Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Diaspora Shqiptare
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-10-2004 nė 02:54 Edit Post Reply With Quote
KRIMI SHQIPTAR, KERCENIM PER EVROPEN

Pas shume raporteve ne Evrope dhe ne ShBA, tashme sinjalin per "rrezikun nga shqiptaret" e japin gjermanet. Pas renditjeve te krimeve ne Gjermani dhe autoresine e tyre, shqiptaret rradhiten nder me problematiket. Sipas Sherbimit Sekret Gjerman krimi i organizuar i shqiptareve perben sot kercenimin me te madh per Evropen. Presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman "BND) August Haning, sqaroi gjate nje simpoziumi per globalizimin e terrorizmit dhe te kriminalitetit te organizuar ne Berlin, se gjate viteve te kaluara eshte vene re nje shtim i ndjeshem i kriminalitetit te organizuar dhe nje perzierje e kriminalitetit te organizuar dhe e terrorizimit. Si nder rreziqet me te medha per Evropen, Presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman, August Haning, permendi kriminalitetin e organizuar ne rradhet e shqiptareve per vete shtrirjet e tij tentakulare jo vetem ne Evrope, por edhe ne SHBA apo Australi. "Ne teresine e tij, krimialiteti i organizuar shqiptar perben sot kercenimin me te madh te Evropes, me nje rrjet qe shtrihet deri ne SHBA dhe ne Australi. Kriminaliteti i organizuar po nderkombetarizohet dhe sot egziston nje ndarje ndernacionale e veprimtarive riminale, sidomos ne fushen e trafikimeve" - tha Hanning

Raporti i CIA-s

Vetem pak kohe me pare CIA, beri publik raportin e saj per vitin e kaluar lidhur me krimin e organizuar. Nder te tjera ne raport u fol per krimin e shqiptareve, celulat e ngritura dhe pozicioni i tyre ne marredhenie me mafian italiane dhe grupet e tjera kriminale. Sipas CIA-s "mafia shqiptare" po zoteron territore te shumta ne Amerike dhe se realizon krim te eger. Amerikanet i shohin shqiptaret si nje rrezik serioz ne te ardhmen, ndersa po tentohet te zihet vendi i mafias italiane ne SHBA. Sipas raportit, shqiptaret po zoterojne trafikun e droges, te prostitucionit, te armeve dhe se kryejne vrasje te forta. Edhe me pare eshte folur per krimin e shqiptareve, por heren e fundit raporti i mbajtur nga CIA ishte teper i ashper.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2004 nė 16:35 Edit Post Reply With Quote
E c´lidhje ka kjo me temen?

Diaspora Shqiptare nuk eshte e barabarte me krmin shqiptar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-10-2004 nė 18:32 Edit Post Reply With Quote
Po per t'a denuar duhet,sepse ndryshe njollosemi te gjithe
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2004 nė 19:38 Edit Post Reply With Quote
Me pohime te tilla te pergjithshme dhe aspak te argumentuara , te pakten sa po lexoj, nuk njollosemi.

E gjeta origjinalin qe gazeta TemA te pakten i ka permendur burimin qe eshte DW:

Kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve përbën sot kërcënimin më të madh për Evropën


August Hanning, President i Shërbimit Sekret Gjerman


Sipas mendimit të Shërbimit Sekret Gjerman kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve përbën sot kërcënimin më të madh për Evropën. Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman (BND) August Hanning sqaroi gjatë një simpoziumi për globalizimin e terrorizmit dhe të kriminalitetit të të organizuar në Berlin, se ende nuk është arritur që të fitohen "zemrat dhe mendjet" e banorëve të atyre zonave të Evropës dhe të Botës që janë të përfshira në krizë.

Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning tërhoqi që në fillim të fjalës së tij vëmendjen se gjatë viteve të kaluara është vënë një shtim i ndjeshëm i kriminalitetit të organizuar dhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe e terrorizimit. Si ndër rreziqet më të mëdha për Evropën, Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning përmendi kriminalitetin e organizuar në radhët e shqiptarëve për vetë shtrirjet e tij tentakulare jo vetëm në Evropë por edhe në SHBA apo Australi.

"Në fushën e kriminalitetit të organizuar na duhet të konstatojmë, se gjatë viteve të kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshëm fushën e tij të veprimit dhe të ndikimit. Tepër i suksesshëm ka qenë kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve. Në tërësinë e tij, krimialiteti i organizuar shqiptar përbën sot kërcënimin më të madh të Evropës, me një rrjet që shtrihet deri në SHBA dhe në Australi. Kriminaliteti i organizuar po ndërkombëtarizohet dhe sot egziston një ndarje ndërnacionale e veprimtarive kriminale, sidomos në fushën e trafkimeve. Por sikur të mos mjaftonte kjo, vihet re edhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe terrorizimit." - tha Hanning.

Më tej presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman tërhoqi vëmendjen se në vendet muslimane po shtohet numri i predikuesve të urrejtjes. Megjithë vrasjen e disa prej terroristëve të rëndësishëm dhe shkatërrimin e disa strukturave terroriste, nuk është arritur që terrorizmit t'i vihet pre.

"Në vendet muslimane unë vërej një rritje të përgjithshme të ndjenjave antiperëndimore. Ideja e kultivuar prej Bin Ladenit se islamizmi është i kërcënuar prej përpjekjeve hegjemoniste dhe imperialiste të kryqëzatave të Perëndimit, vazhdon të mbetet tërheqëse për shumë muslimanë të dezilizionuar." - tha Hanning.

http://www2.dw-world.de/albanian/tema_shqiptare/1.104064.1.html

Tani mesa po lexoj citati me problematik eshte:

"Në fushën e kriminalitetit të organizuar na duhet të konstatojmë, se gjatë viteve të kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshëm fushën e tij të veprimit dhe të ndikimit. Tepër i suksesshëm ka qenë kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve. Në tërësinë e tij, krimialiteti i organizuar shqiptar përbën sot kërcënimin më të madh të Evropës, me një rrjet që shtrihet deri në SHBA dhe në Australi. "

Citat qe me cudit shume dhe pa lexuar origjinalin ne gjermanisht nuk mund ta besoj se zotnia Hanning eshte shprehur keshtu.

Ja te kerkojme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2004 nė 19:59 Edit Post Reply With Quote
Une nuk gjeta dot asnje citim ne gjermanisht.

Me mbetet ti shkruaj direkt zotnise qe mundesisht te me nise fjalimin e tij.

Ne rast se ai vertet e ka thene keshtu, atehere gjendja eshte jashtezakonisht serioze, sepse une nuk besoj kurre qe ai zotni ben pohime ne tym.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 31-10-2005 nė 19:51 Edit Post Reply With Quote
PRESS - Gazeta Metropol

Grindje politike për nobelistin Pinter

Harold Pinter gjendet mes mbrojtësve më fanatikë të Milosheviçit. Duke i dhënë Pinterit çmimin Nobel, Akademia Suedeze ka qëndruar në anën e shfarosjeve romantike masive. Kështu shkruan sot Avni Dervishi, kryetar i komitetit shqiptaro-suedez. Ai thekson se votimi për çmimin e Akademisë Suedeze është një fyerje ndaj viktimave të luftërave ballkanike dhe i bashkohet demostrimeve me rastin e festës së dhënies së çmimit Nobel

Dhënia e çmimit Nobel për letërsi Harold Pinterit, jo edhe krejt papritur, ka shkaktuar një debat të nxehtë në Suedi. Në faqet e kulturës të shtypit suedez, lexuesi ka mundur të gjejë akuza kundër mbështetjes që dramaturgu Pinter ka shfaqur ndaj diktatorëve Millosheviç e Hussein. Ndër këta kritikues është edhe Avni Dervishi, ekspert i shkencave politike dhe anëtar i kryesisë në Komitetin suedezo-shqiptar, i cili ka botuar një artikull drejtuar Akademisë Suedeze në gazetën e përditshme “Exesena”.

Për këtë arsye, më 10 dhjetor, komuniteti shqiptar në Suedi do të jetë në protestë masive kundër vlerësimit që i ka dhënë Akademia Suedeze dramaturgut anglez. Kjo është lajmëruar pikërisht në artikullin e gazetës suedeze.

“Jam shumë i dëshpëruar, por edhe i bindur se dëshpërimi nuk është vetëm imi. Si shqiptarët, boshnjakët dhe gjithë njerëzit e tjerë liridashës, besoj se janë të dëshpëruar nga ndarja e çmimit Nobel për letërsi, Harold Pinterit. Pinteri ka qenë njëri nga ithtarët më fanatikë në formimin e Komitetit për mbrojtjen dhe lirimin e kriminelit Millosheviç”. Sipas Dervishit, “kundër tij nuk deklarohem për shkak të mendimeve politike të Pinterit, por për shkak të veprimtarisë së tij politike. Ndërkaq dihet se, çmimi Nobel për letërsi ndahet për vlera letrare dhe si dramaturg Pinter është i zoti”. Nga Akademia Suedeze, nga e gjithë kjo protestë, nuk ka dalë asnjë deklaratë. Ajo nuk ka komentuar mbi debatin, duke theksuar se “çmimi ka të bëjë vetëm me veprimtarinë letrare dhe jo me veprimtarinë e tij politike”. Ndërsa shkrimtari suedez Jan Guillou ka ndarë të njëjtin mendim, se “çmimi Nobel për letërsi do t’i jepet ose nuk do t’i jepet dikujt, varësisht nga kualitetet e tij letrare. Nëse kjo do të rregullohej me kritere politike, atëherë shumë krijues artistikë do të binin para kritereve të marra”.

Akademia Suedeze:
Veprat e Pinterit kundër frikës sociale
Akademia Suedeze këtë vit i ka dhënë dramaturgut anglez Harold Pinter çmimin Nobel si autori që e riktheu teatrin mbi elementët e tij bazë: me një hapësirë të pafund dhe dialog të paparashikuar, ku njerëzit janë në dorë të njëri-tjetrit. I shumanshmi Pinter ka marrë famë për eksplorimin e tij rreth dominimit dhe nënshtrimit, kërcënimit dhe padrejtësisë në më shumë se 30 pjesë të tijat, si dhe për aktivizimin e tij të pabesueshëm në politikë. Akademia Suedeze e përshkroi atë si përfaqësuesin më të spikatur të dramaturgjisë në Britaninë e pasluftës. Juria tha se, veprat e tij shpalosnin frikën që fshehej pas raporteve të përditshme dhe anën tjetër të botës mondane. Që nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njëzet e nëntë drama, përfshirë "The Birthday Party", "The Caretaker" dhe "The Homecoming". I biri i një rrobaqepësi hebre, ai ka thënë se anti-semitizmi me të cilin ishte ballafaquar në rininë e tij, kishte influencuar vendimin e tij për t'u bërë dramaturg. Zoti Pinter është edhe veprimtar i të Majtës, që kundërshtoi fuqishëm vendimin e qeverisë britanike për t'iu bashkuar pushtimit të Irakut, të udhëhequr nga SHBA. Ai po ashtu ka dënuar bombardimet e NATO-s në Serbi, dhe grushtshtetin që rrëzoi Salvador Allenden në Kili, më 1973. Harold Pinter ka shkruar edhe 21 skenarë, përfshirë "The French Lieutenant's Woman", "The Go-Between" dhe "The Servant", si dhe ka bërë regjinë e shumë shfaqjeve në teatër, përfshirë dramën e David Mamet-it "Oleanna", rrobaqepësi hebre është një nga dramaturgët më të njohur të Britanisë për krijime si "The Birthday Party" dhe "Caretaker". Zoti Pinter do të marrë më shumë se një milion dollarë që shoqërojnë çmimin. Që nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njëzet e nëntë drama.



Shqiptarët demonstrojnë në 10 dhjetor kundër Harold Pinter

250.000 njerëz vdiqën gjatë luftës së Bosnjës, 15.000 në Kosovë. 2.2 milionë njerëz u detyruan të lënë në Bosnjë shtëpitë e tyre dhe 10.000.00 njerëz ikën nga Kosova. Të gjitha për shkak të spastrimeve etnike dhe zhdukjeve masive.
Ai që mban të gjithë përgjegjësinë për këtë tragjedi, quhet Sllobodan Millosheviç. Sot, ai gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve dhe po gjykohet nga Gjykata e Hagës.
Fatkeqësisht gjenden ndonjëherë edhe njerez që mbështesin zhdukjen masive të njerëzve nga Millosheviç dhe punojnë aktivisht që ai të mbetet i lirë. Shkrimtari dhe dramaturgu anglez, Harold Pinter, gjendet mes njerëzve më fanatikë pro Millosheviçit.
Këtë vit, ai u shpërblye nga Akademia Suedeze me çmimin Nobel për letërsinë.
Ne, shqiptaro-suedezët, nuk jemi të shqetësuar për botën e tij të punës letrare.
Ne që shkruajmë dhe që ndahemi nga Akademia Suedeze, nuk jemi në Suedi shkrimtarë dhe intelektualë të shkallës së lartë akademike, por ne jemi njerëz që përpiqemi që të mos fshihet nga kujtesa ajo që i ka ndodhur Ballkanit.
Ajo që ka bërë Pinter gjatë viteve të fundit, mund të konsiderohet si një demagogji politike dhe jo si punë e një shkrimtari.
Ne jemi të befasuar që Akademia Suedeze, me vendimin e saj shpërblen antiamerikanin më fanatik Pinter, i cili është dalluar në mbështetjen aktive që i bën një shfarosësi masiv të njerëzve, si është Millosheviç. Akademia Suedeze ka gabuar në përpjekjet për proceset e njëpasnjëshme dhe të shkallëzuara që po ndodhin në stabilizimin e Ballkanit. Duke i dhënë çmimin Pinter, Akademia Suedeze ka qëndruar në anën e vrasjeve masive dhe ka fyer të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e përbotshme.
Gjykata e Hagës i takon Kombeve të Bashkuara. Pinter nuk e ka pranuar ende legjimitetin e saj. Ai natyrisht që gabon. Vetëkuptohet se Kombet e Bashkuara kanë të drejtë të instalojnë instanca të drejtësisë ndërkombëtare.
Sot ndoshta janë 100.000 suedezo-boshnjakë të ardhur si dhe 47.000 suedezë me kombësi shqiptare, të cilët e ndjejnë veten të prekur nga ky vendim i Akademisë Suedeze.
Por, në rast se përpiqesh të kuptosh sado pak historinë e Evropës, duke përfshirë aty brenda terrorin Stalinist dhe marrëdheniet ndërkombëtare, nuk mund të pranojë vendimin e Akademisë Suedeze për të shpërblyer Pinter.
Ne jemi befasuar kur mediat në Suedi nuk kanë reaguar më fuqishëm me këtë përzgjedhje. Kur u shpall çmimi për Pinter, u tha se njihet në kampin e të drejtave të
njeriut. Si mund të ishin gazetarët kaq të painformuar? Për ne që kemi paguar njëherë çmimin që na dha terrori i Millosheviçit, ishte një shuplakë në fytyre, kur dëgjuam nga reportere të devotshëm të mediave se Akademia nëpërmjet sekretarit të saj, Horace Engdahl, shpallte Pinter si fitues të çmimit.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se ky do të jetë e veshtirë që të bëjmë këtë artikull të njohur dhe nuk presim ndonjë përgjigje nga Akademia Suedeze.
Ne qëndrojmë jashtë elitës kulturore suedeze dhe çfarë themi ne "të huajt" nuk llogaritet për Horace &CO.
Por “Zëri i lirisë dhe i përkrahjes” do të dëgjohet përsëri në 10 dhjetor. Ne - komiteti shqiptaro-suedez, do të jemi së bashku në një demonstratë, me një pjesë të njerëzve që japin çmimin Nobel. Ne bashkohemi me të gjithë që i dinë viktimat e Millosheviçit dhe që besojnë se demokracia dhe të drejtat e njeriut u takojnë të gjithëve.
Avni Dervishi
Marrë nga gazeta suedeze “Exesena”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2299299 sekonda, 30 pyetje