Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: \"Te mesojme nga komunistet\"
Anton Ashta

Postuar mė 30-9-2002 nė 07:19 Edit Post Reply With Quote
"Te mesojme nga komunistet"

"Kur i çoja Nanos cigare në burg"
"S'kam marrë asnjë lek shpërblim për punën"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

TIRANË

Me Nanon u takova për herë të parë në qeli, më 3 gusht të vitit, 1993, kur u caktova avokat i çështjes së tij".

Kështu deklaron avokati i njohur Përparim Sanxhaku, i cili rrëfen pjesët e panjohura të marrëdhënieve të tij, me Kryeministrin aktual, gjatë kohës kur ishte i burgosur. Ndërsa për punën e tij si avokat, Sanxhaku thekson se nuk ka marrë asnjë shpërblim, por gjithçka e ka bërë në emër të idealeve të tij.

Kur jeni njohur me Kryeministrin Fatos Nano?
"Me Fatosin nuk jam njohur asnjëherë para vitit 1993, kur ai u arrestua. Kontakti i parë me të ka ndodhur më 3 gusht të vitit 1993, në qelinë e Burgut 313 të Tiranës. Pas arrestimit, Nano më zgjodhi mua si avokat të çështjes së tij".

Përse pikërisht ju zgjodhi ju?
"Siç më thanë më vonë, Fatosi kishte biseduar me disa prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe gjatë bisedës ishte diskutuar për çështjen e avokatëve që do ta mbronin në gjyq. Disa prej të pranishmëve kishin përmendur emrin tim, duke e konkretizuar me gjyqet ku kisha marrë pjesë".

Në cilat gjyqe mendoni se keni spikatur?
"Unë kisha mbrojtur shumë çështje, por publiciteti më i madh ndodhi kur mbroja çështjen ndaj Kino Buxhelit. Në atë gjyq ishte edhe Nexhmija, por disa menduan se unë isha avokat i saj. Sidoqoftë gjyqi u transmetua në televizion dhe njerëzit kishin rast t'i gjykonin vetë vlerat e mia si avokat".

Çfarë ndodhi më 3 gusht kur u takuat me Nanon në qeli?
"Fatos Nano ishte arrestuar më datën 30 korrik, pra takimi ynë u realizua vetëm tri ditë pas arrestimit. Aty u njoha më konkretisht me rrethanat e arrestimit të tij dhe elementët e aktakuzës. Pavarësisht se akuza ndaj tij ishte absurde, atëherë ishte e vështirë të vërtetohej kjo gjë".

Përse ishte e vështirë?
"Pafajësia e tij ishte e dukshme, por ishte e vështirë të komunikoje me gjykatës apo prokuro-rë që nuk donin të kuptonin. Akuza ishte politike, prandaj Nano ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e këtij gjyqi".

Si e përcaktuat në fillim strategjinë e mbrojtjes për Nanon?
"Strategjia ishte e thjeshtë: Përderisa nuk na ishte bërë e njohur dosja, nuk duhet të flisnim. Pra, për Nanon nuk kishte rëndësi të përgji-gjej në një gjykim, ku thuhej se kishte qindra faqe të shkruara në formë akuze, por që realisht nuk na kishin bërë të njohur asgjë. Për këtë arsye Nano qëndroi i heshtur dhe pa iu përgjigjur pyetjeve formale, gjatë shumicës së seancave. Pra vepruam sipas postulatit, "kur hesht, është mirë të heshtësh për të gjitha". Më pas kur u njohëm me formalitetet dhamë përgjigje për gjithçka. Por Fatosi kishte një këmbëngulje të cilën unë e kundërshtoja. Ai thoshte se në asnjë mënyrë nuk do të pranonte falje nga Sali Berisha".

Ju si e kundërshtonit?
"Unë i thoja thjesht se asnjë vendim gjyqësor nuk mund të kundërshtohej, në rast faljeje. Kjo, sepse ata prokurorë dhe policë që e kishin futur të lidhur në pranga në burg, po ata në rast faljeje, mund ta detyronin dhe ta nxirrnin jashtë duke e larguar nga sinorët e Burgut 313. Kështu që nuk kishte vend për asnjë lloj kundërshtimi".

Si komunikonit me Nanon gjatë asaj periudhe?
"Unë shkoja thuajse çdo ditë në qelinë e tij në Burgun 313. Takohesha dhe shkëmbeja mendime për të gjitha imtësitë e procesit. Bisedonim në detaje se si duhej të vepronim të nesërmen. Gjithashtu unë e informoja edhe për konktaktet që kisha me personalitetet ndërkombëtare mbi këtë çështje".

A i çonit cigare ose ushqime në qeli?
"Po, i kam çuar në raste të rralla, por në përgjithësi këtë e bënte Agim Tirana. Unë vetëm disa herë i kam çuar cigare, ose raki apo ndonjë pije tjetër, por edhe ato i pinim bashkë me të në qeli. Madje kishte raste kur ai më ftonte të haja bukë me të nga racionet e tij që ia sillnin të afërmit. Më shihte që isha i raskapitur nga lodhja e ditës dhe më thoshte 'hajde të hamë bashkë'. Kjo ishte diçka normale".

Si ishte gjendja psiko-logjike e Nanos në burg?
Ai kishte një moral të lartë që më bënte optimist edhe mua. Gjendja e tij psikologjike ishte e jashtëzakonshme. Ai e dinte që do të dënohej (politikisht) dhe ishte i qetë në vendimin që pritej nga gjykata. Madje ditën kur u dha dënimi unë ngulmova të hyj në qelinë e tij. Megjithëse nuk donin të më lejonin, u detyruan të pranonin, por në prani të drejtorit të burgut. Sapo hyra brenda unë i bëra një shenjë Nanos, me të cilën i tregova vendimin e gjykatës. Por s'ishte nevoja, sepse ai ishte i përgatitur me kohë".

Si reagoi Nano në atë moment?
"Mbaj mend se buzë-qeshi dhe iu afrua drejtorit të burgut duke i thënë: Me sa duket ve-tëm ti dhe unë do të qëndrojmë gjatë në burg, sepse avokati vjen dhe ikën".

A keni marrë nga Nano gjatë atyre ditëve dokumenta, letra ose materiale për t'i nxjerrë jashtë burgut?
"Kjo ishte normale. Ishin më shumë letra për të afërmit, ose materiale të ndryshme për Partinë Socialiste. Por drejtuesit e burgut ia kishin ndaluar këtë gjë. Madje mbaj mend se një ditë hyra në prani të drejtorit, i cili gjoja për të na lënë vetëm ktheu kurrizin. Por ndërkaq po na ndiqte me sy nga xhami ku pasqyroheshin veprimet tona. Në atë kohë Nano më dha një material të zakonshëm, dhe unë e futa në xhep. Por drejtori që e ndoqi veprimin nga pasqyrimi në xham për shkak të iluzionit optik, kujtoi se i kisha dhënë unë ndonjë material Nanos, prandaj iu drejtua atij: 'Fatos nxirre atë që të dha avokati se nuk ka lezet që të kontrolloj'. Nano i tha se nuk kishte marrë gjë dhe ndërkohë unë ndërhyra: Doja t'i jepja vërtet një paketë, por ende nuk ia kam dhënë. Pastaj nxorra cigaret dhe gjithçka u sqarua".

Po në Burgun e Tepelenës e keni takuar shpesh?
"Natyrisht. Kushtet e tij ishin tepër të vështira, por ai i përballonte me humor. Një ditë mbaj mend që iu drejtua një avokati: 'Hej ti, si je zvedhur ashtu sikur je i sëmurë. Pse nuk vjen këtu në burg të skuqesh si të gjithë ne të tjerët'. Madje gjatë asaj kohe la edhe mjekër".

Si ju duk ky ndryshim i pamjes së jashtme të Nanos dhe çfarë mendimi i dhatë për ndryshimin e lukut?
"I thashë se nuk më pëlqente mjekra, por ai m'u përgjigj se kur të dilte nga burgu do ta hiqte. Me sa duket më vonë Nano ka menduar se kjo ishte diçka normale dhe njerëzit u mësuan me pamjen e tij të re".

Ku ishit ju ditën që Nano doli nga burgu?
"Fatos Nano ishte njeriu që nuk pranoi të dalë nga burgu, pa praninë dhe shoqërimin e strukturave të rendit. Unë isha në Tiranë dhe e takova vetëm pasi ai kish mbërritur në shtëpi. Natyrisht shkova menjëherë dhe atje u takuam".

Sa jeni shpërblyer për mbrojtjen që i keni bërë Nanos në gjyq?
"Kam punuar pa shpërblim. Mbaj mend se atëherë Namik Dokle më pyeti sa më bënte puna, por unë nuk pranova. E kisha bërë për idealin tim dhe të shokëve të afërt".

Braktisa lopët e Korçës për t'u bërë avokat


--------------------------------------------------------------------------------

il.bu

TIRANË

Babai më dërgonte për të kullotur lopët, por unë merrja arratinë dhe qysh herët e tregova se nuk isha i prirur për punët bujqësore". Kështu e nis rrëfimin e tij për fëmijërinë avokati Përparim Sanxhaku, i cili tregon se prirjet e tij evidentoheshin në futboll dhe muzikë.

"Sa herë që prindërit më nisnin në fushë me vëllanë e madh, unë ulesha në bar dhe i jepja kurajë të tjerëve që të punonin sa më shumë, duke numëruar kazmat që ngulnin atanë tokë". Sipas Sanxhakut, nëse ai do të vazhdonte të dërgohej nëpër kullota, kishte rrezik të kthehej ndonjë ditë me gjysmën e bagëtive, sepse nuk ishte aspak i vëmendshëm ndaj tyre. "Gjithë kohën pyesja për orën dhe ngulja një shkop në tokë për të parë pozicionin e hijes, duke përcaktuar kështu çastin e kthimit në shtëpi", thotë ai.

Arratisja
Pasi mbarova shkollën fillore në fshatin Qatrom, u nisa në Korçë për të vazhduar degën bujqësore, por një natë u arratisa nga konvikti". Kështu tregon Sanxhaku për vitin 1964, kur ai u largua nga shkolla e mesme bujqësore, ngaqë nuk i pëlqente kjo degë. Sipas tij, sapo mësuesja e pyeste për grurin apo misrin, ai përgjigjej për Shekspirin, apo Danten. "Pas një viti rifillova shkollën ekonomike, 'Demir Progri', të cilën e mbarova me nota të shkëlqyera", shton ai. Duke vazhduar serinë e kundërshtimeve, Sanxhaku refuzoi degën e shkollës së lartë për Ekonomi-Plan dhe u nis ushtar në Shkodër. Për këtë refuzim, Sanxhaku thotë: "Prirjet e mia tanimë ishin kristalizuar në Juridik ose Gazetari, prandaj unë isha i vendosur t'i shkoja deri në fund pasionit tim". Por edhe në ushtri ai nuk e njohu asnjëherë mënyrën e përdorimit të armës sepse për dy vjet punoi si marangoz i repartit. Pas ushtrisë, Sanxhakut i del e drejta e studimit në degën e tij të dëshiruar, por tanimë ai e ndjente veten të paaftë për të mbajtur mend profecitë e fakultetit. "M'u deshën dy muaj të rifreskoja dijet e mia dhe pas kësaj periudhe u bëra i pakapshëm në mësime", nënvizon ai. Duke folur për hobet e tij, Sanxhaku tregon se ishte i prirur për teatër, estradë, kërcime dhe letërsi. Ashtu si me gjysëm zëri duke parë rreth e rrotull ai shton: "Isha i prirur edhe për dashuri", por gjithsesi nuk pranon të japë emra, fakte apo adresa të periudhës së rinisë.

Martesa
"U martova kur punoja në Lezhë, me Marjetën, e cila ishte me origjinë nga Korça, por në atë kohë vazhdonte studimet e larta. Sapo e pashë për herë të parë thashë me vete se "kjo është e përshtatshme për mua". Duke folur për ceremoninë e martesës Sanxhaku thotë se, ajo ishte e thjeshtë dhe me një orkestër modeste, ashtu siç organizoheshin të gjitha dasmat e asaj kohe. Pas kësaj martese ai është bërë babai i dy fëmijëve, të cilët tani vazhdojnë studimet.

Profesioni
"Unë nuk e duroj padrejtësinë, prandaj preferoj të jem avokat i mbrojtjes së njerëzve". Kjo është deviza që paraqet Sanxhaku për orientimin reflektiv të tij drejt gjykatës. Ai shton se sekreti i punës së tij, ka të bëjë me njohjen e thellë të legjislaturës. "Unë shkoj në gjyq me një përgatitje të lartë dhe karakteristika ime është se unë nuk hyj në debate të kota për probleme që nuk i njoh, por vetëm për ato që i di shumë mirë". Duke bërë bilancin e gjyqeve të fituara dhe atyre të humbura, Sanxhaku thotë se është tepër i kënaqur. Ai tregon se merr falenderime nga të gjithë ata që fitojnë gjyqin, por edhe në rastet kur humbasin, gjithçka mirëkuptohet. Në këtë kontekst Sanxhaku thotë se, është bërë i njohur njëlloj si doktor-Arqileja. "Aq e vërtetë është kjo, saqë gjatë një gjyqi, i akuzuari iu drejtua vëllait të vet për avokatin. "Ti mor vëlla ma ke gjetur shumë të mirë doktorin, por unë jam në çastet e fundit dhe nuk më shpëton dot njeri prej burgut, ngaqë kam bërë dy vrasje".

Kryeqyteti
"Zgjohem në orën 06.30 minuta dhe çdo ditë deri në 07.00 dëgjoj muzikë të huaj. Pastaj në orën 07.45 dal te kafe 'Europa' dhe deri në orën 08.30 nuk dëshiroj të më shqetësojë njeri". Kështu tregon Sanxhaku pjesët e regjimit ditor, ku nga ora 09.00-15.00 mbyllet në zyrë duke pritur klientët. Më tej, ai tregon pasionin e tij për të ngarë makinën me shpejtësi, duke numëruar këtu 3-4 karambole të lehta, me shtyllën, ose me makina të tjera. "Ndërsa orët e pasdarkës i kaloj duke luajtur bilardo dhe duke vallëzuar me artistët", shton Sanxhaku. Ndërsa pyetjes nëse i ka qejf vajzat e bukura, ai i përgjigjet se "bukuroshet i ka qejf edhe mbreti, edhe lypsari, përse të mos i ketë qejf avokati". Por në këtë kontekst ai betohet se nuk ka pasur asnjë të fshehtë dhe se i qëndron parimit të socialistëve "një njeri, një votë", pra se çdo burrë duhet të respektojë dashurinë e tij për gruan. "Në darkë fle i qetë dhe jam tepër i urtë, por sapo bashkohem me miqtë e vjetër fillojmë të bërtasim e të kërcejmë sipër tavolinave si fëmijë", përfundon ai.

BIOGRAFIA

Ka lindur më 10.12.52, në Qatrom
1959 - Nis shkollën fillore
1965 - Fillon Ekonomikun në Korçë
1973 - Ushtar në Shkodër
1976 - Student në fakultetin Juridik
1979 - Ndihmësprokuror në Lezhë
1982 - Në drejtorinë e Hetuesisë të MPB
1983 - Në Hetuesinë e Përgjithshme
1991 - Avokat





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2002 nė 16:52 Edit Post Reply With Quote
Braho: Rexhina më ofroi për kopjet 900 mijë lireta

"Si ndihmova Nanon në aferën me Levante-Co"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Në muajin Maj të vitit 1995 jam nisur me mision të posaçëm në Prokurorinë e Romës për të tërhequr dokumentat që vërtetonin pushimin e çështjes për LEVANTE CO dhe pafajësinë e Fatos Nanos".

Spartak Braho, duke rikrijuar atmosferën e gjyqit kundër kryeministrit aktual, tregon se, një kontribut të madh për zbardhjen e së vërtetës ka dhënë edhe Rexhina Nano. "Ne, të gjithë socialistët duhet ta falenderojmë sinqerisht atë për të gjitha sakrificat që bëri në ato ditë të vështira", shprehet Braho.

Ku ishit ju më 30 korrik, ditën kur Fatos Nano u arrestua?
"Atë ditë kishim organizuar të zhvillonim një mitinfg në fushën pranë stadiumit "Selman Stërmasi". Por mua më njoftuan drejtuesit e PS-së dhe më thanë se 'është arrestuar Fatosi, prandaj shko menjëherë të marrësh kontakt me të'. Atë çast u nisa menjëherë drejt burgut dhe kërkova takim me Fatosin, por drejtori i atëhershëm nuk më lejoi. Unë ngulmova madje i bëra presion. Ndërsa më vonë i thashë se do të mbante përgjegjësi të rëndë. "Ju e keni vrarë brenda në burg, prandaj unë nuk lëviz që këtej nëse nuk e takoj vetë', i thashë. Siç duket drejtori u tremb dhe më futi brenda, ku unë u takova vetë me Fatosin".

Si ishte gjendja e tij shpirtërore në ato momente?
"Faktikisht Fatosi ishte tepër i qetë dhe kurajoz. Unë e gjeta duke pirë cigare, ndërkohë që diku aty pranë kishte disa çokollata të vogla. Shkëmbyem përshëndetjet dhe e pyeta për gjendjen e tij. Pastaj ika dhe njoftova shokët e tjerë për këtë takim. Përveç kësaj unë u ngarkova më pas edhe me grupin e avokatëve (në hije) të çështjes së tij. Ndërkohë në Romë po hetohej për Levante CO. Unë i kërkova Ruçit të shkoja në Prokurorinë e Lartë të Romës për të fotokopjuar dokumentat italiane, sipas të cilave kjo çështje pushohej sepse nuk kishte asnjë provë fajësimi apo bashkëpunimi. Pra, akuza ishte absurde edhe për Nanon. Për misionin tim kishte dijeni vetëm Gramoz Ruçi dhe Rexhina Nano".

Ku fjetët gjatë atyre javëve në Itali?
"Qëndrova për ca kohë në shtëpinë e Mimoza Nanos, (motra e Fatosit) e cila është një njeri i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e martuar me një italian dhe gjatë gjithë atyre ditëve më pritën me bujari. Ndërsa disa ditë të tjera fjeta tek një kushëri imi. Aty erdhi përkohësisht për të verifikuar rëndësinë e dokumentacioneve edhe avokati Përparim Sanxhaku. Në këtë Prokurori unë jam takuar personalisht me Prokurorët Vitore Barbieri dhe Serxhio Moltardi, që ndiqnin çështjen. Por kur i rregullova që mund t'i fotokopjoja të gjitha dokumentat gjyqësore të pafajësisë, më doli një problem financiar: Kërkoheshin afro tre milionë lireta për të fotokopjuar qindra faqe dokumentacioni"

Ju nuk kishit me vete kaq të holla?
"Jo. Unë isha nisur me urgjencë dhe pa shumë para me vete. Kisha llogaritur të flija tek njerëzit e njohur për të kursyer diçka, në mënyrë që të rrija më shumë ditë derisa të zgjidhej problemi".

Si e zgjidhët më tej problemin e 3 milionë liretave?
"Mora menjëherë në telefon Rexhina Nanon. Ishte data 25 Maj 1995. I thashë se për të fotokopjuar dokumentat më duhen 15 ditë kohë dhe tre milionë lireta që t'i paguaja në Prokurori".

Si iu përgjigj ajo?
"Ishte e emocionuar për zgjidhjen e këtij problemi, por më tha se kishte vetëm 900 mijë lireta të cilat do të mi dërgonte menjëherë. Por ajo më dha telefonin apo adresën e një miku të Fatosit në Romë. Ishte një italian me origjinë çifute dhe quhej Rafaele Fallah. Sapo i thashë se isha një shok i Fatosit më futi menjëherë brenda dhe më priti me shumë respekt. Ia qava hallin dhe i thashë se më duheshin tre milionë për fotokopjen".

Si reagoi ai?
"Ai qau dhe kjo ishte disi e papritur. Ai foli me shumë superlativa për Fatosin dhe tregoi se ushqente respekt për të. Më tha se e kishte prezantuar Kraksi dhe e cilësoi Fatosin si politikan modern e bashkëkohor. Më ndihmoi menjëherë për halin që kisha kështuqë në kohën e caktuar mbarova punë me dokumentat duke i fotokopjuar në dy kopje. Për këtë fola në telefon me Gramozin dhe Rexhinën të cilët u gëzuan shumë".

Si mundët t'i kalonit dokumentat tuaja në traget?
"Unë u nisa nga Roma në Bari me avion, pastaj hipa në "La Vikinga", për të mbrritur në Durrës. E dija se sapo të zbrisja nga trageti, policët do të më kontrollonin imtësisht, prandaj gjeta një rrugë tjetër. Në traget takova rastësisht Fadil Canin i cili punonte si magazinier në Bari. Atij i tregova hallin dhe Fadili pranoi që të mbante një kopje për ta çuar tek drejtuesit e PS-së. Faktikisht, në portin e Durrësit prisnin me padurim Rexhina e Sanxhaku".

Po kopja tjetër...?
"Kur po ndalonte trageti unë i kërkova ndihmë kryemekanikut i cili ishte një vlonjat që quhej Duro. I thashë se dokumentat duhet t'ja jepte djalit tim 10-vjeçar që rastësisht e pashë tek më priste. Kështu ndodhi, ndërkohë që im-bir sapo mori porosinë ia mbathi vrapit. Ndërsa mua më mbajtën 2 orë në dhomën e kontrollit, megjithëse unë nuk kisha as çantë, as valizhe, por isha me duar në xhepa".

Çfarë i thatë më pas Rexhinës dhe Përparimit që iu prisnin?
"Bashkë me ta ishte edhe gruaja ime. U ulëm në një kafe dhe përreth 2 orë unë i tregova gjithçka nga Italia. Rexhina u emocionua dhe më falenderoi me gjithë zemër.

Në fakt ishim ne, unë dhe gjithë socialistët e tjerë që duhet ta falenderonim atë për sakrificën dhe fisnikërinë e saj. Ishte pikërisht ajo që shërbente edhe për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e informacioneve e letrave të PS-së me Fatosin. Respekti për Rexhinën nuk është vetëm i imi, por i gjithë njerëzve në PS. Ndofta një ditë do t'i hedhë në një libër të gjitha letërkëmbimet e mia të asaj kohe, ku janë të detajuara edhe sakrificat e panumërta të saj".

A keni komunikuar me Rexhinën gjatë kësaj periudhe?
"Po ajo ka mbetur një grua po aq dinjitoze sa edhe më parë".



Si verifikova shkrimin e Nanos në zyrat e ekspertizës Zvicerane


--------------------------------------------------------------------------------

"Një ditë në tregun e gazetave të përditshme të djathta u botua një letër e cila u paraqit nga artikullshkruesit, sikur ishte e shkruar nga Fatos Nano, gjatë kohës kur ai ishte në burg". Kështu tregon Braho, për periudhën kur Nano ndodhej në burgun e Tepelenës. "Në këtë letër kishte mjaft shprehje agresive dhe fjalë fyese, për drejtues të ndryshëm të PS-së, ku Gëllçi cilësohej "Jevgu", e disa të tjerë me epitete fyese. Kjo letër e botuar krijoi pështjellim në PS. Unë bisedova me Rexhinën dhe ajo më siguroi se asgjë nuk mund të ishte e vërtetë nga ato që thuheshin. 'Eshtë thjesht një truk i SHIK-ut, që përdoret për të përçarë socialistët' tha ajo. Më tej Braho vazhdon: Duke qenë për disa kohë edhe hetues unë kam dëshirën t'i shkoj deri në fund të vërtetave. Për këtë me ndihmën e një eksperti e çova për ekspertizë dhe letra rezultoi vërtet si një truk, pra nuk ishte e shkruar nga Nano. Megjithatë unë vajta në Zvicër dhe e verifikova këtë gjë edhe në laboratorët e ekspertizës, atje. Por më rezultoi se letra nuk ishte shkruar nga Nano".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-3-2003 nė 21:19 Edit Post Reply With Quote
Nuk e kuptoj sesa tarallak mund te jemi ne te djathtet e te mos kuptojme nje gje:

Pse na e marrin shpirtin komunistet qe me 1943?

1. Qazim Mulleti e ka thene:

ne kap e liro ata kap e vrit.

Shembujt e mesiperm tregojne dicka tjeter.

Sot komunistet nuk kane me nevoje te na vrasin por jane bere me te pasurit dhe legalisht na e marrin frymen.


Per tarallaket qe nuk i kuptojne shembujt e mesiperm po i shpjegoj pak.

1. Lexoji dhe nje here ata shembuj,

cfare ju bjen ne sy?

Me ke eshte i lidhur nano?

Ne rast se duam qofte dhe ti bejme nje rezistence minimale komunisteve duhet te ndihmojme njeri-tjetrin .





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 03:04 Edit Post Reply With Quote
Komunistat kryet ne cung e mej shkurtue krejt.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2008 nė 12:14 Edit Post Reply With Quote
“Republika s’mund të gjunjëzohet për interes të pronarëve të partive të vogla..“
ERJON VELIAJ - Per nje gje jemi te gjithe dakord sot: sistemi aktual ka probleme dhe ka deformuar perfaqesimin e qytetareve. Parlamenit eshte kthyer ne strehen e sampisteve te dhunshem dhe atyre qe arratisen nga ligji

Bisedoi: Elona Demollari
Die, 13 Pri 2008 07:47:00



SHEKULLI - Si aktivist i nje levizje te re socio-politike, c’qasje ka G-99 per formulen e re elektorale te proporicionalit rajonal?

ERJON VELIAJ - Per nje gje jemi te gjithe dakord sot: sistemi aktual ka probleme dhe ka deformuar perfaqesimin e qytetareve. Parlamenit eshte kthyer ne strehen e sampisteve te dhunshem dhe atyre qe arratisen nga ligji. Parti kioska fryhen e shfryhen sipas pazarit politik te rradhes, e jo sipas vullnetit te publikut. Kesisoj, parlamenti e qeveria me ministrite e saj, si dhe institucionet te cilat i voton parlamenti menaxhohen nga njerez te cilet nuk fitojne dot vete nje zone elektorale. Kjo karikature nuk mund te vazhdoje me. Cdo sistem qe e permireson dhe thjeshteson kete sistem perben nje avantazh ne betejen e publikut per te sunduar mbi boset e politikes.

Cilat jane avantazhet sipas jush?

Si ne zgjedhjet lokale, numerimi e administrimi i procesit qenderzohet ne 12 rajone ne nivel qarku. Kjo e thjeshtezon procesin. Rezultatet i afrohen me shume proporcionalit, do te kemi te majte Shkodrane e te djathe Fierake. Kjo rrit perfaqesimin. Beteja do te jete mes ekipeve dhe ideve, dhe jo mes te forteve e te kamurve. Ne 2009, publiku do te punesoje administratoret e vet per 4 vitet e ardhshme. Keshtu, do te aplikojne per kete pune disa ekipe: Do te garoje ekipi i atyre qe rrahin arbitrat, ekipi i atyre qe rrahin deputetet e tjere, ekipi i atyre qe rrahin gazetaret dhe ekipi i atyre qe rreh idete e mendimet per progresin e vendit. Si G-99, zgjedhim te bejme pjese tek ky ekip i fundit, dhe ndihemi se mund te garojme me ndershem me keto rregulla te permiresuara.

A nuk mendoni se kjo penalizon parite e vogla?

Jo, me sakte do thoja se kjo penalizon partite me kryetar-pronar. Ka nje duzine partish te tilla te majta e te djathta, me kryetare qe nuk garojne kurre ne partite e tyre dhe pa te cilet keto parti as nuk do ekzistonin. Republika s’mund te gjunjezohet perpara pronareve te partive. Kushtetuta garanton te drejten e qytetareve per te votuar, por jo te drejten e cdo partie per te ekzistuar. Nxenes qe s’mesojne ngelin ne klase, punetore qe s’punojne humbasin vendin e punes, kompanite pa fitim falimentojne – me te njejten llogjike, pse duhet te mbaje publiku barren e partive qe ngelin net e kaluaren, s’punojne e nuk sjellin asnje perfitim publik?

S’jeni dakord me to se listat e mbylluar cenojne garen mes kandidateve?

Teksa protestoja me pare me MJAFT-in, me kujtohet fare mire se c’aleate te zellshme ishin keto parti ne kauzen tone kunder-Dushkut e pro-proporcionalit. Tani degjojme banalitete vizionare te tipit ‘listat e hapura si kontribut demokratik’. E c’i pengon keto parti qe te aplikojne fjala vjen sistemin amerikan me ‘primaries’ ku listat ‘hapen’ per votim nga anetaresia apo publiku dhe kesisoj percaktohet renditja ne liste per zgjedhjet? Pretendimi i tyre me duket pak i pandershem e i pamencur, sepse fundja fundit, per pronaret e ketyre partive listat kane qene gjithmone te mbyllura – ata vete kane qene gjithnje te salduar tek kandidati me numer 1.

Mendoni se kjo jep garanci per zgjedhje te lira e te ndershme ne 2009-en?

Zgjedhjet e fundit te pergjithshme te administruar nga zoti Berisha qene ato te vitit 1996. Nga intervista e fundit ne BBC, u pa se jo vetem shqiptaret po krejt Europa mban mend se c’tragjedi qe ai moment per fatet e kombit. Por frika e zemerata ndaj te kaluares nuk jane filozofi, ndaj pervec presionit per te permiresuar zgjedhjet nuk shoh menyre tjeter. Duhet te bejme cmos qe elementet e tjere percaktues per rregullat e lojes te funksionojne. Kam ndermend kartat e identitetit dhe listat e zgjedhesve – qe shume shpresoj se do te gatiten ne kohe.

Nje beteje e ardhshme per kodin zgjedhor do te ishte sigurimi i votes se emigranteve. Cdo debat tjeter, nga imazhi i Shqiperise gjer tek kthimi i trurit ne atdhe, behet i pavlere nese nuk i bejme Shqiptaret jashte atdheut aksionere te sipermarrjeve politike. Ata jane tashme aksionere ekonomike, sjellin ne Shqiperi 4-fishin e investimeve te huaja – si mund te jene te paperfaqesuar politikisht? Me disa ide te mira dhe kurajo civile, sigurisht do te mund t’i realizojme keto ndryshime e te krijojme mundesite qe zgjedhjet qe do na ndajne nga tranzicioni te jene te lira e te ndershme.

shek


mos kujtoni se ky nuk do ti hapi probleme te djathtes.

Ketu do jemi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2009 nė 13:27 Edit Post Reply With Quote
PS, mënyrat se si do të ruhet vota
Shekulli Online | 25/06/2009 |

PS-ja ka gati draftin, ku thuhet se, personat që kanë ushtruar presion mbi administratën, do të përjashtohen përgjithmonë nga shërbimi civil


PS-ja do të vërë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0800 32 32, pa pagesë, ku ata do të denoncojnë çdo shqetësim të tyrin


TIRANË - Organizimi kapilar për ruajtjen e votës, për të cilin foli disa ditë më parë kryetari socialist, Edi Rama, gjatë një interviste televizive, nuk është thjesht angazhim i një numri ish-punonjësish policie.


Organizimi i tyre në një strukturë të posaçme për këtë qëllim, përbën vetëm njërin nga elementët dhe mënyrat që Partia Socialiste do të përdorë për garantimin e votës, jo vetëm në aspektin fizik të saj, por edhe atë të përmbajtjes.


Për këtë qëllim, socialistët janë angazhuar në mënyrë serioze dhe, tashmë, 3 ditë para zgjedhjeve, kanë gati për veprim një plan konkret masash, me anë të të cilave kërkojnë të ruajnë votën nga falsifikimi eventual i dokumenteve të identitetit, presioni mbi punonjësit e administratës publike, për të votuar përkundër dëshirës së tyre, uzurpimi i identitetit të emigrantëve nga të tretë dhe presioni apo cenimi fizik i komisionerëve dhe vëzhguesve socialistë.


Letërnjoftimet


Pavarësisht se qeveria e ka konsideruar kartën e identitetit një mjet të sigurt, rastet e demonstruara edhe në media kanë treguar se ajo mund të falsifikohet lehtësisht, pasi ajo është e ngjashme me një kartë bankare apo telefonike dhe, për rrjedhojë, mund të prodhohet edhe me printer.


Për këtë arsye, PS-ja ka marrë masat konkrete për të eliminuar përdorimin e tyre ditën e votimit, dhe për këtë do të përpiqet të shfrytëzojë një nga elementet e sigurisë, që kanë letërnjoftimet origjinale, siç janë pikat e padukshme me sy të lirë, të cilët mund të evidentohen vetëm me rreze ultravjollcë.


Nga PS-ja konfirmohet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ekzistojnë rreth 5.500 aparate të tillë, që gjenden në depot e këtij institucioni, që prej zgjedhjeve të 2005-ës, kur u përdorën për evidentimin e bojës matrikuluese, që në atë kohë ishte e padukshme.


Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi socialist në KQZ, Genci Gjonçaj, i ka kërkuar komisionit që, në mungesë të aparateve të leximit të letërnjoftimeve, të përdorin këto aparate me rreze ultravjollcë.


Në rast se KQZ-ja nuk miraton një vendim për përdorimin e tyre, atëherë PS-ja garanton se ka gati 6.000 aparatura të tilla, pra më shumë se sa ka qendra votimi në tërë Shqipërinë.


Megjithatë, ky mekanizëm do të jetë i vështirë për t'u përdorur nga komisionerët, për sa kohë që KQZ-ja nuk do të marrë një vendim për përdorimin e këtyre lloj aparaturash në ambientet e QV-ve.


Ndërkohë që, jashtë vëmendjes së socialistëve nuk kanë mbetur as pasaportat. Për të evidentuar ato false nga origjinalet, burime pranë selisë rozë konfirmojnë se, për këtë qëllim, vëzhguesit socialistë janë trajnuar në mënyrë të veçantë.


Kamerat


Pjesë e kësaj pakete masash janë edhe përdorimi i mikrokamerave apo kamerave të fshehta nga vëzhguesit socialistë, kryesisht në ato qendra votimi që pritet të jenë dhe më të nxehtat.


Janë 2.600 aparatura të tilla, më shumë sesa gjysma e qendrave të votimit në rang republike, të cilat do t'u shpërndahen vëzhguesve të atyre QV-ve që bëjnë pjesë në zonat e etiketuara që më parë si problematike.


Nëpërmjet tyre do të bëhet e mundur që të filmohet më shumë se gjysma e procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë, kur dihet që qendra votimi janë 4.700.


Materialet filmike prite të përdoren më pas për të vërtetuar shkeljet apo problematikat e ndodhura në qendra të ndryshme. PS-ja ka angazhuar dhe një numër të konsiderueshëm anëtarësh, të cilët do të qëndrojnë afër qendrave të votimit dhe për çdo lëvizje të personave të panjohur apo të dyshimtë do të lajmërojnë nëpërmjet sms-ve strukturat e tjera që janë angazhuar në ruajtjen e votës, si dhe strukturat e partisë.


Gjithashtu, PS-ja është angazhuar edhe për të eliminuar presionin politik mbi administratën civile. Për këtë qëllim, PS-ja, me anë të vëzhguesve të saj, nuk do të lejojë që zgjedhësit të përdorin telefona dhe aq më shumë të filmojnë votën, pasi e konsideron atë një nga faktet që vërteton presionet mbi votuesit, kryesisht nga punëdhënësit publikë.


Por, kjo masë nuk do të jetë e vetmja në këtë drejtim, pasi burime pranë PS-së bëjnë të ditur se si një masë parandaluese është përgatitur edhe një projektligj, i cili do të miratohet në rast se socialistët do të vijnë në pushtet, dhe i cili ka për qëllim që personat që kanë ushtruar presion mbi administratën, do të përjashtohen përgjithmonë nga shërbimi civil e, madje, do të shkojnë deri në ndjekje penale.


Kurse nëpunësve që janë vënë në përdorim të partive politike për fushatë, do t'u hiqet statusi i nëpunësit civil. Një mundësi tjetër manipulimi është edhe ajo nëpërmjet vjedhjes së identitetit të emigrantëve, të cilët nuk marrin pjesë në proces, një fenomen ky që ndodhi jo në pak raste në zgjedhjet e 2005-ës.


Kryesisht vëmendje do t'u kushtohet atyre zonave ku edhe më parë janë evidentuar raste të përdorimit të identitetit të një emigranti që nuk merr pjesë në votim. Dhe krahas të gjitha këtyre masave, selia rozë do të angazhojë dhe projektin e sigurisë, të përgatitur nga grupi konsultativ për çështjet e rendit.


Ata do të instalohen kryesisht në qendrat e konsideruara problematike prej Partisë Socialiste, në zona të veçanta do të jenë në grupe të përforcuara. Në funksion të këtij qëllimi, PS-ja do të vërë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0800 32 32, pa pagesë, ku ata do të denoncojnë çdo shqetësim të tyrin, të dhënat e të cilëve do të analizohen nga një qendër operative.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-9-2009 nė 07:54 Edit Post Reply With Quote
Gara në PS, të shtunën votojnë 82 mijë anëtarë
Shekulli Online | 24/09/2009

TIRANË- Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e shtunë procesin e përgjithshëm zgjedhor për kryetarin e ri të partisë, në të cilin janë ftuar të marrin pjesë 82177 anëtar partie me të drejtë vote. Në këtë kuadër kjo forcë politike nëpërmjet Komisionit të Zgjedhjeve në Parti (KZP) ka marrë thuajse të gjitha masat e duhura administrative dhe organizative për të bërë të mundur që zgjedhjet e 26 shtatorit të zhvillohen brenda të gjitha kushteve që parashikon Kodi i Zgjedhjeve në Parti dhe për të mos i dhënë mundësi asnjë pale në këtë garrë që të kontestojë pjesë të këtij procesi. Për këtë qëllim pranë Partisë Socialiste gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edhe tërheqja e materialeve zgjedhore, mes të cilave edhe të 82 mijë fletëve të votimit që do të përdoren më 26 shtator, si dhe kutitë apo edhe qëndrat e fsheta të votimit. Fleta e votimit ndryshe, nga ajo që kemi parë së fundi në zgjehdjet parlamentare, do të jetë më e thjeshtë, pasi në të do të jenë të shënuara vetëm emrat e dy kandidatëve dhe zgjedhësit do të mund të sigoljnë preferencën e tyre në kuadratin përbri emrit përkatës. Të gjithë socialistët me të drejtë vote do të votojnë në rreth 380 qëndra votimi të shperndara në çdo njesi vendore. Sipas vendimit të KZP-së çdo socialistë do mund të shprehë të shprehë preferencën e vet nëpërmjet votës, vetëm nëse paraqitet para komisioneve të qëndrave të votimit me kartën e anëtarësisë, si dhe me një nga dy mjetet e identifikimit, kartë identiteti ose pasaportë.



tani kush e beson se komunistat bejne zgjedhje te ndershme eshte vetem idiot, por ama mjeshtrat kete propogande e bejne me perfeksionizem.

Hajde te vertetojme te kunderten e jo lloqe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3693039 sekonda, 31 pyetje