Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KĖRKOHEN QĖNDRIME UNIKE....
Besim Krasniqi

Postuar mė 26-9-2002 nė 14:57 Edit Post Reply With Quote
KĖRKOHEN QĖNDRIME UNIKE....

PËR REALIZIMIN E SYNIMEVE TONA KOMBËTARE

KËRKOHEN QËNDRIME UNIKE TË FAKTORIT GJITHËSHQIPTAR...!



Çështja e bashkimit gjithëkombëtarë të shqiptarëve ka qenë ideal i përhershëm historik dhe synim kontinuiv i forcave të organizuara politike dhe ushtarake që u vunë vite me rradhë në shërbim të realizimit të aspiratave nacionale.

Në emër të këtyre aspiratave historia e jonë njeh shumë emra organizimesh dhe heronjësh që flijuan jetën e tyre, duke shkrirë çdo gjë për liri e bashkim kombëtar. Edhe sot e kësaj dite dëshira për t’i ribashkuar trojet etnike në një shtet të vetëm shqiptar jeton në mendjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht se ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Mirëpo, athua mjaftojnë vetëm dëshirat për realizimin e një vullneti të tillë politik të shqiptarëve? Sa janë duke bërë shqiptarët si komb për sensibilizimin e kësaj çështjeje karshi opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar?

Çfarë kanë bërë shqiptarët në këto 50-60 vitet e fundit për krijimin e një fronti të përbashkët në nivel mbarëkombëtar, si një domosdoshmëri për jetësimin e bashkimit gjithëkombëtar? A ekzistojnë projektplatforma dhe plane koncize që do të nxisnin përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes së (ri)bashkimit të shqiptarëve në një shtet shqiptar?

Nëse i hedhim një vështrim ngjarjeve politike të këtij dhjetëvjeçarit të fundit në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Mal të Zi e Kosovë Lindore, do të konstatojmë se faktori politik shqiptar është orientuar drejt krijimit të një politike disperzuar, që nënkupton se deri më sot asnjë veprim i faktorit shqiptar nuk është realizuar në bazë të një platforme të përbashkët të veprimit, në mënyrë të centralizuar nga një bazë e përbashkët vepruese.

Derisa Shqipëria përpëlitet në mjerimin e saj të pafund ekonomik dhe në një politikë servile, Kosova i ka drejtuar të gjitha forcat e saj drejt pavarësisë së saj, me gjithë problemin e Mitrovicës së ndarë dhe territorit të grabitur kufitar, ndërsa shqiptarët në FYROM, Mal të Zi dhe Kosovë Lindore vazhdojnë përpjekjet e tyre për të drejta më të zgjeruara kombëtare, por në kuadër të shteteve sllave!

Pastaj, disponimi i bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin politiko-ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në kuadër të bashkësisë së familjeve evropiane ka humbur pothuajse tërësisht. Pavarësia e Kosovës si koncept politik akoma nuk është njohur nga asnjë asociacion apo faktor vendosës ndërkombëtar, dhe ky opcion po has çdo ditë e më shumë në pengesa të ndryshme të instrumentalizuara nga Serbia dhe aleatët e saj, duke kushtëzuar një “Kosovë multientike” dhe të ndarë në «kantone» etnike.

Në trojet tjera etnike shqiptare shkalla e të drejtave nacionale është e lejuar për aq sa nuk preken interesat sllave me tendenca të vazhdueshme të ngushtimit të tyre!
Kjo pasqyrë e gjendjes së vështirë por reale e shqiptarëve kërkon që opcioni i bashkimit gjithëkombëtar të sensibilizohet sa më shumë pranë qendrave ndërkombëtare të vendosjes, si zgjidhje e vetme e drejtë e çështjes shqiptare në Europën juglindore.

Një asociacion respektivisht Shoqatë Shqiptare e quajtur “Bashkimi për Kuvendin Gjithëshqiptar” me seli në Tiranë (me z.Ibrahim Milushi-kryetar), angazhohet vazhdimisht që nga viti 1998 për mbajtjen e kuvendit gjithëshqiptar, duke gjetur përkrahje nga shumë organizata joqeveritare (diku rreth 99 OJQ) në Shqipëri, Kosovë e diasporë. Kjo Shoqatë ka propozuar që nga fillimi i aktivitetit të saj që kuvendi gjithëshqiptarë do të duhej të dilte me këto përfundime:
- Dhënien fund menjëherë të gjendjes së përçarë të faktorit shqiptar, si pasojë e luftës për pushtet dhe ndasive ideopolitike-partiake, ngase mungesa e një zëri të vetëm dhe të fuqishëm gjithëshqiptarë po e dëmton rëndë çështjen kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, gjë që kërkon me urgjencë krijimin e frontit unik gjithëshqiptar me moton “Rreth Flamurit të Përbashkuar – Një Komb – Një Zë...” si domosdoshmëri historike për t’i përballuar me sukses sfidat e imponuara;
- Bashkimi i faktorit aktiv shqiptar, i cili do të bënte aktivizimin e plotë të tëra forcave dhe potencialit gjithëkombëtar dhe do t’i vinte në funksion të drejtë të zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare;
- Kombi shqiptar, si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan dhe si komb i individit vital, nga i cili kanë dalur figura të përmasave botërore, ka manifestuar gjatë historisë së tij defekte jo të pakta në shkallën e organizimit të brendshëm shoqëror, prandaj është koha që si komb të reflektojmë drejt ndaj të kaluarës sonë, si kusht primar për ta harmonizuar drejt kurajon, vendosmërinë, përkushtimin e trimërinë, tolerancën dhe mirëkuptimin për një të ardhme më të lumtur;
- Arritjen e konsensusit të domosdoshëm kombëtar – patriotik rreth çështjes sonë nacionale, si dhe atij rreth mënyrës për zgjidhjen e saj të drejtë, definitive dhe të shpejtë;
- Bashkimi tërësor i faktorit shqiptar rreth çështjes kombëtare, jo vetëm që do ta çojë në zgjidhjen e saj, por do ta vejë kombin tonë në pozitat e partnerit të denjë në familjen evropiane dhe më gjerë. Kjo pozitë do ta detyronte Evropën dhe komunitetitin ndërkombëtar që të ketë qëndrim krejt tjetër nga ky i sotmi ndaj shqiptarëve
- Përcaktimin dhe miratimin e një platforme të vetme gjithëkombëtare për zgjidhjen tërësore, të qëndrueshme dhe dinjitoze të çështjes shqiptare në Ballkan;
- T’u dilet përpara ideve raciale, diskriminuese, fashiste, shoviniste dhe antishqiptare që vijnë nga kuzhinat e ideologjive të mbrapshta, të ndërpritet shkelja e të drejtave unviersale të njeriut dhe kombeve, nga kushdo qoftë dhe me çfarëdo qoftë preteksti qoftë, sepse ato janë të shenjta dhe të patjetërsueshme;
- Gjetjen e rrugëve dhe mundësive për bashkimin dhe mobilizimin e plotë, për herë të parë në histori të potencialit kolosal të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm për zgjidhjen e çështjes sonë, por edhe për vënien në mënyrë të sigurtë të kombit në rrugën e konsolidimit ekonomik, progresit të gjithanshëm, mirëqenies dhe prestigjit të lartë ndërkombëtar!
Në këtë kontekst, për këtë kërkohen qëndrime dhe veprime unike të faktorit politik gjithëshqiptar respektivisht të subjekteve politike dhe asociacioneve apolitike që një zgjidhje të tillë politike e shohin si akt vendimtar si dhe akt i cili sjell realitete të reja brenda procesit të faktorizimit të shqiptarëve si komb. Realizimi i këtij qëllimi madhor nuk mund të parashihet pa hartimin e një Projektplatforme (të lartëpërmendur), e cila do të ishte «produkt» i angazhimit të ekspertëve të së Drejtës Ndërkombëtare, natyrisht në bashkëpunim me akademikë të albanologjisë si dhe me veprimtarë të spikatur të çështjes kombëtare. Çdo devijim nga ideja e realizimit të këtij akti historik për kombin shqiptar nënkupton edhe vazhdimësin e një Shqipërie të dobët dhe të varur, vazhdimësinë e një Kosove multietnike, vazhdimësinë e të drejtave të cunguara kombëtare në FYROM, Mal të Zi si dhe në Kosovën Lindore.

Me nderime, Besim KRASNIQI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 26-9-2002 nė 15:28 Edit Post Reply With Quote
Jam pjotesisht dakord me ato qe parashtron Besim krasniqi me siper. I angazhuar me aksionin per mbajtjen e nje mitingu ne te gjitha qendrat ku banojne shqiptar kam patur rastin te bisedoj me shume njerez dhe ne qender ka qene pikerisht çeshtja kombetare dhe me konkretisht Pavaresia e Kosoves. Nuk mund te kete zgjidhje te çeshtjes kombetare nese nuk e shikojme kete te lidhur me statusin e Kososves. Por edhe ne kete drejtim shqiptaret (ose me mire te themi nje pjese e tyre) e kane fjetur mendjen. Ja se çmë thoshte nje miku im nga Kosova para disa diteve. Pasi i thash se kemi kete ide pra mbajtjen e nje mitingu ne perkrahje te Pavaresise se Kosoves, menjehere u tregua entuziast por pas pak shtoi : "Po ne ne Kososve kemi NATO-n kemi Kombet e Bashkuara...." Sigurisht qe Kosova ka sot Kforin, OKB e ku di une sa organizma jane futur aty. Por pas kesaj fasade eshte dhe synimi serb per ta mbajtur Kosoven pjese te Serbise, pas kesaj fasade eshte ajo mefshtesi e shtetit shqiptar per te kontribuar ne Pavaresine e Kosoves dhe rrjedhimisht fillimin e zgjidhjes se çeshjtes kombetare.
Cila do te ishte zgjidhja ne kete rast. Vetem perkrahja e nismave qe çojne drejte zgjidhjes se çeshtjes kombetare. Zbutja e divergjencave te ndryshme qe ekzistojne midis faktoreve shqiptar perball çeshjes kombetare. Nese synojme bashkim te trojeve etnike kjo nuk behet ne kurriz te te tjereve por eshte edhe nje menyre per te respektuar shqipfolesit e Ballkanit. Nese trojet shqiptare duan te bashkohen ato nuk kane se si te perbejne rrezik per te tjeret sepse edhe sikur shqiptaret te bashkohen te gjithe ne Ballkan, ata nuk e kalojne madhesin e shteteve te tjere te Ballkanit. Keshtu qe koncepti "Shqiperi e Madhe" nuk ka kuptim. Megjithate bashkimi i shqiptareve duhet te behet nen garancine e respektimit te te tjereve.
Ajet Nuro

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-2-2003 nė 20:22 Edit Post Reply With Quote
Kjo meriton pėrkrahje

Nga shkresat e më sipërme skam çka shtoj përveç se të aktualizoj këtë temë që paska mbetur shumë mbrapa në këtë odë të madhe.

Kjo është që ne shqiptarët duhet të përkrahim dhe punojmë.Nëse kërkohet një votë unë jam pro kësaj nisme.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-2-2003 nė 17:21 Edit Post Reply With Quote
Po ju tjerėt?

Nuk shoh reagime nga ju tjerët këtu!!!

Kërkoj prononcimin tuja ju lutem.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 20-2-2003 nė 18:25 Edit Post Reply With Quote
Ja pra kjo eshte tem tamam qe duhet perkrah te gjith

Perkrahi iniciativen e mesiperme plotesisht,te bashkohen njeher pra shqiptaret e te punojn sebashku me nje kok per mbar kombin,e jo si tani ku per vendime e qeshtje mbarkombetare secili punon ne menyr te vet e ndamas,pa u konsultu fare ndermes veti(d.m.th keta te Shqipris veqante Kosoves veqant po ashtu te Maqedonis e te Malit te Zi veqant)ti koordinojm punet njeher e mir e te flasim me nje ze per mbar kombin.

Te marim shembull nga serbet (ndonjeher edhe nga i keqi mesone) ketu ne kosov,asnje hap nuk e bejn pa u konsultu me Beogradin,ashtu edhe grekrit ne Shqiperi nuk bejn hap pa konsultim nga Greqia,pra te bejm edhe ne nje strategji mbarkombetare e ti permbahen te gjith.

PS:Ta e kujtojm shembullin e Skenderbeut me thuprat.

Pra keni edhe perkrahjen time te plote.

.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 20-2-2003 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
Ideja e bashkimit ka qenë dhe është e drejtë dhe e shenjtë. E përkrahi me gjithë qenien time, por si t ia bëjmë që politikanët tanë për fat të keq janë *një grusht gjin e një thes dreqen*!
Mendoj se nuk është koha që të bashkohemi me pushkë, por me politikë, diplomaci, kulturë, shkencë, tregëti, ekonomi, infrastrukturë, me një fjali, në të gjitha lëmitë e jetës.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 10-3-2003 nė 19:10 Edit Post Reply With Quote
Vall se si po i leme ne gjysme keto iniciativa dhe po kalojn ne heres.

Edhe ketu nuk u prononcua askush nga data 20 02 2003,pra po i kalojm si perngut keto tema,po i harojm shpejt.


Presim prononcimet edhe te tjerve,pra.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 11-3-2003 nė 19:57 Edit Post Reply With Quote
Do tė vij bashkimi-megjithate!

Reagimet mungojnë,por edhe nëse vonohen nuk dtth që bashkimi ynë në qëndrime unike do të mungojë.

Kam bindjen se shumë afër është dita kur shqiptarët do të kenë qënrime unike.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2599430 sekonda, 32 pyetje