Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shoqata \"Ēameria\"
Eni_P

Postuar mė 7-10-2002 nė 09:47 Edit Post Reply With Quote
Shoqata "Ēameria"

Gazeta “Bota Sot” 9 korrik 2002

pergatiti Dashnim Hebibi

Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne trojet e te pareve.

Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet.

Zeri i se drejtes çame ne dyert e Evropes. Pas 58 vjetesh perpjekjesh te pashoresa, populli çam insiston per te fituar te drejtat e tij, pertej kufijve shqiptare; aty ku mbrohen te drejtat e njeriut, ne Gjykaten e Strasburgut. Tashme dosja eshte gati. Brenda saj, fakte e dokumenta autentike hedhin drite per te shkuaren e zeze te Çamerise dhe per realitetin po aq mohues te çameve te sotem. Drejtues te Shoqerise Patriotike Atdhetare “Çameria” tregojne, se pas shume trokitjeshte pafat ne dyert e shteti shqiptar e atij grek, ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime, do te trokasin shume shpejt ne porten e Strasburgut. Padise se ketij komuniteti, perpiluar brenda nje dosje voluminoze i kane ardhur ne ndihme arkivat e shtetit shqiptar, deri dhe senduqet e “fortifikuara” prej mese gjysem shekulli te çameve. Nderkohe, kerkesat e çameve ndaj institucionit te njohur te se drejtes ne Kontinentin europian (Gjykates se Strasburgut), jane te qarta dhe ne sinkron me te drejtat e garantuara nga konventat nderkombetare. Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne trojet e te pareve, marrjen e shtetesise greke, demshperblim per te gjitha demet qe shteti grek u ka shkaktuar atyre, qe arrin shifren e 2 miliard e 800 milione dollareve. Jo vetem kaq. Momenti per çamet kesaj here eshte i pandalshem. Drejtuesit e Sh.P.A. “Çameria”, do ta percjellin dosjen dhe ne Gjykaten e Hages, ku perfaqesuesve te saj nepermjet dokumenteve te shumta historike, do t’u behet e ditur masakra e pergjakshme greke mbi popullsine çame. Momentalisht, “diplomacia” çame po zgjidh disa gjera te “vogla” me shtetin shqiptar. Ne fillim te muajit qe shkoi, Sh.P.A. “Çameria”, hapi gjyq ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per abrogimin e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, te viti 1953, i cili ne kundershtim me Kushtetuten u hoqi nenshtetesine greke çameve.

Dosja “Çame” ne portat e Strasburgut

Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet. Per te shembur njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. “Çameria” do t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. “Ne pergatitjen e dosjes “Çame” na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit shqiptarne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit çam”. Sipas zotit Biraçi, dosja “Çame” eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e shtetit shqiptar (dokumenta origjinale per çamet ka dhe arkivi grek i Gumenices dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje çame. Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja “Çame”. Ajo eshte e kompletuar me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se çameve, me deklarata personale per ata qe kane humbur dokumentat. Ne dispozicion te dosjes “Çame” jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura para vitit 1945. E rralle, Çamet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumentave, çamet kane renditur kerkesat e tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, çamet kerkojne rikthim ne shtepite e tyre ne Çameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor. 4900 çame jane vrare, therrur e djegur barbarisht nga mercenaret greke te kryesuar nga gjenerali i zi, Napolon Zerva. Koka te prera, gjine te shkrumbuar, femije te rrjepur, vajza te perdhunuara, qindra te vdekur urie perrenjve e skerkave gjate rruges se kthimit per ne Shqiperi... Nje skene e zakonshme çame per greket barbare ne vitet 1944 – 45. “Bij, bijte e mi. ǒthate valle kur ju shpuan me thika?” Nje vaj i kahershem, rrenqethes njerezor do te trokase edhe ne Gjykaten e Hages. Viktimat e genocidit te pashembullt grek kerkojne denimin e ekzekutoreve te asaj kohe. Emrat famekeq te masakres çame, ende vertiten te gjalle ne kujtesen e te moshuarve, deshmitare te tragjedise se asaj kohe. Jane nje liste e tere autoresh greke, te vdekur dhe te gjalle, midis te cileve: Zerva i tmerrshem, Doroteu, Ziko, Kola Gulla, Spiro Kaço. Jane varrezat masive ne qytetet: Paramithi e Filat dhe monumenti i Zerves ne Gumenice (me fytyren e doren drejt Shqiperise), deshmia e gjalle e nje epoke te eger spastrimi mbi popullisine çame. Dosja “Çame” ne Hage, nuk eshte gje tjeter veçse simoter e masakrave naziste, vazhde e shfarrosjes se praktikuar mbi kosovaret nga genocidi serb i ideuar nga udheheqesi i tij shpirteror, Sllobodan Millosheviç. Ndersa Sllobo eshte ulur perpara gjykatesve te Hages, çamet kerkojne te njejten gje, ndeshkimin e xhelateve greke.
Nje gjyq “ilegal”. Keshtu mund te cilesohet fillimi i proçesit gjyqesor i hapur nga perfaqesues te Sh.P.A. “Çameria”, ne fillim te muajit qe shkoi, per abrogimin e dekretit qe u hoqi nenshtetesine greke çameve. Gjithcka u perpilua me kujdes dhe ne heshtje. Pakkush e dinte, se ne Gjykaten e Shkalles se pare te Tiranes, po zhvilloheshin seancat e para per rrezimin e dekretit te nxjerre ne vitin 1953 nga shteti diktatorial. Te lodhur dhe gjithnje te deshtuar ne kerkesat e tyre prane qeverise shqiptare per abrogimin e ketij dekreti, i cili citohet te jete antikushtetues, perfaqesuesit e Sh.P.A. “Çameria”, kishin frike te benin publik fillimin e proçesit per rrezimin e tij. Heshtja e qeveritareve shqiptare perproblemin çam, ishte shtysa se berja publike e gjyqit do te pasonte me “pengesat” e para te servirura nga burokrate qe veten ne raste fushatash kujtohen ta zene ne goje ate. “Frika konsiston ne ate qe zyrtare shqiptare gabimisht mendojne, se dhenia e nenshtetesise greke çameve, do te thote heqje te nenshtetesise shqiptare. Eshte e drejte e jona te mbajme ate shtetesi qe kemi pasur dhe qe padrejtesisht na u hoq ne menyre kolektive. Dhenia e nenshtetesise eshte hapi i pare per zgjidhjen e problemit çam”.



[Edited on 7-10-2002 by Eni_P]

[Edituar më 23-1-2003 nga Anton Ashta]





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2003 nė 20:21 Edit Post Reply With Quote
CAMET: NUK DO NA TRESE DHEU PA MARRE PRONAT

Vlore - Shoqata "Cameria" ne Vlore, ka mbledhur anetaret e saj ne nje nga sallat e pallatit "Laberia" per te festuar 12-vjetorin e krijimit, por zemerimi per shkeljen e te drejtave te tyre ka zbehur disi festen. Kryetari i shoqates "Cameria" ne Vlore, Bujar Shurdhi, ka celur takimin qe e ka cilesuar emocional, pasi shohim rrugen qe kemi pershkuar ne keta 12 vjet, ju ka dhene fjalen njeri pas tjetrit themeluesve te shoqates, por nuk kane munguar edhe nje referat per krahinen e Camerise qe ka nxjerre personalitete ne te gjitha koherat, qe ka qene atdhetare me kulturen e saj, por qe jane masakruar nga krimineli grek Zervos, qe fatkeqesisht i eshte ngritur nje shtatore. Folesit, por edhe shume pjesemarres nga salla, folen me tone te ashpra qe klasa politike, shteti shqiptar nuk po ndihmon sic duhet qe cameve t'ju jepen te drejtat qe ju takojne, madje, ndonje prej tyre u shpreh se nuk do t'i trese dheu pa marre pronat qe ju takojne ne Cameri. Te tjere pjesemarres, anetare te kesaj shoqate, kane reaguar ashper per pritjen qe ju bene kreret e partive politike Nikolas Geixh qe ka sabotuar edhe ceshtjen came.

"Duhet te organizohet edhe me mire shoqata, te zgjidhe brengen qe kane 200 mije came te Shqiperise, pse kjo brenge do te kaloje brez pas brezi tek femijet tane", ka kerkuar dikush nga salla i irrituar. Pas ketij debati ka mbyllur ceremonine e rastit, i derguari i krysise se ShPA "Cameria", juristi Iljaz Ceco. Ai u eshte drejtuar te pranishmeve se kerkohet nje strategji e re, nje organizim tjeter per te kerkuar te drejtat dhe pronat. Kohet kane ndryshuar dhe mbeshtetja nderkombetare, eshte e pranishme.

Ne fund u dhane edhe porosite e kryesise se shoqates, qe cdo individ duhet te beje nje kerkese padi per te hedhur shtetin grek ne gjyq, te paraqiten tapite e pronave dhe nje kopje e tyre do t'i dergohet gjykates se Strasburgut. Per te mbrojtur ceshtjen came do te angazhohen avokate te huaj, ndaj dhe kerkoet dokumentacioni perkates. Shoqata "Cameria" ne Vlore, ka qene aktive ne jeten e saj organizative, kulturore dhe nismetare e pare per te kerkuar me cdo kusht pronat ne Greqi.

Z.Luka
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-10-2004 nė 22:54 Edit Post Reply With Quote
ÇAMËT/ Deklaratat e grekut, të çuditshme

TIRANË – Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Servet Mehmeti shprehet i zhgënjyer nga deklaratat e Presidentit të Greqisë, Stefanopullos, pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Gjithsesi, ai ka besim se funksionarët e lartë të shtetit do të veprojnë si “shqiptarë në mbrojtje të çështjes shqiptaro-çame”.

Z. Mehmeti, Presidenti i Greqisë, Stefanopullos, i cili ka filluar një vizitë triditore në Shqipëri ka diskutuar dje me Presidentin Moisiu edhe për çështjen e Çamërisë. Besoni se këto bisedime dhe ato që do të pasojnë gjatë këtyre tri ditëve, do të mund të ndikojnë pozitivisht për këtë çështje?

Një president që thotë se nuk di se çfarë ka bërë qeveria e tij, ne nuk e marrim në konsideratë. Të bësh të qenurit, të paqenë, është absurditet. Nëse ky është oreksi i ndonjë individi, kjo do të thotë se ai është shumë larg ndërkombëtarëve dhe konventave universale të të drejtave të njeriut. E drejta e shqiptarëve dhe e Çamërisë do të zgjidhet patjetër. Çamët janë autoktonë mijëravjeçarë si shqiptarë. Ne, ato që kanë ndodhur këtu e para 60 vjetëve, na duket sikur kanë ndodhur dje.

Kjo do të thotë që ju nuk keni shpresë te zgjidhja e kësaj çështjeje, pas këtyre takimeve?

Jo, përkundrazi, ne kemi shpresë se çështja jonë do të zgjidhet, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga konventat ndërkombëtare, SHBA-ja etj. Besojmë te burrnia dhe patriotizmi i Presidentit Moisiu. Gjithashtu besojmë edhe tek kryeministrit Nano apo dhe te kryeatri i PD-së, Berisha, që si shqiptarë që janë do ta mbrojnë çështjen shqiptaro-çame.

Cili do të jetë hapi juaj i radhës për zgjidhjen e kësaj çështjeje?

Nuk mund të them ende asgjë konkrete, pasi vendimi për këtë nuk më takon vetëm mua, por gjithë anëtarëve të kryesisë së shoqatës.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2004 nė 11:10 Edit Post Reply With Quote
Kush ka kontakt me shoqaten?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2010 nė 20:22 Edit Post Reply With Quote
Drejt bashkimit ne nje formacion te vetem politik dy partite qe perfaqesojne popullsine came ne Shqiperi.

Vullneti politik eshte bere i njohur dje publikisht nga dy kreret e partive perkatese: kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini dhe kryetarit te Partise per Unitet dhe Integrim, Shpetim Idrizi. Deklaratat jane bere dje ne aktivitetin e shoqerise patriotike dhe atdhetare “Cameria”, e cila dje ka festuar 19-vjetorin e kesaj partie.

Ky zhvillim i ri eshte bere i ditur ne fillim nga Muhedini, i cili ka bere te ditur dhe nisjen e bisedimeve per unitet. Nderkaq, strukturat me te larta te PDU-se qe drejtohet nga Idrizi, dy dite me pare kane vendosur fillimin e negociatave per bashkim, duke caktuar sekretarin e pergjithshem te kesaj partie, Amos Dojaka, deputetin Dashamir Tahiri, si pjese e grupit qe do te merret me modalitetet e bashkimit, qe sic duket do te konkretizohet se shpejti.

Ne aktivitetin e djeshem, kreu i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka theksuar qe eshte koha qe camet duhet te jene bashke ne nje grupim politik ne menyre qe te perfaqesojne me fuqishem interesat e tyre dhe te mbrojne ato qendrime qe perbejne dhe aspiratat e gjithe popullsise came.

Nderkaq, ne fjalen e tij, kryetari i Partise per Unitet dhe Integrim, Shpetim Idrizi, deklaroi qe “PDU vendosi qe te shprehe vullnetin politik per bashkim me te gjitha forcat politike, qe kane ne themel Ceshtjen Came e jemi te gatshem te fillojme negociatat politike per kete. Ne vendosem te mandatojme kater personalitete te rendesishem te kesaj force politike per te negociuar modalitetet e ketij bashkimi. Ky eshte nje vendim institucional e ne jemi te bindur qe duhet te ecim perpara te bashkuar”. Komuniteti cam i organizuar politikisht numeron sot ne Parlamentin shqiptar dy deputete qe jane: Dashamir Tahiri dhe Shpetim Idrizi, te cilet i perkasin Partise per Unitet dhe Integrim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3337510 sekonda, 29 pyetje