shqip, etj.

Personazhet
Balerinët Kledi Kadiu & Ilir Shaqiri, të adhuruarit e femrave në spektaklin e shqiptarëve të Romës

Emigrantë shqiptarë të suksesshëm në Itali

Ardit Gjebrea ishte ndër më të adhuruarit miq nga Shqipëria në koncertin e 30 nëntorit që u organizua në Romë. Ai këndoi shqip për emigrantët e ftuar në sallën “Massimo” të Romës sëbashku me këngëtaret Irma Libohova e Mariza Ikonomin dhe me këngëtarin e ri, Florin. Por në qendër të vëmendjes ishin të ftuarit VIP në Itali, ata që vijojnë të jenë piktorë, studiues, doktorë të mirënjohur edhe në mjedisin italian ku tanimë janë integruar prej vitesh. Roland Sejko i institutit “Luce”, Enri Glozheni, kirurg, Artan Shabani, piktor, Rando Devole, sociolog, janë disa nga emigrantët që janë kanë dalë mbanë edhe në Itali e që bashkohen në përpjekjen për të gjallëruar komunitetin shqiptar në Romë e qytete të tjera italiane ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Me këtë status ishin të ftuar edhe dy djemtë shqiptarë të spektakleve italiane, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri. Balerinët nuk kanë qëndruar gjatë mes bashkatdhetarëve për të vrapuar në studiot e RAI-t, por kanë pritur vërshimin e fansave që dëshironin t’i preknin si edhe t’u merrnin autografe. Por Kledi gjithçka e kishte gati. Ai shpërndante fotografitë e veta të firmosura për fansat, që këtë radhë nuk ishin italiane si përherë, por shqiptare. Mandej i zgjedhuri i Maria De Filipit është turrur për në prova.

Premtimi
Dade: Të krijohet Instituti Shqiptar i Kulturës në Itali
Arta Dade, e ftuar speciale në këtë ditë shqiptare të Romës, ka bërë një premtim i cili është pritur me shumë entuziazëm prej emigrantëve shqiptarë atje. Ajo ka thënë se do të shihen mundësitë që në ardhmen edhe në Itali të ketë një Institut Shqiptar të Kulturës, ashtu siç ka në Shqipëri një Institut Italian Kulture, që në këtë rast ishte edhe një ndër suportët ekonomikë të aktivitetit, sëbashku me Ministrinë Shqiptare të Kulturës.

Media
Emigrantët, vetëm një gazetë në shqip
Quhet “Bota Shqiptare” e vetmja gazetë shqiptare që ruan periodicitet në Itali. Është një gazetë e përdyjavshme që del që prej katër vjetësh në gjuhën shqipe dhe shitet në rreth 500 pika shitjeje në qytetet italiane. Informacione për Shqipërinë, por edhe për jetën e emigrantëve në Itali, kjo gazetë prej 12 faqesh bëhet e mundur të dalë vetëm një herë në dy javë. Botuesi i saj shprehet se është një gazetë e pavarur informative-kulturore me vetëfinancim. Me të bashkëpunojnë edhe shqiptarë që jetojnë në shtete të tjera si Elvira Dones, në Zvicër, Aurel Plasari, Tiranë, etj.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-7-2003 nė 11:18 Edit Post Reply With Quote
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
LONDER (8 Korrik)- Sakrifica për të siguruar një jetë më të mirë ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Ismet Hata, emigrant ilegal në Irlandë, i ka dhënë fund jetës së tij javën e shkuar duke u vetëvarur me kabllin e telefonit në dhomën e një hoteli në Dublin, pasi qeveria Irlandeze i refuzoi kërkesën për azil. 32-vjeçari Hata ishte nga qyteti i Dibrës, ku kishte lënë dy prindërit e moshuar dhe bashkëshorten e tij.

Pasi kishte tentuar të bëhej një emigrant legal në Greqi, Itali, Angli, më së fundi ai vendsosi të shkojë në Irlandë me shpresën për të fituar dokumentet dhe për të mbyllur kapitullin e gjatë e të jetës së tij si një emigrant ilegal.

Por as Irlanda në të cilën jetojnë rreth 3 000 shqiptarë nuk i afroi shqiptarit Hata të drejtën e azilit, megjithëse ai njihej në komunitetin shqiptar të Dublinit dhe në firmën e ndërtimit ku punonte si një njeri i qetë dhe i palodhur. Por megjithë këto cilësi dhe vlerësime pozitive, autoritetet irlandeze të emigracionit i refuzuan qëndrimin në Irlandë. Megjithëse për Ismetin në seancën gjyqësore dëshmuan 28 dëshmitarë, midis të cilëve edhe punëdhënësit e tij, kjo gjë nuk i ndryshoi mëndjen e gjykatësit irlandez.

Pasi bëri edhe përpjekjen më të fundit ligjore duke iu drejtuar Ministrisë së Drejtësisë irlandeze, e cila sërish e refuzoi, Hata vendosi që t'i jepte fund jetës. Përpara kryerjes së këtij akti të paramenduar, 32-vjeçari kishte lënë edhe një letër, ku shpjegonte arsyet e kësaj vetëvrasjeje. "Kam tentuar të vras veten edhe më parë duke marrë overdozë ilaçesh, por nuk kam vdekur. Tani më duhet të provoj diçka ndryshe". Më pas në rreshtat e letrës së shkruar me një anglishte të dobët ai shkruante: "Kam vendosur më mirë të vras veten sesa të më kthejnë në Shqipëri. E di shumë mirë se atje unë nuk kam të ardhme dhe mund të vritem, kështu po vras veten këtu". Më pas në letër Hata ka treguar gjithë përpjekjet e tij për të ndërtuar një jetë më të mirë. "Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme sociale nga shteti. Kam paguar taksat si çdo shtetas tjetër irlandez, por prapë kryeministri i këtij vëndi do të më kthejë në Shqipëri. Shkofsh në dreq kryeministër, sepse ju nuk doni t'ia dini për njeri", ka përfunduar letrën e tij të fundit emigranti shqiptar Ismet Hata.

Ndërkohë daja i Ismetit, Qemal Shina (i cili ka bërë edhe njohjen e kufomës) që punon në Itali ka shpjeguar një tjetër aspekt të dhimbshëm të jetës së nipit të tij. "Ishte i martuar, por vëllai i nuses nuk ka qenë dakord me këtë martesë dhe për këtë ai e kërkonte Ismetin ndoshta për t'u hakmarrë", ka shpjeguar Shina. Ky fakt mendohet të ketë qenë një tjetër arsye e fortë që e detyroi 32-vjeçarin të vrasë veten.

Një nga punëdhënësit e Ismet Hatës, sipërrmarrës ndërtimesh i kontaktuar me telefon nga Gazeta u shpreh se megjithëse shqiptari ishte ilegal, ai i paguante taksat. Sipas tij, Hata ishte një punëtor i palodhur dhe për ta pasur zili. "Ai më telefonoi mua një natë para se të vdiste dhe më tha: Po ju telefonoj për t'iu falënderuar për gjithçka që ju keni bërë për mua dhe ju jam mirënjohës", shpjegon punëdhënësi. "Unë i thashë, Ismet ka ndonjë gjë që nuk shkon? Si e ke problemin? Thjesht doja t'ju falënderoja boss, ishte përgjigjja e tij". Këto kanë qenë edhe fjalët e fundit të shkëmbyera mes Hatës dhe punëdhënësit të tij irlandez. ro/ro

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-9-2003 nė 05:53 Edit Post Reply With Quote
GJYLJA E EMIGRACIONIT NE KEMBET E EKONOMISE

Artan FUGA

Ne te folurit politik sundues emigracioni trajtohet si nje burim mjetesh financiare dhe zhvillimi per ekonomine shqiptare. Kjo teze eshte bere nje zhargon rutine qe perseritet pa shume reflektim edhe nga mjedise qe e kane per detyre te arsyetojne thelle per statistikat tona ekonomike dhe jo t’i rrotullojne ato sipas imperativeve idelogjike te politikes. Per te vertetuar kete teze te rolit magjik te emigracionit, ne menyren me naive flitet per shifra marramendese qe hyjne ne vend si te ardhura nga emigracioni. Nderkaq duhet pare mire ndikimi i ketyre te ardhurave ne ekonomine kombetare qe sa ndihmojne aq edhe bllokojne dinamikat ekonomike te vendit. Biles mund te hamendezohet se ato me shume bllokojne ne nje logjike afatgjate sesa ndihmojne. Ato zgjidhin probleme te perditshme te hallexhinjve me nivel jetese teper te ulet, lehtesojne krizen ekonomike ne vend, por ne anen tjeter e fusin ekonomine ne nje impas te rrezikshem. Do te ishte edhe me naive dhe manipuluese po te perdorej si kunderargument fakti se dikur, ne vende te tjera, emigracioni i ka dhene impulse ekonomise. Ne ketu flasim per emigracionin e sotem shqiptar dhe jo per emigracionin grek, italian, spanjoll, portugez te dikurshem. Midis tyre nuk mund te behet asnje krahasim.

Le te mos prekim plaget klasike te emigracionit si plakja artificiale e popullsise, humbja e specialisteve me te mire ne zanatet praktike, boshatisja e zonave rurale te vendit, dekulturalizimi i pjeses se popullsise qe emigron, ngritja artificiale e cmimit te fuqise punetore ne vend, shperberja e familjes, etj. Le te flasim vetem per pasojat ekonomike afatgjata te emigracionit, ndoshta edhe duke rrezikuar qe ta leme paksa te menduar lexuesin lidhur me idene tone qe pertej iluzionit siperfaqesor, emigracioni sa i jep po aq edhe i merr ekonomise kombetare, duke u bere ne shume drejtime nje gjyle e rende ne kembet e ekonomise kombetare. Metafora e gomarit qe ndjek me kot karoten sepse ajo eshte e varur ne nje shkop te fiksuar ne karrocen qe terheq kafsha e shkrete me vrapin e saj drejt frutit te kerkuar e permbledh fare mire idene.

Emigrimi per arsimim dhe

pasojat e tij te neutralizuara

Disa qindra te rinj, per te mos thene disa mijera, shkojne cdo vit per t’u arsimuar ne Perendim ne nivelin universitar. Familjet shqiptare qe investojne keshtu per bijte e bijat e tyre, familje shpesh ne nje gjendje relativisht te kenaqshme ekonomike apo qe kane origjina kulturore te spikatura, harxhojne per kete qellim disa mijera dollare ne vit per cdo femije qe ndjek arsimin universitar jashte shtetit. Argumenti qe jepet prej tyre eshte se universitetet shqiptare nuk jane ne nivelin e duhur ose se paku nuk mund te krahasohen me universitetet perendimore. Arsyetimi vazhdon edhe me tej kur thuhet se derisa te vazhdoje keshtu, pra deri sa “te rrgullohet gjendja” investimi per arsimimin e femijeve jashte shtetit mbetet prioritar dhe rentabel. Diskutimi ketu nuk eshte per te vene ne dyshim nivelin mesatarisht me te larte te universiteteve perendimore. Kjo eshte dicka qe dihet mire, ndonese eshte nje e vertete qe ka vlere vetem ne nje plan te pergjithshem. Ajo qe diskutojme ka te beje vetem me efektivitetin e shpenzimeve te bera nga familjet per kete qellim. Gomari terheq karrocen dhe karroca shtyn karoten. Gomari djersitet por kurre nuk e arrin karoten e lakmuar.

Largimi i nje mase te madhe studentesh ne univesitetet perendimore ben qe te ulet ndjeshem cilesia e studenteve qe pranohen ne universitetet e vendit. Nga ana tjeter, elita politike, ekonomike dhe kulturore nuk e ka interesimin e duhur per ngritjen e arsimit universitar ne vend per shkak se nje pjese e madhe e femijeve te saj arsimohet jashte vendit. Nje sasi e madhe mjetesh financiare qe shkojne per te mbuluar shpenzimet e arsimimit te te rinjve ne Perendim u privohen pikerisht universiteteve shqiptare. Me to mund te mbipaguheshin profesoret shqiptare, qe s’jane edhe aq te pakte, e qe sigurojne nje nivel arsimimi perendimor ne Shqiperi. Me keto para, mund te paguheshin edhe lektore te huaj, te ardhur nga universitete perendimore.

Shikojeni pra lojen e karotes, se karroces dhe te gomarit. Studentet ikin ne Perendim per t’u arsimuar sepse per ta niveli i univesiteteve shqiptare le ende per te deshiruar, ndersa ky nivel mbetet ende i ulet dhe nje nga faktoret e kesaj gjendjeje eshte pikerisht largimi per ne Perendim i asaj pjese studentesh qe i takon asaj kategorie shoqerore qe mund te paguaje per kete qellim. Nje rreth i tere vicioz. Sikur keto para te hidheshin ne arsim, sikur elita vendase te ushtronte presionin e duhur mbi administraten per te krijuar nje sistem arsimimi elitar, sikur kontigjenti me i mire i studenteve te mbetej ne vend, atehere qe me siguri do te gjendeshin mundesite per te krijuar mjedisin e nje formimi universitar teper te kenaqshem ne vend.

Kolektivisht, marre ne gjatesine e nje periudhe te jetes se nje brezi, familja shqiptare financon nje projekt qe me rezultatet e veta pozitive mezi arrin te neutralizoje demet dhe pasojat negative qe vete ky proces krijon dita me dite.

Emigrimi dhe ngadalesia e

persosjes se demokracise kombetare

Kur i pyet nje pjese te madhe te emigranteve per arsyet e emigrimit te tyre, ata pergjigjen se kane preferuar te punojne ne vende te huaja, me shume ne vendet fqinje, sepse aty rregullat e lojes e ekonomike, marredheniet me ligjin, me administraten, me rendin publik, me sipermarresit kane qene me te qarta. Duket se nje pjese e tyre kane menduar pak a shume keshtu: Sa kohe qe ne Shqiperi duhet nje periudhe per persosjen e demokracise kombetare dhe te realizimit te reformave institucionale dhe shoqerore, eshte me mire qe kjo periudhe tranzicioni te perdoret individualisht per te punuar ne Perendim me qellim qe te permiresohet jeta dhe niveli i te ardhurave individuale dhe familjare. Por, edhe ne kete rrafsh, perpjekjet e gomarit midis karotes dhe karroces jane te mundimshme, madje te kota, sepse ato ekuilibrojne njeratjetren.

Emigranti ka ikur per te fituar “buken e vet te gojes” ne Perendim, shpeshhere duke qene i merzitur nga ngadalesia e reformave te tranzicionit ne Shiperi. Mirepo ikja e tij per ne dhé te huaj i ka bere keto reforma edhe me te ngadaleta. Kjo ka ndodhur per faktin e thjeshte sepse emigrimi i nje pjese te popullsise, duke ulur tensionin shoqeror ne vend, e ka bere shume te zbehte presionin shoqeror mbi administraten shteterore. Ato cka nuk i realizon administrata shoqerore ose nuk i bejne te mundura reformat e ndermarra deri me tani, i ploteson emigranti me kontributin e vet per familjen e tij. Imagjinoni sikur familja shqiptare qe vuan per nje pike uje te pijshem te mos kishte ne perdorim pompat elektrike te ujit qe shpesh jane blere ne saje te ndihmes financiare te ardhur prej femijeve emigrante. Uje nuk do te kishte. Ose ceshtja e ujit do te ishte zgjidhur me kohe sepse shteti perpara katrahures qe do te ndodhte, perpara presionit shoqeror te qytetareve te etur, do ta kishte zgjidhur me kohe problemin e ujit. Imagjinoni sikur tregtaret e vegjel shqiptare te mos kishin gjeneratore qe zevendesojne energjine elektrike te munguar. Drita nuk do te kishte me neper lokale, ushqimet do te prisheshin, njerezit do te helmoheshin, banoret do te mbeteshin te asfiksuar neper ashensore. Por jo, gjeneratoret ekuilibrojne gjithcka. Shpesh ato jane blere me parate e emigranteve. Po te mungonin keta gjeneratore nuk do te kishte fare energji elektrike neper shume mjedise. Ose ceshtja e energjise elektrike do te kishte kohe qe do te ishte rregulluar sepse shteti do ta kishte marre seriozisht ne sy kete ceshtje, i ndodhur perpara presionit mbarepopullor te qytetareve te verbuar nga erresira. Imagjinoni sikur emigranti shqiptar te mos kontribuonte me medikamente dhe me ndihmesen e vet per te afermit e tij ne rastet kur keta kane nevoje per ndihme mjekesore qe sigurohet ne vendin prites te emigrantit. Spitalet shqiptare do te ndodheshin perpara nje mase te madhe te semuresh, te ardhur nga mjediset urbane dhe me peshe ne jeten shoqerore te vendit, me probleme shendetesore teper speciale. Ne kete menyre sherbimi mjekesor kombetar nuk do te kishte perballe tij vetem nje popullsi rurale ne forme pacientesh te pervuajtur dhe pa ze. Presioni mbi shtetin per permiresimin e sherbimit mjekesor ne vend do te ishte bere i paperballueshem dhe reforma shendetesore do te kishte shkuar shume me perpara. Pacienti emigron per te kuruar ne vendin fqinj, por cdo ikje e tij, e kuptueshme ne planin individual, ndikon ne mbajtjen e statukuose persa i perket nivelit te sherbimit shendetesor vendas. Sa me shume paciente ikin tani per t’u kuruar jashte shtetit, aq me shume do te jene ata ne te ardhmen. Gomari terheq karrocen dhe karroca shtyn karoten. Parate e ardhura nga emigracioni ulin presionin shoqeror demokratik perballe shtetit dhe per pasoje ulin ritmin dhe natyren emergjente te reformave ne vend. Ato i japin nje qetesi relative te konsiderueshme elites politike ne pushtet duke ndikuar ne krijimin e nje administrate te pandjeshme dhe disi inerte per nevojat urgjente dhe te thella te vendit.

Paraja e emigraciont dhe

kostoja e larte e jetes ne vend

Emigranti shqiptar i brezit te pare qe nuk e ka humbur shpresen dhe motivin per t’u kthyer nje dite ne Atdheun e vet, duke punuar ne kushtet e nje tregu te huaj, pa dyshim qe fiton me shume. Nga pikepamja iluzore atij mund t’i duket se puna ne emigracion eshte me bereqet. Aq me teper, mund t’i duket se me te ardhurat e veta ai eshte ne pozita shume me te privilegjuara se sa bashkatdhetai i tij qe punon, papuneson dhe jeton ne Atdhe. Mirepo, pare nga nje kendveshtrim me racional, gjendja mund te paraqese rrafshe qe jane krejtesisht te tjera nga sa i duket me optimizem dhe me shprese emigrantit.

Dihet se brezi i ri emigranteve ka nje sjellje teper specifike ne cilindo vend te botes qe te ndodhet. Nje nga karakteristikat e kesaj sjelljeje eshte fakti qe keta emigrante ende dergojne para ne vendin e tyre te lindjes dhe bejne investime personale ne Atdheun e tyre. Dihet per shembull, se emigranti shqiptar dergon mjaft para per te mbajtur ne nje fare niveli jetesen e familjes se tij ne Atdhe, shpenzon relativisht shume pergjate qendrimeve te tij te herepashershme ne vendlindje, si edhe harxhon shuma te medha parash per te blere nje banese ne Shqiperi. Nga pikepamja iluzore, emigranti do te duhej te dukej i lumtur. Me punen dhe me te ardhurat e veta ai eshte duke perballuar nje kosto mjaft te ngritur te jetes ne Shqiperi.

Por ai harron ate qe nuk duhet harruar ne kushtet e ekonomise se globalizuar. Me kerkesen e vet relativisht te madhe ne treg, emigranti ndikon ne rritjen drastike te cmimeve ne Shqiperi. Ai pra fiton para gjithnje e me shume ne dhé te huaj, por nga ana tjeter, pikerisht ky mbifitim nga nje pune e bere ne nje kontekst tjeter ekonomik, krijon nje rritje te papare cmimesh ne vendin e tij te origjines. Sa me e madhe qe te jete kerkesa ne raport me oferten e mallrave dhe te sherbimeve ne vend aq me shume rriten cmimet e ketyre te fundit. Emigranti aq sa fiton ne dhé te huaj aq edhe harxhon proporcionalisht per veten e tij dhe per familjen e tij ne Shqiperi. Me sjelljen e tij, ai demton dhe rrenon rrenjesisht ata individe dhe shtresa qe nuk kane njerez ne emigracion e qe duhet t’i perballojne cmimet e kripura ne vend me “forcat e tyre”.

Pyesim: A do te jepej me qera nje dhome hoteli ne bregdet me pesedhjete apo gjashtedhjete euro ne dite nese keto cmime nuk do t’i perballonin emigrantet? A do te ishte peseqind apo gjashteqind dollare metri katror i nje banese ne Tirane nese keto banesa nuk do te bliheshin per emigrantet apo me ndihmen e emigranteve?

Karota shtyhet perpara nga karroca qe terheq gomari, i cili nuk e ha dot kurre ate. Emigranti fiton shume me teper para se bashkepatrioti i tij i mbetur ne Atdhe, por ate qe ai fiton e harxhon ne Atdhe duke paguar cmime shume “te kripura”, te ngritura pikerisht sepse kerkesa per mallra dhe sherbime rritet artificialisht nga vete emigranti si konsumator.

Emigranti dhe stanjacioni

i ekonomise kombetare

Te afermit ne gjendje pune te emigrantit dhe qe perfitojne ndihmese prej tij, vete emigrantet sezonale, nuk mund te pranojne te punesohen ne Shqiperi me nje page qe eshte me e ulet se sa dergesat e ardhura nga emigracioni. Nga disa te dhena statistike shume serioze del se bujku shqiptar qe ka ta zeme dy djem emigrante, fiton shume me teper nga dergesat ne te holla te bijve te tij te emigruar sesa nga vete te ardhurat e ekonomise se tij bujqesore primitive dhe autarqike. Kuptohet lehtaz se ky person qe eshte ne rolin ekonomik te bujkut e ka me te lehte t’i thote djalit te tij: shko ne emigracion, se sa t’i thote: rri ketu dhe puno token. Me kete mund te shpjegohet ne nje shkalle te madhe fakti se perse toka bujqesore tek ne mbetet shpesh djerre. Me kete shpjegohet ne nje shklle te madhe edhe fakti se perse nje ballkanas tjeter, apo dikush nga vendet e Europes Qendrore mund te pranoje te punoje me nje page relativisht modeste, ndersa nje pjese e krahut te punes ne Shqiperi ka pretendime me te medha persa i perket pages mujore. Kjo vjen edhe sepse ketij te fundit i duhet te perballoje cmime me te larta te mallrave te konsumit ne treg.

Por, cmimet e larta ne treg, qe kerkojne shpenzime me te medha ne forme pagash nga ana e kapitalit bejne qe sipermarrja vendase shqiptare te jete ne veshiresi. Sipermarresi shqiptar me shume orientohet drejt tregtise sesa drejt prodhimit. Ekonomia kombetare shnderrohet ne nje mjedis ekonomik ku te gjithe iu shesin te gjitheve. Ky model ekonomik mund te kishte nje fare ecurie ne vitet e para te tranzicionit nderkohe kur mbizoteronte tregtia e vogel me pakice. Por, ne kushtet kur po krijohen hapesirat tregtare me te medha, tregtari po e sheh veten te falimentuar. Nga ana tjeter, pagat relativisht te medha qe i imponohen ekonomise kombetare e frenojne animin e saj nga prodhimi. Edhe investimet e huaja behen teper te kujdesshme per te ardhur ne Shqiperi. Hezitimet e tyre jane te medha per shkak edhe te faktit se fuqia punetore mund te gjendet me e ulet gjetiu. E gjithe kjo situate kur ekonomia kombetare priret drejt tregtise dhe sektori i tregtise shkon drejt uljes se normes se fitimit per masen e madhe te tregtareve te vegjel mund te krijoje situata shume te veshtira shoqerore.

Nepermjet kursimeve, emigranti ka gjithnje e me shume mundesi per te ardhur ne Shqiperi e per te financuar ne biznesin e vogel. Por, me ane tjeter, duke ndikuar ne rritjen artificiale te cmimeve, pra dhe te presionit per rritjen e pages, vete emigranti i pret vetes mundesite per t’u kthyer si investitor ne Shqiperi. Ai nuk mund te kthehet si i tille as edhe kur i behen thirrje nga forume diplomatesh, nderkohe qe logjika e tregut e pengon veprimin e tij praktik.

Hamendje per t’u verifikuar

kunder te folurit rutinor

Nepermjet ketij shkrimi nuk kam dashur te shpreh te verteta te vertetuara statistikisht, megjithese edhe kjo mund te behet. Kjo do te kerkonte vetem nje investim te madh kerkimor qe do te duhej te mbeshtetej ne nje financim te konsiderueshem. Por nuk eshte gje qe s’behet. Te pakten shkencerisht te gjitha mjetet ekzistojne per t’ia dale mbane. Ne kete artikull, kam dashur te parashtroj vetem disa hamendje, te cilat mbeshteten megjithate ne vrojtime empirike te vazhdueshme, te pasura dhe sistematike. Por qe ende nuk mjaftojne per te konkluduar.

Hamendja e pare ka te beje me nje hezitim themelor. A duhet te vazhdojme te themi se ne kushtet tona te tanishme emigracioni eshte nje burim fitimi per ekonomine kombetare, per individin qe punon, papuneson dhe jeton ne Shqiperi dhe per vete emigrantin? Kesaj pyetjeje i jepet nje pergjigje absolutisht pozitive nga llojlloj zyrtaresh te mesem qe perserisin ate qe degjojne nga shefat, nga zyrtare te larte, por edhe nga perfaqesues politike te instancave shteterore te vendit, pa folur ketu per metodologjine e dyshimte te atyre qe shpesh i ndertojne statistikat sipas interesave te propagandes ideologjike ne fuqi. A jane te gjithe keta te sigurte ne pohimet e tyre, apo vetem perserisin teza rutinore? Mos jemi perpara nje iluzioni sikurse ishim ne kohen e lulezimit te sistemi piramidal ? Mos jemi perpara nje «piramide» te re qe nen iluzionin e fitimit prodhon humbje dhe stanjacion per ekonomine kombetare, per njeriun e thjeshte qe jeton ne Shqiperi, per vete emigrantin? Nuk eshte fjala per emigracionin e vitit 1992, por per te sotmin. Mos eshte emigracioni i sotem vetem nje kusht konforti per administraten, duke mos sjelle ne thelb asgje pozitive per emigrantin, per ate qe banon ne Shqiperi dhe per vete ekonomine kombetare?

Me pak fjale: Mos jemi duke ndjekur nje karote qe e shtyn pambarimisht karroca qe e terheqim vete? Mua me duket se ne nje shkalle te madhe ne jemi duke vepruar keshtu.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2005 nė 12:30 Edit Post Reply With Quote
"MOS NA MOHONI TE DREJTAT THEMELORE"

Viti 2005 shenon 15-vjetorin e fluksit te pare te emigranteve neper ambasada. Jane plot 15 vjet qe shqiptaret enden rrugeve te botes me shpresen e nje jete me te mire, 15 vjet ku per cdo dite shqiptaret lene vendin e tyre duke e rritur konsiderueshem numrin e emigranteve neper bote, i cili vetem ne fund te viti te kaluar eshte vleresuar ne nje milion. Pra nje e katerta e popullit tone gjendet jashte territorit te Republikes Shqiptare. Ne te gjithe e kemi lene Shqiperine dhe luftojme per te arritur gjithcka sa mundim me besimin se nje dite te gjithe se bashku do te kthehemi ne Shqiperi.

Por nga shteti shqiptar, pervecse nuk na eshte ofruar asnje ndihme, per me teper jemi diskriminuar duke na u mohuar e drejta me legjitime e cdo qytetari te nje kombi, e drejta per te votuar.

Pesedhjete vjet diktatura komuniste nen emrat "tradhtare" e "dezertore" u mohoi kete te drejte shqiptareve qe ndodheshin ne emigrim, por e dinim qe ishte shtet diktatorial ku mungonte liria e fjales, e mendimit dhe e shprehjes se lire te bindjes politike. Por c'emer mund t'u veme qeverive qe jane ngjitur e zbritur ne podiumet qeveritare pergjate ketyre 15 vjeteve, pa menduar asnjehere per te drejtat tona e kur sot shqiptaret e diaspores perbejne bindshem 25 per qind te elektoratit shqiptar?

Po organizmat nderkombetare, a do t'i quanin valle keto qeveri: demokratike?

Zgjedhjet po afrojne. Ndaj te gjithe ne qe ndodhemi jashte atdheut, te gjithe ne qe n bashkon gjuha shqipe dhe emri shqiptar, pa dallim feje, krahine a bindjeje politike, pa dallim gjinie apo moshe, te kerkojme me ane te ketij peticioni te drejten tone, jo vetem si nje e drejte legjitime per te votuar, por si nje detyre ndaj atdheut, ndaj vetes, ndaj femijeve tane per nje te ardhme me te mire. Ne jemi shtetas te Shqiperise dhe duam qe qeveria e shtetit shqiptar te na mundesoje te drejten per te thene fjalen tone me vote e per kete: Ne kerkojme te na jepet e drejta dhe te na krijohen kushtet per te votuar ketu ku jetojme. Te gezosh te drejten per te votuar nuk do te thote te kenaqesh deshiren e dikujt, por te sherbesh ne interesin e te gjitheve.


kj


Cudi e madhe?

As autor, as mundesi per te firmosur.

Ideja eshte e sakte:

Cdo shtetas shqiptar pavaresisht ku jeton duhet te kete mundesine qe te votoje.

Ky eshte nje parim elementar , themelor i nje shoqerie demokratike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2005 nė 12:32 Edit Post Reply With Quote
EMIGRANTI , NJERIU PA EMER PER HIR TE POLITIKES

Kushtuar miqve te mi Kleos, Violetes dhe Vikit qe vazhdojne te vuajne vitet e emigrimit

Ishte me Gjergj Kastriotin kur shqiptaret u ndeshen per here te fundit si shqiptare, me synimin per tu zgjeruar ne kufinjte e perandorise se Bizantit e per tu bere keshtu nje nder kombet qe do te vendosnin ne historine boterore. Fundi i kesaj perpjekjeje qe kishte nisur me mbreterit ilire, epiriotet e perandoret maqedone, sot na ka lene vetem idene e te qenit me te vecantet ne bote. Pas nates se thelle otomane Shqiperia nuk u zgjua si bukuroshja e fjetur. Tokat e saj kishin "hyre ne uje" dhe popullsia ishte shperbere nga eksode drejt perendimit dhe mercenarizma jenicere drejt lindjes. Vetem gjuha dhe kujtesa e zbehte e nje kombi dikur te madh kishin mbetur ne cepin e trurit te mpire te nje kombi tashme analfabet. Prej lindjes se shtetit shqiptar akoma nuk ka ndodhur ajo rilindje kombetare qe shpresonin rilindesit tane, dhe per hir te se vertetes duhet te themi se nga ideja e nje luani u krijua nje mace e trembur e cila ne 82 vjet jete s'ka mesuar akoma as te mjaullije. Gjate periudhes ne fjale patem kater kater republika, nje mbreteri, dy luftera boterore dhe shume amulli politike e ligjore. Ashtu si dikur ketej kaluan te gjitha ushtrite qe kryenin rrugen perendim-lindje e ansjelltas, kaloi ne trurin tone cdo lloj ideologjie e majte dhe e djathte te cilat i lane mendjet e shqiptareve ashtu sic i gjeten, te fjetura. Ndersa paraqitja e Shqiperise ne bote pesoi shformimin nga nocioni gjeografik ne nje shtet pa rendesi, kurse ajo e shqiptareve nga "njerez me bisht" ne njerez ne bisht te zhvillimit europian. Gjate 15 vjeteve te fundit vetedeklarohemi ne tranzicion, i cili cuditerisht ka zgjatur sa mbreterimi i mbretit Zog ose sa 30% e sundimit te E. Hoxhes dhe rezultatet e fundit te tij jane diskutimi i statusit te veteranit te ketij te fundit, si dhe diskutimi madhor me shume vlera per perparimin ekonomiko-demokratik te Shqiperise per diten e clirimit ketu e 60 vjet me pare, kur 70% e popullsise te sotme nuk kishin pare akoma diellin me sy.

Fjala me e perhapur 15vjecarin e fundit mes shqiptareve eshte emigrimi. Kjo dukuri qe nisi ne mesin e vitit 1990 vazhdon sot me nje intensitet gjithnje e ne rritje duke i bere shqiptaret te eksplorojne boten per te gjetur vazhdimisht nje vend te ri mikprites per ta, qe te realizojne aty endrren e largimit prej atdheut ku i eshte shuar cdo shprese per nje te ardhme te sigurte. Largohet pertej kufirit, pertej detit, pertej oqeanit gjithkush qe ka nje mundesi, pa dallim shtrese dhe arsimi. Kam pasur mundesine te degjoj lloj lloj historish per arratisjet e pas 90-tes, e ne to prek nje kalvar te tmerrshem vuajtjesh. Dikush tregon sa here u perpoq te ikte por u kthye nga policia e huaj, te tjere per miq te vdekur rruges, por me e tmerrshmja eshte ajo qe me tregoi nje mik i imi ne Greqi, kur rruges gjeten nje kufome dhe ne nje cope gur shkruhej shqip, "e pickoi gjarpri, ju lutemi ta varrosni. Ne po na ndjek policia". Njemije e nje mundime per te gjetur "token e shenjte" te punesimit. Ata qe kane jetuar rradhat e gjata te emigranteve per dokumenta qe vetem ti kujtosh te rrenqethin them se me kuptojne shume mire. Aty nuk ka njerez te ndershem e te poshter, te arsimuar apo injorante, por ne nje rrjesht te mbikqyrur nga police jane vene disa qenie njerezore te quajtur shqiptare, larguar me endrra te lena pergjysem, te sigurt ne rikthimin e madh per ti plotesuar ato ne atdhe.

Te jetosh ne emigrim kupton vertete se cdo te thote atdhedashuri. Dhe emigrantet jane ata qe e adurojne Shqiperine, jo se ata qe jetojne ketu nuk e duan, por se te paret ndeshen e luftojne per dite per ta mbrojtur e per ta ngritur lart emrin shqiptar. Mirepo tek ne ekziston e thena "guri i rende ne vend te vet", atehere pse nuk kthehen te jetojne ketu ku i dhemb zemra? Arsyet qe mund te numeroje seicili praj tyre mund te jene te panumerta, por do te permblidheshin ne nje te vetme, ajo qe i largoi iu pengon kthimin shume te enderruar, dhe i ben ne endrrat e tyre te udhetojne si Odiseu, prane atdheut por pa e prekur.

Si mund te pretendohet nje kthim kur ikja eshte reklama e dites. Te riut shqiptar i reklamohet sipas rradhes vazhdimi i shkolles, kurset e gjuheve te huaja, kompjuterit, ndjekja e fakultetit dhe llotaria amerikane e kanadeze, pra me pak fjale nje tru i shendoshe per tu larguar nga Shqiperia qe te praktikoje atje ku shkon profesionin e nderuar te muratorit. Ne qofte se ne fund te shekullit te kaluar ne Shqiperi theksohej me force rreziku i emigrimit te trurit, sot eshte kaluar ne nje propagande ne te cilen emigrimi shihet si nje dicka krejt e natyrshme, dmth me pak fjale qenkemi bere pak si shume ne atdhe dhe te largohemi se keshtu e ardhmja jone eshte e garantuar. Vetem ne raste si mbytje gomonesh apo vrasje te rinjsh per motive racizmi, po ajo masmedia qe na ofron tipin e mesiperm,behet e ndjeshme dhe rreagon, ndoshta efekt lajmi, duke na kujtuar fenomenin e dhimbshem. Une nuk e perjashtoj emigrimin e shqiptareve si mundesi e rritjes se mirqenies se tyre, mirepo tipi i emigrimit shqiptar eshte nje emigrim i sforcuar, i ngjashem me emigrimet e ebrenjve kur kuptuan rrezikun qe u vinte nga nazizmi. Mirepo shqiptaret pa asnje armik fizik kercenues, pervecse varferise, braktisin atdheun duke e lene ate te mjeruar jo vetem ekonomikisht, por edhe ne aspektin e moshes, fuqise fizike, dhe intelektuale.

Kur mbarova abetaren i'u vura intensivisht leximit per te vene ne jete menjehere ate aftesi te cilen e enderroja ta fitoja qe prej moshes 3-vjecare kur ime moter filloi klasen e pare. Mes librave te bibliotekes te tim eti lexova asokohe nje titull libri qe mu duk shume qesharak "Njeriu pa emer". Mirepo ne vitet e emigracionit mesova, me shpenzimet e mia, se te humbesh e emrin eshte fatkeqesia me e madhe per njeriun. Mos mendoni se nderrova emrin sic kishin bere shume te tjere, por te shkosh diku ku askush nuk e ka idene se nga vjen e kush je, ku ti llogaritesh vetem si nje krah pune do te thote se je njeri pa emer. Sot llogaritet qe 30% e popullsise shqiptare te jene njerez pa emer, shkurt emigrante. Emigracioni aktual ishte pjelle e nje qeverisjeje te gabuar ne regjimin e kaluar, dhe vazhdon per shkak te nje tranzicioni te qeverisur keq si nga demokratet ashtu dhe nga socialistet. Por asnje fenomen nuk eshte i perhershem, dhe si i tille ka nje fund. Keshtu dhe emigracioni i sforcuar do te perfundoje nje dite, dhe njerezit, te cilet kane krijuar ato pak kushte per te mbijetuar ne Shqiperi, do te kthehen. Cdo te ndodhe atehere kur inxhinieret, mjeket, mesuesit te merzitur per vdekje me pjatalarjen do te kthehen per te vazhduar endrren e lene pergjysem? Do te jete atdheu i gatshem te hape krahet per ta, apo ne vend te tabeles "Miresevini ne Shqiperi" do lexojne "Jemi akoma ne tranzicion". Ne qofte keshtu do kemi humbur kaq dituri te vene me mund ne vite me rradhe, do te humbim cdo enderr dhe vendi do te kthehet ne nje maternitet gjigand ku prodhohen emigrante dhe do te quhet toka e namun.

Sokol Marku

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-4-2005 nė 09:29 Edit Post Reply With Quote
MARREVESHJA, KTHEHEN EMIGRANTE NGA 25 SHTETE

Tedi Blushi

Emigrantet e paligjshem shqiptare ne te 25 shtetet e Bashkimit Evropian rrezikojne tani me shume se kurre riatdhesimin e tyre. Kjo fale marreveshjes se nenshkruar ne Luksemburg mes Komunitetit Evropian dhe Shqiperise per pranimin e personave me qendrim te paautorizuar. "Emigrantet qe nuk kane apo qe kane humbur te drejten e qendrimit ligjor ne BE, duhet te riatdhesohen mbi bazen e vullnetarizmit, apo dhe te detyrimit, ne rastet kur eshte e nevojshme", thuhet ne nje nga pikat e kesaj marreveshjeje qe qysh prej 14 prillit e ne vazhdim do te jete makthi i te gjithe shqiptareve pa dokumente ne te kater anet e BE-se. Per realizimin e strategjise se hartuar per kete qellim, pare kjo ne aspektin e kuadrit ligjor dhe institucional do te kete nje pjesemarrje te drejtperdrejte te Europolit dhe Eurodrejtesise. Detyra e ketyre institucioneve do te perqendrohet kryesisht ne identifikimin e klandestineve, lokalizimin e tyre e me pas rikthimin ne atdhe. Sa i perket menaxhimit te ketij fluksi te kthyerish parashikohet qe pergjegjesine me te madhe ta kete qeveria shqiptare, e cila duhet te kujdeset per sistemimin e tyre. Kjo nenkupton se nje perparesi e menjehershme duhet t'i kushtohet hartimit te politikave te reja, kryesisht ne lidhje me punesimin dhe zhvillimin ekonomik-social te vendit, vecanerisht me venien ne levizje te kesaj kategorie. Gjithashtu ne konkluzionet e KE-se synohet te ngrihet nje rrjet nderlidhes per emigracionin. Eshte menduar te parashikohet nje mbeshtetje e zhvillimit te kapaciteteve ne regjimin e azilit si dhe kontrollit te kufijve. Keshtu pritet te kete "bashkepunim mbi ceshtjet e emigracionit me vendet qe tregojne nje bashkepunim ne zbatimin e detyrimeve mbi ceshtjet e refugjateve". Ndaj eshte parashikuar institucionalizimi i nje fondi europian per te riatdhesuarit brenda vitit 2007. Fondi do te kete ne thelb llogarine e ngritur ne fazen pergatitore. Regjimi i azilit eshte cilesuar si nje veprim i domosdoshem. Kjo per vete faktin se ne kete menyre krijohen mundesite e integrimit apo dhe te pergatitjes se dokumenteve. Firmosja e marreveshjes se ripranimit ishte nje nga kushtet fillestare te vendosura per Tiranen nga BE-ja. Megjithate per zbatimin e saj eshte lene nje afat kohor pas hyrjes ne fuqi, ne menyre qe Shqiperia te pergatise infrastrukturen e nevojshme. Gjithashtu, vendi yne duhet te firmose nje seri marreveshjesh me vendet e tjera per te bere te mundur kthimin e personave, te cilet nuk jane shqiptare. Qe prej vitit 2002, BE-ja eshte perpjekur te nenshkruaje nje sere marreveshjesh me vendet e tjera per ripranimin e emigranteve te paligjshem ne vendet e llokut europian. Marreveshjet e ripranimit, pjese te perpjekjeve te BE-se per te hartuar nje politike bashkekohore te emigracionit per bllokun europian, detyrojne vendet joanetare te bllokut te ripranojne emigrantet e paligjshem. Por, nga keto marreveshje perjashtohen ata persona qe kerkojne strehim politik ne vendet e BE-se. Marreveshja e ripranimit te emigranteve qe nuk jane te legalizuar ne vendet e BE-se ka mese 2 vite qe diskutohet mes paleve. Ajo ka jo vetem nje volum te madh, por edhe shume ceshtje delikate qe ende mbeten te pazbardhura, sic eshte kthimi ne Shqiperi i emigranteve te parregullt shqiptare qe kapen ne vendet e BE-se, apo edhe i emigranteve te tjere nga vendet aziatike ose me gjere qe kane kaluar ne Itali permes vendit tone. Para pak kohesh u hodh edhe ideja e ngritjes se kampeve te refugjateve, me financime nga BE-ja, por kjo ceshtje u shty per me vone. Bashkimi Evropian perbehet nga 25 vende dhe kjo marreveshje do te duhet, sipas procedurave, te ratifikohet ne parlamentet e te gjitha ketyre vendeve. Afati i hyrjes ne fuqi te saj mund te zgjase per pak kohe, por sidoqofte, tani emigrantet shqiptare neper Evrope jane shume me te ekspozuar ndaj kthimit ne atdhe.

Ja shperndarja e shqiptareve ne shtetet e huaja:

VENDI NUMRI

Greqi 600 mije

Itali 250 mije

Gjermani 15 mije

SHBA 150 mije

Mbreteri e Bashkuar 50 mije

Belgjike 5 mije

France 2 mije

Kanada 11.5 mije

Zvicer 1.5 mije

Austri 2 mije

Turqi 5 mije

Karakteristikat e Shqiperise si vend emigrues

- 20 per qind e popullates ka emigruar qe nga viti 1990

- Imigracioni, per me shume se gjysmen e popullates

- Dergesat e emigranteve zene 1/6 e Prodhimit te Brendshem

- Shtetet fqinje Greqi dhe Itali, gjysma e emigranteve

kj

prape nuk jepen asnje burim i shifrave.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2005 nė 07:17 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 14 Korrik 2005


TE VISH APO TE MOS VISH NE ATHE

Nga Xhevat MUSTAFA

Duke u shprehur ne menyre figurative sheshet e trageteve ne Durres Vlore, Sarande, ashtu si dhe ato te doganave ne pika tokesore, mund te quhen edhe sheshet e sikleteve dhe te marifeteve. Sidomos te huajve, qe shkelin per here te pare ne Shqiperi, duke u futur nga Durresi apo Vlora, u ben pershtypje bolleku i policeve te rendit, te sherbimit portual dhe te doganes, kontrollet e shumta e te pakuptueshme cdo 5 metra. Me pas shohin edhe cudira dhe skandale te tjera. Shohin police e doganiere me dy lloj qendrimesh, sjelljesh, fytyrash. Me disa qe njohin apo thene ndryshe, me ata te nenes, ata jane shume te sjellshem e te kulturuar. I ftojne dhe ndihmojne te kryejne pa rradhe e me operativitet veprimet rutinore ne pikat kufitare apo doganore, te dalin para te tjereve edhe me vetura e makina me te renda. Me te tjeret apo me ata te njerkes, te njejtet police e doganiere shndrohen menjehere ne fytyra te vrenjtura dhe te frikshme, ne njeres rigoroze, qe nuk lejojne t'u kalojne pa pare e kontrolluar edhe teshat intime te udhetareve, biles edhe te femrave, edhe ndonje dhurate artistike apo simbolike. Kjo panorame nuk ishte as e re dhe as e papritur, as rastesi apo nje perjashtim per plot emigrante shqiptare qe vinin, shumica nga Italia dhe te tjere nga vende te tjera, deri nga Britania e Madhe, Danimarka, Finlanda, Suedia. Shume prej ketyreve, sidomos nga (torturat( fizike dhe psikologjike te perjetuara gjate festave te vitit te ri, te pashkeve apo te pushimeve te veres,e kane perjetuar disa here dilemen (te vijne apo te mos vijne ne atdhe(.Plot mund te jene betuar te vinin sa me rralle ne atdhe, vecanerisht me vetura dhe nga portet e Durresit, te Vlores. Por malli dhe detyrime te tjera familjare dhe bisnesi, ashtu si edhe per emigrantet shqiptare ne Greqi, te lemerisur jo me pak nga pritjet me shume ore e me dite dhe nga korrupsioni i shumices se doganiereve ne Kakavije dhe Kapshtice, kane qene me te forte se kujtimet e hidhura te udhetimeve te meparshme.

Ne nje nga keto dite, mes viktimave te shumta te kordoneve policore, doganore apo financiare ne sheshin e trageteve ne Durres, ishte edhe bija e nje mikut tim. Kur doli nga trageti pas dy oresh ishte aq e lodhur dhe e revoltuar, sa harroi qe ne fillim duhej te perqafohente te atin.

-Ky nuk eshte shtet- nisi t'i fliste me zemerim te jatit, pasi u perqafuan. Une te vij me me veture? Me rrembyen 65 euro per siguracion vetem per 15 dite, sikur te mos isha shqiptare. Gjithe keto kontrollore dhe police e kane me shume hallin tek eurot qe perfundojne ne xhepat e tyre se sa ne arken e shtetit. Pastaj per 21 dite do te me duhet te paguaj 1 euro per cdo dite per qendrimin e vetures.Me sa di me kaq ju ne Shqiperi mund te beni sigurimin vjetor.

Natyrisht odisejada ne atdhe e plot emigranteve qe vine me vetura per pushime apo bisnes nuk mbaron ne sheshet e trageteve dhe ne pikat doganore. Me te dale nga portet apo pikat e kalimit kufitar ndaj targave te tyre te huaja fillon gjyetia e shtrigave nga policet rrugore, njelloj si kunder atyre te shqiptareve nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.Keshtu edhe keta, sidomos gjate muajve te veres,perjetojne shpesh dhe gjate dilemen stresuese(te vijne per pushime ne vendin ame apo te shkojne ne plazhet e Malit te Zi, te Turqise, Greqise e tj.(.Kjo dileme perforcohet edhe nga ndotja alarmante e ajrit, ujit te pijshem, te detit e te reres, nga cimet e larta ne hotele dhe restorante, shume me te larta se ne ato te Malit te Zi, Maqedonise, Turqise... D.Guma me te fejuaren erdhi nga SHBA ne mes te qershorit, pas 10 vjetesh largimi nga gjiri i familjes, per te bere se bashku me prinderit dhe te afermit e tjere ceremonine e fejeses. Erdhi me mall te madh dhe me deshiren per t'u kthyer shpesh.Por iku me vendimin per te ardhur sa me rralle qe te jete e mundur, sepse u terrorizua nga infrastruktura, nga ndotja gjitheperfshirese, nga trajtimi ne aeroportin (Nene Tereza( te Tiranes, nga pasiguria per gjithcka qe hante dhe pinte, ku shkonte dhe ku qendronte.

Terrorizimi apo persekutimi psikologjik,financiar dhe fizik i emigranteve shqiptare ne atdhe vazhdon ne komisariate policie, kur u duhet te marrin nje pasaporte te re, ne qendren e vetme te Ministrise se Drejtesise ne Tirane,per deshmite e penalitetit, te MPJ-se per legalizimin e te gjitha dokumenteve, ne zyrat e gjendjes civile, ne dyert e ambasadave per procedurat e bashkimit familjar... Sapo merret vesh se je emigrant vihesh para dy alternativash per ta marre pasaporten e re: Neqoftese nuk paguan nen dore 50-100 euro duhet te presesh nje muaj.Por neqoftese paguan e merr edhe brenda javes. Nenkuptohet se emigranti i gjore, per te mos humbur nje muaj kohe, ndoshta edhe vendin e punes, eshte i shtrenguar te hape kuleten e te heqe prej saj shumen e barabarte me rreth 3-4 dite pune apo te shpenzimeve te jeteses familjare.

Per te qene te sakte, as ne ambasadat dhe konsullatat shqiptare ne vendet ku jetojne e punojne,nuk priten me me dashamiresi, gatishmeri dhe korrektese.Edhe ne keto, per veprime rutinore konsullore e legalizuese, duhet te paguajne shume me teper se emigrantet nga vende te tjera, edhe pse paguhen po aq, apo edhe me pak.

Nenkuptohet se masivizimi i kesaj dileme mbart uljen e ndjeshme te fitimeve nga turizmi dhe kalimin e ketyre shumave ne xhepat apo depozitat e pronareve te hoteleve dhe te supermerkatove ne Greqi, Turqi, Mal te Zi,Itali,Tunizi, Egjipt... Nderkohe nga politikane dhe zyrtare te MPJ-se, te Ministrise se Ndertimit e te Turizmit,te Ministrise se Rendit etj., nuk kane reshtur deklaratat se kane bere e do te bejne gjithcka qe emigrantet te trajtohen dhe ndjehen njesoj si te gjithe qytetaret shqiptare, kur vijne ne atdhe si turiste apo si bisnesmene. Por nga te thenat dhe te berat e zyrtareve e te politikaneve emigrantet shohin ne mes dete te tere me dallge te medha e rraskapitese.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4326339 sekonda, 42 pyetje