Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5  >>
Autori: Subjekti: Ēėshtja e Pronės
Anton Ashta

Postuar mė 18-12-2002 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Pa një zgjidhje të drejtë të çështjes së pronave…
Zotërinj deputetë: Së shpejti ju do të merrni, më në fund, në shqyrtim çështjen e rregullimit të pronave dhe janë të shumtë njerëzit në Shqipëri dhe jashtë saj që do të ndjekin me vëmendje qëndrimin dhe vendimet tuaja. Ne që ju shkruajmë këtë letër nga kontinenti amerikan, (SHBA dhe Kanada), jemi 36 kryefamiljarë të një fisi, fisit Kulla, nga fshati Zëmblak, që të paktën në mos në tërë Shqipërinë, në krahinën e Korçës do të njihet menjëherë për haraçin e madh të gjakut, burgut, internimit, arratisjeve dhe tërë përndjekjeve të dukshme e të padukshme që i kemi paguar diktaturës komuniste, asaj diktature së cilës, pavarësisht nga spekulimet politike, ju jeni të vendosur të mos përsëritet kurrë më. Problemet që kanë vijuar lidhur me pronat, na bëjnë të mendojmë se shumë pak ujë ka rrjedhur në këto njëmbëdhjetë vjet. Por prapë ka rrjedhur aq sa e bën të mundur botimin e kësaj letre në shtypin shqiptar, gjë që shumë prej nesh që këtej nga brigjet e kontinentit amerikan, para vetëm 12 vjetësh, nuk mund ta përfytyronin. Gjykimi ynë mbështetet pra në praktikën pasdiktatoriale të deritanishme. Qëndrimi ndaj rivendosjes së drejtësisë në rikthimin e pronave ka qenë hedhja e një mbulese kushtetore, sipër një grabitjeje në kushte të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, por po me të njëjtën përbuzje dhe urrejtje klasore, (mbuluar edhe kjo bukur!), ndaj shtresës së pronarëve. Kushtetuta dhe ligjet rreth saj, nuk janë aspak justifikim, pasi ato janë vepër e njerëzve që pavarësisht nga përbërjet e përzierjet në sallën tuaj të nderuar, palca e Parlamentit shqiptar ka qenë me mentalitet thellësisht komunist.
Ne nuk kërkojmë asgjë nga pasuria e përbashkët e “socializmit”, e cila nën proteksionin e një politike të hollë të lënies për kaq vjet të një shteti të dobësuar dhe anarkik, u la të plaçkitej e të shpërndahej në duar miqsh. Ne nuk kërkojmë licensa, mbyllje sysh nëpër dogana, përparësi në tendera e gjëra të tilla që tashmë kanë pasuruar turpërisht plot shtetarë, njerëz të politikës dhe të sojit të tyre. Ne kërkojmë vetëm ato pasuri që kemi patur e që kanë qenë fryt i djersës së familjeve tona: troje, toka buke, vreshta, pyje, kullota, shtëpi banimi dhe gjithçka e bën atë vend të dashur edhe për ne si shqiptarë të ndershëm dhe patriotë. Ende në Zëmblak të Korçës, sa për shembull, shtëpitë ku kemi lindur janë të okupuara edhe pse të rikthyera vetëm në letër: njëra sepse është bërë shkollë dhe të tjera sepse dikush e ka blerë nga shteti pas konfiskimit dhe ne jemi ftuar kështu për maratona gjyqësore. Aty ka toka buke të dhëna gjoja në përdorim, të cilat pronarët e rinj nuk i kanë përdoruar aspak, por ia kanë shitur shtetit përsëri dhe kanë marrë, si pronarë legjitimë, shpërblimet nga autostrada e objekte të tjera, të vënë në plan prej kohësh. Kjo është një vjedhje në mes të ditës. E mashtrimet janë të panumërta. Ato janë vazhdë e luftës klasore e cila shtyu pjesën më të madhe prej nesh në arratisje në vitet ‘50 dhe një pjesë tjetër, gjithashtu të madhe, në braktisje të vendit, pas deziluzionit të madh të viteve ‘90. Në një komplot të sajuar bashkërisht nga parti gjoja opozitare, gjatë një dhjetëvjeçari, atje gjendja është komplikuar. Ajo do të komplikohet edhe më shumë, me këto zvarritje të cilat pilotohen të menduara djallëzisht. Ne nuk na le shpresa se midis jush do të ketë parlamentarë që do të luftojnë që drejtësia të triumfojë. Ndërkohë, ne paralelisht do t’i drejtojmë një letër presidentit të Republikës dhe Këshillit të Evropës. Dhe në rast se oreksi i pasurimit dhe padrejtësia do të ngadhnjejnë, ne përsëri do të kontaktojmë këtu senatorë e kongresmenë, siç kemi bërë deri tani. Ne do të vazhdojmë t’ia mbajmë botës të zbuluar këtë plagë të turpshme të shoqërisë pasdiktatoriale shqiptare dhe do të punojmë që kjo të mbetet si gozhdë e ngulur në vetëdijen e gjeneratave që do të lemë pas.

Muhamer Kulla
Familjet Kulla në SHBA dhe Kanada

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-12-2002 nė 08:17 Edit Post Reply With Quote
"Na ktheni pronat qe keni vjedhur"
Nese politika ka vendur te kompesoje financiarisht, edhe tjetersimet e pronave pas vitit 1991, kjo gje nuk do te pranohet nga pronaret. Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryesia e Shoqates "Pronesi per Drejtesi", e cila e ka te paqarte deklaraten politike ne piken e trete te saj, ku flitet per kompesimin financiar dhe fizik. Por sipas kesaj shoqate, nje pjese e pronave te tjetersuara pas vitit 1991 eshte bere thjesht nga politika per militantet e njerezit e vet, madje edhe per vete politikanet qe ne shume raste kane "vjedhur" me te padrejte pronen private. Kjo zgjidhje nuk do te pranohet nga Shoqata. Kryesia e saj, gjithsesi ka pershendetur tryezen e dy diteve me pare te forcave politike, iniciuar dhe mbledhur nga Presidenti i Republikes Alfred Mosiu. "Vleresojme zgjidhjet ligjore sipas neneve 41 dhe 181 te Kushtetutes, pra do te quhet pronar vetem ai, prona e te cilit buron nga nje blerje, dhurim apo trashegim si dhe lejohen shpronesimet vetem per arsye te nevojave publike", thuhet ne prononcimin e kryesise se shoqates duke theksuar se vetem me ane te kesaj deklarate politikanet kane pranuar se kane shkelur Kushtetuten deri me tani. Megjithate, duke mbetur te paqarte nga nje pjese e deklarates politike, ata kane shprehur qarte shqetesimin se nese nje proces i tille behet vetem qe Shqiperia te hyje ne Europe, "politikanet duhet ta kene te qarte se me zgjidhje te pergjysmuara te ketij problemi, nje gje e tille nuk mund te ndodhe". "Ne theksojme se nese kjo tryeze, ka per qellim te vetem te krijoje mendimin perpara opinionit nderkombetar e sidomos atij Europian se po behen perpjekje te zgjidhe problemin nepermjet nje konsensusi politik, gabohen, kjo kohe ka kaluar tashme, se te huajt dhe sidomos Europa eshte ngopur me demagogjine e luajtur deri tani, se ata na degjojne me teper ne sesa pushtetaret qe kane mese dy vjet qe thone se do ta zgjidhin problemin dhe vetem vazhdojne abuzimet dhe tjetersimet me pronat. Kjo rruge do ta lere Shqiperine jashte Europes dhe per kete fajin e ka vetem politika e askush tjeter. Shoqata jone i ka tashme te qarta rruget nga duhet te ece dhe si duhet te informojne opinionin nderkombetar dhe besoj se kete e kemi treguar tashme", thuhet ne deklarate.

"Persa i perket pjeses se trete te deklarates, ku jane vendosur shprehje te tilla qe "krahas kthimit eshte e mundshme te perdoret metoda e kompesimit fizik pa perjashtuar kompesimin financiar", na duket disi e paqarte dhe ja vlen te sqarohet me tej. Ne kuptimin e kesaj shprehjeje ne kemi dy mendime: E para, ne qoftese me kompesim fizik, ose financiar ka per qellim kompesimin fizik ose financiar te pronave te tjetersuara para vitit 1991, ose ato qe jane perdorur e vazhdojne te perdoren per nevoja publike, ne jemi plotesisht dakort, sepse perputhen dhe me mendimin tone. Keto zgjidhje jane dhene te plota dhe ne projekt-ligjin tone. E dyta, ne qoftese me kompesim financiar kuptohen, tjetersimet e te gjitha kategorive te pronave edhe mbas vitit 1991 duke perfshire ligjin 7501 dhe abuzimet, okupimet, etj, etj, ne favor te forcave politike per qellime elektorale, apo pasurie personale e te te afermeve apo perkrahesve politike, shoqata jone nuk mund te pajtohet dhe nuk ka per t'u pajtuar kurre sepse: - Ky veprim eshte antikushtetues, sepse neni 181 pika 2 ndalon zbatimin e gjithe ligjeve qe nuk respektojne nenin 41 te Kushtetutes", thuhet ne deklaraten e kryesise se shoqates.
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-12-2002 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Mbështetje politike për zgjidhjen e problemit të pronave

Kryetarët e 13 partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, në përfundim të tryezës së djeshme në Presidencë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për të mbështetur politikisht zgjidhjen e problemit të pronave nëpërmjet rregullimit të kuadrit ligjor në fuqi, me synim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi konform neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Deklarata shprehet që Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë dhe një të Dërguar të Posaçëm të Presidentit të Republikës, të përgatisë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim rregullimet përkatëse ligjore jo më vonë se data 15 Shkurt 2003.

Krerët e politikës ranë dakord që për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizike, pa përjashtuar kompensimin financiar.

Për këtë qëllim, të saktësohet dokumentacioni mbi pronat nga agjencitë shtetërore përkatëse.

Duke vlerësuar dobinë e tryezave ndërpartiake për çështje të tilla madhore, përfaqësuesit e partive politike falenderuan Presidentin e Republikes për ndërmarrjen e kësaj iniciative me interes kombëtar.

Dokumenti u nënshkrua nga të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive parlamentare që ishin të pranishëm në tryezë (përveç kryetarit të PLL, Eqerem Spahia)

Deklarata nënshkruhet nga:

Fatos Nano (Partia Socialiste)

Sali Berisha (Partia Demokratike)

Skënder Gjinushi (Partia Socialdemokrate)

Genc Pollo (Partia Demokrate)

Fatmir Mediu (Partia Republikane)

Neritan Ceka (Partia Aleanca Demokratike)

Shpëtim Rroqi (Partia e Ballit Kombëtar)

Teodor Laço (Partia Bashkimi Liberal)

Vangjel Dule (Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut)

Lufter Xhuveli (Partia Agrare)

Dashamir Shehu (Partia Demokratike e Rinovuar)

Preç Zogaj (Aleanca Demokratike)

Nikollë Lesi (Partia Demokristiane)

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-12-2002 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
Partitë pakt te Moisiu për pronat
Nano dhe Berisha bëhen bashkë për ligjin e tokës


--------------------------------------------------------------------------------

Altin Kreka

TIRANE

Partitë e majta dhe të djathta ranë dakord dje për miratimin e ligjit të ri për pronat. Sipërfaqet e shumta të tokës shtetërore dhe të lira janë më të mëdha se sipërfaqja e tokës që duhet të kompesohet, për këtë arsye partitë politike ranë dakord që për pronat të përdoret kompensimi fizik.

Në këtë mënyrë nuk shfuqizohet ligji 7501 i vitit 1991 dhe tokat që u janë shpërndarë fshatarëve nuk do t'u merren këtyre të fundit. Berisha e Nano e kanë mbrojtur këtë ligj dhe janë shprehur se ai nuk mund të shfuqizohet, por vetëm të riparohet për shkak se shfuqizimi do shkaktonte një katastrofë sociale. Takimi i djeshëm i 14 kryetarëve të partive parlamentare në selinë e Presidencës miratoi edhe një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkohet që brenda 15 shkurtit të jetë hartuar ligji. Për orë të tëra drejtuesit e partive politike debatuan dje në selinë e presidentit Moisiu në lidhje me kthimin e tokave. Shkak ka qenë përplasja e partive në lidhje me ligjin 7501 miratuar në vitin 1991 dhe që ka realizuar ndarjen e tokës fshatarëve, por pa respektuar shumë pronësinë e para vitit 1945 kur nisën shtetëzimet. Kryeministri Nano paraqiti një seri tabelash që tregonin se sa ishte sipërfaqja e tokës që duhet t'u kompensohej ish-pronarëve dhe se sa toka të lira ka aktualisht shteti dhe që mund të përdoren si kompensim fizik. Aktualisht, sipas kryeministrit, kërkohen të kthehen 12 890 hektarë tokë, ndërsa shteti ka 14 708 hektarë toka të lira. Përveç kësaj, ka një sipërfaqe të madhe toke të mbetur për shkak të refuzimit nga ana e fshatarëve. Ky fakt ka bindur dje partitë e vogla që të pranojnë kompensimin fizik dhe jo vetëm kthimin. Kërkesa e disa partive të vogla të djathta, ku spikat PR-ja, ishte që të shfuqizohej ligji 7501 i vitit 1991 dhe toka të shpërndahej ashtu siç ishte. Kjo për socialistët dhe demokratët ishte e papranueshme për shkak të problemeve të mëdha sociale që do të krijonte te familjet fshatare. Duket se PR-ja ka pranuar një kompromis në lidhje me këtë ligj sepse kryetari i kësaj partie ka nënshkruar në deklaratën ku thuhet shprehimisht se "për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit është e mundshme të përdoret metoda e kompensimit fizik pa përjashtuar kompensimin financiar". Kjo shënon një ndryshim shumë të madh në qëndrimin e këtyre partive.

Të 14 kryetarët e partive parlamentare ranë dakord që të bashkëpunojnë dhe brenda 15 shkurtit të vitit që vjen do të përfundojnë hartimin e ligjit. Kjo datë lidhet më vizitën e pritshme në Tiranë të presidentit të Komisionit Europian Romano Prodi, vizitë që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për marrëveshjen e asociim-stabilizimit. Presidenti Moisiu do të caktojë një të dërguar special pranë Kuvendit që do të ndjekë këtë çështje në vazhdim, ndërsa Këshilli i Ministrave do të paraqesë në Kuvend të gjitha rregullimet ligjore në legjislacionin për pronat. Moisiu e mori pak kohë më parë inisiativën që të drejtonte një proces të tillë, ndërsa komisioni parlamentar kishte dështuar. Ai realizoi takime kokë më kokë me kryetarët e partive dhe në fund i mblodhi ata në selinë e tij ku arriti ti bindte që të bien dakord në lidhje me parimet bazë të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve.


TE DHENAT E PARAQITURA NGA KRYEMINISTRI

- 12 890 ha sipërfaqe toke që duhet kompensuar
- 144 156 ha sipërfaqe toke e refuzuar dhe e pandarë
- 14 708 ha sipërfaqe toke disponibël shtetërore dhe e lirë
- 103 391 ha sipërfaqe toke e pafrytshme
- 6 252 ha sipërfaqe e pafrytshme në zonën turistike


DEKLARATA E PARTIVE

Kryetarët e partive ranë dakord:

Konform neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të mbështesin politikisht zgjidhjen e problemit të pronave nëpërmjet rregullimit të kuadrit ligjor në fuqi me synim zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë dhe të dërguarin e posaçëëm të presidentit të Republikës, të përgatisë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim rregullimet përkatëse ligjore jo më vonë se data 15 shkurt 2003.
Për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit është e mundëshme të përdoret metoda e kompensimit fizik pa përjashtuar kompensimin financiar. Për këtë qëllim të caktohet dokumentacioni mbi pronat nga agjencitë shtetërore përkatëse.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:10 Edit Post Reply With Quote
Pronat, sot mblidhet tryeza e opozites
Projektligji per pronat i hartuar nga qeveria, mbledh sot ne nje tryeze te perbashket perfaqesuesit e forcave politike opozitare ne Kuvend. Tryeza mesohet se eshte nismuar nga drejtuesit me te larte te PR. Deri tani kane konfirmuar pjesemarrjen ne tryeze, drejtuesit e larte te koalicionit opozitar "Bashkimi per Fitore". Ndersa kryesia e vogel e reformatoreve, mesohet se do te vendose sot paradite, nese do te marre pjese apo jo ne kete tryeze. Ne qender te debatit do te jete projektligji per pronat i hartuar nga qeveria. Partite e vogla te koalicionit "BF", si PR, PLL dhe PBK, dite me pare kane bere publik qendrimin e tyre se, "ligji i hartuar nga qeveria, eshte teresisht i papranueshem". Ndersa drejtuesit e larte te PD, jane perpjekur te jene pak me te permbajtur ne qendrimet e tyre ndaj ketij ligji. Pak dite me pare Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi se ende nuk e ka sudiuar imtesisht projektligjin per pronat te hartuar nga egzekutivi. "Parapelqej qe komenti per ligjin per pronat te jete nje koment i perbashket i te gjithe opozites. Siguroj se nuk kemi ndermend qe ceshtjen e pronave ta shnderrojme ne nje ceshtje debati per perfitime politike, por strikt ne nje ceshtje per te bere te drejten e prones, per te njohur pacenueshmerine e saj", theksoi Berisha. Ideja per thirrjen e nje tryeze te opozites parlamentare per ligjin per pronat, eshte formesuar jave me pare nga kreu i PD. Por duke pasur parasysh faktin se kjo ceshtje eshte "shtylla kurrizore" per PR, zyrtaret e larte te PD kane rene dakort qe t'ua mundesojne krereve republikan nismen per thirrjen e tryezes. Qellimi i kesaj tryeze eshte qe partite parlamentare te opozites te dalin me nje qendrim te perbashket rreth kesaj ceshtje.

A.META




--------------------------------------------------------------------------------
29/01/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
Skandali i grabitjes së tokave turistike

Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet)

Skandali i vjedhjes së trojeve turistike në Vlorë është mjaft i shtrirë. Atë çka verifikoi, përciptas grupi i brendshëm administrativ i kontrollit të Kryeministrisë, në detaje më të hollësishme e konstatuan dy inspektorët e prefekturës së Qarkut të Vlorës, Fatmir Zilja dhe Piro Ymeri, gjatë një kontrolli rutinë në zyrat e Kadastrës dhe në zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme. Gjatë verifikimit të listave u vunë re shkelje, dhe abuzime në përmasa të mëdha. Çdo individ, i cili kishte përfituar nga kjo vjedhje, kishte marrë në pronësi, apo në përdorim më shumë metra toke se sa i takonin. Diferenca mes asaj se sa i takonte çdo individi, dhe asaj ç'ka kishte marrë në realitet varionte nga 200 deri në 5300 metra për person. Në shumë raste emrat e të afërmëve të kryetarit të Bashkisë Neki Dredha, hasen në listën e emrave, të cilët kanë përfituar pronësi toke nga ish-NB të Vlorës apo të vetë punonjësve të Kadastrës. Për shembull, në listë ishte dhe emri i punëtores së Kadastrës Liljana Radhima, e cila figuron të ketë qenë themeluese e NB Vlorë. Nga ana tjetër, tapitë në pronësi të ekzekutuara nga Zyra e Kadastrës Vlorë, nuk janë shoqëruar me planimetritë përkatëse. Në Zyrën e Kadastrës nga ky kontroll nuk u gjet as harta kadastrale me të cilën ka punuar komisioni për ndarjen e tokës!!!.

Formularët ishin plotësuar me korrigjime, dhe në shumë raste nuk ishte paraqitur çertifikata e trungut familjar. Në zyrat e kadastrave, ishin zhdukur listë pagesat e sektorit të Ujit të Ftohtë për vitet 1991, 1992, duke bërë të pamundur evidentimin e punëtorëve, të cilët kanë punuar vërtet në NB. Për këtë sektor janë gjendur vetëm dy regjistra themeltar, të cilët kanë datën e hyrjes në punë të punëtorëve, por jo atë të largimit, fakt ky i cili të bën të dyshosh për numrin real të punonjësve.



Zhduket procesverbali i NB



Në Arkivin e Kadastrës nuk gjendej procesverbali i dorëzimit të dokumentacionit nga përfaqësuesit e NB Ullishtë, në kohën e mbylljes së kësaj ndërmarrjeje. Nga verifikimi në terren ka dalë se për 9 persona, janë dhënë nga 500 metra tokë më shumë, se sa ishte planifikuar dhe shënuar në formularin numër 6 të kësaj zyre. Pra, në rast se Leko Dredhës (i cili rezulton të jetë i afërmi i kryetarit të Bashkisë, Niko Dredha, dhe jo punëtor i NB), i takonin si "themelues" i NB 1000 m2 tokë, në të vërtetë i janë dhënë 1500 metra të tilla dhe kjo praktikë është ndjekur pothuaj tek të 264 personat, të cilët kanë përfituar nga shkresa e ish-kryetarit të Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi. Sipas aktit të kontrollit, nga 264 çertifikata të trungut familjar, 147 prej tyre nuk e kanë shënimin e trungut familjar të vitit 1992, duke përbërë një shkelje flagrante, pasi nuk mund të evidentohet vërtetësia e deklaratave të personave të pajisur me tokë në bazë të frymëve dhe në formular figurojnë emra personash, të cilët nuk janë banorë të kësaj zone. Në shumë raste pranë zyrave janë paraqitur individë me përkthime ku provohet pronësia e tyre, apo më keq akoma edhe me rekomandime të punonjësve të Kadastrës, ku vërtetohet pronësia e për persona të ndryshëm.



Hajdutët kamuflojnë vjedhjen në emër të personave të tretë



Në shumë raste janë paraqitur persona, të cilët kanë marrë nga dy herë tokë në pronësi, pamvarësisht se janë trajtuar një herë si pronarë në vend tjetër. Për shembull një person rezulton të jetë paraqitur me dy emra njëkohësisht, dhe pamvarësisht se është trajtuar një herë në Ujin e Ftohtë me 1100 metra tokë, është paraqitur sërish me emër tjetër pranë Zyrës së Kadastrës dhe ka përfituar edhe 4000 metra të tjera tek Fabrika e Çimentos. Pranë kësaj zyre janë paraqitur persona me librezë pune të fotokopjuar madje edhe me përkthime tapish, të cilat i përkasin vitit 1913, të panoterizuara të cilat s'dihen se nga ç'vend janë marrë, apo edhe persona me çertifikata fallco, të cilët kanë përfituar deri në 1500 metra tokë, dhe pas verifikimit kanë rezultuar se nuk janë madje as banorë të Vlorës. Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet). Nga shqyrtimi i dosjes vihet re edhe një fakt interesant. Nga 93 persona, të cilët figuronin ish-pronarë të kësaj tokë, vetëm 14 prej tyre kanë pasur çertifikatën e trungut familjar, ndërsa të tjerët, janë paraqitur me dokumenta të fotokopjuara, përkthime nga turqishtja apo dhe me çertifikata fallco.



Vjedhja me vulën e Kryetarit të Bashkisë



Të gjitha këto shpërdorime janë bërë me vulën e Elmaz Lamanit, ish-përgjegjës i Zyrës së Kadastrës, Mehdi Xhelilit, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, dhe me bekimin e Neki Dredhës, i cili sipas informacioneve të ardhura nga Vlora, ka shfrytëzuar postin për të bërë uzurpime tokash edhe në rrethe të tilla si Saranda apo gjetkë. Pra nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit vërehet, se duke pajisur me vërtetime persona të ndryshëm, dhe duke shënuar nëpër rregjistra dynymë të tërë tokash për një person, ish-deputeti i PS, Petraq Nasi, Kryetari i Bashkisë Neki Dredha, Medi Xhelili, etj., janë munduar të kamuflojnë vjedhjen e 160 hektarë toke me vlerë rreth 30 milion dollarë. Por megjithëse shkeljet kanë qenë evidente, dhe për këtë çështje janë vënë në dijeni strukturat përkatëse, sërish nga ana e pushtetit qendror, apo organeve të prokurorisë nuk është marrë ndonjë masë ligjore. Nga shkeljet e hapura që janë konstatuar që gati 3 vjet më parë, duhej t'i ishin kthyer shtetit 160 hektarët e tokës së grabitur padrenjtësisht, në interes të pushtetarëve lokalë, të cilët sot e kësaj dite vazhdojnë të gëzojnë akoma poste drejtuese në rrethin e Vlorës, dhe të bregdetin me makina luksoze. Nga ana tjetër, toka e marrë padrejtësisht është coptuar dhe është shitur nga vetë personat, të cilët me anë të metodave abuzive e kanë shtënë në dorë.



Vjedhja e tokave është bërë nga militantët e PS



Pra, nga e gjithë kjo histori del se tokat e rezervuara për kompensimin e ish-pronarëve të ligjshëm, shkuan në favor të militantëve dhe drejtuesve socialistë të pushtetit vendor, të cilët pasi e dogjën qytetin pas '97, filluan të vjedhin ç'të munden. Në të gjithë Vlorën është parë se çfarë është bërë me tokat e ish-pronarëve në Ujin e Ftohtë, Pusin e Mezinit, apo gjetkë. Janë pikërisht ata, që pasi e vodhën qytetin në mënyrë abuzive, tashmë kanë siguruar poste kyçe për të zhdukur dosjet e këtij korrupsioni masiv, siç është rasti i emërimit të Medi Xhelilit në postin e drejtorit të Arkivës, apo edhe ish-kryetarit Dredha në postin e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

Armand Maho

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2003 nė 08:40 Edit Post Reply With Quote
Partitë opozitare: Të abrogohet ligji 7501, si ligj antikushtetues

Grupet parlamentare të partive politike në një tryezë të përbashkët me shoqatat e pronarëve, dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me projektligjin qeveritar për pronat

Dje është mbledhur tryeza e përbashkët politike, ku është diskutuar për zgjidhjen e çështjes së pronës. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë grupet parlamentare të partive të opozitës (PD, PR, PLL, PBK, PBLD, PAD, PDR, PDRn), si dhe krerët e shoqatave të pronarëve "Pronësi me Drejtësi", "Bregdeti", "Shoqata e pronarëve legjitimë shqiptarë" e "Tirana", që formuluan dje një qëndrim të përbashkët lidhur me projektligjin qeveritar për pronat. Në tryezën e iniciuar nga grupi parlamentar i PR&#8209;së që u mbajt dje në mesditë në një nga sallat e Hotel "Dajtit", opozita parlamentare shprehu kundërshtimin e saj mbi projektdraftin e qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Tryeza e rrumbullakët u monitorua nga përfaqësues të OSBE-së, USAID-it, FMN-së dhe Bankës Botërore. Nënkryetari i grupit parlamentar të PR&#8209;së Maksim Begeja, argumentoi në fjalën e hapjes antikushtetueshmërinë e projektligjit qeveritar. "Qeveria, në kundërshtim dhe me konkluzionet e arritura, me konsensusin e gjithë forcave politike në komisionin e posaçëm parlamentar, ka hartuar një projektligj, i cili nuk zgjidh probleme të rëndësishme si: rregullimin ligjor të pronave private që shteti i ka dhënë me qira pa pëlqimin e pronarëve; kthimin e ndërtesave pronarëve dhe mënyrën e përcaktimit të qirasë deri në lirimin e tyre, rregullimin e marrëdhënieve midis pronarit të truallit dhe personit fizik apo juridik që ka marrë në pronësi objektin e ndërtuar mbi këtë truall", është shprehur z.Begeja. Ndërsa kreu i parlamentarëve demokratë, nënkryetari i PD&#8209;së z.Bamir Topi, deklaroi domosdoshmërinë e bashkimit të opozitës në këtë drejtim, si një çështje vendimtare për konkretizimin e bashkëpunimit real të saj. Ai është shprehur, se grupi parlamentar i PD vihet në sinkron me partitë e tjera të djathta lidhur me çështjen mjaft preokupante dhe njëkohësisht madhore të pronës. Ndërkohë, të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës vijuan në të njejtën linjë me vendosmërinë për abrogimin e ligjit 7501 "për tokën", si ligj antikushtetues. Kështu, sipas kryetarit të grupit parlamentar të PBK&#8209;së Shpëtim Rroqi, qeveria ka përgatitur një projektligj, ka mazhorancën për ta kaluar, por nuk ka fuqinë që atë ta bëjë të zbatueshëm në Shqipëri. Ndërsa Arben Imami është shprehur se partitë e opozitës parlamentare, pas rrahjes së mendimeve ranë dakord për miratimin e një deklarate të përbashkët, e cila do të paraqitet sot në parlament. Kjo deklaratë do t’i paraqitet edhe kryekomisionerit europian Romano Prodi, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Grupet parlamentare të opozitës kanë konsideruar në bllok projektligjin qeveritar si antikushtetues dhe kanë kërkuar kompensimin e plotë të pronarëve realë të tokave.


--------------------------------------------------------------------------------

Topi: Projektligji i ri për pronat të rikthehet në standardet që ka Kushtetuta dhe që kërkon komuniteti ndërkombëtar

Nga Partia Demokratike, në tryezën e djeshme të përbashkët për çështjen e pronës, ka marrë pjesë kryetari i grupit parlamentar dhe nenkryetari i PD-së z.Bamir Topi. Ai është shprehur se "në emër të grupit parlamentar të PD&#8209;së, përshëndes iniciatorët e kësaj tryeze. Grupi parlamentar i PD-së do të mundohet të jetë në sinkron me politikën e partive të djathta, lidhur me çështjen mjaft preokupante dhe njëkohësisht madhore të pronës. Propozoj që të gjithë pjesëmarrësit në komisionin e posaçëm parlamentar që u angazhua në një periudhë relativisht të gjatë për të hartuar një projektligj integral për pronat, u angazhuan me qëllimin e mirë që zgjidhja e problemit të pronës në mënyrë përfundimtare në Shqipëri, do të garantonte zhvillimin ekonomik të vendit, për t’iu shmangur në mënyrë përfundimtare situatës mesjetare, e cila mbizotëron pothuajse në pjesën më të madhe të territorit shqiptar", është shprehur ai. "E kam thënë dhe herë të tjera, shton z.Topi, që problemi i pronës, jo vetëm është një rikthim në të drejtat ligjore dhe kushtetuese, por njëkohësisht, është edhe mënyra për të kaluar në transaksione, mënyra për ta koncentruar pronën dhe mënyra për të dalë nga ai zhvillim jashtëzakonisht i ulët i pronës bujqësore, e cila për hir të së vërtetës, është e fragmentarizuar dhe është jashtë çdo lloj mundësie për të kryer investime që do t'i shkonin për shtat stadit aktual ku ndodhet Shqipëria, e cila është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim me BE-në. Do të thoja që ky komision, në një mënyrë ose në një tjetër u ofendua, u cënua në integritetin e tij pasi, përveç deklaratave demagogjike, asgjë më shumë nuk u realizua në këtë komision. Pozicionet, në momentet kryesore të ligjit, kanë qenë jashtëzakonisht të distancuara dhe kjo bëri që ky komision tek e fundit, të quhet i dështuar. Unë do të quaja një rast të paprecedent që me një urdhër politik, qeveria, asnjëherë e angazhuar realisht dhe seriozisht për realizimin e një projekti modern për pronat, realizoi këtë projektligj në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, duke mos dhënë asnjë lloj garancie që ky projektligj është realizuar nëpërmjet një vullneti politik të stabilizuar dhe ç’është më e rëndësishme, me një ekspertizë, e cila minimalisht kërkon një kohë të caktuar për të bërë një projektligj. Do ta shfrytëzoj këtë tavolinë për të thënë që grupi parlamentar i PD&#8209;së është në koherencë të plotë me partitë e djathta, për të mos bërë një realizim të tipit demagogjik që do ta rikthente sërish problemin e pronës në qendër të konflikteve sociale në Shqipëri dhe për të bërë një rikthim në atë platformë moderne, që duhet të ketë, jo vetëm e djathta shqiptare, por e tërë politika shqiptare, që të mos bëjë rolin e indiferentit kur njerëzit vriten për pronën, kur njerëzit janë të neglizhuar për pronën, kur strukturat shtetërore bëjnë pazare me pronën e tjetrit, kur në darkë je pronar dhe të nesërmen gdhihesh i shpronësuar dhe të gjitha këto, bëhen nën hundën e ekzekutivit, nga njerëz të kompromentuar, nga njerëz të cilët për fat të keq, janë edhe "database" për realizimin e një projektligji, i cili që në fillim është i cënuar dhe i kompromentuar. Të gjitha partitë e opozitës parlamentare duhet të jenë patjetër të angazhuara që projektligji i ri për pronat, të rikthehet në standardet dhe parametrat që ka, jo vetëm Kushtetuta e Shqipërisë, por edhe atë çka kërkon komuniteti ndërkombëtar, për të realizuar ato standarde, pa të cilat ne nuk mund të integrohemi në BE", përfundon nënkryetari demokrat Bamir Topi.

Eva Gjura


--------------------------------------------------------------------------------

Starova: Për të bërë të drejtën e pronës, duhet të nisemi nga shenjtëria e saj

"Situata është e tillë, kur për fat të keq ka një demagogji të madhe, e cila bëhet në radhë të parë nga qeveritarët, por duhet të pranojmë se fjalë, artificializime apo artikulime të tepërta ka edhe nga radhët e opozitës. Kjo ka bërë që çështja e pronave të zvarritet deri në ditët e sotme. Për të gjithë është e pakuptim, se me sa urgjencë dhe "vullnet" të mirë në dukje, qeveria u mundua të trajtonte problemin e pronave kur nisi sesioni parlamentar, duke vënë dhe kufinj dhe të tillë që sot na duken qesharakë, se "çështja e pronave do të zgjidhet brenda komisionit të posaçëm brenda muajve maj&#8209;qershor, etj., dhe këto u shndërruan në një bllof, gjë që ka motivuar edhe daljen time në mënyrë të hapur në shenjë proteste, gjatë një seance plenare nga ky komision i posaçëm, për të bërë rikthimin e pronës. Për fat të keq, detyrohem të përsëris se kjo gjendje amullie, demagogjie e hipokrizie politike parlamentare, qeveritare, vazhdon. Çështja e pronës, sipas vizionit të grupit parlamentar liberaldemokrat, duhet zgjidhur si vijon: Nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi se për të bërë të drejtën e pronës, së pari duhet të nisemi nga parimi i shenjtërisë së saj. Si rrjedhim i këtij parimi, ne duhet t'i qëndrojmë atij konsensusi që u arrit në tryezën e partive parlamentare në presidencë, që u braktis nga mazhoranca dhe u fut në rrugë të paqartë. Ligji 7501 duhet të abrogohet, jo me idenë që asnjë nen i tij nuk duhet të funksionojë, por ideja është që të hiqet si ligj dhe të krijohet një tjetër ligj integral, tërësor. Ne duhet të nisemi nga teoria dhe praktika e zhvillimit lidhur me pronën në histori, praktikë kjo që tregon se regjime të ndryshme kanë bërë reforma të ndryshme, qoftë në bujqësi, qoftë në zonat urbane. Prandaj nuk është e thënë që ne ta pranojmë totalisht, ashtu siç ka qenë prona në 45. Mund të njihen dhe ndryshimet që kanë ndodhur më pas, por të gjithë pronarëve te '45-ës, duhet t’u njihen në mënyrë integrale pronat që kanë patur. Ndryshimet që ka pësuar më pas vendi, natyrisht mund të pasqyrohen në ligjin e ri duke bërë ndryshimet e caktuara sasiore apo cilësore, nëpërmjet kompensimeve që janë bërë më pas. Parimi i kompensimit duhet të jetë shumë i rëndësishëm në këtë rast, parim i kompensimit sipas vlerës së tregut dhe me ndërhyrjen e shtetit.Ë shtë deklaruar nga segmente të mazhorancës, që problemet individuale mes të quajturve pronarë të rinj dhe atyre legjitimë, të zgjidhen mes tyre. Kjo do të thotë që të fusim vendin në një vëllavrasje masive. Unë mendoj që shteti duhet të bëhet ndërmjetës për kompensimin e pronarëve të vjetër, me vlerën e tregut nga pronarët e rinj që janë futur padrejtësisht në pronat e tyre".

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-2-2003 nė 07:29 Edit Post Reply With Quote
Familja Mbretërore dhe kthimi i pasurive
Skender ZOGU
Paris

Hapi që kanë ndërmarrë autoritetet shqiptare për kthimin e pasurive familjes mbretërore shënon një përparim pozitiv në qëndrimin e pushtetit në Shqipëri ndaj të kaluarës monarkike të vendit. Njohja e të drejtave legjitime për familjen mbretërore është një veprim fisnik për të gjithë, dhe fshin atë propagandë të urryer që është bërë kundër periudhës së begatë të monarkisë në Shqipëri në vitet 1928-1939.
Fakti që merret vendimi për t’i akorduar familjes mbretërore një status të posaçëm në gjirin e shoqërisë shqiptare, i mundëson opinionit të gjërë publik të kuptojë më drejt, veprën në të mirë të Shqipërisë, realizuar nga Madhëria e Tij, mbreti Zog i parë i Shqiptareve.
Fakti që parlamentarët tanë kërkojnë tani rikthimin në atdhe të eshtrave të sovranit Ahmet Zogu, që vdiq në mërgim më 9 prill 1961, është një homazh i lartë që i bëhet kujtimit të tij si dhe atij të nënës mbretëreshë Gjeraldina.
Megjithatë, për të respektuar deri në fundin logjikën e gjërave, do të ishte krejtësisht normale që shteti shqiptar të ketë në konsideratë dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore akoma gjallë, e që meritojnë parimisht të përfitojnë nga të njëjtat privilegje me bërthamën e familjes mbretërore. Ky respekt duhet të shtrihet të paktën në dosjen e kthimit të pasurive të legjitime të trashëguara nga prindërit e tyre.
Në këtë kuadër, duhen përmendur fillimisht fëmijët e Princit Xhelal Zogu, vëllai i mbretit Ahmet Zogu, që ka vdekur në Stamboll gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fëmijët e tij janë :
-Elvira (Zogu) Hadidi që ka lindur në Shqipëri më 1932 dhe jeton aktualisht në Egjipt.
-Skënder Zogu – që ka lindur më 1933 në Zvicër dhe jeton në Francë.
-Melita (Zogu) Khadr lindur më 1934 në Shqipëri dhe jeton në Egjipt
-Vera Zogu lindur në Shqipëri më 1936 dhe jeton në Egjipt.
-Mirgin Zogu lindur më 1937 në Shqipëri dhe jeton në Francë
Po ashtu, zoti Hysen Doshishti-Agolli lindur në Shqipëri dhe jeton në SHBA, i biri i princeshës Adile, motra e madhe e Mbretit Zog i Parë.
Sinqeriteti i autoriteteve shqiptare në këtë fushatë të rehabilitimit konkret të së kaluarës monarkike të Shqipërisë do të gjykohej edhe më drejt, pikërisht në respektimin e barabartë e pa dallime të të gjithë pjesëtarëve të familjes mbretërore, përsa i përket kthimit të pronave legjitime e të patjetërsueshme

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2003 nė 17:50 Edit Post Reply With Quote
Një ide mbi pronat

Nga Lek Gjeta*

Në këtë periudhë po përgatitet që të kalojë në Parlament një draft i qeverisë dhe një i përgatitur nga “ish -pronarët” për problemet e pronësisë mbi tokën, ndërtesat etj. Që nga viti 1991 deri sot, 2003, në Shqipëri kanë vepruar për të zgjidhur pronësinë mbi tokën, trojet, ndërtesat etj, ligjet 7501; 7698; 7699. E them që në fillim se situata është e vështirë, por jo pa shpresë. Realiteti shqiptar tani njeh “pronarë dhe “ish -pronarë”. Të parët ndihen të qetë se kanë përfituar prona bazuar në ligjet në fuqi, të dytët kundërshtojnë këtë shpërndarje të pronës, sepse kanë mbetur me “gisht në gojë”. Qeveritë gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë në gjendje të jenë garanti i pronësisë. Veprimet e shumta korruptive që janë bërë kanë prodhuar një konflikt të madh social. ǒduhet bërë për të dalë nga kjo gjendje? Qeveria jonë menjëherë duhet të bllokojë veprimin e mëtejshëm të ligjit 7501, 7698 dhe 7699 si ligje të cilat e kryen misionin e tyre. Të bëjë publike të dhënat statistikore që tashmë ajo ka në lidhje me trajtimin që i është bërë pronës në Shqipëri gjatë këtyre viteve, mbështetur në ligjet për trajtimin e pronës në përgjithësi, e veçanërisht për tokën. Sot që po flasim, qeveria ka të saktësuara dhe të skeduara këto të dhëna kryesore: Sasinë e tokës që është ndarë me ligjin 7501. 2) kërkesat reale që kanë ish -pronarët për sasinë e tokës bujqësore që kanë “humbur”. 3) Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie që kanë përfituar “pronarët e rinj” me forma ligjore e të njohura nga organet përkatëse gjatë kësaj kohe. 4)Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie tjetër që pretendojnë “ish -pronarët” si të pakthyera, e cila mbështetet mbi dokumente të ligjshëm.
Duke ditur dhe shpallur publikisht të dhënat e mësipërme, qeveria jo vetëm bën transparencën e veprimeve të këtyre 12 viteve, por nxjerr dhe bën publike edhe shifrat në lekë, euro apo dollarë që do të duhen për kompensimin e pretenduesve të pronave në Shqipëri si fatura të taksapaguesve shqiptarë. Arritja në këtë pikë e vë qeverinë e sotme në pozita të favorshme negocimi si me taksapaguesin shqiptar, ashtu edhe me forumet politiko-ekonomike brenda e jashtë vendit. Gjetja e parave për shlyerjen e kësaj fature, që ndryshe quhet kompensim i atyre që nuk kanë përfituar pronën e tyre të trashëguar e të dokumentuar është faza e parë e veprimeve. Që të arrihet deri këtu, mendoj se duhet të bllokohen veprimet zyrtare që vazhdojnë të prodhojnë pronarë mbështetur në ligjet 7501; 7698; 7699, veprime që sjellin konflikte dhe vëllavrasje pa fund. Tani ka ardhur koha të gjejmë forma dhe mjete për një kthim apo kompesim real e të drejtë, t’i kthejmë shoqërisë sonë pasurinë, nderin, dinjitetin dhe qetësinë sociale.
Kush do të ketë tager të bëjë kthimin, kompensimin e drejtë dhe real të pronave? Të gjithë po jetojmë një klimë të mosbesimit “kolektiv” për veprimet e politikanëve dhe veçanërisht të zyrtarëve. Përveç formave të folura e stërfolura në këto 12 vjet tranzicion, të cilat nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar, mendoj se ka edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të një banke të fuqishme aksionere për të gjithë llojet e pronave të patundshme që ka në vendin tonë. Kjo Bankë vihet në lëvizje si rezultat i veprimit të tre grupeve aksionerësh. Aksioner i grupit të parë: shteti shqiptar; aksioner i grupit të dytë: pronarët e rinj; aksioner i grupit të tretë: “ish -pronarët”. Qëllimi i krijimit të kësaj banke: Të bëhet vlerësimi real i pasurisë dhe të rregullohen në bazë të çmimit, kërkesës dhe ofertës marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën, truallin, ndërtesën dhe çfarëdolloj tjetër prone të patundshme të njohur me ligj dhe nga Kushtetuta. Të jetë organi (garant) ku realizohet shitblerja e pronave të përcaktuara në ligj. E thënë thjesht në pikën 1, të shkrimit tonë. Të japë kredi për zhvillim të agrobiznesit, me interesa të favorshme klientëve që plotësojnë kushtet e bankës, duke patur si bazë dhe eksperiencën e vendeve të rajonit. Të jetë ndërmjetës për lidhjen e kontratave për shitblerjen e prodhimit që realizohet nga agrobiznesi shqiptar.
Aksionerët e grupit të parë, ku kryesori është Shteti Shqiptar (nuk përjashtohen edhe donatorë të tjerë) depoziton në bankën e krijuar, faturën reale në vlerë, lekë, euro, dollarë, në kesh apo dhe në formën fizike, e vlerësuar për shitje si: toka, troje, zona turistike, ullishte dhe ndërtesa, nën etiketën “Prona të Shtetit Shqiptar”. -Banka ka të drejtën e shitjes së këtyre aseteve në bursë, personave fizikë e juridikë vendas e të huaj, që nga çasti i mbylljes së kontratave me aksionerët e grupit të tretë. -Aksionerët e grupit të dytë. Pronarët e rinj të krijuar si të tillë brenda këtyre 12 vjetëve, ftohen nga banka për t’u mbështetur në aktivitetin e tyre me kreditim biznesi, luan rolin e ndërmjetësit për kontraktimin e prodhimit dhe merr përsipër shitblerjet e pronave të tyre në bursë.
Aksionerët e grupit të tretë. Mbetur si të tillë “ish -pronarët” që disponojnë dokumente ligjore ku prona e tyre nuk është kthyer apo kompensuar, depozitojnë në bankë dokumentacionin përkatës, i cili vlerësohet nga specialistët e bankës me vlerën reale të pronës, në momentin e depozitimit të aksioneve të tyre.
Për aksionerët e grupit të tretë, banka rregullon marrëdhëniet me klientët, përmes tre formave të mirëkuptimit: Likujdim (kompensim) total ose të pjesshëm të faturës së tyre në çast ose pjesë-pjesë në lekë; Likujdim të faturës së tyre, me asete fizike që ka në dispozicion; pranimin e faturës së tyre si depozitë bankare me norma interesi.
Për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të tokës bujqësore, trojeve, uzinave, fabrikave dhe zonave turistike që Shteti Shqiptar i vë në dispozicion bankës si asete për kompensim apo shitje, banka duhet të pengohet me akte nënligjore që të mos kryejë veprime për këtë lloj prone asnjë subjekti, i cili nuk paraqet plane biznesi, gent plane për ndërtim “fshatra turistike”, ndërtime për banim apo zona industriale të miratuara nga instancat përkatëse, shoqëruar këto me garancitë e domosdoshme financiare që ka siguruar subjekti, të cilit i jepet prona si kompensim.
Përfitimi: Pronat e patundshme të përcaktuara si të tilla nga ligji, fitojnë garantin e tyre, i cili iu jep atyre vlerën e vërtetë në treg; Legalizohet përfundimisht bursa e agrobiznesit dhe e pasurive të tjera të patundshme. Fillon zhvillimi i industrisë së agrobiznesit kaq shumë i munguar dhe i penguar në vendin tonë; Bien në minimum konfliktet sociale që kanë bazë pronën dhe ndarjen e saj. Shteti shpronësohet nga pasuritë e panevojshme duke dhënë pasuri të mohuar, por të merituar shtetasve të vet; Shteti fuqizon financat e veta, duke vjelë taksat që burojnë nga vënia në efiçenë e pronës së shpërndarë që jep frytet e veta përmes punës në zhvillimin kapitalist të vendit.
Sigurisht që me këto mendime unë nuk mendoj se kam zbuluar “Amerikën” por këto ide le të shërbejnë për të hapur një debat publik në mes specialistëve të agrobiznesit, pronarëve pa dallim dhe bankierëve të interesuar.

*Autori është ekonomist

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-3-2003 nė 11:16 Edit Post Reply With Quote
QEVERITARET, GRABITESIT E PRONAVE

Leter ne redaksi

Projektligji per pronen, i paraqitur ne janar nga qeveria, me baze ligjin 7501, s'eshte gje tjeter, vec nje demagogji qe mohon pronen private dhe ligjeron shtetin si pronar, ashtu sic e ligjeronte Kushtetuta moniste. Ky projektligj, me nenet 1 dhe 2 i jep grushtin e fundit shkaterrimtar konceptit "prone private", se kthimin e prones e mbeshtet te kompensimi, dmth qe grabitesit e pronave tona, qe jane vete qeveritaret, deputetet, lideret partiake dhe sejmenet e tyre, mund t'i mbajne pronat e grabitura dhe te behen zoter; kurse bregdetasit te crrenjosen nga viset e tyre shekullore e te kompensohen ne kreshtat e maleve. Deklarimet e socialisteve, se nuk heqin dore nga ligji 7501 dhe konfirmimi demagogjik i z.Nano se: "nuk ka me evropiane se sa bashkejetesa midis pronareve te vjeter dhe atyre te rinj", nuk eshte gje tjeter vec nje amnisti dhe inkurajim per hajdutet e pronave tona, per korrupsionin, shkelesit e ligjit dhe goditje derrmuese e shtetit ligjor. Keto taktika demagogjike te qeverise kane per qellim te mashtrojne Bashkimin Evropian, por gabohen, se BE-ja ka deklaruar shume here qe pa kthyer pronen tek pronari i mirefillte, dyert e Evropes per Shqiperine do te qendrojne te mbyllura; kurse SHBA-ja, qe nuk ben leshime per lirite dhe te drejtat e njeriut, ka theksuar ne menyre te vecante per popullin e bregdetit, i cili ka afro dy shekuj qe eshte i ingranuar me punen e ndershme ne jeten e popullit amerikan, se ky do te gezoje pronen e tij, kete te drejte themelore universale.

I bejme thirrje Presidentit te nderuar, z. Alfred Moisiu, qe, ne zbatim te Kushtetutes, me fuqine qe i jep posti i kreut te shtetit dhe me fisnikerine e tij, ne zbatim te premtimit se Bregu i Detit nuk mund te zhvillohet pa vajtur prona tek i zoti, ta detyroje qeverine per ta zgjidhur kete problem jetik per Bregun dhe te gjithe vendin.

Paralajmerojme qeverine t'u jape fund grabitjeve, tjetersimit dhe copetimit te pronave te bregdetit, duke lene te lire Kuvendet e cdo fshati, qe mbeshtetur ne Kushtetuten dhe me konsensusin e shumices, t'i kthejne cdo trungu familjar pronen e trasheguar sipas kadastres se para vitit 1945, po keshtu dhe komunitetve fetare, sic i kane pasur para 1945-es. Pronat e perbashketa te cdo fshati te administrohen sipas tradites nga Kuvendet, ne dobi te fshatit dhe aty ku jane celur toka te reja t'iu ndahen fshatareve vendas me shume fryme e pak prona, duke favorizuar ata qe banojne ne fshat. Te gjitha veprimet tona per kthimin e pronave do t'i mbeshtesim vetem me Kadastren, qe eshte institucioni uikal i krijimit te historise se prones se paluajtshme ne bote, e jo me komisionet burokratike te korrupsionit, qe jane ngritur qellimisht per te humbur gjurmet e prones se mirefillte.

Paralajmerojme te gjithe ata qe kane vene e do te vene dore ne pronat e Bregdetit, se fundi i tyre do te jete fundi i detit Jon.

Ne, perfaqesuesit e mbi 60 mije banoreve te Bregdetit te Jonit, Vlore-Sarande, paralajmerojme qeverine e Nanos, te mos luaje me zjarrin.

Pergjegjesine e veprimeve te tejskajshme te popullit te revoltuar te Bregdetit per kthimin dhe mbrojtjen e prones, do ta mbajne qeveritaret qe, per qellime te mbrapshta pengojne zgjidhjen e ketij problemi jetik per kete zone.

Perfaqesia e Kuvendit Mbarebregdetar dhe e Shoqates AK "Bregdeti"

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-3-2003 nė 08:54 Edit Post Reply With Quote
"KUR TE MIRATOHET LIGJI, S'KA ME PRONA PER T'U NDARE"

Jane shprehur ne lidhje me problemin e prones:

Bamir Topi, PD:

- Palet politike duhet te jene korrekte per zgjidhjen e problemit te prones. OSBE ka thene se partite jane dakord per zgjidhjen, pra mbetet vetem rrafshi teknik. Pronat te diskutohen ne dy ose me shume komisione. Vullneti politik i arritur te Presidenti, s'duhet te diskutohet me, vetem rrafshi teknik. Ta bejme shpejt, sepse kam frike qe kur do miratohet ligji, s'do kemi me prona per te ndare.

Ndricim Hysa, Shoqata e Fermereve:

- Jane 420 mije fermere qe kane regjistruar ne hipoteke pronat e tyre, me nje shume 2.5 milione leke. Ne draftin Mediu-Cako, keto hidhen poshte, ai i diskretiton fermeret me toke te tyren. Prandaj mendojme qe te diskutohet vetem drafti i qeverise per pronat, pastaj te shihen te tjeret per elemente te vecanta.

Fatmir Mediu, PR:

- Verejtjet e OSBE-se per projektligjin e pronave, duhet te merren si konsultative. Mendoj se duhet te punojme per hartimin e nje drafti te perbashket per pronat. Qeveria, nga ana e saj t'i kthehet dhe njehere duke patur parasysh verejtjet e OSBE-se. Me pas, duke shqyrtuar edhe draftin tone te arrihet ne nje draft te perbashket.

Maks Begeja:

- Nese nuk merret parasysh projektligji i hartuar nga Mediu-Cako, atehere shkelen te drejtat e deputeteve. Duke e anashkaluar, nuk marrim parasysh vleresimet e tyre. Do te thoja qe jo vetem 420 mije fermere jane pronare, por 87 % e shqiptareve. Prandaj pronat nuk mund te zgjidhen vetem ne komisionin e bujqesise.

Eglantina Nasi

Kuvendi i Shqiperise do te nise shume shpejt shqyrtimin e projektligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave. Dje ne komisionin parlamentar te Bujqesise dhe Ushqimit, deputetet kane rene dakord qe ta fillojne shqyrtimin e ketij problemi duke patur ne qender projektligjin e paraqitur nga qeveria shqiptare. Por nuk do te perjashtohen nga studimi edhe variantet e tjera te paraqitura ne parlament, duke marre aspektet me te drejta qe ato prezantojne per ceshtjen e kthimit te pronave. Nga ana tjeter, grupi i eksperteve qe do te merret me kete ceshtje, do te kete gjithmone parasysh edhe verejtjet e bera nga OSBE-ja ne lidhje me zgjidhjen e problemit te pronave. "Jemi dakord qe te krijohet nje grup ekspertesh, i cili do shqyrtoje ligjin e qeverise, verejtjet e

OSBE-se dhe variantet e tjera• pohoi kreu i komisionit te Bujqesise, Zyhdi Pepa.

Nuk do te jete vetem komisioni parlamentar i Bujqesise dhe Ushqimit i cili do te merret me shqyrtimin e projektligjeve per pronat. Nje kerkese e tille eshte bere nga republikani Begeja sipas te cilit problemi i kthimit te prones nuk nenkupton vetem ate te fermereve, por edhe ata qe kane prona te tjera ne forme ndertessha etj. "Ështe rreth 87 % e populldsise e cila zoteron prone dhe jo vetem 420 mije fermere. Per nje arsye te tille them se projektligjet per pronen nuk duhet te diskutohen vetem ne kete komision, por te angazhohen shume komisione ne parlament" pohoi Begeja. Nje fakt te tille, pas tij e ka mbeshtetur kreu i komisionit te Bujqesise, Zyhdi Pepa dhe kreu i grupit parlamentar te demokrateve, Bamir Topi. Sipas ketij te fundit, palet politike te perfshira ne zgjidhjen e problemit te pronave, duhet te jene korrekte. "OSBE ka thene se partite jane dakord per zgjidhjen e tij, pra mbetet vetem rrafshi teknik per te shqyrtuar", pohoi Topi. Nga ana tjeter, ai mbeshteti idene e hedhur nga republikani Begeja, sipas te cilit duhet te angazhohen dy, ose me shume komisione parlamentare per shqyrtimin e drafteve te pronave. "Vullneti politik i arritur ne tryezen e Presidentit Moisiu, nuk duhet te diskutohet me, vetem rrafshi teknik. Ta bejme shpejt sepse kam frike qe kur do miratohet ligji, s'do kemi me prona per te ndare" perfundoi Topi.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-4-2003 nė 15:31 Edit Post Reply With Quote
E djathta, ja si të bëhet kthimi i pronave

Ligji i Mediut dhe Cakos parashikon kthimin total dhe pa kufizim të pronave si dhe kompesim në zonat turistike. Heqja e ligjit 7501, konflikti i ri mes të pozitës dhe mazhorancës

TIRANË - Projektligji për kthimin e kompesimin e pronave, i hartuar nga dy deputetët e opozitës, Fatmir Mediu dhe Alfred Cako, parashikon kthimin total të pronave, duke u njohur pronarëve njohjen pa kufizim të të gjitha llojeve të pronësisë, si: troje, toka buqjësore, kullota e livadhe. Kryetari i PRSH-së, Fatmir Mediu, tha pas zhvillimit të tyrezës së përbashkët me aleatët e “BF”-së se “me hartimin e projektligjit të PR-së dhe PBK-së duam edhe mbështetjen e të gjitha partive parlamentare të opozitës”. “Me projektin e parqitur ne kërkojmë shfuqizimin e ligjit 7501 “Për tokën”, njohjen pa kufizim të pronës që nga viti 1944 dhe deri në miratimin e ligjit, kthimin e pronave me toka ekuivalente dhe në total, kompensim të pronës në toka në zona turistike si dhe në vlera financiare mbi bazën e vlerës së çmimit të tokës”,- janë disa pikat e këtij projektligji. Në këtë draft, të hartuar në bashkëpunim me shoqatat e pronarëve, parashikohet kthimi pa limit i pronave. Në këtë draft kërkohet që në tokat e zëna nga shteti për qëllime publike, si: rrugë, ndërtesa etj., pronarëve u lind e drejta të zgjedhin mënyrën e kompensimit dhe përparësi do t’i jepet marrjes së tokave në zonat turistike, si pjesë e kthimit fizik. Ndërkohë, mënyrat e tjera të kompesimit është edhe futja e pronarëve si aksionerë në privatizimin e objekteve strategjike. Ky kompensim i pronarëve synohet të realizohet në radhë të parë me shfuqizimin e ligjit 7501 “Për tokën”, si një nga kushtet për kompensimin real të pronave për pronarët. Partitë politike të grupimit politik “Bashkimi për Fitoren” në tryezën e dy ditëve më parë e kanë mbështetur draftin e paraqitur në kuvend nga republikani Mediu dhe ballisti Cako. PD-ja, duke mbështetur këtë nismë, ka hedhur parimisht poshtë draftin e përgatitur nga qeveria “Për kthimin dhe kompensimin e pasurisë së paluajtshme të ish-pronarëve”.
Ligji i qeverisë
Projektligji i paraqitur prej kohësh në kuvend nga ana qeverisë parashikon realizimin e kthimit dhe kompensimin e pronave, duke lënë në fuqi ligjin 7501 “Për tokën”, të miratuar në parlament që në vitin 1991, me konsensus mes PS-së dhe PD-së. Ndryshimet mes dy projektligjeve, të qeverisë dhe të deputetëve Cako dhe Mediu, janë për mënyrën e kthimit të tokave. Përparësi në kthimin e tokave të zëna me toka të lira, në ligjin e qeverisë, nuk i jepet kthimit në zonat turistike. Format e kompensimit, sipas draftit të qeverisë, parashikohen në nenin 9 të saj: “Pronat e zëna u kompensohen ish-pronarëve, sipas llojit llojit të pronës dhe vlerë së tregut, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, sipas radhës që më poshtë vijon: 1) me sipërfaqe trojesh, me vlerë të barabartë, brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara; 2) me sipërfaqe tokash bujqësore, me vlerë të barabartë, pronë shtetërore; 3) me kompensimin fizik të ish-pronarëve, për sipërfaqet e zëna nga objektet pronë shtetërore, që janë privatizuar; 4) me sipërfaqe me vlerë të barabartë, brenda zonës turistike, sipas sipërfaqes të masterplaneve përkatëse; 5) me aksione në shoqëritë me kapital shtetëror, me vlerë të barabartë me pronën; 6) me vlerën e objekteve që i nënshtrohen procesit të privatizimit; 7) me lekë dhe 8) me sipërfaqe pyjesh, me vlerë të barabartë, pronë shtetërore”,-thuhet në këtë nen. Shoqatat e pronarëve kanë dalë kundër këtij varianti, në radhë të parë për ligjin 7501, si dhe për kompesimi monetar që realizohet me anë të çmimit të tregut që përcakton qeveria, si dhe “në ato toka ku janë të mundshme”.
Bledar Hoti

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
private

Drejtuesit e opozitë shprehen se sipas ligjit të paraqitur kerkojmë,që toka të shkojë tek i zoti dhe t'i njihet plotësisht

Drejtuesit e opozitës shprehen mjaft të qartë në deklarimet dhe vendimet e tyre, lidhur me çështjen e pronës dhe kthimin e saj tek i zoti. Kjo është vendosur dhe ne tryezën e fundit që u mblodh për çështjen e pronës nga partitë opozitare. Opozita është shprehur se deklarimet e fundit nga kampi i majtë nese të djathtët, janë për favorizim të abrogimit të ligjit 7501, në kuptimin e marrjes se tokës fshatarëve dhe kthimin e saj tek pronari i ligjshem.Përfaqësuesit e opozitës, nje deklarim të tillë e quajnë nje spekullim te thelbit te këtij projekti dhe ndryshimin e tij nga varianti i qeverisë. Republikani Mediu i cili është edhe nismatëri i këtij projektligji është shprehur se, ne jemi te bindur që sipas ligjit që kemi paraqitur toka të shkojë tek i zoti, të njihet plotësisht te kthehet atje ku është e lirë dhe ku nuk ështe e lire te kete ne konsiderate sipas rregullimeve te mundeshme, trojet e zena te kompesohen ne vleren e tyre financiare te plotë sipas vleres se tregut ose sipas trojeve turistike. Rrathet koncentrik që pretendon Nano dhe te tjere do te thote që pronarë te ligjshem te marrin ne periferi ose nepër male, atje ku toka nuk është e vlefshme dhe ata të paligjeshmit të rrinë atje ku janë. Por deklarata e nxjerre nga tryeza e partive opozitare, PD e komenton si nje qëndrim i ri edhe vete kryetari i PD Berisha ka sqaruar se PD është per rishqyrtim te ligjit 7501 për tokat dhe jo per abrogimin e tij. Ai ka theksuar se duhet të behet rikthim i plotë e i saktë në të gjitha rastet ku është e mundur dhe kompesim i plotë me vlere tregu atje ku nuk ështe e mundur, ky ka qene dhe mbetet projekti ynë si opozitë, ka theksuar ditë me parë shefi i opozitës.

e.gj

55

Ku eshte projekt- ligji i Mediut per tu lexuar?

Per cfare jane marre vesh te djathtet:

Per abrogimin apo per ndryshimin e ligjit ekzistues?

Qendrimi kontradiktor i PD eshte absurd.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2003 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
Pronesia e tokes, projekt mashtrues i qeverise
Nga Sabri GODO/ Nder letrat qe marr hera-heres mbi problemin e pronesise se tokes, zgjodha ate qe me dergoi sot z. Ferdinand Zhurko nga Dishnica e Korces, per te dhene nje pergjigje publike fale gazetes "Korrieri".

Zoteria ne fjale, me shkruan edhe ne emer te 5 kusherinjve me te njejtin mbiemer, se po te mos zgjidhet ceshtja e tokes qe trashegojne nga gjyshi, do te veprojne me vetegjygjesi. Letra shoqerohet edhe me gjashte dokumente zyrtare, qe provojne se toka e gjyshit u eshte grabitur nga z. Vasil Zhidro, duke luajtur me ligjin e tokes. Loja qenka vulosur edhe nga Kryetari i Gjykates se Apelit ne Korce.

Letrave te ngjashme me kete te z. Ferdinand, u jam pergjigjur thuajse rregullisht, duke u lutur te ngrejne padi gjygjesore e te bejne durim, se eshte shkruar ne Kushtetute, e zeza mbi te bardhe, qe prona do te shkoje tek i zoti, sado qe te dredhojne qeverite. Kurse tani, ne pragun e shqetesimit ne Kuvend, te projektligjit mbi pronen, duhet te nderroje gjuhen e t'u them haptas te interesuarve: Sic duken punet, Kuvendi do te beje vetem tym artificial, per t'i thene Bashkimit Evropian se po zgjidhet problemi i pronesise mbi token dhe, kur te shperndahet tymi, cdo gje do te mbetet ne anarki te plote, sic eshte. Sa per Kushtetuten, ajo do te ngrihet poshte e do te ulet larte, sa here t'u nevojitet prestigjatoreve socialiste qe drejtojne qeverine.

Letra e z. Zhurko terheq vemendjen per faktin se ankimi ka te beje me manovrimet brenda ligjit nr. 7501, per te cilin thuhet se, po te preket, shumica e shqiptareve do te marrin armen. Disa thone me ze te ulet se ligjit edhe mund t'i behet ndonje hamendim. Deputetet qe kerkojne abrogimin, numerohen ne maje te gishtave. Kjo vjen ngase shumica e partive asnjehere s'kane kthyer koken prapa te shohin pershtjellimin qe mban ne vetvete ligjin nr. 7501.

Zbatimi i ligjit nr. 7501 shtriu vjedhjen dhe abuzimin ne te tere Shqiperine, me perjashtim te disa rretheve te veriut, ku fshataret u kthyen ne pronat e tyre me vetegjygjesim, ne ditet e para te permbysjes se shtetit komunist. Ligji nr. 7501 i ka marre token njerit e ia ka dhene tjetrit, sic ka dashur kryetari i Komunes. Ligji nr.7501 ka bere me toke padrejtesisht nje te trete, i cili kthehet e shet me te shtrenjte "token qe i fali shteti", duke ia shitur nganjehere edhe vete shtetit. Ligji nr. 7501 ka bllokuar bujqesine, duke i lene fshatarit te coroditur e te varferuar ne kulm, vetem rrugen e mergimit. Po me tokat e ish-fermave cdo te behet?

120 mije hektare, palca e tokes bujqesore, u dha sipas prirjeve te partiakeve ne pushtet, qe moren per veten e tyre, farefisin dhe simpatizantet politike, aq sa deshi te merrte muzhiku Pahome, ne novelen e famshme te Tolstoit.

E keqja e projektit mbi token, qe ka pergatitur qeveria, nuk mbaron kurresesi me ligjin nr. 7501, por fillon me te. Kompensimi i pronareve eshte nje perralle per femijet enderronjes ne netet e dimrit. Askush nuk di saktesisht ku do te behen keto kompensime dhe kur, dhe as sa eshte vlefta, per faktin e thjeshte se askush s'ka bere ndonje studim mbi realitetin e sotem te pronesise mbi token. Z. Nano ve doren mbi sy, si detaret qe moti dhe thote te ecim andej e ketej. Te shohim cdo te beje z. Berisha.

Nese opozita mban qendrim te bashkuar, projekti mashtrues i qeverise nuk do te kaloje dhe z. Nano nuk do te dale ne asnje breg. Por nese miratohet ligji, do te vuloset anarkia e sotme, s'kemi per te patur ndonjehere shtet ligjor dhe vendi do te kridhet edhe me tej ne batak, ne drejtim te rendit e zhvillimit te ekonomise. Dhe kjo per nje afat te gjate. Mbi kete duhet te jete i vetedijshem edhe Ambasadori Liponen i perfaqesise se OSBE-se ne Tirane.

Sabri Godo




--------------------------------------------------------------------------------
24/06/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-6-2003 nė 01:49 Edit Post Reply With Quote
Komedia e pronave vazhdon te mbaje ndezur debatet ne politiken shqiptare.Nese PD-ja dhe Berisha kishin mundesine per te vene ne jete njohjen e pronesise,nuk e beri,por paturpesisht vazhdoi me ligjin 4501.Tashme lideret demokrate kerkojne miratimin nga,Nano,pra maskarada e pronave ende vazhdon.Pronare ka ardhur koha qe te jini realiste,pronat nuk mund t'ju a dhuroje as Nano,as Berisha,as Mediu dhe as Cako.Demagogjia qe sot po perhapet nga veglat e komunizmit,nuk duhet te rishkaterroje shpresat per te drejten e prones.Nuk ka se pse te vrasim mendjen per ligje apo per te drejtat e ish pronareve,sepse per kete gje do te mjaftonte vetem nje nen.
Njohja e pronesise para vitit 1945.sipas dokumentacioneve perkatese,cdo rregullim apo kompesim rregullohet me ligj.Nese nuk njihen pronesite para -45-ses,nuk mund te ndertojme dot drejtesine e mevonshme.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2003 nė 09:40 Edit Post Reply With Quote
PR-PBK, abrogim i 7501-it

Drafti i paraqitur nga ana e dy deputetëve Alfred Cako i PBK-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, në bashkëpunim me shoqatën “Pronësi me Drejtësi” ka si kusht kryesor shfuqizimin e ligjit 7501 “Për tokën”, duke e cilësuar si mundësi reale për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në këtë projekt kërkohet kthimi i plotë i pronave të shtetëzuara më parë, pa kufizim. Në këtë draft kërkohet që kompensimi i tokave të zëna të realizohet në toka të tjera, duke synuar më tepër tokat në bregdetin shqiptar, në zonën e Rivierës. Gjithashtu në këtë draft kërkohet që ish-pronarët të kenë vlerën e kompensimit mbi bazën e çmimit real të tregut të tokës, jo në atë të përcaktuar nga qeveria. Ish-pronarët shohin si formë kompensimi edhe përfshirjen e tyre në proceset e privatizimeve në sektorët strategjikë. Formë tjetër në këtë draft është që edhe shtëpitë, godinat e zëna nga banorët apo institucionet t’i lihen në formë qiraje për ish-pronarët. Njohja e pronës edhe në këtë draft përfshin periudhën kohore që nga viti 1994 deri në vitin 1990, duke mos marrë parasysh aktet nënligjore dhe ligjet e nxjerra nga qeveritë e mëpasshme, siç është edhe ligji 7501.


shek

Si nuk kane as partia republikane as Balli as shoqata e pronareve nje faqe ku te informojne njerezit e tyre e publikun boteror permbi propozimet e tyre?!

Kush ka kontakt me ndonje nga keto parti e shoqaten le te me tregoje qe te hapim nje pike te vecante ne faqe permbi qendrimet e sakta permbi pronen.

Psh si eshte projekti i tyre dhe i qeverise ne detaje?

Eshte teme themelore per ne te djathtet, asnje informacion te sakte te dores se pare nuk gjendet, por vec artikuj gazetash.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2003 nė 07:23 Edit Post Reply With Quote
Skifterët që grabitën pronat


--------------------------------------------------------------------------------

Sherif Muçalla*

Pas vitit 1992 shqiptarët i përfituan pronat nga trash-ëgimia, blerjet dhe shitjet, dhurimet, si dhe nga reforma që bëri shteti. Se sa drejt u bënë transanksionet me pronat e patundshme, po e tregon koha hap pas hapi. Atje ku transanksionet u bënë në bazë të ligjit e, mbi të gjitha, njërzit që u morën me këto transanksione dhe patën në themel të moralit të tyre idenë se gjëja e tjetrit nuk duhet vjedhur, punët kanë shkuar e po shkojnë mirë. Fatkeqësisht kjo kohë po tregon se menaxhuesi më i keq, ku në themel të moralit ka ekzistuar mentaliteti se ne mund të bëjmë çfarë të duam me pronat e tjetrit, ka qenë shteti shqiptar me njerzit e tij të përfaqësimit e të ekzekutivit. Këta njerëz që përfaqësuan shtetin, të cilët si dhe shprehen dhe vetë disa prej tyre qenë agronomë, mësues me diploma e pa diploma ose me diplom të sajuara e false, zbritën në Tirane direkt në kolltukun e ministrit, të drejtorit, diplomatit e në përgjithësi në kolltuqe të shefave të përfaqësimit, jo vetëm që nuk u qytetëruan kurrë, por krijuan klane, grupe fisnore e krahinore, të cilët stimuluan një mentalitet shkatërrimtar, larg qytetërimit për pronat e patundshme. Nga njëra anë, këta njerëz të ekzekutivit shpallnin me bujë se janë për pronën private, nga ana tjetër, u bënë skifterët e parë të vjedhjes e grabitjes e zaptimit të pronave të të tjerëve. Kësisoj, nën spekulimin e lëvizjes së lirë të njerëzve u zaptuan në mënyrën më mesjetare hektarë të tërë toke në zonat e Shqipërisë së Mesme e në veçanti në Tiranë e në Durrës. U zaptuan objekte publike e private, lulishte, reparte ushtarake, ndërtesa fabrikash e kombinatesh dhe u përshtatën për banim. Problemet sociale me të cilat u ballafaquan njerëzit, ishin tepër të mprehta. U krijuan komunitete, që jetonë në mizerje të plotë. U stimulua te një pjesë e popullsisë ideja se në Tiranë e Durrës pronat e patundshme mund të zaptohen dhunshëm. Kësisoj, tufa e skifterëve grabitqarë, e përbërë nga shtetarë e monstra të politikës shqiptare, hodhi bazat për instalimin e grupeve kriminale në pronat e patundshme. Skifterët grabitqarë për të grabitur dhe vjedhur pronat krijuan strukturat e tyre të egra, të dukshme e të padukshme, në shërbim të klaneve politike, individëve e të familjeve të caktuara, të cilët kanë sjellë e do të sjellin përplasje të herëpashershme interesash e, për rrjedhojë, gjakderdhje e trazira. Kjo veprimtari kriminale u ndie sidomos në drejtime te tilla si: për zaptimin fizik të pronave të patundshme, për shitjen e blerjen në mënyrë abuzive, për zaptimin juridik, falsifikimin e tapive e të dekumentacioneve të ndryshme, për vërtetimin e pronësisë, për nxjerrje të lejeve të ndërtimit e për përgatitjen e të gjitha llojeve të dekumentacioneve në mënyrë abuzive për të ndërtuar në vende të tilla që nuk duhej të ndërtohej kurrë, për të ndarë në mënyrë abuzive e për të vjedhur pronat gjatë privatizimeve të niveleve të ndryshme, njerëz të shitur brenda administatës e gjykatave për të mbuluar abuzimet e vjedhjet skandaloze të pronave të patundshme. Për pronarët e ligjshëm e për shqiptarë të cilët nuk e duronin vjedhjen, rruga ishte e përcaktuar, sorollatje pa fund sa te njëra zyrë te tjetra e sqarime pa asnjë vlerë. Kubeja e krimit me pronat e patundshme vazhdoi të majmej, në kurriz të shqiptarëve të tjerë, në kurriz të stabilitetit e të zhvillimit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, si pasojë e lëvizjes së shpeshtë të strukturave për trajtimin e pronave të patundshme në Shqipëri, hija e zezë e dyshimit se në këtë vend nuk mund të jetohet, përpahej në familjet shqiptare të cilat në bazë të moralit të tyre kishin: "Mos e grabit pronën e tjetrit". Imazhi i vendit për pronat e patundshme është sa komik e qesharak aq dhe tragjik. Shtroj pyetjen kush ndihet i sigurt të blejë apo të shesë toka e prona sot në Shqiperi? Kush ndihet i sigurt të investojë sot në pronat e shqiptarëve? Nuk ka rëndësi sa janë ata që zaptuan pronat e të tjerëve. Fakti është se zaptuesit janë bërë pjesë e ralitetit të grabitjes së pronës së tjetërkujt. Ky fakt nuk mund të largohet as me bashkimin e zaptuasave e më tej, duke hedhur gur mbi policin dhe as duke hedhur plumba ndaj njëri-tjetrit. I ligjshëm e i qytetëruar mund te bëhesh kur ti të thuash "Kush është zot i kësaj prone? Sa kushton? Si mund ta blej?" Dokrrat e skifterëve grabitqarëse do të bëjmë këtë apo atë letër-tapi, janë vetëm pjesë e skenarit për ta mbajtur peng problemin e pronave të patundshme në Shqipëri. Kujt i intereson pra, që pronat e shqiptarëve të jenë me konflikte? Kujt i intereson që t' thuhet njerëzve "rabit, zapto prona dhunshëm, se do të pajis me tapi?" Nuk mendoj kurrsesi, popullit shqiptar. Nuk mendoj as dhe asaj pjese të popullsisë që ka rënë viktimë e skifterëve grabitqarë dhe është bërë pjesë e këtij raliteti të dhimbshëm. Nuk mendoj se populli shqiptar dëshiron që të banojë në atdheun e tij, në tokën e tij në sherr, në grindje, në mëri, në hasmëri, në grabitje e vjedhje. Shqiptarët kanë mjaft halle për të përballuar e nuk kanë dëshirë të vriten me njëri-tjetrin as për një rrugicë dhe as për një copë tokë. Ata që stimulojnë vjedhjen e grabitjen e pronave, janë skifterët, të cilët vodhën e grabitën pronat e paluajtshme në Shqipëri. Ata sot kanë krijuar kubenë e tyre dhe u intereson që shqiptarët të jenë në konflikte të përhershme për pronat. Ata nuk kanë parti, ata nuk kanë tesër blu apo rozë, ata kanë vetëm kubenë e vjedhjes e të grabitjes, së cilës i përkushtohen. Dhe kësaj kubeje i intereson që Shqiperia të bëhet gjithnjë e më e pabanueshme, gjë së cilës i shërben pikërisht konfliktiteti i pronave. Ka një shpëtim: largimin e skifterëve grabitqarë nga përfaqësimi dhe nga ekzekutivi në të gjitha nivelet, nga çdo parti e majtë, e djathtë apo e çdo spektri qoftë. Pra, aleancë për të larguar krimin e organizuar në pronat e patundshme, pastaj mundet që të bëhen ligje e të zbatohen ato e problemi i pronave të gjejë zgjidhje ndryshe. Shqipëria fatkeqësisht do të quhet vendi ku hajdutët mblidhen për të ndarë lekët.
* doktor i shkencave

gsh

Autori ka absolutisht te drejte!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2003 nė 07:32 Edit Post Reply With Quote
Kushdo qe ka qofte 1 m² prone ne RSH e ka vene re kete fenomen jashtezakonisht te rrezikshem dhe demprures per Atdheun e vdekjeprures per te djathten.

Shpesh here, flas nga nje pervoje personale e nga vezhgimet e mija personale, te behet e qarte se krimet permbi pronen jane pjese i nje skenari te madhe te sigurimit per te zhdukur perfundimisht pronen e pronaret.

Autori me siguri di me dhjetra shembuj konkrete, por nuk i shkruan.

Ne keto kushte, mendoj une qe pronaret duhet patjeter te organizohen ne nje shoqate dhe pse jo ne nje parti politike.

A ka ndokush kontakt me shoqaten "pronesi e drejtesi"?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-7-2003 nė 07:02 Edit Post Reply With Quote
Pronarë: Të jeni vigjilentë!

V. Llazari

Specialist i bujqësisë

Komploti 7501 për pronat në veprim

Projektligji i qeverisë, i paraqitur si variant bazë në komisionin për hartimin e ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave, pronarit të mirëfilltë", përbën një variant të vitit të kaluar që bazoheshin hapur në parimet bazë të ligjit 7501 "Për tokën".

Projektligji i ri i qeverisë, nuk e përmend me shkrim ligjin 7501, por përmbajtjen e tij e shpërndan në 20 nene, për ta maskuar, për ta paraqitur si variantin më të mirë, për të dalë nga situata që e ka futur ekonominë e vendit.

Ç'është ligji 7501 "Për tokën" që këmbëngul mazhoranca qeverisëse e ndihmuar me heshtjen dhe belbëzimin" kundër tij nga një pjesë e opozitës?"

Në nenin 8 të këtij ligji thuhet:"Personi fizik e juridik, nuk ka të drejtën e pronës së paluajtshme as si madhësi, as si kufi që kishte para kolektivizimit. Çfarë të thotë më shumë? Konkretisht:

E para, mohon pronën private, me shpresë dhe aludim se do të kthehemi te prona kolektive, socialiste e centralizuar, jo te prona vetiake ku na shpien studentët demokratë.

E dyta, ligjëron shtetin si pronar, ashtu siç e kish ligjëzuar Kushtetuta komuniste e 1976-ës, në nenin 18, pika 2, që shteti zotëron të gjitha llojet e pronave në Shqipëri.

Çudi, mund të thoni, por me ligjin 7491 dt. 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" e shfuqizoi kushtetutën e 1976-ës, pra edhe shtetit i hoqi titullin e pronësisë mbi pronat tona. Pra, nuk është për t'u çuditur. Brenda një viti nga 1990 deri 1991 që u krijua Kuvendi që u quajt "pluralist", nuk mund të transformohesh botkuptimi komunist në demokracinë e vërtetë. Një shembull tipik. Kreu komunist Ramiz Alia bëri si bëri, brenda vitit u metamorfuzua në president! Puna e parë e tij me që e kemi fjalën për pronën, që është baza e sistemit shoqëror, vuri në lëvizje udhëzimet, direktivat e mbledhjes së shefave të ish-vendeve komuniste të Lindjes në Katovicë të Polonisë. Udhëzimet që për pronën do t'u japim nga një letër në dorë, por pronat nuk ua japim kurrë, se i kemi bërë vetë (i kish bërë kasta e Enverit e Alisë me bujkrobërit V.Ll.) dhe do t'i sorollatim gjyqeve, këto e udhëzime të tjera me 19 korrik 1991, Kuvendi Pluralist i ktheu në ligjin 7501 që vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbajë peng ekonominë e vendit, të pasurojë klanet qeveritare e partiake dhe të varfërojë masat popullore deri në listat për bukë, ushqime e pse jo edhe deri për kafet e kafeneve.

Ju lutem i dashur lexues, bëni durim për të treguar pasojat katastrofike për ekonominë e vendit, në krahasim me vitin 1985 pas 18 vjetëve, në vend që të kishim ecur përpara, në vitin 2000 kemi këto rënie alarmante:

- Nga 714 ha tokë bujqësore, sot punohet 47% e saj.

Mbi 150 mijë hektarë të çelura të kodrave e maleve, janë degraduar duke dëmtuar edhe florën e pasur mijëvjeçare që ishte në to.

- Të ardhurat e përgjithshme nga prodhimi bujqësor, janë nën 50%.

- Raporti import-eksport është 9 me 1, domethënë 1 eksportojmë, 9 importojmë. S'ka nevojë për koment, dil në treg të shohësh fruta, perime, djathë etj, që ne eksportonim të importuara jo vetëm nga fqinjët, por dhe nga Amerika Latine, Afrika, etj.

- Pemë frutore kishim 14.750.000 rrënjë, sot (në vitin 2000), kemi 5.600.000 rrënjë.

- Vreshta nga 19.100 kemi 5.800 ha.

- Ullinj kishim 5.600.000 rrënjë kemi 3.600.000 rrënjë. Në bregdet, të prurët për interesa elektorale e politike, pa ç'vjelës së ullinjve (se të zotët i emigroi ligji 7501), i presin degët dhe i shesin për dru zjarri.

- Agrume nga 1.980.000 rrënjë, sot kanë mbetur 400.000 edhe këto të thara, të degraduara. Në Bregdetin Jon, Vlorë, Himarë, Ksamil, vend-origjina e tyre për Shqipërinë vend subtropikal (jugu), agrumet po zhduken edhe si specie.

Pasojat e ligjit 7501, shtrihen edhe në sektorët të tjerë të ekonomisë, shoqërore, ekologjike, ambientale, në emigrimin masiv (në Bregdetin Jon, Vlorë Sarandë, mbi 80% e krahut të punës ka emigruar), në bllokimin e zhvillimit të industrisë ekonomike, në nxitjen e konflikteve sociale deri në vëllavrasje etj...

Me pak fjalë, situata e krijuar nga mos kthimi i pronës tek i zoti, është katastrofike. Mirëpo, ec e mbushu mendjen krerëve të oligarkisë në pushtet gjatë kësaj dekade, sidomos ministrave të bujqësisë që kaluan, veç të ndjerit Petrit Kalakulla që potestoi, por nuk iu dëgjua fjala. Të gjithë të tjerët përfshirë edhe korifeun e bujqësisë socialiste, sot ministër i Ambientit mbrojnë ligjin 7501, por pa guxuar të dalin në shesh të meidanit, pasi nuk mund ta mbrojnë me sllogane social-komuniste. E vërteta duket haptazi me katastrofën që i kanë sjellë vendit.

Pra, të rikthehemi te 20 nenet e projektligjit të qeverisë, siç e maskoi ligjin 7501 për ta mbajtur të gjallë: Anarshinë, konfliktet sociale, korrupsionin, për të amnistuar hajdutët e pronave dhe për të çrrënjosur pronarët e mirëfilltë të tokave të tyre, duke i mashtruar me kompesime e premtime boshe.

Neni 1

Ky ligj u njeh ish-pronarëve, ose trashëgimtarëve të tyre, të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme të shtetëzuara, të shpronësuara, ose të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve penale të gjykatës, të dala pas datës 29.11.1944, deri në datën 31.03.1993, si dhe përcakton mënyrat e kthimit dhe të kompensimit të tyre.

Mashtrimi 1

Përse kthimi i pronave bëhet deri më 31 mars 1991, e jo deri në ditën kur del ligji? Se grabitjet janë bërë fill pas daljes së ligjit 7501, dt.19.7.1991 deri më sot.

Neni 2

Për efekt të këtij ligji me termat e mëposhtme, kuptohet:

1. "Ish-pronar" nënkupton personat juridikë dhe fizikë, ose trashëgimtarët e tyre, prona e të cilëve është shtetëzuar, shpronësuar ose konfiskuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatës të dala në 29.11.1944, deri në datën 30.04.1993.

Mashtrimi 2

1. Juridikisht nuk ka "ish-pronar", por ka "pronar i ligjshëm" trashëgimtar, ish-pronar përdoret për të ligjëruar grabitjet e pronave nga pronarët e rinj të paligjshëm që ua ka dhënë shteti që është vetë i paligjshëm (ligji 7491, dt.24.4.91) "Për dispozitat kryesore kushtetuese", i ka heqë shteti të drejtën e pronësisë, pronarëve të rinj ua dha mbi bazën e ligjit komunist 7501.

2. "Pronë" nënkupton një send të paluajtshëm, sipas përcaktimit të "Kodit Civil".

Mohon qëllimisht pronën e luajtshme: bagëtitë e trasha e të imëta, etj, se kur u shpërbënë ndërmarrjet e kooperativat, ato i grabitën krerët e partisë e të pushtetit.

3. "Pronë e zezë" nënkupton pronën, e cila në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është e zënë me ndërtime të përhershme të ligjshme, sipas ligjit nr.8405, dt.17.09.1998 "Për urbanistikën", ose është disponuar në 19.7.1995 "Për kalimin pa shpërblim, nga përdorimi në pronësi të tokës bujqësore".

"Pronë e zezë" llogarit edhe ato që u ndanë (u grabitën) me ligjin 7501. Qëllimisht nuk e përmend ligjin, por përmend datën 19.7.1991 të daljes së tij, për të humbur gjurmët e vjedhjes së pronave. Po kështu, me hile nuk përmend ligjin 8053, por dt.21.12.1995, "Për kalimin pa shpërblim nga përdorim në pronësi të tokës bujqësore". Me këtë ligj mori tokat tona dhe ua dha të prurëve nga ana e anës, për interesa elektorale e të mbrapshta politike në bregdet, Tiranë e qytete e zona të tjera, veç veriut.

4. "Tjetërsim" nënkupton kalimin e pronësisë, nga një person te një tjetër.

"Tjetërsim" - "tallash", vete fjala e qartëson. E vënë për ngatërresë.

Neni 3

U kthen ish-pronarëve të gjihha pronat, me përjashtim të atyre që sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 2, vlerësohen "pronë e zezë".

Mashtrimi 3

U kthehen të gjitha pronat atyre që ligji 7501 ua ka dhënë të tjerëve.

Neni 4

Në administrimin e pronës së fituar, në zbatim të këtij ligji, ish-pronarët u nënshtrohen dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mashtrimi 4

Ish-pronarët në administrimin e pronës së fituar i nënshtrohen këtij ligji, dmth, pronën që u kanë dhënë për kompensim në kreshtat e maleve, kurse pronat e tyre t'i mbajnë ata që ua dha ligji 7501. Ky të mos bëjë asnjë përçapje për kthimin e pronarëve të ti

55

artikulli eshte lene pergjysem.

Si ka mundesi qe pronaret me shoqaten e tyre nuk kane as dhe nje faqe ne internet ku mund te informohet njeriu?

Nuk po i gjej dot ne asnje menyre projektligjet e propozuara.

Vertet nuk ka asnje te djathte qe interesohet per to?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-7-2003 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
OSBE nuk merr parasysh variantin qeveritar për kthimin e pronave

Institucioni i OSBE-së është treguar i vendosur dje që të zgjidhë problemin e kthimit dhe kompensimit të pronave në mënyrë sa më konsensuale. Pas tryezës së parë ku mori pjesë përfaqësuesi i qeverisë Ylli Manjani dhe përfaqësues të opozitës që kanë hartuar projekt ligjin Cako- Mediu, OSBE ka mbledhur shoqatat shqiptare që janë të interesuara direkt për çështjen e pronave. Kështu dje kanë qenë të pranishme në një takim me Lipponen, përfaqësues të shoqatës Pronësi dhe Drejtësi, asaj të fermerëve shiptarë, Shoqatës komëbtare të Pronarëve të Legjitimë, Shoqatës Kombëtare të ish të Përndjekurve politikë ekonomikë, Shoqatës Bregdeti dhe të Forumit të shoqatave ambientaliste.

Osmo Lipponen ka shprehur gatishmërinë e takimeve të tjera në të ardhmen për trajtimin e kësaj çështjeje duke lënë në pritje të gjatë qeverinë shqiptare, e cila duket e vendosur të miratojë në mënyrë arbitrare projekt ligjin e vet në Kuvend. "Kur merremi me një problem kaq të rëndësishëm, procedura duhet të jetë plotësisht demokratike", theksoi Lipponen. Ai shtoi se për këtë arsye prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të ndjekë politikën e saj të hapur dhe transparente për këtë çështje. Gjatë takimit, përfaqësues të shoqatave të sipër përmendura kanë dhënë mendimet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me projekt ligjin qeveritar duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm dhe që nuk zgjidh problemin e pronarëve. Informacione të marra nga këto shoqata pohojnë kërkesën ndaj OSBE-së për të ndërhyrë në mënyrë energjike pranë qeverisë në mënyrë që ajo të marrë në konsideratë edhe mendimet e shoqatave dhe një spektri më të gjerë njërëzish se sa vendimet politike të kupolës socialiste. Informacioni i shprehur nga përfaqësuesit e shoqatave që morën pjesë në takimin me kreun e OSBE do të merret parasysh në kontributin që OSBE-së i është kërkuar të japë nga Kuvendi i Shqipërisë për këtë problem. "Nuk mjafton vetëm puna e ekspertëve lidhur me këto çështje shumë komplekse dhe të ndjeshme: edhe njerëzit duhet të mund të besojnë se mendimet e tyre po dëgjohen", u shpreh Liponen. Ai kërkoi të gjitha të dhënat dhe informcionin e disponueshëm duke shprehur qartë në këtë mënyrë dëshirën për t'u informuar edhe nga kanale jo qeveritare në lidhje me këtë çështje. Qëndrimi i djeshëm i OSBE-së është në opozicion të hapur me mendimet e përfaqësuesve të qeverisë Nano, të cilët janë deklaruar për një miratim të njëanshëm të ligjit mbi pronat që përshkon zgjidhjen e çështjes së pronësisë në vend. Në një kohë kur data 28 korrik shënon fundin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe kontaktet intensive vazhdojnë mes OSBE-së dhe shtresave të shoqërisë shqiptare të interesuara drejtpërsëdrejti në çështjen e pronës, realizimi i një varianti përfundimtar mbi pronën duket të zgjidhet pas rihapjes së punimeve të vjeshtës për legjislativin shqiptar.

tema

Si nuk po gjejme asnje variant te propozuar!?

Kush ka lidhje a te njohur ne ndonje nga shoqatat e pronareve te me kontaktoje:

anton@edsh.org





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-7-2003 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
Pronare protestoni!


Nano nuk jep as statistikat.

OSBE: Nano nuk po jeptë dhënat për pronat

Grupi i Ekspertëve të ngritur pranë Përfaqësisë së OSBE-së për të hartuar një version integral të projektligjit të Pronave, mes dy projekteve të depozituara në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, ka konfirmuar krizën që përjeton përshtatja e legjislacionit të pronësisë me Kushtetutën e vendit. Bllokimi i dialogut është provuar sërish dje pas konsultimit që Kreu i Prezencës Osmo Liponen, ka patur me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që mbrojne interesat e ish-pronarëve. "Nuk mjafton vetëm puna e ekspertëve lidhur me çështje shumë komplekse dhe të ndjeshme, duhet të dëgjohen edhe të interesuarit, - u shpreh ambasadori Liponen, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave "Pronësi me Drejtësi", Shoqatës Kombëtare të Pronarëve Legjitimë "Shqiptarët", Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë Ekonomikë, Shoqatës "Bregdeti" dhe Forumit të Shoqatave Ambjentaliste. - Përveç kësaj, ne na nevojiten të gjitha të dhënat dhe statistikat e disponueshme". Procesi i hartimit të një projekti integral mes alternativave të paraqitura nga qeveria shqiptare si dhe nga disa deputetë të opozitës ka ngecur për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e qeverisë. Ekspertët e saj kanë refuzuar të venë në dispozicion të Grupit "ad-hoc" të Ekspertëve të ngritur nga Prezenca e OSBE-së, meqenëse kjo s'është një detyrim i mirëfilltë ligjor, edhe pse thuhet se në bazë të këtyre të dhënave mund të ndërhyhej në projektligje për një zgjidhje më të leverdisshme për ish-pronarët. Shoqatat që mbrojnë interesat e tyre si dhe mjaft prej partive të opozitës kërkojnë zbatimin në një përqindje të konsiderueshme të parimit të kthimit fizik të pronës e jo të kompensimit të tyre, por për përcaktimin e shkallës së implementimit të tij në ligjin integral duhen të dhënat që mbahen të bllokuara prej qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ylli Manjani, ka deklaruar në takimin konstitues të Grupit të Ekspertëve se mazhoranca ishte e vendosur ta miratonte ligjin në mënyrë të njëanshme e se nuk do të lejoheshin ndërhyrje të rëndësishme në projekt. Konsultimet mes ekspertëve kanë ngecur e deri më tani nga Prezenca e OSBE-së jepet vetëm një garanci, se nuk do të respektohet afati paraprak i dorëzimit të projektligjit integral për kthimin dhe kompensimin e pronave brenda këtij sesioni parlamentar.

I.N

rd


Shoqatat duhet patjeter te kishin bere vete me kohe nje studim permbi statistikat.

PATJETER





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2003 nė 12:32 Edit Post Reply With Quote
Pronat e patundshme, shteti dhe qytetari

Nga Feti Zeneli

Një miku im kishte vite që kërkonte një kredi të vogël për biznes, duke ofruar si garanci, përveç plan-biznesit përkatës, edhe vilën e tij trikatëshe, të ndërtuar qysh në vitetet e para të tranzicionit, por asnjë nga degët e bankave nuk ia pranonte këtë lloj kolaterali. Paralelisht me aplikimin për kredi bankare, ai aplikonte edhe për llotarinë e njohur amerikane, në të cilën vërtet pati fat. Ka më shumë se dy vjet që, si rezultat i përfitimit të kësaj llotarie, miku im ndodhet sot me gjithë familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe atje nuk i është ndarë kredisë bankare, megjithëse nuk ka vilë apo prona të tjera të patundshme. Deri tani ka marrë disa kredi, me të cilat ka blerë shtëpi, ka blerë makinë, ka mobiluar shtëpinë, ka hapur një biznes të vogël, etj. dhe ndjehet mjaft i kënaqur, saqë, kur më telefonon, më thotë jo pa humor se “bankat më janë bërë nënë e babë” (!)… Ndërsa, kur dëgjova ekonomistin dhe politikanin e njohur amerikan, Steve Forbes, të thoshte në Tiranë se “…kushdo që do të blejë një pronë në Teksas mund të financohet dhe nëpërmjet një banke në Kansas ose në Kanda”, nuk kishte arsye pse humorin e mikut tim të mos e merrja seriozisht.
Natyrisht, vendi ynë nuk mund të pretendojë kaq shpejt luksin ligjoro-institucional të SHBA-së dhe as të ndonjë vendi tjetër perëndimor, por është e patolerueshme që çështja e pronësisë të mos futet në rrugën e zgjidhjes së duhur ligjore. Ishte kjo arsyeja që Bashkimi Evropian e shtyu disa herë afatin e çeljes së negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me vendin tonë, deri sa mori garancitë e duhura nga inistucionet e shtetit dhe qeverisë shqiptare për zgjidhjen e një problemi të tillë. Por zgjidhja ligjore e problemit te pronësisë, më shumë se një aspekt i politikës së jashtme, është një çështje e zhvillimeve të brendshme demokratike, e cila deri tani i ka kushtuar shumë shtrenjt ecurisë ekonomike të vendit tonë dhe nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë, duke e lënë në pasivitet të plotë iniciativën e lirë, duke e lënë biznesin privat pa financime, ekonominë shqiptare pa investime të huaja, etj. Ndoshta zgjidhja në kohën e duhur e problemit të pronësisë do t’i kishte shpëtuar qytetarët tanë nga shumë probleme social-ekonomike, që kanë kaluar në këto 12-13 vjet tranzicion, duke përfshirë këtu edhe problemet e krijuar nga ngjarjet tragjike të ‘97-ës, një pjesë e mirë e pasojave të të cilave ranë mbi pronat e patundshme të shqiptarëve. Moszgjidhja e një problemi të tillë, paralelisht me kryerjen e reformave demokratike për instalimin e ekonomisë së tregut në vendin tonë, nxiti fenomemin e ndërtimeve pa leje në të katër anët e Shqipërisë.
Po të bësh një bilanc të parave dhe pasurive të tjera që kanë fituar shqiptarët në vitet e tranzicionit, treguesit e varfërisë të duken irealë. Ndërsa, po të bësh një bilanc të parave dhe pasurive që disponojnë aktualisht qytetarët shqiptarë, rezulton se ne jemi ndër popujt më të varfër në botë. Të njëjtin konkluzion kanë nxjerrë këto vitet e fundit edhe organizmat ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në grupin e vendeve me varfëri ekstreme. Në këto kushte, natyrshëm lind pyetja: kush e prodhoi gjithë këtë varfëri, ndërkohë që paratë dhe pasuritë e fituara nga shqiptarët, resurset natyrore, pozita gjeografike, viltaliteti njerëzor, etj., tregojnë të kundërtën?
Retorika e njohur: “më mirë të dish apo të kesh”, duket se është një përgjigje e gjetur për pyetjen në fjalë. Pra, shqiptarët janë të varfër sepse nuk kanë ditur se si të mos i humbasin apo si t’i investojnë me efektivitet paratë e fituara në vitet e tranzicionit, duke zgjedhur për këtë qëllim udhëheqësit e duhur politikë. Firmat piramidale, ndërtimet pa leje, trazirat e ‘97-ës, kanë gllabëruar e groposur miliarda dollarë nga paratë dhe pasuritë e tjera të shqiptarëve të fituara në vitet e tranzicionit. Në një nga seancat parlamentare të vitit ’98, një deputët ka thënë se në ngjarjet e ‘97-ës shqiptarët humbën rreth 4 miliardë dollarë nga pasuritë e tyre individuale dhe të përbashkëta. Sipas këtij deputeti, përveç parave të humbura nga rrëzimi i skemave piramidale, këtu përfshiheshin edhe humbjet e pasurive të tjera të shkaktuara nga djegiet, shkatërrimet dhe vjedhjet e ndryshme. Po kështu, rreth një shifre të tillë duhet të vërtiten edhe humbjet nga prishjet e ndërtimeve pa leje, që janë bërë kryesisht në vitet e para të tranzicionit. Pra, sipas këtyre llogarive, i bie që shqiptarët të kenë humbur gjatë dekadës së fundit rreth 7-8 miliardë dollarë në formën e depozitave bankare, në firmat piramidale në ‘97-ën dhe pas shkatërrimit të pasurive e bizneseve nga prishjet e ndërtimeve pa leje në vitet e mëvonshme. Në këtë fond humbjesh nuk janë përfshirë gjithë ato ndërtime të tjera pa leje në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë, të cilat, pavarësisht arkitekturës moderne të ndërtimit, nuk mund të klasifikohen si prona të patundshme. Funksioni i vetëm që mund të përmbushin ndërtime të tilla është ai i strehimit apo zhvillimit të ndonjë biznesi ilegal. Në vitet e komunizmit një dëm i tillë iu shkaktua ekonomisë shqiptare nga ndërtimi i bunkerëve, vlera e një bunkeri ishte e barabartë me vlerën e një apartamenti 2+1, funksioni i vetëm i të cilëve ishte ai i mbrojtjes imagjinare “nga një agresion i mundshëm ushtrak i shteteve borgjezo-revizioniste”.
Por mosdhënia e statusit ligjor të pronësisë mbi tokën për pronarët legjitimë është shndërruar gjatë viteve të tranzicionit në një burim humbjesh dhe pamundësish financiare për të investuar në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut. Në se çështje të tilla do të ishin zgjidhur në kohën e duhur dhe në përputhje me ligjet e zhvillimit demokratik të vendit, atëhere tabloja ekonomiko-sociale e qytetarëve shqiptarë dhe e krejt vendit do të ishte ndryshe nga ajo që është sot. Imagjinoni se ç’suport do t’i jepej biznesit privat dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit, në se do të kishin sot në banka apo në formën e pasurive të patundshme 7-8 miliardë dollarët e humbur në mënyrën më banale në firmat piramidale dhe ndërtimet e paligjshme?! Por humbjet banale të pasurive dhe fondeve financiare disafishohen, po të kemi parasysh se në realitetin e sotëm global ato shoqërohen me humbje të besimit të partnerëve dhe investitorëve të huaj potencialë. Rënia në mënyrë të dukshme e ritmit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri këto vitet e fundit, veç të tjerash, e ka bazën edhe te mungesa e statusit ligjor të pronës dhe aventurat financiare në përdorimin e investimeve qytetare. Nga ana tjetër, moszgjidhja e statusit ligjor të pronave të patundshme ka një impakt të caktuar negativ edhe në ndërtimin e politikave të gabuara tatimore. Në këto kushte, barra tatimore që duhet ta paguajnë pronarët legjitimë të pronave të patundshme i faturohen tregtisë dhe prodhimit.




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2003 nė 07:08 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/kombi/repshqiperise/pronat.htm


Ky eshte nje artikull i mrekullueshem.

Ne rast se ndokush ka e- mail te autorit ju lutem te me kontaktoje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2003 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
"Ajo që duhet rithënë është se Shqipëria ka 1/2 e territorit me pyje, 1/4 me tokë bujqësore dhe nga kjo e fundit 50% është kthyer si e tillë gjatë viteve të socializmit. Pra gjate 50 vjeteve u krijua edhe rreth 300,000 ha tokë e re bujqësore, krahasuar me atë qe ekzistonte e regjisruar në vitin 1945."

Une nuk e dija kete fakt, megjithese ishte e qarte , kur kujtoj gjithe ato aksionet me pune vullnetare.

Ajo qe me mungon mua ne analizen e shkelqyer eshte nje statistike per pronaret dhe madhesine e pronave.

Pra:

Sa m² ka pasur pronari me i madh?

Sa m² me i vogli?

Dhe nje ndarje e pronareve ne kategori.

Une mendoj se cdo i djathte duhet ta lexoje me shume vemendje kete artikull.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 27-10-2003 nė 20:10 Edit Post Reply With Quote
Ekspertët e OSBE paraqesin në Kuvend variantin e ligjit për kthimin e pronave



TIRANE (27 Tetor) - Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, bëri të ditur sot gjatë mbledhjes së byrosë parlamentare se, "grupi i ekspertëve të OSBE-së ka paraqitur në kryesinë e parlamentit variantin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave". Pëllumbi theksoi se "ky variant do t'i kalojë së shpejti për diskutim komisionit parlamentar të Bujqësisë dhe Ushqimit, që do ta shqyrtojë atë me përparësi". "Mendojmë se ky është një nga variantet më optimale që do t'i japë rrugë zgjidhjes së çështjes së pronave" tha Pëllumbi. Por kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nuk u shpreh dakord me variantin e hartuar nga ekspertët e OSBE-së, pasi sipas tij, "ai shpërfill iniciativën ligjvënëse të deputetëve të Kuvendit". Kryetari Pëllumbi sqaroi se "Kuvendi ra dakord për hartimin e një drafti të tillë nga ekspertët e OSBE-së". Sipas tij, "ekspertët e OSBE-së nuk kanë fuqi ligjvënëse, pasi çdo gjë do të vendoset nga komisionet parlamentare". ro/ro (BalkanWeb)

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7764211 sekonda, 49 pyetje