Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sot ėshtė dita tė pėrkrahim Pavarėsinė e Kosovės
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2002 nė 14:48 Edit Post Reply With Quote
Sot ėshtė dita tė pėrkrahim Pavarėsinė e Kosovės

Thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë :


Sot është dita të përkrahim Pavarësinë e Kosovës
Të nderuar bashkatdhetarë,
Jo më larg, por në vitin 1999 populli shqiptar i Kosovës shpëtoi nga zhdukja që i kishte rezervuar Millosheviçi dhe nacionalizmi i shfrenuar antishqiptar. Falë luftes se popullit shqiptar dhe nderhyrjes së Shteteve të Bashkuara dhe NATOs, Kosova sot jeton në paqe dhe po krijon institucionet e veta. Por shqiptarët nuk janë ende të qetë përderisa për fatet e tyre vendos Beogradi që nga ana e vet po bën të pamundurën për t’iu kthyer Kosovës.
Lufta për pavarësinë e Kosovës është zhvendosur në kanceleritë Perëndimore. Kështu pritet që në fund të shtatorit Kongresi Amerikan të kalojë për miratim rezolutën e përgatitur nga kongresistët Benjamin Gilman (R-NY) dhe Tom Lantos (D-CA). Serbët dhe aleatët e tyre nuk po lënë gurë pa lëvizur për të penguar këtë levizje që zgjon shpresa për pavarësinë e Kosovës.
Vëllezër dhe motra !
Ju që në deje u zien gjaku i shqiptarit, ju që e doni të mirën e Kombit tonë ka ardhur koha të tregojmë se dhe ne jemi për të ndihmuar çeshtjen tonë kombëtare. Mjafton një orë nga koha juaj, mjafton një telefonatë tek një i afërmi juaj që flet gjuhën e Naimit dhe të Fishtës, mjafton të grumbullohemi të gjithë rreth flamurit të Skënderbeut, në një ditë, në një orë, për të përkrahur Pavarësinë e Kosovës. Në fillim të shekullit të kaluar fituam një gjysmë pavarësi. Le të luftojmë të fitojmë atë që na ka ngelur mangët.
Kështu, Ju ftojmë të mblidheni në mitingje paqesore në qytetin ku banoni, në datën dhe orën që do të gjykohen më e përshtatshme. Ftojmë të gjithë komunitetet shqiptare, të gjitha shoqatat patriotike, politike e jo politike që të krijojnë komitetet organizuese, te cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e mitingjeve.
Kjo nismë është marr nga eDSh dhe është përkrahur nga albapoetry. Pritet dhe bashkëpunimi edhe i faqeve të tjera
shqiptare. Ne vëmë në dispocion faqen në adresën : http://www.edsh.org/veprimtari/thirrja.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2002 nė 14:49 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar bashkeatdhetare dhe anetare te organizmit "eDSH",

Bashkesia Shqiptare Kebekut ne Montreal, e mbeshtet fuqimisht iniciativen tuaj

per nje miting per "Pavaresine e Kosoves".

Keshilli Drejtues i Bashkesise vendosi te organizoje kete miting ne Montreal, diten e shtune ne 26 Tetor, 2002.

Ne krijuam nje grup qe do te punoje per hartimin e nje komunikate dhe te nje letre drejtuar Kongresit amerikan ne mbeshtetje te propozimit te senatoreve Gilman dhe Lantosh si edhe nje letre drejtuar Qeverise Kanadeze.

Letra do t'ju prezantohet te gjithe juve per shtesa dhe propozime (ashtu si edhe ju mund te propozoni nje version). E rendesishme eshte te dalim me nje version te perbashket.

Z.Ajet Nuro po merret gjithashtu me marrjen e lejes per kete miting ne Montreal.

Gjithe te mirat dhe pune te mbare te gjitheve,



Per Kshillin Drejtues te Bashkesise

Fatmir Sulo





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
“Serbët po forcohen, propaganda e tyre tani po vjen në shtypin amerikan, Bushi e ka vëmendjen drejt Irakut, ndihma Kosovës po i zvoglohet, Shtajneri i bën 7 pika për Mitrovicën e nuk ka asnjë shqiptarë në tavolinë që të bisedojë me të, para dy vitesh e ndërruan kufirin në Maqedoni e asnjë shqiptarë nuk u pyet fare… këto janë shenja të rrezsikshme për Kosovën “ u shpreh Diogardi.
“Zgjohuni, zgjoni politikanët tuaj. Unë jam i gatshëm që të kryejë punë time por edhe ju duhet ta kryeni puën tuaj, përfundoi kryetari i lidhjes shqiptare amerikane Xhozef Diogardi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 9-10-2002 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
T'i pėrgjigjemi njėzėri Xhozef Dioguardit

PËR KOSOVËN EKZISTON VETËM NJË OPCION – PAVARËSIA E KOSOVËS

KUR NA THËRRET XHOZEF DIOGUARDI, NE DUHET
T’I PËRGJIGJEMI NJËZËRI...!

Një ftesë e tillë e z.Dioguardi i ka me siguri arsyet e veta në të cilat mbështet ai, kur dihet se si kryesues i lobit shqiptar në SHBA është vazhdimisht në rrjedhë të ngjarjeve dhe më afër informatave rreth politikës së jashtme të SHBA-ve. Gjithashtu, Rezoluta e z.Benjamin Gillman dhe z.Tom Lantosh drejtuar Kongresit Amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e cila Rezolutë po kundërshtohet haptas nga lobi serbosllav, tregon qartë se klasa politike nuk duhet ngurruar edhe më tutje në insistimin e vazhdueshëm për njohjen sa më parë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe të tregohet më energjike në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare.


Shkruan: Besim KRASNIQI


Para dy ditësh në Mitrovicë para afaristëve dhe biznismenëve, miku i shtrenjtë i shqiptarëve dhe kryetar i Lidhjes shqiptaro - amerikane z.Xhozef Dioguardi ftoi politikanët shqiptarë «që të zgjohen sepse ka shenja të rrezikshme për Kosovën», që nënkupton se është momenti kur të gjithë duhet të angazhohemi më shumë se asnjëherë për synimin tonë themelor, për Pavarësinë e Kosovës. Një ftesë e tillë e z.Dioguardi i ka me siguri arsyet e veta në të cilat mbështet ai, kur dihet se si kryesues i lobit shqiptaro-amerikan në SHBA është vazhdimisht në rrjedhë të ngjarjeve dhe më afër informatave rreth politikës së jashtme të SHBA-ve. Gjithashtu, Rezoluta e z.Benjamin Gillman dhe z.Tom Lantosh drejtuar Kongresit Amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e cila Rezolutë po kundërshtohet haptas nga lobi serbosllav, tregon qartë se klasa politike nuk duhet ngurruar edhe më tutje në insistimin e vazhdueshëm për njohjen sa më parë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe të tregohet më energjike në rrafshin e politikës së diplomacisë ndërkombëtare. „Nëse doni që të bashkohet Mitrovica dhe Kosova të bëhët e pavarur mu tani, atëherë duhet të flasim me një zë në Uashington, me nje zë të fuqishëm, siç bëjnë hebrejët”, ka thënë z.Dioguardi, gjë që duhet konsideruar se ky është një mesazh tejet serioz që flet për prapaskenat e mundshme politike që dalin në hapësirë kundër çështjes së statusit të Kosovës.
Siç po shihet, në planin e jashtëm, Kosovës i duhet përkrahja e patjetërsueshme politike e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, ndërsa në planin e brendshëm kërkohen domosdoshmërisht qëndrime unike të faktorit politik shqiptar, respektivisht angazhim konkret të insitucioneve të Kosovës, edhe pse Rezoluta 1244 padrejtësisht ua ka mbyllur shumë rrugë institucionale dhe ua ka ngushtuar tmerrësisht hapësirën e veprimit në shumë sfera. Tashmë nuk ka dilemë se përfaqsuesit tanë politik e institucional duhet të veprojnë me sens politik, të mos lejojnë që veprimtaria e deritanishme në senzibilizimin e çështjes së Kosovës dhe në çlirimin e Kosovës të pëlcasin si një fluskë sapuni.
Paralajmërimet e z.Dioguardi duhet t’i marrim si thirrje të një miku të dashur të shqiptarëve, i cili ndikoi dhe po ndikon drejtëpëdrejtë në politikën e jashtme të SHBA-ve rreth çështjes së Kosovës si dhe në rrënimin e propagandës së lobit serbosllav në dëm të pavarësisë së Kosovës. “Serbët po forcohen, propaganda e tyre tani po vjen në shtypin amerikan, Bushi e ka vëmendjen drejt Irakut, ndihma Kosovës po i zvoglohet, Shtajneri i bën 7 pika për Mitrovicën e nuk ka asnjë shqiptarë në tavolinë që të bisedojë me të, para dy vitesh e ndërruan kufirin në Maqedoni e asnjë shqiptarë nuk u pyet fare… këto janë shenja të rrezikshme për Kosovën “, është shprehur Diogardi.
Duhet konsideruar fat të madh për shqiptarët e Kosovës që përkrah tyre kanë personalitete me ndikim në politikën e brendshme dhe të jashtme amerikane
sikurse z.Xhozef Diogardi, ne duhet të organizohemi dhe t’i dalim përkrah miqve tanë si z.Diogardi, dhe t’iu shprehemi fuqishëm se jemi për Pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, edhe iniciativa e grupimit demokratik „E Djathta Shqiptare“ për mbajtjen e një Mitingu Gjithëshqiptar nën moton „Për Pavarësinë e Kosovës“ në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë në mbarë diasporën (bashkatdhetarët në Montreal të Kanadasë e kanë përkrahur këtë nismë) duhet të gjejë mbështetjen e plotë të bashkatdhetarëve tanë, sepse është momenti më i volitshëm për t’i bërë jehonë çështjes së Kosovës nëpër të gjitha kancelaritë e botës, dhe të ua tregojmë vendosmërinë tonë për Pavarësinë e Kosovës.

09. 10. 2002






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2003 nė 21:21 Edit Post Reply With Quote
A vertet eshte e pamundur organizimi i ketyre demostratave paqesore?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1656110 sekonda, 29 pyetje