Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  8    9    10    11  >>
Autori: Subjekti: Ēėshtja e Pronės
Anton Ashta

Postuar mė 22-9-2009 nė 18:02 Edit Post Reply With Quote
jane dy te mundshem:

http://www.georgofili.it/home.asp?lang=ita

http://www.igmi.org/

Pronaret nuk duhet te presin nga shteti shume, duhet te kerkojne vete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2009 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
Orikumi, Kakomeja dhe Turizmi
Eduard Zaloshnja | 31/10/2009 |
Që shumica e qeveritarëve dhe ligjvënësve shqiptarë e ka të qartë se valuta e emigracionit dhe e trafiqeve ilegale eventualisht do të shterojë një ditë, nuk duhet vënë në dyshim.


Dhe kur ajo ditë të vijë, ata do ta kuptojnë se valuta që futet aktualisht në Shqipëri nga burime normale nuk do të jetë në gjendje të mbulojë as gjysmën e importit të mallrave që krijojnë atë pak mirëqënie që gëzojnë sot shqiptarët.


Por problemi është se pak prej qeveritarëve dhe ligjvënësve e kanë të qartë se sa urgjente është të fillohet të mendohet e të punohet që sot për ditën kur valuta e emigracionit dhe trafiqeve ilegale do të shterojë.


Kështu, ka 18 vjet që qeveritarët shqiptarë deklarojnë se turizmi do të përbëjë burimin afatgjatë më të rëndësishëm për futjen e valutës në Shqipëri. Por shumë pak është bërë për ta kthyer në realitet këtë deklarim. Bujqësia dhe industria ushqimore gjithashtu janë parë që në fillim të viteve '90 si degë me goxha potencial për të zbutur deficitin tregtar. Por akoma sot e kësaj dite, shumica e shqiptarëve konsumojnë perime, fruta dhe ushqime të importuara nga shtetet fqinj.


Në themel të mungesës së zhvillimit të këtyre dy sektorëve jetikë për të ardhmen e ekonomisë shqiptare është padyshim çështja e pazgjidhur e pronësisë së tokës. Tërheqja e investitorëve seriozë në fushën e turizmit, të ngjashëm me ata që kanë kthyer Karaibet ose Antalian në destinacione fitimprurëse turizmi, kërkon një qartësi të padiskutueshme të titujve të pronësisë.


Gjithashtu, edhe investimet serioze në bujqësi dhe në industrinë ushqimore, të cilat do të furnizonin turistët dhe popullsinë shqiptare me perime, fruta dhe ushqime të freskëta, kërkojnë tituj të qartë pronësie.
Por ç'ndodh në realitet? Ditët e fundit, mësojmë se në Orikum ka një mbivendosje të titujve të pronësisë.


Atje del pronar toke Rahman Selmanllari, miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili nuk ka asnjë lidhje farefisnore me Vlorën, ndërkohë që ajo tokë ka qenë dikur kënetë dhe i është dhënë në përdorim banorëve të Orikumit (në bazë të ligjit 7501). Si rezultat, banorët përleshen me policinë e shtetit dhe rrihen prej saj para kamerave të të gjithë televizioneve kombëtare. Por, a mund të presësh që investitorë seriozë të investojnë për një turizëm cilësor në gjirin e Vlorës, kur informohen për skena të tilla?


Orikumi është një shembull i gjurmës së ujkut. Por ekziston një tjetër shembull, që përfaqëson ujkun vetë. Është fjala për Kakomenë, e cila ndodhet në një gji tjetër me potencial të lartë turistik - në gjirin e Sarandës.


Atje nuk diskutohet për një investitor serioz potencial të së ardhmes, si në Orikum, por për një investitor serioz aktual. Quhet Club Méditerranée, dhe njihet kudo në botë si Club Med. Kjo kompani administron mbi 80 fshatra turistikë cilësorë në Evropë, Afrikë, SHBA, Karaibe, Brazil, Azi Juglindore, Polinezi dhe Australi.


Në vitin 2004, Club Med nënshkroi një marrëveshje me kompaninë lokale Riviera për administrimin e një fshati turistik që kjo e fundit do të ndërtonte në Kakome. Sipas kompanisë Riviera, toka ku do të ndërtohej fshati turistik ishte në pronësi të shtetit dhe ajo e kishte marrë me qira për 99 vjet. Por fill pasi marrëveshja u bë publike, 129 familje të Nivicës, fshatit pranë Kakomesë, u ngritën në protestë kundër saj.


Arsyeja? Sipas dokumenteve që zotëronin familjet niviciote, toka ku do të ndërtohej fshati turistik ishte blerë prej tyre që në vitin 1876, ishte konfiskuar nga shteti shqiptar në vitet 1927-32 (por kishte mbetur përsëri në pronësi të tyre), figuronte në pronësi të niviciotëve në kadastrën e vitit 1945, ishte konfiskuar nga shteti komunist në vitin 1946, u ishte rinjohur me vendim Gjykate si pronë e niviciotëve në vitin 1996, dhe tani duhej t'u kthehej fizikisht atyre në bazë të ligjeve aktuale.


Protestat dhe konfrontimet me policinë të familjeve niviciote kanë vazhduar papushim që prej vitit 2004, dhe në mes të janarit të këtij viti, një konfrontim me policinë përfundoi me arrestimin e disa protestuesve.


Ndërkohë, në 2007-ën, familjet niviciote humbën një gjyq për këtë çështje në shkallën e parë me arsyetimin absurd se toka ishte blerë origjinalisht nga Perandoria Osmane!!!


Ndërsa në Gjykatën e Apelit, kërkesa e niviciotëve u rrëzua për arsye proceduriale. Sipas Vladimir Kumit, një prej nënshkruesve të padisë gjyqësore dhe kryetar i Komunës që përfshin Kakomenë, çështja ka kaluar tani në Gjykatën e Lartë dhe mund të shkojë edhe në Gjykatën e Strasburgut po nuk gjeti zgjidhje.


Sipas një njoftimi të agjensisë Rojters të datës 16 qershor 2009, Club Med është tërhequr përfundimisht nga projekti i Kakomesë. Kjo, kryesisht për shkak të ngatërresave me pronësinë e tokës.


"Nuk ekziston një projekt i Club Med në Shqipëri",- citon Rojters në një letër dërguar niviciotëve nga zj. Florence Le Gall, drejtoreshë e zhvillimit rajonal të Club Med. Më tej, ajo u shkruan niviciotëve: "Ne nuk kemi më lidhje kontraktore me kompaninë Riviera.


Ne nuk jemi në dijeni se çfarë po ndërtohet në Kakome, prandaj ju lutemi të mos dërgoni më e-maile për një projekt që për ne nuk ekziston". Chrystel Baude, zëdhënëse e Club Med, ia konfirmoi Rojtersit autenticitetin e letrës së zj. Le Gall.


Tërheqja e e Club Med nga projekti i Kakomesë përbën një goditje pothuaj vdekjeprurëse për perspektivën e kthimit të bregdetit jonian në një destinacion të turizmit cilësor, i cili zakonisht ndjek hapjen e fshatrave turistikë të kësaj kompanie. Dhe pse ndodh kjo? Sepse qeveritarët dhe ligjvënësit tanë akoma nuk i kanë dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së titujve të pronësisë.


Në rast se niviciotëve do t'u ishte dhënë titull i qartë i pronësisë, një marrëveshje treshe mes tyre, kompanisë Riviera e Club Med do të kishte qenë e mundur, dhe sot do të kishim në Kakome një fshat turistik cilësor, i cili do të bëhej magnet jo vetëm për turistët perëndimorë, por edhe për kompani të tjera serioze që mund të ndërtonin fshatra të ngjashme turistikë në bregdetin tonë...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2009 nė 10:22 Edit Post Reply With Quote
Ne Orikum e verteta eshte shume e thjeshte:


Familja ortake e Selmanllarit: Historia e pronës së konfliktit
Flamur Vezaj | 30/10/2009

Pas Selmanllarit, nje tjeter email ka mberritur ne redaksite e mediave pasdite vone. Emaili (i cili drejtohet tek i njejti grup-emailesh si emaili i Selmanllarit) eshte nenshkruar nga nje perfaqesues i familjes Sinanaliaj, emrat e te cileve figurojne ne dokumentacionin e prezantuar sot ne disa media, bashke me emrin e mikut te ngushte te djalit te kryeministrit.
Ne Emailin e z.Sinanaliaj thuhet:

'...Pronesia e familjes Sinanaliaj, (objekt i sotem mediatik) rrjedh prej trashegimlenesit
Sadik Sinani, i cili me dokumenta arkivore qe te vitit 1910 (defter Daimi) nr.13, ka pase
ne zoterim e pronesi nje prone te ndodhur ne vendin "Paska", Orikum, Dukat me
siperfaqe 185 vreten aproksimativisht 23 ha e 800m2 (sot e tjetersuar ne. truall).
Gjithashtu prona vazhdon te ligjerohet edhe ne vitin 1933 permes rregjistrit kadastral
nr.21.
Fillimisht subjekti Sinanaliaj ka aplikuar per kerkirn pronesie ne vitin 1994, ne baze te
ligjit 7698. Pretendimi eshte ngritur ne mbeshtetje te plote me dokumentin arkivor burim
pronesie dhe vendimin e gjykates, permes te ciles eshte fiksuar ligjerisht edhe njehere
pronesia ne emer te subjektit Sinanaliaj, sipas edhe planvendosjes bashkelidhur ketij
vendimi. KKKP ne vitin 1994 I ka njohur 13 ha e 800 m2 dhe I ka kthyer 10.000 m2 ne
emer te familjes Sinanaliaj dhe Shabanaj (pasardhes te Rodakut) dhe ne vitin 1995 me
vendimin e gjykates nr.782 I bazuar ky vendim edhe ne dokumentat arkivor te kohes,
eshte bere njohja e se drejtes se pronesise duke e shtuar masen e njohjes se pronesise nga
13 ha ne 23 ha e 880 m2.
Ish komisioni gjate shqyrtimit te pretendimit konstatoi fillimisht se subjekti
Sinanaliaj dhe Shabanaj kishte nje konflikt gjyqesor per nje pjese te siperfaqes me
subjektin Skender Muco, dhe per kete vendosi nxjerrjen e ceshtjes jashte
juridiksionit. Ky konflikt u mbyll deri ne gjykate te Apelit ne favor te subjektit
Sinanaliaj dhe Shabanaj.
Mbi bazen e ketyre njohjeve subjekti Sinanaliaj dhe Shabanaj ne vitin 2006, ne referim
edhe te kritereve te reja te ligjit 9235 i drejtohet ZRKKP V1ore, duke kerkuar kthimin e
pjeses se pakthyer me pare (per shkak te kondicioneve te ligjit te kohes), Konkretisht
kthimin ne natyre te sip 10 ha dhe diferencen e pakthyer nga njohja e meparshme e 13 ha
e 880 m2.
ZRKKP pas hetimit administrative e ne perputhje me Iigjin dhe konkretisht nenin 22 e
legjitimoi pronesine e tyre duke qene se kishin vendim gjykate te formes se prere dhe
dokumenta arkivore si edhe vendim njohje dhe pjeserisht kthim ne natyre per kete
prone.
M.gj.th ZRKKP Qarku Vlore veproi jo per te gjithe siperfaqen e njohur .
Per piesen nen rruge e cila ishte e lire fizikisht dhe pa pretendime ZRKKP Oarku
Vlore veproi perseri pieserisht duke kthyer nie siperfage me te vogel nga sa u qe
niohur subiekteve te siperpermendur Sade Shabanai dhe Nabile Sinanaliai, duke
kthyer ne teren vetem siperfagen e lire ( bosh) pa ndertime dhe pretendime nga te
tjere.
P.S:
Siperfaqja ne konflikt eshte ndare fillimisht si toke buke ne perdorim per punetoret e NB
Rinia Orikum. Keto siperfaqe nuk u kaluan asnjehere ne pronesi pasi:
• Eshte pjese e zones turistike
• Perfituesit nga N.B nuk aplikuan per rregjistrim sipas kritereve te dekretit nr. 1254
date 19.10.1995
• Dekreti ne vitin 2004 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese
• Dhe ajo qe perben edhe nje argument te forte ligjor eshte fakti se ne vitin 2006 kur
subjektet riaplikuan per kthimin e prones, siperfaqa ishte kthyer ne toke truall me
vendim te KRRTRSH. (ndaj kur u konfirmua gjendja juridike e kesaj siperfaqe ne
ZRPP dhe ne Kadaster, rezultoi te ishte me gjendje juridke pasuri shtet. Si e tille
automatikisht i kthehet pronarit.)
Asnje prej ish anetareve te NB sot nuk eshte se, nuk i njeh pronen Sinanaliajve por,
pretendojne se ende ekzistojne variantet e rregjistrimit ne hipoteke te titujve te perdorimit
te disa siperfaqeve(!!)
Me besimin se gjithcka do ta paraqisni me vertetesi
Me respect, Gentian Sinanaliaj


Pra toka eshte e pronarit, kaq.

Fshataret e babezitur te 7501 jo ne dru po po nuk moren vesh ne burg te futen.


Tokat e marra ne perdorim nga ndermarrjet bujqesore nuk jane kthyer asnje here ne pronesi.

kaq e mjaft

eshte shume interesante sesi zaloshnja qe hiqet si i djathte mashtron kur nuk shkruan se Selmanllari e ka blere truallin atje.
E ka blere nga pronaret qe e perfituan nga ligji i kthimit te pronave. kaq

Ama problemi i ceshtjeve te pronesise eshte vertet themelor dhe duhet qe mendjet me te sakta te Kombit te merren me te.

Qeveria beri perseri nje gabim themelor qe do te shkrije agjencine e kthimit te prones.

Si mund te kufizohet ne kohe kthimi i prones e te mos kufizohet ne kohe 7501!?

Absurde!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2009 nė 11:07 Edit Post Reply With Quote
Z.Vorpsi, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" duke i dhënë afat AKKP-së që të shqyrtojë dhe të marrë një vendim për ankesat e pronarëve deri në fund të vitit 2011, ndërsa më pas do të fillojë shkrirja e këtij institucioni.


Cili është mendimi juaj për këtë vendim?


Ajo që ka thënë kryeministri ka qenë një tentative për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që mund ta themi me plot gojë ishte një skandal i qeverisë siç është ligji për privatizimin e trojeve në zonat turistike.


Pra për të mbuluar atë efekt negativ që pati publikimi i përfituesve nga ky projektligj, ku ishin një serë ministrash, zëvendës ministrash dhe familjarë të tyre, duhej të krijohej një shpërqendrim i vëmendjes. Ndoshta ky ka qenë momenti më i mirë për ta bërë. Ka ardhur koha që të rishikohet gjithë kjo që quhet reformë e pronësisë.


Pasi ajo që ka 18 vite që zbatohet, e cila është mbështetur në kompensimin e pronarëve rezulton e dështuar për shkak se kostoja financiare që ka prodhuar është e papërballueshme për shtetin shqiptar.


Sipas të dhënave që ka prodhuar AKKP-ja, deri në vitin 2005 rezulton se sipërfaqja e truallit që duhej të kompensohej është rreth 80 milionë m² tokë truall e cila përllogaritet të kapë vlerën e 4.2 miliardë dollarëve.


Ju duket i arritshëm afati sipas të cilit deri në fund të vitit 2011 brenda të cilit AKKP-ja duhet të marrë një vendim për çdo ankesë të bërë nga pronarët?


Kryeministri kishte deklaruar në media se ky proces do të jetë i mbyllur deri në qershor të 2010. Nuk kemi parë ende një draft për të thënë se çfarë realisht do të bëhet. Problematika e pronave është e ngarkuar.


Në këtë situatë, të deklarosh që AKKP-ja do të mbyllet, në radhë të parë do të thotë që punonjësit e agjencisë të demoralizohen. Nga ana tjetër, teknikisht është e pamundur të bëhet ajo që thotë kryeministri.


Nëse mendojmë që kompensimi si proces do të vazhdojë deri në vitin 2014, do të thotë që diku nga mesi i këtij viti nëse dikujt do t'i vijë rasti për t'u kompensuar do t'i duhet që në radhë të parë të marrë një vërtetim me shkrim për gjendjen e pronës nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nëse në këtë zyrë ajo pronë rezulton e lirë dhe mund t'i kthehet, sipas kësaj logjike i bie që ai të mos ketë mundësi ta marrë atë, ç'ka nuk ka kuptim.


Meqë jemi tek kompensimi. Disa ditë më parë u miratua një listë më mbi 500 emra pronarësh të cilët do të përfitojnë nga kompensimi financiar, është ky një tregues që ky si proces është duke ecur normalisht?


Sipas metodikës, që të marrësh kompensimin financiar në radhë të parë duhet që të kesh një hartë të vendndodhjes së kësaj prone. Mbi 90 % e vendimmarrjes për pronën bujqësore është marrë pa përcaktuar kush është toka, çka do të thotë që ato do të kthehen të gjitha mbrapsht. Kjo anë teknike dihet fare mirë nga qeveria dhe kryeministri.


Nisur nga sa thatë, për sa i përket punës së AKKP-së, ju sugjeroni shtyrje të afatit të funksionimit të saj për të bërë të mundur përfundimin e procesit të kthimit dhe të kompensimit të pronave?


Normalisht, pasi e drejta e pronës nuk mund të kufizohet në kohë. Kjo është e palogjikshme.

Të kërkosh afat kohor në kthimin dhe kompensimin e pronës është e pamundur. Ne dimë fare mirë që kërkimi i të drejtës së pronës nuk mund të ketë kufizime kohore. Se cila strukturë do të jetë që do të kryeje atë, është problem tjetër por deri më sot ka qënë AKKP-ja .


N.q.s kjo mbyllet, për pronarët kjo do të thotë që ju s'keni më të drejtë që të kërkoni pronën. Është shumë e rëndë që me gojën e një kryeministri pronarëve t'u thuhet që ju s'keni të drejtë të kërkoni pronën tuaj.


Është dhënë një shifër zyrtare për sa i përket numrit të ankesave që AKKP-ja duhet të shqyrtojë gjatë kësaj periudhe deri në fund të vitit 2011, rreth tetë mijë, korrespondon kjo me të dhënat tuaja?


Në qoftë se janë tetë mijë dosje të reja që janë të hapur pranë Komisionit të Kthimit të Pronave, për hir të procedurave që ka ky ligj ku dokumentacioni duhet të përgatiten nga pronarët, këta të fundit sot janë nëpër dyert e gjykatave.


Pra janë me dhjetëra ose me mijëra pronarë të tjerë të cilët janë në gjykata pa mundur të hapin një dosje pranë AKKP-së. Kësaj kategorie kryeministri i ka vënë kryqin.


Nëse ti, do të gjesh një dokument që vërteton pronësinë, s'ke mundësi të shkosh ta kërkosh pasi të thonë që ka kaluar afati. Kjo tentative mund të konsiderohet dhe si një kërkesë e qeverisë për të mbyllur llogaritë me pronarët shqiptarë.


Pasi, nëse këto llogari do të mbeten të hapura, atëherë çdo qeveri në pushtet nuk do të gjejë mundësinë të falë toka të pronarëve për nevoja elektorale. Karta e legalizimeve është përdorur në zgjedhjet e 2005-ës dhe në zgjedhjet që sapo kaluam ku kryeministri doli dhe tha ato që do të legalizohen do të paguajnë gjysmën me lekë dhe tjetrën me letra me vlerë.


Komisioni i Ligjeve është duke shqyrtuar projektligjin që i jep të drejtën pronarëve të ndërtimeve në fshatrat turistike të blejnë edhe truallin. Sipas tij kemi të bëjmë me tokë shtetërore, ndërsa ju keni deklaruar të kundërtën, pra që ajo është pronë e pronarëve.


Ku e mbështesni qëndrimin tuaj?


Pronësia shtetërore për tokën bujqësore deri në vitin 1945 ka qenë vetëm 50 mijë hektarë tokë, ndërsa pjesa tjetër ka qenë në pronësi individuale dhe të komuniteteve fetare. Shteti në mënyrë virtuale ka shfrytëzuar kushtetutën e vitit 1976, e cila të gjithë tokën e shpalli pronë shtetërore.


Pas viteve 90-të, megjithëse kishte pasur vetëm 50 mijë hektarë, shteti rezulton pronar i 700 mijë ha tokë. Kjo është baza mbi të cilën ai e quan veten pronar të kësaj sipërfaqe toke.


Sipas ligjit për turizmin, janë ngritur 32 fshatra turistike dhe sot funksionojnë vetëm 2 të tillë, ndërsa të tjerët janë shfrytëzuar për të ndërtuar vila. Sot ndërmerret një nismë që trualli i këtyre vilave t'u shitet personave që i kanë blerë ato.


Ky është një legalizim që i bëhet pushtimit të tokave nga qeveritarët dhe pushtetarët e djeshëm dhe të sotshëm bashkë. Faktin që pronat nuk janë të shtetit por të pronarëve e vërteton edhe shfuqizimi i pikës 1/ç të nenit 3 të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronarëve", në të cilën theksohet se nëse ndryshon destinacioni i tokës së dhënë për zhvillimin e turizmit ndryshon ajo duhet t'i kthehet pronarëve.


Kemi një sipërfaqe toke rreth 1500-2000 ha tokë, e cila nuk i ofrohet pronarëve por blerësve të vilave. Krahas kësaj, problemi qëndron edhe tek lista e personave që përfitojnë nga ky projektligj, ku një pjesë e mirë janë qeveritarë, çka tregon se kemi të bëjme me një konflikt interesi të qeverisë, ku pasi nxorën një ligj për legalizimin e ndërtuesve pa leje në të gjithë vendin, bënë edhe një ligj për veten e tyre.


Çefa: Shqyrtimi i ankesave, deri në fund të 2011-ës

TIRANË- Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, deklaron se në bazë të ndryshimeve që qeveria bëri në ligjin "Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave", institucioni i drejtuar nga ai ka afat deri në fund të vitit 2011 për shqyrtimin e të gjitha ankesave të pronarëvë duke dhënë edhe në vendim.


I kontaktuar menjëherë pas publikimit të ndryshimeve të qeverisë, Çefa theksoi se misioni i AKKP-së është trajtimi i drejtë i kërkesave për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave.


"Për sa i përket njohjes së pronave, agjencia e mbaron misionin dhe fillon reduktimi i strukturave. Por puna do të vazhdojë për pjesën tjetër, dmth ekzekutimin e vendimeve të marra deri në 31 dhjetor 2011.


Ato subjekte që kanë një vendim për kompensim apo kthim të pronës do të vazhdojnë të aplikojnë për ekzekutimin e tij qoftë për kompensim apo kthim fizik gjithnjë aty ku është e mundur apo sa është e mundur", - tha.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2009 nė 11:15 Edit Post Reply With Quote
Drafti për shtëpitë apo hotelet në zonat turistike nxit debate në Komisionin e Ligjeve. Anëtarët demokratë kalojnë vetëm një pjesë të draftit.


TIRANË - Të gjitha aktet e shitjes dhe blerjes së apartamenteve apo të shtëpive të ndërtuara në zonat turistike dhe të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do të shpallen të pavlefshme, ndërsa poseduesit e tyre do t'u duhet t'i nisin nga e para procedurat e blerjes në fillim të truallit dhe më pas të godinës.


Ky është parashikimi që bënë projektligji që ka nisur të shqyrtohet dje në Komisionin e Ligjeve "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin", i cili vjen si një nismë ligjore e qeverisë për të zgjidhur problemin e pronësisë në rreth 20 fshatrat turistikë që janë licencuar në vendin tonë.


Objekt i këtij ligji do të jenë vetëm ato ndërtime që janë kryer para 31 dhjetorit 2008, ndërsa për ato që mund të jenë zhvilluar pas kësaj date do të zbatohet Kodi Penal, duke i sekuestruar apo prishur.


Por vet natyra komplekse e problemit, që kërkohet t'i jepet zgjidhje me këtë projektligj ka bërë që diskutimi i djeshëm në këtë komision të nxjerrë në pah vështirësi të shumta, qoftë për rrugët e zgjidhjes, ashtu edhe për vetë terminologjitë e përdorura nga hartuesit, për të cilat edhe vet përfaqësuesja e qeverisë, Marsida Xhafellari, nuk ka mundur do të japë shpjegimet e qarta, çfarë ka bërë që miratimi i shumë neneve të shtyhet.


Debatet


Ndër pikat më të nxehta që ka pasur edhe më shumë paqartësi nga ana e deputetëve ka qenë pikërisht neni 8 i këtij drafti, ku dhe parashikohet që Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave me Ndërtime Informale merr kompetencën e plotë për të kërkuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pra nga Hipoteka, çregjistrimin e veprimit juridik me anë të së cilës është bërë shitja - blerja e objektit nga qiramarrësi, që është personi që ka hyrë në marrëveshje me shtetin duke marrë të drejtën të ndërtojë një objekt në zonat turistike tek poseduesi, i cili është edhe pronari real i këtij objekti.


"Është e nevojshme që të bëhet çregjistrimi i njësive të ndërtimit nga ZRPP-ja pasi regjistrimi i këtyre objekteve konsiderohet i paligjshëm. Është e domosdoshme që të bëhet dhe çregjistrimi i shitjeve të paligjshme në mënyrë që t'i hapet rrugë zgjedhjes definitive të problemit", - u shpreh relatori i këtij projektligji ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.


Por, sipas përfaqësuesve të tjerë të komisionit të ligjeve ky është një akt, që mund të sjellë përplasje të shtetit me gjykatat, pasi poseduesit e këtyre ndërtesave, që janë të regjistruar në hipoteka mund të kërkojnë të drejtën e tyre për t'iu njohur akti i regjistrimit të dokumentit të shit-blerjes. "Nuk jam dakord me argumentin e sjellë nga përfaqësuesi i qeverisë se ne duhet të bëjmë zero gjithçka dhe pastaj të fillojmë nga e para. Unë mendoj se ky proces duhet të jetë në fund.


Pra, në momentin kur ALUZINI do të bëjë verifikimin dhe do të jenë paguar të gjitha detyrimet, atëherë momenti tjetër është kalimi në pronësi. Kur të bëjë kalimin në pronësi, atëherë hiqja atij njeriu pjesën e letrës, bëj shënimin në pjesën e Hipotekës.


Jo t'ia bësh përpara dhe më pas ta realizosh, pasi e konfliktuon tjetrin. Nëse ti ia heq këtu atëherë e detyron të shkojë në Gjykatë. Nuk duhet të futen në konflikt", - u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili ka këmbëngulur se ZRPP-ja nuk mund të zerojë aktin juridik të regjistrimit që ka kryer vet.


Ndërkohë një pikë tjetër e nxehtë, që ka shkaktuar debate në komision, ka qenë edhe ajo që përcakton se poseduesi, apo vet personi që ka bërë ndërtimin, do të mund të blejë për të privatizuar vetëm ndërtesën dhe truallin e tokës mbi të cilin është ngritur ajo, por jo oborrin dhe ambientet rrethuese.


Kështu, sipas përfaqësueses së qeverisë, Marsida Xhafellari, personi i interesuar (poseduesi) dhe personi i stimuluar (qiramarrësi i tokës nga shteti, pra ai që ka marrë lejen e ndërtimit të fshatit turistik) do të mund të blenë vetëm tokën truall, ku dhe është ngritur objekti, ndërsa oborret ashtu si edhe të gjitha pjesët e tjera brenda perimetrit të fshatit turistik, si rrugë, lulishte apo parqet do të jepen në bashkëpronësi.


"Oborri do kalojë në bashkëpronësi në tërësi pa të drejtë ndarjeje. Edhe kur është një edhe kur janë të tjerë", - tha Xhafellari. Por, sipas disa prej anëtarëve të komisionit kjo përbën një nonsens logjik, pasi personat që do të hyjnë në këtë proces do të paguajnë për një pronë që s'do ta kenë.


"Pra, unë duhet të paguaj dhe nuk do të kem pronën time", - tha deputeti Halimi. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i komisionit, Rusmali, i cili ka kërkuar shpjegime nga përfaqësuesit e qeverisë për mënyrën sesi është menduar t'i jepet zgjidhje një problemi të tillë. "Atje ku janë vilat truall nuk është vetëm trualli në godinë, por edhe sipërfaqja funksionale e domosdoshme, por këtë e dinë urbanistët dhe nuk e dimë ne.


Sepse nuk mund të lësh një vilë vetëm një metër katror mbi themelet, sepse sipërfaqja përreth është truall funksional dhe i duhet vilës", - tha Rusmali. Por sipas ish-ministrit Alibeaj qëllimi i projektligjit është pikërisht që të rregullojë marrëdhëniet në këto zona, pra që edhe të mos lejojë ndërtime të tjera.


"Natyrisht, që do të paguash dhe pronësia jote nuk do të jetë vetëm nën themelet e ndërtesës, por edhe në park edhe te rruga edhe përqark vilës. Me këtë bëhet e mundur që askush rreth vilës së vet të mos ndërtojë një vilë të dytë, ndërkohë që komshiu i vet të mos shohë as ajër dhe as dritë", - tha Alibeaj.


Ndërkohë drafti parashikon që poseduesi mund të blejë truallin duke e paguar atë sipas hartës së vlerës së tregut të miratuar nga qeveria.


Por, natyrisht që një veprim i tillë penalizon deri në një farë mënyre blerësit, të cilët sipas këtij projektligji do t'u duhet të paguajnë sërish lekë për t'ua blerë tani truallin shtetit, pasi ia kanë blerë një herë më parë personit që ka pasur në shfrytëzim. Si rezultat i debateve, anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë kaluar në parim vetëm 7 nene të draftit.


Debati
Xhafellari


Ne kemi vendosur datën 31 dhjetor 2008, se atëherë ka hyrë në fuqi ndryshimi i Kodit Penal, sipas të cilit çdo ndërtim pas kësaj date konsiderohet vepër penale.

Rusmali


Ju keni bërë një veprim shumë të fisëm që keni bërë këtë punë, por çështja është se askush nuk e kupton.

Xhafellari


Nëse duhet për mesazh për të tretët kjo është tjetër gjë, por për mua kjo është e kuptueshme dhe zbatueshme. Nëse duhet të kuptohet qëllimi atëherë rregullohet.

Halimi


Subjekt i interesuar do jetë vetëm poseduesi apo edhe personat e tjerë të cilët janë përfshirë ose kanë shitur më parë një ndërtesë të caktuar, pasi mund të ketë raste kur një ndërtesë është shitur disa herë.

Xhafellari


Ideja ka qenë që të përfshijë këdo që gëzon njësinë e ndërtimit, që mund të jetë ose firmë ndërtimi apo një qytetar i thjeshtë, që ka blerë njësinë e ndërtimit.

Halimi


Mendoj se subjekt i interesuar duhet të ishte personi, i cili posedon një nga njësitë e ndërtimit, pasi nuk mund të posedoj gjithë fshatin turistik.


Alibeaj


Projektligji parashikon që të mund të blesh vetëm tokën që është truall, pjesa tjetër, pra përfshi edhe oborrin do jetë në bashkëpronësi.


Xhafellari


Oborri do të kalojë në bashkëpronësi në tërësi pa të drejtë ndarjeje. Edhe kur është një edhe kur janë të tjerë.

Halimi


Pra unë duhet të paguaj dhe nuk do të kem pronën time.

Alibeaj


Po natyrisht, që do të paguash dhe pronësia jote nuk do të jetë vetëm nën themelet e ndërtesës por edhe në park, edhe te rruga edhe përqark vilës. Me këtë bëhet e mundur që askush rreth vilës së vet të ndërtojë një vilë të dytë.

Sula


Përsa i përket datës që ju vendosni, pra 31 dhjetori 2008, kush më siguron mua që ky ndërtim nuk është regjistruar pas kësaj date.

Xhafellari


Ka një procedurë verifikimi administrativ që do ta kryejë ALUIZNI dhe ku do të verifikohen dokumentet që do të paraqiten dhe verifikimi i gjendjes së ndërtimit në terren. Unë mendoj se ne kemi inxhinier të aftë të bëjnë verifikimet e duhura.

Sula
Në llaç, do t'i bëjë analiza llaçit ai?

Xhafellari
Nëse është e nevojshme edhe do të bëj.

Rusmali


Ju duhet të jeni të qartë, sepse në projektligj është fare e paqartë. Unë mund të thosha fare mirë se atje ku janë vilat truall nuk është vetëm trualli në godinë, por edhe sipërfaqja funksionale e domosdoshme, por këtë e dinë urbanistët dhe nuk e dimë ne. Sepse nuk mund të lësh një vilë vetëm një metër katror mbi themelet, sepse sipërfaqja përreth është truall funksional dhe i duhet vilës.


Por këtë ne nuk e dimë dhe unë nuk jam në gjendje ta them, prandaj verifikoheni si është dhe na thoni fare qartë se çfarë kërkon subjekti i interesuar dhe personi i stimuluar dhe kush e kërkon atë që do të mbetet bashkësi.


Rusmali


Nëse kemi një pasuri të paluajtshme "x" brenda fshatit turistik në mënyrë të kundraligjshme dhe nëse ky ligj nuk e prek atë pasuri, a ka ndonjë shans njeriu që e disponon, pronari, sepse është i regjistruar i futet procedurave të këtij ligji, thotë ç'më duhet mua unë jam pronar, e kam të regjistruar.


A mos kjo do të na shkaktonte rrezikun që për një pjesë të këtyre pasurive, do të dështonte procesi? Ai është pronari i një gjëje,
që nuk i takon, me regjistrimin fals është bërë pronar i truallit.


Ai thotë se s'kam nevojë të hedh para të tjera sepse unë jam pronar i truallit edhe pse është në mënyrë të kundraligjshme. Neni ka nevojë për riformulim.

Halimi


Kjo është një situatë faktike, pra në një fshat që ka 20 vila, 10 prej tyre e kanë bërë një proces të tillë, me veprim juridik apo me vendim gjykate kanë shkuar në hipotekë dhe janë regjistruar.


Që duhen të hiqen absolutisht dakord. Çështja këtu është se ALUZNI nuk mund të jetë ai që duhet të vejë dhe të kërkojë çregjistrimin e veprimeve juridike, as që ligji të shprehet nëse veprimet juridike janë të ligjshme apo jo, s'mund ta themi dot këtu si juristë që jemi.


Ai veprimi juridik, kontrata e shitjes nga personi i dytë apo i tretë është i ligjshëm apo jo s'mund ta themi me ligj. Kjo është një çështje që e zgjidh sistemi gjyqësor nëse është i ligjshëm apo jo, ne disponojmë vetëm regjistrimin, magazinimin nga ana e Hipotekës. A është në kompetencën e ALUIZNI-t të kërkojë procesin e çregjistrimit? E bën vetë kyeregjistruesi jo ALUIZNI. Do ta heqë vetë kryeregjistruesi.


Projektligji parashikon edhe tarifat e shitjes së truallit subjektit të interesuar


Drafti, si do të kryhet privatizimi i truallit

TIRANË - Privatizimi i truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti në fshatrat turistik do të kalojë në një sërë etapash nëpërmjet të cilave do të mund t'i jepet vlerë juridike të gjitha ndërtimeve e ligjshme dhe të paligjshme në zonat me përparësi turistike.


Kështu, në kreun e dytë të projektligjit "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin", parashikohen procedurat për kalimin e pronësisë, ku personi i interesuar (poseduesi) dhe personi i stimuluar (qiramarrësi) duhet të paraqesin brenda një afati 60 ditor dokumentacionin e parashikuar në ligj ku përfshihet a) kërkesa për kalimin e truallit në pronësi,


b) kontratën e lidhur me personin e stimuluar për kalimin e të drejtave reale mbi njësinë ndërtuar, c) planimetrinë dhe sipërfaqen në m2,


ç) dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar, d) marrëveshjen e qirasë apo të zhvillimit të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit, lejen e ndërtimit si dhe lejen e ndërtimit për njësinë e ndërtuar. Për sigurimin e këtij dokumentacioni, ALUIZNI pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të njoftojë në mënyrë publike subjektet e interesuara dhe personat e stimuluar.


Me depozitimin e dokumentacionit ky institucion bën hedhjen e të dhënave sipas formularit të përcaktuar dhe në bashkëpunim me ZRPP-në bashkërendon punën për verifikimin e gjendjes juridike dhe në terren të njësive të ndërtimit, ndërsa në bashkëpunim me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave verifikon nëse ka kërkesa të tjera mbi pronësinë e tokës.


Ndërkohë, ALUIZNI kërkon nga ZRPP-ja ç'rregjistrimin e veprimit juridik për kalimin e të drejtave reale mbi njësinë e ndërtimit. Subjekti i interesuar ose personi i stimuluar ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit të njësisë së ndërtimit të cilën provon se e gëzon me anë të dokumenteve të paraqitura.


Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar do të jetë në proporcion me sipërfaqen e tij në funksion të njësisë së ndërtimit që ai gëzon. Kur trualli i shitet subjektit të interesuar çmimi paguhet në masën 80 për qind të vlerës së truallit, prej subjektit dhe 20 për qind nga personi i stimuluar.


Çmimi i truallit që do të paguajnë subjektet e mësipërme mund të reduktohet në dy raste: a) në masën 10 për qind nëse paguhet brenda 3 muajve nga data e njoftimit me shkrim, dhe b) në masën 20 për qind nëse paguhet brenda një muaji. Ndërkohë që vlefta e siguruar nga këto procedura është parashikuar ti kalojë fondit të kompensimit financiar të ish-pronarëve.


Në projektligj është parashikuar se kur dy ose më shumë persona gëzojnë njësinë ose njësitë e ndërtimit brenda së njëjtës zonë turistike, trualli kalon në bashkëpronësi të detyrueshme në tërësi, i cili nuk lejohet të ndahet.


Pas kryerjes së procedurave të mësipërme Ministri i Drejtësisë ngarkon ALUIZNI-n të lidhë kontratën e shitblerjes për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin, si dhe njofton me shkrim subjektin fitues se i plotëson kushtet e parashikuara.


Kontrata e lidhur sipas këtij ligji regjistrohet në ZRPP, ndërsa kalimi i së drejtës së pronësisë së truallit sipas kësaj procedure nuk tatohet sipas dispozitave për tatimin mbi të ardhurat. Vetëm pas fitimit të pronësisë mbi truallin, subjekti i interesuar ka të drejtën të regjistrojë në ZRPP objektin.


shek


Prape ligj tjeter qe merret me ceshtjet e pronesise?!


Shpesh here kam pershtypjen qe juristet e Shqypnise jane njerezit me te paafte te Kombit.


Ore mashtruesa,

shumica e kontratave te finos jane o te jashteligjshme ose nuk jane zbatuar fare.

Pyesni Eris Hoxhen e ju tregon ai.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2009 nė 11:28 Edit Post Reply With Quote
Shoqata e pronarëve kritikon nismën më të re të qeverisë. “Zgjidhje gjysmake dhe për interesa të caktuara”

TIRANË – Kryeministri Sali Berisha deklaroi dy ditë më parë, se qeveria do të hartojë një draft, që u mundëson pronarëve të fshatrave turistikë të blejnë truallin mbi të cilin janë ndërtuar vilat dhe resortet turistike, ndërsa të ardhurat do të shkojnë në fondin e kompensimit për ish-pronarët.

Por, nuk është kjo zgjidhja sipas Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Agim Toro, deklaroi dje në një intervistë për “Shekulli”-n se, së pari, shteti duhet t’u kthejë pronat pronarëve dhe më pas, këta të fundit, duhet ta shesin tokën me çmimet e tregut.

Për pasojë, Toro hedh poshtë faktin se fshatrat turistike janë ndërtuar mbi toka shtetërore, duke shtuar se nga 32 fshatra turistike, vetëm dy prej tyre, janë ndërtuar mbi këto troje. Toro shtoi gjithashtu se çmimet që janë vendosur sot për zonat turistike, janë shumë më të ulëta sesa ato të tregut.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dy ditë më parë se qeveria do të hartojë një draft, që u mundëson pronarëve të fshatrave turistike, të blejnë truallin mbi të cilin kanë ndërtuar vilat dhe resortet turistike, ndërsa të ardhurat do të shkojnë në fondin e kompensimit për ish-pronarët. Në fakt, si e pritën ish-pronarët këtë lëvizje të Berishës?

Koncepti i fshatrave turistike nuk është i sotëm. Ai është i hershëm dhe ne e kemi denoncuar me kohë.

Ligji për zhvillimin e turizmit, që parashikon dhënien e titullit person i stimuluar, u krijoi, personave që merrnin këtë titull, në fushën e investimit dhe turizmit, privilegje të jashtëzakonshme, duke përfshirë që nga mospagimi i taksave, heqja e barrave doganore e të tjera lehtësira fiskale.

Këtu ka pasur një abuzim shumë të madh, sepse qëllimi i vërtetë i fshatrave turistike ishte për zhvillimin e turizmit, gjë që nuk ndodhi në Shqipëri.

Në vitin 2006, nga 32 fshatra turistike që kishin marrë licencën e personit të stimuluar, funksionuan si të tillë vetëm dy. Ndërsa gjithë fshatrat e tjera, pavarësisht se kishin këto lehtësira fiskale, u kthyen ne rezidenca të personave me gjendje ekonomike të mirë ose të politikanëve, duke privatizuar vilat që kishin ndërtuar në këto fshatra.

Ne, prej kohësh kemi kërkuar që shteti t’i ndëshkojë këta njerëz që kishin marrë titullin person i stimuluar, sepse kishin devijuar nga objekti i ndërtimit të fshatrave rustike.

Ndërsa tani, në vitin 2009, qeveria më në fund e pranon këtë fakt dhe kërkon zgjidhjen e problemit, duke u shitur pronën përfituesve të këtyre vilave, sepse vilat tashmë janë privatizuar në favor të individëve të caktuar, por aty ka një konflikt.

Toka nuk është u dhënë ndërtuesve të fshatrave turistike në pronësi, por u është dhënë me qira për 25 vjet. Dhe pastaj kanë të drejtën ta rinovojnë kontratën e marrjes me qira për një periudhë tjetër 25-vjeçare, e për 25 të tjera dhe në fund për 99 vjet. Kjo tokë, pas 99 vjetësh duhet të kalojë në gjendjen e mëparshme.

Abuzimi i shtetit në këtë rast qëndron në faktin se shteti nuk kishte asnjë titull pronësie mbi këto toka dhe, megjithatë, ai dha me qira duke i shkelur të gjitha të drejtat e pronarëve, që pretendonin pronësinë e këtyre tokave, për arsye se komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk kthenin tokën në këto vende, me arsyen e thjeshtë se toka në zona turistike nuk u kthehet pronarëve. Sot ligji parashikon që tokat t’u kthehen pronarëve.

Atëherë lind pyetja: Si do të zgjidhet ky konflikt? Në radhë të parë, pronarët duan të marrin tokën e tyre dhe toka nuk duhet të shitet me atë çmim që vendos shteti, sepse nuk është çmimi i tregut.

Për ndërtimin e një fshati turistik duhet të kemi parasysh se mund të jenë përdorur 4, 5 apo 10 ha tokë. Por, në fakt, zona që shfrytëzon fshati turistik, mbi të cilën nuk jepen më leje ndërtimi, kalon të 100 ha tokë, që quhet zona mbrojtëse. Atëherë lind pyetja, që këta që do të blejnë tokën, çfarë do të privatizojnë?

Vetëm sipërfaqen e tokës ku është ndërtuar vila, apo oborrin e saj funksional, apo të gjithë tokën prej 100 ha tokë, që ka marrë licencë fshati turistik për të shfrytëzuar ambientin. Për mua është gjithashtu shqetësues koncepti që paraqitet për borgjezinë e re, ku në një sistem kapitalist, sistemi borgjez është koncept që i ka kaluar koha.

Kapitalizmi nuk është rent i njerëzve të barabartë. Është rent i njerëzve që kanë aftësi për të përfituar me tepër nga të tjerët. Pra, është interesi i individit, i cili vihet në bazë të zhvillimit ekonomik të një vendi.

Në këtë aspekt, nëse kemi njerëz që kanë arritur të fitojnë para më shumë se të tjerët duke respektuar ligjet e shtetit, këta, në asnjë mënyrë nuk mund të përbuzen dhe të quhen me termin borgjezë të rinj.

Të respektosh ligjet dhe të fitosh, është një nder dhe në këtë aspekt, unë mendoj që të respektosh të drejtat dhe liritë themelore të një njeriu, është themeli i një demokracie dhe një rendi kapitalist dhe përfituesit e këtij sistemi janë ata që e zhvillojnë jetën ekonomike të një vendi.

Ndërsa ata që kanë abuzuar, që janë ndërtuesit e fshatrave turistike, duhen ndëshkuar. Përfituesit e këtyre vilave, duke e ditur që nuk është toka e ndërtuesve të fshatrave turistike, duhen ndëshkuar. Të ndëshkohen në emër të ligjit, se janë shkelës të ligjit, jo sepse janë borgjezë te rinj.

Megjithatë, z. Toro, pasojë e këtij procesi, pretendohet se do të jetë rritja e fondit për kompensimin financiar të ish-pronarëve. A është një zgjidhje kjo për ish-pronarët?

Termi që paratë do t’u jepen pronarëve, mua më duket një absurditet. Sepse pronarëve jepu tokën e tyre, se e shesin vetë ata me çmimin e tregut.

Ashtu si shteti vetë nuk pyeti kur ua mori tokën pronarëve dhe ua dha ndërtuesve të fshatrave turistike në mënyrë të paligjshme, pronarët të jenë të bindur që do respektohen ligjet dhe do vënë ato norma dhe rregulla që ka sistemi kapitalist.

Ndryshe nga sa ju thoni më sipër, pretendohet se toka që do të blihet është shtetërore. A keni ju raste konkrete për të vërtetuar të kundërtën?

Nuk është vërtetë që është tokë shtetërore. Janë dhënë tokat e pronarëve për ndërtimin e fshatrave turistike. Kështu ka ndodhur në Ksamil, në Kakome, në Gjirin e Lalzit.

Tek Mali i Robit mund të jetë tokë shtetërore, kurse në vende të tjera jo. Në Ksamil lejohen të përdoren dy fshatra turistike gjithsej. Ksamili është i tëri me pronarë privatë, që shteti akoma nuk ua ka kthyer pronën.

Atëherë çfarë do të ndërtojnë këta pronarë privatë, nëse fshatrat turistike janë ndërtuar tashmë dhe nuk lejohet ndërtimi i fshatrave të reja. Këta pronarë çfarë do përfitojnë, vetëm ato 20 ha ku janë ndërtuar fshatrat turistikë? Ndaj, problemi është shumë herë më i gjerë sesa paraqitet.

Është një konflikt i jashtëzakonshëm kur qeveritarët e ndryshëm kanë përfituar realisht nga këto dhëniet e licencave të fshatrave turistike. Ky problem nuk është hera e parë që është prekur nga shoqata e pronarëve.

Fshatrat turistike janë kthyer në modele të një korrupsioni, të cilët përfitojnë në emër të ligjit. Pra, është korrupsion në emër të ligjit ky që ka ndodhur.
Folët për qeveritarë të ndryshëm që kanë përfituar nga dhënia e licencave të fshatrave turistike.

Kujt i referoheni në këtë rast?

Është rasti i Kakomesë. Ky është një rast flagrant. Dy fshatrat turistike të Ksamilit ku iu dhanë investitorëve gjoja të huaj dhe tani janë investitorët vendas, që po i bëjnë këto ndërtime.

Kemi rastin e Gjirit të Lalzit, që në një moment të caktuar, janë dhënë deri nga kryeministra të caktuar, licenca, dhe licencat janë dhënë duke shkelur edhe ato norma që ka vendosur shteti shqiptar.

Për të marrë titullin person i stimuluar, duhet që me ligj të kesh titullin e pronësisë mbi tokën. Absolutisht, asnjë ndërtues i fshatrave turistike nuk e ka këtë titull. Atëherë ky është abuzimi i vërtetë.

Cila është zgjidhja, sipas jush?

Zgjidhja është dhënia e tokës pronarëve, në të gjitha rastet dhe vendosja e rregullave të shtetit kapitalist, ku secili që kërkon të përfitojë një pronë, duhet ta paguajë atë në marrëveshje me pronarin.

Të gjitha zgjidhjet e tjera janë gjysmake dhe në interesa të caktuara. Duhet të kemi parasysh një gjë, që çmimet që janë vendosur sot për zonat turistike, janë shumë më të ulëta sesa ato të tregut.

Prandaj, edhe në këtë rast, nëse kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, ata që do të paguajnë tokën, sërish nuk paguajnë me çmimin e tregut. Ky është qëllimi. Çmimet e tregut nuk janë ato që janë vendosur.

Abuzimi i shtetit

Abuzimi i shtetit në këtë rast qëndron në faktin se shteti nuk kishte asnjë titull pronësie mbi këto toka dhe, megjithatë, ai dha me qira duke i shkelur të gjitha të drejtat e pronarëve, që pretendonin pronësinë e këtyre tokave, për arsye se komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk kthenin tokën në këto vende, me arsyen e thjeshtë se toka në zona turistike nuk u kthehet pronarëve. Sot ligji parashikon që toka t’u kthehet pronarëve.

Qeveritarët dhe korrupsioni

Këta pronarë çfarë do përfitojnë, vetëm ato 20 ha ku janë ndërtuar fshatrat turistike? Ndaj, problemi është shumë herë më i gjerë sesa paraqitet. Është një konflikt i jashtëzakonshëm kur qeveritarët e ndryshëm kanë përfituar realisht nga këto dhëniet e licencave të fshatrave turistike.

Ky problem nuk është hera e parë që është prekur nga shoqata e pronarëve. Fshatrat turistike janë kthyer në modele të një korrupsioni, të cilët përfitojnë në emër të ligjit. Pra, është korrupsion në emër të ligjit, që ka ndodhur.

Shteti dhe fshatrat turistike

Është rasti i Kakomesë. Ky është një rast flagrant. Dy fshatrat turistike të Ksamilit, ku iu dhanë investitorëve gjoja të huaj dhe tani janë investitorët vendas, që po i bëjnë këto ndërtime.

Kemi rastin e Gjirit të Lalzit, që në një moment të caktuar, janë dhënë deri nga kryeministra të caktuar, licenca, dhe licencat janë dhënë duke shkelur edhe ato norma që ka vendosur shteti shqiptar.

Për të marrë titullin person i stimuluar, duhet që me ligj të kesh titullin e pronësisë mbi tokën. Absolutisht, asnjë ndërtues i fshatrave turistike nuk e ka këtë titull. Atëherë, ky është abuzimi i vërtetë.

Çmimet e tokave

Dhënia e tokës së pronave në të gjitha rastet dhe vendosja e rregullave të shtetit kapitalist, ku secili që kërkon të përfitojë një pronë, duhet ta paguaje atë në marrëveshje me pronarin.

Të gjitha zgjidhjet e tjera janë gjysmake dhe në interesa të caktuara. Duhet të kemi parasysh një gjë, që çmimet që janë vendosur sot për zonat turistike, janë shumë më të ulëta sesa ato të tregut.

Prandaj, edhe në këtë rast, nëse kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, ata që do të paguajnë tokën, sërish nuk paguajnë me çmimin e tregut. Ky është qëllimi. Çmimet e tregut nuk janë ato që janë vendosur. (Shekulli)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-12-2009 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
Te gjithe ata qe kane marre ne perdorim tokat e ish-ndermarrjeve bujqesore ne zonat bregdetare dhe ato turistike do te behen pronare te tokes por me disa kufizime ne siperfaqe.

Ky eshte thelbi i projektligjit te ri i cili eshte miratuar ne parim ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe ate te Ligjeve. Sipas ketij projektligji njihet prona nga 300-750 metra katrore

Nese familjet kane ne perdorim me shume se siperfaqja qe u jep ligji i ri, ato do te jene te detyruara ta kthejne ate, edhe nese ne ato prona kane kryer investime.

“Per cdo njesi, banoret qe do te perfitojne nga ky ligj 0.5 dynym kane marre 10 here me shume. Ne pronese me ligj do jepet vetem 0.5 dynum”, tha deputeti Ilir Bano.

Ligji trajton edhe rastin te vecante te Ksamilit, ku banoret nuk e kane patur token as ne perdorim.

“Ky rast eshte ai i tokave te Ksamilit ku banoret asnjehere nuk e kane pas pronesine dhe madje as nuk i kane patur ne pronesi. Ne rastin e ketyre familjeve nuk do u japim tokat qe kane zene, por do i kompesojme diku tjeter. Edhe ne ish-fermat bujqesore edhe ne zonat turistike nuk i jepet pjese nga ajo qe kane, po kompensim per ate qe kane patur’, u shpreh Rusmali.

Megjithate mbetet ende e paqarte se cfare do te ndodhe me familjet qe kane ndertuar shtepi pa leje, nese atyre do t’u legalziohet objekti dhe toka e zene apo do te zhvendosen per kompensime diku ne tjeter truall. Projektligji i ri per pronat ne bregdet pritet te miratohet kete jave ne kuvend.

top

po kjo?

Cfare qeverie e djathte eshte kjo qe kufizon te drejten e ish-pronareve per te kerkuar pronen e tyre dhe njekohesisht nuk kufizon ndarjen e tokes bujqesore dhe vazhdon dhe me tej i jep ne pronesi token e fermave punonjesve me 2010!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-12-2009 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Permbi Ceshtjet e Pronesise qeverisja e jone e PD-s eshte nje DESHTIM ABSOLUT e i TURPSHEM.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-12-2009 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
Një ligj që shkel parimet e së drejtës
Agim Toro | 23/12/2009 | Komente | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin
mbyll
[ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

* del del.icio.us
* blink blinklist
* digg digg
* face Facebook

* furl Furl
* magnol ma.gnolia
* newsv Newsvine
* pownce Pownce

* reddit reddit
* stumble StumbleUpon
* tech Technorati
* twit Twitter

Disa mendime rreth projektligjit "Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9235 dt.29.07.2004
Për kthimin dhe kompensimin e Pronës i ndryshuar"


Në kënd vështrimin tonë, projektligji paraqitur "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235 dt.29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" i ndryshuar" A.


Nuk është në një linjë me rekomandimet me rekomandimet e Raport-Progresin e Shqipërisë për vitin 2009 ku përcaktohet: "Si përfundim, ka pasur pak progres në konsolidimin e të drejtave të pronësisë, një prioritet kyç i Partneritetit Evropian.


Problemet që kanë të bëjnë me reformën e pronësisë kërkojnë një përqasje shumëplanëshe, si dhe themelimin e një kornize të përgjithshme ligjore dhe institucionale. Paqartësitë në lidhje me të drejtat e pronësisë vijojnë të pengojnë zhvillimin e një tregu funksional të tokës, si dhe i mbajnë investimet e huaja poshtë potencialit".


B. Nuk është ai që kërkojnë pronarët për zgjidhjen e problemeve të tyre lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronës.
C. Do të krijojë zvarritje dhe vështirësi të pakalueshme për procesin të kthimit dhe kompensimit të pronave, shoqëruar kjo me korrupsion.


D. Kjo situatë do t'i detyrojë pronarët të ndjekin rrugën gjyqësore në një kohë që është detyrim i Shtetit dhe administratës shtetërore për të kthyer dhe kompensuar pronat.
E. Nuk është në zbatim të rekomandimeve të përgjithshme të vendimeve të deritanishme të Gjykatës Evropiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, të cilat janë shprehur qartë për masat që duhet të merren.


Nisma ligjore për marrjen në rishqyrtim të gjithë vendimmarrjeve të deritanishme, si dhe ajo që, për ekzekutimin e një vendimi të shkuar duhet një vendim i ri, bën që i gjithë procesi të rifillojë nga fillimi.


Ne jemi të bindur se projektligji i paraqitur është qartazi një tentativë për të mbyllur dhe vënë kapak çështjes së pronës dhe pronarëve legjitimë dhe shpreh filozofinë e qeverisë për ta kaluar këtë proces në "kalendat greke".


Suprimimi i zyrave rajonale


Historia e kthimit dhe kompensimit të pronave ka treguar se procesi fillimisht ka qenë i decentralizuar dhe lokalizuar. Duke qenë si i tillë, ai ishte më afër problemeve, i njihte më mirë ato dhe jepte zgjidhje më të shpejtë këtij problemi.


Fillimisht komisionet e kthimit të pronave kanë qenë në çdo bashki e qark, ishin vendimmarrës dhe drejtoria e përgjithshme ishte organ konsultativ pa të drejtë vendimmarrje dhe ankimimet kalonin në gjykata.


Gradualisht filloi tendenca e centralizimit të procesit, fillimisht në qendrat e qarqeve e tashti organi i AKKP kthehet në një strukturë super të centralizuar. Vendimmarrja tashti i përket vetëm një personi, ndërkohë që vendimmarrjet e mëparshme kanë qenë vendimmarrje të një organi kolegjial.


Ne jemi të bindur se është më e drejtë e më e saktë një vendimmarrje kolegjiale sa më afër pronës e problemit se sa kjo zgjidhje e propozuar. AKKP do të kthehet në një organ burokratik që do të operojë nëpërmjet shkresave dhe pa shkelur në vend problemet, si me pronarin ashtu edhe me pronën.


Gjithashtu, suprimi i zyrave rajonale do ta ngarkojë së tepërmi punën e agjencisë aq sa ajo nuk do të jetë në gjendje ta përballojë atë. AKKP do ta ketë të pamundur të mbledhë dokumentacionin e duhur si dhe të kontrollojë saktësinë e dokumentacionit, të bëjë vlerësimin dhe konfirmimin e vërtetësisë së tij të paraqitur nga subjektet e interesuara.


Sidomos për çështjet e ardhura nga rrethet periferike, veçanërisht nga ato rrethe, ku gjatë viti 1997 janë djegur dokumentacionet e pronësisë siç janë Vlora, Saranda, Gjirokastra, Korça, etj.


Eliminimi i agjencive rajonale bën që AKKP të jetë organi i vetëm administrativ për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe për pasojë, kjo agjenci, humbet të drejtën e shqyrtimit dhe shfuqizimit të vendimeve të mëparshme, sipas parimit të së drejtës administrative që nuk lejon një organ, aq më tepër monokratik, të shfuqizojë vendimet e veta.


Ligjërisht, shfuqizimi apo revokimi i një akti administrativ bëhet nga një organ epror që në këtë rast nuk ekziston. Duhet të shtojmë se praktika e ndjekur deri më sot nga agjencia që nuk ka lejuar zyrat rajonale për të dhënë vendime, por, përkundrazi, këto vendime në fakt i ka dhënë vetëm agjencia është krejtësisht e paligjshme. Nëpërmjet projektit të paraqitur, paligjshmëria e derisotme fatkeqësisht kthehet në ligj.


Projekti parasheh që drejtori i përgjithshëm në të gjitha mënyrat e mundshme edhe me nismën e vet nis shqyrtimin e çdo vendimmarrjeve të shkuar e të sotme dhe e drejta e tij shkon deri në shfuqizimin e vendimmarrjes së mëparshme.


E drejta e drejtorit të përgjithshëm ka tejkaluar e tejkalon edhe të drejtën e gjykatës konkretisht:
- Iniciativa e drejtorit të përgjithshëm për të ushtruar me nismën e vet, me rekomandimet e të tretëve ose me rekomandimin e organeve që monitorojnë zbatimin e ligjit, pa njoftuar personat e interesuar siç ndodh normalisht, në një proces gjyqësor është një absurditet.


- Vendimmarrja në gjykatë dhe komunikimi i vendimmarrjes së AKKP është plotësisht i ndryshëm, gjykata i njofton palët, zhvillon një hetim gjyqësor dhe merr një vendim në prani të palëve (çdo personi të interesuar).


Kurse AKKP vepron në ilegalitet të plotë. Pra, AKKP dhe drejtori i përgjithshëm kanë zbatim të kompetencave të barabarta, me gjykatën, por me praktika të kundërta. Logjikisht ankimimet duhet të shqyrtohen nga një organ epror, në rastin konkret AKKP është edhe palë edhe organ epror.


Ajo që përkufizon kompetencën e AKKP, sipas këtij projektligji, është fjala arbitraritet. Ajo është edhe palë edhe organ gjykues, aq më tepër që këto të drejta i jepen një individi në një kohë që vendimmarrjet e mëparshme kanë qenë të organeve kolegjiale.


- Në pikën 1/d të projektit të paraqitur parashihet e drejta e drejtorit të përgjithshëm që me nismën e vet të shqyrtojë vendimet e dhëna nga komisionet e mëparshme lidhur me vlefshmërinë e tyre.


Duke qenë se këtu behet fjalë për pavlefshmërinë e aktit administrativ këtë vlerësim duhet ta bëjë gjykata. Sipas nenit 118 të Kodit të Procedurave Administrative, një akt në kundërshtim me ligjin nuk është absolutisht i pavlefshëm, por relativisht i pavlefshëm dhe paditë përkatëse parashkruhen brenda pese vjetëve: Në rastin konkret ky afat i kalon edhe 15 vjetët.


- Sipas nenit 4 të projektit të paraqitur ngarkohen zyrat e përmbarimit për ekzekutimin e vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP. Kjo na duket një risi shumë e rrezikshme. Zyrat e përmbarimit ekzekutojnë vendimet e gjykatave dhe në rastin konkret kthehen dhe ekzekutojnë edhe vendimet administrative të një personi të vetëm. Drejtori i përgjithshëm barazohet me gjykatat dhe i tejkalon ato.


Sipas nenit 2 pika 1/e të projektit, qytetarët që kanë një vendim për kompensim prone duhet t'i drejtohen AKKP-së, e cila "pranon, shqyrton dhe vlerëson kërkesat për përfitimin e të drejtë së njohur për kompensim sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi".


Lind pyetja, sa kohë që ndër vite, është dhënë një vendim për kompensim, titull ky ekzekutiv, si mundet AKKP, me ligj, të detyrojë pronarin të bëjë një kërkesë, në mënyrë që kjo agjenci ta pranojë, shqyrtojë e vlerësojë përsëri këtë titull ekzekutiv.


Ne ju themi se, nuk ka nevojë për kërkesë për zbatimin e atij detyrimi ligjor për kompensim që ka shteti kundrejt nesh. Kjo mënyrë veprimi tregon se i gjithë procesi i deritanishëm do të kthehet mbrapsht.


AKKP, sipas projektligjit, nuk mund të marrë asnjë vendim në qoftë së dosjet nuk janë të plotësuara sipas dokumentacionit të kërkuar nga aktet nënligjore të ligjit 9235 dhe kjo, në një kohë që ligjet e mëparshme nuk kanë pasur të njëjtat kërkesa.


Konkretisht, më parë, me ligjin 7699, nuk ishte e domosdoshme paraqitja e hartave të tokave bujqësore, që do të thotë se nuk plotësohen kushtet e ligjit të ri që kërkon jo më një, por tri harta tashmë, e të tjera e të tjera dokumente.


Në këto kushte i gjithë procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave fillon nga fillimi në një kohë që subjektet e shpronësuara nuk kanë të drejtë të bëjnë kërkesë të re.


Strategjia e paraqitur në këtë projektligj e ka një precedent, shihni se si po zhdëmtohen të përndjekurit politikë sot, ku procesi i kompensimit të tyre ka hyrë në një kalvar kërkesash e rikërkesash, vlerësimesh e rivlerësimesh, shqyrtimi e rishqyrtimi pa faturën financiare asnjëherë.Pyesim sa është fatura financiare e procesit të kompensimit të pronave???!!! Ju nuk na e thoni.


Me këtë projektligj, procesi rifillon nga e para, në mënyrë, që të vazhdojë tjetërsimi i pronave tona me legalizimet e të paligjshmëve, shitjet e trojeve turistike apo pronave publike, me shprehjen "paranojake" ne shesim pronat tuaja që t'ju kompensojmë ju.
Nga shqyrtimi në tërësi i projektligjit në fjalë, rezulton se hartuesit e tij, nuk kanë pasur parasysh disa parime që janë elementët themelorë të një shteti të së drejtës siç janë:


a. Parimi i të drejtave të fituara
b. Parimet se ligjet nuk duhet të kenë fuqi prapavepruese
c. Parimi i sigurisë juridike etj.


Të tre këto parime kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe shpjegohen nëpërmjet njëri-tjetrit. Nuk është e lejuar të cenohen të drejta të fituara ligjërisht, nuk lejohet që një ligj të japë efektet e veta edhe për marrëdhënie juridike të lindura e të rregulluara më parë, sepse duhet të ekzistojë një siguri juridike.


Gjykata jonë Kushtetuese e përcakton sigurinë juridike si "besueshmëria e qytetarëve të shtetit dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara".


Besueshmëria ka të bëjë me faktin se qytetari nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve normative që cenojnë dhe përkeqësojnë një gjendje të vendosur me aktet e mëparshme (vendimi nr. 26, dt.02.11.2005 i Gjykatës Kushtetuese).


Këtë parim e ka përmendur edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg në një sërë vendimesh dhe midis tyre edhe në dy vendimet që kanë të bëjnë me Shqipërinë (Ramadhi kundër Shqipërisë dhe Beshiri kundër Shqipërisë).
Duam t'ju rikujtojmë:


1. Detyrën që ju ka vendosur Gjykata Kushtetuese për sa i takon banesave të pronarëve që akoma mbahen pa qera nga familjet që ka futur shteti në to dhe ju heshtni. 2. Ligjin për kthimin e pasurive të luajtshme që duhej të ishte marrë qysh në vitin 2001 dhe që në vitin 2004 u angazhuat se do hartonit ligj të veçantë për këtë kategori prone.


Përfundimisht, ne konstatojmë se ky projektligj i paraqitur është në shkelje të hapur të parimeve të së drejtës, të Kushtetutës, si dhe të Kartës Evropiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut.

*Kryetar i SHOQATA KOMBËTARE TË SHPRONËSUARVE "PRONËSI ME DREJTËSI"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-12-2009 nė 08:49 Edit Post Reply With Quote
Pyetje publike Kryesisë së Partisë Socialiste dhe deputetit Fatmir Toçi
Nga Niko Nesturi*

Zotërinj të nderuar,

Kryesisë së Partisë Socialiste i janë drejtuar disa kërkesa që ajo të shprehet publikisht për problemin e pazgjidhur të pronës së trashëguar. Kërkesa e fundit i është drejtuar kryetarit, Edi Rama, fill para Kongresit të PS, por ajo nuk është përgjigjur. Shkak për këtë debat publik është deklarata televizive e deputetit socialist Fatmir Toçi, më datë 26 dhjetor 2009, dhe e përsëritur shumë herë në disa ekrane (NTV, News 24, Ora News, TV Klan, TV Koha etj., dhe në shumicën e gazetave të ditës në vijim). Deputeti Toçi në thelb u shpreh se “... është antikushtetuese të shkohet në ulje të sipërfaqes së dhënë në përdorim (punonjësve të fermave), por kjo sipërfaqe duhet të shtohet … përndryshe Fatmir Toçi shpall alarmin për prishje të sistemit demokratik. Sipas deklarimit të Toçit, kthimi i pronës tek i zoti të atyre pronave që duhet të ishin kthyer që 18 vjet më parë do të rrisë konfliktin social .... dhe sipas tij hidhen në rrugë (!!) njerëzit në nevojë (!!). Për këtë Partia Socialiste do t’i kërkojë Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë ligj.

Në vlerësimin tonë ligji i propozuar nga PD nuk duhet të dekretohet nga Presidenti i Republikës, pasi bie ndesh me nenin 181 të Kushtetutës dhe jo për shkak të arsyetimit antikushtetues të deputetit Fatmir Toçi. Lufta kundër korrupsionit dhe mafies së pronave turistike kërkon zbatimin e Ligjit 8053, ligj të cilin politikanët deri sot e kanë shkelur, pasi kanë përfituar dhe tani duan të eliminojnë gjurmët. Ndërsa ligji i PD formalisht e përgjysmon vjedhjen e pronave që kanë zot, nga 1500 m. katrorë në 700 ose 350 m. katrorë, deputeti Fatmir Toçi propozon të kundërtën. Ai, sikur të kishte marrë medaljen e Katovicës, e kundërshton këtë dhe kërkon që pronarët të grabiten akoma më shumë (!) Kjo synon që masakra e bërë nga PD /PS dhe varianti i keq i PD të duket mirë. Nuk dimë, nëse ky është mendimi i deputetit Toçi apo i vendim i Kryesisë të Partisë Socialiste. Ne jemi të sigurt që kjo nuk është kërkesë e bazës së Partisë Socialiste, e cila përfaqëson popullin e ndershëm që jeton me punë të ndershme, e urren vjedhjen e pronës së tjetrit. Përse nuk analizoni protestën e fundit të Dukatit dhe Orikumit, ku njerëzit e ndershëm kërkuan secili pronën e tij dhe nuk begenisin pronë të grabitur si lëmoshë prej politikanëve të shoqëruar me belara të përjetshme me të zotin e pronës?

E ftojmë deputetin Fatmir Toçi të sqarojë përse është kundërshtar i kthimit të pronës së trashëguar tek i zoti, përse është mbrojtës i anarkisë dhe i vjedhjes, vazhdues i politikës sllavo-komuniste të Katovicës dhe varrmihës i Shqipërisë së jugut. Deklarimi i deputetit Fatmir Toçi na imponon të theksojmë se do të ishte në nderin e tij dhe në nderin e familjes së tij dhe të Partisë Socialiste që të kërkohet zgjidhja e pronës në përputhje me detyrimet kushtetuese (nenit 181) dhe të kërkesave të përsëritura të KE, BE dhe Senatit të SHBA. Lidhur me Dekretin e vitit 1996 të presidentit Berisha, që si nga fryma, nga përmbajtja dhe procedura e ndjekur është antikushtetues, ne rekomandojmë leximin e analizës së legjislacionit për pronat të botuar nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas “TLAS”, dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në vitin 2000. Nuk vëmë në diskutim se deputeti Toçi do ta kuptojë drejt këtë analizë juridike. Ju kujtojmë se edhe me vendimet e gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, pronat që diktatura ua grabiti pronarëve të ligjshëm që kanë zot, nuk janë prona të shtetit, të qeverisë apo të politikanëve. Po ashtu, deputeti dhe cilido politikan qoftë ka të drejtë të deklarojë se fal pronat që ai personalisht i trashëgon prej babait të tij, por jo pronat e grabitura nga qeveria komuniste që shteti demokratik ka detyrim kushtetues t’i kthejë tek i zoti.

Pyetjet publike, për të cilat jemi të interesuar të sqarojmë, janë:

1. Në bindjet tuaja: Respektimi i së drejtës së pronës në një shtet demokratik është kategori politike, është problem i politikës së majtë apo të djathtë apo çështje e të drejtës?

2. Në formimin tuaj personal dhe familjar, z. Toçi, si dhe në parimet e majta të P. Socialiste, malli apo prona e grabitur i kthehet të zotit apo kjo quhet pronë e atij që e ka grabitur (pronë e qeverisë komuniste-postkomuniste) dhe ajo ka të drejtat e pronarit mbi atë pronë dhe na paska të drejtë të krijojë “borgjezët e rinj”? Këtë përgjigje do të na interesonte ta kishim edhe nga socialistët evropianë

3. Përse popullsisë autoktone të Bregdetit iu mohohet e drejta e pronës së trashëguar që është shkelur prej vitit 1945 me ardhjen në fuqi të diktaturës sllavo-komuniste dhe kjo e drejtë po vazhdon të shkelet edhe sot 19 vjet pas vendosjes së pluralizmit politik?

4. A kanë të drejtë pronarët autoktonë të Bregdetit t’ju konsiderojë klan grabitësish, pa kurrfarë doktrine politike, që keqpërdoroni medien dhe pushtetin politik për të përfituar duke imponuar një standard të dyfishtë për pronat? Konkretisht në veri prona është kthyer fizikisht tek i zoti që në vitin 1991-‘92 dhe çdo familje ka shkuar në kufijtë e para vitit 1945; ndërsa në zonat turistike pronat nuk janë kthyer tek i zoti, vazhdon pushtimi i trojeve të lira dhe ndërtimet pa leje nga persona të tretë që mbrohen nga politikanët.

5. Nëse lëmosha me ligjin e fundit të PD “iu dhuron” ish-punëtorëve të fermës 350 apo 700 m. katrorë dhe deputeti Toçi propozon që kjo sipërfaqe të dyfishohet ose edhe më shumë, po për arsimtarët, inxhinierët, minatorët që kanë punuar në shkollën aty pranë dhe ata që kanë punuar në zonat e thella të veriut çfarë do të ofroni për dhuratë??

6. Prona e grabitur duhet t’i kthehet të zotit, ashtu siç kërkojnë parimet e së drejtës morale dhe ligjore, që zbatohen në të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE. Nëse ky veprim deri tani në Bregdet u pengua për shkak të mentalitetit komunist që ka degjeneruar në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nëse ju keni ndërgjegje kombëtare dhe pikëpamje demokratike, përse nuk propozoni dhe nuk sensibilizoni sot për të bërë këtë korrigjim, por bëni të kundërtën?

7. Përse bregdetasit nuk duhet t’i kthehet ngastra e tokës, ullinjtë, shtëpia ose prona e babait të tij, që janë dhe atdheu i tij, që iu grabitën padrejtësisht nga diktatura? A nuk e kuptoni se kjo është një politikë vëllavrasëse e deri gjenocid që as Millosheviçi nuk guxoi ta bënte në Kosovë, megjithëse bëri të nëntëdhjetenëntat?

8. A mund të pranohet Shqipëria në Evropë, kur anulohet Ligji 8053, neni 2 i të cilit duhej t’i kishte kthyer që në vitin 1995 tokat e ish-NB në zonat turistike tek i zoti? Por sot, pas 18 vjetësh, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kërkojnë një ligj që për zonat turistike të shkelet e drejta e pronës së trashëguar, që këto prona të përvetësohen nga klanet. Kjo do të thotë: Mos diskutoni për ato që ne politikanët e pas vitit 1991 i përvetësuam, tani të diskutojmë çfarë mund të përfitojmë tjetër?

9. Nëse jeni për shtetin ligjor, përse nuk propozoni që shteti, pasi të vjelë qiranë e përdorimit për këto prona (ish-NB), të kompensojë ata punëtorë që ua ka dhënë në përdorim dhe kompensimi të bëhet me prona që janë të shtetit, pra aty ku shteti ka qenë pronar i mirëfilltë para grabitjes komuniste?

10. Kërkojmë që për këto pyetje të shprehet dhe Kryesia e Partisë Socialiste.

11. Kërkesën për moskthimin e pronës tek i zoti, pronarëve autoktonë të Bregdetit të deputetit socialist Fatmir Toçi, ne e denoncojmë përsëri si mohim të atdheut, si politikë të Katovicës dhe akt të tradhtisë kombëtare, për të cilin, jo vetëm familja dhe rrethi shoqëror do t’ju ndëshkojë si mëkatarë, por dhe historia do t’ju njollosë.

Respektimi i së drejtës së pronësisë dhe zbatimi i nenit 181 të Kushtetutës për pronat e trashëguara, në zonën e Bregdetit Vlorë-Sarandë është përparësia e veprimtarisë së shoqatës “Bregdeti”. Ne mbështesim shoqatën kombëtare të të shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” që kërkon kthimin e pronës tek i zoti në të gjithë vendin, pasi demokracia fillon me kthimin e pronës tek i zoti. Ne guxojmë të mbrojmë të drejtat tona dhe gjithashtu shpresojmë që deputeti Toçi dhe Kryesia e Partisë Socialiste të kenë burrërinë t’iu përgjigjen me urtësi këtyre pyetjeve në këtë problem, për të cilin janë të interesuar të gjitha familjet autoktone të Bregdetit, problem që kohë më parë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, e vlerësoi problem me rëndësi kombëtare.


* Kryetari i shoqatës “Bregdeti”





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-12-2009 nė 09:21 Edit Post Reply With Quote
Fondi i tokave të marra do të kalojë në mënyrë automatike për procesin e dëmshpërblimit të ish-pronarëve

Mbi 130 mijë ha të përfituara në mënyrë abuzive i kthehen shtetit

Mbi 1.3 milionë metër katrorë tokë e zaptuar në mënyrë abuzive dhe të kundraligjshme i është kthyer shtetit, ndërsa fondi i mbledhur do të shkojë për kompensim të ish-pronarëve. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Shtetit, Genc Pollo mbajti dhe mbledhjen e fundit të Komisionit Qeveritar të Tokës për verifikimin e titujve të pronësisë për vitin 2009. Përmes një prononcimi mediatik, ministri i Shtetit, Pollo theksoi se nga puna e Komisioneve Vendore të verifikimit përgjatë këtij viti u janë marrë zaptuesve 1 milion e 321 mijë metër katrorë tokë, tokë e marrë në mënyrë të kundraligjshme nga zyrtarë abuzivë, por edhe nga privatë të pangishëm. "Sot do të zhvillojmë mbledhjen e fundit për këtë vit, të Komisionit Qeveritar të Tokës dhe deri në fund të nëntorit të këtij viti, u janë marrë zaptuesve 1 milion e 321 mijë metër katrorë tokë, tokë e marrë në mënyrë të kundraligjshme nga zyrtarë abuzivë, por edhe nga privatë të pangihshëm", u shpreh ministri Pollo. Në mënyrë të veçantë, ministri Pollo ka theksuar se me prioritet po shqyrtohen abuzimet e bëra në brezat turistikë, ku nga puna e bërë janë identifikuar sipërfaqe të mëdha toke të marra në mënyrë të jashtëligjshme. Pollo theksoi se procesi i verifikimit të titujve të pronësisë është një proces që do të vijojë përgjatë një periudhe trevjeçare. Ai theksoi se fondi i tokave të marra do të kalojë në mënyrë automatike për procesin e dëmshpërblimit të ish-pronarëve. "Ky është një proces që po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit në gjykatë, të tëra këtyre vendimeve që kanë marrë komisionet përkatëse pranë prefekturave, ky fond toke i kthehet pronësisë së shtetit, për t'u përdorur për qëllime publike, në radhë të parë për kompensimin e pronarëve. Është një proces që po vazhdon, një proces që po jep frytet e veta, ligji parashikon një periudhë trevjeçare për të realizuar verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë", vijoi më tej Pollo. Ndërkohë, në bazë të Ligjit 9948, datë 7.7.2008 për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore janë krijuar komisionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë, pranë çdo prefekture. Që nga miratimi i këtij ligji deri në nëntor 2009, komisionet kanë shqyrtuar 693 vendime, nga të cilat ka rezultuar një sipërfaqe toke bujqësore për shfuqizim prej 1.320.763 m2. Janë marrë gjithashtu 92 vendime për shfuqizim të plotë të akteve dhe 89 vendime për shfuqizim të pjesshëm, si dhe vendime të tjera. Sipas ligjit, kjo sipërfaqe pas konfirmimit nga gjykata kalon në pronësi të shtetit.

Si procedojnë Komisionet Vendore verifikuese

Komisioni qeveritar i tokës funksionon pranë Ministrisë së Shtetit dhe kryesohet nga ministri i Shtetit, Genc Pollo, ku funksionon edhe një sekretariat teknik. Ky institucion drejton punën e Komisioneve Vendore që kanë të bëjnë me vendimet që do të merren, aktet, kontrollet si dhe informacioni që do të mblidhet. KQT-ja do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve, do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga Komisionet Vendore për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë. Ndërsa Komisionet Vendore drejtojnë të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në zonat që ato mbulojnë. Këto komisione kontrollojnë direkt veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës. Këto Komisione Vendore zgjidhin mosmarrëveshjet për kufijtë e tokës bujqësore si nëpërmjet rretheve ashtu edhe nëpërmjet individëve. Kur objekti i konfliktit ndërmjet palëve rezulton në zona kadastrale, ku është kryer regjistrimi i tokës, me cilësinë e pasurisë së paluajtshme dhe ky regjistrim është marrë në dorëzim nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) ose kur në zonën kadastrale përkatëse ka përfunduar periudha 90-ditore e afishimit të rezultateve të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, vendimi i Komisionit Vendor i dërgohet, për veprim, ZVRPP-së së rrethit dhe për informim dhe evidentim, Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (SAMT), në qark.

Toka e pandarë me Ligjin 7501 shkon tek pronari

Familjet fshatare, të cilat jetojnë në fshat, por që punojnë dhe shfrytëzojnë tokën që ata e kanë pasur para kolektivizimit të sistemit komunist, mund të nisin procedurat e marrjes së titullit të pronësisë. Kështu është përcaktuar sipas projektligjit që këto familje që punojnë këtë tokë, e cila ka tapi të tjera, por jo sipas Ligjit 7501, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". Duhet patur parasysh se nuk mund të bëhet kërkesë për t'u pajisur me dokumentacion pronësie, kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të Ligjit 7501, si dhe të Ligjit 8053 të vitit 1995.

Tokat e zëna për të cilat ish-pronari nuk ka interes, ligjërohen

Ligji ka përcaktuar se, kur Komisioni Vendor gjatë verifikimit të dokumentacionit vëren se titulli i pronësisë mbi tokën është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligj dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe shfrytëzon tokën faktikisht, mund të ketë një rrugëzgjidhje. Sipas neneve të projektligjit, në rast se nuk preken interesat e ligjshme të personave të tretë, atëhere Komisioni Vendor i ofron mbajtjen në pronësi të tokës bujqësore dhe ligjërimin e titullit të pronësisë, por me detyrimin që duhet ta paguajë atë sipas vlerës së tregut, që ka miratuar harta e çmimeve të Agjensisë së Pronave. Në këtë rast, Komisioni Vendor merr vendim për pajisjen e tij me dokumentacion të ri ligjor. Vendimi i dërgohet, brenda 10 ditëve, SAMT-së në qark, i cili harton aktin e marrjes së tokës në pronësi, brenda 30 ditëve nga dita e mbërritjes së këtij vendimi. Parashikohet që të mos lejohet ofrimi i tokave bujqësore, të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit të vitit 1995. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë, të krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli, pra që të paguajë për tokën që ka zënë, Komisioni merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë. Ndërkohë, kundër këtij personi që vazhdon mbajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore forcërisht zbatohen sanksione të ashpra.

Blerina TOSLLUKU

rd


Kur kujtoj ceshtjen e prones me dridhet trupi.

Pollo a mund te me tregosh se cfare logjike ka qe ti verifikon titujt e pronesise se tokes bujqesore kur nder kohe vazhdon akoma zbatimi i 7501 dhe hiqet e drejta e kerkeses per ish-pronaret?

Ne fakt Pollo as qe mund te verifikoje gje se mbi 50% te titujve te pronesise te tokes bujqesore as qe jane regjistruar ne ZRPP.

Kuptohet qe nuk jam kunder verifikimit, perkundrazi ama Pollo me ato komisionet qe ka ne varesi nuk mund te beje asnje verifikim te sakte.

RSH duhet te beje urgjentisht regjistrmin fillestar te titujve te pronesise. Po nuk ishin ne gjendje qe cdo meter katror te kete nje titull pronesie dhe kete titull te regjistruar ne ZRPP RSH eshte dicka, po jo shtet.


Me teknologjine e sotme nuk eshte problem i pazgjidhshem, por nuk ka njerez qe duan ta zgjidhin.


Tmerri ne kete histori eshte psh qe vete shteti nuk di cfare pronash ka?!

Zgjidhja fillon me krijimin e nje ministrie per ceshtjet e pronesise qe bashkon te gjitha institucionet qe kane lidhje me keto ceshtje.

Njekohesisht me krijimin e nje drejtorie te vecante ne policine e shtetit dhe ne prokurorine e pergjithshme permbi abuzimet me ceshtjet e pronesise.

Nuk jane bere abuzime vetem me titujt e pronesise sipas 7501, por dhe me vendime te komisioneve te kthimit te prones dhe me vendime te gjykatave.

Une guxoj te them se mbi 40% te te gjithe titujve te pronesise ne RSH jane jo te sakte.

Me Ceshjten e Pronesise armiqte e Shqypnise ne na kane fundose ne nje grope te thelle qe nuk do mund te dalim gjate!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-1-2010 nė 07:58 Edit Post Reply With Quote
T’i jepet fund dramës së pronarëve të tokave në bregdet!
Nga Shoqata “Bregdeti”

Kthimi fizik i pronës tek i zoti në zonat turistike është fjala e shkelur nga z. Sali Berisha, është detyrim i shenjtë, kushtetues, biblik, kuranor dhe moral, është sfida e vitit 2010 për vetë kryeministrin, Partinë Demokratike dhe LSI në pushtet, për Partinë Socialiste, për Presidentin e Republikës, z. Bamir Topi, për politikën shqiptare që kërkon një Shqipëri si e gjithë Evropa, si dhe solidariteti e ndihma që ne kërkojmë nga faktori ndërkombëtar.

Shoqata “Bregdeti” deklaron me shqetësim të madh se për çështjen e pronësisë mbi tokën qeveria dhe Kuvendi, në vend të një ligji demokratik, në përputhje me Kushtetutën dhe të pranueshëm për të gjithë, përfshi dhe BE, bëri të kundërtën. Në fund të vitit 2009 u ndryshua ligji nr. 8053 i vitit 1995 dhe u miratua një ligj që iu mohon pronarëve origjinalë të zonave turistike të drejtën e pronës së trashëguar. Ky së bashku me ligjin tjetër, që pa përfunduar akoma procesi i kthimit fizik, miraton legalizimet e ndërtimeve të paligjshme të personave të tretë, si dhe ligjin për shitjen e truallit të zonave turistike në favor të shkelësve të shumëfishtë të ligjit, e shton anarkinë e pronës në zonat turistike, duke e shtuar akoma më tej pakënaqësinë, konfliktet midis pronarëve të ligjshëm dhe pseudo-pronarëve. Politikanët, duke abuzuar me të drejtën e miratimit të ligjeve, mohojnë historinë e krijimit të pronës private, e cila është pjesë integrale e historisë së vendit dhe jo kontribut i pluralizmit politik dhe i partive politike. Kjo situatë pengon investimet e huaja dhe zhvillimin e ekonomisë.

Ne denoncojmë qëndrimin e institucioneve të shtetit tonë, që duke e trajtuar tokën bujqësore dhe pronat private, që i janë shtetëzuar fshatarësisë, njësoj si tokë në pronësi të shtetit, justifikon piraterinë mbi pronat tona. Jemi i vetmi vend pjesëtar në NATO, ku qeveria bën ligje të këtij tipi.

Ne vlerësojmë ndërhyrjet e fundit të ndërkombëtarëve, që deputetët socialistë të shkojnë në parlament për të zgjidhur problemet, por kjo për popullin ka rëndësi shumë më të vogël se moskthimi fizik i pronave private, që duhet të na ishin kthyer me ligj që në vitin 1991. Ne shprehim keqardhje për interesin e paktë të përfaqësuesit të BE dhe NATO-s, pasi heshtja tyre po favorizon zhvillime negative për këtë problem kaq themelor dhe parimor për demokracinë.

Janë dy hallka tërësisht antidemokratike që e mbajnë të pazgjidhur, të tensionuar e në vend numëro këtë situatë absurde, që më mirë vonë se kurrë, duhet të korrigjohet. Ato janë:

1- Zëvendësimi në formë, por jo në përmbajtje, që i bëri shteti pluralist i pas vitit 1991, shtetit komunist, për pronësinë mbi tokën, duke anashkaluar dispozitat kryesore kushtetuese, të cilat e shfuqizuan Kushtetutën komuniste të vitit 1976 që i pati quajtur edhe pronat tona “pasuri të shtetit”. Me vonë në të njëjtën linjë, antidemokratike, u anashkalua edhe Kushtetuta e vitit 1998.

2- Mekanizmi ose boshti diabolik i kësaj situate jonormale është ligji antikombëtar 7501, i miratuar nga parlamenti pluralist dhe presidenti Ramiz Alia në 1991, cili me nenin nr. 8 i ndaloi pronarët e ligjshëm të merrnin tokat e tyre të trashëguara brez pas brezi, me qëllim që toka që do të jepej nga shteti, të mos ishte trashëgimi e familjeve, por dhuratë e “nënës parti”. Në këtë skandal të pashoq, të dy partitë kryesore, që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën në këto 18 vjet pluralizëm, kanë funksionuar në unitet të plotë. Parlamenti e ka amenduar mbi 20 herë ligjin 7501, por gjithmonë ka pasur unitet të plotë që ndryshimet të mos abrogonin nenin 8 të tij. Ky ligj dhe ky nen u bë themeli i korrupsionit dhe i piraterisë së papërmbajtur të grabitjes së tokave më të mira të vendit, veçmas atyre turistike, që synohet të grabiten përfundimisht me ligjet e fundit.

Politikanët e pas vitit 1991, për shkak të kufizimeve në koncepte, për interesat elektorale dhe për përfitimet familjare, personale dhe klanore kanë zbatuar një standard të dyfishtë. Në mbi ¾ e vendit me vullnetin e shtetasve, ligji 7501 nuk u respektua, çdo familje mori pronat që i ishin shtetëzua,r ndonëse komisionet zyrtarisht raportuan sikur prona ishte e ndarë për frymë sipas ligjit 7501 në masën 98%. Dihet se kthimi i pronës tek i zoti kudo ku u bë, nuk shkaktoi asnjë problem, asnjë konflikt, por ky veprim demokratik i popullit rivendosi të drejtën e shkelur dhe hapi rrugën e mohuar të zhvillimit kapitalist. Në ¼ e vendit, përfshi të gjithë zonën turistike, ku populli priste kthimin e pronës me ligj, shteti zbatoi ligjin 7501. Në këto zona ndodhi katrahura, pasi prona mori ai që ishte më i zoti dhe ai që kishte mbështetje nga zyrtarët dhe politikanët ose që zbatoi metodat e rrugës dhe vetëgjyqësisë.

Për cilindo është e qartë se ndërhyrja nga shteti me ligjin diabolik nr. 7501 nuk kishte si shkak nevojat publike. Konfliktet për pronën dhe korrupsioni i pushtetarëve janë krijuar artificialisht nga ligjet e këqija të pronave të miratuara prej vitit 1991 e deri sot. Prona, veçanërisht në zonat turistike Vlorë-Sarandë, u denacionalizua pa respektuar origjinën e pronës, pa respektuar titujt dhe të drejtën e pronësisë. Normalisht shteti demokratik nuk do kishte shkaktuar 18 vjet tranzicion torturues për pronarët e zonave turistike, nëse zoti Sali Berisha dhe politikanët e tjerë paraprakisht do të kishin kërkuar nga organet shtetërore të përcaktonin se çfarë prone ishte e shtetit dhe çarë ishte e shtetëzuar nga diktatura, ndonëse shteti i kishte dhe i ka në çdo kohë të gjitha mjetet dhe mundësitë për këtë rrugëzgjidhje, por mungon vullneti politik. Ne kërkojmë që shtetit t’i diktohet nevoja të veprojë për të zgjidhur problemet e krijuara, nga rrëmuja e krijuar pas vitit 1991 me mbivendosjen e dokumenteve mbi pronat. Ne pranojmë që kompensimet për pronarët të bëhen vetëm për pronat që deri në vitin 1991 janë tjetërsuar për godina banimi, si dhe për pronat që nevojiten për nevoja publike. Familjet që kanë përfituar prona nga aktet që nuk respektojnë të drejtën e pronësisë në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës qeveria le t’i kompensojë me prona që i përkasin shtetit, por jo me pronat tona.

Si duhen kryer korrigjimet e reformës së tokës në zonat turistike

Përshëndesim dhe vlerësojmë angazhimin që mori kryeministri, zoti Sali Berisha, pak muaj më parë në Dhërmi, për t’iu siguruar bregdetasve kredi të buta dhe financime të tjera për të zhvilluar fshatrat turistike ekzistuese në resurse turistike bashkëkohore, duke rritur kapacitetet dhe krijimin e të gjitha kushteve të një turizmi familjar elitar, por në këtë deklarim të kryeministrit ne theksojmë domosdoshmërinë e respektimit të së drejtës për pronën e trashëguar, në të kundërt kjo është shkatërrim dhe nxitje e tërthortë për konflikte dhe vëllavrasje.

Bregasit, të rrahur me vaj e me uthull, gjatë tranzicionit torturues që prej 18 vjetësh e kanë bërë mendjen top për ta zgjidhur çështjen e pronësisë që trashëgojnë nga të parët e tyre.

Na pëlqen zgjidhja që bënë bashkatdhetarët dhe vëllezërit tanë veriorë, duke shkuar secili në tokën e trashëguar, prandaj kemi vendosur të kopjojmë përvojën e tyre, pasi edhe ne jemi si ata, zonë kodrinore-malore. Nuk ka pse në zonat turistike pranë detit Jon të pranojmë një standard të ndryshëm nga ai që u zbatua që në 1991-‘92 me zonat turistike në mes të maleve, liqeneve e pyjeve të veriut dhe në ¾ e gjithë Shqipërisë.

Një faktor tjetër që na nxit për të mos e humbur më tej kohën e vlefshme, është fakti që kemi në emigracion shumë djem e vajza që punojnë me vite në sektorin e turizmit të fqinjëve tanë, kanë akumuluar përvojë të pasur dhe janë të gatshëm ta sjellin atë në atdhe.

Ne kemi siguruar bashkëpunim të plotë si shoqatë e fshatra me pushtetin vendor, i cili është i angazhuar plotësisht për ta zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë, duke e kaluar tokën te trashëgimtarët ligjorë, duke realizuar themelin e demokracisë. Nuk ka dyshim se në këto prona do të ndërtohen fshatra turistikë, por vetëm duke bërë marrëveshje me pronarët e ligjshëm të tokës. Kjo do të thotë prioritet për zhvillimin e turizmit me ritme të larta, në harmoni me pronarin e tokës, me investitorët dhe klientët.

Suksesi më i madh i rrugës që ne kemi zgjedhur për pronësinë mbi tokën, qëndron në mundësinë që krijohet për nxjerrjen jashtë loje të mekanizmave të veprimit të politikanëve mafiozë, të cilëve u mbyllen shtigjet e hapura deri tani nga ligji 7501 dhe kolateralet e tij.

Sensibilizimi, mbështetja efektive dhe qëndrimi i drejtë i pjesës patriotike që ka emigruar në SHBA dhe Evropë, sqarimi dhe sensibilizimi i institucioneve ndërkombëtare, së fundi fjala e zotit Pierre Mirel si përfaqësues i Komisionit Evropian; sensibilizimi që po bëjnë masmediat demokratike brenda dhe jashtë vendit dhe përfaqësitë diplomatike, janë garanci se ky krim i organizuar sipas porosive të Katovicës do të demaskohet. Politikanët, që me zhurmën për pluralizëm, kanë grabitnin pronat në zonat turistike, duke miratuar ligje dhe vendime sipas “porosive” duke çorientuar ndërkombëtarët do të dështojnë dhe e drejta do të fitojë.

Një lehtësi të madhe për zgjidhjen e drejtë të pronësisë në Bregdet përbën fakti që shteti nuk ka pasur prona në fshatrat tona, as në kufijtë midis fshatrave dhe nuk kemi konflikte të pazgjidhshme midis pronarëve të çdo fshati dhe midis fshatarëve të zonës.

Sot, zgjidhja është e thjeshtë dhe ka ardhur koha për të bërë shtrëngimet përkatëse ndaj politikanëve që nuk respektojnë të drejtën e shtetasve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar, shkelin këtë të drejtë themelore dhe nxitin popullin në vëllavrasje dhe ndërkohë shtyjnë kohën duke e mashtruar komunitetin ndërkombëtar, duke raportuar se në këtë fushë kanë hartuar ligje të mira.

Ndihma juaj do të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin pushtetar dhe grabitësit e pronave tona, do të çrrënjosë mbeturinat e komunizmit dhe do bëjë të triumfojë drejtësia, të respektohet e drejta e çdo familjeje për pronën e trashëguar apo për pronën e përbashkët të fshatit, ashtu siç ka qenë para kolektivizimit komunist. Rrugë tjetër të ndershme dhe fisnike nuk ka.

tema


Dihet qendrimi i im per pronen, por keta te shoqates Bregdeti ja fusin pak kot.

Keta propozojne qe toka sic u nda me komision me 7501 tani te ndahet me komision po ne kufinjte e vjeter.

Pa asnje dokument?

Me deshmitare?

Te shfuqizohen te gjitha aktet e marrjes se tokes ne pronesi te dhena ne baze te ligjit 7501?

Kjo nuk eshte tashme e mundur.

Sigurisht qe ne ate zone gjeja e pare qe duhet te behet eshte regjistrimi fillestar sistematik. Pra nje here te regjistrohen sakte te gjitha aktet qe ekzistojne.
Njekohesisht behet kontrolli i tyre.

Cfare eshte ndare me 7501 ne menyre te rregullt sipas atij. Nuk shof asnje mundesi ligjore qe te shfuqizohet. Sigurisht qe aty ka shume abuzime dhe po te hetohen sakte mbi 50% mund te shfuqizohen, ama ata qe e kane perfituar sakte mbi ate ligj, jane praktikisht te paprekshem.

Ka vetem nje mundesi teorike qe cdo fshat te dorezoje ne menyre vullnetare te gjithe aktet e marrjes se tokes ne pronesi dhe te gjitha pronat ti kalojne shtetit. Ama duke qene se nuk mund te behen me kerkesa te reja tek agjencia e kthimit te prones nuk ka zgjidhje ligjore sesi do te mund qe kjo prone ti kaloje pronareve.

Pra shoqata Bregdeti eshte e mirekeshilluar qe te keshillohet me juriste te zot dhe te beje nje propozim te detajuar ligjor per zgjidhjen se me rremujen qe ka bere RSH deri me sot nuk eshte dhe aq e thjeshte.

RSH nuk po kupton nje gje:

Mbi 50% e siperfaqes se saj eshte e zaptuar ne menyre te jashteligjshme, ka tituj pronesie te jashteligjshem, ka mbivendosje titujsh pronesie.

Pa zgjidhur kete problem themelor nuk eshte shtet, nuk ka zhvillim minimal njerezor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1269, DATË 17.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE, TË NGARKUARA PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e shkronjës “A”, të kreut I, “Përbërja, mënyra e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar të Tokës (KQT)”, e vendimit nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Komisioni Qeveritar i Tokës kryesohet nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe përbëhet nga:

• Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëvendëskryetar;
• Ministri i Brendshëm, anëtar;
• Ministri i Drejtësisë, anëtar;
• Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, anëtar.

Kur për shkaqe të arsyeshme, ministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës, atëherë ai duhet të kërkojë paraprakisht, me shkrim, duke paraqitur këto shkaqe, miratimin e Kryetarit. Në vend të tij, me miratimin me shkrim të Kryetarit, merr pjesë, me të drejtë vote, zëvendësministri i autorizuar nga ministri.

Në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës merr pjesë rregullisht, pa të drejtë vote:
• Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë,
• Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2010 nė 06:14 Edit Post Reply With Quote
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS, PËR UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË, PËR NDËRTIMIN E NJË KAMPUSI TË RI UNIVERSITAR, TË PRONËS, TOKË BUJQËSORE, TË NDODHUR NË FSHATIN AKËRNI, KOMUNA NOVOSELË, NË QARKUN

E VLORËS, AKTUALISHT NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, SI FOND PËR KOMPENSIMIN FIZIK, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.868, DATË 18.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK NGA FONDI

I TOKËS BUJQËSORE”





Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 82, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për nevojat e universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, për ndërtimin e një kampusi të ri universitar, të pronës së paluajtshme, tokë bujqësore, me numrat kadastralë të parcelave 41, 42, 68, 69, 70 dhe 66, 71, 72, 73, 74, me një sipërfaqe prej 135,6 (njëqind e tridhjetë e pesë presje gjashtë) ha, të ndodhur në fshatin Akërni, komuna Novoselë, të qarkut të Vlorës, aktualisht në pronësi të shtetit, vënë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond për kompensimin fizik.



2. Prona e paluajtshme, përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, hiqet nga lista e pronave që i bashkëlidhet vendimit nr.868, datë 18.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi i tokës bujqësore”.



3. Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, pas marrjes në përdorim të pronës së përcaktuar në këtë vendim, i ndalohet ta ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.



4. Ngarkohen ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Drejtësisë, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.





K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


E kane me gjithe mend?

Ne cfare ligji mbeshtetet ky vendim?

"Kalimin në përgjegjësi administrimi" cfare idiotsie juridike eshte kjo?!
Shteti te mbaroje procesin e kthimit e kompensimit te prones e pastaj te perdore pronat e tij per investime publike ose te bleje prona per te bere investime publike ose te shpronesoje prona per investime publike.

Pse vazhdon ky mentalitet komunist permbi pronen.

Do shteti te ndertoje vepra publike le tia bleje truallin pronarit e jo tia grabise.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2011 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
Ligji i pronave, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Shekulli Online | 20/02/2011 | Biznes | komentet 2 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Pronarët kanë kundërshtuar ligjin që i jep të drejtë kreut të AKKP-së të ndryshojë vendimet e mëparshme duke tejkaluar gjykatat. Seanca në 1 mars

TIRANË - Ligji i qeverisë për pronat ka përfunduar sërish në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të rrëzohet. Edhe këtë herë ligji kundërshtohet për kompetencat që i jep qeveria kryetarit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila e vendos atë në rolin e gjykatës që mund të anulojë vendimet e mëparshme. Disa muaj më parë Kushtetuesja e rrëzoi këtë pikë të ligjit, por mazhoranca e vendosi sërish. Edhe pse ligji nuk u firmos nga presidenti Topi, ai u votua për herë të dytë nga Parlamenti dhe mori fuqi të plotë. Më datë një mars Gjykata Kushtetuese do të mblidhet pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e Shoqatës Kombëtare e të Shpronësuarve "Pronësi me Drejtësi" dhe Komitetit Shqiptar te Helsinkit.


Bazuar në këtë ligj, që nga korriku i vitit të kaluar kreu i AKKP-së rimori të drejtën që të rishikojë dhe anulojë vendimet që janë marrë ndër vite nga agjencitë dhe komisionet e rretheve. Në ligjin e parë ishte parashikuar që kreu i AKKP-së e ndërmerrte këtë procedurë me iniciativën e tij personale, ndërsa në ligjin e dytë, ai e nis këtë procedurë vetëm pas ankimit të njërës prej palëve të interesuara. Sipas këtij ligji, kreu i AKKP-së ka të drejtë të shfuqizojë vendimet e mëparshme dhe ti japë pronën atij që ai e mendon si të drejtë.


"Ne kërkojë rrëzimin e ndryshimeve që janë bërë në ligjin "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", të cilat i japin të drejtën kreut të AKKP-së të rishikojë vendimet e mëparshme të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo formë është e jashtëligjshme pasi shmang gjykatën. Çështja e pronës nuk mund të rregullohet me akte administrative, por me vendim gjykate", - thuhet në ankesën e pronarëve.


Sipas tyre, vendimet për pronat kanë pasur vlerën e vendimeve të gjykatave dhe si të tilla ato mund të anuloheshin vetëm me anë të gjykatës. Me ligjin e ri anulimi bëhet thjesht me një vendim administrativ të AKKP-së. Kjo është pika më e debatuar nga pronarët, të cilët shpjegojnë se anulimi me vendim gjykate i hap rrugë procesit të ligjshëm gjyqësor. Madje pasi çështja ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, ajo dërgohet në Gjykatën e Strasburgut ku shumica e pronarëve kanë rifituar pronat. Por nëse çështja mbyllet me një vendim administrativ, ajo nuk ka më mundësi apelimi apo dërgimi në gjykatën ndërkombëtare.


Qeveria dhe Kuvendi, dy institucionet që kanë miratuar ligjin e kundërshtuar, e kanë mbrojtur çështjen e tyre duke thënë se ligji synon të rregullojë ato deformime të krijuara ndër vite nga Agjencitë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. "Është ligj, i cili në thelbin e vet nuk bën gjë tjetër vetëm krijon një mekanizëm për të korrigjuar vendimet e dhëna më parë nga AKKP-ja. A ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që AKKP apo KKP të kenë gabuar në dhënien e pronës? Nuk ka shqiptar që të mos thotë jo, po ka gabuar. Dhe gabimi është nga minimal, njerëzor, deri edhe tek kriminal, vjedhja. Pikërisht për këtë do të duhej që shteti, administrata të ndërmarrë këtë mekanizëm korrigjues", është arsyetimi që do të përdorë mazhoranca në Gjykatën Kushtetuese. Sipas juristëve të mazhorancës, ligji është bërë në atë formë që pronarët të gjejnë zgjidhje në AKKP, një institucion në vartësi të qeverisë, dhe të mos kenë nevojë që të shkojnë në Strasburg.


LEGJISLACIONI

Rishikimi i vendimeve

AKKP-ja, mbi bazën e një kërkese për rishikim, shqyrton vendimet e ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, kur:
a) zbulohen rrethana të reja apo akte të reja shkresore që kanë rëndësi për çështjen, të cilat nuk mund të diheshin gjatë shqyrtimit të kërkesës për njohje, kthim apo kompensim të pronës;
b) vërtetohet se aktet shkresore, në bazë të të cilave është dhënë vendimi, të kenë qenë apo të jenë deklaruar më pas të pavërteta me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c) vërtetohet se aktet shkresore, në bazë të të cilit është dhënë vendimi, të jenë lëshuar nga zyrtarë të dënuar penalisht për lëshimin e tyre;
ç) vendimi përmban një gabim material në fakt ose në ligj, bazuar në faktet e administruara në dosje gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës për njohje, kthim apo kompensim të pronës;
d) zyrtarët që kanë marrë pjesë në dhënien e vendimit kanë kryer vepra të dënueshme penalisht, të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit;
dh) vendimi është bazuar në një vendim gjyqësor ose akt të një organi tjetër, që ka ndikuar në marrjen e vendimit, dhe që më pas është prishur/ndryshuar.

Vendimet që mund të rishikohen
Kërkesa për rishikim mund të paraqitet vetëm kundër vendimeve të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish- komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, të cilat nuk janë duke u shqyrtuar në themel në gjykatë, apo për të cilat gjykata nuk ka dhënë një vendim themeli të formës së prerë.



Subjektet që mund të kërkojnë rishikim
Kërkesa për rishikim mund të paraqitet nga:
a) çdo subjekt i shpronësuar, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji, e drejta e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronësisë i është cenuar nga vendimi që kërkohet të rishikohet;
b) personat juridikë publikë, nëse vendimi që kërkohet të rishikohet ka cenuar të drejtat pasurore shtetërore, të cilat, sipas ligjit të kohës, nuk i nënshtroheshin procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës;
c) Avokatura e Shtetit, bazuar në nenin 5 pika 1 shkronja "e" të ligjit nr. 10 018, datë 13.11.2008 "Për Avokaturën e Shtetit".


Presidenti kundërshtoi ligjin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e kundërshtoi ligjin e ri të mazhorancës "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" duke e cilësuar si antikushtetues. Argumentimi i Presidentit Topi u bazua në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e kishte rrëzuar më parë këtë ligj. Por mazhoranca ishte e vendosur për ta miratuar këtë ligj dhe në një seancë të Parlamentit të mbushur me debate dhe replika me opozitën, rrëzoi dekretin e presidentit. I vetmi ndryshim që i bëri mazhoranca ligjit ishte mënyra se si AKKP merr në shqyrtim dosjet e pronave. Tashmë ato merren në shqyrtim vetëm me kërkesë të pronarëve ose në rastet kur gjenden dokumente apo fakte të tjera që vërtetojnë se vendimi ishte marrë gabimisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2011 nė 10:40 Edit Post Reply With Quote
O ju juristet idiote te pozites shqyptare!

Mire qe nuk keni turp per asgje, po jeni dhe te trashe fort!

Cfare ka bere PD me pronat e regjistrimin e pronave ne pergjithesi eshte e pakten e turpshme!

Dhe gjykatat nuk jane me mire. Ama ato kane 3 shkalle dhe jane te pakten dy pale perballe njera tjetres dhe nje e trete qe gjykon.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2011 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
http://panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/03/pronaret.pdf

Cudia e cudive me shtetin shqyptar eshte se dhe me 2011 nuk di cfare pronash ka ne pronesi shteti!?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2011 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
Poshtersia eshte se flitet per kompensim e nuk thuhet se cfare kompensimi fizik apo financiar. Sigurisht qe po bejne vetem kompensim financiar se fizik nuk bejne dot se nuk dine se cfare pronash ka shteti.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2011 nė 15:42 Edit Post Reply With Quote
Kuvendi miratoi një ligj që i jep edhe pronësinë e truallit të gjithë atyre që kanë blerë apartamente në ish-fshatrat tursitikë.

Sipas këtij ligji, pronarët mund ta marrin tokën me cmime deri në 30 për qind më të ulëta se cmimet referencë të qeverisë nëse e kryejnë pagesën brenda një afati të caktuar.

Opozita denoncoi se me këtë ligj qeveria po legalizon pasuritë e ministrave të saj dhe ndëshkon pronarët e vërtetë të tokave.

“Ky është turp, nuk mundet që një deputet të votojë për t’i ulur cmimin vetes. Nuk mundet që t’i ulet cmimi për 20 për qind. Ky është parlamenti i popullit dhe miratimi i këtij ligji nuk e zgjidh problemin”, ka deklaruar deputeti Erjon Brace.

Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferri tha se fshatrat turistikë u krijuan nga socialistët duke iu referuar deklaratave publike të ish-ministrit socialist të Turizmit, Besnik Dervishi.

“Në vitin 2002, ministri i atëhershëm i Turizmit thotë tek “Zëri i Popullit”: “Vetëm në 2002 qeveria hapi petët e byrekut me dhjam dhe kishte ndodhur që zyrtarë të papërgjegjshëm e kishin trajtuar bregdetin si pronë të babait”. Këtë do të keni, me këtë ligj ne ju shplajmë juve nga pacavuret që keni bërë”, ka deklaruar Xhaferri.

“Nuk ka nisur në vitin 2003, sic thoni ju. Shkrimi është i vitit 2003, por procesi ka nisur në vitin 1993 nga persona përkrah jush. Ky ligj është në konflikt interesi me gjithë këtë sallë. Përjashtojini deputetët dhe ministrat përfitues, kështu do të jeni ballëhapur ndaj shqiptarëve”, ka replikuar Brace.

Në vitin 1993 qeveria miratoi një ligj i cili u jepte të drejtën disa kompanive të ndërtonin fshatrat tursitikë dhe me të drejtën e dhënies me qera të vilave apo apartamenteve.

Por në vitet e mëvonshme procesi u deformua dhe doli jashtë ligjit, pasi kompanitë ndërtuese ndryshuan destinacionin e fshtrave, duke i shitur vilat në treg, shumë prej të cilave janë blerë nga politikanë, apo dhe njerëz të tjerë të lidhur më pushtetin në vite.

Me ligjin e sotëm qeveria u jep të drejtën këtyre individëve që të marrin përfundimisht edhe pronësinë e truallit mbi të cilin janë ndërtuar vilat.

top

ligji me i turpshem qe ka bere PD!
Turp turp turp

legalizohet grabitja e bregdetit e kane paturpesine dhe te ulin cmimin!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2011 nė 15:53 Edit Post Reply With Quote
“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë me paketën e shpifjeve që lidhët me djalin e kryeministrit që me shumë turp dolët me bisht në shalë se doli një tjetër Shkëlzen Berisha. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh. Me këtë ligj po ju shplajmë dhe ju. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarë, ministra dhe ish ministra të asaj kohe që në vend të fshatrave turistikë, ndërtuan vila private”, tha Xhaferraj.

A eshte normal ky? Ne vend qe tia shkaterrojne vilat e ti denojne i falin truallin?

A eshte njeri normal ne PD?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-3-2011 nė 09:24 Edit Post Reply With Quote
http://www.shekulli.com.al/2011/03/11/kush-jane-politikanet-qe-kane-vila-ne-fshatrat-turistike.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-3-2011 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Në ligjin e vjetër parashikohej që në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara, për të cilën është rënë dakord që të përdoren për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar.


Por, kjo pikë është shfuqizuar që në vitin 2009. Ndërtimi i fshatrave turistikë ka nisur që në vitin 1993 me parimin që toka do të jepej me qira për 99 vjet. Por deri më sot, në këto fshatra, kanë ndodhur shumë ndryshime. Kompanitë ndërtuese kanë ndryshuan destinacionin e fshatrave, duke i shitur vilat me çmime të kripura, ndërsa politika ka bërë punën e saj duke ndryshuar herë pas here ligjin e duke i krijuar lehtësi ndërtuesve të fshatrave turistike. Me ligjin që u miratua dje, qeveria i jep të drejtën këtyre individëve që të marrin përfundimisht edhe pronësinë e truallit, mbi të cilin janë ndërtuar vilat. Madje, ata mund të marrin në pronësi edhe më tepër se sa trualli. Pronarët e vilave mund të bëhen pronarë edhe të terreneve të fshatit si lulishtet, rrugicat, ambientet sportive etj. Të vetmit që humbasin në këtë rast janë pronarët e mëdhenj të tokave, ata që prej vitesh presin kompensim.

shek

turp





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-3-2011 nė 09:57 Edit Post Reply With Quote
http://www.shekulli.com.al/2011/03/11/kompensimi-fizik-deshtoi-te-paguaje-kush-ka-marre-toke-me-7501-in.html

Pronaret jane te humbur. Duhet te riorganizohen!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  8    9    10    11  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.1503808 sekonda, 47 pyetje