Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Adresat e shoqatave shqiptare ne Gjermani?
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2002 nė 16:40 Edit Post Reply With Quote
Adresat e shoqatave shqiptare ne Gjermani?

Kush mund te me ndihmojme me ndonje adrese te ndonje shoqate shqiptare ne Gjermani?

Faleminderit,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
hotiane*

Postuar mė 19-11-2002 nė 11:37 Edit Post Reply With Quote
Tungjatjeta te gjitheve,
besoj se nuk eshte i vonuar informacioni lidhur me adresat e shoqatave studentore shqiptare ne gjermani.
Mirembeteshi.

http://illyria.kulturserver.de/
http://www.uni-mainz.de/Organisationen/ALBUS/

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 23-7-2004 nė 18:04 Edit Post Reply With Quote
Shoqata Emigrantesh
Nga Rando Devole


Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull “Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union”, ose ndryshe i njohur me siglen «IBEU»
Behet fjale per nje studim shumeplanesh (ku marrin pjese institucione kerkimore nga shume vende evropiane) qe ka te beje me sigurine dhe me integrimin e vendeve ballkanike ne Evrope, por, sic mund te merret me mend, aspekti i emigracionit nuk kishte si te rrinte jashte kornizes studimore.


Vitet e fundit numri i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Itali është rritur hovshëm. Edhe veprimtaritë që ato zhvillojnë në të gjithë vendin janë shtuar. Po përse vallë? Cili është roli i shoqatave të emigrantëve? Cfarë objektivash kanë? Si janë të organizuara? A janë shoqata të vërteta apo jetojnë vetëm në letër? Pyetjet që lindin janë të shumta dhe kanë të bëjnë me shumë aspekte të jetës shoqërore të shqiptarëve me banim jashtë shtetit.

Lulëzimi i shoqatave shqiptare është padyshim një dukuri interesante nga pikëpamja sociologjike, ndaj jo rastësisht ka tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të emigracionit. Studimi i shoqatave është ndërmarrë nga Instituti për Europën Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjesë e Universitetit të Bolonjës, në kuadrin e një projekti evropian me titull “Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union”, ose ndryshe i njohur me siglën « IBEU ». Bëhet fjalë për një studim shumëplanësh (ku marrin pjesë institucione kërkimore nga shumë vende evropiane) që ka të bëjë me sigurinë dhe me integrimin e vendeve ballkanike në Evropë, por, siç mund të merret me mend, aspekti i emigracionit nuk kishte si të rrinte jashtë kornizës studimore.

Kur flitet për kufij, integrim e siguri nuk mund të mos trajtohet çështja e emigracionit. Lëvizja e popujve më shumë se cilido fenomen tjetër, ndërthuret me ndërtimin e kufijve dhe urave ekonomike, shoqërore, identitare, me integrimin, e kështu me radhë. Por për administrimin e këtyre strukturave sociale lipsen politika dhe institucione të reja, që nuk mund të mbështeten në mendësi që nuk përfshijnë koncepte si globalizimi, multikulturalizmi apo ndërvartësia që kushtëzojnë sot edhe qëndrime shtetërore.

Shoqatat e emigrantëve duket sikur kanë pak me dukuritë e mësipërme por nuk është ashtu. Përgjithësisht objektivat e tyre lidhen me promovimin e lidhjeve ndërkulturore, të identitetit, të integrimit shoqëror, ekonomik, etj. Intervistat që po zhvillohen nga instituti i lartpërmendur synojnë, midis të tjerash, të kuptojnë sa më mirë pjesëmarrjen e emigrantëve shqiptarë në sferën publike italiane. Vihet re që veprimtaritë brenda bashkësisë shqiptare në Itali janë rritur shumë dhe janë të shumëllojshme: konferenca, takime tematike, nisma kulturore, festa përkujtimore, botime informative, etj. Duhet parë gjithashtu se çfarë lloj organizimi qëndron në bazë të shoqatave, si lidhen me bashkësinë e tyre, cilat janë hapësirat për të marrë pjesë në jetën publike italiane dhe çfarë lidhjesh ekzistojnë me Shqipërinë.

Bie në sy menjëherë se shumica e shoqatave të krijuara në Itali gjenden në qendër dhe në veri. Përgjithësisht çdo qendër banimi me një farë përmase ka një ose më shumë shoqata shqiptarësh, megjithëse duhet parë konkretisht cili është aktiviteti i tyre, sepse ekzistojnë shumë shoqata që kanë mbetur vetëm në defteret e organeve kompetente, dhe nuk kanë zhvilluar asnjë lloj veprimtarie, përveçse aktit të regjistrimit. Gjithsesi, ka shoqata të tjera që bëjnë rregullisht aktivitete për emigrantët shqiptarë dhe në pajtim me statutet e tyre.

Sipas studiuesve, deri tani, pra në pjesën e parë të këtij projekti, rezulton se shoqatat shqiptare të emigrantëve dëshirojnë fuqimisht të bashkëpunojnë me shoqatat shqiptare që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri; mirëpo këto marrëdhënie mungojnë dhe duket që vendosja e tyre nuk është problem i thjeshtë. Nga ana tjetër është interesante se të gjitha shoqatat e intervistuara deri në këtë çast, kanë shprehur nevojën dhe domosdoshmërinë e mbajtjeve të kontaktit me atdheun dhe realitetin shqiptar. Në këtë kuadër nuk fshihet vetëdija se midis emigrantëve po zhvillohen identitete të tjera (hibride), por që perceptohen si pozitive, sepse pasuruese dhe ndërvepruese.

Një tjetër problem kyç është ai i burimeve financiare. Pothuajse të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga shoqatat shqiptare në territorin italian janë vetëfinancuar prej anëtarëve të shoqatave. Sipas këtyre, për të organizuar nisma të çdo lloji kërkohen burime financiare dhe, kur këto janë të kufizuara ose të paqena, lindin probleme organizative të pakapërcyeshme. Në këtë drejtim shoqatat e ndjejnë veten disi të lëna pas dore, sepse nuk janë ndihmuar shumë nga institucionet dhe entet e ndryshme. Ka nga ata përfaqësues që i adresojnë një kërkesë të qartë institucioneve shqiptare, të cilat nuk bëjnë aq sa duhet për t’i ndihmuar shoqatat e emigrantëve.

Veprimtaritë e shoqatave në Itali dëshmojnë se në bashkësinë e emigrantëve shqiptarë ekziston një vullnet i fortë për t’u njohur, për t’u pranuar dhe për t’u vlerësuar nga qytetarët e vendit ku ata jetojnë. Dëshira konkrete për të promovuar kulturën shqiptare tregon jo vetëm vullnetin për të kultivuar identitetin shqiptar, por edhe nevojën për t’iu kundërvënë një imazhi negativ që nuk i përgjigjet së vërtetës. Një sërë inisiativash të ndërmarra nga shoqatat kanë pasur si pikësynim pikërisht përgënjeshtrimin e stereotipeve negative për shqiptarët, të cilët janë paraqitur deri më sot si elementë “shqetësues” për komunitetin vendas. Prezantimet e librave, konferencat, ekspozitat, koncertet, etj. janë zhvilluar (edhe) në kundërshti të paraqitjes mediatike të shqiptarëve, pra për t’i treguar opinionit publik italian se shqiptarët kanë se çfarë të shkëmbejnë me të tjerët dhe se kultura e tyre nuk mund të reduktohet në çështje margjinale me karakter sigurie ose rendi.

Temat që lidhen me shoqatat natyrisht nuk ezaurohen me këto që u përmendën. Në shoqëritë moderne evropiane roli i grupimeve shoqërore është shumë i rëndësishëm. Në rastin e shoqatave të emigrantëve, ky rol nyjtohet në mënyrë komplekse, sepse rezultatet e veprimtarive të tyre mund të prekin shumë dimensione, duke filluar që nga vendi i origjinës (Shqipëria), në vendin pritës (Italia) e deri në Evropë, e cila përbën kornizën e njëkohësisht objektivin e tërthortë të shumë nismave.

Së fundi, duhet thënë se realiteti i shoqatave shqiptare, është në zhvillim e sipër, madje në një periudhë vendimtare, që përkon para së gjithash me stabilizimin e emigracionit shqiptar në Itali dhe si rrjedhim me disa kërkesa cilësisht të reja të emigrantëve shqiptarë.

(Publikuar me 4 Prill 2004 19:51)
© 2001 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1226780 sekonda, 27 pyetje