burimuji
|
Postuar mė 6-7-2002 nė 14:13 |
|
|
Ēėshtja e Pronės
"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 4 - POLITIKE Korrik 6, 2002
Kryetari i Komisionit Parlamentar: E pengon dhe ligji që aprovoi PD
Braho: Leka s'i merr pronat "Ende në fuqi vendimi i Asamblesë së 1946"
al.kre
TIRANE
Leka Zogu duhet të tregojë tapitë e pronave". Kë shtu përgjigjet Spartak Braho, kryetar i komisionit parlamentar të
ligjeve dhe çështjeve kushtetuese. Ai përmend vendimin e Asamblesë së vitit 1946, që nuk është
rrëzuar.
Braho përmend se ka edhe një ligj tjetër, i dalë në kohën e qeverisjes së PD-së, që e ndalon kthimin e
pronave në rastet kur ato janë institucione shtetërore, si: spitale, shkolla, qendra kulture. Në këtë rast bëhet
kompensimi. Kështu, vendimi i Asamblesë së 1946-s nuk e njeh mbretërinë dhe i prish të gjitha marrëveshjet e
ish-mbretit Zog, si dhe i shtetëzon pronat e mbretërisë, ndërsa ligji i dalë në kohën e PD-së bën që
familja mbretërore aktuale të mos ketë shanse të mëdha për të marrë ndonjë nga pronat që ka pasur
Ahmet Zogu. "Gjithçka ndodh në këtë vend ku shkelen ligjet", thotë Spartak Braho. Duke shpjeguar si kryetar i
komisionit të ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, Braho shton se Leka Zogu mund të përfitojë ndonjë kompensim
për pronat e të atit, vetëm nëse ai ka dokumentet, tapitë e këtyre pronave, dhe i paraqet. Ky përfitim, sipas tij,
mund të ndodhë me miratimin e ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave". Leka Zogu, djali i vetëm i ish-mbretit
Zog, u kthye në Shqipëri bashkë me familjen e vet. Me kthimin e tij u hap edhe debati në lidhje me pronat që ka pasur
ish-mbreti Zog në kohën e pushtetit të tij, para se të largohej me shpejtësi nga Shqipëria, në 6 prill 1939. Me
mbërritjen në Tiranë, Leka tha se do t'i shikonte ligjet shqiptare për çështjen e pronave. Kryetari i komisionit
parlamentar të ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, Spartak Braho, duke u nisur nga ligjet që janë aktualisht në fuqi,
thotë se familja mbretërore nuk mund të marrë dot as kullën e vjetër të Ahmet Zogut në Burgajet të Matit,
nëse ajo është kthyer në një qendër kulturore, mjekësore apo arsimore (nga shtëpia e vjetër e Ahmet
Zogut, para se të bëhej mbret, kanë mbetur vetëm themelet). Braho shprehet jo shumë entuziast nëse do t'i kthehen
tokat dhe ndërtesat që thuhet se kanë qenë pronë e ish-mbretit Ahmet Zogu, djalit të tij, Leka Zogu. Kjo, sipas Brahos,
ndodh sepse Shqipëria nuk ka fonde për veten e saj dhe jo të kompensojë familjen mbretërore. Në të gjithë
vendin janë shumë ndërtesa të vjetra apo toka, për të cilat thuhet se janë prona të ish-mbretit Ahmet Zogu,
aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë shtetërore.
[Edited on 9-7-2002 by Anton Ashta]
|
|
burimuji
|
Postuar mė 9-7-2002 nė 00:58 |
|
|
Prona
"http://www.gazeta55.com/koment.htm"
Qeveria socialiste mohon themelin e demokracisë, sorollat pronarët dhe tallet me Kushtetutën
Nga Gëzim Zilja
Qeveria socialiste de fakto është antikushtetuese sepse ajo nuk ka vullnet ose nuk don ta zbatojë Kushtetutën.
Për koncepte të gabuara dhe interesa klanore shteti shqiptar po vazhdon te mos zbatoje detyrimin kushtetues për kthimin e pronës
tek i zoti, detyrim që ka filluar me "dispozitat kryesore të kushtetutës" të miratuara në 24 prill 1992, që
shfuqizuan Kushtetutën komuniste të vitit 1976. Në "Dispozitat Kryesore të Kushtetutës" përcaktohej qartë
se Republika e Shqipërisë "... njeh dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut...", "... njeh dhe
respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të se drejtës ndërkombëtare". Në paragrafin e
dytë të nenit 27 të ligjit nr. nr.7692 "Për një shtojcë në dispozitat kryesore kushtetuese" thuhet:
"Askush nuk mund të shpronësohet përveçse për interes publik dhe kundrejt shpërblimit të plotë".
Ky përcaktim në thelb është i njëjtë me nenin 1 të protokollit 1 të Konventës Europiane të të
Drejtave të Njeriut", nen që mbron të drejtën e pronës.
Në kundërshtim me këtë detyrim kushtetues parlamenti në 1993 miratoi ligjin nr.7698 dhe 7699 me të cilat pretendoi
të kthejë dhe të kompensojë pronën private që shteti i mëparshëm i diktaturës u pati marrë me
dhunë dhe pa shpërblim pronarëve të ligjshëm.
Po të zbatohet Kushtetuta është shumë e lehtë për t'u zgjidhur kërkesa e drejtë e pronarëve të
ligjshëm për të korigjuar gabimet e bëra me pronën private, në mënyrë që titujt e pronësisë
të respektoheshin në përputhje me standartin e nenit 1 të protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave
të Njeriut, pasi të njëjtat parime për pronën Kushtetuta e miratuar në 1998, i përcakton në kapitullin mbi
parimet themelore dhe në kapitullin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (nenet 4/3, 5, 17, 116/a, 122, 131/c, 145/1, 145/2,
41 dhe 181).
Fatkeqësisht të gjitha këto nene janë shkelur dhe vazhdojnë të shkelen nga maxhoranca socialiste në pushtet nga
viti 1998 e deri sot. Heshtja e tejzgjatur e institucioneve drejtuese të shtetit, për kthimin e pronës së grabitur tek i zoti,
është tregues i mungesës së vullnetit politik për respektimin e të drejtave të njeriut, një rreth vicioz
që kultivon hajdutëri, anarki institucionale dhe korrupsion ndër pushtetarët.
Shteti duhet të pranojë dhe të përballojë përgjegjësitë përkatëse për dëmtimet që u
ka shkaktuar shtetasve me veprimet antikushtetuese, të padrejta dhe kapricoze.
Nën presionin e ushtruar në nëntor 2001, qeveria ngarkoi zv.kryeministrin Skënder Gjinushi, i cili me grupin e tij të
punës ka përgatitur dy projektligje që kanë ndryshime në ligjin nr.6798 dhe në ligjin nr.6799. Këto dy projektligje
nuk përputhen me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën në fuqi, sado që klane të
caktuara që kanë përfituar nga shpërdorimi i detyrës po përpiqet t'i justifikojë këto pr.ligje OSBE,
Bankën Botërore apo me "ekspërtë" të huaj.
Analizojmë 2 pr.ligjet e paraqitur nga qeveria. Projektligji i parë përmban shtesa dhe ndryshim në ligjin ekzistues 7698 dt.
15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ishpronarëve". Ky ligj i vitit 1993 në themelin e tij është
kontradiktor, sepse neni 1 u njeh të drejtën e pronësië pronarëve për pronat e marra padrejtësisht nga regjimi i
mëparshëm, por nenet e tjera ai kufizon në mënyrë arbitrare kthimin e pronës në qytet deri në masën 1 ha.
Ky ligj që deri tani ka pësuar 21 korigjime nëpërmjet 6 ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, qeveria
kërkon ta ndryshojë vetëm për të justifikuar formalisht shkeljen e detyrimit kushtetues të nenit 181, 41/2, 122 etj dhe
të kërkesave të vëna nga KE-ja për respektimin e të drejtës së pronarëve të ligjshëm.
Projektligji i grupit të z.Gjinushi ka synuar të justifikojë situatën e krijuar deri më sot dhe ka shumë mangësi.
Kjo korigjohet nëse shtohet një nen tjetër që të përcaktojë se sipas Kushtetutës dhe konventave
ndërkombëtare, cilat janë prona nuk kthehen dhe detyrimisht duhen kompensuar. Nëse qeveria don me të vërtetë
që të respektohet e drejta e pronës ashtu siç respektohet në të gjitha vendet demokratike, ky nen duhet të
përfshijë: pronat që shfrytëzohen për nevoja publike (sipas ligjit përkatës), pronat që para vitit 1991
janë zënë me ndërtime banimi, si dhe pronat që jnë shkatërruar, amortizuar dhe janë bërë të
pakthyeshme për shkak të shfrytëzimit të tyre shumëvjeçar. Në zbatim të Kushtetutës vetëm
këto prona nuk kthehen, por kompensohen, por kjo duhet përcaktuar në ligj. Në projektligj duhet të përcaktohet afati i
përfundimit të procesit të kthimit. Që të shmanget mundësia për abuzime të tjera në dëm të
pronarëve të ligjshëm është më e përshtatshme që procesi i kompensimit fizik, të fillojë fill pas
mbarimit të kthimit dhe të mos përzihet kthimi me kompensimin. Gjithashtu, duhet shtuar nje nen që të anullojë të
gjitha veprimet me të cilat shteti pas vitit 1991, në mënyrë arbitrare duke mos pasur titull pronësie të
mirëfilltë, ka tjetërsuar pronat e të shpronësuarve, duke i shitur, dhënë me qera ose dhuruar tek persona të
tretë. Për këta persona duhet parashikuar çdëmtim ose kompensim nga ana e shtetit. Projektligji duhet të
përcaktojë qarqe që komisioni i kthimit të pronave të shqyrtojë dokumentat e pronësisë të para vitit 1945
dhe dokumentat e rrjedhura prej tyre nëpërmjet blerjes, dhurimit dhe trashëgimisë dhe të shpalle pavlefshmëri për
ato raste ku prona u është dhënë personave të tretë jashtë kritereve të nenit 41/2 të Kushtetutës
dhe standarteve europiane. Përndryshe, diktatura është shndërruar në anarki dhe hajdutëri dhe çdo investim
që bëhet në Shqipëri është i pasigurtë, sepse është në kundërshtim me nenin 1 të
protokollit 1 të Konventës. Me këtë legjislacion investimet e huaja private nuk mund të futen dhe njëkohësisht
institucionet shtetërore shkelin detyrimet kushtetuese.
Mungon gjithashtu një nen që sipas rastit të zhdëmtojë personat e tretë për shpenzimet që ata në
mirëbesim mund të kenë bërë në tokën e pronarit, në raste kur kjo ka ndodhur nga zbatimi korrekt i
legjislacionit të gabuar, miratuar pas vitit 1991, siç është dhe ligji 7698 etj.
Në projekligjin e paraqitur nga qeveria, neni 13 që ndryshon nenin 16 ekzistues, të ligjit 7698 thotë:"Kur toka
është e zënë me ndërtime të përhershme, pronarët kompensohen deri në kufijte e shpronësimit në
mënyrat e mëposhtme..." Në mendësinë e grupit qeveritar të punës, mungon ndarja se cilat janë pronat ku
pronar është shteti dhe cilat janë pronat private, që për arsyet e njohura të mentalitetit komunist, shteti i mori dhe i
emërtoi "pronë shtetërore". Me këto projektligje grupi i punës i kryesuar nga zv. kryeministri S. Gjinushi,
kërkohën të ruhet gjendja e krijuar në favor të personave të tretë (rikujtojmë se edhe kontrolli qeveritar
tregoi se këto prona përgjithësisht në qytete kryesore dhe në bregdet, janë grabitur nga oligarkia në pushtet,
"Banda e tokave").
Nëse ndërtesat (të përhershme apo të përkohshme) të ngritura në tokën që i është grabitur
pronarit, tani nuk shfrytëzohen për nevoja publike dhe jane privatizuar, e drejta e privatizimit të ndërtesës nuk mund
t'i mohohet pronarit të tokës, siç është bërë deri tani, ndërsa sipas nenit 13, Qeveria nëse me
të vërtetë don të zbatojë të drejtën e pronës, kompensimin përkatës duhet t'ia japë
personave të tretë.
Neni 14 i projektligjit të qeverisë ndryshon nenin 22 të ligjit ekzistues vendos afate arbitrare të cilat dhunojnë të
drejtën e pronësisë. Ky nen i referohet vendimeve të KKKP-ve për kthim dhe kompensim, kur dihet se KKP, AKP dhe KRRT-të,
kanë shërbyer dhe po vazhdojnë të shfrytëzohen si mekanizma për të vjedhur shqiptarët dhe kjo linjë e
gabuar tashmë duhet ndërprerë.
Projektligji tjetër që i përket kompensimit dhe përcakton disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 7699 dt. 21.4.1993
"Për komensimin në vlerë ose në troje të ish pronarëve të tokave bujqësore, kullotave..." Ky ligj
në këto 9 vjet ka pësuar 21 korigjime nëpërmjet 1 dekreti dhe 2 ligjeve të mëparshme.
Ky projektligj po ashtu është antikushtetues dhe synon të maskojë anarkinë e Piramidës së Pronave", anarki nga
e cila përfiton oligarkia në pushtet por po e vuan populli shqiptar. Dihet se 14% e fshatarëve në vitin 1946 kanë qenë
pa tokë por që tani me lëvizjet e popullatës nga ato familje nk dimë nëse gjysma e tyre ka mbetur apo jo në fshat.
Këtyre familjeve shteti ka të drejtë t'i japi tokë bujqësore nga pjesa e tij ashtu siç vepronte shteti edhe
në kohën e Zogut. Për atë pakicë familjesh që nuk ka tokë ose ka pak tokë ose dëshiron të ketë
më tepër tokë, gjendjen e rregullon menjeherë tregu i shitblerjes së tokës apo dhënia në përdorim prej
pronarit të ligjshëm dhe kjo bëhet e mundur vetëm pas kthimit të pronës tek i zoti. Një shtet demokratik duhet
të ndërhyjë si mekanizëm rregullues por kurrësesi një shtet demokratik nuk mund të sillet si pronar me pronat e
grabitura nga diktatura ashtu siç është bërë deri tani dhe siç po synohet me këto dy projektligje.
Neni 7 i projektligjit, ndryshon paragrafin e dytë të nenit 7/1 të ligjit ekzistues duke kthyer deri në 1 ha.
Ky është një arbitraritet për pronarët e zonave turistike bregdetare që kurrsesi nuk mund të pranohet nga
bregdetasit. Eshtë qëndrim i papërgjegjshëm heshtja e qeveritarëve ndaj protestave masive të bregdetasve, të
cilët i kanë deklaruar publikisht qeverisë se ata do të fillojnë veprimet për t'i marrë vetë pronat e
tyre të ligjshme. Që të rregullohet gabimi në nenin 7 të projektligjit të z.Gjinushi mjafton që paragrafi i
dytë i nenit 7/1 ekzistues të anullohet dhe nuk ka nevojë për asnje shtesë tjetër. Asnjë qeveri dhe askush nuk ka
të drejtë të verë kufizim në masën e kthimit të pronës private të lirë ose të zënë,
pavarësisht nga zëri kadastral i pronës siç është rasti i pronave të lira që ndodhet në zonën
turistike dhe që pëlqehen prej oligarkisë në pushtet. Ky nen është tallje me Kushtetutën, se në emër
të Kushtetutës ligjërohet dhuna shtetërore mbi pronën private, mentalitet dhe praktikë që ka filluar me vendosjen e
diktaturës që pas vitit 1945 dhe vazhdon edhe tani ku pushteti vazhdon të jetë i pakufizuar nga ligji.
Neni 8 i projektligjit ndryshon nenin 8 të ligjit ekzistues si vijon"... pronarët e tokës bujqësore përfitojnë
kompensimin të plotë në vlerë ose kompensimin fizik për sipërfaqet deri 50 ha". Lind pyetja përse nuk kthehet,
por kompensohet dhe kush do ta përcaktojë evazivitetin e fjalës "ose"? Në rastin e kompesimit në cilat prona do
të bëhet ky kompesim fizik, në pronat ku vetë shtetio është pronar i mirëfilltë, apo me pronat që shteti
i diktaturës u mori padrejtësisht pronarëve dhe i emërtoi "pronë shtetërore" dhe kështu disa pronarë
të ligjshëm të futen në konflikt me disa pronarë të tjerë gjithashtu të ligjshëm. Kujt i shërben
platforma: Shqiptarët kundër shqiptarëve?!
Zgjidhja e problemit të pronës që po trumbetohet si shumë i ngatërruar është e thjeshtë, pa faturë
ekonomike ose me kosto shumë herë më të pakët nëse grupit të punës dhe "ekspertëve" të
huaj do t'i vihet detyrë të zbatojë kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, duke kërkuar një zgjidhje
definitive dhe jo nën andrim afatshkurtër të situatës ekzistuese.
Pa pronë nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka as demokraci edhe pse treguesit e zhvillimit makroekonomik që janë raportuar deri tani nga
qeveria dhe FMN e kanë parqitur gjendjen sikur Shqipëria është për t'u marrë si shembull pozitiv ndër të
gjitha vendet e Europës juglindore.
Çështja e pronës që është një kusht për të filluar procedura e asocimit në BE (letra e zotit
Priebe, drejtor i departamentit për Europën Juglindore dhe Ballkanin pranë KE).
Shqipëria po mbahet peng prej disa politikanëve ndikimi negativ i të cilëve po bën që ekonomia e vendit do vazhdojë
të vuajë dhe të mbetet në rreth vicioz që kultivon korrupsion dhe krim të organizuar. Faktori ndërkombëtar dhe
veçanërisht ekspertët e huaj duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të mos justifikojnë
këtë situatë që ka krijuar papërgjegjshmëria e qeverisë socialiste.
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 27-9-2002 nė 07:26 |
|
|
Ceshtja e Prones
Atdheu është atje ku është prona
Nga Bamir Topi
Interpelanca me debat e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me çështjen e administrimit ligjor të
pronës shtetërore, ndoshta përbën sot shqetësimin më madhor të njerëzve të edukuar për të
qenë qytetar civil, të bindur para ligjit deri në dëshpërim, ndonëse kanë provuar dhe vazhdojnë të
provojnë në mënyrë sistematike dhunimin ekonomik, psikologjik e moral nga strukturat e shtetit dhe individë të
veçantë, spekullative e hajdutë, falsifikatorë dhe prepotentë që po shqyejnë pasurinë e mbetur pronë
kombëtare, që të kujton ndarjen e trofeve të çetave të kaçakëve të shekullit 18-të.
Tashmë jemi të detyruar ta pranojmë pa më të voglin ekuivok, se çështja e pronës në Shqipëri
është kompromentuar rëndë, duke e konsideruar si krizën më të madhe që kalon vendi, kriza, e cila prej vitesh
është futur në shtratin e një rrjedhje kronike me një ndikim të fuqishëm negativ në të gjitha strukturat
e shoqërisë shqiptare, në një situatë, e cila nuk ofron asnjë shenjë optimizmi si për zhvillimin e
kapitalizmit në Shqipëri si dhe për mos implikimin deri në faj të strukturave shtetërore apo pushtetit gjyqësor.
Tjetërsimi i pronave publike në interes të individëve qofshin këta në shtet apo pushtet, përbën sot shfaqjen
më të hapur të korrupsionit, metastazat e të cilit sot i konstatojmë në nivel qëndror dhe lokal, të cilët
duke shkelur rëndë kuadrin ligjor të miratuar nga ky Kuvend, po abuzojnë dukshëm me interesat legjitime të
pronarëve për tu kompensuar në pronë publike.
Mjafton tu paraqes me këtë rast se, në vitin 1990 sipërfaqja totale e tokës së shfrytëzueshme ka qenë 704 000
ha tokë ose 311 000 ha tokë më shumë se në vitin 1938.
Sot në fundin e vitit 2002, Komisioni Parlamentar dhe Kuvendi nuk marrin një përgjigje të saktë se sa tokë, pronë
shtetërore ka mbetur në dispozicion për kompensim.
Nuk kanë kalur shumë nga dita kur qeveria në programin e saj, sillte objektivat politike me mashtrim demagogjik të radhës
lidhur me kompensimin fizik e financiar dhe në momentin që i bëhet pyetje, sa tokë është në dispozicion sipas
statistikave shtetërore, askush nuk përgjigjet, duke të krijuar idenë që gjithçka mbetet kaotike në administrimin
e pronës publike.
Kur i bën pyetjen tjetër sa është vlera e kompensimit financiar, të përgjigjen që minimalisht duhet 1 miliard USD,
shifër kjo marramendëse për një qeveri, që vetëm defiçitin buxhetor, vjetor e ka në miliona dollarë.
Për të lënë disi mënjanë paaftësinë qeveritare apo devijimin e qëllimshëm të informacionit
zyrtar që nuk ka asnjë lidhje reale me terrenin, vendimi i qeverisë shqiptare të datës 28 gusht 2002 për ti njohur
të drejtën kreut të ekzekutivit për tjetërsimin e pronës shtetërore, bie ndesh me nenin 3 të ligjit 8337
të datës 30.4.1998 ligji në të cilin thuhet se toka bujqësore, pyjore, livadhe e kullota pronë shtetërore nuk mund
të tjetërsohen deri në kompensimin e ish-pronarëve.
Shqipëria është e vogël për të marrë vesh nga burime alternative informacioni se çfarë ndodh me
pronë në realitet, se cili nga burimet e informacionit shtetëror është ireal dhe i deformuar qëllimisht.
Si mund të ndodhë ndryshe kur spekulatorët e strukturave përgjegjëse për këtë problem njohin në detaje
parcelat e pazareve të ndyra dhe nga ana tjetër protagonistët e përmirësimit ligjor, gjë që përbën
paradoksin në këtë drejtim.
Duke iu referuar studiuesit më të shquar të reformës së tokës Maslynkov dhe realitetit të pronave në
Shqipëri se, ka diçka më të keqe se kriza, i cili është kaosi, duhet të vendosim rrugëzgjidhjen më
të përshtatshme për të superuar krizën.
Së pari: Grupi Parlamentar i PD i bën apel Kuvendit të frenojë ekzekutivin shqiptar në deformimin e kuadrit ligjor të
cituar më sipër, duke pezulluar urgjentisht të gjitha proçedurat e kalimit të pronës shtetërore tek të
tjerët, deri në përfundim të ligjit të ri të kompensimit të pronave.
Së dyti: Ne shprehimi qartë dhe pa asnjë ekuivok për një rehabilitim real të pozicionit të pronarëve që u
konfiskuan brutalisht në vitin 1946.
Së treti: Ky parlament të nxisë ekzekutivin dhe institucionet që të japin zgjidhjet definitive të kompensimit,
kësaj aspirate të gjerë të njerëzve që ndonëse të nëpërkëmbur nga shteti dhe pushteti ka mbetur
në kontigjentin më fisnik të shoqërisë shqiptare.
Pa pronë individuale të ligjshme zbehen nocioni i atdheut dhe i patriotizmit të lidhur me të.
Jo rastësisht, latinët në themel të terminologjisë që karakterizon pronën e atdheut kanë të
njëjtën rrënjë fjale, Partia Patrimonio; çka do të thotë se atdheu është aty ku është dhe
prona.
Fjala e mbajtur në seancën parlamentare të së martës
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 27-9-2002 nė 07:27 |
|
|
Ish - komunistët, pronarë në pronat e të tjerëve
Nga Jemin GJANA
E kërkuam këtë debat parlamentar për të realizuar bllokimin e përkohëshëm të tjetërsimit dhe
dhënies me qera të pronave disponibël shtetërore, sepse kemi mendimin se paaftësia, demagogjia, interesat e mafies të
tokave dhe të trojeve, e pse jo dhe konceptet ideologjike e kanë shoqëruar dhe po e shoqërojnë çdo ditë procesin
e kthimit dhe kompesimit të pronave.
Jam i bindur se në legjislativin dhe ekzekutivin shqiptar ka një shumicë njerëzish që nuk e honepsin dot dhënien e
pronave pronarëve. Shumë prej tyre i mundon në shpirt rikthimi i klasave të përmbysura sipas konceptit komunist.
Eshtë i rëndë dhe i trishtueshëm realiteti i sotëm shqiptar, kur sheh mijëra komunistë të përbetuar
kundër prones private për gjysëm shekulli dhe mijëra lumpenproletarë të avangardës së revolucioneve me
armë të jenë sot pronarët më të mëdhenj të vendit, dhe mijëra pronarë legjitime me gisht në
gojë.
Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave përveç mangësisë të kuadrit ligjor ka dhe një mungesë të
plotë transperence.
Nuk është detyra ime si deputet, por detyrë e qeverisë shqiptare, dhe parlamenti këtë duhet ta kërkojë me
insistim, që të bëjë publike listën e plotë të individëve, kompanive private vendase apo të huaja,
që mbi pronat e të tjerëve, apo mbi pronat e shtetit kanë ngritur masakrën urbane në Shqipëri, kanë
ndërtuar ose kanë rrethuar për ndërtim mijëra ha tokë e troje në qytete, në bregdet, në zona urbane e
suburbane etj., transparenca për këtë problem duhet të vërtetojë publikisht në se janë tjetërsuar dhe
në favor të kujt janë tjetërsuar sipërfaqet e Velipojës, Shëngjinit Kunës, Shkëmbit Pëllumbave,
brigjet në Durrës, Kavajë, Vlorë në Breg etj.
Akuzat vetëm në gazeta e në salla mbledhjesh skanë asnjë vlerë.
Dhe ky proces vazhdon me shpejtësi dhe ritëm të lartë për çdo ditë, me qëllim që derisa parlamenti
të përfundojë përmirësimin e kuadrit ligjor për kthimin dhe kompensimin e pronave, asgjë të mos ketë
tepruar. Kjo ka brenda përveç interesave mafioze të përfitimit edhe një synim krejt të qartë politik: pushteti i
sotëm kërkon të përjetësojë veten, duke bërë pronarë të Shqipërisë mbështetësit
e vet. Kjo është e lexueshme.
Në kontekst juridik qeradhënia nuk konsiderohet tjetërsim i pronës disponibël shtetërore, por në konteksin logjik
të lidhur me kthimin dhe kompesimin e pronave, dhënia me qera për 10, 30 apo 99 vjet përbën tjetërsim, sepse procesi i
kthimit dhe kompesimit të pronave nuk mund të zgjasë 99 vjet.
Problemi i kthimit dhe kompensimit të pronave, i mbetur pazgjidhur ka katër pasoja themelore negative:
Eshtë pengesa më e madhe e frenimit të ekonomisë së tregut në vend.
Eshtë gozhdë në trupin e shoqërisë shqiptare që pjell çdo ditë konflikte të reja.
Mohon të drejtat e pronarëve legjitime në kundërshtim me frymën e konventave botërore për të drejtat e
pronësisë dhe frymën kushtetuese të vendit.
Rrit për çdo ditë koston financiare të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, veçanërisht në kushtet kur
shteti tjetërson përditë pronat dhe çmimet e tregut të tyre kanë indekse rritje shumë të mëdha.
Për çdo m2 tokë disponobël shtetërore që tjetërsohet çdo ditë shteti dhe shoqëria shqiptare,
sipas kushtetutes aktuale, duhet të paguajnë si kompesim financiar prej 100 deri 300 dollarë.
Cilat janë problemet që duhet të zgjidhim administrativisht me përparësi deri sa të hyjë në fuqi ligji i ri
integral, me përmirësimet e nevojshme, për kthimin dhe kompensimin e pronave:
Parlamenti ti kërkojë qeverisë shqiptare listimin e të gjithë personave fizik dhe juridik që kanë përfituar
troje dhe toka bujqësore me vendime administrative e gjyqësore pa qenë pronarë të mëparshëm. Këtu sbëhet
fjalë për të listuar ata që kanë marrë tokë nga ligji 7501.
Organet qendrore dhe lokale të qeverisjes të analizojnë me përgjegjësi punën e strukturave që merren me procedurat
e tjetërsimit të pronave dhe të largojnë prej andej elementet e korruptuar dhe mafioz, si dhe të denoncojnë në
drejtësi të gjitha rastet e abuzimeve. Vlen të theksohet se strukturat që janë marrë e merren me tjetërsimin e
pronave, janë sot më të korruptuarat dhe më të kriminalizuarat, dhe janë në shërbim të klaneve në
pushtet.
Organet e qeverisjes qendrore dhe lokale të bllokojnë përkohësisht tjetërsimin e pronave disponibël shtetërore dhe
dhënien e tyre me qera deri sa të dalë ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Të bëhet saktësimi urgjent i evidencave për sasitë dhe vendndodhjen e trojeve dhe tokave disponibël shtetërore
që do përdoren për kthim e kompensim.
Të urdhërohet hartimi i hartës së çmimeve të tregut për trojet dhe tokat, qoftë dhe me vlera të
përafruara, që do të shërbejnë për të fiksuar në ligj kriteret e kompensimit financiar dhe madhësinë
e tyre.
Të bëhet saktësimi i pronave të pretenduara nga komunitet fetare dhe familja mbretërore.
Të përshpejtohet puna në komisionin e posaçëm parlamentar për kthimin dhe kompensimin e pronave, për hartimin e
ligjit të ri të përmirësuar për këtë qëllim.
Fjala në debatin parlamentar të së hënës për pronat
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-10-2002 nė 08:01 |
|
|
Nano: "Kompensim per te gjithe pronaret"
Kryeministri Fatos Nano deklaroi nje kompensim te dyfishte per pronaret e tokave. Para anetareve te kryesise se Partise Socialiste dje, Nano premtoi
nje zgjedhje te qendrueshme per ceshtjen e pronave, e cila do te mbylle te gjitha ekuivoket e dhjete vjeteve te fundit te tranzicionit, por edhe
kontestet e ardhshme qe mund te kete."Eshte me rendesi historike per kete proces te rikonfirmohet konsensusi politik kombetar i vitit `91",
deklaroi Nano. Keshtu do te krijohet "nje situate e qete edhe ne tregun e pronesise per token". Kjo gje do te nxise te gjitha investimet e
huaja dhe te brendshme ne tregun imobiljar. Nano vleresoi pa paragjykime bashkepunimin e pozites me opoziten edhe per ceshtjen e pronave. Ai i kerkoi
pozites, "te njejtin nivel te pergjegjesise dhe bashkepunimi per te kuptuar se nuk eshte praktikisht e mundur qe cdo padrejtesi te 50 apo 60
vjeteve te fundit te zgjidhet me nje apo me disa akte ligjore". Socialistet do te zbatojne te gjitha detyrimet kushtetuese ndaj pronareve te
tokave, por "pa kryer shkelje kushtetuese ndaj regjimit te instaluar tashme, mbi te cilin bazohet i gjithe sistemi i stabilitetit kombetar te
ekonomise dhe te shoqerise". Kryetari i socialisteve kerkoi dje qe te "korrigjohen sa te jete e mundur padrejtesite historike", lidhur
me problemin e tokave. Per kete nuk duhet te kete asnje nxitim nga te gjitha palet pjesemarrese ne kete proces. Nano preku edhe problemin e pronave te
Zogut, per te cilat tha: "Ne, si maxhorance, nuk kemi ndonje kontest qe familja e ish-mbretit te trajtohet si te gjitha familjet e tjera
ish-pronare, pra, duke ndare mbretin nga mbreteria dhe trashegimtaret e mbretit nga trashegimtaret e shtetit". Nano kerkoi qe te mos preket
vecanerisht ligji 7501 per token i miratuar ne vitin `91, i cili gezon konsensusin e te gjithave forcave politike. Ky ligj s'ka nevoje per
abrogim, apo per ndryshim ne substance, sipas kreut socialist, sepse prekja e tij do te sillte pasoja te medha ne jeten e vendit.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 2-10-2002 nė 07:29 |
|
|
PS ndez dritën jeshile për pronat e Leka Zogut
--------------------------------------------------------------------------------
al.kre
TIRANE
Familja mbretërore do marrë pronat. "Si gjithë qytetarët e tjerë", ky është qëndrimi i Kryeministrit
Nano dhe PS. Pasardhësit e ish-mbretit Zog pritet që të bëhen pronarë të tokave apo ndërtesave që Ahmet
Zogolli kishte para se të shpallej mbret.
Qeveria e drejtuar nga socialistët pritet që të mos njohë asnjë nga pronat që ish-mbreti Zog fitoi pasi hipi në
fronin mbretëror shqiptar. Kryeministri Fatos Nano duke folur dje në lidhje me çështjen e kthimit dhe të kompensimit
të pronave tha se "ne si maxhorancë nuk kemi ndonjë kundërshtim që familja e ish-mbretit të trajtohet si të
gjitha familjet e tjera ish-pronare, duke ndarë mbretin nga mbretëria dhe trashëgimtarët e mbretit nga trashëgimtarët e
shtetit". Kryesisë i është paraqitur një platformë nga ana e ish-ministrit të Financave, Anastas Angjeli. Ky i
fundit në cilësinë e kryetarit të Komisionit për politikat ekonomike brenda PS, ka propozuar që familjes mbretërore
t'i kthehen vetëm pronat që njiheshin si personale të Ahmet Zogollit dhe jo ato që njiheshin si prona mbretërore më
pas. Nano çështjen e kthimit të pronave të familjes mbretërore e diskutoi dje, ndërsa po merrej vendimi politik
për ligjin e pronave. Kryesia e PS mori dje vendimin për miratimin e këtij ligji, i cili është duke u diskutuar në
komisionet dypalëshe ngritur qëllimisht për këtë problem. Nano tregoi vizionin e qeverisë në lidhje me
këtë ligj. Ai tha se do të bëhet çështë e mundur në mënyrë që të rregullohet një
padrejtësi 50-vjeçare. Nano tha se, ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave duhet që të ketë konsensusin
politik të të gjitha partive. Ai garantoi që në asnjë rast nuk do të preket ligji i miratuar më 1991 për
ndarjen e tokave sepse në të kundërt do të shkaktoheshin probleme të mëdha. "Nuk do të preket sistemi aktual i
pronësisë", tha Nano. Ideja e qeverisë së re në lidhje me këtë ligj që duhet të ishte miratuar me
kohë, konsiston në kompensimin fizik dhe financiar të ish-pronarëve. Nëse pronat e tyre nuk mund të kthehen më tek
ish-pronari për shkak se mbi të ka ndërtime për interes publik, atëherë shteti do t'i kompensojë me toka
që janë pronë e tij ose me para në dorë.
gsh
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 4-10-2002 nė 14:53 |
|
|
Parlamenti miraton rezolutën për kthimin dhe kompensimin e pronave
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje në seancë plenare rezolutën me anë të së cilës, qeveria shqiptare
detyrohet të ngrijë procedurat, të cilat bëjnë të mundur dhënien me qera të tokave dhe pronave, të cilat
janë në dispozicion të ish-pronarëve, për kompensimin, si dhe tjetërsimin e tyre. Në rezolutën, e cila
është iniciuar nga një grup deputetësh të opozitës dhe është miratuar me konsensusin e të gjitha forcave
politike, gjatë takimeve që kanë pasur këto të fundit me përfaqësuesit e tyre në komisionet parlamentare,
thuhet se "Për nga informacioni që i është bërë Kuvendit, si dhe debati i zhvilluar, konstatohet se ka vonesa
në hartimin e ligjit përfundimtar për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ka patur gjithashtu, raste të moszbatimit të nenit 3
të ligjit nr. 8337, dt 30. 04 1998, për mostjetërsimin e tokave bujqësore, pyjore livadheve dhe kullotave, deri në
kompensimin e ish-pronarëve". Gjithashtu, rezoluta i drejtohet edhe komisionit të posaçëm parlamentar, të ngritur
për çështjen e pronave, të përshpejtojë hartimin e projektligjit për pronat, i cili shmang abuzimet e vëna
re nga procesi i tjetërsimit të tokave, të cilat janë vënë në dispozicion të ish-pronarëve të prekur
nga reformat në shpërndarjen e tokave, me kompensimin e tyre në toka bregdetare, etj. Në të njëjtën kohë, me
anë të rezolutës, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare dhe organeve të qeverisjes vendore që
deri në hartimin e projektligjit të ri, të ndërpresë tjetërsimin dhe dhënien me qera të pronave
disponibël shtetërore, me përjashtim të rasteve kur vepron ligji që ka të bëjë me shpronësimet publike.
Në votim morën pjesë shumica e deputetëve të parlamentit, dhe projektrezoluta u miratua me shumicë absolute votash.
Në përfundim të seancës, deputeti i Partisë Demokratike Jemin Gjana, i kërkoi kryetarit të Kuvendit Servet
Pëllumbi, që rezolutën në fjalë të votuar nga parlamenti shqiptar, t'ia përcjellë të gjitha organeve
ekzekutive qendrore dhe vendore, me qëllim që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm në letër dhe komunat e bashkitë
e rretheve, të mos informohen për përbërjen e saj vetëm nëpërmjet medias.
Eva Gjura
55
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 6-10-2002 nė 16:44 |
|
|
Pronat në gijotinën e korrupsionit
--------------------------------------------------------------------------------
Andrea STEFANI
T'i kthehen apo mos t'i kthehen pronat familjeve të shpronësuara nga komunizmi? Kjo dilemë hamletiane nuk ka më një
përmbajtje ideolo-gjike. Madje qëndrimet e ndryshme nuk burojnë as nga nevoja politike. Sepse 10 vjet më parë,
shqiptarët, kush me qejf e kush pa qejf, iu bindën vullnetit të historisë për të braktisur sistemin komunist dhe
për të ndërtuar një sistem të bazuar në pronën private. Nuk ka më parti me peshë që janë
kundër (ose të paktën nuk shprehen hapur) pronës private. Atëherë cila është ajo forcë që e pengon
korrigjimin e një krimi të kryer nga komunizmi? Cila është ajo forcë që i bën partitë - pavarësisht nga
ngjyra - të çirren për të drejtat e pronarëve kur janë në opozitë, dhe t'i tradhëtojnë ato
sapo vijnë në pushtet? Kjo forcë është korrupsioni. Ndërsa në fillimet e shekullit të kaluar pronarët
shqiptarë i trembeshin fantazmës së komunizmit, sot, në fillimet e shekullit të ri, ata po tmerrohen akoma më keq nga
fantazma e "KORRUPSIONIT". Ndaj edhe rikthimi i të drejtës së pronës është në fakt, një luftë e
ashpër mes drejtësisë dhe korrupsionit. Akti i parë i komunistëve pas ardhjes në pushtet ishte kryerja e një
shpronësimi të thellë të pronarëve në fshat e qytet. Pa këto shpro-nësime komunizmi nuk do të ishte
komunizëm ndërsa marrja e pushtetit me armë vetëm një bonapartizëm i rëndomtë. Xhveshja e pronarëve me
ligjet e diktaturës, shkelja e shenjtërisë së pronës private u bë thelbi i atij procesi që u quajt revolucion
popullor.
Ndaj hapi i parë pas rënies politike të komunizmit duhej të qe rikthimi i pronave të grabitura. U shpresua, u tha, por nuk u
bë kështu. Përse?
Në fillimet e tranzicionit ndrojtja për korrigjimin e plotë të krimeve të kryera mbi pronën kishte më shumë
shkaqe politike. Partitë i trembeshin zemërimit fshatar, tregues ky që flet se nuk ishte vetëm populli që nuk e kuptonte ende
thelbin e sistemit të ri që brohoritej nëpër rrugë. Më shumë se rivënia në vend e të drejtës,
politikanëve i duheshin votat. Të gjithë thërrisnin poshtë komunizmi ndërkohë që po ata vetë, nuk
mendonin të kurohej masakra e tij në fushën e pronësisë. Frut i këtij mentaliteti qe konsensusi PD-PS për dy ligje
që njihnin vetëm në formë mjaft të kufizuar të drejtat e pronarëve të grabitur. E megjithatë, edhe pse
të cunguar, këto ligje nuk janë zbatuar ende. Pushtetarë e parlamentarë vazhdojnë të justifikohen me pasoja
fatalitetesh historike të pakthyeshme, me pamundësira të llojeve të ndryshme. Madje disa fshihen edhe prapa Kushtetutës. Por
nëse ka një akt që mbështetet plotësisht nga fryma e Kushtetutës së Shqipërisë, është
pikërisht kthimi i plotë i pronave të rrëmbyera nga komunizmi. Ndërkaq, kundër frymës së Kushtetutës
është vetëm procesi i grabitjes së tokave që tashmë është shndrruar në një epidemi.
Mohimi i Pronës si Korrupsion
Ndryshe nga fshati, ku kthimi i plotë i tokave ish pronarëve shfaqej - në pikëpamje sociale - më i komlikuar por jo i
pamundur, ajo që demaskon mungesën e plotë të vullnetit për korrigjimin e një padrejtësie historike është
këmbëngulja për moskthimin e pronave në qytete. Dhe nuk është çështja se "e majta" s'do dhe
"e djathta" do. Konservimi i për më shumë se 10 vjet i krimeve komuniste mbi pronën është vënë
në shërbim të korrupsionit. Janë të korruptuarit në pushtete e biznese që në aleancë mes tyre nuk mund
të duan rivendodjen e drejtësisë. Pse? Sespe prona "publike" e trashëguar nga komunizmi po vidhet, grabitet për
pasurim korruptiv nga segmente të ndryshme të pushteteve, kontrabandës dhe mafias. Nën komunizëm prona private ra në
duart e shtetit. Nën "demokraci" prona private po bie në duart e brigantëve, trafikantëve, mafiozëve. Mbi
këtë pasuri, mbi këtë pronë të zezë "private", Shqipëria, ose më mirë politikanët e
saj, pretendojnë të ngrenë demokracinë! Por dihet se mbi të tillë themele mund të ketë vetëm plutokraci.
Një lloj surrogatoje e "demokracisë" e ngjashme herë me komunizmin, klanizmin e herë fashizmin dhe në të
cilën, demokracia është vetëm një imazh, një reklamë.
Dje masakruar nga komunizmi sot nga korrupsioni. Ky është fati i pronës private të shpallur, e shenjtë, në
Kushtetutën e Shqipërisë. Vërtet ajo, prona, është një shenjt, por një shenjt i kryqëzuar nga të
korruptuarit.
Kalbësia është aq e thellë sa vjedhien nëpërmjet dhënies "me qera" e ka denoncuar edhe vetë gazeta
"ZP". Ajo ka bërë publike manipulimet me tokat në të gjithë vijën bregdetare "në zonat më
të spikatura turistike, si në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës (Golem), në zonën turisitike bregdetare të
Vlorës, Sarandës, në zonën e Korçës, në Tiranë". Për më shumë se një vit vetë
gazeta e pushtetit po denoncon se "vetëm me një firmë të njerëzve të papërgjegjshëm, me mijra
hektarë tokë shtetërore në bregdet janë tjetërsuar, duke u kthyer në tokë truall dhe duke kaluar në
mënyrë të paligjshme në duart e njerëzve të paligjshëm". Çfarë është bërë dhe
ç'do të bëhet për të ndëshkuar këtë masakër? Këto akuza janë në harmoni të
plotë edhe me zëra opozitarë. Deputeti republikan Begeja ka deklaruar po ashtu fakte tronditëse. Sipas tij "toka, pyje,
livadhe e kullota veçanërisht në zonat bregdetare po u jepen me qera për 99 vjet formave private dhe personave të rangjeve
të larta politike, apo afër tyre, duke i tjetëruar ato". Si është e mundur që këto grabitje nuk e cënokan
Kushtetutën ndërsa kthimi vënia në vend e drejtësisë për pronat e dhunuara nga komunizmi e rrezikokan atë?
Rezoluta e miratuar në Parlament për ndalimin e dhënies me qera të pronave publike nuk thotë asgjë sesi do të
ndëshkohen këto vjedhie, si do të korrigjohen këto padrejtësi. Rezoluta i kërkon ekzektuivit të ndalë
tjetërsimin (d.m.th. vjedhien) e mëtejshëm të tokave publike. Po a mund të ndalet vjedhja pa ndëshkim? Ndërkaq nuk
ka asnjë garanci se ekzekutivi do t'i përmbahet frymës së kësaj rezolute. Provë për këtë
është moszbatimi i një urdhërese të lëshuar jo shumë kohë më parë nga qeveria, për ndalimin e
tjetërsimit të tokës në pronë të shtetit. Rezultati? Krejt i kundërt me ç'ka kërkonte
urdhëresa. E informuar se së shpejti mund të miratohet ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve, hidra e
korrupsionit nisi të punojë në ethe, ditë e natë, për të gëlltitur sa më shumë troje turistike
në mënyrë që kur të miratohet ligji, pronarëve t'u mbetet asgjë. Kjo tregon se në ekzekutivin shqiptar
nuk ekziston vullneti për të ndalur këte makutëri korruptive që po çon në një ekzekutim të dytë
të të drejtës së pronës në Shqipëri. Në një shpronësim të dytë të pronarëve. Nuk
ka Kushtetutë demokratike që e justifikon këtë mungesë vullneti për rivendosjen e drejtësisë. Vetëm
korrupsioni.
Kthimi i Pronave si Drejtësi
Kthimi i pronave të rrëmbyera nga komunizmi nuk është një shqetësim që i takon vetëm pronarëve. As
një çështje thjesht ekonomike. As e të majtës apo të djathtës. Eshtë një problem i të drejtës
mbi të cilën themelohet një shtet. i respektimit të Kushtetutës e cila nuk duhet të mbetet vetëm një
garniturë që kënaq sytë e perëndimit. Nëse e drejta e pronës nuk vihet në vend, do të thotë se
zinxhiri i padrejtësise do të vazhdojë dhe se shteti nuk do të gjejë kurrë qetësi. Sespe pa respektimin deri
në fund të së drejtës së pronës, si edhe çdo të të drejte, pushteti do të jetë dhe do të
mbetet në dorë të të korruptuarve, të ligjve, mafiozëve që nuk respektojnë asgjë, që nuk kanë
asgjë të shenjtë pra, as shtetin vetë.
Shqetësimi i parë i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht vënia në vend e Kushtetutës, e në
radhë të parë e të drejtës së pronës që sanksionon ajo, i pronës së fituar me blerje (por jo me para
të ndyra), me trashigimi ose me dhurim. Pra shqetësimi duhet të jetë jo ai se mos shkelet Kushtetuta duke i kthyer pronat
pronarëve por, sesi të mbrohet ajo duke ju dhënë të drejtën pronarëve dhe duke ndalur e ndëshkuar
rrëmbimin e paligjshëm të tokave.
Në fakt është pikërisht mosdhënia e të drejtës pronarëve të ligjshëm që ka shkaktuar katastrofa
të pakthyeshme. Shikoni ish-plazhin e Durrësit! Por jo, nuk mund ta shihni dot. Ai nuk është më. Një krim i
vërtetë është kryer atje. Një pasuri e tërë turisitike që do të mund të sillte miliona për
vendin, është katandisur në një zonë të qelbur banimi ku të thëthijnë mushkonjat. Plazhin e kanë
vrarë ndërtime të shëmtuara pa leje mbi toka të rrëmbyera.
Duhet vullnet bazuar në drejtësi për të shëruar këto kobe që nuk kanë ndodhur në asnjë shtet të
botës. Por këtë nuk mund ta bëjnë natyra të korruptuara. Ujku nuk mund të mos çajë dhe
rrëmbejë në tufë, akrepi nuk mund të mos pickojë. Duhen të tjera karaktere. Por tani për tani, ujqit mund
t'i përmbajë vetëm ligji, vetëm Kushtetuta që nuk është e tyre, por e njerëzve, e Shtetit.
Një nga funksionet bazë të një shteti me liri (demokratik) është ruajtja e pronës së private. Ky shtet e
ndihmon individin që duke respektuar pronën publike të zhvillojë e fuqizojë edhe pronën e tij. Vetëm shteti
komunist kishte për qëllim rrëmbimin e pronës private indvidit, xhveshjen e tij nga prona. Ai shtet u përmbys por mentaliteti
i tij mbahet ende. Ndryshe nuk kanë si shpejgohen deklarimet e deputetit socialist Angjeli që moskthimin e pronave pronarëve e
justifikon me mospagimin nga ana e tyre të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës të imponuar nga shteti
komunist! Eshtë tepër cinike që një padrejtësi të re, moskthimin e pronave, ta trukosh me të drejtën e shtetit
komunist, me dhunën e tij dhe ish-pronarët viktima, t'i paraqitësh si evazorë fiskalë.
Nëse nën komunizëm shpronësimi i pronarëve u bë në emër të popullit (në thojza) sot mohimi i
kësaj të drejte po bëhet në emër të korrupsionit (pa thojza). Ndaj sot në vigjilje të
"demokracisë" prona private është edhe më e rrezikuar se në vigjilje të komunzmit. Ajo u shkel, u gropos, u
pushkatua nën komunizëm por u ringjall në dalje të tij. Dokumentat kadastralë nuk ishin asgjesuar. Por ajo nuk do të
ringjallet më pasi shteti t'i kthejë "pronat". Nuk do të ringjallet më pasi rrëmbyesit e korruptuar të
manipulojnë e falsifikojnë, apo zhdukin dokumentat kadastralë, kur nën pretekstin e "realiteteve historike
kokëforta", të vëshirësive finaciare të shtetit apo edhe stabilitetit makroekonomik, pronarët të mashtrohen
nga një shtet Pilat i cili, nuk po kërkon rivendosjen e drejtësisë, por thjesht larjen e duarve nga loja e shpronësimeve
që dje e bëri komunzmi dhe që sot, po e vazhdojnë në liri të plotë të korruptuarit. Pasi të korruptuarit
të grabisin gjithçka, qeveritarët do justifiohen se nuk ka më troje për kompensim. A doni nga një copë mal? - do
pyesin me ironi. Akomë më pas, kur të ngrihet versioni i kompensimit fianciar do të thonë se nuk ka para dhe do të
ofrojnë çmime mjerane, shumë larg vlerës reale. Shteti po përgatitet t'u flakë pronarëve sikundër
"Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", një thes: Ja ku i keni, merrini! Por nuk do të jetë drejtësia aty, nuk do
të jetë koloneli "Z". Do të jetë vetëm një thes i kalbur me kockat e pronave të dikurshme të
brejtura nga hijenat e korrupsionit.
Ky është korrigjimi i krimeve të komunizmit, kjo është lufta kundër korrupsionit? Eshtë kjo Drejtësia, themeli
i demokracisë që presim të na njohë dhe pranojë Europa? A është humane që pronarët e ligjshëm
të mbeten fatalisht në anën e viktimës? Nën komunizëm u sakrifikuan për "popullin". Në
"demokraci" po sakrifikohen për të korruptuarit. Deri kur kështu? Gjithçka po ndodh dëshmon se në
Shqipëri sundon një dorë politikanësh që besojnë në ekuacionin Kapitalizëm = Mashtrim. Por edhe këtë
herë do vetëmashtrohen dukë u bërë sjellës të fatkeqësisë si për veten e tyre, ashtu edhe për
pronarët, popullin, Shqipërinë.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 9-10-2002 nė 23:43 |
|
|
Qeveria ka thene: Nuk ua kthejme dot pronat
- Zoti Tora si e vleresoni rezoluten e miratuar ne parlament per trajtimin e pronave te ish-pronareve?
- Rezoluta eshte nje hap perpara. 7 muaj me pare, kur u krijua komisioni per hartimin e ligjit mbi problemin e pronesise ne paraqitem opsionet tona
per komisionin dhe kerkuam me insistim, qe qeveria shqiptare te nderpriste veprimet abuzive qe po ndodhnin me pronat. Me shkrim ne i kekrkuam
komisionit qe te merrte kete mase, por kjo nuk u mor parasysh dhe u desh te zhvilloheshin aktivitetet e qeverise te kesaj periudhe, si tjetersimi i
trojeve turistike, i cili vazhdoi ne menyre galopante, tjetersimi i trojeve ne zonat urbane, i cili vazhdon edhe sot, dhenia me qera e zonave
turistike dhe tokave bujqesore per afate kohore nga 30-99 vjet, te cilet realisht komplikojne shume problemin e pronesise. Ne qofte se shteti,
parlamenti e qeveria do te kerkonin nje zgjidhje sa me te bute sociale, duhej domosdoshmerisht te nderpriste aktivitetin per tjetersimin e trojeve dhe
dhenien me qera te tyre, qe me daljen e kushtetutes, sepse eshte nje kusht, qe kushtetuta e ka vendosur ne nenin 181 fraksion 2, i cili thote qe te
gjitha ligjet dhe aktet normative qe kane te bejne me shpronesimet dhe konfiskimet nuk duhet te zbatohen, kur bien ne kundershtim me kete kushtetute.
Por realisht nuk ndodhi keshtu.
- Ekzistojne disa projektligje te sugjeruara ne lidhje me trajtimin e pronave dhe ish-pronareve. Si i vleresoni dhe cilat jane pikat ku keni
divergjenca?
- Aktualisht komisioni parlamentar ka ne dore 4 projektligje qe jane paraqitur nga deputete te ndryshem dhe nga qeveria per zgjidhjen e problemit te
pronesise. Dy projektligjet qe ka paraqitur qeveria ne fund te nentorit te vitit te kaluar iu paraqiten me urgjence te jashtezakoneshme parlamentit
per miratim. Keto nuk jane projektligje te mirfillta, te plota, por jane vetem amendamente per ndryshimin e dy ligjeve kryesore qe kane te bejne me
pronesine 76/98-es qe trajton problemin e trojeve dhe 76/99 -es qe trajton tokat bujqesore. Ne thelb keto dy projektligje edhe sot nuk zgjidhin asgje.
Ne rradhe te pare keto projekt-ligje, jane te pambeshtetura ne kushtetute dhe nuk zbatojne ato detyrime qe ka ajo. Se dyti, nuk jane te shoqeruara me
asnje studim ekonomik, me asnje studim statistikor apo financiar. Jane ligje qe u bene me shpejtesine maksimale brenda nje jave per te arritur afatin
qe kishte kuvendi i Shqiperise deri ne nentor te vitit 2001 per zbatimin e kushtetutes, afatin trevjecar. Ne nje debat qe patem ne zyren e zotit
Gjinushi, i cili ishte edhe kryetari i komisionit qeveritar per hartimin e ketyre projektligjeve, ai pranoi se shteti nuk ka mundesi te kompesoje me
toka ne zonen turistike, nuk ka mundesi financiare per te kompesuar pronaret dhe e thene shqip na tha: "merrni c`ka mbetur, gje tjeter nuk ka per
ju". Dhe kjo u pranua ne nje takim zyrtar qe patem me te dhe cuditerisht pas tre ditesh keto dy projektligje me shume pak ndryshime iu derguan
prlamentit per miratim. Ndersa per sa i perket dy projektligjeve te tjera, njeri trajton problemin e trojeve dhe eshte paraqitur ne parlament qe para
tre vitesh. E them perpara tre vitesh, sepse eshte nje projektligj ne pergatitjen e te cilit ka dhene kontribut edhe shoqata jone dhe me inisiativen e
deputetit Sabri Godo legjslacionin e kaluar u fut per tu miratuar, por asnjehere nuk u mor ne shqyrtim dhe ne seancen e fundit te parlamentit me nje
procedure qe e di parlamenti se si eshte, ai projektligj nuk u hodh per diskutim dhe nuk u miratua por u la qe te diskutohej ne seancen e pare te
parlamentit te ardhshem. Por duhet pranuar qe edhe ky projektligj nuk eshte i plote, pasi ai trajton vetem nje kategori pronash, ate qe ndodhet brenda
vijave te verdha te zonave urbane, kurse tokat bujqesore dhe pronat e tjera nuk trajtohen nga ky projektligj. Duke u ndodhur perpara nje fakti te
tille ekspertet e shoqates tone hartuan nje projektligj te plote, ku perfshiheshin te gjitha pronat si ato urbane, tokat bujqesore, kullotat, pyjet si
dhe pronat e luajtshme qe jane konfiskuar nga regjimi komunist ne te kaluaren. Prona si kategori eshte e barabarte dhe te gjithe njerezit kane te
drejte ta diskutojne. Evolimi i situates kerkoi si domosdoshmeri hartimin e nje ligji te vetem qe te trajtoje te gjitha kategorite e pronave. Menyrat
e zgjidhjes dhe menyrat e procedimit per zgjidhjen e tyre mund te mos jene te njejta, por ligji te drejten e pronesise duhet t'jua ktheje te
gjithe atyre qe jane shpronesuar padrejtesisht nga regjimi komunist dhe perfitimet duhet t'i kene te gjithe te barabarta.
- Shoqata juaj dhe Partia Republikane i jane drejtuar Gjykates se Strasburgut me nje ankese, e cila ne nje fare menyre e penalizon qeverine shqiptare.
A keni patur kontakte dhe a jeni ne dijeni te vijueshmerise se procesit?
- Nje nga padrejtesite qe i jane bere pronareve eshte ligji 7501, i cili perflitet me te madhe edhe keto kohet e fundit dhe qe shoqata jone e ka
denoncuar edhe ne gjykaten kushtetuese, por kjo gjykate nuk e ka vleresuar si antikushtetues. Duke lexuar te drejtat qe jep karta evropiane e te
drejtave te njeriut, duke lexuar kushtetuten tone dhe te gjitha te drejtat nderkombetare, qe gezojne qytetaret evropiane e ku duam te shkojme edhe ne,
ju drejtuam Strasburgut per te shqyrtuar dhe per te marre nje vendim sa me te drejte per kete ligj. Denoncimi eshte bere qe ne vitin 1995, por duhet
pranuar fakti se gjate kesaj periudhe gjykata e Strasburgut thuajse nuk ka funksionuar. Per nje periudhe kohe 2-3 vjecare u be rikonstruksioni i saj,
riorganizimi i plote dhe tani ka hyre ne procedure. Ne praktiken shkresore qe kemi me kete gjykate kemi marre sugjerime dhe kemi cuar here pas here
dokumenta plotesues qe sherbejne per te vertetuar kerkes padine dhe jemi ne pritje te seances se gjykimit te Strasburg, kemi marre kontakte edhe me
Parlamentin Europian, Keshillin e Europes, por gjykata eshte nje institucion i pavarur, ne te cilin nuk mund te nderhyet dhe as te ndikohet per
pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes. Ndaj jemi ne pritje.
- Opozita kryesore ne vend nuk ju ka mbeshtetur ne opsionin tuaj. Pse ka ndodhur kjo?
- Eshte e vertete deri ne nje fare mase qe nuk na ka mbeshtetur. Ne vitin 1991 eshte bere nje kompromis i madh, qe nga te gjithe sot pranohet si nje
deshtim i gjithe procesit te tranzicionit te Shqiperise per sa i perket problemit te pronesise. U be kompromisi per ligjin 751, kur dy forcat kryesore
politike qe mund te merrnin vendimet perfundimtare rane dakort dhe shperndane token per fryme. Gjate gjithe kesaj periudhe ceshtja e pronesise filloi
te kthehej nga nje proces ekonomik qe kishte te bente me zhvillimin e Shqiperise, ne nje proces politik qe kishte te bente me blerjen e votave. Ne
kete kuader te dy forcat politike nuk donin te prisheshin me fshataresine, te cilen e bene pronare, nuk donin te humbisnin votat e fshataresise dhe
votuan ate ligj, i cili akoma eshte ne fuqi ne Shqiperi. Dalja e kushtetutes, ose e referendumit qe u zhvillua per kushtetuten ne vitin 1998 beri qe
situata juridike te ndryshoje plotesisht. Kushtetuta e percakton qarte se prona mund te fitohet vetem nepermjet nje dhurimi, vetem nepermejt nje
blerjeje nga pronaret, ose nepermjet nje trashegimnie. Ne kete kuader ligji 7501 nuk realizon asnje nga keto te drejta, sepse ne momentin qe ka dale
ligji shteti nuk ka qene pronar. Te ndodhur perpara ketyre fakteve dhe te ndodhur para ketij tranzicioni te tejskajshem dhe te dhimshem per popullin
shqiptar, une mendoj se opozita shqiptare e ka ndryshuar mendimin e saj, ne rradhe te pare PR qe eshte nje parti qe na ka mbeshtetur gjithmone ne te
drejten tone, por edhe partite e tjera si PBK e PLL. Problemi eshte tek PD. Une mund te ndalem ne dy momente te qendrimit te liderit te kesaj partie
z.Sali Berisha, i cili ne nje takim qe beme ne muajin Nentor ne nje tryeze te rrumbullaket ne hotel Dajti u shpreh se: "eshte gabim zhvillimi i
situates se pronave ne kete forme dhe ne duhet t'i rikthehemi situates se vitit 1991". Edhe ne kongresin e PR zoti Berisha u shpreh se do te
mbeshtese me te gjitha te drejtat e tij kerkesen e PR per rivendosjen ne vend te se drejtes se prones, si dy parti qe i perkasin te njejtit grupim
politik. Por ne jemi jashte politikes. E drejta jone nuk ka te beje me njerin, apo tjetrin krah te politikes. E drejta jone ka te beje me qendrimin e
te drejtes, me qendrimin per te luftuar korrupsionin, qendrimin ndaj parimeve te demokracise evropiane. Ne kete kuader ne mendojme qe te gjitha
partite sidomos ato te djathta duhet te mbajne nje qendrim kushtetues, te drejte ndaj prones, sepse keshtu do te percaktonin me sakte pozicionin se
kujt i perkasin dhe do te luftojne ate fenomen te tmerrshem korruptiv qe ka ndodhur dhe po ndodh sot me pronen. E theksoj kete, sepse faktori
korruptiv eshte nje nga faktoret kryesor dhe te pashembullt ne te gjithe vendet e demokracise evropiane, qe ka ndodhur dhe po ndodh me pronen.
Juli Xhokaxhi
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 19-10-2002 nė 16:47 |
|
|
"Respektimi i pronës, gur prove i demokracisë"
Forumi i intelektualëve të Shqipërisë, me anë të një letre dërguar në "Shekulli", i drejtohet
zotit Romano Prodi, president i Komisionit Europian, zonjes Doris Pack, Europarlamentare, kryetare e Delegacionit per Europen Juglindore dhe
gjithë institucioneve nderkombetare. Të nderuar zoterinj! Tranzicioni ne Shqiperi vazhdon te mbetet më i vështiri, demokracia
teper e dobet, institucionet tepër të brishta. Pertej retorikës demagogjike dhe hipokrizisë, grupet qe perbejne sot te
ashtuquajturën klasë politike, vazhdojne te favorizojne një shtet për interesat e tyre te ngushta egoiste. Ne këto kushte,
problemi i kthimit te pronës dhe respektimi i te drejtës se pronës, perben nje gur prove, çështjen themelore per
ndërtimin e demokracise pluraliste, ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës. Kthimi i pronës (Në
kushtetutën e re është sanksionuar :e drejta e pronës është e garantuar: Neni 41/1), përbën hapin e pare
serioz dhe te domosdoshëm për njohjen e padrejtësive të kryera me shpronesimet e dhunshme të regjimit komunist. Do të
eliminohej kështu një nga shkaqet e përçarjes se thelle, qe gerryen sot popullin shqiptar, do te krijonte kushtet e
mirënjohura per nje zhillim normal te ekonomise së tregut dhe do te shmangë polarizimin e madh te shoqerise shqipetare, që mund te
vere ne rrezik arritjet e deritashme duke favorizuar korrupsionin. Kthimi i pronës do të bëhej një faktor i domosdoshem per
ngritjen e nje shteti të vërtetë te se drejtes, per njohjen ne jetë dhe respektimin e te drejtave themelore të njeriut
në një shoqëri të lirë. Ky proces eshte sot jetik per popullin shqiptar, sepse permes kthimit dhe respektimit rigoroz të
të drejtes se prones, jo vetem qe do te korrigjoheshin nje varg gabimesh te renda, të kryera edhe gjate ketij dhjetevjeçari, por do i
kthente shqiptarëve ndjenjën e shpreses se edhe ata mund te ndërtojne shtetin e tyre te te drejtes, se edhe në Shqiperi mund te
zbatohet triada e Lokut, jeta, prona dhe lumturia. Ne mendojme se pas zgjidhjes së presidentit konsensual të Republikës, zgjidhja me
drejtesi e problemit te prones përbën çështjen themelore të ndërtimit te strukturave të brendshme te ekonomise se
tregut dhe te nje shoqerie të vërtetë demokratike. Prandaj ne po drejtohemi Juve, të nderuar zoterinj dhe te gjithe miqeve të
demokracisë shqiptare qe te ushtroni ndikimin tuaj më të lartë, me qellim qe zgjidhja e problemit te pronës në
Shqipëri të behet sa me shpejt dhe sa më drejt. Duke Ju shprehur mirënjohjen me te thelle, dhe ndjenjat e konsideratës
tonë më të lartë.
Prof. Dr. Pandeli Cina ( President i Forumit të Intelektualëve të Shqipërisë)
Fatos Arapi (poet)
Sherif Delvina (historian)
Mirush Kabashi (aktor)
Faruk Myrtaj (shkrimtar)
Prof. Dr. Niko Pano (ekologjist)
Zef Rakacolli (nënkryetar i Forumit të Intelektualëve)
Lazer Stani (shkrimtar)
Xhevahir Spahiu (poet)
Prof. Dr. Eduard Sulstarova
Prof. As. Dr. Gjergj Sinani ( filozof)
Visar Zhiti (poet)
shek
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 20-10-2002 nė 20:49 |
|
|
"Me 7501 shkojmë në gropë jo në Evropë"
Selajdin Facja
Urakë, Librazhd
Jam nga fshati Urakë, komuna Rrajcë, rrethi Librazhd. Kemi mbi 12 vjet që gjoja jemi në demokraci, që gjoja janë
zgjidhur ose janë në rrugën e zgjidhjes të drejtat e njeriut, që gjoja prona i takon e dota gëzojë ai që e ka
të blerë, trashëguar etj. Por jo, nuk qenka e thënë që të jemi një ditë pa strese. Çdo ditë
që kalon gjendja bëhet më e ndërlikuar, grindjet, sherret, mëritë për pronën janë bërë e
bëhen çdo ditë më të mprehta. Pra për mendimin tim zgjidhja është të hiqet qafe ligji 7501, ligj
që na ka futur në koflikt, ligj që ka marrë e po merr jetë njerëzish sot dhe në të ardhmen se prona nuk
harrohet kurrë sa të jetë bota. Është në nderin e z.President që ky ligj të hiqet qafe këtij populli
të shumëvuajtur dhe çdo njeri të marrë pronën e tij. Flitet për kompensime në bregdet etj, etj. Në
bregdet nuk kanë lënë jo tokë, por as gurë për ne fukarenjtë që presim me sy lart. Por meqënëse
paska tokë në bregdet, le t'u jepet atyre që janë pa tokë, atij që ka marrë tokën time. Populli
thotë: "Guri i rëndë në vendin e vet". Tokë për ata që nuk kanë e di edhe unë që ka se ky
popull thau me dhjetëra këneta , pra u përfituan me dhjetëra mijë hektarë tokë që sot janë djerrë
dhe janë kthyer ose po kthehen prapë në këneta. Me ligjin 7501 nuk ka bujqësi, por anarshi, mohim të të drejtave
të njeriut, shkelje të konventave ndërkombëtare, këtë tokë që e kanë blerë prindërit e mi
që lanë kockat në dhe të huaj tjetri sot e shet e bëhet milioner me pronën time. Me ligjin 7501 nuk shkohet në
Europë. Me 7501 shkohet vetëm në gropë.
Nëpërmjet "Shekullit", doja t'i thosha z. President: Do të më falësh por dy rrugë ka: ose të hiqet
7501 ose të nxirret një ligj tjetër për të na bërë prapë kooperativë bujqësore, pra ose në
kapitalizëm pa 7501 ose në komunizëm sepse rrugë të mesme nuk ka. Ne si fshat nuk kemi marrë tapi toke se ka shumë
probleme pa zgjidhur, pra asnjë nuk është zot i tokës dhe kush mund, zapton, bllokon rrugët, kanalet vaditëse, varoshet
e fshatit, priten korrjet etj, dhe askush nuk vë dorë në këto çrregullime, gjendja sa vjen dhe bëhet më
tragjike.
shek
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 22-10-2002 nė 08:33 |
|
|
Ligji 7501 ja jep grekut Vorio Epirin me tapi
Ligji 7501 ja jep grekut Vorio Epirin me tapi
Shpronëson të gjithë shqiptarët etnik të Shqipërisë së Jugut si pronar të ligjshëm, duke i kthyer
ata në emigrantë në atdhe të tyre dhe bën pronar emigrantët grekofon si ardhacak që janë.
Nuk e dinë deputetët socialistë historinë e Shqipërisë, që nuk duan të çfuqizojnë ligjin 7501?
Greku bën harta për Vorio Epirin dhe i boton në disa gjuhë, duke kërkuar trojet e Shqipërisë së Jugut, cakton
bile edhe kufijtë, duke ndarë Shqipërinë në dy pjesë në të cilën njërën për vehte dhe
tjetrën për Serbinë.
Megjithëse shumë historianë në SHBA dhe gjetkë e kanë shkruajtur dhe e shkruajnë vërtetësinë e
trojeve shqiptare. Lexo librin e fundit të botuar në SHBA nga znj.Edith Pierpont Stikkney (Sacramento Junion College) me titullin
"Shqipëria jugore ose Vorio Epiri i veriut" në çështjen europiane ndërkombëtare të vitit 1912-1923.
Serbi e merr me dhunë pjesën e tij duke vrarë, prerë, djegur, e deri në përzënien masive të popullit shqiptar
në krahinën e Kosovës. Të njëjtën gjë bëjnë edhe maqedonasit e malazezët për të shuar fare
ekzistencën e kombit shqiptar, i cili është kombi më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë.
Qeveritarët tanë social-komunistë si agjentë të grekut e serbit të udhëhequr nga kryebanditi grekofil yzmeqar
shekullor Vangjel Zhapës, shoku i Nehatit nëpërmjet të cilëve mori pushtetin jo me drejtësi e vota, por me çetat
e dhunshme e tanke të telekomanduara nga greku, njerëz që përfaqësojnë llumin e proletariatit shqiptar, jo vetëm
që privatizuan të gjithë pasurinë kombëtare në favor të grekut, të italianëve dhe asnjë privatizim
për popullin shqiptar. Por përpiqen që dhe Shqipërinë e Jugut ta kalojnë në favor e në duart e
emigrantëve grekofonë që kanë qenë punëtor, bujqër, argat të pronarëve të ligjshëm etnik
shqiptar, këta grekofon përveçse krahëve të tyre nuk kanë pasur as kasolle për të jetuar, por kanë
banuar te ndërtesat e quajtura "Hause" të ndërtuara posaçërisht për ta nga pronarët e tyre e jo në
toka e kullotje etj. Tani, grekofonët me ligjin 7501 kanë marrë tokat e shqiptarëve, duke u kthyer ata në pronar dhe
shqiptarët në emigrantë në atdheun e tyre.
Kështu që greku e ka marrë Vorio Epirin më tapi me anën e ligjit 7501. Kjo është arsyeja që grekofili Fatos
nuk do që të anullohet ky ligj, që greku ta marr Vorio Epirin me tapi nga deputetët socialistë, që janë qorra nga
trutë e jo nga sytë, siç është Fatosi. Grekofonët duke u bërë pronarë të tokave shqiptare
këtu brenda në Shqipëri, shkojnë dhe i hipotekojnë tokat tona në hipotekat e Zvicrës si pasuri të dhuruara nga
shteti shqiptar.
Sepse kushtetuta në nenin nr.41 pika 2 thotë:
(Prona fitohet me dhurim), pra grekofonët e kanë marrë pronën në bazë të kushtetutës që bëri
Janullatosi me Imamin dhe Sabri Godon që nuk janë veçse injorantë dhe jo jurista, të cilët duhet të ishin jurist
dhe të shquar në fushën e juridiksionit. Këto leshko u vendosën në qeverinë socialiste nga Greqia, e cila i
shpërblen dhe e bën ligjin (petë e byrek si do vetë, Janullatosi).
Jemi ne shqiptarët etnikë, den-babaden pronar të ligjshëm të këtyre trojeve, dhe disponojmë dokumenta e tapitë
origjinale të shtëpive, trojeve, tokave, kullotave, livadheve, pyjeve dhe jo yzmeqarët grekofonë.
I kemi mbrojtur me gjak në shekuj nga greku, po ashtu edhe nga turku, që nuk na lejonte të hapnim shkolla shqipe dhe nuk paguanim
Taksidare dhe nuk pranonim të jepnim djemtë tonë për ushtrinë turke.
Kjo mbrojtje shekullore nuk është bërë nga qeveria, por nga lidhja besa-besë që nga jugu i Çamërisë
deri në skajet më veriorë të Kosovës. Neve i kemi mbrojtur dhe do t'i mbrojmë deri në vdekje trojet tona
etnike të trashëguara nga të parët tanë.
Nuk do të pranojmë kurrë që neve të punojmë tokat tona e prindërve tanë si argatë dhe pronar të
jetë grekofoni, vllahu, rumuni apo bullgari. Prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit tanë nuk kanë pranuar kurrë
ta shesin tokën apo truallin grekëve sikur edhe dhjetëfishin e çmimit t'i jepnin grekërit me flori në dorë,
prandaj edhe neve nuk do ta pranojmë kompesimin që afrojnë deputetët socialistë për të cunguar trojet shqiptare
për ta katandisur Shqipërinë siç thuhet shqip (ta katandisësh kokoshin një thelë).
Lind pyetja e drejtë: Ku zbatohen ligjet e të drejtave të njeriut për shqiptarët, si zbatohen ato duke çpronësuar
shqiptarin etnik dhe pronën e tij ja jep grekofonit.
Ndërsa në Greqi, fëmijët tanë që shkojnë si emigrantë nuk i lejojnë as emrin ta mbajnë shqiptar, por
ta kthejnë në ultra ortodoks grek.
Ky ligj 7501, nuk ka shpronësuar vetëm shoqatën e të shpronësuarve apo shoqatën e kulakëve, por ka shpronësuar
krejt shqiptarët që nga veriu deri në jug dhe ka pronësuar të gjithë grekofonët dhe emigrantët e tjerë,
që kanë ardhur nga vendet fqinje këtu në Shqipëri. Ligji 7501, duke mos i dhënë pronarëve qytetarë e
fshatarë tokën apo pronë e tyre ka krijuar përçarje, grindje e vrasje ndërmjet shqiptarëve, me mijëra
familje janë në ngujim.
Shqiptarët kanë kërkuar shpërndarjen e tokës, sipas pronarëve të ligjshëm, por agjentura greke ka Lufter
Xhuvelin ish komunistin injorant që bën politikën e grekut, aq sa kërcënon fshatarësinë shqiptare, duke i
thënë në qoftë se nuk zbaton ligjin 7501 të shpërndarjes së tokës, unë nuk ju jap asnjë
pëllëmbë tokë.
Prandaj kur vijnë delegacione greke e përgëzojnë shokun Lufter dhe e shoqërojnë gjithë buzagaz në televizionet
shqiptare. Kështu, ai vërteton thënien e Konicës që shqiptarët si Xhuveli janë ata që shkatërrojnë
Shqipërinë si dhe shoku Arben Puto që mbron të drejtat e njeriut grek me një nxënës, një mësues grek dhe
shqiptarëve duke i vendosur në shkolla greke, ndërsa për shqiptarët e trojet shqiptare që po i merr greku nuk i vjen
zëri, megjithëse vetë e kam takuar dhe ja kam shpjeguar këto që po shkruaj.
Lind pyetja tjetër: Pse nuk ikin minoritarët grekofonë nga Shqipëria? Kur politika është e keqe, ekonomia po ashtu e
keqe, shqiptarët sipas tyre janë të ligj, përse nuk shkojnë në Greqi, pse rrinë këtu?
Kur vet shqiptarët largohen, pyetja merr përgjigjen, sepse ata bëhen pronarë të trojeve shqiptare, pa luftë, pa grindje,
pa përpjekje dhe shumë kollaj me qeverisjen lokale ata kërkojnë të shkëputen nga Tirana e të lidhen me grekun, duke
shkëputur trojet shqiptare në favor të Vorio Epirit.
Prandaj, deputetët demokratë si të gjithë deputetët e "Bashkimit për Fitore" që e njohin veten si
shqiptarë atdhetarë, nuk duhet të pranojnë që të bëhet kompesimi i trojeve shqiptare, sepse nuk është as
gabim, as faj, por është tradhëti t'i marri greku trojet tona etnike me kompesim.
Pra, Shqipëria duhet të kthehet në identitet, se çdo shqiptar ka qënë pronar, kush më shumë e kush më
pak, ka qënë pronar i një prone se me atë ka jetuar, në Shqipëri nuk ka pasur industri, pra çdo shqiptar të
marrë pronën e tij, ta shesi dhe të ndërtojë ku të dëshiroj ai. Por jo t'i nxjerrë automatikun
vëllait shqiptar që i ka zënë tokën dhe t'i thotë: ik se të vras në tokën tënde. Kjo nuk
është veprim i shqiptarizmit, por i armiqve të Shqipërisë, veprim i grekut, serbit, italianit etj.
Duke anulluar ligjin 7501, menjëherë gjendja stabilizohet dhe kompesimi bëhet vetëm për trojet brenda vijës së
verdhë, duke kthyer çdo shqiptar në vendin e tij dhe Shqipëria kthehet në identitet.
Kështu, do të ngrihet bujqësia, investimet, kanalizimet dhe modernizimi i bujqësisë në shkallën e duhur. Tokat tona
në Shqipërinë e Jugut kanë mbi 10 vjet që nuk punohen, ashtu i len pa punuar dhe neve nuk na i kthejnë.
Çfarë ndryshimi do të kishte marrë bujqësia sikur të kishte marrë pronari tokën e tij.
Që Shqipëria të kthehet në identitet, duhet të çfuqizohet ligji 7501.
Shqipëria e Shqiptarëve
Ekonomist
Llazar Xhelili
55
Jam plotesisht dakort dhe kam qene ne ne 1992 kunder reformes agrare te Sali Berishes.
Tani mendoj eshte shume vone dhe as PD as Berisha nuk do te mund ta s´fuqizojne ndonje here.
Ku ja mban Berishes qe te deklaroje para zgjedhjeve se do te shfuqizoje ate ligj!
Katundaria shqiptare megjithese Berisha ja fali token qe nuk i takon nuk ja jep voten 100% perkundrazi.
Ne keto kushte
te djathtet duhet te veprojne krejt ndryshe ne keto kushte, por me duket se jam i vetmi qe mendoj ne keto kategori.
Ideja ime eshte sa e thjeshte dhe praktike, por nuk mund te realizohet ne rast se te djathtit ne diaspore nuk kane asnje organizimin minimal
elementar.
Te djathtet ne RSH kane shume probleme mbijetese e nuk do te mund te arrijne qe te bejne dicka.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 31-10-2002 nė 12:19 |
|
|
Pronat bllokojne qeverine
Nevila Perndoj /Ligji i ardhshem per kthimin dhe kompesimin e pronave rrezikon te perfundoje ne dyert e Gjykates se Strasburgut. Kjo per shkak te
kontraditave te medha qe ka komisioni lidhur me dy draftet e paraqitura nga qeveria. Sipas anetareve te komisionit, ato jane ne kundershtim me
Kushtetuten. Anetari i komisionit per kthimin dhe kompesimin e pronave Maksim Begeja u shpreh dje se draftet e ardhura nga qeveria nuk jane gje tjeter
vecse nje shtojce e ligjit aktual. "Dy draftet e qeverise nuk jane projektligje te mirefillta, por amendime qe kerkohen t'i behen ligjit
ekzistues", tha ai. Kjo do te thote qe baza themelore te mbetet ligji i tanishem per te cilin republikanet kerkojne ta pershtatin me Kushtetuten.
Per kete arsye, Begeja tha se qendrimi i kryeministrit Nano i mbajtur para dy ditesh eshte vetem nje demagogji politike. Ne mbledhjen e grupit
parlamentar Nano tha se ceshtja e prones duhet te zgjidhet ne baze te Kushtetutes. "Paraqitja ne dy variante te nje neni te caktuar ne
projektligj ne Kuvend, do te thote qe ligji te jete akoma i manget. Nje ligj qe do te jete akoma me i keq sesa ligji i miratuar me pare. Do te
miratohet nje ligj qe te rrise me tej shkallen e korrupsionit, aq me keq te miratohet nje ligj qe te bie totalisht ne kundershtim me Kushtetuten cka
do te sjelle nderhyrjen e organeve nderkombetare sic eshte Gjykata e Strasburgut qe te jape vendime per shfuqizimin e ligjeve te tilla. Pra ky Kuvend
duhet te miratoje nje projektligj qe te miratoje ne rradhe te pare Kushtetuten e Shqiperise", tha Begeja. Ai shtoi se, nese ne Kuvend do te
miratohet varianti i qeverise, atehere ligji i ardhshem do te jete nje leter pa vlere qe do te krijoje konfuzion dhe shqetesim per zhvillimin e
ekonomise ne vend. Deri tani ne komisionin per kthimin dhe kompesimin e pronave jane miratuar 18 nene nga te cilat vetem tre prej tyre kane marre
ojekin e te dyja paleve, ndersa nenet e tjera mbeten ende nje problem per t'u diskutuar. "Ka pasur dhe ka shume mendime kontraditore brenda
komisionit lidhur me afatin e njohjes se pronesise. Ka nje pretendim per te njohur si afat vitin 1993. Duke vendosur kete kufi do te thote qe te
gjitha transferimet te behen pas vitit '93 ne menyre abuzive te prones pra kalimi i prnes t'u behet jo atyre qe u takon, por pronareve qe
kane qene dhe jane prane klaneve te caktuara qe qeverisin vendin. Ky eshte nje handikap shume i madh", tha Begeja. Republikanet kane kerkuar ne
komision qe te mos kete tavan per njohjen e pronesise. Sipas Begese, prona ka ekzistuar dhe do te vazhdoje te ekzistoje perjetesisht persa kohe qe
njihet pronari i ligjshem i saj.
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-11-2002 nė 14:18 |
|
|
Begeja: Nano duhet të shprehet qartë dhe prerë për kthimin e pronave
Përfaqësuesit republikanë në komisionin e Pronave,shprehet mjaft skeptik lidhur me rikthimin e pronave ish-pronarëve. Ata
theksojnë se "megjithese ky komision u bë mëse 5 muaj që ka filluar punën e tij, përsëri nuk mund të
thuhet se puna ka ecur me ato ritme te duhura, me qëllim që ky projektligj të paraqitet ne parlment dhe të jete në
përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, ne përputhje me nenin 41 dhe me 181/1 te saj". Ndërsa, sa
për deklaratën e Nanos për rikthimin e pronave, republikanët shprehen se "z.Nano duhet të shprehet qartë dhe
prerë për këtë problem, që të plotësohet detyrimi kushtetues për kthimin e pronës pronarëve të
ligjshem. Në radhë të parë duhet të aprovohet ligji 7501 për tokën dhe kur flitet pronë e paluajtshme, ligji e
Kushtetuta, ligji ndërkombëtar, nuk ndan tokën bujqësore nga toka tjetër e paluajtshme. Por prona është një
dhe e vetme. Në këtë kuadër, toka bujqësore është një pronë e paligjshme që i takon pronarit të
ligjshëm. Nese Nano ka vullnetin që të përshtatë ligjin me Kushtetuten, në radhe të parë duhet të
prononcohet për ligjin 7501. Kjo gjë duhet bërë edhe nga PD, sepse nuk është prononcuar qartë dhe prerë. Por,
shton ai, deklarimet e Nanos janë kontradiktore. Nga një muaj e këtej që nga ngjarjet e liqenit artificial, Nano bashkë me
Edi Ramën u prononcuan se do të legalizojmë ndërtimet pa leje. Në këtë rast, Nano dhe Rama tregojnë
pronarë të trojeve pa leje, duke legalizuar këto ndërtime. Pronaret e tyre do te paguajnë diçka dhe me këto para
do të kompensohen. Ky ishte deklarimi i parë i Nanos. Të legalizosh ndërtimet pa leje do të thotë që në fund
të fundit, të abuzosh me pronen e pronareve të ligjsmme; së dyti, nese këtu flitet dhe Nano kishte parasysh legalizimin e
zonës së liqenit, kjo është një preçedent që krijon premisa të tjerë, që të legalizohen
ndertime të paligjshme në gjithë territorin e Shqipërisë, çka do të thotë te legalizohet abuzimi,
korrupsioni, vjedhja e madhe që është bërë me pronat private. Këto qëndrime kontradiktore me bëjne shumë
pesimist dhe nuk kam bindjen se ai me të vertetë po përpiqet realisht për të zgjidhur problemin e pronarëve, por eshte
nje demagogji që po kërkohet të luhet ne kurriz të pronarëve, thjesht për t'u dhënë një copë
letër pronarëve pa u kthyer pronën pronarëve. Pa kthyer pronën e tyre, sepse ne atë kohë z.Nano përcaktoi edhe
çmimin e pronës bujqësore dhe trojeve dhe me saktë tha, se ne do të dyfishojmë çmimin e tokës dhe te
trojeve. Çdo të thotë të dyfishohet çmimi? Ka shifra alarmante, po të behen krahasime me shifrat ekzistuese, po u
dyfishua çmimi do te thotë që nje metër katror truall, të shkojë nga 1600 deri ne 3200 lekë. Por nuk ka të
drejtë të vendose qeveria. Çmimet i vendos tregu, ofertat tregu. Të gjitha këto të japin me kuptosh, se Nano i
bën këto deklarime për demagogji. Së pari, për pamjen e brendshme ndaj pronarëve dhe se dyti, për demagogji ndaj
faktorit të jashtëm, për t'u lëne të kuptojnë se ne po merremi dhe do ta zgjidhim problemin e pronave",
përfundon drejtuesit republikanë.
e.gj
--------------------------------------------------------------------------------
Gjana: Duhet të përcaktohet se deri ku do të jetë shkalla e njohjes së pronës
Ndërsa përfaqësuesi demokrat Gjana, lidhur me deklarimet e Nanos për pronat është shprehur se "mendoj se
është vetem një nxitje më tej për objektivin e atij komisioni të posaçëm parlamentar që është
krijuar dhe për obligimin e metejshem të parlamentit shqiptar, për ta çuar tek një zgjidhje me racionale zgjidhjen e
problemit të pronave dhe dhenien e garancive ligjore, për ta zgjidhur kete problem. Sepse vetem me deklarime, çështja
është e pazgjidhur. Tendenca për te hartuar ligjin dhe për t'i dhenë garanci ligjore këtyre zgjidhjeve qe ne i kemi
bere permes deklarimeve politike, është zgjidhja e vertete. Këtu vlen të theksohet se problemi i zgjidhjes se çeshtjeve te
pronesisë në Shqipëri, si një çështje nga më te vështirat dhe te komplikuarat, me nje kosto financiare te
larte, me kosto sociale e politike, është tashme një kushtëzim, edhe lidhur me integrimin e Shqipërisë. Shqipëria
duhet te ecte drejt integrimit, duke plotesuar një sërë parametrash, me të cilet edhe zgjidhja e dhene, bazuar në Konventen
Ndërkombëtare, ne te drejten e shenjte te pronesise, për t'i zgjidhur ne menyrën më te mirë të mundshme,
që na diktojne edhe kushtet pas 10-12 vjetesh". Sa për ecurine e komisionit të pronave, Gjana shprehet se "çmoj se
ende eshte mjaft e veshtire se mund të arrihet zgjidhja më e mirë e mundshme, ende ka probleme, ende ka konceptime dhe qëndrime
që nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Unë çmoj se për disa çështje, ne kemi vendosur dhe kemi gjetur ndonje
zgjidhje te patundshme. Çmoj se për dy gjëra jane dhe disa gjëra të tjera të rendesishme, eshtë çeshtja
që ka të beje me pasjen ose jo të një kufiri, deri ku do të shkojne shkalla e njohjes së prones, në kuptimin e
kthimit dhe kompensimit të saj.
e.gj
55
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 8-11-2002 nė 03:25 |
|
|
Pronat, komisioni nuk i zgjidh dot
Anetaret e komisionit ad-hock per pronat, nuk kane ndermend te leshojne "pe" per te mbajtur nje qendrim te perbashket rreth problemit te
tokes bujqesore. Kryetari i komisionit te pronave, Maksim Begeja deklaroi dje per "KJ" se duhet abroguar ligji 7501
sepse, sipas tij, po abuzohet me token bujqesore. Begeja shtoi se, draftet e mberritura nga qeveria rregullojne problemin e kthimit te pronave tek
pronaret, por toka bujqesore, nuk saktesohet ne asnje nen te tij. "Toka bujqesore nuk i kthehet pronarit, por i shperndahet konform ligjit 7501.
Pra mbahet ne fuqi ky ligj, i cili gjate zbatimit te ketyre dhjete viteve ka brenda abuzime te jashtezakonshme. Domethene, jo vetem qe mbahet ne fuqi
ky ligj, por nga ana tjeter legalizohen edhe abuzimet qe jane bere duke shfrytezuar ligjin qe ka krijar hapesira. Ky eshte nje handikap qe do te
krijoje konfikte", tha Begeja. Duke ndjekur kete llogjike, Begeja kerkoi te abrogohet ligji 7501 duke i kerkuar qeverise qe te beje nje studim te
qarte se si eshte shperndare toka bujqesore. "Pra duhet te dale qarte se si eshte shperndare kjo toke dhe vecanerisht cfare eshte shperndare
jashte ligjit 7501 me qellim qe keto t'i rikthehen pronareve te ligjshem. Ne kete kendveshtrim duhet te ndertohen amendime perkatese", shtoi
ai. Te kunderten ka deklaruar nenkryetari i ketij komisioni, Niko Faber. Sipas tij, ne draftin e pergatitur nga Maksim Begeja dhe Neritan Alibali nuk
thuhet asgje per token bujqesore. Faber shtoi se pretendimet e opozites rreth kesaj ceshtje kane karakter politik. "Nuk ka asnje problem me token
bujqesore. Ne projektin qe kane paraqitur nuk flasin fare per token bujqesore. Ata po mbajne qendrime individuale, sepse Begeja njehere kerkon qe te
amendohet ligji 7501 ndersa tani te abrogohet. Mendoj se ka qendrime politike", tha Faber. Nenkryetari i komisionit te pronave sqaroi se, ligji
7501 nuk mund te abrogohet pasi nuk mund te rrezikohen 400,000 familje ne dobi te 17.000 dosjeve qe kane kerkuar pronaret ne nje kohe kur me ligjin
eshte perfunduar kjo ceshtje. Faber shtoi se edhe ekspertet e huaj shprehen mendimin se gjithcka eshte ne perputhje me ligjin 7501. "Ne nuk mund
te destabilizojme Shqiperine qe te plotesojme kerkesat e pakices", tha ai.
N.Perndoj
kj
Me se fundi disa shifra!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 11-11-2002 nė 08:31 |
|
|
Si mund te kthehet prona
Flet, Murat Basha, nenkryetar i PLL-se
z.Basha, cili eshte vleresimi juaj per projektligjin per pronat dhe punen e komisionit parlamentar per kete ceshtje? Cilat jane, sipas jush,te metat
ne kete projektligj? Pikat qe dalin jashte interesave te pronareve?
Jam ne dijeni te ecurise se te gjithe punimeve qe ka ndjekur komisioni per kthimin dhe kompensimin e pronave, pronareve te ligjshem. Megjithate, une
mendoj se qe ne fillim ky komision nuk ka pasur nje rakordance te plote mendimesh, sepse largimi i z.Arjan Starova nga ky komision flet shume. Ne kemi
edhe perfaqesuesin tone ne kete komision qe eshte z.Fejzullai dhe kemi ngritur te gjithe problematiken e cila na shqeteson. Une mendoj se fillimisht
problemi i pronave duhet te filloje te zgjidhet me abrogimin e ligjit 7501. Abrogimi i ketij ligji dhe riparja e problemit te ndarjes se pronave ne
nje kendveshtrim te ri. Duhet marre ne konsiderate, qe prona ka pasur nje pronar dhe ajo duhet t'i njihet pronarit legjitim. Duke rimarre ne
konsiderate te gjitha ndryshimet e mevonshme demokratike, kohore etj. Lind nevoja per te krijuar nje marrdhenie te re ne raport me pronen. Dhe ketu
fillon; pronareve te ligjshem te kesaj prone mund t'ju kompensohet prona diku tjeter, mund t'ju kompensohet apo paguhet edhe me letra me
vlere, por me letra vertet te vlefshme jo me letra me vrime, sic ishin ato te kaluarat. Ose pronaret te marrin pjese ne privatizimin e objekteve
strategjike, apo objekteve te rendesise se vecante, si hidrocentralet, telekomi etj. Vetem duke e futur pronen ne kete rruge ne mund t'i japim
nje zgjidhje te pranueshme kesaj ceshtjeje, se gjithmone mund te kete konflikte per pronat. Nepermjet ketyre privatizimeve, ose nepermjet letrave me
vlere, pronaret mund te demshperblehen dhe te kene te drejten te hyjne ne kete gare te ekonomise se tregut, te ekonomise formale jo informale te
tregut, ne pozita te barabarta. Megjithese nuk duhet harruar, qe te tjeret kane 10 vite qe e kane filluar startin dhe pronaret akoma nuk jane
nisur.
-Me konkretisht, cilat jane sipas jush pikat e perplasjes ne kete projektligj?
Pikat e perplasjes ne kete projektligj fillojne me ligjin 7501, te cilin e ka vendosur Ramiz Alia, dhe PD-ja e PS-ja nuk duan ta abrogojne.
Fillimisht, duhet abroguar ligji 7501, pastaj te fillojme te diskutojme per nje marrdhenie te re ne raport me pronen. Ne mendojme se pronarit duhet
t'i njihet prona, duhet t'i kthehet prona. Supozojme se une jam pronar i kesaj toke. Kjo toke eshte e zene. Por kjo toke me njihet mua si
pronar dhe pastaj do te filloje te krijoje nje raport te ri me kete prone. Ose ata qe banojne ketu duhet te me demshperblejne, te me paguajne nje
takse apo qera per 10 vite sa eshte vlefta e kesaj toke, ose duhet te me demshperblejne me vleften e tregut, me letra me vlere, keto mund te fillojne
te diskutohen, por illimisht pronarit duhet t'i njihet toka. Une jam teresisht kunder asaj qe ka thene z.Faber, zv-kryetar i komisionit te
kthimit te pronave, qe ne s'mund te godasin 400 mije pronare per hir te 17 mije pronareve. Une mund t'ju them bazuar ne statistikat e viteve
'45 apo edhe te viteve '90, qe 80%-82% e shqiptareve kane qene pronare. 20% nuk kane qene pronare, por nuk jane rritur ne proporcion te
drejte vetem keta 20%, jane rritur edhe keta 80% qe kane qene pronare. Atehere keta 20% qe nuk kane qene pronare, ka pasur toka shteterore ose vende
te tjera me te cilat keta mund te kompensohen. Pra, problemi i prones, nese ka vullnet nga qeveria shqiptare, nese ka vullnet nga forcat politike mund
te zgjidhet ne menyren me racionale, qe te gjitha palet te mbeten te kenaqur. Perndryshe, me lind e drejta te them qe kjo eshte nje forme e re e
luftes se klasave, ne te cilen pronaret ne nje forme me te kamufluar goditen nga ligji i pronave, jo me duke u quajtur kulake, apo te deklasuar, por
duke mos i njohur pronen, goditen. Une dua te sjell perseri ne vemendjen tuaj se kjo shtrese qe pesoi goditjet me te medha, kjo shtrese qe u godit, u
shkaterrua, iu vrane edhe endrrat per te ardhmen. Tani duhet te rrije edhe pa pronen e ligjshme te trasheguar? Une kete nuk arrij ta kuptoj. Perse?
Sepse eshte bere nje ligj dhe me kete ligj jane kenaqur disa militante, apo kane abuzuar pushtetare vendore e qendrore, te te gjitha pushtetet e
ketyre 12 viteve, nuk kam nevoje te specifikoj njeri. Dhe per hir te kesaj gjeje nuk duhet t'u kthehet prona? Jo. Cdo rruge, sado e gjate qofte,
fillon me nje hap, le ta hedhim se bashku hapin e pare. Hapi i pare eshte t'u njihet e drejta e prones pronareve, kjo eshte e sanksionuar edhe me
kushtetute. Se dyti, t'ju kthehet prona atje ku eshte e mundur te kthehet. Atje ku nuk eshte e mundur le te gjenden modalitetet, per te bere
gjithe rregullimet e nevojshme brenda nje kornize dhe kuadri ligjor dhe prona te shkoje te i zoti, te gjitha palet kenaqen dhe Shqiperia me ne fund
futet ne rrugen e ekonomise se tregut.
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 13-11-2002 nė 10:05 |
|
|
PS: Do ta mbyllim ceshtjen e pronave
Socialistet shprehen optimiste se projekt-ligji per pronat do te perfundoje brenda muajit nentor. Nenkryetari i komisionit te posacem parlamentar per
pronat, Niko Faber deklaroi dje per "KJ" se mazhoranca ka vullnetin e plote per te zgjidhur brenda afateve ligjore ceshtjen e pronave. Ne
kete menyre, Faber kundershtoi qendrimin e kryetarit Begeja te mbajtur dy dite me pare, sipas te cilit, puna e ketij komisioni ka deshtuar tashme.
Faber shtoi se qendrimi i Begese per deshtimin e komisionit, ishte e papritur dhe e padegjuar me pare nga anetari i republikaneve. Sipas tij, puna ne
komisionin add-hock po ecen me ritmet e duhura. "Une e lexova deklaraten e Begese dhe mund te sqaroj se eshte hera e pare qe degjoj nga ai se
puna e komisionit te pronave po shkon drejt deshtimit. Dua te sqaroj gjithashtu se ky komision perbehet edhe nga pozita dhe pretendimet e opozites ne
kete rast jane pengesa artificiale. Nese gjysma opozitare nuk punon atehere do te kemi probleme", tha Faber. Megjithate perfaqesuesi i
mazhorances ne kete komision sqaroi se ligji per pronat do te miratohet me ose pa "Begene". Nenkryetari i komisionit garantoi se mazhoranca
eshte e interesuar dhe ka vullnetin per te zgjidhur perfundimisht kete ceshtje. Ne keto kushte ai kundershtoi edhe qendrimin e Begese, sipas te cilit,
deri me tani nga ky komision kane kaluar me konsensus vetem tre nene. "Kane kaluar disa nene te rendesishme dhe besoj se puna e komisionit do te
perfundoje brenda afateve", shtoi ai. Ceshtja e pronave do te diskutohet gjeresisht edhe nga grupi Task-Force qe do te mberrije ne Shqiperi kete
jave. Dy dite me pare, Begeja kerkoi ndihmen e ketyre te fundit per t'i dhene nje dore te forte zgjidhjes se kesaj ceshtje. Ndersa Faber
nenkuptoi se komisioni do ta perfundoje misionin e tij edhe pa nderhyrjen e te huajve. Deri me tani ceshtja kryesore qe mbetet per t'u zgjidhur
eshte toka bujqesore. Republikanet kerkojne abrogimin e ligjit 7501, ndersa socialistet e kundershtojne. Skeptike ndaj kesaj ceshtje mbeten edhe
demokratet, te cilet nuk pranojne te komentojne zhvillimet e fundit ne kete komision pavaresisht se ata kane qene te mandatuarit e ketij komisioni per
t'u takuar edhe me Presidentin Moisiu rreth rrugeve qe duhen ndjekur per zgjidhjen e kesaj ceshtje.
N.Perndoj
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-11-2002 nė 22:10 |
|
|
Deputetët e PR‑së, PLL‑së dhe PBK‑së tërhiqen nga komisioni i Pronave
Maks Begeja: Do të kthehemi, kur PS të plotësojë kërkesat tona
Dje opozita është tërhequr nga komisioni parlamentar për kthimin e pronave, duke rezervuar të drejtën e kthimit në
të, nëse merren parasysh kërkesat e saj në lidhje me aprovimin e ligjit 7501 "Për Tokën", dhe kthimin e
pronës pa kufizim pronarëve të ligjshëm, me përjashtim të shpronësimeve për nevoja publike. Si kushte të
tjera, ata kanë paraqitur përcaktimin e burimeve për kompensimin në natyrë dhe vlerë të pronave të zëna
për nevoja publike dhe ndërtime të ligjshme për nevoja strehimi, njohjen e të drejtës së pronësisë nga
1944 deri në miratimin e ligjit të ri, të anullohen të gjitha kontratat e dhënies me qera nga shteti të trojeve,
tokës bujqësore e pyjore, pyjeve, livadheve e kullotave, pronë e shtetit e private, të anullohen vendimet abuzive të
dhëna nga pushtetarët dhe ish‑pushtetarët gjatë 11 viteve të fundit. Duke bërë publik largimin e tyre nga
komisioni, përfaqësuesit e Partisë Republikane, të PLL‑së dhe PBK‑së, në komisionin e
posaçëm parlamentar për kthimin dhe kompensimin e pronave, të mbështetur nga grupet e tyre parlamentare, kanë
kërkuar dje kthimin dhe zbatimin e ligjit kushtetues për pronën dhe pronarin e saj. Edhe pse rrezikohet që komisioni i pronave
të mos e mbarojë punën e tij deri në fund të nëntorit, nga përfaqësuesit e PR‑së,
PLL‑së dhe PBK‑së është vlerësuar se përfundimisht nuk ekziston vullneti politik për kthimin e
pronës pronarëve, duke filluar që nga 91 e deri më sot. Përfaqësuesit e opozitës në komision kanë
theksuar se "projektligji i përgatitur nga mazhoranca, i cili po shqyrtohej deri në ditët e fundit nga komisioni, është
vazhdimi i qëndrimit të mbajtur nga PS‑ja për të mohuar të drejtën e pronës. Ai, jo vetëm që
nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemit të kthimit të pronave te pronarët e ligjshëm, por përkundrazi, e mohon
atë duke ligjëruar të gjitha abuzimet e bëra deri më sot", është shprehur nënkryetari i komisionit
të kthimit të pronave republikani Maks Begeja. "Vërejtjet e opozitës janë shfaqur qartë gjatë diskutimeve
të gjata për projektligjin e paraqitur nga mazhoranca. Në projektligj, njohja e pronësisë dhe e pronarëve
është vendosur me data 29 nëntor 44 deri në 31 mars 93, duke lënë pa asnjë zgjidhje abuzimet e bëra me
pronën pas 93. Është fakt i pamohueshëm që pushtetarë, ish‑pushtetarë dhe persona të lidhur me ta,
kanë marrë pa të drejtë prona të pronarëve dhe të shtetit, të cilat duhet tu kthehen pronarëve të
ligjshëm ose të përdoren për kompeimin e tyre fizik", është deklaruar Begeja.
e.gj
--------------------------------------------------------------------------------
Demokratët "pro" republikanëve për kthimin e pronës
PD: Pronarit t'i kthehet prona e tij
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së z.Bamir Topi, siguroi dje se Partia Demokratike
mbështet zgjidhjen e drejtë ligjore të problemit të pronave, çfarë do të thotë sipas tij, "të
kënaqim të drejtat legjitime të pronarëve". Bamir Topi është shprehur në përkrahje të
vërejtjeve që përfaqësuesit e tjerë të opozitës kanë bërë për problemin e pronave. Duke sqaruar
edhe diskutimet që ai ka patur para pak ditësh me presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, nënkryetari demokrat deklaroi se
abuzimet më të medha janë bërë dhe po bëhen lidhur me regjistrimin e pasurive të medha dhe se zgjidhja e
çeshtjes së pronave tani, nuk po kërkohet vetëm nga PD, por është vënë si kusht për integrimin e
Shqipërisë në Europë.
Bamir Topi sqaroi se opozita nuk do që ti imponohet mazhorancës në vendimet e saj apo objeksionin e vet për pronat, por
vetëm kërkon që të arrihet në një zgjidhje të pranuar nga të gjithë. Nënkryetari demokrat nuk u
shpreh nëse do të largohej nga komisioni i Pronës apo jo, por vetëm pohoi se Partia Demokratike do të ishte e angazhuar
maksimalisht për zgjidhjen e çështjes. Problemi i pronës dhe zgjidhja e tij në mënyrë përfundimtare ka
qenë edhe temë e diskutimeve të zhvilluara paradite nga disa përfaqësues ndërkombëtarë me komisionin e
Bujqësisë. Zgjidhja e problemit të pronës është parë dje nga Bamir Topi, edhe si një dëshmi e
rëndësishme e partisë më të madhe opozitare për të kontribuar edhe në luftën antikorrupsion, për
shkak të shumë defekteve dhe akteve korruptive të ndodhura gjatë viteve të fundit me problemet e tokës.
e.gj
55
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-11-2002 nė 22:11 |
|
|
Presidenti Moisiu vlerëson nevojën e respektimit rigoroz të së drejtës së pronës
Moisiu: Pa zgjidhje të pronave, nuk ka integrim në BE
Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, ka shprehur interesin e tij për pronën private, duke i kushtuar asaj një vëmendje
të veçantë, sidomos në zbatimin e ligjit për pronën. Në një takim të posaçëm me një
grup kryetarësh të shoqatave të pronarëve "Pronësi e Drejtësi", shoqatës së pronarëve
legjitimë "Shqipëria", shoqatës "Bregdeti" dhe "Shoqatës së Kulakëve", theksoi
nevojën e respektimit rigoroz të së drejtës së pronës, si një e drejtë themelore e njerëzve të
një vendi demokratik." Sipas njoftimit nga presidenca, mësohet se presidenti i Republikës, z.Moisiu, vlerësoi se i duhet
dhënë fund abuzimit të dekadës së parë të tranzicionit dhe shkeljeve të ligjit për pronat. Gjithashtu,
sipas kryetarëve të shoqatave të pronarëve në Shqipëri, ka munguar vullneti politik për gjetjen e një
zgjidhjeje të drejtë të çështjes së pronave, dhe se korrupsioni më i madh është ai i tokave. Ata
ngritën shqetësimin e tyre të përbashkët për punën e komisionit parlamentar ad hoc, që sipas tyre, nuk po
vepron siç duhet. Presidenti Moisiu i informoi ata, se ai është angazhuar në mënyrë të veçantë
për këtë çështje, që prej fillimit të mandatit të tij. Gjithashtu, ai u shpreh se, "kam kërkuar
një bashkëpunim më të ngushtë midis institucioneve dhe partive politike, në lidhje me ligjin e pronave. Kjo ka qenë
dhe një nga temat kryesore të takimeve të mia me kryetarët e partive në ditët e fundit". Më tej, presidenti
Moisiu ka shtuar se "çështja e pronave është një pengesë për zhvillimin e vendit". Presidenti Moisiu,
në përfundim të bisedës, theksoi se "Shqipëria duhet të ndjekë përvojën e vendeve të tjera,
që kanë ngjashmëri politiko‑historike me vendin tonë". Në fund deklaroi, se "pa një zgjidhje efikase
të së drejtës themelore të pronës, rruga drejt strukturave evropiane do të jetë shumë më e
vështirë".
Re. Po.
55
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-11-2002 nė 22:31 |
|
|
Opozita braktis Komisionin
"Të ndryshojë ligji komunist për tokën"
--------------------------------------------------------------------------------
n.t.
PESE KUSHTET E TE DJATHTES
1. Abrogimi i Ligjit 7501 "Për tokën"
2. Qeveria të përcaktojë burimet se si do t'i kompensojë pronat e zëna për nevoja publike dhe ndërtimeve
për nevoja strehimi
3. Njohja e së drejtës së pronësisë dhe e pronarëve të bëhet që nga viti 1944 deri në datën e
hyrjes në fuqi të ligjit të ri të kthimit të tokës
4. Anulimi i të gjitha kontratave të dhënies me qira nga shteti të trojeve, tokë bujqësore e pyjore, livadheve e
kullotave, pronë shtetërore e private
5. Anulimi i vendimeve abuzive që ua kanë dhënë të drejtën e pronësisë pushtetarëve,
ish-pushtetarëve dhe personave të lidhur me ta, në pronat e pronarëve të pronarëve dhe të shtetit
TIRANE
Republikanët, legalistët dhe ballistët dhanë dje dorëheqjen nga Komisioni parlamentar i Pronave. Ata do të kthehen
vetëm nëse qeveria do të plotësojë disa kërkesa që ky grup i bëri dje publike.
Sipas këtyre përfaqësuesve, projektligji që po diskutohet aktualisht në këtë komision, nuk e trajton në
asnjë nen të tij problemin themelor të pronësisë dhe atë të tokave bujqësore, por e lë të paprekur
ligjin ekzistues për tokat. Ky projektligj, sipas republikanëve dhe dy partive të tjera opozitare, shpreh qëndrimin që
socilaistët kanë mbajtur për pronat. Kritika e tyre është se në këtë mënyrë nuk i jepet një
zgjidhje përfundimtare kthimit të pronës, pronarëve të ligjshëm, por e mohon dhe ligjëron të gjitha abuzimet e
bëra deri më sot. Ndërsa replika e Partisë Demokratike ishte se duhet dalë me një qëndrim të
përbashkët nga të gjithë përfaqësuesit politikë në Komisionin e pronave. "Ligji s`mund të bëhet
sipas vullnetit të partive të opozitës", deklaroi dje Bamir Topi, kryetari o grupit parlamentar të PD-së. Ai kërkoi
deklarata të detajuara nga ana e anëtarëve të tjerë të Komisionit të Pronave. Ndërsa për zgjidhjen e
problemit të pronave, Topi ishte dje te presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Presidenti i kërkoi Topit, që PD-ja të
japë kontributin e vet për miratimin e një ligji sa më efektiv të kthimit të pronave. Nga ana tjetër,
republikanët së bashku me partitë e tjera opozitare, përveç demokratëve, e kritikojnë qeverinë. Sipas tyre,
qeveria nuk ka përcaktuar në këtë projektligj burimet e kompensimit të pronarëve. Sipas këtyre forcave politike,
qeveria bën premtime vetëm në letër, pasi qeveria nuk mund ta japë faturën reale, sipas vlerës së tregut,
për kompensimin e pronarëve. Gjithashtu "deklarohet se ka toka të lira, por s`përcaktohen se ku dhe si janë", tha
Maksim Begeja, nënkryetar i Komisionit të Pronave dhe deputet i Partisë Republikane. Duke e ftuar PD-në që t`i
përgjigjet largimit nga Komisioni, Begeja kërkoi hartimin e një ligji të zbatueshëm, i cili do të jetë në
gjendje t`ua kthejë tokën pronarëve. "Bojkotuesit" e Komisionit dolën edhe me qëndrimin, se me anë të
këtij ligji bllokohen shumë mundësi për kthimin e tokave. Republikanët, legalistët dhe ballistët dolën me
qëndrimin, se të gjitha qeveritë gjatë viteve të demokracisë nuk e kanë bërë dallimin midis pronës
së shtetit dhe asaj që "u është grabitur pronarëve". Sipas tyre, mungesa e vullnetit politik ka çuar
"në labirinthe ligjore dhe në interesa klanore, që e vështirësojnë zgjidhjen e tij çdo ditë dhe më
shumë".
gsh
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-11-2002 nė 22:32 |
|
|
Prona, Moisiu pret shoqatat: Eshtë një e drejtë themelore
--------------------------------------------------------------------------------
n.t.
TIRANE
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është gati për të shenjtëruar pronën. "Prona duhet
shenjtëruar", deklaroi ai në takimin që organizoi dje me shoqatat e pronarëve: "Pronësi e Drejtësi",
"Shqipëria", "Bregdeti" dhe ajo e kulakëve. "Nuk mund të pritet më për një respektim rigoroz
të së drejëts së pronës, si një e drejtë themelore e njerëzve të një vendi demokratik", theksoi
Moisiu gjatë këtij takimi. Sipas tij, i duhet dhënë fund abuzimit me tokën gjatë dekadës së parë të
tranzicionit dhe shkeljeve të ligjit, që janë vënë re me pronat. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatave
thanë se korrupsioni më i madh gjatë viteve të demokracisë është ai i pronave. Ata ngritën shqetësimin se
në Shqipëri ka munguar vullneti politik për një zgjidhje të drejtë të çështjes së pronave.
Gjithashtu komisioni parlamentar i ngritur për këtë punë, nuk po vepron siç duhet, sipas OJQ-ve për pronat. Sipas
presidentit të vendit, problemi i pronave është një pengesë për zhvilimin e vendit. Për këtë arsye,
Shqipëria duhet të ndjekë përvojën e vendeve të tjera, të cilat kanë një ngjashmëri
politiko-historike me vendin tonë.
gsh
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-11-2002 nė 22:44 |
|
|
Topi: Ligji 7501 pengesë për pronat
TIRANË - Bamir Topi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi dje qëndrimin e kësaj partie se do
të vazhdojë të jetë pjesë e komisionit parlamentar që po merret me diskutimin e projektligjit për rikthimin dhe
kompensimin e pronave, pavarësisht nga largimi i aleatëve të PD-së nga ky komision. Pak orë pasi mbledhja e komisionit
është prishur nga braktisja e opozitarëve, Topi në emër të demokratëve ka kërkuar që duhet të
ketë vullnet politik të të gjitha palëve për të zgjidhur problemin e kthimit dhe të kompensimit të pronave.
"Në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar që vullneti politik i palëve të bëjë të
mundur hartimin dhe miratimin e një ligji integral për pronat, kjo është një nga kushtet kryesore që ka vendosur BE-ja
ndaj vendit tonë, prandaj me këtë ligj duhet të plotësohen të gjitha të drejtat e pronarëve",- tha dje
në një konferencë për shtyp kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Sipas tij, procesi i rikthimit dhe kompensimit
të pronave është një proces i vështirë dhe se komisioni është në punë e sipër, "por nuk
mund të zgjidhen përfundimisht të gjitha gjërat ashtu siç është hartuar nga qeveria". Topi vuri në
dukje se dhe presidenti i Republikës, në takimin që ka zhvilluar me të, ka shprehur angazhimin e tij për ta zgjidhur
këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur. Nënkryetari demokrat arsyetoi se një nga pengesat
kryesore që projektligji të miratohet dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë është edhe ekzistenca e
ligjit 7501, ligji për pronat i hartuar nga qeveria demokratike, por që sot duhet të shihet mundësia për abrogimin e tij.
"Besoj se këtu ka një kontradiktë themelore nëse do të vazhdojë të qëndrojë ligji 7501 apo duhet
të abrogohet dhe ky ligj paraqet një problem tejet kompleks, prandaj dhe puna e komisionit varet nga kjo çështje",- u
shpreh Topi. Sipas tij, çështja e pronave në terren duket si një problem tepër i vështirë dhe i pamundur për
t'u zgjidhur, prandaj i bëri thirrje palëve në Parlament që të shprehin vullnetin e duhur për ta zgjidhur
çështjen, në mënyrë që të plotësohen të gjitha të drejtat e pronarëve.
Gilmana Bushati
shek
Po mire kush e hartoi dhe e miratoi ate ligj?????
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 5-12-2002 nė 22:09 |
|
|
Berisha e pranon gabimin
Zgjidhja e pronave, problem fondamental
Berisha: "Ne kemi gabuar një herë, por kur gabon për së dyti të tjerët kanë të drejtë mos të
të falin. Ndaj duhet të ulemi për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe mos të mendojë askush se paqton të drejtën,
duke tundur kartonin"
Partia Demokratike e konsideron zgjidhjen e çështjes së pronave si një problem fondamental. Lideri demokrat Berisha tha në
konferencën e djeshme për shtyp se e konsideronte të domosdoshme që partitë e mëdha, forcat e mëdha politike
në Shqipëri të vendosin për të bërë të drejtën e pronës. Duke vlerësuar rolin e
republikanëve në këtë këtë drejtim, Berisha tha se kurrësesi nuk mund të konsiderohet kjo si një
çështje e një grupi të caktuar apo e një partie modeste në përmasa siç është Partia Republikane.
"Duhet të mendojmë seriozisht për të dhënë zgjidhjen e duhur. Partia Demokratike bëri hapa të
konsiderueshëm në këtë drejtim, por duhet të pranojmë se nuk i dhamë një zgjidhje të plotë të
problemit", tha Berisha. Vetë fakti që ky problem madhor është sot në tryezë, për liderin demokrat
dëshmon se atij nuk i është dhënë zgjidhje. "Ne kemi gabuar një herë, por kur gabon për së dyti
të tjerët kanë të drejtë mos të të falin. Ndaj duhet të ulemi për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe
mos të mendojë askush se paqton të drejtën, duke tundur kartonin", tha Berisha. Duke shprehur vendosmërinë për
të mbrojtur të drejtën e pronës, lideri demokrat tha se mundësitë janë për të gjetur zgjidhjen. Për
këtë çështje ka kohë që është ngritur një komision i posaçëm parlamentar, por
komisionerët socialistë kanë kundërshtuar çdo përpjekje për të miratuar kthimin total të pronave tek
pronarët e tyre të ligjshëm. Mungesa totale e vullnetit t ë mazhorancës për të hartuar dhe miratuar një ligj
integral për pronat, të pranueshëm edhe nga shoqatat e pronarëve, ka sjellë si pasojë bllokimin e veprimtarisë
së komisionit të posaçëm parlamentar. Në këto kushte, fillimisht deputeti liberaldemokrat Arian Starova dhe më
pas edhe republikani Begeja, legalisti Fejzollari e ballisti Çako kanë deklaruar dorëheqjen nga ky komision, ndërkohë
qeveria e PS vazhdon të shkelë Kushtetutën që prej 28 Nëntorit të vitit 2001. Pikërisht pse ka ndodhur kështu,
pritet që në qendër të vizitës së Kryekomisionerit europian për Çështje të Integrimit, Patten,
që vjen sot të vizitojë Tiranën, të jetë monitorimi i reformave të premtuara nga Tirana zyrtare, ku një vend
të rëndësishëm do të zërë edhe problemi i pronave të pakthyera pronarëve legjitimë. BE, përmes
komisionerëve të saj, i ka bërë të qartë Tiranës zyrtare se negociatat nuk mund të hapen pa gjetur një
zgjidhje përfundimtare të problemit të pronës. Ndërkohë partitë e opozitës paralajmërojnë bllokimin
e procesit për integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, si pasojë e mospërfilljes që po tregon mazhoranca
për zgjidhjen e çështjes së pronave.
Halil RAMA
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 10-12-2002 nė 16:03 |
|
|
Pronat, Parlamenti lë pezull komisionin
Opozita kundër shtyrjes së afatit për të miratuar projektin. Topalli: Për draftin duhet vullnet politik
TIRANË-Ngrin konsensusi politik i arritur në byronë parlamentare për shtyrjen e afatit të komisionit të
posaçëm parlamentar për kthimin e kompensimin e pronave. Në seancën e mbrëmshme parlamentare, deputetët e
opozitës të Bashkimit për Fitore kanë qenë kundër formulimit të vendimit të propozuar nga kryetari i
Kuvendit, Servet Pëllumbi, për të shtyrë mandatin e komisionit të posaçëm të pronave, me qëllim
hartimin përfundimtar të projektligjit për kompensimin e kthimin e pronave për ish-pronarët. Kryeparlamentari Pëllumbi
në fillim të seancës kërkoi që të miratohej vendimi për të shtyrë afatin e komisionit për hartimin e
një raporti, si dhe për hartimin e projektligjit të pronave. Një kërkesë e tillë është kundërshtuar
mbrëmë nga kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Republikane, Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe të
Partisë së Ballit Kombëtar. Krerët e partive politike, PR-së dhe të PLL-së, Fatmir Mediu dhe Eqerem Spahiu u
shprehën në seancëm e mbrëmshme se nuk janë dakord për të shtyrë afatin e deri më 31 janar të 2003
të komisionit të posaçëm të pronave, me qëllim hartimin përfundimtar të projektligjit për pronat.
Për këtë çështje ata kërkuan që më parë duhet të ketë një vullnet politik, pastaj
të arrihet në miratimin e draftit. Gjithashtu, Mediu dhe Spahiu u shprehën se ka një ndryshim të konsensusit të arritur
në mbledhje e byrosë parlamentare, pasi ata nuk kishin rënë dakord për projektvendimin e Pëllumbit të paraqitur
pasdite në seancë, por që komisionit të posaçëm ti jepej afat për hartimin e një materialit informativ
për punën e bërë, si dhe për pengesat e hasura në hartimin e draftit. Në të njëjtën kohë i
kërkohej qeverisë që të paraqiste një listë me të dhëna të sakta për tokat e lira. Vetëm pas
këtyre dy etapave, krerët e partive politike duhet të mblidheshin për të marrë një vendim politik për ligjin
që do të miratohej,-theksoi Mediu. Projektvendimin e paraqitur nga ana e Pëllumbit, e kundërshtoi edhe nënkryetarja e
Kuvendit, Jozefina Topalli. Në mbledhjen e byrosë parlamentare ne ramë dakord që për dy-tri javë komisioni i
posaçëm i pronave të punonte për hartimin e një materiali dhe që qeveria të hartonte një dosje për
tokat e lira sa janë ato aktualisht në gjendje. Ndërsa për miratimin e draftit, më parë duhet të mblidhemi për
të gjetur një vullnet politik,-tha nënkryetarja e PD-së, Topalli. Nisur nga këto qëndrime, të cilat u
mbështetën edhe nga deputeti i PAD-së, Arben Imami, Pëllumbi deklaroi tërheqjen e projektvendimit të tij, për ta
diskutuar në një seancë tjetër parlamentare. Pas takimit të paradites, kryetarët e grupeve parlamentare të
PS-së e PD-së Ruçi e Pëllumbi deklaruan se Afati i komisionit u zgjat, por jo për të hartuar projektligjin por
për të hartuar një raport mbi nivelin e punimeve. Më pas do të ketë një tryezë në nivel të
lartë partiak për të vendosur mbi projektligjin.
Ruçi, komisioni të fillojë punën
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka deklaruar pas seancës se projektvendimi i Pëllumbit
quhet i miratuar, pasi për të është rënë në konsensus politik në mbledhjen e byrosë.
Nuk i kuptoj deputetët që morën fjalët se çfarë kërkonin, kur tryeza e byrosë kishte rënë me
konsensus të plotë për shtyrjen e afatit të komisionit, ku edhe takimi i Pëllumbit kishte si qëllim që
byroja e Parlamentit pranonte të shtyhet afati deri në fund të janarit apo jo. Tryeza, pas një debati të gjërë
dy-tri orë ra dakord për këtë. Në këto kushte zoti Pëllumbi duhet të njoftonte thjesht seancën e
Parlamentit, për mua kjo quhet e miratuar,-tha dje Ruçi. Sipas tij, për këtë projektvendim nuk duhet të kishte votim,
pasi ka një nen të rregullores së Parlamentit, se për rastet kur arrihet me konsensus njoftohet seanca parlamentare dhe nuk
votohet.
Bledar Hoti
Faber: Ja skema e kthimit të pronave
TIRANË-Kthimi i pronave do të kryhet me anë të kompensimit fizik të ish-pronarëve. Komisionit të
posaçëm të pronave i nevojitet vullneti politik, si dhe zhvillimi i dy-tre mbledhje të njëpasnjëshme për të
përfunduar draftin e për kthimin e kompensimin e pronave. Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të pronave,
deputeti i PS-së, Niko Faber tha dje për gazetën Shekulli se komisioni ka shqyrtuar gati gjysmën e projektligjit të ri.
Ne kemi kaluar nenet më të rëndësishme, nëse do të kalojë me vullnet politik, për dy-tre mbledhje të
komisionit projektligji mund të jetë gati,-theksoi Faber. Janë pesë mënyra të kompensimit, ku përparësi i
jepet kompensimit fizik, nëse nuk arrihet mundësitë më të vogla janë me vlera monetare, kjo sepse nuk ka gjendje të
mirë buxhetit për të kompensuar pronarët dhe shumat janë të mëdha. Kurse kompensimi fizik është
mënyra më e mirë që mund të sigurojë një kthim real të pronarëve, pasi ekzistojnë tokat e
disponueshme të pronave,-theksoi Faber.
b.hoti
Begeja: Jemi kundër draftit të qeverisë
TIRANË-Nënkryetari i Partisë Republikane, Maksim Begeja deklaroi dje se është kundër miratimit të draftit të
hartuar nga qeveria, pasi nuk realizohet kompensimi real i pronave. Ne kërkuam konsensus, sepse PS insiston me çdo kusht që të
miratohet një projektligj mbi bazën e kushteve që ka bërë qeveria. Së pari, ky projekt ka kufizime në
sipërfaqen e pronave që i shpërndahet pronarëve kufizime në kohë në emërtime është i pamundur,
së dyti nuk është sjellë fatura financiare, ku pretendohet të jetë 1miliard e 200 milionë dollarë,-theksoi
Begeja. Për republikanët, zgjidhja reralizohet me anë të një kompensimi fizik ose me kthimin e pronës pronarëve
të ligjshëm. Ndërkohë republikanët, ashtu si ballistët dhe legalistët janë tërhequr nga komisioni i
pronave, duke kërkuar që më parë të shfuqizohet ligji 7501 Për pronat. Një kërkesë e tillë
është kundërshtuar nga PS-ja, e cila zyrtarisht është shprehur për mosshfuqizmin e këtij ligji, pasi një
gjë e tillë do të sillte efekte sociale.
b.hoti
PDr, komision hetimor për pronat shtetërore
TIRANË- Partia Demokrate kërkon krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar hetimor për shpërndarjen e
pronave dhe trojeve shtetërore për ish-pronarët. Deputeti i PDr-së, pas interpelancës me ministrin e Pushtetit Lokal, Ben
Blushi, kërkoi që Parlamenti të ngrejë një komision të posaçëm parlamentar për të hetuar
mënyrën e zbatimit të ligjit 7501 Për tokën, për mënyrën e ndarjes së pronave shtetërore për
ish-pronarët dhe për të pastrehët. Sipas Berzanit, në qytetin e Durrësit, nga vendimet e Bashkisë janë
konstatuar shkelje të mëdha dhe abuzime gjatë dhënies së trojeve dhe tokave për ish-pronarët. Nisur nga këto
fakte ne kërkojmë krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar hetimor, i tipit Ngjela, për të
nxjerrë në dritë masakrën që është bërë nga ana e pushtetit lokal dhe komisioni shtetëror i kthimit
të pronave në dhënien e pronave shtetërore, si kompensim i ish-pronarëve, etj,-theksoi Berzani.
B.Hoti
shek
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 18-12-2002 nė 08:09 |
|
|
Sot politika vendos per Pronat
Nevila Perndoj/ Presidenti Moisiu do te mbledhe sot ne mesdite ne nje tryeze te perbashket kreret e partive parlamentare ne vend. Ne takimin e sotem
pritet te diskutohet gjeresisht mbi projektligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave, pronareve te ligjshem. Presidenti Moisiu do te kryesoje sot
tryezen pas konsultimeve dy ditore qe ai zhvilloi me kreret e partive politike ne vend. Keshtu, kryetaret e partive politike, mblidhen per te debatuar
mbi nje nga kushtet e hapjes se negociatave per nenshkrimin e marreveshjes me Bashkimin Europian. Presidenti Moisiu, si iniciator i kesaj tryeze, do
te finalizoje perpjekjet disa javore per mbylljen e kesaj ceshtjeje.
Dje mbasdite kryetari i shtetit takoi kryetarin e Partise Demokratike Sali Berisha, Kryetarin e PBK, Shpetim Rroqi dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel
Dule. Ne keto takime te vecanta Presidenti Moisiu u njoh me qendrimin qe tre partite politike kane per abrogimin ose jo te ligjit 7501. Kryesisht
partite e opozites kane mbeshtetur qendrimin se duhet abroguar ligji 7501, nderkohe qe reformatoret kerkojne amendim te tij. Te njejtin qendrim kane
mbajtur edhe ballistet. Kryetari i PBK, Shpetim Rroqi u shpreh gjate takimit me Presidentin Moisiu se ligji 7501 duhet amenduar pasi abrogimi i saj do
te sillte mjaft probleme. Kreret e partive politike jane shprehur optimiste se do te gjindet nje formule kompromisi per zgjidhjen e ceshtjes se
pronave, nderkohe qe kane vleresuar gatishmerine e Presidentit Moisiu per te dale me nje qendrim te perbashket. Demokratet gjithashtu duket se, nuk
jane dakort per abrogimin e ketij ligji. Pavaresisht se asgje nuk eshte bere e ditur per qendrimin e kreut demokrat, zyrtare te larte te kesaj partie
u shprehen dje se, ligji 7501 nuk duhet abroguar. Kjo ceshtje duket se do te jete edhe pika e kontestimit mes partive, nje pjese e mire e te cilave
kane kerkuar abrogimin e tij. Kreret e grupimit politik "Aleanca per Shtetin" mbeshtesin idene se ligji 7501 nuk duhet ndryshuar pasi ne
baze te ketij ligji jane trajtuar 400.000 pronare. Gjithesesi piketat e seciles parti per pronat do te diskutohen sot ne tryezen e rrumbullaket per te
dale me nje qendrim te perbashket. Raporti i tryezes se sotme do ti dergohet per shqyrtim komisionit te posacem parlamentar per pronat dhe ne fund te
muajit nentor do te kaloje per miratim ne seance plenare.
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|