Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Ēėshtja Ēame
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 04:46 Edit Post Reply With Quote
Pronat e çamëve, vetëm në ëndërr
Vendimi i Qeverisë greke përjashton kthimin


--------------------------------------------------------------------------------

Erl Murati

TIRANE

Premtimi i radhës për kthimin e pronave të çamëve apo "banorëve të Epirit të Jugut", siç janë thirrur historikisht nga grekët, duket të jetë vetëm një ëndërr e bukur. Gjithçka që u bisedua për këtë çështje në takimin e kryeministrit Nano me kreun e qeverisë greke, Simitis, mund të shndërrohet në një flluskë sapuni menjëherë sapo presidenti i Greqisë, Stefanopulos të dekretojë ligjin që mendohet se do t'u kthejë çamëve të drejtën e mohuar.

Burime të besueshme shpjeguan dje se ligji që pritet të dekretohet nga presidenti grek, është i një natyre selektive dhe nuk sanksionon kthimin e pronave te çamët e vërtetë, por tek ata që, sipas këtij ligji, do të quhen "çamë". Pra, do të jenë autoritetet greke ato që do të vendosin se cilët janë "çamët" që do të përfitojnë pasurinë e majme prej mijëra hektarë tokë dhe 2.5 miliardë dollarë në llogari bankare, florinj, gurë të çmuar dhe çdo pasuri të këtij lloji.

Ka pak gjasa që pasardhësit e 35 mijë çamëve që rreth viteve 1930-'40 jetuan në Greqinë e Veriut, të marrin pronat që u sekuestruan me hyrjen në fuqi të ligjit të luftës. Afërmendsh, pronat që shteti grek i sekuestroi gjysmë shekulli më parë, do tu jepen grekëve 100 karatësh apo çamëve që tani janë asimiluar krejtësisht dhe as e mendojnë të pohojnë origjinën e tyre.


Historia

Në tetor të vitit 1940 shteti grek vendosi aktin e luftë me Shqipërinë. Me hyrjen në fuqi në këtij ligji, të gjithë çamët u quajtën tradhtarë dhe u dëbuan nga vendbanimet e tyre dhe u detyruan të futen në tërritorin e Shqipërisë. Me mijëra kilometra katrorë tokë u sekuestruan në veriun e Greqisë sidomos në kufi me Shqipërinë, aty ku ishte përqëndrimi më i madh i çamëve. Tokat përreth Paramithisë, Igumenicës, Janinës etj të cilat ishin në prona të çamëve, u kthyen në pronësi të shtetit grek. Gjatë 63 vjetëve të fundit, çamët nuk kanë reshtuar së kërkuari të drejtat dhe pronat e tyre, ndërsa shteti ynë ka insistuan që Greqia të abrogojë ligjin e luftës me Shqipërinë.


Ligji

Në vitin 1986 qeveria e drejtuar nga Papandreu miratoi vendimin për shfuqizimin e aktit të luftës. Që atëherë, Parlamenti grek ka refuzuar të marrë vendimin përfundimtar për abrogimini e këtij akti. Kjo çështje duket se u shua përkohësisht kur në vitin 1992 presidenti shqiptar, Berisha firmosi me homologun e tij, Traktatin e Miqësisë, aktin më të lartë të bashkëpunimit mes shteteve. Por ligji i luftës juridikisht mbetet ende në fuqi dhe Parlamenti shqiptar ka shprehur shqetësim për këtë. Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të hartojnë një rezolutë drejtuar legjislativit grek, ku do të kërkohet shfuqizimi i këtij ligji

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 05:05 Edit Post Reply With Quote
DOSJA "CAME" PERFUNDON NE HAGE

Tirane - Dosja "Came" perfundon ne Gjykaten e Hages. Selman Sheme, kryetari i shoqates "Cameria", tha dje per gazeten "Koha Jone", se eshte duke u pergatitur materiali dhe shume shpejt ne Gjykaten Nderkombetare me qender ne qytetin hollandez, do te depozitohet padia perkatese. Sipas Shemes, arsyetimi juridik eshte se ndaj popullsise came, ne periudhen 27 qershor 1944 deri ne mars te vitit 1945, eshte kryer krim kunder njerezimit. Per kete do t'i kerkohet kesaj gjykate te marre ne shqyrtim ceshtjen me te diskutuar kohet e fundit. Mbi te gjitha, mesohet se eshte marre edhe nje avokat i njohur anglez, i cili eshte duke grumbulluar materilet me qellimin perfaqesimin e kesaj ceshtje ne kete gjykate. Gjithnje sipas Shemes, kjo padi do te jete krahas asaj ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg.

Historia e nje procesi

Ne fakt, historia e kerkesave te popullsise came, nis qe me themelimin e shoqates me te njejtin emer. Ishte 10 janari i vitit 1991, kur nje grup intelektualesh dhe pasardhes te cameve te debuar me force nga trojet e tyre, themeluan ne Tirane shoqaten "Cameria". Qe gjate diteve te para e ne vazhdim, qellimi dhe perpjekjet e anetareve dhe perfaqesueseve te saj, ka qene nje: rimarrja e te gjitha te drejtave te hequra padrejtesisht nga qarqet greke gjate Luftes se Dyte Boterore. Simpoziumet, takimet dhe protestat, kane qene shume pak ne krahasim me studimet serioze te nje vargu historianesh dhe juristesh dhe sensibilizimi i faktoreve nderkombetare per te gjithe ate qe ka ndodhur me popullsine prej 35 mije banoresh ne ate kohe.

Procesi i Strazburgut

Sipas ligjit qe operon Gjykata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut, nje ceshtje merret ne shqyrtim vetem atehere kur ka kaluar me pare ne te gjitha gjykatat e nje shteti. Keshtu, ne rastin konkret, duhej qe dosja "Came" te kishte perfunduar gjykimin ne gjykatat greke dhe vetem pasi te jene dhene vendimet perfundimtare, juristet mund te depozitonin padi ne Strazburg. Per kete qellim, sipas kryetarit te shoqates "Cameria", ne gjykatat e qyteteve Filat, Patra e te tjere. Vetem me pas dosjet do te dergohen ne Gjykaten e Strazburgut. Por, edhe ketu ekziston nje problem. Te gjitha padite, rrjedhimisht te gjithja vendimet duhet te jene personale. Keshtuqe, parashikohet nje kohe mjaft e gjate per te arritur ne perpilimin e padise per ne Strazburg.

Procesi i Hages

Por, surpriza eshte se dosja "Came" nuk do te mjaftohet vetem me rikthimin e pronave. Sipas Shemes, e gjithe ajo qe ndodhi me 35 mije banoret e kesaj zone, ishte akuza e paster: krim kunder njerezimit. Prandaj, Gjykata e Hages, e cila merr ne shqyrtim keto ceshtje, mund te pranoje edhe dosjen "Came". Edhe ne ligjin me te cilin punon kjo gjykate, thuhet s pranohen per gjykim ato ceshtje pavaresisht se ngjarjet kane shume vite qe kane ndodhur. Shoqata ka kontaktuar me nje avokat anglez, emri i te cilit tani per tani nuk behet publik, qe do te perfaqesoje ceshtjen. Sheme shton se per akuzen e ngritur disponohen fakte dokumentare e shkresore dhe mbi te gjitha edhe 5 mije deshmitare, te cilet kane vuajtur deportimin nga shtepite dhe pronat e tyre.

Kerkesat e shoqates "Cameria"

1. Riatdhesimi i popullsise came, e cila llogaritet rreth 250 mije dhe rikthimi ne trojet etnike.

2. Kthimi fizik i pronave pa asnje lloj kompromisi.

3. Kompesim per shfrytezimin 60-vjecar te ketyre pronave dhe te gjitha resurseve.

4. Kompesimi per humbjet njerezore, materiale gjate ushtrimit te genocidit.

5. Respektimi i te drejtave themelore te njeriut si e drejta e punes, arsimit, te fese e te tjera.

Dosja "Came"

Periudha e deportimit: 27 qershor 1944-mars 1945

Numri i personave te debuar: 35 mije vete

Te vrare: 2700 vete

Siperfaqa e tokes qe dispononin: 5 mije kilometra katrore

Numri i popullsise came aktuale ne Shqiperi: 250 mije

Menyrat e zgjidhjes se ceshtjes: Padi ne Gjykaten e Hages dhe ate te Strazburgut

Akuza ne Hage: Krime kunder njerezimit

Kerkesa ne Strazburg: rikthimi i pronave

Perfaqesues: nje avokat nga Anglia

Numri i deshmitareve: 5 mije vete

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 5-4-2003 nė 23:13 Edit Post Reply With Quote
Kjo me gezon shum qenka ber kogja pun,ishalla i dalim ne fund se kemi nje kundershtar te keq(grekun).

Ju uroj fat nga zemra vllezerve ton Çamë,e mbrama me te mir.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 07:43 Edit Post Reply With Quote
Si i grabiste shteti grek pronat e shqiptarëve shumë vjet para daljes së ligjit të luftës

Greqia historikisht ka grabituar pronat e shqiptarëve

Nga Kastriot Dervishi

Marrëdhëniet shqiptaro &#8209; greke kanë pasur gjithnjë e në vijimësi anën tragjike të tyre për shkak të politikës shoviniste dhe antishqiptare që ka ndjekur Greqia kundër Shqipërisë. Genocidi sistematik grek kundër shqiptarëve ka filluar të programohet qysh në vitin 1844 në kohën kur kryeministri grek Jani Kolci shpalli "Megali Idea" ("Idenë e madhe"), një projekt tipik shovinist që synonte të krijonte një Greqi të madhe, një pjesë e së cilës do krijohej pikërisht mbi bazën e territoreve të pastra shqiptare.

Greqia arriti ta zgjerojë territorin e saj në kurriz të trojeve shqiptare duke arritur deri në kufijtë e njohur të vitit 1913. Por ajo nuk u kënaq vetëm me të por për qëllimet e veta, kërkoi vazhdimisht edhe jugun e Shqipërisë që ajo e quan "Vorio &#8209; Epir", si dhe spastroi etnikisht krahinën shqiptare të Çamërisë në vitin 1944, me justifikimin e goditjes së "kolaboracionistëve".

Shkrimi që po botojmë në numrin e sotëm të gazetës ka një objektiv të kufizuar që lidhet me çështjen e trajtimit të shqiptarëve të Selanikut në Greqi para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Dhe në numrin e sotëm e kemi fjalën për pronat e shqiptarëve në zonën e Selanikut, prona të cilat u shpronësuan nga shteti grek pa qenë nevoja të luhej karta e kolaboracionizmit.

Shpronësimet që ndërmori qeveria greke në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Greqia pati probleme me Turqinë, me të cilin nisi një luftë të cilën e humbi me turp. Pas mbarimit të kësaj lufte, ajo nisi procesin e shpronësimeve të përgjithshme mbi pasuritë e panumurta që zotëronin shqiptarët në Greqi, kryesisht në zonën e Çamërisë, Kosturit, Selanikut, Egjeut etj.

Një proces i tillë shpronësimesh nuk ishte bërë më parë për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Ky problem u bë kaq shqetësues saqë detyroi edhe ligjvënësit e Shqipërisë ta dikutonin me shqetësim të madh një ngjarje të tillë.

Nëse citojmë seancën parlamentare të Dhomës së Deputetëve të Shqipërisë më 25 qershor 1925, që iu kushtua pronave të shqiptarëve në Greqi (jo vetëm në Çamëri) merret vesh se nëse pasuria në fjalë do të vihej në duart të shqiptarëve, shtetit shqiptar do t`i vinte një ndihmë prej 10 milion franga ari në vit (shih "Bisedimet e Dhomës së Deputetëve" faqe 192, diskutimi i Xhafer Ypit). Pa llogaritur shpronësimin e detyrueshëm të çifligjeve të shqiptarëve në Tesali e gjetkë, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronësimeve në një përmasë sa më të madhe. Për të kufizuar një qëllim të tillë të grekëve në Greqi shkoi atëhere edhe një komision parlamentar shqiptar.

Duhet thënë se pas kësaj vizite Greqia e kufizoi ndjeshëm procesin e ndërmarrë ndaj pronave të shqiptarëve, ndonëse nuk hoqi dorë kurrë nga një aksion i tillë.

Ankesat e pronarëve shqiptarë në Selanik

Procesi shpronësues mori një përmasë të paparë në fillim të viteve 30&#8209;të. Gazeta kryesore e kohës në Shqipëri, "Besa"; është e mbushur plot me kronika që bëjnë fjalë për këto shpronësime masive.

Më 22 gusht 1931 "Besa" paraqet një korrespondencë nga Selaniku në lidhje me çështjen e pasurive të shqiptarëve të Greqi, ku në plan ishte vënë zhvillimi i bisedimeve midis ministrit të Punëve të Jashtme, Hysen Vrioni dhe përfaqësuesit grek. Ja një pjesë e artikullit të kësaj date:

"Shqiptarët e këtushëm kanë frikë se mos qeveria jonë përsërit gabimin e parë dhe pranon ose propozon rishqyrtimin e vendimeve të gjykatave të Greqisë, të cilat kanë thënë fjalën e fundit, dhe ndonëse kundër qëllimeve politike, u kanë njohur pronësinë shqiptarëve ndër tokat e tyre dhe u kanë caktuar vleftën e shpronësimit... Rishqyrtimi i këtyre vendimeve asht nji lodër e rrezikshme që do të përfundojë në fatkeqësinë shqiptare, sepse rishqyrtimi i i vendimeve jo vetëm që nuk është e mundur por do të shkaktonte anullimin dhe pezullimin për një kohë të pacaktuar dhe të pasosur kurrë të gjithë veprimeve të zhvilluara gjer më sot. Për këtë arsye pronarët shqiptarë, si me anë të komisioneve, ashtu edhe me lutjet e telegrame të përsëritura, kanë kërkuar prej qeverisë së tyre vetëm zbatimin imediat dhe plotësisht të vendimeve që kanë dhënë gjykatat greke pa përzierë këtë çështje me as një çështje tjetër të brendshme të përfunduar në kohë...".

580 mijë dynym shpronësime në zonën e Selaniku

Më 8 shtator 1931, "Besa" ka si kryeartikull: "Kur do të përfundojë çështja e pasurive shqiptare në Greqi". Nga ky shkrim mësohet se shpronësimi i tokës bujqësore dhe trojeve kap një sasi prej 580 mijë dynym sipas vlerësimit të grekëve.

Më 17 shtator 1931 në gazetën në fjalë botohet artikulli "Rreth pasurisë së shqiptarëve në Greqi". Shqiptarët e Selanikut në një letër dërguar gazetës shkruajnë: "Qeveria jonë duhet të insistojë deri në pikën e fundit".

Po shqiptarët e Selanikut i dërgojnë një letër Mbretit Zog (botuar në "Besa" më 30 mars 1932), ku i kërkojnë atij ndërhyrje për konfiskimin që po i bëhet pronave të tyre nga neni 80 i ligjit agrar grek.

Një ditë më pas po e njejta gazetë shkruan: "gjer kur të drejtat e shqiptarëve do të mbeten nëpër këmbët e të tjerëve", ku midis të tjerave gjejmë edhe këto fjalë:

"Përse këta kanë 19 vjet që ripen, po grabiten, po vdesin urie e mjerimi dhe shteti fqinj as nuk kujtohet, as nuk çan kokën se veprimi i tij nuk është i pajtueshëm as me të drejtat njerëzore, as me angazhimet ndërkombëtare, as me principet e relacioneve të mira e reciproke të shteteve në paqë e miqësi".

Më 11 prill 1932, gazeta që po komentojmë shkruan: "Ç'kuptim kanë relacionet tona me Greqinë", ku propozohen 4 masa kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria jonë ku më kryesorja është është ajo e sanksioneve ekonomike ndaj grekëve që ushtrojnë tregtinë në Shqipëri.

Më 12 korrik 1932, gazeta shkruan: "Mjerimi shqiptarëve në Greqi arriti kulmin e këtu po vdesin për bukë. Tokat e vëllezërve në Greqi po merren për 60 qindarka ari dynymi". Në artikull thuhet se qeveria greke ka nisur shpronësimin masiv me një kompesim jofinanciar por me bono të shtetit me fleftë nominale 1 mijë dhrahmi, të cilat zhvleftësohen përditë duke arritur një vlerë reale prej 190 dhrahmi, shumë që gazeta e vlerëson në 60 qindarka.

Shteti shqiptar i kohës nuk ka ndenjur indiferent në atë kohë. Mjafton të kujtojmë këtu se shteti ka paguar shpenzimet gjyqësore për shqiptarët e atjeshëm, gjë që në kohën e sotme nuk bëhet aspak.

Më 25 nëntor 1932 në "Besa" botohet shkrimi "Çështja e shqiptarëve në Greqi, bisedohet prej qeverisë sonë". Në këtë shkrim thuhet se shqiptarët në Greqi ankohen për pronat e tyre për shpronësimet që u ka bërë qeveria greke. Sipas gazetës, shteti shqiptar ka dërguar 4 mijë franga ari në Legatën tonë në Athinë, të cilat i janë dorëzuar në dorë titullarit tonë atje. Këto të ardhura do të përdoreshin nga shqiptarët që ishin shtetas grekë për pronat e tyre (për proceset gjyqësore, ankesat, etj). Gjithashtu "Besa" bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i ka kërkuar ministrit shqiptar në Athinë përpilimin e një raporti në lidhje me pronat e shqiptarëve në Greqi. Megjithatë çështja e pronave të shqiptarëve në Selanik nuk i shpëtoi abuzimeve greke.

Grekët grabitqarë të përhershëm

Historikisht grekët kanë grabituar pronat e shqiptarëve. I famshmi ligj i luftës ishte gjetja më ideale për ta dhe vijim i veprimeve të tjera të ndërmarra më parë. E pra në kohën kur ndodhnin këto, grekët nuk kishin të bënin me "kolaboracionistë" apo me "vend armik". A mund të besohet më që grekët mund të jenë kaq të gatshëm të heqin ligjin e luftës, ligj i cili shpreh më shumë se çdo gjë "dashurinë" e madhe që kanë grekët për shqiptarët, të cilët kanë në krye pushtetarë që bëjnë skandale të tilla si rasti i Bishtit të Pallës.

Grabitqari nuk mund të jetë kurrë humanitar apo mik.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 19-5-2003 nė 18:16 Edit Post Reply With Quote
Ja seq na thot zotri Nanos?!!

Nano: Per camet, jo ndryshim kufijsh
Kryeministri shprehet ne Gjirokaster se te shtrosh ne "Ballkanin e ri, ceshtje te vjetra, ne nje kohe qe came egzistojne ne Greqi edhe ne vende te tjera, do te thote te kerkosh ndryshimin e kufijve". Ai pershendet qendrimin e Berishes per ligjin e luftes me Athinen. Vizite ne fshatin e origjines Nokove dhe darka ne Lekures

Blerim KORE

Kryeministri Fatos Nano u shpreh dje ne Gjirokaster se Shqiperia nuk do te lejonte ndryshimin e kufijve dhe kundervenien mes shteteve per shkak te manipulimit te ceshtjes came. "Te shtrosh ne Ballkanin e ri, ceshtje te vjetra, ne nje kohe qe came nuk egzistojne vetem ne Shqiperi, camet egzistojne ne Greqi edhe ne vende te tjera, pasi nuk jane nje komunitet etnik, por edhe nje bashkesi kulturore, do te thote te kerkosh ndryshimin e kufijve, do te thote te kundervesh shtete dhe bashkesi ndaj njera-tjetres dhe shtetet ndaj njeri-tjetrit", tha Nano gjate nje takimi me socialistet lokale. "Nuk jemi aventuriere, - tha me pas Nano, - qe te lejojme kete gje, me nje vend mik, me nje vend fqinj, anetar i Bashkimit Europian dhe anetar i NATO-s", si Greqia. Per Kryeministrin, shteti fqinj ka nje raport te shkelqyer bashkepunimi per zhvillim, jo vetem me zonat e jugut te Shqiperise, por me gjithe vendin dhe institucionet perfaqesuese te tij". Me tej, shefi i qeverise tha se i vinte mire per qendrimin e mbajtur nga lideri i opozites Berisha, ne debatin me te fundit parlamentar ne lidhje me ligjin e luftes per Greqine. "Nuk kane asnje shans zera te vecuar te ndonje opozite te vjeter te vockel apo edhe ndonje te pavemendshmi brenda nesh per te rikthyer vleresimin anakronik ne marredheniet Shqiperi-Greqi. Nuk ka asnje shans qe came apo anetare te organizates"Omonia", te ndryshojne kufijte ne Ballkan. Kjo eshte e vertete e pakthyeshme historike", tha Nano.




--------------------------------------------------------------------------------

18/05/2003


Qfar flet ky ore!Kur degjoj kesi lloj komente nga politikanet "ton"me shkon mendja athua ka ne parlamentin ton shqiptar apo grek aty!!!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-2-2004 nė 19:51 Edit Post Reply With Quote
ĒAMĖRIA, LOTI DHE VARRI QĖ THĖRRET (njė projekt)

ÇAMËRIA, LOTI DHE VARRI QË THËRRET, QË PREJ BREGUT TË PIKËLLIMËS T'I DALIN ZOT BIJTË E VET
-- nga NUE OROSHI

Është koha që të botojmë Historinë komplete të Çamërisë

Çamëria - Kjo plagë e rëndë e Arbërisë sot është e mbeshtjellur dhe e ngulfatur nga shofinizmi grek. Çamëria gjaku dhe shpirti Arbëror, sot është e mbuluar me petkun e zisë. Çameria është sot loti dhe varri Arbëror që thërret që prej bregut të pikëllimes, t'i dalin zot bijte e vet. Po ku është Çameria sot? Ku janë Çamët sot? Ku janë të shpërndarë pasardhësit e Gjin Bua Shpatës dhe të Pjetër Loshës këtyre viganeve të Arbërisë, të cilët në fund të shekullit XIV dhe në fillim të shekullit XV e ngriten dhe e mbajtën në këmbë Principaten Arbërore të Artës.

Sot thërrasin zërat e Gjin Bua Shpatës e Pjeter Loshës ku je katandisur Arbëri. Ku i ke djemtë e tu që janë përgjumuar, i ka nxënë gjumi shekullor dhe ai mortor. Sot me zë të arte, thërrasin, Arta, Janina, Ajdonati, Filati, Konica, Margëllaqi, Filipadhe, Parge, Trikalla, Preveza e Gjiri i Artës, Meçovë, Grebenë, Naselicë, Kostur, ata therrasin në ndimë Arbërinë, ngrihuni djemtë e Arbërit e na ndimoni, është koha e fundit të bëni diç për Çamërinë. Derisa Çamëria kjo plagë e hapur e Arbërisë na thërret që në çdo mënyrç të mundëshme t'i dalim zot kësaj pjese të trupit tonë, do të ishte e udhës që edhe intelektualët shqiptarë kudo qofshin dhe ngado qofshin ta humbin një pjesë të kohës së tyre të çmuar për Çamërinë.

Që në fillim dua të theksoj se sot o kurrë është koha e duhur që t'ia kthejmë borxhin shekullor Çamërisë, ta ngulitim në kokat dhe mendjet e gjeneratës së re përmes librave të shkruara se Çamëria është djepi dhe trolli Arbëror, është koha t'ju tregojmë këtyre gjeneratave se në vendin e sotëm të Çamërisë të gllabëruar nga shovinizmi skizofren grek, m'u në keto themele në gjysmën e dytë të shekullit XIV, dhe në fillim te shekullit XV, ka egzistuar Principata e Artës me prijësit e saj, Gjin Bua Shpata, Pjeter Losha, Muriq Bua Shpata, Zguro Bua Shpata, Pal Bua Shpata, Jak Bua Shpata, Karull Bua Shpata, të gjithe këta prijësa Arbëror përplot një shekull jetë e mbajtën të gjallë Principaten Arbërore të Artës.

Intelektualë shqiptarë, kudo që jeni të shpërndarë, anë e kënd botës, mblidhni fuqinë dhe ta shkruajmë dhe flasim të vërtetën e hidhur për motrën tonë Çamërinë.

Prandaj, do të ishte e udhës që sa më shpejt që është e mundur ta botojmë një komplet veprash për Çamërinë. Në këtë komplet veprash të studiohen në thellësi luftërat Arbërore të çamëve, të shkruhet me argumente shkencore per kufinjtë e Çamërisë dhe shtrirjen territoriale te saj, për përjetimet e ndryshme të shkrimtareve dhe intelektualëve, që e kanë vizituar Çamërinë, për ngulfatjen dhe terrorizimin që ju është bërë Çamërisë nga shovinizmi skizofren grek, për përzierjen e çamëve nga Çamëria, për metodat barbare që bënë grekët për asimilimin dhe shpërndarjen e tyre. Poetë e shkrimtarë mos ngurroni që përjetimet tuaja për Çamërinë t'i shkruani në letër në formë tregimi, përjetimi shpirtëror, ashtu siç i kishte shkruar dhe botuar kohë me parë shkrimtari ynë Arben Kondi, dy libra nga udhëtimet e tij nëpër Çamëri.

Prandaj, të gjithë ata intelektualë, historianë, shkrimtarë, poetë, publicistë, kronistë, të vjetrit që mbajnë mirë mend ngjarjet dhe ndodhitë, që prindërit e tyre ia kane treguar për Çamerinë, t'i bëjmë bashkë të gjitha këto shkrime dhe ta botojmë sa më shpejt që është e mundur një komplet të librave për historinë e Çamërisë, për shpërnguljen e çamëve, dhe është koha që të flasim dhe të shkruajmë haptas për terrorin dhe gjenocidin shovinist grek mbi Çamërinë.

Këtë iniciativë për botimin e një kompleti librash mbi Çamërinë e merr Shtëpia Botuese Lumbardhi me seli në Prizren. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë me shkrime të ndryshme, për historinë e Çamërisë, mund të lajmërohen në këtë adresë e-mail: nue_oroshi@yahoo.de.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 06:07 Edit Post Reply With Quote
CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN

CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN

Botimet historike greke permbajne te dhena per te verteten e Camerise

Populli shqiptar i Camerise, pavaresisht nga disa individe qe u vune ne sherbim pushtuesve kane ndihmuar levizjen per clirimin e Greqise, duke krijuar batalionin me 300 luftetare se bashku me luftetaret grek. Krimet monstruoze qe ndodhen ndaj popullit shqiptar te Camerise e kane burimin ne gjithe strukturen e ideologjise se tyre shoviniste te atyre forcave qe ushqenin nje urrejtje ndaj shqiptareve e shqiptarizmit ne teresi dhe qe kishin per qellim grabitjen e teritoreve te saj.

Nga Kastriot Demi

Filozofi i madh grek Ksenofoni ka thene: "Historia qe meret vetem me veprat e mirefillta te Leonides dhe hesht para tradhetise se Efialtit, ngjajne me nje monedhe fallco te lyer me ar per te perjashtuar dhe justifikuar fajtoret". Ky percaktim i ngulitur ne ndergjegjen time me shtyn te jem i paanshem.

60 vjet me pare popullsia shqiptare e Camerise perjetoi tragjedine me te dhimbshme, shkaktuar nga qarqet e pandergjegjshme e antihumane greke. Ne vend te arsyes e te pjekurise politike, mbizoteroi pasioni dhe urrejtja e papermbajtur. Popullsia e pambrojtur u gjend perpara masakrash, grabitje, dhunimesh. Ndaj popullit shqiptar te Camerise, u zbraz i gjithe arsenali i antishqiptarizmit i atyre rretheve qe perbejne nje turp per historine greke. Ne librin e tij historiani perparimtar grek, Nikolla Zhango me titull "Imperializmi anglez dhe rezistenca 1940- 1941" Vol 2 thote se aktet qe ndodhen ndaj shqiptareve te Camerise, historia qe duam ta keni te bardhe, fsheh fytyren nga turpi. E shoh te nevojshme te bej nje pershkrim per te njohur elemente te ndryshem te popullit cam.

Camet kane gezuar respektin e grekeve

Gjate gjithe historise se saj ne krahinen qe ka banuar prej shekujsh, Popullsia shqiptare e Camerise, pasardhese e tesproteve ka gezuar respektin e bashkeatdhetareve grek qe kane jetuar ne kete krahine. Per kete, kane shkruar shume shkrimtare te vendit dhe te huaj, te cilet e kane vizituar kete vend, si Lord Bajroni, francezi Francisko etj. Ndersa ne enciklopedine e madhe greke volumi III lexojme: "Shqiptaret e Camerise jane mikprites, luftarake, shtatlarte, nese ndokush kerkohet nga autoritetet dhe u kerkon ndihme ata nuk e dorezojne. Gjate revolucionit grek te vitit 1821 e me pare ne maredhenie vllazerore me ta, bijte e Camerise nen drejtimin e Murto Hamzait kane ndihmuar fuqimisht kunder pushtuesve turq te Xheraldin Pashes dijetari grek Aristidh Kola ne librin e tij "Arbereshet dhe prejardhja greke" faqe 373 shkruan: "Ne vitin 1804 ne ishullin e Lefkades, nen kryesine e dy kapiteneve arberesh, Teodor Bithguri i mbiquajturi Kollokotroni dhe Ali Farmaqit, i maleve te Morese u zhvillua nje mbledhje per te ndihmuar luften kunder pushtuesve turq. Ne ate mbledhje moren pjese dhe 600 camer per te njejtin qellim." Per keto fakte historike, shkruan gjitashtu dhe historiani Leondis. Si rrjedhoje vertetohet katerciperisht se shqiptaret e krahines se Camerise kane qene korrekte me bashkeatdhetaret e tyre, dhe jo sic thote maniaku shovinist Vasil Krapsiti ne librin e tij "Muslimanet camer te Thesprotise" qe diferencon banoret e krahines ne muslimane e te krishtere, per te nxitur urrejtjen midis banoreve. Sic dihet, krahina e Camerise pas vendosjes se kufijve me 1913 mbeti ne juridiksionin e mbreterise greke. Pavaresisht nga politika shoviniste e autoriteteve midis banoreve nuk u verejt ndonje percarje, por u vazhduan marrdheniet e nje mirekuptimi tradicional. Gjate kesaj periudhe, regjimet e ndryshme qe vinin njeri pas tjetrit ne Greqi ndiqnin dhe nje politike te diferencuar ndaj minoritetit shqipetar ne Greqi.

1036, mberrin regjimi totalitar i Metaksait

Ne vitin 1936, ne Greqi erdhi ne pushtet regjimi totalitar i Joan Metaksait me baze ideologjike fashizmin. Platforma e ketij regjimi qe zhduku cdo parim demokratik, ndikoi keq edhe ne minoritetin shqiptar te Camerise. Konkretisht, ne prag te luftes italo-greke pushteti i ketij regjimi duke u udhehequr nga urrejtja etnike internoi ne menyre masive qe nga mosha 14 vjec popullsine e krahines ne ishujt e detit Egje. Pas kapitullimit te Greqise, popullsia e internuar neper ishuj u kthye perseri neper vatrat e tyre, te cilat qene te grabitura nga banda te ndryshme. Gjate pushtimit ne Greqi, filloi levizja e armatosur kunder pushtuesve qe perfshinte dhe krahinen ne fjale. Banoret shqiptare te Camerise, te nisur nga mirekuptimi me bashkeatdhetaret e tjere te krahines, nuk u nisen te benin raprezalie, por kerkuan mirekuptim e bashkepunim. Levizja e armatosur e popullit grek e diferencoi kete ne organizata me platforma te ndryshme ideologjike. Populli shqiptar i Camerise ne kete lufte, ka ndihmuar me pjesemarrjen e tij ne organizaten perparimtare te EAM-it, ELAS-it, por duhet te pranohet se nje pjese kane bashkepunuar me armikun pushtues dhe kane kryer akte dhune.

Vetem pak came bashkepunuan me armikun






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2004 nė 11:13 Edit Post Reply With Quote
Nje projekt qe te djathtti shqiptare duhet ta mbeshtetin pa tjeter.

Une sot mblodha ne nje teme te gjithe artikujt qe kemi mundur te mbledhim me teme Çamërinë:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=66





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-12-2004 nė 23:59 Edit Post Reply With Quote
Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve

Megjithë faktin që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian kundër Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u shpall “Gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë, duke i konsideruar palë sulmuese”.
Në vitin 1970, Gjykata Kushtetuese Greke, ka shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jo greke, deri në shfuqizimin e Ligjit të Luftës dhe nënshkrimin e Traktatit të Paqes, mes Greqisë e Shqipërisë.
Me datë 9. 06. 1947, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave Greke, me Vendimin Nr.14882/3574 dhe me Ligjin 4506, datë 14. 03. 1966, përjashtoheshin nga Ligji i Luftës, “shtetasit shqiptarë me origjinë greke, banues në Shqipëri”.
Në 25 Qershor 1925, gjatë një diskutimi në Parlamentin Shqiptar për pronat e grabitura të shqiptarëve në Greqi, deputeti Xhaferr Ypi, tha: “Nëse kjo pasuri, do të vihej në duart e shqiptarëve, shteti ynë siguronte 10 milionë franga ari në vit.
“Ligji i Luftës me Shqipërinë”, dekretuar e mbajtur ende në fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjëherë guximin e shtetit shqiptar dhe të politikës së tij edhe gjatë këtyre 14 viteve të fundit, për ta injoruar qoftë jo vetëm praktikisht, por dhe teorikisht këtë ligj. Përkundrazi, ndërkohë që prej palës greke është konsideruar “ligji i drejtë dhe i motivuar”, prej palës shqiptare është konsdideruar “pa rëndësi dhe mbetje inaktive e një periudhe të vdekur përgjithmonë”. Nëse ligji i luftës, do të ishte një “mbetje” e tillë, atëherë Greqia nuk duhet ta mbante prej 64 vjetësh në fuqi.
Absurdi i Shtetit Shqiptar, qëndron në faktin, se nga njera anë shteti grek konsiderohet si “vend mik” dhe afrohet, pranohet e vepron si “partner strategjik”, nga ana tjetër vazhdon të zbatojë me fanatizëm dhe egërsi, çdo dispozitë të ligjit të saj të luftës me Shqipërinë. Natyrisht, nuk është aspak normale për Shqipërinë, që quhet edhe me Kushtetutë si vend sovran, të pranojë miqësi me një vend, i cili i ka zhvatur 1/4 e territorit, që i ka vrarë, sakatuar, larguar me dhunë një pjesë autoktone të popullsisë dhe që i ka grabitur pronat, për më tepër, vazhdon të mbajë në fuqi “Ligjin e Luftës”. Ne duhet të jemi të bindur tashmë, se prapaskenat e dukshme greke, në lidhje me interesa të tjera territoriale ndaj Shqipërisë, të cilat ringjallen dhe veprojnë edhe për shkak të një qëndrimi të “ngordhur” të shtetit shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve, janë një praktikë vepruese dhe jo një fantazi nacionaliste.
Pesë vjet më parë, kur ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqiëprisë, Paskal Milo u pyet nga deputeti i PS-së, Petro Koçi, në seancën e datës 29 korrik 1997, në lidhje me “politikën e fqinjësisë aktive me Greqinë ndaj “Çështjes Çame”, u përgjigj: “Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shqiptaro-greke është objektiv parësor i qeverisë dhe kjo përparësi është edhe për çamët, po kaq i dobishëm dhe shpresëdhënës, sa edhe për gjithë shqiptarët”. Tani gjithkush mund të kuptojë, se në ç’nivel ndodhet çështja çame për të parë se sa e “dobishme e shpresëdhënëse”, ka qenë politika e “fqinjësisë së mirë” më Greqinë, kur në mes të dy kufijve qëndron një Ligj Lufte i pa abroguar.
Pak nga historia e “Ligjit të Luftës”
Në atë peridudhë trazirash të Luftës së Dytë Botërore, për të forcuar akoma më shumë pozitat e triumfatorit pushtues, më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe e sulmoi territorin e kësaj të fundit, duke përdorur si bazë kryesore zbarkimi, territorin e aneksuar jugor shqiptar. Nga kjo pistë dhe në këtë kohë, filloi lufta e mirënjohur në Jug të Shqipërisë, e quajtur “Lufta Italo-Greke”. Në këtë cilësim, pjesëmarrës të shteteve ndërluftuese, mungon emri i Shqipërisë. Megjithë faktin që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u shpall “gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë si palë sulmuese”. Dekreti Mbretëror Grek, i datës 10 nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare Greke të vitit 1940, me këtë përcaktim: “Italia me dominimet, territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria, përcaktohen armike në kuptimin e Ligjit 2636: “Për veprimet juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike”.
Në bazë të këtij ligji, të gjithë pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën “sekuestrimin konservativ” dhe filluan të administrohen nga shteti grek. Duhet të theksojmë këtu se me fjalën “pasuritë e shqiptarëve në Greqi” nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por për pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek. Më vonë, me vendim të përbashkët të ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe të ministrisë së Financave të Greqisë, datë 9 qershor 1947, Nr 14882/3574 dhe më vonë në bazë të ligjit nr. 4506, datë 14 mars 1966, përjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave të ligjit të luftës, “shtetasit shqiptarë me origjinë greke që banonin në Shqipëri”. Sipas këtij ligji dhe sipas dëshirës identifikuese greke, “shtetas shqiptarë me origjinë greke” quhen të gjithë ortodoksët e Shqipërisë. Sipas dekret-ligjit nr. 1138/1948, neni 21 i Ligjit të Luftës është ndryshuar, duke qartësuar se marrja fund e këtij ligji bëhet me vendim të përbashkët të kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë. Pastaj, një vendim i tillë duhet të miratohet edhe nga Parlamenti grek. Në vitin 1987 grekët mashtruan në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë. Për faj edhe të palës shqiptare, për shumicën e popullsisë nuk dihej deri vonë se Greqia e kishte akoma në fuqi këtë ligj. Por, duhet kujtuar se grekët kanë qenë mashtrues deri vonë në lidhje më këtë çështje. Kështu për shembull ish-këshilltari i Shtypit i Ambasadës Greke në Tiranë, Kristos Failadis në vitin 1994, i ka deklaruar gazetës “Aleanca”: “Me komunikatën zyrtare të Këshillit të Ministrave të Greqisë, datë 28 gusht 1987, ka pushuar së ekzistuari gjendja e luftës me Shqipërinë. Ky dokument zyrtar i Këshillit të Ministrave është firmosur nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat pjesëmarrës”.
Sipas informacioneve që kemi, ky i ashtuquajtur “vendim” nuk është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, pra ka qenë një truk grek, për t`i shërbyr politikës së “dy popujve miq”, nisur e publikuar me marifet në Shqipëri, që koha e regjimit të Enver Hoxhës.
Pse Greqisë nuk i inetereson heqja e Ligjit të Luftës me Shqipërinë?
Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje, që shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së Ligjit të Luftës me Shqipërinë, është ai ekonomik, ose kuptuar më ndryshe, kjo është maska e hajdutërisë greke nëpërmjet këtij ligji. Sipas ligjit grek të luftës, të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj. Po ashtu sot ekziston çdo mundësi dhe bazë juridike prej shtetit grek, që emigrantëve shqiptarë në Greqi, t‘u konfiskohen ato pak prona që kanë blerë, pasuritë e tjera, pse jo edhe llogaritë bankare. Këtë e përcakton Ligji i Luftës! Por, në tërësinë e interesave të dukshme e të padukshme të Greqisë, për të mbajtur në fuqi këtë ligj, qëndrojnë edhe motive të tjera me natyrë ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë në Greqi, mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë, që mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me ta.
Ja ligjet greke, antishqiptare
Në datë 10.11.1940, Parlamenti grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike të armiqëve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike” në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek është deklaruar “Gjendja e Luftës me Shqipërinë”. Shteti grek, për të “zbutur” disi maskarën zhvatëse të pronave të shqiptarëve në Greqi, me dy akte nënligjore të ministrisë së Financave dhe ministrisë së Ekonomisë, me nr. 14882 e nr. 3574, si dhe me Ligjin 4506 të vitit 1965, të datave 07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bërë përjashtim për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, duke iu dhënë të drejtën e rifitimit të pronave të sekuestruara. Këtë akt sekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe në vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jo greke, deri në momentin e shfuqizimit të Ligjit të Luftës dhe të nënshkrimit të traktatit të paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe tani, 64 vjet pas daljes së atij ligji famëkeq, edhe pse mbretëria greke është rrëzuar, edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse “miqësia” mes dy vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes së luftës kundër Shqipërisë dhe ligji i sekuestros konservative për pronat e shqiptarëve, nuk po shfuqizohen.
“Çështja Çame”: Grekët sekuestrues e masakrues të shqiptarëve, që përpara vitit 1925
Faktet historike dëshmojnë, se edhe shumë vite përpara dekretimit të Ligjit të Luftës në vitin 1940 me Shqipërinë, Greqia ka patur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitëse për të sekuestruar pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas diskutimeve në seancën e Posaçme Parlamentare të Dhomës së Deputetëve të Shqipërisë, të zhvilluar në datën 25 qershor 1925, kushtuar çështjes së pronave të grabitura të shqiptarëve në Greqi, pa llogaritur pronat në Çamëri, sidomos fjalës Xhaferr Ypit në këtë seancë, nëse kjo pasuri e grabitur nga grekët, do të vihej në duart e shqiptarëve, atëherë shteti shqiptar siguronte 10 milionë franga ari në vit. Pa llogaritur shpronësimin e detyrueshëm të çifliqeve shqiptare në Thesali e zona të tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronësimeve në përmasa më të madhe. Për të bllokuar këtë qëllim, shkoi atëherë në Greqi, një komision parlamentar shqiptar. Duhet thënë, se pas vizitës së parlamentarëve shqiptarë, Greqia e kufizoi dukshëm procesin grabitës të pronave të shqiptarëve, por nuk e ndali asnjëherë, madje e thelloi edhe shumë vite më pas. Rast i mirë për të ishte Ligji i Luftës i vitit 1940, i cili nuk mund të jetë kurrë një “mbetje e së kaluarës”, përderisa është një faktor i madh grabitës për grekët dhe që i shërben strategjisë serbo-greke të rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Bëni një llogari të thjeshtë: Vetëm nga viti 1925 e deri sot, me kursin e këtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionë franga ari në vit, të marra nga administrimi i pronave të shqiptarëve në Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisë çame dhe ato që preku Ligji i Luftës i vitit 1940), Greqia i ka përvehtësuar shqiptarëve, një shumë prej rreth 950 milionë franga ari. Në atë kohë, një frangë ari shkëmbehej me 4 dollarë.
64 vjet e sekuestruar, godina e Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë
Ka një fakt të tillë, të cilin nuk duhet ta lëmë jashtë vëmendjes: Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite që paguan shuma kolosale financiare, për të përballuar qeranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë dhe kur prej mbi 6 dekadash, në qendër të Athinës, në rrugën “Vasilissis Sofias” ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë kjo, që është pronë historike e Shtetit Shqiptar. Që prej 64 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë ish-seli diplomatike, ka kaluar në “sekuestrim konsevativ” qysh prej vitit 1940 dhe sot është kthyer në muze. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer, jo vetëm si pronë fizike, por së pari, si vlerë historike.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2004 nė 00:06 Edit Post Reply With Quote
Konferenca e Londrės 1913, fillimi i tragjedisė kulmore tė Ēamėrisė

Në vështrim në thellësi të viteve, në historinë e brigjeve shqiptare të Çamërisë, anipse i shpejtë, na bën me dije rreth luftërave shekullore, midis shqiptarëve dhe grekërve, në jugun e ballkanit. Dy kombet e ardhur të parët aty, ndonëse kanë patur edhe periudha paqeje, nuk u janë shmangur dot mërive ballkanase, me ç’rast janë prodhuar konflikte. Veçanërisht në periudhën e mesjetës kur princërit shqiptarë u bënë zot të trojeve amtare, këto beteja nuk u shmangën dot. Një ogur i bardhë për viset e Çamërisë dhe krejt ato shqiptare, paralajmëroi sigurisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878. Duke u vënë nën mbrojtjen politike dhe ushtarake të kësaj Lidhjeje, trevat shqiptare po shpallnin përpara Portës së Lartë, synimet e qarta të tyre, jetesën e viseve arbërore, si unitet tokësor, etnik dhe historik. Ndonëse ne e dimë se si u shtyp lëvizja e fuqishme kombëtare e inicuar prej Rilindasve tanë, rëndësia e saj arrin disa dimensione. Dhe mendoj se pikërisht, përkitazi me problemin e Çamërisë, burrat e Shqipërisë së asaj kohe dhanë një kontribut të pakrahasuar.




I marrë në konsideratë prej Portës së Lartë si edhe fuqive të tjera të mëdha evropiane, në Konferencën e II të Stambollit, në prill të vitit 1881, problemi i viseve të Çamërisë u trajtua gjërësisht. Falë emrave të shquar të shqiptarëve, të cilët kishin ndikim të madh në Stamboll, kjo konferencë njohu si pjesë të Vilajetit të Janinës, krejt brigjet nga veriu i Gjirit të prevezës deri në perëndim të lumit Araht, duke shkëputur sigurisht disa toka të pakta, me ç’rast iu aneksuan Greqisë. Ndonëse kjo e fundit bëri përpjekje të mëdha në Stamboll, për të shkëputur deri edhe Janinën, viset shqiptare shpëtuan prej aneksimit të fqinjit jugor të saj. Ndërkaq, për shqiptarët e të katër vilajeteve, viti 1912 do shpaloste përgjegjësinë emadhe historike për t’u dalë zot fateve të vendit të tyre. Kjo përgjegjësi u pasqyrua në të dy kahjet e lëvizjes kombëtare si në ate politike ashtu edhe në rrëmbimin e armëve për t’u përballur me rreziqet. E vërteta është se këto rreziqe ( kur pikërisht Turqia lëngonte në shtratin e vdekjes së Perandorisë) po u vinin shqiptarëve nga fqinjët e tyre ballaknik, të cilët sidomos në vitin 1912, patën hartuar një sërë planesh të fshahtë për coptimin mesvedit të trojeve autoktone shqiptare.

Kështu qeveria greke, dërgoi në dhjetorin e vitit 1912, në Londër ( aty ku do të diskutoheshin kufijtë e rinj të shteteve) një promemorje tjetër të gjatë dhe cinike lidhur me kufijtë e saj në kurriz të Shqipërisë. Në krahinat shqiptare që ata kërkonin, hynin pos Çamëria, edhe Saranda, Përmeti, Korça, Pogradeci, Manastiri e deri në vlorë. Mbi bazën e një plani strategjik, plan i grekërve dhe sllavëve, synonte këto troje duke paraparë si të mundshëm coptimin e krejt tokave shqiptare dhe mosegzistimin fare të racës shqiptare e cila për ta, nuk ishte e aftë të ndërtonte shtet dhe të vetqeverisej. Natyrisht këtij qëndrimi cinik, iu përgjegj menjëherë Qeveria e dalë nga Kuvendi historik i Vlorës i 28 nëndorit 1912. Në ditët e para të janarit 1913, përfaqsuesit e kësaj Qeverie, Rasim Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga, i paraqitën Eduard Greit, ministër i punëve të jashtme një propozim konkret lidhur me kufijtë jugorë të Shqipërisë. Në parashikimin që burrat e Shqipërisë u bënin kërkesave të tyre në londër, natyrisht sundonte logjika e fshahtë. Nëqoftëse Shqipëria nuk ka mundur të shkojë pas kombeve perëndimore, shpreheshin ata, arsyet duhen të kërkohen në kushtet e pafavorshme që e rrethonin ate. Historia e popullit shqiptar është e mbushur me luftëra të përgjakshme që i është dashur të bëjë për ruajtjen e integritetit të tij. Në asnjë kohë të egzistencës së saj kombëtare, Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj, prandaj në kohën e diskutimit të kufijve ballaknike, shqiptarët kanë të drejtë të ngrenë zërin për t’u kërkuar Fuqive Evropiane, bashkë me të drejtën për të jetuar edhe mundësinë për t’u zhvilluar në paqë si krejt kombet e tjerë. Nisur nga deklarimet e fqinjëve tanë, parashtresa e burrave të Shqipërisë, në Londër deklaronin nëse zgjedhja përfundimtare e problemit të popujve ballkanik imponohej me forcë, populli shqiptar nuk mund të duronte që të drejtat e tij të sakrifikoheshin pjesërisht dhe për më tej nuk mund të përfundohet paqja e plotë e gadishullit, derisa kufijtë që i janë njohur çdo etniteti politik, s’do të frymëzoheshin prej caqeve gjeografike dhe etnografike të çdo shteti. Vetëm dhënia e një konfigurimi homogjen Shqipërisë, do të mund të bëjë të vendoset paqja dhe qetësia në ballkan, vazhdonte kjo parashtresë. Ndërsa sa u përket kufijve, deklarimi i përfaqsuesve të Qeverisë së Vlorës ishte tejet i vendosur :

“Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në meçovë, duke ruajtur u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme. Pamvarsisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e nevojshëm se duke e zvogluar atë dhe duke engushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj, Evropa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu, në pikpamje ekonomike burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal”(A. Q i shtetit-Tiranë, Fondi 245, viti 1913, dosja 11-19 , fleta 34 ).

Më poshtë, përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën, ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë ekoncepteve të tija politike. Tek shqiptarët interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konflikteve dhe luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht :”Populli shqiptar është i lindur, qe në rregullimin e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë. . . ”(A. Q. SH. Tiranë-fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34 )

Siç dihet në konferencën e ambasadorëve në Londër, Rusia cariste kishte dominancë tejet të madhe, falë shpartallimit të plotë të perandorisë Osmane. Në këtë rrafsh, pozicionet strategjike të saja kërkonin të arrinin deri në ujërat e Adriatikut dhe për arritjen e këtij qëllimi ajo kërkonte të përkrahte të krishterët sllav, malazez dhe grekë, duke dashur të ringrerë lavdinë e shkuar të carëve, nëpërmjet orekseve shovene të ortodoksizmit sllav. Kufijtë e Shqipërisë të kërkuara prej qeverisë ruse në Londër, ishin krejt qesharake, disa qindra kilometra tokë ( kryesisht fushë) e pambrojtur e palidhur me trevat e tjera shqiptare, e pazhvilluar ekonomikisht dhe tek e mbramja e gatshme për tu bërë pre e çdo fqinji grabitçar, që do të sumonte me 700-800 ushtarë. Me dallime shumë të vogla, i tillë ishte në Londër edhe qëndrimi i qeverisë Franceze dhe asaj Angleze, të cilat kërkonin me çdo kusht të meteshin aleatë të tyre ballkanikë, duke u paraprirë interesave të veta, të ardhme. Ndërsa në kundërshim më këto, përfaqsuesi i qeverisë austro-hungareze, Mensendorf, deklaronte se do të sihte jo vetëm në të mirë të Shqipërisë, por krejt ballkanit, që mbrenda territorit të shtetit shqiptar, të përfshiheshin ; Janina, Konica, Korça, Follorina, Ohri, Gostivari, Tetova, Prizreni, Gjakova, Peja dhe Shkodra. Në thelb të kësaj kërkese, Mesendorf, arsyetonte se vetëm një shtet i fortë dhe i pavarur shqiptar, do të shuante zjarret në Ballkan.

Pa dashur të zgjateimi në skenat dhe prapaskenat e kësaj konference, ndonëse në drejtim të kryetarit të saj, Eduart Greit, nuk munguan qindra telegrame, memorandume dhe peticione prej gjithë trevave shqiptare në katër vilajetet, por dihet tanimë qëndrimi përfundimtar i saj ndaj fateve të Shqipërisë. Në mënyrë tejet të koncetruar, këtë akt makabër të Fuqive të Mëdha , ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, e përshkruan mendimtari i shquar, Mid’hat Frashëri, në librin e vet “Shqiptarë dhe Sllavë” ku pos të tjerave shkruan tekstualisht ; “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e londrës më 1913, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide ? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte, fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e famshme të Çamërisë, iu dhanë Greqisë. . . ”(Mid’hat Frashëri”Shqiptarë dhe Sllavë” botuar në frengjisht në Lozanë-Zvicër më 119, dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61 ).

Kundër këtij vednimi kaq të padrejtë, reaguan jo vetëm përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër por krejt diplomacia shqiptare. Në krye të burrave shqiptar, printe plaku i urrtë Ismail Qemal Vlora, i cili duke njohur prapaskenat e Fuqive të Mëdha të Evropës, e ngriti lartë zërin në mbrojtje të atdheut të vet. Ai do të mbante gjithashtu lidhje kurdoherë të ngushta me atdhetarët e Çamërisë, duke i vënë në dije për gjithshka që Qeveria e Vlorës po bënte në mbrojtje të interesave të popullsisë së kësaj krahine. E vërteta është se me të marrë vesh lajmin e aneksimit të Çamërisë prej andartëve grek, drejt Londrës vërshaun dhjetra telegrame e peticione ku konferenca bëhej me dije se tokat pjellore të Çamërisë, prej shekujsh ishin shqiptare dhe s’mund t’i bashkangjiteshin tanimë një shteti të huaj. Protesta të tilla u dërguan nga prefekturat e njohura të Janinës, Filatit, Prevezës, Paramithisë etj, por nuk munguan edhe protesta nga ato krahina të tjera të shkëputura nga shteti amë, por edhe ata të mbetura në mbrendsi të kufijve politik. Kështu në një protestë që populli i Lushnjës, i dërgonte Ser Eduard Greit, në ato momente, pos të tjerave thuhej : “Nga gazetat merret vesh se në çamëri, e cila si nga pikpamja e gjuhës ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikpamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është padyshim Shqiperi, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërimin dhe zhdukjen e këtij vendi. . . Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vedni ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatëresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje, sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet konferencës , duke iu lutur me lot zie në sy, që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të Shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut”(Arkivi Qendror i shtetit -Tiranë. Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67 ).

Por protestat e tilla të shqiptarëve, kurdoherë ranë në vesh të shurdhur. Tanimë në pejsën më të madhe të tyre, kufijtë ishin përcaktuar dhe për probleme të vogla që do të dilnin në përcaktimin e disa fshatrave pa rëndësi të madhe, u vendos të krijohej një Komision Ndërkombëtar. Sipas Nenit 5, të rregullores së këtij komisioni, përcaktimi i kufirit në këto fshatra do të bëhej sipas konstatimeve etnografike, ku do të hartohej gjuha amtare e folur e vendasve:komisioni gjithashtu parashihte të mos merrte anën e manifetsimeve të ndryshme politike të etnive. Ende pa u tharë boja e këtij vendimi të marrë në Londër, (më 11 gusht 1913) qeveria greke e cila kish shkuar me rreth 12 mijë ushtarë të rregullt në Gjirokastër e Korçë, filloi masakrën e madhe të djegjes së fshatrave. Në mënyrë krejt barbare, në verën dhe vjeshtën e vitit 1913, në jugun e shtetit amë, u dogjën rreth 12 mijë shtëpi të shqiptarëve mysliman. Burrat u ndoqën deri në majat e shpateve më të egra, ndërsa gratë dhe foshnjat u therrën me thika për të kursyer plumbat. Ende pa arritur, përfaqsuesit e komisionit Ndërkombëtar të caktimit të kufijve, në shumë fshatra autoktone shqiptare u suallën familje greke, iu dhanë atyre shtëpi e tokë të konfiskuara nga shqiptarët dhe u porositën që në rast se do të merreshin në pyetje prej ndërkombëtarëve të kufirit, të pohonin se jetonin prej shekujsh aty. Ndërsa me shqiptarët e krishterë në vise të Sarandës, Kolonjës, Gjirokastrës e Korçës, nuk lanë dredhi pa përdorur e premtim pa bërë, kinse ata do të deklaronin se donin të jetonin nën Greqi, ”mrekullitë” nuk do të kishin të maruar. E vërteta është se propaganda, e ndërthurur edhe me mjete të tjera siç ishin paratë e dhëna disa krerëve filogrek, bënë të tyren. Në ndonjë rast, siç ishte ai i parisë së krishterë të Korçës, u pranua qeverisja greke, por mekanizmi nuk funksiononte, falë atdhetarëve të shquar të kësaj treve si : Mihal Grameno, Sali Butka, Qamil Panariti, Shahin Matraku, motrat Qiriazi, Papa Kristo Negovani etj. Bnadat e andartëve greke, shkuan deri aty sa të vrisnin shqiptarë të pafajshëm të cilët refuzuan të mbanin në dritaret e tyre flamujt grek, me ç’rast do të mashtroheshin pjestarët e këtij komisioni Ndërkombëtar të Kufijve. Jo rrallë, në sytë e tyre, pjestarët e këtij komisioni, vërenin se ishin me qindra shtëpi të djegura në këto fshatra, të cilat në mënyrë të çuditshme kishin të parrezikuara nga zjarri, vetëm me ndonjë flamur grek. Për më tej, trupat e rregullta të suhtrisë së Veneziellosit, nuk nguruan të lyenin edhe vetë, në ngjyrat e flamurit grek, mjaft shtëpi shqiptarësh, në ato zona ku do të kalonin përfaqsuesit e komisionit në fjalë. Mbas shumë peripecish, Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve, mundi të krijojë idenë e saktë mbi ato fshatra që përshkoi. Natyrisht, në çdo ditë të punës së vet, ai u gjend përballë presionit të qeverisë greke të Venezellosit, si edhe dhunimeve e masakrave që kryenin në këto vende, andartët grek. Në fund të vitit 1913, ky komision pasi kishte verifikuar shumë prej këtyre fshatrave, mundi të përcaktojë një vijë kufitare definitive, e cila u kontestua menjëherë nga qeveria greke. Por dy muaj më pas sigurisht nën presionin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha, Veneziellosi me shkresë të veçantë, pranonte kufijtë e vendosur nga komisioni. Në ditët e para të marsit 1914, ndërsa përfaqsuesi i ushtrisë shqiptare dhe ai i komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, nënshkruanin marrveshjen sipas së cilës trupat e rregullta të ushtrisë greke do të largoheshin menjëherë nga Qarku i Korçës dhe ai i Gjorokastrës, pikërisht atëherë u thirr nga leshtësia, dinakëria tradicionale helene. Një varg luftërash të gjata shpërthyen midis 2-3 mijë shqiptarëve të paarmatodur siç duhet dhe rreth 15 mijë trupave greke të ushtrisë së rregullt në bashkëpunim me andartët. Këto luftëra ku u dogjën rreth 250 fshatra, mijëra shtëpi, u vranë gra e fëmijë të pafajshëm, përkojnë me deklaratën e kriminelit Venizellos, i cili jo pa cinizëm u ish drejtuar më 1913 miqve të tij, duke thënë se edhe nëse do të tërhiqemi nga tokat shqiptare brenda kufijve londineze, ne nuk do të lëmë gjë tjetër prapa veç zjarr dhe hi. Ndërkaq urat e zjarreve ishin dezur edhe në tokat e bukura e pjellore të Çamërisë. Ndërsa, përfaqsuesi i qeverisë osmane, në Athinë, duke nënshkruar mbarimin e luftës midis atyre dy shteteve, përcaktonte qartë edhe qëndrimin që duhej të mbante qeveria greke, me etnitë etjera, pas rivlersimit të kufijve prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Banorët eshkëputur prej trungjeve amë, ndonëse njihnin për juridiksion shtetin grek, kishin të drejta të barabarta me grekërit dhe për më tej, do të mbanin në çdo kohë edhe nënshtetësinë turke. Në mënyrë tekstuale, lidhur me pronat, në këto marrveshje të nënshkruar në Athinë, thuhej pos të tjerave ;”Askujt nuk mund t’i merret prona e vet pjesërisht apo tërësisht, drejtëpërsëdrejti apo në mënyrë të tjera”. (A. Q. SH. -Tiranë. Fondi 251. dosja. 83. fleta 173).

Ende pa u ratifikuar marrveshja, ushtarët dhe andartët grek, vepruan me turma zjarri në duar t’u vënë flakën, shtëpive dhe atdhetarëve më të shquar të Çamërisë. Në Janinë e Filat, në Paramithi e Lekures, agjntë të fshehtë grekë rrethonin shtëpitë e atdhetarëve shqiptarë dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme nisën të rrëmbejnë ara, vreshta dhe sipërfaqe të tëra ullinjësh, për t’ua bërë dhuratë kolonëve grekë të ardhur enkas nga juglindja e Greqisë. Mendoj se është e udhës të sjell këtu, dëshmi autentike të hulumtuara në terren prej studiuesit të njohur të Çamërisë, Ibrahim Hoxha. Lidhur vetëm me një pjesë të vogël të rrëmbimit të pasurive çamë, në vitet 1913-1914, ai kumton ;

“Rexhep Osman Çaparit iu përlanë pronat që zotëronte në fshtrat Goricë e Harce, kurse Seit Çaparit iu morrën tokat që i përkisnin në fshatin Lije dhe në vendin e quajtur Kucura. Tërë pronat e qytetit dhe të fshatrave të rrethit të Paramithisë u zhveshën nga gjithçka zotëronin në fusha dhe fshatra të ndryshëm të Frarit, në Camofshtra, në malësinë lindore të Paramithisë e gjetkë nder ta ishin edhe Prronjatet, Dinenjte, Bollatatet, Bakot, Muhtenjtë, Kalenjtë etj. Kështu p. sh, vëllezërve ;Qemal. Mazar e Nuri Jusufi, Sulejman Dino, vëllezërve Sulejman, Hetem e Hasan , Suhbi Sulejman Dino si dhe vëllezërve Abedin e Eqrem Haqif Sulejman Dino iu perpinë pronat e shumta që kishin nëpër fshtarat e Frarit lindor, në Camofshatrat lindorë e gjetkë. Agako (metli) Pronjës, trashigimtarëve të Fuad Prronjos dhe Prronjatëve të tjerë iu morrën pronat që kishin në fshatin Shamete, në Lefterhuar, në Llabanice, në Popovë, në Selam, në Plakë, në Lumare të Janinës etj. Abedin Bakos, Ahmet Bullatit, Haxhi Shehut, Omer Manopullit, Zeqirja Shehut, Tahir Bakos u morën jo vetëm arrat, por edhe bahçet dhe bostanet që kishin në afërsi të shtëpive, pa zënë në gojë pastaj tokat dhe kullotat dimërore, ndër ata që patën më tepër humbje në këtë drejtim ishte edhe Riza Nexhip Kali, të cilit iu grabit edhe tërë kullota dimërore e quajtur Delvic. Nuk ishin të paktë edhe pronarët prej fshatrave të rrethit të Paramithisë që u lanë lakuriq. Ndër ta ishin edhe Mulla Salihu e Murat Isufi nga fshati Dhormi, Balinjtë e Kapolitet nga fshati Gardhiq etj. Ndër Karbunaritet që u lanë me gisht në gojë ishin edhe tërë mali Line ( kullotë dimërore) dhe kullota Bravar si edhe shumë hektar toke buke, iu morën edhe 3 mijë krerë bagëti të imta(dhen) 650-700 krerë lope dhe po aq kuaj. Tefik Qemal Haxhiu dhe Xhemajve iu gllabëruan kullotat dimërore që ndodheshin në vendin e quajtur Gurovalat”. (I. Hoxha “Viset kombëtare shqiptare në shtetin Grek” faqe 89 ).

Më tej tragjedia çame, do të thellohej edhe në jugun esaj, në fshatrat e bukur të Prevezës, e cila sidoqoftë kishte treguar me fjalë e vepra se nuk mund t’iu nënshtrohej synimeve shoveniste të Athinës. Duke u grabitur në pik dite, nën mbikqyrjen e andartëve, banorët shqiptarë të fshatrave :Sheshevë, Strevine, Çaprazli, Flamur, Dhuvjan, Strangjil, Lisar, Rrenjos etj, në të vërtetë u merrej atyre pasuria e fundit, u rrrëmbehej buka e gojës e fëmijëve dhe për rrjedhojë krejt ardhmëria. Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur me çdo kusht këto pasuri atërore, dhjetra trima të Çamërisë u ndëshkuan nga inkuizitorët e Athinës, duke djegur në turrën e drurëre.

Tanimë jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, por krejt ata që në mënyrë të dhunshme iu shkëputën prej trungut amë, ishte e qartë se do të luftonin pafundësisht me pushkë, me pendë, me shkronja e dinjitet për të mos u asimiluar prej fqinjëve grabitqar. Ata do të duhej të ecnin përmes sfidave të reja për mbijetesën e racës së tyre. Në mënyrë shumë të përmbledhur, në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Villiams të të shprehej ;”Diplomacia mendjelehtë evropiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri. Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”. (G. Villiams “shqipatrët”-Tiranë 1934 , faqe 37 ).

Tragjedia pat nisur. Rrjedhat e saj do të shndrroheshin në gjak shqiptarësh të pafajshëm, ajo ende vazhdon në ditët e sodit, , nga mëkatet e “civilizimit europian”Çamëria është shqiptare.


Eugen SHEHU

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 28-1-2005 nė 05:16 Edit Post Reply With Quote
SI FILLUAN T'U MERRESHIN PRONAT CAMEVE?

Zyrtarisht qeveria greke reagoi pozitivisht, por veprimet praktike treguan te kunderten

Perfaqesuesi i qeverise greke ne Lidhjen e Kombeve Dhimiter Kaklamanos: "Shqiptaret banojne ne nje territor te percaktuar qarte, Epiri. Nese ata jane bashkefetare me turqit, nuk jane aspak bashkeatdhetaret e tyre". Ndersa Kokotakisi, i derguari i Greqise ne Tirane: "Asnjehere nuk ka qene qellim i qeverise greke shmangia nga zotimet solemne te marra ne Lozane, te cilat ajo do t'i respektoje me skrupulozitet, si persa u perket shqiptareve musmilane, ashtu shtetas te huaj, ashtu edhe greke, pasurite e te cileve ndodhen ne Greqi, qe njelloj do perjashtohen nga kembimi i parashikuar".

Eglantina Nasi

Qe popullsia came nuk ka kaluar nje periudhe "te lumtur" ne bashkeekzistencen e saj me greket, tashme kete e dine te gjithe. Dhe per debimin e kesaj popullsie pas Luftes se Dyte Boterore me dhune nga trojet, eshte folur dhe shkruar shume. Por vetem botimi "Dokumenta per Camerine" i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave, hedh drite te plote mbi marrdheniet e verteta qe kjo popullate ka patur me palen greke gjate periudhes se viteve 1912-1939. Behet fjale pikerisht per vitet kur filloi konflikti i vertete, menjehere pas Konferences se Ambasadoreve ne Londer (1913), vendimet e se ciles e gjymtuan Shqiperine. Sepse iu lane jashte saj trevat e rendesishme si Kosova dhe Cameria. Ajo i dha Greqise pothuajse gjithe Camerine, duke nisur nga gjiri i Prevezes, deri tek Kepi i Stillos. Te keto territore perfshiheshin qytetet e Filatit, Paramithise, Parges, Margellecit dhe Gumenices se bashku me rrethinat e tyre. Botimi ne fjale, i pergatitur me shume seriozitet nga dr.Kaliopi Naska tregon permes dokumentash te sakta mbi marrdheniet e verteta te cameve dhe grekeve, planet e hershme te ketyre te fundit per debimin e kesaj popullate nga territori grek dhe vensosjen aty fillimisht te refugjateve greke nga te ardhur nga Azia e Vogel pas konfliktit greko-turk. Qe ne kete periudhe, ravijezohet zyrtarisht problemi i perfolur i pronave te cameve ne territorin grek.

Vuajtjet e cameve, u shtuan pas humbjes se luftes greko-turke

Ne dokumentat e botuara ne kete vellim, pasqyrohen memorandumet qe iu paraqiten Konferences se Paqes, kerkesat per rievokimet tokesore te Shqiperise se dikurshme. Por keto nuk sollen asnje ndryshim, Cameria mbeti pjese e Greqise dhe gjendja e popullsise se saj u keqesua per shkak te grabitjeve dhe perndjekjeve. Vuajtjet e tyre u shtuan edhe me shume pas humbjes qe pesoi Greqia ne luften me Turqine ne vitin 1922, kur qeveria e Athines u detyrua te largonte jo vetem trupat e saj nga Anadolli, por te pranonte edhe terheqjen e popullsise greke te vendosur atje prej kohesh. Ishte pikerisht traktati i Lozanes, i 30 janarit 1923, i cili vendosi kembimin e grekeve te Anadollit me turqit e territoreve greke. Nje gje e tille jeoet e dokumentaur me ane te letrave zyrtare te kembyera enkas nga qeverite perkatese. Nga ana e saj, qeveria shqiptare kerkoi respektimin e vendimit te seances se 19-te te nenkomisionit per kembimin e popullsive, ku u percaktua se popullsia shqiptare e Greqise dhe e Turqise, perjashtohej nga kembimi. Ky vendim u mor ne baze te deklarates se perfaqesuesit te qeverise greke ne Lidhjen e Kombeve Dhimiter Kaklamanos, i cili ne kete konference theksoi: "Shqiptaret banojne ne nje territor te percaktuar qarte, Epiri. Nese ata jane bashkefetare me turqit, nuk jane aspak bashkeatdhetaret e tyre". Kjo deklarate u perserit edhe ne nje note te Kokotakisit, i derguari i Greqise ne Tirane, i cili i deklaroi kryetarit te qeverise shqiotare: "Asnjehere nuk ka qene qellim i qeverise greke shmangia nga zotimet solemne te marra ne Lozane, te cilat ajo do t'i respektoje me skrupulozitet, si persa u perket shqiptareve musmilane, ashtu shtetas te huaj, ashtu edhe greke, pasurite e te cileve ndodhen ne Greqi, qe njelloj do perjashtohen nga kembimi i parashikuar". Edhe per kete fraze, jepet dokumenti i sakte ne kete vellim. Pra ky realitet etnik dhe historik, u pranua edhe nga pala greke. Te shumta jane dokumentat qe flasin se pas kesaj, u ngriten kerkesat se elementi shqiptar i Greqise deshironte te jetonte si shtetas i ndershem dhe besnik i qeverise helene. Ne asnje rast, ai nuk donte te debohej nga vendlindja, ne nje mjedis te huaj si Azia e Vogel. Kjo megjithese autoritetet lokale i kercenonin duke i perzene nga vatrat e tyre duke u hequr dhe te drejten per te shitur dhe per te dhene me qera pronen e tyre, duke u zene shtepite me refugjate greke. Ata donin te trajtoheshin si pakicat e tjera. Por dokumentat e tjera flasin se diskutimi per problemin cam ne Lidhjen e Kombeve nuk mori pergjigjen e duhur. Kjo ceshtje vazhdoi te ishte shkak acarimi per marrdheniet shqiptaro-greke. Per kete, u moren edhe disa vendime nga qeveria greke ne vitet 1926-1933, ku e quajti te perfunduar kembimin e popullsise dhe miratoi ligjin per shitblerjen e pronave te tyre.

Neni 6 i Traktatit te Paqes, njihte pronat

Nga ana e pales shqiptare, u kerkua qe te zbatohej neni 6 i Traktatit te Paqes midis Turqise dhe Greqise, ku theksohej se vendet e zoteruara nga Greqia, te drejtat e pronesise mbi pronat agrare te paluajtshme, te zoteruara nga persona private dhe te vertetuara me dokumenta te shtetit osman, do te njiheshin nga shteti grek. Ata u shprehen kunder debimit nga Greqia dhe kerkuan shfuqizimin e dekretit te qeverise greke te vitit 1918, qe ndalonte shitjen e pasurive te paluajtshme. Nga ana e saj, qeveria e Athines, premtoi se do te lidhte edhe nje marreveshje ne vitin 1926 per ceshtjen came. Por vazhduan t'i krijoheshin veshtiresi shtreses se cameve ne Greqi nga dyndja e refugjateve greke prej Azise se Vogel, te cilet i vendosen ne shtepite e cameve, duke i nxjerre te zotet ne rruge. Edhe arat, kopshtet, te vjelat, u grabiten, duke i zhveshur camet krejtesisht nga pasuria. Nderkaq, vazhdoi dhuna edhe ne aspektin mesimor, ku camet nuk lejoheshin te arsimoheshin ne gjuhen shqipe, pasi ndeshkoheshin nga organet greke. Vetem ne vitin 1936 u arrit te viheshin disa mesues shqiptare ne shkollat e tyre.

Pra, ne menyre teper te dokumentuar dhe te argumentuar ne botim sqarohet konflikti i detajuar i popullsise came dhe asaj greke. Per te perfunduar ne vitin 193, kur u shpall edhe Lufta e Dyte Boterore.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 28-1-2005 nė 05:19 Edit Post Reply With Quote
KUSH PROVONTE SHQIPTARINE, JO NE ANADOLL

Ne njoftimin e qeverise greke Eleftherios Venizelos (kryedelegat i Greqise ne konferencen e Lozanes) duke iu drejtuar Avenolit zevendes/sekretar i pergjithshem i Lidhjes se Kombeve), pohon se popullsia muslimane e races shqiptare nuk do te hynte aspak ne kembimin qe do te behej prej pales greke dhe asaj turke pas perfundimit te konfliktit te tyre. "Asnjehere nuk ka qene qellim i qeverise greke shmangia nga zotimet solemne te marra ne Lozane, te cilat ajo do t'i respektoje me skrupulozitet, si persa u perket shqiptareve musmilane, ashtu shtetas te huaj, ashtu edhe greke, pasurite e te cileve ndodhen ne Greqi, qe njelloj do perjashtohen nga kembimi i parashikuar". Nje tekst i tille iu dergua nje leter edhe qeverise shqiptare nga ana e Legates se Greqise ne Tirane ne 3 shtator 1923. Por ndryshon shume shpejt reagimi i qeverise greke. Kane kaluar vetem disa dite dhe jepet pikepamja e qeverise greke se nga kembimi do te perjashtoheshin vetem ata shqiptare qe do te provonin prejardhjen e tyre. Pra, me ane te plotesimit te disa kritereve te vecanta sipas tyre, te tregonin me doemos se ishin shqiptare dhe vetem ne kete menyre do i shpetonin tokes se Anadollit.

Vendim i Komisionit Mikst ne 14 mars 1924

"Derisa komisioni Mikst te vendose mbi rastet e vecanta qe do t'i parashtrohen, nenkomisionet kompetente do te ndalojne nisjen per Turqi te cdo personi qe do vere para me arsye origjinen e tij shqiptare" do te ishte formulimi zyrtar qe ky komision paraqiti per moskembimin e refugjateve greke te Azise se Vogel, me muslimanet turq te territorit grek. Pikerisht, lidhur me nje fakt te tille, ne daten 7 qershor 1924, aplikohet raporti mbi percaktimin e kombesise se banoreve te Camerise. Ne cdonjerin nga kriteret duhej te dilte qe ata ishin shqiptare. "Raca, feja, ndergjegia kombetare, gjuha, doket dhe zakonet ose i quajtur ndryshe qyteterimi. Raca = te gjitha veprat asnjeanese qe u moren me camet, pohojne prerazi se ata jane shqiptare dhe i njesojne me suliotet. Eshte e panevojshme ta themi se shumica e banoreve te Epirit jane kokegjere, ndersa grejet dhe turqit jane kokegjate etj".

Por ketu fillojne dredhite

Sipas dokumentacioneve te sakta te Arkivave Shqiptare, raporti qe mberrin nga Athina ne 4 gusht 1924 tregon ankesat e shqiptareve ndaj raportit te komisionit Mikst qe i trajton sikur muslimanet shqiptare kane hyre vullnetarisht ne kembim. Por nuk ishte fare e vertete. Studimi tregon listen emerore te disa shqiptareve qe u eshte marre toka dhe u eshte dhene refugjateve greke te ardhur nga Azia e Vogel. Pra, fillojne padrejtesite e para ndaj cameve prej grekeve per t'u marre pronat dhe per t'i debuar me pas. "Fakti qe nder banoret e katermbedhjete fshatrave qe iu dhane shqiperise ne Lindje te Korces, shume muslimane merguan, edhe pse keto fshatra iu dhane Shqiperise, eshte nje prove tjeter qe tregon se muslimanet e kane lene vendin vullnetarsht" thuhet ne letren perkatese qe ministria e Puneve te Jashtme Greke i drejtohet Legates Greke ne Durres. Dhe vetem ne gusht te vitit 1924 do te botohet e plote nje liste emerore e disa pronareve came te cileve u eshte marre toka dhe u eshte dhene refugjateve greke te ardhu nga Azia e Vogel.

Ne raportin e dokumentar te se njejtes periudhe, pershkruhen metodat qe jane perdorur per te debuar shqiptaret e Epirit, qe tashme gjendeshin zyrtarisht ne territorin grek, ne te njejten kohe per t'u marre edhe pronat.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-2-2005 nė 19:24 Edit Post Reply With Quote
Ēamėria, dhimbje qė nuk ikėn

Nga Ismail Kadare*

Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetër. Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës. Çamëria bën pjesë në hartën më të dhimbshme të Evropës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq, heshtjet gjithashtu mund të acarojnë, madje më keq. Shumica e çamëve që u shpërngulën mizorisht nga vatrat e veta, në mbarim në Luftës së Dytë Botërore janë ende të gjallë sot. Janë shuar dy ose tre breza, ata që mezi çapiteshin drejt Shqipërisë, por janë gjallë adoleshentët, fëmijët, së fundi, foshnjat, që hynin në atdheun amë nëpër djepe. Të gjithë ata, në një mënyrë ose në një tjetër, mbajnë mend. Asnjë ligj i botës, asnjë formim kulturor nuk mund t’i bëjnë njerëzit të mos kenë kujtesë, e aq më pak të mos kenë nostalgji. Ky libër nuk është as politikë, as nismëtar i një fushate. Ai është para së gjithash libër njerëzor. Libër me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njerëzit, për njerëzit. Është një dhimbje, që nuk ikën ngaqë dikush shpall të paligjshmen. As duke bërë sikur nuk e di. E, aq më pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Në botën e sotme të të drejtave të njeriut, drama e çamëve kërkon rishqyrtim. Në këtë libër jemi në botën e artit, atje ku shpesh kanë nisur rishqyrtimet e mëdha të ndërgjegjes së njerëzimit.


* Mesazhi shoqëron Antologjinë për Çamërinë, përgatitur nga poeti Ali Podrimja

ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-2-2005 nė 02:23 Edit Post Reply With Quote
Po ēamėt dhe tė pėrndjekurit kush do t“i presė?

Genocidi nazifashist i Luftës së Dytë Botërore evidentoi edhe viktimat e tij. Është fakt se 27 janari është edhe një ditë përkujtimore e veçantë në kalendarin e ditëve të nderimit për sakrificat nga holokausti hebre nga regjimi hitlerian. Ashtu si e gjithë bota pas 60 vjetësh bëri një kujtesë për mos harrim në Aushvic të Polonisë, edhe kryeministri shqiptar Fatos Nano, jo vetëm që mori pjesë në vendin ku ka qenë një prej kampeve të tmerrshme të nazizmit, që gjatë gjithë sundimit zhduku nga faqja e dheut rreth 6 milionë çifutë, por dha edhe një pritje me atë pjesë të komunitetit hebre në Shqipëri, si dhe me përfaqësues të familjeve që strehuan dhe mbrojtën izrealitët nga gjermanët. Vërtet, kur shihje edhe mënyrën se si i lexonte fjalët Fatos Nano, mendova një çast se sa i njerëzishëm është kryeministri ynë dhe sa i dhemb atij për viktimat e një genocidi të tmerrshëm hitlerian. Por, pas këtij çasti, jo vetëm mua, por edhe çdo shqiptari që ka përjetuar edhe një genocid si ai komunist, na vijnë në mendje ato qëndrime të vetë Fatos Nanos si kryeministër i shqiptarëve ndaj ish -të përndjekurve politikë, ndaj atyre që përjetuan tmerrësisht një genocid klasor të tipit envero-stalinist me viktima aq të shumta sa janë të regjistruara si në një përqindje të lartë në botë në raport me popullsinë.

Dhuna policore, rrahjet e ish -të përndjekurve, mosrespektimi i të drejtave të tyre legjitime, u bënë modeli i qeverisjes dhe respektit të shtetit ndaj kësaj shtrese të barabartë në genocid nga ekstremizmi komunist, ashtu si hebrejtë nga ekstremi fashist. Askush nuk mban mend që vetë Fatos Nano të ketë pritur ndonjë përfaqësi të këtyre ish -të përndjekurve dhe t´u mbante një fjalë sa të të merrte të qarët, siç edhe ia kishin shkruar atë fjalë kryeministrit genocidist shqiptar. Gjithashtu, për kujtesën historike të kombit shqiptar, ashtu si hebrejtë e Luftës së Dytë Botërore, genocidi goditi edhe popullsinë shqiptare të Çamërisë nga forcat ekstremiste shoviniste greke. Jo vetëm 2877 të vrarët e deklaruar, por edhe qindra e qindra të tjerë që u viktimizuan nga pasojat e këtij genocidi që tashmë ka hyrë në ditët e nderimit në kalendarin historik kombëtar të aprovuar nga Parlamentit shqiptar, siç është regjistruar 27 qershori 1444, Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek. Dhe, si të mos mjaftonin të gjithë këto që zënë një përqindje të konsiderueshme në raport me popullsinë e kësaj krahine që nuk i kalonte të 50 mijë banorët e fesë myslimane, kjo popullsi do të vuante edhe genocidin komuniste envero-stalinist, që veçanërisht mbi çamët ra e pamëshirshme dhe me pasoja edhe për brezat që lindnin nga kjo popullsi e ardhur nga Çamëria.

Pas gjithë këtyre përsëri shtroj pyetjen se si s´ka pasur një herë kohë ky kryeministër shqiptar që të presë një përfaqësi të atyre që vuajtën edhe nga genocidi nazifashist me internimet në kampet e përqëndrimit, që vuajtën edhe nga genocidi i gjithanshëm grek, por që vuajtën edhe nga genocidi i shqiptarit nga shqiptari. Si s´i tha goja një herë këtij kryeministri shqiptar që të shprehte keqardhje ndaj një popullate rreth 250 mijë banorëshe që sot është refugjat i pas Luftës së Dytë Botërore dhe nuk fiton të drejtat e veta legjitime. Asnjë pritje, asnjë keqardhje, asnjë komision, asnjë mision, asnjë ndjenjë njerëzore nuk ka shprehur ky kryeministër dhe partia e tij ndaj viktimave çame të disa genocideve për rreth 60 vjet me radhë. Është ky rast për të thënë se sa hipokrit është ky kryeministri ynë. Mjerë kush bie preh e kësaj hipokrizie.

H. Zane
Shekulli 05/02/2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-2-2005 nė 17:48 Edit Post Reply With Quote
Pas Kosovės, ēėshtja ēame fronti i fundit

Edhe pse i shkruar në vitin 1998, libri i Miranda Vickers "Midis serbëve dhe shqiptarve: Një histori e Kosovës", do të botohej në gjuhën shqipe, vetëm pak javë më parë, nga shtëpia botuese "Toena", përkthyer nga Xhevdet Shehu. Vickers ka eksploruar rrënjët e konfliktit dhe kthesën e trajektores në marrdhëniet e viteve të fundit, midis shqiptarve dhe serbëve në Kosovë. Pjesa e parë e librit paraqet Kosovën në fundin e sundimit otoman, kur marrëdhëniet midis dy komuniteteve ishin realtivisht të mira. Pjesa e dytë, eksploron Kosovën që pas vitit 1945, e deri në mesin e viteve '95, duke dhënë një shpjegim mbi aspektet historike sociale, kulturale, etnike dhe fetare të shpërthimit të dhunës serbe, si edhe pasojat e këtij konflikti në situtën politike dhe ekonomike në rajon. Në intervistën dhënë për "Metropol", Vickers, jep opinionet e saj në lidhje më Kosovën dhe statusin e saj, duke u shprehur se "çështja çame, është edhe fronti i fundit kombëtar në Ballkan".

Në librin tuaj, ju shpreheni se serbët kanë qenë minorancë e "përjetëshme" në Kosovë...

Familjet e vogla serbe u vunë përballë familjeve shqiptare më të mëdha në numër. Ky fakt, por edhe arsye të tjera i vunë serbët e Kosovës përballë një fakti konkret: të mos kishin një identitet të tyre, apo edhe çfardo kujdesi nga pjesë tjetër e botës. Ata u ndjenë të manipuluar nga Milosheviçi, madje edhe në këtë moment, Beogradi vazhdon t'i manipulojë ende. Unë kam shumë miq serbë nga Kosova dhe e kuptoj shumë mirë pozicionin e vështirë në të cilin ata ndodhen, gjithmonë si një minoritet. Qëllimi i Beogradit ka konsistuar në koloniazimin si të Kosovës. Por Kolonializimi i parë i këtyre rajoneve në vitet '20-'30, pothuajse dështoi, pasi banorët që u çuan nga Mali i Zi në Kosovë kishin tradita kaq shumë të ngjashme me shqiptarët në të gjitha aspektet. Shumë shpejt malazesët do të krijonin edhe lidhje familjare më shqiptarët nëpërmjet martesave, këshut që prezenca e mirfilltë serbe, u zbeh shumë. Pas Luftës së Dytë, Beogradi vendosi që të çonte në Kosovë serbë të mirfilltë, që përbën edhe kolonializimin e dytë të Kosovës, traditat dhe zakonet e të cilëve ishin shumë të ndryshme nga ato të kosovarëve. Por Kosova vazhdoi të mbetej e izoluar. Rregjimi represiv i Rankoviçit në vitet '60, vendosi mbizotërimin serb në Kosovë në aspektin social e politik. Por ndryshimet konstitucionale të vitit '74, të cilat u jepnin shqiptarve më shumë autonomi, vëtëm sa e përkeqësoi marrëdhënien midis dy komuniteteve, të cilat u ndjenë më të izoluara dhe në grupe të ndara. Kjo u vu re edhe në luftën e '98-'99, ku shqiptarët nuk ishin të gatshëm të mirkuptonin aspektin historik të serbëve, pasi të ngarkuar shumë emocionalisht dhe të zëmëruar nga aktet e Millosheviçit, fakt të cilin unë e kuptoj shumë mirë.

Cilat kanë qenë marrdhëniet e grupit të dytë të kolonëve serbë me shqiptarët e Kosovës?

Në mënyrë absolutë kanë qenë marrëdhënie shumë të këqia. Kjo edhe për vetë faktin, se shtypja serbe në këtë periudhë kohore ka qenë edhe më e egër. Dhe politika e ministrit të punëve të brendshme serbe në vitin '66, e drejtuar nga Aleksandër Rankoviç, ka qenë një ndër më negativet. Shumë shqiptarë u burgosën dhe u përndoqën, fakt që do të çonte në rrënimin total të marrëdhënieve midis dy komuniteteve. Brezat e kosovarëve të rritur e mbajnë mend shumë mirë atë periudhë të egër, ku policia sekrete përndiqte të gjithë dhe kontrollonte gjithçka dhe ku të gjithë nuk i zinin besë askujt. Por ndryshimet e vitit 1974, e përmirësuan ndjeshëm situatën në favor të shqiptarve.

Por gjatë viteve të Rankoviçit përveç përndejkjes, ka patur edhe dëbime masive të shqiptarëve drejt Turqisë, apo edhe vendeve të tjera perëndimore...

Kjo është shumë e vërtetë dhe, madje, është e vështirë të përllogaritet numëri i saktë i shqiptarëve të dëbuar. Në fakt ka patur edhe një marrëveshje midis qeverisë turke dhe asaj jugosllave, në lidhje me këtë fakt. Por ndryshimet në politikën ndërkombëtare në vitet '60, e penguan deportimin e mëtejshëm të kosovarëve drejt Turqisë. Por unë besoj se të paktën 140 mijë kosovarë janë larguar nga Kosova në atë periudhë. E gjitha kjo erdhi si rezultat i përpjekjeve për t'i trajtuar shqiptarët si "musilmanë", pra si turq dhe të njëjtin "interpretim" e gjejmë nga grekët edhe ndaj çamëve.

Mos ndoshta çamët janë në qendër të vëmendjes tuaj...?

Besoj se po. Edhe ky fakt e ka shpjegimin e vet. Personalisht, besoj se ky është edhe "fronti" i fundit në Ballkan, ose e thënë ndryshe çështja e fundit kombëtare që mbetet për t'u zgjidhur në rajon. Natyrisht, që nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, apo urgjencën e zgjidhjes së problemit sikundër në Kosovë, por për një të drejtë morale të çamëve. Mund të them pa frikë, se ka një ngjashmëri me çështjen palestineze. Shumë çamër e dinë me saktësi se ku jane, jo vetëm shtëpitë e tyre, por edhe se ku i kanë fshehur çelësat e shtëpive. Kam fotografuar shumë shtëpi çamësh në Greqi dhe jam përpjekur të gjej pronarët e tyre. Nga ana tjetër kam pyetur edhe shumë njerëz të moshuar nga Çamëria, të cilët i kanë njohur vendbanimet e tyre, tashmë të "banuara" nga grekë. Moralisht këtu ka një problem për zgjidhje. Natyrisht, që nuk besoj se ka shumë çamë që do të donin të jetonin sërish aty, por ata kanë të drejtën mbi pasuritë e tyre të mohuara.

Historiografia dhe poltika greke janë përpjekur të përligjin qëndrimin e tyre ndaj çamëve, duke i akuzuar këta të fundit si kolaboracionistë të gjermanëve. Opinioni juaj në lidhje me këtë çështje?

Natyrisht që ka patur edhe persona që bashkëpunuan. Po të shikosh edhe kontekstin historik, si fashistët italianë ashtu edhe nazistët premtuan bashkimin e të gjithë shqiptarëve, përfshi edhe Kosovën, në një shtet të vetëm. Kjo propagandë bindi, si çamë ashtu edhe kosovarë të bashkëpunonin, madje edhe "Balli Kombëtar" në Shqipëri, e besoi këtë propagandë. Jo të gjithë çamët bashkëpunuan dhe grekët nuk i përndoqën më të njëjtën forcë çamët ortodoksë, sikundër vepruan me atë muslimanë. Duke pastur parasysh historinë e Ballkanit mund të kuptosh shumë mirë përse mentaliteti grek ishte aq agresiv ndaj çamëve muslimanë. Pavarësisht, se grekët mund të kishin humbur besimin ndaj tyre, nuk mund të përligjet politika e ndjekur prej tyre. Prandaj besoj se duhet të ketë kompesime edhe morale.

Çështja çame "fronti" i fundit, por statusi i Kosovës...?

Pa një zgjidhje përfundimtare të statusit të Kosovës asgjë nuk mund të përmirësohet në Ballkan. Edhe në aspektin ekonomik i gjithë rajoni nuk mund të konsiderohet i sigurtë. Shumë janë të bindur se Kosova është një burim destabiliteti, gjë që frenon hapjen ekonomike. Personalisht jam e bindur se për një zhvillim ekonomik dhe demokratik të rajonit, duhet të ketë një Kosovë të pavarur. Po sipas mendimit tim, kosovarët duan të jenë të pavarur dhe këtu nënkuptoj, se ata nuk duan të jenë në të njëjtin shtet me Shqipërinë. Fakti se kosovarët dhe shqiptarët kanë jetuar për një kohë të gjatë të ndarë, duke krijuar shumë ndryshime edhe në traditë, është një shpjegim përse e besoj atë që sapo thashë.

L. Olli

METROPOL 07-02-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-3-2005 nė 05:02 Edit Post Reply With Quote
Karla Del Ponte & Greqia nė Hagė pėr Ēamėrinė

Nga Hyqmet ZANE

Shqiptarët e kanë njohur dhe e kanë nderuar kryeprokuroren e Hagës e cila gjatë këtyre viteve pas 1999-ës po përballet me krimet e luftës që kanë bërë serbët mbi shqiptarët dhe të tjera si këto. Karla Del Ponte, kryeprokurorja e OKB-së që është bërë personazhi i një ballafaqimi me realitetet dhe dënimet për krimet dhe kriminelët e luftës në Europë, ka arritur të dokumentojë dhe njëherazi të denoncojë genocidin e njeriut kundër njeriut me metodat e luftës së një shteti kundër një kombi tjetër, kundër lirisë dhe të drejtave njerëzore.Është një CV e gjatë për të folur tashmë për autoritetin e një gruaje që u bë e hekurt në qëllimet dhe pikësynimet e saj për të gjetur drejtësi dhe zbatuar ligjet që vetë sistemi demokratik i ka sanksionuar në vendet e superzhvilluara dhe që po tentohet të implementohen edhe në vendet në zhvillim. Kosova u bë shembulli më i qartë i përdorimit të makinerisë së luftës serbe dhe sllavo-komunizmit kundër Kosovës. Bota dëgjoi dhe pa se çfarë u bë në Kosovë deri në vitin 1999 kur askush nuk guxoi të dilte kundër furisë së NATO-s të drejtuar nga amerikanët për të dënuar makinerinë vrasëse dhe genocidiste të Serbisë që po kthente në filozofi të jetës së pushtetit të saj me krimet kundër njerëzimit me objektiv kundër shqiptarëve. Por kjo botë dëgjoi dhe pa se të vetmit që i dolën në krah monstrës serbe, që vrau dhe shkeli me këmbë shqiptarët e pafajshëm, ishte Greqia dhe aleatja e orgjinës serbe, Rusia. Lind pyetja : Ishte një rastësi apo ka ndonjë lidhje mes tyre ? Aq më tepër kur bëhet fjalë se dy shtetet Serbia dhe Greqia janë edhe shtetet fqinjë të kombit shqiptar. Bile Greqia përdori edhe nocionin “anti” ndaj NATO-s dhe ndaj Amerikës, si për të treguar se është e patundur në qëllimet e saj agresive kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre legjitime për të jetuar si gjithë të tjerët në tokën e tyre të dhuruar nga Zoti. Përsëri kam të drejtën të pyes : Ishte një rastësi apo një filozofi që u përgatit këtu e 100 vjet të shkuara nga kjo Europë që sot po fsheh kokën si struci për të moskthyer kokën prapa se çfarë dhuroi Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1913 ? Faktet historike që nga 1913-ta se çfarë ndodhi me shqiptarët në të gjithë territorin e tyre, etnikisht shqiptare, tashmë e tregon qartë harta fizike dhe politike e katandisjes së Shqipërisë sot të ndarë në 5 pjesë : Shqipëria , Kosova, Çamëria, pjesa e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi. A mund të thotë dikush që e njeh historinë shumë më mirë se cili komb është i ndarë në 5 pjesë dhe shteti me emrin bazë, si p.sh. Shqipëri, të jetë e rrethuar me vetveten, por nën administrimin shtetëror të shteteve të tjerë, që në rastin konkret janë Serbia dhe Greqia ? Askund nuk gjenden absurditete të tilla që rrjedhin nga veprime të mendësisë së sundimit të njerit nga tjetri, një lloj mohimi të njeriut prej njeriut, një genocid territorial që më pas u shoqërua me një gendocid njerëzor pambarim që tashme dihet se e bënë serbët dhe grekët për një shekull të tërë nën hijen e një Europe që u bë parzmore e veprimeve që edhe në atë kohë e kishin emrin “genocid njerëzor, krim kundër njerëzimit”, por pa konkretizim në dënimin e kriminelëve. Nuk them serbët dhe grekët në kuptimin popull, por shtetet dhe qeverita ë këtyre vendeve që ndërsyen lakmitë të tipit shovinist ndaj popullsive vendase në pjesët shqiptare që kishin nën administrim, si dhuratë e Fuqive të Mëdha. Veçanërisht Kosova dhe Çamëria vuajtën pasojat e këtij realiteti të ri me një genocid ekstrem që kënaqte edhe shijet e arenës tipike gladiatoriane të supershteteve që shihnin se si përpëlitej ndjesia atdhedashëse e një kombi të dhunuar fizikisht e shpirtërisht të konsideruar skllav i historisë për të qenë preja e një Greqie a Serbie që dihet historikisht se si erdhën në Ballkan.
***
Përfundimi i Luftës II Botërore nxorri në një anë fituesit dhe humbësit. Shqipëria, ashtu si edhe Serbia e Greqia u rradhitën në bllokun antifashist, por me një mirëkuptim antishqiptar kur erdhi puna për Kosovën dhe Çamërinë. Këtë të “drejtë”, konkretisht për antishqiptarët e Çamërisë (Thesproti - Greqia Perëndimore), shtete si Anglia dhe Franca e nënshkruan duke nënshkruar njëherazi edhe përdorimin e një genocidi kundër njerëzimit, pas atij nazifashist me kampet e përqëndrimit, pa folur për tendencat pushtuese. Historikisht ndodhi ajo që pritej të ndodhte : Makineria vrasëse greke e drejtuar nga bandat e andartëve që kërkonin gjak shqiptari, siç ishte tipi Napoleon Zerva, kryen masakrat në Çamëri si një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe një mospërfillje e turpshme e parimeve dhe e karakterit te luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve me gjermanët të cilët në tërheqje, u lanë vendin forcave zerviste. Ja një fakt konkret : midis forcave zerviste dhe atyre gjermane : “Komandanti zervist Theodhori Vito, i forcave të krahinës së Filatit, një ditë para hyrjes së forcave zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filatit, u takua me komandantin e forcave gjermane në tërheqje”. Pas këtij takimi shohim ende, pa u larguar mirë forcat gjermane nga Filati, forcat e Theodhori Vitos hynë në Filat. Kështu, një bashkëpunim i tillë u sigurojnë forcave zerviste krahët, duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjerë në të gjithë krahinat e Çamërisë, duke ushtruar “të drejtën e legjitimuar” nga fuqitë fituese të Luftës II Botërore, përzunë me zjarr e me hekur rreth 44 mijë çamë nga trojet e tyre duke i kaluar ose në Shqipëri, ose në vende të tjera si Turqi e gjetkë. A ishte kjo një shfaqjeje e pastër e genocidit shtetëror ndaj një popullsie të pafajshme e të pambrojtur ? A përbën ky një precedent për të hapur dosjen e gjyqit ndërkombëtar të Hagës për krimet e kryera në Çamëri nga shteti grek ? A ishin këto shtete, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, SHBA etj shtet që ndiqnin me kujdes çdo lëvizje që kryhej në ishterritoret e pushtuara nga Gjermania e Italia ? A nuk ishin UNRRA dhe të tjerë që dhanë ndihmë për popullsinë çame dhe ndihmë në miliona dollarë për qeverinë e Enver Hoxhës të pasluftës në Shqipëri ?
A nuk ishin këto shtete në Konferencën e Paqes në Paris, kur u tha publikisht se çfarë bëri Greqia ndaj shqiptarëve të Çamërisë ? Të gjitha këto kanë ndodhur. Ky është një realitet që dokumentohet në mijëra e mijëra shkresa zyrtare. Për seriozitetin e një institucioni si ai i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por edhe për autoritetin e kryeprokurores së tanishme të saj Karla Del Ponte, a nuk përbën një precedent mosvëmendja ndaj këtij realiteti ? Mos ndoshta ka dy standarte për të vlerësuar genocidin e njeriut kundër njeriut, si krime kundër njerëzimit, kur dihet botërisht se sa u vranë, sa humbën, sa vdiqën dhe sa panë me sytë ë tyre tmerret e një luftë të inskenuar vetëm e vetëm për të përzënë me dhunë nga trojet e tyre banorët e një vendi për shkak të ndjesive ultra shoviniste të një shteti si Greqia që edhe sot e kësaj dite ka damkën e të qënurit shtet me ndikime të një nacionalizmi të sëmurë ? Është i njohur edhe Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamër në Shqipëri drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin çam në Greqi. Ai mban siglën Tiranë më 1947, nënshkruar nga Kasem Demi, Rexhep Çami, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Teme Sejko, Tahir Demi etj. Me anë të tij iu kërkua shteteve të mëdha të asaj kohe që të vinin dorë për këto krime të rënda që ndodhën ditën për diell në sytë e botës që heshti dhe vazhdon dhe hesh edhe sot e kësaj dite.
***
Nderimin për figurën tashmë të mirënjohur të Karla Del Pontes si Kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është një shenjë jo vetëm kortezie për një personalitet që po vë me “shpatulla për muri” shkaktarët e një genocidi si ai i ndodhur në Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje të thellë, por edhe për t’i thënë se genocidi ndaj shqiptarëve që ka ndodhur në Kosovë e në Çamëri mund të ndodhë në çdo kohë përsëri, po qe se nuk dënohen jo vetëm milosheviçët, por edhe napoleonzervat e Greqisë së pas Luftës II Botërore dhe ata që kërkojnë ta rilindin atë me VorioEpirin dhe që duan të rilindin një Napoleon Zerva të ri, po ua kërkoi nevoja. Kjo është një kërkesë që bën një popullatë e tërë mbi 200 mijë banorëshe që ndodhet sot në Shqipëri, po edhe rreth 1 milion të tjerë të shpërndarë në disa vende të botës si Turqi, SHBA e gjetkë pa asnjë të drejtë jo më të rikthehet në vendin e vet, por as edhe ta vizitojë atë për të “potisur me ujë varret e gjishërve dhe gjisheve, burrave dhe fëmijëve që u therën si bariu qengjat”. Pikërisht për këtë Karla Del Ponte & Greqia duhet të përballen në Hagë për Çamërinë, nëse themi se duam të shkojmë drejt Europës pa mbetje genocidiste të një shteti si Greqia ndaj një populli autokton në trojet e veta prehistorike si shqiptarët e Çamërisë.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 1-4-2005 nė 19:51 Edit Post Reply With Quote
Ēamėria e mohuar nėpėr tekstet shkollore

Është vërtetë e pakuptimtë fenomeni i « harresës » historike që i bëhet trevave shqiptare të çamërisë nga ana e autoriteteve shtetërore të vendit amë.

Nga z.Hyqmet ZANE

Ndodh kjo ndërkohë që po ta shohësh nga pikëpamja e ruajtjes se identitetit kombëtar, nuk ka asnjë dallim prej politikës genocidiste që luan greku i cili, pasi e dëboi, e dogji dhe e persekutoi në mënyrën më çnjerëzore këtë komunitet, ka përdorur ndaj tij politikën e harresës që do të thotë fikje pa e nga pak. Pse e themi këtë ?Sepse Çamëria i mungon popullsisë së vet në librat e letërsisë, apo në tekstet e tjera shkollore. Pse historia e Çamërisë bëhet vetëm në një orë mësimi ?

A kanë tekstet e leximit letrar dhe të historisë një mision edukues gjithpërfshirës kombëtar.

Me dëshirën e mirë për të investiguar për librat e leximit letrar të klasave nga e 5-ta deri në të 8-ën, të bie në sy ky fakt jo i pëlqyer, por edhe i papranueshëm. Hartuesit e këtyre tekseteve që janë një shërbim i mirë për edukimin atdhetar, po aq sa edhe letrar dhe me ndikim në formimin ideo-estetik të nxënësve, kanë “harruar” se kanë prekur, ndoshta “pa dashur” ndjesitë e një përfaqësimi dinjitoz gjithpërfshirës kombëtar në përmbajtjen dhe autorësitë e pjesëve letrare të vendosura. Fjalën e kam tek shtrirja e pjesmarrjes së shkrimtarëve që i mungojnë këtyre teksteve, siç mund të jenë edhe autorët e papërfaqësuar nga treva e Çamërisë dhe e temave nga kjo pjesë e kombit shqiptar.

***
Konkretisht: Në tekstin e klasës së 5-të, nga Kosova janë vetëm 2 autorë, kurse nga Çamëria asnjë, ndërsa është vendosur 5 herë shkrimtari ynë i shquar Isamil Kadare. Është kjo një pakujdesi apo dashakeqësi? Në tekstin e klasës së 6-të nga Kosova janë 5 autorë, nga Çamëria është një poezi popullore dhe 3 herë Ismail Kadare. Në tekstin e klasës së 7-të, autorë nga Çamëria është vetëm shkrimtari i shquar dhe desident Bilal Xhaferri, që për faqe të zezë të atyre që e kanë vendosur, i kanë shkruar një shënim bibliografik, sikur ai të ishte një njeri i panjohur për botën letrare. Në të nuk gjendet e vendosur gjëkundi as lindja, ndërsa për vdekjen shkruhet me një cinizëm të pashoq se “Thuhet se ka vdekur në Amerikë në vitin 1990 dhe autor me orgjinë çame” dhe jepet për të vetëm një botim.

Për një shkrimtar që do ta vërente një gjë të tillë, do ta ndjente veten të turpëruar se çfarë i kanë punuar një shkrimtari nga më të lakuarit për disidencën e tij, por një shkrimtar i madh dhe si një nga bashkëudhëtarët e shkrimtarit tjetër të madh Ismail Kadare, që lindi më 2 nëntor 1935 dhe u vra në vitin 1986 në Çikago të SHBA. Nëse dikush nga autorët që e ka shkruar shënimin e tij biografik, do të kishte bërë pak mundim që të merrte informacion të saktë për një shkrimtar që ka patur jo pak polemika për vetë jetën që ai kaloi dhe për vetë përballjet që ka patur me Ismail Kadarenë. Kurse në tekstin e klasës së 8-të në shënimet biografike Bilal Xhaferri nuk futet fare në axhendën e njohjes së një shkrimtari shqiptar, por është dhënë vetëm një poezi tek leximet plotësuese.

Me plot gojën duhet thënë se ky është një mohim i vlerave të shkrimtarëve nga Çamëria që një sistem antinjerëzor kërkoi t’i depersonalizonte për interesat e tij klasore dhe që sistemi i ri i vlerave të ashtuquajtura demokratike duhet të vendosë në vend nderin e nëpërkëmbur. Bile mund të thuash se në këto tekste nga e 5-ta deri në të 8-ën mungojnë autorë të tjerë nga Çamëria që jo pak kanë botuar libra dhe pena e tyre ka qenë e artë dhe me një ndjesi të hollë që ka edhe një mesazh edukues për moshën e adoloshencës që mëson nga këto libra. Cungimi i këtyre teksteve është edhe një përgjegjësi e specialistëve të ministrisë së Arsimit që kanë lejuar bastradime të tilla që nuk i shërbejnë edukimit të mbarë dhe me një shtrirje të gjerë përfaqësimi të kombit shqiptar, që aq shumë i ka munguar botës shqiptare. Përse ndodh kështu, mos është një luftë e re klasash edhe në këtë drejtim, kur autorë të letërsisë për fëmijë nga trojet jashtë kufijve, siç njihet edhe Çamëria njihen shumë dhe që janë konfirmuar me dinjitet dhe i kanë rezistuar kohërave, por që harresa e qëllimshme i ka lënë jashtë konsiderimit, si për t’u bërë palë me fqinjët tanë që duan ta shuajnë nga kujtesa historike emrin Çamëri dhe popullin e saj shqiptar.

Por si të mos mjaftonin vetëm këto që, pa dyshim, janë veprime antivlerash që mbysin njohjen e shkrimtarëve tanë që jo pak i kanë dhënë letërsisë së kultivuar shqiptare dhe që për fatin tonë të madh i kemi në çdo hapsirë mbarëshqiptare, edhe në librin e Historisë së Shqipërisë për klasën e 8-të, trajtimi i trevave të Çamërisë zë një vend që të vjen keq ta thuash, se aq qesharake bëhet historia jonë mbarëkombëtare. Mund të katandiset historia e një treve që kaq shumë ka dhënë për të mbetur e lavdishme, por që kthehet në gjysma leximesh brenda një ore mësimi, sikur të ishte historia e një fisi në Honolulu.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-4-2005 nė 16:43 Edit Post Reply With Quote
Masakra e Zervės terrorizon Ēamėrinė

Kërkesa e Çamërisë për zbatimin e Kushtetutës greke dhe dëmshpërblimin për të gjitha dëmet


Historikisht, Epiri është njohur si një trevë thjesht shqiptare, ose më saktë si Shqipëria e Jugut. Këtë pozicion ka pasur kjo trevë edhe gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Si edhe Çamërisë, Epirit e keqja i erdhi fill pas krijimit të shtetit të pavarur grek (1821-1831). Çamëria në vitin 1944-1945 pësoi gjenocid tipik millosheviçian, Epiri pësoi një gjenocid më të moderuar. Për të mbështetur këtë do të mjaftonte të përmendnim përzënien e 35 mijë shqiptarëve epirotë (1923-1926) prej rrethinave të Kosturit dhe të Follorinës. Kjo popullsi edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetojë në Turqi dhe në Shqipëri. Natyrisht, Çamëria është një ndër trevat më luftarake të Shqipërisë së Jugut. Në aspektin gjeografik bën pjesë në bregdetin jugperëndimor të Epirit të famshëm. Siç është e njohur nga tregimet e dijetarëve të vjetër helenë (Heredoti, Tuqiditi, Straboni etj.), Epiri ishte një trevë që, sipas tyre, banohej nga fiset barbare të Thesprotëve (çamëve të sotëm), Kaonëve (lebërit, himariotët, gjirokastritët) si dhe Mollosëve, të cilët banonin në zonën e Përmetit, Kolonjës, pas Malit të Gramozit, Konicës, Janinës deri në qytetin skajor të Artës së sotme. Gjithashtu, në Epir jetonin edhe disa fise të tjera më të vogla dhe të parëndësishme. Siç mësohet prej tyre, pastaj edhe prej dijetarëve të tjerë romakë, bizantinë, venedikas, osmanë etj., këto fise nuk kanë pasur si gjuhë të tyre greqishten e vjetër, por një gjuhë tjetër, e cila nuk kuptohej prej helenëve. Kjo gjuhë nuk është gjë tjetër veçse gjuha iliro-epirote, ose më saktë shqipja e sotme. Për të vërtetuar këtë, tipike është thesprotishtja e vjetër (çamërishtja), që edhe sot e kësaj dite flitet jo vetëm nga çamët myslimanë, që u përzunë me gjenocid nga famëkeqi Napolon Zerva, i cili mbështetej dhe financohej prej Athinës, por edhe prej çamëve të krishterë (ortodoksë), që sot mbizotërojnë në mbi 70 për qind mbarë Çamërinë. Megjithatë, jo vetëm trojet dhe shtëpitë, por dhe varret e të parëve janë ajo çka kërkon prej 60 vitesh popullsia çame. Janë shtetas grekë dhe si të tillë kërkojnë atë çfarë garanton Kushtetuta e këtij vendi demokratik: të drejtat e tyre baras me pjesën tjetër të popullsisë. Por është pikërisht një hendek i ngritur nga vetë qeveritë greke ai që ka privuar dhe vazhdon të privojë popullsinë shqiptare të çamëve. Ndërsa zëri i së drejtës së tyre tashmë është përballur në dyert e Evropës. Pas vite përpjekjesh të pashpresa populli çam vazhdon të insistojë për të fituar të drejtat e tij përtej kufijve shqiptarë; aty ku mbrohen të drejtat e njeriut, në Gjykatën e Strasburgut. Pikërisht këtu është dorëzuar një dosje, brenda së cilës ka fakte e dokumente autentike, të cilat hedhin dritë për të shkuarën e zezë të Çamërisë dhe për realitetin po aq mohues të çamëve të sotëm. Kërkesat e çamëve ndaj institucionit të njohur të së drejtës në Kontinentin Evropian (Gjykatës së Strasburgut) janë të qarta dhe në përputhje me të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare. Çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por rikthim në trojet e të parëve, marrjen e shtetësisë greke, dëmshpërblim për të gjitha dëmet që shteti grek u ka shkaktuar atyre, e që arrin shifrën e 2 miliardë e 800 milionë dollarëve. Për përpilimin e kësaj dosjeje është gërmuar në Arkivat e Shtetit Shqiptar (dokumente origjinale për çamët ka edhe Arkivi Grek i Gumenicës dhe Arkivi Turk). Është siguruar dokumentacioni për 25 mijë familje çame. Tashmë nuk përbën sekret se çfarë përmban dosja “Çame”. Ajo është e kompletuar me të gjitha dokumentet (origjinale) e pronësisë së çamëve, me deklarata personale për ata që kanë humbur dokumentet. Në dispozicion të dosjes “Çame” janë vënë dhe pasaporta të vjetra që ata nuk i kanë dorëzuar deri dhe fatura para vitit 1945. Çamët për plotësimin e kësaj dosjeje kanë hapur dhe sëndukët e vjetër, ku kanë nxjerrë letërkëmbimet me të surgjynosurit e tyre në burgjet e ishujve të Egjeut. Përkrah këtyre dokumenteve, çamët kanë renditur kërkesat e tyre. Brenda logjikës së kohës dhe ngjarjeve çamët kërkojnë rikthim në shtëpitë e tyre në Çamëri. Fitimin e nënshtetësisë greke, si dhe dëmshpërblim për të gjitha dëmet që u ka shkaktuar shteti grek, përfshi dhe atë njerëzor. 4900 çamë janë vrarë, therur e djegur barbarisht nga mercenarët grekë të kryesuar nga gjenerali Napolon Zerva. Koka të prera, shtëpi të shkrumbuara, fëmijë të masakruar, vajza të përdhunuara, qindra të vdekur urie përrenjve e skërkave gjatë rrugës së kthimit për në Shqipëri... Këtë pamje ofroi historia e messhekullit të shkuar.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2005 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
http://www.da.mod.uk/CSRC/documents/balkans/G109/file_view





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-6-2005 nė 17:53 Edit Post Reply With Quote
Deklarate: Shoqeria per te drejtat e njeriut "Cameria"

Ne nje deklerate te shperndar nepermjet internetit "Shoqeria Per te Drejtat e Njeriut Çameria" me qender ne shtetin federal te Masaçusetit, me kryetar Ahmet Xhafon dhe n/kryetare Vera Gjatën, thone se: "Minoriteti Çam perkujton me 27 Qershor njeren prej ngjarjeve me te dhimbshme ne historine evropiane - spastrimin etnik dhe shpernguljen e dhunshme te mijera pjesetareve te popullsise Çame nga shtepite e tyre ne Greqine veriperendimore".

Ata thone se "Sot te gjithe Çamet pa perjashtim - refugjatet Çame te shperngulur perkohesisht ne Shqiperi, minoriteti Çam i besimit ortodoks qe jeton ne Çameri, dhe mijera Çame te shperndare ne te kater anet e botes - perulen me respekt dhe dhimbje para kujtimit te paharruar te femijeve, grave, vajzave e pleqve Çame te pafajshem qe u bene viktima te masakrave te papershkrueshme nga ana e bandave te renegatit Napolon Zerva". Mirpo, sipas deklerates thuhet se "Çeshtja e kthimit te minoritetit Çam ne shtepite e veta ne Çameri per te jetuar i lire dhe i lumtur sipas standarteve nderkombetare eshte nje problem i te drejtave te njeriut si dhe detyrim qe buron nga parimet dhe normat e se drejtes nderkombetare dhe Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut. Minoriteti Çam eshte i bindur se, heret apo vone, ai do te kthehet ne shtepite shumeshekullore te shkaterruara dhe vatrat perkohesisht te shuara".

Keshtuqe Shoqata Per te Drejtat e Njeriut Çameria, si nje organizate jo-fitimprurese e organizuar sipas legjislacionit amerikan, ka punuar me perkushtim te madh per te bere te mundur njohjen e problemit Çam ne organizmat e administrates dhe Kongresit amerikan. Ne do te vazhdojme me tej te informojme qeverine amerikane per kete problem madhor te te Drejtave te Njeriut zgjidhja e te cilit perputhet plotesisht me parimet e larta humane te politikes se jashtme amerikane. Gjithashtu, ne do te vazhdojme punen per te vendosur lidhje dhe perforcuar bashkepunimin tone me organizata te ndryshme nderkombetare qe merren me te Drejtat e Njeriut. "Shoqeria Per te Drejtat e Njeriut Cameria", me qender ne shtetin federal te Masacustit,, thote se" Ne kete dite te dhimbshme perkujtimi dhe lutjesh, minoriteti Çam qe ndodhet perkohesisht ne Shqiperi, por edhe organizatat Çame ne vende te tjera, sikurse eshte shoqata jone, shprehim zhgenjimin nga disa qendrime nihiliste te mbajtura ndaj nesh prej ndonje organizmi qeveritar apo organizate jo qeveritare qe merret me te Drejtat e Njeriut".

Konkretishtm, Per shembull, ne kritikojme cilesimet kufizuese qe ka vendosur ne perkufizimin e pakicave Komiteti Per Pakicat Kombetare prane Keshillit te Ministrave, dhe qe ne thelb e perjashtojne minoritetin Çam qe te trajtohet dhe mbrohet si i tille. Eshte e vertete qe minoriteti Çam flet shqip, dhe qe nje pjese e madhe e tij eshte detyruar nga rrethanat e kohes te shperngulet perkohesisht ne Shqiperi, por gjuha eshte vetem njeri prej elementeve qe percaktojne nje pakice kombetare dhe si te tillle nuk mund te ndalojne njohjen e refugjateve Çame si pakice". Edhe sikur perkufizimi i tanishem i minoriteteve te mos ishte vendosur qellimisht kunder perfshirjes se minoritet Çam ne te, Çamet duhej te trajtoheshin si rast i jashtezakonshem, dhe te njiheshin si minoritetet pa humbur kohe dhe zyrtarisht .

Kryetari i shoqates Ahmet Xhafo dhe Vera Gjata, theksojn ne deklerate se :"Nga ana tjeter, nuk eshte aspak e pranueshme indiferenca qe verehet per problemin e pakices Çame nga disa OJQ qe merren me te Drejtat e Njeriut dhe pakicave ne Tirane. Ne mbeshtesim pa rezerve vemendjen qe ato tregojne ndaj pakices rome, maqedonase apo greke ne Shqiperi, por nuk mund te mos shprehim zhgenjimin tone ndaj mungeses se vemendjes se tyre ndaj problemit Çam. Ne u bejme thirrje organizmave per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi, ne nivel qeveritar dhe jo-qeveritar, qe t’i kushtojne vemendjen me te madhe problemit te te Drejtave te Njeriut te pjesetareve te minoritetit Çam qe jetojne perkohesisht ne Shqiperi, si dhe minoritetetit Çam te besimit ortodoks qe jeton ne Greqi.

"Shoqeria Per te Drejtat e Njeriut Cameria" me qender ne shtetin federal te Masacustit,me ane te kesaj deklerate thone se "Çamet, kudo qe ndodhen e vleresojne lart aktin e vitit 1994 te Kuvendit te Shqiperise per caktimin e dates 27 Qershor si Dita e Genocidit kunder popullsise Çame. Por ne nuk mund te mos shprehim mospajtimin tone ndaj manovrave te Kuvendit te Shqiperise dhjete vjet me vone, me 2004, lidhur me miratimin e nje Rezolute jo-detyruese e cila pohonte nevojen e zgjidhjes se problemit te pakices Çame. Ne shprehem habine se si Kryesia e Kuvendit e deklaroi te mosmiratuar nje rezolute te cilen e votoi shumica e deputeteve te pranishem ate dite ne salle. Ne nuk mund te arrijme te kuptojme qendrimin e Kryeministrit te Shqiperise, i cili iu nenshtrua trysnise se nje perfaqesuesi te komunitetit greko-amerikan gjate vizites ne SHBA dhe menjehere pas takimit me te urdheroi mosmiratimin e Rezolutes se Kuvendit per Problemin Çam. Pavaresisht nga manovra te tilla jo-dinjitoze dhe te pandershme, si dhe nga mungesa e tanishme e gadishmerise se qeverise greke, ne kemi shume shprese se Çeshtja e minoritetit Çam do te hyje ne agjenden e organizmave perkates europiane dhe amerikane, por edhe atyre shqiptare.

Ne kete drejtim, minoriteti cam po i ndjek me shume vemendje zgjedhjet e 3 korrikut ne Shqiperi. Me keqardhje ne verejme se Çeshtja e te Drejtave te Njeriut te minoritetit Çam nuk ndodhet e perfshire ne programin e dy partive me te medha ne vend. Ne shprehim indinjaten tone ndaj disa premtimeve absurde te nje politikani opozitar ndaj minoritetit grek ne Shqiperi, i cili ka gezuar gjithnje te drejta te shumta dhe mbrojtje maskimale ne Shqiperi. Eshte vertete absurde qe politikane shqiptare nenvizojne kerkesat e elementeve shoviniste te komunitetit greko-amerikan per perfshirjen e dallimeve etnike dhe fetare ne karten e identiteti, elemente dalluese te cilat jane hedhur poshte edhe nga qeveria greke por dhe nga mbare Bashkimi Europian per vete karakterin racist te tyre. Ne kete menyre Shoqeria per te Drejtat e Njeriut Çameria, nga ana tjeter, mbeshtet perfshirjen e problemit Çam ne programet e partive te tjera konkuruese ne Shqiperi te cilat kane perfshire ne programin e tyre nje pjese te pazgjidhur te problemit tone kombetar.

Ne u bejme thirrje te gjithe votuesve qe jane pjestare te minoritetit Çam qe te votojne per ata kandidate te cilet do te perfaqesojne me se miri interesat e tyre ne Kuvendin e ardhshem te Shqiperise, dhe te mos mashtrohen nga propaganda dhe premtimet boshe zgjedhore te kandidateve qe kane bere shume pak ose aspak per te Drejtat e Njeriut te minoritetit Çam. Fatkeqesisht, minoriteti Çam eshte sot minoriteti me i harruar dhe i neglizhuar ne Europe. Prandaj, ne u bejme thirrje edhe trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, si dhe organizatave nderkombetare qe merren me te drejtat e njeriut dhe te pakicave, qe te mos jene perzgjedhese ne veprimtarine e tyre, as te njeanshme, por te kapercejne me guxim tabute e pengesat artificiale dhe te perqendrojne vemendjen ne zgjidhjen e problemit te minoritetit Çam. "Shoqeria Per te Drejtat e Njeriut Cameria" me qender ne shtetin federal te Masacustit,, thote se kujton edhe nje here se "Ne kete dite te fundit te qershorit 2005 ne nuk mund te mos pershendesim me gjithe zemer shkrimtarin e madh te Gjirokastres shumeshekullore, Z. Ismail Kadare, i cili nderohet me 27 Qershor ne Skoci me Çmimin prestigjioz te shkrimtarit me te shquar te huaj te perkthyer ne gjuhen angleze".

Ismail Kadareja nuk eshte i madh vetem per talentin e tij te rralle dhe madheshtine e fjales dhe te pendes. Mbare komuniteti Çam ruan respektin, vleresimin dhe nderimin me te larte per Kadarene per vete vemendjen dhe perkushtimin qe ka treguar ai gjithmone ndaj problemit Çam dhe zgjidhjes se padrejtesise historike qe i eshte bere kesaj popullate nga ana e shovinizmit dhe ekstremizmit grek.

Beqir Sina
BOTA SOT 25-06-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-6-2005 nė 18:13 Edit Post Reply With Quote
Nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame

Nga: Astrit Konica

Lajtmotivi i kësaj fushate elektorale në shumë raste janë sharjet, fyerjet individuale. Jo pak flitet edhe për legalizimet. Për sa i takon çështjes kombëtare partitë e mëdha nuk bëjnë veçse lojën e strucit, ndërkohë që institucione të njohura ndërkombëtare dhe kancelaritë e mëdha perëndimore janë shprehur për një zgjidhje reale të problemit të Kosovës dhe atij të Çamërisë, në kuadrin e politikave integruese që po përjeton rajoni ynë. Një sjellje e tillë nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as Greqinë, pasi injorohet parimi i njohur i reciprocitetit. Sado komisione respektive të ngrihen për “pronat në të dyja anët e kufirit”, nuk mund të kalohet në heshtje një çështje si ajo e Çamërisë, e cila ka mbetur pezull që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Është për të ardhur keq që kjo çështje, edhe pas rekomandimit të posaçëm të Komisionit Europian vitin e kaluar, si çështje që hyn drejtpërsëdrejti në sferën e të drejtave njerëzore, nuk ka gjetur vendin e vet në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takimet bilaterale nuk është shtruar jo më çështja e rikthimit të popullsisë çame në vatrat e veta, por as ajo e rikthimit të pronave të grabitura dhe të mbetura në Greqi. Çështja duket edhe më e pathemeltë dhe absurde kur midis dy vendeve janë vendosur prej kohësh marrëdhënie zyrtare dhe janë lidhur një varg marrëveshjesh, siç është edhe Traktati i Miqësisë i vitit 1996. Shumë politikanë shqiptarë nuk e kanë të qartë ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë se pasuritë e shqiptarëve të sekuestruara në vitin 1940, mbahen peng nga shteti grek. Traktati i Miqësisë duhej të buronte nga e drejta kushtetuese shqiptare, por ai është në kundërvënie me këtë të drejtë. Çdo marrëveshje me palën greke duhet të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë kushtetuese, duke korrigjuar çdo padrejtësi historike. Mendimi se duke e trajtuar direkt problemin çam “prishemi me Greqinë”, bën të harrohen interesat kombëtare. Ndër forcat e reja politike që në këtë fushatë elektorale ka filluar t’u thotë shqiptarëve se rruga e Shqipërisë për në Europë nuk kalon nga Athina, është Partia për Demokraci dhe Integrim. Sipas konceptit të PDI-së e drejta e popullsisë çame mbështetet mbi korpusin e të drejtave ndërkombëtare, ndaj pa respektuar zgjidhjen e saj nuk mund të kemi as Greqi dhe as Shqipëri të integruar. PDI synon të ketë përfaqësuesit e saj në Parlament, pasi deri më sot edhe ky institucion i lartë ka ofruar zgjidhje poshtëruese e sfiduese për çështjen çame, siç ishte rasti absurd i rrëzimit të projektrezolutës.
Deputetët shqiptarë, duke mos qenë të mësuar me jetë politike të pavarur, duke mos pasur deri më sot koncepte të qarta për shtetin kombëtar dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë e pavarur, kanë provokuar kriza të thella psikologjike e kombëtare, shkelje flagrante të të drejtave njerëzore të shqiptarëve. Në shumë raste legjislatorët tanë i kanë bërë ligjet nën influencën e huaj, veçanërisht të fqinjëve. Kush e paguan një çmim kaq të shtrenjtë në një kohë përgjegjësish dhe angazhimesh kaq të mëdha? Si mund të funksionojë dialogu me Perëndimin kur ne e lëmë veten të përdoremi nga forca regresive, që nuk kanë respekt për tolerancën dhe për të drejtat bazë të njeriut? Legjislatorët tanë në shumë raste janë përfshirë në ndjeshmëri interesash, që shpesh degjenerojnë deri në marrje vizash, duke rënë viktima të progresionit “progrek” në fushëbetejën antishqiptare.
Problemi çam është një çështje që duhet t’i angazhojë të gjithë, moralisht dhe politikisht. Indiferenca e turpshme e “tranzicionit demokratik” është antinjerëzore dhe antikombëtare. Asnjë njeri me ndërgjegje të pastër dhe mendje normale nuk do të guxonte të mohonte një të drejtë themelore.
PDI duhet të jetë kryelartë që ngre zërin e saj modest në mbrojtje të një kauze kaq fisnike.


BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-6-2005 nė 01:19 Edit Post Reply With Quote
61- vjet, prologu i nje beteje te pashpallur ne mes grekėrve dhe shqipetareve

Çamet dhe mbar populli shqiptar me 27 Qershor po perkujton njeren prej ngjarjeve me te dhimbshme ne historine evropiane - spastrimin etnik dhe shpernguljen e dhunshme te mijera pjesetareve te popullsise çame nga shtepite e tyre, ne Greqine veriperendimore". Duke perkujtuar kete date historike, 61 vjetorin e Masakres e Gjenocidit grek gazeta kombetare Bota sot, i mori nje interviste eskluzive nje bije te çamerise, pedagoges se kolegjit:"Globe Institute"ne Nju Jork, zonjes Majlinda Myrto, e cila ka diplomuar ne Master Degree me temen: "Per njohjen e ndergjegjesimin e çeshtjes Çame".

BOTA SOT : Çfare eshte kjo dite per Ju ! si nje bije denje e çamerise se martirizuar

Majlinda MYRTO : Kane kaluar me se 61 vjet kur per te disaten here populli martir Çam provoi ne kurrizin e tij egersine me te shfrenuar te spastrimit etnik nga te vetequajturit pasardhes te Sokratit dhe Aristotelit, dhe te megallomaneve te Napoleon Zerves. Kjo dite do te ishte prologu i nje beteje te pashpallur ne mes grekeve dhe shqipetareve, kupto Camet e lindur dhe te rritur n ate vend. Beteja e filluar qe ne kohen kur Veziri i Janines dhe shume Shqiptare te tjere i dhuruan popullit Grek me gjakun e tyre lirine dhe pavaresine nga perandoria osmane, perfundoi ne luften e dyte boterore me gjakun e derdhur te çameve krejtesisht te pafajshem.

E nese gjyshi im ne ato dite (46 vjeç) mbante ne krahe babain tim (5 vjeç) dhe perdore dy vellezerit e tij te medhenj duke udhetuar rruge pa rruge edhe vetem naten per t´i shpetuar menxyres, moshataret e tij, sipas fjaleve te tij, "provonin ne kurrizin e tyre terbimin shtazarak te barbareve shoviniste te andarteve greke edhe pse e hiqnin veten si popull i kulturuar nuk lane pa provuar trupin e vajzave te njoma e te grave came, nuk lane pa e treguar vesin e tyre shtazarak duke ju hequr nenave femijet nga krahet dhe shtatezenave pjellen nga barku."E kur gjyshi im me thoshte per ato mijera te vrare e te persekutuar nga fqinjet e tyre greke, kur me pershkruante ngjarjet e Paramthise dhe Margalliçit, nuk harronte te me thoshte qe shoku i tij me i ngushte ishte nje shqiptar greko-foles i cili i afroi besen per ta mbrojtur nga kushdo qe do t´i kercenonte jeten dhe pasurine.

Por gjyshi im nuk ishte vetem, ai perveç femijve kishte dhe te aferm te tjere dhe bashkefshatare pa te cilet nuk mund te jetonte dhe per te cilet kishte pergjegjesi si udherrefyesi i tyre.E rritur ne mes te ketyre memorjeve te dhimshme, kjo dite nuk ka sesi te mos me ngjalle mallengjim dhe nje deshire edhe me te forte per te plotesuar deshiren per drejtesi te prinderve dhe gjysherve te mi.

BOTA SOT : Pse, shume historian, shkrimtar, poet, politikan studiues dhe ju vet disa here perdorni shprehjen"Çameria, kjo plage e kombit"

Majlinda MYRTO : Fakti qe ne kohen e perandorise otomane, vendi i banuar.nga shqiptaret ishte i ndare ne kater vilajete, prej te cileve vetem ai i SHKODRES pothuaj u perfshi nè kufijte e shqiperise nga konferenca e ambasadoreve ne Londer, ndersa te tjeret u coptuan per te kenaqur ambicjet e fqinjeve dhe te fuqive te medha qe i mbeshtetnin ata, nuk ishte fillimi i shperberjes te kombit shqiptar,ai kishte filluar qe nga kongresi i Berliniti vitit 1878 ku mbizoteruan tezat Rusosllave ne percaktimin e hapsirave e si pasoje ne shperberjen e Shqiperise,por qe u vonua nga rezistenca me arme e te gjithe popullit tone nen flamurin e Skenderbeut te shpalosur nga lidhja e Prizerenit.

Shpallja e pavarsise, veper e te gjithe atdhetareve te kombit nga PREVEZA ne PRISHTINE, duhet ti vinte fuqite e medha perpara pergjegjesise per te ripare politiken e tyre te mbajtur gjate dhe pas krizes lindore, por edhe nje here me neneshkrimin e protokollit te Londres qe u ratifikua pas luftes se pare boterore, me gjithese ishin shpallur 14 pikat e presidentit amerikan Wilson, u degjua zeri i qeverise shqiptare e dale nga kongresi i Lushnjes dhe i gjithe diaspores, keto fuqi europiane nuk mesuan asgje nga ngjarjet qe ndodhen nè vitet 1913-14 ne te gjithe hapsiren shqiptare te lene jashte kufijve nga konferenca e ambasadoreve te pa shpirte e te pa zemer te Londres.

Shqiperija e kater vilajeteve u nda ne shqiperi ne kater shtete, e nese Kosova, pjesa me e madhe e aneksuar nga serbet pas me shume se nje shekulli do te shohe, lirine e shume pritur, mbeshtetje edhe te vete Amerikes, edhe
pse vetem liri te kufizuar po shohin pjesa tjeter e shqiptarve ne Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Kosoven Lindore(Presheve, Bujanovc,dhe Medvegje), per te martirizuaren Çameri duhet edhe shume kohe, duhen edhe me shume perpjekje, duhet edhe nje here te mblidhen te mencurit per te vene ne vend cmendurine e te pareve te tyre, ja perse Çamerija eshte nje plage e hapur e kombit,ja pse- kjo vater e patrioteve, mendimtareve dhe heronjeve te saj, kjo vater e mijera çameve apo e miliona shqiptareve e lene ne duart e atyreve qe ne asnje kohe dhe ne asnje moment nuk na duan, per kete do te jete gjithmone nje plage e hapur,e si te mos jete e hapur kur qe nga kriza lindore dhe deri ne ditet e sotme me fshesen greke ndaj emigranteve shqiptar, jane shume varre ende te pa mbyllur, duke filluar me shperngulje te viteve 1878-80 me debime treprazaljete viteve te luftes Ballkanike, me andallaine e viteve1923-26 nen ombrellen e Lidhjes se kombeve per te ardhur ne me te egren masaker te 1944-1945.

E si te mos rjedhe gjak nje plage e shkaktuar nga ata, per te cilet kombi shqiptar me heronjt e tij si Kollokotroni, Odhisea, Bubulina, trimat e Sulit dhe i madhi Ali Pasha Tepelena iu dha lirine dhe i beri me shtet e mbret, dhe qe ata e perdoren per t´i marre vatren, pasurine dhe jeten shpetimtareve te tyre.

Ne kete dite me kujtohen gjithmone fjalet e tim ati: "E si te mos jete nje plage e hapur kur ne nje trup (kombe) nje pjese e tij (gati nje e katerta) te jete e shkeputur, kur ne ate pjese nuk te lejojne as edhe ta shohesh se si eshte, nuk te lejojne as te shohesh dhe te regullosh varret e te te pareve te tu, nuk te lejojne as edhe te kalosh ne ato rruge dhe shtigje kur me placka ne krahe dhe femije ne duar te ndjekur nga bandat andarte dhe zerviste mernim rruget e mergimit edhe pse mbrapa kishim lene gjithe ato kufoma per te ushqyer korbat dhe skifteret grek te çdo ngjyre."

Ja perse çamet, shqiptaret dhe te gjithe ata qe vatres ku kane lere i thone Atdhe duhet te bejne gjithcka per te vene ne vend kete padrejtesi dhe per t´i kthyer te zbuarit ne vendin e tyre te patjetersueshem.

BOTA SOT : Çfare po bejne Shqiptaro-Amerikanet mbi Çamerine ?

Majlinda MYRTO : Ka shume organizata Shqiptaro-Amerikanesh, te cilat jane angazhuar ne menyra te ndryshme per te ngritur çeshtjen çame perpara autoriteteve Amerikane dhe nderkombetare. Per shembull organizata si "Shoqata per te drejtat e njeriut: Çameria" dhe "Vatra" me ndihmen e shume organizatave te tjera, kane organizuar protesta perpara zyrave te OKB-se, simpoziume shkencore dhe promovime librash rreth historise dhe kultures
çame, kane organizuar takime me senatore dhe kongresmene Amerikane por duhet angazhim i gjithmbarshem i diaspores tone per te sensibilizuar çeshtjen çame ashtu siç kemi ditur ta bejme edhe per Kosoven.

Kohet e fundit, komuniteti Shqiptaro-Amerikan, u trondit nga deklaratat ofenduese dhe diskriminuese te presidentit Grek Stefanopulos, i cili mohoi çeshtjen çame perpara autoriteteve te bashkimit Europjan. Ne pergjigje, organizata "Vatra" protestoi prane sekretarit te shtetit Condolezza Rice dhe Ambasadorit Amerikan ne Athine.

BOTA SOT : Cilat jane veshtersite e problemeve?

Majlinda MYRTO : Perderisa Shqiptaret e Kosoves, ata te Maqedonise dhe lugines se Presheves nuk kane qendruar te qete dhe ende nuk jane te qete pa u zghedhur problemi shqiptar ne keto treva, populli Shqiptar ne Shqiperi edhe ne vise te tjera shqiptare dhe ne mbare diasporen ku jetojne duhet te ngrene zerin per te drejtat themelore qe duhet te gezoje çdo komb ne boten e civilizuar ashtu edhe populli Shqiptar ne çameri. Shpresoj se qeveria shqiptare me ne fund do te ndergjegjesohet per problemin madhor çam.

BOTA SOT : Çfare lidhje kane Ligji i luftes Greqi-Shqiperi dhe Fshesa e Athines ne çeshtjen çame ?

Majlinda MYRTO : Besoj se lexuesit kane dijeni mbi ligjin e luftes te cilin Greqia ia shpalli Shqiperise ne vitin 1940, ne pergjigje te sulmit Italian.Trupat Italiane nderkohe kishin pushtuar Shqiperine ne 1939-en dhe ndermorren sulmin ndaj Greqise nga kufiri Shqiptar. Me gjithe mend eshte absurditeti me I madh te besosh se nje vend i pushtuar dhe qe pushtuesin e kishte pritur me pushke, kupto Shqiperia, t´i hape lufte nje vendi fqinj, me te cilin do te vuante nen te njejten zgjedhe edhe nje dite do te bashkonte armet per ta perzene armikun e perbashket. Le te vazhdojme me "logjiken"e tyre e cila pretendon se vete populli shqiptar) i jugut i shpalli lufte popullit Grek. Shovinistet greke pretendojne edhe sot vorio-epirin, pra gjysmen e Shqiperise si pjese e Greqise se vertete, e thene ndryshe, gjysma "shqiptaro-greke."

Mirepo, ligji I luftes u shpall, dhe po vazhdon sot e kesaj dite te jete ne fuqi, mbi argumentin se ishte populli shqiptar ai qe paraqiste nje rrezik kombetar per Greqine.Sipas fjaleve te presidentit Stefanopoulos, pra, lufta Italo-Greke eshte interpretuar si lufte Shqiptaro-Greke. Ne keto dy qendrime politike-historike te shtetit dhe akademise Greke, shihet qarte nje kontradite themelore.

Mbase, se dikur ka pasur shume burra epiriote qe e kane marre neper kembe Greqine, por sot ne kohet moderne askush nuk i merr seriozisht shkaqet e tyre dhe aq me teper se keta te fundit treguan ne fund te luftes se dyte boterore fytyren e tyre te vertete duke shkelur mbi gjakun e mijra çameve te vrare. Se greket edhe sot vazhdojne te shfaqin meskinitetin e tyre duke mohuar te drejtat e nje popullsie autoktone shqiptare atje si dhe çameve per t´u kthyer ne tokat e te pareve te tyre. Shteti grek ende sot merr neper kembe te drejtat e te gjithe shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne token helene, te drejtat e arvanitasve per te patur shkollat e tyre ne gjuhen amtare, te drejtat e imigranteve per hyrjen dhe daljen ne vendin e tyre.

Keta te fundit ne menyre peiodike ndiqen nga operacionet e herepashershme si te padeshiruar, kur ne nje kohe minoriteti Grek ne vendin e shqipeve gezon te gjitha te drejtat qe ju jep ligji perfshire edukimin ne gjuhen e tyre, biles edhe perfaqesi ne qeverisje dhe parlament. Mendoj se ajo qe njihet tashme midis shqiptareve si ´Fshesa Greke´ (kupto, menyrat e uleta te diskrimit ndaj imigranteve shqiptare ne Greqi, perfshire ketu akuzat kriminale, vrasjet si dhe perzeniet me dhume) jo rastesisht ndodh sa here qe ngrihet çeshtja çame perpara autoriteteve shqiptare dhe kombetare.

BOTA SOT : Po deklarata e presidentit te Greqise dhe ajo kryeministrit Nano se problemet lidhur me disa çeshtje i perkasin se kaluares se historise ?

Majlinda MYRTO : Qe para dhjete vjetesh eshte nenshkruar nje traktat miqesije ndermjet dy vendeve, e pra ne mes dy popujve nga presidentet perkates, e nese nje prej tyre kthehet prapa ne kohe dhe ne ide e bertet me te madhe per neperkembjen e minoritetit grek ne Shqiperi, e ne te njejten kohe kur policia vret dhe terrorizon shqiptaret ne greqi, te jep te kuptosh se çeshtja çame nuk i perket te kaluares por per ata eshte nje kocke qe i ze ne fyt ne cdo kohe, qe edhe pse mundohen ta pertypin nuk do te arrijne kurre sepse populli I çamerise mbeshtetur nga vellezerit shqiptare e kosovare kudo qe jane ne bote, shpresojne qe do te vije nje dite qe do ti fitojne te gjitha te drejtat e tyre te mohuara nga politika greke.

BOTA SOT : Na flisni pak edhe per diplomimin tuaj ne Master Degree per studimin me titull "Per njohjen e ndergjegjesimin e çeshtjes Çame".

Majlinda MYRTO : Siç e permenda edhe me pare, kane qene historia e familjes sime qe me ka shtyre t´i perkushtohem hulumtive dhe studimit te historise se popullit tim çam. Per kete aresye vendosa te zgjidhja kete çeshtje si teme te tezes sime perfundimtare te Masterit. Kjo, mendova se do te me jepte mundesine per te studjuar me imtesi dhe per te popullarizuar kete çeshtje edhe ne akademine Amerikane e cila nuk e njeh pothuajse fare historine e kesaj popullate. Ketu une paraqita me hollesi nje permbledhje te historise se popullit çam, duke u bazuar ne burime shkencore si dhe paraqita nje plan afatgjate mbi metodat per njohjen dhe ndergjegjesimin e çeshtjes çame.

Kjo teze i hap rrugen nje projekti me te gjere i cili synon te organizoje nje inisiative per te mbledhur dhe publikuar tregimet e atyre qe i mbijetuan masakres se 1944 ne menyre qe kujtimet dhe deshmite e tyre te mos harrohen dhe qe bota t´i kushtoje me teper vemendje kerkesave per mbrojtjen e te drejtave te popullsise çame.

BOTA SOT : Se fundi na tregoni diçka rreth optimizmit tuaj dhe se ku e bazoni ju dhe çamet ketu ne Amerike optimizmin rreth zgjidhjes se kesaj çeshtje ?

Majlinda MYRTO : Nuk kam ndonje optimizem tjeter pervec realitetit qe e verteta nje dite do te triumfoje. Çeshtja e çamerise eshte nje çeshtje madhore per kombin Shqiptar qe sdo mend qe se shpejti do te vije nje dite qe te gjithe shqiptaret se bashku te vene Çamerine ne krye te problemeve te shumta qe ka kombi yne padrejtesisht u copetua. Natyrisht qe çdonjeri nga ne duhet te kryej me nder obligimin e tij.


Intervistoi BEQIR SINA
BOTA SOT 28-06-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-10-2005 nė 20:55 Edit Post Reply With Quote
KU DO TE SHKOJE GREQIA ANTISHQIPTARE.....?

Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve

Gjykata e Lartë greke vendos të nxjerrë në ankand pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve të dëbuar nga vendi fqinj

Shiten pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas kryeprokurorit të Gjykatës së lartë Greke, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet, pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit


Kryeprokurori i Gjykatës së Lartë greke, Dhimitris Linos i kërkoi dje trupit gjykues të saj shitjen e pasurive të shtetasve shqiptarë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga shteti, pasi i ka shpallur armiq të vendit.
Një vendim i tillë duket se do të acarojë marrëdhëniet mes dy shteteve, të cilat kanë pezulluar çështjen delikate të çamëve të dëbuar nga vendi fqinj. Kjo lëvizje po ndërmirret në një kohë kur Greqia është duke aprovuar ligjin e ri për emigrantët sipas kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që shteti helen është akuzuar vazhdimisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe si një shoqëri me racizëm të theksuar. Seanca e kësaj gjykate përfundoi mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe duket se trupi gjykues do të aprovojë kërkesën e kryeprokurorit grek. Sipas kryeprokurorit Linos, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit. Ky ligj është formuluar në vitin 1940 dhe është ende në fuqi, ndonëse kushtetuta greke është ndryshuar e përshtatur me realitetin disa herë. Gjykata e Lartë shqyrtoi rastin e një qytetari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasuria e të cilit ishte sekuestruar në vitin 1940, në kohën kur Greqia ishte e implikuar në Luftën e Dytë Botërore, sipas ligjit 2636/1940 në qytetin e Selanikut. Në vitin 1967, ajo është trashëguar te fëmijët e pronarit të parë dhe në vitin 1993, shteti grek e kishte dhënë për ndërtimin e një qendre tregtare, por pa qenë posedues i ligjshëm i kësaj pasurie. Ky është rasti i parë që nga viti 1940, që gjykata vendos të shesë pasuritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë shpallur armiq nga një gjykatë ushtarake e posaçme që në vitin 1940 deri në vitin 1946, vit ky kur përfundoi dhe deportimi i popullsisë Çame. Ndonëse midis dy vendeve ka një traktat miqësie të firmosur prej kryeministrave Berisha dhe Papandreu, ende të dy vendet ndodhen tipikisht në gjendje lufte. Duket se ky precedent do të jetë ngërçi i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Të gjitha qeveritë e mëparshme të të dy vendeve nuk guxuan ta preknin këtë temë, e cila fsheh në vetvete histori dhe drama të mijëra familjeve. Ndonëse nuk bëhet fjalë vetëm për pasuritë e çamëve, por për pasuritë e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me krahinën e Çamërisë, dëshira e politikanëve duket se ka qenë inekzistente për të hapur një ndër temat, e cila prej vitesh mban peng miqësinë mes dy vendeve. Pronat e shqiptarëve në Greqi, shtrihen kryesisht në zonën e Selanikut, Follorinë, Janinë e deri në Larisa. Ato janë kryesisht dyqane, shtëpi banimi, por edhe mijëra hektarë tokë dhe kullota. Qeveria greke e pas luftës liroi nga sekuestroja pasuritë e atyre që e filluan atë luftë (gjermanëve, italianëve), por harroi pasuritë e atyre që luftuan kundër okupatorit, ose që ishin viktimat e kësaj lufte.


EXPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2005 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 02 Nentor 2005


27 NENTOR, PASURITE E CAMEVE DO QUHEN "GREKE"

Pasurite e cameve ne Greqi, tani jane me te rrezikuara se kurre. Pasi per pronat ka dale nje ligj i dekretuar nga Stefanopulos, i cili ka per qellim te shtetezoje te gjitha pronat e shqiptareve ne Greqi dhe me pas t"i quaje ato shteterore. Per kete, eshte vendosur edhe nje afat, ai i dates 27 nentor te vitit 2005. Eshte ligji nr. 2664 "Per kadastren greke e rregulla te tjera" i miratuar me 27 nentor 1998 nga parlamenti grek, qe le si afat te fundit per regjistrimin ne kadastrat greke te pronave te patundshme te shtetasve edhe nje muaj tjeter, cka do te thote shpronesimin total te popullsise came. Data e caktuar po afron dhe askush nuk po kujtohet nga pala shqiptare te mbroje keto pasuri. Fakti me absurd eshte se mes dy vendeve ende eshte ne fuqi ligji i Luftes, i cili u nenshkrua mes Greqise, Italise dhe Shqiperise ne vitin 1940. Dhe nen kete ligj lufte, pasuria e cameve quhet pasuri "armike". Ne fakt, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. Prandaj, ata kane te drejte te quhene dhe sot e kesaj dite pronare te pasurise se tyre. Ka qene vete Prokuroria e Pergjithshme Greke e cila u ka kerkuar qe gjykatat te bazohen ne ligjin e Luftes. Ky urdher u heq sekuestrot dhe i nxjerr ne ankand te gjitha pasurite e shqiptareve qe kane ne Greqi.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2005 nė 09:39 Edit Post Reply With Quote
Eshte e kote.


Jemi te humbur.


Ka vetem nje rruge:

Bojkotim masiv pa shume fjale, pa reklame.

Tashme mendoj eshte me mire qe te mbetet ligji i luftes sesa ta heqin.

Ata ja arriten qellimit dhe do ta heqin tani.

Ne shqiptaret jemi kot.

Nejse

I lumte grekerve





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8286250 sekonda, 49 pyetje