Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5    6  >>
Autori: Subjekti: Ēėshtja e Pronės
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2003 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
A mund te na e sjelle kush variantin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2003 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
Pronat, OSBE dorëzon projektin: Kthimi deri në 2006, kompensimi monetar pas 10 vjetësh


D.T

TIRANË – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka dorëzuar dje, projektligjin përfundimtar për pronat kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Qëllimi i projektligjit përfundimtar për kthimin dhe kompensimin e pronave është që të parashikojë një rregullim të drejtë të të drejtave të pronës që kanë buruar nga shpronësimi, shtetëzimi apo konfiskimi, thuhet në deklaratën për shtyp të OSBE-së. Ky projektligj merret me njohjen dhe kthimin e pasurisë së paluajtshme, si dhe kompensimin në ato raste kur kthimi është i pamundur. Ai përmban, gjithashtu, dispozita lidhur me organet administrative qendrore dhe vendore që merren me rastet e kthimit dhe kompensimit dhe rregullon procedurat për kryerjen e kthimit dhe kompensimit. “Nëse ky projektligj pranohet, procesi i njohjes dhe kthimit të pasurive të paluajtshme duhet të përfundojë nga fundi i vitit 2006”, - tha ambasadori Osmo Lipponen, ndërsa “një kuadër kohor prej dhjetë vjetësh është propozuar për procesin e kompensimit monetar”. Përfshirja e Prezencës së OSBE-së në këtë projekt mbështetet në iniciativën e udhëheqësve politikë shqiptarë. Në pranverë të vitit 2003, Kuvendi kërkoi ndihmën e OSBE-së për hartimin e një ligji të integruar, mbështetur në dy projektligje të paraqitura nga Këshilli i Ministrave dhe deputetët e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Alfred Çako. “Bashkësia ndërkombëtare e ka mbështetur plotësisht punën e Prezencës së OSBE-së dhe Grupit të Ekspertëve Teknikë, duke deklaruar qartë se një projektligj i mirë është më i rëndësishëm se sa një rezultat i shpejtë”, - theksoi Lipponen. “Prezenca do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kuvendin për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të çështjeve të kthimit dhe kompensimit.” Ndërkaq, po dje, kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, njoftoi deputetët në mbledhjen e byrosë. Pëllumbi theksoi se "ky variant do t'i kalojë së shpejti për diskutim komisionit parlamentar të Bujqësisë dhe Ushqimit, që do ta shqyrtojë atë me përparësi. Mendojmë se ky është një nga variantet më optimale që do t'i japë rrugë zgjidhjes së çështjes së pronave". Por kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nuk u shpreh dakord me variantin e hartuar nga ekspertët e OSBE-së, pasi sipas tij, "ai shpërfill iniciativën ligjvënëse të deputetëve të Kuvendit". Sipas Mediut OSBE nuk e ka të drejtën që të propozojë e hartojë projektligje. “Është një turp që deputetët e komisionit të Bujqësisë dhe Ushqimit e paraqesin si projektligjin e tyre”,-tha Mediu sipas të cilit, drafti lë shumë çështje të pazgjidhura dhe është bërë nën presionin e qeverisë.




28/10/2003

shek

Pa origjinalin eshte e kote te diskutohet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
12 FIRMA, I HAPIN RRUGEN DRAFTIT TE OSBE-SE

Eglantina Nasi

Drafti i OSBE-se per kthimin dhe kompesimin e pronave, arrin te kthehet ne formen e nje projektligji. Realizimin e nje fakti te tille e mundesuan dje firmat e 12 deputeteve te Kuvendit. Deputete si Ridvan Bode, Nikolle Lesi, Spartak Braho, Jemin Gjana, Niko Faber etj me ane te firmes se tyre, dje deshmuan vullnetin e tyre per futjen ne parlament te draftit te perpunuar nga grupi i eksperteve te OSBE-se lidhur me problemin e pronave. Kjo liste deputetesh perfaqeson forca te ndryshme politike te cilat jane te interesuara per mbarevajtjen e ceshtjes se kthimit dhe kompesimit te pronave si Partia Demokristiane, Partia Demokratike, Partia Socialiste etj. Nga ana tjeter, nuk kane dashur te firmosin kete rezolute per pranimin e draftit te OSBE-se parti si ajo Republikane, Levizja e Legalitetit te cilat jane shprehur qe ne fillim kunder tij. Akti i djeshem i firmosjes se 12 deputeteve mundeson kthimin ne projektligj te draftit te OSBE-se dhe futjen menjehere ne shqyrtim gjate mbledhjeve te komisioneve parlamentare.

Cfare permban drafti i OSBE-se pronat?

Drafti i OSBE-se ne lidhje me pronat parashikon kthim te tyre vetem per pronat te cilat mund te kthehen. Kufizimet e saj prekin pronat ne te cilat jane bere investime per interes publik gjate ketyre vieteve. Per keto, pronaret nuk mund te marrin pronen e tyre. Nga ana tjeter, ky draft ka nje nen te posacem edhe per kufizimet e kthimit te pronave ne zonat bregdetare. Sipas tij, ne to kthimi nuk eshte i mundshem pasi ato i sherbejne strategjise se turizmit. Persa i perket kompesimit financiar, duke filluar qe nga vitit 2004 dhe per nje periudhe 10-vjecare rresht, Kuvendi me propozim te Keshillit te Ministrave, cakton nje ze te vecante ne buxhetin e shtetit si fond kompesimi. Ai do te administrohet nga Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave per kompesim ne te holla te subjekteve te shpronesuara. Per periudhen nga njohja e pronesise deri ne marrjen e shperblimit ne formen e kompesimit ne te holla, drafti i OSBE-se prashikon qe subjekti i shpronesuar te perfitoje edhe interesin bankar.

Cilat do jene kompetencat e Komitetit Shteteror dhe atyre vendore?

Sipas draftit te paraqitur nga OSBE-ja, Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, do marre ne shqyrtim ankesat qe do vijne ndaj komisioneve vendore per pronat. Ai do te emeroje dhe shkarkoje kreret e komisioneve vendore. Ne bashkepunim me ministrine e Financave, ky institucion do te caktoje tarifat e sherbimeve qe do paguaje i shpronesuari. Ndersa komisionet vendore do te zoterojne kompetencat e ruajtjes se dokumentacioneve, kontrrolleve dhe realizimin e procesit te kthimit dhe kompesimit te pronave. Vendi i punes se tyre do te jete ai i zyrave te Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme.


INTERVISTE ME DEPUTETIN MAKSIM BEGEJA LIDHUR ME PROCESIN E PRONAVE

Ku ndryshon drafti yne nga ai i OSBE-se

Z.Begeja, a mund te sqaroni se ku qendron ndryshimi thelbesor mes draftit tuaj dhe atij te OSBE-se per pronat?

- Varianti i paraqitur nga OSBE-ja, ka ndryshim esencial po ta krahasosh me draftin e parqitur nga ana jone. Ky qendron ne vete menyren sesi trajtohet prona private. Nese ne draftin tone ajo trajtohet si e drejte themelore e njeriut dhe qe ne perputhje me Kushtetuten duhet te jete keshtu, ne draftin e OSBE-se vendosen kufizime ne kthimin dhe kompesimin e pronave.

Cilat jane konkretisht kufizimet qe i ve OSBE-ja prones?

- Ky kufizim vjen ne radhe te pare vjen se ne draft mbahen ne fuqi gjithe transformimet e prones te bera pas vitit 1991. Ato e kane kufizuar kthimin e tokes pronareve te ligjshem dhe gjithe keto kufizime, trajtohen si shpronesime per nevoja publike. Ky draft mban ne fuqi ligjin 7501 per token, ate per trojet 7698 te vitit 1993 dhe ligjin e zhvillimit me perparesi te zonave turistike ne te cilat shteti eshte treguar pronar i pronareve te ligjshem. Pra, ka bere shitjen dhe blerjen e tokes, por dhe dhenie me qera te saj. Por kjo e drejte e shtetit i eshte hequr, qe nga dispozitat e 1991. Nderkaq, i eshte mohuar edhe nga Kushtetuta e vitit 1998.

Me cfare gjera te tjera nuk jeni dakord per draftin?

Ne kete draft, ka edhe disa momente te tjera qe kerkojne te shqyrtohen, si menyra e kompesimit te pronareve. Jane dhene variantet sesi duhen kompesuar pronaret, por trajtohet problemi se menyra e kompesimit vendoset nga komisionet vendore. Pra, pronari te paraqese kerkesen me shkrim per t’u kompesuar, por formen me troje, me leke apo me prone e vendos komisioni vendor. Por kjo rrezikon qe te veprohet ne menyre abuzive nga komisioneret. Ketu do filloje korrupsioni dhe abuzimi me pronen dhe ne e luftojme kete. Ndersa momenti i trete eshte menyra e vleresimit te prones. Sipas Kushtuetes, vleresimi duhet te behet per pronen e shprobnesuar me shperblim te drejte. Gjykata Kushtetuese ka cilesuar me shpronesim te drejte barazimin me vleren e tregut ne momentin e blerjes se tokes, duhen kriteret sesi do te behet. Por ai perseri do te behet nga komisioni vendor i kthimit te pronave. Perseri lind frika e korrupsionit. Eshte ne kundeshtrim me Kushtetuten, pra eshte antikushtetuese. Nga ana tjeter, drafti i OSBE-se mban ne fuqi Reformen Agrare dhe ligjin per Tatimin e Jashtezakonshem, duke cilesuar se keto prona te bera per vlere publike, as nuk kthehen dhe as nuk kompesohen. Pra mbahen dy qendrime, p`r njerin nuk te jep fare leke, tjetrin nuk ta njeh fare.

Intervistoi: E.Nasi

kj


Ridvan Bode dhe braho?!

Nejse,

si nuk boton askush origjinalet?

Marri e cudi.

O pronare po ca jeni duke bo?

As nje faqe ne internet nuk jeni te zot te bejme per tu informuar sakte?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 11:08 Edit Post Reply With Quote
Ftoj ata qe kane lidhje qofte me shoqaten e pronareve apo me partine republikane qe te kontaktojne me mua dhe ti publikojme ne faqen tone te gjitha informacionet permbi pronen, projektligjet e paraqitura etj, etj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
BERISHA: DO TE MBESHTESIN LIGJIN PER PRONAT

Anila Rama

Kryetari i opozites Sali Berisha e cilesoi projektligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, i hartuar nga ekspertet e OSBE-se ne bashkpunim me ata shqiptare, si zgjidhjen me te mire per t’i dhene fund ceshtjes me te diskutuar ne tranzicionin shqiptar. Berisha tha dje se drafti i paraqitur keto dite ne parlament, ju garantonte pronareve njohjen e prones pa kufizime, nje nga kerkesat e tyre kryesore gjate ketyre viteve, njekohesisht kompensimi apo kthimi i prones percaktohet se do te kryhet duke iu permbajtur cmimeve te tregut. Ai konfirmoi mbeshtetjen e deputeteve te PD-se per projektligjin e OSBE-se, pasi sipas tij ne te ishin misheruar nje pjese e kerkesave kryesore te programit te kesaj force politike per zgjidhjen e ceshtjes se pronave. "Te gjitha parimet e misheruara ne programin e shpallur publikisht nga PD-ja per zgjidhjen e problemit te pronave, jane te sanksionuara ne kete ligj. Ne jemi te vendosur ta mbeshtesin ate, sikunder jemi te vendosur qe te paraqisim propozimet tona per permiresimin e tij ne disa pjese qe kane nevoje" tha Berisha. Sipas tij qendrimi i PD-se ne perkrahje te draftit te hartuar ne bashkpunim me nderkombetaret, nuk cenonte alenacen me Partine Republikane qe ishte shprehur kunder. Ai sqaroi se PD-ja kishte konceptin e saj per ceshtjen e pronave qe qe nga 91 kete rast, po i jepej zgjidhja pefundimtare. Ai kujtoi ligjin e propozuar ne 1991-shin nga PPSH-ja, ne kohen kur ende drejtohej nga Ramiz Alia, qe ishte cenim i plote i te drejtes se prones.

kj

Vetem per kete qendrim ndaj prones une kurre nuk do te votoja PD, por PR.

Kjo nuk do te thote se jam armik i PD kuptohet.

Qendrimi i im ndaj prones eshte elementar i Prof. As. Gëzim N. Boçarit

http://www.edsh.org/kombi/repshqiperise/pronat.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-11-2003 nė 07:43 Edit Post Reply With Quote
BODE: FOND ME VETE PER CESHTJEN E PRONAVE

Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ridvan Bode, kerkoi angazhimin e drejperdrejte te qeverise per zgjidhjen e ceshtjes se pronave, nepermjet percaktimit te nje fondi te vecante. Zyrtari i larte i selise blu tha se miratimi i ketij fondi si ze me vete ne buxhet, do te ishte garancia e vetme per ti thene zgjidhjen perfundimtare problemit te shume diskutuar prej vitesh. Duke iu referuar draftit te hartuar nga grupi i eksperteve te OSBE-se ne bashkpunim me ekspertet shqiptare, Bode, tha se ne nje nga nenet e tij ishte percaktuar se qeveria te parashikonte fondin e posacem qe do te sherbente per kompensimin e ish pronareve. "Ky fond duhet te perdoret per zgjidhjen e ceshtjes se prones, pasi projekt-ligji i paraqitur, i jep te gjitha format per kthimin e saj. Kompensimi i ish-pronareve nuk mund te realizohet vetem nga buxheti i shtetit, por duhen siguruar edhe forma te tjera, si te ardhurat nga procesi i shitjes se pasurive shteterore" tha Bode. Ai vijoi me tej se gjate diskutimeve qe do t’i beheshin projekligjit ne komisionet parlamentare, opozita do te kerkonte qe qeveria te percaktonte ne buxhet kete fond qe vitin e ardhshem. Pritet qe PD te parqese disa amendime per t’ju bashkangjitur draftit te OSBE-se per kthimin dhe kompensimin e pronave. Per kete eshte duke punuar ende nga grupi i deputeteve dhe eksperteve te caktuar nga PD-ja per kete ceshtje. Selia blu e ka vleresuar projekt-ligjin e hartuar nga OSBE duke deklaruar zyrtarisht mbeshtetjen per te ne parlament dhe ne komisionet parlamentare.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2003 nė 17:02 Edit Post Reply With Quote
Liponen, pronarët e ligjshëm dhe Zuteri

Alfred CAKO

Këto ditë erdhi për t’u shqyrtuar në tre komisione parlamentare projektligji “Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ky projektligj u hartua nga një grup ekspertësh politikë shqiptarë me asistimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Në këtë auditim ka qenë i përfshirë direkt dhe kujdesi i zotit Liponen, kryetar i kësaj Prezence. Të gjithë e dimë se çështja e pronës është kthyer në një nyje “gordiane”, të vështirë dhe zgjidhja e saj mund të bëhej vetëm shpata e rëndë e arbitrazhit të OSBE-së nën kushtin e pronarëve, që zgjidhja të ishte kushtetuese dhe e drejtë. Njëkohësisht, barra që mori Prezenca e nderuar, ishte e rëndë dhe me kosto, pasi të gjitha palët do ta ndjenin veten përballë çdo ligji, sikur kishin shijuar limonin...

...Nevoja për vendosjen e rregullit mbi çështjet e pronësisë rridhte për shkak të kaosit ligjor të 13 viteve të fundit dhe buronte nga kërkesat dhe konfliktet e brendshme, kryesisht për shkak të mëtimeve midis pronarëve ligjorë të shpronësuar nga shteti komunist për arsye politike mbas vitit 1945 dhe atyre që titullin e pronësisë pretendonin se e kishin fituar ligjërisht mbas vitit 1991. Për shkak të këtyre konflikteve dhe për shkak të hyrjes në fuqi të Kushtetutës ekzistuese, nga opinioni arsyetohej se do kishte ndryshime ligjore për çështjet e pronësisë. Pezullia shkaktonte stanjacion të zhvillimit të bujqësisë si sektor prioritar i ekonomisë sonë në tranzicion, moszhvillim të ekoturizmit dhe turizmit, mungesë investimesh të brendshme dhe të huaja, moskreditim nga institucionet e ndryshme financiare për shkak të mungesës së transaksioneve të siguruara, kosto të tepërta nga transaksionet e shumta kridituese të bizneseve rurale të shoqëruara nga risku i madh i financimeve mikro dhe ndikimi negativ nga superparcelizimi i tokës dhe kolaterali i pasigurtë. Pra, kishte arsye bindëse që të dyshohej seriozisht se shkaku i “parkinsonit” të ekonomisë, përveç krizave politike, ishte dhe zgjidhja e gabuar, me ligje të adoptuara nga “mbretëria e kaosit” për çështjen e pronësisë. Kjo gjendje u interesonte ternardieve të qeverisë, sidomos për të grabitur tokat e bregdetit nëpërmjet Ministrisë së Turizmit apo për të “kompensuar” njerëzit e tyre mbi bazën e ligjit nr.7698. Gjithashtu, rendi publik rrezikohej seriozisht, pasi rreth 40% e delikteve që përfundonin me vrasje kishin si lajtmotiv pronësinë.

Të gjitha këto arsye kryesore nxitën edhe vektorin e fuqishëm ndërkombëtar euroatlantik për të ndezur lokomotivën, çka bëri që ata në këto dy vitet e fundit të këmbëngulnin dora-dorës për të rregulluar atë që aq përsosmërisht e kishin shkatërruar eunukët e politikës ekonomike në Shqipëri dhe ligjvënësi. Pas dështimit të punës në një Komision të Posaçëm të krijuar për këtë çështje nga Parlamenti, OSBE pranoi të “vetëgijotinohej”, duke marrë përsipër të “lante” stallat e Avgjisë të të gjitha Qeverive makute, të korruptuara e të paafta të këtij tranzicioni të gjatë, me pasoja të rënda në aspektin ekonomik, pikërisht për shkak të moszgjidhjes së drejtë të çështjes së pronësisë. Pra, z.Liponen ka gjasa që e ka ditur mirë se po merrte si barrë të vet koston nga gjithë bilanci pozitiv apo negativ që do të sillte kalimi në ligj i projektit të bekuar prej tij.

Komisioni, që hartoi këtë draft, u mbështet te dy projektligje, mbi të cilat edhe më parë i kishin kryqëzuar shpatat palët (të majtë e të djathtë) në Komisionin e Posaçëm për çështjen e pronave në parlament gjatë vitit 2002-2003. Këto dy projektligje ishin paraqitur përkatësisht nga njëra anë prej qeverisë dhe, nga ana tjetër, nga dy deputetë të opozitës, ku së bashku me z.F. Mediu të Partisë Republikane bënte pjesë dhe autori i këtij shkrimi nga Balli Demokrat. Projektligji Cako–Mediu u asistua dhe mbështetej edhe nga shoqata Pronësi me Drejtësi dhe në përgjithësi edhe nga disa shoqata të tjera të pronarëve. Unë jam i detyruar të pranoj se me përjashtim të ndonjë të mete, nga ana strukturale projektligji i OSBE është i arrirë, kurse për përmbajtjen e tij kemi pakënaqësi, sepse Prezenca, detyrë të saj kryesore për hartimin e draftit, kishte hartimin e një ligji kushtetues dhe jo klikimin apo adoptimin e varianteve më konfliktuale të dy ligjeve që sapo përmendëm, duke siguruar kështu kushtet thjesht për një zgjidhje politike me bekimin e saj, edhe pse në rolin e Pilatit në krye të draftit Prezenca ka apostrofuar se ajo nuk ka shprehur mendimin e saj në këtë projektligj.

Unë mendoj se duhet pranuar fakti që shumica e politikanëve dhe e mediave e kishin keqkuptuar ligjin, duke e cilësuar thjesht bardh ose zi, apo nuk e kishin lexuar draftin e OSBE. Ata e anatemonin apo mbështesnin projektligjin e ri, duke hyrë në llogoret ideologjike të barazisë apo të lirisë ekonomike (kryesisht partitë e tjera parlamentare të spektrit të djathtë). Për mendimin tim, të dy palët gabonin. Përse e them këtë? Sepse drafti është bilingual. Ai ka brenda edhe zjarrin edhe ujin. Drafti është shumë i mirë për të dyja palët, nëse aty ku është dhënë me dy variante, do të ngelej varianti që mëton secila palë. Për shembull, po qe se hiqej nga “drafti Liponen” neni 4\d, si dhe po të mbetej te neni 5 varianti 2, te neni 7 të hiqej pika f dhe rrjedhimisht të binte neni 2\2, atëherë ligji mund të negociohej dhe diskutohej më tej nga partitë e djathta dhe pronarët, pavarësisht prej rezervave për nene të tjera. Për mendimin tim, OSBE do të kishte vepruar drejt nëse shpatën e saj aleksandrine nuk do ta kishte vendosur në dorë të vullnetit politik të parlamentit të indoktrinuar nga idetë e barazisë komuniste 50-vjeçare, pasi ajo e di më mirë se ne që në regjimin parlamentarist, barazia ekziston në shanse ligjore e jo në rezultate dhe se këtu sfera private e dominon sferën publike. Pra, ky draft, nëse do të kisha të drejtë ta quaja “drafti Liponen”, ka lënë si zgjidhje njëkohësisht edhe variantin politik të qeverisë edhe variantin kushtetues të ligjit Cako-Mediu. Në “draftin Liponen” bëhen, madje, hapa mbrapa, po qe se do kalonte varianti politik i qeverisë i transkriptuar pa sharm juridik te ky draft. Nëse varianti i qeverisë nënkuptonte ruajtjen e statukuosë, pra pranimin e mosshtrirjes së efekteve të ligjit 7501 në sipërfaqet, ku ai nuk ishte zbatuar (në rreth 40% të saj), neni 2\2 i “draftit Liponen”, kërkon zbatimin e tij në gjithë sipërfaqen e tokës bujqësore në vend. Pra, nëse pronarët e vjetër ndodhen në purgator me këtë nen, atyre u minohet shpresa e parajsës së zgjidhjes kushtetuese, duke i vendosur në ferrin e plotë të ligjit famëmadh 7501. Çuditërisht, edhe PD, më tepër për shkaqe elektorale, pas fshehjes së gjatë te gjuha e Ezopit apo ekuivoket, edhe pse pati mundësi që në “provën e dytë të madhe të zjarrit” për pronat të rrafshonte ndryshe “thepin me shqekzën”, ajo përsëri ka gjasa që po iu jep pa dashje oksigjen peshkaqenëve të PS, drejtuesit e së cilës me fytyrë të alanitur nga dyshimi, frika apo pasiguria për mbështetjen blu, mezi po presin fitoren e tyre të radhës.

Unë arsyetoj se varianti politik i qeverisë, i futur si variant i parë në disa nga nenet më të rëndësishme (neni për pronën e luajtshme 5\1, neni për pronat e paluajtshme 7\f) të “draftit Liponen”, nuk është ligjor për arsyen e thjeshtë se mbas vitit 1991, me Dispozitat Kushtetuese shteti do të shfuqizonte Kushtetutën e 1976, e cila kishte nacionalizuar gjithë pasuritë në formën e tokës në favor të tij. Në këtë mënyrë, shteti nuk ishte më pronar, por vetëm një posedues i paligjshëm, i cili nuk gëzonte atribute ligjore për të falur tituj pronësie në favor të kujtdoqoftë. Prandaj edhe titulli i “projektligjit Liponen” fillon gabim, pasi shteti nuk ka të drejtë të të njohë apo jo si pronar. Aq më tepër, është e paligjshme që rishpronësimet e pronarëve legjitimë me ligjin 7501 dhe ligjet e tjera pas 1991 të quhen me gjuhën kushtetuese “për interes publik”! Ky cilësim “perëndimor” për ligjet ekzistuese është “kali rozë” i betejës i futur në disa nene të “draftit Liponen”.

Që të sqarohet më mirë opinioni publik i interesuar për këtë çështje po analizojmë projektligjin “heretik” e të anatemuar formalisht hapur e nën zë nga fytyrat skeptike e të dhjamosura të magjistratëve të Qeverisë dhe pasvanëve të tyre parlamentarë partiakë, apo veteranëve trushkulur me shall të kuq në qafë.
Ku është “herezia” e projektligjit Cako-Mediu?

Për hartimin e këtij projektligji, dy iniciatorët së bashku me shoqatën “Pronësi me Drejtësi” u bazuan te disa nene të Kushtetutës në fuqi dhe kryesisht në nenet 41 dhe 181 të saj. Si rezultat i kësaj logjike, duhej të shfuqizoheshin një mori ligjesh, midis të cilave dhe ligjet 7501, 7698 etj. Ky projektligj nuk parashikon një mënyrë të re të fitimit të pronësisë, por një rivendosje optimale të padrejtësive të shkaktuara nga shteti totalitar komunist ndaj pronarëve. Në ato prona që kthimi konsiderohet i pamundur do të ushtrohej kompensimi real.

Gjithashtu dhe neni 1 i Protokollit 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që e obligon për zbatim të saj edhe shtetin shqiptar, mbështetet në faktin e marrë parasysh nga ne se, “askush nuk mund të shpronësohet përveçse për një interes publik dhe kundrejt shpërblimit të plotë”. Por, edhe nëse titujt e rinj ekzistues të pronësisë do të ishin edhe legjitimë, mjafton fakti i mospunimit të tokës në masën 47% si dhe mostaksimi i saj – që, sipas meje, i ka shkaktuar shtetit një humbje të barabartë vjetore me kursimet e emigrantëve (remitancat) - që këto fakte të drithëronin edhe logjikën më të molisur nga ethet korruptive të politikës ekonomike e legjislative apo pushteteve politike në Shqipëri. Ligji Cako-Mediu zëvendësoi disa projektligje për çështje të veçanta të pronësisë, që ndodheshin më parë në skrivanitë e Komisioneve parlamentare prej vitesh, duke patur meritën e të qenit integral, pra duke i përfshirë në optikën e zgjidhjeve të gjithë kategoritë e subjekteve të shpronësuar. Megjithëse supozimi i aprovimit dhe zbatimit të këtij projektligji do të kishte kosto, ai do të ishte zgjidhja ligjore dhe me shpenzimet më të lira të shoqërisë shqiptare, duke u nisur nga parimi se kthimi i sendit që ekziston është me më pak kosto për shtetin sesa kompensimi i tij (i cili, ashtu si nuk është zbatuar deri më sot, është thjesht utopi dhe demagogji). E shoh me rëndësi që të theksoja faktin se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës aktuale ekzistonte si pronë e pashpërndarë (e lirë) një sipërfaqe më e madhe se 1\3 e fondit të përgjithshëm të tokës bujqësore, apo rreth 248 mijë ha, që nuk ishte sakrifikuar nga ligji famëkeq 7501. Dhe më e rëndësishmja është se kjo sipërfaqe ishte mbi dy herë më e madhe se detyrimi që shteti u kishte pronarëve. Por, shteti, në çdo rast, vazhdonte të bënte strucin, duke ridënuar pronarët me detyrimin për të mbushur fuçitë e danajeve. Gjithashtu, zbatimi i këtij projektligji nuk mund të prishte në thelb strukturën klasore dhe politike të shoqërisë, pasi në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte një aristokraci toke, e cila mund të bëhej e rrezikshme politikisht për të konkurruar për pushtet në të ardhmen, pasi familjet e latifondistëve të shumëzuar ndër vite nuk do të zotëronin së bashku më tepër se 1.5% të fondit të përgjithshëm të tokës. Duke shpresuar se lexuesi i interesuar nuk do bezdiseshe, do të dëshiroja të jepja një pasqyrë të shkurtër të pronësisë deri më 1945, ku duket qartë se pronari më i madh ka qenë shteti. Nga gjithë sipërfaqja totale, shteti ka gëzuar këto pasuri në raport me të: tokë e mbjellëshme 158 mijë ha (5.75%); livadhe e kullota 856 mijë ha (31.8%); kultura drusore 144 mijë ha (5.32%); pyje e shkurre 992 mijë ha (35.98%); toka të pambjellura 302 mijë ha (11%). Këto të dhëna janë marrë nga studimi i autorit Pier Françesko Nistri më 1941. Ai thekson faktin se “latifondisti” më i madh në vend nuk ka më shumë se 10 mijë ha tokë bujqësore dhe gjithsej të tillë janë 6-7 familje. Në fakt, objekti gogol i indoktrinimit dhe demagogjisë barazimtariste komuniste — “latifondistët” - nuk zotëronin më tepër se 15 mijë ha të gjithë së bashku. Unë mendoj se në Shqipëri, pas Reformës Agrare të zbatuar me sukses (për shkaqe ekonomiko-shoqërore) nga mbreti Zog, nuk kishte nevojë për një tjetër reformë të thellë. Me që ra fjala është e nevojshme ta sjellim në kujtesë faktin se Zogu bëri reformën në këtë mënyrë: kush zotëronte më tepër se 40 ha (plus 5 ha për çdo fëmijë) i shpronësohej vetëm 1/3 e pjesës së mbetur mbi këtë kufi bazë. Nga të dhënat dihen faktet se në Shqipëri 86% e popullsisë në fshat ka qenë pronare. Pa tokë ishin vetëm 13.8% e familjeve ose 21.500 familje, kur familjet e tjera ndaheshin në këtë mënyrë: 5356 familje ishin të pasura (3.45%); 128318 familje ishin të mesme (82.67%).

Totali i familjeve të lidhur me tokën bujqësore ka qenë 155.225 familje. Ndërsa këto kategori familjesh zotëronin respektivisht në hektarë këto sipërfaqe (në raport me totalin e tokës bujqësore): “latifondistët” 14.450 ose 3.67%; familjet e pasura 87970 ose 22.37%; familjet e mesme 237.668 ose 60.44%; entet fetare 3163 ose 0.8% dhe shteti 50 mijë ha ose 12.71% si latifondisti më i madh.

Këto që analizuam i përkasin gjendjes në vitin 1945, ndërsa në vitin 1991 gjendja e fondit të tokës bujqësore ka qenë një tjetër matricë të dhënash. Ndërsa toka me origjinë private kapte 343.353 ha ose 49% e totales, toka me origjinë shtetërore kapte vlerën e 355.994 ha ose 50.9%. Gjithsej fondi i tokës ishte rritur gati dyfish, duke kapur shifrën e 699.347 ha. Duke parë këto të dhëna të thjeshta, ideja e projektligjit Cako—Mediu ishte që 86% e popullsisë ish pronare tokash, së bashku me entitetet fetare, të rigëzonin pronën e tyre në sipërfaqet e vjetra prej 49%, ndërsa 14% e popullsisë tjetër, me origjinë fshatare pa tokë, të kompensohej me tokë nga fondi prej 51% i tokës me origjinë shtetërore. Kush është ai i majtë apo barazimtarist që “nuk ka të drejtë” të mos e kundërshtojë këtë “herezi” kaq të thjeshtë të këtij projektligji, që do të na kthejë beun dhe çifligarin? Projektligji në fjalë merr parasysh dhe evitimin në maksimum të konflikteve sociale dhe në tokat urbane (trojet) dhe në ndryshim nga projektligji i dobët i Qeverisë është plotësisht i thjeshtë dhe i zbatueshëm.

Zuteri
Duke ndjerë që “drafti Liponen” po i vendos pronarët si fli në kurorën e dafinave që OSBE po përgatit ta vendosë në kokën e saj, m´u kujtua një personazh tragjik, personifikim i shpirtit të sipërmarrësve të suksesshëm, që shtyjnë para rrotën e historisë. Ky ishte Zuteri, një djalosh aventurier zviceran, që eksploroi i pari nga toka SHBA në lartësinë gjeografike të Kalifornisë, duke krijuar Helvecinë e Re, aty ku sot shtrihet San Francisko. Pasi i bleu tokat e pamata pranë deltës së lumit Sakramento, ai shumë shpejt u bë ndoshta njeriu më i pasur i planetit, duke u marrë me bujqësi dhe blegtori e duke punësuar me mijëra polinezianë. Por, ky fatkeq nuk e dinte se ishte i dënuar nga fati, pasi ai ishte shumë më i pasur nga ç’duhej dhe tokat e tij ishin mbi flori. Shumë shpejt, pikërisht këtu, filloi Eldoradoja e famshme, si rezultat i së cilës gjithë aventurierët euroamerikanë u lëshuan për fitime përrallore të shpejta, duke shkretuar pronat dhe gjënë e gjallë të Zuterit. Aty ku sot ndodhet qyteti u ngritën me mijëra bidonvile. Zuteri, më pas, kur shteti amerikan ishte më i stabilizuar - rreth viteve 1855 - filloi gjyqet e pafund për dëmshpërblim, nga shkaku i të të cilave atij i humbën tragjikisht tre fëmijët dhe gruaja. Ai i vazhdoi disa vjet gjyqet, ku avokatët i grabitën dhe paratë e fundit, duke e nxjerrë në fund këtë personazh simbol të sipërmarjes së suksesshme të veshur si gjeneral dhe gjysmë të çmendur në ambientet publike të Uashingtonit.

Qysh kur pashë listën e anëtarëve shqiptarë të Komisionit të Ekspertëve e parandjeva mesazhin që ata kishin për të kthyer pronarët legjitimë shqiptarë në një Zuter kolektiv. Krateri i vullkanit perëndimor nuk po lëshonte as tym e as llavën e vlerave në drejtim të pronës në Shqipëri. Me këtë komision ekspertësh, e kuptova që një krater tjetër aktiv do qëndronte hijerëndë, duke lëshuar tym të zi edhe në të ardhmen. Ky vullkan quhej Katovicë. Në triumfin e tij po nënshkruante një perëndimor, i quajtur Liponen.

Nenet e kushtetutës dhe propozimet e OSBE

Neni 41 i Kushtetutës
1. E drejta e prones private eshte e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me cdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.
3. Ligji mund te parashikoje shpronesime ose kufizime ne ushtrimin e se drejtes se prones vetem per interesa publike.
4. Shpronesimet ose ato kufizime te se drejtes se prones qe barazohen me shpronesimin, lejohen vetem perkundrejt nje shperblimi te drejte.
5. Per mosmarreveshjet lidhur me masen e shperblimit mund te behet ankim ne gjykate.

Neni 81
1. Te drejten per te propozuar ligje e ka Keshilli i Ministrave , cdo deputet, si dhe 20 mije zgjedhes.
2. Miratohen me tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit:
a) ligjet per organizimin dhe funksionimin e institucioneve, te parashikuara nga Kushtetuta;
b) ligji per shtetesine;
c) ligji per zgjedhjet e pergjithshme dhe vendore;
ç) ligji per referendumet;
d) kodet;
dh) ligji per gjendjen e jashtezakonshme;
e) ligji per statusin e funksionareve publike;
ë) ligji per amnistine;
f) ligji per ndarjen administrative te Republikes.

7 nenet e para te OSBE-së
Neni 1, objekti I ligjit
Ky ligj ka për object:
Rregullimin e drejtë sipas kritereve të nenit 41 të kushtetutës, të çështjes të së drejtës së pronësisë, që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet apo konfiskimet;
Njohjen, kthimin dhe aty ku pas këtij ligji kthimi I pronës është I pamundur, kompesimin e saj;
Proçedurat për realizimin e kthimit dhe kompsesimit të pronave si dhe organet administrative të ngarkuara përrealizimin e tyre.

Neni 2
E drejta e pronësisë
Çdo object I shpronësuar ka të drejtë të kërkojë në përputhje me këtë ligj, njohjen e së drejtës së pronësisë, në rast se I është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve të gjykatave ose të marra në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944.
Shpronësimet apo kufizimiet e barazvlefshme me të, të kryera nga shteti përzbatimin e ligjeve të parashikuara në shtojcën 1 të këtij ligji, konsiderohen shpronësime për interes publik dhe ky ligj njeh dhe realizon për subjektet e shpronësuara shpërblimin e drejtë.

Shtojca 1
Cilat konsiderohen shpronësime për interes publik
Ligji nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”
Ligji nr.7512 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismën e lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”
Dekreti I Presidentit të Republikës nr.378 I vitit 1992 “Për faljen e studiove të punës piktorëve dhe skulptorëve”
Ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”
Ligji “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”
Ligji I vitit 1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve.
Ligji I vitit 1995 “Për shtiblerjen e tokave”
Ligji I vitit 1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore
Ligji I vitit 1998 “Për urbanistikën”

Neni 4
Përjashtohen nga ky ligj
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:
Pronat e përfituara si rezultat I ligjit nr.108, datë 29.08.1945, “Për reformën agrare”, me ndryshimet e mëvonshme;
Shpërblimi kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interesa publike
Pronat të cilat I janë dhuruar shtetit dhe për të cilat ka dokumenta zyrytare apo publikimet pëkatëse
Pronat e shtetëzuara apo të konfiskuarapër zbatimin e ligjit nr.37 datë 13.01.1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm”

Neni 5
Paraqitur në dy variante

Varianti I
Njohja dhe kthimi I pronës së luajtshme, kryhet me ligj të veçantë

Varianti II
Subjekte të shpronësuara, të cilat me akte shkresore, fatura, vendime gjyqësore, dokumente konfiskimi nga shteti, etj..,që vërtetojnë se shteti u ka marrë padrejtësisht sende të luejtshme, u njihet e drejta e pronës mbi këto sende. Në rast se sendet e mësipërme, duke përfshirë sendet me vlerë, shteti ua ka kaluar personave të tretë ose I ka ruajtur në llogari të vet në bankë etj,..ato I kthehen subjektit të shpronësuar, kurse personi I tretë kompesohet nga shteti. Për sendet që nuk ekzistojnë më si dhe për fondin e kafshëve të shtetëzuara, subjekti I shpronësuar, kompesohet. Për të hollat dhe monedhat me metal të çmuar, subjekti I shpronësuar, kompesohet sipas praktikave bankare.

Neni 7
Pronat që nuk kthehen
Nuk kthehen pronat e paluajtshe që :
Shërbejnë për realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar, që rrjedhin nga traktatet dhe konventat, në të cilat shteti ynë është palë
Ka mbi to projekte ose investime me shtrirje territoriale ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji.
Shërbejnë për ruajtjen e mjedisit, shëndetit, kulturës, arsimit publik, ose edukimit parashkollor
Shërbejnë për fushën e mbrojtjes kombëttare
Janë pasuri e veçantë kultutore ose historike e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi

Varianti I
Janë të ndara sipas akteve ligjore të paraqitura në shtojcën 1 të këtij ligji

Varianti II
Të hiqet fare, si pasojë të hiqet edhe pika 2 e nenit 2

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2003 nė 10:43 Edit Post Reply With Quote
Zgjidhja reale!

Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve, do të japim nga një letër në dorë (pa vlerë), që t’u njihen pronat, por asnjëherë nuk do t’ua japim, në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë njeri me tjetrin.
Të kalojmë në Gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike, kthehen përsëri në të Parën. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë dhe duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion I largojmë jashtë, ndërsa ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tyre na përket neve se neve e bëmë

Cituar sipas Klajd Kapinoves





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2004 nė 01:16 Edit Post Reply With Quote
Nje artikull pak i vjeter!

Por ama paska shifra!

E përjavshme e Partisë "Balli Kombëtar" Viti VIII i botimit Nr. 392 E dielë 5 dhjetor 1999 Çmimi 20 lekë, 2 USD, 3 DM

Promemorie

Shteti Shqiptar duhet patjeter te abrogoje ligjin leninist, antinjerezor, antidemokratik dhe antikombetar, per token si dhe ligjet e tjera per pronat.
JA SI DO ZGJIDHET KTHIMI I PRONAVE:
Shoqata Kombetare e te Shpronesuarve ''Pronesi me Drejtesi'' eshte pluraliste (permbledh antare pa dallim prejardhje politike).Mbron te drejtat legjitime te te gjitha familjeve shqiptare qe u shpronesuan padrejtesisht,me dhune dhe pa shperblim,per motive e qellime te ideollogjise se tij politike nga regjimi i diktatures komuniste te Enver Hoxhes.Ai ua grabiti pronareve dhe i quajti ato''prona shteterore''.

Shume prej pronareve te shpronesuar, u burgosen apo vdiqen neper burgje dhe kampe internimi,vetem e vetem se ishin pronare te pasur.Edhe ata qe nuk u burgosen, gjithmone shiheshin me syrin e dyshimit nga organet e Partise komuniste.Dhe sot ne Shqiperi pjestaret e ketyre familjeve jane opozita e vertete antikomuniste,dhe jo ata qe mundohen te paraqiten demokrate vetem duke nderruar teserat e partive;ndersa botekuptimin e ruajne akoma komunist dhe e demostrojne me qendrimin e tyre per moskthimin e pronave pronareve dhe trashegimtareve te tyre te ligjshem.

Ne zgjedhjet e 22 Marsit 1992 shumica e popullit shqiptare kryesisht shtresa e te shpronesuarve (pavaresisht nga prejardhja politike ) si dhe te persekutuarit plotike votuan per Partine Demokratike .

Ata shpresuan se ne Shqiperi do te vendosej demokracia e vertete dhe shteti i te drejtes ligjore,i cili presupozon mbi te gjitha kthimin e pronave te grabitura tek i zoti i tyre si dhe reabilitimin e plote te familjeve te persekutuara politike.Por,per fat te keq te shqiptareve,ketu nuk u vendos nje qeveri demokratike si ne vendet Perendimore;por u vendos nje qeveri neokomuniste liberale,konform udhezimeve te dhena ne takimin e partive Komuniste me 1986 ne Katovic te Polonise nga Gorbaçovi i Rusise ku sipas dokumentit ai ka thene tekstualisht:

''Sistemi i yne komunist ka kapitulluar perballe atij Kapitalist,prandaj jemi te detyruar te ndryshojme.Sidomos ne dy gjera: respektimi i te drejtave te njeriut dhe krijimi i pluralizmit politike.Te drejtat e njeriut jane diçka brenda te cilave edhe mund te abuzohet,por pluralizmi do te behet patjeter.le te krijohen partira sa te duan te majta ,te qendres dhe te djathta ;por gjithsesi keto parti duhet te kontrollohen nga ne e te drejtohen nga ne.Ne krye te tyre duhet te nxirren njerez qe te perkrahin strategjine tone Partia qe do te marre pushtetin,do ta shaje komunizmin nga themeli ne çati,ne kete menyre ajo do te fitoje simpatine e Perendimit dhe te disidences antikomuniste.Te denuarit dhe te persekutuarit do tí afrojme dhe tu japim pune te parendesishme;por kurre nuk do i leme te marrin pushtetin,sepse ata sapo te marrin fuqine fillojne hakmarrjen.Me nje propagande ekstreme kundra komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla per nomeklaturen e larte komuniste,ne komunistet reformator do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi qe kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne vendet ish-Socialiste te jene njerezit tane.Me kete strategji brenda dy apo tre legjislatureve(zgjedhjeve)do te kemi ish klasen komuniste ne klase kapitaliste".

Ne Shqiperi Ramiz Alia e zbatoi me besnikeri dhe perpikmeri direktivat e Gorbaçovit,duke i percaktuar Komisjonet Nismetare dhe udheheqesit e partive qe u krijuan gjate 1990-1991.Prandaj nuk eshte e drejte qe te mos i njihet nga shumica e shqiptareve kjo "merite" e vazhdueshmerise se Ramizit ndaj komunizmit"fitimtar''. Populli thote;"Hasem kije por hakun mos ia ha".

Nga viti 1992 regjimi i Sali Berishes, nuk beri pothuajse asgje, per kthimin e pronave te grabitura me 1946 nga komunizmi pronareve dhe trashegimtareve te ligjshem. Qeveria me kryeminister Aleksander Meksin(djali i ish oficerit grek),arrestoi dhe burgosi me qindra e qindra pronar te ligjshem te tokes sepse ata muarren dhe punuan tokat e tyre . Keshtu kjo qeveri e vertetoi katerciperisht se ishte vazhduese e traditave komuniste,vazhduese e luftes se klasasve.Jo vetem kaq, por protestat paqesore ,greva e urise e bere nga anetaret e Shoqates Kombetare te Shpronesuareve''Pronesi me Drejtesi'' se bashku me Shoqaten e ish Kulakeve e cila filloj ne Shkoder me 15 maj 1993 dhe u zhvilluan ne Tirane,Lezhe,Durres,Elbasan e qe vazhdoi plote 20 dite e nxori me dhunen e policise me 10 qershor 1993 duke i rrahur dhe burgosur, bile midis te tjereve me futi ne burg edhe mua Kryetarin e Shoqates Kombetare.Ajo greve u vizitua nga shume gazetare,joveç shqiptar por dhe te huaj,per ate folen stacionet e huaja nga Londra ne Pekin.

Ndersa per popullaten e zonave veri-lindore te Shqiperise, qe lane tokat e tyre dhe uzurpuan pronat e tokave buqesore te pronareve te para 1945 te Tiranes,Shkodres,Lezhes,Laçit,Durresit,Kavajes,Lushnjes, Elbasanit,Fierit etj, as qe u muarre ndonje mase;por perkundrazi u nxiten nga vet qeveritaret.Keto jane fakte dhe veprime te pakundershtueshme te kryera nga qeveria e Sali Berishes.

Si rrjedhoje situata e kthimit te pronave ne Shqiperi mori nje rruge qe karakterizohet edhe sot nga nje paligjshmeri e rende per nje shtet qe kerkon ta quaj veten demokratik. Te ashtu quajturat reforma ekonomike nga te gjitha qeverit shqiptare i kane demtuar rende duke i lene ne mjerim pronaret e vjeter dhe qysh nga qeveria Nano1 me 1991 u pasuruan disa kuadro te larte te PPSH te cilet i sherbyen me devotshmeri diktatures, dhe ne vazhdim u pasuruan klane qe mbeshteten PD si dhe PS ne pushtet.

Kuadrot udheheqese te PD dhe PS per te justifikuar shkeljet e paskrupullta (te njeres prej te drejtave jetike te njeriut, te drejtes se prones , ata perdorin slloganin propagandistik e mashtrues te teorise bolshevike e thone:'' E drejta i takon shumices me te madhe''.Keta te vetquajtur demokrat harrojne nje nga boshtet e te drejtes ,se e drejta nuk jepet kurre sipas numrit te te interesuarve pasi dhe nje njeri i vetem mund te kete te drejten kundrejt nje mase te tere.

1. Ne dhe ju te gjithe jemi njuhur me ''Deklaraten e Pergjithshme te Organizates se kombeve te Bashkuara mbi te Drejtat e Njeriut'' qe mban daten 10 dhjetor 1948, e cila ne piken 17te te saj thote:''Askujt nuk mund te privohet arbitrarisht nga prona e tij''.

2. Ne njihemi me Karten e Parisit ose siç quhet ndryshe ''Deklarata e te Drejtave te Njeriut e te Qytetarit'' e miratuar nga Konventa Kombetare e Frances; qe mbahet si Kodi i demokracise , si Bibla apo Kurani i parimeve te drejtesise e shtetit juridik, e cila eshte rikonfirmuar edhe ne kohen tone me parimet e miratuara ne mbledhjen e Parisit ku ne nenin 19te te saj thuhet:'' Askujt nuk mund t'i hiqet as pjesa me e vogel e prones se tij pa pelqimin e tij, perveç rastit kur nje veprim i tille behet i domosdoshem per nevoja publike ligjerisht te percaktuar dhe me kusht qe te behet paraprakisht nje zhdemtim i drejt''.

3. Ne njihemi dhe me Aktin Final te Helsinkit, i cili thote shprehimisht:''Prona private eshte e shenjte, e paprekshme dhe e patjetersueshme''.

Ligji ''Per token'' nr. 7501 date 19 korrik 1991 i miratuar nga Parlamenti me deputet pothuaj plotesisht me mentalitet enverist, dhe i Dekretuar nga Presidenti i pare komunist Ramiz Alia, i cili siç dihet me 1990 deklaroi se:''edhe bar do te hante, edhe gjak do te derdhte dhe parimet nuk do ti shkelte'' Ishte ai Ramiz Alia qe me daten 27 dhjetor 1990 ne mbjedhjen e Aktivit te Pleniumit te K.Q. te PPSH ku diskutohej per pluralizmin politik dhe ekonomik e tregut (te importuar me force nga jashte) ai kapitalizmin e percaktonte si kthim te agallareve e bejlereve dhe keshillonte per reformat qe do te beheshin duke thene:'' Duhet te kihet kujdes i madh, sepse marksizem-leninizmi eshte ideologji e PPSH''. Prandaj ato ligje padrejtesisht njohin pronar shtetin dhe nuk njohin pronaret e ligjshem?!

Te nesermen e miratimit ne Parlament te ligjit ''Per token '' nr 7501,pra ne daten 20 korrik 1991 ne gazeten ''Rilindja Demokratike'' te PD gjendet i shkruar nje artikull nga Sali Ram Berisha ku e larteson e i thur levdata deri ne qiell atij ligji antinjerezor, antidemokratike e antikombetar. (Ju lutem i nderuar lexues, mundohuni shkoni ne bibliotek kerkoheni, merreni dhe lexojeni!)

Partite politike te Shqiperise si PS dhe PD me anen e Parlamentit gjate periudhes 1991-1999; per te justifikuar shkeljet e paskrupullta te drejten me themelore te njeriut, te drejten e prones dhe problemin e kthimit te pronave qe ne fakt eshte plotesisht nje problem juridik per nje shtet me te vertet ligjor, keto forca politike padrejtesisht e politizojne çeshtjen per te nxjerr perfitime te tyre politike dhe me paturpesi pretendojne se kjo çeshtje ka veshtiresi te madhe; gje e cila nuk eshte aspak e vertet.

Prona private çmohet e shenjte dhe e paprekshme nga cilado, kushtetuta e shteteve demokratike Perendimore te Europes si dhe e SHBA. Ky parim u pasqyrua edhe ne nenin 41 dhe ate 181 te Kushtetutes shqiptare qe u rekomandua nga Keshilli i Europes me anen e Komisionit te Venecias dhe mban firmen e Prof. La Pergola.

Nuk ka shkelje flagrante me te madhe per Kushtetuten, kur per pronen e grabitur nga diktatura komuniste, vazhdon te jete ne fuqi titulli ''prone shteterore'' kur dihet se Kushtetuta e vitit 1976 e cila e quante token ''prone shteterore'' eshte shfuqizuar me ligjin nr=7491 date 29 prill 1991 ''Per dispozitat kryesore kushtetuese''.

Mentaliteti leninist i periudhes post komuniste duke e keqperdorur dhe spekulluar me nenin 16 te ''Dispozitave kryesore kushtetuese'' nxori ligje dhe urdheresa qe ne fakt e vodhen pronen private te pronareve te ligjshem parashikojne te kompesohet me letra me pavlere(?!) ndersa drejtuesit e politikes vazhdojne te behen pronar sikur te ishin ata trashegimtaret e pronareve te shpronesuar dhe diskriminuar nga diktatura. Me keto spekullime dhe me keto demagogji po behet plote 9 vjet qe i eshte hapur rruga pasurimit te pandershem duke kultivuar korupsionin per ish pushtetaret e PD sidhe per klanet e pushtetareve te PS.

Lufta e klasave e kohes se diktatures eshte zevendesuar dhe konkretizuar me ligje dhe urdheresa, te cilat kufizojne kthimin e pronave tek i zoti i ligjshem. Me kete legjislacion vazhdojne te veprojne Komisionet e Kthimit te Pronave, Ministria e Turizmit, Ministria e Privatizimit, Ministria e Bujqesise etj, etj, megjithese ai legjislacion eshte ne kundershtim te plote me kushtetuten per te Drejtat e Njeriut dhe per pronen ne nenet 15,41,42,44 dhe 181/2 etj.

Qeveritaret dhe politikanet e PD dhe PS deri tani i jane shmangur dhe vazhdojne ti shmangen diskutimit per kete problem themelor duke e justifikuar me forma nga me te ndryshmet.

Ne kohen e pushtetit te Sali Berishes, pushtetaret e atehershem perdornin shprehjet:''Pronat shkoni ia kerkoni Enverit qe ua ka marre!!''. Jane shfaqur edhe mendime te tjera nga PD nepermjet Vili Minarolli para pak kohe kur foli ne TV Koha ku esencialia e prononcimit te tij per pronat ishte kjo:''Per pronat ato qe u bene u bene , dhe ne nuk do ta ndryshojme ligjin per token!!!. E çfare mund te presesh nga Vili Minarolli! Ai flet keshtu sepse si nga babai edhe nga nena ka pasur shume pak prona, per te mos thene nuk ka pasur fare,dhe me sa duket ai eshte pasuruar ne rruge te tjera?!

Ndersa neokomunistet e Rexhep Mejdanit, per te justifikuar mosdashjen e tyre ,per kthimin e pronave thone:''Ne nuk pergjigjemi per ligjet qe ka bere qeveria e Saliut dhe e Meksit''. Ne nenin 181 te Kushtetutes thuhet:'' Parlamenti brenda dy deri tre vjetesh nxjer ligje per rregullimin e drejte per shpronesimet dhe konfiskimet e kryera para nesh. Pra thote brenda 2 deri 3 vjetesh,jo mbas 3 vjetesh!!!

Pronareve te ligjshem vetem renten (qerane) te cilen nuk e kane marre per 55 vjet mund t'ua shtysh per 4 - 5 vjet, ndersa pasurite duhet te kthehen sa me pare.

Kerkesat e pronareve te ligjshem kundershtohen me force vetem e vetem nga ata persona qe kane mentalitet komuniste si dhe nga ata qe kane perfituar ose kerkojne te perfitojne padrejtesisht.Vetem ata shprehen se po te kthehen pronat tek i zoti do te ndodhin probleme te medha Sociale; ndersa e verteta ka treguar krejt ndryshe. E verteta ka treguar se ne ato rrethe ku pronat jane ndare sipas kufijve te para 1945, nuk ka pasur asnje konflikt si ne Koplik dhe Malesine e Madhe,Kukes,Tropoje,Has,Puke,MirditeDiber,Mat ,ne malsine e Tiranes dhe ne krahinen e Mokres te Pogradecit. Aty ku kufijte nuk ishin shume te qarta ato u rivendosen nga Pleqesia e fshatit.

Çdo shqiptar i ndershem e ka te shenjt pronen private, dhe e respekton edhe te drejten e prones te tjereve.Per shqiptaret kjo eshte saksionuare dhe ne Kanunin e Lek Dukagjinit qe eshte ''Monument i Kultures dhe i historise shqiptare''.Ne Kanun kreu 13,paragrafi 242 thuhet:''Kufini i ngulur njehere nuk luhet ma'' dhe me tej paragrafi 243 thuhet:''me lujet kufinin asht nji si me luajt me eshtrat e te dekunve''.

Nje malesor i moshuar nga Tropoja eshte shprehur tekstualisht:''Jo vetem arat,pemishtet, pyjet,kullotat e livadhet i kemi te ndara sipas kufijve te vjeter, por edhe zajet e lumit zoterohen nga dikush ketu nga anet tona dhe Qeveria nuk ka pune me to".

Pozicionimi ndaj prones private ka dalluar e vazhdon te dalloj gjithmon sistemin leninist nga demokracia e vertet.Grabitja dhe mohimi i prones pronareve te ligjshem nuk eshte bere as nga fashizmi.Grabitja e prones eshte karakteristike per diktaturen komuniste.

Popullsine e Kosoves regjimi gjakatar i Sllobodan Millosheviçit i vrau, i masakroi, i futi te gjalle ne dhe;por pronat nuk ia grabiti dhe nuk ia mohoi siç po veprohet ne Shqiperi me pronaretqe i shpronesoi diktatura komuniste dhe vazhdon túa mohojne dhe túa grabisin neokomunistet shqiptar ne pushtet duke mos zbatuar kushtetuten.

Po te zbatohet Kushtetuta të gjithe shqiptaret behen pronar. Kushtetuta do te krijoj mundesine e ndarjes se drejte te pasurise kombetare,dhe jo me korrupsion, siç eshte vepruar dhe po veprohet nga 1991 e deri me sot 1999. Shqiperia nuk mund te behet dhe te quhet shtet juridik dhe demokratik duke bere padrejtesira dhe gangsterizem me pronat e grabitura te pronareve te ligjshem.

Nga studimet e botuara ne Washington ne tetor 1992 me titull:''An Agricultural Strategy for Albania, a Report Prepared by a Joint Team from The World Bank and The European Community ,Published by the World Bank and the Ministry of Agriculture and Food of Albania''octobre 1992, rezulton se fondi i tokes i Shqiperise eshte detajuar si meposhte:

Teritori i shtetit te sotem shqiptar ka nje siperfaqe prej 28.748km2 e cila eshte e barabarte me 2.874.000hektar toke. Kjo siperfaqe me 1945 paraqitet: toke e punueshme 393.355 ha+1.300.000 ha toke pyjore +256.145 ha livadhe e kullota +113.500 ha toke e mbuluar me uje si (keneta e liqene) +811.800 ha toke joproduktive (qytete, katunde, toke shkembore) e te gjitha jane =2.874.000 ha, baraz me siperfaqen e Shqiperise 28.748 km2.

Sipas dokumentit te permendur me siper rezulton se 1945 Shqiperia kishte gjithsej 155.225 familje, te cilave u perkiste gjithsej 393.355 ha toke buqesore. Kjo siperfaqe toke eshte e ndare ne pronesi si meposhte:

Prone e Shtetit toke e punueshme 50.000 ha; prone e institucioneve fetare toke e punueshme 3.163 ha; prone e 7 familjeve te quajtura latifondiste toke e punueshme 14.544 ha(baras me 3.7% te siperfaqes 1945); prone e 4.713 familjeve te pasura toke e punueshme87.970 ha; prone e 80.3840familjeve pronar te mesem, toke e punueshme 147.353 ha; dhe prone e familjeve 48.667 pronar te vegjel toke e punueshme90.315 ha.

Me 1945 ne Shqiperi familje pa prone toke bujqesore ishin vetem 21.554 ose baras me 14% te te gjitha familjeve ku perfshihen dhe minoriteti grek i ardhur ne kohen e Perandoris Osmane dhe i vendosur argat neper tokat e pronareve Delvinian dhe Gjirokastrit.

Ne, po ti grupojme familjet shqiptare 155.225 ne dy grupe dhe pikerisht:Familjet e pasura 4.713+80.384 familje te mesme, do te na rezultoj shuma 85.107 familje.

Po te njejtin veprim te bejme dhe me familjet pronar te vegjel 48.667+21.554 familje pa prone, do te shohim se arrin shifren 70.211.

Sipas prones pronar i vogel quhen ato familje qe kishin nga 1-18 dynym toke bujqesore; pronar i mesem ato familje qe kishin nga 18 dynym deri ne 18ha toke bujqesore dhe pronaret e pasur ato familje qe kishin mbi 20ha toke bujqesore.

Dihet boterisht se shtesa natyrore e Shqiperise gjate 55 -se vjeteve te fundit eshte 4 (kater) here,dhe po te bejme shumezimin e te dy paleve me te njenjtin koeficient rezulton i njejti raport (85.107 x 4=320.428 familje pronare te pasur dhe pronare te mesem ;ndersa po te shumezojme 70.211x4=280.844 familje pronare te vegjel dhe familje pa toke).

Siç rezulton nga veprimet e mesiperme ,numri i grupimit te familjeve pronare te pasur se bashku me familje pronare te mesem eshte me i madh.Keshtu qe rrezohen pertoke ne menyre me kategorike pretendimet e politikaneve keqdashes qe deklarojne se gjoja ne Shqiperi dominojne familjet me prejardhje me pak toke dhe pa toke .

Nga te dhenat e po atij dokumenti qe permendem nga viti 1945-1992 nga tharja e kenetave jane perfituar 50 000 ha toke bujqesore si dhe 250 000 ha jane perfituar nga hapja e pyjeve (shpyllezim).Keshtu qe toke e punueshme arriti 702 000 ha,pra eshte shtuar toka e punuar me 309 000 ha.Me 1945 nga siperfaqja pyjore 95% ishte prone e shtetit ,ndresa 4% ishte prone e pronareve dhe 1% ishte prone e perbashket e katundit.

Sipas atyre te dhenave zyrtare rezulton se Shteti Shqiptar ka ne pronesi te tij te ligjshme 359.245 ha toke te punueshme ose baraz me 51,13% nga siperfaqja prej 702 000 ha bujqesore qe ka e gjithe Shqiperia.Perveç kesaj Shteti ka prone te tij edhe 960.000 ha pyje .

Ndersa prona private e pronareve te ligjshem,te cilin e konfiksoj diktatura komuniste kap shifren prej 343.355 ha toke bujqesore baraz me 48,87% te siperfaqes prej 702.000 ha,por pronaret kane prone te ligjshme dhe 60.000 ha toke pyjore.

Siperfaqja e tokes bujqesore te konfiskuar nga diktatura prej 343.355 ha po tí zbresim token e punueshme te Institucioneve fetare prej 3.163 ha do te mbetet 340.182ha (343.355-3.163=340.182 ha ).Shifres prej 340.182 ha ti zbresim siperfaqen prej 90.315 ha toke bujqesore te punueshme qe i perket pronareve te vegjel te cilet me 1945 ishin 48.667 familje do te shohim se perfundimisht do te mbeten 249.867 ha toke bujqesore (340.182-90.315=249.867).

Prone e pronareve te pasur se bashku me pronaret e mesem pra 249.867 ha toke u perket 320.428 familje dhe po te pjestojme siperfaqen prej 249.867 ha toke bujqesore me numrin e familjeve pronare te pasur dhe pronare te mesem qe jane 320.428 familje do te na rezultoje se çdo nje nga keto familje do te marri 7,4 dynym toke bujqesore.

Ndersa prones se Shtetit qe kap siperfaqen 359.245 ha toke te punueshme ,po ti shtojme edhe siperfaqen prej 90.315 ha toke te punueshme prone e pronareve te vegjel do te kapi shifren 449.560 ha toke e punueshme dhe kete siperfaqe tua ndajme pronareve te vegjel si dhe familjeve pa prone qe kapin shifren 280.844 familje,ata do te marin nga 16 dynym toke bujqesore ; pra do te marrin mese dyfishin e familjeve pronare te pasur e te mesem.

Ja pra kjo eshte e verteta e te vertetes ,kjo eshte llogjika e shifrave qe duhet te vleresohet nga kushdo shqiptar qe eshte me te vertete i ndershem .

Shteti Shqiptar i duhet te beje rregjistrimim faktik shume te rregullt te popullsise qe banon aktualisht ne fshatrat e Shqiperise .Kryesia e Shoqates tone sondazhet e saja qe ka bere i ka rezultuar se sot neper fshatra banojne rreth 40% e popullsise shqiptare.

1. Shteti ka per detyre ti siguroje toke ne perdorim nga pronat e tija vetem atyre familjeve qe banojne aktualisht ne fshat dhe qe e punojne token bujqesore, dhe nuk duhet tú lere asnje meter toke atyre familjeve qe muaren toke dhe u larguan nga fshati e u uzurpuan qytetet.

2. Per tokat qe jane te zena me ndertime me leje nga pushteti lokal , per ato toka tú jape pronareve te ligjshem toka nga pronat e tij ne shkembim sasi toke te barabarte dhe me te njetjten cilesi. Nese pronari i ligjshem pranon te marre vleren e tokes sipas tregut, apo qerane e tokes; por marrja te behet nepermjet zyrave shteteterore ne menyre per te evituar konfliktet.Fshataret ne marreveshje me pronarin e vjeter te tokes te beje kontrata te rregullta dhe keshtu te mund te vazhdoje te punojne token ashtu sic veprohet ne France, Gjermani, Itali, Austri, Greqi dhe ne bote.

3. Kurrsesi pronaret e ligjshem nuk do te pranojne te marrin vleren e tokave te tyre me kompensime qesharake e aq me keq letra pa vlere.

4. Ndersa ullishtet, vreshtat dhe pemishtet e konfiskuara nga diktatura tu kthehen pa hezitim pronareve te tyre te ligjshem. Ne asnje vend te Europes Perendimore nuk u eshte dhene fshatareve nga shteti toke falas dhe aq me teper nuk u jane dhene pemishte dhe ullishte. Per tokat ne te cilat jane mbjelle nga shteti ullishte apo pemishte tí kthehen pronarit te vjeter te tokes me kusht qe ky te paguaje vleren e punes te kryer ,por gjithmone duke marre kredi nga Banka Bujqesore.

5. Kullotat, livadhet dhe tokat pyjore qe ndodhen ne zonat bregdatare dhe turistike, si dhe rezervat te cilat aktualisht jane bere pre e korrupsionit dhe e grabitjes si nga ish pushtetaret e PD - es ashtu edhe nga pushtetaret e PS-se, te gjitha keto duhet tú kthehen pronareve te tyre te ligjshem.

6. Kudo ne zonat turistike Komiteti i Turizmit ne zbatim me planet urbanistike duhet tí jape pronarit te ligjshem projektet shteterore per zhvillimin e turizmit te zones, dhe njekohesisht tí siguroje ( gjeje) partnerin vendas apo te huaj. Kjo te behet gjithmone me pelqimin e plote te pronarit te ligjshem dhe jo sic po veprohet.

Si ne te gjithe boten edhe Shqiperia do te zhvillohet nga pronaret e ligjshem duke i hapur rruge investimeve te huaja, qe do te hape vende pune, do te zhviloje infrastrukture etj, etj.

Keshtu dhe vetem keshtu do te zhvillohet turizmi dhe do te pranohen investitoret e huaj ne Shqiperi.

Perfundimisht Shteti Shqiptar duhet patjeter te abrogoje ligjin leninist, antinjerezor, antidemokratik dhe antikombetar, per token si dhe ligjet e tjera per pronat. Keta ligje e bene Shqiperine katrahure, tí hape rruge demokracise se vertete dhe te distancohen nga pseudodemokracia dhe hajdutria qe kerkon te hedhe rrenje ne Shqiperi.

Rrapo Hajredin Danushi
KRYETAR I SHOQATES KOMBETARE TE TE SHPRONESUARVE "PRONESI ME DREJTESI"

Me duket se quhet Banushi?!

http://membres.lycos.fr/ballikombit/051299/051299-f.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 15:08 Edit Post Reply With Quote
KULACI I KTHIMIT TE PRONAVE

Nga Fatos Cocoli

Dy dite me pare, kryetari i ri i Komisionit te Kthimit te Pronave prane Kryeministrise deklaroi se do te kerkonte pezullimin e veprimit te Ligjit Nr. 7501. Eshte ligji famekeq qe i privoi ish pronaret nga e drejta e tyre per te marre ate qe u takonte. Nese komunizmi u mohoi per 45 vjet rrjesht pronareve pronat (ne radhe te pare tokat), ky ligj praktikisht per shumicen e tyre beri te njejten gje per periudhen 1991-2003. Tani drejtori i ri energjik i Komisionit kerkon pezullimin e ketij ligji, deri sa te kete harten e plote te tokave te lira te shtetit. Kjo harte do te sherbeje si fondi ne natyre per shperblimin e ish-pronareve. Si premtimi per berjen e hartes brenda nje jave ashtu edhe levizja per te bllokuar ligjin famekeq do te ishin premtuese, nese situata do te ishte ndryshe ne Shqiperi. Mirepo, tokat e lira te shtetit jane katandisur sot kokoshi nje thele. Po ashtu ato ndodhen larg rrugeve dhe akseve kryesore automobilistike te vendit, duke i bere praktikisht te pavlera per ish-pronaret. Kurse pezullimi i veprimit te ligjit 7501 nuk parandalon ndonje dem. E cfare toke e ish-pronareve ka ngelur ende pa u shperndare nepermjet neneve absurde te ketij ligji? Ndoshta ndonje dynim e gjysem are ne Bjeshket e Nemura. Masakra me pronen e ligjshme te tjetrit tashme eshte kryer. Kane mjaftuar per kete 13 vite te gjate e te rremujshem tranzicioni. Keshtu qe edhe levizjet e kryetarit te ri te Komisionit Qendror te Kthimit te Pronave duken me teper momente publiciteti te gjoja vullnetit te rilindur te qeverise per t'i kompensuar ish-pronaret. Nje lloj kulaci njerezor per gryket dhe barqet e uritura te mijera pronareve te vjeter qe po shuhen dita me dite, ne pritje te ndonje hapi shteteror ku ata te merren parasysh. Levizjet e verteta do te kishin te benin me amendimin e ligjit per buxhetin e shtetit, ku te parashikohen me se fundi milione euro si fond kompensimi financiar per ish-pronaret. Qe deri tani fjalnaja per ligjin per kthimin e pronave nga ana e politikaneve te pozites ka qene thjesht pluhur propogandistik, kjo duket qarte po te shfletosh projekt-buxhetin e shtetit per vitin 2004. Nuk ka asnje parashikim fondesh per kthimin ne para te pronave ish-pronareve. Ne rast se do te qendronte vullneti politik i shumices qeverisese, te pakten nje shifer simbolike(disa milione euro) mund te vendosej. Sa per te thene se "Do ta nisim ndreqjen e nje prej padrejtesive me te medha te kryera ne Shqiperi gjate tranzicionit". Nderkohe, plogeshtia e pushtetareve per ceshtjen e pronave shkon ne ujdi te perkryer me mosyshtjen e opozites kryesore. Ajo tregohet e paduruar per te shveshur pallen ne cdo perflitje korrupsioni apo abuzimi. Kurse per abuzimin klosal te moskthimit te pronave i jane mbaruar daullet. Kjo, pse mbrojtja e te drejtave te ish-pronareve nuk krijon shume kapital votash(ish-pronaret e vjeter jane katandisur tashme ne pak mijera vete qe po vdesin cdo dite nga mosha dhe privacionet). Edhe pse kjo kauze forcon ne menyre te padiskutueshme shtetin ligjor dhe strukturat e se drejtes ne Shqiperi. Por kjo pozites apo opozites sone pak i intereson.

Kesaj gjendjeje amullie dhe mungese qartesie per te ardhmen e se drejtes se prones i shtohet rrumpalla e hartave te tokave ne Ministrine e Bujqesise. Te shohim sa do te jete ne gjendje te mbaje premtimin e hartes brenda nje jave Kryetari i ri i Komisionit te Kthimit te Pronave. Ai eshte vetem nje njeri, me pak vartes, ndersa Ministria e Bujqesise nje strukture gjigande amullie dhe abuzimi. Ky dikaster ende nuk ka nje hartografi te sakte te tokave qe jane te lira, ose te atyre te zena padrejtesisht qe duhet te lirohen. Ne kete menyre, strukturat qe neser do te zbatojne ligjin e kompensimit fizik e financiar te ish-pronareve nuk kane nje fond toke ne duart e tyre. Ky fond mund te dilte fare bukur ne rast se realizohej nje harte ose harta te plota per tokat e lira te shtetit ne te gjithe Shqiperine. Prej tyre mund te bllokoheshin ato toka qe do te duheshin te mbaheshin ende shteterore per aresye zhvillimi(plane turistike, ngritje shkollash apo spitalesh, etj.). Pjesa tjeter te dedikohej e tera per kthim fizik ish-pronareve. Nga ana tjeter, mund te nxirren para nga thesi i privatizimit te Bankes se Kursimit. Ky thes shume shpejt do te mbaje 126 milione euro. Sikur pese perqind e kesaj shifre te perkushtohej per kthimin financiar te pronave ish-pronareve, do te ishte nje fillim i mbare. Ky fond duhet te krijohet urgjentisht. Ne rast se qeveria jone kerkon te binde vertet Bashkimin Evropian per vullnetin e saj integrues, nuk do t'i kushtojne shume keto 6.3 milione euro(pese perqindeshi i parave nga shitja e bankes)) te buxhetit te vitit 2004 per fillimin e kompensimit financiar te ish-pronareve.






kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2004 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
Socialistët rrëzojnë projektin e OSBE-së për pronat


Rezistenca e falangave komuniste për të njohur të drejtën e pronësisë ka regjistruar dje një fitore, duke rikthyer në vëmendjen e të gjithëve largimin e kësaj mazhorance përmes protestave të të gjitha kategorive shoqërore, si e vetmja rrugë për të kthyer mbizotërimin e ligjit mbi arbitraritetin


Mazhoranca e majtë nuk e ka pasur për gjë që në kulmin e krizës që vjen si pasojë e izolimit të vendit nga Perëndimi të ndërmarrë edhe një vendim tjetër antievropian. Falangat komuniste në Komisionin e Bujqësisë bënë pluhur e hi një projekt me konsensus të gjerë të përgatitur nga ekspertët e OSBE-së për kompensimin e ish-pronarëve dhe vendosën me shumicë një amendament, sipas të cilit projekti bllokohet derisa të dihet fatura financiare që do t’i kushtojë shtetit. "Kur bëjmë projektligjet, sidomos atë të pronave duhet të dimë faturën financiare, deklaroi dje deputeti socialist Zyhdi Pepa. Sipas tij duhet ditur në fillim fatura financiare, në bazë të të cilit do të bëhet kompensimi me vlerën e tregut kur është njohur prona. Detyrimi ynë ligjor dhe moral është që të kthejmë në mënyrë të plotë vlerën e pronës ish-pronarit, në momentin kur është kryer shpronësimi", ishte vendimi i falangave komuniste që regjistruan dje një kthim në epokën e shpronësimeve. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Jemin Gjana, e ka cilësuar si dashakeq qendrimin socialist dhe ka bërë thirrje për miratimin e projektit pa u diktuar nga vlerësimi i faturës financiare, pasi dosjet e ish-pronarëve ishin ende në shqyrtim e sipër. "Lidhur me përcaktimin e vlerës së tregut si një moment për kompensimin e pronarëve, është përcaktuar nga përfaqësuesit e mazhorancës, momenti i shpronësimit e jo i rinjohjes së pronës, tha Gjana. Kjo e bën të pamundur realizimin e një kompensimi real, shtoi ai. Fatura financiare e kompensimit nuk mund të përcaktohet, pasi dosjet e ish-pronarëve janë ende duke u shqyrtuar", tha Gjana. Edhe pse parashikohet që projektligji për kompensimin e ish-pronarëve të miratohet brenda muajit shkurt, rezistenca e falangave komuniste për të njohur të drejtën e pronësisë ka regjistruar dje një fitore, duke rikthyer në vëmendjen e të gjithëve largimin e kësaj mazhorance përmes protestave të të gjitha kategorive shoqërore, si e vetmja rrugë për të kthyer mbizotërimin e ligjit mbi arbitraritetin.


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2004 nė 13:20 Edit Post Reply With Quote
Si po na e marrin shpirtin komunistat!

50 lekë metri katror, çmimi i tokës që caktoi komisioni i Bujqësisë


A. Rama

TIRANE- Ish-pronarët do të marrin kompensimin e tokave me çmimet e 1945 të indeksuar në vlera qesharake. Ndryshimi që iu bë draftit të OSBE-së në nenin tre duke përcaktuar që tokat të kompensohen me shpërblimin e drejtë, jo me çmimin e vlerës së tregut, por me atë të kohës kur është realizuar shpronësimi, pra në 1945 sjell kompensim në vlera qesharake për ish -pronarët. Deputeti Bamir Topi tha dje në komisionin e Bujqësisë se vlera një metri katror tokë në 1945 ka qenë, 2 lekë, së cilës do t’i shtohet vlera e indeksit të asaj kohe me 25. Pra me një llogari të thjeshtë një metër katror tokë me këto vlera tregu të 1945 përllogaritet me 50 lekë të vjetra, shumë kjo që në gjuhën e popullit mund të konsiderohet edhe kompensim në lekë “për një copë bukë”. “50 lekë, ish-pronarët do të marrin për një metër tokë që ua mori shteti rreth 60 vjet më parë. Kjo është skandaloze”, -tha Topi gjatë diskutimeve dje në komisionin. Sipas komisionit të Bujqësisë, ish-pronarët duhet të marrin nga 50 lekë për metër/2, gjë që mund të krijojë konfuzion të madh në treg në rast se miratohet përfundimisht nga Parlamenti. Pra pronarët e ligjshëm, duhet t’i nënshtrohen ligjeve dhe vlerave të shitjes së tokës që kanë vepruar dikur në vitet e para të komunizmit kur edhe janë bërë shpronësimet, vlerë që në kushtet aktuale të ekonomisë së tregut nuk zë fare vend. Kjo për vetë faktin se në zona të caktuara një metër/2 llogaritet në disa qindra dollarë. Por pritet që amendamenti i propozuar nga deputeti i PS-së Zyhdi Pepa të kundërshtohet gjatë shqyrtimit përfundimtar në komisionin e Ligjeve. Edhe komisioni i Ekonomisë la në fuqi kompensimin e pronave –ish pronarëve me vlerën e tregut aktual, ashtu siç është përcaktuar në draftin e hartuar nga OSBE-ja. Vendimi i marrë nga komisioni i Bujqësisë, është kundërshtuar gjatë këtyre ditëve thuajse nga të gjitha partitë politike, të cilat e kanë konsideruar atë si qesharak dhe që krijonte mjaft probleme. Ish-pronarët mund të reagojnë ashpër ndaj vlerës me të cilën mund t’ju kthehet kompensimi, pasi prej 13 vjetësh ata kanë kërkuar me këmbëngulje kthimin e pronave, proces që deri më sot është konsideruar si një nga mangësitë dhe problemet më të vështira të tranzicionit shqiptar.




12/02/2004

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2004 nė 07:31 Edit Post Reply With Quote
KE: Ja ku calon ligji per pronat
Insitucionet europiane rekomandojne mbi permiresimet dhe qartesimin e projektligjit mbi pronen dhe komensimin e ish-pronareve ne vendin tone. Keto rekomandime vijne nga institucioni europian dhe theksohet se duhen kryer perpara diskutimit ne Parlament. Verejtiet vijne si rrjedhoje e kerkeses se bere nga Avokati i Popullit, Komisionit Europian per Demokraci Nepermjet Ligjit (Komisionit te Venecias) te Keshillit te Europes, qe ka shqyrtuar p/ligjin mbi njohjen, kthimin dhe kompensimin e prones. Komisioni i Venecias sipas opinionit te tij, te miratuar ne 12-13 mars 2004 deklaroi se "nuk paraqet shume verejtie nga pikpamja e kushtetueshmerise, shtetit ligjor dhe te drejtat e njeriut". Megjithate, sipas njoftimit per shtyp te perfaqesuesit te KE-se, Brandtner, Komisioni shpreh rezerva mbi disa pika te paqarta te p/ligjit, si: kufizime te mundshme te se drejtes se aksesit ne Gjykate; e drejta e personit te shpronesuar per te pasur, ne princip, te drjeten e tij apo te saj te kompensimit qe i perket; perjashtime te caktuara per te drejten e kthimit te pronesise se marre nga shteti; emerimi dhe perberja e organeve te shtetit te krijuara per implementimin e ligjit. Komisioni i Venecias, kerkon me teper qartesi ne percaktimin e kritereve per perjashtim nga ligji dhe per periudhen te sakte ne te cilen do te zbatohet ligji. Po sipas njoftimit er shtyp, Komisioni nuk diskutoi fuqine e ligjevenesit shqiptar per te vendosur mbi kthimin e prones se marre bne periudhen komuniste apo parashikimet per kompensimin e plote, si nje rruge per te plotesuar kerkesat kushtetuese, por insistoi qe ceshtjet e paqarta duhet te shmangen ne p/ligj. Kosmiioni i Venecias rekomandon qe p/ligji te percaktoje dhe te rendise gjeresisht "te gjitha ligjet, dekretet dhe aktet nenligjore mbi bazen e te cilave eshte zbatuar shpronesimi, konfiskimi dhe forma te tjera te marrjes se pronesise" gjate periudhes qe do te mbulohet nga ligji.

Pikat

Kufizime te mundshme te se drejtes se aksesit ne Gjykate

E drejta e personit te shpronesuar per te pasur, ne princip, te drejten e tij apo te saj te kompensimit qe i perket

Perjashtime te caktuara per te drejten e kthimit te pronesise se marre nga shteti

Emerimi dhe perberja e organeve te shtetit te krijuara per implementimin e ligjit




--------------------------------------------------------------------------------
09/04/2004

korrieri

Nuk e kuptoj hic per cfare shkruhet.

Si nuk e boton askush origjinalet?!

Pse shoqata nuk ka nje faqe ne internet?

Kush ka lidhje me shoqaten le ti tregoje qe jam i gatshem ti ndihmoj.

Anton Ashta

anton@edsh.org





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-4-2004 nė 21:42 Edit Post Reply With Quote
Si mund tė zgjidhet ēėshtja e ligjit pėr tokėn

Një menyre për zgjidhjen e problemit të ligjit për njohjen e pronës së vjetër të vënë në çdo kohë nga pronarë të ligjshëm, pa angazhimin e shtetit dhe duke shmangur shqetësimet shoqerore.

Duke mos u gjetur mirëkuptimi i nevojshëm nga personat e angazhuar që me formulimin në projekt-kushtetutë e deri më sot, e ndiej të nevojshme, pasi jam njohur edhe me ligjet përkatëse, të keshilloj një fomulë që mendoj të jetë bazë për të përpiluar ligjin e pronës, domethënë të tokës dhe përkatësisht truallit. Kjo letër ju drejtohet juve në pozitën e gazetarit apo analistit për të ndikuar me analizat dhe metodat tuaja për zbatimin e kësaj formule në përpilimin e ligjit për pronën, perkatessiht për tokën dhe truallin. Formulë kjo që kënaq të gjitha palët e interesuara dhe nuk krijon asnjë shqetësim për të tjerët dhe respekton shtetin.

Kjo formulë shprehet si më poshtë:

Toka dhe perkatesisht trualli mbi të cilin ngrihen objekte apo ambjente për ushtrim veprimtarie të dobishme është e pronarit të ligjshëm, i cili nuk ka asnjë të drejtë mbi objektet dhe veprimtarinë e atyre që e përdorin apo e shfrytëzojnë, qoftë në mënyrë të ligjshme, qoftë të paligjshme. Pronari i objekteve apo veprimtarive të ngritura mbi truall nuk ka asnjë të drejtë mbi truallin e ligjshëm të tjetrit, pavarësisht nga origjina e objektit, për të cilin detyrohet të paguajë një qera te vogel mujore prej 0. 1 lekë në muaj.

Toka duke qene mundesisht truall (çdo tokë në çdo çast mund të kthehet në truall), sikurse trualli del ne treg si mall, prandaj i takon te perfshihet ne te njejtin ligj me truallin dhe vetem me nene të veçanta mund te percaktohen veçorite perkatese. Një ligj i bazuar mbi këtë formulë, që të vlejë si formula e Ohmit për gjithë elektronikën, do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm per te drejten e pronarit te ligjshem, qe deri me sot neperkembet e zvarritet pas nepunesve per te gjetur shtigje per te marre pronen e vet, duke bere ortak edhe lloj lloj specialistesh, vegla te pushtetareve. Me ne fund keshtu arrihet në qetësimin e pronës, në ndaljen e ndërtimeve pa leje dhe grabitjet direkte e indirekte të tokave shtetërore e jo shtetërore, në respektin për ligjin në tërësi, në respektin per pronen e pronarin, në krijimin e atmosferës së mëtejshme të stabilizimit politik, në shmangien e korrupsionit, në qetesimin e emigracionit, në fillimin e investimeve sistematike për shkallezimin ekonomik, bazë e çdo zhvillimi.

Me zbatimin e kësaj formule të gjithë pronarët e ligjshëm që kanë humbur pronën e tyre në çfarëdo periudhe, qoftë nga ligjet shtetrore, qoftë nga mosrespektimi nga shteti i ligjit për mbrojtjen e pronës private, bëhen menjëherë pronarë dinjitozë të truallit apo të tokës përkatëse, pavarësisht se nuk kanë të drejtë mbi objektin dhe veprimtarinë që ngrihet e zhvillohet mbi të. E drejta legjitime e pronarit mbi tokën (domethene truallin) zbatohet nga qiraja e vockël prej 0.1 lekë në muaj dhe nga ligji për paprekshmërinë e pronës private, që duhet të gjejë zbatim të menjëhershëm, duke mos lejuar asnjë pronar objektesh apo veprimtarie të prekë më tej tokën apo truallin si pronë private dhe mall i tjetrit. Për çdo tjetërsim të objekteve mbi truall njihet vetëm pronari i truallit, që nga data që përcaktohet me këtë ligj.

Sipas një ligji të tillë ndalen veprimet e cilitdo investues apo pronar objektesh për të zënë prona e për të ndërtuar objekte të paligjshme. Ata për të realizuar investimet e tyre mbi çfarëdo toke apo trualli, tashmë do kenë të bëjnë vetëm me pronarin e truallit dhe ligjet që rregullojnë investimet.

Përsa u përket pretenduesve që duan të marrin gjithçka me të ashtuquajturat kompensime nga me te ndryshmet e me lloj lloj menyrash e afatesh, si per tokat e trojet e zena apo te pa zena, si per shembull duke u paguar menjëherë apo nepermjet qirase se plote ose edhe me vonese a me kompensim në bregdet, mund t’u themi pra atyre se koha ka treguar se s’gjendet dot zgjidhje praktike për të kënaqur palët e interesuara dhe aq me teper pretendimet e padrejta te shtetit me pushtetaret e administratoret e tij, qe pergjojne çdo pasaktesi ligjore per te përvetësuar prona gjoja te lira nga pronaret e dhunuar po nga administratoret shtetërorë e joshtetërorë të çdo lloji.

Pronarët e çdo objekti të ligjshëm apo të paligjshëm mbi truallin, që tashmë do t’i njihet të zotit duhet të jenë të kënaqur se për sipërfaqen, që kanë zënë për banim, apo edhe për përdorime te ndryshme, ta gëzojnë kundrejt qirasë simbolike prej 0.1 lekë në muaj. Po ashtu edhe ata qe kane perfituar token e tjetrit per ta shfrytezuar ne baze te çdo ligji e ne çdo kohe duhet te jene te kenaqur per ta perdorur sipas drejtimit qe e kane marre. Por ama në çdo rast të kërkesave për të bërë diçka tjetër, mbi atë truall apo tokë të drejtën me investitimin përkatës e ka i zoti i tokës apo truallit. Pronari i objektit dhe i veprimtarisë ka të drejtën vetëm mbi objektin dhe veprimtarinë e vet, domethënë me të drejtat mbi pronën e vet, mallin e vet.

Shteti me nje ligj te tillë nuk shpenzon asgjë për kthimin e tokave të marra nga reforma agrare, nga ligji 7501 apo nga ligje e veprime të tjera, njëkohësisht mban edhe detyrimet per te gjitha kategorite e atyre qe kane perfituar si me veprimet apo mosveprimet e shtetit tokat e trojet e te tjereve, sepse ata do vazhdojne t'i perdorin për drejtimin qe kane.

Qartësisht, qeraja e vockël, pronari i ligjshëm i truallit apo tokës, pronari i objektit apo veprimtarisë, bëhen vetvetiu së bashku çelësi i zgjidhjes. Çdo gjë do të eci shtruar e kurdisur prej ligjeve, për zbatimin e të cilave do të veprojë shteti me organet e veta dhe me të interesuarit.

Më në fund e shoh të arsyeshme t’iu lutem për ta parë edhe një herë me vëmendje se sa funksionale është zgjidhja, si per nje banor te ngulur ne periferi ku ka zënë 100 apo 200 metra katrore apo nje banese çfardo ashtu edhe per nje biznesmen qe ka privatizuar një fabrikë apo një hotel mbi truallin e tjetrit, sikurse edhe per nje bujk që e kultivon tokën e tjetrit, te cilët duhet t'i përgjigjen kësaj qiraje të vockël pa u rënduar fare financiarisht, por ama fitohet përfundimisht e drejta e pronarit të ligjshëm.

Pronarët - trashëgimtarë të ligjshem të tokes apo truallit, vërtet nuk e përfitojnë ate qe u takon, por ata fitojne nje gje shume te madhe: nuk do vazhdojne te mbeten te perbuzur nga shteti i tyre dhe behen trashëgimtarë të denjë te prones se tyre. Pra fitojne perfundimisht dinjitetin e te qenurit pronar ne atdheun e tyre. Secili trashëgimtar i prones te humbur apo te grabitur me zbatimin e kesaj formule duhet te kuptoje se nuk do te vazhdojë te trajtohet me tej nga shteti i tij me keq se sa shqiptaret e Çamërisë te debuar nga shteti shovinist grek.

Nga Ing. Vedat Shehu, Gazeta Tema, 16-04-2004

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2004 nė 07:20 Edit Post Reply With Quote
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bode tha se synohet mbajtja në fuqi e konfiskimeve të jashtëzakonshme

PD: Ligji për pronat sipas interesave të PS

Vetëm pak ditë para kalimit në Kuvend të projektligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, Partia Demokratike deklaron se ky ligj është në dëm të ish-pronarëve. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ritvan Bode tha gjatë një konference për shtyp se ligji përfaqëson një qëndrim politik të mazhorancës. Sipas tij vonesat në përpilimin dhe shqyrtimin e tij kanë qenë të qëllimshme. "Veç vonesave të qëllimshme, të cilat kanë pasur për objektiv pronësinë nëpërmjet proçedurave qeveritare të klaneve të zyrtarëve në pushtet, ballafaqohet ditët e fundit edhe me një qëndrim politik që mbahet nga ana e mazhorancës dhe që merr në konsideratë mbajtjen në fuqi të një ligji për konfiskimet të jashtëzakonshme të vitit 1945, duke shprehur kështu vullnetin për të ndëshkuar në grup dhe jo individualisht grupe të caktuara shoqërore," u shpreh Bode. Sipas tij ndëshkimi i grupeve të caktuara shoqërore vjen për shkak të interesave të caktuara. "Kjo dëshmon dhe një herë një koncept aspak të adaptueshëm në kushtet e sotme të pluralizmit dhe demokracisë. Qëndrimi për të ndëshkuar në grup klasa dhe grupe të caktuara shoqërore, niset edhe nga interesa të caktuara. Me dhjetëra dhe qindra banesa të konfiskuara nga ish përfaqësues të nomenklaturës komuniste për t'u përdorur për veten e tyre si qendra banimi apo objekte të tjera në funksion sot mohohen për t'u kthyer," shtoi Bode. Ai tha se kalimi i këtij ligji është një dëm që u bëhet tokave që kanë qenë të lira. Sipas Bodes megjithëse Kuvendi ka nxjerrë një ligj, i cili i kërkonte qeverisë të ngrinte të gjitha shitjet apo dhëniet me qira, interes apo koncensione të trojeve në bregdet apo vende të tjera përsëri është vepruar në kundërshtim me këtë vendim. Bode theksoi se ky është një tjetër problem serioz përsa i përket ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Bode tha se Partia Demokratike ka vlerësuar përmirësimet e bëra në projektligj, por sipas tij ajo është duke e studiuar në detaje projektligjin në fjalë. "PD do të diskutojë në detaje dhe do të shprehë qëndrim publik për komensimin dhe kthimin e pronave. Sigurisht që vlera e trojeve dhe terreneve në llafollogjinë qeveritare kanë përbërë prej kohësh rezervën kryesore për dëmshpërblimin dhe kompensimin e pronarëve dhe askush nuk e ka vënë në dyshim përdorimin e këtyre pronave në funksion të dëmshpërblimit," përfundoi Bode.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2004 nė 07:31 Edit Post Reply With Quote
KOMITETI SHTETEROR I PRONAVE SHPALL REZULTATIN E STUDIMIT TE DYTE PER ZONAT E LIRA

Pronat, shteti do kompensoje vetem 70 per qind

Shteti ka mundesi qe te kompensoje ish-pronaret vetem ne masen 70 per qind te tyre. Kjo eshte shifra perfundimtare qe qeveria shqiptare nxjerr ne lidhje me ekzistencen e zonave te lira per kategorine e ish-pronareve. Por opozita shprehu shqetesimin e saj lidhur me masen prej 30 per qind qe nuk merret persiper te kompensohet nga qeveria dhe qe do te mbese e pakenaqur nga procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave.

Eglantina Nasi

Shteti ka mundesi qe te kompensoje ish-pronaret vetem ne masen 70 per qind te tyre. Kjo eshte shifra perfundimtare qe qeveria shqiptare nxjerr ne lidhje me ekzistencen e zonave te lira per te kompensuar kategorine e ish-pronareve. Kjo shifer eshte publikuar dje nga kryetari i Komitetit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sokrat Sina. Sipas tij, shteti do te arrije qe te kompensoje vetem 70 per qind te pronareve me zonat e lira qe ka ne dispozicion si pyje, kullota dhe zona bregdetare. Lidhur me keto te fundit, ato do te vendosen nen nje mbikqyrje te madhe dhe me to nuk do te zbatohen te njejtat kritere te kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas qeverise, eshte mire qe ato te mbeten ne pronesine shteterore dhe te mos u kthehen ish-pronareve. Por nje fakt i tille ka ndezur dje nje debat te madh mes deputeteve te opozites dhe te mazhorances ne komisionin parlamentar te Ekonomise. Deputeti i opozites, Ridvan Bode, ne fjalen e tij ngriti shqetesimin se nga kompensimi prej 70 per qind qe qeveria mendon te realizoje ne lidhje me kategorine e ish-pronareve, do te mbetet nje kategori e pakenaqur qe do te jete ajo e mases prej 30 per qind. "Me se do ta kompensoni kete mase ish-pronaresh",- iu drejtua Bode anetareve te komisionit. Nga ana tjeter, u ngrit me shqetesim ceshtja e mosprekjes se zonave turistike dhe moskthimi i tyre ndaj ish-pronareve. Opozita i mbeti qendrimit se zonat turistike jane te ish-pronareve dhe duhet t'u mbeten atyre.

Ja rezultatet e studimit te pare per zonat e lira:

Toka bujqesore e lire ne Shqiperi qe mund te perdoret per kompensim sipas studimit te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te pronave eshte ne nje siperfaqje prej 134 952 ha. Nga kjo vetem 4025 ha jane toke bujqesore ne zonen turistike. Por sipas kreut te ketij komiteti, Sokrat Sina, nje rezerve e konsiderueshme per kompensimin fizik jane dhe tokat e pafrutshme, pyjet dhe kullotat ne zonat turistike. Keshtu pervec 130 567 ha toke bujqesore te lire sipas Sines, per kompensim mund te perdoren edhe 4025 ha toke bujqesore ne zonen turistike, 3300 ha toke e pafrutshme ne zone turistike, 5392 ha toke pyjore ne zonen turistike, qe ne total bejne 12717 ha toke si dhe 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullota po ne zonat turistike. Shifrat u bene dje te njohura per publikun ne Komitetin e Politikave Ekonomike sipas nje tudimi te Komitetit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Pra gjithsej, sipas ketij studimi dhe nje llogaritjeje te thjeshte del se pretendimet e pronareve deri me sot, te jene per 124 105 ha toke, nderkohe qe sipas tyre rezultojne te lira 134 592 ha, per te cilen shoqata "Pronesi me Drejtesi" shprehet se eshte toke e pavlefshme per kompensim.

Pretendimet e ish-pronareve

Nga verifikimi i dosjeve te trajtuara te ish-pronareve deri ne fund te dhjetorit te vitit qe kaloi ka patur pretendime per 12195 ha truall nga te cilat jane kthyer 4188 ha, jane kompensuar me troje ne vende te tjera 2538 ha dhe me letra me vlere 2628 ha. Nderkohe qe mbeten pa u kthyer dhe kompensuar edhe 2840 ha troje. Per token bujqesore, pretendimet kane qene 51408 ha, nga te cilat jane kompensuar me troje 18109 ha dhe letra me vlere 18434 ha, nderkohe qe mbeten per t'u kthyer edhe 14 865 ha. Per pyje, pretendimet jane per 34254 ha, prej tyre 18523 ha jane kthyer dhe pjesa tjeter eshte kompensuar me troje 2245 ha dhe letra me vlere 277 ha. Per kullotat, pretendimet jane per 48719 ha, nga te cilat jane kthyer 44456 ha, kompensuar 468 ha ne troje dhe 500 ha ne leter me vlere. Nga dosjet e depozituara, por te patrajtuara, rezulton se deri tani ka pretendime per toke bujqesore 67155 ha, per pyje 25540 ha, per kullota 29200 ha dhe per troje 2210 ha. Sipas Sines del se pretendimet per pronesi jane me te medha se pronesia para clirimit dhe sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve te pabazuara ligjerisht te njohjes se pronesise nga Komiteti i Kthimit te Pronave dhe sidomos nga gjykatat.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2004 nė 08:11 Edit Post Reply With Quote
PRONAT, SI DO SISTEMOHEN ME LIGJ?

Eglantina Nasi

Shqiperia, ne menyre zyrtare, do te rregulloje me ligj ceshtjen e kthimit dhe kompensimit te pronave ndaj ish-pronareve. Nje gje te tille do ta mundesoje kalimi ne Kuvend i projektligjit perkates, i cili perfundimisht eshte gati per t'u kaluar ne seance plenare pas shume debatesh mbi ceshtjen e perfolur te pronave. Ne kete menyre, Shqiperia nuk do te perflitet me si nje shtet nder vendet e Ballkanit qe ende nuk e ka ezauruar nje problem te tille kaq te rendesishem. Ne mbledhjen e fundit te zhvilluar ne Selanik mes autoriteteve qe merren me zgjidhjen e problemit te pronave, Shqiperia u konsiderua se bashku me Serbine si shteti me problematik ne rajonin e Evropes, qe nuk e ka zgjidhur ende ceshtjen e pronave. Si nje nga kushtet kryesore per integrimin e vendit ne strukturat e Bashkimit Evropian, duket se Shqiperia po e realizon ate shpejt per te plotesuar ne kete menyre nje nga kushtet e marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.

Si e rregullon pronesine p/ligji?

- Pronat qe nuk do te kthehen. Ne projektligjin e ri "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" permbahet koncepti qe nuk kthehen pronat te cilat ne pergjithesi jane perdorur per interesa publike.

- Ish-pronareve nuk do t'u kthehen pronat te cilat i sherbejne shtetit per te realizuar konventat dhe marreveshjet nderkombetare. - Nuk do te kthehen pronat ne te cilat jane bere investime dhe qe sherbejne per realizime te projekteve me shtrirje territoriale si ato te bera ne fushen e transportit, energjitikes, telekomunikacioneve, etj.

- Nuk do te kthehen pronat dhe trojet ne te cilat shteti ka ngritur objekte te rendesise publike, si spitale, shkolla, etj.

- Nuk do te kthehen pronat te cilat sherbejne si pasuri e vecante kulturore, apo monumentale per kulturen dhe historine shqiptare.

- Nuk do te kthehen pronat te cilat sherbejne si objekt mbrojtje ne kuader te gjithe sistemit mbrojtes ne vendin tone.

Si do kthehen zonat turistike?

Subjekteve te shpronesuara ne zonat turistike do t'iu kthehet prona sipas ligjit te caktuar, pra te gjithe do t'i marrin keto prona.

Ndersa per ato prona ne zonat turistike, te cilat jane ne posedim te shtetit, ndalohet qe te lidhin kontrata pronesie me te trete pa perfunduar me pare procesi i kthimit te pronave.

Shpronesimi per interesa publike

Sipas projektligjit te ri per kthimin dhe kompensimin e pronave, kur nje person eshte shpronesuar per interesa publike shteterore dhe ajo nuk perdoret ne fakt per nje gje te tille, kjo prone u kthehet te shpronesuarve. Ndersa nese ky pronar ka marre demshperblim nga ana e shtetit, atehere ligji i ri e detyron kete shtetas t'ia ktheje shtetit shperblimin e marre.

Si do rregullohet trualli?

- Nese trualli u esht` tjetersuar personave te trete dhe mbi te nuk jane ngritur ndertesa te perhershme dhe te ligjshme, ai u kthehet ish-pronareve, ndersa shteti u kthen te treteve pagesen me indekse. - Ne rastet kur mbi truall eshte ndertuar objekt para vitit 1991, atehere ky pronar i ri eshte i detyruar te paguaje truallin sipas cmimeve te tregut.

- Ne rastet kur mbi truall te dhene me qira apo koncesion nga shteti, jane bere ndertime, atehere personit te shpronesuar i rinjihet pronesia, me kusht qe ai te respektoje marreveshjen

Si do rregullohen banesat?

- Ne rastin kur ne banesat e te shpronesuarve nga shteti banojne qiramarres, atehere banesa do te lirohet prej tyre, deri sa shteti t'u gjeje nje banese te re, deri ne 2-3 vjet.

- Ne rastin e banimit ne banesa te ndertuara ne menyra te paligjshme, shtetasit kane te drejte ta blejne truallin nese ai do te legalizohet nga shteti sipas rregullave ne fuqi, etj.

Komiteti i Venecias shpalli sugjerime dhe verejtje

Nga ana e tij, Komiteti i Venecias shpalli sugjerimet e tij ne lidhje me projektligjin e ri te kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas Komitetit te Venecias, eshte e domosdoshme te dokumentohen ligjet dhe dekretet me te cilat pronat u shpronesuan gjate viteve 1944-1990. Por te shihen dhe ligjet qe jane ripare nga parlamenti. Ky i fundit mund t'i heqe ato ligje, efektet e te cilave nuk ndryshojne pasi kane qene te drejta. Me pas, i takon Gjykates Kushtetuese te shikoje kete permbledhje dispozitash ligjore per pronat. Vetem ne kete menyre, sipas Komitetit, mund te realizohet nje proces i drejte i kthimit dhe kompensimit te pronave. Nga ana tjeter, sipas ketij institucioni nderkombetar keshillimor, nga ana juridike, kompensimi nuk eshte e thene te jete i plote, por mbi te githa ai duhet te jete i drejte. Kjo eshte ne linje me Gjykatat e Jurisprudences Evropiane, te cilat u perballen me te njejtin problem gjate viteve '90 per vendet e Lindjes. Asnjera prej tyre nuk veproi mbi parimin se toka e marre nga regjimi komunist duhej te kthehej me patjeter. Edhe vete Gjykata Gjermane, per shembull, ka caktuar parimim e drejtesise se kthimit te tokes. Kjo do te thote se nuk ka detyrim per kompensim te plote sipas Kushtetutes.


kj

FLET SABRI GODO, KONSTITUCIONALIST

Po ku jane 70 % toka te lira?

- 70 perqindeshi qe qeveria shpall per kompensimin e kategorise se ish-pronareve, duket shifer e kenaqshme. Por duhet pare se cfare perfaqeson kjo ne vetvete? Pra, ku jane keto toka te lira. Me sa di une nuk ka mbetur pellembe toke pa zene ne bregdet, ku synojne gjithe te marrin, si do te rregullohet kjo. Kam frike se ndodhemi perpara nje mashtrimi sa per te hedhur hendekun dhe se keto jane shifra krejt te pabesueshme dhe te pastudiuara. Une jam maksimalisht dakord neqoftese jemi per te zgjidhur definitivisht problemin. Per kete, duhet te anullohen ligjet grabitqare te frymes komuniste qe jane bere pas rrezimit te diktatures. Nga ana tjeter, te behet nje studim i vertete dhe te mbeten aty ku jane ato qe jane dhe te kompensohen gjetiu. E gjitha kjo jo duke u thurur me mendje ne ndonje kanceleri, por ne baze te nje studimi real demografik dhe gjeografik te situates lidhur me pronat. Nese kjo nuk behet, atehere se paku tani le te mbeten ne fuqi keto ligje qe jane. Keto ligje duhen te amendohen, duhen te kontrollohen brenda tye dhe nga ky kontroll do te dalin rezerva te mjaftueshme.

kj

SHTETI NUK KA AS 10 % PER TE NA KTHYER

Shteti me tokat e lira qe ka evidentuar deri tani, mund te plotesoje vetem 70-80 % te kerkesave te pronareve per kompensim fizik. Ky eshte perfundimi i studimit qe qeveria ka ndermarre ne lidhje me mundesite reale te kompensimit te pronave. Nga ana tjeter, studimi i pare pohoi se kompensimi i pronareve do t'i kushtoje buxhetit te shtetit rreth 160 milione dollare. Por kjo shifer kundershtohet nga pronaret te cilet jane teper te pakenaqur prej vleres se kompensimeve qe po u ben qeveria. Shoqata perfaqesuese e tyre deklaron se ne gjithe Shqiperine mund te kete rreth 700 mije ha toke bujqesore. Por nga ky total sipas tyre, 135 mije ha jane toka te pafrutshme. Nderkohe kjo shoqate kembengul qe kompensimi te behet me vleren e tregut dhe sipas tyre, kete gje e parashikon edhe Kushtetuta. Sipas kryetareve te shoqatave te ish-pronareve, shteti nuk mund te kompensoje as 10 per qind te mases se ish-pronareve.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2004 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
Me se fundi e botoi dikush

Komisioni i Ekonomisë, ja ndryshimet e fundit në ligj

Nikolin Todolli

Qeveria duhet të ndërpresë të gjitha kontratat që ka nënshkruar me subjekte të caktuara për përdorimin e pronave në zonat turistike.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur dje t’i kërkojë Ministrisë së Turizmit që të mos lëshojë më kontrata qiraje në tokat e bregdetit, pasi nuk do të kishte më toka të lira për të bërë kompensimin e ish-pronarëve. Në këtë mënyrë, nuk do të ndërtohen më as fshatrat turistikë në bregdet. Këtë ide e ka mbështetur dje Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, i cili ka miratuar ndryshimet e fundit për projektligjin “Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Ky projektligj do të votohet të enjten në Parlament.

Ndërkohë, deputetët e pozitës dhe të opozitës kanë debatuar për procesin e kthimit të pronave në Shqipëri. Duke hequr që në fillim termin “njohje e pronës” deputetët e mazhorancës kanë shkaktuar replika nga ana e përfaqësuesve të opozitës. Nënkryetari i PD-së, Ritvan Bode, tha se zyrtarë të ish-nomeklaturës së regjimit komunist mbajnë aktualisht pa të drejtë banesa dhe prona, të cilat realisht u përkasin pronarëve të vërtetë. Kjo është shkaktuar nga ligji i vitit 1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës”. “Nga njëra anë kërkojmë njohjen e kompensimit të pronave, e cila në një anë është transformuar dhe, në anën tjetër, të parashikohet kthimi tek pronarët legjitimë të një pjese të banesave në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Korçë, të cilat ende vazhdojnë të mbahen dhe të banohen nga njerëz të nomeklaturës”, theksoi Bode. Komisioni i Ekonomisë ka vendosur për këtë pikë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të rishikojë vendimin e marrë para disa vjetësh, megjithëse deputeti i PS-së, Tabaku, e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Tokat, jashtë vijave të verdha
Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kanë preferuar të trajtojnë me në një ligj të veçantë tokat e ndodhura jashtë vijave të verdha, pasi kjo lidhet me legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, sipas deputetëve. Pozita dhe opozita kanë shmangur dje debatin për legalizimet, pasi sipas tyre, kjo do të shqyrtohet me një ligj tjetër. Ndërkohë, truall do të quhet edhe një ndërtesë që nuk zë më më tepër se 500 metra katrorë.



Variantet për kthimin e pronave

Kompensim me vlerën e tregut. Për ndërtimet para vitit 1991, të paregjistruara, do të paguhet vlera e plotë me çmimin e tregut
Për ndërtimet e bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira apo koncension, pronari ble truallin me çmimin e tregut
Legalizimet e ndërtimeve pa leje me oborr trajtohen me ligj të veçantë
Kthehet prona që nuk është përdorur për interes publik
Kompensimi fizik i pronës bëhet brenda së njëjtës njësi administrativo-territoriale
Për kompensim fizik do të përdoren edhe pronat e shtetit në zonat turistike
Qeveria të ndërpresë ndërtimin e fshatrave turistikë në bregdet
Komisionet Vendore e kthejnë pronën 45 ditë pasi pronarit i është njohur prona


Projektligj për kthimin dhe kompensimin e pronës së paluajtshme

Varianti i diskutuar dje nga Komisioni i Ekonomisë

Neni 1

Ky ligj ka për objekt:
a. rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet;
b. kthimin dhe, aty ku, sipas këtij ligji, kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj;
c. procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe organet administrative të ngarkuara për realizimin e tyre.

Neni 2

E drejta e pronësisë

Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë në përputhje me këtë ligj njohjen e së drejtës së pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose i është marrë në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944., si dhe kthimin ose kompensimin e pronës.

Neni 3

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kompensim” – nënkupton shpërblimin e drejtë sipas vlerës së tregut në momentin e njohjes së shpërblimit, të kryer sipas nenit 11 të këtij ligji.
2. “Pronë” – nënkupton një send të paluajtshëm, sipas përcaktimit në Kodin Civil.
3. “Subjekt i shpronësuar” – nënkupton personat juridikë ose fizikë apo trashëgimtarë të tyre, prona e të cilëve është shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar ose të marrë në çdo mënyrë tjetër pa të drejtë nga shteti (ndryshuar) sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve gjyqësore penale, sipas nenit 2 të këtij ligji.
4. “Tjetërsim” – nënkupton kalimin e pronësisë nga një person fizik ose juridik tek një tjetër, sipas Kodit Civil.
5. “Truall” – nënkupton tokën që ndodhet brenda vijave kufizuese të qyteteve dhe qendrave të banuara në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kur qendra e banuar nuk ka vijë kufizuese, truall do të jetë sipërfaqja e tokës që zë objekti i ndërtuar mbi të dhe oborri funksional. Sipërfaqja e këtij të fundit llogaritet jo më shumë se trefishi i sipërfaqes së objektit, por jo më shumë se 500 metra katrorë, kur në dokumentet e pronësisë nuk vërtetohet ndryshe. (ndryshuar)

Neni 4

Përjashtimet nga ky ligj

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për:
a. pronat e përfituara si rezultat i zbatimit të Ligjit nr.108 datë 29.8.1945. “Për reformën agrare”, me ndryshimet e mëvonshme;
b. shpronësimet kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interesa publike;
c. pronat që i janë dhuruar shtetit, veprim për të cilin ka dokumente zyrtare;
d. pronat e shtetëzuara apo të konfiskuara për zbatimin e Ligjit Nr.37 datë 13.01.1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm”.

Neni 5

Prona e luajtshme

Kthimi dhe kompensimi i pronës së luajtshme kryhet me ligj të veçantë.



KREU II/ NJOHJA E SË DREJTËS SE PRONËS DHE KTHIMI I PRONËS

Neni 6

Njohja e së drejtës së pronësisë dhe kthimi i pronës

Subjekteve të shpronësuara u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.

Neni 7

Pronat që nuk kthehen

1. Nuk kthehen pronat e paluajtshme që “i shërbejnë një interesi publik si më poshtë:”

a) shërbejnë për realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar që rrjedhin nga traktatet dhe konventat në të cilat shteti ynë është palë
b) kanë investime ose përdoren për realizimin e projekteve me shtrirje territoriale ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjitikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji ose në investime të tjera në interes publik “të përcaktuara sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik...”, nr. 8561 dt. 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”. (ndryshuar)
c) shërbejnë për ruajtjen e mjedisit, shëndetit, kulturës, arsimit publik ose edukimit parashkollor
d) “shërbejnë për mbrojtjen kombëtare; dhe që nuk mund të tjetërsohen (ndryshuar)
e) janë pasuri e veçantë kulturore ose historike, e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi
f) janë të ndara sipas akteve ligjore paraqitur në Shtojcën 1 të këtij ligji. “janë të zëna sipas akteve ligjore paraqitur në shtojcën 1 të këtij ligji, përveç rasteve kur sipas këtyre ligjeve dhe shteti është pronar, dhe prona e paluajtshme nuk i shërben një interesi publik”

2. Pronat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni kompensohen sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

Neni 8

Trualli

1. Në rastin kur trualli u është tjetërsuar personave të tretë dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme dhe të ligjshme, ai u kthehet subjekteve të shpronësuara, ndërsa shteti u kthen të tretëve vlerën sipas çmimit të blerjes të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.

2. Kur mbi truallin e subjektit të shpronësuar shteti a persona të tretë, kanë kryer ndertesa ose investime “të rëndësishme”, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ato llogariten sipas vlerës së tregut në çastin kur i njihet e drejta e pronësisë subjektit të shpronësuar, dhe veprohet si më poshtë:
a) Kur vlera e investimeve përbën deri 150% të vlerës së truallit, prona u kthehet subjekteve të shpronësuara, pasi ato të kenë paguar kundërvlerën e investimeve të kryera. (ndryshuar)
b) Kur vlera e investimeve përbën më shumë se 150% të vlerës së truallit, shteti apo personat e tretë ruajnë pronësinë dhe subjektet e shpronësuara kompensohen sipas këtij ligji. Kur sipërfaqja e truallit të subjektit të shpronësuar është më e madhe se sipërfaqja e truallit të zënë nga ndërtimet dhe pjesa e mbetur nuk ëhstë funksionale nga pikëpamja urbanistike për t’u përdorur si pronë e veçantë, subjekti i shpronësuar me pëlqimin e tij kompensohet sipas këtij ligji për të gjithë sipërfaqen e truallit. Në çdo rast personat e tretë i paguajnë shtetit vlerën e gjithë sipërfaqes sipas çmimeve të tregut. (ndryshuar)

3. Në rastet e ndërtimeve mbi truall të bërë para datës 10.8.1991, për të cilat nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën e truallit: - sipas vlerës së tregut.

- vlerën fillestare të truallit sipas nenit 10 të Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve. (të hiqet kjo pikë, sipas KL).

4. Në rastet e ndërtimeve të ligjshme, të bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira ose koncension, pronari i ndërtesës paguan vleren e truallit mbi të cilin është bërë ndërtesa sipas çmimeve të tregut. (të riformulohet sipas KL)

5.”Në rastet e ndërtimeve të ligjshme, të bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira ose koncension, subjektit të shpronësuar i rinjihet pronësia dhe i kalojnë të gjitha të drejtat pronësore që deri me hyrjen në fuqi të këtij ligji i gëzon shteti, me kusht që ai të respektojë kontratën e nënshkruar. Në përputhje me Kodin Civil, pas përfundimit të kontratës, subjekti i shpronësuar vendos vetë për marrëdhëniet e metejshme me të tretët. Subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të heqin dorë nga prona e tyre kundrejt kompensimit, sipas nenit 11 të këtij ligji”. (hedhur poshtë nga Kom. i Ekonomisë)

Neni 8/1/ Pronat në zonat turistike (i gjithë nuk pranohet nga Kom. i Ekonomisë)

1. “Subjekteve të shpronësuara në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit, u rinjihet, kthehet dhe kompensohet prona sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Për tokat në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit, që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike, ndalohet lidhja e kontratave të posedimit a të pronësisë me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”.

Neni 9

Banesat

1. Në rast se banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, ka qiramarrës, ata vazhdojnë të banojnë në atë banesë deri sa shteti t’ju gjejë banim sipas pikës 2 e 3 të këtij neni.

2. Brenda 2 vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, shteti duhet t’u sigurojë qiramarrësve që banojnë në banesat pronë e subjekteve të shpronësuara një banesë me sipërfaqe të njëjtë me atë që jetojnë ose t’u sigurojë kredi me interesa të ulëta. Për këtë periudhë dyvjeçare vlera e qirasë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Me kalimin e periudhës 2-vjeçare shteti paguan vlerën e qirasë në emër të qiramarrësve tek subjektet e shpronësuara sipas çmimit të tregut.

3. Në qoftë se gjatë kësaj kohe pronari i siguron qiramarrësit banesë tjetër brenda së njëjtës qendër të banuar, me sipërfaqe banimi aq sa i takon, sipas normave të strehimit në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më tepër se sa ka, atëherë qiramarrësi është i detyruar të lirojë banesën. Me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, shteti paguan vlerën e qirasë për qiramarrësit në rast se nuk u ka siguruar banesë.

4. Në rastet e ndërtimit të banesave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, banorët e tyre kanë të drejtën e blerjes së truallit pas procesit të legalizimit të përcaktuar me ligj të veçantë. Vlerësimi i truallit bëhet sipas vlerës së tregut në momentin e kryerjes së legalizimit të banesave. Në kuptim të kësaj pike me “banesë” kuptohet sipërfaqja që përdoret për strehim dhe 100 për qind e saj si oborr funksional.

- varianti i dytë: Ndërtimet e banesave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, rregullohen me ligj të veçantë”.

© 2003 Gazeta Panorama


Begeja: PS-ja e PD-ja të ndreqin gabimin e vitit 1991



Tiranë

Projekti i ri nuk mund të jetë efikas për aq kohë sa nuk janë abroguar ligjet e vjetra, mbi të cilat është ngritur abuzimi me tokën.

Deputeti republikan, Maksim Begeja, njëri nga propozuesit e projektligjit të ri për pronën, është pesimist për rezultatin e projektit të ri, sidomos për kthimin në tokat turistike dhe në saktësimin e abuzimeve që janë kryer në këto 13 vjet. Dy ditë para kalimit në seancë për miratim, Begeja i ka bërë thirrje PS-së dhe PD-së që të kenë kurajon e t´i japin zgjidhje asaj që është ndërtuar nga këto dy parti me miratimin e përbashkët të ligjit 7501.

Si e konsideroni këtë projektligj?
Unë mendoj se projekti i ri është një hap për të arritur të fusë në rrugën e zgjidhjes çështjen e kthimit të pronave. Deri tani ne kemi pasur vetëm ligje që e kanë njohur pronën, ndërsa me këtë ligj prona nis procesin e kthimit dhe kompensimit. Por, megjithatë, mbeten shumë për t´u bërë deri në arritjen e zbatimit, pasi ky ligj nuk mund të funksionojë pa u futur në zbatim edhe hallka të tjera.

Cilat hallka?
Fillimit, duhet të kuptojmë se ky projekt nuk mund të jetë i plotë për aq kohë sa nuk është abroguar ligji 7501. Me sa duket, hartuesit e këtij ligji nuk kanë asnjë vullnet për ta prekur këtë ligj që ka zyrtarizuar abuzimet.

Çfarë pengon saktësisht mosabrogimi i ligjit 7501?
Së pari, për aq kohë sa nuk është abroguar ky ligj, projekti i ri nuk merr parasysh abuzimin që është bërë me tokën bujqësore, sidomos me ish-Ndërmarrjet Bujqësore. Shkeljet në këtë sektor janë pranuar si nga Komiteti Shtetëror i Kthimit të Pronave, ashtu edhe nga Komisioni i Bujqësisë, i cili ka dokumente për mbivendosje pronash.

Së dyti, ligjet ekzistuese kufizojnë kthimin e mbi 10 mijë metrave katrorë. Ndërkohë, projekti aktual parashikon kthimin pa kufi të pronës. Atëherë, pa u abroguar ligji aktual, nuk ka asnjë mundësi që të vihet në jetë projekti i ri. Pra, shteti, në kundërshtim me Kushtetutën, do të vazhdojë të mbetet pronar i pronës private.

Së treti, me ligjet aktuale, shteti vazhdon të mbetet përfaqësues i pronarit në zonat turistike. Madje, shteti vazhdon të stimulojë, në kuadër të turizmit, persona që invesëtojnë në tokat që duhet të përdoren për kthim apo kompensim.

Ndaj, është e domodoshme që të ndërpriten menjëherë dhëniet e tokave të tjera në bregdet.

Pra, ju jeni pesimist për rezultatin e projektit?
Unë mendoj se kjo do të jetë një çështje e vështirë, që, së pari, kërkon shumë vullnet nga të gjitha palët, e, sidomos, nga shteti, i cili duhet t´u japë fund abuzimeve.

Ju gjatë këtij debati keni përfaqësuar më shumë kërkesat e ish- pronarëve. Nga ana tjetër, ju përfaqësoni një parti aleate me PD-në. Cili do të jetë qëndrimi juaj përballë votës kundër që ka paralajmëruar PD-ja?
Unë nuk e di se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i PD-së. Mundet që amendamentet e propozuara nga Beja, një pjesë e të cilave nuk janë pranuar, të kthehen në një shkak për votën kundër. Por unë mendoj se, është e rëndësishme që ne të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për një ligj të mirë dhe për një çast t´u shmangemi përplasjeve politike pa kuptim. Ky është një ligj vendimtar për të ardhmen e ekonomisë dhe unë mendoj se PS-ja dhe PD-ja duhet të kenë kurajon për të vënë në vend atë që u nis keq në vitin 1991.



Pronat që nuk kthehen

Shtetit do t’i duhet të kthejë të gjitha ato prona të cilat ua ka konfiskuar qytetarëve të ndryshëm, por që nuk i ka përdorur për destinacionin që kanë pasur. Këtë ndryshim e miratoi dje Komisioni i Ekonomisë pas debatesh mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Ndërkohë, nuk do të kthehen ato prona që shërbejnë për fushën e mbrojtjes kombëtare, apo për ruajtjen e mjedisit, shëndetit, kulturës, arsimit publik ose edukimit parashkollor. Gjithashtu, sipas ndryshimeve të reja në projektligj, nuk mund të kthehet prona nëse në të është investuar më tepër se 150% e vlerës së tokës ku ndodhet objekti; në këto kushte ndërtimi u mbetet pronarëve të rinj, gjithnjë jo më shumë se 500 metra katrorë, ndërkohë që pronari i ligjshëm do të kompensohet.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2004 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
PD, PRANON NE PARIM P/LIGJIN PER KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE

Demokratet pranojne ne parim projektligjin perfundimtar per kthimin e kompesimin e pronave. Sipas TAR, pas mbledhjes se grupit kuvendor Bamir Topi deklaroi se ne projekt jane perfshire disa propozime te opozites. E vetmja pike ku demokratet nuk do te tolerojne eshte ceshtja e pronave te konfiskuara nga rregjimi komunist per tatimin e jashtezakonshem.Topi tha se nese gjate shqyrtimit te projektligjit ne séance plenare, kjo ceshtje nuk do te ndryshoje PD-ja do te mbaje qendrim politik.Nderkaq deputet e selise roze ende nuk e kane perfunduar mbledhjen ku po disktutohet qendrimi i socialisteve lidhur me projektligjin e pronave.


DEPUTETET SOCIALISTE “PRO” PROJEKTLIGJIT PER PRONAT

Deputetet socialiste kane miratuar ne parim projektligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Menjehere pas perfundimit te mbledhjes socialistet i konfirmuan gazetareve se do te mbeshtesin projektligjin. Ata vleresuan qendrimin e PD-se per seancen parlamentare te se enjtes. Lidhur me kerkesen e te djathteve per nenin mbi tatimet e jashtezakonshme socialistet mendojne se kjo ceshtje duhet t;i kaloje per shqyrtim Gjykates Kushtetuese.



top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:21 Edit Post Reply With Quote
Me Ligjin e pronave nuk mund të bëhet demagogji


Bode: "Mençuri është që në këtë proces të mundësohet kthimi dhe kompensimi i pasurisë që nuk është marrë ende nga ish-pronarët, dhe ky ligj synon një gjë të tillë. E vetmja pengesë qëndron në veprimin e papërgjegjshëm të qeverisë aktuale, e cila në vijimësi nuk ka zbatuar vendimin e Parlamentit për mostjetërsimin e pronës publike dhe ka ulur potencialin e pronës publike në funksion të zgjidhjes së kompensimit të pronarëve"


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka paralajmëruar dje PS për një distancim nga ligji për pronat në rast se nuk hiqet dorë nga mendësia komuniste dhe klasore për të përjashtuar nga e drejta e pronës , ata pronarë të prekur nga ligji komunist pë Tatimin e Tashtëzakonshëm.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës lidhur me Ligjin e ri të pronave, i cili pritet të diskutohet të enjten në Parlament. I pyetur nga gazetarët për të komentuar një deklaratë të kryetarit të PR, Mediu, lidhur me pasojat e ligjit në jetën e opozitës, Bode deklaroi se nuk besonte të kishte ndonjë përçarje të mundshme.

Ai tha se "PD nuk po mban ndonjë qëndrim të ri ndaj kësaj çështje, në krahasim me qëndrimin e saj publik të mbrojtur në mënyrë konseguente". Ky qëndrim, sipas Bodes, "përbën edhe një nga vlerat e PD, i cili nuk është tronditur që nga themelimi i saj, që do të thotë për t'u mos abroguar ligji 7501".

Sipas Bodes, "abrogimi i këtij ligji, përveç një propagande elektorale dhe përpjekjeve për të mbajtur të lidhur ende pas vetes njerëz që shpresojnë se mund të kthehet edhe një herë ky proces nga e para, nuk ka ndonjë vlerë praktike dhe nuk përbën asnjë zgjidhje". Ai pohoi se tashmë struktura ekonomike e shoqërore janë konsoliduar edhe në bujqësi, dhe për këtë është absurde të mendosh që të rikthehet edhe një herë çështja si 13 vjet më parë. Për Boden, "mençuri është që në këtë proçes të mundësoshet kthimi dhe kompensimi i pasurisë që nuk është marrë ende nga ish-pronarët, dhe ky ligj synon një gjë të tillë. E vetmja pengesë qëndron në veprimin e papërgjegjshëm të qeverisë aktuale, e cila në vijimësi nuk ka zbatuar vendim e Parlamentit për mos tjetërsimin e pronës publike dhe ka ulur potencialin e pronës publike në funksion të zgjidhjes së kompensimit të pronarëve".

Në vazhdim, sekretari i Përgjithshëm i PD është ndalur edhe në një pikë tjetër, e cila ka të bëjë me trajtimin e kësaj çështje nga Komisioni i Venecias.

Siç tha ai, "me këtë çështje është marrë edhe Komisioni i Venecias, pasi kryeministri e çoi projektin me ndryshimet e bëra nga komisionet parlamentare për ta konsultuar dhe po nga Komisioni i Venecias konfirmohet se nuk mund të veprohet në mënyrë të njëanshme për të ndaluar veprimin e një ligji që është tashmë në fuqi, njëlloj si ligji 7501, i cili ka kryer funksionin e tij për ndarjen e tokave".

Siç u shpreh ai, "edhe Ligji "për kthimin e pronave" i vitit 1993, prej 8 vjetësh, (para se ta merrte vendimin Gjykata Kushtetuese) ishte në veprim dhe pjesa dërrmuese e njerëzve kishin fituar të drejtën, dhe po ashtu kishin marrë në disponim pronat që u takonin. Ndërhyrja për t'u kthyer në kohë, për të bërë ndryshimin e një ligji dhe aq më tepër vetë ligji aktual që po miratojmë në Parlament, nuk abrogon ligjin e vitit 1993 për kthimin dhe kompensimin e pronave, dëshmon se kemi të bëjmë me një sajesë djallëzore për të bllokuar kthimin dhe kompensimin e pronave pikërisht të atyre shtresave që ata nuk i konsiderojnë aleatë dhe votues të tyre në proceset demokratike".

M.B




Bode denoncon tjetërsimin e pronave, që është bërë nëpërmjet ndryshimit në hartat kadastrale të komunave dhe bashkive


Korrupsioni i qeverisë bën pa efekt Ligjin e pronave


Bode: "Nëpërmjet prefekturave janë bërë ndryshime në hartat kadastrale të komunave dhe bashkive, dhe po aty ka vazhduar procesi i shpërblimit të militantizmit politik apo burimi nga ushqehet korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri".


Ligji për pronat nuk është shoqëruar me faturë financiare, ndërkohë që statistikat e qeverisë për fondet në dispozicion të kompensimit të pronave janë tjetërsuar nga klanet në pushtet. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, tha dje gjatë një konference shtypi se, "ligji nuk është shoqëruar me një faturë financiare, ndërkohë që nga qeveria ka patur statistika të ofruara, të cilat bënin fjalë për një disponim të madh të fondeve të pasurisë shtetërore, troje, tokë dhe pasuri të tjera të shtetit në dispozicion të kthimit dhe kompensimit të pronave, por nga verifikimi i statistikave në zyrat e drejtorive në Ministri me atë çfarë është në realitet, në terren, ka diferenca shumë të mëdha".

Kjo, sipas Bodes, "ka ndodhur, pasi qeveria ka vazhduar në mënyrë të vazhdueshme të bëjë tjetërsimin e pronës nëpërmjet dhënies me qera apo privatizimeve, etj. Nëpërmjet prefekturave janë bërë ndryshime në hartat kadastrale të komunave dhe bashkive, dhe po aty ka vazhduar procesi i shpërblimit të militantizmit politik apo burimi nga ushqehet korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri", tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha në fund se, "bllokimi i ligjit të vitit 1993 për kompensimin fizik të pronarëve, si dhe vënia në dispozicion të individëve të caktuar të pasurisë publike, vëshirësojnë përmasat e zbatimit të këtij ligji dhe po ashtu shtrojnë probleme në implementimin e tij në afatet e caktuara".

M.B

rd

Akoma nuk e ka kuptuar PD marrine qe beri?!

Zoti Bode,

lexoni kete artikull:

http://www.edsh.org/kombi/repshqiperise/pronat.htm

Dhe lexoni vendimin e gjykates se Strasburgut


SPIEGEL ONLINE - 22. Januar 2004, 11:53
URL: http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,283024,00.html
Europäischer Gerichtshof

Landenteignung von LPG-Bauern rechtswidrig

Der Europäische Gerichtshof für Menschenrechte hat die Landenteignung ehemaliger DDR-Bürger nach der Wiedervereinigung für rechtswidrig erklärt. Auf die Bundesregierung rollt nun möglicherweise eine milliardenschwere Prozesswelle zu.



DPA
Verletzt den Schutz des Eigentums: Kartoffelfeld einer LPG in Cottbus
Straßburg - Nach Meinung des Straßburger Gerichts hat Deutschland durch die Enteignung gegen die Europäische Menschenrechtskonvention verstoßen. Die ohne jegliche Entschädigung vorgenommene Enteignung von Immobilien, die aus der so genannten Bodenreform nach 1945 stammten und an Bauern und Flüchtlinge - so genannte Neubauern - verteilt worden waren, verletze den Schutz des Eigentums, urteilten die Richter am Donnerstag.
Damit bekamen fünf ehemalige DDR-Bürger Recht, die entsprechende Grundstücke geerbt hatten, sie aber wegen des Abwicklungsgesetzes zur Bodenreform von 1992 ohne finanziellen Ausgleich an die neuen Bundesländer abtreten mussten. Nach der Regelung durften nur diejenigen ihr geerbtes Land behalten, die selbst in der Land-, Forst- oder Nahrungsmittelwirtschaft tätig waren. Betroffen sind bis zu 70.000 Erben von Neubauern. Die Bundesregierung muss nun mit einer Flut von Entschädigungsklagen und möglichen Kosten in Milliardenhöhe rechnen.
Der Gerichtshof ließ offen, welche rechtliche Stellung die Landbesitzer vor der Wende hatten. Jedenfalls habe ihnen die frei gewählte DDR-Volkskammer durch das "Modrow-Gesetz" vom März 1990 vollwertiges Eigentum zuerkannt.
Die Richter billigten Deutschland zwar zu, dass sich der Staat durch die Wiedervereinigung in einer Sondersituation befunden habe. Dennoch hätte der Gesetzgeber einen fairen Ausgleich zwischen dem öffentlichen Interesse und dem Schutz der individuellen Grundrechte schaffen müssen. Eine Enteignung ohne jegliche Entschädigung wäre nach der Europäischen Menschenrechtskonvention nur unter ganz außergewöhnlichen Umständen gerechtfertigt.
Mit seinem Urteil widerspricht das Straßburger Gericht einer Entscheidung des Bundesverfassungsgerichts. Die Karlsruher Richter hatten die Enteignungsregelungen im November 2000 gebilligt.
Die Arbeitsgemeinschaft der Grundbesitzerverbände hat die Entscheidung begrüßt. "Das ist ein ermutigender und erfreulicher Tag für den Schutz von Eigentum in Europa", erklärte der Vorsitzende Michael Prinz zu Salm-Salm in Berlin. "Das bestärkt uns in unserer Rechtsauffassung, dass man so mit Eigentum nicht umgehen kann, wie es die Bundesrepublik quasi als Vollstreckerin von DDR-Recht meinte tun zu können."
Am kommenden Donnerstag verhandelt Straßburg erneut über das Thema Bodenreform. Dabei geht es um die Klagen von Alteigentümern und ihrer Erben, deren Grundstücke in der sowjetischen Besatzungszone oder zu DDR-Zeiten enteignet worden waren. Die Kläger sehen die gezahlten Entschädigungen als zu gering an.


SPIEGEL ONLINE - 22. Januar 2004, 17:28
URL: http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,283080,00.html
Enteignung von DDR-Grundstücken

Straßburger Urteil kann Länder Millionen kosten

Bei der Enteignung von DDR-Grundstücken nach der Wiedervereinigung ist die Menschenwürde verletzt worden. Nach der Entscheidung des Europäischen Gerichtshofs müssen Bund und Länder nun mit Kosten in Milliardenhöhe rechnen, wenn das Urteil in letzter Instanz bestätigt wird.



DPA
Kartoffelfeld einer LPG in Cottbus: Hoffnung für die Erben
Straßburg/Berlin - Zehntausende Grundstückserben ehemaliger DDR-Bauern können zwölf Jahre nach ihrer Enteignung durch die Bundesrepublik mit einer Entschädigung rechnen. Der Europäische Gerichtshof für Menschenrechte in Straßburg entschied, dass die Enteignung von 70.000 Grundstücken nach der Wiedervereinigung gegen die Menschenrechte verstieß (Aktenzeichen: 46720/99, 72203/01 u. 72552/01).
Das Gericht Straßburg hatte über eine Beschwerde von fünf Betroffenen entschieden. Den Menschenrechtsverstoß sahen die Richter im Fehlen eines gerechten Ausgleichs zwischen dem Allgemeininteresse und dem Eigentumsrecht. Die Beschwerdeführer waren nach der Wende als Erben Volleigentümer des Bodens geworden, nachdem das erste frei gewählte DDR-Parlament im März 1990 ein entsprechendes Gesetz erlassen hatte. Nach der Wiedervereinigung war diese Regelung vom Bundestag außer Kraft gesetzt und entschieden worden, dass Anspruch auf Grundbesitz aus der Bodenreform nur Personen haben, die vor dem März 1990 in der Landwirtschaft tätig oder Mitglied einer land- oder forstwirtschaftlichen Produktionsgenossenschaft waren. Andernfalls musste das Land ohne Entschädigung an den Staat abgetreten werden.
Auf Bund und Länder könnten nun Kosten in Milliardenhöhe zukommen, wenn das Urteil auch in letzter Instanz in Straßburg bestätigt wird. Die Bundesregierung prüft nach Mitteilung des Justizministeriums, ob sie gegen das Urteil Rechtsmittel einlegt, wofür sie drei Monate Zeit hat. Die finanziellen Auswirkungen der Entscheidung, sollte sie Bestand haben, seien noch nicht zu beziffern, erklärte das Ministerium. Betroffen von dem Urteil seien schätzungsweise 100.000 Hektar Fläche. Das Gesamtvolumen der Bodenreform zwischen 1945 und 1949 betrage rund 3,3 Millionen Hektar.
Falls nun eine Entschädigung gezahlt werden muss, rechnet allein die Landesregierung in Sachsen-Anhalt mit einer zusätzlichen Summe von 120 Millionen Euro, die auf die Landeskasse zukommen könnte.
Die Rechtsanwältin Beate Grün, die zwei der Betroffenen in Straßburg vertreten hatte, wies darauf hin, dass bei Rechtskraft des Urteils der deutsche Gesetzgeber verpflichtet sei, die Enteignungen rückgängig zu machen oder Entschädigungen zu zahlen. Eile ist laut Grün geboten bei Erben, die von einem Gericht zur Herausgabe des Grundstückes oder des Verkaufserlöses verurteilt worden sind: Hier gelte eine Frist von nur vier Wochen seit Kenntnis des Urteils, um eine Wiederaufnahme des Verfahrens zu erreichen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 22 Maj 2004


SI DO PAGUHEN ISH-PRONARET?

Eglantina Nasi

Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka hartuar nje liste te posacme te cmimeve mbi te cilat do llogaritet kompensimi financiar i kategorise se ish-pronareve. Behet fjale per cmimet e tregut, me te cilat shteti eshte i detyruar te paguaje te gjithe ata ish-pronare qe do te perfitojne pagese ne kuadrin e procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas ketij studimi qeveritar, zona qe eshte vleresuar me shifren me te larte te pageses per meter/katrore eshte ajo e qendres se Tiranes. Kjo zone perfshin pjesen perreth Bulevardit kryesor te kryeqytetit. Ne kete zone, sipas specialisteve te qeverise, pagesa e truallit te baneses apo te prones, nga e cila ka te drejte te perfitoje nje ish-pronar, do te jete deri ne 500 mije leke per cdo meter katror. Kjo varion duke zbritur, per shembull, deri ne 347 mije leke per meter katrore per zonen jashte Bllokut ne qender te Tiranes. Shifrat e studimit sa vijne edhe zvogelohen per zonat te cilat i largohen qendres se Tiranes, si ato ne periferi, ku nje ish-pronar nuk mund te perfitoje me shume se 100 mije leke per meter katrore. Nderkaq, shifrat sa vijne dhe zvogelohen per rrethet e tjera te cilat jane me pak te zhvilluara dhe te medha sa Tirana. Per shembull, trualli i objekteve ne qytete te varfra si Permeti apo Puka, qofshin keto edhe ne piken me kryesore te qytetit, nuk mund t'i kalojne 80 mije leke per meter katrore. Nje gje te tille, specialistet e qeverise e shpjegojne me faktin se ne keto rrethe ka nje zhvillim te ulet ekonomik dhe social, gje qe reflektohet edhe tek cmimi i ulet i tregut te tokes ne keto zona.

Zonat bregdetare, vetem 50 mije leke/m2

Ndersa per zonat bregdetare, shteti ka parashikuar t'i paguaje ish-pronaret deri ne 50 mije leke/m2. Nje gje e tille ne fakt eshte kundershtuar nga kategoria e ish-pronareve te ketyre zonave. Sipas drejtuesve te shoqates se zonave te bregdetit, nje gje e tille eshte teper zhvleresuese nga ana e qeverise, pasi terreni i tyre kushton shume me teper nga ajo qe qeveria u ka caktuar ne masen e kompensimit ne kuadrin e procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas te dhenave, kjo toke vlen me teper sesa ajo qe qeveria ka parashikuar ne studimin e saj. Sipas te dhenave, toka bujqesore e lire ne Shqiperi qe mund te perdoret per kompensim sipas studimit te Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te pronave eshte ne nje siperfaqje prej 134 952 ha. Nga kjo vetem 4025 ha jane toke bujqesore ne zonen turistike. Por sipas kreut te ketij komiteti, Sokrat Sina, nje rezerve e konsiderueshme per kompensimin fizik jane dhe tokat e pafrutshme, pyjet dhe kullotat ne zonat turistike. Keshtu pervec 130 567 ha toke bujqesore te liresipas Sines, per kompensim mund te perdoren edhe 4025 ha toke bujqesore ne zonen turistike, 3300 ha toke e pafrutshme ne zone turistike, 5392 ha toke pyjore ne zonen turistike, qe ne total bejne 12717 ha toke si dhe 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullota po ne zonat turistike. Shifrat jane bere te njohura per publikun ne Komitetin e Politikave Ekonomike sipas nje studimi te Komitetit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
Pronat thellojne carjen mes PD e PR
Pas rrezimit te propozimit "Mediu-Cako" per kthimin e pronave, demokratet vleresojne projektligjin e hartuar nga OSBE, ndersa republikanet kerkojne qe PD ta hedhe poshte ne seancen e ardhshme ne Kuvend. Mediu: "Pas gjithe kesaj eshte nevoja per nje qartesim me te madh ne marredheniet midis PD dhe PR"

Armando META

PD ndez driten e gjelber per miratimin e projektligjit "Per Pronat", te paraqitur nga nje grup deputetesh, te mbeshtetur edhe nga OSBE, megjithe kundershtimin e republikaneve. Nderkohe, demokratet kane bere te qarte se nuk do te bejne leshime, persa i perket problematikes qe ka te beje me pasojat e zbatimit te ligjit per Tatimin e Jashtezakonshem per Fitimet e Luftes se vitit 1945. Zyrtaret me te larte demokrate, deklarojne se e shikojne me shqetesim tendecen e shfaqur se fundi nga grupi i shumices ne Kuvend, per te perjashtuar nga e drejta e kthimit dhe e kompensimit te prones, shtresat shoqerore, te cilat u shpronesuan nga prona me ligjin e Tatimit te Jashtezakonshem. Sekretari i Pergjithshem i PD, Ridvan Bode, vlereson se ligji ne fjale ka pasur si qellim vetem marrjen e pronave te te tjereve ne menyre te paligjshme nga regjimi komunist. "Projektligji per pronat nuk mund te jete prone vetem e PS. PD i kerkon Nanos, qe te pakten nje here te zbatoje marreveshjen dhe te mos e beje ligjin e pronave, binjak te Kodit Elektoral, i cili ne momentet e fundi u denatyrua. PD i kerkon Nanos te ndaloje tjetersimin e pronave ne interes te grupeve dhe te klaneve, pasi ai ka neperkembur vendimin e marre nga Keshilli i Ministrave, per te mos vazhduar me kete tjetersim, deri ne miratimin e ligjit te pronave", ka nenvizuar Bode. Sipas tij, diskutimi dhe miratimi ne Parlament i projektligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", perben momentin me te rendesishem te ketij sesioni dhe sesioneve te tjera legjislative qe do te vijne, pasi permes zbatimit me sukses te ketij projekti, pritet zgjidhja e nje konflikti te madh moral dhe social qe ka shoqeruar vendin te gjithe periudhen e tranzicionit. Ish-ministri i Financave nenvizon se kjo eshte heqja e nje pengese serioze per zhvillimin e ekonomik te vendit, plotesimin e njerit prej parakushteve me te forta per progresin ne integrimin e vendit.

Por republikanet i kane kerkuar dje PD qe te mos e votoje variantin e mbeshtetur nga OSBE per ceshtjen e pronave. Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ka nenvizuar se nuk e quan pozitiv qendrimin e PD ndaj projektligjit per pronat te paraqitur nga ai dhe deputeti i Ballit, Alfred Cako dhe sipas tij, "PD duhet te kuptoje se ka ka detyrim ndaj pronareve". "Pavaresisht nga kjo qe ndodhi, shpresoj dhe gjykoj qe PD do te marre nje qendrim me te qarte politikisht, ne seancen e rradhes, kur do te diskutohet projektligji qe do te paraqitet nga pala tjeter. Ne i kerkojme PD qe ajo te votoje kunder ketij projektligji", ka deklaruar Mediu. Persa i perket raporteve mes PR dhe PD, lidhur me kete ceshtje, Mediu gjykon se ato nuk duhen pare ne rrafshin individual, por mbi baza programesh dhe qellimesh te perbashketa. "Nuk prisnim qe PD te na mbeshteste. Kjo per shkak se kemi dallime rreth problematikes se prones. Ajo qe del pas gjithe kesaj mendoj se eshte nevoja per nje qartesim me te madh ne marredheniet midis PD dhe PR", ka theksuar Mediu.

THANE:

FATMIR MEDIU, Kryetar i PR:

"Nuk e quaj pozitiv qendrimin e PD ndaj projektligjit per pronat te paraqitur nga une dhe deputeti i Ballit, Alfred Cako. PD duhet te kuptoje se ka ka detyrim ndaj pronareve. Pavaresisht nga kjo qe ndodhi, shpresoj dhe gjykoj qe PD do te marre nje qendrim me te qarte politikisht, ne seancen e rradhes, kur do te diskutohet projektligji qe do te paraqitet nga pala tjeter. I kerkojme PD qe ajo te votoje kunder ketij projektligji. Persa i perket raporteve mes PR dhe PD, lidhur me kete ceshtje, gjykoj se ato nuk duhen pare ne rrafshin individual, por mbi baza programesh dhe qellimesh te perbashketa. Ne nuk prisnim qe PD te na mbeshteste. Kjo per shkak se kemi dallime rreth problematikes se prones. Ajo qe del pas gjithe kesaj mendoj se eshte nevoja per nje qartesim me te madh ne marredheniet midis PD dhe PR".



GAQO APOSTOLI, Nenkryetar i PSD:

"Projektiligji qe do te shqyrtohet javen tjeter eshte ne favor dhe ne mbeshtetje te zgjidhjes se ceshtjes se pronave. Ligji qe do te miratohet, them se e zgjidh problemin pa presione sociale, per arsye sepse edhe e drejta ka kufijte e saj ne hapesire dhe kohe. Ligjet e kesaj natyre kane me shume lidhje me te drejtat e njeriut dhe jo me mazhorancen. Megjithese nuk kam qene ne favor te ligjit 7501, nuk mund te kthehet prapa dhe ceshtjet e pronesise jane shume delikate. Kishte mundesi qe ne 1991 te behej nje rregullim dhe te kthehej sa me shume tek i zoti ne proporcione te caktuara per te ruajtur raportet sociale e demografike. Ky eshte morali, sa me shume kthim ne toke fizike".

NERITAN CEKA, Kryetar i PAD:

"Projekt-ligji i qeverise nuk eshte bibel. Ka shume hapesira per konfliktualitet dhe eshte nje ligj i vonuar. Jam vete pronar dhe mbroj interesat e ketyre pronareve. Projekt-ligji "Mediu-Cako", i cili u votua dhe u rrezua dje (te enjten) ne Parlament m'u duk me i drejte persa i perket ceshtjes se pronave. Duhet qe te ngrihet nje institucion, i cili te merret me administrimin dhe zbatimin e ligjeve per ceshtjen e pronave. Gjithcka, do te ishte me e thjeshte sikur kjo qe po behet tani, te ishte bere qe ne vitin 1991".




--------------------------------------------------------------------------------
22/05/2004

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
Pronat, një javë kohë për të ndryshuar ligjin

Nikolin Todolli

Kuvendi i jep edhe një javë kohë për rregullimet e fundit projektligjit për “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Shkak për shtyrjen e draftit të OSBE-së dhe të Kuvendit është bërë dje propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Bamir Topi, i cili u mbështet më pas edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Demokrati Topi tha se amendamentet e propozuara nga PDR-ja, PR-ja, PD-ja dhe shoqatat e ish-pronarëve duhet të shqyrtohen sërish nga komisionet parlamentare deri të enjten tjetër. Ky propozim është pranuar edhe nga grupi i PS-së. Debati i djeshëm në Parlament për pronat është drejtuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Makbule Çeço, ndërkohë që mungonin kryeparlamentari Pëllumbi, si dhe dy liderët e politikës, Nano dhe Berisha. Gjatë këtij debati, opozita është shfaqur e përçarë. PD-ja ka theksuar edhe një herë se Ligji 7501 për pronën nuk duhet të shfuqizohet, megjithëse përfaqësuesit kryesorë të saj kanë theksuar se kompensimi i pronarëve të ligjshëm duhet të jetë i plotë. Pasi ka hedhur sloganin “të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet”, demokrati Topi ka denoncuar abuzimet që qeveria po kryen me tokat. Por, Topi është kundërshtuar nga aleatët e PD-së, PDR-ja, PR-ja e PDRn-ja, të cilat e kanë vlerësuar një ligj të mirë variantin republikano-ballist.

Rrëzohet varianti i Mediu - Cako
63 vota të mazhorancës i kanë thënë “jo” projektligjit për pronat propozuar nga republikani Mediu dhe ballisti Cako. Ndërkohë që ndër 22 votat pro renditeshin edhe ato të deputetit të PS-së, Ndre Legisi dhe të aleatit të PS-së, Neritan Ceka. Në fillim, Mediu dhe Cako mbrojtën variantin e tyre, me idenë se kjo është zgjidhja më e mirë për problemin e pronave. “Kjo është e vetmja mënyrë që prona të mund të kthehet dhe të kompensohet”, tha Mediu, i cili ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të japin votën pro. Kjo ka rënë në veshin e shurdhër të 28 deputetëve të PD-së dhe aleatëve të tjerë të saj, të cilët kanë abstenuar.

PS: Prona nuk mund të kthehet e plotë
“Nuk mund të ketë kthim të plotë të pronës”. Nisur nga rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Ylli Bufi, ka theksuar në këtë mënyrë se kthimi i pronës në Shqipëri mund të jetë vetëm i drejtë, por jo i plotë. Përfaqësuesit kryesorë të PS-së në Parlament u shprehën ndërkohë kundër kërkesës së opozitës për të shfuqizuar Ligjin 7501 “Për pronat”. Ndërsa, kreu i PSD-së, Gjinushi, tha se duhet parashikuar në ligj edhe kompensimi fizik, që duhet të mbizotërojë në raport me format e tjera të kompensimit, sidomos në zonat kodrinore. Pasi e kanë hedhur poshtë draftin Mediu - Cako, edhe pse e kanë vlerësuar si pozitiv, deputetët e PS-së kanë preferuar të miratojnë të enjten që vjen një tjetër draft, atë të OSBE-së dhe të një grupi deputetësh.



Toro: Fatura për pronat 2,5 miliardë USD

“Deklaratat e Ruçit dhe të Topit janë demagogji”. Kështu janë shprehur dje drejtuesit e shoqatave të ish-pronarëve, të cilët asistuan në debatin e zhvilluar në seancën parlamentare. “Në qoftë se projektligji Mediu - Cako mbështetet në kthimin fizik të pronave pronarëve, pra nuk ka kosto ekonomike, drafti i OSBE-së mbështetet në kompensimin e pronarëve. Për 17 mijë dosje që janë paraqitur në Komitetin Shtetëror të Kthimit të Pronave, pretendimi është për 51 mijë ha tokë. Varianti i OSBE-së, në bazë të çmimeve të tregut dhe atyre që kanë përllogaritur ekspertët e saj, kap shifrën prej 2 miliardë e tetëqind milionë dollarë”, tha Toro, sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”.

Ai u kanë shpërndarë deputetëve të gjitha amendamentet për draftin e OSBE-së dhe të një grupi deputetësh për kthimin e pronave.



BE: Pa pronat, s’ka integrim

Mesazhi i fundit i zyrtarëve të Brukselit ka qenë integrim nëpërmjet zgjidhjes së problemit të pronave. Këtë mesazh presidenti i BE-së ua ka drejtuar të gjitha shteteve të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Vonesa e miratimit të ligjit për kthimin e pronave shihet nga Brukseli si një pengesë edhe për investimet e biznesmenëve të huaj në këto vende.



Tabela e prezantuar nga Mediu

Pronësia reale mbi fondin e tokës bujqësore viti 1944

Pronarë të mesëm e të vegjël 237668 ha
Pronarë të mëdhenj 87970 ha
Prona të shtetit 50000 ha
Latifondistë 14554 ha
Prona të institucioneve fetare 3163 ha
Totali 393355 ha
Situata e pasurisë së patundshme në 1995-ën, sipas trashëgimtarëve realë mbi fondin e tokës bujqësore

Tokë bujqësore (pronë private e konfiskuar) 343355 ha
Tokë bujqësore (pronë e shtetit) 356645 ha
Totali (nën juridiksionin e shtetit) 700000 ha


opinione

Bamir Topi
Merita e deputetëve Mediu dhe Cako është se ata vunë në lëvizje politikën shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave. Politika është polarizuar shumë. Sidomos e majta, e cila ka mbajtur qëndrime ekstreme gjatë punës së komisionit parlamentar për pronat. Por ky komision dështoi, sepse e majta nuk na dha asnjë shans për të gjetur një zgjidhje. PD-ja abstenon ndaj projektligjit Mediu - Cako. PD-ja dhe ne të gjithë jemi koshientë se Ligji 7501 për pronën nuk e zgjidhi problemin e pronave, por të paktën ofroi një zgjidhje.

Fatmir Mediu
Shqipëria humbet nga tregu i pronave rreth qindra mijëra dollarë në vit. Rreth 14% e shqiptarëve nuk kanë pasur tokë, ndërkohë që gati 3% e pronarëve kanë qenë latifondistë. Por, shteti shqiptar ka pasur tokë të mjaftueshme për t’ua shpërndarë të gjithë fshatarëve. Çështja e pronës private nuk mund të zgjidhet pa u shfuqizuar Ligji 7501 për pronat dhe ligjet e tjera të miratuara gjatë këtyre viteve.

Preç Zogaj
Për çështjen e pronave në Shqipëri nevojitet një zgjidhje e moderuar. Grupi ynë parlamentar abstenon ndaj ligjit Mediu - Cako. Por ndërkohë, Ligji 7501 për pronat i vitit 1991 vuan nga parazitizmi. Pikat negative të tij janë: përjashtimi që u bën të gjithë pronarëve, përjashtimi i atyre që nuk ndodhen në ndonjë fermë, si dhe mospërdorimi i një koeficienti për kompensimin financiar.

Dashamir Shehi
Pronat mund të ishin zgjidhur që para dhjetë vjetësh me dy nene: Pronat t’i kthehen të zotit dhe ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Ndërkohë sipas draftit të OSBE-së dhe Kuvendit, këtyre zotërinjve u japim mundësinë që të rrijnë te shtëpia e vet, pavarësisht se e kanë bërë në mënyrë të paligjshme, në një truall, i cili logjikisht dhe ligjërisht mund të mbetet i tillë, duke i detyruar të paguajnë paratë për vlerën e tij në Tiranë. Sigurisht që nuk do t’u vemë litarin në fyt, por do t’u lëmë një periudhë të mundshme për të paguar. Kjo u jep mundësinë pronarëve të vjetër që ta marrin letrën e vet, pronarëve të rinj të kthehen në të ligjshëm dhe të mos tremben.

Gramoz Ruçi
Problemi i pronës duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës. Përmbajtja e ligjit Mediu - Cako nuk është zgjidhja më e drejtë racionale kushtetuese. Ky projektligj nuk është në përputhje me nismat ligjore të Evropës Juglindore, si dhe shfuqizon një sërë ligjesh dhe konventash. Grupi Parlamentar socialist shprehet kundër këtij projektligji, si dhe mbështesim propozimin e Topit për të rikthyer në komisione shqyrtimin e draftit të OSBE-së dhe Kuvendit për të diskutuar të gjitha amendamentet e propozuara deri tani.

Ylli Bufi
Zgjidhja që ofrojnë depetetët opozitarë Mediu dhe Cako nuk është e saktë, pasi edhe vetë ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias kanë theksuar se në Shqipëri nuk duhet të ketë kthim të plotë të pronave, por vetëm kthim dhe kompensim të drejtë. E njëjta gjë ka ndodhur, vërejnë ekspertët, edhe në vende të tjera të Evropës Lindore apo edhe Qendrore.

Niko Faberi
Qeveria socialiste është e angazhuar për ta zgjidhur problemin e pronave. Kundërshtojmë projektligjin Mediu - Cako, pasi ai cënon Ligjin 7501, për abrogimin e të cilit shumica parlamentare është shprehur kundër. Nga ky ligj kanë përfituar rreth 400 mijë familje, ndërkohë që në fillim të viteve ’90 ishin planifikuar të pajiseshin vetëm 17 mijë familje. Nuk mund të pranojmë variantin e opozitës për kthimin dhe kompensimin e pronave, pasi nuk mund të mbyllim një problem dhe të hapim një tjetër.

Skënder Gjinushi
Projektligji Mediu - Cako për pronat është një përpjekje e dështuar dhe tepër e vonuar për të riparuar problemet që shkaktoi Ligji 7501 për pronat. Duke qenë i pazbatueshëm, ai është një reflektim i së djathtës për problemet që ajo shkaktoi gjatë regjimit të saj. S’mund të bëjmë një zgjidhje përfundimtare pa abroguar ligjet e mëparshme, por, nga ana juridike, shfuqizimi i tyre do të ishte i pavlerë.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-5-2004 nė 17:33 Edit Post Reply With Quote
Gjithe kjo zhurme neper parlament,media dhe Strasburg eshte pasoje e keqperdorimit te pushtetit ne vitet '92-'97,te PD-se.Ky problem nese abrogohej ne 1992-shin,ligji famkeq i Alise,do te ishte zgjidhur njehere e mire.Vazhdojme te vuajme ende idete leniniste te doktorit te selise blu,qe rendoi edhe gjendjen dhe futi perfundimisht ne kolaps,te drejten elementare te njohjes se pronesise.Nese Enveri me Ramizin e grabiten,Saliu shuajti perfundimisht shpresen per kthimin e pronave te grabitura.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2004 nė 11:03 Edit Post Reply With Quote
“S’kthehen pronat e rregjistruara në ‘45”
Tapitë e vjetra nuk trajtohen në draftin që pret miratimin


Nikolin Todolli

Kthimi i pronave nuk do të bëhet sipas rregjistrimit të pronave të vitit 1945, por do të kryhet sipas ligjit 7501 “Për kthimin e pronave”, i miratuar në vitin 1991.

Tapitë e vjetra të tokës nuk trajtohen nga drafti i ri i OSBE-së dhe Kuvendit për kthimin dhe kompesimin e pronave. Shoqatat e ish pronarëve e kanë shprehur këtë shqetësim tre ditë para votimit në seancë plenare. Sipas kryetarit të shoqatës “Bregdeti”, Vangjel Llazani, drafti i OSBE-së dhe i Kuvendit për pronat nuk merr parasysh dokumentat ligjore për pronësinë të periudhës para shtetëzimit të tokës dhe pronave. “Kjo gjë është kundër Kushtetutës, e cila parashikon njohjen e pronës dhe të drejtës së pronarit mbi të”, tha Llazani. Sipas tij, projektligji që pritet të votohet të enjten nuk respekton të drejtën e pronarëve të vjetër dhe “legjitimë” dhe dokumentat e vjetra për tokat dhe pronat. Përveç kësaj, shoqatat e ish pronarëve kontestojnë edhe abuzimet e bëra nga qeveria në zonat turistike, si pasojë e vendimeve të qeverisë dhe të zbatimit të ligjit 7501.

Abuzimet me zonat turistike
Edhe pse PS dhe PD, së bashku me Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pasurive kanë rënë dakord që me ligjin e ri për pronat të ndërpriten të gjitha lëshimet me qira të tokës në zonat turistike, drejtuesit e shoqatave të ish pronarëve e shikojnë këtë me dyshim. “Ky projektligj mbyll përfundimisht zbardhjen e abuzimeve dhe përfitimeve me pronat në favor të politikanëve apo militantëve të lidhur me politikën, duke përfshirë krimin e organizuar sidomos në veprimet abuzive në zbatimin e ligjit 7501”, theksoi Agim Toro, sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Sipas Toros, komisionet e tokës kanë ndarë rreth 120 000 ha tokë bujqësore në zonat turistike në kundërshtim me ligjin 8053 “Për tokën e fermave”. Toro shpreh shqetësimin se abuzimet nga ana e qeverisë me tokën në zonat turistike kanë vazhduar edhe në muajt e parë të këtij viti. Kështu, vetëm në dt.03.03.2004 qeveria u ka dhënë titullin e “Personit të stimuluar” personave fizike apo juridikë për ndërtimin e 15 fshatrave turistike, në një kohë që asnjëri prej tyre nuk ka patur pronësinë mbi tokën, e cila ka qenë pronë private. Gjithashtu, sipas Toros, qeveria ka abuzuar gjatë viteve të fundit edhe me privatizimet, ku ndërmarrjet shtetërore janë shitur me çmime qesharake në kundërshtim me ligjet që janë në fuqi.

Zbatimi i 7501-shit
Ndërsa ligji 7501 “Për kthimin e pronave” është zbatuar në mënyrë abuzive. Shoqatat e ish pronarëve theksojnë se shteti ka në pronësi 360 000 ha tokë bujqësore me të cilën mund të bëjë pronarë të gjithë fshatarët pa tokë. Por, më tepër se 120 000 ha tokë janë ndarë në kundërshtim me ligjin 7501. “Vetëm kjo sipërfaqe tokë mund të zgjidhë problemin e familjeve të pastreha, duke eliminuar çdo konflikt social”, shprehet Ahmet Sulstatova, kryetari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. Sipas tij, në një sipërfaqe prej vetëm 10 ha tokë, me koefiçient shfrytëzimi 70%, shteti mund të përfitojë 2100 apartamente moderne banimi me siperfaqe 100 m2. Të gjitha këto nuk parashikohen nga projektligjin e OSBE-së dhe i Kuvendit për pronat, sipas shoqatave të ish pronarëve.



Ministri i Financave kundër PD për tatimin e jashtëzakonshëm
Malaj: Vendimi i ‘45 ishte ekonomik

Ministri i Financave, Arben Malaj, ka dalë dje kundër kërkesës së PD-së për shfuqizimin e vendimit të 1945-sës “Për tatimin e jashtëzakonshëm në kohë lufte”. Gjatë një debati para disa ditësh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, demokrati Ritvan Bode, ka hedhur idenë që shteti t’u kthejë pronat të gjithë atyre biznesmenëve dhe qytetarëve, të cilëve u ka konfiskuar pronat në vitin 1945. Por, Malaj e ka mbrojtur vendimin e qeverisë të vitit 1945 me argumentin se ai nuk ka qenë një ligj me nuancë komuniste, pasi ka patur thjesht një efekt fiskal. “Unë mund të them pa pasur asnjë hezitim përballë opinionit publik dhe do ta theksoj edhe në parlamentin shqiptar që, ligji është modern në teorinë fiskale, pasi thelbi i tij është se, një tatim i papaguar nga një biznesmen konvertohet në një kredi që qeveria e aplikon mbi atë që nuk ka paguar detyrimin”, theksoi Malaj gjatë një konference për shtyp. Ministri Malaj e ka quajtur gjithashtu të dobishëm konceptin e tatimit të jashtëzkaonshëm, meqënëse ky koncept vepron mbi të gjithë ata që nuk paguajnë taksa e tatime. Me këtë rast, ministri i financave ka autorizuar organet e tatimeve që të aplikojnë masa të ashpra deri në mbylljen e aktivitetit për të gjithë ata që nuk do të paguajnë taksat dhe gjobat sipas ligjeve në fuqi.



Kushti i fundit i PD-së
Berisha: Të hiqet tatimi i jashtëzakonshëm

Demokratët kushtëzojnë miratimin e draftit për pronat me abrogimin e ligjit për “Tatimin e Jashtëzakonshëm”. Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, ka rikonfirmuar dje gjatë një konference për shtyp vendimin e grupit të PD-së, për të bojkotuar seancën plenare në rast se nuk do të kthehen me ligj shpronësimet e vitit 1945. Sipas tij, nëse opozita do të pranonte ligjin e konfiskimeve, do të ishte njëlloj si të hapte dyert për komunizmin. Berisha u kërkoi socialistëve që të hiqnin dorë nga përfshirja në ligj të rivlerësimit të Ligjit “Mbi tatimin e jashtëzakonshëm” të 13 janarit të vitit 1945, në mënyrë që projektligji i hartuar nga komisioni i përbashkët me konsulencën e OSBE të miratohet të enjten në Parlament. Ndërkohë, ai akuzoi mazhorancën se ka zvarritur me qëllim çështjen e pronave, duke e vështirësuar edhe më tej procesin nëpërmjet përvetësimit të tokave në bregdet, dhënies së tyre në formën e fshatrave turistike apo përdorimit me qera. “Ka patur një përpjekje në fillim të tranzicionit për zgjidhjen e problemit të pronësisë, për këtë ka një ligj të vitit 1993, që përcaktonte detyrimin e shtetit për të bërë kompensimin fizik të pronës nëpërmjet pronave të tjera që janë me pronësi shtetërore, që janë të lira, të zonave bregdetare, por nga viti 1997 e këtej është bllokuar”, theksoi lideri demokrat. Sipas tij, procesi i kompensimit nuk ka progres dhe është parë që gjithnjë e më shumë pjesë të pronës shtetërore të tjetërsohen me vendime qeverie apo me akte të tjera administrative, duke e vështirësuar zgjidhjen e drejtë të kësaj çështje.



Kthimi dhe kompensimi i pronave, debat sot në byronë parlamentare
Topi: Të miratohen kërkesat tona në projektligj

Opozita kërcënon me votën kundër për projektligjin e pronave nëse nuk do të merren parasysh amendamentet e saj. Krerët e grupeve parlamentare pritet të debatojnë për problemin e pronave gjatë mbledhjes së byrosë parlamentare sot paradite. Data e diskutimit dhe miratimit të projektligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” është caktuar dita e enjte, por byroja parlamentare do të paracaktojë edhe fatin e votave që do të japin grupet parlamentare të opozitës. PD-ja i ka lënë edhe një mundësi tjetër mazhorancës për të reflektuar. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, ka theksuar se PD do të votojë pro këtij p/ligji vetëm nëse do të merren parasysh kërkesat e saj. Ndërkohë, të njëjtin qëndrim kanë shfaqur gjatë javës së kaluar edhe partitë e tjera opozitare. Deri tani secila forcë politike, përveç PS-së dhe aleatëve të saj, ka propozuar nga një paketë amendamentesh për projektligjin për pronat. Gjithashtu një listë më vërejtje kanë dorëzuar në Kuvend edhe shoqatat e ish pronarëve. Të gjitha këto amendamente do të shqyrtohen gjatë kësaj jave nëpër komisionet parlamentare. Përveç çështjes së pronave, PD dhe aleatët e saj do të kërkojnë gjithashtu futjen në rendin e ditës të projektligji për kompesimin e ish të përndjekurve politikë. Kjo do të jetë edhe kërkesa e shoqatave të kësaj shtrese, të cilat lajmëruan se do të dalin sot në protesta para Kuvendit, në kohën që do të zhvillohet mbledhja e byrosë parlamentare.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5    6  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.9414780 sekonda, 49 pyetje