Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mit\'hat Frashėri
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2002 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
Mit'hat Frashėri

Një liberator përkëtej Atlantikut pret të kthehet në Shqipëri


Deri kur Mit'hat Frashëri duhet të prehet larg atdheut të tij që e deshi aq shumë? Sa vjet duhet të kalojnë për të vlerësuar e vënë në vend figurat kombëtare? Dhe, a duhet bërë dallimi midis atyre që i shërbyen kombit me devotshmëri e përkushtim e që sakrifikuan ç'do gjë, dhe vet jetën për interesat kombëtare, dhe atyre që padrejtësisht nga një regjim mynnxyrë e ç'njerëzor u vendosën në panteonin e kombit? A i ka shkuar ndonjëherë në mendje parlamentit shqiptar, presidentit, kryeministrit, Ballit Kombëtar, se përtej Atlantikut i lënë në harresë të plotë nga një shtet mosmirënjohës, prehet vigani liberator Mit'hat Frashëri, prehen Hasan Dosti, e Zef Pali e dhjetëra te tjerë që jetën e tyre ia dedikuan kombit? I hiqni zyzat partiake dhe dalloni atdhetarët, o shqiptarë! Partitë politike në Shqipëri dhe në të gjithë botën shkojnë e vijnë. Të djathtë e të majtë jemi shqipetarë. Nëse mua më pëlqen Partia e Ballit, tjetri s'do ta shohë me sy partinë time, po punë e madhe, le të shkojë tek e tijë. Jetojmë në plurealizëm politik. Shqipëria është e të gjithëve, e për pasojë figurat kombëtare përbëjnë krenarinë e kombit dhe duhet nderuar me ç'do kusht nga të gjithë e pa përjashtime. Të revolton fakti që parlamenti shqiptar, presidenti nderojnë me titujt më të lartë të republikës, për hirë të kompromiseve pilitike dhe për tu mos u rënë sheqeri në ujë demokratëve apo socialistëve, duke u ulur kështu vlerat e titujve që ka caktuar parlamenti shqiptar njerëz që s'janë në nivelin e titujve që marrin. Mos i shpërdoroni titujt dekoratat. Vendi i Mit'hat Frashërit është atje, ku prehet Abdyli, atdhetari e politiokani më i hollë e më i madh i të gjitha kohërave sepse edhe vepra e Mit'hatit është po aq e madhe sa e të atit, atje ku prehet Naimi dhe pranë bustit pa varr të Samiut. Mit'hat Frashëri është ndër figurat më e pastër kombëtare. Ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes, ishte ministri i parë shqiptar që njohu institucionin e dorëheqjes në qeverinë e Ismail Qemalit, është mbrojtësi i Kosovës kur Serbia e Mali i Zi ushtronin genocid ndaj shqiptarëve, ngriti zërin në kupë të qiellit kur Greqia vinte në pikëpyetje ekzistencën e çamëve; ai është udhëheqësi shpirtëror i Ballit Kombëtar, ideologu i tij dhe udhërrëfyesi i kombit dhe si i tillë meritone nderin më të math nga kombi i tijë që e deshi aq shumë e që bëri aq shumë për të. E gjithë bota i nderon me përkushtime heronjtë e tije, personalitetet politike sa edhe kur u kanë munguar i ka sajuar. Ndërsa ne i kemi dhe si nderojmë, i kemi e i denigrojmë, i kemi e u veshim epitete nga më përçmueset, i kemi e shpifim, i kemi dhe tregohemi mosmirënjohës për veprën e tyre dhe... pretendojmë se jemi të politizuar dhe se duam nderin e kombit. Ma do mendja se presidenti "konsensual" me një "Background" të shkëlqyer siç e cilësoi kryetari, që është edhe "i pa politizuar" do të bëjë të gjitha përpjekjet që ia jep autoriteti i tij shtetëror për të vën në piedestal figurat kombëtare dhe sjelljen e eshtravet të tyre në atdhe. mendoj se të njëjtën gjë duhet të bëj parliamenti shqiptar, komisioni i vlerësimit të figuravet e Balli Kombëtar. Eshtë për të ardhur keq se as një nga deputetë e Ballit kombëtar nuk e ngriti në parlament çështjen e Mit'hat Frashërit e atedhëtareve të tjerë që prehen në harresë përtej oqeanit që eshtrat e tyre të silleshin në Shqipëri e të vendoseshin në altarin e kombit. Dhe së fundi është detyrë e qeveris shqiptare që të organizojë ceremoninë dhe të mbulojë shpenzimet e ç'varrosjes, sjelljen e eshtravet të tyre në atdhe dhe rivarrimin.

ZIJA T. LEPENICA Nju Xhersi, SHBA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-5-2004 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
http://www.ermenji.org/?f=artikuj&id=mithatfrasheri.html&ctitle=Midhat+Frash%EBri+i+yn%EB


Nje gje nuk kuptoj, pse i shkruhet emri ne dy variante?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-5-2004 nė 10:16 Edit Post Reply With Quote
http://www.8ung.at/universitas/revista/numri3/11-17.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-5-2004 nė 10:28 Edit Post Reply With Quote
Mid'hat Frasheri, nje njeri per Shqiperine
Nga Blendi FEVZIU

Historia e njerit prej njerezve me te rendesishem te historise sone. Djalit te Abdyl Frasherit, nipit te Naimit, firmosesit te pavaresise shqiptare dhe ministrit te Qeverise se pare te Vlores. Biografia e panjohur e themeluesit te Ballit Kombetar, qe nga vitet e para te rinise, deri ne fund te jetes se tij

Bardhyl Quku, 65 vjecar, eshte nder te vetmit shqiptare te Nju Jorkut, qe kujton ende me mall nje kohe te larget. Me nje shqipe te permbajtur, ai tregon per kohen kur babai i tij, Faik Quku, Komandant i Ballit Kombetar, shetiste ne kampin e Barletes ne Itali me nje burre plak dhe fisnik. Burri, qe mbante per dore djalin e vogel, quhej Mid'hat Frasheri dhe e nderonin te gjithe. Femijet ishin ata qe e donin me shume, por edhe ai u kushtonte atyre shume me teper kohe. 50 e ca vjet me vone, i shnderruar ne nje biznesmen te fuqishem i Eall Street, Bardhyl Quku ka deshire te sqaroje akoma me shume enigmat e nje kohe te shkuar. Kuvendon gjate me ish drejtues te rinise balliste, Luan Gashin; ka blere nje pjese te teksteve te Historise se Shqiperise dhe po perpiqet te kuptoje rolin qe ka luajtur plaku i femijerise se tij, ne historine shqiptare. Gjysme shekulli me vone, ai ka kuptuar se njeriu, te cilit i shtrengonte doren duke shetitur ne rrugicat e kampit te Barletes, ka qene nje nder njerezit me te rendesishem te Historise se Shqiperise.

Por, ai, e ka shume te veshtire te kuptoje permasat reale te angazhimit te tij. Pothuaj gjithe tekstet historike te kohes se komunizmit jane te censuruar, ndersa ato te mepasme nuk kane studime serioze. Sic ndodh rendom ne keto raste, fati i keq dhe diktatura e gjate e kane fshire nga kujtesa e shkruar shume nga angazhimet e Mid'hat Frasherit, njerit prej njerezve me te rendesishem te historise se Shqiperise ne gjysmen e pare te shekullit te XX-te. Ose akoma me keq, e kane redaktuar angazhimin e tij, vetem ne nje pjese, ate qe lidhet me Ballin Kombetar gjate luftes dhe aktivitetin ne emigracion pas saj. Pa kujtuar se qe nga fillimet, fund te shekullit te XIX dhe deri me 1940, kur ai u angazhua ne Ballin Kombetar, Mid'hat Frasheri, kishte lene ne historine e Shqiperise gjurme te pashlyeshme. Te mjaftueshme, per ta renditur ate, ne librin e madh te kujteses kombetare.

Mid'hat Frasheri, femijeri e veshtire

Ajo qe komunizmi nuk e permendi kurre, ose qe i'u ruajt me mjaft kujdes ishte prejardhja e Mid'hat Frasherit dhe familja e tij. Pak vete ne Shqiperi e dinin se themeluesi dhe ideatori i Ballit Kombetar ishte djali i Abdyl Frasherit, ideologut te Lidhjes se Prizrenit dhe nipi i Naim dhe Sami Frasherit, ne shtepine e te cileve ishte rritur ne Stamboll. Femijeria, si dhe gjithe jeta e Mid'hatit, kaloi neper po ato veshtiresi dhe vuajtje qe kaloi edhe ndertimi i Rilindjes Kombetare dhe me pas i shtetit shqiptar. Mid'hat Frasheri lindi ne Janine me 25 Mars 1880. Abdyl Frasheri ishte vendosur aty pak vite me pare, si nje nepunes i Perandorise dhe kishte sjelle me vete gjithe familjen. Por, djali i vogel, nuk pati mundesi ta njihte te jatin, qe ne momentet e para te ndergjegjesimit te tij. Ne ato kohe, i jati ishte ne krye te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe se bashku me Mehmet Ali Pashe Vrionin, Iljaz Pashe Dibren dhe Sulejman Vokshin, po perpiqeshin te kundershtonin vendimin e Kongresit te Berlinit dhe te ruanin paprekshmerine territoriale te Shqiperise. Mid'hati nuk pati mundesi ta shihte te jatin as me vone. Pas deshtimit te Lidhjes se Prizrenit, Abdyl Frasheri, u arrestua dhe u denua po ne Prizren, nderkohe qe familja u transferua ne Stamboll. Ende femije, Mid'hat Frasheri, u rrit ne familjen e xhaxhait, Naim Frasherit, poetit kombetar dhe idhullit te te gjithe te rinjve nacionaliste shqiptare. Me pas, ai ka pershkruar ne detaje femijerine e tij prane te ungjit dhe ambjentin ku po ngjizej ideja e nje Shqiperie te pavarur. Fatmiresisht, Mid'hat Frasheri, ka lene shume shenime, libra, kujtime dhe pjese letrare, te cilat hedhin drite mbi angazhimin e tij ne rradhet nacionaliste. Ishte ende adoleshent, kur filloi leterkembimin me disa nga moshataret e tij, qe militonin ne vende te tjera te Perandorise, por edhe me gjere. Me i rendesishmi nder ta ishte Ibrahim Temja, nje djale, qe me pas do te zinte nje rol te vecante ne zhvillimet pro pavaresise. Mid'hati ishte shume i ri kur i vdiq i jati, patrioti i madh Abdyl Frasheri, dhe nuk kishte mbushur ende 20 vjec, kur vdiq babai i tij shpirteror, Naim Frasheri. Ne kete kohe, ai kishte konsoliduar nje profil te qarte politik dhe kishte hyre ne lidhje me shume personazhe, qe me pas do te luanin nje rol te vecante, perfshi Ismail Qemalin dhe Faik Konicen. Por, angazhimi konkret i tij ne levizjen kombetare filloi me 1908, kur ai u be nje nder ideatoret dhe, me pas, nder drejtuesit e Kongresit te Manastirit, kongresit qe hodhi bazat e alfabetit te gjuhes shqipe dhe qe mori vendimin per hapjen e shkolles Normale ne Elbasan. Qe nga kjo kohe, deri me 1911, ai nuk pushoi se luajturi nje rol konkret ne zhvillimet politike ne Turqi dhe ne kanalizimin e tyre ne favor te ceshtjes shqiptare. Angazhimet e tij krijuan shume probleme ne familjen Frasheri dhe ne ate kohe, mund te thuhet se Mid'hat Frasheri nuk kishte me asnje pasuri menjane.

Drejt pavaresise shqiptare

Ai ishte 32 vjecar, kur vendosi te largohet nga Stambolli dhe te udhetoje ne brendesi te vendlindjes se tij. Ne te vertete, ky udhetim i gjate, u be edhe fati i tij i madh. Uran Butka, i vetmi studiues qe ka shkruajtur nje biografi te detajuar te Mid'hat Frasherit, ka dhene shume detaje te ketij udhetimi. Njeriu, qe pak muaj me vone do te firmoste aktin e pavaresise se Shqiperise, udhetoi nga Kosova ne Shkup dhe prej ketej ne Elbasan, ne prag te luftes ballkanike. Ai ishte ne Elbasan, kur lufta filloi me furi dhe po ketu, miku i Aqif Pashe Elbasanit, ra ne kontakt me grupin e patrioteve, qe po pergatiste pavaresine. Elbasani ishte qyteti i pare, qe zgjodhi tre delegate per Kuvendin e Pavaresise dhe nje nder ta ishte edhe Mid'hat Frasheri. Vite me vone, ai ka pershkruar udhetimin e tij drejt qytetit te Vlores, qe pas kontakteve te vazhdueshme, ishte percaktuar si qyteti ku do te mblidhej Kuvendi i Pavaresise. Delegatet e Elbasanit udhetuan ne drejtim te Fierit, kur ne Ardenice ndeshen nje karvan te dyte me te njejtin destinacion. Te hipur ne nje kale te vogel, te bardhe, Mid'hati dalloi Ismail Qemalin, njeriu qe dy dite me vone do te behej Kryeministri i pare i Shqiperise se Pavarur. Duke u endur neper balturinat e Myzeqese, karvani i atyre pak njerezve, qe donin te benin Shqiperine, mberriti ne Mifol. Eqrem Vlora, nje nder te paktet deshmitare, qe ka pershkruar ate kohe, tregon se si qyteti ishte dehur nga entuziazmi dhe se si Kuvendi i krahinave shqiptare deklaroi menjehere pavaresine. Mid'hat Frasheri, 32 vjecar, u be jo vetem firmetar i pavaresise shqiptare, por edhe Minister i Puneve te Pergjithshme ne Qeverine e Ismail Qemalit.

Jeta ne Vlore nuk ishte aspak e lehte. Uran Butka shkruan se Ministri flinte fillimisht ne nje dhome te familjes Vlora, per t'u zhvendosur me pas ne shtepine e Sharrave. Vendosi aty nje tavoline dhe filloi te ngrinte nje strukture, qe nuk do te funksiononte kurre. Shqiperia ishte rrethuar e gjitha dhe territori i Qeverise se Vlores perfshinte vetem qytetin dhe disa fshatra rreth tij. Nuk dihet qarte se cilat qene problemet dhe kontradiktat e djalit te ri me Kryeministrin plak, por pak muaj me vone, me 30 mars 1913, Mid'hat Frasheri dha doreheqjen. Teksti eshte fare i thate dhe motivohet vetem me pamundesine per te kryer si duhet detyren e caktuar. Qe nga kjo kohe, aktiviteti i Mid'hat Frasherit ne Shqiperi eshte i reduktuar. Ne fillim u vendos ne Durres, ku priti me entuziazem Princ Vidin dhe u vu ne sherbim te tij, duke ndihmuar ne Ministrine e Jashtme. Pas fillimit te levizjes esadiste dhe ikjes se Princ Vidit, edhe ai vete u largua nga Shqiperia. Qe nga viti 1914 e deri me 1918 u end neper Ballkan. Me 1916 mberriti ne Bukuresht, ku krejt papritur, u arrestua dhe me pas u internua ne Moldavi. Ne kete qytet rastesisht takoi mikun e tij te vjeter, Ibrahim Temon. Nuk ka te dhena te qarta per levizjet e tij deri me 1918, kur u shfaq ne Lozane, ne konferencen qe po vendoste krijimin e Jugosllavise. Kesaj konference ai i dergoi nje promemorie mbi te ardhmen e Ballkanit, e cila, e botuar 81 vjet me pas, ngjan si nje dokument i ndonje prej institucioneve me te rendesishme te studimeve nderkombetare. Ne te, ai ka bere deklaraten, e cila do te merrte vlere te pashembullt ne fund te shekullit: Pa zgjidhjen e problemit shqiptar, nuk do te kete as Jugosllavi te re dhe as nje zgjidhje perfundimtare te kufijve ne Ballkan.

Me 1920, me qendrim ne Paris, ai pershendet Kongresin e Lushnjes, Qeverine e Tiranes dhe niset per llogari te saj ne SHBA. Mid'hat Frasheri vendos fillimisht kontakte me komunitetin shqiptar ne Amerike dhe me pas udheton ne Paris, si Kryetar i Delegacionit te Qeverise se Tiranes ne Konferencen e Paqes. Per me shume se nje vit, ai zhvilloi nje aktivitet te ethshem diplomatik, per t'i kursyer Shqiperise, humbjen e dy krahinave te rendesishme, asaj te Korces dhe te Gjirokastres. Duket se kete pune e kreu ne menyre te mrekullueshme, perderisa, pas kthimit ne Shqiperi me 1922, u caktua nga Qeveria e Tiranes si Minister Fuqiplote i saj ne Athine. Ne ato pak muaj qendrimi, ai refuzoi te merrte persiper drejtimin e Qeverise pas doreheqjes se Kryeministrit, Iliaz Vrioni.

Mid'hat Frasheri u vendos ne Athine me 9 janar 1923. Qe nga kjo dite e deri me 16 dhjetor 1925, kur i paraqiti Presidentit Ahmet Zogu doreheqjen e tij, Mid'hat Frasheri ka kryer nje nga veprimtarite e tij, me te rendesishme politike. Jo vetem ne vendosjen per here te pare te marredhenieve diplomatike me Athinen, jo vetem ne njohjen e kufijve te Shqiperise nga Greqia, por mbi te gjitha, ne ndalimin e perzenies se popullsise myslymane shqiptare nga ky vend dhe vendosjen e saj ne Turqi. Aktiviteti i Frasherit ne kete drejtim eshte i detajuar dhe ai mund te meritoje nje shkrim me vete. Ai ia arriti te ndaloje nje genocid te hapur, duke shfrytezuar jo vetem presionin tek qeveria greke, por edhe tek Lidhja e Kombeve dhe institucione te tjera nderkombetare me ndikim. Ky akt do te mbetej deri ne fund te jetes se tij nje nder angazhimet, per te cilat ai ishte gjithmone krenar.

Libraria dhe Balli Kombetar

Me 1925, Mid'hat Frasheri i'u rikthye edhe njehere pasionit te pare te tij, librave dhe studimeve. Qe nga viti 1897, ai kishte filluar ngritjen e nje biblioteke personale, e cila me 1925 numeronte me shume se 40 mije volume. Kishte shkruajtur shume libra dhe kishte bere disa perkthime dhe studime albanologjike. I trishtuar dhe i zhgenjyer nga zhvillimet politike ne vend, vendosi te terhiqet ne jeten e tij private. Me 1926 ndertoi ne Tirane, ne ate qe me pas, mori emrin Rruga Mbreterore (me 1945, rruga e Barrikadave), nje librari te thjeshte dhe e shnderroi ate nw qendren intelektuale te Tiranes. Deshmite e kohes shenojne se libraria e tij u be jo vetem institucioni kulturor me i rendesishem ne Tirane, por edhe vendi ku mblidhej ne menyre permanente rinia e kulturuar e kryeqytetit. Miti i Mid'hat Frasherit, veshur cdo dite me frak te zi dhe papijon, ka munduar per shume vite kujtimet e asaj kohe. Ahmet Zogu tentoi disa here ta joshte per t'u perfshire ne jeten politike, por ai refuzonte me delikatese. Librarine e quajti "Lumo Skendo", per nder te nje vellait te tij, qe vuante nga semundja mendore.

Gjate gjithe kesaj kohe, Mid'hat Frasheri, nuk i pushoi perpjekjet e tij per te ngritur ne Tirane nje Institut Albanologjik. Me 1929, ne moshen 49 vjecare dhe i bindur se tashme nuk do te martohej me, ai shkroi testamentin e tij. Nje testament ne te cilin, gjithe fondin e tij te librave dhe gjithe pasurine qe kishte, perfshire dhe mobiljet e shtepise, i vinte ne dispozicion te ngritjes se ketij instituti. Testamenti i tij, pas largimit nga Shqiperia, nuk u ekzekutua kurre, por librat e tij, u bene sidoqofte pjese e fondit te Bibliotekes Kombetare. Pas kerkimeve te Uran Butkes ne vitet 90-te rezultonte se 40 mije volume te kesaj biblioteke jane nga fondi i Mid'hat Frasherit dhe mbajne vulen e tij.

Duket se Mid'hat Frasheri kishte vendosur te mos angazhohej me ne politike, por nuk ndodhi keshtu. Me 1939, pas pushtimit te Shqiperise nga Italia, ne moshe te shkuar ai rifilloi edhe njehere aktivitetin politik. Aktivitet, fillesat e te cilit datonin ne fund te shekullit te XIX-te. Historia e mepasme e tij, megjithese e deformuar ne vitet e Komunizmit, eshte e njohur. Aq me teper qe, ajo ka marre me pas vendin e saj real. Ne vitin 1941, ai u be themelues dhe ideator i organizates se "Ballit Kombetar" dhe me 1942, publikoi programin e saj, "Dekalogun" e famshem.

Ithtar i Shqiperise etnike dhe partizan i demokracive perendimore, Mid'hat Frasheri tentoi ngritjen e nje organizate nacionaliste dhe demokratike. Por, kushtet e veshtira te vendit, lufta qe i bene komunistet dhe pavendosmeria e nje pjese te anetareve te partise se tij, sollen deshtimin politik te saj. Ne shtator 1943, atij i deshtoi mundesia me e mire per te hedhur themelet e nje Shqiperi demokratike. Marreveshhja e Mukjes, e nenshkruar fillimisht nga komunistet, u hodh poshte nga Enver Hoxha pas insistimit Jugosllav. Ne kujtimet e tij, Petro Marko jep nje detaj shume te thjeshte, por domethenes te filozofise se Frasherit. Gjate nje takimi per pajtimin e tij me komunistet, ai vuri nje kusht te thjeshte: "Shko pyeti shoket e tu, jane per bashkimin me Kosoven apo jo? Nese jane dakort, ne bashkohemi me ta, ne te kundert, nuk ka me rendesi". Petro Marko nuk u kthye me.

Deshtimi i Mukjes i shoi shanset e Ballit per te fituar me shume. Pas fillimit te luftes civile forcat e tij humben dhe ne nentor 1944 drejtuesit e tij, me ne krye Mid'hat Frasherin, u larguan nga Shqiperia.

Emigrimi

Jeta e metejshme e Mid'hat Frasherit nuk numeron shume vjet. Ai u vendos fillimisht ne Itali, ne kampin e Barletes, dhe prej ketej, duke levizur nga nje vend ne tjetrin, u perpoq te ndikonte tek aleatet perendimore per te financuar nje zbarkim kunder komunisteve ne Shqiperi. Punoi mjaft per ngritjen e Komitetit, qe u quajt "Shqiperia e Lire" dhe gjate nje vizite ne Nju Jork, vdiq atje. Ishte data 3 tetor 1949 dhe Mid'hat Frasheri kishte disa muaj qe kishte mbushur 69 vjec. Vdekja u shkaktua nga infarkti dhe brenda pak oresh u transmetua ne te gjithe boten. Varrimi u be gjashte dite me vone ne Nju Jork, nen tingujt e muzikes se Beethovenit dhe vajit te bashkeatdhetareve. Atyre qe e kishin ndjekur ne arratine politike dhe qe do ta nderonin cdo pervjetor ne varrezat e Long Island, ku prehet ende. Nen nje pllake te thjeshte bronxi, mbishkrimi i vetem i se ciles eshte: "Mid'hat Abdyl Frasheri, 1880-1949".



08/02/2004
korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2004 nė 13:00 Edit Post Reply With Quote
"Librat e mi per nje Institut Albanologjie"
E Merkure, 03 Nentor 2004
Testamenti i Mit'hat Frasherit

Une, Mid'hat Frasheri, ne shendet trupor te plote, po benj kete testament, duke ushqyere shpresen se pas vdekjes sime do te ekzekutohet pikerisht vullneti qe deftenj ketu:

1.C'kam pasuri te tundshme ose te patundshme, libra, mobilla, karta, placka etj., i le per krijimin e nje "Instituti Albanologjie", qe te jete nje qender e studimeve shqiptare, te mproje, te zhvilloje, te qendersoje dhe te udheheqe studimet qe perkasin Shqiperine dhe shqiptareve.

2.Dua qe nga biblioteka private ime te mos ckeputet gje; te gjitha librat te rrine tok.

3.Gjithe sa me kane mbetur na im ate dhe nga ungjerit, dhe qe sot formojne muzene time familjare, desheronj qe te ruhene prape ne forme te nje muzeje se vogele brenda ne INSTITUT.

4.Ne paca te holla ne shtepi, ne ndonje banke, ose hua per te mbledhure, duke u bashkuar me shumen qe do te mirret nga shitja e Librarise, dua qe te perdoren te gjitha se bashku:...

5.Librarija ime desheronj qe te shitet ashtu sic eshte, e tere bashke, jo copa-copa dhe, ne qofte e mundur, te mbanje emerin qe i kam dhene une.

***

11.Ushqenj besimin e plote se kjo deshira ime do te zbatohete besnikerisht prej pasanikeve te mij nde gjithe shekujt qe do te vijne dhe lutja ime drejtuare Fuqise se Madhe, qe tani s'e kupetojne dot, do te jete te kene gjtihe shqiptaret idealin e perparimit dhe te naltesimit te Kombit, qe shqiptarizma te behete nje deshire dhe nje konviktim i thelle, dhe qe cdokush te kupetoje se e mira e Kombit eshte dhe e mira jone private, se nderi dhe lavdi i shqiptarevet te gjithe eshte edhe nderi dhe lavdi yne personal.

Tirane, 29 Prill 1929 Mit'hat Frasheti

Lumo Skendo

Kete testament e kam depozituare ne Noterijen e Gjyqit te Shkalles se Pare te Tiranese, me date 4 mars 1929 dhe me numer 163.

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-4-2005 nė 18:37 Edit Post Reply With Quote
Mithat Frashėri: Athina tė mos shpėrnguli shqiptarėt

“Shkëlqesia e Tij, Mit’hat Frashëri asht i dërguar i përkohshëm i Ngarkuar me Mision me që ishte Ambasador në Uashiongton, por lusim që të na e lënë për gjithmonë këtu me në na lidh ma fort ndjenja e ditës gazmore t’ardhjes Tij”. Kështu është shkruar në gazetën shqiptare “Politika”, më 15 mars të vitit 1923, sapo u publikua lajmi se Mithat Frashëri do të drejtonte legatën shqiptare në Athinë. Gjithashtu, edhe të rinjtë e Vunoit, nëpërmjet një letre, shprehën entuziazmin e brezit të ri për emërimin e Mithat Frashërit si ambasador të shtetit shqiptar në Greqi.

Shqiptarët pajisen me certifikata kombëtare
Çështja e parë me të cilën u përball kryediplomati shqiptar i Athinës, Mithat Frashëri, ishte ajo e pajisjes së shqiptarëve që jetonin në shtetin fqinj me certifikata kombëtare, gjë që pa dyshim deri në ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Në telegramet e këmbyera të asaj kohe, ministri i Jashtëm shqiptar Pandeli Vangjeli i kërkon Mithat Frashërit që ai të jetë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. “Sikundër se e dini, në Greqi ndodhen shumë shqiptarë orgjinarë nga viset e Shqipërisë së 1913-s. Shumic’e këtyreve kanë lënë vëndet e tyre nga shkaku i ngjarjevet e 1914-s, por këta janë nënshtetas shqiptarë. Pra është e domosdoshme që këtyre t’u jepet e Certifikat de Nacionalitet që kësisoj të drejtat e tyre të mos merren ndër këmbë. Kështu dhe Tyrqija ju njojti pa as një kundërshtim nënshtetësinë Shqiptare gjithë Shqiptarëve që banojnë në Tyrqi dhe janë nga viset e Shqipërisë të 1913-s”. Në një gazetë të kohës, të titulluar “Shqiptari i Amerikës” dhe që botohej në Korçë, thuhej se mbërritja në Greqi e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë është pritur me gëzim të madh, pasi në këtë mënyrë ata shpëtuan nga grabitjet që u bënte pala greke, duke shtuar se kishte dhe detyrimet artificiale për të nxjerrë pasaportat. “Z. Ministër u zu nga puna dhe po vepron duke dhënë pasaporta dhe dyke visuar të tilla dhe duke dhënë certifikata nënshtetësie: kështu u mbyll përgjithmonë fabrika që u jepte “pistopiotika” të rrema dhe i milte që të rrojnë dy a tri të papunëshme nga djersa e punëtorëve”, shkruhej në këtë gazetë.
Shqiptarët vuajnë në burgjet greke
Në një informacion të vazhdueshëm mes Mithat Frashërit dhe Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare vihet në dijeni për kushtet e rënda në të cilën ndodheshin të burgosurit shqiptarë në Greqi. Në një telegram Mithat Frashëri shkruan se nga ana e autoriteteve greke janë të dënuar disa figura të njohura të popullsisë çame. Xhevat Merushi, Ymer bej Çapari, Musa Demi, Mufti Mehmet Zeqeria dhe Haki Musa janë dënuar apo akuzuar për vetë faktin si propagandistë shqiptarë. Në këtë mënyrë zyrtarët e Athinës kërkonin t’u mbyllnin gojën shumë prej inicuesve të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve shtetërorë. Një pjesë e tyre ishin përfshirë në luftimet e Greqisë me Turqinë. Në këto kushte Mithat Frashëri merr iniciativën për t’i dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, ku i kërkohej lirimi i 20 të burgosurve shqiptarë. Në letër thuhet: “Ashtu siç do të vërë re Shkëlqesia Juaj, pjesa më e madhe e këtyre të burgosurve gjenden në burgje qysh më 1912; ndonjë prej tyre është paditur për krime të kryera përpara amnistisë së shpallur për krimet që kanë të bëjnë me luftën greko-turke”. Mithat Frashëri i argumenton ministrit të Jashtëm grek se, meqenëse të dënuarit ndodhen të burgosur prej shumë vitesh, dhe se e kishin kryer pjesën më të madhe të dënimit, ishin bërë të denjë për të fituar mëshirën e qeverisë greke. Sipas Mithat Frashërit, akti i lirimit të tyre do të tregonte shpirtmadhësinë e shtetit grek ndaj të burgosurve shqiptarë dhe kjo do të kontribuonte më shumë për të forcuar lidhjet e miqësisë që i bashkonte të dy popujt.

Athina nuk njeh origjinën shqiptare
Një vit pas marrjes së detyrës si ministër fuqiplotë, më 23 janar 1924, Mithat Frashëri i shkruan me urgjencë Tiranës zyrtare për ta njohur me një faktë të ri që bëhet i ditur nga qarqet e qeverisë greke. Është pikërisht termi “origjinë albanaise”, ku qeveria greke kërkon të njohë si shqiptarë vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri. Me anë të këtij termi qeveria greke nuk donte të njihte ata shqiptarë që kishin lindur dhe jetonin jashtë kufijve shqiptarë, madje kërkonte t’i shpërngulte ata në Turqi. Për të arritur këtë synim, qeveria greke u mbështet tek Konferenca e Lozanës, e cila synonte thjesht të bënte dallimin mes myslimanëve të racës shqiptare dhe myslimanëve të racës turke, si dhe të dallonte ortodoksët shqiptarë me banim në Turqi nga ortodoksët apo të krishterët e tjerë. Në këtë mënyrë pjesa tjetër e shqiptarëve kishte rrezik të konsiderohej thjesht si myslimane dhe të dëbohej nga territori grek. Mithat Frashëri i dërgon një notë proteste kryetarit të Komisionit Mikst të Athinës për këtë çështje, ku i shpjegon se lufta është bërë midis grekëve dhe turqve dhe jo midis myslimanëve dhe të krishterëve, e si rrjedhim bëhet fjalë për racën dhe jo për fenë. “Pra çdo përmendje e origjinës shqiptare duhet marrë me kuptimin individ me origjinë nga raca shqiptare”, shpjegoi ndër të tjera Mithat Frashëri, i cili më pas i bëri të ditur kryetarit të Komisionit të Miksit se dallimi midis turqve dhe shqiptarëve u bë i nevojshëm nga përdorimi i termit të përgjithshëm mysliman, pra ishte e qartë që duhej bërë dallimi mes fesë dhe racës. “Është e vështirë të pranohet që në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë pretenduar të vendoset për fatin e myslimanëve shqiptarë, e në rast se do të kishte qenë synimi i Greqisë të dëbonte nga territori i saj shqiptarët e fesë myslimane, kjo duhej të ishte bërë objekt i një marrëveshjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe jo midis qeverisë greke dhe Ankarasë”, shprehet Mithat Frashëri në notën e tij të protestës.
Komisioni që detyronte shqiptarët të ktheheshin në grekë
Një Komision i quajtur “Mikst” vepronte mes Athinës dhe Ankarasë, në vitet ’20 të shekullit të kalu- ar. Komisioni në fjalë, mes të tjerash, merrej dhe me të drejtat e popullsisë greke e turke në të dyja anë e kufirit, por në kurriz të popullsisë shqiptare. Fushata kishte për qëllim shpërnguljen e myslimanëve shqiptarë në brendësi të shtetit turk, duke i emërtuar ata thjesht si popullsi me fe të kundërt që nuk kishin pse të bashkëjetonin me komunitetin ortodoks grek. Por ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, Mithat Frashëri, denoncoi pranë kryetarit të Komisionit Mikst punën e nënkomisioneve që vepruan në Selanik, Allosonë e Kozanë duke e cilësuar atë si abuzive e duke detyruar të kthejë në detyrim subjektet shqiptare myslimane në subjekte greke dhe nuk pranon të japë certifikata mosndërrimi. “Lutemi të jepni urdhër urgjent që të lëshojnë certifikata mosndërrimi pa detyruar të kthejnë origjinën e tyre nga shqiptarë në grekë”. Por Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet se bëhej fjalë për një keqkuptim, pasi nënkomisionet nuk kishin detyruar cilindo që të ndërronte kombësi. Por Mithat Frashëri insiston se Komisioni Mikst duhet të lëshojë certifikata moskëmbimi për popullsinë shqiptare me qëllim normalizimin e situatës së tyre. “Besoj se është detyra ime t’i lutem Komisionit Mikst të rikthehet në vendimin e tij dhe të lëshojë këto certifikata. Kjo nuk i krijon asnjë punë komisionit, por i bën një shërbim të madh shqiptarëve”, thuhet në notën që Mithat Frashëri i dërgonte kryetarit të Komisionit Mikst, z. Ekstrad.
Legata shqiptare nën vrojtimin e spiunazhit grek
Pasi ka marrë informacione të pakundërshtueshme, ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, Mithat Frashëri njofton Tiranën zyrtare se legata shqiptare është vënë në vrojtimin dhe përgjimin e shërbimit të fshehtë grek. “Kam kohë që kam vërejtur se rreth legatës s’ime sillenë spiunë për të ndiekurë cilët hyjnë e dalin. Kam dhe mësuar se një shërbim espiunazhi ekzersohet edhe në legatat e tjera”, raporton ministri fuqiplotë për Ministrinë e Jashtme. Por në një takim që ai ka patur me drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, ky i fundit e ka mohur një fakt të tillë duke u shprehur se një shërbim i tillë nuk ekzistonte në Greqi. Gjithsesi, intensifikimi i vrojtimit të Legatës Shqiptare erdhi pas një serie notash proteste të dërguara nga ministri fiqiplotë Mithat Frashëri kundër terrorizmit që bëhej nga qarqet greke mbi popullsinë çame, mbi shkaqet që detyronin shqiptarët e Epirit të iknin nga vendi i tyre dhe pas një kërkese të ardhur nga pala greke për rishikimin e kufirit me Korçën, gjë që më pas u anulua.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-4-2005 nė 18:39 Edit Post Reply With Quote
FTESA E ZOGUT PER KUNDERSHTARIN POLITIK

Athina pranon kërkesën e qeverisë shqiptare. Flamuri kuq e zi valëvitet në kryeqytetin e Greqisë


Dhjetë vjet pasi Shqipëria kishte fituar pavarësinë, ishin intensifikuar bisedimet për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Greqinë fqinje. Nga të dyja anët e kufirit ishin shpeshtuar telegramet ku kërkoheshin hapjet e konsullatave përkatëse dhe emërimi i drejtuesve të parë diplomatikë. Në krye të qeverisë shqiptare të asaj kohe ishte Ahmet Zogu, ndërsa ministër i Punëve të Jashtme Pandeli Vangjeli. Në datën 3 shkurt 1923, Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare njofton homologen e Greqisë për akreditimin në Athinë të Mithat Frashërit si të dërguar me mision special të qeverisë shqiptare. Mithat Frashëri në atë kohë sapo kishte lënë postin e ministrit fuqiplotë në Uashington dhe ishte në pritje të një emërimi të ri diplomatik, kur në dorën e tij mbrrin një telegram i ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme ku thuhej: “Kam nderin t’ju lajmoj se Këshilli Ministruer, me vendimin e tij Nr. 8, më 9 janar 1923 përfundoi dërgimin e Zotni suaj n’Athinë me mision special me qëllim qi të hapni marrdhëniet dhiplomatike midis Shqipënis dhe Greqis”. Pak ditë më vonë Mithat Frashëri i përgjigjet pozitivisht propozimit të ardhur nga kabineti i kundërshtarit të tij politik, Ahmet Zogut. Por duket se mbreti i ri i ardhshëm i shqiptarëve kishte vlerësuar tek Mithat Frasheri jo vetëm shpirtin rebel e kundërshtues, por inteligjencën dhe interesin e lartë në mbrojtje të kombit. Në një telegram të nisur nga ai më 13 shkurt 1923 thuhet: “Kam nderin të ju them, se me gëzim të math e pranoj Misionin që më ngarkoni për në Athinë, duke ju falenderuar për besimin që më rëfeni dhe duke ju siguruar, se vullneti s’më ka për të munguar në mbarim të kësaj detyre”. Pasi është njohur me këtë fakt, ministri i Jashëm grek Aleksandër shprehet se qeveria e Greqisë ishte e gatshme të pranonte kërkesën e qeverisë shqiptare. “Unë jam i bindur që vendosja e marrdhënieve diplomatike krijon një periudhë të re bashkëpunimi të ngushtë dhe të leverdishëm në interes të Shqipërisë dhe Greqisë”, thuhet në telegramin e ministrit Aleksandër. Më 27 shkurt të vitit 1923, Mithat Frashëri dorëzoi letrat kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë pranë ministrit të asaj kohe, Aleksandër. Sipas shtypit të kohës, data 3 mars 1923 mbahet mend si dita e parë kur flamuri shqiptar u valëvit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ky ishte flamuri që ishte vendosur në makinën e diplomatit Mithat Frashëri, i cili bëri disa vizita në disa institucione qendrore të qeverisë greke dhe në ambasadat e tjera të huaja të akredituara në Athinë.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-12-2005 nė 03:07 Edit Post Reply With Quote
Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave - ne Janine dhe ne Prishtine.

Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti

nga BEQIR SINA, Nju Jork

Cana : "Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit qe shkeqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike - te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore dhe te pasluftes."

"Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York : U futem brenda nje teritori si te zymte, te varrezave, ku mbreteronte heshtja dhe ankthi i "ngjyrosur" i gjithi ne gri te himte . Nje korridor i gjate pllakash perkujtimore qe hapej andej e kendej para nesh, si shkalle - shkalle, pa krye. Nga te dyja anet e korridoreve te ketyre pllakave te mermerta dhe te bronxeta, skalitur me emrat e atyre qe kishin vdekur, veshtronim te gjenim varrin e nje patrioti te madh shqiptar. Ne shikonim me verejtje tabelat e tyre, ndersa varrin e Mitah'at Frasherit, e kishim pasur mu parasyve. Une interesohesha te shikoja emra te tjere shqiptaresh, ndersa profesor Zekeria Cana, me kishte kapur prej krahu, dhe thoshte ne murmeritje: " Kurre ne jeten time nuk kame perjetuar ndonjehere, emocione te tilla". Siç dukej ky nderim, qe Cana, do t'i bente ketij kolosi te patriotizmit shqiptare, a thua se do t'a çlironte ate te nga te gjitha ato emocionet qe i ka sjell vete jeta ketij njeriu te madh.

E ndersa une dhe kolegu im - Dalip Greca, shkrepim foto-aparatet, te pikelluar dhe duke medituar ne kembe prane varrit te Mit'hat Frasherit, qendrojne Niko Kirka, Genc Leka, Pellumb Kulla, Orhan Kostreci, Skender Shkreli, Sinan Kamberi, Xhaferr Krasniqi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Feti Rexhepi.

Profesor Zekeria Cana, mbasi vendos nje tuf me lule te fresketa, dhe e lemon me ngadal ate pllak ku eshte skalitur emri i Mit'hat Frasherit, lexone edhe nje leter perkujtimore.

Profesor Cana , tha se: "Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit, qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike - te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore, dhe te pasluftes. Nje strumbullar, qe me vullnet te çelnikte e ngulm te madh, urti e mençuri, ka pershkuar udhen me gjemba per te hapur shtigje te reja qe çojne ne qafen e malit. Eshte Lumo Skendua, ai qe ka lene gjurme te pashlyera ne historine dhe kulturen e kombit ne te gjtha rrafshet ku ka shkelur - si erudit, enciklopedist dhe poliglot.

Sot, perkulemi me epitet dhe respekt te madh perpara varrit te nje udherrefyesi shpirtndritur, sherbetari te devotshem dhe gjithnje besnik te shqiptarise, protagonisti te dite e netshem te historise, ngadhenjyesi dhe humbesi te madh. Jemi ketu jo vetem per te nderuar kete burre te madh te botes shqiptare por edhe per te marre mesimin e historise. Ku qene baballaret tane te ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ç'jemi sot. Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave - ne Janine dhe ne Prishtine. Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti.

E keshtu me pase oratoret kerkuan qe figura te tilla me prominente te historise sone, ne Amerike, te perbaltosura dhe te lena ne harrese nga rregjimi anti-shqiptare i Tiranes, te nderohen e kujtohen me pjetete te medha - duke i dhene vendin e meritat qe kane ne histrorine kombetare.

BOTA SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-1-2006 nė 23:34 Edit Post Reply With Quote
ELITA SHQIPTARE

Detyra dhe përgjegjsija e sajë

nga Lumo SKENDO


Elitë thuhen njerëz të zgjedhur, po të zgjedhur vetëm, jo prej dokujt. Më mirë t`u themi të çquar, me një cilësi që na duket më e madhe, më e bukur, më e dobishme se e të tjerëvet. Persona të tillë tërheqin respekt, kanë një influencë morale që na detyron të dëgjojmë opinionin e tyre, dhe t`u bindemi me bindje morale, vullnetare. Ata imponohen shpirtërisht, bëhen udhëheqës se janë si një fener, si një yll, si një dritë që na rrëfen udhën. Nër ata gjejm një thesar dëshirash dhe aspiratash dhe ideali dhe prierit e tyre na duken sikur janë t`onat. Nër ata kthejmë sytë kur kemi nevojë, dhe kërkojmë ndihmë. Po edhe s`kemi nevojë kurdoherë të zgjatim duartë dhe të ngremë vështrimin drejt tyre ata imponohen vetë, na janë pranë: fryma dhe afshi i tyre na prin, na ngroh, na tregon shtegun, pa e ndjerë ne, pa e parë. Ay veprim formon fuqinë t`ënë, bën rrojtjen e vërtetë t`ënë. Elita jo vetëm përfaqson pjesën më të vlefshme të një kombi, po është udhëheqës i shoqërisë për ide, për gjykim, për estetikë, për jetë kolektive dhe tendenca historike, për besim dhe filozofi.


Tani vjen pyetja: A kemi një elitë ne? Më pëlqen përgjegjija pohimiste, se ashtu i do njeriut shpirti. Por, duke e kapërcyer këtë trap, themi: Duhet të kemi meqënëse është një nga konditat kryesore të jetës. Dhe atëhere vjen vetiu: Si do ta formojmë?
Më parë të kujtohet kushti themelor: Ata njerëz nuk formohen kur na pëlqen neve, as i krijojmë dot, as e kemi në dorë që të lindin. Bëhenë vetiu: I bën Fati, Zoti, Natyra. Dhe bëhenë vetë, me një durim të gjatë, ose më mirë akoma, në qoftë se gjenija, naltësi e jashtëzakonshme e inteligjencës është një dhuratë që vjen së sipërmi, puna e vet njeriut, vullneti i tij i pa reshtur, munt që t`i japë atë që fati ja ka kursyer.
Kur s`e kemi në dorë t`ënë Fatin, atëhere na mbetet vetëm mjeti i dytë, atë i cili mvarret nesh, dependon nga inteligjenca dhe karakteri ynë. Edhe të dy këmbët mbi të cilat ngrehet Elita s`janë veç se inteligjenca dhe karakteri, kjo e fundit më parë akoma se tjatra. E para duhet të jetë në shërbim të së dytës, si një ndihmëse, një skllave e bindur: me këto kondita munt të fitojë Elita atë autoritet moral, intelektual dhe shoqnor.
Mos më thotë kush në vesh, mos t`i shkojë kujt mëndsh se Qeverija o Ministrija po të dojë munt të krijojë dhe të mbryjë një Elitë për vëndin t`ënë. Kjo dot`ishte sikur të vërë kush buallin përpara qerres. A suponojmë se ata që janë në ofiqet zyrtarë formojnë vetë klasën epërore të pajosur me gjithë virtytet dhe cilësit e ëndërruar, që kështu të frymëzojnë të tjerë dhe të formojnë bataljonë dishepujsh? Kjo do të ishte një send ideal. Por, të qe kështu atëhere s`do të kishim nevojë të lodhemi. Të ishte e mundur që me një urdhër, me një dekret të krijohësh merita, zotësija, vlefta dhe inteligjenca, atëherë do të ishim njerëzit më të lumturit e dheut. Nukë do të detyrohëshim të mejtohemi, të kemi brengë, të ndjejmë mungesën e një gjëje të nevojshme nga e cila po thua se dependon gjithë rrojtja jonë, nga çdo kënd, nga çdo pikëpamje që t`a shikojmë.
Më parë gjithash a e kemi besimin e fortë se, merita, vlefta janë sende të brëndëshëm, të shpirtit dhe jo shkëlqime të jashtmë? A jemi vërtet të bindur-dhe duhet me doemos të jemi, se vlefta është intrenseke dhe jo ekstrensike, se kujdes i kujtdo duhet të jetë për të qënë, dhe jo për t`u dukur? Vetëm ky besim, ky konvinksion, e bën njerinë të punojë me seriozitet, të njohë detyrën dhe përgjegjësin e tij, të kuptojë se ka një barrë mbi supat, një peshë të madhe për të bartur. Dhe kjo vleftë e vërtetë e bën njerinë të jetë modest, lark demagogjisë. Elita s`ka të bëjë me pozitat zyrtare, dhe shkallat e larta. As ka nevojë për fuqi materjale. Forca e saj është krejt morale, me besimin që frymëzon ke opinioni i të tjervet vlefta e tyre shpirtnore. Jo fjalët, po sielljet, karakteri, integriteti bëjnë ata superioritete të padukshëm.
Duke mejtuar rrugën e gjatë bërë prej popujvet fatbardhë në fushën e gjërë të përparimit dhe të lumtërisë, nukë mundim të mos ndjejmë thellë në zëmrë një melankoli dhe të kuptojmë më mir` akoma përgjegjësinë t`ënë. Studimi dhe meditimi duhet t`i japë njeriut çelset e virtytit dhe të karakterit. I lumturi që gjen një shkëndijë drite, duhet ta konsiderojë vetëhen e tij jo si viktim, por si misionar, jo i hedhur në këtë lëmë për të vuajtur, por i lindur për të mbushur një detyrë.
Ay që me djersën e tij, me durimin e vazhdueshmërin e tij ka fituarë një shkallë në dijeni e në moral, ay s`ka dyshim se duhet ta shohë të lumtur vetëhen. Ndërgjegja e një vlefte të vërtetë, a nuk është shpërblimi më i math që munt të ketë? Ku munt të mbijnë hithrat e ankimit e të dishprimit, kur çdo agim i bje dritën e kënaqësisë shpirtnore! Duke u larguar nga lotët e kltihjet e viktimit, misionari gjen fuqin për detyrën e tij: duron, punon.
Vini re si punohet! A harrojmë se, edhe më e vogla e aftësisë, e zotësisë, lyp një studim, një lodhje, një vuajtje, një punim të gjatë? A nuk e dimë se asgjë në botë s`fitohet pa e merituar, pa e blerë me rënkimin t`ënë të përditshëm. Në qoftë se jemi të bindur se asgjë s`na zbret qiellit e gatitutr dhe e gatuar, atëhere dishprimi s`gjen vend ke ne, po kënaqësija dhe qetësija. Dhe ky gëzim s`ka kufi.
Misionari a s`e ka detyrë të përhapë pakëz kënaqësi, qetësi dhe gëzim në jetën e njeriut, t`i provojë se lumtërija është kur mbushim detyrën dhe përpiqemi të arrijmë qëllimin? A nuk është njeriu mjaft krenar në këto kondita, dhe kjo krenari modeste dhe e bëndshme a nuk është rroga jonë më e madhe, më e ndershme? Mësoni Shqiptarët të punojnë me gëzim, të jenë gazmorë dhe optimistë, dhe do t`u keni bërë më të madhin e shërbimevet. Munt të thuhet se vetëm ky shërbim do të jetë mjaft për të pasur lumtërinë, se atje do të jetë burim i vërtetë i fuqisë shpirtnore.
A munt të pyesë kush: Me ç`shpresë? Atëherë duhet të kthjellojmë marrëdhënijet ndërmjet punës dhe shpresës? Cila vjen më parë? Cila ndjell tjatrën? Cila kurorëzon shoqen? Do të jetë, besoni, gjë e vështirë të provohet se puna, si një detyrë e domozdoshme, s`ka nevojë për shpresë? Do të dojë kaq mundim të kuptojë njëriu se të punuarët sjell shpresën, me qënë se përpjekja është një ligj i pashkelshëm? Mos presë kush që shpresa të sjellë detyrën e punimit. Jo, shpresa është poezija, luleja e përpjekjes, bija e kësaj, lindur vetëm prej saj.
Me qënë se jeta dhe sigurija e secilit është lidhur me fatin e gjithë atyreve që, së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdo kush, të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katr`orë dhe të hetojë nga thellësi e vetëhes së tij çë shërbim ka bërë për shoqërinë dhe çë të mirë munt t`i bëjë kësaj shoqërije që e quajmë komb. Do t`ish një ushtrim shpirtnor me rezultat të math për neve, dhe për t`afërmit t`anë. Elita a nukë duhet që të ketë për qëllim të parë e vetëhes saj, fitimin e virtutit, të karakterit dhe të diturisë? Misionari a nuk duhet të ketë parasysh shëmbëllën dhe jetën e shënjtit që ka zgjedhur për model, dhe a nuk përpiqet që t`i afrohet modelit me durim, respekt dhe disiplinë?
A është e mundur që njeriu, kjo krijesë që i thotë vetëhes me mënt dhe e mençme, të rrojë një jetë shtazore, e hequr zvarrë prej rrethanash materjale, prej dorës së verbërë të ngjarjevet, pa ndjerë, pa manifestuar asnjë reaksion, asnjë sforcim, pa mprojtur vetëhen? A ësht` e mundur të rrojë njeriu, të themi më mirë të rrojmë ne, pa parë, pa vështruar, pa mejtuar, pa gjykuar, pa punuar?
Ata që ngrihen makar dy gisht mbi nivelin ordinar duhet të kuptojnë përgjegjësin e tyre.

MONITOR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2621069 sekonda, 33 pyetje