Kuvend-eDSH
Aktiv për herë të fundit: Aktiv për herë të fundit : Kurrë
Nuk keni hyrë [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshëm | Dërgo për një shok
Nënshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: ARISTIDH KOLIA
Anton Ashta

Postuar më 7-10-2002 në 12:41 Edit Post Reply With Quote
ARISTIDH KOLIA

VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLIA


"Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te
cilet vdiqen, edhe keta, nga "leucemia".
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...

Fjalet e arvanitasit te madh Aristidh P. Kolia
ne shtratin e vdekjes.


Shkruar nga KOLEC TRABOINI, Boston

Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas,
ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta
mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri,
e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper
shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej
trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ç'ka percaktoi
fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer
ne historine e Greqise.
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te
megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me
gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve
qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te
Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se
Aristidh P.Kolias dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin
e tij fizik.
Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kolia
cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje
mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te
thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin
arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje
njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem,
qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten
kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer.
E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper
fantazmat e megaloidhese,cka shprehej dhe nga nje sportist
renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak
shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as
dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve
jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kolia.
Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin
dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij,
kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar,
piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina
te librave te tij.
Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne çdo hap,
madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e
antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve
grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin
muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me
vdekjev i autorit te librit "Greqia ne kurtin e serbeve te
Millosheviqit".
Aristidh Kolia, pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb
sic ishte Greqia,te mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së,
në dhjetëre emisione televizive,si dhe kudo në massmediat greke,
duke iu kundërvu asaj propagande histerike kundër vëllezërve
tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe
bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të së ashtuquajturës
Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë
"Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste
orthodokse greke, vazhdimisht, për të vërtetën e ngjarjeve të
Kosovës,( "Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij
"Arvanon"), si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në
Greqi, të cilët edhe i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së
tij - të njohur nga ligjet greke. "Ai, -shkruan avokati
Ilir Malindi, - do te hidhej në gjyq nga organizata
ultrareakcionare greke, si dhe do të kërcnohej me vdekje.
Nuk është rastësi,që në të gjithë Athinën, në pranverën e
vitit 1999 (gjatë ngjarjeve tragjikenë Kosovë) ishin shkruar
me dhjetëra parulla, në të cilat kërkohej varja në litar e
Aristidh Kolës dhe vdekja e tij."
Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga
komentatorja e televizionit grek, "Skaj", Liana Kaneli, ne nje sulm
te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi
shkrimtarin e ftuar Aristidh Kolia, sikur ky ti armik i Greqise.
Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i
priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat
emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin
perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here.
"Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten
qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv
ne "Skaj" 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova
me qetesi , kur duhej te kundersulmoja....
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse "
e drejta del vjen kur ti vije ora". ...E kam dashur dhe e dua
vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat
e mija te cilat do te kujtohen kur balta e z.Kaneli te kaloje
ne harresen e shekullit.
Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj
nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur
kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne
menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time..."
Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kolias e dinte se sa
shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe
ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe
mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
Aristidh Kolia gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje
per t'ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra
mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe
nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari.
Ishte Aristidh Kolia i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e
fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse
90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin
arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi
dhe profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve
ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti
arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke
perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet
gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te
Olimpit, cka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke.
Libri i tij "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", botuar se pari ne
1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime
ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin
mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per
origjinen e gjakun shqiptar.
Bashke me librin "Gjuha e Perendive",botimi i pare 1989, te cilin
A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh
"Arvanitet",ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kolia ngriti per
popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem.
Ai, së bashku me të madhin Antonio Bellushi, në vitin 1988, pranë
organizmave ndërkombëtare, bëjnë të njohur zyrtarisht se në Greqi
jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra
banimi shqipfolëse. Kjo u be publike në shumë mjete të informimit, duke
filluar nga revista e Kozencës "Lidhja", që e nxirrte Papas Bellushi.
Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe
perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin
djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e
tyre si heretik.
Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik),
ata perdoren metodat me te sterholluara per t'ja bere jeten e
padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet.
Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e
saj, duke çpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te
larguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive,
nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kolia si drejtues
i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin "Besa" e me
pas "Arvanon". Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila
ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit,
njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe
hajdute.Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat
ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej
i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit
dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti
cfarosur emigrantet.
Aristidh Kolia e ndjente se ç'po ndodhte, e nuhaste qellimin e
mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj,
njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare
per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej
popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret
e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari
arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto
perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht
ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise.
E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e
dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e
arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e
perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e
rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne
nje ane si perçartjet e nje njeriu qe nuk di se c'thote.Mirepo nuk
ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu
nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per
traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia
vazhdonte te nxirrte vepra te reja.
Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere.
Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i
cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare
greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me
alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë per ta afruar sa me afer me
gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar.
Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës
Shqiptare në botë. Ai mbante lidhje dhe gjithnjë bashkëpunonte
me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë e me
bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi-n në Kozencë të Italisë,
me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë.
Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbëreshët e Korsikës
Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper,
ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte,
nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i
ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe
ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari
55 vjecar Aristidh Kolia ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk
i kishte ndjere me pare. Dicka po ndodhte me organizmin e tij.
Parandjente dicka ogurzeze.
I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per
vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare.
Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te
jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e
veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne
shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij.
I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim.
Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend fati i
personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar
ne vepren e vet madhore "Arvanitet".
Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me
fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paçka se mbiemri
i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e
vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne
gjuhen arvanitase.
Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase
Laskarina Bubulina.
E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te
zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin
nga Salamina, Anastas Kullurioti?
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre
dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase"Marko Bocari".
Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me
afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve
te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte
qene e njejte: Leucemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre
presidente te arvanitaseve te Greqise Dy jeteve te rrembyera
mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe
nje e trete. Ish jeta e tij.
Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin
shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar
Ilir Malindi i cili me pas deshmon:
"Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kola, në
ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës "Evangjelizmos"
dhe pash gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar
që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij...
I dhash kurajo, duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe
se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja,
mirëpo... Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari të njëkohësishme na
tha edhe këto fjalë:
"Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu
kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve
«Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta, nga "leucemia".
Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij"...
" Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -,
me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga
Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit
"Evangjelizmo", qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite
ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga
dite e ardheshme.
Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje
lajm tmerresisht i pikellueshem".
Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e
shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete
vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori.
Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje
platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit.
Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij.
Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kolias, shkroi vetem nje gazete greke.
Revista "Klan" ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e
vdekjes me shkakun se " kete teme e ka trajtuar gazeta "Albania"."
Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej
gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te
arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje
nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit
te madh me tha se nuk kemi ndonje plan.
Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan
zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli "gjuhen e
perendive", tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq
vdekjeprurese ndaj vepres se tij.
Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision
te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe
as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe
mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre
pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kolias.
Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kolia, qe meriton nje
vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe
indiferenca dhe kopracia jone.
Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser!

Boston 24 nentor 2000

Botuar ne :
"Dielli" Vol.91, Nr.4 2000
"Illiria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:21 Edit Post Reply With Quote
Projekti yne i dyte eshte botimi i vepres se plote te ARISTIDH P. KOLIA

Ketu sjell vetem nje pjese te intervistes se tij:



ARVANITET- KRIJUESIT E SHTETIT TE RI GREK





ARISTIDH P. KOLIA

1944-2000



Interviste e shkrimtarit Aristidh P.Kolia

ish-kryetar i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise

marre ne Athine ne vitin 1995 nga Kolec Traboini









"Gjuha arvanitase qe flitet ne Greqi eshte gjuha e heronjve tane qe bene kryengritjen e vitit 1821. Eshte gjuha e heronjve te lashtesise dhe si e tille duhej te ishte e respektuar dhe e shenjte . . . Fatkeqesisht "Arvanitet" dhe "Gjuha e Perendive" nuk jane perkthyer ne shqip. Shpresoj qe heret e avone do te perkthehen. Do te isha i lumtur te shoh keto vepra te botohen ne Amerike..."




INTERVISTA



- Qe ne krye te kesaj bisede, zoti Kolia, ju falenderojme per mundesine qe na dhate per t'ju intervistuar dhe per te realizuar nje cikel fotografish, te cilat jane te destinuara per shtypin e diaspores shqiptare ne SHBA, lexuesit e te ciles, per fat te keq, nuk kane akoma njohuri te plota mbi vepren tuaj studimore si dhe veprimtarine tuaj.




A.KOLIA: Ju falenderoj gjithashtu dhe gezohem qe kjo interviste do te behet shkak qe te njihem me shqiptaret qe jetojne e punojne ne Amerike.



- Jeni i njohur ne boten shqiptare dhe i vleresuar si nje nder perfaqesuesit me te shquar te arvanitasve (Arberesheve, sic quhen ne Shqiperi, Kosove e Itali) te Greqise. Cfare ka qene zanafilla e ngacmimi per te ardhur deri tek dy veprat madhore

sic jane: "Arvanitet" dhe "Gjuha e Perendive" ?




A.KOLIA: Qe nga shekulli i kaluar, ne Greqi jetuan studiues te vecante, te cilet u perpoqen te hidhnin drite ne histori per te njohur racen shqiptare e gjuhen e saj. Ajo ishte logjike, sepse nje pjese e madhe e popullit grek e ka prejardhjen e tij nga Epiri i sotem e nga Shqiperia dhe jane njohur si arvanitas.

Jane pikekrisht ata arvanitas qe dhane thuajse shumicen e heronjve te vitit 1821, ata ishin gjithashtu krijuesit e shtetit te ri grek. Kjo e vertete, vecanerisht vitet e fundit, i eshte fshehur popullit grek per shume arsye. Emri "arvanitas" ne Greqi duhej te ishte titull nderi e jo te perfundonte pothuajse i share. Vecse krejt keshtu ishte katandisur dhe emri "grek" ne fillim te viteve bizantine. Ky ishte shkaku kryesor qe nxiti te shkruaj librin "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve" duke i bere nje vrojtim tere historise greke qe nga lashtesia me pellazget e deri ne kryengritjen e vitit 1821.

Historianet greke, bashkekohes te mi, shkruajne historine e Greqise dhe i nxjerrin jashte tyre: pellazget ne lashtesi dhe arvanitet ne historine e re. Por, nje histori greke, e cila nuk merr ne konsiderate te saj pellazget dhe arvanitet, ajo nuk eshte as greke dhe as histori nuk mund te jete. Nderkohe ne librin tim te dyte "Gjuha e perendive" (I glossa ton Theon) nuk mund te jete vecse nje kapitull i librit tim te pare e ku percillet, ne essence dhe ne permbatjen e tij, adhurimet e grekeve te vjeter dhe pellazgeve, udherrefyes ne kete teme eshte etimologjia e emrave te perendive, te adhurimeve dhe perkufizimi i toponimeve madje dhe thjeshte emrat e heronjve e gjysmeperendive . Perpjekjet e reja te tanishme sjellin qe etimologjia te shpjegohet jo vetem me ndihmen e antikitetit grek, latin e te sanskrishtes, por dhe te arvanitasve (pra shqipes se vjeter). Edhe gjuha arvanitase, sic do te konkludoje lexuesi, eshte nje zbulim i vertete ne kete perpjekje .



- Vepra se shumti nuk shkeputet me njeriun - krijuesin e saj, prandaj pa u shkeputur prej saj na lejoni t’ju pyesim dicka mbi trungun tuaj familjar si dhe emocionet e femijerise ne mjediset arvanitase ku jeni lindur e rritur.




A.KOLIA: Prejardhja ime eshte nga nje fshat 20 km. ne perendim te Thivas, atje ku gjendeshin Thespieset e lashte. Fshati quhej Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave kane nderruar emra per shkak te ndonje nenpunesi burokrat injorant, keshtu qe fshati im quhet Leontari.

Te gjitha fshatrat e krahines se Thivas dhe vete Thiva, jane arvanitase. Ne kete vend kalova vitet e mia te para dhe kam kujtime shume interesante. Atehere mungonin shume nga te mirat te cilave u gezohen njerezit sot, por zoteronte gezimi, e qeshura, ngrohtesia e marredhenieve njerezore te sinqerta e te ciltra. Njerzia dinte se c'donte, dinte si te gezonte ate qe kishte.

Gjysherit e pashkolle si dhe gjyshet tona, kishin nje mencuri te admirueshme dhe nje ngrohtesi njerezore, qe shprehej ne jeten e perditshme te tyre, ne histori, ne perrallat, kenget, vallet e ne vajtimet e tyre.

Natyrisht qe ne mes tyre flisnin gjithnje ne gjuhen arvanitase, vecse me ne femijet flsinin, aq sa dinin te flisnin, ne greqisht qe e konsideronin gjuhe te shkollimit, te dijeve e te ardhmes ne pergjithesi. Pavaresisht nga ky kushtezim, gjuha e pare me te cilen u shpreha ishte gjuha arvanitase. Kur u rrita, ne gjimnaz, fillova te dalloj ngjashmerine e disa fjaleve me gjuhen e Homerit dhe latinishten, por nuk kasha kuptuar akoma lidhjen e thelle te saj me keto gjuhe.

Njohurite tona rreth temes "Arvanitet" dhe "gjuhes arvanitase", atehere ishin jo vetem te kufizuara por pothuajse nuk ekzistonin. Mbizoteronte erresira. Ato pak vepra qe ishin shkruar per kete teme, per ne ishin krejt te panjohura. Ne asnje prej librave te njohur nga femijet ne gjimnaz, por edhe ne universitetet, nuk behej fjale per arvanitet dhe gjuhen arvanitase. Personalisht une, ne dekaden e 1960, kontaktova keto probleme dhe fillova t'i studioj, keshtu qe me 1983 nxorra vepren time "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", te cilit ju be nje pritje shume e mire dhe tani ndodhet ne ribotimin e 7-te.




-C’eshte per ju Thiva, kjo krahine tipike arvanitase? Cila eshte shtrirja e arvanitasve ne hapesiren e Atikise e me gjere ne Evia, Peleponez e gjetke?




A.KOLIA: Thiva dhe ne pergjithesi krahina e Thives ku qe nga shekulli i 14-te banohet vecanerisht prej arvaniteve, ka nje histori shume te lashte. Thiva pra konsiderohet sot nder qytetet me te vjetra te botes, e cila vazhdimisht dhe ne menyre te panderprere ka qene e banuar. Themeluesi i Thives, sic dihet, konsiderohet Kadmos, te cilin Herodoti e quante Fenikas, duke besuar cka i thane finikasit ne nje udhetim te tij ne Lindjen e Mesme. Ky mendim mbizoteron akoma. Por, ne qofte se do te studiosh ne thellesi te miteve te antikitetit grek, historia e Thives, do te konstatosh se Kadmos nuk ishte finikas, por nje prej shume te ardhurve te races se madhe pelazgjike qe kishin strehet e tyre ne male te Epirit te sotem dhe Shqiperise. Kete kam theksuar ne librin tim te pare, gjithashtu jam ne perfundim te nje studimi analitik per kete teme te cilin do ta botoj se shpejti. Duke shqyrtuar me kujdes mithin e Kadmit, do te shikosh menjehere lidhjet e ngushta te Thives me Ilirine.

Kur Kadmi kthehet merr gruan e tij dhe shkon te jape shpirt ne atdheun e tij. Nuk shkoi ne Finik, por ne Iliri. Atje beri familjen e tij te fundit te quajtur Ilir, thote mitologjia qe do te lidh Iliret me Kadmin. Gruaja e tij Armonia, eshte nga Dardania (Kosova e sotme) dhe mitologjia thote se ajo eshte motra e prijesit te dardaneve, Dardanit. Ne Thespoti, ekzistonte nje lume Kadmos ne lashtesi. Me vone kur u be lufte ne mes te Thives e te Argosit dhe fituan Thivasit, u detyruan te shperngulen. Dhe ku mendoni se shkuan? Ne Iliri! Me vone erdhen ne kete krahine biotet, pak me vone se lufta e Trojes. Dhe nga ku mendoni se erdhen? Prape nga Iliria. 2500 vjet me vone, nga i

njejti vend, erdhen ne krahinen e Thivas arvanitet. Sic shihet, te gjithe te ardhurit ne kete krahinen time, por edhe ne te gjithe Greqine e Jugut, erdhen nga vendet e Epirit te sotem dhe te Shqiperise. Per kete kam nxjerre konkluzionin se, prejardhja e races grekopelazgjike eshte nga keto vende. Ekzistojne natyrisht shume fakte te verteta dhe dokumenta, por nuk mund te permblidhen ne nje interviste. Arvanitasit, pra, te cilet erdhen te grupuar ne shekulllin e 14-te, u ngulen ne te gjitha vendet ku banonin greket e lashtesise dhe qe atje u shperndane ne te gjitha ato vende ku kishin ngulmimet greket e vjeter: Italia e jugut dhe Sicilia, Azia e Vogel etj. Historia pra ka nje vazhdimesi dhe perseritet ne menyre te mahnitshme me te njejtat motive.

Ja vlene te theksojme se greket qe kishin rezistuar ne Greqi, kur erdhen arvanitet, ishin pak e ndiqeshin nga forcat e Perandorise Kristiane Bizantine, nga uria dhe shkaterrimet e ndryshme qe po mbulonin ate vend. Ata pak greke te perndjekur u unifikuan me Arvanitet dhe u treten ne komunitetet arvanitase te fshatrave. Keshtu, ne Atiki, Biotia, ne ishujt e Argosaronikos, ne Argolia, Korinth, Evia dhe pergjithe- sisht ne hapesirat e Peloponezit, ku kish lulezuar lashtesia greke, mbizoteroi Gjuha arvanitase dhe gjaku i ri arvanitasve te shekullit 14-te. As te mos mendohet se ne kete periudhe keta greker qe shpetuan ishin te ditur e artiste si ata te shekullit te 4-te para Krishtit. E kunderta, me perndjekjet, varferine, fatkeqesite, ishin katandisur ne nje popull analfabet, por krenar, ashtu sic ishin dhe gjysherit tane. Prandaj u unifikuan plotesisht me arvanitet, pavaresisht se nuk njihnin lidhjet e thella nderracore ndermjet tyre. Mjafton t'ju sjell nje tregues qe

ne vitin 1479, ne nje raport te venedikasit Marko Varvarigu derguar qeveritareve venedikas, thuhet fjale per fjale keshtu: "Arvanitasit dhe greket jane nje popull, qe urrejne cdo te huaj".




-A rron folklori arvanitas? Apo kenga arvanitase aq e pasur dhe burimore ka heshtur?




A.KOLIA: Ndodh dicka e cuditshme, thuajse tragjike, me folklorin arvanitas. Me krijimin e shtetit te ri grek, kur traditat e arvanitasve ishin te shumta e te medha, shume nga keto u bene perfaqesuese te folklorit te ri grek. P.sh. fustanella arvanitase konsiderohet veshja kombetare e grekeve, vallja camiko konsiderohet vallja kombetare greke. Veshjet e grave arvanitase jane krenaria e veshjeve greke. Shume mite arvanitase, legjenda, gojdhena, konsiderohen si pjese e kultures se re greke.

Persa i perket kenges, aty ka ndodhur dicka tragjike. Muzika nuk ka humbur, por vargjet jane perkthyer prej kohesh ne gjuhen greke, por fatkeqesisht pa u ruajtur, ne te shumtat e rasteve, vargjet e vjetra arvanitase. Te gjitha kenget me te vlefshme te vjetra arvanitase, sic e pohojne kerkuesit e vjeter, jane perkthyer ne greqisht duke u bere me vone si folklor i shtetit te ri grek, dhe vargjet arvanitase, me kohe, humben pergjithmone. Keshtu per fat te keq humben kenget suljote, pervec 3 - 4 prej tyre. Ky eshte nje krim tragjik dhe faji bie mbi intelektualet arvanitas qe ishin te paret qe e percmuan kulturen popullore dhe gjuhen arvanitase.

Arvanitet kane prirje dhe talent per poezne. Kur isha i vogel nuk mundesha ta konceptoj madheshtine dhe vecantine e vetkrijimeve te pafundme te dasmave, te gezimeve si dhe te hidherimeve. E konsideroja si shume te thjeshte e te natyrshme te krijosh vargje dhe kenge neper gezime, vajtime. E konsideroja shume te natyrshme qe dikush te ndjente nostalgji per jeten e tij dhe ta shprehte kete me vargje e kenge, si gjyshja ime tek thurte endete nen zhurmat e veglave te endeses. Tani e kuptoj se ato per te cilat thjeshte gezohesha, si kenaqesh nga ujerat e fresketa, ishin gjera te vecanta dhe te admirueshme qe deshmonin per nje popull, i cili mund te ishte analfabet, por kishe tradita kulturore shume te rendesishme, ndjenja poetike qe nuk gjendeshin ne popujt e tjere.

Tani pra, rralle degjohen vetkrijime arvanitase nder gezime. Vetem disa plaka vajtojne ne gjuhen arvanitase nder morte. Jam larguar shume vjet me pare nga fshati im dhe kur dy - tri vjet me pare u rigjenda atje ne nje varrim dhe degjova te vajtojne ne greqisht, u befasova dhe me erdhi t'ja plas te qeshurit. eshte njesoj si te shikosh te vallezojne vallen came me rrobe banje.




- Kur i keni nisur studimet e para mbi arvanitet ?




A.KOLIA: Nxitja perfundimtare qe me shtyti te merrem sistematikisht me arvanitet, ishte nje liber i vogel i te paharruarit Kosta Rodi me titull "Arvanitet zgjohen" me 1978. Grumbullova te gjithe bibliografine arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t'beja nje veshtrim te tere historise greke qe te kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i permblodha dhe dhashe mendimet e mia ne librin "Arvanitasit dhe origjina e grekeve" qe u botua me 1983.


(vazhdon)




Intervistoi: K.Traboini ne Athine, korrik, 1995

Botuar ne ILLYRIA faqe.13 # 555, 15-17 gusht, 1996





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:39 Edit Post Reply With Quote
Arti1

....marre nga "Gjuha e Perendive" e te madhit arvanitas A.Kolia

(Kerkoj ndjese nese shkronjat greke te perdorura nuk dalin te plota...)

Shpjegim i emërtimit të të dhënave të Kozmogonisë.


XAOΣ (Haos-Khaos-Kaos:CHAOS): Fjalë e cila edhe sot mban të njëjtin kuptim dhe do të thotë vend i pafund, hapësire boshe, por edhe vend i madh etj.(Në greqisht X=H ose KH në shqip).
Vjen nga XàFoς (HáFos-KhàFos) dhe supozohet si rrënjë i.e.Ghév-es.
Në shqipen e vjetër ekziston folja Hap = hap diçka,zgjeroj por edhe hapja e një luleje, fillimi i diçkaje, krijim i diçkaje. Fjalë të dala nga e njëjta rrënjë:
Hap = largësia e një hapi të njeriut, një Hap ose një Pash.
Hapët = hapur etj.
Menjëfjalë shikojmë që folja Hap dhe fjalët që dalin prej së njëjtës rrënjë kanë të njëjtin kuptim me të mitologjisë së Hesidotit Xáouς (Hàus-Khàus), d.m.th distancë, vend, hapje, fillim i krijimit. Pra rrënja e fjalës Xáoς është Hap-(Haph) ose HaF – në se preferoni dhe nuk ndryshon asgjë – dhe në një fazë të mëvonshme shtohet prapashtesa greke –oς.
Ekziston gjithashtu në shqipen e vjetër edhe folja Ha (Xa) = me ngrënë, e cila nuk duket si pa lidhje me fjalen Xáoς (Hàos), por fjalë që së pari është :
1) shumë më e përpara lindur e Xaπ (Hap) dhe
2) dhe së dyti, si pasojë e tingëllimit ose eko e veprimit që njeriu i lashtë bënte në momentin kur hante, gëlltiste apo përpinte ushqimin e tij. Kur hapte gojën e tij njeriu i lashtë dëgjohet “Ha” (Xa) dhe në vazhdim kur e mbyll dëgjohet “Hap” (Xa&#960 ose “HaF” (XaF).
Interesante është që kur dëgjohet „Hap“ (Xa&#960 do të thotë që dikush më parë kishte hapur gojën e tij, kishte menjëfjalë krijuar HáF(XàF)-oς.
Fjalë të dala prej kësaj rrënje janë :
Kapsh, kapshiore.
Në greqisht – xaψiá, xáπι, xaúτω etj.
Kam mendimin se edhe fjala « Áδης » (Adhis, Adis) ka si të parë rrënjën Ha (Xa)-HaF (XaF) dhe të dytën fjalën Dhe.(Perëndia e botës së përtejme, të nëndheshme.)

NYXTA dhe EPEBOΣ (Níhta dhe Érevos) . Fjala «Nuξ-νuktóς » (Niks-niktós) është një fjalë e përdorur pothuajse në të gjitha gjuhët e quajtura indo-europiane.
Në ship është Nat-Natë.
Fjala Épeβoς (Érevos) ka fjalën që i pergjigjet në shqip Érret = nxihet kur vjen darka, u érr, e errët , errësohet.

AIΘHP (Ethír) : Duke u bazuar në thëniet e lashta quhet mbulesa ose pjesa e sipërme e atmosferës, ajri i pastër ku banojnë Zotat, por kjo fjalë e ndryshuar do të thotë
« o kauτóς αγéρας » (Ajri i nxehtë), sepse formohet nga αíθω (étho) = καίω-μαι (kéo-me = digjem)etj., dhe αήρ (aír).
Në shqip Ethe = kur ke temperaturë.
Aήρ, αέρας = Er, Erë = Aιθέρ>Aιθήρ (Ethér>Ethír).
Duke vënë në dukje këtë pikë krijohet një problem që na shtyn drejt ri-analizimit të ndryshimit ndërmjet Kozmogonisë dhe Theogonis së këndvështrimit në filozofinë pellazge.
Theogonia – kemi Erë-Αέρας d.m.th. Hρα (Ira), kurse tek Kozmogonia kemi Ethéra(αιθέρ&#945 dhe jo vetëm por edhe si e dhëna bazë e krijimit të universit,gjithësisë. Ç’farë është pra Aιθέρ,Aιθήρ : Në Kaos,Haos-in (Xάο&#962 e errët me ndërhyrjen, influencën e Éρωτος(-έλξη=tërheqje) aktivizohet lënda-materia e shpërndarë dhe jo-aktive, krijohet Lëvizja (Kίνηση-gr.) – Réa, Reja, Reia (Pέ&#945 dhe në përplasje me lënden-materien, Aθήρ – Aιθέρ – Aιθήρ(Athír-Ethér-Ethír) [veprimi, energjia] dhe Drita (= Dita).
Por këtë nuk e ka vertetuar sot fizika berthamore ?

OYPANOΣ (Uranós=Qiell): Hesidoti përmend si perëndi të parë Oupavó (Uranó). Pra me Uranós Isiodos hyn tashmë në Theogoni, duke u larguar nga Kozmogonia. Por kam përshtypjen se edhe dinastia e Uranós, edhe dinastia e dytë e Kronos, bëjnë pjesë në Kozmogoni, në mythologjinë kozmogonike të një faze të mëvonshme. Uranós nuk është asgjë tjetër veçse përkuesi, korresponduesi i Háos-Kháos-Cháos,- lindësi, babai i krijimit,- me pak llogjikë dhe me shumë fantazi. Krijesat e tij janë të shumta dhe fantastike por trashgimtari, pasardhësi i tij Krónos do ta shfronësoj, përderisa më parë me një drapër gjigant do t’i presi organet gjenetike. Më të shumtët e mythologëve e konsiderojnë Krónon personifikim i nocionit KOHË dhe ky perceptim fillon nga të lashtët dhe hymnet Orfike ku sikurse thote Próklos (Πρόκλο&#962 në shkollat e tija mbi veprat e Hesidoti dhe theologjinë e Platonit, ku përshkruhet Krónos gjithnjë me mjekër te zezë përderisa është e pakonceptueshme sensi i plakjes së kohës.
Në hymnin Orfik kushtuar Krónos ai emërtohet “Pangjenitori shekullor”.
Në vitin 1854 tek “Albanesischen studien” J.G.Hahn lidh emrin e Krónos me foljen në shqip KRON, KRUA, KROJ = burim, rrjedhje uji. Të njëjtin mendim ka edhe S.Konda tek “Shqiptarët dhe çështja pellazge”.
J.Vreto mbështet mendimin që fjala shqipe KOH është rrënja e parë e fjalës Krónos. Decharme nuk pranon barazinë e Krónos me KOHË dhe duke mos u dukur të shprehë nje mendim tjetër të ndryshëm, citon mendimin e Breal nga “Hercules et Cacus” , dhe e nxjerr fjalën nga rrënja KAR, nga e cila vjen edhe fjala Kραίνειν (Krénin) në greqisht, dhe vë në dukje q te Veddet-Beddet e Indusve Kránan është perëndi krijuese. Natyrisht, të gjitha perënditë pak a shumë janë “krijuese” dhe pa përfillur që Kránan me Króno nuk ka të bëjë, nënvizoj që Kραίνειν (Krénin) nuk do të thotë “ποιείν” sic mendon Breal, por mbarim, ekzekutim, përmbushje(shih I.Stamataku) ose me pas principin, fillimin d.m.th.sundimin, mbretërimin dhe fjala vjen nga lëvizja e kokës së sovranit (kára, kranío, krí, kríe në arvanitase-shqip) ku zakonisht nuk shpërdoron shumë fjalë por me një lëvizje të kokës ekzekutohen të gjitha nga organet e tij ekzekutuese. Sot në sllavishte ekziston fjala “Králi”-Mbret dhe në arvanitase - shqip Krietar, Kryetar.
Kam përshtypjen që fjala Krónos vjen nga greqishtja Krunós dhe shqipja Kronje-Kroi-Krua, në qoftë se keto fjalë vijnë nga rrënja Kre, që do të thotë Krej, Kokë. Kjo do të duket më mirë në se ecim më tej në shpjegimin e gruas së madhe të Krónos, Réas (Pέα&#962 . Nga analiza e emrit Réas do të shohim që këto dy perëndi të dinastisë së dytë nuk janë perëndi që personifikojnë të dhëna të krijimit të universit, gjithësisë, por disa kontribues të tjerë të tij. Krónos personifikon Kohën dhe Réa personifikon Lëvizjen. Dhe sigurisht duket analogjia e dogmës së lashtë filozofike të francezit Berxon “Gjithcka në kohë lëviz” ose tek fraza shqip “Redh - rrjedh Kronjëza”.
Decharme e konsideron Réa-n, perëndi e ardhur nga lindja në Greqi, nga Azia e Vogël pas Homerit dhe për këtë nuk jep arsyen, nuk e justifikon. Në kundërshtim me shkrimtarët e lashtë që nxjerrin emrin e perëndisë nga folja Pέω(Réo=Rédh) dhe himnet qe e identifikojnë atë me retë udhëtare, lëvizëse, - e quan perëndinë si personifikim i
Tokës : “Fjala Réa duket thjesht një kundërzhvendosje e fjalës Era, rrënja e s cilës ndodhet tek sanskritishtja Ira, latinisht Terra dhe gjermanisht Erde.... Réa dallohet nga Γαία (Géa,Gjéa) së pari prej prejardhjes së adhurimit të saj që nuk i përket në mënyrë të veçantë Greqisë. Ndodhet natyrisht emri i saj tek Iliada por Homeri ndoshta e mori nga tradicionaliteti besimtar i Azisë së Vogël ”-Decharme : Mythologjia greke, faqja 352.
Natyrisht këto supozime nuk dokumentohen nga asgjëkundi dhe me asgjë, por le të vijmë tek ethymologjia që jep Decharme : Latinisht Terra = tokë, e thatë, ka rrënjën Terr – që në shqip përbën një rrënjë vet-thëlbësore me u tha, me u terr. Pra Terra quhet e thatë, trup toke kundrejt me detin e ujshëm. Tek Homeri ndeshim rrënjën korresponduese Tέρσομαι (Térsome). Por le të verifikojmë me arvanitasen-shqipen tek pellazgjishtja e lashtë dhe tek e mëvonshmja greke perceptimin sipas së cilës Réa personifikon lëvizjen dhe në vitet, kohërat e mëvonshme ekzistencën e lëvizshmërisë, n hapësirën e qiellit. Sikurse ndeshim gjithashtu tek hymni XIV Orfik ndaj Réas, epitete : Filo-udhëtare, Bukuri ajrore.
Në shqip kemi RE- REA-REJA. Edhe të gjinisë femërore... .
Në greqisht nuk gjejmë fjalë korresponduese me Renë (në gr. Σύννεφο-Sínefo), por për lëvizjen ekziston folja Ρέω, ρούς, ροή (Réo, rús, roí) dhe në shqip korresponduesen REDH, dhe që të dyja i referohen kryesisht të lëngshmes, lagështirës.
Në shqip qielli i mbushur me re thuhet VRERËT. Në greqishten e lashtë shohim fjalët βρέμων (vrémon), υψηβρεμέτης (ipsivremétis) etj. që do të thonë bubullon, gjëmon etj. por sepse bubullojnë dhe gjëmojnë retë me vetëtimat, aludojme se mos në këtë fjalë shqip VRERËT – VRANËT = qiell me re , i ngarkuar, i rëndë gjendet çelësi i ethymologjisë së këtyre fjalëve të lashta.
Le ti rikthehemi babait të Krónos, Oupavós (Uranós) ku siç thamë korrespondon me Haos,Khaos-in e Kozmogonisë pellazge. Ambjenti rrethues i tokës, kupolë – kështu duket të paktën në vështrimin e parë, ambjent rrethues i tokës Haos,Khaos,Kaos – quhet kupolë qiellore (Ουρανός, Ωρανός θόλος – Uranós, Oranós thólos).
Fjalën mythologët e ethymologojnë nga sanskritishtja Varunah, perëndi e qiellit te natës, errësirës. Perëndia e ditës-dritës quhet Diaus dhe është më se e dallueshme që fjalët Varunah dhe Diaus janë mbiemra përcaktues cilësorë të Uranós (qiellit) dhe jo vet Uranós (qielli). Fjala sanskrite Varunah është korresponduese me fjalën arvanitase-shqipe Vranët = me re i zënë, i ngarkuar. Në shqip ekziston fjala “Urëz” (në gr. Shkruhet
Oύpεζ ) d.m.th. kupolë, nga pamja vizuale. “z” në fund është mbaresë zvogëluese dhe kemi “urëz” që do të thotë “kupolë e vogël”. Kupola e madhe quhet “Urë”. Natyrisht ekziston –an, ku në qoftë se pranojmë të thënat e S.Kondës do të thotë prejardhje topike, pra vendore (p.sh. Shkodr-an =prej Shkodre, Dibr-an = prej Dibre etj.).Dhe në qofte se pra gjërat janë kështu atëherë Uranós (Oυρανό&#962 do të thotë ai që ndodhet sipër kupolës që mbulon tokën. URAN > URANOS (OΥΡΑΝ > ΟΥΡΑΝΟ&#931 .
Që të kthehemi përsëri tek mythologjia, Uranós dhe mbretëria e tij kishin perfundim të keq sepse djali i tij Krónos me një kose, drapër gjigant i preu organet gjenetike dhe i mori pushtetin gjithëçkaje, gjithësisë. Sakrilegj, krim apo fantazi e sëmurë e të lashtëve ?
Decharme thotë që “pamundësia për të dënuar Uranós, korrespondon me idenë e madhe të shkundjes, tundjes hutuese”, por nuk shpjegon se cila mund të jetë ajo. Mendoj se Uranós që sikurse thamë korrespondon me Haos, Khaos, Kaos pas një proçedure që analizuam, krijoi trupat e njohur qiellorë dhe pas një periode, faze jo të qëndrueshme në zhvillimin e këtij krijimi (Uranós shkatërron femijët e tij) ndërpritet, ndalon krijimi i mëtejshëm dhe stabilizohet universi - gjithësia me ndërhyrjen e Kohës (Krónos). Koha pra është që vendos tashmë pamundësine, impotencën për krijesa të mëtejshme të Háos, Káos (Uranós). Ky mendoj se është shpjegimi llogjik i këtij mythi.

Vazhdon.....


(kerkoj perseri ndjese por shkronjat greke te perdorura nuk dalin dhe une per momentin nuk kam ndonje zgjidhje.....)

Vazhdim....

Në një fazë shumë të mëvonshme , në epokën e Homerit përafërsisht (sepse prej tij e kemi informacionin) Ωκεανός (Okeanós = Oqeani) konsiderohet genitori, lindësi i perëndive dhe njeriut (Iliada : D,201, 246).
Ethymologjinë e fjalës Okeanós (Ωκεανό&#962 mythologët dhe gjuhëtarët e nxjerrin ose nga “Ωκύς”(Okís) = i shpejtë dhe “Nάω” (Náo) = vrapoj, rend, rrjedh, ose nga sanskritishtja A-cayana-h = ambjent rrethues. Dhe natyrisht nuk përjashtohet të ketë lidhje ndërmjet greqishtes “Okeanós” dhe sanskritishtes “A-cayana-h”, por përjashtohet kategorikisht prejardhja nga kjo fjalë sanskrite. Në fjalorin e njeriut vijnë përpara, prijnë pra emrat e të dhënave bazë të botës që e rrethon dhe shumë më vonë ndjekin mbiemrat përcaktues, idetë etj. Le të shohim tani interpretimin, versionin që del nga gjuha shqipe. Në shqip kemi UJË (në gr. Shkruhet Oύγj). Prej kësaj dalin fjalët “ύδωρ” (ídhor) dhe “υγρός” (igrós) që do të thonë i lëngesht, i lagësht (u greqisht lexohet i, dhe ou lexohet u). [Natyrisht, gjuhëtarët konsiderojnë të tjera për rrënjë të këtyre fjalëve dhe jo vetëm por i konsiderojnë të ndryshme, paçka se në fjalorin ethymologjik të Stamatakut shohim që është e mundshme fjala “uγρός”(igros) nga rrënja iapetike “Ugy”]. Me shqipen “Ujë”(në gr. shkruhet – Oúγj) shikojmë më se qartë se ç’farë do të thotë “uγρός”. Rrënja është ouγj(uj) – dhe mbaresa -póς (rós) do të thotë tendencë ndaj diçkaje në gr.
Kështu që :
u&#947;&#961;&#972;&#962; < ou&#947;-&#961;&#972;&#962; (igrós < ug-rós). Ndoshta është e tepërt sot por nesër jo, të theksojmë që greqishtja e lashtë (u) shprehej si anglishtja (w), pra (u) në shqip.
[Përsa i përket identifikimit në rrënjë të fjalës “u&#947;-&#961;&#972;&#962;” dhe “ú&#948;&#969;&#961;” shiko transformimin e (&#947 në (&#948 dhe në të kundërt të gërmave në fjalorët ethymologjik (p.sh. &#948;&#945; npë vedt te &#947;&#945; – &#947;&#951;, gr. , dhe latinisht: Uvidus, Uvor )].
Por natyrisht, fjala qe na intereson nuk eshte “u&#954;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962;” (Ikeanós) por “&#937;&#954;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962;” (Okeanós). Asgje nuk ndryshon perderisa germa (&#937;,&#969; = O,o) eshte shume me e mevoneshme se germa (u) dhe ne dialektin eolik dhe dorik (&#969 vendosej ne vent te
(u-ou). Keshtu qe : &#937;&#954;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962; (Okeanós) < &#927;u&#947;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962; (Ugeanós) < &#959;u&#947;&#949;&#940;&#957; (ugeán) = me te lengshem, ujesor. Shiko &#927;u&#961;&#945;&#957;&#972;&#962; (Uranós), &#937;&#961;&#945;&#957;&#972;&#962; (Oranós). Per ta mbeshtetur kete mendim duhet te marrim parasysh qe fjala “&#937;&#954;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962;” (Okeanós) pergjigjet edhe si “&#937;&#947;&#942;&#957;” (Ogín). [&#915;,&#947;, e gr. shqiptohet si g+j ose g e zbutur].
Te njejten rrenje ka edhe fjala &#937;&#947;u&#947;&#943;&#945; (Ogigía) dhe &#911;&#947;u&#947;&#959;&#962; (Ógigos) ai mbret, ne epoken e te cilit ndodhi permbytja e madhe. Me ndryshimin qe ketu kemi perseritjen e fjales &#927;ú&#947;j (Úg-j) = Uje ku deklaron pikerisht permbytjen (&#954;&#945;&#964;&#945;&#954;&#955;u&#963;&#956;&#972;&#962; – kataklismós ne gr.), d.m.th. uje me teprice. &#927;u&#947;j &#959;u&#947;j-o&#962; > &#927;ú&#947;&#959;u-o&#962; > &#911;&#947;u&#947;&#959;&#962; .
Ne dialektin e Viotise, Ó&#947;&#947;&#945; (Ógga) = Uje [shiko kapitullin e “Athiná Tritogénia”, shiko portat &#937;&#947;&#947;&#945;&#943;&#945; (Oggéa) ose &#937;&#947;u&#947;&#943;&#945;&#953; (Ogigíe)].
Okeanós – Oqeani, lind shume femije te gjithe liqene dhe lumenj prej gruas se tij &#932;&#951;&#952;ú&#957; (Tithín) dhe vajza me e njohur e tyre eshte personifikimi i detit &#920;&#941;&#964;&#953;&#962; (&#952;&#940;&#955;&#945;&#963;&#963;&#945; – thálasa ne gr.), e jema e perendise lumore, &#913;&#967;&#953;&#955;&#955;&#941;&#945; (Achiléa-Akhiléa = Akili), ku rrenja e tij Akh-, Ach- (A&#967;-) do te thote gjithashtu uje (shih edhe A&#967;&#949;&#955;&#974;&#959;&#962; – Akhelóos, Achelóos). S.Konda i konsideron te identifikuara perendite &#932;&#951;&#952;ú (Tithí) dhe &#920;&#941;&#964;&#953;&#962;, &#920;&#949;&#964;&#943;&#948;&#945; (Thétis, Thetídha) prej rrenjes DET-. Per t’u theksuar eshte se ne as edhe nje nga te quajturat gjuhe indoeuropiane nuk ka rrenje te ngjashme. E zakonshme eshte
Mar-, Mor- . Kurse ne te kundert ne shqip kemi DET dhe ne Greqine e epokes se Homerit do ta ndeshim vetem nje here kete rrenje ne emrin e perendeshes se detit
Det-id-os (mbaresat : -os, -is, -a, -or etj. jane te shtuara shume me vone dhe te cilat mund te shpjegohen kenaqshem nepermjet gjuhes arvanitase-shqipe). Qe te justifikojme parambaresen -id themi se ajo eshte nyja qe ne shqip sikurse edhe ne epoken para-Homerike (edhe ne Homerike) pasonte fjalen. Me vone nyja u fut perpara fjales por u mbajt edhe ne fund te saj, keshtu qe fjalet prej asaj epoke dhe deri me sot kane dy nyje. DET – DETI – DETIT. Keshtu pra nyja gjinore -IT eshte para-mbaresa –ID ne gjinore e DET-IT-os (&#920;&#917;&#932;&#921;&#916;&#927;&#931 . Mbaresa -os eshte krijim shume me i mevonshem.
Qe te kthehemi tek gruaja e “&#937;&#954;&#949;&#945;&#957;&#972;&#962;” (Okeanós), &#932;&#951;&#952;ú&#957; (Tithín), themi se sjo ishte e njohur si ushqyesja e madhe, me gjinj te medhenj (ne hymnin XXII Orfik, rr.6) dhe natyrisht qe eshte perderisa ka per te ushqyer mbi 3.000 femije, por kryesisht te ushqeje mbreterine e qenieve te detit. Shumica e nxjerrin emrin e saj nga &#932;&#942;&#952;&#951; ose &#932;&#951;&#952;&#942;
(Títhi ose Tithí)[fjalor Homerik I. Pantazidhu, fjalor I.Stamataku, B. Hoffman] = &#947;&#953;&#945;&#947;&#953;&#940; (jiajiá), &#964;&#961;&#959;&#966;&#972;&#962; (trofós) = ushqim, dhe nga rrenja e supozuar Dhe- sikurse edhe fjalet &#952;&#949;&#943;&#959;&#962; (thíos), &#952;&#949;&#943;&#945; (thía) etj. ne greqisht.
Kurse ne shqip Thethij, Thith – qumesht apo cfaredo lloj tjeter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:42 Edit Post Reply With Quote
....vazhdim nga "Gjuha e Perendive" te arvanitasit A.Kolia

(po mundohem ti zevendesoj germat ne greqisht me ato latine...)

Dias

Dias (Dhías, Días) dhe Zeus (Zeus), Sdevs ose Deus dhe Zas e Das eshte Zoti i mbi te gjitheve i pantheut Olimpik dhe me heret akoma i tempullit te lashte qe ndodhej ne Dodon (Dhodhòni). Edhe Ai sikurse Zotat e tjere eshte Zot “Pellazg”.

Therritet Zot-Ati i Zotave dhe njerezve, por ndoshta kjo eshte nje shprehje poetike e hiperbolizuar sepse Dias eshte i pari nga te tjeret dhe bir i Krónos (Kronos-Kroj-Krua) dhe Dímitra (Dhimitra), ´Hpa (Ira), Poseidón (Poseidon), Estía (Estía), Plúton(Pluton) jane vellezer e motra te tij.

Eshte i plotfuqishmi i qiellit dhe prej andej leshon rrufete e tija te tmerrshme kunder kundershtareve te tij ose nga maja e Olimpit ku ka thronin e tij shekullor. Ne Greqine klasike Dias merr ne mendimet e filozofeve dhe poeteve nje hapesire tjeter dhe behet fjala (logos-gr.) e gjithesise, mendja qe ka menduar e renditur te gjitha.
Eskílos tek Prometeu thote se „Zeus – kushdo qe te jete – eshte forca qe vepron ne harmoni me llogjiken dhe drejtesine“.

Analiza e emertimit te Dias do te na tregoje si ai, shume me perpara se Eskilos, barazohej me mendimin me te larte me c’faredo qe me vone filozofet do ta quanin “vou”
(lexo: nu = mendje) ose me vone “lógo” (logo = fjale) dhe shume me heret akoma me Diellin.

Hipoteza ekzistuese e deritanishme mbi prejardhjen e emertimit ka si rrenje Div
(lexo: Din) nga e cila vjen edhe ne sanskritisht emri i qiellit Dyaus. Gjithashtu supozohet se eshte e njejta rrenje edhe per emrat latin Jovis dhe Jupiter sikurse edhe te dialekteve greke qe permendem me siper dhe te emertimit te shumenjohur Zeus me arsyen se „Z“ eshte germe pasardhese e bashkimit S dhe D (D ne gr. = Dh ne shqip).
Keto nuk mund te jene te drejta dhe nuk mund te ndricojne problemin tone dhe nuk na japin pergjigjet e nje sere pyetjesh qe dalin.

Me pak fjale qe te mos zgjatemi, sipas kesaj teorie Dias vjen nga rrenja Din – qe do te thote „oupavós“ (lexo: uranós = Qiell) ne nje gjuhe i.e. te sterlashte te supozuar dhe ne sanskritisht qe quhet gjuha me e vjeter i.e.. Ne te njejten kohe mundohen qe te besojme se Dias ne nje kohe shume te vjeter do te ishte shembellimi i qiellit.

Por ne mendojme se gjerat jane ndryshe. Ne asnje gjuhe i.e. qielli nuk ka rrenjen Din – dhe sanskritisht Dyaus nuk eshte asgje tjeter pervec Zot i Drites qiellore (&#934;&#969;&#964;&#949;&#953;&#957;&#959;&#973; &#959;&#965;&#961;&#945;&#957;&#959;&#965;-gr.) ne te kundert me Varuna-h qe eshte Zot i Erresirres – nates.
Fjalet Dyaus dhe Varuna-h jane mbiemra qe rrjedhin nga qiell – i ndritur ; i erret.

Ne greqisht fjala Dias = lamprós (lampros= i shkelqyeshem), foteinós (fotinó=-i ndritshem) dhe eudía (efdhia,efdia=ndricim, me drite) = lamprí, foteiní iméra (=dite e shkelqyeshme, e ndritshme). Por edhe ketu nuk njohim nga vjen kjo rrenje Di – qe do te thote foteinótita (lexo: fotinótia = ndricim).

Ne greqishten e lashte fjalet e formuara :
eúdios = galínios (prehje e qete), kahtarós (i paster), lamprós, kalókardhos (zemermire) nuk kane ndonje lidhje te drejtperdrejte me emrin Dias sic mbeshtetet (p.sh. prej Stamatakos).


Ketu sipas mendimit tim kemi te bejme me nje fjale qe eshte zevendesuar me kalimin e kohes nga fjala „Hmépa“ (iméra=dite), sipas Homerit ímar, ámar - dialekt dorian. Kjo fjale, duhet te kete qene „Dia“, qe gjendet si rrenje e fjaleve „Eudios, Eudía dhe Éndios“qe permenda me siper. Ne te vertete dhe ne qofte se biem dakord qe Eúdios-&#945; kane lidhje me Dia, fjala Éndios qe do te thote mesi i dites, na e ndryshon drejtimin llogjik.
Gjithashtu edhe ne latinisht kemi Dies, ne spanjisht Dia, ne anglisht Day dhe ne shqip Dit-a.

Do te paraqes nje rradhe fjalesh ne shqip me rrenjen Di :
Ditë = pjese kohore qe ka drite.
Dihet = zbardh,agon dita. U di = u zbardh.
Dieg ,Digjet = d.m.thene ndricon.
Di = njohje e dickaje, ndricim i mendjes. Ketu behet bashkimi i Zotit me njohjen e plote te gjithckaje etj. Merret gjithashtu parasysh kendveshtrimi me i ri sipas te cilit dituria eshte shembelltyre e drites, ndricimit dhe mos dituria me erresiren.
Peredi-a = Zot ku fjala Di perben pjesen e dyte te bashkimit.
Djale.

Cila pra mund te jete burimi i fjales Di, ku cdo gje qe ndricon ka pikerisht kete per rrenje? Qielli qe supozohet nga gjithe ata qe e mbajne sanskritishten si gjuhen me te vjeter?Por qielli nuk eshte gjithmone i ndritshem dhe si mund ta justifikojme rrenjen Di – ne fjalet qe kane rendesine e dites, te se ndritshmes, te Zotit te drites? Cdonjeri mund ta kuptoje pra se burimi i madh i Di (dite) eshte Dielli, Zoti i pare i njerezimit qe nga Máyias deri tek Europianet, Egjyptianet dhe Japonezet dhe sigurisht Zoti i pare bashke me Nenen-Dhe , Dhe-Miter te pellazgeve.

Duke vazhduar tabelen e fjaleve ne shqip me rrenjen Di- po i referohemi dites se pare te javes qe ne greqishten e re eshte “Kupiaki” (kiriakí),d.m.th. dita e Zotit (Kúpios, lexo Kírios=Zot) e perendise, kurse ne shqip eshte E Diel – E Dias – E Diellit.
Dhe fjalet qe perkojne ne gjuhet e ndryshme europiane : Sunday (Ang.), Sontag (Ger.) etj.
Per mendimin tim edhe Zeus eshte nje tingellim i ndryshem rrenje qe perfaqeson vetine e dyte baze te Diellit qe eshte i nxehte, qe djeg menjefjale pervecese ndricon.
Zien
Ziarm ose Zjarr
Tzeht
Zeshk
Zi
Zez.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:44 Edit Post Reply With Quote
Torollaku
Anetar i respektuar
Posts: 57
(8/4/01 8:03:09 am)
Reply Re: gjuha e perendive - "DIAS"
--------------------------------------------------------------------------------
Bravo Arti1! Vazhdo keshtu.Keto krahasime te bazuara mbi te dhena shkencore, rritin vleren e shqipes si gjuhe dhe provojne vjetersine e saj, por dhe rrjedhjen e saj direkte prej pellazgeve.
Pa dashur te fyej te tjeret qe teorizojne se shqipja ka marredhenie me anglishten( keltishten e vjeter), po ju them se eshte ulese dhe poshteruese per shqipen te krahasohet me nje gjuhe, qe nga mosha eshte foshnje para saj, si anglishtja. Shembull tjeter eshte se greket me anen e greqishtes se re dhe shqiptaret me ane te shqipes e kane fare te lehte te zberthejne greqishten e vjeter Homerike, e cila ka 25 shekuj qe nuk flitet me.Anglezet vete nuk jane te zotet te zberthejne anglishten Shekspiriane te 5 shekujve te kaluar!
Me mirekuptim Torollaku

Arti1

........vazhdim

Athína - Athiná

Adhurimi i urtësisë dhe mencurisë njerëzore është më se i pranishëm në një besimtari llogjike sic është ajo e Pellazgo-Ilire. Këshzu pra, ajo perëndi që personifikonte urtësinë, mëncurinë dhe zgjuarsinë njerëzore, Athinà( sipas Athináa-á dhe shumë më përpara Athenáa-á) ka një vend të vecantë ne Pantheon e Olimpit dhe përderisa shumë-adhurohej në qytetin e ndritshëm të Greqisë klasike, në Athinë, merr një veti dhe shkelqim të vecantë.

Tipa të tjerë të emërtimit të Athinás janë : Athàna, Athanèa, dhe në dialektin dorian Athanàa. Pervec mytheve në vende të ndryshme dhe cilësive të ndryshme (punëtore, shpëtimtare e popullit , e virgjër, largpamëse, e palodhshme etj.) në krahina të ndryshme, mythi mbizotërues është që : U lind nga koka e Dias, e armatosur dhe gjithmonë e virgjër mbeti. Personifikon urtësinë, mencurinë, zgjuarsinë, largpamësinë. Por para se të zbërthejme mythin e urtësisë dhe mencurisë njerëzore të lartësuar në figurën e një perëndie, të Athinás, le të shohim se si e analizojnë dhe shpjegojnë mythologet e famshëm europianë.

Max Müller është i mendimit se fjala Athiná, është fjale paksa e ndryshuar e sanskritishtes Ahanà, Akanà, që do të thotë „e djegshmja“. Kjo fjalë vetëm një herë haset tek Veddes, Vedde sikurse i tërheq vëmendjen vet Müller-it në veprën e përkthyer nga ai në frëngjisht te G. Perrot „Sciencse du Langage“. (T. II, faqja 252.)

Schwartz është i mendimit që Athiná është perëndi e Astrapìs=Rrufé. (Shiko “ Der ursprung de mythologie“, faqja 83)

Decharme duke marrë parasysh lidhjen e Athinás me perëndinë e detit Poseidòna dhe specifikën agresive të “Tritogjénia“, bën disa lidhje te cuditëshme që të verifikoi edhe Müller edhe Schwartz.
Supozon epitetin “ Tritogjénia „ relativ me perëndine detare Trìtona dhe me perendinë Amfitrìti, dhe meqënëse keshtu janë gjërat, “..... tritogjénia Athiná e ashtuquajtura, dhe prej gjuhës së detarve të lashtë të Greqisë dhe në mënyrë të vecantë të Miniòn – Minìet (transportuan nga Biotia në Libi adhurimin e „Tritogjénias Athiná“), ose prej ujit e ardhur kjo perëndi, menjëfjalë e perflakshmja Iós, humbte mëngjeseve në sipërfaqe prej dallgëve, dhe sic duket prej tyre e lindur“ (faqja 98 ). Kështu konfirmon edhe teorinë e Müller që sipas te cilit Athiná= Akaná,Ahaná = e djegshmja (Iós), e përflakshme, e përvelueshmja .

Në vazhdim duke gjetur pretekst në përshkrimet e Homerit, që me hapjen e kokës së
Dias dhe me shfaqjen e Athinás, surprizë e perëndive dhe natyrës ndoqi, bashkon ndjenjën e surprizës me Rrufénë dhe me këtë rast i jep të drejtë edhe Schwartz që mbeshtet mendimin se Athiná = Astrapí – Rrufé, sipas fjalës sanskrishte te mythologjisë Veddike dhe në mënyrë të vecantë emrit te perëndisë Athárva = Astrapì = Rrufé.

Këto pra na thonë mythologët e mençur, por ne do të shpjegojmë – dhe mendoj shumë më besueshëm – edhe ç’farë do të thotë Athiná edhe ç’farë do të thotë „ Tritogjénia” dhe pse ekziston lidhja ndërmjet fjalës Tríton, Tritogjénia, Atritóni, Amfitríti me ujin në përgjithësi etj.

Kur Arvanitasit e vjetër dëgjonin ndonjë fjalë të mençur, me peshë, që zakonisht ishte ajo që sot thuhet fjalë e urtë, proverb, thoshin për atë fjalë dhe në mbështetje të saj :
“ ajo është E Thënë “. Do me thënë që është fjalë e kohës së motshme, së vjetër, dhe është e mençur dhe e respektuar. E Thëna pra, do të thotë urtësi, mendim i mençur, që dominon në bashkinë shoqërore si kanun, ligj, profeci. E Thëna në mënyrë të veçantë vjen nga folja Them ose Thom dhe prej të cilës vjen edhe folja në greqisht Fimí, Thimí( =me pas Fame-Fama) dhe fjala Thémis dhe fjala Thémistes ku me dominimin e Fimí, u quajtën të pazbërthyeshme, të paspjegueshme.

Që të bëhem me i kuptueshëm gjuha arvanitase sikurse gjithë dialektet e lashta është gjuhe “bashkëtingëlloresh”. Menjëfjale ka kryesisht bashkëtingellore dhe rrallë zanore. Por bashkëtingëlloret janë ato që konstatojnë rrënjën e fjaleve të mëvonshme. Zanoret i perkasin një epoke të mëvonshme dhe mbaresat akoma më të mëvonshme. Në qoftë se heqim zanoret dhe mbaresat në më të shumtat fjalë homerike, greke të vjetër dhe latine të vjetër do të shohim se ato që mbesin janë ekzakt fjalë arvanitase – ilire – shqiptare.
P.sh. fjala arvanitase Plm, në të cilën theksohet « L » ndoshta nuk ju thotë asgjë. Po të shtojmë ndërmjet bashkëtingëlloreve zanoret atëherë kemi :
Paláma (në dialekt dorian) dhe Palámi (në dialekt ionian). Vëmë re gjithashtu që theksi i bashkëtingellores përcillet tek zanoria që vjen pas.

Problemi i të shkruajturit të gjuhës shqipe ishte i madh dhe i problematizonte te mençurit e kohërave ndër te cilët disa gjykonin për alfabetin grek ( siç ishte Ali Pasha dhe Kunduriotët që përdornin alfabetin grek për të shkruajtur) dhe disa të tjerë për ate latin i cili është sot e kësaj dite në Shqipëri. Vështirësi gjithashtu paraqiste ndërhyrja, zgjedhja ose vendosja e disa gjysmëzanoreve me qëllim që fjala e folur të ekzekutohej sa më mirë.
N. q. se themi fjalën Plm pa frymarrje, nuk na thotë asgjë sepse me të vërtetë ndërmjet bashkëtingëlloreve është më se e kërkueshme, e domosdoshme ndërhyrja ose vendosja e zanoreve, por cila nga zanoret e njohura mund të jetë? Inteligjenca shqiptare zgjodhi “ ë ” e pazëshme dhe shkruhet : pëllëmë.

Të njëjtin problem duket kanë ndeshur edhe fjalët në Greqinë e lashtë, por dhanë tjetër zgjidhje: Paláma dhe me vonë Palámi dhe latinisht Palma. Prandaj them që të arrijmë tek shkrimi i drejtë i shqipes së vjetër, duhet të studiojmë mirë dhe të krahasojmë shqipen me greqishten dhe latinishten e lashtë. Mendoj se në më të shumtën e rasteve duhet të mbështetemi ose të marrim shembull zgjidhjet e lashta për një arsye të thjeshtë : Atëherë shkrimi i gjuhës ndoqi një stad në kohë të gjatë, dhe studimi dhe vëmendja mbi të ekzistonin të lira dhe të pangutura, kurse në 1911 dua të them, kur u vendos zgjedhja e alfabetit të të shkruajturit të shqipes, nuk kishte kohë per tu menduar dhe studiuar në mënyrë serioze për shumë arsye. Populli duhej të kishte patjetër një alfabet. Lidhjet me Greqinë ishin të tendosura deri në armiqësore për arsye të njohura dhe shumë të panjohura të cilat duhet t’i ristudiojmë etj. etj. .

Pas kësaj linje informative mundemi shumë thjesht të kuptojmë se si fjala fillestare
Ethëna u bë Ethána dhe Athána. Sikrse edhe Mëma, Máma dhe Mamá.
Ky version gjuhësor mbështet rëndesishëm përderisa E Thëna dhe në mënyrë metaforike paraqet të shprehurit, të folurit e fjalës së urtë e të mençur ku me të vërtetë është dhe duket e pamposhtur.

Por le ta mbeshtesim këtë teori tonën duke e vërtetuar edhe me të tjera dokumenta.
Ethëna – Athiná , sipas mythit, lind nga koka e perëndisë supreme, me këtë mënyrë hulumtuese, apokaliptike : Dias, duke pasur parasysh fjalët e një preofecie që sipas së cilës nga gruaja e tij Míti ( – gruaja e ligjshme e Dias, para ´Hpas-Ìras), pasardhësi që do të lindë do vërë në pikëpyetje pushtetin e tij – deri ketu mythi na jep imazhin e përvojave shoqërore – keshtu qe e gëlltit Mitin dhe papritur nga koka e tij
hop-kërcen, del grua dhe e armatosur Ethëna - Athiná . Nuk ishte asnjëherë fëmijë ! Urtësia, mençuria nuk ka moshë fëminore ! Kur lind fjala e urtë, kur del nga koka e njeriut urtësia, mençuria, është e plotë dhe e fortë. Nuk përshkon stad rritjeje, adoleshence drejt integrimit në pjekuri.

Por ç’farë do të thotë Mítis ? Mítis do të thotë mendim i plotë, i pjekur.
Mitís ishte këshilltaria e urtë, e mençur – gruaja e Dias. Vëmë re se sa më shumë kthehemi mbrapsht në shoqërinë pellazge, gruaja kishte një vend dhe rol te vecantë, sikurse edhe vetë perënditë e Olimpit ishin 6 burra dhe 6 gra. Ethymologjia mbi interpretimin e Mítios nuk vihet në dyshim.

Në sanskritisht Matih (= Mat), në greqisht Metró, Mét - ro (= Mat), kurse në shqip kemi pikërisht rrënjën Mat si folje që do të thotë me mat. As Mét - ron dhe as Mat-ih që është në sanskritisht, dhe përsëri duhet të kërkojmë falje se cila gjuhë është më e paralindur se cila…

Kështu pra Dias gëlltit Mítis = mendimin e plotë dhe të pjekur, dhe nga koka e tij lind Urtësia. Nuk mendoj se ka nevojë për analizë ky myth i bukur ku na jep imazhin e autorësise se vet pellazgëve – paragrek, ku me mendimin e plotë, të pjekur, të llogjikshëm lind fjala e urtë, e mençur, Urtësia.

Por Athiná ka ne gjoksin e saj, në të gjitha prezantimet, Sirenën (Gorgonën) e tmerrshme, d.m.th. Sirenën Meduza . Ç’farë lidhje mund të ketë Meduza e tmerrshme (ku kundërshtimi ndaj së cilës mund te kthente cilindo në gur) me perëndinë e Urtësisë?

Decharme duke menduar që konfirmon Meduzën rreth identifikimit të Athinás me versionin Astrapí (Rrufé), thotë që Meduza “… është e mundur, banuesja e resë së nëmur që mbulon dritën e ditës. Përbindësh i tmerrshëm të cilin vetëm heroi diellor Perséfs-Perséus ose perëndesha e Rrufesë (Athiná) mund ta mposhtin”.

Athinasit e epokës klasike morën imazhin e lashtë të Athinás , të zbukuruar me kokën e Meduzës, dhe vazhduan ta vendosnin në të mëvonshmet statujat e tyre të mrekullueshme prej mermeri, Meduzën ne gjoks të Athinás . Paralelisht morën edhe mythin e Perséas ku duket vrasës i Meduzës.
Që të shpjegojnë tradicionalitetin e Sirenës në gjoks të Athinás , modifikuan mythin e Perséas duke thënë se Athiná prej tij mori si perfundim kokën e Meduzës dhe që prej atëherë e vendosi në gjoksin e saj me qëllim për ta patur si strukturë, sistem fuqie kundër armiqëve të saj.

Në fakt është e pashpjegueshme lidhja e Urtësise me Sirenën Meduza, por mendoj se diku do t’ia gjejmë fillin me ndihmën e gjuhës arvanitase – shqipe të lashtë.

Rrënja Med e fjalës Meduza në shqip do të thotë mendje, intelekt. Latinisht Mens-ntis.
Por edhe në greqishten e vjetër do të shohim foljen Médh-ome dhe Mídh-ome = mendoj. Tek Homeri do të shohim këshilltarin e urtë të Odisesë, te quajtur Méntora – Méndora .

Méduza, do të thotë e menduara, intelekte prej Med = mend (Ne fjaloret shqip eshte “Mend” por relativiteti absolut me “Mens-ntis” – latin. dhe “Médhome ose Méntor”
– greqisht na thotë që shkrimi i drejtë është “Med” ose “Ment”. Në disa vende të Attikís Greqi, shqiptohet edhe “Mënt-Mënd, në dialektin paragrek, pra në atë pellazg. Gjejmë pra këtë fjalë pellazge ekzakt me arvanitasen – shqipen, e kombinuar në greqishten e vjetër dhe pothuajse pak të ndryshuar në latinisht (Mens – mentis).

Por grekët gjithmonë harrojnë historinë. E “tmerrshmja” pra Sirenë, Méduza në gjoks të Athinás , nuk ishte Rrufeja, Vetëtima shkatërruese, sic besonin grekët klasik, por e përhershme këshilltare e perëndisë së Urtësisë.
Athiná ishte Méduza = mendimtaria, inteligjentia, e mençura. Por në epokën e stërlashtë Urtësia ishte arma më e madhe për të përballuar armikun dhe për të mbijetuar.

Prezantimin tonë e konfirmon e shkruajtura në rezoluten që iu sygjeroi Athinasve Themistoklís gjatë invazionit të Persëve :
“Qytetin lerjani Athinás ,meduza e Athinasve” – që do të thotë t’ia besojnë qytetin Athinás, mbrojtëses, protektores së Athinasve.
Menjëfjalë “meduza” ka kuptimin e sigurisë prej foljes médo-médho = drejtoj, mbroj, kujdesem, që korrespondon me
médhome-médome = pronoó = paramendoj, parashikoj,
frontízo =kujdesem,
sképtome perí tinos = mendohem për atë, dhe jo kuptimin e emrit paragrek të perëndisë inferiore, siç predikon Nik. Papahaxhís (shiko “Besimi në Greqinë e lashtë “, Athinë 1987, faqja 120).

Vazhdon........





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:45 Edit Post Reply With Quote
Arti1

.........vazhdim

Athiná-Ethëna si perëndi lufte dhe perëndi e mjeksisë


Mythologët e lartpërmendur predikojnë identifikimin e Athinás me rrufénë dhe në mythet e duan shumë të armatosur dhe pothuajse luftarake të ekzagjeruar dhe prezente në të gjitha konfliktet. Ajo është kryesoria në konfliktin e Gjigantëve me Titanët, në luftën e Trojës duke marrë në mënyrë konstante anën e Akeóneve, dhe ajo si perfundim edhe atë perëndi të luftës dhe shkatërrimit, Àri , e mund dhe e mposht. Ç’po ndodh pra ? Vërtetohen versionet rreth identifikimit të Athinás me rrufénë ?

Shumicën e perëndive të dymbëdhjetëshes së Olimpit i shikoj si personifikim – në etapën fillestare, të sapolindur – të specifikës natyrale të virtyteve, por kam mendimin se Athiná personifikon fenomenin shoqëror dhe jo natyror , dhe çastet mythologjike që përmendëm më sipër të cilat e shfaqin si perëndi lufte, por edhe si perëndi të mjeksisë, të shërimit dhe akoma me epitetet “Peoni” dhe “Shëndet”, nuk e permbysin por e konfirmojnë prezantimin, relativitetin që Athiná në të gjitha versionet dhe me gjithë epitetet nuk perfaqëson asgjë tjetër përveçëse mendjes njerëzore, urtësisë njerëzore që e drejton me efekt në fitim te njeriut, por edhe për mbijetesën e tij që nuk konsiston vetëm në gjetjen e ushqimit por kryesisht në përballimin e rreziqeve.

Të të qenurit i Urtë, pra URTESIA në shoqërinë e sotëshme nuk mund te jetë thjesht një “kulturiar“ por ai i cili gjen, krijon, fabrikon mënyra që të mënjanoj, neutralizoj, armikun që vë në rrezik lirinë, jetën dhe dinjitetin e shoqërise dhe shtetasve. Ai është që siguron edhe paqen edhe okupimet paqësore dhe të paqëllimta të popullit të tij. Kohët e fundit, paqja nënkuptohet si një fenomen emocional dhe kur paqedashësi thotë “Paqe”, do të thotë abstenim i armëve dhe ushtrive, i armatimeve dhe të çdo gjëje që kujton luftë.

Kurse në lashtësi Paqja kishte nje karakter të thellë aktiv dhe si e pafajshme, naive vinte pas lirisë. Paqe pa liri ishte paturpësi. Por që të mbahet liria dhe me të bashkë paqja duhej gatishmëri luftarake, duhej të ishte në veprim përgatitja luftarake e nënkuptueshme për t’i bërë ballë çdo sulmi të mundshëm armiqësor. Ja pra pse Urtësia (Athiná) ka karakter luftarak në Greqinë e lashtë. Dhe shumë saktë nga lashtësia dëftohet që n.q.se Àri personifikon luftën e padrejtë, çmendurinë njerëzore dhe jollogjikën që çon në përplasje, gjakderdhje të padrejta, Athiná personifikon përpjekjen e drejtë, luftën e drejtë dhe vepra paqësore (Në mbështetje të vërtetimit të këtij mendimi, opinioni, dhe në përgjithësi të mendimeve dhe opinioneve që kam parashtruar edhe në veprën time “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” vë në dukje faktin që ekzistonte perëndi Ilire e luftës me emrin “Méntor – Méndor”. S.Pollo-A.Puto “Historia e Shqipërisë” shih.

Si përfundim, të marrim parasysh që kur perëndia Athiná donte të shfaqej tek
Tilémako-Tilémaho dhe ta informonte për fatin e atit të vet, transformohet si mbreti i varreve Ménti.

Më të shumtat e epiteteve të Athinás referohen veprave paqësore (endje pëlhurash, qeramik, bujqësi etj.), por siç thamë referohen edhe si përkrahëse dhe mbrojtëse e artit të mjeksisë dhe lidhjeve të saj me Asklipió – perëndia e përhershme e mjeksisë. Gjarpërinjtë që janë nga simbolet bazë të Asklipíut i shikojmë edhe tek Athiná , por në një gradë të tillë që vështirë do të arrijmë në një përfundim të sigurtë në qofte se nuk kërkojmë thellë dhe analizojmë temën e “gjarpër-adhurimit” në Greqinë e lashtë e cila nuk është tabu, por ka prejardhje të ndryshme.

Më tepër se 100 përshkrime, epitete të Athinás ekzistojnë – sikurse ekzistojne sot mbi 100 përshkrime, epitete të Madonna (Maria e virgjër) – dhe natyrisht në asnjë lloj mundësie kjo nuk do të thotë ekzistencën e 100 Madonnave që duhet të kërkojme prejardhjen e secilës.

Epiteti i Athinás si “Tritogjénia” e lidh me elementin ujë, konsideruar nga rrënja TPIT (lexo: Trit)- personifikon elementin ujë – i lëngshëm(sikurse perëndia detare Trítona, kurse géneia – gjénia = me u linde), shkakton çudinë se si lidhet perëndia e urtësisë me elementin ujë.
“Tritogjénia” zakonisht thërritet në Libi, ndërsa në Arkadi – Greqi quhet “Tpitonís”
(lexo: Tritonís). Përderisa thërritet “Tritogjénitos” gjithashtu i zakonshëm është edhe epiteti i saj “Atritóni”.
Adhurimi i Athinás në Libi është transportuar nga Miníes që vendoseshin rreth Orkidës së Viotisë (Greqi), por n.q.se lexojmë “Argonaftikët” do të shohim se “Miníes” thërriteshin pothuajse gjithë banorët e hapësirës Helene.
“Tritonís Athiná” adhurohet në Arkadí ngjitur me liqenin Tritonídha ku ka pas qenë tempulli i “Leheátu Diós”. Këtu është më se e dukshme që nga liqeni Tritonídha mori epitetin e saj Athiná (shih “ Panagjiá Sumelá, Tiniakí” etj.), por tempulli i “Leheátu Diós” është një fakt i pathyeshëm që lidh adhurimin e Athinás me atë myth të cilën e do të lindë nga koka e Dias. Dhe kjo del nga epiteti “Leheátu” e Diós. Léhem në shqip do të thotë me u lind.
Greqisht e lashtë Lehó, Loxeía(lexo: Lohía) etj.
Atëherë “Leheátu” do të thotë “Genitor” – ai që lind. (Shih revisten “Besa”, botimi 3, faqja 97).

Këtu Athiná nuk lidhet fare me elementin – i lëngshëm, por thjesht epiteti “Tritonís” ka prejardhje topike, vendore.

Epiteti i saj si “Titogjénias” kryesisht në Libi, në qoftë se me të vërtetë ka lidhje me elementin – i lëngshëm, në qofte se me të vertetë do të thotë ajo që është lindur nga Trítona (det, ujë), atëherë mund të referohet në epokën kur statuja e gdhendur e perëndisë u transportua nga Greqia në Libi dhe në tempullin e ngritur për të. Miníet përshkuan drejt Mesdheun duke lënë brigjet e Peloponezit ose të Siçilisë, mbritën ne Libi, mbartën adhurimin e perëndisë dhe statujën e gdhendur të saj. Është e pranueshme prej këtij fakti pra që Athiná u quajt “Tritogjénia“ d.m.th. “ajo që erdhi nga deti“.

Por kjo është thjesht një çështje llogjike dhe në asnjë mundësi si e dhënë vërtetuese. Një version tjetër shumë i mundshëm është ai që mbështetet në fjalën e dialektit eolik Tpitó (lexo: Tritó) që do të thotë kokë dhe sipas saj “Tritogjénia“ do të thotë “Kokëlindura“
-e lindur nga koka, gjë që përputhet plotësisht me versionin bazë të mythologjisë, sipas së cilës Athiná u lind nga koka e Dias.

Ky version është shumë më i mundshëm dhe mbi këtë kemi për të shtuar:
Në shqip Trut = pjesa e brëndëshme e kokës. Nuk njoh në se në dialektin eolik fjala “Tpitó“ (Tritó) të cilën e përmend Isíhios-Isíkios në fjalorin e tij, shkruhet edhe me “u“ (u-ne greqisht lexohet i) që të dimë në se identifikohet plotësisht eolikia Tritó me shqipen Trut. Por është kaq i parëndësishm ndryshimi në tingëllim, në kumbim, ku duhet të pranohet identifikimi. Analiza e mëposhtëme jo vetëm, por do të na e konsolidojë edhe me relativitetin.

Në qofte se çpohet kafka, koka, “derdhen” trutë sikurse prej kroit. Kjo është një vërejtje që të drejton në formimin e fjalëve “Kefalóbpuso” (lexo: kefalóvriso = kokëçezëm), “Kefalápi”(lexo: Kefalári), “caput aqua” në latinisht etj. që referohen në ujë që gufon, që rrjedh nga shkëmbi. Diku është çpuar shkëmbi dhe rrjedh uji.

Në shqip Krua, në greqisht Kpouvós (lexo: Krunós), Kpiví (lexo: Kríni) etj.
Por fjala Krua identifikohet rrënjësisht me fjalën Kríe, Krye që do të thotë kokë
(shih tek Homeri “Kpídemvov = Kefalódesmos” – Krídhemnon =Kokëlidhuri, Krí = Kok,
dhesmós-dhemnón = lidhur). Ja pra si lidhet Athiná me elementin – i lëngët, pa pasur asnjë kundërshtim me mythin bazë që e do perëndinë e Urtësisë të lindur nga koka e Dias si trutë që derdhen në se çpohet kafka. Dhe si vazhdim fjalë për fjalë “Tritogjénia” ose “Tritogjénitos” ose “Atritóni” do të thotë e lindur nga truri dhe jo nga uji.

Vazhdon.......


Arti1

.....vazhdim



---------------Athiná dhe Athína---------------------

E vështirë është për t’u përcaktuar në se perëndia Athiná i dha emrin e saj qytetit apo qyteti perëndisë, apo në fund të fundtit tjetër do të thotë njëra dhe tjetër tjetra ose konsonanca, bashkëtingëllimi i thjeshtë i shtyu Athinasit ta quajnë mbrojtëse dhe pajtore, predikuese të qytetit të tyre dhe të krijohet – pikërisht sepse ishte perëndi e urtësisë – tradicionaliteti i këndshem i kultivimit të mendjes, të arteve dhe të qytetërimit – civilizimit.

Mythi thotë që më përpara Athína quhej “Kpana-ón,á polís” (Krana-ón,á pólis) dhe Akropoli thjesht “Kpanaá” (lexo: Kranaá) dhe keto emërtime janë vendosur me mbretin e dytë Kpanaó (Kranaó) të Attikës (përfshin Athinën bashkë me periferitë e saj) pas mbretit të parë Kékropa.

Kranaó jetoi gjatë epokës së Deukalíon (lexo: Defkalíon-Dhefkalíon) në të cilën ndodhi edhe përmbytja me të njëjtin emër. Ai kishte tre vajza : Kpanaí (Kranaí), Kpanaíxmi (Kranéhmi) dhe Atthída (Atthída-Atthídha). Për nder të Atthída, e cila vdiq e re, u emërtua më vonë Atthís (Atthís) Attika, ose Kranaá. Këto thotë mythi dhe brenda tij në mënyrë të veçantë prej analizës ethymologjike të emrit del e vërteta sipas së cilës tregon lidhjen që kanë emrat me morfologjinë e terrenit të Attikës dhe florës së saj.

Kranaó sipas fjalorit së greqishtes së lashtë ( shih Stamatáku) do të thotë terren i ashpër, i vrazhdë, i gurtë, shkëmbor. Por Kránon dhe Kránia (sot Kraniá, në greqisht) është një lloj bime në të paktën 50 lloje, nga shkurre deri në pemë dhe ka dru shumë të fortë.
Thuhet që më përpara Attika ka pas qenë mbushur me Kraniés. Druri i kësaj peme siç thamë është shumë i fortë dhe në qoftë se ekziston lidhje ndërmjet Kranaó dhe Kraniás nuk mund të dimë kush vjen prej kujt.

Ajo që ka rëndësi për kërkimet, hulumtimet tona është që në shqip Kraniá = Thanë, Thana. Duke ditur prezencën e theksuar pellazgjike në Attikë (shih Iródotos - Hírodoti) nuk mund të injorojmë apo nënvleftësojmë atë që nënkupton lidhjen e emërtimit të vjetër të Athinës (Kranaá) me të mëvonshmin ku siç zbulohet sipas gjuhës shqipe është i të njëjtit kuptim. Këtë mendim e mbështet edhe S.Konda në veprën e tij « Shqiptarët dhe problemi Pellazg », Tiranë 1962, faqja 143.

Në qoftë se ky është versioni i vërtetë atëherë Athiná u bë pajtore, predikuese e Athinasve nga rastësia, konsonanca e emrit të qytetit dhe perëndisë në fjalë ; Ethëna = urtësia nga njëra anë dhe E Thanës = (qyteti) i Thanës, Kranías nga ana tjetër.

Por në qofte se supozojmë se emri i vjetër ishte Kranaá dhe prej Pellazgeve u emërtua Athína që do të thotë e njëjta gjë në gjuhë tjetër, atëherë duhet gjithashtu të supozojmë që Pellazgët janë të mëvonshëm se Helenët.

Konda duke dashur të diferencojë Pellazgët – të cilët i quan ekskluzivisht paraardhës vetëm të Shqiptarëve – nga Helenët, në këtë rast është i detyruar të vërtetojë që Helenët janë të vendosur më vonë se Pellazgët në Attikë përderisa pranon fjalën Kranaá si greke dhe fjalën Athína si pellazge. Por këtë asnjë nga të lashtët dhe të rinjtë nuk guxoi ta mbeshtesë. Këtë kundërshtim e zgjith vet Konda duke pranuar që emërtimi ”Kranaá“ ose ”Kranaí” është i mëvonshëm nga emërtimi “Athína” dhe u dha prej “pushtuesve Helen” * (faqja 147),të cilët si përfundim pranuan emërtimin e vjetër pellazg Athínë sepse lidhej me emrin e Athinás, mbrojtëses së qytetit.

* Autori A. Kolia është i mendimit që Shqipëtarë dhe Grekë, Ilirë dhe Helenë kanë një prejardhje të përbashkët pasi vijnë nga i njëjti trung, nga trungu Pellazg. Dhe gjuha Pellazge eshte gjuha bazë, gjuha mëmë prej së cilës u krijuan dialektet e mëvonshme si : ilir, geg, toskë, dorian, eolian, makedon e kështu me radhë…. (shënim i përkthyesit).


Por ky vazhdon të jetë një supozim që nis gjithmonë nga qëndrimi konstant i Kondës që të diferencoi Helenët nga Pellazgët duke besuar që fjala Kranaós, Kranaí greke kurse fjalën Thana pellazge.
(Në qoftë se pranojmë mendimin e S.Kondës dhe të Irodotos (Hirodoti), sikurse dhe shumë hulumtuesve të sotshëm që duan të diferencojnë Helenët nga Pellazgët dhe në se supozojmë që prej epokës së Erektéos-Erekthéos dhe të Thiséas kemi prezencë Helene dhe emërtim të mëvonshëm të qytetit, atëherë si shpjegohet fakti qe vet Thiséas, Fálaros, Kóronos dhe shumë fisnikë të djepit Athinë, e kanë prejardhjen nga Veri-Perëndimi i Ballkanit (Shqipëria), ku Erektéos-Erekthéos është hero Dardhan, do me thënë origjinë Pellazge ose Ilire në se preferoni ?)

Mendoj se fjalët Krános, Kranaós, Kranío por edhe fjalët Kríni, Krunós sikurse analizuam me parë kanë të njëjtën rrënjë me fjalën e lashtëlindur Kríe, Krye = Kokë në arvanitase-arbërisht-shqip, Kri tek homerikët, Kára e mëvonshme etj.

Koka (Kefáli ne greqisht) është vendi më i fortë i trupit njerëzor dhe morfologjia e terrenit jep shkas të paralelizmit tek Pellazgët për të emërtuar vendet e ashpra, të gurta me emrin Kokë-Kefalís (Kefalís =Kokgur, Kokshkëmb), d.m.th. pjesën më të fortë të trupit njerëzor dhe të sipërmen që është Ball (ose Báu ose Bas).
Kështu kur themi “Në ball të malit” = me pjesën e sipërme të malit. Le të mos harrojmë që toka personifikohej nga të lashtët. Do të shohim pra, që fjala Kranaós nuk është vetëm fjalë greke por edhe paksa e variuar në shqip.

Krande, do të thotë druri që përdorim në sendet, mobiliet shtëpiake ose një trung i prerë me gjithë degë ose edhe një copë druri (shih fjalor Kristoforidhi). Karpë = mal i gurtë, shkëmbor dhe Karmë = gur, shkëmb. Karthi-a = dru i tharë, i djegur dhe si perfundim Shkarpë që do të thotë e njëjta gjë.

Çdo gjë pra, e thatë dhe e fortë merr emër që kujton kokën njerëzore.
Prej fjalës Karpë = mal i gurtë, shkëmbor morën emërtimin Karpatet thotë Kristoforidhi. Karpatet pra do të thotë male të gurta, shkëmbore dhe ndoshta ka shume të drejtë.

Dhe ishulli Kárpathos do të thotë ishull me shkëmbinj të fortë dhe mendoj se ata përbëjnë njohjen karakteristike të tij.

“Kranía Athiná” adhurohej në Fokidhë (Greqi) në të cilën ekzistonte tempull i madhërishëm i saj në shtrat të një kodre ku sot quhet Kalaja e Lakthit.

Që ta mbyllim temën e Athinás dhe ç’farë personifikonte fillimisht dhe më vonë, mund të themi si perfundim që, gjithë mythet që duken nga ana e jashtëme të ndryshëm e kanë fillin nga baza që e do si:
Mendjen, mendimin njerëzor që del nga koka e njeriut.
Prej ketu dhe tutje versionet e mythit nga Rodo dhe Kreta që e duan Dia-n të çpojë retë dhe prej tyre të lind Athiná ose gjatë lindjes së saj të bjerë shi i artë dhe bëri të frytshme fushat e Rodos, janë versione të mëvonshme ku pikënisjet janë pikërisht bashkëlidhjet e Athinás me
elementin – i lëngshëm sikurse më sipër analizuam.
Menjëfjalë nuk është llogjike të ketë pikënisje si perëndi e elementit të lëngshëm, ujor dhe të përfundoj perëndi e Urtësisë dhe inelektit njerëzor, kurse e kundërta shpjegohet me paraethymologjinë e fjalëve dhe perkatësinë tek Kefalí = Kokë : Kranío, Krános, Krúnos, Kríni = Kafkë, Kokë.

Si perëndi që ka lidhje me elementin – i lëngshëm, përmendet në Vioti-Bioti me epitetin “Ógga” (lexo: Ògja) ose “Oggaía” (lexo: Ogjéa) sikurse edhe prej Pafsanías dhe hulumtuesve më të rinj të cilët e konsiderojnë rrënjë Fenikase.
Por në shqip kemi Uji,Ujë. Pra fjala është pellazge e huazuar tek fenikasit. Prej kesaj fjale mendoj se krijohen fjalët
Okeanós, Ógugos (lexo: Óiijos-Ógijos).
E para do të thotë Ougeanós =Ugjeanós=Uieanós = Ujior (ou – ne greqisht shqiptohet
u ne shqip) dhe e dyta ripërsëritjen e fjalës Ougj = Uij = Ujë që do të thotë pikërisht atë që nënkuptojmë me “kataklusmós “ (lexo: kataklismós = përmbytje) dhe sigurisht sikurse është e njohur si përmbytja më e madhe e lashtësisë ,
ajo e Ogúgou – Ogiju - Ugjíiu – Ugjíu = Ujíu .
Në greqisht gjithashtu i lëngshëm është ug-pós (lexo: ig-rós), oug-pós (lexo: ug-rós),
[ig-rós, ug-rós ; u = i dhe ou = u].





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:48 Edit Post Reply With Quote
nga jugu
Deputet
Posts: 139
(8/6/01 5:53:45 pm)
Reply Pergezime Arti !
--------------------------------------------------------------------------------
Prano pergezimet e mia Arti1 ! Librin ne fjale e kam lexuar por, nuk mund te mbaj mend me kaq
hollesira prejardhjen e shpjegimin e shqipes se lashte. Mbaj mend psh, origjinene e Kadmosit legjendar, i cili ne baze te mitologjise mbolli dhembet e tij e prej tyre dolen germat e alfabetit te
helenishtes (jo greqishtes) se lashte si kokteil midis gjuhes se fiseve veriore iliro-helene si doret,
ahaejte, etj me fenikishten e lashte prej se ciles mori shume zanore qe nuk i kishte, si cdo gjuhe
verioresh... Emri Kadmos sipas te shquarit e te ndjerit A. Kola shpjegohet vetem nepermjet shqipes
se folur akoma edhe sot; Kadm(os)= Ka dhembe, njeri qe ka force, vullnet te forte. Keshtu thoshnim
e themi akoma edhe sot nje njeri qe ka fuqi. Pikerisht kete tipar te tij shpreh fjala, Kadmosi, iu kundervu vullnetit te zoterve te Olimpit e tregoi fuqine e tij...
Pata nderin ta njoh personalisht Aristidh Kolen, kete njeri te madh te Arvanitise e gjithe kombit shqiptar. NJeri me njohje te thella ne glosologji, histori e mbeshtetes e inkurajues i intelektualeve shqiptare ne kushtet e renda te realitetit grek. Duke patur avantazhin e madh te njohjes se shqipes se vjeter apo arvanitishtes sic ajo flitet ne Thiva apo Tebe, e te greqishtes se vjeter e te neohelenishtes, ai ishte ne gjendje te shpjegoje fjale te mitologjise (e jo vetem) greke nepermjet shqipes se vjeter e te re, gje te cilen nuk mund ta beje gjuha e sotme zyrtare greke !
Nuk eshte aspak e rastit qe vepra e ketij shqiptari mendjendritur, eshte shitur e rishitur shume here
ne komunitetin arvanitras te Greqise, duke kontribuar edhe ne glosologjine shqiptare. Vepra tjeter e shquar e tij "Arvanitasit dhe origjina e tyre" eshte botuar e shitur krejtesisht (!) 8 here !!!

I qofte e lehte balta ketij shqiptari te rralle qe na "la" vetem perballe mizeries greke qe nga tetori i kaluar! I nderuar qofte kujtimi i tij !
Pershendetje miqesore "nga jugu"



Arti1

Pershendetje te gjitheve!

Ju falenderit te gjitheve per fjalet e mira.
Mesa po shof, shume nga ju e kane lexuar "Gjuha e Perendive" dhe "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" te te madhit A.Kolia.
Per fat te keq jane te shkruara vetem ne greqisht.

Kisha thjesht nje lutje te vogel....
Kushdo qe ka pak mundesi, kohe dhe deshire per te ndihmuar nga pak ne perkthimin e tyre.

Une personalisht, pak nga pak po perkthej dhe here pas here fragmente dhe kapituj te ndryshem do te vazhdoj ti shkruaj ne kete forum.

Mire do ishte te jepnim te gjithe ndonje ndihmese te vogel per ta bere sa me shpejt dhe mire, me qellim qe te behet e njohur tek te gjithe shqiptaret ane e mbane.

Me respekt ,
Arti1

Arti1

.......vazhdimi dhe mbyllja e kapitullit mbi "Athína-Ethena".

------------Athiná dhe “Gjarper – adhurimi”-----------------

Kemi theksuar qe besimi pellazg kishte dy akse baze rreth se cileve rrutulloheshin te gjitha : Diellin dhe Token. Día dhe Dhímitra – Dhé+mitra.
Shumica e adhurimeve, besimeve kane si aks Memen dhe ushqimdhenien e tokes dhe prej tyre sigurisht me e rendesishmja eshte ajo e “Mistereve Elefsinian” : te vdekjes dhe lindjes shekullore te jetes (Teme e trajtuar ne kapitull tjeter te ketij libri).

Gjarperi ka dy virtyte, karakteristika, qe ku vemendja pellazge i lidh me mrekulline e rilindjes se natyres :
Se pari, sikurse fara, bima (sipas mythologjise eshte Persefóni) bie, mbulohet, groposet ne toke dhe me ardhjen e pranveres, e ngjashme me te, rikthehet ne siperfaqje duke dhene pershtypjen e ringjalljes.
Se dyti, karakteristika e vecante, e vetme, qe lidhet me jeten dhe zhvillimin e tij eshte nderrimi i lekures se vet. Gjarpri qe nuk mund te nderroj lekuren e vet, ngordh. (Gjarpri i plagosur rigjeneron komplet plagen e tij me ndryshimin e lekures). Karakteristikat mjekuese te helmit te tij mendoj se perkojne me nje epoke te mevonshme.

Adhurimet ndaj vdekjes si te dhena proporcionale me ato te banoreve te Polinisías nuk ekzistojne ne Greqi, megjithe hipotezat e kunderta te Thomson (G. Thomson – Egjeu i sterlashte).

Vet “gjarper – adhurimi“ mund te kete disa rrethana, te dhena analoge por shkakun e kane komplet ndryshe dhe perbejne shtrirje te thjeshte te sistemit baze te adhurimit pellazg. Neper shekuj, natyrisht, shkaku fillestar ndoshta u harrua dhe bestytnia, supersticioziteti dhe fanatizmi dhane dimensione te tjera. Por ne pergjithesi gjarperi u quajt simbol i ringjalljes shekullore, ajo krijese e tokes qe packa se nuk eshte fare apo bime, e ngjashme me to ringjallet cdo vit dhe rijeton me ndryshimin e lekures se tij.
Keshtu pra nje gjarper qe ka fole ngjitur shtepise ose ne ndonje cep te shtepise u quajt shenje miresie, shendeti dhe jetegjatesie per gjithe familjen dhe vet shtepine dhe jo vetem nuk debohej por edhe mbrohej.

Dhe ky perceptim ekziston kudo ku u vendosen pellazget por ia vlen te permendim dy nga vendet me karakteristike : Kreta ku sipas Homerit u vendosen “Perendite Pellazge „
( Odisea, b. 177) dhe hapesira pellazge ne Attike. Ne Krete statuja e mrekullueshme e perendise Athiná me gjarperinj na vertetojne jo vetem prezencen pellazge qe thote Homeri por edhe “gjarper – adhurimin”. Per t’u nenvizuar eshte fakti qe tek statuja, veshja e perendise Athiná eshte e njellojte me veshjen grave te Shqiperise se veriut (Mirdites), gje qe shume e kane vene ne dukje (shih S. Konda faqja 201, Mozafer Xhazhiu „Drita“ 1340).

Ne Greqin e lashte, ne pergjithesi ekzistonte imazhi i autoktonise se Pellazgeve me plote kuptimin e fjales, menjefjale te vetlindjes prej tokes.Ky perceptim shpreh fillin baze te besimit pellazg qe njerezit linden prej tokes dhe prej saj ushqehen. Dhurimi dhe ngrohja e jetes nga Ati dhe jetedhenesi Diell, sikurse dhe elementet baze te personifikuara ne perendite :
´Hpa ( lexo: Íra = Era), Poseidón(Poseidón = Uji), Estía(Estía = Zjarri) etj.

Perceptimi i autoktonise dhe “gjarper – adhurimi” ekziston edhe ne Attike sikurse shohim mythet per krijimin e qytetit nga Kérkopa qe ishte gjysem njeri dhe nga mesi dhe poshte gjarper. Si perfundim shohim Athiná-n te rrethoje veshjen e saj dhe te mbaj gjithashtu ne duar gjarperinj. Ne epoken e re ku vendbanimet e Arvanitasve jane te grumbulluara do te gjejme mbetje te ketij “gjarper – adhurimi“. Thone qe cdo shtepi ka gjarperin e saj mbrojtes,
“Gjarper shtepie“ .
Ne Shqiperi, - thote profesor Muzafer Xhazhiu ( „Drita „ 1340) ,- ekziston gojedhena popullore qe cdo shtepi ka gjarperin e vet i cili therritet me emra te ndryshem : „Vitorez, Bolla e shtepise ose Ora e shtepise „.

Theksohet gjithashtu qe nje tjeter gojedhene popullore ne Shqiperi thote qe gjithe fuqia e ekzistences se gjarperit gjendet tek lekura e tij. Kur heq lekuren duket sikur rilind dhe keshtu jep shkas ne mbajtjen si simbol i perjetesise. Kete deklaron edhe kenga e njohur popullore atje, „Femija gjarper „ sipas se ciles nje femije shnderrohej diten ne gjarper dhe ne mbremje ne nje djal te bukur. Gjyshja e tij, qe te ndaloje shnderrimin e femijes ne gjarper, merr dhe djeg lekuren e tij qe e kishte hequr para se te flinte dhe femija menjhere vdes.

Nje nga versionet e famshme te fabules „ E bukura e dheut „ thote qe ajo fshehej brenda ne nje lekure gjarperi. Vitoreza, nje gjarper me pika te verdha, quhet edhe „E bukura e
dheut „ (shih fjalor Kristoforidhi) dhe ia vlen ketu te theksojme qe keto versione te fabules qe nga Gegeria deri ne Moré jane te shumta dhe me vlera. Por mendoj qe motivi baze fillon ne vitet e sterlashta pellazge dhe ne menyre te vecante prej mythit te „Dhemitres dhe Persefonit„ .

Ne variantin e G. Hahn tek “ Albanesischen Studien “, “ E bukura e dheut “ ka shume te dhena mga mythi i Dhémitres dhe Persefonit. Persefoni ketu eshte e bukura e dheut dhe qe paralelizohet me gjarperin e shtepise dhe gjen vazhdimesine e saj tek
”gjarper – adhurimi”, qe prej atehere e deri me sot tek Arvanitasit. Dhe kjo eshte akoma nje
e dhene tjeter e besueshme e relativitetit te tyre.

Duke bere nje permbledhje rreth Athinás, mund te themi qe ishte perendi e jetes shoqerore shume e mevonshme se babai Diell – Dia dhe te 5 elementeve te natyres. Eshte “fjala e perendise“ sikurse shume drejt thote dhe analizon Konda ethymologjine e emertimit te saj.
Eshte perendia Amin-e, vajza e Dias, menjfjale e njohjes supreme (Di = njohjen universale, gjigante) dhe simbolizon gjithesine mendore te njeriut qe lartesohet ne qyteterim, civilizim.

Qe Athiná personifikon arsyen ishte ne pergjithesi mendim i pranueshem ne lashtesi, por le t’i referohemi kendveshtrimit te te madhit Dimókritu : “ Athiná eshte arsyeja nga e cila burojne tre miresi : te mendosh drejte, te flasesh drejte dhe te besh ato qe duhet “.
E tepert te ritheksojme qe nje perendi me nje identitet te tille te dukshem dhe te percaktuar nuk ka nevoje te te binde qe ta pranosh dhe ta adhurosh.



Nga libri "Gjuha e Perendive" i ribotuar me 1989, Athine, i te te madhit arvanitas Aristidh P.Kolia


Arti1

...vazhdimi dhe mbyllja e kapitullit "DIAS".

------------Iliret dhe Dias – Dielli----------------------------


Thame pra qe forcat natyrore – perendite e sistemit te adhurimit tek pellazget te vjeter, me zhvillimin e shoqerise pellazge marrin tashme forme sociale. Formimi njerezor kalon tashme ne stade te tjera zhvillimi dhe ne nje grade te tille ku pas disa shekujsh vetem te URTIT e asokohe njohin – e mundeshme nga trashgimnia hierarkike – qe perendite perfaqesonin forcat natyrore, krijuese te jetes ne fillim.

Dias do te ndjeke zhvillimin politiko – shoqerore dhe ndryshimet ne terren. Keshtu, ne epoken e regjimit mbreteror te Akejve – Ahejve, nga ana ikonike vizuale dhe cdo lloj ngjashmerie, Dias do te jete mbreti i Olimpit sikuse edhe vet mbreteria e Akejve – Ahejve. (Kjo gje ndodh me te gjitha perendite qe popujt adhuruan. Merrni per shembull formen e Krishtit. Ne epoken Bizantit Mesjetar, Krishti personifikohet si krye-orakulli I madh me veshje mbreterore te arte, steme dhe pamje te rrepte.
Eshte sovrani dhe perendia denuese sipas cdo ikone dhe cdo lloj ngjashmerie te perandorit bizant. Ne epoken tone populli e koncepton ndryshe Krishtin. E konsideron perendi te dashur dhe humanitare me te dhena te thjeshta dhe popullore, dhe ne kete menyre e ikonizon.)

Ne epoken e Demokracise keshilli i perendive te tjera do te jete i rendesise vendimtare dhe perceptimi i monarkut Dias jo vetem qe nuk theksohet, por duket hapur perpjekja per ti dhene atij nje dimension tjeter.
Behet perpjekja per tu identifikuar me forcen llogjike, drejtesine dhe harmonine universale. Po edhe I diturise supreme.

Keshtu pra ne prosperitetin e Demokracise Athinease do te degjojme nga goja e Eskilit te madh: “Dias, kushdo me qene, eshte Forca qe harmonizohet me llogjiken dhe vepron me Drejtesi”.
Kjo pra, edhe ne se nuk eshte realiteti, eshte e kerkuara dhe deshira per sistemin, regjimin e ri dhe eshte deshire kaq e forte saqe emertohet si realitet.

Me vone kur Demokracia do te shperbehet, sepse Athineasit jo gjithmone e mbajten elegancen e mendimit ne stadet e duhura dhe shume here filozofonin ne kuadrin e ankandit te masturbimit, dhe kur qendra e mendimit dhe e reflektimit te tyre nuk ishte me bashkesia sociale por qellimet individuale personale, do te shfaqen ide te reja dhe Dias do te marri kryesisht nje status Orfike. Ketu, ne vend te shoqerise, individi futet ne qender te gjithckaje, te botes, ne qender te interesit dhe tendenca per ngjashmeri me perendi eshte e theksuar. (Entusiazem).

Por me renien e Demokracise Helene dhe me pushtimet e Aleksandrit te Madh ne Azi, rikthehet perseri statusi i vjeter i Dias. Dias ribehet dhe rinjihet si perendia Diell. Pse? Sepse cfare ndodhi me Helenet, ndodhi edhe me popujt e tjere nga ku kishin kaluar dhe vendosur Pellazget e sterlashte. Besimi mbi diellin si qender besimi, pothuajse eshte harruar. Cdo besim tjeter futet ne sherbim te pushtetit ekzistues dhe ne varesi modulohet. Cila eshte arsyea pra, qe ne nje faze te tille, qe do te prisnim – sipas ndryshimeve nen te cilat vuante ne kohen e atehershme pushtimi Aleksandrik – nje forme tjeter besimi pra, kemi risjellje te besimit te sterlashte te diellit si qender?

Pergjigja ndodhet ne trupat e Aleksandrit te Madh, ne popullin menjefjale qe jo vetem pushtoi Azine, por edhe u vendos ne vendet e pushtuara si nje klase dhe force drejtuese. Dhe ky popull ishin Maqedonet dhe Iliret, menjefjale populli vendas – burimi i popullit pellazg, qe nuk ndoqi zhvillimet politiko – shoqerore te Jugut dhe ruajti, mbajti rregullat baze politiko – shoqerore dhe te besimit pellazg dhe natyrisht kur ne gjuhen e tij thoshte „Diaw“ (Dias), nenkuptonte ate qe nenkuptonin stergjysherit e sterlashte te tij, pra DIELL.

Sipas arkeologeve me serioz Maqedonet ishin nje fis Ilire qe do te thote prejardhje pellazge, qe si perfundim do te thote patjeter lidhje relative, farefisnore me pellazget jugor, Helenet.
Hirodoti – Irodhoti (A-56, th-43) I konsideron fis Dorian, qe mua me duket e drejte dhe nuk bie aspak ne kundershtim me cfare supozoj per pellazget.

G. Finlei tek “Historia e revolucionit grek” (f.32, perkth. Kotzia), thote duke u mbeshtetur ne te dhenat e arkeologeve: “Aleksandri I Madh ne simpoziumet me oficeret e tij, duhej te fliste nje dialekt te lashte arvanitas – shqip”.

Por perpara se Finlei te shkruante keto dhe me perpara se arkeologet dhe gjuhetaret te benin kerkimet e tyre, te paditurit – dhe te diturit Arvanitas, kishin jashtezakonisht te ndezur sensing e besimit dhe sigurine e trasheguar qe jane niper te Aleksandrit te Madh, dhe heroi kombetar I Shqiperise qe ishte dhe hero kombetar per heronjte e 1821 (revolucioni grek), I madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu jo vetem qe e vertetonte kete gje , por dhe emri I tij nuk do te thote asgje tjeter pervecese Aleksandri I Madh ne arabisht.

Ushtria pra e Aleksandrit te Madh, qe ishte kryesisht dhe e bazuar Ilire, dhe gjeneralet me te rendesishem te tij qe mbreteruan ne vendet e lindjes, sollen identifikimin patrimonial te Dias me Diellin qe mbajti deri ne vitet e para te bizantit pasi edhe ne perandorine Romake edhe ne ate Bizantine shumica e trupave efektive, gjenerale dhe mjaft perandore ishin me origjine Ilire, sikurse Dékio, Klaudio B’, Auriliano, Dioklitiano, Anastasio A’, Juliani I Madh etj.

Qe nga epoka e Romes, Dias – Diell do te zhvillohet, nese jo me ne sistemin e vjeter te besimit te popujve europian, te pakten ne fjalorin e tyre qe te na sjell ne drite sot kete realitet.

Keshtu kemi ne frengjisht: Jour = dite shih Jupiter, Zeus, por edhe rrenjen Di- ne emrat e diteve te javes p.sh. Lundi,Mardi dhe Dieu = Perendi, Zot.

Ne anglisht kemi: Day = dite dhe Sunday = E diele, dita e Diellit.

Ne gjermanisht kemi gjithashtu: Gott = Perendi, Zot dhe Sonne (lexo: Zóne) = Diell dhe Sonntag = E diele, d.m.th. dita e Diellit.

Ne spanjisht kemi: Dia = dite dhe Dios = perendi, Zot dhe Sol = Diell sikurse edhe latinisht.
Ceshtja qendron tek qe asnje nga gjuhet e njohura nuk ekziston forma, vazhdimesia, linja e plote e fjaleve me rrenjen Di- dhe Ze-, por te palidhura – „jetime“ dhe eshte me se e dukshme qe jane te huazuara ose nga te sterlashtet Pellazg, ose nga Iliret apo Romaket.

AMALTHEÌA (lexo: Amaltía) – Briri i Amaltias.

Sipas mythologjise, kur Dias foshnje u fsheh nga ana e se jemes se tij Réa ne mallet e Kretes me qellim qe ti shpetoje vemendjes se babait te tij Króno, ushqehej me qumeshtin e nje dhie qe quhej Amáltheia (lexo: Amáltia).
Sipas nje tjeter interpretimi nimphi Amáltheia dhe motra e saj Mélissa (lexo: Mélisa = Blete) ishin ato te cilat ushqyen Dias me Qumesht dhe Mjalte.

Ne vitet e mevoneshme nje thrill I marre nga ky version mythologjik do te jap besimin e ekzistences se bririt te dhise Amáltia, qe kushdo qe do ta kishte kete brire siguronte cdo te mire. Briri I Amaltias u be symbol I pasurise dhe I miresis dhe “Amaltheúein”
(lexo: Amalthévin) do te thoshte pasurim, mireqenie etj.

Ne Dhiaten e vjeter shikojme – e mundeshme nga Kreta e prejardhur – konsiderimin e Tokes se premtuar si nje toke ku “rrjedh mjalte dhe qumesht”.
Te njejti percaktim sikurse ai I mireqenies, pasurise etj. me mjaltin dhe qumeshtin do ta shohim tek greket e rinj dhe tek shqiptaret.

Nuk e di se ne cilat te dhena mythologjike Ilire mbeshtetet koka e dhise qe kishte ne perkrenare Gjergj Kastrioti – Skenderbej , por ajo qe eshte per tu vene ne dukje ne muzeun e artit popullor ne Tirane ishte qe veglat popullore te artisteve cobenj kishin te skalitur gjithmone koken e nje dhie.

Profesori I filologjise greke ne Tirane Myzafer Xhazhiu me kujtoi ne nje takim, qe ne Shqiperin e veriut qumeshtit I thone “Amëlt” (Amëltë, i Ambëltë sipas Kristoforidhit ne botimin e Tiranes, 1961, nga prof. Aleksander Xhuvani). Ja se c’del prej kesaj:

1- Kjo rrenje fillestare MLT- e fjales “Amaltia” (Amalt-)ndodhet pervecse ne fjalen e mesiperme qe ne Shqiperine e veriut do te thote qumesht, gjithashtu edhe ne fjalet arvanitase: Mjaltë dhe Mpliét (lexo: Bliét = Blet. Nga greqishtja MP = B).Kjo na rikthen tek versioni I mythologjise se Amaltias dhe Melíttis (lexo. Melítis = Blete) qe ushqyen me mjalte dhe qumesht Dias dhe keshtu pra na jep nje rrenje te perbashket fillestare te qumeshtit dhe mjaltit ose te pakten nje tingellim te njellojte, qe eshte edhe e mundeshme. Menjfjale tingellimi I njellojte I ketyre dy miresive ndoshta ishte kjo qe I lidhi. Dhe sigurisht shikojme kete tingellim te njejte ne kete fjale te Shqiperise veriore Amëlt = qumesht dhe Mialt te lidhura me ushqimin e Dias Amaltia, Amalthia.

2- Mbaj mend nga vitet e femijerise qe dhite me shume qumesht dhe me gjinj te medhaja i quanim „Malteze” dhe isha I sigurt qe kjo fjale vinte nga Malta, ishullin e njohur te mesdheut. Ceshtja eshte qe, qofte se me te vertete vijne nga Malta ose qofte se quhen keshtu pikerisht sepse kane “Amëlt” d.m.th. jane shume qumeshtore duket qe realisht ekziston lidhje ne emrin e Maltes dhe prodhimit te qumeshtit dhe mjaltit, gje e cila nuk shpjegohet vecse perciptas ne qofte se nuk kerkojme ndihmen e gjuhes pellazge ne te cilen identifikohet nga ana tingullore qumeshti dhe mjalti. Malta menjefjale quhet dhe Melíti (= blete/mjalt)(Mjalta do ti thoshim ne arvanitase) por edhe njihet per llojin e dhive me shume qumesht (dhite malteze).

Briri I Amaltias pra eshte ai nga I cili rrjedh Mjalt dhe Amëlt = qumesht, dhe ne menyre metaforike pasuri, miresi dhe mireqenie.

Duke permbyllur persa I perket Dias dhe identifikimin e tij me shqipen Diaw = Diell, edhe fjalet Diwe dhe Diwo si lakime te se njejtes fjale tashme jane njohur si perkatesi te fjales DIA.

Pas kesaj eshte me se e dukshme qe sanskritja Dyaus nuk eshte asgje tjeter pervecse mbiemer percaktues I qiellit te ndricuar, me dite. Dhe me te vertete perendia e qiellit te erret ne sanskritisht eshte Varuna-h ( nga shqipja eshte percaktues i qiellit me re Vrane ose Vrer).

Dhe perseri mund te veme ne pah fare mire nese ishte e vertete ajo qe thane pastoret Indian Aleksandrit te Madh, qe menjfjale kishin kryesuar para pushtimit te tij, te tjere te se njejtes rrace nga e njejta zone dhe jo vetem nje por dy here (shih pushtimet e Herkulit dhe Dionisit).

Me teorine pellazge kjo vetekuptohet plotesisht dhe shpjegohet. Duke ndjekur drejtimin drejt lindjes te nje populli te madh Ilir, Dardhaneve e mbeshtesim akoma me teper kete version. Nga veri-perendimi i Ballkanit nje pjese arrin deri ne liqenin Dardanida dhe ne Dardanele.
I biri i Dardhanit, Ilos behet krijuesi i Iliut (Trojes) dhe tjetri Epextheus (lexo: Erekteus) ose Epixthónios (lexo: Eriktónios) vjen ne Athine dhe fut perpunimin e metalit. (Dardhanet ishin te njohur pikerisht ne perpunimin e metalit).
Ne luften e Trojes Peonet Ilire komshij te Dardhaneve, do marrin anen e trojaneve me kryesus Puraíxmi (lexo: Pirékmi - emer tregues i perpunimit te armeve nga zjarri).

Duke ecur ne vazhdimesi shikojme Dardhania ndermjet Sirise se sotshme dhe Turqias dhe duke shkuar akoma me ne lindje shikojme Dardhanistan ne ane te Indise dhe Tibetit me karakteristike kryesore te popullit, perpunimin e metalit.

Por sic thame pellazget mergimtare (shume-levizesh, udhetare) riktheheshin shpesh dhe keshtu duhet te shpjegojme shume evidenca te vendosjes ne Greqi heronj nga lindja qe vinin jo si te huaj (shih Perséa, Danaó), por si pretendues fronesh dhe treshgimtare.

Po e mbyllim referencen tone mbi Dia – Diell me nje te vjeter came kushtuar Diellit:

“diell-o, diell-o
ama buck’e miell-o
sa të hamë prëmë
bashkë me time ëmë
sa të hamë prapë bashkë me tim attë ”

Ne mbyllje te kapitullit Dia dhe perpjekjen ne besimin tim per te shpjeguar sa me mire dhe qarte qe “Dias dhe Zeus” nuk do te thote “oupanos” (lexo: uranòs = qiell) – sic ketu dhe nje shekull besohet – por “DIELL”, ve ne dukje dhe hymnin e VIII orfik drejtuar Diellit, I cili therritet si “Zeusi I pavdekshem” (rr. 13).

Kete besim timin e botova per here te pare me 1983 ne vepren time “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”, faqja 115-9, por ketu u mundova ta dokumentoj duke sjelle pervec te dhenave gjuhesore, nje sere te tjerash te dhenash sikurse mythologjike, historike, arkeologjike, akoma edhe gjeografike, gjeologjike, laografike etj. dhe ne menyre te tille qe nje e dhene te vertetoje te tjerat dhe te vertetohet nga ato.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:51 Edit Post Reply With Quote
Arti1

´Hpa (lexo: Íra) eshte bashkeshortja legjitime e Dias nga epoka e Homerit dhe
Hesiodit – Isiódos. Peripecite erotike te Dias kane kontrast dhe kufi, por struktura e formes se shoqerise sociale te botes Pellazge specifikon lidhjen monogamike edhe ne Olimp.
Nje eshte bashkeshortja legjitime packa se me perpara Dias kishte bashkeshorte te tjera, packa se te dashurat e tij asnjehere nuk numerohen. (Edhe ketu duket lidhja primare ne barazine perballe gruas, qe eshte e respektuar dhe ne baraspeshe ne shoqerine sociale, por reaksioni nen urdhrave te burrit nuk mund ti kaojne disa permasa te caktuara).

Mythet e kapricove dhe shperthimeve inatcore te ´Hpas (Íras) ndaj skandaleve erotike te Dias, jane te njohura. Keto mythe japin imazhin real te shoqerise sociale helene te atehershme dhe jane te mevonshme ne krahasim me epoken ku´Hpa (Íra) si perendi perfaqeson te dhenen e Erës, sikurse duket nga ethymologjia e emrit te saj.

Te vjetrit ethymologojne emrin nga fjala „aíp“ (lexo: aír), e anagramatizuar – sipas cdo germe (shih ethymologjine qe jep Platoni tek „Kratílo“). I drejte ky version por nuk eshte i anagramatizuar emri i ´Hpas (Íras) nga „aír”.

E kunderta, fjala ´Hpa (Íra) eshte domethenia fillestare e „aéra“ sikurse na tregon gjuha arvanitase – shqipe ku aéra = éra, gjinia femerore („aéra“ ne greqisht eshte gjinia mashkullore), por ne arvanitase dhe sic duket me teper ne te sterlashten pellazge dhe parahelene, ku anagramatizimi u be jo vetem aér dhe aír, por dhe gjinia mashkullore qe te modifikohet nga perendesha.

Per tu nenvizuar eshte fakti qe fillestarja H (H = I ne shqip) eshte germe e mevonshme dhe korrespondon drejt nje tingulli te folur, nuance e E, e lidhur tek fjala ´Hpa (Íra) – Epa (Era). Por ne fjalen arvanitase Era, (e) eshte pothuajse siper, larte ose perceptohet plotesisht lidhja. Ne qofte se perceptimi i kesaj lidhje eshte i madh, atehere do te thote „run up“(ang) - herë, orën, dimensionin kohor (Héra, nje herë).

Nuancat e tingujve ne greqishten e lashte dhe paraklasike ishin padiskutim te shumta dhe me kalimin e kohes u thjeshtezuan dhe u perkufizuan ndjeshem.

Duke iu rikthyer ethymolojise se emrit te ´Hpas (Íras), Empedoklís (lexo: Embedhoklís) mbeshtet prejardhjen nga fjala “Aír” = aépas (= Era) dhe kete mendim e pranonte edhe Pláton (shih Kratílo 404,) Stoikoí (lexo: Stoikí).

Ky mendim ishte me I mbizoterueshmi ne lashtesi, meqenese edhe identifikimi alegorik I ´Hpas (Íras) me erën ishte i pranuar ne menyre universale.
Ne te kundert te tjere ( p.sh. Diogjénis Laértios) mbeshtet prejardhjen e emrit nga fjala eolike Éra = Tokë . Kete mendim e perqafon studiuesi I mevonshem Welcker, por duke vene ne dukje qe Decharme (faq 88 ) eshte jo i sakte dhe arbitrarisht dhe nuk bie dakord me karakterin mythologjik dhe vetite e `Hpas (Íras), e cila vetem me tokën qe nuk identifikohet.

Decharme fikson nje version tjeter ethymologjik dhe prejardhjen nga fjala sanskrite “Svar” qe do te thote qiell. Eshte epoka ku mythologet dhe indologet kerkojne rrenjet e popujve europiane dhe gjuhet ne Indi pas zbulimit te lidhjes sanskrite me gjuhet europiane.
Por per kete lidhje dhe kundershtimet tona do te flasim ne kapitull tjeter.


Keshtu qe “Svar”, ndoshta do te thote qiell dhe shoh disa te dhena korresponduese ne fjalet Ouranós (= qiell) dhe Svar, por emertimi I ´Hpas (Íras) , nje perendesh e epokes se mevonshme e primarit - Dodonit supreme dhe Dias pellazge, do te thote dhe perfaqeson te dhenen e erës.

Ne qendren e sterlashte te besimit pellazg, ne DODON, Dias ka bashkeshorte fillimisht Gaia (lexo: Géa – Gjéa = Token) dhe me vone Dióni (lexo: Dióni). Shqiptohej edhe Diaóni dhe sipas mendimit tim do te thote “ dite, e ndriteshme”, prej rrenjes Di- .
Vereni gjithashtu emertimin latin te Àrtemis – Hënës , „Diana“ prej se njejtes rrenje dhe rendesi me Diaóni – Dióni.

´Hpa (Íra) sipas nje versioni tjeter eshte perendi dhe symbol I fortunes…. . Eshte perendi e majave te qyteteve, e lartesive, atje ku krijohen ciklonet....

Pas ketyre mytheve te lashte ku korrespondohet ´Hpa (Íra) me erën, furtunen etj. dhe sipas prej arvanitases , shqipes – parahelene pellazges, vertetohet identifikimin i erës me
´Hpa (Íra) – Éra, pa anagramatizim dhe na shpreh shqiptimin e lashte qe ishte ÉR dhe e artikuluar ÉRA para se te dilte dhe te mesohej “aír”.

Ne vitet homeriane ´Ira dominon si bashkshortja legjitime e Dias, te cilit here ia veshtireson jeten me xhelozite shperthyese dhe here I jep kenaqesine femerore bashkshortore.

Shume alegorike e fuqishme bashkimi i Dias (Diellit) me Íras (Erën). Pak vemendje dhe fantazi duhet qe te perceptojme kuptimin ketij ciftezimi te bukur alegorik, ne qofte se reflektojme perceptimin e erës ne formen e saj te embel, ku ledhaton me butesi dhe kenaqesi ose ne formen e saj te eger, ku si furtune permbys dhe shkaterron gjithcka, edhe ne se dielli shkelqen... .

Persa i perket fjales eolike “Épa” (lexo: Éra) ku si krijim i vetem i tipit folje “Éraze” (lexo: Éraze = në, mbi tokë, tokës), mendoj se eshte korresponduese e latinishtes
Terra = Tokë, vend i thate dhe gjermanishtes se vjeter, irlandishtes dhe armenishtes Erda, Ert dhe Erkir, me heqjen e filleses T.
Mendoj qe te gjitha e kane prejardhjen nga rrenja arvanitase – shqipe
“Ter”- Terem = thahem, thaj. Shihni korresponduesen homerike
“Tépsomai” (lexo: Térsome) dhe “Tépso” (lexo: Térso) = thaj, thahem, me u tha. Prej kesaj edhe latinishtja Terra = toke e thate, do me thene pjesa e thate e tokes e kunderta me te ujshmen (detin).

Per prejardhjen pellazgjike te Íras, i referohemi shkrimeve te lashta sikurse p.sh. tek “Apgonautiká” (lexo: Argonaftiká) e Apollonit ( 8 ), “Dionysiou tou Perigitou” (lexo: Dionisíu tu Perigitoú), vell B´, faq. 147, rr.534 (botim 1808, Viene).

Shihni gjithashtu edhe tek “Apkadiká” (lexo: Arkadhiká) te Pausanía (lexo: Pafsanía), ku Íra lidhet me gjenitorin, patriarkun pellazg (libri 8, 22-23).


Arti1

-------Dhímitra dhe Persefoni – Misteret Elefsínase-----------

Qe ne fillim theksuam qe cifti fillestar I perndive qe adhuruan paraardhesit tane ishin Babai Dielli dhe Nena Toke.

Ne epoken klasike shikojme perendine Toke (Gi – Gji ne greqisht) te konsiderohet si nje perendi ndryshe nga Dhímitra dhe akoma edhe ne botekuptimin e besimit Hesiodik duket ky ndryshim.
Keqkuptimet dhe keqshpjegimet mbi temat e besimeve ishte dicka llogjike dhe predikuese ne klasiken e lashte dhe ne Greqine paraklasike, perderisa nuk kemi atje nje kaste pastoresh ne sekuence te trashegueshme, nuk kemi pastorate qe te perdor pushtetin ndaj pushtetit politik, nuk kemi bile as ate qe quhet “besimin zyrtar” – ne mund te thuhet – , as bile dogmatike dhe teologji.
Pastoret trashegohen ose zgjidhen nga populli dhe shume filozofe dhe poet kohe pas kohe u bene pastor (p.sh. Euripidi, Sofoklís, Pitagora). Me keto te dhena, besueshmeria fetare nuk eshte vecse tradicionaliteti popullore qe ruhet neper shekuj, dhe pastertia e tij dhe origjinaliteti varet sipas kohes, ne rritje apo ne ulje te interesave te grekeve ku fantasia fluturuese e tyre gjithmone shton dicka, gjithmone nderthur mbi mythin baze te trasheguar pelhure te re, keshtu qe me te vertete eshte e veshtire te gjesh fillimin e ketij
system – adhurimi.

Por duke analizuar adhurimin e Dhímitres, cilesite dhe karakterin e saj, mythin baze dhe duke shpjeguar edhe vete emrin e saj, shikojme qe ndryshimi I Gís ose Gaías (lexo: Gís - Gjís ose Géas - Gjéas = Toke) nga Dhímitra eshte produkt I mosnjohjes se trashegimit pellazg ose keqshpjegimit te tij.

Natyrisht, deri ne epoken klasike greket – pervec filozofeve qe kishin tjeter opinion – besonin se Gí eshte nga te parat perendi dhe nena e jetes (“Géa perendi e gjithckaje” e therret Sofokliu, “Antigoni”, rr. 338 ). Athineasit ( Per te saktesuar, Athineasit e Demokracise, konsideronin veten e tyre pasardhes te pellazgeve dhe te lindur nga toka – “bij te dheut” sipas Pafsanía, 1, 38, 3 – ndersa Aristokratet konsideronin solucion dhe pasardhes te herojve Thiséa, Kórono, Fálaro, Vúti etj, te cilet ishin lap – lab qe zbriten nga veriu.
Ky fakt shtyu G. Thomson te mbeshtesi qe gjuhen greke e futen ne Attike lapet – labet (shih G.Thomson: „Egjeu i parahistorik“, perkthim Vitsaki, Athine 1959, faqja 118 dhe 184. ) dhe Arkadet mbeshtesin qe jane autoktone, menjefjale stergjysherit e tyre ishin lindur nag toka. Pellazget qe konsiderohen gjenitoret e fisit helen, konsiderohen autokton ose te lindur prej tokes.

Ne nje poezi te tij, ligjvenesi (atehere udheheqes, governatore ishin filozofet dhe
poetet... ) Sólon thote: „ E zeza Toka Nene, e para dhe e madhja e perendive te Olimpit“. Por Géa qe banon ne Olimp dhe eshte e respektuar nga perendite sa asnje tjeter, eshte ajo, Dhímitra.

Ne kete qender adhurimi te sterlashte te Dias pellazg, DODONI, nena Gí ( Gjí = Toka) adhurohej bashke me Dias ne vitet e sterlashta. Ne Delfús, qe nuk perben tjeter gje vecse transferimin e kesaj qendre pellazge nga Veriu (DODONI) ne Greqine e jugut, adhurohej ne lashtesi nena Gí, sikurse duket tek „Eumenidet“ e Eskilit. Ketu bile duket qe Géa nuk identifikohet me Dhímitren dhe Eskili ka parasysh nje tradicionalitet te vjeter qe i kushtohet „orakullit te pare“ Gaía (lexo: Géa - Gjéa) qe eshte paraadhuruar ne Delfús
„sikurse nje thenie e lashte thote“ (rr. 4 ). Eshte me se e dukshme qe keto „thenie te lashta“ , do me thene traditen, diku e kane keqkuptuar ne epoken klasike, sikurse ndodh ne cdo epoke dhe akoma sot. Ne rreshtin e 19-te bile tek „Eumenidon“, Eskili na sjell nje thenie tjeter te lashte: Apóllon ne Delfús nuk eshte tjeter vecse profeti i te atit te tij Dias, domethene kemi nje deshmi te adhurimit te pare te ciftit fillestar Dielli (Dias) dhe Gís (Gjís = Token) ne Delfús.

Decharme tek „Mythologjia greke“ thote qe Gí u emertua sipas epokave dhe sipas vendeve ku u adhurua me emrat: Gaía (Géa – Gjéa) e konsideron me te lashten, Péa (lexo: Réa) te cilen e supozon me prejardhje te huaj, Kußéli (lexo: Kivéli) dhe si perfundim Dhimítir – Dhímitra, „emer tashme i zakonshemi dhe i perdorshem i perendise kesaj“ (faqja 348 ).

Si perfundim, ne te ashtuquajturit hymne Olimpike shikojme pervecse pershkrimit dhe atij skeleti te gjate te hymnit ndaj Dhímitres (II) edhe hymn te vecante per „Gaían Pammitéra“ (Nena e gjithckaje, hymni XXX ) pa asnje referim absolutisht ndaj Dhímitres ose moment identifikimi Gaías, Dhímitras.

Por ne qofte se analizojme emrin e Dhímitres dhe ne se i kushtojme vemendje te vecante hymnit dhe mythit te saj, do te shohim qe ajo saktesisht eshte „Mitéra Gí“ (Nena Toke) dhe tek mythi isaj nuk pershkruhet tjeter gje vecse fakti i mrekullueshem dhe i shenjte
i vdekje – ringjalljes shekullore te kercejve bimore ( te Kórit = vajzes, Persefonit). Ne asnje aspekt nuk shikoj identifikim te Réas me Gí – Token ose Dhímitren. E kunderta, Réa therritet ne te gjithe mythet dhe ne te gjithe versionet si nena e Dhímitres dhe e pese te pareve vllezerve perendi te Olimpit.

Emri Dhimítir, e pranuar sipas opinionit te pergjithshem eshte bashkim, kompozim nga Da (lexo: Dha) = toke dhe Mátip (lexo: Mátir). Do te thote menjefjale „ Toka Nene“ .
Tipi “Dí” (lexo: Dhí) eshte arkaik I “Gi” (Dor. Dha).

Ne arvanitase – shqip kemi Dhe = Toke. Ne hymnin e 11 homerik Dhímitra therritet te pakten dy here (rreshti 47, 211) Dió (lexo: Dhió). Gjinore Dioús (lexo. Dhiús). Por edhe ne shqip e artikuluar eshte Dhéu. Arkaiku „ Dió“ (lexo: Dhió) shqiptohej „Dheú“.

Kompozita e dyte Mítir, dorian Mátir dhe sanskritisht Matár, latinisht Mater etj, anglisht Mather, gjermanisht Muter, Sllavisht Mati, nuk ekziston ose te pakten nuk ekziston ne kete sens ne shqip.

Ne shqip kemi Mëmë dhe mendoj se kjo eshte fjala e sterlashte kushtuar nenes. Greqishte e re Mamá, indisht Máma etj. Eshte nje tingellim i kerkeses foshnjore per ushqim, e perseritur.

Por ne shqip ekziston fjala Motr (Motërë) ku identifikohet si e njejta rrenje me Mítir, Máter etj. I. Satamatakos ( shih „Mítir“ ) mbeshtet qe fjala Motërë do te thote motra e madhe ne moshe qe ze vendin e nenes.

K. Kristoforidhi ne fjalorin e tij paralelizon kete gjale me greqishten e vjeter „Mítir“.

Per adhurimin e saj dhe ne menyre te vecante per Misteret Elefsínase qe konsiderohen te perkushtuara dhe drejtuara Dhímitres dhe vajzes se saj Persefónit ose thjesht „Kópi“
(lexo: Kóri = vajze) , jane shkruajtur shume ne menyre jo te qendrueshme, kontradiktore sepse asnje nuk guxonte te thoshte ose te pershkruante cfare ndodhte ( „veprohej“ ), cfare thuhej (predikohej), dhe cfare demonstrohej ne ritet ( „tregohej“ ).

Ne raste te tilla fantazia egersohet dhe me shume merr flake nga fakti qe ne nje kohe qe ekzistojne pershkrime te pastra dhe referenca poetike elegante ne dramen sublime te Dhímitras dhe Persefónit ( sikurse edhe ritet e jashteme), asgje nga te nenkuptuarat ekziston qe ti referohet se cfare ndodhte, thuhej dhe demonstrohej ne ritet qe kaq respekt dhe admirim e frike krijon.

Skajet e misteret dhe vendosja e rregullave politike te heshtjes, i ben akoma me shume misterioze Shenjtoret Elefsiniane. Ne nuk do te futemi ne te tilla detaje, aq me shume qe sic thame jane shkruar kaq shume dhe interesante, edhe ne qofte se kurre nuk do te mesojme perberien e Mistereve.


Arti1

....vazhdim

----------Dhímitra dhe Persefóni - Misteret Elefsínase--------

Ate qe do te analizojme eshte arsyeja, shkaku qe udhehoqi Pellazget ne adhurimin e Dhímitres dhe Persefónit, konkretisht cfare perfaqesonin fillimisht keto dy perendi dhe si arriti ne mister ky adhurim ne nje vend dhe nga nje popull qe i shmangej misterit, joqartesise, mjegulles dhe papercaktimit.

Thame qe Dhímitra simbolizon Nenen Toke, qe vetkuptohet dhe eshte Mëma dhe Ushqimi i jetes dhe i njerezimit.

Por me Token ndodh dicka qe mendja e njeriut nuk mund ta perceptoje dhe shpjegoje me lehtesi. Toka ha, zhduk femijet e saj ne brendesi te vet, dhe disa i ringjall dhe disa jo.
Bota bimore eshte ajo qe ringjallet cdo vit. Fara bimore bie ne toke, varroset, mbulohet me dhé, vdes, por ne pranvere ringjallet.
Per fat te keq nuk ndodh e njejta gje me boten frymore dhe me e keqja – qe udheheq pesimizmi – nuk ringjallet me njeriu ne se vdes. Apo lind ne menyre te tille qe nuk eshte ne gjendje ta perceptoi dhe shpjegoi ose si perfundim cfare dhe pse ndodh me fatin e njeriut? Prej ketyre pyetjeve lind peripecia e Misterit.

Natyrisht, Pellazget adhuruan fillimisht ate qe llogjika e paster I drejtoj te adhuronin: Nenen Toke (Dhímitra) si gjenitore dhe ushqim dhe mrekulline per mbijetesen njerezore, dhe ringjalljen shekullore te pervitshme te natyres. Kjo e dhene dhe ky fakt, kjo e vertete permbledh bukurine e mythit. Mythi eshte poezi, krijimtari e bukur mbi te verteten. Nuk e ndryshon, nuk e modifikon, nuk e thyen por e zbukuron.

Mythi thote qe Dhímitra ka nje vajze, Persefónin, virgjereshe e bukur ku nje dite duke luajtur ne nje lendine, u ul per ti marre ere nje luleje, Narcissul – Jonquil (lulekuqes). Papritur u hap Toka dhe Mbreti i botes se poshteme, Ádis (lexo: Àdhis) ose Plúton del dhe e rremben Persefonin dhe kunder deshires se saj e mban ne bodrumet e pallatit te tij. Kur e meson kete gje Dhímitra shperthen ne lote, ulerima te vajtueshme dhe deshperimi, por edhe egersi sa qe u renqethen malet dhe fundet e detrave.
Por nuk e humbet kurajon e saj, as shpresen per ta rigjetur vajzen e saj te humbur. Ndjekin peripeci kerkimesh dhe mundimesh te nenes derisa si perfundim e meson se kush eshte rrembyesi i vajzes se saj, i cili kishte arritur ne kete veprim me dijenine e Dias.

E inatosur Dhímitra shperthen egersine e saj. Asgje nuk le me te mbije mbi Toke. Por le t’ia leme me mire fjalen – e perkthyer – poetit:

„Per ata, banues te Tokes ushqimdhenese
kohe e veshtire dhe e tmerrshme pritej,
asnje fare nuk mbiu me mbi Dhe
turrma te heshtura prej qeve t’zvarritura
ne lendinat e te keqit
sërë e tere prej drithrave te bardhe
pafatesisht hidheshin me kot mbi Dhe....“
Hymni homerian 11, 305

Gjithcka do te shkaterrohej dhe do te shuhej geni njerezor nga deshperimi I egersuar I Dhímitres. Dias I madh u merakos dhe u detyrua te bente mbrapa. Dergon korrierin e tij Ermí tek Àdhi qe te risjelle vajzen tek nena e vet. Por Ádhis – Plúton i keshilluar, i jep vajzes te haje nje fare lulekuqeje (qe prej atehere dhe deri edhe sot presupozon lidhjen e ciftit te ri por edhe te vdekjes).
Sapo e pa vajzen e saj Dhímitra turret per ta perqafuar dhe e frikesuar e pyet nese provoi dhe hengri gje ne boten e poshteme, dhe kur mori pergjigjen fytyra e saj qe deri ne ate moment shkelqente nga gezimi , u vrenjt perseri. Por fjala e Dias u be ligj: Vajza do te rri 3 muaj me bashkeshortin tashme legjitim te saj, Àdhis – Plútona poshte nen Toke dhe muajt e tjere te vitit do te jetoje prane nenes se saj. Rane dakord dy perendite dhe Dhímitra pranoi perseri te hypi ne Olimp.

Mythosi nuk eshte tjeter gje vecse investim, investim i bukur dhe i mrekullueshem i se vertetes natyrore qe e do Natyren te vdes ne dimer dhe ringjallet ne pranvere, qe e do faren nen token e erret ne vjeshte, dhe ne pranvere te mbije dhe te lulezoi e me pas te degezohet. Toka mbushet nga bimet, lulezim aromash dhe bukuri pranverore dhe kur vjen vjeshta dhe dimri, gjethet vyshken, thahen dhe bien bashke me lulezimet ne toke dhe gjithe natyra mbeshtillet me nje lakuriqesi.
Por ja, ne pranvere celin perseri lulet, dalin perseri dhe jeshilojne gjethet, rizbukurohet perseri toka dhe mbushet me gezim. Ky fakt i natyrshem dhe i mrekullueshem i vene re nga te gjithe njerezit, nga gjithe popujt e botes, u be objekt, bosht adhurimi dhe pjesmarrjeje ne joharete dhe gezimet e Tokes. Njerezit qanin dhe vajtonin vdekjen, vyshkjen e natyres qofte te fytyra e Persefónit, qofte tek e Àdhonit, qofte tek e Diónisit, qofte tek e Ósiri, qofte tek e Krishtit. Dhe gezoheshin ne pranvere me ringjalljen e tyre.

Dhímitra per helenet eshte ajo e njejta, nena toke, dhe adhurimi dhe pathosi ne te cilet jane pjesmarres, i perket pikerisht tokes dhe fenomenit shekullore te ringjalljes se natyres. Natyrisht ne rastin e heleneve kjo ndodhte pas njohjes se arsyeshme, ndersa ne rastet e tjera p.sh. te Krishtit ose te Òsiri prej mosnjohjes ose sherbim i tjera mendimeve, refleksion.

Por sikurse thame, mbi kete adhurim qe llogjika e prek, ekziston dicka e paqarte qe nuk gjen pergjigje llogjike, qe rreshket nga kontrolli i llogjikes se paster dhe qe do te mundte te qendronte si nje paqartesi e thjeshte ne qofte se nuk e problematizonte pesimizmi njerezor dhe fati i dukshem i ulet i njeriut perballe ringjalljes shekullore te natyres.
Apo ekziston ndonje menyre, ndonje sekret Zotash qe mund te ndricoje njeriun te zbuloje rrugen e bashkecjes dhe te vete fatit, me natyren e ringjallshme? Pse disa nga farat mbijne dhe disa jo?

Pastoret e urte me shume kokecarje u munduan te japin nje pergjigje qe te satisfaksionojne edhe paqartesine e tyre edhe pesimizmin njerezor. Dhe me misteret, packa se jepnin pergjigje te vertete ose jo, arriten qe „me nje te qelluar – dy zogj“.

Si fillim satisfaksionuan pesimizmin njerezor dhe lehtesuan ankthin e vdekjes se pashmangeshme dhe pastaj qetesuan, civilizuan, „i lemuan“ njerezit me më miresi, më tolerance, sa me pake egersi dhe gjaknxehtesi. Sekreti per te ndjekur njeriu fatin e ringjalljes se natyres ishte nje: Te behet me i mire, me i drejte, i dobishem ne shoqeri ose me mire te mos jete i keq, i padrejte, gjaknxehte dhe brutal. Atehere ekzistonte mundesia te ndiqte pra fatin e shume lakmuar.

Nje pra misteri dhe i padiskutuar! I padiskutuar sepse thjesht fjala nuk mjafton qe te besojne njerezit. Duhet nje parapergatitje metodike, menyra te stermenduara,
vet – sygjestionim, shpelarje truri, besim si perfundim qe te pranosh qe llogjika nuk te prek.

Sepse perfundimisht asnje nuk u ringjall, asnje nuk erdhi nga bota e poshteme dhe te thote:
„ Po, ndoqa kete recete dhe u ringjalla. Do te vdes perseri dhe ringjallem vazhdimisht“. Ne se dicka e tille ndodhte nuk do te ekzistonte nevojshmeria e mistereve.

Thame qe ne fillim qe besimi me te tille sens ishte komplet i huaj tek pellazget, tek helenet. Vecanerisht do ta ndeshnim tek Misteret Elefsínase me nje ndryshim: Eshte ceshtje personale dhe zgjedhje e njeriut dhe natyrisht nuk ka formen dhe permbajtjen e besimit dhe perceptimit te popujve te Lindjes.
Me te miret beheshin me te drejte, me tolerante dhe ankthi i vdekjes behej me i lehte sepse bashkekzistonin me nenen Dhímitra, merrnin pjese bashke ne dramen dhe gezimin e zbulimit, ringjalljes se vajzes se saj.
Deri diku u mbushej mendja se ne fund te fundit jeta e njeriut vazhdon ne jeten e pasardhesve te vet, se femijet e tyre merrnin nje pjese nga jeta e tyre dhe e permbushnin, plotesonin kur ata vet do te kishin vdekur, se nje pjese tjeter e jetes se tyre si nje kujtim i mire do te qendronte tek femijet e tyre dhe natyrisht nuk mbajme mend te keqen, te vdekurin e keq, por te mirin, te drejtin.

Ja pra pothuajse njelloj si natyra qe trashegon te mirat dhe te keqijat, cilesite e mira dhe jo te mira, keshtu dhe njeriu do te trashegoi, do te transmetoi cilesite e mira dhe te keqija, jeten e tij si perfundim tek krijesat e tij dhe natyrisht qe te transmetoi dhe te percoi kujtimin e tij duhet te jete i mire, i drejte, i kendshem dhe natyrisht te kete pasardhes. Ja pra pse tek Misteret Elefsinase kemi dhe simbolet e fekondimit, dhe levizjet analoge imitative.
Ja pra pse „Dekretet“ e sterlashta pellazgjike sipas Herodotit, ne menyre te vecante festa femerore, nuk kishin tjeter kuptim dhe permbajtje vecse fekondimit dhe eugjenizmit.

I pavdekshem behesh 1 – ne se siguron vazhdimesine e jetes tende brenda pasardhesve te tu dhe 2 – ne se le kujtim dhe jehone te mire. Qe te arrish te paren duhet fekondim. Qe te arrish te dyten te jesh i pelqyeshem, i mire me njerezit e tu dhe i drejte.

Shume thjesht pra dhame arsyet e Mistereve Elefsínase, por ato te verteta sociale ishin mbeshtjellur me bukuri te tille, shenjtorí dhe madheshti ku vetem nje shkence letrare serioze, me vlera te merituara dhe ne te njejten kohe studim historik do te mundte te jap te pakten shembull se si ndodhte saktesisht dhe cfare veprime shoqerore sherbenin ne epoken e prosperitetit te tyre.

Ne vitet e mepas klasikeve, me hyrjen e „Barbareve“ ne Greqi dhe te ideve anatolike lindore, dhe kur tashme Misteret Elefsínase gjendeshin ne majat e madheshtise se tyre dhe shume dshironin ti imitonin, perceptimi popullor per Misteret Elefsínase mori me te vertete nje forme lindore.
Shume fantazonin qe imitimet do ti siguronin me ndonje menyre a recete pavdekshmerine ose nje fat te pakrahasueshem me te mire pas vdekjes se tyre. Nje perceptim te tille degjoi dhe filozofi Diogjénis Kinikós nga nje bashkefoles I tij dhe e mori duke u tallur: “ Po c’po me thua; Fat me te mire do te kete Patekíon hajduti nga Epaminóndha ne se vdes, sepse ka imituar (misteret) ? (Plutárku “Ithiká” faqja 22a. Diogjéni Laérti, faqja 39 ).

Natyrisht, mistere kryenin dhe popujt e lindjes, por nuk do te ishte ekzagjerim ne se thoshim qe ishin imitacione te trasha te mistereve te pellazgeve te sterlashte dhe e vetmja gje qe mbeti tek misteret dhe orgjite (e ekzekutuara) ishte nocioni i shumezimit dhe bile si ekzaltim, kenaqesi trupore, menjefjale komplet jashte sensit baze dhe shenjterise se Mistereve Elefsínase dhe orgjive (Fjala “ orgji” eshte sinonime e fjales “ veper” dhe me kete nenshkuheshin ritet e adhurimit elefsinian. Por sikurse thame imitimet e trasha anatolike dhe ekzekutimet seksuale ne ato te supozuara rite qe ishin pothuajse te vetqellimshme seksuale, e bastardizuan edhe kete fjale te shenjte, keshtu qe prej atehere dhe deri me sot me “orgji” nenkuptojme cfare nenkuptojme…).

Dhe natyrisht ne kete pike ndoshta do te duhej te theksonim pikpamjen dhe besimin tone qe Pellazget pasi fillimisht ju mesuan perendite dhe adhurimet shume popujve anatolike, si perfundim keto adhurime pas shekujve vetem njohje siperfaqesore dhe minimum nga thelbi dhe permbajtja e tyre ruajten. U mbyten ne brigje te ndryshme te perceptimeve anatolike.

......vazhdon





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:52 Edit Post Reply With Quote
Torollaku

Arti 1 suksese te metejshme ne punen tende.Jam duke perkthyer dhe une ( per perdorim personal dhe familjar) librin e A.Kolias :"Arvanitasit dhe origjina e grekeve".Fat keqesisht "Gjuhen E perendive" nuk munda ta gjeja ne Athine, kishte mbaruar.Gjithashtu posedoj dhe nje studim te tij, ( te fundit), te pambaruar, marre nga revista shkencore greke "trito mati"(Syri i trete).Studimin "Brahmanet e Indise dhe Vraghidet e Militos" te cilin fatkeqesisht i nderuari Kolia nuk arriti ta plotesonte me shenimet dhe bibliografine e perdorur prej tij.Fragmente nga ky studim do t'ju postoj ne nje te ardhme te afert.
Per Jugun-Vepra e A.Kolias vleresohet ne te gjithe Greqine, nga njerez qe kane tru ne koke dhe nga intelektuale greke te cilet e paraqesin historine e vendit te tyre me fakte.Per ta A.Kolia eshte nje nga studiuesit me te medhenj te helenizmit, te vjeter ose atij te ri.Eshte luftuar dhe vazhdon te luftohet akoma dhe mbas vdekjes nga qarqet shoviniste greke, per te cilat Greqia eshte fillimi dhe fundi i botes.Keta "pseudostudiues" nuk bejne gje tjeter vecse te behen qesharake ne syte e botes akademike greke dhe te bindin ca injorante greke se eshte ashtu si thone ata.Kane arritur te shkruajne se Greket e lashte jane popull i ardhur nga kozmosi!!!! Nga te tille debile, vepra e A.Kolias nuk rrezikon te poshterohet, perkundrazi, qendron nga te vetmet te bazuara mbi fakte historike.Ironi e fatit, disa prej ketyre pseudoshkencetareve jane...Arvanitas .Dhe te mos shkojme kaq larg deri ne Athine.Brenda Atdheut tone, ekzistojne te njejtet "pseudostudiues"(ana tjeter e monedhes) te cilet injorojne vepren e madhe te Aristidh Kolias( me qellim do te thosha une).Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe asnje veper me karakter gjuhesoro-historik te Kolias nuk eshte perkthyer ne shqip.Ndofta nuk u interesojne ato te cilat shkruan i ndrituri Aristidh ne epilogun e librit te tij "Arvanitasit dhe origjina e grekeve":"Greqi pa Arvanitizem(Shqiptarizem) dhe Shqiptarizem pa Greqine, nuk behet...Qe te vertetosh se je Grek, duhet ne rradhe te pare te vertetosh qe je Arvanitas(Shqiptar)".
Me respekt dhe mirekuptim Torollaku.

Arti1

Me behet qejfi qe do ti dedikosh sadopak kohe "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" te A.Kolias. Te uroj pra pune te mbare.
Ne ate veper ka jashtezakonisht gjera te mrekullueshme si ndodhi, ngjarje , fakte, ide, mendime e meditime te cilat mire do te ishte ti njoh dhe ti mesoj ne fund te fundit cdo shqiptar. E vetmja menyre per momentin - meqe nuk ekziston asnje perkthim ne shqip per vet faktet qe permende me siper - eshte perkthimi dhe postimi te pakten i fragmenteve te ndryshme packa se ne jane per perdorim personal apo jo - mendimi im.
.....bile ndoshta do te ishte interesante nje bashkepunim i tille.
Ndersa persa i perket mentalitetit, botekuptimit, ideologjive dhe kultures ne fund te fundit, per fat te keq ose te mire ja u njoh permbajtjen....Prandaj dhe thenia e Kolias, te cilen permende, eshte jo vetem me vend por nje e vertete historike dhe reale.

Nderime dhe respekte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:53 Edit Post Reply With Quote
Arti1

.......vazhdim

Dhímitra pervec si perendi e lindjes dhe krijimit te jetes tokesore, u adhurua edhe si perendi e mbrojtjes se familjes. Eshte perendesha e madhe qe fekondohet prej Dias qe te lindi bimet, deget e tokes, dhe thirrja e adhuruesit ne Elefsínia „Ýe, kúe“ (lexo: Íe, kíe-qíe) ndaj perendise supreme bashke me imazhin e ketij bashkimi, e vendos tashme jo vetem si bashkeshorte sic eshte ´Hpa (lexo: Íra), por kryesisht dhe ne menyre vecante MITÉRA = NËNË.
Keshtu, Dhímitra ne te kundert me Íra – qe eshte perendi e mbrojtjes se harmonise familjare – eshte mbrojtese dhe simbol i eugjenizmit familjar, Maternity (nënë-izmit ne qofte se do te quhej).
Thirrja “Ýe, kúe” (lexo: Ìe, kíe-qíe) do te thote “lage, fekondoe”. Fjala “`Ye” (lexo: Íe) eshte imperative e “`Yo“ (lexo: Ìo) qe do te thote lag, dergoj shi.
Shikoni formimin Yetós (lexo. Ietós) = shi. Sipas versionit ekzistues vjen nga rrenja indoeuropiane Su- (lexo: Si. Suv-etos dhe folja Su-jo = `Yo (lexo: Ìo).
Ne arvanitase-shqip kemi ekzakt Su- (lexo: Si) = Shi. Ne fjalorin e shqiperise shkruhet Shi.

Folja e dyte e thirrjes elefsínase „Kúe“ (lexo: Kíe-Qíe) eshte imperative e „Kúo“
(lexo: Kío-Qío) = me barre, me pas, permbledh, jam me barre, mbars dike.
Ne arvanitase-shqip kemi pereri ekzakt rrenjen Ku- (lexo: Ki-Qi) qe perben edhe foljen qe do te thote me fekondu. “Kúe” (lexo. Kíe-Qíe) = fekondoe ate, veta e trete. Ne fjalorin shqip shkruhet Qij.

Prej kesaj ide fillestare te Dhímitras, gjenitores, u krijua pra adhurimi pro-elefsinian dhe festa e „Thesmoforíon” ku sikurse thame merrnin pjese vetem grate e martuara. Arsyeja pra dhe qellimi; eugjenizmi I grave.
Eshte me se e dukshme se Pellazget e sterlashte kishin si bosht mbeshtetjeje te tyre natyren, kundrejt se ciles mundoheshin gjithmone te pershtateshin dhe harmonizoheshin, dhe prej se ciles te mesonin dhe te merrnin shembull.

Llogjika e tyre ishte llogjika e natyres. Ekzistonte pra nje baze e qendrueshme dhe e padiskutueshme prej se ciles fillonin kerkesat e jashteme dhe te brendeshme dhe keshtu qe nuk humbnin ne labirinthe nocionesh absurde. Vepronte pra ky lloj kreu, kjo qendrueshmeri, kjo baze sikurse „Ariadne’s clue“ – „Vital lead“ ne kerkimet e pashtershme te mendjes.

Mijera vjet kane kaluar prej atehere dhe kjo baze mbeti solide dhe e padiskutueshme. Vetem ne qofte se njeriu do te iki nga konturet tokesore dhe pushtoi planete te tjere, vetem atehere do te ndryshoje kjo baze.

Ky kre pra i llogjikes qe mbeshtetej ne Toke per tu ngjitur ne lartesi, karakterizonte Pellazget (Helenet, Romaket, Iliret dhe Ionet deri ne nje fare grade), ne kundershtim me popujt anatolike ku baza e llogjikes se referimit te tyre gjendej ne ndonje konstrukt – perendie te papercaktuar. Kjo kishte si rezultat mjegullimin e mendimeve te tyre dhe te nocionit te tyre kerkesor.
Me pak fjale ne kete rast boshti i referimit ne analize perfundimtare ishte llogjika e burrit me te forte ose te urte, qe perendine „e priste dhe e qepte“ sipas permasave te veta. Duke mos pasur pra nje baze referimi te qarte dhe te dukshme te nocioneve dhe perceptimeve te tyre, te besimeve te tyre, arrinin ne krijimin e vazhdueshem te kulteve, feve te reja dhe ne te njejten kohe ne shpelarje truri te vazhdueshem ne popull per ti pranuar si te verteta idete e tyre sepse menyre tjeter pranimi nuk kishte.
Keshtu, Besimi (me kuptimin e thjeshte Beso!) u be guri baze, esencial i filozofise dhe perceptimit fetar te ketyre popujve, te ndihmuar edhe nga bimet narkotike qe deri edhe sot i perdorin sikurse ne pjeshket.

Ndoshta do te duhej te theksonim ketu qe ne perceptimin e adhurimit pellazg njeriu eshte element i natyres qe harmonizohet me ligjet e saj. E kunderta, ne kultet e tjera njeriu eshte element qe destinohet te persekutoje natyren dhe te persekutohet nga i padukshmi dhe i panjohuri perendi. Ky nocion mbizoteron deri sot dhe kemi arritur deri ne ate pike qe e kemi anashkaluar Nënën Tokë dhe boten natyrore. Kemi arritur deri ne ate pike saqe jane pjekur tashme kushtet qe njeriu te rimendoj dhe te llogarisi perseri identitetin e tij ne lidhje me ambjetin natyral perpara zhdukjes. Jane pjekur tashme kushtet qe njeriu i sotem te kuptoje me plote kuptimin e fjales madheshtine dhe urtesine e sistem – adhurimit te sterlashte pellazg , te adhuroj perseri me vetedije Nënën Tokë (Dhímitra), Babën Diell (Dias), Erën (Íra), Ujin (Poseidóna), Urtësinë (Athiná), te dashuroje te bukuren dhe te adhuroje Dashurine dhe jo ta degradoje ate.

Kjo tendence do te mund te thoshim qe shprehet me te ashtuquajturat levizjet ikologjike sot ne Europe. Por te dalin rezultative me sensin e vetkuptimit nga njerezit dhe jo thjesht frikes se shkaterrimit, por dashurise dhe adhurimit te ketyre elementeve prej te cileve varet jeta ne kuptimin teresor te saj, do te duhet te studiojne pikerisht perceptimet e sterlashta pellazge dhe krejet baze te civilizimit heleno-pellazg qe te lirohen nga depozitat idiote shumevjecare qe kane trasheguar profete te ndryshem dhe messies ketu e mijra vjete.
Njeriu do te kete nevoje per Messie, Shpetues dhe Profete perderisa nuk vendose vet ne mendjen e tij te mendoje lirshem dhe pa imponim, dhe te ndjeke me vemendje boten e brendeshme dhe te jashteme, lidhjen njeri me natyre, lidhjen njeri me njeri.

vazhdon.....




Bimet narkotike ishin te njohura edhe tek adhuruesit e Mistereve Elefsínase, ku shume e mundeshme ishte t’i perdornin, me prezencen e efekteve te forta nuhatesore te tyre, per arritjen e qellimt objektiv qe ishte te bindnin pjesmarresit qe nje forme e pavdekshmerise ose nje fat me I mire I pasvdekjes mund te arrihej me nje menyre jetese dhe me pjesmarrjen ne keto mistere. Ky supozim I imi nuk eshte ekzagjerim, I referohemi skenes se prezantuar edhe tek misteret, ku Persefóni I merr ere Narcissus dhe fati I saj eshte te vdes dhe jo te vdes ose te vere ne gjume vdekjen.
Por Narcissus do te thote pikerisht bime narkotike. Keshtu qe narkotika si element baze imponimi te nje besimi, kulti ishte I njohur ne Greqine e lashte., por ndryshimi nga popujt anatolike eshte jashtezakonisht i madh. Besimi ketu ne menyre plotesisht te vecante perqendrohet dhe qendron element I tere i huaj me botekuptimin Helen. Kjo natyrisht nuk do te thote qe nuk ekzistonte ndjenja e thelle dhe origjinale e kultit, e besimit dhe respekti I thelle ndaj perceptimeve fetare dhe riteve. Bile – bile ky kult dhe ky respekt ishte ne menyre te vecante I madh sepse dinin cfare adhuronin dhe pse adhuronin.

Sikurse thame Mythi permbledh me nje pelhure te mrekullueshme te verteta dhe reale. Me vone, meqenese civilizimi njohu nje ngritje kaq te rendesishme, mythet beheshin gjithmone e me shume te pakuptueshem, gjithmone e me shume fantazoheshin si paramithe, me rezultat krijimin e reaksioneve pozitive.
Te adhurosh nje nënë Dhímitra qe humbi nje vajze Persefónin, si fakt apo paramith nuk do te thote ndonje gje dhe as nuk mund te krijoi ose te mbaje adhurimin tend.
Por ne qofte se ke njohje qe mythi i Dhímitres dhe Persefónit eshte e verteta e madhe reale, e verteta e madhe e jetes mbi Toke, qe prej ringjalljes se Persefónit (lulezimi, karpoforizmi I tokes) varet ekzistenca jote, atehere jo vetem adhuron Dhímitren (nënën – toke), por edhe nuk pranon, reflekton ne qofte se nuk te lene, te ndalojne kete adhurim.

Dhe packa se ne vitet e pas-romake helenet kishin harruar ne grade te larte rendesine e thelle te mytheve, ekzistonin shume te tjere qe I kuptonin teresisht ato, dhe reaguan ndaj furise kristiane te Bizantit anatolik me rezultat zhdukjen e tyre perfundimtare, genocidin dhe shkaterrimin e tempujve dhe statujave te mrekullueshme.

Ne vitet klasike, Orfizmi, sekt me tendence mistikopathie, u ngaterrua me Misteret Elefsínase dhe mythet u modifikuam mjaft derisa dhe Persefóni u quajt grua e Dionisit ose Dionisin si element I ringjalljes se natyres etj. Te gjitha keto jane te mevoneshme, ndryshe nga elementet e adhurimit te sterlashte Elefsínas.

Ate qe duhet te kuptojme me perceptimin e kultit ne Greqine e lashte eshte kjo:
Njerezit adhuruan cfare llogjikisht meritonte te adhurohej.
Kjo do te thote qe kishin deren e hapur, mendjen dhe zemren te adhuronin edhe dicka te re, dicka qe nuk perfshinte sistemi fillestar i adhurimit te tyre, por llogjika tashme e lejoi dhe sistemi ekzistues i adhurimit natyrshem e pranoi dhe e futi brenda tij.
Keshtu p.sh. nuk do te kishin kundershtim te fusnin ne sistemin e tyre te adhurimit nje perendi te dashurise njerezore si Krishti le te themi, ose nje perendi e se permbajtshmes ose nje perendi e paqes etj. Por patjeter keto perendi te reja do te ishin sekondare, do ishin perendi te forces normale shoqerore dhe asgje me teper.
Qe te ekzistoje dashuria, permbajtja, paqja, do te duhet te ekzistoj ne fillim babi dielli (Dias), nëna toke (Dhímitra) elementet baze te jetes sikurse edhe uji (Poseidóni), era (Ìra) dhe ato elemente qe nga thellesia e tokes specifikojne ringjalljen e natyres dhe japin frytet dhe ushqimin tek njerezit: Persefónin dhe Ádhin ose Plútonin. Menjefjale te pese perendite fillestare te pantheut helenopellazg, pese vellezrit – perendi te pare qe i jati i tyre Krónos nuk mundi si perfundim ti zhdukte.

Duke iu rikthyer Dhímitres do te thoshim, qe prej epokes ku njeriu nuk mjaftohej nga cfare kishte vet toka, por me kultivimin, bujqesine rrit te kamjen e tij, ky adhurim merr nje karakter te vecante. Tokes (Dhímitra) i shtohet perkujdesi, lutja qe te jape gjithmone e me shume fryt, gjithmone e me shume kamje.
Nuk eshte pa vend edhe atributi ofensiv thelbesor I Ádhit si Plutoni. Atribut ofensiv qe zbulon tendencen perkujdesor te njerezve ndaj elementeve qe ruan brenda thellesise se saj toka, farat (Persefónin), dhe duhet ti lejoi te vijne, dalin ne siperfaqe (te japin fytet) dhe ne vazhdim disa te kthehen, dua te them qe shumica te qendrojne tek njerezit. Menjefjale Plúton therritet Àdhi, d.m.thene brendesia e tokes qe jep, cliron floren, sepse merr nje fare dhe jep shumfishin, jep shumicen.

“Pleion” (lexo: Plíon = shumicen, shumfishin, plurale) eshte relative me foljen “Pímplimi” (lexo: Pìmplimi = plot, I mbushur) dhe “Plítho” = mbush.
Ne arvanitase Pliót – Plot = mbushur teresisht, dhe Mpliój (mp = B) – Bloj = mbush plote, grum+bloj. Ekziston gjithashtu edhe folja Mplúanj – Bluanj = Bluaj.

Me se e perdorshme tek Arvanitasit e Greqise eshte folja Mplionj – Bljonj = mbush, plotesisht, nuk e gjej ne fjaloret e Kristoforidhit dhe Gjinit, por ekziston ne to folja
Bliroj = perplot.

Ne “Mitologjia greke” e J. Richepin dhe vecanerisht ne kapitujt qe flasin per Dhímitren dhe Persefónin, referohet shpesh tek Foucart ku mbeshtet qe adhurimi I Dhímitres dhe Misteret Elefsínase kane ardhur ne Greqi nga Egjypti, dhe se Dhímitren e ndeshim ne Egjypt me emrin Ísidos – Ìsidhos. Por keto sigurisht I thote Herodoti, qe sikurse thame nuk mundte te kuptonte se kush ishin keta Pellazg qe edhe ne Egjypt dhane – sikurse edhe tek helenet – perendi dhe adhurime (Herodotis, B’ , 50 ) .

Nuk do ti rekthehem ketyre lloj perplasjesh, mjaftohem vetem te them qe : Nje kult I paster llogjik, vetem prej nje populli te paster filo – llogjik mund ta kete prejardhjen dhe jo nga nje popull qe guri baze i mendimit te tij eshte Besimi jollogjik, absurd.
E dyta: Adhurimi I Dhímitres eshte plotesisht pjese perberese e llogjikes se kultit pellazg ndersa ne Egjypt p.sh. Toka quhet Zeb dhe eshte …… I gjinise mashkullore.
Perendine-toke egjyptianet e imagjinonin si burre I shtrire I pafundshem ku prej shtreses mbuluese te tij, lekures mbinte e gjithe flora sikurse qimet.
E treta: E gjithe mythologjia e Ìsidas – Ìsidhas verteton padiskutim ate qe e kemi rithene tashme, menjefjale Pellazget iu mesuan perendite dhe adhurimet Egjyptianeve dhe popujve te tjere anatolike por keto mesime u mbyten ne besimet e kunderta, bindjet dhe tradicionalitetet e ketyre popujve ne pike te tille qe vetem shume pak njohje siperfaqesore dhe shume rralle thelbi mbeti.
Keshtu qe duke dale jashte asaj qe Toka tek mythologjia egjyptiane eshte burre, Ìsis eshte bashkeshortja e tij dhe nena e perndise diellore Òru. Tjeter gje qe Ísa nga disa greke u bashkangjit me Dhímitren, nga te tjere me Afroditen, nga te tjere me Íra dhe nga te tjere me Henen! Pse? Sepse I kishte te ngaterruara, pak nga te gjitha keto elemente, absolutisht pa asnje rradhe llogjike dhe shpjegim.

Por le te shohim cilat ishin te dhenat e perbashketa te Ísidas me Dhímitren sikuse na thote Plutárku qe mori pjese ne misteret e saj.
Eshte vajza e Zeb = Toke. Instruktoi perpunimin e drithit (ndersa Dhímitra kultivimin). Krijoi lidhjen martesore dhe sikurse Dhímitra eshte mbrojtese e jetes familjare. Ketu bile ngjan me teper me Ìra por Íra eshte mbrojtese e jetes BASHKESHORTORE, ndersa Dhímitra e Familjares, tamam ne analogji te plote gjendet kjo ide sociale me realitetin natyror sikurse me siper analizuam.

Por ngjashmeria eshte tashme lidhja e Ìsidas me Persefónin, perderisa edhe ajo sillet si Mbreteresha e te Vdekurve dhe si perfundim ngjashmeria dhe ndryshimi thelbesor ne temen e saj te gjendjes njerezore te pasvdekjes; Ísis eshte ajo qe mori copat e bashkeshortit te masakruar dhe te vellait te saj Òsiri – pa te Faloú qe e hengri nje peshk, Oksíringkhos – dhe i rregulloi, balsamosi trupin dhe ne kete menyre e ebri te pavdekshem Òsiri.

Ne vazhdim Egjyptianet ose pesimizmi i ekzagjeruar i Faraoneve dhe sikofandia analoge e predikuesve fetar, deri ne pike te tille do ta keqshpjegojne adhurimin pellazg Dhímitrian, ku do te erresohen nga gjuetia manjake e jetes se pasvdekjes dhe metempsikozes, rilindjes.

Balsamosen Faraonet e vdekur me bindjen se dikur do te ringjallen dhe do te ri-mbreterojne. Keto ide ishin krejtesisht te huaja per helenet te cilet besonin qe jeta tek Ádhi eshte me e keqe se jeta e skllavit me te stermunduar ( Homeri „Odisea“, XI, 489-490, ku hija e Akilit thote Odises qe do te preferonte me mire jeten e nje sherbetori mbi Toke sesa jeten e mbretit ne boten e poshteme) , por qe ne nje jete te tille boshe te drejtet gjenden ne fat me te mire dhe jo te drejtet dhe te keqinjte mundohen vazhdimesisht.
Menjfjale ne asnje menyre kulti pellazg nuk parashikon ringjallje dhe rikthim ne jete, edhe ne se pranon qe jeta vazhdon pas vdekjes nepermjet pasardhesve dhe ne forma te ndryshme, ku ne asnje menyre nuk mund te imitojne ose te arrijne kete jete nen Diell (Dias) (Le te marrim parasysh edhe ate qe prezantohet nga „Argonaftiká“, kete veper te sterlashte, dy here bile – 44 deri 46 dhe 103 - , qe menjefjale Orféas vizitoi Egjyptin dhe prezantoi atje mendimet e tij teologjike, gje qe sigurisht duhet te shpjegohet si vertetim poetik i faktit te heleno-pellazgeve banues ne Egjypt qe fillojne qe nga vitet paramemoriale pellazge dhe arrijne tek arvanitasit modern te Mohamet Ali nga Kavalla, qe formuan Egjyptin e ri) .




Natyrisht helenet shpirterisht te shqetesuar dhe ne menyre te vecante filozofet nuk ngelen te paprekur nga elozhet, nga fryriet, lavdite rreth metempsikozez – rilindjes dhe mistereve ndjellese, dhe shume prej tyre dhe ne menyre te vecante Pitagora, i perqafuan me xhelozi te madhe. Pra asnje nuk mund te specifikoi me saktesi fazat e zhvillimit te Mistereve Elefsínase dhe te perkufizoi me saktesi cfare dhane keto mistere tek popujt e tjere dhe cfare huazuan nepermjet filozofeve pjesemarres qe kishin vizituar Lindjen.

Papritur, nderkohe qe te gjitha ishin mistike dhe tabu ne te fshehtat Elefsínase, mesojme nje urdher trinal te predikuesve: “Vlerso prinderit e tu, ofroi perendive frytet e para te prodhimtarise dhe mos mundo kafshet“. Sa i mevonshem duhet te jete ky urdher i trete tek nje popull qe kurre, as qe mund te imagjinonte nje mbivleresim te tille – ngritje ne piedestal perendish – te kafsheve, ose tu rezervonin nje fat si ai qe ruanin egjyptianet dhe Indianet e sotshem?

Nuk do te ishte aspak jashte reales ne qofte se do te thoshim qe vecanerisht filozofet helene ishin ata qe ndryshuan nocionin fillestar te Mistereve Elefsínase. Shume prej tyre u bene hierophant (shpjegues) dhe hierophant-et vetem merrnin pjese ne tashme mesimdhenien e fshehte te ketij adhurimi.
Bile nje shkrimtar klerik i shekullit te 5-te pas Krishtit, Theodhóritos, aludon qe vec turmes qe ndjek thjesht aktivitetin dhe adhuruesve qe ekzekutojne orgjite (ritet), vetem hierophant-i njeh nocionin e thelle te mistereve, i cili gjendej ne libra te vecante me permbajtje kulto-filozofike. Theodhóritos pretendon (shih referencen Decharme, faqja 384 ) qe ka njohuri mbi te tille libra, te cilat permblidhnin shpjegimin natyral te te gjithe mythologjise.
Per fat te keq asgje nga ato nuk shpetoi. Kristianet e Lindjes me Bizantet dhe kryesisht Theodhósion, te cilet kembengules te monotono-Bizantit vazhdojne te na e imponojne si “Mega” (Bizantin), I mbyllen te shenjtat Elefsínase me 381-in , dhe gjithashtu kristianet e Europes veriore me Allárion, pas 15 vjetesh kaluan ne teh te thikes cdo kundershtues ndaj fese se dashurise etj. etj. helen ose adhurues te Elefsínases.

Packa se nuk kemi nga Theodhórito njohjen e shpjegimit natyral te mythologjise,
nuk eshte e veshtire te arrijme ne perfundime te drejta persa i perket shpjegimit te mythologjise greke, mjafton te vendosim ne fillim llogjiken dhe te shpjegojme emrat e perendive dhe te adhurimeve, gje qe mendoj se ia arrijme me ndihmen e gjuhes arvanito – pellazge.

Vendosja e tempullit te pare te Nënës – Tokë ne Elefsine (qytet ne Greqi) nuk eshte pa lidhje me emrin e qytetit dhe natyrisht nuk mundemi te dime ne se per shkak te emrit te qytetit u be qytet i adhurimit Dhimitriak ose e kunderta.

Emri Eleusís (lexo: Elefsís), Eleuthería (lexo: Elefthería = liri ) dhe emri i perendise mamí Eileithuias (lexo: Ilithiías) kane rrenje te njejte dhe jane relative me lindjen, te lindurit (shih „Eléftheros“ ne fjalorin Stamataku. Elútheros – ne Krete) .

Ne arvanitase eshte Liéj – Lej = lind. Ljéhem – Lehem = lindem,
por Eljéitura – E lejtura = e lindura, ajo qe tashme eshte lindur dhe nga kjo ka ardhur sipas mendimit tim fjala ELEYTHEPIA ne greqisht (lexo: elefthería = liri ) qe do te thote e lindura, ajo qe erdhi ne bote, duke e liruar ate qe ishte M’é bar = me barr, me peshe nga barra, duke liruar ne te njejten kohe dhe te porsalindurin nga burgu gastrik dhe erresira qe ndodhej, dhe duke i dhene atij liri dhe drite.
Bar = peshe dhe ne greqishte kemi Báros (ne greqishte lexohet Város) ,
bar > bar-os > Bar-os.

Ne greqishten e lashte kemi fjalet “loxeía” (lexo: lohía), “lexó” (lexo: lehó) = krevat bashkeshortor ose edhe vdekje bile, por dhe bashkeshort.
Ethymologjikisht gjuhetaret (shih Stamataku “Léhos” ) I nxjerrin keto fjale nga e supozuara rrenja indo-europiane Legh- qe do te thote “fle, fle gjume”.

Por fonetika passive e lej = lind eshte lehem, ljehem = me u lind ne arvanitase dhe mendoj se prej ketej e ka prejardhjen fjala „Lexó” (lexo: Lehó), “loxeía” (lexo: Lohía), Lexóna (lexo: Lehóna), etj.

Foljet arvanitase Flas, Fljas dhe Fle, Flje ndoshta japin pergjigje foljes “Légo” ne greqisht ( = flas) qe ka rendesine e me fjete, ose ve dike te fleje, ta rregulloje, ta llogarit, dhe ta drejtoj.

Ne vazhdim ndoshta do te duhet te thoshim qe edhe fjala Lej = lind,
Lehem – Ljehem = me u linde e kane prejardhjen nga fjala Lje – Le – I Lehte.
Le te kujtojme ketu qe M’é Bar = me peshe, gruaja qe mban brenda saj nje barre, peshe, femijen.

Por edhe kjo fjale e ka prejardhjen nga folja Ljë – Lë qe do te thote me e lënë dicka,
me u liru, relative e foljes Homeriane “Lúo” (lexo: Lío) = lë, liroj.
Lehem = lindem = lirohem.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:56 Edit Post Reply With Quote
---------------------Persefóni------------------------------

Ne qofte se identiteti dhe rendesia alegorike e Persefónit eshte me se e qarte, e erret ngelet ethymologjia e emrit te saj qe shqiptohet ne shume menyra : Persefónia, Perséfassa, Perséfatta, Ferséfassa, Ferréfatta, Ferofátia etj.
Mendoj se eshte i qellimshem ky ndryshim i emrit te saj dhe i ka fillesat ne mythin e sterlashte arkadik, sipas te cilit jo Zeusi por Poseidóni dashuroi Dhímitren dhe prej bashkimit erotik te tyre lindi nje vajze “se ciles asnje nuk guxonte ti permendte emrin“ (shih Pafsanía, H’ , 42 ). Nofka e zakonshme e saj ishte “Déspoina“ (lexo: Dhéspina), menjefjale zonje, zonje e madhe, hijerende.

Qe te arrijme ne perfundime te sakta per ethymologjine e emrit te Persefónit duhet te kemi parasysh qe pervec mythit te sterlashte arkadik (Arkadet nje nga fiset me te vjetra pellazge) qe do Poseidónin baba te vajzes se panjohur dhe te shenjte te Dhímitres, edhe disa te dhena te tjera. Keshtu tek Homeri, Persefóni paraqitet si mbretereshe e tmerrshme e hijeve te Àdhit (Iliada I’ , 457, Odisea, K’ 494, L’ 634 ).

Disa shkrimtare te lashte e identifikonin Persefónin me vdekjen. Dhe fund, ne hymnin orfik ndaj Persefónit behte nje shpjegim ethymologjik: “Fersefónia féris gar aí ke panta fonéfis“ qe do me thene “Fersefónia (Persefóni) qe te gjitha i prodhon dhe te gjitha shkaterron“ (shih Hymnin Orfik tek persefóni XXIX, rreshti 16 ).

Gjuhetare te rinje nxjerrin prejardhjen e emrit te Persefónit nga versioni latin i emrit te saj Proserpina dhe fjalen Proserpo qe do te thote vegjetim i flores, i fares (Prosero = mbjell). Por emri i Vajzes do te duhet te kete te dy nocionet, kuptimet. Dhe te lindjes, mbirjes, vegjetimit, lulezimit edhe te tharies, vdekjes se natyres ose te permbledh te dyja keto cilesi baze te fares, ku bie, thahet ne toke, menjefjale perkohesisht vdes dhe ne pranvere mbin.

Eshte me se e dukshme qe elementi i vdekjes eshte „nje ne dore“ ne mythet e Persefónit. Nje tjeter element duhet te pranojme qe eshte rilindja – jo lindja – e natyres. Nje veshtrim i thjeshte ne ligjet natyrore na bind qe elementet e “rilindjes” ekzistojne tek FARA, fruti i Tharë, qe ne vjeshte i vdekur (I Tharë) varroset ne token e zeze ( Dhímitra therritet ne Arkadi edhe Mélana = zeze) dhe atje me veprimin e Tokes dhe te Ujit (Dhímitras dhe Poseidónit) merr jete, mbin dhe pas tre muajsh del ne siperfaqe dhe zhvillohet, gjelberohet dhe lulezon fale vetem drites se Diellit (Dias). Keshtu perbehet veprimi natyral i ringjalljes se flores.

Por fjalet “Spóros“ ( = farë) , “Karpós“ ( = dege, frut, flore) ne greqishten e lashte,
jane ..... te gjinise mashkullore, ndersa Persefóni eshte nje vajze!

E kunderta, ne arvanitase eshte e gjinise femerore dhe quhet Farr-a. Fjala
arvanito – pellazge Farra eshte e rendesishme ne :
Deklaron fillimisht Farën (Spóros), ne vazhdim spermën, ne vazhdim racën. Me nocionin, kuptimin e kesaj te fundit kjo fjale eshte e njohur edhe ne greqishten e re, ne vllahoromune, dhe ne sa e sa gjuhe te tjera. Por natyrisht vetem ne arvanitase do te gjejme rendesine e saj fillestare.

Perderisa vertetuam pra qe shume drejte identifikohet Persefóni me Spóro ( = Fara) dhe qe ne pellazgisht thuhet FARR-A dhe ishte e gjinise femerore, le te mundohemi te zbulojme rendesine e emrit te Persefónit.

Fillimisht te qartesojme qe gjuhesisht fjala – rrenje FARR-A ekziston ne greqisht Spóros, Spíro, Spérno, Spartó etj, gje qe natyrisht gjuhetaret nuk e pranojne (shih fjalorin Stamataku), ku gjejne fjalen Spóros dhe foljen Spíro ( = mbjell, nxjerr faren nga fruti) ne te supozuaren rrenjen indoeuropiane Spro- ose Spre- qe – dhe perseri supozohet – mund te thote “shkoj e vij“ sipas imitimit te dores qe leviz kur mbjell etj.

Por mendoj qe rrenja fillestare eshte Fër- dhe eshte tingelluese nga zhurma qe ben fara qe prej grushtit te agrotit ne dhé. Pra fjala arvanitase FARR eshte e paralindur. Aq me teper qe bashketingelloria F ndryshon ne P dhe SP jashtezakonisht shume.
Keshtu kemi Piscus (latinisht) = Psári ne greqisht, Pishk – Peshk ne arvanitase – shqip, Fish ne anglisht ose Fisch ne gjermanisht etj.
Ficus (latinisht), Fik ne arvanitase, por Síko ne greqisht. Keshtu pra kemi ndryshim te fillestares F qe eshte e theksuar, e beshme ne SP (SPH) dhe ndryshim te A ne O ose E ose EI. Spóros – Speiro – Éspeira – Spérno – Ésparmai.

Emri i Persefónit thame qe ne Arkadi nuk zihej ne goje dhe ne zona te tjera e ndeshim ne shkrime te shumta mjaft te ndryshurara, gje qe do te thote se predikuesit, sikurse benin me emra te shume perendive, deshen te fshehnin emrat fillestare te elementeve natyrore te perendi-zuara qe adhuronin, duke i dhene keshtu nje force mistike. Kete force mistike dhe shenjterim i emrave te folur te perendive do ta shohim pothuajse ne te gjithe popujt e lashte, por ne rastin e Persefónit shohim shenjterimin e madh dhe respektin e heleneve ne ringjalljen e farës.

Por le te ndermarrim ethymologjine e emrit te Persefónit.

Thatt (Thatë) ne arvanitase do te thote jo e lagur, e tharë, me u tha.
Bashketingellorja T eshte e theksuar, e rende prandaj do te shkruhet me dy T (tt) ose do te shkruhet me zanoren eufonike (ë) qe shkruhet ne Shqiperi.

Keshtu pra Fárr e Thatt-e-thátta dhe e nyjezuar Farrethátea = Fara e thate, e vdekur. Por emri i Persefónit eshte ne nje shkrim te lashte, jo pra Farrethátta por Ferrefátta. Menjefjale kemi ndryshim te TH ne F gje shume e zakonshme.
Thembr – fembr, ose Themí – femí – fimí ( = Famë) ne arvanitase por dhe ne greqishten e lashte.

Dhe me te vertete, ne se analizojme me teper se gjuhetaret e deritanishem, fjalet
Thánatos ( = vdekje), Thaní, Thnitós ( I vdekshem ) dhe Fónos (vrasje), do te shohim ose bile do te gjejme rrenjen e tyre te perbashket ne fjalen arvanitase Thatt = Thatë, jo i lagur (pa lenk ose jete), i vdekur menjefjale.

Folja relative e fjales „Thatt“ eshte Thanj ose Thaj.

Ne tabelen e portes, hyrjes, u lexua emri Pe-re- *82 ( *Ky ankth sot, eshte shume i ndjeshem ne temat e jolindjes te cifteve te sotshme. Shih relativen ne te lashten “Thesmofória“ ). Numri perfaqeson nje bashketingello-germe qe nuk eshte zberthyer dhe eshte e panjohur ne se perben pjese te trupit te fjales ose mbrapashteses, e cila duket me e mundeshme.
Ne emrin Pe-re- 82 u dhane shume shpjegime, nder te cilat dhe Pérsa ose Férsa qe i jepet Persefónit. I. Promponás (shih „glosologjia“, vell. 2-3, faqja 173 ne version reviste) supozon qe emri i perket Pamfilise Preíia (lexo. Príia), duke lexuar numrin 82 bashketingello-germe
si -JA.
Permbyllsja -A ose -JA e emrave femerore ne arvanitase nuk eshte vecse nyja sikurse thame qe ndjek fjalen. Por kjo gje ndodhte para epokes se Homerit dhe bashke me Homerin ne gjuhen greke, dhe kur akoma nyjet u futen para fjales nuk u cliruan te vjetrat nga permbylljet dhe keshtu ne thelb fjalet ne greqishten e lashte dhe greqishten e re kane dy nyje.

Kemi ne arvanitase p.sh. Pun, Pun-a por edhe Re- , Rej-a ose Rea. Guxoj pra te supozoj qe emri Pe-re * 82, duhet te lexohet “Fáraja“ dhe i drejtohet Persefónit – farë, sikuse me siper percaktuam.

Keto sigurisht ndoshta do te donin nje zhvillim me te madh gjuhesor dhe le te themi qe ne ketu thjesht nje shtytje, nje mbushje ndaj ketij drejtimi japim, duke filluar nga baza qe perderisa “ atekohe te Pellazgeve u emertuan perendite dhe adhurimet, me gjuhen e Pellazgeve dhe do te shpjegohen”.

Do te perfundojme me disa referime tek legjendat dhe tradicionalitetet qe ruajten arvanitasit nga mythologjia e Dhímitres dhe Persefónit.

Si fillim sigurisht oferta e pese fryteve te para (te lindura) tashme kishes. Ndjekin koshat qe permbajne drithe por edhe koke shege. Fund do te permendim perrallat e larmishme arvanitase me titullin e pergjithshem “E bukura e Dheut” qe referohen me varacione te vogla ne mythin e Dhímitres dhe Persefónit (J.G.Hahn: “Albanesische Studien”, vellimi II, faqja 166 dhe Petro Furiqi: “Dialekti greko-shqiptar ne Attike” revista “Athiná”, 1934 ).
Ne arvanitase – shqip gjithashtu “E bukura e Dheut” therritet nje gjarper shumengjyresh (shih fjalorin Kristoforidhi).




----Ligji I ringjalljes (antigraviteti) se mbreterise bimore-------

Anglezi I famshem Njuton zbuloi “pse kokra e molles bie nga pema”, do me thene ligjin baze te gravitetit. Studimi mbi mythin e Dhímitres dhe Persefónit zbulon – te pakten tek une – nje ligj tjeter te kundert me ate te gravitetit. Mijra vjete njeriu shikon qe pemet kane tendencen per se larti nga toka, drejt qiellit dhe jo e kunderta sikurse vepron ligji i gravitetit te cilin ne qofte se do ta ndiqnin do te shkonin per poshte!

Thame qe nje variacion i mythit Dhimitriak e do Persefonin vajze te Poseidonit (Ujit) dhe jo te Dias (Diellit) dhe cdo njeri kupton qe fara mbin nepermjet veprimit te tokes dhe ujit. Por mendimi i kundert qe mbizoteronte ne Greqine e lashte ka arsyen e tij qe nuk gje tjeter vecse koshienca e atij qe e quaj “ligji i ringjalljes“. Dhe ky ligj me ra ne sy nga nje fakt i rastesishem, kur natyrisht kisha studiuar dhe isha problematizuar mbi mythinDhimitriak. Mbaja nje bime ne zyren time ne nje vazo vetem me uje. Per fat te keq brenda ne zyre bie shume pak diell, oret e para te mengjezit dhe vetem nga nje drejtim, nga e vetmja dritare. Vazoja gjendej ne qender te dhomes dhe bima ne vend qe te shkonte lart duke u rritur, shkonte ne drejtim te dritares, paralelisht me dyshemene. Atehere u bera koshient pse pemet dhe bimet nuk ndjekin ligjin e gravitetit. Atehere kuptova pse Dias (Dielli) emertohet babai Persefónit. Vertet qe pemet dhe bimet kane tendencen te shkojne drejt diellit dhe kjo tendence „mposht“ ligjin e gravitetit. Menjefjale perben nje ligj baze natyror. Kjo gje mund te vihet re fare mire ne ato bime qe kane mbire p.sh. ne gryke te shpellave ku drita e diellit bie vetem nga njera ane.

-----------------Dhímitra dhe Poseidón----------------------

Tek mythet e lashte te Arkadias, Poseidóni (Uji) sillet si perdhunues i Dhímitres (Toka). E ndjek qe ta perdhunoje dhe ajo ne perpjekjen e saj per ti ikur shnderrohet ne pelë. Por Poseidóni e kupton kete gje dhe shnderrohet ne kalë dhe futet ne kopene ku ndodhej Dhímitra e shnderruar ne pele.
Kjo kope i perkiste mbretit Óggio (lexo: Ógjio). Atje vjen ne kontakt me te dhe prej kesaj lidhje erotike jo te vullneteshme lind – thone mythet arkadhike – nje vajze emri i se ciles nuk thuhej.
Por edhe ne Elefsine sikurse qendra e adhurimit te Dhímitres, ekzistonte tempulli i sterlashte i Poseidónit, ku nxjerr ne pah se Pellazget e sterlashte konsideronin Persefónin “Dipátiro“ (Dypatir = dy eterish) : Día (Dielli) dhe Poseidóna (Uji).

Dhímitra e turperuar dhe e egersuar nga perdhunimi i pabese nuk dinte si te hakmerrej. Si perfundim qetesohet dhe lahet ne lumin „Ládhona“ per te shpelare turpin e saj. Te gjithe keta emra qe permendem kane kuptimin e tyre dh shpjegimin e tyre dhe nuk jane te rastesishem.

Pse Dhímitra lahet tek „Ládhona“ dhe cfare do te thote kjo? Cili eshte ai lume qe mund laje turpin e nje perendeshe?
E thote emri i tij qe eshte bashkim i perbere nga folja Lja (La) = me u la, larje, relative me Loúo (Lúo) ne greqisht, dhe emrit Dhun = turp, “U bë dhun „ = u turperua, u be rezil.

Eshte e tepert te ritheksojme qe ne greqishten e lashte O (O-mega) korrespondon dhe me nje OY ( = U), aq ne shqiptimin e lashte sa dhe ne fjalet korresponduese arvanitase p.sh: Dodóni – Dudúna, Doriéfs – Dúrian, Oranós – Uranós etj.
Keshtu Ládhon – Ládhun = me la turpin, lau turpin.
Emri i mbretit Óggiou (lexo: Ógjiu) do te thote ujë, shih Oúyjë = Ujë ne arvanitase.


-------------------------Àdhis------------------------------

Mythi i Dhímitres dhe Persefónit lidhet menjehere me perendine e botes se poshteme, do me thene elementit qe gjendet ne brendesi te tokes dhe sipas fantazise ose llogjikes se thjeshte, ka dy cilesi:
Se pari dominon shpirterat e njerezve te vdekur dhe se dyti vepron ose lejon mbirjen e flores (lejon Persefónin te ngjitet ne siperfaqe te tokes). Me cilesine e tij te fundit therritet zakonisht me emrin „Plúton“ mbreti i botes se poshteme dhe shpjeguam cfare do te thote Plúton, Plútos etj.

Si mbret I botes se poshteme ne pergjithesi ky perendi therritet Ádhis dhe emrin e tij indologu I madh Max Müller e lidh me fjalen sanskrite Adhíti. Por kete mendim te Müller e vune shume ne dyshim, ndermjet te cileve edhe Decharme, bile me te drejte, sepse me termin Adhíti tek Veddet Indiane kuptohet nje shume cilesish : “Adhíti eshte qielli, Adhíti eshte era, Adhíti eshte nena dhe baba dhe gjithe perndite dhe te pese fiset, Adhíti eshte e lindura dhe e ardhmja qe do te linde” (Decharme, faqja 386 ), na thone Veddet dhe me se e dukshme behet qe kjo fjale do qe te permbledhe te gjitha brenda saj ose te shprehe gjithcka, I perket perceptimit baze te filozofise anatolike te “specifikes se papercaktuar” dhe nuk ka te beje fare me Àdhin Pellazg.

Por le te shohim gjuhen e Pellazgeve, arvanitasen, te na japi nje pergjigje. Fjala Àdhis ka te theksuar, te rende A-ne fillestare dhe shqiptohet Hádhis dhe arkaike – para shekullit te 6-te para Krishtit – Hádhes. Duke hequr mbaresen -s ngelet Xádhe- qe perbehet nga dy fjale baze te vecanta: Ha = ha, me ngrene, gelltis, qe eshte fjale primare tingelluese e hapjes se gojes me qellim per te pire dicka dikush, te gelltis, te kaperdije ushqimin e tij, dhe fjala Dhe = dheu i tokes, toke. Keshtu pra Há + dhé = ate element qe ka rremuar token, erozion, ka krijuar boshllek, hapje brenda ne toke. Ka ngrene token. Hapesira boshe ne brendesi te tokes, sikurse jane shpellat e nendheshme etj. Ato shpella pra qe u fillonte goja, gryka e tyre prej siperfaqes se tokes dhe mberrinte ne thellesi te papercaktuar brenda ne toke, konsideroheshin prej heleneve te vjeter, portat e Àdhit. Pra: Àdhis < Hádhes < Há-dhé.


---------------------------Kérveros------------------------

Tek Homeri dhe tek Hisiodi, Àdhis dhe bota e poshteme eshte e erret, vend pa drite ku banojne te vdekurit. Eshte vend i pafund sepse nxe ne te gjithcka. Te gjithe futen ne te por asnje nuk kthehet me.
Portat e mbreterise se Àdhit i ruan nje qen i tmerrshem, i zi dhe i forte, i cili ne kohet e mevonshme ka tre koka dhe bisht prej gjarpri. E quajne Kérvero.
Emri i tij thote Decharme (faqja 392 ), identifikohet me fjalen sanskrite Sárvari qe do te thote “natë“.

Une duke kembengulur edhe ne kete rast, qe sanskritishtja eshte shume e mevonshme ( e avancuar, e arranxhuar etj ) nga pellazgo-arvanitesja, gjej qe Kérveros do te thote qeni (menjefjale roja vigjilente) i varreve (do me thene i Àdhit). Dhe realisht Ken = ken, keni, qeni ne arvanitase. Kíon ne greqishten e lashte. Dhe Var = varr.
Fillimisht kompozimi I kesaj fjale ishte Kénvar-os dhe me ndryshimin e N ne R u be Kérvaros dhe si perfundim Kérveros. Shih Grur dhe Grun, Ver dhe Ven. Germen N e perdorin zakonisht geget ndersa R tosket, menjefjale zona ku eshte krijuar mythi i Kérveros.

Pra Kérveros < Kérvar <Kénvar (shih mythin tosk qe paraqet J.G.Hahn ne vepren e tij “Albanesische Studien“, vellimi II, faqja 166 , mbijetesa e legjndes se lashte mbi Kérveros ).





----------------------------Háron--------------------------

Háron ne mythologjine greke u krijua prej idese qe te kalojne shpirtrat e te vdekurve lumin Ahéronta dhe te zbresin tek Àdhi, do te duhej dikush qe njeh rrugen ti shoqeroj, ti adresoj. Dhe ai eshte Háron.

Ne vitet e mevonshme mbizoteroi zakoni te vendosin ne goje te te vdekurit nje monedhe qe perfaqeson vleren, shperblimin e transportit qe gjoja kerkonte Háron. Kjo eshte mythologjia e mevonshme helene e bazuar ne urtesine pellazge te kendveshtrimit kozmogonik dhe theogonik.


Dhiódhoros ( A, 92, 2, 96, 8 ) pretendon qe emri dhe dogma mbi Háron vjen nga Egjypti. Decharme ( 394 ) nuk bie dakord me kete por e nxjerr prejardhjen e emrit Háron nga folja Xaíro (lexo: Héro = gezohem), pra emer i dhene prej fames.

Por fytyra mythologjike e Háron ose Háronta mbijetoi edhe ne realitetin e ri kristian grek dhe bile shume e theksuar dhe me identitet te njejte, nese jo akoma me e pasur.

Kur kalojne tek Àdhi shpirtrat Háron i grekeve te rinj, i ujit me ujin e harreses qe te harrojne te kthehen, thote populli ndermjet shume te tjerash. Por ky uje i harreses nuk u krijua pa arsye, ne mythologjine e re greke qe e do Háron te shurdher qe te mos degjoje dhe te preket prej te qarave dhe lutjeve dhe dueleve te tij te pamposhtura edhe me trimat me me fame (Dhigjení p.sh. ) . Menjfjale nuk do te ishte nevoje llogjike te pinin edhe ujin e harreses te vdekurit.

Por ne arvanitase qe ishte gjuha e folur e popullit tone deri ne revolucionin e 1821 na japin shpjegimin edhe per ujin e harreses edhe per ethymologjine e Háron ose Háronta.

Harónj ose Harój = me haru, haroj. Dhe natyrisht, Arvanitasit e Greqise se jugut erdhen ketu shekullin e 14 nga veri-perendimi I Ballkanit, por Arvanitet Çamer te Çamerise ose Thesprotise ku vendoset Ahéron dhe Aherusía jane autuktone prej mijra vjetesh, packa se per arsyen qe ishin muslymane shume prej tyre I debuam tani se fundi!
Mbeten shume prej tyre dhe mbeti kryesisht shpirti I tyre ne laografine dhe mythologjine greke te re, mbeti vallja panhelenike e tyre, vallja Çame. Pikerisht pra persa I perket Çameve tradita nuk u copetua ketu dhe mijra vjete.










-----------------Afroditi – Afërdita--------------------------


Shume e dashur perendi e érotas – dashurise dhe bukurise se Greqise klasike, ka nje para-histori pothuajse te panjohur tek shumica, gje qe dha pretekst te konsiderohet perendi e huaj, e sjelle nga Lindja.
Decharme eshte kaq i bindur perprejardhjen lindore te Afroditit, ku ne gjithe kapitullin e mythologjise dedikuar asaj (faqja 201-217 ) , nuk ben gje tjeter vecse mbeshtet kete version. Megjithese qe ne fillim deklaron: “Fantazia e guximshme e Lindjes lidhet hareshem me shpirtin helen ne mythin e lindjes se Afroditit.... „

Decharme pra, shikon nje “Helenizim“ te Afroditit anatolike, ndersa e kunderta, une shikoj – kohe pas kohe – Anatolizim tej e pertej te Afroditit Pellazge. Por le te fillojme nga mythi dhe versionet e kunderta.

Kur Krónos me draprin e mprehte kastraton, eunukon (pret organet gjenitale) te jatin e vet Uranó, organet gjenitale i hedh ne det. Keto organe gjenitale zotash duke u vertitur ne uje formojne shkume. Mberrijne ne Kíthira dhe prej andej perfundojne ne Qipro, ku tashme prej atij pershtjellimi te shkumezuar nje mengjes ne brigjet e Qipros shfaqet kjo perendi me gjithe bukurine magjepse prej zotash dhe me gjithe madheshtine e saj.
Kudo ku shkel kemba e saj e bardhe, e fresket mbijne lule. E vetmja rrobe jane floket e dendura te verdha te saj. Atje e marrin Ores (nimphe) dhe pasi i vendosin nje kurore ne koke dhe nje varese te arte ne qafen e saj te bardhe, e cojne tek perendite e Olimpit te cilet mbeten te mrekulluar nga miresia dhe bukuria e saj (Hesidoti “Theogonia“: rreshti 187-206 dhe hymni VI homerik ).

Sipas Decharme fillimi i relacionit se lindjes se perendeshes, “nuk eshte treguesi I vetem, I dhenies se origjines aziatike te Afroditit” (faqja 202 ).

Tek Iliada – thote Decharme – Afroditi quhet Kúpris (lexo: Qípris) dhe banimi I saj tempulli I Páfo. Ne te njejten epoke – shton Decharme – adhurimi I Afroditit duket i vendosur ne Kíthira, stacion tregtar I fenikasve. Sipas deshmive te Herodotit, tempulli me I vjeter I Afroditit ishte ne Siri (Herodoti: A’ , 105 ).
Nga Kíthira, adhurimi I saj vendoset ne Lakonikí dhe ne pjesen tjeter te Greqise, thote Decharme, dhe arrin ne perfundimin qe ky mendim u vertetua nga shkenca e re qe njohu si te aferm Asiriakís Uránian Afroditin (Mílitta) me Sirianen (Derketó), me Araben Alilát, me Iranianen Anaítida dhe Skitikín Argímpasa .
Tek te gjithe keta popuj keto perendi relative – ku supozohet bashke edhe
Afroditi Helen – e kane prejardhjen nga Astárti Fenikase, dhe sikurse ajo shfaqin fekondimin dhe libidin erotik. Dhe mbyll Decharme me perfundimin: “Afroditin qiellor e sollen ne Greqi, dhe ndaj kesaj asnje kundershtim, tregtia fenikase” (faqja 202 ).

Por le te analizojme me mire mythet helene dhe te themi mendimin e kundert.
Afroditi, eshte vajza e Uranós ne rradhe te pare. Eshte bashkeshortja e perendise se zjarrit Hfaístio (lexo: Iféstio). Tek Iliada bile konsiderohet vajza e Uranó dhe e Ditës.
Ne shumicen e vendeve te Greqise adhurohet ne majat e terreneve te larta. Ne Akrokórintho, ne malin Èrikos, Lárisen Argolike (Lárisa eshte toponim pellazg qe do te thote vend i ngritur, shih arvanitasen Ljártëza = vend ne ngritje), ne Knídho etj.
Freskia e mengjesit eshte nje nga dhuratat e saj. Kishte dashuruar dhe rremben Faéthonta, bir i `Hliou (lexo: Ìliu ) ose sipas te tjereve te Kéfalu (Avgerinós = ylli i mengjezit) dhe te Iús (Avgís = sapo zbardh dita, agim). Te gjitha keto i bene shume arkeologe me emer ta konsiderojne si perfaqesim te agimit te dites, sapo zbardh dita “te imazhit me te bukur te natyres“, sikurse thote dhe Max Müller (Noun. Lecons sur la scince du language, v. II, faqja 96-97 perkthimi frengjisht nga Perrot dhe Harris).

Por le te ecim me tutje, me larg ne kohe per te pare qe kurre dhe ne asnje mundesi Afroditi – bile as tek vitet klasike helene – nuk ekzistoi perendesh e fekondimit sikurse drejtohen te ashtuquajturat tipet e lashta aziatike, “Afroditet” fenikase. Ne Azi femra eshte perfaqesim I fekondimit, ndersa ne Greqi eshte mashkulli! (Nje perceptim qe mbijetoi nepermjet frazes proverbe arvanitase: “Jo ara, po Fara” ).

Ne vitet Mikenase, Afroditi konsiderohet nëna ose motra e Dias, ose vajza e Dias dhe Diónis (shih „Iliada“ : G’ , 374, E’ , 348 dhe 370-1 ), ku sikurse thame do te thote e ndriteshme, me dite (rrenja Di- ).

Simbol I Afroditit eshte ajo qe sot eshte embleme e flamurit te botes islame:
gjysme-hena qe rrethon nje yll. Natyrisht, ndoshta gjysme-hena islame eshte thjesht rastesi me ate te Afroditit, por nuk perjashtohet mundesia qe frymezuesi te ishte nje heleno-adhurues I epokes me te veshtire per helenizmin per shkak te debimit brutal prej kristianizmit dhe veglave shteterore te Bizantit. Mos harrojme qe kur turqit u shfaqen per here te pare ne Azine e Vogel, Bizantinet I quajten “Helenet e rinj” per frymen antikristiane te tyren. Gjithashtu emri “Helen” atehere ishte me teper se nje sharje me se e ulet.

Ekziston nje sërë e tere monedhash dhe unazash qe paraqesin ate simbol te Afroditit qe nga Qipro deri ne Itali. Ne prezantimet mikenase, prezantohet simboli I Afroditit ne skene te cuditeshme te lindjes se perendise nga koka e nenes.
Ne vepren e Krisúlas Kardhará “Lakedemóni“, Athine 1979 dhe ne kapitullin perkushtuar adhurimit te Afroditit ne Lakoni (faqja 219 ), analizohen keto prezantime dhe opinioni i shkrimtares eshte qe Afroditi adhurohej ne epoken mikenase si nëna e Dias dhe bile solli emer te ngjashem perderisa therritej Diwija dhe Diuja. Ne Thesproti dhe vecanerisht ne Dodon adhurohej si Dióni (faqja 220 ).

Kardhará supozon qe adhurimi i Afroditit (Diwija) dhe të Dia (Diwo, Diwei sipas shkrimit B) u soll ne Greqi rreth mijevjecarit te III nga te ardhurit Indoeuropiane ne Ballkan. Ne analizen qe Kardhará ben tek prezantimet eshte shume interesante dhe natyrisht thekson qe “karakteri baze i kesaj perendie, sikurse edhe e Dias, ishte fillimisht qiellor. Me fjale te tjera, kryesisht perendi e drites se paster te dites, sikurse edhe Zeus“ (faqja 220 ). Gjtihashtu thekson qe shfaqja e vecante e yllit qe rrethohet nga dy cepat e gjysme-henes, tek monedhat e Páfu dhe tek te tjerat per nder te Afroditit, vertetojne qe perendesha perfaqesonte yllin e shkelqyeshem te megjesit qe lajmeron ardhjen e dites (faqja 225 ).

Dhe me te vertete, te gjitha te dhenat tregojne qe Afroditi eshte perendi me se e vjeter, dhe krijese e paster pellazge.

Kemi shpjeguar filozofine e besimit te Pellazgeve, paraheleneve. Perendi te fekondimit dhe lulezimit te tokes kishin, dhe adhurimi ndaj saj ishte i shenjte dhe i sterlashte, mund te themi parafillestare, ku fillojne me Dhéa-Mitéra (Dhímitra), Persefóni dhe vazhdojne me Ermí ithifallik (ithyphallic) dhe Kavíria.
Afroditi asnjehere dhe ne asnje mundesi nuk ekzistoi si perendi e fekondimit sikurse jane eteronomet qe kane deshire te relativizojne mythologet.



Fjala e paster, mendimi i paster, kerkimet dhe vemendja konstante e paraardhesve tane te lashte, krijuan perendite, menjefjale elementet qe adhurohen sepse thjesht e meritojne te adhurohen per arsye konkrete qe kupton njeriu mendimtar i shendetshem.
Müller i afrohet realitetit kur thote qe Afroditi e lashte perfaqesonte ardhjen e dites. Kardhará afrohet akoma me teper duke thene qe Afroditi ishte ngritja ne perendi e yllit me te shndritshem. Te yllit, do te shtoja, me te mirepritur dhe shpresedhenes per njerezit e lashte, te yllit te ndritshem qe lajmeron fundin e nates se frikshme, te rrezikshme, te erret, te yllit qe lajmeron ardhjen e dites dhe lindjen e te ndritshmit diell qe shperndan driten, gezimin e tokes, te babait-diell qe jep jete Jetes.
Ja pra pse konsiderohet binjake Afroditi me Dias. Homeri e quan vajze te tij, por germimet tregojne qe dikur konsiderohej bashkeshorte e tij dhe shume me perpara nënë e tij. E natyrshme eshte. Prin Afroditi ne fillim dhe pas pak lind Dielli.

Vertete, mund te imagjinoje njeriu modern qe me elektricitetin ka kthyer naten ne dite, cfare mund te shprehte per njerezit e lashte fundi i nates dhe agimi? Cfare mund te shprehte ajo shenje qe vinte ne dukje se me ne fund mbaroi erresira dhe fillon drita, mbrenda se ciles ka rendesi dhe kuptim jeta e tij aq sa nuk ka ne hapesiren kohore ku erresira mbulon Token?

Por le te shohim ethymologjine e emrit te perendise me qellim qe ta vertetojme edhe prej andej. Te lashtet, duke shpjeguar mythin e lindjes se perendise nga shkuma e dallgeve, prejardhjen e emrit e ethymologojne mjaft gabim duke thene qe do te thote ajo e cila lind prej shkumave. Por edhe akoma me (u) te shkruhej emri i saj do te thoshte ajo qe zhytej ne shkume dhe jo ajo qe del, ajo qe lind!
Kete e mbeshtesin te gjithe arkeologet dhe kerkuesit e sotshem dhe asnje nuk pranon ate version ethymologjik. Decharme, packa se edhe ai e mbeshtet, nuk ndermerr nje version ethymologjik te tijin.
Anatolikologet natyrisht konsiderojne emrin e Afroditit korruptim te Astártit fenikas, perderisa me ate e relativizojne. Por eshte sinqerisht e cuditshme sepse as marrdhenie adhurimi, as glosologjikisht ndermjet Astártit dhe Afroditit evidentohet.

Astárti ishte perafersisht nje Iakvé fenikase, perendi per te gjitha punet. Astárti eshte perendi e tokes ne nje epoke, nënë dhe ushqimi i gjithckaje dhe me vone behet perendi qiellore gjithashtu nënë ose ndoshta fekondues i gjithckaje. Dhe ky ngaterrim me absurditetin naiv dhe konfuzion eshte akoma nje e dhene tjeter treguese qe konfirmon opinionin tim qe prej Pellazgeve moren ose huazuan perendite ose ndoshta idete e besimit popujt lindore, por me perceptimet e tyre metafizike i ngaterruan aq shume ku ne qofte se nuk ke njohuri te perceptimit te paster te besimit pellazg, nuk mund te gjesh „Adrian’s clue“ ne keto besime.

Ketu ekziston nje mashkull baba jetedhenes Dielli dhe nje femer nënë dhe ushqimdhenese Toka. Ky perceptim eshte me se i paster per nje mendje te qete. E shihni pra se si ngaterrohen gjerat ne Lindje dhe si mplekset ideja e gjenitorit te gjithckaje me kete diferencim dhe si katandiset ne llogjike pa krye dhe si keto dy perendi, te dyja keto elemente I mpleks dhe I relativizon.
Karakteristike e fisit qe u lind ne shkembinjte dhe malet e Ballkanit eshte MENDIMI I PASTER, te pakten ne jo gje tjeter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:58 Edit Post Reply With Quote
Arti1

vazhdim....

Por le te kalojme ne shpjegimin ethymologjik te perendise se bukurise, e cila ne vitet e pas-Homerit behet DHE perendi e ndjenjes me te bukur njerezore: Dashurise – Erotas.



Afr (Afër) = afër, prane ne arvanitase (shih Òfra tek Homeri – e cila ka kryesisht rendesi kohore. Por arvanitsja Afrë, sikurse edhe greqishtja e re Kontá, ka rendesi edhe kohore edhe topike).
Afron = vjen me afër, dhe Dita. Keshtu Afrëdita = afër dita, dhe Afrondita = prane, afron dita, menjefjale drita. Thame qe adhurimet pellazge nuk u dekretuan pa arsye. Bile e kunderta.

Qe ky version ethymologjik eshte i drejte vertetohet jo vetem nga simboli i shenjte i perendise ne prezantimet e saj te sterlashta deri ne klasiket, qe eshte ylli me gjysme-hene, jo vetem nga kompozimi i dyte (Di- dhe Dita), jo vetem prej adhurimeve Mikenase dhe Dodonase te saj, jo vetem nga lidhja e saj me perendine diell (Dia), por akoma edhe nga te dhena si:

Ne Lakonik, qe sipas Decharme gjoja dhane per here te pare Fenikasit adhurimin e Afroditit, kemi: Riperteritje te mbreterise se Iraklidhón cdo 9 vjete. E njejta gje ndodh edhe ne Kreten e epokes Minoike kudo qe shkuan „Dia-te Pellazge“ (Odisea: T’ ,177 ).
Menjfjale pas plotesimit te 8 vjeteve dhe mbi 9 vjetet ndodh riperteritja. Cila mund te jete domethenia e kesaj qe patjeter nuk i perket fantazise se nje monarku te urte, sepse fantazia e monarkut dhe ne pergjithesi e pushtetit vetem prej rruges se riperteritjes qe nuk kalon.

Kardhará, shume drejte ve ne dukje qe „planeti Afroditi (Venusi) formon maksimumin e intesitetit se rrezatimit te tij ne kalimin cdo here te 8 vjeteve,ose cdo 9 vite, ne te cilin dhe behet me se asnjehere i shndritshem“ (faqja 240 ). Dhe kjo natyrisht u observua prej te urteve pastore te lashte dhe u lidh me rigjenerimin dhe riperteritjen. Kjo gje nuk eshte pa lidhje me lutjet e te moshuarve Spartiane ndaj „Afroditit Amvlogíra(plakje e ngadalte) „ :
„Anávale áno to gíras, o kalá Afrodita“ (Anullohe – ngadalsoe ardhjen e mplakjes, e dashur Afrodita) dhe adhurimi i saj si simbol i rinise shekullore dhe shendetit.

Por edhe ylli I shndritshem i Afroditit nuk sugjestionon specifiken e saj si
„Pasifáis” ( tere shkelqim, tere drite) ?

Kardhará per ethymologjine e Afroditit I referohet Hsúxio (lexo: Isíkio-Isíhio) ne baze te fjalorit te te cilit “afríus tus ethéras”. Por ne qofte se prej andej ka ethymologjine kompozita e pare dhe e dyta nga Día = dite, e ndritshme, atehere emri i saj do te duhej te ishte Afrodía, nderkohe qe ne kete forme nuk e ndeshim askund.
E kunderta, e ndeshim me diminuiten prej kompozites se pare te emrit te saj “Afró“ ose „Afreía“. Dhe sipas arvanitases-pellazges Afró do te thote prane, afër, ngjitur me mua, partneri/a im – intimja, si perfundim ajo qe dashurojme dhe fleme bashke (shih shqip “Afrueshme” ). Ja pra si arritem, nga nje keqshpjegim i mundshem tek relativiteti i perendise qe perfaqesonte lashtesisht te miren, bukurine, rinine e pa-mplakeshme, riperteritjen e bukurise dhe shendetit, por dhe forces ne perputhjen e saj me dashurine njerezore – Èroten.

Dhe natyrisht Èrotas, kjo ndjenje e bukur njerezore, nuk mund te qendronte e paadhuruar e pa ngritur ne piedestalin e zotave prej paraheleneve. Por mendoj qe patjeter nuk kishte ate kuptim, nocion dhe permbajtje qe mori ne vitet klasike dhe pas-klasike Afroditi.
Per Pellazget „Erotas“ do te thoshte „Èlksi“ (terheqje, simpati). Do te thote ate force qe bashkon dy gjera te ndryshme, qe I fekondon dhe krijon nje te trete sikurse analizuam tek kozmogonia.
Urtesise se ketij observimi duhej te kalonin mijera vjete ta perceptojne dhe ta konfirmojne shkencetaret dhe filozofet e sotshem ne laboratoret eksperimental. Èrota sociale ka korrespondimin e saj ne krijesat e Babait-Diell dhe Nënës-Toke, tek njerezit.


Adhurimi pra i sterlashte ndaj Èrotas nuk ka elementet, nuk eshte adhurimi i pas kontaktit seksual, qe bile eshte i pavarur nga qellimi baze i Èrotas i cili eshte prodhimi i nje elementi te trete, lindja e nje elementi te trete.

Le te marrim nje shembull: Ne shoqerine e vjeter arvanitase lindja e meshkujve te shumte dhe te shendetshem ishte qellim i rendesishem deciziv. Erotas rrotullohet rreth shendetit dhe forces energjike te mashkullit dhe femres.
Mashkull ose femer e dobet dhe limfatik, semure, nuk ndjell Érota, nuk eshte bukur. Keshtu fjala “Bukur” = i/e bukur, ne sensin e saj te plote do te thote “me buke”, i forte, i shendetshem.
Fjala e ka prejardhjen nga fjala “Buk” = bukë, buka (shih sipas Isíhion-Isíkion qipriotet dhe frigjet bukes i thone Békos, sot Bukiá ne greqisht kafshates etj.
Mbreti egjyptian Psammítikos, thote Herodoti B’ 2 , duke dashur te gjeje se cili popull ishte me i vjeter mbi toke, c’beri: Mori dy femije te rastit te sapolindur dhe ia dha nje bariu qe ti ushqeje me urdherin qe te mos thote as edhe nje fjale para tyre.
Pas dy vjetesh, sikurse bariu iu conte per te ngrene, degjoi femijet ta therrisnin me fjalen “Bekós”. Psammitikos pyet te urtit e tij dhe mesoi qe “Bekós” i thone bukes ne frigjisht, gje qe do te thoshte qe Frigjianet ishin popull me i vjeter nga Egjyptianet, gje qe nuk mund ta imagjinonte mateodoksia Egjyptiane, e cila ndikoi deri ne nje fare grade edhe Herodotin.
Packa se menyra e Psammítikos mund te jete ose jo ideale per zbulimin e lashtesise se nje gjuhe, kemi faktin qe ne frigjisht bukes i thone “Békos” dhe prej kesaj dalin keto interesante:
Fjala “Bekós” shqiptohet “bëk“. Duke i hequr -os shohim qe kjo fjale perputhet me arvanitasen “buk”. Keshtu sic e kemi specifikuar, teoria pellazge shpjegon kete perputhje perderisa frigjianet konsiderohen fis pellazg qe banuan ne Azine e Vogel, “Frigopellazget”. )

Ceshtja sociale ishte lindja e te forte, te shendetshem dhe energjik pjestare te fares.

Ne vitet e mevonshme Èrotas ka nje permbajtje tjeter ku dhe perseri i japin drejtim kushtet sociale. Erotas “verdalloset”, permbushet dhe idealizohet si ndjenje njerzore me teper sesa si determinim socialo-biologjik dhe nevojshmeri.

Ne epoken moderne gjerat ndryshojne. Eshte epoka e “llogjikes pa llogjike”. Erotas futet ne mikroskop. Sa me te madhe ta kesh miopine aq me mire shikon. Eshte perafersisht si uji ne mikroskop. Ne qofte se ke miopi e pi dhe te freskon. Ne qofte se ke shikim te mire dhe sheh prej cfare mikrobesh dhe krimbash perbehet ose vdes nga etja ose e zevendesone. Dhe shumica e zevendesojne Éroten.

Me fjalen “Erota” ne vitet e sterlashta pellazge nenkuptonin terheqjen universale. Me vone, terheqjen seksuale te dy krijesave per prodhim. Me vone dhe ndjenjen ne menyre te vecante qe krijohet ndermjet dy heterofilon zakonisht. Me vone, ekskluzivisht veprimin seksual. Dhe fjalet apokaliptike.
Kur para 50 vjetesh njerezit thoshin “Èrota” nenkuptonin kryesisht ndjenjen. Sot nenkuptojne veprimin seksual vetem, asnje lidhje bile me efektin baze ne vazhdim qe eshte riprodhimi i llojit. Shprehja “bej érota” (prejardhje ang. ) do te thote procedoj ne veprim seksual. (Te mesuarit e nje gjuhe te huaj nuk perkufizohet atje ku te gjithe dime. Nepermjet saj na percohet dhe nje filozofi e percaktuar dhe ne qofte se ndonje dite zgjohemi te gjithe angleze ose amerikane nuk duhet t’ia dedikojme mrekullise, por gjumit tone shume te thelle.)



Prej momentit pra qe Afroditi behet dhe emerohet „Afró“ dhe „Afreía“, do me thene intimja, e dashura etj. hapi tjeter eshte te lidhet me adhurimin e Èrotas qe relativisht me zhvillimet sociale mori dhe forma te ndryshme, por kurre Afroditi nuk u identifikua me Éroten dhe ky eshte argument i rendesishem per ata qe kerkojne prejardhjen anatolike te saj. Afroditi eshte nëna e érotes, nuk eshte i njejti Érotas.

Por bukuria dhe natyra riperteritese e planetit te Afroditit ka nje relativizem me bukurine e pranveres dhe riperteritjen e natyres pikerisht ne pranvere. Ja pra si linden mythet ku nderthurin Afroditin dhe Persefónin me Ádhon, ja pra pse u quajt Aprill muaji prej pellazgeve te Italise, te famshmit Etrusket.
Dhe perseri mythologet flasin per huazim te mythit te Ádhon nga Lindja e Mesme etj. Edhe Parthenogenesis (lindja e virgjer) qe ekziston tek kaq popuj (edhe ne fene kristiane) dhe lindja nga koka dhe mythi i Àdhon prej mendimit filozofik heleno-pellazg jane marre, sikurse edhe mythet per rilindjen e natyres qe e gjejme nga egjyptet e lashte deri dhe tek besimi kristian.
Por shihni atje, ata qe huazuan as qe perceptojne cfare do te thone sakte keto mythe. Nuk shpjegohen dhe as nuk arsyetohen atje mythet as ne minimum. Merrni mythin Helen te lindjes nga koka. Ketu Días gelltit Mendimin (Mítis) dhe prej kokes se tij del Urtesia. Cfare me llogjike, cfare me te bukur, cfare me poetike ne alegorine e tij?
Por kete myth edhe ne qofte se Pellazgu e percon tek Mesanatoliku (njeriu I Lindjes se Mesme) dhe akoma ne se ia shpjegon, nuk do te kalojne dy breza dhe nuk do te dije asgje, nuk do ti kete ngelur asgje pervec mythit te thate – keshtu sikurse ka ngelur edhe tek ne fatkeqet neohelenet (greket e rinj) ku nga nevoja vume mythologjine mesim ne kopshte si perralla te halimas (cfare dreqin pasardhes greke jemi te te lavdishmeve te shenjte paraardhes) dhe konsideruam mythologjine hebraike (cifute) (Dhjata e Vjeter) si fakt te padiskutuar.

Atje pra, mythi ngelet relacion I thate dhe thelbi I tij fallcifikohet nga nje gjithashtu mijevjecare filozofi e kundert metafizike, me te vertete perralle ku disa lindin nga koka sepse keshtu do zakonisht ndonje perendi supreme. Rilind dikush keshtu, sepse do ndonje perendi supreme dhe e do jo per shume arsye por qe te vertetoi fuqine e tij. Ne ke kundershtare te tij? Po tek njerezit! Behet ndonje Parthenogenesis dhe legjendohet. Pse? Qe te mos merziten perendite me njerezit ose sepse konsiderohet veprim i shpifur, i urryer dashuria.

Thame pra qe shpjegohet si dhe pse u lidhen mythet e Afroditit me ata mythet e lashte te Dhímitres dhe te Persefónit dhe peripecine e Àdhoni. Dhe perseri theksoj qe me zhvillimin e civilizimit helen dhe me shfaqjen e filozofeve dhe te shume poeteve profesioniste
(te ashtuquajtura hymne Homerike, ku cuditerisht u quajten „Homerike“, nuk kane asnje lidhje me Homerin dhe shpirtin homerik. Jane mediokritete te viteve greke, te pakten shumica e tyre. ) , urtesia e mytheve te vjetra harrohet dhe nuk kuptohet. Mythet klasike ose
pas-klasike kane nje doze te mjafte budallalliku dhe nuk mund te krahasohen aspak me te sterlashtat.
Sic thame, tek Etrusket, Afroditi therritet Apru, menjefjale Afró dhe besohet qe prej emrit te saj u emertua nga romaket muaji April ose ndoshta ekzistonte muaji Etrusk April qe kaloi edhe tek romaket.

Por prej Etruskeve, kjo perendi quhej edhe Turan qe do te thote „zonjë“ dhe eshte relative me greken Túrannos (lexo: Tírannos = shtypes, tiran, dinastik) – ku edhe kjo me rradhe eshte relative ndaj fjales Filistinase qe do te thote „Àrhon“ ( = kryesori, i madhi, kreu), (Kardhará, faqja 229 ).


Dhe natyrisht, Filistinet ( gjendeshin ne Palestine, shume me perpara se te vijne atje Hebrenjte. Sipas te gjitha te dhenave eshte fis pellazg qe u vendos atje duke ikur prej Kretes, nga ku perpara kishte ardhur nga veri-perendimi i Ballkanit – nje fis Ilire ishin Penéstet ose Peléstet. Vec te dhenave qe paraqesin shume shkencetare, theksoj edhe elementet filistine qe ndeshim ne mythologjine hebraike, ne me te njohuren si „Dhjata e vjeter“ose „Bibla“ :
1) Marrjen e 10 rregullave te Moisiut, prej vet perendise, siper ne malin Siná. Kjo eshte element karakteristik i paster Minoik. Mínoas shkonte cdo 9 vjete siper ne malin Ìdi dhe atje „merrte“ ligjet e tij te drejte, direkt nga duart e Dias.
2) Kur zbriti Moisiu nga mali Siná, gjen popullin e tij ta kishte vene vet ne dyshim besimin e tij dhe te bente fli ne nje dem te arte, gjithashtu element Minoik.
3) Veshja e filistineve, sikurse peshkruhet ne Dhjaten e vjeter, ka lidhje me veshjen e Kretes.
4) Karakteri dhe mentaliteti i filistineve (therritja ne duel nga Goliath p.sh. ) jane tregues te mentalitetit pellazg. )
nuk ishin fis Simit I Lindjes se Mesme, por pellazg (relativ emrat Pelasgos-Philisteos) dhe sidoqofte, kaluan perceptimet heleno-pellazge per Adhónidos etj ne Mesopotami, shume, por shume me vone, nga krijim I tyre ketu.
Mendoj se fjala Turan do te thote “lartmadheri” prej rrenjes Tur = kulle, keshtjelle, lartesi fillimisht.

Ne Arkadi adhurohej – thote Kardhará, faqja 230 – nga mijevjecari I dyte ,
“Erukíni Afroditi” qe do te thote Afroditi Shpetimtare, menjfjale ajo ajo qe na ruan, na shpeton. Mbiemri I saj, thote Kardhará, vjen nga U-ru-to Mikenase qe do te thote ruaju, shpetoj dhe sanskritja Warutar. Por ne arvanitase kemi Rúaj ose Rúanj dhe Ruajta, Ruajtur.

Ne vitet e mevoneshme te filleses se krijimit te mytheve theogonike, kemi mythe te rinj qe zakonisht e kane prejardhjen ose nga keq-shpjegimi ose nga arsye te tjera. Gjuha zhvillohet dhe shume fjale bien ne paperdorshmeri dhe behen te paspjegueshme. Ne epoken e Kikéronos, qe te shpjegohet kondicioni i paqes ndermjet Karhidonion dhe Romakeve u desh te therriteshin perkthyes ekspert. E njejta gje edhe per ligjet e Drákonta ne epoken e Lisía.

Do perpiqemi pra te shpjegojme mythin e theogonise Isiode per Afroditin.
Qe Afroditi emertohet vajze e Uranós (Qiellit) eshte dakord si perceptim me mythet e sterlashta dhe me realitetin. Ylli Afroditi gjendet ne hapesiren qiellore.
Mythet rreth lindjes prej shkumeve eshte rezultat i keq-shpjegimit te kompozites
se pare Àfr- .
Mythi e do perberien e perendise te shtyhet nga dallget dhe te ndaloi fillimisht ne Qíthira dhe pastaj ne Qipro. Atje ekzistojne tempuj per nder te perendise se Èrotas, qe mund te jene dhe fenikase sipas Decharme, dhe Afroditi pellzge te kete marre mjaft nga vulgarizmi anatolik.
Edhe sikur keshtu te jene gjerat. Atehere mund te flasim per anatolizim te Afroditit dhe jo per helenizim te ndonje perendie anatolike, perderisa parahistoria e saj eshte komplet ndryshe sikurse pame.
Fakt i padyshueshem eshte nje, qe ne ndonje epoke – shume e mevoneshme e lindjes se adhurimit te yllit te shndritshem te Afroditit – kete yll te perendizuar qe lajmeron lindjen e dites, u lidh me Èrotan per arsyet qe paraqitem. Prej ketij momenti dhe shume vite me vone krijohen mythet e rinj per Qíthiren dhe Qipron te cilin e banuan Arkadet.

Por le te shohim ethymologjine e Kípros dhe Kíthiren. Gjuhetaret lidhin emrin me metalin e bronxit qe nxirrte ishulli. Edhe sikur keshtu te jene gjerat, por nuk perjashtohet
para-ethymologjia nga helenet – edhe para Homerit qe e therret Afroditin „Kípris“ dhe e di cfare nenkupton.

Kípro dhe Kíthira (Qípro dhe Qíthira) kane rrenje te perbashket QI- ne arvanitase dhe greke e vjeter qe do te thote me fekondu, te besh dashuri – erota, „Qío“ .
Formuese e fjales greqisht „ku-oforía“ (lexo: qioforía), ég-kuos (lexo: éng-qios = me barre) etj. Por ne arvanitase ekzakt rrenja eshte folje! Si perendi pra e Èrotas, Afroditi, shkon ne dy ishuj ku ose para-ekzistonte adhurimi ndaj Èrotas – te pakten, them, prej fenikasve – ose lidhen emrat e tyre me perendine e Èrotas, perderisa qe te dy do te thone cilesi ose karakter erotik dhe kane rrenjen QI = me fekondu. Prej andej mythologet e sotshem relativizojne Afroditin me perendite aziatike te fekondimit.
Por sikurse thame, adhurimi i perendise ka nje zhvillim shume te percaktuar:
Nga perendi-zimi i bukurise, i gezimit, i shpreses qe jep ylli me i bukur i agimit qe lajmeron lindjen e djellit, behet binjake e Dias = Diell, perfaqeson pranveren dhe lidhet me Èroten pa u perputhur sepse Èrotas konsiderohet DJALE i Afroditit dhe asnjehere nuk u konsiderua perendi e fekondimit.

Ky eshte zhvillimi ne kohe dhe jo mbrapsht, ne te kunderten. Menjefjale nuk
para-adhurohet si perendi e fekondimit, pastaj e Èrotas, pastaj e pranveres, pastaj e paralajmerimit te lindjes se diellit, qe te supozojme edhe thjesht nga kurioziteti qe filloi adhurimi i saj nga Lindja ku ekzistonte gjithmone perendi shum-emershe dhe gjithmone e fekondimit dhe e Èrotas toke dhe qiell. Dhe sigurisht, as me fenikasen, as me hebraishten ose asiriakishten shpjegohet emri i Afroditit dhe i mbiemrave te saj.

Por le te vertetojme versionin tone ethymologjik te emrit te Afroditit edhe ndryshe. Me dominimin, ose pak para saj, te fese kristiane dhe debimit te eger te heleneve dhe te perendive te tyre, morali i rrepte antiseksual i fese kristiane nuk duronte aq me shume cfare tjeter, perendine e bukurise dhe te Èrotas. Páteret (prifterinjte) e shenjte te kishes fillestare kristiane vec ndryshimit te mytheve helene me qellim te krijonin antipati ndaj besimit helen, ndermoren edhe manovra te tjera. Keshtu, perfaqesuesin e se keqes, te plotpushtetshmin e ferrit, kryedjallin cuditerisht e quajten „Eosfóro“. Por eosfóros quhet pikerisht ai yll i ndritshem qe sjell Èo, menjefjale agimin. Behet fjale per emertimin tjeter te planetit Afrodit. Keshtu pra, njohesit e se vertetes se lashte qe Afroditi per helenet e lashte do te thoshte AFRON-DITA = eosfóros, lidhen me koshience Afroditin – dhe bukurine – me ferrin dhe kryedjallin.

Sinqerisht duhet pak fantazi qe te sjellim ne mendjen tone jeten e stergjysherve tane te sterlashte, ku i sundonte nje frike e justifikueshme ndaj nates se erret, ku tashme kishin perendi-zuar diellin, ku si perfundim ishin te detyruar te zgjoheshin mjaft heret ngaqe detyrimisht flinin pak pas perendimit te diellit.
Nen keto kondita pritja e lindjes se diellit kishte nje peshe te vecante dhe nje dimension psikologjik te vecante, tutje deshires se adhurimit te ketyre njerezve dhe ritualit te pritjes se lindjes se diellit.

Menjfjale e kuptojme qe thirrja e gezuar dhe shpresedhenese e pastorit te urte, e usheheqesit “Afrón Dita! “ dhe perseritja e saj nga turrma pas ketij lajmerimi ose ndoshta kercitjes se timpanit te lajmerimit, ishte dicka qe lidhej me gezimin e jetes, dinamiken, veprimin, driten. Dhe sigurisht e kunderta e erresires me fillesen e ndriteshme te dites, jusitfikon cudine e Müller qe agimi ekzistonte si imazhi me i bukur i natyres.


Ne epoken e Homerit, Afroditi shpreh tashme bukurine qe ndjell dhe ndez instikti erotik, dhe pervec gjithe ketyre shohim brenda pershkrimeve homerike futjen e saj te sterlashte arkaik dhe perputhjen e saj me bukurine e agimit dhe yllit te mengjesit.









--------------------------Àris------------------------------

Àris eshte perendia e urryer e luftes dhe e shkaterrimit, por dhe mbrojtes i arteve luftarake. Eshte glorifikimi i absurditetit njerezor qe udheheq shumicen e rasteve ne perplasje absurde dhe shkaterruese, menjefjale pa llogjike dhe arsye te drejte.
Eshte karakteristike qe asnje qytet ose qytet-shtet helene nuk kishte si shenjtor te nderuar Àrin, menjefjale asnje qytet helen nuk e njohu si krye-perendi te tij. Kete fakt e thekson vecanerisht Decharme (faqja 199 ) me qellim te arrije ne perfundimin se behet fjale per perendi barbare e futur ne Greqi nga veriu, nga fise barbare meqe edhe Thraket dhe Skithet – sikurse edhe Romaket – kishin perendine korresponduese te luftes.

Àri ndoshta mund te mos ekzistonte perendi e respektuar i ndonje qyteti dhe mbrojtes i ndonje fisi apo qyteti helen por ne te njejten kohe asnje qytet ose fis nuk e mohon ate. Ky pozicion i Àrit ne pantheun helen jo vetem qe shpjegohet me se miri, por ne te njejten kohe ve ne dukje edhe shpirtin e mrekullueshem, urtesine dhe inteligjencen e paraardhesve tane. Helenet e lashte nuk devijuan ne krijimin e botes idealiste dhe utopike, duke nxjerre nga mesi cfaredolloj realiteti te ashper, gje qe deri sot ndodh poshte disa ndikimeve.

Per helenet, lufta dhe shkaterrimi, cmenduria dhe absurditeti i njerezve qe udhehiqen ne zhdukjen e njeri-tjetrit pa arsye dhe shkak te drejte, eshte nje realitet. Nje realitet qe nuk mund ta mohojne dhe nuk duhet ta mohojne. Por as nuk e nderojne dhe as e adhurojne! I japin vleresimin e duhur dhe mjaft mire bile!
Ja pra pse Àris si perendi e Olimpit eshte gjithandej, ne te gjitha qytetet helene, por ne asnje nga to nuk eshte i nderuar dhe mbrojtes, askund nuk adhurohet, por gjithkund merret parasysh. Ja pra pse Àris shume here mposhtet dhe vecanerisht nga perendia e Urtesise, Athiná.

Ne se analizojme mythet rreth Àrit do te shohim deshiren e ketij populli luftarak per paqe. Ky popull ishte gjithmone i gatshem te nxjerre shpaten qe te mbroj disa vlera qe i gjykonte te pathyeshme, por gjithmone ishte i drejte ne konfrontimin e tij dhe gjithmone ekzistonte permasa e drejtesise ne perplasjet e tij. Do te surprizohemi ne se duke studiuar Greqine paraklasike shohim qe kundershtaret ndermjet njeri-tjetrit vendosnin qe me pare limitet e perplasjeve dhe askush nuk kishte pafytyresine ti thyente. Kjo ndodhte sikurse dihet edhe me „helenet e fundit“ arvanitasit, qe gjate sundimit osman luftonin me rregulla te paravendosura ose jepnin te famshmen „Besë“ dhe ndalonte perplasja per kohe te caktuar dhe ne vend te caktuar.

Keto vlera morale rane me luften e Peloponezit ku rendesia e madhe e saj nuk konsiston aq ne te qenurit shumevjecare dhe gjakderdhese, se sa ne ate qe pikerisht atehere rane perceptimet tradicionale helene dhe vlerat qe paracaktonin perplasjet e brendeshme. Menjefjale humbi Besa!

Àris pra, simbolizonte per helenet pikerisht ate qe donin t’i shmangeshin dhe sikurse thame do ta shohim kete ne mythet korresponduese ku Àris, sigurisht si i pavdekshem, kurre nuk vdes, nuk vritet ne ndonje lufte, por gjithmone mundet nga perendite e tjera (!) packa se eshte specifikuar si perendi e tmerrshme e luftes.
Dhe jo vetem nga perendite por Àri mundet edhe nga njerezit dhe jane me te vertete te vleresueshme keto dy elemente. Vecanerisht, Àris kurre nuk do te mund t’i perballoj perplasjet e tij me Athinán (Urtesine), edhe kur ekziston ndonje shprese serioze per fitoren e tij.
Aìas (lexo: Èas) e plagos dhe e detyron te iki duke uluritur dhe te fshehet ne Olimp, dhe Herkuli e mund ne duel.

Cilesite e Àrit jane absurditeti, cmenduria. Ne nje kohe qe perendite e tjera nderhyjne ne luftime per te marre anen e njerit nga te dy kundershtareve, ne luften e Trojes dhe ne te tjera, Àris kurre nuk del hapur, paster me anen e dikujt. Diku me njerin, diku me tjetrin dhe nuk njeh armiq apo miq, menjfjale eshte i pabese, eshte „shumefytyresh“ sikurse thote Homeri (Iliada E, 831, 887 ).

Si perfundim eshte cka nuk mund te jete dhe cka nuk mund t’i shmanget mentaliteti helen. Shoqeruesi i Àrit eshte Enuó (lexo: Enió) qe nuk e dime se cfare do te thote dhe Decharme supozon si te mundeshme qe emri I tij ka ardhur nga bertitja luftarake e heleneve, Èris, Deímos dhe Fóvos, perfaqesimi i tmerrit dhe frikes, sipas Decharme.

Me te gjitha keto elemente dime perafersisht cfare mund te thote emri i perendise Àri. Por para se te themi mendimin tone, le te shohim cfare thone kerkuesit e tjere.
Sipas Max Müller dhe Cox (Nouvel lecons sur la sciene du language, faqja 36 dhe Mythology of Aryan nations, botimi II, faqja 253 ) fjala „Àris” sikurse dhe relativja latine Mars-tis, e kane prejardhjen nga rrenja sanskrite Mar- prej nga vjen edhe emri Marú, perendi e fortunes sipas Veddeve Indiane.
Marú, menjefjale furtuna, eshte “perplasja” ose “ferkimi” sipas Müller. Decharme e adopton kete version duke thene qe ly version ethymologjik ka mbeshtjellje simantike dhe alegorike, nga cfare tregojne mythet rreth Àrit (faqja 192 ). Keshtu pra, sipas te treve ketyre kerkuesve, Àris eshte perendi e furtunes fillimisht.

Realisht, Àris ka cilesite e furtunes, sepse sikurse ajo shkaterron gjithcka ne kalimin e saj, por problemi gjuhesor nuk e zgjidhen kerkuesit e mesiperm, sepse mundet qe Marú te quheshin perendite Vedde te furtunes, por cfare do te thote rrenja Mar- qe percakton keshtu edhe furtunen Vedde?

Kete do te na e shpjegoi nje gjuhe me e vjeter se gjuha sanskrite, arvanitase-pellzge.

Marrë (I Marrë ) ne arvanitase do te thote i cmendur. U marsúa ose marrúa = u cmend.

Keshtu pra, perendite Vedde te furutnes u emertuan Marú, sepse furtuna si i cmenduri,
i pa arsyeshmi, shkaterron dhe thyen cfaredo qe te gjendet perpara tij me menefregizem dhe pa gjykuar.
Menjefjale do te thoshim qe fjala Marú eshte mbiemer percaktues i furtunes,
Marruar = cmendur.

Ne Greqine e vjeter kemi perendi-zim te cmendurise dhe te absurditetit qe te con ne disarmoni, perplasje dhe lufte, shkaterrim dhe katastrofe me pershkrimin qe analizuam dhe me te vertete eshte e mrekulluesheme te perceptojme thelbin dhe permbajtjen e civilizimit te asokohe.

Ne arvanitase ekziston gjithashtu dhe fjala Mërí qe do te thote rrahje, zënie
(Do hash mëri = do hash dru). (Kjo fjale arvanitase Mëri, eshte e mundeshme te jete relative e fjales homerike „Mínis“, me ndryshimin e (r) ne (n) . Sikurse Mëni – ne dialektin gege.
Fjala „Mínis“, dorian „Mánis“ (greqishte e re „Manía“ ) krijoi problem tek gjuhetaret qe konsideruan jo te sigurt dhe te erret ethymologjine e saj (shih fjalorin Ethymologjik J.B. Hofman, te perkthyer ne greqisht nga Ant. Papanikoláu, Athine 1974 ). Per relativitetin e saj me fjalen arvanitase „Mëri“ ose „Mëni“ shih J. Vreto, S. Konda, J.G. Hahn. )

Por qendrojme ne bindjen qe fjala „Àris“ sikurse dhe fjala latine „Mars“ e kane prejardhjen nga rrenja Mar- qe do te thote i cmendur dhe qe ekziston fjale ekzakte ne arvanitase dhe me te njejtin kuptim.

Ekziston gjithashtu edhe mythi qe e do Àrin dashnor te Afroditit, te perendise se bukurise dhe te Èrotas. Nuk eshte i pashpjegueshem ky myth qe do te shprehi Èroten vicioze, ilegale dhe absurde (Afroditit eshte bshkeshorte legjitime e Iféstios). Se mos akoma edhe sot nuk themi „Èrotas e cmendur – Dashuri e cmendur“ ?
Nje fare elementi te perbashket ndermjet cmendurise dhe èrotas nuk e zbuluan per here te pare njerezit e rinj.

Sikurse Athiná therritet „Amítor“, menjfjale pa nënë sepse doli nga koka e Dias, pra ka vetem baba dhe jo nënë, keshtu edhe Àris therritet „Apátor“, menjfjale pa baba.
`Hra (lexo: Ìra) e zuri duke i marre ere nje luleje te mrekullueshme ne zonen e Olenú, thote Ovídos. Ky version nuk ishte shume i njohur ne Greqine klasike, ku Àris duket si djale i Dìas dhe Ìras. Por patjeter qe Ovídos nuk e ka thene pa nje shkak dhe arsye.
Àris, sikurse shohim, nuk eshte perendi e realitetit fizik, natyror, por i realitetit social. Shpreh cmendurine, kapricon dhe karakterin argumentues te njeriut, ku – edhe pse
shkaterrues – leviz rroten e historise se njerezimit.
Ne shoqerine e Ovídos, nje shoqeri mjaft androkrate (shume burra) – sikurse edhe homerikja dhe klasikja – gruaja konsiderohet burim i se keqes dhe vuajtjes, kurse burri i se mires. Dhe Homeri, qe eshte i dashuruar me grate, e ve Días ti bertase Àrit me karakterin e tij kapricoz duke e krahasuar me nene e tij Ìra.
„Ke kapricon absurde dhe te pallogaritshme te mamas tende“, i thote. Por si ka mundesi qe Isíodos nuk e quajti „Apátora“ Àrin?

Prej lidhjes erotike ilegale te Àrit me Afroditin lind Armonia, gruaja e Kádhmos (shih Isíodos, theogonia, 937 ) dhe tek shume rezulton nje pikpyetje qe nje ide e tille (armonia) te linde nga bukuria (Afroditi), por edhe nga cmenduria dhe absurditeti (Àri).
Por Armonia (Harmonia) pikerisht kjo gje do te thote: gershetimin e dy ose me shume gjerave te ndryshme ose komplet te kunderta, per krijimin e nje te trete te bukur dhe te pranueshme.
Dhe Harmonia eshte krej baze i civilizimit helen. Fjala armonia vjen nga rrenja ar- qe do te thote me bashku, me ngjite dy gjera te ndryshme. Shih “Armós” ne greqisht.
Ne arvanitase – ku vertetoj hipotezen e mesiperme – ekziston folja Arnój ose Arnónjë sikurse edhe Arnë.

Àris, sikurse thame respektohet por nuk adhurohet. Cfare do te thote kjo? Do te thote qe stergjysherit tane nuk shmangeshin, sikurse ne sot, ne fabrikime utopike per te kaluar realitetin, sado I ashper ose jo I kendshem mund te ishte. Nuk krijuan bote fantastike ideale qe te shtypnin deshirat e tyre te parealizuara ose perfekte, enderrat e tyre.
Ishte nje popull „i ftohte“, „realist“, „racional“ ? Sigurisht qe jo, por sikurse thame edhe ne kapitujt e tjere, llogjika shoqerohej, bashka-ecte me poezine dhe arti kishte si udherrefyes llogjiken e natyres. “Poezi” do te thote “Ndertim” siper realitetit ekzistues dhe jo jashte tij. Dhe ketu do te duhet te themi qe ne poezine helene nga Homeri deri tek kenget e sotshme popullore (ne shumicen me prejardhje arvanitase) , kemi pikerisht ate qe sot e quajme “surealizem”.
Menjefjale ndertim – poezi mbi ekzistencen, mbi realen, ne menyre te tille qe
ndertim – poezi te gjendet mbi realitetin, por jo pa baze, duke konfirmuar kapricon ose cmendurine e ndertuesit – poet, por me nje lidhje te tille dialektike ndermjet realitetit dhe ndertimit ku pikerisht kjo lidhje dialektike dhe forma e saj te ndjell mrekullimin tek ai qe ndjenjat e saj do ta prekin.
Me sado pershkrime te bukura, fashinante, forme zotash ose njeriu edhe ne qofte se i jepen Àrit, ne thelb eshte absurditet dhe manjakeri e njerezve te vijne ne perplasje dhe vetshfarosjen e njeri-tjetrit ne fushen e betejes, gje qe sipas normes nuk eshte e pelqyeshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 9-10-2002 në 21:59 Edit Post Reply With Quote
vlora67
Moderator
Posts: 82
(2/23/02 6:45:04 pm)
Reply Re: "Gjuha e Perendive", Àri
--------------------------------------------------------------------------------

Arti1,

jam shume i interesuar te di se sa keni perkethyer nga ky liber.

Ju lutem me dergoni nje email. Ne jemi disa shoke qe kemi deshire qe ky liber te botohet ne shqip. Kam deshire te di c'medoni ju per kete ide.

Vlora67

anton1as
i Djathte
Posts: 1302
(2/25/02 2:33:50 pm)
Reply Re: "Gjuha e Perendive", Àri
--------------------------------------------------------------------------------
Arti1,

te falenderoj nga zemra per punen qe po ben.

Bashkohem plotesisht me vloren, ne rast se deshiron te te ndihmojme per publikimin te kesaj vepre ne shqip.

Kur te duash me shkruaj

anton1as@yahoo.de

Pershendetje vllazerore,

Anton Ashta!

Arti1
Nderi i Kombit
Posts: 32
(3/2/02 9:01:40 am)
Reply me vonese...Pershendetje!
--------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem te me falni per vonesen ne pergjigje...
Libri ka nevoje edhe per disa shtesa relativisht te vogla dhe mendoj se eshte i perfunduar.
Deshira ime sikurse edhe e juaja eshte qe ky liber te botohet dhe te behet i njohur mundesisht.
Por, thjesht per arsye te miat personale jam i detyruar qe per momentin te mos ju jap nje pergjigje te plote.
I mirepres idete dhe ndihmen tuaj.
Ju falemnderit te gjitheve.
Duke ju kerkuar ndjese edhe nje here,shpresoj ne mirekuptimin tuaj.
Se shpejti do te mundohem t'ju kontaktoj dhe me nje pergjigje te qarte.

Pershendetje te gjitheve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 26-10-2002 në 17:01 Edit Post Reply With Quote
Vrasja e trete?


Greket dhe shqiptaret ne shekullin e 19-te dhe 20-te
Nga: Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis / Para disa muajsh ndersa po diskutonim me nje te njohurin tone shqiptar i cili aktivizohet ne levizjen sindikaliste te emigranteve Shqiptare, mbetem te shtangur nga nje konstatim i tij. Para nje viti, kishte nderruar jete pas nje semundje te rende miku yne shume i mire Aristidhis Kolias (Aristidh Kolia) (1), me te cilin shpesh kishim divergjenca shkencore. Bashkebiseduesi yne nga Shqiperia kur ra fjala per ngjarjen ne fjale, na thote : "Degjoni, ne te vertete Kolian e helmoi shteti grek". Ky konstatim qesharak, i cili kishte qarkulluar edhe ne grupe te tjera te emigranteve Shqiptare - per te cilet Kolia pervec te tjerave ishte edhe nje mbeshtetje morale - "fotokopjonte" ne nje fare menyre historine e helmimit te mundshem nga shteti grek te Anastas Kuluriotit (2) ne dhjetevjecarin 1880. Ne te njejten kohe, pervec te tjerave deshmonte nje vartesi te thelle prej ideologjive te shkuara, madje edhe atyre te shekullit te 19-te, te cilat "torturojne" edhe sot shoqerine shqiptare dhe shkencen e historise.

Ne nje shkalle te madhe, historiografia shqiptare e percepton si te dhene dhe te pandryshueshem strukturimin kombetar te ngjarjeve historike. Dhe kjo ndodh sepse konsiderohet si i vetkuptueshem njejesimi i elementit etnik (kombetar) me ate qe quajme - me terma antropologjike - etnotik. Qe t'a bejme me te qarte konstatimin tone le te japim nje shembull nga ana tjeter e kufirit: per nje pjese te madhe te historiografise greke - e cila aty ku sheh se kriteri etnotik nuk i leverdis, e fsheh ose e fshin, per te ndertuar pa kontradikta "rrefimin kombetar" - Himariotet konsiderohen prej perheri Greke, ortodokset dhe Vllehet shqiptare ne se nuk jane Greke konsiderohen "filogreke" qysh prej lashtesise etj. Po keshtu, ndodh edhe ne historiografine shqiptare, Bocari dhe Bubulina jane padiskutim Shqiptare ne te njejten menyre qe konsiderohen Shqiptare edhe vellezerit Frasheri, Konstandin Kristoforidhi, Fan Noli, Enver Hoxha dhe Ibrahim Rugova.

Le te vijme tani tek pika qendrore e shkrimit tone. Procesi i formimit te kombit grek (etnicizimit) dhe pjesemarrja e Shqiptareve te Greqise Jugore te sotme ne kete proces perben ndoshta pikenisjen e asaj qe mund te quajme "perqasje e anasjellte". Shqiptaret e Greqise se Jugut, te cilet ndodheshin ne Greqi qysh nga shekulli i 14-15-te, te cilet nuk kane kontakt me qendra te tjera kompakte shqiptare ne Shqiperi, pjesemarrin ne revolucionin Grek ne menyre te barabarte dhe as qe shtrohet ne ate kohe ceshtja e diferencimit midis "Shqiptareve" dhe "Grekeve". Nje nga arsyet kryesore eshte fakti se ne perandorine Otomane para formimit te kombeve, diferencimet etnotike dhe gjuhesore nuk luajne pothuajse asnje lloj roli te rendesishem nga pikepamja politike dhe institucionale. Ata qe ngrene krye dhe pjesemarrin ne revolucionin grek e bejn-_-__ "cilesine" e tyre si te Krishtere. Dhe ne radhe te dyte, marrin pjese ne Revolucion me "cilesine" e tyre si Grek. Termi Grek ka pike se pari nje domethenie politike dhe per here te pare nepermjet Revolucionit behet mbartes i emertimit te nje grupi me te gjere, i cili kerkon "rrenjet" e tij ne lashtesi (ne Greqine e lashte ne rastin konkret), si edhe ne domethenien qe ka marre ky term nderkohe ne Europen Perendimore. Emertimi etnotik i perbashket per grekefolesit, i cili shtrihej ne nje hapesire me te madhe se sa grupi konkret, ishte Romios - (ose edhe Romaios - ). Gjuha qe flitej ne jeten e perditshme quhej Romejka -, nderkohe qe gjuha e letrave emertohej helenika. Ndersa nga te tjeret, kryesisht shqipfolesit dhe vllehfolesit njiheshin (percaktoheshin) me emrin greki - dhe ne periudha te caktuara edhe vete grupi ne fjale e perdorte ndoshta kete emer si vetpercaktuaes. Eshte e qarte pra se ne termin Helines (Greke) perfshihen ne menyre te barabarte te gjithe ata qe marrin pjese ne formimin e shtetit te pare grek, vendas apo jo vedas, pavaresisht nga fakti ne se flisnin shqip, vllahishte apo bullgarisht.

Nacionalizmi grek, si nacionalizmi i pare "ne radhe" qe shfaqet ne Ballkan, per arsye konkrete, i konsideron Shqiptaret e Greqise se Jugut si Helines (Greke). Nderkohe edhe vete Shqiptaret e Greqise se Jugut e konsiderojne vehten Greke, gjithmone duke patur parasysh permbajtjen qe ka ky term ne ate epoke. Te jesh Helinas ne kohen e formimit te shtetit te pare grek nuk bie ne kontradikte me te qenit Shqiptare, sepse konstantja kryesore e ketij termi ishte te qenit kryengrites i krishtere ortodoks kunder Otomaneve. (3) Nderkohe, Shqiptaret e shtetit te sapoformuar grek, e percaktonin ne periudhe me te hershme vehten e tyre si Arberor dhe sot Arvanit ndersa nuk perdorin si emertim etnotik termin shqipetar dhe as e emertojne shqip gjuhen qe flasin. Ne gjuhen greke keto shekujt e fundit - nga mesjeta e vonet - te gjithe ata qe flasin shqip ne gjuhen e perditshme quhen "Arvanites" - ndersa ne gjuhen e letrave Alvani. Nderkohe, keto terma perbejne per seicilin grup nje karakter te vecante dhe nenkuptojne nje diference etno-kulturore, etno-gjuhesore, akoma dhe etno-fetare midis grupeve. Por pika e rendesishme qe duhet theksuar ketu eshte se keto diferencime ne momentin e strukturimit (sajimit) politik te kombit grek ne fund te shekullit te 18-te, fillimi i sh. te 19-te - sic ndodh edhe me termin romios dhe percaktimet e tjera etnotike - vazhdojne te jene mbartes te realiteteve te ndryshme por nuk marrin nje domethenie politike. Ne rastin e Shqiptareve, kjo vazhdon te pakten deri ne shfaqjen e nacionalizmit dhe shtetit shqiptar. Kryeministrat dhe ministrat Arvanite te Mbreterise Greke funksiononin si Greke ne nje periudhe qe nuk ekzistonte akoma kombi shqiptar si strukture politike dhe aq me teper shteti shqiptar. Shfaqja heterokronike e nacionalizmit shqiptar (sidomos per sa i perket ndikimit te tij tek Arvanitet e Jugut Grek), pra shfaqja e tij ne momentin qe shteti grek ka mbushur tashme 50 vjet ekzistence (me pas krijimi i shtetit shqiptar kur shteti grek mbush nje shekull ekzistence), jane arsyet paraprake qe shpjegojne mos pjesemarrjen e Arvaniteve ne levizjen nacionaliste shqiptare. Madje ndodh e kunderta. Ajo pjese e elites greke qe ka prejardhje Arvanite pjesemerr ne menyre te privilegjuar ne fushaten e shtetit grek per perfshirjen e te gjithe popullsive shqiptare nen strehen e tij. Ketu,ia vlen edhe njehere te theksojme se konkluzioni i mesiperm nuk pikesynon te fshije ekzistencen e difirencimeve etno-gjuhesore para dhe pas Revulucionit, mes grekefolesve dhe shqipfolesve. Ne te njejten kohe Shqiptaret kane ndjesine "e bute" te nje bashke-perkatesie me Shqiptaret "e tjere", por kjo ndjesi dhe ky fakt duket se nuk merr asnjehere permasa politike, perderisa te qenit Shqiptare nuk u sjell ne kete epoke pabarazi apo trajtim diskriminues. Per me shume ndjesia e perkatesise etnotike, ne se i sheh dikush ne prizmin e lokalizmave dhe aleancave te ndryshme te asaj epoke, duket se nuk ngre ndonje peshe te vecante. Ne ate epoke, kriteret e aleancave dhe konfikteve jane te ndyshme: "aleanca e perkoheshme" e Revolucionareve "helene" me myslimanet e Shqiperise se Jugut kryesisht, vitin e pare te Revolucionit, nuk eshte tregues i ndonje "vellazerimi" me Shqiptaret. Gjithashtu, njesite ushtarake qe dergohen per te mbytur Revolucionin dhe perbehen kryesisht me Shqiptare nuk deshmojne ndonje "armiqesi te perjetshme" mes Grekeve dhe Shqiptareve.

Ndjesia e te qenit shqiptar, e Sulioteve, e cameve te krishtere, nuk i pengon ata te vijne ne konflikt te hapur me Ali Pashen e Janines, gjithashtu shqiptar. Vet-internimi i detyruar i tyre ne Eptanise nuk i pengon ata te marrin pjese aktive ne Revolucionin Grek, te behen nje pjese e konsiderueshme e ushrise greke si edhe e aparatit shteteror grek qe pason Revolucionin. Ne te njejten kohe, rrefimi historik kombetar grek i konsideron pa asnje diskutim si Greke (4). Me kete shembull duam te theksojme faktin qe Suliotet nuk pjesemarrin ne Revolucionin Grek as si "vellezer Shqiptare" dhe as si "Greke etnike", por thjesht si kryengrites te krishtere, pas nje sere rrethanash, (5) dhe behen Greke - me termat qe pershkruam me siper - ne vorbullen e ngjarjeve gjate dhe pas Revolucionit.

Injorimi dhe anulimi, ne menyre anti-historike, i fese si instrument analize i historise per kuptimin e epokes otomane dhe pas-otomane, eshte nje element perberes i historiografise shqiptare qe - pavaresisht nga fakti real apo imagjinar i marredhenies se "zbehte" te Shqiptareve me fene - veshtireson shume leximin dhe interpretimin e fenomeneve historike. Sic ka analizuar edhe Nathalie Clayer, ne historiografine Shqiptare shpesh nuk merret parasysh diferencimi i popullsive ne baze te fese dhe as impact-i i fese ne subjektet reale.

Me kete rast, duhet te sqarojme edhe diferencimin themelor gjate shekullit te 19-te, midis Arvaniteve dhe Arberesheve te Italise. Kjo eshte e domosdoshme sepse shpesh Arvanitet e Greqise perceptohen nepermjet prizmes deformuese te gjoja analogjise dhe ngjashmerise se tyre me Arbereshet. Arbereshet e Italise marrin pjese ne nje proces te ndryshem te formimit kombetar. Shteti Italian eshte rezulatat i shkrirjes se formimeve shteterore te vogla te cilat nuk shperfillin, per arsye konkrete, fizionomine e tyre te vecante kulturore dhe gjuhesore. Ne hulumtimin dhe pyetjen "kush jemi ne Italianet" pjesemarrin edhe Shqiptaret e Italise, ne nje periudhe qe sapo ka filluar te shfaqet dhe te strukturohet nacionalizmi Shqiptar ne fund te dhjetevjecarit 1850. Nga ana tjeter, duhet te verejme dy elemente: e para qe Shqiptaret e Italise nuk u gjenden kurre nen administraten Otomane dhe e dyta qe ne rastin e tyre behej fjale per qendra banimi te shperndara (edhe pse te rendesishme) - shumia e te cileve i perkisnin fese ortodokse nga ana tipike. Ndersa Arvanitet ne Greqi shtriheshin ne zona kompakte te cilat me menyren qe shpjeguam me siper u perfshine teresisht ne strukturimin e pare territorial te shtetit grek. Ne kete shtet, Arvanitet perbenin ndoshta nje te pesten e popullsise dhe zonat qe ata banonin i perkisnin se njejtes dogme te krishtere ne baze te se ciles u krijuar shteti-komb grek (6). Te gjitha keto shpjegojne implikimin shume me te madh te Arberesheve - ne se ka dikush parasysh numerin e tyre - ne lindjen e letrave shqiptare dhe ne strukturimin e nje identiteti kombetar qe mund t'a konsideroje kush si nje nga fillesat e identitetit kombetar Shqiptar.

Gjate gjithe shekullit te 19-te, forca e madhe simbolike e gjuhes greke ne kuadrin e bashkesise ortodokse te shtetit otoman, fiton nje autoritet akoma me te madh nepermjet mekanizmave imponues te shtetit te ri grek. Kjo ka si rezultat krijimin, te pakten pas gjysmes se dyte te shekullit te 19-te, te nje bilingualizmi qe shtrihet e rritet gjithmone e me shume. Kjo ka githashtu si rezultat braktisjen e funksioneve zyrtare te gjuheve "lokale" ne favor te gjuhes greke. Por ne te njejten kohe vete bashkesia - ne rastin konkret ajo e Arvaniteve - nuk behet objekt diskriminimi. Njohja e ketyre elementeve pragmatologjike eshte e domosdoshme per te kuptuar nderthurjet e marredhenieve midis Shqiptareve (jashte Greqise) dhe Grekeve, ne se deshiron kush te shoh vazhdimesine historike dhe mos te shohe vetem marredhenieve statike mes dy poleve te kunderta, dicka qe vihet re ne historiografine Shqiptare dhe deri para pak kohesh edhe ate Greke. Me keto premisa mund te kuptoje dikush me lehte se si gjate shekullit te 19-te por edhe te 20-te u be i mundur "trupezimi" shume i suksesshem i Arvaniteve pa dhune fizike nga shteti grek, i cili nuk nguron sigurisht te perdor dhune kur e sheh te "nevojshme", sic ndodh me sllavofonet e Maqedonise kryesisht. Ose per t'a thene ndryshe, ne rastin e Arvaniteve, sic shenon edhe Lukas Cicipis, ndodhi nje "depertim" absolutisht i suksesshem i imagjinarit kombetar grek.

Marrdheniet e Shqiptareve me shtetin e sapo krijuar grek dhe deri ne krijimin e shtetit Shqiptar perbejne hapesiren ekzluzive per nje lexim te anasjellte te ngjarjeve. Zbulimi i "vellezerve Shqiptare" qe behet shume shpejt prej Grekeve dhe "futja" e tyre - nepermjet teorive qe vijne nga Europa - ne te kaluaren e lavdishme ilirike dhe pelasgjike, pikesynon fillimisht ne "justifikimin" e ekzistences se numrit te shumte te Shqiptareve ne shtetin grek. Njekohesisht, nga mesi i shekullit te 19-te, politika greke ne kuadrin e Megalo Idhese (Idese se Madhe) dhe te "futjes" se te gjithe ortodokseve te Ballkanit dhe te Azise se Vogel nen strehen e "helenizmit", strukturon politiken e ekspansionit ne veri. Ne kete kuader ndaj Shqiptareve te "pa-inkuadruar" akoma ne shtetin grek perdoret si metode "perafrimi" afersia racore (qe ata kane me Arvanitet e inkuadruar tashme ne shtetin grek), e cila shprehet edhe nepermjet gjuhes se perbashket. Keshtu kemi rastin e vetem ne historine greke qe si pjesetare te "helenizmit" te llogariten myslimanet dhe katoliket Shqiptare. Sic shenon edhe Eli Skopetea, Shqiptaret ne ate epoke konsideroheshin "nje prej tipeve (kategorive) Greke". Ne kete fushate propagandistike qe nis te marre permasa te medha par Kongresit te Berlinit, perdoren - si "percues" te propagandes - arvanitet e Greqise si perfaqesues par-exellence te kombit Grek. Ata marrin persiper "privilegjin" te bindin bashke-gjuhesit e tyre jashte kufijve te shtetit grek, qe keta te fundit i perkasin kombit grek. Qellimi final eshte perfshirja e ketyre popullsive ne territorin e nje shteti grek. Kjo fushtate propagandistike dhe pjesemarrja e Arvaniteve ne te, shume here perceptohet si nje marredhenie vellazerore dhe e barabarte midis Grekeve (dhe Arvaniteve) dhe Shqiptareve. Sidomos nga Arvanitet konsiderohet si shprehje e ndjenjave te tyre ndaj vellezerve te tyre.

Ketu pikerisht fillon edhe leximi i anasjellte i fakteve historike. Historiani Arvanit - te cilin permendem ne fillim te shkrimit tone - Aristidh Kolia qe konsideronte vehten e tij nje interpretues heretik te historise greke, kishte kaluar me pare nga studimi i historise zyrtare Shqiptare te pas luftes dhe ne te njejten kohe i referohej edhe burimeve te shekullit te 19-te. Le te japim vetem nje shembull tipik (dhe njekohesisht te skajshem): per z. Kolia eshte i genuin manifesti i tre komandanteve pasardhesve suliote i vitit 1899 me titullin "Thirrje e Lidhjes se Arvaniteve te Athines drejtuar Vellezerve Arvanite te Arvanitise". Per z. Kolia ajo nuk eshte (cfare ne fakt eshte): nje sajese e ideologeve qe i sherbejne "vepres kombetare" dhe mekanizmave shteterore (7). Ata qe e lexojne sot kete thirrje ne Shqiperi, ose lexojne leximin e bere nga z. Kolia, do te konkludojne se ajo shpreh nga nje ane ndjenjat vellazerore mes Grekeve dhe Shqiptareve dhe nga ana tjeter shqiptarizmin e Arvaniteve (apo te Sulioteve). Ne fakt, ne eliten e arsimuar te Arvaniteve te asaj epoke, tek njerez si Kupitoris, Nerucos, Furikis, mund te dalloje kush gjurme te forta simpatie por kjo simpati nuk merr permasa politike. Ketu nje perjashtim te rregullit perben rasti i Kuluriotit, te cilin permendem ne fillim. Ne te vertete, nuk mungon lidhja sentimentale gje qe deshmohet te pakten deri ne vitet mes dy luftrave boterore. Shembull i jashtezakonshem i kesaj lidhje eshte ne periudhen e fundit diktatori Pangalos. Por ne te njejten kohe, historiografia shqiptare tregon paaftesi ne perceptimin e nacionalizmit te thelle qe sjell teza e cila e cila ka prejardhje direkt nga shek i 19-te dhe te cilen perkrah z. Kolia dhe Lidhja e Arvaniteve te Athines ne vitin 1980. Sipas kesaj teze, Arvanitet dhe Shqiptaret jane e njejta gje, ashtu sic jane edhe Greket dhe te gjithe sebashku perbejne "helenizmin" e madh, brenda te cilit Arvanitet jane pjesa e tij me origjinale dhe me e paster, ne se jo raca e perzgjedhur e "helenizmit".

Ne fazen fillestare te strukturimit te nacionalizmit shqiptar, por pjeserisht deri ne formimin e shtetit Shqiptar, ideologjia kombetare qe eshte duke lindur ne ate epoke, shfaqet pike se pari nepermjet kontaktit te ortodoskeve fillimisht, por edhe bejlereve myslimane te jugut, me "letrat" dhe arsimin grek. Aty nacionalizmi shqiptar mund te gjeje modelin dhe vijat drejtuese qe mund te strukturojne nje levizje nacionaliste te organizuar. Ideologjia ne fjale e nacionalizmit Shqiptar ne hapat e saj te para eshte e turbullt dhe perpiqet te zgjidhe problemin, ne fillim ne nivelin personal dhe mandej ne ate kolektiv, nese subjekti eshte apo jo grek dhe ne cfare shkalle Shqiptaret perbejne nje kategori te vecante te helenizmit (te te qenit Gre). Analiza e shembullit te Anastas Pikeos qe ben Nikos Sigalas eshte shembulli me i mire qe deshmon zgjidhjen e ketij problemi "ekzistencial" duke perdorur si mjet kryesor gjuhen mbi te cilen bazohet identiteti kolektiv. Trajtimi i Pikeos nga shteti grek, 20 vjet para Kongresit te Berlinit dhe perpjekja e suksesshme e zhdukjes se tij fizike nuk na le asnje dyshim se ne cfare prizmi duhen lexuar ideologjite e vellazerimit Greko-Shqiptar ashtu sic e nenkuptonte nacionalizmi grek i shekullit te 19-te. Kur Pikeo nepermjet gazetes se tij fillon dhe behet "percues" i shkrimit shqip dhe i letrave shqipe perkrahja e meparshme e shtetit ndaj tij shnderrohet ne armiqesi te hapur. Vitet qe pasojne, kur ne skenen e nacionalizmit Shqiptar shfaqet Lidhja e Prizrenit dhe kur Grekeve u kanoset "humbja" e Maqedonise, interesi per territore te reja drejtohet drejt perendimit te rajonit dhe taktika ne kete rast eshte garancia se Shqiptaret nuk do t' i "humbasim", por do t'i perfshijme te gjithe nen strehen e shtetit grek. Dhe kjo taktike nuk pikesynon thjesht ortodokset, te cilet ideologjia nacionaliste i konsideron se i "ka ne dore", por edhe popullsine akoma me te madhe te myslimaneve shqiptare dhe madje edhe katoliket. Qellimi final sigurisht i nje taktike te tille te ideologjise nacionaliste greke eshte perpjekja per te parandaluar nje levizje shqiptare kombetare sic shfaqet kjo e fundit ne menyre dinamike ne Prizren dhe mos humbja e popullsise kompakte ortodokse te Jugut te Shqiperise (shembull karakteristik te ketij diskursi qe shpaloset ne ate epoke mund t'a gjej kush ne shkrimet e shqipfolesit ortodoks Kristo Gjeorgjiu). Realiteti historik erresohet akoma me shume per arsye te rrezikut te perbashket qe i "kanoset" pikesynimeve te nacionalizmit shqiptar dhe grek ne pjesen europiane te perandorise otomane, pas daljes ne skene te levizjeve kombetare sllave gjate Krizes se madhe Lindore te viteve 1875-1879. Ky rrezik perben edhe piken e vetme te konvergjimit - si nga ana ideologjike ashtu edhe nga ana taktike - te dy nacionalizmave, atij grek dhe shqiptar. Nderkohe teza greke deri ne krijimin e shtetit Shqiptar eshte perfshirja e territoreve qe banohen prej Shqiptareve, te pakten deri ne lumin Shkumbin, dhe absorbimi i popullsive perkateve sipas modelit te absorbimit te Arvaniteve.

Qe te mos bjere kush ne skemen e lehte te "vellazerimeve" apo te "armiqesive te perjetshme", do ishte mire te studionte me kujdes jeten e ketyre popullsive ne vetvehte, ne fazen e tyre para-kombetare dhe paralelisht me formimin e kombeve, ne nje continuum te gjate historik. Me shprehjen continuum i gjate historik nuk nenkuptojme sigurisht shpjegimin e proceseve kombe-formuese nen strehen e "reminishencave" te lashtesise greke, ilirike apo pelasgjike.

Aristidh Kolia perbente "shpirtin" e nje levizje ne Greqi te viteve '80, per shpetimin gjuhes arvanite si edhe ri-negocimin e pozites se Arvaniteve ne historine greke.

Anastas Kulurioti, Arvanitas i Athines me prejardhje nga Salamina, pas Lidhjes se Prizrenit, mori persiper mbrojtjen e te drejtave kombetare "shqiptare" ne opinionin grek, pra sipas orologjise qe perdorte ai vete, krijimin e nje shtetit autonom shqiptar. Gjithashtu, ishte i vetmi i cili konsideronte si te domosdoshem dhe perkrahte me zjarr perdorimin e gjuhes shqipe nder Arvanitet e Greqise.

Nga ana tjeter, grekofonet dhe albanofonet myslimane te Peloponezit per shembull konsiderohen prej revolucionareve si "Turq" jo m- me domethenien etnonikte te fjales por me kuptimin fetar i cili eshte mbartes i nje domethenie politike.

Sigurisht ne historiografine greke fakti qe Suliotet flisnin shqip lihet ne heshtje. Ndjesia e perkatesise se perbashket te Shqiptareve ne Cameri (si per shembull ne Laberi) shfaqen me terma te tjera se sa ato ne Greqine e Jugut ne fillim te shekullit te 19-te. Te gjithe nacionalizmat ballkanike kishin si baze bashkesine fetare, me analogji te ndryshme. Vetem nacionalizmi shqiptar nuk i "bindet" ketij modeli. Eshte shume i mundur teksti i mesiperm te jete hartuar nga Shoqata "Helenizmi", i cili kishte marre persiper propanganden greke dhe promovimin e Megalo Idese.

Perkthimi dhe perkujdesja e tekstit: Eda Gemi dhe Gazmend Kapllani

kj

Ne duhet te bejme te pamunduren qe vepra e Kolias te njihet nga shqiptare!!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar më 26-10-2002 në 21:45 Edit Post Reply With Quote
Ke plotsisht te drejte Anton.

Shife si e "inkapsulojne" shkarazi edhe Camerine ne Arvaniti e Arvanitas, por ketu nuk iu zen vend modeli fetar, ngaqe Camet ne ate pikpamje jane te perziem, myslimane e ortodokse.

Nisma juaj asht sa patriotike aq edhe frytdhanese per t'ardhmen: A. Kolia asht nji perle Arbnore qe per nji arsye apo tjeter, paten fat Greket me e pase nder vedi.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 11-11-2002 në 16:53 Edit Post Reply With Quote
Keta dy libra kemi arritur te sigurojme deri tani.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 12-3-2003 në 08:23 Edit Post Reply With Quote
Dritarja Arvanitase e Aristidh Kolës dhe jehona që më zgjoi ajo

Dritarja Arvanitase e Aristidh Kolës dhe jehona që më zgjoi ajo

Nga Beqir Ajazi

Dhe për të dhënë një dëshmi të kristaltë mbi emrin dhe vlerat e këtyre arvanitasve "pinemeni", ashtu dhe mbi luftrat e tyre çlirimtare dhe intensitetin e tyre, mjafton të përmendim emra klasikë arvanitasish të luftës për pavarësinë e Greqisë, si Boçarët e Sulit, Zahariajt, Kaçandonët, Andruçot, Kolokotronët, Kanaritët, Karaiskajt, Makrijanët e tjerë e tjerë, emrat e të cilëve do të grumbulloheshin këtu, sa që t'i jepnin këtij shkrimi formën e një demostrate apo dhe të një proteste.

Mjerisht, duhet thënë se grekët e pavarësisë, në vend që të orientoheshin pas historisë dhe origjinës së tyre pellazge të përbashkët me arvanitasit, e futën te çifutëria kristiane. Ata dëgjonin me mirë këshillat e Orlafit dhe të Katerinës së Madhe, që i përdori vetëm për të siguruar madhështinë e saj sllave, duke i futur grekët nëpër Fanare e nëpër Sinodhe që s'kanë asgjë të përbashkët me orientim gjithë dijes botërore.

Shkruesit bashkëkohorë të historisë, sa mezi zënë me gojë heroinën e arvanitasve që habiti e la pa mend një Evropë të tërë dhe i këndojnë një Frosine që ka qënë kurdisëse e harvalerive më të ndyra, derisa Ali Pasha qe detyruar që bashkë me shtabin e saj të harvalerive dhe të lezbizërisë, e çoi ta bënte gjumin me bretkosa në fund të liqenit të Janinës.

***

Kështu, duke u endur kujtesa ime nëpër galeritë magistrale të Aristidh Kolës, m'u zgjuan disa kujtime të shkuara e të kaluara pothuajse 70 vjet më parë; në këtë mes merita e madhe e këtij zgjimi kujtimesh i përket me plot të drejtë Aristidh Kolës, i cili mje penën e tij të mprehtë dhe të ngjyer me gjak heronjsh "arvanitas" e ckërfiti thellë pluhrin e harresës; duke restauruar të gjallë dhe pikërisht, ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë, këtë ngjarje që vijon dhe që krijon njëheri një vijë bashkimi ndërmjet analizës së librit Arvanitasit dhe Klithmës së mallëngjyer dhe nostalgjike të admiralit arvanitas Bimblis, kryedelegat i Mbretërisë Greke me rastin e martesës së Mbretit të Shqiptarëve Zogut të Parë.

"Ishte koha kur Mbreti Zog, pasi e kishte themeluar Shqipërinë, duke e vënë nën derstilen morale të shtetit juridik që se kishte njohur kurrë më parë, mendoi se i kishte ardhur rradha dhe koha që të mendonte për të krijuar dhe dinastinë e vet. Pas disa përpjekjesh, jo këtu e jo aty, jo këtë e jo atë, më në fund, ai e ndau shoqesh thëllënzën e bardhë të Budapestit, konteshën bukuroshe Geraldina të Apponijve, duke i dhënë fund një herë e mirë se nëpërmjet saj, ai do ta krijonte dhe ta përjetësonte dinastivë e vet.

Por ai kishte dashur që kjo martesë të celebrohej në të njëjtën datë kur kishte ndodhur martesa e Skënderbeut me Donikën e Kaninës 27 prill. Natyrisht, që në atë dasëm do të ftoheshin të gjitha shtetet e botës, me të cilët Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike dhe miqësore, pa përjashtuar këtu edhe perandorinë e kuqe të Stalinit, që u përfaqësua nga ambasadori rus në Athinë.

Dihet se kujdesi më i madh i Mbretit Zog ka qenë përqëndruar në djelmëninë shqiptare. Prandaj, duke mos harruar që ta nderonte dhe ta sejdiste edhe këtë të ardhmen e kombit, nga të 10 gjimnazet që kishte atëhere vendi ynë, ai kishte ftuar në pallat nga 10 studenta të rritshëm që të vinin në Tiranë. Në 10-shen e nxënësve të rritur të Liceut të Korçës, kam patur nderin të kem qënë edhe i nënshkruari, autori i këtij shkrimi.

Dasma bëhej në atë pallat, ku sot gjëndet Akademia e Shkencave. Përgatitjet kishin nisur me kohë dhe ishin të ftuar të gjithë funksionarët e shtetit, si dhe bashkëshortet e tyre. Ndër të ftuarit e huaj në krye të vendit dhe të rëndësisë qëndronte Mbreti i Italisë Viktor Emanueli, i cili përfaqësohej në atë ceremoni si dëshmitar nga ana e Mbretit Zog në aktin e lidhjes së kësaj martese, i shoqëruar dhe nga kontesha Eda, e shoqja dhe njëheri e bija e Duçes. Regjenti Horthi, kryetari i shtetit të Hungarisë, jo vetëm që ishte i ftuar, po madje, ai do të ishte dëshmitar i lidhjes së martesës, si përfaqësues i Mbretëreshës Geraldinë. Në vend të vet regjenti Korthi kishte dërguar një nga marshallët e oborrit të tij, atë dinjitarin m1 karakteristik dhe fisnik të bujarisë hungareze. Ndër shumë të dërguar të vendeve të tjera, kishte dhe Greqia delegacionin e vet, që kryesohej nga admirali Bimblis, një burrë dy metro i gjatë, i bëshëm dhe i veshur me kostumin karakteristik kombëtar të vendit të tij, të cilin ata vetë e quajnë me emrin "arvanika". Fustanella e bardhë me shumë kinda dhe xhamadani i qendisur i tëri me ar, mëngët e gjera të këmishës si dhe ato të xhamadanit, të qepura çift pas shpine, gambalet e bardha me tufa të kuqe anës së kërcinjve, me opingat me xhufka dhe me shami të kuqe në kokë, admirali Bimblis, të jepte përshtypjen e një "palikari", se sa atë të një diplomati...

Orkestra Mbretërore ishte e strukur në një llozhë që dilte si një ballkon përmbi sallën e ceremonive mbretërore.

Pas nënshkrimit të dokumentit martesor nga të dy krerët e kurorës dhe pas nënshkrimit të këtij akti se nga ana e përfaqësuesit të Mbretit të Italisë, ashtu dhe nga ai i regjentit Horthy, atmosfera gazmore dhe festive kishte arritur kulmin. Në ballon e parë, Mbreti Zog u çua dhe kërkoi leje të kërcente vallën e parë me konteshën Ciano, kurse ministri i jashtëm i Italisë si donajolo i përmendur që ishte u çua dhe ftoi të kërcente ballon e parë të asaj mbrëmje me gruan më të bukur që kishte atëhere Tirana.

Atmosfera ishte shumë e përndezur në gazmend e hare dhe kur sipas protokollit të këtyre rasteve, i erdhi rradha delegacionit grek, duke zënë të shoqen për dore, admirali Bimblis, dy metro i gjatë, doli në mes të sallës dhe duke bërë një reverencë prej fisniku të konsumuar, i tha orkestrës më zë të lartë:"Merreni një valle arvanika me batuta të forta dhe të skanduara sepse: Gjaku ujë nuk bëhet dhe vetë jam shqiptar dhe arvanitas i kulluar".

Më kujtohet si të ishte sot, kur admirali Bimblis, me ato shalë të gjata dhe me atë fustanellë shumë kindëshe hidhej e rrotullohej nën batutat e muzikës, duke i detyruar tërë të pranishmit që të ngriheshin në këmbë dhe të shoqëronin kërcimin e tij me duartrokitje frenetike.

Më kujtohet si sot, se ajo çka e karakterizoi atë mbrëmje mbretërore, ka qenë vallja "arvanika" e çiftit Bimblis, kaq sa që ka qëndruar kaq e gdhendur akoma në kujtesën time.

Ja pra, se ku më hodhi libri magjistral "Arvanitasit" i Aristidh Kolës, të cilin pati idenë gjeniale që ta botonte publicisti dhe gazetari i mirënjohur i gazetës "55", zoti Fahri Balliu

fund.
55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 17-10-2003 në 07:39 Edit Post Reply With Quote
Homazh për profesorin arvanit Aristidh Kolia

Homazh për profesorin arvanit Aristidh Kolia

Arben LLALLA

U mbushën 3 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e arvanitasit të madh Aristidh Kolia. Ishte ora 23.00 e 11 tetorit 2000, ku në një nga spitalet e Athinës vdiq studiuesi dhe historiani i njohur arvanitas. Lindi më 8-7-1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes, pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten (shqipen).

Në vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën Jurisprudencë, duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë.

Në vitin 1983 Aristidh Kolia zgjidhet kryetar i “Lidhja Arvanitase e Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) që po atë vit do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” një libër i ringjalljes së vetëdijes arvanitase në Greqi, që do ribotohej edhe 9 herë të tjera në gjuhën greke. Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i koncertit të parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Leka dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me këngë arvanitase “Këngë Arvanite”. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perëndive”. Më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras” (tha-mira), me qëllim botimin e veprave të autorëve arvanitas, por edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbe”. Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat çnjerëzore serbe kundra kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në librin “Greqia në kurdhin e serbëve të Millosheviçit”, Aristidh Kolia do të paralajmëronte për masakrën që po pregatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës. Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për t’u marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh Kolia do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre. Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kolia bashkë me arvanitas të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarëve dhe intelektualëve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të Millosheviçit. Atëherë emigrantët shqiptarë në Greqi do shikonin çdo mbrëmje Aristidhin dhe arvanitas të tjerë në ekranet televizive greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe të emigrantëve në Greqi.

Me punën e tij të palodhshme në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte drejt publikun e painformuar grek për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundra Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë. Kur dilte në TV-të greke shkonte me vetëdije, në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe...! Me hyrjen e trupave të NATO në Kosovë, Aristidhi shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira nuk iu realizua, Kosova e lirë ngeli në zemrën dhe ëndrrën e tij.

Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur At Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”. Aristidh Kolia do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi prekës. Një sëmundje e pashërueshme që do përparonte me shpejtësi për t’i marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj.

Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanit Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste, Aristidhi kishte përfunduar me dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-europjan”. Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kolia na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës që ishin dardanët pellazgjikë. Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat arvanitase në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arvanitët ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbërore. Aristidhi ishte një rilindas i shekullit 20, një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbrit në Greqi. Kolia ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij faktoi se jo vetëm arvanitasit ishin herojtë e revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke.

Aristidh Kolia shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimpit nuk janë emra grekë, por ata u përkasin emrave arvanitas ose shqiptarë. Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, At Antonio Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 600 fshatra të banuar me popullsi arvanitase. Aristidh Kolia kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e deri me arbërorët e Korsikës. Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga ish-kryetari i shtetit shqiptar Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-kryetari i shtetit shqiptar, Rexhep Meidani, e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”.

U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 13-1-2004 në 11:31 Edit Post Reply With Quote
PELLAZGET DHANE QYTETERIM

Vjen per here te pare ne shqip "Gjuha e perendive", nje liber studimor qe perpiqet te hedhe drite mbi lashtesine e Pellazgeve. Autori i ketij libri eshte arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar ne studimet e tij personale, por edhe ne ato te studiuesve te tjere qe kane pasur lidhje me ceshtjen pellazgjike dhe me tezen e gjuheve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg eshte jo vetem paraardhes i ilireve por edhe i grekeve dhe shperndares i qyteterimit ne pjesen me te madhe te botes. Pellazget, si populli me i qyteteruar, nuk ua dhane elementet e qyteterimit te tyre vetem grekeve por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve te tjere.

Kush eshte gjuha e perendive

Keto dite shtepia botuese "Plejad" prezantoi perpara lexuesit nje liber unikal persa i perket llojit te tij. Libri "Gjuha e Perendive" i arvanitasit te madh Aristidh Kola botohet per here te pare ne shqip por trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: "Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive", eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri. I madhi Aristidh Kola edh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.

1-Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.

2-Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt "bashkegjuhesi pellazgjke", por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj.

3-Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.

4-Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike - bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!

5-Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak "ligjet" gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze.

Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet. Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi "corientiomi" i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe "popull i zgjedhur i races njerezore" qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

Po cilet ishin pellazget?

Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat eadhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre - nenuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte. Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget. Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vet e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

Grekerit e vjeter pohonin prejardhjen nga Pellazget

Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit "indoevropiane"-por nje popull real, me identitet cultural e personalitet konket. Greket e vjete kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike. E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.("Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe"). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.



Aleksandri i Madh dhe heronjte mitike flisnin pellazgjisht

Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda brbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket. Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem "gjuha e perendive" te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe "gjuha e heronjve" te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek "Historia e Revolucionit Grek", d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

Aristidh Kola, biografi e shkurter

Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t'u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes "Besa" dhe te revistes 2 mujore "Arvanon". Ka botuar librat "Arvanitasit dhe origjina e grekeve", i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, "Gjuha e perendive", "Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit", "Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase", "Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore", "Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899","Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian". Kishte te pergatitur librin "Ditari i Kosoves" dhe libra te tjere. Aristidh kola vdiq ne Athine ne rrethana te dyshimta e te perfolura. Ai njihet prej opinionit ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe kudo ku jetojne shqiptare, jo vetem si studiues i origjines se tij historike, por edhe si mbrojtes i denje i emigranteve te pambrojtur shqiptare ne Greqi, te cilet per shume vite jane bere object i nje diskriminimi te eger racial. Por mbi te gjitha ai do te kujtohet gjithmone prej popullit shqiptar si dhe prej miqve te tij kudo ne bote, per kurajon e tij te pashembullt prej qytetari qe tregoi ne ambjentin ultranacionalist ne luften e drejte qe beri Aleanca Atlantike kundra genocidit serb ne Kosove.

Pergatiti: Albert Hitoaliaj

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar më 13-1-2004 në 15:00 Edit Post Reply With Quote
Liber i mrekullueshem

Anton, ty edhe gjithe te tjerve u jam mirnjohes per botimin e kesaj vepre si dhe promovimin e saj ne kete faqe ku une per her te pare ndigjova per Arstidh Kolin , jeten dhe vepren e tij.
Librin e kam bler kesaj vere ne Shkoder dhe akoma nuk e kam perfunduar se lexuari. Libri nuke merret vetem me Arvanitasit por ka shume kende studimi qe tregon se cfar talenti kishte vellai yne Aristidhi. Nder ceshtje tjera qe shtrohen jan edhe qendrimi i Shqiptarve ndaj fese ne pergjithsi, toleranca fetare dhe origjina e saj, ndikimi i kultures lindore ne ate Helene, uzurpimet e Kishes bizantine, ndikime i Cifutve ne kulturen Helene e tjera e tjera.
Akoma pa e lexuar krejt kete liber mund te them se kam plotsisht nje pamje tjeter te Greqis se lasht si edhe asaj moderne.
Kete liber eshte mire qe ta lexoj cdo Shiqpetar qe e konsideron vehten atdhetar.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer në 1.4480040 sekonda, 44 pyetje